metoda riciklim pdf

66
Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane Vlerësim Mjedisi, Energji, Natyrë m env roup G M.sc. Marianthi GURI REDUKTIM, RIPERDORIM, RICIKLIM 3R METODA EKOLOGJIKE TË TRAJTIMIT TË MBETJEVE URBANE Ky libër u bë i mundur të botohet në sajë të financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Në emër të Shoqates “Menv group” dhe si autor të këtij libri kemi kënaqësinë t’iu shprehim mirënjohje të thellë. TIRANË, NENTOR - 2008 M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 1

Upload: mario-diamanti

Post on 06-Sep-2014

857 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

VlerësimMjedisi, Energji, Natyrë

menv roupG

 

M.sc. Marianthi GURI

REDUKTIM, RIPERDORIM, RICIKLIM 3R

METODA EKOLOGJIKE

TË TRAJTIMIT TË MBETJEVE URBANE

Ky libër u bë i mundur të botohet në sajë të financimit të

Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Në emër të Shoqates “Menv group” dhe si autor të këtij libri kemi kënaqësinë 

t’iu shprehim mirënjohje të thellë.   

 

TIRANË, NENTOR - 2008

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 1

Page 2: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

 

 

  Ky botim bazohet nё rezultatet e projektit “Pregatitja  e  katalogut  praktik ”Sistemi Industrial Ekologjik i Menaxhimit tё Mbetjeve Bashkiake—SIEMMB” tё realizuar nga Drejtuesi i projektit M.sc. Marianthi GURI, me pjesёmarrjen e specialistёve shqiptar, si dhe me pёrkrahjen e vazhdueshme tё Drejtorisë së Kerkimeve Shkencore, pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkences. Projekti u mbёshtet me financim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nё kuadrin e POGRAMIT KOMBËTAR PËR KËRKIM E ZHVILLIM (PKKZH).

I gjithë ekipi e ka konsideruar këtë projekt si një sfidë reale, jo vetëm për zhvillimin e moduleve aplikuese të të mësuarit të studentëve të Inxhinierise së Mjedisit, por për të gjitha nivelet e qeverisjeve vendore të Shqipërisë. Paralelisht, projekti hap drejtime të reja për menaxhime të mëtejshme dhe njeherazi shërben si manual për zbatimin e metodave ekologjike të trajtimit mbetjeve urbane në të gjitha nivelet e qeverisjeve lokale dhe qendrore. Koha është për të bërë një zhvillim ndryshe, më të fokusuar, më të koordinuar dhe më të përgjegjshëm. Besoj se objektivat e MSA sigurojnë një mundësi për të bërë pikërisht këtë. Ne shpresojmë se ky botim do të jetë një burim me vlerë për të gjithë palët e interesuara. Ky libër ka për qëllim të jetë i një drejtimi, shëmbull i evolucionit të kohës së fundit në Ekomenaxhimin e Mbetjeve Urbane në kontekstin e Bashkimit Evropian. Autori

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 2

Page 3: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

PËRMBAJTJA PARATHËNIE......................................................................................................................4 

HYRJE....................................................................................................................................5 

I. ADMINISTRIMI AKTUAL I MBETJEVE URBANE NË SHQIPËRI.... .....................6 

1.1. Administrimi aktual………………………………………………………………………………………….…6 

1.2. Konstatimet…………………………..……………………………………………………………………….….6  

II. METODAT EKOLOGJIKE TË TRAJTIMIT TË MBETJEVE URBANE…….…........8 

2.1. Metodat ekologjike të trajtimit të m.u. sot në botë …………………………………………………….…...8 

2.2.Pozicioni dhe rëndësia e 3R në hierarkinë e trajtimit të Mbetjeve urbane…....………………………….9  

III. TRAJTIMI EKOLOGJIKO‐EKONOMIK.......................................10 

  3.1. Reduktim i mbetjeve………………………………………………………………………………………….10 

3. 2. Riperdorimi i mbetjeve………………………………………………………………………………….....…11   

IV. RICIKLIMI .......................................................................................12 

4.1.Të përgjithëshme.................................................................................................................................................12. 

4.2. Përfitimet nga Riciklimi në përgjithësi...........................................................................................................12 

V. LLOJET E MATERIALEVE TË RICIKLUESHËM.....................................................14 

 5.1. Të pëgjitheshme………………………………………………………………………………………..…..…..14 

5.2. Llojet e materialeve të riciklueshme……………………………………………………………………...….15  

VI. ZHVILLIMI I NJË PROGRAMI RICIKLIMI.............................................................20 6.1.Të përgjithëshme..................................................................................................................................................20 

6.2. Karakteristikat e Riciklimi...............................................................................................................................21 

6.3.Vlerësimi i Tregjeve dhe Zhvillimi i Strategjive të Tregëtimit të Riciklimeve…………..…..........…..21 

6.4. Tiparet strukturale…………………………………………………………………………….………............22 6.5. Vlerësimi dhe Zgjedhja e Teknologjive të Trajtimit…………………………………….……….............24 6.6. Mënyrat e mbledhjes së riciklimeve……………………………………………………..…...........……….26 

 VII. QENDER TRAJTIMI DHE STOKIMI PER RICIKLIMIN.....................................34  

VIII.  PROGRAMI PËR RICIKLIMIN E MBETJEVE URBANE...................................39 

8.1 Te pergjithshme……………………………………………………………………………………….…………39 8.2. Fazat e programit pёr mbёshtetjen e riciklimit tё mbetjeve...........................................................39  8.3. Elementet e Programit të riciklimit tё mbetjeve............................................................................................... 40 8.4. Siguria publike…………………………………………………………………………………………………..42 8.5. Tregjet për materialet e ricikluara……………………………………………………………………………..43  

 IX. PROGRAM INFORMIMI PËR PUBLIKUN.............................................................44 

9.1. Inkurajimin e Tregut që të punojë për Mjedisin………………………………………………….…………...44 9.2. Bashkëpunimi miqësor me sipёrmarrjet private…………………………………………………….……..…44 9.3. Gjetja e rrugëve të reja duke punuar pranë tregut nëpermjet biznesit dhe konsumatoreve……….………46 9.4. Perfshirja e qytetareve dhe ndryshimi i mёnyrës së të sjellurit………………………………………………47  

 X. POLITIKAT PËR TË FUQIZUAR TREGUN PËR RICIKLIMET.............................49  

1   0.1. Politika më e mirë për të stimuluar riciklimin…………………………………………………………………49

XI. RICIKLIMI I MBETJEVE NË VENDET E ZHVILLUARA....................................... 51  

11.1. Te pergjithshme................................................................................................................... .51   11.2. Efekshmeria e riciklimit…………………………………………………………………………………..……53 11.3. Modelet e zakonshme…………………………………………………………………………………….……..54

PËRKUFIZIM TERMASH .................................................................................................................. …….56 

LITERATURA................................................................................................................... 58 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 3

Page 4: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

 Parathënie  

 

Njё ambient  i pastër dhe  i shёndetshёm ёshtё pjesё dhe ngastër e begatisë dhe cilësisë sё 

jetёs, qё ne dёshirojmё pёr vehten tonё tani dhe pёr fëmijёt tanё nё tё ardhmen. Shkallët që 

ngjisim e zbresim përditë në pallatin tonë, rrugët e shtëpisë, oborri i shkollës, përtej qytetit 

etj.,  kërkojnë  dashuri  e  kujdes  prej  nesh,  në mënyrë  që  të  bëhen  për  ne mjedisi,  ku  të 

bashkëjetojmë  me  ajër  të  pastër,  ushqim  të  shëndetshëm,  duke  u  kthyer  në  hapësira 

mikëpritëse të bashkëjetesës tonë qytetare. 

 

Mbeturinat nuk janё vetёm gjёra tё cilat ne nuk na nevojiten mё, as gjёra qё na mbesin nga 

prodhimi  i mallrave  tё ndryshme. Ato  janё edhe gjёra me  tё cilat ne mund  të përfitojmë. 

Eliminimi  i mbeturinave urbane përbën një hallkë  jetike në konceptin fillim‐përfundim të 

menaxhimit të mbeturinave urbane. Theksi i tanishëm mbi parandalimin e ndotjes, si dhe 

zhvillimi  i  teknologjive  të  trajtimit  ka  si  rezultat  pakësimin  e  volumit  të  mbeturinave 

urbane,  të  cilat  duhet  të  eliminohen. Volumet  e mbeturinave  janё  parashikuar  tё  rriten 

vazhdimisht  pёrderisa  mos  tё  merren  veprime  qё  ta  zgjidhin  këtë  problem.  Të  gjithë 

prodhojnë  mbetje.  Sasia  e  përgjithshme  e  tyre  rritet  çdo  vit  me  3%.  Parandalimi  i 

mbeturinave do  të  jetë një element kyç  i një politike  të  integruar. Masa  të  forta  fillimisht 

nevojiten për të nxitur ripёrdorimin (reuse), zvogëlimin (reduction) dhe riciklimin (recycle) 

dhe përpunimin e mbetjeve, e cila quhet ndryshe edhe “hierarkia e mbetjeve”. 

