gazeta e gushtit 2012

12
NGJALLJA Nr. 8 (235) Viti XX i botimit GUSHT 2012 Çmimi 20 lekë 15 Gusht, Fjetja e Hyjlindëses Mari E kremtja e Fjetjes së të Tërëshenjtës në bregdet Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi, kreu Liturgjinë Hyjnore të Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari në ambientet e manastirit të shenj- të, dikur të famshëm të Shën Theo- dhorëve, në afërsi të fshatit Dhërmi, në zonën e bregdetit. Qindra besimtarë me përdë- llimtari fetare mbushën mjediset e manastirit dhe morën pjesë në misterin e shenjtë me emocionin, që pranë tyre kishin Kryepiskopin Anastas. Akolluthitë dhe Liturgjia Hyjnore u kryen në ambient të ha- pur, sepse ende nuk janë restauruar kisha e manastirit dhe mjediset e tjera, të cilat ishin shndërruar në bazë ushtarake gjatë viteve të per- sekutimit ateist. Duke marrë shkas nga ky fakt, Kryepiskopi gjatë për- shëndetjes së besimtarëve tha, se për dy arsye e zgjodhi atë vend për të celebruar panairin e së Tërë- shenjtës: së pari, për të theksuar me gjithë simbolikën faktin se Ortho- dhoksia ishte feja e shekujve për besimtarët e atyre zonave dhe së dyti, se ende vazhdon padrejtësia që ambiente të shenjta adhurimi ende nuk i janë dorëzuar Kishës Orthodhokse dhe bëhen objekt gra- bitjeje të pronës së paluajtshme. Duke iu drejtuar besimtarëve të pranishëm, që e ndiqnin me shumë vëmendje, Kryepiskopi analizoi fe- nomenin e krizës ekonomike që mu- ndon rajonin, në veçanti Greqinë, ku jeton një numër i madh i besim- tarëve, por ndikon edhe këtu në ve- ndin tonë. Kriza është pasojë e korrupsio- nit, tha konkretisht Kryepiskopi, i Kryepiskopi Anastas në Manastirin dikur të famshëm të Shën Theodhorëve (vijon në faqen 2) Në lindjen tënde virgjëreshë e ruajte, në fjetjen tënde s’e harrove botën, o Hyjlindëse. Në jetën e qiellit shkove, o Nënë e jetës, me lutjet tuaja çliro shpirtet tona prej vdekjes. (Përlëshorja) Zonjën që është e pafjetur për ndërmjetime dhe shpresën tonë të patundur për çdo mbrojtje, varri dhe vdekja s’e zotëruan dot, se ishte Nëna e Jetës dhe përsëri në jetë e çoi, ai që banoi në gjirin e saj të virgjër. (Shkurtorja) Fjetja e Shën Marisë, J. Athanasi, 1775

Upload: kishaorthodhokse

Post on 16-Apr-2015

72 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Gazeta e Gushtit 2012

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta e  Gushtit 2012

1GUSHT 2012 NGJALLJA

NGJALLJANr. 8 (235) Viti XX i botimit GUSHT 2012 Çmimi 20 lekë

15 Gusht,Fjetja e Hyjlindëses Mari

E kremtja e Fjetjes së të Tërëshenjtës në bregdet

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësitdhe i gjithë Shqipërisë, ImzotAnastasi, kreu Liturgjinë Hyjnoretë Fjetjes së të Tërëshenjtës Marinë ambientet e manastirit të shenj-të, dikur të famshëm të Shën Theo-dhorëve, në afërsi të fshatit Dhërmi,në zonën e bregdetit.

Qindra besimtarë me përdë-llimtari fetare mbushën mjediset emanastirit dhe morën pjesë në

misterin e shenjtë me emocionin, qëpranë tyre kishin KryepiskopinAnastas. Akolluthitë dhe LiturgjiaHyjnore u kryen në ambient të ha-pur, sepse ende nuk janë restauruarkisha e manastirit dhe mjediset etjera, të cilat ishin shndërruar nëbazë ushtarake gjatë viteve të per-sekutimit ateist. Duke marrë shkasnga ky fakt, Kryepiskopi gjatë për-shëndetjes së besimtarëve tha, se

për dy arsye e zgjodhi atë vend përtë celebruar panairin e së Tërë-shenjtës: së pari, për të theksuar megjithë simbolikën faktin se Ortho-dhoksia ishte feja e shekujve përbesimtarët e atyre zonave dhe sëdyti, se ende vazhdon padrejtësiaqë ambiente të shenjta adhurimiende nuk i janë dorëzuar KishësOrthodhokse dhe bëhen objekt gra-bitjeje të pronës së paluajtshme.

Duke iu drejtuar besimtarëve tëpranishëm, që e ndiqnin me shumëvëmendje, Kryepiskopi analizoi fe-nomenin e krizës ekonomike që mu-ndon rajonin, në veçanti Greqinë,ku jeton një numër i madh i besim-tarëve, por ndikon edhe këtu në ve-ndin tonë.

Kriza është pasojë e korrupsio-nit, tha konkretisht Kryepiskopi, i

Kryepiskopi Anastas në Manastirindikur të famshëm të Shën Theodhorëve

(vijon në faqen 2)

Në lindjen tënde virgjëreshë e ruajte, në fjetjen tëndes’e harrove botën, o Hyjlindëse. Në jetën e qiellit shkove,o Nënë e jetës, me lutjet tuaja çliro shpirtet tona prejvdekjes.

(Përlëshorja)

Zonjën që është e pafjetur për ndërmjetime dheshpresën tonë të patundur për çdo mbrojtje, varri dhevdekja s’e zotëruan dot, se ishte Nëna e Jetës dhe përsërinë jetë e çoi, ai që banoi në gjirin e saj të virgjër.

(Shkurtorja)Fjetja e Shën Marisë,J. Athanasi, 1775

Page 2: Gazeta e  Gushtit 2012

2 NGJALLJA GUSHT 2012

cili fillon gjithmonë nga personi dheshndërrohet në fenomen social. Dhekorrupsioni ushqehet nga tri rrënjë:babëzia dhe etja për pasuri, gënje-shtra dhe shmangia nga pohimi i sëvërtetës, si edhe nga egocentrizmi.

Të tria këto rrënjë duhet që be-simtarët e krishterë Orthodhoksëtë gjejnë fuqitë, përmes mësimit tëUngjillit, t’i shkulin, që të rigjallëro-het optimizmi dhe të largohet pasi-guria e frika nga e nesërmja.

Kryepiskopi theksoi pikërishtnevojën për optimizëm dhe shpresë,që do t’i gjejmë te personi i Nënëssë Tërëshenjtë.

Kryepiskopi komunikoi gjitha-shtu se do të fillojë përpjekja përringritjen e këtij manastiri të lashtë,ndërsa nga besimtarët kërkoi qëgjithsecili të ringrejë tempullin eshpirtit, i cili, sikundër tha, ndonësekanë kaluar 20 vjet mbetet shpesh-herë në gjendje të rrënuar, si mana-stiri ku gjendemi.

Besimtarët e zonës kishin kohëqë prisnin me padurim të përshë-ndesin Kryepiskopin, të shprehinme çfarëdo mënyre mirënjohjen e ty-re për gjithçka bën për Kishën tonë.

Duhet të theksohet fakti, se gjatëkëtyre njëzet viteve të përpjekjes

Kryepiskopi Anastas në Manastirindikur të famshëm të Shën Theodhorëve

(vijon nga faqja 1) së pandërprerë për ringritjen e Ki-shës Orthodhokse me kujdesin edrejtpërdrejtë të Kryepiskopit nëkrahinën e Himarës janë ringriturpër nevojat e enorive kishat e tyre.Përmendim këtu atë të “GjithëShenjtorëve” në Himarë dhe Ma-nastiri i Shën Dhimitrit në Qeparo(ndërsa rrënjësisht janë restauruargjashtë kisha të tjera qendrore).Gjithashtu është ngritur një godinëshkollore në territorin e kishës sëGjithë Shenjtorëve, për nevojat ekomunitetit të atjeshëm.

Kryepiskopi vizitoi gjithashtukishën e bukur të re që po përfu-

ndon në fshatin Lukovë dhe qënderohet në kujtim të Shën Atha-nasit dhe Shën Nifonit, që e ka ori-gjinën nga ai fshat.

Në fshatin Pllakë të VurgutKryepiskopi pati takim të përze-mërt me të gjithë banorët e këtijfshati, ku u vendos përfundimishtndërtimi i kishës nga themelet përnevojat e enorisë. Me këtë rastnxiti besimtarët për më shumëautokritikë dhe pendesë.

Vizita e Kryepiskopit Anastasdo të mbetet e paharruar për besim-tarët e gjithë zonave që vizitoi.

