gazeta mars 2007 - kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të...

12
NGJALLJA Nr. 3 (170) Viti XVI i botimit MARS 2007 Çmimi 20 lekë E Shtuna e Llazarit Java që pason të Dielën e Shën Marisë së Egjiptit, quhet Java e Dafinës ose e Luleve. Shërbesat e të Martës së kësaj jave, përmendin që miku i Jisuit, Llazari, ka vdekur dhe Zoti po shkon ta ngjallë atë prej së vdekurish (Joani 11). Në ditët që pasojnë drejt së Shtunës, Kisha, në himnet dhe vargjet e saj, vazhdon ta ndjekë Jisuin drejt Betanisë, në varrin e Lla- zarit. Të Premten në mbrëmje, vigjilja e kremtimit të Ngjalljes së Llazarit, “dyzet ditët e mëdha shpëtimtare” të Kreshmës së Madhe, formalisht kanë arritur në një përfundim: E Shtuna e Llazarit është një kremtin paskal. Eshtë hera e vetme në tërë vitin kishtar, që shërbesa e Ngjalljes e së Dielës kremtohet në një ditë tjetër. Në Meshën e së Shtunës së Llazarit, Kisha lavdëron Krishtin si “Ngjallja dhe Jeta”, i Cili me anë të ngjalljes së Llazarit ka konfirmuar, madje edhe përpara pësimit dhe vdekjes së Tij, ngjalljen e përgjithshme të njerëzimit. O Krisht Perëndia Ynë, kur ngjallët Llazarin prej së vdekurish, përpara Pësimit Tënd, tregove Ngjalljen e Përgjithshme. Prandaj edhe ne porsi fëmijët që mbanin palma e lule në duar, shenja të fitores dhe triumfit, po të thërrasim: “O Mundës i Vdekjes, Hosana më të lartat! I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit (Përlëshorja e Festës). Krishti Perëndi, gëzim i të gjithëve dhe dritë e shkëlqim dhe ngjallje e të gjithë njerëzve, përmbi dhenë u shfaq tani dhe sipas mirësisë së tij, na dha shëmbëllesën e Ngjalljes së nesërme, mëshirën dhe ndjesën e mëkateve {Shkurtorja (Kondaqi)}.

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: gazeta mars 2007 - Kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve

MARS 2007 NGJALLJA 1

NGJALLJANr. 3 (170) Viti XVI i botimit MARS 2007 Çmimi 20 lekë

E Shtuna e LlazaritJava që pason të Dielën e Shën Marisë së Egjiptit, quhet Java e Dafinës ose e Luleve.

Shërbesat e të Martës së kësaj jave, përmendin që miku i Jisuit, Llazari, ka vdekur dhe Zotipo shkon ta ngjallë atë prej së vdekurish (Joani 11). Në ditët që pasojnë drejt së Shtunës,Kisha, në himnet dhe vargjet e saj, vazhdon ta ndjekë Jisuin drejt Betanisë, në varrin e Lla-zarit. Të Premten në mbrëmje, vigjilja e kremtimit të Ngjalljes së Llazarit, “dyzet ditët emëdha shpëtimtare” të Kreshmës së Madhe, formalisht kanë arritur në një përfundim:

E Shtuna e Llazarit është një kremtin paskal. Eshtë hera e vetme në tërë vitin kishtar, qëshërbesa e Ngjalljes e së Dielës kremtohet në një ditë tjetër. Në Meshën e së Shtunës sëLlazarit, Kisha lavdëron Krishtin si “Ngjallja dhe Jeta”, i Cili me anë të ngjalljes së Llazaritka konfirmuar, madje edhe përpara pësimit dhe vdekjes së Tij, ngjalljen e përgjithshme tënjerëzimit.

O Krisht Perëndia Ynë, kur ngjallët Llazarin prej së vdekurish, përpara PësimitTënd, tregove Ngjalljen e Përgjithshme. Prandaj edhe ne porsi fëmijët që mbaninpalma e lule në duar, shenja të fitores dhe triumfit, po të thërrasim: “O Mundës iVdekjes, Hosana më të lartat! I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit (Përlëshorjae Festës).

Krishti Perëndi, gëzim i të gjithëve dhe dritë e shkëlqim dhe ngjallje e të gjithënjerëzve, përmbi dhenë u shfaq tani dhe sipas mirësisë së tij, na dha shëmbëllesëne Ngjalljes së nesërme, mëshirën dhe ndjesën e mëkateve {Shkurtorja (Kondaqi)}.

Page 2: gazeta mars 2007 - Kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve

2 NGJALLJA MARS 2007

Të gjithë besimtarët në Shqipëri për dekada kanë vuajtur një per-sekutim ekstrem dhe veçanërisht midis viteve 1967-1990, një nga

persekutimet më të egra të historisë. Pas rënies së regjimit komunist dheringjalljes së jetës fetare, ne, udhëheqësit e komuniteteve tradicionalefetare, bëmë më të mirën jo vetëm për të pasur marrëdhënie të mira dhepër të vizituar njëri-tjetrin gjatë festave të mëdha, por, për më tepër, përtë zhvilluar një miqësi të sinqertë dhe bashkëpunim të harmonishëm midisnesh dhe midis komuniteteve tona fetare.

Në kohë kritike ne e bashkuam zërin tonë për paqe dhe pajtim nëvendin tonë dhe në vitin 1999, i ofruam strehim, ndihmë dhe dashuri

mijëra refugjatëve nga Kosova. Gjatë gjithë këtyre viteve, ne kemi punuarnë mënyrë të ndërgjegjshme së bashku për liri fetare, harmoni dhesolidaritet.

Ne kemi vendosur së fundi të shprehim me anë të një strukture for-male, krijimin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, atë çka ka qenë realitetnë jetë.

Në këtë mënyrë, ne shpresojmë, së pari, të forcojmë zërin e komu-niteteve fetare në jetën publike të Shqipërisë, ne nuk do të qëndrojmë tëizoluar në rajonin tonë, por do të marrim pjesë në përpjekjet globale përtë krijuar një dialog ndërfetar dhe bashkëpunim për paqen botërore.

Me këtë rast, do të donim të shprehnim mirënjohjen tonë për ndihmënpraktike dhe financiare, që ne kemi marrë nga zyrat qendrore të Fevepër Paqen, seksioni i Evropës, për të realizuar këtë zhvillim struktural.

Ne do të donim gjithashtu të përshëndesim pjesëmarrësit e nderuartë këtij Simpoziumi, duke iu uruar sukses të plotë dhe mendimtari krijuese.

* * *Themeli i çdo vendimi të përbashkët për një bashkekzistencë paqësore

midis komuniteteve fetare, më tej edhe me grupe jo-fetare, mund dheduhet të bazohet mbi respektin për Deklaratën e të Drejtave të Njeriutdhe atë për lirinë e ndërgjegjes. Në ditët tona, si studiuesit e krishterëashtu dhe ata islamikë i aprovojnë pak a shumë këto deklarata. Të gjithakomunitetet fetare duhet të kërkojnë për bazat e një antropologjie tëshëndetshme nga thellësitë e doktrinës së tyre dhe nga faqet më të mira

të traditës së tyre, duke theksuar një respekt të sinqertë për çdo qenienjerëzore, për dinjitetin e personit njerëzor. Ky mund të jetë terreni në tëcilin, duhet të kultivohet një Dialog Ndërfetar konstruktiv. Njëkohësisht,ne duhet të luftojmë për zhvillimin dhe mbizotërimin e këtyre principeveme anë të etikës së udhëheqjes dhe edukimit të anëtarëve tanë.

Ne, udhëheqësit e komuniteteve fetare, duhet të shkojmë më thellënë burimin e besimit tonë dhe, gjatë momenteve kritike, ne duhet tëngremë një zë të kthjellët dhe profetik, duke i ofruar dashuri të vërtetëviktimave të dhunës dhe të shmangim viktimizimin tonë për shkak tëshfrytëzimit nga entitete politike, financiare ose të një lloji tjetër. Në shumërajone, ne mund të vërejmë një radioaktivitet të madh të urrejtjes. Kyështë kërcënimi më i rrezikshëm për paqen dhe bashkëjetesën paqësore,si në nivelin lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Për t’u përballur mekëtë, ne kemi nevojë për disa gjëra që kanë kosto dhe janë të rralla: falje,pajtim, dashuri. Këto nuk mund të jenë produkt i faktorëve teknologjikë.Janë fryte të një ndërgjegjeje fetare të ndriçuar dhe të pjekur, e cila vënë lëvizje kreativitetin dinamik të njerëzve. Në këtë nivel, kontributi ikomuniteteve fetare të shëndosha është i pazëvendësueshëm.

Vetëm me anë të kësaj bashkekzistence paqësore të komunitetevefetare është e mundur të arrihet një progres social i vërtetë. Të krishterëdhe myslimanë në Shqipëri, ne përpiqemi të respektojmë këto principe,për të jetuar së bashku dhe për të bashkëpunuar në mënyrë të harmoni-shme. Kthjelltësia e tolerancës fetare dhe guximi i dashurisë duhet tëkapërcejnë dyshimin e verbër, i cili shkakton një zinxhir konfliktesh. Nëshekullin e njëzet e njëtë, në mbarë botën dhe në veçanti në Ballkan, nejemi të ftuar - pavarësisht komunitetit, pavarësisht prejardhjes etnikedhe fetare, në të cilën bëjmë pjesë dhe kemi lindur - të përpiqemi që tëjetojmë në mënyrë paqësore, me respekt të ndërsjellë dhe solidaritet.Unë shpresoj se në këto çështje kontributi i Këshillit të sapoformuarNdërfetar të Shqipërisë do të jetë vendimtar.