 

Riciklimi  i  mbetjeve  është  një  mundësi  ekologjike  dhe  fitimprurëse  në  menaxhimin  e 

mbetjeve ndaj mundësive të tjera, si landfill (vendgroposje) ose incenerim (djegie). Edukimi 

i qytetarëve për të reduktuar, ricikluar mbetje urbane nuk është zgjidhja e plotë, por është 

një  fillim  i mbarë.  Riciklo  për  të  kursyer  energji, material,  sipërfaqe…..!  Sistemimi  i 

Mbetjeve  Bashkiake  është  kryer  dhe  vazhdon  të  kryhet,  në  mënyrë  primitive.  Ato 

shkarkohen në vende  të papërshtatshëm  e  të ndaluara. Aktualisht, në vendin  tonë  ende 

nuk po kryhet ndonjë lloj ndarje apo trajtimi. 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 4

Page 5: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Foto – 1. Pamje nga djegia në vendhedhjen e mbetjeve urbane të Durrësit

 

Hyrje  

Administrimi i Integruar i Mbetjeve Urbane është një proçes tërësor me shumë hallka dhe 

opsione, që synon një mjedis sa më  të pastër e me ndikim sa më minimal  të mbetjeve në 

mjedisin përreth dhe në shëndetin e njeriut. Palanifikimi i një sistemi reduktimi, riperdorimi 

dhe  riciklimi  efektiv kërkon një  arritje  sistemi. Vendimet  rreth koleksionimit, marketingut, 

dhe procesit  të  riciklimit  janë  të  lidhur me njëri‐tjetrin. Të marrësh një vendim  rreth një 

elementi të programit të riciklimit pa marrë parasysh efektin e vendimit ndaj elementëve të 

tjerë mund të çojë drejt një programi jo efektiv dhe të shtrenjtë, me një kritikë të shtrirë tek 

publiku dhe një pjesëmarrje  të dobët. Meqënëse publiku  (qytetarët,  familjet dhe bizneset) 

duhet  të  mbështeten  në  pjesëmarrje  duke  ndarë  një  përqindje  të  lartë  të  riciklimit  të 

materialeve  te  papërmbajtur,  programi  duhet  të  jetë  i  planifikuar  në  përputhje  me 

leverdinë  dhe  mbështetjen  e  publikut,  si  objektiv  kryesor.  Që  të  sigurojë  sukses,  një 

program i bashkuar riciklimi duhet të zhvillohet në një stil të bashkërenduar.  

 

Së pari, bashkitë duhet të vendosin se cilët materiale duhet të riciklohen, duke u bazuar në 

një analizë të vëllimit të materialeve të riciklueshëm të komunitetit, që mund të kthehen në 

funksionin  e  riciklimit  dhe  tregtueshmerinë  dhe  ekonominë  mbajtjëse  të  këtyre 

materialeve.  Kur  bëhen  të  njohura  se  cilët materiale  do  të  koleksionohen  dhe  në  çfarë 

volumi,  vendosen  mënyrat  e  koleksinimit,  procesi,  çmimi  i  procesit  dhe  hapësira  e 

grumbullimit.  Nevojat  e  blerësve  të  fortë  do  të  ndihmojnë  vendosjen  e  llojeve  dhe  të 

paisjeve për procesin. 

 

Së  dyti,  programi  i  riciklimit  duhet  planifikuar,  që  të  plotësojë  kushtet  e  riciklimit  të 

bazuara në legjislacion specifik të procesit për zhvillimin dhe funksionimin e programit te 

riciklimit. Riciklimi siguron një mundësi për bashkpunimin midis publikut dhe sektorëve 

privatë.  Qëllimi  i  këtij  libri  është  që  të  njihen  dhe  studjohen  metodat  e  Reduktimit, 

Riperdorimit  dhe  Riciklimit  (3R)  të  mbetjeve  urbane  për  funksionimin  e  tyre,  si  edhe 

përcaktimin e masave për eliminimin e defekteve, sygjerimin e përmirësimin e teknologjisë 

në  përdorim  të  materialeve  si  lëndë  e  parë,  krijim  të  lehtësirave  fiskale,  si  dhe 

rekomandime  për  pregatitjen  e  disa  “amendamenteve”,  që  ndihmojnë  direkt  në  këto 

procese.  

 

Falenderime 

Falenderojmë Ministrinë  e Arsimit  dhe  Shkences,  Tiranë  për  lehtësirat  që  ka  krijuar  në 

fushën e bashkëpunimit, me mbështetjen  financiare për kryerjen dhe botimin e këtij  libri. 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 5

Page 6: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Falenderojmë  specialistë  jo  vetëm  të  kësaj  Ministrie,  por  edhe  biznesin  privat  dhe 

koleksionistёt e parё, tё angazhuar me riciklimin e plastikës, letrës, duke kontribuar për një 

kryerje e realizim të riciklimit të mbetjeve, një problem i madhë sot në Shqiperi. 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 6

Page 7: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

I. ADMINISTRIMI AKTUAL I MBETJEVE URBANE NË SHQIPËRI

1.1. Administrimi aktual 

Vend‐hedhjet janë pika kryesore të grumbullimit të plehrave, sot në Shqipëri dhe pika më 

problematike  në  vendin  tonë.  Pjesa më  e madhe  e mbetjeve  urbane,  si  dhe mbeturinat 

spitalore grumbullohen dhe digjen në gjëndje  të  lirë. Mbetjet  e ngurta duke u djegur në 

gjendje  të  lirë  ndotin  ajrin  nëpërmjet  prodhimit  të  erërave mbytëse.  Tymi  dhe  erërat  e 

këqija përhapen në një largësi me reze deri 5 km (Foto‐6,8). Nga vend‐hedhjet çlirohet gaz 

metan  dhe  grimca  pluhuri  me  përmbajtje  metalesh  të  rëndë,  si  dhe  përberje  të  tjera 

inorganike dhe organike si dioksina, furane (UNEP. 2000). Në një mostër ajri të marrë nga 

UNEP‐i  janë gjetur derivate  të benzenit, gazra  të  efektit  serrë dhe  ferone. Pra, kushtet  e 

cilësisë  së  ajrit  në  vend‐hedhjet  paraqesin  kërcënime  serioze  për  banorët  rreth  këtyre 

zonave.  

 

 Foto 2.  Nuk kryhet asnjë lloj përpunimi         

 

1.2. Konstatimet 

Nga studimi  i Vlerësimit  të Mundësive  të Riciklimit  të Mbetjeve  të realizuar nga Shoqata 

“Menvgroup” me finacim të Ministrisë së Mjedisit, është vlerësuar përbërja mercelogjike e 

mbetjeve urbane (skema 1) dhe që nga kjo përbërje vetëm 2% e mbetjeve totale tё plastikёs 

janë duke u ricikluar. Në Shqipëri ekzistojnë rreth 80 linja të riciklimit të polietilenit PE për 

prodhimin  e  plastmasit  të  serrave,  qeseve  plastike  për  ambalazh,  PVC=shapka  plastike, 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 7

Page 8: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

rzervuarve  të  ujit,  vazo  lulesh,  tubacine,  thasë  për  fabrikat  e  këpucëve  etj.  Fabrikat  e 

riciklimit të plastikës ndodhen në Durrës, Shkodër, Elbasan, Tiranë, Fier, Lushnje etj. 

Mungesa e informimit të publikut në problemet e menaxhimit tё mbetjeve sipas hierarkisё 

ka sjellё pamjaftueshmëri tё njohurisë përreth ku, kur, pse dhe sa mbetje njerëzit prodhojnë 

në shtëpitë e tyre, dhe cilat janё mёnyrat e mbledhjes pёr tё lehtёsuar riciklimin e mbetjeve 

nё  tёrёsi.  Domosdoshmёria  e  dhënies  së  informacionit  për  përfitimet  mjedisore  të 

Rreduktimit,  Riperdorimit,  Riciklimit,  arritjen  e  sistemit  të  riciklimit,  mёnyrat  e 

grumbullimit tё mbetjeve ështё një nga mënyrat, për të rritur pjesëmarrjen e komunitetit në 

kotributin e proçesit tё riciklimit.  

 

Përveç mungesës  së  informacionit dhe  të një  tradite, e  cila vjen dhe  si pasojë e kohës  së 

shkurtër  të  bashkëjetesës  së  banorëve,  prejardhjet  e  ndryshme  kulturore,  mungesat  e 

koshave  të ndarë, heqja  jo e  rregullt e plehërave, ndikojnë dhe bëjnë  të pa  realizueshme 

zhvillimin  e  Reduktimit,  Riperdorimit  dhe  Riciklimit.  Këto  metoda  ofrojnë  zgjidhje 

mjedisore  të  integruara  me  zgjidhjen  ekonomike,  duke  iu  përmbajtur  parimeve  të 

menaxhimit  të  integruar  të mbetjeve  urbane,  uljen  e  sasisё  sё mbetjeve  dhe  njohjes  së 

praktikës më të mirë. 