Korresp. i “Ngjallja”

15 Gusht, e kremtja e Fjetjes së të Tërëshenjtës

Besimtarë nga Durrësi, Tirana,Kavaja dhe rrethina të tyre umblodhën për të nderuar kujtimine Virgjëreshës Mari në Manastirine Shën Vlashit në Durrës, për t’u lu-tur që të ndërmjetojë te Biri i sajpër shëndet trupor dhe shpirtëror.

Festimi filloi që më datën 14 gusht,me shërbesat e Mbrëmësores, Para-klisit të së Tërëshenjtës dhe atë tëPasdarkës, kur siç është tradita, nëmanastir u mblodhën për të kaluarnatën në lutje qindra besimtarë, pordhe shumë të besimeve të tjera, tëcilët e nderojnë në mënyrë të ve-çantë këtë vend mrekullibërës.

Kronika nga kremtimet e 15 Gushtit

Shërbesat u kryen nga dy epi-skopë, episkopi i Apolonisë Hirësiai Tij, Nikolla dhe episkopi i Bylisit,Hirësia i Tij Asti, të cilët i përkasinbrezit së ri të episkopëve të Kishëssonë.

Në Shërbesën e Mbrëmësorespredikimin e mbajti Hirësi Nikolla,i cili tha se e Tërëshenjta Mari, mejetën e saj jo rastësore është she-mbull frymëzimi për nënat, përprindërit, për fëmijët dhe mbi tëgjitha për të gjithë ata që besojnëdhe kërkojnë shenjtërimin dheshpëtimin e tyre....

Thoma Çomeni

Në Manastirin “Fjetja e Hyjli-ndëses” në Zvërnec, u festua mengazëllim shpirtëror dhe me adhu-rim madhështor Fjetja e së Përmbi-shenjtës. Mes qindra pjesëmarrës-ve, të ardhur nga Berati, Vlora,Fieri dhe zonat përreth, ishte edheMitropoliti i Beratit, Hirësi Ignati, icili kreu Liturgjinë Hyjnore. Gjatëpredikimit, ai theksoi se kalimi iShën Marisë në tokën tonë, ishtenjë nder i veçantë dhe një bekim ipaimagjinueshëm. “Duart e saj,keruvike dhe të shenjta. Zemra e

Në Manastirin e Ri të Shën Vlashit, Durrës

saj, temjanicë e shenjtë. Ishte dheështë figura me pozitë të privile-gjuar. E shenjta e të shenjtëve. Gja-të të kremtes së Fjetjes së Hyjli-ndëses përjetojmë këtë nder. Nde-rojmë njeriun më të shenjtë, nënënmë të shenjtë, Shën Marinë. Nënëne Zotit dhe Perëndisë tonë, të Të-rëshenjtën.

Këtë vit, përveç numrit të lartëtë besimtarëve, spikati edhe qetësiae rregulli në kishë.

Fatjon Postoli

Në Manastirin e Zvërnecit,festa mblodhi shumë besimtarë

Traditë e bukur feste në DrenovëDrenova, me kishën e saj të bu-

kur dhe traditën e krishterë, s’kishtesi të mos e festonte aq madhërisht15 Gushtin. Bashkë me Mitropolitine Korçës, Hirësi Joanin, dhjetërabesimtarë erdhën edhe nga qyteti,për t’iu bashkuar festimeve në ki-shën që mban emrin “Fjetja e Hyj-lindëses”. Besimtarët iu lutën sëTërëshenjtës t’i drejtohet ZotitKrisht Perëndi, si ndërmjetëse epakrahasuar, që të na ndriçojë, tëgjejmë rrugën e njerëzimit dhe tëjetës së virtytshme, që e denjëson

njeriun dhe, që vetëm Ai mund tëna e dhurojë.

Gjatë predikimit, Hirësi Joanifoli për vdekjen: “Sot, ne jemi tëftuar të gjithë të mundim vdekjen.Vdekja nuk e ndan njeriun nga jeta,sepse njeriu mbetet në dimensionine përjetshëm. Për ne të krishterët,vdekja nuk është e frikshme, porështë kalim drejt jetës së përjet-shme. Prandaj në këtë “Pashkë tëVerës”, le të gëzohemi sepse gëzi-mi është vetë jeta”.

Theodhor Peci Nga kremtimi në Manastirin e Zvërnecit

Page 3: Gazeta e  Gushtit 2012

3GUSHT 2012 NGJALLJA

Foto-lajm

Në datën 17 gusht,Kryeministri iShqipërisë,z. Sali Berisha,shtroi një iftar merastin e Ramazanit,në të cilin morënpjesë edhe klerikë tëtë gjitha besimevenga Shqipëria,Kosova, Maqedoniadhe Mali i Zi. Në tëmori pjesë edheKryepiskopi i Tiranës,Durrësit dhe i gjithëShqipërisë,Prof. Dr. Anastasi.

Zyra Qendrore e Fëmijëve, në bashkëpunim mevullnetarë nga Qendra Studentore Orthodhokse dheme të rinj veprimtarë të Kishës, realizuan për tënjëmbëdhjetin vit radhazi kampet verore në komu-nën e Malishevës, Kosovë.

Programi, ndryshe nga vitet e tjera, përkontenjë ditë për çdo shkollë dhe përmbante larmishmëriaktivitetesh. Dita fillonte me një mirëseardhje ngastafi pedagogjik i shkollës përkatëse, e më pas bëhejprezantimi i stafit të kampit rreth mbështetjes dhesponsorizimit që jep Kisha Orthodhokse Autoqefalee Shqipërisë për zhvillimin e këtyre kampeve nëKosovë.

Pjesa tjetër e programit vazhdonte me përsë-ritjen e himneve të kampeve të kaluara dhe lojëranë grup të madh, si dhe mësimi i himnit të kampit tësivjetshëm, që kishte si temë qëndore sinqeritetin.

Për ta bërë më praktike dhe më të kuptueshmetemën e kampit për të gjitha moshat, stafiprezantoi një dramatizim të veçantë. Fëmijëtu organizuan në lojëra me 10 stacione, dukepërfshirë këngë e valle etj. Çdo kamp mbyllejme një kokteil në shenjë mirënjohjeje përmiqësinë dhe kohën që kaluan së bashku.

Fëmijët mbetën të kënaqur. Ja çfarë tha-në në fund të aktivitetit, disa prej tyre:

Elbasani: Më pëlqeu shumë kampi, pordo të doja të ishte më i gjatë.

Diellza: Më pëlqyen lojërat me stacionedhe prania juaj këtu.

Bjeshka: Me nostalgji kujtojmë kampet

dhe mësuesit e mëparshëm dhe mezi presim kampetqë ju zhvilloni, mësojmë gjëra të reja dhe krijojmëshoqëri të reja.

Marina, pjesëmarrëse për herë të parë në kampetnë Kosovë tha: “Përderisa kampi ka 11 vjet që vazh-don, kjo të lë të kuptosh dashurinë e sinqertë, sakri-ficën dhe rrezatimin e një sjelljeje me frymë Krishti,që prezanton ky staf, për lavdi të Perëndisë. Gjitha-shtu, dua të vlerësoj mikpritjen e arsimtarëve dhepërshtatjen e shpejtë të fëmijëve me stafin tonë:dashurinë, angazhimin, gjallërinë e fëmijëve për tëmësuar diçka të re. Ata prekën zemrat tona dhe nanxitën me sjelljen e tyre për t’i vizituar përsëri.

Për realizmin e këtyre kampingjeve, një falënde-rim i veçantë i shkon kryetarit të kuvendit komunal,z. Isni Kilaj, Drejtorisë Arsimore në Malishevë dhedrejtorëve të shkollave për ftesën, për zhvillimin ekëtyre kampingjeve.

Vazhdon tradita e kampeve veroreme fëmijët e Kosovës

Nga 28 gusht deri më 5 shtator,në mjediset e Akademisë Ortho-dhokse të Kretës, në Kolimpari,Greqi, do të zhvillohet mbledhja eradhës e Komitetit Qendror tëKëshillit Botëror të Kishave. Ajombahet me ftesën e Patriarkut Eku-menik Vartholomeu I.

Kisha jonë do të përfaqësohetnë këtë mbledhje nga Kryepiskopii Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqi-përisë, Anastasi, i cili është edhe njënga Presidentët e KBK-WCC.

Komiteti Qendror i KBK ështëorgani më i rëndësishëm vendimma-rrës i kësaj organizate midis dy asa-mbleve. Asambleja e ardhshme dotë mblidhet nga 30 tetor deri më 8nëntor 2013, në Busan, Koreja eJugut.