Tiranë, 27 shkurt 2007

Për t’u përballur me këtë, ne kemi nevojë për disa gjëraqë kanë kosto dhe janë të rralla: falje, pajtim, dashuri. Këtonuk mund të jenë produkt i faktorëve teknologjikë. Janëfryte të një ndërgjegjeje fetare të ndriçuar dhe të pjekur, ecila vë në lëvizje kreativitetin dinamik të njerëzve. Në këtënivel, kontributi i komuniteteve fetare të shëndosha ështëi pazëvendësueshëm.

Përshëndetja e Kryepiskopit Anastas, President nderi i “Fetë për paqen”, drejtuar Simpoziumit

Ne e bashkuam zërin tonë për paqe dhe pajtim...

Ne shpresojmë, së pari, të forcojmë zërin e komunitetevefetare në jetën publike të Shqipërisë, ne nuk do të qëndrojmëtë izoluar në rajonin tonë, por do të marrim pjesë nëpërpjekjet globale për të krijuar një dialog ndërfetar dhebashkëpunim për paqen botërore.

Page 3: gazeta mars 2007 - Kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve

MARS 2007 NGJALLJA 3

“Konferenca Botërore e Feve për Paqen”(World Conference of Religions for Peace),ose në mënyrë më përmbledhëse “Fetë përPaqen” (Religions for Peace), me seli nëNju-Jork, është sot organizmi më i madh ikomuniteteve fetare në botë dhe ka si qëllimbashkëpunimin e tyre për kapërcimin ekonflikteve, fuqizimin e paqes dhe progre-sin për të gjithë. U themelua në vitin 1970dhe përfshin mbi 70 Këshilla Nacionalë dheLokalë të Këshillave Ndërfetarë. Në këtë or-ganizëm marrin pjesë të Krishterë (Ortho-dhoksë, Katolikë, Protestantë), Myslimanë(Sunitë dhe Shiitë), Hebrenj, Budistë,Induistë, Sikhë etj.).

President Nderi i këtij organizmi botë-ror është edhe Kryepiskopi i Tiranës dhe igjithë Shqipërisë, Anastasi, i cili, si Profe-sor i Historisë së Feve i Universitetit tëAthinës, merr pjesë në mbledhjet e Konfere-ncës që nga vitet ’80.

....Do të doja të identifikoja dhe të ndaleshashkurtimisht në mënyrë treguese në disa ngasfidat me të cilat janë duke u ndeshur komuni-tetet fetare, si dhe disa ide lidhur me përqasjenndaj tyre në dobi të ruajtjes dhe forcimit të kë-tyre vlerave.

Në përpjekjen e tyre për ringritjen e instituci-oneve fetare, komunitetet fetare tradicionale nëShqipëri u përballën me mungesa e nevoja tëmëdha si nga ana materiale e monetare ashtuedhe nga ana njerëzore, d.m.th. mungesa e kle-rikëve dhe e mësuesve të fesë, ku numri i atyreqë kishin mbijetuar nga periudha komuniste ishtei pakët dhe i pamjaftueshëm. Në mungesë tëshkollave të specializuara fetare në vend, njëpjesë e kandidatëve u dërguan nga ana e komu-niteteve për studime jashtë vendit, në qendradhe shkolla të ndryshme fetare. Ajo që u vu remë vonë ishte se, një pjesë e këtyre studentëve,të shkëputur nga realiteti i përditshëm shqiptardhe të influencuar nga botëkuptime e ide radika-le - botëkuptime që për hir të së vërtetës duhetthënë se nuk përfaqësojnë medoemos mendimine përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një

fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve të feve të tjera, si dhe shmangien nga çdolloj kontakti me ta. Këto tendenca, do të thoja,diku më pak e diku më shumë, janë vënë re nëtë gjitha komunitetet tona fetare.

Duke qenë të vetëdijshëm pra për këto ten-denca, mendoj se sigurimi i kushteve dhe mun-

Harmonia fetare në Shqipëri dhe sfidat e së ardhmes- Nga tema e mbajtur në Simpoziumin “Harmonia dhe dialogu ndërfetar” nga Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës Andoni -

(Vijon në faqen 4)

dësive për edukimin e klerikëve dhe mësuesvetë rinj të fesë në Shqipëri vjen si një nevojë edomosdoshme. Kandidatët e rinj kanë nevojëtë informohen dhe të instruktohen përkrah dijevefetare dhe me vlerat e trashëguara të harmonisëdhe vëllazërisë fetare në Shqipëri. Gjithashtu,

(vijon në faqen 4)

Me mbështetjen e kryeta-rëve të Komuniteteve Feta-re Tradicionale, të cilat janëangazhuar në formimin e

Simpoziumi “Harmonia dhe dialogu ndërfetar”

Këshillit Ndërfetar Shqiptar,u zhvillua Simpoziumi metemë “Harmonia dhe dia-logu ndërfetar”. Ai u mbajt

në kryeqytet, në datën 27shkurt, në mjediset e “Tira-na International Hotel”. Për

Të ofrojmë një model për bashkekzistencën fetaredhe bashkëpunimin harmonik në mbarë Ballkanin

- Morën pjesë drejtuesit dhe përfaqësues të të katër komuniteteve fetare tradicio-nale të vendit tonë, si dhe të ftuar nga organizma ndërkombëtarë, diplomatë,studiues etj. -

Page 4: gazeta mars 2007 - Kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve

4 NGJALLJA MARS 2007

duke pasur parasysh specifikat evendit tonë dhe të përbërjes fetaretë tij, kandidatët kanë nevojë të in-struktohen e të ndihmohen në zba-timin konkret të porosive dhe ur-dhërimeve të fesë së tyre në kush-tet e një realiteti shqiptar dhe jo tëadoptohen forma dhe modele qënuk i përfillin ato.

Një rrezik tjetër, nga i cili nukbëjnë përjashtim edhe grupimetfetare, është rreziku i gjykimit dhei vlerësimit të tjetrit me syzet e pa-ragjykimit dhe të dyshimit. Feno-mene të tilla është e natyrshme qëtë shfaqen dhe të zhvillohen sido-mos në formacione të dalluara dhetë ndryshme siç janë ato fetare nërastin tonë. Për këtë, mendoj seduhet si komunitete fetare të gjejmëmënyra dhe forma për t’i prezan-tuar njerëzit tanë me njëri-tjetrin,duke iu dhënë mundësinë të njohinnga afër dhe direkt besimtarët e gru-pimeve të tjera. Një gjë e tillë sigu-risht do të rriste mundësitë për një li-dhje më miqësore e më vëllazëroremidis tyre, duke larguar paragjyki-met dhe dyshimet dhe duke u dhë-në mundësinë për të biseduar e disku-tuar për çështje e tema që i preoku-pojnë. Iniciativa të tilla patjetër ka-në brenda riskun, për këtë është edomosdoshme mbarëvajtja dhe mbi-këqyrja e duhur e aktiviteteve dheiniciativave të tilla, pasi në rast tëkundërt dëmi do të ishte i madh...

Në periudhën e zgjatur transi-tore që po kalon vendi ynë, shpesh-herë komunitetet tona fetare janëballafaquar me një boshllëk ligjordhe me një trajtim të copëtuar tëpasurisë dhe pronave të tyre si dheshumë çështje të tjera të cilat janëevidentuar nga vetë këto komuni-tete. Në këtë përpjekje të përgjith-shme për plotësimin dhe rregullimine këtyre boshllëqeve e mangësive,do të ishte më e udhës dhe më efi-kase që për çështje që në total dhenë parim i përkasin të gjitha komu-niteteve, vetë ato të bashkërendojnëpërpjekjet dhe të dalin të bashkuaradhe në një zë në mbrojtje të intere-save të tyre të përbashkëta. Përpje-kje të tilla me siguri që përveç re-zultateve më të shpejta do të ndih-

monin dhe në krijimin e një klimebashkëpunimi më të ngushtë dhenjë atmosfere mirëbesimi ndërmjetvetë komuniteteve, duke dhënë një-kohësisht dhe një dëshmi të mirëpërpara të tjerëve.

Të gjithë jemi dëshmitarë tëndryshimeve të vazhdueshme që sho-qëria e sotme shqiptare është duke

Harmonia fetare në Shqipëri dhe sfidat e së ardhmes(vijon nga faqja 3) pësuar, ndryshime që jo rrallëherë

mbartin me vete dhe shumë proble-me e madje trauma të rënda, dukefilluar që nga familja si baza e shoqë-risë... Në këtë vrull kaotik e çorodi-tës, fetë dhe veçanërisht komunite-tet tona fetare, ftohen të japin kontri-butin e tyre esencial nga pasuria dhepërvoja e tyre e thellë shpirtërore nëzbutjen dhe shërimin e këtyre plagë-

Të ofrojmë një model për bashkekzistencën fetaredhe bashkëpunimin harmonik në mbarë Ballkanin

(vijon nga faqja 3)realizimin e kësaj veprimtarie ba-shkëpunuan USAID/ World Lear-ning dhe Komiteti i Kulteve.

Simpoziumi u hap me fjalët për-shëndetëse të drejtuesve të të katërkomuniteteve fetare tradicionale. Ipari e mori fjalën Kryetari i Komu-nitetit Mysliman, Hafiz Selim Mu-ça, i cili theksoi se dialogu, harmo-nia dhe bashkekzistenca janë vleratmë të çmuara të kombit tonë. “De-tyra jonë mbetet forcimi i kësaj ba-shkëjetese, sepse besimtarët e ka-në kuptuar bashkekzistencën.”.