10

4

14

20.811.8

2.3

17.9

18.4

Letër

Tekstil

Plastikë

Jo Solide

Qelq

Metale

Inerte

Tjetër

Skema 1.  Përbërja në % e mbetjeve në Shqipëri (viti 2006)

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 8

Page 9: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

II. METODAT EKOLOGJIKE TË TRAJTIMIT TË MBETJEVE

URBANE

2.1. Metodat ekologjike të trajtimit të M.U. sot në botë

Sot në botë aplikohen disa metoda për trajtimin e mbetjeve të ngurta urbane të cilat ndahen 

në 2 grupe të medha: 

 

A. Trajtimi ekologjiko‐ekonomik 

B. Trajtimi industrial 

 

Në trajtimin ekologjik përfshihen (Skema ‐ 2): 

1. Reduktim (strategji europiane) 

2. Riperdorim 

3. Riciklim 

4. Kompostim 

5. Vendgroposje e Kontrolluar (Landfill) 

 

Që të gjitha së bashku kontrollojnë 85% të trajtimit të MNU në botë. Në trajtimin industrial 

përfshihet: 

• Furra termike ‐ incenerator që kontrollon 10‐15% të trajtimit të MNU 

• Piroliza 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 9

Page 10: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

                            Skema 2. Trajtimi Ekologjik sipas Hierarkis së Mbetjeve 

Lënda e parë

Aktivitetet

Mbetjet

Riciklimi

Mbeturinat

Perpunimi i mbeturinave

Kompostimi

Groposje

Ripërdorim

Reduktim

Incinerimi

2.2. Pozicioni dhe Rëndësia e 3R në hierarkinë e trajtimit të M. U.   

Administrimi  i  Integruar  i Mbetjeve Urbane  (Skema 5) është një proces kompleks e  tërësor 

me  shumë hallka dhe opsione, dhe  jo  thjesht  si proces vend depozitimi  të  tyre në vend 

groposje  të kontrolluar  inxhinierike  (landfill). Administrimi dhe menaxhimi  i  integruar  i 

mbetjeve urbane përfshinë: 

  

Reduktim te mbeturinave që në burim; 

Ndarje, vend depozitime familjare; 

Riperdorim te mbeturinave; 

Mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave; 

Riciklimin jashtë vendit të grumbullimit; 

Trajtimin primar të mbeturinave (biologjik, kimik/trajtim fizik, kompostim); 

Verifikimin e sistemit për transportin dhe venddepozitimin e mbeturinave urbane 

Karakteristikat e mbeturinave urbane 

Vend depozitim përfundimtar (landfill); 

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 10

Page 11: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Burim

Standartet MjedisoreFurnitori

Transporti

Riciklimi i lëndëve të zbërthyeshme

Prodhim

Magazinim

Manaxhimi i Lëndëve

Shërbimi i Trajtimit

Hedhje

Heqje

SkemëZhvillimi

Studim TreguMarketing

Riciklim

InformacionInformacioni i Prodhimit

Skema 3 Pozicioni i Riciklimit në sistemin e qarkullimit të Mbetjeve

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 11

Page 12: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

III. TRAJTIMI EKOLOGJIKO-EKONOMIK

3.1. Reduktim i mbetjeve Zvogëlim  në  burim  do  të  thotë  të  pakësosh  sasinë  ose  toksicitetin  e  mbeturinave  të 

prodhuara që në burimin prodhues të tyre. Reduktimi në burim është mënyra e vetme dhe 

më  efektive për  të menaxhuar mbeturinat pa  kosto, duke  reduktuar  efektet  e dëmshëm 

rrjedhimisht  edhe  toksicitetin  e  mbeturinave.  Një  sistem  industrial  ekologjik  është  i 

suksesshëm,  nëse  redukton  nevojën  për materiale  nga  burime  të  virgjër. Një  pikësynim 

tjetër  duhet  të  jetë  implementimi  i  proceseve  që  eliminojnë  përdorimin  e  substancave 

toksike si p.sh metalet e rëndë që nuk  janë të biodegradueshëm dhe që  janë kërcënim për 

ambjentin atje ku shkarkohen. Strategjitë për reduktimin e materialeve të përdorur duhet të 

udhëhiqen nga  teknologjia, ekonomia dhe rregulli. Rrugët kryesore, në  të cilat konsumi  i 

materialeve reduktohet janë: 

 

Dematerializimi, që nënkupton përdorimin e më pak lëndës së parë për një produkt 

të caktuar. 

Zëvendësimi, që nënkupton përdorimin e një materiali të bollshëm në natyrë dhe të 

sigurt për ambientin në vend të një materiali deficitar dhe/ose toksik. 

Ripërdorimi i produkteve/materialeve (përdorimi disa herë i qeseve plastike). 

Rritja e jetëgjatësisë së produkteve (p.sh. bateri të rikarikueshme). 

Riciklimi. 

Nxjerrja e materialeve të dobishme nga mbeturinat (Komposti i mbetjeve organike). 

 

Kjo metodë është efektive veçanërisht në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave të kopshteve 

(parqeve,  lëndinave),  rrjedhimisht banorët do  të zgjedhin  të menaxhojnë këto mbeturina 

duke i reduktuar, në mënyrë që të evitojnë pagesën e taksës për mbledhjen dhe trajtimin e 

këtyre mbeturinave.  Reduktim i mbetjeve do  të  thotë që  të mos  lejojmë  lindjen  e mbeturinave. Kjo paraqet një 

mbrojtje aktive  të mjedisit, ndërkohë që grumbullimi dhe  trajtimi  i malit  të mbeturinave 

është vetëm një nevojë edhe pse e domosdoshme. Zakonet tona të blerjes ndikojne direkt në 

lindjen dhe përbërjen e mbeturinave. Duke i parë në këtë plan, vendimet tona për të blerë 

janë  gjithmone  vendime  pro  ose  kundra  mbrojtjes  së  mjedisit  apo  dhe  evitimit  të 

mbeturinave. Evitimi  i mbeturinave  është masa  e vetme për përballimin  e mbeturinave. 

Marrja  me Reduktimin e  mbeturinave  nga  njëra  anë  sjell  një  njohuri  mbi  problemet  e 

mjedisit dhe nga ana tjeter dhe një ndjenjë përgjegjësie për ambjentin tonë. 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 12

Page 13: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Reduktimi i mbetjeve do të thotë: 1. Blejrjen në mënyrë të ndërgjegjëshme për mjedisin 

     (kursimi i paketimeve);  

2. Prodhimin e vet produkte ( p.sh. kos);  

3. Zgjedhjen e paketimit të ricikluar; 

4. Kursimin e energjisë, ujit, kimikatet; 

5. Mos flakjen e artikujve; 6. Zgjedhjen e produkteve me paketim minimal;  7. Reduktimin e qeseve plastike për të hedhur tutje, duke e zevendesuar me çantë 

pazari shumë përdorëmshe në supermarket; 8. Ripërdorimi i poçeve të kosit për të rritur lulet;

3. 2. Riperdorimi i mbetjeve  

Është  rikthimi  i  mbeturinave  nëpërmjet  qarkullimit  në  lëndë  të  parë  natyrore  (p.sh. 

nëpërmjet  kompostimit),  ose  riciklimit  (p.sh.  për  përftimin  e  lëndëve  të  dyta  ose  të 

energjisë), si edhe mbeturina të cilat me një shpenzim të vogël mund të përdoren sërisht. 

 

Ripërdorimi = Recycling në një kuptim më të ngushtë (përkufizim)  

Grumbullimi i veçuar si dhe pregatitja e mbeturinave për ti përdorur sërisht; Përdorimi ose 

për një qëllim origjinal  ( p.sh një  fletç druri  (që përdoret në kuzhinë për prerjen e qepës, 

domates) për kuti, një qelq  i vjeter për një qelq  të ri) ose për një përdorim të dytë me një 

pretendim cilësie më të ngushtë (p.sh hekurishte për furrnaltat). Ripërdorimi qëndronë në 

mundësinë  e  perfshirjes  së materialeve  të  vjetra. Riperdorimi  fillon me  grumbullimin  e 

veçuar të materialeve të vjetra në shtepi ose në ndërmarje.  

 

Ripërdorimi  p.sh.përdorimi  i  tullave  të  një  godine  të  shembur  për  të  ndërtuar 

dekoracione ose ndonjë godinë më të vogël. 

Riparimi  mundëson  një  produkt  për  një  jetëgjatësi  më  të  madhe.  Makineritë 

zakonisht  riparohen  shumë  herë  gjatë  jetës  së  tyre.  Por  në  disa  raste makineritë 

shumë  të  sofistikuara  janë  të veshtira për  t’u  riparuar dhe këto kosto  të  larta dhe 

vështirësi riparimi kushtëzojnë hedhjen poshtë të tyre 

Riprodhimi  ‐  Industria  e  automobilave  është  shembulli më  konkret,  ku  pjesë  të 

përdorura të një makinerie përdoren për të riprodhuar pjesë të një makinerie tjetër. 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 13

Page 14: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

IV. RICIKLIMI  

 

 4.1. Të pëgjitheshme  

Riciklimi është një seri aktivitetesh, që përfshijnë:  

grumbullimin,  

ndarjen, 

dhe  procesin  e  kthimit  për  përdorim  të mbetjeve  si  lëndë  e  parë  në  procesin  e 

prodhimit të produkteve te dobishme, duke kursyer energji.  

 

Riciklimi  është  një  pjesë  shumë  e  rëndësishme  e  qëndrueshmërisë  së  hierarkisë  së 

menaxhimit të mbetjeve. Theksi  i tanishëm mbi parandalimin e ndotjes, si dhe zhvillimi  i 

teknologjive  të  trajtimit  të mbetjeve  ka  si  rezultat  pakësimin  e  volumit  të mbeturinave 

urbane  për  të  ricikluar  100%.  Parandalimi  i  mbeturinave  është  një  element  kyç  dhe 

realizohet  duke  nxitur  riciklimin  e  mbetjeve.  Riciklimi  nënkupton  atë  proçedurë,  me 

ndihmën e së cilës materialet e vjetra dhe mbetjet përgatiten në mënyrë që ato të mund të 

përdoren në një prodhim të ri (material‐recycling) ose në aparate të përshtatshme djegëse 

për  përftimin  e  energjisë  nëpërmjet  djegies  (energji‐recycling).  Riciklimi  është  proçes  i 

ripërpunimit të Mbetjeve në një prodhim të ri, me dhe pa ndryshuar strukturën kimike të 

materialit.  