KBK bashkon 349 kisha ortho-dhokse e protestante, nga 110 ve-nde nga e gjithë bota, që përfshijnënë gjirin e tyre rreth 600 milion tëkrishterë.

Kretë

Mbledhje e KomitetitQendror të KëshillitBotëror të Kishave

Page 4: Gazeta e  Gushtit 2012

4 NGJALLJA GUSHT 2012

Tema: “Për çdo gjë falënderoni,kjo është dëshira e Perëndisë”,shoqëroi udhëtimin e tri periudhave10-ditore në kampin e vajzave“Bariu i Mirë”, në Shën Joan Vladi-mir dhe ndihmoi të kultivohet njëshpirt e zemër mirënjohëse për çdogjë që kemi në jetën tonë. Ky udhë-tim 10-ditor në kampin e vajzave,brenda programit ku përfshiheshinlutja, meditimi, studimi i Shkrimit tëShenjtë, diskutimi mbi çështje tëndryshme sociale, konkurse talen-tesh dhe dramash i ndihmoi pjesë-marrësit të qëndronin larg frymëssë ankesës dhe në vend të saj të jenëmirënjohës, të hapin sytë e të sho-him bekimet dhe mrekullitë që Pe-rëndia bën në jetën tonë, të gëzojmëmiqësitë dhe mirësitë që Ai na jepçdo ditë. Kampi i vajzave “Bariu iMirë” 2012, mblodhi në gjirin e tij230 vajza nga qytete e fshatra të ndry-

Me hirin e Perëndisë dhe me përkujdesjene Kryepiskopit Anastas, në Manastirin “Fjetjae Hyjlindëses Mari”, në Zvërnec të Vlorës, uzhvillua kampi veror për djem me tre turne.

Turni i parë filloi në datën 30 qershor derimë 9 korrik. Në këtë turn morëm pjesë 90 fëmi-jë të moshës 10-12 vjeç nga zona të ndryshmetë Shqipërisë. Bashkë me stafin drejtues kampinë total kishte 115 persona. Këtë vit patëmbekimin që kampi u drejtua nga Hirësia e Tij,Episkop Nikolla.

Programi i kampit ishte i mbushur plot meaktivitete të ndryshme shpirtërore, sociale eargëtuese. Në ditën e parë të kampit, të gjithëfëmijët zhvilluan një program të ndarë në 10stacione, ku në secilin atyre iu dhurua nga njëmjet i nevojshëm për kampin: diku një libër, dikunjë kryq, stilolaps etj.

Dita fillonte me zgjimin dhe leximin e Shkrimittë Shenjtë që kryhej nëpër dhoma e më pas mepërgatitjet për lutje. Pastaj vinte mëngjesi i shij-shëm dhe plazhi i mrekullueshëm. Programetsportive e gjallëronin më shumë jetën e fëmijëvenë kamp. Ato u zhvilluan nën frymën e të luaj-turit për t’u kënaqur e argëtuar dhe jo për tëfituar një çmim apo diçka tjetër.

Lutja e mbrëmjes pasohej nga darka, të cilëne prisnin me padurim, sepse pas saj vazhdontenjë program argëtues e shpirtëror me këngë po-pullore, filma shpirtërorë, për fëmijë të dubluarnë shqip nga Zyra e Katekizmit etj.

Periudha e dytë e kampit u zhvillua nga 12-22korrik. Është bërë traditë që ky kamp të drejto-het nga pedagogët e Akademisë Theologjike,të cilët së bashku me studentët dhe bashkëpu-nëtorët e ndryshëm krijojnë një program shpir-tëror dhe shoqëror.

Në kamp morën pjesë 130 djem nga e gjithëShqipëria. Bashkë me programin tradicional,momente të veçanta ishin edhe nata e zjarrit dheminikoncerti që e zbukuroi kampin. Por momentimë i bukur ishte pagëzimi i 19 të rinjve, të cilëtu bashkuan me Krishtin, duke u bërë edhe atapjesë e gjallë e Kishës.

Kampi i tretë u zhvillua nga 25 korrik derimë 2 gusht, me pjesëmarrjen e 70 të rinjve nga

Mitropolitë e Beratit dhe të Korçës. Tema e tijishte: “Faleminderit Perëndisë për të gjitha!”

Ky kamp u drejtua nga Hirësi Asti dhe drej-tues së Zyrës së Katekizmit.

Çast i veçantë i tij ishte vizita e Hirësi Ignatit,i cili shpjegoi për të rinjtë pjesë nga uratat qëlexohen nga prifti gjatë kremtimit të LiturgjisëHyjnore. Ai theksoi se thelbi i adhurimit or-thodhoks është falënderimi ndaj Krijuesit dheveprës së tij shpëtimtare.

Mbyllja e kampit përkoi me 20-vjetorin efronëzimit të Kryepiskopit Anastas, ku tërinjtë iu bashkuan gëzimit të besimtarëve nëKatedralen e Re “Ngjallja e Krishtit”, nëTiranë.

Kampet verore për djem, në Manastirin “Fjetja e Hyjlindëses” - Zvërnec 2012

Kampet verore për vajza, Shën Joan Vladimir, 2012

shme të Shqipërisë, 17 prej të cila-ve u bënë anëtare të Kishës sonënëpërmjet Misterit të Pagëzimit.

Vajzat pjesëmarrëse të ndara nëgrupe të vogla me emrat si: besimi,bindja, durimi, falja, urtësia, përku-shtimi, dashuria etj., mësuan si t’ipërftojnë këto virtyte në jetën e ty-re. Bashkë me këta emra secili grup

paraqiti në dramë historinë e nje-rëzve me frikë Perëndie nga Dhiatae Vjetër si: Josifin e Drejtë për fal-jen, Jobin për durimin, Ruthin përpërkushtimin, Abrahamin për besi-min, Solomonin për urtësinë, Jonanëpër bindjen etj.

Falënderimi është shumë i duk-shëm në gojën e njerëzve mirënjohës,

si për shembull në gojën e Profe-tëve.

Vizitat baritore në azile dhe nëspitale fëmijësh nxitën mirënjohjenndaj Zotit dhe dhanë mundësinë epërjetimit të fjalëve të tij: “Isha isëmurë dhe më vizituat...”

Nëpërmjet tyre mësuam që njëperson është vërtet i krishterë vetëmkur interesohet për nevojat e të tje-rëve. Referatet e ndryshme ishin: Përçdo gjë falënderoni; Martesa, mi-steri i madh; Murgëria, vendim hyj-nor; Si të vishem tani që jam e kri-shterë; Dhe këto fjalë që sot po tëurdhëroj do të mbeten në zemrën të-nde; të cilat u mbajtën nga referuestë ndryshëm: Hirësi Ignati, HirësiJoani, Hirësi Nikolla, Hirësi Andoni,Motër Rakela, znj. Pamela Barksda-le, dhanë mundësinë të thellohemiedhe më tepër brenda misterit tëjetës dhe të vërtetave të besimit.

Page 5: Gazeta e  Gushtit 2012

5GUSHT 2012 NGJALLJA

QËLLIMI & SYNIMI

Në kuadër të përpjekjes kriju-ese 20-vjeçare të Fortlumturisë sëTij, Kryepiskopit Anastas, përringritjen e strukturave të Kishësdhe sidomos atë të arsimit kishtar,do hapet për herë të parë Shkollae Muzikës Bizantine.

Qëllimi i saj konsiston në kuali-fikimin muzikor sistematik, nëshërbimin liturgjik të “Psaltit”, dukeu mbështetur fort në traditën, për-vojën, studimet shkencore, si dhemetodat bashkëkohore. Filozofiae shkollës është të nxjerrë psaltëtë përgatitur profesionalisht për tëndihmuar me talentin e tyre kry-erjen e shërbesave të adhurimithyjnor dhe për të lartësuar shpir-trat e besimtarëve më pranë Perë-ndisë.

Gjithashtu, synimi i shkollës dotë jetë ruajtja, përhapja dhe pro-movimi i Muzikës Bizantine, sivazhdimësi tradicionale e trashë-gimisë sonë kulturore, artistikedhe shpirtërore.

VENDNDODHJA &AMBIENTET

Shkolla ndodhet në Tiranë, nëambientet e kompleksit “Thavor”.Ajo disponon kushte moderne sipër mësimdhënien, ashtu dhe përakomodimin e studentëve. Ky ko-mpleks është i pajisur me auditorëmësimorë, sallë kopjuterike, bi-bliotekë, kishë, konvikt, si dhekënd lojërash.

ADMINISTRIMI &STAFI PEDAGOGJIK

Shkolla e Muzikës Bizantinedo të mbikëqyret nga Sinodi iShenjtë i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë.

President i shkollës ështëFortlumturia e Tij, Kryepiskopi iTiranës, Durrësit dhe i gjithëShqipërisë, Prof. Dr. Anastasi.