Ndërsa në përshëndetjen e tij,Kryepiskopi i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë, Fortlu-mturia e Tij Anastasi, i cili ështëdhe një nga presidentët e nderit të“Fetë për paqen” tha ndër të tjerase: “…Ne kemi vendosur së funditë shprehim me anë të një struktureformale, krijimin e Këshillit Ndër-fetar të Shqipërisë, atë çka qenërealitet në jetë. Në këtë mënyrë,ne shpresojmë, së pari, të forcojmëzërin e komuniteteve fetare nëjetën publike të Shqipërisë; së dyti,të ofrojmë një model për bashkek-zistencën fetare dhe bashkëpuni-min harmonik në mbarë Ballkanin;dhe së treti, të marrim pjesë në më-nyrë aktive në strukturën globale tëKonferencës të Feve për Paqen,organizmit botëror që punon për tëparandaluar luftën e varfërinë, si dheqë të mbrojë planetin tonë. Pra, nenuk do të qëndrojmë të izoluar nërajonin tonë, por do të marrim pjesënë përpjekjet globale për të krijuarnjë dialog ndërfetar dhe bashkë-punim për paqen botërore”.

Më tej, e mori fjalën për Komu-nitetin Katolik, Arqipeshkvi i Tira-në-Durrës Imzot Rrok Mirdita. Si-pas tij, “Të flasësh për dialog fetarnë Shqipëri, nuk do të thotë të pu-nosh për të shuar konfliktet, sepseshqiptarët e kanë projektuar të ardh-men e tyre fetare shumë paqësore”.

Kryetari i Komunitetit Bekta-shian, Haxhi Dede Reshat Bardhi,theksoi se takimi dhe idetë për har-moninë ndërfetare janë një ogur ibardhë për vendin tonë. “Ka ardhurkoha që t’i tregojmë botës se keminjë traditë, histori e kulturë fetare tëmrekullueshme. Le të jemi ne shqip-tarët qytetarë të epokës së re fetare”.

Simpoziumi vazhdoi me tematqë kishin përgatitur përfaqësuesite komuniteteve tradicionale nëShqipëri. Z. Sajmir Rusheku, nën-kryetar i komunitetit mysliman, folipër temën: “Dialogu ndërfetar, obli-gim hyjnor”. Sipas tij, dialogu nukduhet të kufizohet vetëm në fjalëttolerancë dhe dashuri, por edhe mesanëtarëve të komuniteteve fetare.Komunitetet fetare tradicionale du-het të thellojnë bashkëpunimin dhetë kontribuojnë në reduktimin e fe-nomeneve negative të shoqërisëpër ripërtëritjen e jetës”.

Referati i dytë u mbajt për Ko-munitetin Orthodhoks nga Episkopii Krujës, Hirësia e Tij Andoni i cilindër të tjera tha: “Fetë dhe veça-nërisht komunitetet tona fetare,ftohen të japin kontributin e tyreesencial nga pasuria dhe përvoja etyre e thellë shpirtërore në zbutjendhe shërimin e këtyre plagëve, simbartësit dhe përfaqësuesit mëautoktonë dhe më të besueshëm të

vlerave shpirtërore, morale, etike ekulturore të shoqërisë. Në këtë kënd-vështrim, sfidat e së ardhmes kërko-jnë nga ne që të jemi vigjilentë e tëbashkuar, me përkushtim e mirëbe-sim ndaj njëri-tjetrit në përmbushjetë angazhimit dhe të misionit tonëpërpara Perëndisë dhe njerëzve”.

Ipeshkëv Xhorxh Frendo, ipesh-këv ndihmësi Arqipeshkvisë Tira-në - Durrës kishte përgatitur temën:“Fetë dhe toleranca fetare”, të cilëne lexoi Dom Henri Welkam - kance-lar i Arqipeshkvisë Tiranë - Durrës.

Në kumtesë thuhej se askushnuk mund të na i çrrënjosë besimin.“Me rritjen e pluralizmit është rriturtensioni. Roli i vërtetë i fesë ështëta ulë këtë tension.”

Z. Ilir Dedei, nga komunitetibektashian, referoi për temën “Ha-rmonia dhe toleranca fetare në Shqi-përi, traditë unikale e paqes ndër-fetare”. Ai tha se harmonia fetareështë duke u forcuar në rrafshinshpirtëror, moral dhe kombëtar.Një aspekt i tolerancës është res-pektimi i objekteve të kultit. Dia-logu i shqiptarëve duhet të konsi-derohet një proces i gjatë historik.

Në fund të simpoziumit, përshë-ndetën edhe kryetari i Komitetit tëKulteve, z. Rasim Hasanaj, drejtorii projektit të USAID / World Learn-ing në Shqipëri, z. Landan Eduard,përfaqësuesja shqiptare e projektittë organizatës “Fetë për paqen”,znj. Albana Hila, Rev. Verbjon Hors-fjord, sekretar i përgjithshëm i Kë-shillit Evropian i liderëve fetarë dhedr. Brajan Uolker, drejtor i “Fevepër Paqen” në Britaninë e Madhe.

Isidor Koti

ve, si mbartësit dhe përfaqësuesitmë autoktonë dhe më të besueshëmtë vlerave shpirtërore, morale, etikee kulturore të shoqërisë. Në këtëkëndvështrim, sfidat e së ardhmeskërkojnë nga ne që të jemi vigjilentëe të bashkuar, me përkushtim e mirë-besim ndaj njëri-tjetrit në përmbu-shje të angazhimit dhe të misionit to-në përpara Perëndisë dhe njerëzve.

Page 5: gazeta mars 2007 - Kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve

MARS 2007 NGJALLJA 5

Nëse librat bëhen të njohur dhetë afirmuar nga fama e autorit tëtyre, në të kundërt, Shkalla e mre-kullueshme psikoanatomike i dhaemër Joan Sinaitit dhe e bëri tëfamshëm. Do ishte i panjohur sishumë e shumë të tjerë…

U lind me sa duket në vitin 525,nuk dihet se ku. Që në moshën 16- vjeçare kishte shumë kulturë(ndaj dhe quhet skolastik d.m.th. iditur) dhe hyri në manastirin e Sinaitnën urdhrat e ava Martirit, i cili vdiqpas pak vitesh.

Në moshën 19-vjeçare, pasikishte vizituar qendra manastirialetë Egjiptit, u tërhoq vetë në njëshpellë të një shkretëtire të largëtnë Thola të Sinait. Aty u ushtruapër dyzet vjet në mënyrë të thje-shtë dhe jo me ekzagjerime që tëmos mburrej dhe përjetoi përvojahyjnore.

Më pas e zgjodhën me zor igu-men të Sinait. Gjatë drekës pasfronëzimit të tij, ceremoninë e“drejtonte” një njeri misterioz, pro-feti i madh, Moisiu (4 shtator)!

Dikur lutja e tij solli shiun eshumëpritur, një herë tjetër çliroi njëmurg nga lufta trupore. Më parëkishte shpëtuar Moisiun, nxënësine vetëm që kishte në shkretëtirënga shtypja e një shkëmbi.

Kur disa ziliqarë e akuzuan sillafazan, ai i ndaloi predikimet e tijjetëdhënese saqë vetë ata u lutëndhe i rifilloi.

Duke iu bindur mikut të tij Joan,igumen i Raithos, ai kompozoiShkallën, gëzimi dhe “ungjilli” imurgjve, një tekst gjenial rrezatues,i dendur, me një bukuri letrare tëpaarritshme dhe një thellësi tëpallogaritshme, Psikologjia e The-llësisë (Etërit asketë e kishin gjur-muar shumë shekuj para nesh).

Si një veprim i çmuar për çdobesimtar, sepse i ngjan një aparatiradioskopik të shpirtit, u përkthyenë shumë gjuhë të vjetra e të reja.

Si një shkallë tjetër e Jakovit(Gjen. 28.12) lartëson drejt Qiellitme tridhjetë Fjalët-shkallë të saj.Fillon nga e ulëta, trajton ligësi dhevirtyte dhe përfundon në hyjniziminnëpërmjet dashurisë. Mbyllet me Fja-lën monumentale-shtesë drejtuarBariut, d.m.th. udhëheqësit shpirtëror.

Oshënari fjeti më 30 mars, për-sëri në shkretëtirë (600) pasi kishtehequr dorë si igumen dhe në vendtë tij kishte vendosur vëllanë e tij,Jorgon (festohet së bashku meMartirin e lartpërmendur të Mërku-rën e Ndritshme).

Shenjti kremtohet edhe ditën efjetjes së tij pra, më 30 mars.

Kisha na thekson pendimin e sajtë pakonceptueshëm. Kremtohetedhe më 1 prill. Maria do të thotëzonjë , princeshë.

Pra hieromonaku shën Zosimai(4 prill) i kushtuar Perëndisë qëfoshnjë, u ushtrua për pak kohë nëshpellë dhe për 53 vjet në manastir(shekulli i 6-të). Meqë kishte dëshi-rë të mësonte nga një njeri më i la-rtë se vetja, një engjëll e dërgoi nëmanastir të lumit Jordan.

Të hënën e Bardhë, d.m.th. di-tën e parë të Sarakostisë (të Kre-shmës së Madhe), murgjit largohe-shin nga manastiret dhe izoloheshinnë shkretëtirë, për ushtrim mëintensiv dhe ktheheshin të Dielëne Dafinave, për të kremtuar së ba-shku Pësimet Hyjnore (ndaj këtëtë Diel psalet në mënyrë të përsë-ritur himni “Sot hiri i Shpirtit tëShenjtë na mblodhi edhe të gjithë

në Jerusalem që të shkonte me bu-rra të tjerë, të huaj.

Në të kremten e Ngritjes sëKryqit të Nderuar, ajo u gjend bre-nda turmës së njerëzve që shtyhe-shin për t’iu falur Drurit të Tërë-shenjtë, por një forcë e padukshmenuk e lejonte gruan të hynte nëKishë. Erdhi në vete dhe duke vënëgarant Hyjlindësen, premtoi se dotë ndryshonte jetë. Atëherë mundit’i falej Kryqit të Nderuar.

Që nga ajo kohë u ushtrua për dy-zet vjet aty në shkretëtirë, pa parëasnjë njeri! Kreshmë e vuajtje tëpaimagjinueshme, vajtime e lutje.