4.2. Përfitimet nga Riciklimi në përgjithësi

‐  Zvogëlon nevojën për hapësira të landfilli‐it;  

∙  Kursen taksat;  

∙  Kursen harxhimin e energjinë me 2/3..;  

∙  Zvogëlon ndotjen;  

∙  Mbron burimet tona të pamjaftueshme;  

∙  E bën botën një vënd të këndshëm për të jetuar;  

Riciklimi kontribuonë në togun e madh të mbetjeve, duke i ndarë që në shtëpi (Skema ‐ 4),  

njësi shitje e shërbimi ambulant! 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 14

Page 15: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

 Skema 4.  Ndarja  e mbetjeve ne shtepi

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 15

Page 16: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 16

Skema 5

Page 17: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

 

 

V. LLOJET E MATERIALEVE TË RICIKLUESHËM 5.1. Të pëgjitheshme Lista potenciale e materialeve  riciklues vazhdon  të  rritet, meqënëse zhvillimi  teknologjik 

bën që më shumë materiale të riciklohen, duke u klasifikuar dhe grupuar në katër kategori: 

 

1.  Kategoria  e  parë  konsiston  në  elementë  që  ndodhen  me  shumicë  dhe  në  sasi  të 

pakufizuar  në  produktet  e  konsumit.  Ushqimet  janë  një  shembull  i  këtij  produkti, 

sapunët  konsumohen  për  qëllime  pastrimi,  shkarkohen  në  tubat  e  shkarkimit  dhe 

precipiton si kripë e patretshme e kalciumit dhe përfundimisht biodegradon. Material 

të  kësaj  kategorie  të  riciklueshme  shkarkohen  në  natyrë  dhe  riciklohen  përmes 

proceseve  natyrorë  ose me  investime  fare  të  vogla  si  janë  p.sh  llumrat  e  ujërave  të 

ndotur urbanë të përdorur si pleh organik.  

2. Kategoria e dytë e materialeve të riciklueshme konsiston në elementë që nuk  janë me 

pakicë  por  të  përdorur  në  forma  të  ndryshme  pengojnë  riciklimin.  Druri  është  një 

shembull  tipik.  Të  paktën  ato  pjesë  drurësh  që  janë  përdorur  në  godina  që më  pas 

shëmben mund dhe duhen ricikluar. Shembulli më i mirë i kësaj klase është letra. Fibrat 

e  letrës mund  të  riciklohen mbi pesë  herë dhe  janë  të  një  natyre  të  tillë  që  lehtëson 

riciklimin. Më   tepër se 1/3 e produktit botëror të letrës është me origjinë nga riciklimi 

dhe ky fraksion do të rritet mbi 50% në dekadat e ardhshme. Shkaku kryesor i riciklimit 

të  letrës nuk është nevoja për dru për  të prodhuar  letër  të virgjër por nevojat në rritje 

për venddepozitimin e mbeturinave të letrës. Faktorët që komplikojnë riciklimin e letrës 

janë ngjitësat, bojrat, kapëset, yndyrërat dhe papastërti të tjera si edhe tendenca që kanë 

fibrat e letrës së ricikluar për t’u bërë më të shtrira, më pak të forta dhe më të thata sesa 

fibrat e sapoprodhuara nga drurët.  

3.  Kategoria  e  tretë  e materialeve  të  riciklueshm  konsiston  në  ata  elementë,  kryesisht 

metale,  rezervat  botërore  të  të  cilëve  janë  të  ulëta. Kromi,  platini  dhe  gjithë  grupi  i 

metaleve  të  çmuar  janë  shembuj  të  këtyre  elementëve. Duke  dhënë maksimiumin  e 

mundësive për riciklimin veçanërisht përmes mekanizmave me çmime të lartë duket se 

burimet natyrorë  të këtyre metaleve nuk do  të shterojnë në sajë  të  riciklimit në një  të 

ardhme të afërt. 

4. Kategoria e katërt e materialeve për t’u marrë në konsideratë në riciklim konsiston në 

pjesë  dhe  aparate  kështu  p.sh  pjesë makinerish  të  diskutuara më  sipër  (kategoria  e 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 17

Page 18: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

metaleve). Në shumë raste këto pjesë riparohen dhe ripërdoren edhe n.q.s kjo nuk është 

e mundur depozita për këto produkte, shërbejnë si pikë furnizimi për riciklimin. 

 

Materialet variojne nga vecoritë e  tyre për  riciklim,  si  letra, qelq, plastika, copa metalesh 

dhe  goma  të  shpërdoruara. Më  të  riciklueshmit  janë mbeturinat metalike  në  një  formë 

relativisht  të  pastër,  kështu metalet  shkrihen  dhe  ripërdoren  në  komponentë  të  tjerë  të 

dobishëm. Ndër materialet më pak të riciklueshëm janë polimerët e përzier apo përbërësit 

të  cilët  nuk mund  të  ndahen.  Kimia  e  disa  prej  polimerëve  është  e  tillë  që  një  herë  e 

formuar nga monomerët nuk mund të shpërbëhet dhe të riformohet në një formë tjetër të 

dobishme.  

Një  aspekt  i  rëndësishëm  i  industrisë  ekologjike  të  aplikuar për  riciklimin  e materialeve 

konsiston në proceset e ndarjes, që përfshihen në materiale të papërzierë për riciklimin, në 

fund të ciklit të një produkti. Një shembull i kësaj ndarjeje është karboni grafit, që ndahet 

prej epoxirezinave, që përdoren për t`i lidhur bashkë në fibra karboni kompozitë. Industria 

kimike sjell shumë shembuj ku ndarja është e nevojshme p.sh ndarja e metaleve  të rëndë 

nga solucionet ose baltrat përftohet një sasi e konsiderueshme metali duke lënë ujë jo toksik 

ose materiale të tjerë për depozitim të sigurt ose për ripërdorim. 

5.2. Llojet e materialeve të riciklueshme a. Riciklimi i plastikave  

Që pas Luftës së II Botërore plastikat janë bërë një problem i madh në mbeturinat urbane. 

Pjesa më e madhe e plastikave nuk biodegradojnë mirë ose aspak dhe kontributi i tyre ne 

mbeturinat  solide  është  i  madh  në  fushat  e  grumbullimit  të  plehrave  edhe  pas 

biodegradimit  të  mbeturinave  të  tjera.  Në  sajë  të  varietetit  të  përbërjes,  papastërtive, 

pigmenteve  përbërës  dhe  faktorëve  të  tjerë,  riciklimi  i  plastikave  në  mbetjet  e  ngurta 

urbane  është një  synim që duket premtues. Teknologjia  e  riciklimit  të plastikave  të pas‐

konsumit është zhvilluar më shpejt sesa teknologjia e riciklimit të materialeve të tjerë këtë 

gjysmë  shekull. Megjithatë,  vetëm  pesë  vitet  e  fundit  të  dhjetëvjecarit  të  kaluar,  post‐

konsumet  plastikë  të  polietilenit me  densitet  të  lartë  (HDPE)  dhe  teraftelati  polietileni 

(PET)  janë konsideruar si  të riciklueshëm  (Foto  ‐ 3). Këto dy prodhime, sidomos plastikat 

HDPE të shisheve të qumështit dhe PET i pastër, tani në treg zënë një vend të rëndësishëm. 

Tregu për plastikat është më pak  i zhvilluari ndërmjet  tregjeve  të  riciklimit për  shkak  të 

aftësive të vona të riciklimit. Megjithatë, shumë plastika  janë dendësuar, duke  i petëzuar, 

duke i bërë deng ose duke i copëtuar dhe më vonë iu shiten konvertuesve. Plastikat ndahen 

në dy klasa fakt ky që ndikon shumë në riciklimin e tyre. 

 

1. Termoplastikat  janë  ato  të  cilat  bëhen  fluide  kur  ngrohen  dhe  ngurtësohen  kur ftohen. Përderisa ato mund  të nxehen,  të  shkrihen dhe  të  riformohen  shumë herë, 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 18

Page 19: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

termoplastikat  janë  shumë  të  riciklueshme.  Termoplastikat  e  riciklueshme 

përfshijnë:  

Polialkenet  (polietilenet dhe polipropilenet me dendësi  të ulët dhe  të  lartë), 

Polivinilkloridet  (PVC), që përdoren në sasi  të mëdha për  të prodhuar  tuba 

plastikë, produkte shtëpiakë dhe materiale të tjerë rezistentë.  

Polietilenet, polistirenet dhe tereftalatet.  

 

Ambalazhet plastikë kryesisht prodhohen prej  termoplastike dhe potencialisht  janë  të 

riciklueshëm. Për fat të mirë nga pikëpamja e riciklimit termoplastikat përbëjnë sasinë 

më të madhe të plastikave të përdorura. 

 

2. Plastikat  termorezistente  janë plastikat,  të cilat  formohen nga  lidhjet midis njësive 

polimerike  kur  ato  ngrohen. Këto  lidhje  formojnë  cepat  e  plastikave  të  cilat  nuk 

zbuten kur ngrohen. Megjithëse plastikat  termorezistente nuk mund  të  riciklohen 

ato mund  të  digjen  për  të  përftuar  nxehtësi  prej  tyre. Një  klasë  e  rëndësishme  e 

plastikave  termorezistente  janë  epoxi  rezinat  që  karakterizohen  nga  një  atom 

oksigjeni  i  vendosur  midis  dy  atomeve  karbon  fqinjë  (1,2‐epoxide  ose  oxirane). 

Epoxidet janë përdorur gjerësisht në materiale të përzier të kombinuar me fibra qelqi 

ose grafiti. Materiale  të  tjerë plastikë  termorezistentë përfshijnë polimerët  fenolikë 

me  lidhje  të  kryqëzuar,  disa  lloj  poliesterësh  dhe  silikonet.  Ndotësit  e  plastikës 

duhen marrë në konsideratë p.sh boja e përdorur për të ngjyrosur objektet plastikë 

është një ndotës  tipik, ngjitësat e ndryshëm veshjet e  llojeve  të ndryshme mund  të 

sillen  si  ndotësa.  Materiale  të  këtij  lloji  mund  të  dobësojnë  vetitë  ricikluese  të 

materialit ose të kthehet në gas, kur plastika nxehet për riciklim.  