Stafi Pedagogjik përbëhet nga

pedagogë të kualifikuar dhe mepërvojë në fushat përkatëse. Por,herë pas here do të realizohen dheseminare nga pedagogë të huaj tëmuzikologjisë bizantine, që do tëpërcjellin rezultatet e fundit tëstudimeve shkencore rreth ArtitPsaltik.

KURIKULAMËSIMORE

Kurikula e shkollës është kon-ceptuar në bazë të kushteve dhenevojave të Kishës sonë, duke epërmbledhur, si fillim, në një vit aka-demik, të ndarë nga dy semestra.

Mësimi do të kryhet intensi-visht pesë herë në javë, nga katërorë në ditë, nga e hëna deri të pre-mten. Programi mësimor do tëpërfshijë lëndën e specialitetit dhekatër lëndë të tjera të formimit tëpërgjithshëm.

Lënda e specialitetit: Teoriadhe Praktika e Artit Psaltik.

Lëndët e përgjithshme:• Historia e Artit Psaltik,• Liturgjikë,• Himnologji• Tipiko.

JETA LITURGJIKE

Shkolla e Muzikës Bizantinedo të jetë e lidhur ngushtë dhe mejetën liturgjike e shpirtërore të stu-

dentëve. Shërbesat e shenjta, për-veç dimensionit lutës, do të funk-sionojnë dhe si praktikim i materi-alit muzikor të mësuar gjatë studi-mit në shkollë, e cila do të sjellëmë shumë efikasitet në kualifikiminliturgjik dhe psaltik të studentëve.Vendi ku do të realizohen shërbe-sat e përditshme kishtare do të jetëte kisha e shkollës “Metamorfozae Shpëtimtarit”.

Hapet shkolla e Muzikës Bizantine

Ajo transmeton për ju 24 orë program.

Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet:

programe shpirtërore, sociale e kulturore.

Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore e klasike, nga

vendi dhe bota.

Ndiqni shërbesat kishtare në Radio “Ngjallja”!

BURSA SHKOLLOREKjo shkollë zyrtare e Kishës

Orthodhokse Autoqefale të Shqi-përisë do të mundësojë falas përçdo kandidat, si mësimdhënien,ashtu dhe akomodimin e ushqiminnë kompleksin modern “Thavor”.Në përfundim të studimeve, secilitdo t’i jepet një certifikatatë qëmund ta përdorë për të shërbyernë kishat e enorive.

KRITERET E PRANIMITMosha e kandidatëve: 18-45 vjeç.Kushtet e kandidatëve:1. Letër rekomandimi nga Mitropoliti i dioqezës.2. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse.3. Diplomë të shkollës së mesme.4. Të kenë aftësi vokale dhe interes për muzikën.

• Të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen konkursit të pranimit.Për më tepër informacion kontaktoni:

Email: [email protected]

Cel: 0692636132

Page 6: Gazeta e  Gushtit 2012

6 NGJALLJA GUSHT 2012

Më shumë se 20 liderë fetarëtë Kishave orthodhokse, katolike eprotestante, myslimanë, hebrenjetj., nga e gjithë Evropa, u takuantë enjten, 12 korrik, në mjediset eKryesisë së Komisionit Evropian,në Bruksel, nën moton: “Solida-riteti integrues: Vendosja e para-metrave për shoqërinë e së nesër-mes në Evropë”. Komisioni Evro-pian e ka shpallur vitin 2012 “VitiEvropian për një pleqëri aktive dhesolidaritet midis brezave.”

Me ftesë të veçantë nga Presi-denti Barroso, në këtë takim moripjesë si një ndër lektorët kryesorëKryepiskopi i Tiranës dhe i gjithëShqipërisë, Prof. Dr. Anastasi.

Ky takim i nivelit shumë të lartëu thirr nga Presidenti i KomisionitEvropian, Jose Manuel Barroso, nëbashkëpunim me Presidentin eKëshillit të Evropës, Herman VanRompuy dhe Zv/Presidentin e Par-lamentit Evropian Laszlo Surjan, sipërfaqësues i z. Martin Schulz.

Liderët diskutuan për sfidat de-mografike të Evropës, papunësinë,pleqërinë aktive, futjen në punë dhejetën private. Presidenti Barroso inxiti liderët fetarë të angazhohennë debatin publik dhe të bëjnë tënjohur kontributin specifik që kishatdhe komunitetet fetare mund tëjapin për solidarizimin. Ai tha ndërtë tjera: “Për të trajtuar krizën eko-nomike, ne jemi duke garantuarbalancën midis solidaritetit dhepërgjegjësisë së shteteve anëtare.Por ne duhet të tregojmë kujdes nësolidarizimin dhe përgjegjësinë e tëmoshuarve dhe të rinjve. Vetëmkështu do dalim nga kriza dhe dondërtojmë të ardhmen, vetëm nësenxisim solidaritetin midis brezave.Kishat dhe komunitetet fetare janëvendi më i mirë për të ndërtuar urate shoqërisë sonë”.

Në ligjëratën e tij KryepiskopiAnastas, ndër të tjera foli për faktinse nga iluzioni dhe euforia e një ko-munizmi ekstrem, në vende si Shqi-përia u kalua në një eufori të re dhetek iluzioni i kapitalizmit shekullar.

Gjë që krijoi një vakum vlerash.

Duke u ndalur tek integrimi so-cial, me bazë familjen, Prof. Dr.Anastasi theksoi se teknologjitëmoderne kanë krijuar një boshllëktë ri midis brezave. Ndaj është shu-më i nevojshëm promovimi i solida-ritetit.

Duke u ndalur tek kontributi qëduhet të japin komunitetet fetarepër këtë, Kryepiskopi Anastas undal tek përvoja e Kishës Ortho-dhokse, duke theksuar disa idebazike:

1. Theksim i dinjitetit të çdoqenieje njerëzore, pavarësisht ngamosha, gjinia, raca, edukimi, bindjetfetare apo çdo karakteristike tjetër.

Dinjiteti njerëzor nuk konsistonnë një krenari të paqartë borgjeze.Ai është i bazuar në besimin se njëburrë apo një grua është një per-son i shenjtëruar, krijim i një Perë-ndie personal. Një rrjedhojë e kësajështë respekti për çdo qenie njerë-zore, pavarësisht nga origjina, racaapo gjinia.

2. Çdo brez ka një dhuratë spe-cifike, tërheqje të veçanta, që janëtë rëndësishme për të gjithë shoqë-rinë (pafajësia dhe gëzimi i një

fëmije, kurioziteti dhe dinamizmi irinisë, kreativiteti dhe prodhimtariae një adulti dhe përvoja dhe urtia enjë të moshuari).

- Çdo brez ka të drejta, por edhepërgjegjësi. Ndaj duhet të kultivoj-më ndërgjegjësimin për plotësimine tyre.

- Çdo qenie njerëzore duhet tëgëzojë dhuratat dhe bukurinë e çdomoshe.

- Asnjë brez nuk del befasishtnga hiçi. Çdo brez është pjesë e njëlumi njerëzor, me rrjedhën e kujte-sës kolektive të një tradite konkretedhe bashkësie...

4. Solidariteti nuk arrihet meudhëzime abstrakte apo ligje. Aikërkon frymëzim, motivim shpirtë-ror. Është një akt lirie. Është rezul-tati i dashurisë. Dhe dashuria for-cohet nga besimi në Perëndinë edashurisë.

Kontributi me i rëndësishëm ifesë ka qenë - dhe mbetet gjithmo-në - parimi i dashurisë - në gjithëgjerësinë, thellësinë dhe lartësinë qëi është dhënë kuptimit të tij ngazbulesa e Krishterë. Pa dashuri kul-tura evropiane humbet vitalitetin esaj, fuqinë dhe bukurinë.

Takim midis liderëve fetarë dhe Komisionit Evropian- Me ftesë të Presidentit Barroso mori pjesë Kryepiskopi Anastas, si një ndër lektorët kryesorë -

Kryepiskopi Anastas theksoimë tej:

Dua të ndaj me ju një përvojëkonkrete, që është njëkohësisht si-mbolike për solidaritetin ndërmjetbrezave.

Çdo të diel, gjithë Komuniteti iKrishterë Orthodhoks mblidhet sëbashku për dy ose tri orë. Nga ata qëjanë një vjeç e deri tek 95-vjeçarët.Ne qëndrojmë së bashku, lutemi merespekt dhe dashuri për njëri-tjetrin.Shpesh, edhe marrim Kungimin eShenjtë nga e njëjta kupë, ose ndaj-më një copë buke të bekuar (nafora).