Djalli e torturonte pa mëshirëpër 17 vjet, d.m.th. aq sa kishte

duke ngritur kryqin tënd themi: ‘Ibekuar është ai që vjen në emrin eZotit, Hosana më të lartat”).

Kështu ndodhi që jeronti pa nënjë vend të largët një qenie njerë-zore të nxirë dhe kockë e lëkurë,me flokë krejt të bardha, që nisi tëvrapojë.

Ai e ndoqi derisa pas lutjeve tëtij ndaloi. Qe grua, madje me aftësitejshikimi, sepse ajo e dinte emrindhe funksionin e tij. Ai e nxitishumë, derisa ajo foli:

Në moshën 12-vjeçare qe lar-guar fshehurazi nga prindërit, etërhequr pas epsheve dhe për 17vjet u jepej burrave të Aleksandri-së, pa marrë para… Lundroi për

jetuar në mëkat, duke i kujtuar jetëne kaluar. Arriti deri në atë pikë satë këndonte pa dashje këngë ero-tike… Por pas kësaj periudhe u qe-tësua plotësisht.

Duke mbaruar rrëfimin, ajo iulut avait që të vinte vitin tjetër tëEnjten e Madhe për t’u kunguar,gjë që ndodhi pasi oshënarja kaloilumin Jordan duke ecur mbi ujë!

Një vit më vonë oshënari e gjetitë vdekur. E varrosi po në atë vendme ndihmën e një luani, që ndoshtaishte miqësuar me gruan.

Më vonë fjeti edhe ai në mana-stir, në moshën njëqindvjeçare, pasimë parë ia tregoi jetën e asketesedhe patrikut të Jerusalemit, shënSofronit (11 mars), i cili shkroi jetëne saj. Shpesh e lavdëron edhe shër-besa e së Enjtes së Kanonit tëMadh.

E Diela e pestë e Kreshmëve

Maria e Egjiptit

E Diela e katërt e Kreshmëve

Joani i Shkallës 25 MarsUngjillëzimi i Hyjlindëses

Sot është nisja e shpëtimit tonë dhe shfaqja e misterit tëpërjetshëm; i Biri i Perëndisë bëhet i Biri i Virgjëreshës dheGabrieli ungjillëzon këtë gëzim. Prandaj, le t’i thërrasimHyjlindëses: Gëzohu o Hirplotë, Zoti është me ty.

(Përlëshorja)

Page 6: gazeta mars 2007 - Kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve

6 NGJALLJA MARS 2007

Pamje e hyrjes kryesore të shpellës,lart djathtas pamje e brendshmedhe poshtë djathtas detaje nga muretekzistuese të manastirit.

Vuajtja është një realitet, njëproblem dhe një mister.

Kur flasim për vuajtje nukkuptojmë vetëm ato fizike, por edheato morale, sociale, katastrofatnatyrore, shkurt, diçka që ne nukdo të donim të na ndodhnin. Që nëmoshë të njomë shumë njerëzkërkojnë me vete se përse vuajnë.Më pas konstatojnë se për të gjithëvuajtja është një realitet, një prob-lem, një mister. Në fakt, e rëndë-sishme nuk është se si e koncepto-jmë ne vuajtjen, por lidhja që nekemi personalisht me vuajtjen tonë.Çfarë të bëjmë që të mos vuajmë?

Kisha nuk do që njerëzit të vu-ajnë. Gjatë liturgjisë ne lutemi qëtë na jepet një “mbarim i krishterëi jetës sonë pa dhimbje, faqebardhëpara gjykatores së trembshme tëKrishtit.” Prandaj Kisha kërkon qëbesimtarët të kalojnë jetën në paqe.

Nuk është e thënë që të gjithënjerëzit të vuajnë. Disa ajo i ka kur-syer, disa kanë një vuajtje më tëmadhe. Një mjek rumun i krishterëthotë se ka dy gjëra që për njeriunnuk mund të bëhen pa besim: të rri-tësh fëmijë të mirë dhe të duroshnjë vuajtje të madhe. Mendoj se tëgjithë njerëzit që kanë një kryq tëmadh për të mbajtur, janë njerëzplot besim tek Perëndia. Ata e kon-

Ta bëjmë vuajtjen kryq për shpëtimin tonësiderojnë këtë vuajtje si të ardhurnga duart e Zotit, sepse të krishterëte dinë se çdo gjë ndodh me lejen eZotit. E rëndësishme nuk ështëpërse dhe nga vjen vuajtja, por sitë përballemi me të. Në lidhje mekëtë një átë thotë: “Nëse ne duhettë vuajmë, le të mos vuajmë mëkot.” Që ta përdorë për mirë vu-ajtjen e tij, njeriu duhet të besojë sekjo vuajtje ka një kuptim për të, edhesikur të mos e kuptojë qëllimin. Nëfakt, ai që është në këtë gjendje,dhe di si të durojë vuajtjen e tij apodhimbjen, nuk vuan më. Thënëndryshe, vuajtja është një realitetqë nuk kemi të drejtë ta shmangim,ajo është një problem dhe ne kemitë drejtë ta zgjidhim, por ne duhettë përulemi para këtij misteri dheta përdorim vuajtjen që na ështëdhënë për përparimin tonë shpir-tëror. Nëse nuk kuptojmë vuajtjentonë, nuk mund të kuptojmë as vuaj-tjen e tjetrit. Ne mund të ndërhyjmëpër të mirën e tyre, për t’i lehtësuar,për t’i ndihmuar. Madje është de-tyra jonë, sepse Zoti na thërret tëjemi bashkëpunëtorë të Tij për tëndihmuar të afërmin tonë, dhe Aina bekon nëse e lehtësojmë atë.Megjithëse nuk kemi fuqi të shëro-jmë, kemi fuqi të ndihmojmë tëtjerët për aq sa na takon ne. Le të

tojmë. Nëse e evitojmë, Perëndianuk e bekon një qëndrim të tillë, pasiAi kërkon nga ne të mbajmë kryqintonë, kryqin e përpjekjeve që neduhet të bëjmë për të qenë më tëmirë. Pa kryq nuk ka shpëtim, dheshpëtimi nuk vjen vetëm nga Kryqii Krishtit, por edhe nga fakti që nembajmë kryqin tonë. Kur duhet tëkalojmë një provë, një sëmundje,një dhimbje ne takohemi me kryqinqë duhet të mbajmë, dhe ai bëhetme të vërtetë kryq i shpëtimit tonë.Le t’i kërkojmë Zotit të pranojmëvuajtjen kur na vjen. Le t’i kërkoj-më që besimi ynë të rritet, që tëpërballim çdo situatë që shfaqet nëjetë që të mos vuajmë më kot. Let’i kërkojmë Atij besim, që të mbaj-më një vuajtje të rëndë. Shën IsakSiriani thoshte: “Kërko një mjekpara se të sëmuresh dhe lutu paratundimit.”

Vuajtja është mister për të nalidhur me vuajtjen e Zotit, i Cili kamëshirë për ne dhe na shpëton,sepse i do njerëzit edhe kur Ai iujep vuajtje, dhe që fshin lotët e çdofytyre kur e di se ne po vuajmë përtë mirën tonë.

Nga Atë Theofili i Sambatës(Rumani)

Përktheu: Eleni Pani

mendojmë katër burrat që çuan tekZoti të paralizuarin e Kapernaumit.Ata ndijenë nevojën të çonin mikune tyre tek Krishti që ta shëronte. Ekuptuan që nuk mund ta shëroninata, por Krishti. Ata e bënë punënqë u takonte, dhe Zoti i dëgjoi. Me-gjithatë Perëndia nuk shëron gjith-monë menjëherë. Disa Ai i lë të vu-ajnë të jetojnë dhimbjen e tyre mepaqe. Të gjithë ne kemi përshtypjense njerëzit që kanë vuajtje të më-dha janë më të fortë, ata kanë njëvështrim tjetër për jetën dhe kanëcilësi që u mungojnë njerëzve qënuk kanë kaq prova. Kjo nënkuptonse nëse vuajtja na është dhënë, leta pranojmë duke menduar se dotë pasurohemi. Disa e ndiejnëvuajtjen si një padrejtësi, si diçkaqë nuk duhet t’iu ndodhë perso-nalisht atyre. Secili prej nesh ka njëlidhje me vuajtjen, secili mund tëpërfitojë prej saj. Ajo që ndihmonmë shumë është besimi në Perë-ndinë, ndërgjegjja se Perëndia elejon këtë vuajtje dhe se kjo ka njëarsye për të qenë. Për aq kohë qëka njerëz me vullnet të mirë, vuajtjanuk do të ekzistojë, do të minimi-zohet. Besimi i madh tek Zoti mundtë përballojë një vuajtje të madhe.Vuajtja është një kryq për shpëti-min tonë, të cilin nuk mund ta evi-

Më 11 shkurt u kremtua festa e martirizimit të Hiero-dëshmorit Vlash. Në manastirin që mban emrin e martirit,me qindra besimtarë adhuruan Perëndinë dhe iu lutënshenjtit të ndërmjetësojë për shpëtimin e shpirtrave. LiturgjiaHyjnore u drejtua nga ndihmësdrejtori i Akademisë Theolo-gjike, Episkopi i Apolonisë, Nikolla. Atmosfera brenda dhejashtë kishës së manastirit ishte e mbushur me lutje, meditimdhe urime të përzemërta. Kishin ardhur besimtarë nga Tira-na, Durrësi, Kavaja, Berati dhe Myzeqeja si edhe nga qytetee rrethina të tjera të vendit.

Kjo festë është kthyer në një traditë të përvitshme dhebrenda kësaj tradite, një prej studentëve të vitit të katërt tëAkademisë Theologjike, Stefan Zhupa, mbajti predikimine rastit:

“Në këtë të kremte besimtarët iu lutën Zotit nxehtësishtqë me ndërmjetimet e shën Vlashit të na bëjë të denjë tënumërohemi me ata që do të marrim në trashëgim Mbretë-rinë e përjetshme”.