  

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 19

Page 20: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

                Foto 3. Mbledhja e ndarë e plastikës për Riciklim   b.Lëkurërat

Një material  i  riciklueshem  është  edhe  lëkura. Polimerët  sintetikë që prodhohen  tashmë 

prodhojnë sasi të mëdha lëkure dhe gomash të depozituara në vende të ndryshme. Goma 

dhe lëkura sintetike është një hidrokarbon polimer që mund të përmbajë edhe materiale të 

tjerë  si  karboni  i  zi mbushës. Disa  lloje  lëkurash mund  të  groposen  /  të  riciklohen. Një 

komplikim  madhor  në  djegien  dhe  riciklimin  e  lëkurërave  dhe  gomave  është  edhe 

prezenca e unazave të hekurta në shumë goma radiale. Hekuri i pranishëm dëmton pajisjet 

grirëse dhe mekanizmat transportues si në proceset e riciklimit ashtu edhe të djegies.  

c.Letra

Letrat e përmirësura  (rigjeneruara) dhe  letrat e prodhuara blihen dhe shiten ndërmjet një 

rrjeti  të përpunuesve  lokalë dhe komisionerëve dhe  i vënë këto materiale në  shitje dhe  i 

eksportojnë  te  fabrikat  e  letrës.  Fabrikat,  gjithashtu  blejnë materiale  drejtëpërdrejtë  nga 

koleksionuesit. Si letër e përmirësuar (rigjeneruar) janë klasifikuar:  

 

letra e gazetave, kartoni i valëzuar (i rrudhur),  

letrat e përziera (duke përfshirë gazetat,  

hedhurina ose mbetjet e postimit, si dhe kartonat e kutive),  

niveli i lartë i çngjyrosjes (letra e bardhe e zyrave),  

dhe zëvendësuesi i brumit (zakonisht karton i trashë) (Foto 4).  

 

Fabrikuesit (bluarësit) e letrës, pjesa më e madhe e përdoruesve të letrës së përmirësuar, e 

përdorin materialin  si  lëndë  të  parë  për  të  prodhuar  letrën  e  ricikluar  dhe  produktet  e 

letrës,  si  letër  gazete,  ashkël  kartoni,  karton me  rrudhje mesatare,  letra  të  holla. Letra  e 

copëtuar mund të përdoret për të bërë shtresa kafshësh, hidro‐produkte, brumin e letrës që 

prodhohet më vonë, si dhe izolues apo mbrojtës celulozoikë. 

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 20

Page 21: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Foto 4. Mbledhja e Letres për Riciklim  

d.Qe lqi Tregjet  e qelqit  të  ricikluar mundësojnë një ndotje  të vogël. Organizuesit  e programit  të 

riciklimit duhet të kenë si qëllim cilësinë e lartë të qelqit të ricikluar. Tregjet alternativë të 

qelqit  përfshijnë  qelqo‐asfaltin,  artin  e  qelqit,  shkrirjen  e  rërës  dhe  nga  pasindustria, 

xhamat  e dritareve,  si dhe veshje  (mbrojtje) qelqore. Tregjet  e qelqit  të përmirësuar  janë 

përqendruar dhe këmbëngulin për qelqin ngjyrë kafe dhe ambalazhe të qartë (Foto ‐ 5).  

 

       Foto 5. Amballazh qelqi për riciklim 

e.Metalet

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 21

Page 22: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Metalet  e  hekurit  ose  jo  të  hekurit  mund  të  përgatiten  për  shitje  nëpërmjet  disa 

kombinimeve  të  trajtimeve  duke  i  petëzuar,  duke  i  bërë  deng  dhe  duke  i  copëtuar. 

Nëpërmjet  një  rrjeti  trajtimi  dhe  copëtimi  të  vendosur  mirë,  metalet  e  ricikluara  janë 

përdorur për përdorime shtëpiakë dhe  janë eksportuar gjatë shekullit  të  fundit. Mbetjet e 

hekurit përfshijnë  ato të autove, pajisjet shtëpiake, pajisje dhe aparatura të ndryshme, pjesë 

urash,  si  dhe  produkte  të  tjerë  të  hekurit  dhe  çelikut. Mbetjet  jo  të  hekurit  përfshjinë 

aluminin,  bakrin,  plumbin,  kanaçet,  dhe metalet  e  çmuar. Metalet,  të  hekurit  dhe  jo  të 

hekurit  mund  të  përgatiten  për  shitje  në  tregje  duke  kombinuar  proceset  me  anë  të 

petëzimit, bërjes deng dhe copëtimit. Në disa raste trajtuesit e shkrijnë hekurin në kallëpe 

apo lingota para se ta shesin në tregun përfundimtar.

Foto 5. Grumbullimi i Metaleve për Riciklim  

f. Gomat e autove Gomat e autove përfaqësojnë një sfidë të re kundrejt mbetjeve të ngurta dhe menaxhimit të 

programeve  të  riciklimit. Në  të kaluarën pjesa më e madhe e gomave  ritrajtohej, por me 

dukurinë e brezit të çelikut rrezatues dhe goma të reja  më të lira,  sot po ritrajtohen sa më 

pak goma. Siç e  tregon dhe  fig e mëposhtëme  (Foto 6), përdorimi  i gomave  të copëtuara 

apo pjesë të tyre si burim i karburanteve po rritet. Ndërmarrjet e rigjenerimit të energjisë, 

fabrikat e letrës dhe celulozës, si dhe furrat e çimentos janë përdoruesit më të zakonshëm të 

këtyre mbeturinave të gomave të autove. 

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 22

Page 23: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

 Foto 6. Riciklimi i Gomave të automjeteve 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 23

Page 24: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

  

VI. ZHVILLIMI I NJË PROGRAMI RICIKLIMI  

 

 6.1. Të përgjithshme  

Për  një  ekosistem  industrial  të  plotë  dhe  të  vërtetë  duhet  të  realizohet  riciklimi  100%  i 

materialeve. Në  princip  arrihet  një  furnizim  i  pandërprerë me  energji  dhe  elementë  të 

nevojshëm. Të planifikosh një  sistem  riciklimi  efektiv do  të  thotë  të  realizosh një  sistem 

kompleks e të arrirë. Vendimet rreth koleksionimit, tregtimit dhe procesit të riciklimit janë 

të  lidhur me  njëri‐tjetrin. Meqenëse  publiku  (qytetarët,  familjet  dhe  bizneset)  duhet  të 

mbështeten në pjesëmarrje, duke ndarë një përqindje  të  lartë  të  riciklimit  të materialeve, 

biznesi duhet të jetë i planifikuar në përputhje me leverdinë dhe mbështetjen e publikut.  

 

Arritja e sistemit 

Një  proces  riciklimi  i  planifikuar  mirë  duhet  të  shmangë  efektet  negative  përreth. 

Megjithatë, çdo material hyrës në proces, përdorimi i tokës dhe çështjet e qëndrimit duhet 

të merren në konsideratë dhe duhet të zgjidhet çdo konflikt. Një përpjekje e  rëndësishme 

duhet  bërë  edhe  në  funksionimin  e  pajisjeve  dhe  krijimin  e  kushteve  për  të mos  lejuar 

zhvillimin  e  zhurmave.  Së  fundi,  programi  i  riciklimit  duhet  planifikuar  që  të  plotësojë 

kushtet e legjislacionit të shtetit mbi riciklimin.   

Planifikimi i programit 

Të planifikosh një program efektiv riciklimi duhet një analizë e kujdesshme e variacioneve 

të mundësive  teknike,  që përkojnë me  qëllimet  specifikë  të Bashkisë. Çdo  bashki  ka një 

veçanti, disa mund  të na  japin  ide‐ra, por çdo bashki duhet  të zhvillojë programin e vet. 

Vendim‐marrja e bashkisë duhet të ndjekë një proces koordinativ, si dhe të ketë parasysh 

12 hapat kryesorë për një plan programi riciklimi. (shih tabelën 1)  

1. Identifikimi i qëllimeve                                        7.  Adresat legale dhe çështjet e uljes 

                                                                                           

2. Karakteristika e sasisë ricikluese,                        8. Zhvillimi i një arritje të nisur.                                                                  

   përbërja dhe mundësia e hyrjes. 

 

3. Vlerësimi dhe prodhimi i mbështetjes politike. 9.  Mjetet edukativë dhe program publiciteti 

                                                                                                  

4. Vlerësimi i tregjeve dhe zhvillimi i                        10. Fillimi i funksionit të programit                                                         

strategjive të tregëtimit për riciklimin. 

 

5 .Vlerësimi dhe zgjedhja e teknologjisë                  11. Kontrollimi i programeve dhe vazhdimi i                                          

ne vazhim,                                                                           publicitetit dhe i edukimit.                                                                   

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 24

Page 25: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

                                                                                             

6. Zhvillimi i buxhetit dhe organizimi                         12. Inspektimi dhe përshtatja e programit                                            

                  Tabela 1.  Pjesët e planit të programit të riciklimit 

6.2. Karakteristikat e Riciklimit  

Problemet e lidhura me mbetjet urbane 

Kur mbetjet janë grumbulluar të ndara që në burim, në vend grumbullimet e mëdha mund 

të  lindin shumë probleme. Mbetjet urbane zakonisht përbëhen nga një përqindje e  lartë e 

pjesës  së  riciklueshme dhe  e  lëndës organike  (bio‐mbetjet). Këto  të  fundit  i nënshtrohen 

kompostimit. Teprica e mbetjeve është sasia më e madhe e mbetjeve të ngurta të mbetura 

pas riciklimit. Mbetjet urbane përmbajnë më shumë se 50% materiale të riciklueshme dhe 

bio‐mbetje. Sasitë e mbetjeve organike të veçuara dhe të grumbulluara, në vënde, ku këto 

programe aplikohen, janë shpesh shumë të ulta. Për më tepër, që këto mbetje organike janë 

të përziera me qeset plastike, të cilat vetë banorët për lehtësi i përdorin për të paketuar dhe 

hedhur këto mbetje organike.  