Kjo traditë shpreh dhe njëkohë-sisht i jep fuqi të re këtij solidaritetimes brezave.

Personalisht, unë kam hedhuridenë e re për nevojën e vazhdimittë liturgjisë pas Liturgjisë Hyjnore.Kjo do të thotë: të transferohet shpir-ti dhe veçoritë e saj në jetën e përdit-shme, duke shprehur me veprime kon-krete respekt, dashuri dhe dhemb-shuri për çdo qenie njerëzore, veça-nërisht për ata që janë më të dobët(fëmijë, njerëz të sëmurë, të moshu-ar), duke parë tek ata vetë Krishtin.Solidariteti ka nevojë për motivimshpirtëror të vazhdueshëm...

KryepiskopiAnastas mePresidentine Këshillittë Evropës,Herman VanRompuy,mePresidentine KomisionitEvropian,Jose ManuelBarroso dheZëvendëspre-sidentin eParlamentitEvropian,LaszloSurjan.

Page 7: Gazeta e  Gushtit 2012

7GUSHT 2012 NGJALLJA

Për Fortlumturinë e Tij, Anastasin,Kryepiskop të Tiranës dhe të gjithëShqipërisë

Me rastin e lumur të përvjetorit të njëzetëtë fronëzimit Tuaj Kryepiskop i Tiranës, Durrë-sit dhe i gjithë Shqipërisë, ju dërgoj urime tëngrohta, së bashku me vlerësimin dhe dashurinëtime vëllazërore. Nga zemra, i bashkohem lutje-ve të falënderimit të Fortlumturisë Suaj për shu-më bekime që Perëndia ka derdhur mbi ju dhepunën tuaj gjatë këtyre viteve. I kërkoj Perëndi-së së Tërëfuqishëm, burimit të çdo dhurate,t’ju falë shëndet, gëzim shpirtëror dhe hire tëbollshme të reja në gjithçka që ju bëni.

Ruaj ende kujtimet e dashura të takimevetona të ndryshme, më i fundit ishte ai i vitit tëfundit në Asizi me rastin e Ditës së reflektimit,dialogut dhe lutjes për paqe dhe drejtësi në botë.U jam thellësisht mirënjohës për pjesëmarrjentuaj në pelegrinazhin e përbashkët duke dhënëdëshminë e përbashkët se vetëm kërkimi përPerëndinë dhe për të vërtetën mund të ndërtojëpaqen e vërtetë. Jam në dijeni se këto shqetësimekanë qenë përherë në qendër të punës, studi-mit dhe lutjes së Fortlumturisë Suaj dhe se mebazë këto bindje, ju keni punuar për rindërtimin

e Kishës Orthodhokse në Shqipëri pas dikta-turës së tmerrshme që u përpoq të eliminonteçdo referim të Perëndisë. Për mua është njëburim ngushëllimi i madh që Orthodhoksët dheKatolikët në Shqipëri, sot kultivojnë marrë-dhënie të shkëlqyera dhe se Kisha Orthodho-kse e Shqipërisë merr pjesë aktive në punën e

Urime për Fortlumturinë e Tij Anastasin në 20-vjetorin e Fronëzimit

...Të vazhdoni me gëzim dhe entuziazëm shërbimintuaj për paqen dhe pajtimin

Mbresa

Një ditë historike e paharrueshme2 gushti i vitit 1992 është nga

ato ditë që nuk mund të shuhen ngakujtesa e atyre që e kanë përjetuar.Kishim marrë lajmin e gëzueshëmqë më në fund, pas një boshllëkutë shkaktuar nga persekutimi ateist,që dukej i pamundur të mbushej,Kisha jonë do të kishte sërish njëKryepiskop. Nuk ishte i panjohur.Kishte më shumë se një vit qëpërpiqej të ringrinte Kishën tonë meata pak priftërinj tepër të moshuardhe kisha të rrënuara që kishinmbetur. Por nuk ishte mjaftuar mekëtë. Një nga veprimet e para ki-shte qenë hapja e një shkolle për

të përgatitur klerikët që aq shumëmungonin.

Në marsin e atij viti kishashkuar në Durrës për të shkruarpër këtë shkollë. Isha befasuar ngakushtet e vështira, por nuk mundta harroj shkëlqimin e syve të stu-dentëve, entuziazmin e tyre për atërrugë të panjohur, por të mbushurme bekim Perëndie që kishin ndër-marrë. Edhe më mbresëlënës qenjë takim, bashkë me një shokuntim gazetar, me Eksarkun Pa-triarkal Anastasin, që rrezatontemirësi, dashuri, urtësi dhe energjitek kushdo që e takonte (një per-

son nga ata që iu kundërvunë, pro-fesor i njohur, më ka thënë një herëse nuk donte ta takonte, se e dinteqë do të ndërronte mendje!...). Gji-thë kjo punë bëri që besimtarët dheKëshilli i Kishës ta kërkonin që tëvihej në krye të Kishës së tyre, kër-kesë që u pranua nga PatriarkanaEkumenike, e cila e zgjodhi Krye-piskop të Tiranës dhe të gjithë Shqi-përisë, në 24 qershor 1992.

Pasi e morëm vesh, të gjithëprisnin 2 gushtin, Fronëzimin, porkishte edhe shenja se ata që ishinkundër dhe kishin shkruar shpifjepa fund, nuk do rrinin duarkryq.

Shumica e “autoqefalistëve” ishinmyslimanë ose anëtarë të një grupiqë nxitej nga një i huaj..., por kishteedhe ortodoksë të formuar në vitete ateizmit (Shumica dërrmuese etyre ndërruan shumë shpejt mendje,kur panë punën e Kryepiskopit, ma-dje disa i kërkuan edhe falje drejt-përdrejt). Një emision në TVSH,tepër agresiv dhe i anshëm, pa pje-sëmarrjen e përfaqësuesve të Ki-shës, e kishte rënduar situatën.

Të nesërmen shkova me famil-jarët e mi në kishën e Evangjeliz-moit (atëherë kështu quhej, siç i

(vijon në faqen 8)

“Komisionit të Përbashkët Ndërkombëtar përDialog Theologjik midis Kishës Orthodhoksesi një të tërë dhe Kishës Katolike”. I kërkojPerëndisë, burimit të çdo të mire, t’i falë Fort-lumturisë suaj fuqi dhe shëndet që të vazhdonime gëzim dhe entuziazëm shërbimin tuaj përpaqen dhe pajtimin.

Me urime të përzemërta të ripërtërira, urojpërzemërsisht Fortlumturinë tuaj në emrin eKrishtit, Zotit tonë.

Benedikti XVIKastel Gandolfo, 2 gush 2012

Page 8: Gazeta e  Gushtit 2012

8 NGJALLJA GUSHT 2012

Më 2 gusht, në Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”, nëkryeqytet, u kremtua 20-vjetori i Fronëzimit të Fortlumturisësë Tij, Kryepiskopit Anastas, një nga çastet më domethënësenë rrugën e ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse pasregjimit ateist. Ky kremtim vinte pas atij madhështor të 24-qershorit, në ditën e 20-vjetorit të zgjedhjes së Fortlumturisësë Tij, Anastasit, që ishte dhe dita kur niste ringritja kanonikee Kishës sonë.

Me këtë rast, nga Kryepiskopi Anastas u krye LiturgjiaHyjnore festive, së bashku me të gjithë anëtarët e Sinodit tëShenjtë të Kishës sonë dhe klerikë të shumtë. Liturgjia u ndoqnga besimtarë nga Tirana dhe nga i gjithë vendi, të ardhur përtë festuar së bashku në këtë ditë të shënuar.

Në fund të Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopin e përshënde-tën dhe e falënderuan anëtarë të Sinodit të Shenjtë, Mitropolitii Beratit, Hirësia e Tij Ignati, i cili e vuri theksin në misionariz-min e Fortlumturisë së Tij dhe shembullin që jep ai për mbarëorthodhoksët. Ndërsa Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani,shprehu falënderimin e tij për veprën e madhe të Kishës dhetë Kryepiskopit Anastas në kontributin e gjithanshëm përzhvillimin e Kishës dhe mbarë shoqërisë shqiptare.

Në Liturgji morën pjesë edhe disa miq klerikë të lartë ngaMali i Zi, të cilët shprehën gjithashtu urimet më të mira dhendjesinë e mrekullisë që përjetohet kur shihet çfarë është arriturnë këta 20 vjet ringritjeje nga gërmadhat.