Atmosferë e thellë shpirtërore tëkremten e Shën Vlashit

Page 7: gazeta mars 2007 - Kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve

MARS 2007 NGJALLJA 7

Nga12-14 shkurt, u zhvillua në Birmin-gam, Britanina e Madhe, takimi i Këshillittë Liderëve Fetarë të Evropës, organizuar nëkuadrin e organizatës mbarëbotërore“Fetëpër paqen”.

Tema e takimit ishte “Myslimanët në Bri-tani”, e zbërthyer në një sërë nëntemash, si“Terrori dhe frika”, “Feja dhe edukimi”,“Feja dhe sfera publike” etj. Myslimanëtjanë minoriteti fetar më i rëndësishëm nëBritaninë e Madhe dhe në mjaft vende tëtjera evropiane dhe disa evoluime brenda

“Fetë për paqen” për Evropën

- Takim i liderëve të të gjitha feveevropiane në Birmingham -

Tema meinteres të gjerë

paraqesin interes jo vetëm brenda njëkomuniteti të caktuar, por edhe për gjithëkomunitetin në përgjithësi. Liderët fetarëdënuan në takim të gjitha format e terro-rizmit, sidomos kur ato pretendojnë se bëhennë emër të besimit.

Mbledhja aprovoi edhe një statut të ridhe disa vendime, si dhe një deklaratë tëpërbashkët, të cilën po e botojmë.

Kisha jonë u përfaqësua nga Kryepi-skopi Anastas, i cili është një nga presidentëte nderit të “Fetë për Paqen”.

Këshilli Evropian i Liderëve Fetarë- Fetë përpaqen i mbledhur në Birmingam nga 12-14

shkurt, shqyrtoi problemin e situatës së mysli-manëve në Britani, i bindur se përvojat në këtëvend, kanë një rëndësi të madhe të marra nëkontekstin evropian.

Myslimanët janë minoriteti më i madh fetarnë Britani, sikundër ndodh edhe në vende tëtjera të Evropës. Disa nga sfidat që përballet ko-muniteti mysliman janë unike, kurse disa të tjerajanë të përbashkëta me ato të minoriteteve tëtjera fetare.

Zhvillimet që pasuan sulmet terroriste në Lo-ndër, në korrik 2005 dhe arrestimi i nëntë te-rroristëve të dyshuar në Birmingam në fund tëjanarit të këtij viti, si dhe efekti i shkaktuar nëmarrëdhëniet midis komuniteteve, çelën njëmjedis të përshtatshëm për diskutimet tona. Siliderë fetarë, ne dënojmë çdo lloj akti terrorist,veçanërisht kur ato kryhen në emër të fesë dhene afirmojmë shtetin e së drejtës. Megjithatë,ne nuk pranojmë veprimet e disa individëve, qëe kanë bërë zakon të stigmatizojnë një komunitettë tërë. Në valën e terrorizmit e të lidhjeve që bë-hen në këtë rast, pason një thyerje e mirëbesimitmidis individëve, fqinjëve dhe komuniteteve.

Ky stereotip bie edhe mbi grupet e minorite-teve të tjera. Liderët politikë nuk duhet të shfry-tëzojnë këto stereotipe, e duhet të punojnë sëbashku me udhëheqësit fetarë për t’i kundër-shtuar ato. Politikanët duhet të shikojnë shkaqetsociale, ekonomike dhe politike të ekstremizmit.Gjithashtu, mediat kanë një rol kyç në kundër-shtimin e këtij paragjykimi.

Sfidat serioze, që qëndrojnë sot përballë neshsi udhëheqës fetarë, kërkojnë një angazhim tëri së bashku me traditat tona fetare. Të gjithatraditat fetare promovojnë një jetesë paqësore,po gjithashtu pranojnë faktin se ato mund tëshfrytëzohen për të lindur urrejtjen dhe agre-sionin. Ne duhet të kuptojmë se kur ndodh njëgjë e tillë dhe të përballemi me ata që abuzojnëme religjionin. Ne pranojmë faktin se ekzistonnjë nevojë urgjente për diskutime ndërkomunit-are për këto probleme të vështira.

Fetë për paqe - një sfidë për terrorizmin dhe ekstremizminDeklarata nga Këshilli Evropian i Liderëve Fetarë-Fetë për paqen, Birmingam, 12-14 shkurt 2007

Në komunitetin mysliman të Britanisë, duhettë ekzistojë përpjekja për të kryer një reflektimteologjik, mbi gjendjen e këtij minoriteti, brendakuptimit se si kjo situatë e krijuar është e ndrysh-me nga konteksti, në të cilin pjesa më e madhee mendimit mysliman evoloi në fillimet e tij. Kjothirrje është e rëndësishme për të gjitha komuni-tetet fetare sot, meqë Evropa po zhvillohet bre-nda suazës së një shoqërie multietnike dhe multi-kulturale. Ne besojmë se kjo mund të realizohetme secilën prej traditave tona fetare, pa ushqyerparagjykime për integritetin e tyre. Duhet të për-ballemi me pretendimet sekulare që përjashtonrolin e fesë në shoqëri.

Edukimi fetar i rinisë, si një mangësi e duk-shme, është një çështje debati në pjesën më tëmadhe të vendeve evropiane të sotme. Megji-thëse ka kaluar koha që një komunitet fetar osenjë pikëpamje botërore të monopolizojë sistemine edukimit, ne jemi të bindur se feja mund, kurflitet në mënyrë qartë, se mund të ofrojmë njësens të identitetit dhe besimit tek vetja, me anëtë të cilave mund t’i mbrojmë kundër ndi-kimeve të ekstremizmit. Është e rëndësishmeqë të rinjtë të mësojnë të njohin traditat e tyrefetare. Në të njëjtën kohë ata kanë nevojë tëmësojnë për traditat e të afërmit të tyre, për tëkuptuar botën në të cilën, ata jetojnë dhe të jenë

të aftë për të biseduar me të tjerët në mënyrëtë frytshme dhe që t’i respektojnë ata.

Prania e fortë islame në shumë vende tëEvropës në ditët e sotme ka kontribuar në ripër-tëritjen e interesimit për rolin dhe vendin e fesënë hapësirën publike...

Si udhëheqës fetarë, ne duhet të mendojmëme kujdes për rolin e fesë më gjerë në shoqëri.Kur ata që përfaqësojnë fenë, ngrenë proble-matika që janë shqetësimi i popullit sot, fejamund dhe duhet të ketë një efekt shërues. Nenxitim si udhëheqësit fetarë dhe ata politikë qëtë njohin potencialin shërues, që feja ka dhe t’ijapin këtij faktori hapësirën e duhur.

Takimi ynë në Birmingam ka qenë një për-vojë dialogu të vërtetë. Një dialog kaq i shpeshtëka qenë një kundërshti e fortë ndaj një seri mo-nologësh që janë mbajtur më parë. Për më tepër,dialogu i vërtetë krijon një arenë në të cilën, nemund të shqyrtojmë probleme të një rëndësiemadhore dhe me anë të kësaj të ndërtojmë besi-min e konfidencën midis grupimeve të ndrysh-me. Në këtë dialog ne duhet të fitojmë besimpër të prekur problemet më të vështira dhe vet-ëm në këtë mënyrë ne mund të shikojmë tjetër-sinë e tjetrit. Vetëm duke pranuar tjetrin dhe du-ke respektuar në mënyrë të vërtetë të tjerët, mundtë vlerësojmë humanizmin tonë të përbashkët.

këtij komuniteti janë të veçanta ashtu siç kaedhe zhvillime të ngjashme me të gjitha fetëe tjera. Ndaj tema, si ajo e veprimtarisë

KryepiskopiAnastas

duke folurnë takimin

eBirmingamit

Page 8: gazeta mars 2007 - Kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve

8 NGJALLJA MARS 2007

Nga datat 16 - 18 shkurt 2007,në mjediset e qendrës shpirtërore- arsimore “Thavor” të Kishës so-në u organizua kampi dimëror përvajza. Tema tij, e lidhur me periu-dhën e Kreshmës së Madhe, ishte:“Kthimi tek Zoti - banket festiv …”

Në këtë kamp morën pjesërreth 60 vajza, nga Tirana, Durrësi,Shën Vlashi, Shën Joan Vladimiri,Gjirokastra, Kavaja dhe Fieri. Tëgjitha ato janë pjesëmarrëse të rre-gullta të kampeve të verës.

Vajzat u ndanë në pesë grupe,traditë kjo e njohur tashmë dhe për-katësisht me emrat: “Kreshma”,“Lutja”, “Pendimi”, “Kungimi” dhe“Lëmosha”. Drejtueset e grupevedhe stafi organizues ishin vajzat tash-më të diplomuara nga AkademiaTheologjike. Programi përmbanteaktivitete të ndryshme argëtuesedhe shpirtërore. Të premten pasdite,pas mirëseardhjes, ndarjes nëpërdhoma dhe shpërndarjes së dosjeveme materiale të ndryshme shpirtëro-re, u zhvillua në njërën nga sallat eqendrës, Shërbesa e Paraklisit, drej-tuar Shën Marisë. Pas kësaj shër-bese për të gjitha vajzat u shtruadarka dhe më pas u mbajt referatii parë me temë: “Kthimi tek Ati Qie-llor”. Referuesi i kësaj teme ishteHirësia e Tij Nikolla, Episkop iApollonisë. Hirësi Nikolla e përfu-ndoi referatin e tij duke theksuarqë të gjithë ne, edhe pse mund tëkemi shumë detyrime të tjera nëjetën e përditshme të përpiqemi që

“Kthimi tek Zoti - banket festiv …” Kampi dimëror i vajzavegjithmonë të gjejmë kohë për tëtakuar Krishtin, sepse gjithçka nisnga dashuria që ne kemi, ose do tëkrijojmë për Zotin. Le të jetë kjo pe-riudhë e Kreshmës një periudhë kune të mund të njohim dhe të duammë tepër Krishtin, Perëndinë tonë.