 

Zonat e vendgrumbullimit  të plehrave zakonisht  janë  të zaptuara nga sende  të rënda ose 

qeska, të cilat janë të vendosura jashtë vendgrumbullimit të plehrave, megjithëse mund të 

ketë  ende  vend  brenda  kontenierit. Dihet  që  banorët  e  kanë më  të  lehtë  që  t`i  hedhin 

mbetjet në kontenierë lehtësisht të përdorshëm, afër hyrjeve, ose thjesht i hedhin ato nëpër 

zonë. Kontenierët e mëdhenj për mbetjet urbane  supozohet  të  jenë një nxitje për banorët 

për të mos i ndarë mbetjet e tyre dhe gjithashtu për t`i bllokuar ato me sendet e rënda.  

 

Rastet  e  studimit  në  vendet  e  zhvilluara  kanë  treguar  se  sasia  e mbetjeve  residuale për 

frymë, si edhe sasia e mbetjeve të riciklueshme dhe mbetjeve organike në mbetjet urbane, 

pësonin  një  rritje  disproporcionale  me  rritjen  e  volumit  për  frymë  në  kontenierët  për 

mbetjet urbane. Ky rezultat konfirmon hipotezën se kontenierët e mëdhenj inkurajojnë mos 

ndarjen e mbetjeve në burim. 

 

Arsyet specifike të riciklimit Banesat me shumë  familje  janë  tepër heterogjene, duke ndryshuar që nga numri  i kateve 

dhe apartamenteve. Ato mund të ketë banorë, të cilët janë pronarë ose qiramarrës. Po ashtu 

varion  vendi  i  banesës,  e  cila mund  të  jetë  në  qendër  ose  në  periferi,  si  edhe  numri  i 

banorëve. Këto  janë  të  lidhura ngushtë me çështjen e menaxhimit  të mbetjeve. Ekzistojnë 

një  sërë  karakteristikash  për  sa  i  përket  banesave me  shumë  familje  (pallatet),  të  cilat 

supozohet se influencojnë tek zakonet e sjelljes së banorëve në lidhje me mbetjet, zakone të 

cilat, vitet e fundit janë për keqësuar edhe më tepër. Sistem tradicional i tarifimit, bazuar në 

disa karakteristika sociale dhe strukturore në shumë zona urbane, pothuajse nuk vilet. 

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 25

Page 26: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

6.3. Vlerësimi i Tregjeve dhe Zhvillimi i Strategjive të Tregëtimit të Riciklimeve  

Struktura e tregjeve 

Suksesi  final  i  riciklimit varet nga  tregjet  fiks dhe  të  sigurt për  ricikluesit. Tregjet  lidhin 

blerësit dhe  shitësit për një  të mirë  të veçantë.   Struktura e  tregjeve  (Skema  ‐ 6) përbëhet 

nga:  

Mbledhësit/Transportuesit:  janë  kompanitë  që  grumbullojnë  materialet  ose  janë 

transportues;  

 

Përpunuesit:  pranojnë  ose  modifikojnë  materialet  e  riciklueshëm  nga  burimet  e 

banimeve ose të bizneseve, duke i thërrmuar ose duke i kokërrzuar;  

 

Komisionerët: blejnë dhe shesin materiale të riciklueshme;  

 

Këmbyesit: janë kompanitë që marrin materialet e ricikueshëm të papërpunuar dhe i 

shndërrojnë ata në materiale të përdorshëm për një prodhues;  

 

Tregjet Fund‐Përdorues: janë sektorë ekzistues publikë ose privatë që blejnë materiale 

të përmirësuar nga një numër burimesh të ndryshëm dhe i përdorin ata materiale si 

mbështetje të vlefshme për prodhimin e produkteve të rinj.  

 

Kompanitë Transportuese: zhvillojnë lidhje të forta biznesi me industri të ndryshme 

të tregut të materialeve riciklues.   

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 26

Page 27: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Përpunuesit

Kompanitë Transportuese Koleksionistët

Komisionerët:

Këmbyesit:

Tregjet Fund - Përdorues

Struktura e tregjeve tё riciklimit

 Skema 6

 

 

6.4. Tiparet strukturale  Hapësirat e kufizuara, sidomos në zonat me popullsi  të dendur dhe aspektet ekonomike 

bëjnë  që  shumë  shpesh,  kontenierët  për  mbetjet  urbane  të  jenë  tepër  larg.  Gjithashtu 

supozohet  se  lehtësirat  e magazinimit,  siç  janë  qilarët  ose  papafingot,  që mungojnë  në 

banesat kolektive, bëjnë që  sendet  e  rënda  e  të mirëmbajtura, por që nuk duhen për një 

kohë të gjatë apo të dala mode (siç janë mobiliet apo pajisjet elektrike), të hidhen më shpejt 

sesa në familjet që jetojnë në shtëpi private. 

 

Aspekti social 

Një densitet  i madh  i popullsisë,  rritje  e anonimatit dhe  si pasojë  e kësaj një mungesë  e 

ndjenjës  individuale  të përgjegjësisë  janë karakteristikat më  të përmendura në mënyrë  të 

shpeshtë  në  banesat  kolektive  (pallatet)  dhe  që  kanë  një  sjellje  të  varfër  në  lidhje me 

mbetjet.  Veçanërisht,  ndërtesat  e  populluara  vitet  e  fundit  shkaktojnë  një  numër 

vështirësish. Disa prej këtyre ndërtesave janë të larta, me një popullsi të dendur dhe me një 

numër  të  vazhdueshëm  qiramarrësish  ose  banorësh  të  rinj  që  blejnë  banesat.  Ato  janë 

zakonisht të okupuara nga banorë të ardhur nga rrethet apo zonat rurale, apo nga banorë 

të  përkohshëm.  Përveç mungesës  së  informacionit  dhe  të  një  tradite,  e  cila  vjen  dhe  si 

pasojë  e  kohës  së  shkurtër  të  bashkëjetesës  së  banorëve  në  të  njëjtën  ndërtesë  dhe 

prejardhjet e ndryshme kulturore,  ndikojnë gjithashtu edhe mungesat në kosha, heqja jo e 

rregullt e plehrave, duke bërë që të akumulohen sasi të konsiderueshme.  

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 27

Page 28: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Strategjia dhe rrugët e përmirësimit Në mënyrë që të reduktohen pengesat e ndryshme të përmendura,  janë zhvilluar strategji 

të  ndryshme,  të  cilat  përpiqen  që  të  rrisin  informacionin  tek  publiku,  për  kontributin 

individual  të  tyre nga njëra anë dhe  të  sigurojnë përshtatshmëri  riciklimi nga ana  tjetër. 

Programet  e  riciklimit  gjithmonë  përfshijnë  një  kombinim  të  çështjeve  të  ndryshme  ‘Të bindësh njerëzit për kontributin e tyre individual”. 

 

Sistemi i tarifimit 

Mënyra  sesi  ngarkohet  çdo  familje me  tarifë,  e  cila  në  shumë  vënde  të  zhvilluara  është 

variable, në vëndin  tonë duket  se ka ngelur në vend. Në  shumë  raste, banorët nuk  janë 

shumë të vetëdijshëm për tarifën, që ata paguajnë aktualisht. Ajo në përgjithësi merret fikse 

dhe duke u vjelë me anë të faturave të tjera, si ato të gjëndjes civile apo faturës së energjisë 

elektrike, duke marrë parasysh dhe rastet e shumta, në të cilat nuk arrihet të vilet. Qëkur 

ata  janë  ngarkuar me  këtë  tarifë,  nuk  kanë më  asnjë  stimul  për  të minimizuar mbetjet 

urbane, duke bërë ndarjen që në burim të të riciklueshmeve ose të parandalojnë mbetjet. 

 

Sistemi modern i tarifimit  

Lidhja e  skemës  së  tarifimit me peshën ose volumin është menduar  se  siguron një nxitje 

(shtytje)  ekonomike,  që  t`u  bëjë  të mundur  banorëve  të mbrohen nga  tarifimi, nëse nga 

ndarja  në  burim  do  të  ketë më  shumë materiale  të  riciklueshme. Ndryshe  nga  sistemi 

tradicional i tarifimit, banorët nuk do  jenë të ngarkuar nga një tarifë fikse, por ngarkohen 

nga volumi ose pesha  e mbetjeve, që  ata  aktualisht gjenerojnë, duke bërë  të mundur që 

kontributi i tyre individual të kuptohet më mirë.  

 

Tarifa  gjithashtu mund  të  përllogaritet  si  një  kosto  variabël  në  lidhje me  volumin  ose 

peshën e mbetjeve reziduale të gjeneruara, ose mund të bëhet një kombinim i tarifës bazë 

(standarte) dhe pjesës variabël. Vendosja  e disa  tarifave bazë mendohet  se ndihmon në 

parandalimin  e  hedhjes  së mbeturinave  nëpër  ambient  përveç  ndotjes  së materialeve  të 

riciklueshme. Në vendet e zhvilluara, ku  janë përdorur këto  sisteme  janë diferencuar  tre 

tipe sistemi:  

I. Mundësia  e  zbatimit  të  “Sistemit  Trivial”,  parashikon  që  çdo  banesë  (pallat)  të  ketë 

kontenierin e vet për mbetjet urbane, e cila zakonisht është e kufizuar në pallate dhe për 

një vend të përshtatshëm të kufizuar. 