Kryepiskopi Anastas falënderoi për vlerësimet dhe përcolliurimin e tij, duke theksuar se në këta 20 vjet shihet një prani endjeshme e Kishës Orthodhokse në zhvillimin e shoqërisë.“...Zoti i shpresës le të na mbushë të gjithë me gëzim dhe da-shuri...”- uroi gjatë fjalës së tij Kryepiskopi Anastas. Ky festimthekson krenarinë dhe vlerësimin për figurën drejtuese të Ki-shës me frymën e tij të paqes, mirëkuptimit, të mençurisë dherespektit për çdo qenie njerëzore. Ai e ka udhëhequr Kishënnë kohë paqeje dhe në kohë trazirash, gjithmonë me mençuridhe urtësi, aq sa Kisha Orthodhokse është një faktor i rëndë-sishëm zhvillimi në jetën shoqërore të Shqipërisë.

I. Koti

Festohet 20-vjetorii Fronëzimit

të Kryepiskopit Anastas

2 Gusht 1992 - 2 Gusht 2012

ishte vënë emri dy shekuj më parë).Takova shumë besimtarë të entuziaz-muar, por tek-tuk shikoje edhe ndonjëfytyrë të vrarë. Gjëja që më bëri mëshumë përshtypje ishte kur takova njëdeputet, me origjinë myslimane, mik prejshumë vitesh, që kur pa që nuk ishadakord me të mërmëriti diçka nëpërdhëmbë e u largua. Pastaj pashë edhedy deputet e tjerë, që “kishin marrë fla-murin” kundër Kishës, Baletën dheButkën, si dhe disa persona që e dijase nuk ishin orthodhoksë dhe pa asnjëlidhje me Kishën... Shumë, për të qenënormale...

Shërbesat u zhvilluan normalisht,dhe ceremonia e Fronëzimit përfundoime thirrjen përshëndetëse “I denjë”.Në këtë moment, kur gjithçka kishtembaruar, diçka lëvizi në pjesën e pas-me, majtas dhe u dëgjuan disa thirrje,që nuk ishin të qarta, por u kuptua me-njëherë se personat fytyrënxirë ishinvënë në lëvizje. Madje pashë se njërinprej tyre, që e njihja mirë dhe e dija senuk donte t’ia donte fare për besimin,

e kishin ngritur mbi krahë, sikur të ishinnë stadium. Për t’iu dhënë zemër dhembështetje për sakrilegjin e rëndë që pobënin, brenda ishte futur vetëm Butka...

Ky shou, që mendoj se ishte bërëpër mediat dhe konsum të jashtëm, senuk pati asnjë ndikim për Kishën, iacaroi aq shumë besimtarët, sa në disaraste me zor u shmang konfrontimi fi-zik me përdhosësit. Pra gjërat u zhvi-lluan mjaft ndryshe nga sa përpiqet t’ijapë videoja e montuar në mënyrë ma-shtruese, që çdo antiorthodhoks e për-dor si argumentin e vetëm të dështuarqë i ka mbetur.

Që atë ditë kanë kaluar plot dydekada dhe Kisha me gjithë përpjekjete këtyre lloj njerëzve vazhdoi pa u nda-lur rrugën e saj të ringritjes, por edhetë një zhvillimi e rritjeje që kurrë nuk ekishte pasur që nga shpallja e Pavarë-sisë. Ende vazhdohet të hidhet helm,shpifje, urrejtje, të përdoren persona tëshitur që ta ndalin, por asnjëherë nukdo ta arrijnë, se kur je me Perëndinë,nuk ke frikë nga asgjë dhe nga askush!

Thoma Dhima

Për Fortlumturinë e Tij,Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë z. Anastas

Fortlumturi, vëlla i shtrenjë më Zotin dhe bashkëmeshtar,Po Ju drejtoj këtë përshëndetje të përzemërt dhe ju përgëzoj me tërë shpirtin

për njëzetvjetorin e fronëzimit Tuaj.Pas ngritjes suaj në fronin kryepiskopal të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë,

e cila gjatë shekullit të njëzetë vuajti persekutime mizore, e ringritët atë nga gër-madhat, siguruat zhvillimin e plotë të të gjitha anëve të jetës kishtare dhe përshkak të kësaj gëzoni dashurinë dhe nderimin e sinqertë të grigjës suaj, respektine thellë dhe mirënjohjen e të gjithë Orthodhoksisë.

Në këtë ditë të rëndësishme gëzohem bashkë me Ju për panairin e madh tëKishës së Shenjtë të Shqipërisë, e cila kremton njëzetvjetorin e protohierarkisëSuaj dhe lartësoj lutjet e mia, që t’ju dhurohet shëndet i mirë dhe ndihma ePerëndisë për kryerjen e mëtejshme të suksesshme të misionit Tuaj të lartë.

Me dashuri vëllazërore më Zotin,

† Kirilli i Moskës dhe i gjithë Rusive

Një ditë historike e paharrueshme

Urime për Fortlumturinë e Tij Anastasin në 20-vjetorin e Fronëzimit

...Gëzoni respektin e thellë dhe mirënjohjene të gjithë Orthodhoksisë

(vijon nga faqja 7)

Page 9: Gazeta e  Gushtit 2012

9GUSHT 2012 NGJALLJA

Duke marrë shkas nga deklaratat e z. Nikolla Marku nga Elbasaninë Gazeta Shqiptare, 2 gusht 2012, fq. 11, sqarojmë:

Nëse dikush endet nëpër Shqipëri, duke deklaruar se është“ambasador” i një vendi inekzistent, duke lëshuar viza e pasaporta,a nuk do të dënohej penalisht? Nëse dikush e shpall veten “kirurg”,apo “profesor”, të një universiteti që nuk ekziston, a do të lejohejvallë të mashtronte njerëzit?

Në ditët e sotme po ndodh diçka edhe më e rëndë. Dikushdeklaron se është “prift” i një Kishe që nuk ekziston, i cili jepcertifikata të pavlera martese dhe pagëzimi. Por, asnjë KishëOrthodhokse në botë nuk e njeh si të tillë. Madje nuk njihet as ngandonjë Kishë tjetër apo konfesion i krishterë. Është e qartë se aivazhdon të përdoret herë pas here nga qarqe ekstremiste, për sulmepseudonacionaliste dhe antiorthodhokse. Por, sado ta mbështesinkëto qarqe, nuk mund të fshihet dot e vërteta se me sakrilegjet epërditshme që bën ai fyen rëndë dhe përdhos fenë e krishterë, dukee bërë atë qesharake edhe më keq se në regjimin e mëparshëm dhemashtron në mënyrë flagrante opinionin publik.

Në deklarimet e fundit të tij në Gazeta Shqiptare, z. Marku dhakëshilla edhe për qeveritarët dhe bëri kërcënime se në nëntor do tëmeshojë në Kishën e re Katedrale në Tiranë.

Jemi të detyruar të sqarojmë përsëri, se “Kisha KombëtareAutoqefale Orthodhokse e Shqipërisë” drejtues i së cilës deklarontë jetë, nuk është veçse një fantazmë. Është inekzistente nga anakishtare dhe ligjore. Atë nuk e njeh kush: nuk njihet as nga KomitetiShtetëror i Kulteve të Shqipërisë, nuk është njohur nga asnjë gjykatë,nuk njihet nga asnjë Kishë në botë. Për më tepër, në mënyrë tëpaligjshme vazhdon të keqpërdorë ndërtesën e kishës që është monu-

ment kulture dhe të shfrytëzojë privatisht ndërtesën pranë saj, tërestauruar tërësisht me fondet e Kishës, të cilat janë pronë e KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e vetmja KishëOrthodhokse në vend. Njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar, kanënshkruar Marrëveshje me Qeverinë Shqiptare (firmosur ngaKryepiskopi i saj Anastasi) dhe kjo Marrëveshje është bërë ligj (nr.10057 22.1.2009). Njihet nga të gjitha Kishat Orthodhokse në botë,si edhe nga ajo Katolike dhe konfesionet protestante dhe po ashtunga organizmat ndërkristianë e ndërfetarë.

Në fund, në lidhje me sulmet e planifikuara të z. Marku dhe tëatyre që qëndrojnë prapa tij, në Kishën Katedrale të Tiranës,nënvizojmë se ligji i mësipërm (Neni 5) paralajmëron në mënyrë tëqartë: “Shteti respekton Kishën Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë dhe njeh si përfaqësues të saj vetëm personat e autorizuarnga Sinodi i Shenjtë i saj dhe garanton mbrojtjen e Kishës Ortho-dhokse Autoqefale të Shqipërisë nga çdo individ apo çdo grupim,që kërkon të përvetësojë emrin, vendet e kultit, pasurinë kishtare,simbolet ose vulën e saj”.

Së bashku me shtetin, mbrojtjen e Kishës Katedrale të Tiranës egarantojnë mijëra besimtarë orthodhoksë që mblidhen rregullishtbrenda saj.