Dita e shtunë filloi me zgjimindhe Shërbesën e Mëngjesores. Mëpas, në sallën e ngrënies u kënduandhe u mësuan këngë të reja ngajeta në kamp. Përpara orës së pu-nës së dorës, që për këtë periudhëtriditore ishte projekti i bërjes sëkryqit me rruaza, u mendua të orga-nizohej një prezantim i shkurtër ijetës rinore të këtyre grupeve të ar-dhura nga zona të ndryshme tëShqipërisë. Kështu, çdo qytet, ipërfaqësuar nga grupi i tij, prezantoizhvillimin e aktiviteteve të tyre dhenë fund një këngë përshëndetëse.Puna e dorës ishte rreth një orë,duke i lënë vendin kështu referatittë dytë me temë, Për jetën e botës,

me referues të saj z. Nathan Hoppe.Më pas vajzat patën mundësinë

të ndiqnin një prezantim për Aka-deminë Theologjike. Gjatë gjithëditës vajzat patën mundësinë tëpërgatiteshin më mirë për periu-dhën e kreshmës, duke marrë pjesënë misterin e rrëfimit, i kryer ngaatë Jani Trebicka. Pas kohës së lirëtë gjitha vajzat u mblodhën sipasgrupeve dhe morën pjesë në studi-min biblik, i drejtuar nga drejtuesete grupeve me temë “Vigjilenca” (pa-sazh ky i shkëputur nga Mt. 25:1-13)dhe pikërisht Paravolia e DhjetëVirgjëreshave.

Referati i tretë dhe i fundit përkëtë periudhë të shkurtër kampiishte ai me temë, Liturgjia Hyjno-re, me referues Hierodhjakon AstiBakallbashi. Në këtë referat aitheksoi rëndësinë e komunitetit tëkrishterë, duke e barazuar atë menjë trup të vetëm, që në mbledhjensë bashku, ky trup i vetëm shpreh

mirënjohjen ndaj Perëndisë, dukekujtuar gjithçka ka bërë Krishti përtë gjithë ne.

Nata e së shtunës u mbyll meprogramin e meditimit, shoqëruarme këngë të qeta dhe lutje të ndry-shme drejtuar Perëndisë tonë tëdashur, duke medituar mbi pyetjenqë iu drejtua të gjitha vajzave, meanë të një kartoline, të përgatiturenkas për to dhe pikërisht; Cila dotë ishte përgatitja juaj për të ta-kuar Zotin e Ngjallur në ditën ePashkës?

Mëngjesi i së dielës i mblodhivajzat në Katedralen “Ungjillëzimii Hyjlindëses”, në Tiranë, ku morënpjesë në Liturgjinë Hyjnore.

Sonila Dedja

Kjo ishte thirrja që shoqëroifuqishëm të gjithë përfaqësuesit eKishave të Krishtera në Evropëpërgjatë konferencës së organizuarnga CEC-KEK (Counsultation ofChristian Churches - Konsultimi iKishave të Krishtera), në Buda-pest të Hungarisë, nga 23-28 janar.

Përfaqësuesit ishin nga 21 ve-nde të ndryshme të Evropës dhenga shumë tradita të krishtera, për-fshirë këtu Orthodhoksët, Romano-Katolikët, Protestantët, Evangje-listët, Pentikostalët, Anglikanët etj.Ndër Orthodhoksët e Evropës për-

faqësohej dhe Kisha OrthodhokseAutoqefale e Shqipërisë

Tema e kësaj konference ishte:“Eja Shpirti i Shenjtë; shëro dhepajto në Evropë … ndriço të gjithënjerëzimin me dritën tënde”. Pjesae parë e temës: “Eja Shpirti i she-njtë; shëro dhe pajto në Evropë...”,ishte rrjedhojë e Konferencës sëAthinës 2005, e cila theksonte misi-onin dhe ungjillëzimin. Pjesa e dytëishte: “...ndriço të gjithë njerëziminme dritën tënde”, temë kjo e cila idrejton kishat e krishtera drejt Asa-mblesë së Tretë Ekumenike, që do

të zhvillohet në Sibiu të Rumanisë,në shtator të 2007-tës.

Programi i kësaj Konferenceishte mjaft i larmishëm. Çdo më-ngjes fillonte me studim biblik (lec-tio divina) dhe pasohej nga seancae parë e përbërë nga tre folës, qësillnin pjesë të ndryshme nga misi-oni i kishave në Evropë dhe qëndri-min e tyre përballë kësaj përgjegjë-sie. Më pas programi pasohej ngady Workshope, ku tregohej misionidhe ungjillëzimi i disa kishave nështete të ndryshme të Evropës. Kë-tu jepej mundësia që përfaqësuesit

e kishave të ndanin me njëri - tjetrinmisionin dhe ungjillëzimin e kishavetë tyre brenda dhe jashtë vendit kuata jetonin. Programi i mbasditespasohej me seancën e dytë, ku mundtë dëgjoje edhe referues të tjerëdhe të kuptoje se si kishat punoninnë pjesë të ndryshme të këtij konti-nenti, sfidat dhe bekimet që ata ki-shin përgjatë këtij misioni. Në këtëseancë, çdonjëri mund të merrtepërgjigjet e pyetjeve që mund të ki-shin lindur gjatë ditës.

Ana Kërçyku

BESIMI ËSHTË DHËNË PER T’U MBAJTUR GJALLË; UNGJILLI ËSHTË DHËNË PËR T’U PREDIKUAR

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (042) 34-117, 35-095.Fax: 32-109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Page 9: gazeta mars 2007 - Kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve

MARS 2007 NGJALLJA 9

TEMPULLI DHE QËLLIMI I EKZISTENCËS

Nga Hirësia e Tij,Mitropoliti i Korçës JOANI

(vijon në faqen 10)

(vijon nga numri i kaluar)* * *

Njeriu e ka humbur kuptimin dheqëllimin e ekzistencës së tij. Dukehequr Perëndinë iku edhe qëllimi.Duke hequr këtë sistem, me një

Krijues dhe me një qëllim, botaështë kthyer në një objekt të pa-kuptueshëm, të huaj dhe indife-rent. Njeriu ndihet i trembur dhe ihumbur në tërë këtë univers. Botadhe gjithçka tjetër rrotull ështëkthyer në një tjetër. Konflikti ndër-mjet ekzistencës njerëzore dheindiferentizmit të universit krijonpasiguri dhe konfuzion. Njeriu gje-ndet i pafuqishëm para kësaj gjithë-sie të pakuptueshme. Duke hequrPerëndinë nga botëkuptimi i tij (si-domos një Perëndi personal), rapo-rti me botën rrotull tij u bë i frik-shëm; ai ndodhet tashmë nën fatine pamëshirshëm dhe jeta e tij ështëkthyer në ankth dhe tragjedi. Ështëplot kuptim që vizioni i shumë mi-stikëve të mëdhenj të krishterimitnuk e paraqet ferrin me cfurqe, zjarrdhe squfur, por si një vend ku shpir-trat enden pa kuptim. A nuk na kuj-

ton ky vizion botën e sotme? Milio-na e miliona qenie njerëzore endenpa kuptim - të humbur. Dhe termitë humbur është termi fetar ekui-valent me të dënuar.

Humbja e qëllimit të jetës kabërë që ai të humbasë veten e tij.Ajo që shihej para disa dekadashvetëm tek neurotikët, tashmë ështëbërë diçka e zakonshme për shumi-cën. Cekëtia e jetës, humbja e çdointeresi për pyetjet bazike të ekzis-tencës, largimi nga vetja e vërtetëdhe deformimi, shpesh distancimi iplotë, i lidhjes me thelbin e ekziste-ncës së tij psikike, e kanë bërë nje-riun të humbasë qëllimin e ekziste-ncës së tij, madje më tepër se kaq,sepse tani as pyetet më për qëllimine ekzistencës. Ajo që dikur shihejsi pakti me djallin, kur dikush ebraktiste veten duke shitur shpirtine tij dhe që në termat psikiatrikë

quhet “huajësimi nga vetja”, tash-më nuk është më vetëm rast neuro-tik, por po bëhet një nga tiparetdalluese të qytetërimit të sotëm.

Në librin e tij Sëmundje përVdekje, Kierkegaard e quan pikë-risht humbjen e vetes “sëmundjepër vdekje”. Studimet psikologjikedhe vëzhgimet klinike koincidojnëme pohimin e Kierkegaardit. Tra-gjedia është sepse njerëzit nuk janëmë të vetëdijshëm për humbjen evetes dhe ka humbur sensi i kuestit,i kërkimit për të gjetur dhe përmbu-shur veten. Kjo ka bërë që njeriuta dëmtojë jashtëzakonisht qeniene tij dhe me të edhe lirinë e tij, se-pse ato nuk mund të ndahen dotnga njëra-tjetra, ato përcaktojnënjëra-tjetrën.

Në një botë indiferente, të pa-kuptueshme, të huaj dhe pa qëllim,

Adresat e faqeve në Internet dhe ajoe E-mailit, të Kishës Orthodhokse Autoqefale

të Shqipërisë, janë:Internet: www.orthodoxalbania.org

E-mail: [email protected]

Më 25 shkurt, në katedralen eShën Spiridhonit, nën drejtimin eImzot Ignatit u mbajt Liturgjia e tëDielës së parë të Kreshmës. Paspredikimit, Mitropoliti kryesoi lita-ninë në përkujtim të ditës së ringri-tjes së ikonave të shenjta.