 

II. Pas kësaj  janë  sistemet që mund  t`u ngjiten kontenierëve  tradicionalë,  (1.1 m3), duke 

operuar mekanikisht ose elektro‐mekanikisht. Kontenierët  janë të mbyllur, dhe duhet  të 

hapen  nga  një  monedhë  ose  kartë  magnetike,  ofrojnë  hapësirë  për  një  volum  të 

paracaktuar  të  mbetjeve.  Për  të  llogaritur  pjesën  variable  të  tarifës,  janë  regjistruar 

gjithashtu  numri  i  operacioneve  së  bashku  me  volumin  e  kontenierëve  ose  është  e 

përcaktuar pesha e përgjithshme e mbetjeve.  

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 28

Page 29: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

III. Tipi  i  tretë  janë  sistemet  specifike  elektro‐mekanike,  të  cilat  janë  bashkangjitur  

kontenierëve të mëdhenj, dhe mund të boshatisen vetëm nga kontenierë të posaçëm.  

Eksperienca me sistemin e  tarifimit ka  treguar që praktikisht në çdo  rast, mbetjet urbane 

janë më  të  reduktuara,  ndërkohë  që  sasia  e materialeve  të  riciklueshme  e  grumbulluar 

veçmas  rritet  pa  ndonjë  ndikim  domethënës  në  ndotjen  e materialeve  të  riciklueshme. 

Zakonisht  është  njoftuar  një  pakësim  në  vlerën  totale  të  mbetjeve  të  gjeneruara,  i  cili 

mendohet të jetë gjithashtu rezultat i parandalimit të mbetjeve. 

 

Kritikët kundërshtojnë duke argumentuar  se banorët  tentojnë  të  shpëtojnë nga mbetjet  e 

tyre urbane, duke zgjedhur akoma më  shumë mënyra  të padëshiruara për  të kursyer në 

kosto. Përmendet se efekti  i tarifimit është përgjithësisht  i kufizuar. Ndërkohë, që njerëzit 

me një  ndërgjegjësim të lartë ekologjik marrin pjesë në procesin e riciklimit në një nivel të 

lartë, madje  pa  as  edhe  një  shtytje  ekonomike,  njerëzit me  një  ndërgjegjegjësim  të  ulët 

ekologjik  kanë  për  bazë  të  shohin  sesi  të  kursejnë  disa  para.  Sipas  një  studimi,  banorët 

mund  të presin kursime nëse zbatimi  i sistemit  të  tarifimit bazuar mbi peshë ose volum, 

redukton mbetjet urbane në volum më shumë se 1,5 kg për person në javë.  

6.5. Vlerësimi dhe Zgjedhja e Teknologjive të Trajtimit  

Vlerësimi i teknologjive 

Për të zgjedhur teknologjitë e përshtatshme të trajtimit është e domosdoshme të analizohen 

tre vendime paraprake: 

Çfarë  metode  duhet  të  përdoret  për  mbledhjen  (kolektimin)  e  materialeve  të 

riciklueshëm; 

Si do të funksionojë sistemi i mbledhjes; 

Çfarë lloj fabrike do të përzgjidhet për riciklimin e mbetjeve plastike; 

 

Pasi të vendoset se cilët materiale do të riciklohen si dhe pas vlerësimit të cilësisë së secilit, 

komuniteti  është gati që  të  zhvillojë një program  (projekt)  themelor. Për  çdo komunitet, 

zhvillimi i një projekti do të kërkojë marrjen e tre vendimeve të rëndësishme.  

 

Së pari, komuniteti duhet  të vendosë se çfarë metode mbledhjeje  (kolektimi) do  të 

përdorë.  

Së dyti, komuniteti duhet  të vendosë se si do  të punojnë mekanizmat e mbledhjes 

(kolektimit).  

Së  treti,  komuniteti  duhet  të  vendosë  për  tipin  e  ndërmarrjes  së  prodhimit  dhe 

mbledhjes që do të nevojitet për të përgatitur materialet për në treg. 

 

 

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 29

Page 30: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Bërja sa më e lehtë  

Duke  e  bërë  të  gjithë  procesin  sa  më  të  volitshëm,  krijohet  më  tepër  mundësi  për  të 

lehtësuar ndarjen që në burim të materialeve të riciklueshme, duke arritur një shkallë më të 

lartë të pjesëmarrjes, meqë pjesëmarrja në programet e riciklimit mendohet të jetë direkt e 

lidhur me komoditetin. 

 

Përgatitja e grumbullimit 

Një nga elementët bazë të çdo programi riciklimi, sidomos për familjet që jetojnë në pallate, 

është  përgatitja  e  një  skeme  grumbullimi  shumë  bindëse,  në mënyrë  që  të minimizojë 

pengesat, për sa i përket motivimit të banorëve, si edhe të reduktojë mundësitë e gabimeve 

aksidentale. Kontenierët apo kazanët e mbetjeve duhet të vendosen në vende, të cilat  janë 

në  rrugë  kalimet  e  zakonshme  të  banorëve.  Vendosja  e  kontenierëve  për  të  gjitha 

materialet,  që  duhet  të  ndahen  në  burim  bashkë me  kontenierët  për mbetjet  reziduale 

(mbetjet  e  pariciklueshme)  brenda  të  njëjtit  vënd‐grumbullimi,  duket  se  ka  një  ndikim 

pozitiv  në  kryerjen  e  riciklimit.  Për  më  tepër,  kontenierët  duhet  të  jenë  qartësisht  të 

etiketuar dhe lehtësisht të përdorshëm.  

 

Në disa raste është parë si e arsyeshme, që të kufizohet hapësira e kontenierit për mbetjet 

reziduale  dhe  të  zgjerohet  ajo  e  kontenierëve  për mbetjet  e  riciklueshme,  duke  qenë  se 

kontenierët  e mbi‐mbushur  të mbetjeve  të  riciklueshme  është  parë  të  kenë  një  ndikim 

negativ  në  motivimin  e  banorëve.  Në  disa  raste,  mbyllja  me  dryn  e  portës  së  vënd 

grumbullimeve të mbetjeve, mund të jetë një masë e dobishme për të parandaluar njerëzit 

të  cilëve nuk u  takon  t`i përdorin ato. Përdorimi  i ambalazheve prej  letre  të  ricikluar në 

vend  të qeseve plastike mund  të  reduktojë ndotjen  e mbetjeve‐bio me materiale plastike 

dhe  do  të  inkurajojë  njerëzit  të  ndajnë  në  burim mbetjet  –  bio.  Çanta  të  tilla mund  të 

përdoren për të grumbulluar bio‐mbetje brenda shtëpisë dhe mund të çohen me lehtësi në 

zonën e grumbullimit të plehrave, duke shmangur kështu, përdorimin e një koshi i cili do 

të duhet të merret me vete në apartament dhe të lahet.   

Në disa studime është parë se përdorimi i çantave të letrës ka qenë i suksesshëm, sepse jo 

vetëm që banorët  i panë ato tepër pozitivisht, por gjithashtu pati një korrelim negativ me 

sasinë  e mbetjeve  reziduale  dhe  një  korrelim  pozitiv me  grumbullimin  e  ndarë  të  bio‐

mbetjeve. Furnizimi me shërbim të brendshëm dhe të  jashtëm për banorët e banesave me 

shumë familje mund të shërbejë gjithashtu si masë shtesë për të lehtësuar ndarjen në burim 

të mbetjeve  të riciklueshme. Ekzistenca e dikujt  (një ose disa persona) nga një banesë me 

shumë  familje,  i  cili  të  ketë  një  përkushtim  në  mirëmbajtjen  vullnetare  të  zonës  së 

grumbullimit  të mbetjeve  duket  se  ka  një  ndikim  pozitiv mbi  zakonet  e  riciklimit. Një 

organizim akoma dhe më  i madh kërkohet për një personel të dedikuar në mirëmbajtje,  i 

cili  të grumbullojë mbetjet  reziduale ose mbetje  të  riciklueshme nga  çdo kat,  të boshatisi 

kontenierët  dhe  ndonjëherë  të  sigurojë  edhe  riciklim me  telefon  për  të moshuarit  dhe 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 30

Page 31: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

njerëzit  me  aftësi  të  kufizuar.  Një  shërbim  i  tillë,  derë‐më‐derë  mund  të  sigurohet 

gjithashtu nga vullnetarë.  

 

Ekziston edhe mundësia e delegimit të detyrave të tilla kompanive të specializuara. Bazuar 

në  analiza  të  kushteve  specifike  në  banesat  me  shumë  familje,  këto  kompani  ofrojnë 

optimizimin  e  volumit  të  kontenierit  dhe  rregullimet. Ato monitorojnë  dhe mirëmbajnë 

zonën e mbetjeve (p.sh, duke pastruar dhe duke hequr mbetjet e riciklueshme), sigurojnë 

informacion  për  banorët  dhe  organizojnë  grumbullime  shtesë,  p.sh,  për mbetjet masive 

(kaba). Zakonisht, atyre u paguhet një përqindje e kostove totale, që mund të kursehen me 

anë të këtyre shërbimeve.  