Është koha që të reshtin një herë e mirë veprime dhe deklarata tëtilla qesharake, si edhe shpifjet e pabaza e kërcënimet e kota ndajKishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nga cilido drejtim qëtë vijnë ato.

Tiranë, 8 gusht 2012Nga Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës

NJË MASHTRIM I VAZHDUESHËM

Sqarim për një përdhosës të besimit

Kisha, drejtues i së cilës deklaron të jetë N. Marku është inekzistente nga ana kishtare dhe ligjore.

Objektet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisëtë marra me dhunë nga N. Marku dhe që i përdor në mënyrë abuzive

Kisha monument “Fjetja e Shën Marisë” dhe godina pranë saj, e restauruar plotësisht me fondet e Kishës

Page 10: Gazeta e  Gushtit 2012

10 NGJALLJA GUSHT 2012

Me ftesë të Patriarkut Roma-no-katolik të Lisbonës, nga 5-8 qer-shor, u zhvillua në kryeqytetin po-rtugez Forumi II Katoliko - Ortho-dhoks. Këtë radhë ai kishte si temë“Kriza ekonomike dhe varfëria.Sfida për Evropën e sotme.” Puni-met u bashkëdrejtuan nga Mitropo-liti Genadi i Sasimës, i PatriarkanësEkumenike dhe nga Kardinali PeterErdo, President i Këshillit të Konfe-rencave episkopale të Evropës. Ki-sha jonë u përfaqësua nga Hirësiae Tij Andoni, Episkop i Krujës. Dytakimet e para, që janë gjykuar sipërvoja pozitive, ishin mbajtur nëTrento, Itali, më 2008 dhe në Ro-dos, Greqi, më 2010.

Kriza ekonomike dhe varfëria - sfida për Evropën e sotme

...Në përfundim të këtij takimi, dëshirojmë t’ua drejtojmë reflektimettona të krishterëve të Kishave tona dhe gjithë atyre që ndajnë shqetësimettona.

Evropa e sotme po kalon një krizë shumë të rëndë. Shumë evropianëvuajnë drejtpërdrejt pasojat e saj: veçanërisht papunësinë, mungesën eperspektivës dhe të shpresës. Të gjithë evropianët kanë shqetësim përtë ardhmen e tyre.

Kishat tona i kuptojnë dhe janë të kujdesshme ndaj këtyre vuajtjevedhe shqetësimeve. Ato dëshirojnë ti drejtojnë besimtarëve të tyre dhe tëgjithë Evropianëve një mesazh besimi dhe shprese. Duhet të vazhdojmëtë kemi besim në ndihmën e Perëndisë dhe në aftësinë tonë për të ko-rrigjuar gabimet e së shkuarës dhe duhet të shënojmë rrugët e një tëardhmeje drejtësie dhe paqeje.

- Gjatë historisë së saj, Evropa më shumë se një herë ka ditur të ko-rrigjojë rrjedhën e fatit të saj, duke iu drejtuar burimeve të mendimit dhetë moralit të krishterë, të marra nga Ungjilli, nga tradita patristike dhemurgërore, si dhe nga doktrina sociale e Kishës, që përbëjnë thesarin qëndajnë popujt e saj.

- Mesazhi i Kishave ka të bëjë me vendndodhjen dhe rolin e personitnjerëzor në krijimin, në shoqëri dhe në veçanti në jetën ekonomike.

Kishat e krishtera mësojnë që njeriu e gjen plotësinë tek Perëndia,Krijuesi dhe Shpëtuesi i tij. Asgjë në këtë botë mund të mbushë mëshumë njeriun. Ai thirret, duke ndjekur të mirat e kësaj bote, të zbulojëlidhjen që e lidh me njerëzit e tjerë, në kungim me Krijuesin.

- Nën ndikimin e procesit të shekullarizimit, shumë evropianë janëdistancuar nga kjo lidhje përbërëse me Perëndinë, duke kërkuar sensine jetës vetëm në horizontin tokësor. Disa ideologji materialiste dhe hedo-niste u kanë propozuar vizione te reduktuara, që duan t’i bëjnë të besojnëse lumturia mund të arrihet nëpërmjet mbledhjes së të mirave materiale,që liria konsiston në kënaqjen e të gjitha dëshirave, dhe se jeta në shoqërimund të krijohet nga bashkimi i të gjithë interesave privatë.

- Kishat vëzhgojnë që kriza që po kalojmë nuk është vetëm një krizëekonomike. Nuk është vetëm një krizë morale dhe kulturore, por mëthellë, është një krizë antropologjike dhe shpirtërore.

Kemi arritur në këtë pikë sepse financa është shkëputur nga ekonomiareale dhe ekonomia, nga ana e saj, është shkëputur nga kontrolli i vullnetitpolitik dhe ky i fundit, është ndarë nga etika.

Duke marrë parasysh përvojën tonë të pranisë së gjallë të Krishtit nëKishë, besojmë se është duke u kthyer te Krishti, tek gatishmëria eshpirtit të Shenjtë dhe tek besimi i Krishterë që njerëzit e sotëm do të

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Gjatë takimit u prekën temat ekrizës ekonomike dhe pasojat e sajpër popullsinë e Evropës, parë nëdritën e besimit të Krishterë. Ajo upa në tri perspektiva: Kërkimi i ar-syeve në origjinë të krizës ekonomi-ke aktuale. Kërkimi i një përgjigje-je të përbashkët nga ana e Kishavedhe roli i veçantë që Kishat thirrentë luajnë në këto momente të vë-shtira.

Ditët e takimit u shënuan edhenga lutjet dhe shërbesat dhe shpirtivëllazëror.

Në përfundim të punimeve uhartua një mesazh i përbashkët drej-tuar të krishterëve dhe të gjithë aty-re që ndajnë këto shqetësime:

gjejnë përgjigjën e aspiratave të tyre me të thella.- Shoqëria duhet të organizohet në mënyrë që të jetë gjithmonë në

shërbim të njeriut dhe jo e kundërta. Njeriu është nga natyra një qenieshoqërore, që realizohet para së gjithash te familja. Refuzojmë individu-alizmin që izolon personat, duke i ndarë nga njëri-tjetri...

Të krishterët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me gjithë njerëzit mevullnet të mirë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë e më njerëzore...

- Tregu nuk duhet të jetë një forcë e verbër anonime. Është vendi kushkëmbehen të mirat e nevojshme për zhvillimin material, shoqëror dheshpirtëror të personave. Tregu kërkon të rregullohet në funksion tëzhvillimit integral të personit.

- Nuk mund vazhdojmë t’i shpërdorojmë burimet e krijimit, të ndotimambientin në të cilin rrojmë, siç po bëjmë. Thirrja e njeriut është për tëqenë kujdestar dhe jo grabitqar i krijimit. Sot duhet të jemi të ndërgjegjshëmpër borxhin që u kemi brezave të ardhshëm, të cilave nuk duhet t’ukalojmë një mjedis të degraduar e të pajetueshëm...

- Duam t’i drejtojmë fjalë nxitjeje qeverive kombëtare dhe përgjegjësvetë institucioneve evropiane, për përpjekjet që bëjnë për të konkretizuarnjë rrugë të drejtë dhe të barabartë për të dalë nga kriza ekonomike dhefinanciare, me kujdes të veçantë përvendet që janë në vështirësi.

- I drejtohemi faktorit të vetëmtë aftë për të bërë ndryshimet që dozhvillojnë shoqërinë tonë drejt një stilitë ri jete: qytetarëve të vendeve tonaevropiane. Nëse ky qytetar kuptonnevojën jetësore të një ndryshimi tëzakoneve të tij të konsumit, përfaqë-suesit e tij në instancat parlamentaredo ta ndjekin, industria do përshtatetme zgjedhjet e tij te reja, shkolla domësojë një model të ri qytetarie më tëpërkorë dhe më solidare me të varfrit.Së fundmi, njeriu evropian do ketë gë-zimin të rigjallërojë rrënjët e krishteradhe të kultivojë dimensioni shpirtërortë qenies së tij, e vetmja gjë që mund tëpërmbushë kërkesën për lumturi dhekuptim...

Nga Mesazhi i Forumit të II-të Katoliko-Orthodhoks

Page 11: Gazeta e  Gushtit 2012

11GUSHT 2012 NGJALLJA

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

SHTATOR 2012

1 E Shtunë † Fillimi i VititKishtar. Simeon Stiliti. 40oshdg. (Urania etj.).

2 E Diel † 13 MATEUT.Dësh. Mamai. Joankreshmuesi. Fineesi i Drejtë.5 E Mërkurë † Zaharia, i atii Joan Pagëzorit. Dësh.Medimni.8 E Shtunë † Lindja eHyjlindëses Mari. Dësh.Seviri, Artemidhori.