Pas litanisë së ikonave, ImzotIgnati theksoi se kjo ditë e shënuarka vlera të mëdha, sepse pushoiluftën kundër ikonave të shenjta, ecila zgjati afërsisht nj shekull e gjy-smë. Me këtë veprim të guxim-shëm u rivendos paqja, drejtësia, evërteta e besimit në Kishë. Bota

anembanë bashkëmendon, se evërteta u pranua, u argumentua, gë-njeshtra u dëbua, u shfaq urtësia, nëkëtë mënyrë shpallim Zotin Krisht,Perëndinë tonë të vërtetë e shenjto-rët e Tij, duke blatuar adhurimin tonëhyjnor. Kjo është besa e apostujve,e etërve, e orthodhoksisë, këtë be-së bota anembanë e mbështeti. Kë-to janë dhe disa nga vendimet e Si-nodit VII Ekumenik, i cili ishte ve-ndimtar për zgjidhjen e këtij pro-blemi. Kjo festë kremtohet çdo vittë Dielën e parë të Kreshmës.

S. Mishaxhi

Berat, kremtohet dita e Triumfittë Orthodhoksisë

Dolën në qarkullim dy CD e “Himnit Akathist”

Ditët e fundit, në përputhje me periudhën e kremtimeve tëPashkëve, doli në qarkullim i incizuar në dy CD, Himni Akathist.

Page 10: gazeta mars 2007 - Kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve

10 NGJALLJA MARS 2007

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

PRILL 20071 E diel † # E DAFINAVE.Oshg. Maria e Egjiptit.(Shërbesa e dhëndrit)2 E Hënë † E MADHE. Josifi iDhiatës së Vjetër. (Shërbesa edhëndrit)3 E Martë † E MADHE. (Paravoliae 10 virgj.) (Psalet Himni iKasianisë.)4 E Mërkurë † E MADHE.Lyerja e këmbëve të ZotitKrisht. (Bëhet Efqeli.)5 E Enjte † E MADHE. DarkaMistike. (Lexohen 12Ungjijtë.)6 E Premte E MADHE. Pësimete Zotit Krisht. (PsalenVajtimet.)7 E Shtunë † E MADHE. Varrimii Zotit Krisht. Zbritja në Ferr.

8 E Diel † PASHKA E MADHE,NGJALLJA E ZOTIT JISUKRISHT.9 E Hënë † E Ndritshme. Dësh.Efpsiki. Oshd. Vadimi.10 E Martë E Ndritshme. Dësh.Terenti, Perikliu, Sofokliu,Miltiadhi.11 E Mërkurë E Ndritshme.Hierod. Antipa i Pergamit.(Hahen të gjitha.)12 E Enjte E Ndritshme. Omol.Vasili i Parios. Oshg. Anthusa.13 E Premte † E Ndrit. BurimiJetëdhënës. Martini i Romës.(Hahen të gjitha.)14 E shtunë † E Ndrit. Ap. Pudi,Aristarku nga 70-t. Dëshg.Thomaidha.

15 E Diel † E THOMAIT. Dësh.Krishenti. Hierod. Leonidhi iAthinës.21 E shtunë † Hierod Janari.Mbretëresha Aleksandra.

22 E Diel † EMIROPRURËSEVE. Ap.Nathanaili. Osh. Theodhori.23 E Hënë † Dëshm. GjergjTrofeprurësi. Dësh. Protoleoni.25 E Mërkurë † * Ap. dhe Ungj.Marku. Dësh. e re Niqi.28 E Shtunë † 9 dësh. e Kizikës(Theogni, etj.). Osh. Memnoni.

29 E Diel † E TËPARALIZUARIT. Ap. Jasonidhe Sosipatri nga 70-t.

ekzistenca e njeriut është e kufi-zuar dhe ankthi i tij ekzistencial bë-het i padurueshëm. E vetmja mëny-rë për të përballuar tashmë këtëankth mbetet dehja - dehja në for-ma të ndryshme. Kjo nuk e zgjidhproblemin. Ta shmangësh proble-min duke u dehur, është në fakt jozgjidhje, por humbje. “Neuroza esë Dielës” godet njerëz që në njëmoment pushimi, të “çdehur” ngadehja e zënies me punë gjatë ditëvetë javës, ballafaqohen me munge-sën e qëllimit të jetës së tyre. Bosh-llëku ekzistencial, si rezultat i mu-ngesës së qëllimit në jetë, lind njëetje të shfrenuar për ta mbushurdhe njeriu përpiqet ta mbushë menjë jetë të rreme. Disa mundohenta mbushin me drogime, me lak-minë për pasuri dhe pushtet dhe tëtjerë në dëshira epshore: Të gjithakëto droga të llojeve të ndryshme.Të tjerë, fatkeqësisht, në tentativavetëvrasjeje. Dhe sa më shumë qëthellohet vakumi ekzistencial aq mëshumë shtohet etja për ta mbushuratë, duke e zhytur njeriun gjithmonëe më shumë në një errësirë intelek-tuale, emocionale dhe shpirtërore.

Duke humbur qëllimin e vërtetënë jetë, mijëra gjëra, të cilat nukkanë në vetvete ndonjë vlerë tërëndësishme, bëhen qëllime. Har-xhohen energji pa fund për gjëratë kota, duke e shtuar shqetësimindhe stresin dhe duke e bërë jetënnjë ankth dhe mundim.

Mungesa e qëllimit e ka bërëjetën pa gëzim, sepse kjo i heq asajvetë tharmin e jetës. Duke humburqëllimin, fillojnë dhe humbasin edheshumë gjëra të tjera që mund tëdukeshin si të dhëna, por që në faktjanë pjesë e vlerave të formuaranga një kulturë që ka një qëllim nëjetë dhe një mendim të kultivuar tërealizimit të këtij qëllimi. Ne jemivetëm në fazën e parë të përballimitme rrezikun që vjen nga humbja evlerave, por shumë shpejt rrezikudo të jetë akoma më i madh. Etika,kultura dhe mendimi i brezave tësotëm ndikohen akoma, edhe kurata nuk janë të vetëdijshëm përkëtë gjë, nga vlerat tradicionale.Është njësoj si me një tokë e cila

Marrë nga revista “Tempulli”Nr. 12, 2007

TEMPULLI DHE QËLLIMI I EKZISTENCËSështë ujitur nga shiu. Edhe kurpushon së rëni shi ajo përsëri ështëe lagur. Edhe për pak kohë ajomund të ushqejë bimët që ndodhennë atë. Por dihet me siguri, se nësetoka nuk do të ujitet përsëri, ajo dotë thahet; dhe së bashku me tokënedhe bimët që ushqehen prej saj. Enjëjta gjë ndodh edhe kur humbasinvlerat. Mund të ushqehen edhe përpak kohë disa breza, por përfundi-misht vlerat do të thahen, sepse nukpo ujiten dhe së bashku me to edheshoqëria që ushqehet prej tyre.

***Mendimi dhe Etika e sotme janë

njëdimensionalë, ose në rastin mëtë mirë dydimensionalë. Ato me-rren zakonisht vetëm me çështjense si njerëzit duhet të ndërveprojnëndërmjet tyre. Ndërsa Etika e vje-tër ishte tredimensionale, d.m.th.ajo e shikonte njeriun në etikën indi-viduale, në atë sociale dhe në atëmë të rëndësishmen, se këto dy di-mensione ishin në shërbim të di-mensionit të tretë, atë të qëllimit tëekzistencës. Metafora e C.S. Luisit(Lewis) e jep qartë vizionin tredi-mensional të Etikës së vërtetë. Ai ishpjegon me një metaforë të tri gjë-rat që i duhen një flote në lundrim.E para: çdo anije duhet të dijë se sitë qëndrojë që të jetë në gjendje lu-ndrimi. Kjo është etika individuale.E dyta: anijet duhet të mbajnë di-

stancat e duhura që të mos përpla-sen me njëra-tjetrën. Kjo është eti-ka sociale dhe eticistët e sotëmmerren pothuaj vetëm me këtë. Etreta dhe më e rëndësishme, ështëqë flota duhet të dijë në radhë tëparë përse ajo është në det. Kushështë misioni dhe kush është de-stinacioni i saj?

E njëjta gjë ndodh edhe me ne.Patjetër që ne na duhet të dimë tëparën, d.m.th., të dimë se si të ndër-tojmë karakterin, për të dalluar vir-tytin nga vesi dhe për të qenë nëgjendje edhe për ndërveprimin metë tjerët, sepse shumë problemedhe konflikte lindin nga mosfunksi-onimi i etikës individuale, ngaqë eti-ka sociale përbëhet nga ndërvepri-mi i individëve të ndryshëm. Poashtu duhet të dimë edhe të dytën,d.m.th., të dimë mënyrën se si tëndërveprojmë me njëri-tjetrin. Kjoështë shumë e rëndësishme përjetën sociale të njerëzimit. Por, sadotë rëndësishme që të jenë dy tëparat, e treta është më rëndësish-mja: të dimë përse jemi në këtë jetë,cili është qëllimi i ekzistencës sonëdhe cili është destinacioni ynëpërfundimtar. Pa këtë të tretën,edhe dy të parat nuk do të funksio-nojnë normalisht. “Për mua - thotëGëte - gjëja më e madhe në këtëbotë nuk është aq shumë se kupo rrimë, por në çfarë drejtimipo shkojmë.”

Fatkeqësisht, mendimi modernpothuajse nuk merret fare mepyetjen themelore të ekzistencës.“Ndoshta - shkruan Peter Kreeft- kjo është arsyeja përse shumi-ca e filozofisë moderne duket teknjerëzit e zakonshëm kaq e dobëtdhe qaramane, kaq e speciali-zuar dhe elitiste dhe mbi të gjithakaq e mërzitshme. Mendoj se edi përse filozofët modernë nukguxojnë ta ngrenë këtë, më tëmadhen pyetje: sepse ata nukkanë një përgjigje për të. Ka njëgropë kaq të madhe sa vetëmkuraja e një ekzistencialisti, osebesimi i një ateisti mund tambushë...”,.(vijon në numrin e ardhshëm)

(vijon nga faqja 9)

Mungesa e qëllimit eka bërë jetën pa gëzim,sepse kjo i heq asaj vetëtharmin e jetës. Duke hu-mbur qëllimin, fillojnëdhe humbasin edhe shu-më gjëra të tjera që mundtë dukeshin si të dhëna,por që në fakt janë pjesëe vlerave të formuaranga një kulturë që ka njëqëllim në jetë dhe njëmendim të kultivuar tërealizimit të këtij qëllimi.

Page 11: gazeta mars 2007 - Kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve

MARS 2007 NGJALLJA 11

Nga urtësiae Etërve të shkretëtirës

Ava Pafnuti, dishepull i ava Makarit thoshte: “Kam luturatin tim duke i thënë: “Më thuaj një fjalë.” Ai m’upërgjigj: “Mos i bëj keq asnjë njeriu dhe mos gjykoaskënd. Vepro kështu dhe do të shpëtohesh.”

Tregonin për ava Makarin e madh që ishte një “engjëllmbi tokë”, sepse ashtu si Zoti mbulon botën, ava Makarimbulonte gabimet, i shikonte ato si të mos i shikonte, idëgjonte sikur të mos i dëgjonte.

Ava Iperekio ka thënë: “Ai që nuk zotëron gjuhën e tijnë moment zemërimi, nuk do të zotërojë as pasionet etij. Vlen më mirë të hash mish dhe të pish verë, sesa tëkafshosh me shpifje mishin e vëllait tënd”.

Ava Ori ka thënë: “Në çdo provë mos qorto asnjë njeri,por vetëm veten tënde duke thënë: Kjo ndodh për shkaktë mëkateve të mia”.

I njëjti atë ka thënë: “Sa herë një mendim kryelartësieapo krenarie të pushton, kërko me ndërgjegjen tëndetë shikosh nëse i ke ruajtur të gjitha urdhërimet, nëse ido armiqtë e tu, nëse gëzohesh me arritjet e të tjerëvedhe trishtohesh për humbjet e tyre, nëse e konsideronveten si një shërbëtor të padobishëm dhe më mëkatarine të gjithëve. Dhe gjithashtu mos krijo ide të larta përveten sikur të kesh arritur gjithçka, ta dish se ky mendimshkatërron çdo gjë”.

Ava Joani thoshte se: “Shenjtorët i ngjajnë një kopshti,pemët e të cilit kanë fruta të ndryshme, por që të gjithai ujit i njëjti ujë. Tjetër aktivitet ka një shenjtor, tjetër kanjë shenjt tjetër, por është vetëm një frymë që veprontek ata”.

Ava Pimeni ka thënë: “Tek një njeri që zemra jote nukka besim të plotë, mos i beso ndërgjegjen tënde”.

Ava Sisoi thoshte: “Nëse dikush kujdeset për ty, nukduhet që ti t’i japësh urdhra”.

Oshënare Singlitikia ka thënë: “Ashtu siç është epamundur të ndërtojmë një anije pa gozhdë, në të njëjtënmënyrë është e pamundur të shpëtohemi pa përulësinë”.

E njëjta ka thënë: “Ashtu siç është e pamundur të keminë të njëjtën kohë bimë dhe farën, ashtu është epamundur për aq sa na rrethon lavdia e botës tëprodhojmë fryt qiellor”.

E njëjta shenjtore ka thënë përsëri: “Le të jemi vigjilentë;sepse nëpërmjet shqisave, edhe pse ne nuk duam,hajdutët depërtojnë. Si do të mund të mos ndotej njështëpi prej tymit që vjen nga jashtë kur dritaret janëhapur?”.

Kupolat e arta të këtij manastiri ngrihenmadhështore mbi qytet. Ato kanë domi-nuar mbi kryeqytet për një mijëvjeçar, portashmë manastiri po rrënohet për shkak tëshiut, borës dhe neglizhencës njerëzore. Si

Në foto: Një priftorthodhoks grek afërikonës së rizbuluar tëShën Joan Pararendësit,gjatë prezantimit që iubë asaj në Ministrinë eKulturës, Athinë, 28shkurt. Ajo daton vitin1646 dhe është krijuarnga ikonografi EnauilTzanes. Identiteti i saj uzbulua pasi specialistëte Kishës hoqën fletën eargjendtë që mbulonteshumicën e ikonës.

Patriarku i Kishës Ortho-dhokse të Gjeorgjisë ishtepër një vizitë zyrtare nëMoskë, ku u takua mePatriarkun Aleksei II. Ataafirmuan miqësinë midisdy popujve, pavarësishtnga tensionet politike tëviteve të fundit.Në foto: Dy primatët du-ke biseduar në Katedra-len e Krishtit Shpëtimtar.

Nga bota e krishterëManastiri i “Shpellave”, Kiev

murgjit ashtu dhe specialistët bien dakordse tashmë ai ndodhet në rrezik të madhdhe kërkojnë ndërhyrje urgjente për të mbro-jtur kompleksin shumëshekullor, që njihetnë Ukrainë me emrin Pechersk Lavra.

Një ikonë e rizbuluar

Patriarku gjeorgjian viziton Moskën

Page 12: gazeta mars 2007 - Kryesore · e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë-rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim-tarëve

12 NGJALLJA MARS 2007

Manastiri i Cepos, ose i Gurit të LartëManastiri i Cepos, ose i Gurit të

Lartë (Ipsilis Petras) ngrihet në njëlartësi, prej nga hapet një pamje egjerë e luginës së lumit Drino.

Nga manastiri kanë mbetur ve-tëm kisha dhe një konak, të cilatparaqitnin dëmtime serioze të struk-turave konstruktive, që i kishin çuarnë një gjendje, e cila mund të quhejkatastrofike.

Kisha është tipit bazilikal mekupolë. Përbëhet nga naosi dheambienti i altarit. Nuk ka narteks,as hajat. Në anën perëndimore ru-hen gjurmë murature, të cilat mund

të kenë qenë të narteksit ose të ha-jatit. Naosi është trenefësh, i mbu-luar me një sistem harqesh e kalo-tash sferike.

Konaku është ndërtuar në anënlindore të kishës. Është një ndër-tesë me zhvillim gjatësor dykatëshedhe me nga dy ambiente në çdokat. Gjurmë murature në anën jugo-re dëshmojnë për vazhdimin e ndër-tesës në këtë anë.

Kompozimi planimetrik i kona-kut është i zakonshëm për ndërti-met monastike: Në pamjen ballorezhvillohet një hajat i hapur, ku dalin

dyert dhe dritaret e dhomave të ka-tit. Në katin përdhe hajati mbështe-tet mbi një sërë galerish të vazhdu-eshme dhe të mbuluara me qemerëcilindrikë.

Gjendja në të cilën ndodhej mo-numenti kërkonte ndërhyrje të me-njëhershme konsoliduese dhe res-tauruese për ta shpëtuar atë ngarrënimi i plotë.

Me porosi të veçantë të Kryepi-skopit Anastas, Bërthama e Tra-shëgimisë Kulturore përgatiti pro-jektin e ndërhyrjeve restauruese.Pas kësaj Kryepiskopi akordoi edhe

fondin për punimet dhe ndërhyrjetrestauruese në manastir.

Rikthimi i qëndrueshmërisë sëkonstruksionit u realizua me mëny-rat tradicionale dhe të zbatuara gje-rësisht në monumentet e tjera tëtë njëjtit karakter, siç janë fugatimetdhe injektimet.

Me përfundimin e punimeve tërestaurimit u bë e mundur shpëtimii monumentit, si dhe iu riktheu bano-rëve të gjithë zonës simbolin e her-shëm të tyre, manastirin e Cepos.

Ark. Rest. Joan Stratobërdha

Nga 15-18 shkurt, në Lutherstadt-Wittemberg,Gjermani, u zhvillua takimi i stadit të tretë të di-alogut ekumenik, në rrugën drejt Asamblesë sëTretë Ekumenike Evropiane, që do të mblidhetnë shtator në Sibiu, Rumani. Në takim merrninpjesë 150 përfaqësues nga 44 vende, anëtarëtë Konferencës Evropiane të Kishave dhe Kë-shillit të Konferencës Evropiane të episkopëveromanokatolikë. Takimi u hap me një ceremoninë katedralen historike të qytetit, për të vazhduarmë pas në mjediset e Universitetit. Wittembergu,qyteti i veprimtarisë ka edhe një kuptim simbolik,sepse është qyteti i Martin Luterit.

Kjo asamble është e konceptuar me 4 taki-me-stade paraprake përgatitore, si një lloj pele-grinazhi shpirtëror simbolik mes kishave të ndry-shme të kontinentit tonë. Stadi i katërt do të je-të vetë Asambleja e Sibiut, nga 4-9 shtator, mepjesëmarrjen e 2500 delegatëve, të cilët do tëmblidhen për herë të parë në një vend me shu-micë orthodhokse.

Tema e takimit ishte: “Duke rizbuluar dhu-ratën e dritës që përbën Ungjilli i Krishtit për

“Drita e Krishtit shndrit mbi gjithçka”Evropën e sotme”. Ndër temat e diskutuaraishin edhe: “Shekullarizimi si një sfidë përEvropën”, “Përvojat ekumenike dhe shqetë-simet e sotme”, “Cili është vizioni për Evropëne sotme, duke u përgatitur për Sibiun”, “Pajtiminë Evropë” etj.

Një ngjarje e veçantë ishte takimi me Presi-dentin e Republikës Federale të Gjermanisë, më

16 shkurt, z. Horst Koler. Gjithashtu, programipërmbante takime me kishat lokale, vizita nëvende historike etj.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisëishte e përfaqësuar në këtë veprimtari ngaKryepiskopi Anastas, i cili është edhe zëvendës-president i Konferencës Evropiane të Kishave,që ishte bashkëorganizatore e takimit.

KryepiskopiAnastas

mespjesëmarrësvenë veprimtarigjatë vizitës

në katedralenhistoriketë qytetit.