9 E Diel † PARALARTËSIMIT TËKRYQIT. HyjprindëritJoakim dhe Ana.12 E Mërkurë Mbyllja eLindjes. Hierod. Autonomi.Dësh. Juliani, Tatjani.14 E Premte † Lartësimi iKryqit të Nderuar(Stavros). Sin.VI Ekum.(Kreshmë)15 E Shtunë † Dëshm.Nikita. Visarioni i Larisës.Josifi i Timishoarës.

16 E Diel † PASLARTËSIMIT TËKRYQIT. Dëshmg. Efimia.17 E Hënë † Sofia e vajzatdësh. Besa, Shpresa,Dashuria. Dëshg. Agathoklia.21 E Premte Mbyllja eLartësimit. Pr. Jona. Ap.Kodrati nga të 70-t.22 E Shtunë † Hierod.Fokai. Dësh. Foka kopshtari.Dësh. Isaaku e Martini.

23 E Diel † 1 LLUKAIT.Ngjizja e J. Pagëzorit. Oshg.Ksanthipi, Polikseni.26 E Mërkurë †Jetëndërrimi i Ap. e Ungj.Joan Theologut. Gedeoni iDrejtë. (Vaj e verë)29 E Shtunë † Osh. Qirjako.Dësh. Petronia, Dadi,Govdeli, Kasdoa.

30 E Diel † 2 LLUKAIT.Hierod. Grigori, ndriçues iArmenisë.

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e sajzyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dheinformacionin e saj edhe në internet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:

- besimin e krishterë orthodhoks,

- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave institucionale,

- lajmet më të fundit,

- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e kulturor që ofron në shoqëri,

- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe manastireve,

- botimet kishtare etj.

Me www.orthodoxalbania.orgdo të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin mewww.orthodoxalbania.org

Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,muzikor e filmik.

Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,anglisht e greqisht.

Një buzëqeshje e vërtetë!Një gëzim i vërtetë!

Një nga çastet më emocionuese të Olimpia-dës së Londrës që u mbyll pak ditë më parë. Nëgarën e 5000 m për femra medaljen e artë e fitoinjë atlete 29-vjeçare nga Adis Abeba, kryeqytetii Etiopisë.

Gëzimin e saj të pamatë për fitoren për të ci-lën kishte derdhur aq shumë djersë ajo e shprehunë një mënyrë shumë të veçantë, që e ktheu në njënga momentet më mbresëlënëse të Olimpiadës.Ajo nxorri ikonën e Shën Marisë me Krishtin qëmbante me vete, duke ia dedikuar asaj fitoren dheduke emocionuar gjithë stadiumin dhe telespek-tatorët.

Në Varshavë ufirmos një doku-ment që shënonfundin e shekujveurrejtje, dhune dheparag jyk imesh .Firma u hodh ngaPatriarku i RusisëKirilli dhe Arqipe-shkëvi i PolonisëJozef Michalik, të cilët kujtuan rrënjët e përbashkëta të krishtera, per-sekutimet e përbashkëta nën regjimet ateiste dhe bashkëpuniminpërballë sfidave bashkëkohore: shekullarizimit që mënjanon fenë,abortit dhe eutanazisë. Ata i quajtën ato kërcënime për qytetërimin.Hierarkët theksuan familjen si unitet i një burri dhe një gruaje, ba-za e mirë e shoqërisë. Të dy udhëheqësit fetarë shkëmbyen si dhu-ratë edhe kopje të ikonave mrekullibërëse të secilës kishë.

E gjithë bota dhe jo vetëm ajo e kri-shterë është tronditur ditët e fundit nganjë akt i pastër dhunimi ndaj një minore-neje të krishterë në Pakistan. 11-vjeçarjaRimsha Mashi, e cila vuan edhe nga si-ndroma Daun, u arrestua sipas ligjit fa-mëkeq të blasfemisë dhe rrezikon dëni-min me vdekje! Ajo është mbyllur në njëburg për të rritur dhe i dhunohen rregu-llisht edhe të drejtat më elementare.

Në Pakistan mjafton një denoncim irremë, për të persekutuar çdo të kri-shterë. Nga ky ligj kanë rrjedhur rastetë panumërta të dhunimit të të drejtavetë njeriut. Ndaj nga jomuslimanët e Pa-kistanit, por edhe nga e gjithë bota kërko-het anulimi i këtij ligji të zi.

Pakistan

Arrestohet një minorenepër “blasfemi”

Poloni

Patriarku i Rusisë firmos pajtimin mepolakët katolikë

Page 12: Gazeta e  Gushtit 2012

12 NGJALLJA GUSHT 2012

Në 8 korrik 2012, në amfiteatrin e Katedralessë Re Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, nëTiranë, u organizua ceremonia e diplomimit tëstudentëve që përfunduan ciklin e parë të stu-dimeve universitare në Universitetin “Logos”.Kjo ishte ceremonia e parë që nga fillimi ifunksionimit të kësaj shkolle, më 25 tetor 2010.

Vlerën e këtij momenti të rëndësishëm përhistorikun e Universitetit “Logos” e shtoi edhekomunikimi për akreditimin e tij nga Ministria eArsimit dhe Shkencës. Gjithashtu janë akre-dituar edhe të gjitha programet mësimore që

Ministria e Arsimit, në përputhjeme vendimin nr. 338 të Agjencisësë Akreditimit, më datë 4 korrik2012, me urdhrin nr. 282, vendosiakreditimin institucional të Uni-versitetit “LOGOS”, si edhe Akre-ditimin e të gjitha programeve tëstudimit që ofron ky institucion. Kyvendim shënon kurorëzimin e njëpune disavjeçare të organeve drej-tuese dhe stafit akademik te Uni-versitetit “LOGOS” në drejtim tëpërmbushjes së standardeve bashkë-kohore të arsimit të lartë, krijimine një stafi pedagogjik te kualifikuar,rritjes së cilësisë së mësimdhënies,modernizimit të auditorëve dhe pajis-jeve laboratorike etj. Vendimi i akre-ditimit është një tregues më shumëpër studentët ekzistues, por edhe përata që do të zgjedhin për të studiuarnë Universitetin “LOGOS”, se këtudo të gjejnë një institucion serioz

Ceremonia e parë e diplomimit në Universitetin “Logos”

zhvillohen në të, përkatësisht Menaxhim Biznes,Financë-Kontabilitet, Informatikë e Zbatuar dheTeknikë të Lartë Laboratorësh Mjekësorë.

Në këtë ceremoni mori pjesë Presidenti iShkollës së Lartë Universitare “Logos”, Fort-lumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi, anëtarë tëSinodit të Shenjtë, studentët që diplomohe-shin, familjarë, miq dhe të afërm të tyre, për-faqësues nga universitetet simotra dhe të ftuartë tjerë.

Takimin e hapi Rektori i “Logos”, prof. dr.Ilia Telo. Në ceremoni përshëndetën edhe prof.

as. dr. Beatriçe Polo, Dekane e Fakultetit Eko-nomik, prof. dr. Robert Andoni, Dekan i Fakul-tetit të Shkencave të Aplikuara, prof. dr. FluturaKalemi, Damiana Osmalli dhe studentë përfa-qësues sipas programeve.

Presidenti i “Logos”, Prof. Dr. Anastasi,shpërndau diplomat dhe iu uroi suksese tëmëtejshme studenteve të sapodiplomuar.

Gjithsej këtë vit u diplomuan 155 studentë,nga të cilët 72 në Teknikë të Lartë LaboratorëshMjekësorë, 30 në Informatikë dhe 53 në Mena-xhim Biznes e Financë Kontabilitet.

Ministria e Arsimit akrediton Universitetin “Logos”Universiteti LOGOS u krijua si

vazhdimësi e suksesshme e përvo-dhe të përkushtuar në përgatitjene tyre drejt së ardhmes.

jës dhe veprimtarisë mbi 10-vjeça-re të Institutit të Formimit Profesio-nal “Frymë Dashurie”. Me iniciati-vën dhe nën kujdesin e madh përarsimimin të Kryepiskopit të Tira-nës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,Prof. Dr. Anastasit, Instituti i For-mimit Profesional “Frymë Dashurie”hapi dyert e tij në tetor 2000, dukeqenë ndër të parët institucione tëarsimit të lartë profesional në Shqi-përi. Programet 2-vjeçare u morënnga shkolla të suksesshme profe-sionale, të cilat janë të njohura nëtë gjithë Evropën. Në procesin më-simor peshë të madhe zë praktikamësimore, në ndihmë të së cilës ungritën edhe laboratorët përkatësnë të gjitha degët. Duke u nisurnga kërkesat e shumta pranimet nëInstitut janë bërë me konkurs mbibazën e njohurive të marra nëshkollën e mesme.