 

Në mënyrë  që  të  gjenden  rrugët  e mundshme  për  të  rritur  pjesëmarrjen  në  skemat  e 

riciklimit  dhe  të  zgjerohen  efektet  e mundshme,  po  japim  një  rast  studimor,  që  është 

zhvilluar duke marrë në  studim 10 banesa me  shumë  familje në periferi  të Vienës, Mars 

1999‐ Tetor 2000.  (Grasinger  et al., 2000; Lebersorger  et al.,2001). Bazuar në analizimin  e 

përbërjes së mbetjeve reziduale dhe në  intervista  të  thelluara me banorët, u morën dhe u 

zbatuan masa  të  ndryshme.  Çdo  ndërtesë me  shumë  familje  ‐  respektivisht  një  pjesë  e 

banesës,  nëse  mund  të  përcaktohej  qartësisht  në  një  vend‐grumbullim  mbetjesh  u 

klasifikua si pjesë e një prej katër grupeve të mëposhtme:  

(1) Asnjë masë e marrë, 

(2) Sigurim  i  informacionit, psh, postime  individuale në adresat përkatëse, postera që 

tregonin përbërjen e mbetjeve reziduale, Etiketa të ngjitura në kontenierë 

(3) Masa  teknike  dhe  organizuese  (që  përmbanin  strukturën  e  grumbullimit),  psh, 

furnizimi  i  banorëve  me  çanta  letre  të  kompostueshme  falas  për  bio‐mbetjet, 

optimizimi i volumit të kontenierit dhe rregullimi i vend grumbullimit 

(4) Një kombinim i sigurimit të informacionit dhe masave teknike‐ organizuese  

 

Gjatë gjithë studimit të rastit, u ndërmorën  inspektime pamore të vend‐grumbullimeve të 

mbetjeve në mënyrë të përsëritur dhe një vit pas analizave fillestare, u bënë përsëri analizat 

e përbërjes dhe intervistat me banorët. Ndikimet e masave u vëzhguan duke: 

 

a) krahasuar sasitë dhe përbërjen e mbetjeve reziduale para dhe pas implementimit të 

masave 

b) krahasuar  normat  e  grumbullimit  të  ndarë  të  bio‐mbetjeve, përcaktuar  si  raport  i 

ndarjes së bio‐mbetjeve në burim në krahasim me peshën  totale  të bio‐mbetjeve  të 

gjeneruara  

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 31

Page 32: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

6.6. Mënyrat e mbledhjes së riciklimeve  

Mbledhja “Shkarko” dhe “Bli përsëri” e mbeturinave plastike të banesave. Të vendosësh se 

si do të mblidhen riciklimet është e rëndësishme. Qysh në fillim zhvilluesit e programit të 

mbledhjes duhet të vendosin rrugën më të mirë për qytetarët, institucionet dhe bizneset, që 

të përgatisin mënyrën më të mirë të mbledhjes së materialeve plastike të riciklueshëm. Në 

qoftë se nuk është bërë një edukim rrënjësor apo përpjekje promocionale, atëherë programi 

“Shkarko mbeturinat  plastike”  do  të  tentojë  që  të  ketë  një  pjesëmarrje më  të  vogël  se 

mbledhja  (kolektimi)  “në  buzë  të  trotuarit”.  Krijimi  (futja,  vendosja)  e  një  qendre  “Bli 

përsëri”  (një  vend,  ku  riciklimet  blihen) mund  të  ndihmojë  që  të  nxitë  qytetarët  që  të 

riciklojnë. 

 

Mundësitë e mbledhjes buzë trotuarit 

Për të rritur mbledhjen e riciklimeve plastike, shumë komunitete, të vegjël apo të mëdhenj, 

po krijojnë (vendosin) programe të mbledhjes “buzë trotuarit (rrugës)”. Ekzistojnë shumë 

ide  që  po  provohen,  ku  shumica  synojnë  balancën  optimale  nëpërmjet  pjesëmarrjes  së 

bizneseve dhe qytetarëve, si dhe nevojat e transportimit të materialeve sipas kërkesave të 

prodhimit.  Shumë Komunitete  i  parashikojnë  të  dyja metodat,  si  “Shkarko mbeturinat” 

ashtu edhe qendrat e “mbledhjes së mbeturinave në buzë të trotuarit”.  

 

Ndarja në burim 

Në programet e ndarjes që në burim, riciklimet e marra nga koshat e mbeturinave plastike 

mbahen  të  ndarë  nga  mbetjet.  Shumë  komunitete  tani  parashikojnë  mbledhjen  e 

materialeve plastike  të  riciklueshëm në buzë  të  trotuarit  të ndara nga mbetjet e  tjera. Ka 

shumë mundësi që të përdoren në varësi të burimeve dhe qëllimeve të komuniteteve. Disa 

komunitete parashikojnë kazanë të ngurtë dhe të palëvizshëm për mbledhjen e materialeve 

plastike të riciklueshëm. Arkat dhe koshat janë më popullore (të parapëlqyera). Një mënyrë 

tjetër  është  dhe  vendosja  e  mbeturinave  sipas  natyrës  së  tyre  nëpër  thasë  plastikë. 

Gjithashtu duhet patur parasysh, që riciklimet e përzierë  të mos ndotin njëri‐tjetrin  (p.sh. 

qelqe të thyer të ndotin plastikat dhe letrën).  

 

Mbledhja e mbetjeve të përziera  

Përzierja e mbeturinave mund  të ndotë dhe materialet e riciklueshëm. Kjo gjë kërkon një 

ndryshim  tepër  të madh  të  zakoneve  të  banorëve.  Komunitetet,  si  zakonisht mbledhin 

mbetjet  në  një  kamion,  pa  i  ndarë  sipas  llojit,  kështu  që  ndarja  e  tyre  për  prodhimin  e 

riciklimeve  bëhet më  vonë. Kjo  arritje  është  natyrisht më  e  volitshmja  për  banorët  dhe 

eliminon  nevojën  për  më  tepër  edukim.  Për  shumë  artikuj,  si  kartonët  e  mbetjeve 

ushqimore,  të ashtuquajtura operacionet  e “hedh dhe pastroj” kanë qenë  të  suksesshëm. 

Sepse  kartoni  nuk mund  të  ndotej  nga mbeturinat  e  vendosura  të  ndara.  Por,  duke  i 

përzierë mbetjet bashkiake mund të rezultojnë të ndotur edhe materiale, të cilët edhe mund 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 32

Page 33: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

të ricikloheshin. Letra mund  të rigjenerohet me copërat e ushqimeve  të  lagësht dhe qelqi 

mund  të  copëtohet. Ndarja manuale  dhe mekanike  e materialeve  të  riciklueshëm  bëhet 

para se të bëhet trajtimi.  

 

Mbledhja e njomë/e thatë 

Në  rastin  e mbledhjes  së mbetjeve  të  përziera, materialet  e  njomë  si  bimët  e  oborreve, 

mbeturina ushqimore, letër e pistë, dhe mbetjet e kafshëve ndahen nga materialet e tjerë të 

destinuar për  tu mbledhur. Fluksi  i njomë  i mbeturinave kompostohet. Materiale  të  tjerë, 

duke përfshirë dhe materialet e riciklueshëm përbëjnë pjesën e thatë. Shumë komunitete i 

mbledhin mbetjet e riciklueshme së bashku dhe i ndajnë gjatë procesit të prodhimit. Disa të 

tjerë kërkojnë një ndarje të materialeve të thatë në të riciklueshëm dhe jo të riciklueshëm.  

 

Varianti i mbledhjes së kombinuar 

Shpesh, mbledhja  parashikohet  të  bëhet  si  shërbim  publik,  por  ka  raste  kur mbledhja 

parashikohet  nga  bizneset  lokalë. Në mënyrë  të  veçantë,  në  komunitetet  e mëdhenj,  një 

kombinim i tyre lejon një pjesëmarrje më të madhe dhe ka një rezultat më efektiv përgjatë 

gjithë programit.  

 

Mbledhja me listë 

Mbledhja me listë është një mënyrë që duhet marrë në konsideratë. Zakonisht, programet 

(projektet), që mbledhin riciklimet çdo javë në të njëjtën ditë, sikurse mblidhen dhe plehrat 

(mbeturinat) e zakonshme kanë përfituar shumë eksperiencë. Megjithatë, mbledhja në një 

ditë  të  caktuar  kërkon  staf  dhe  personel  shtesë;  kjo  mund  të  bëjë  që  “dita  e  njëjtë  e 

mbledhjes  së mbeturinave”  të kërkojë burime  financiare përtej mundësive  ekonomike  të 

Komunitetit.  Duke  ulur  frekuencën  e  mbledhjes  së  mbeturinave  mund  të  çojë  në  një 

pjesëmarrje të vogël. 

 

Mbeturinat e bizneseve dhe ato voluminoze 

Shumë biznese krijojnë mbeturina të riciklueshme voluminoze, të cilat janë homogjene dhe 

të pastra. Shumë biznese në shërbim  të konsumatorëve, sidomos aktivitetet me shitje me 

pakicë, prodhojnë sasira të mëdha të kartonit të valëzuar. Në qoftë se ky material mbahet i 

ndarë nga mbeturinat e  tjera, atëherë është e  lehtë që  të riciklohet në mënyrë ekonomike. 

Megjithatë,  kartoni  duhet  ndarë  me  kujdes,  sepse  ai  mund  të  ndotet  me  mbeturinat 

ushqimore. Moti  (precipitimi,  era,  etj.  ),  gjithashtu mund  të  prishë  cilësinë  e  kartonit  të 

rrudhur (valëzuar). Bizneset e vegjël, gjithashtu prodhojnë edhe letër zyrash, dërrasë, qelq 

dhe plastikë. 

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 33

Page 34: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Mbeturinat institucionale( Skema 7) Kuti kartoni për zyrat me letër të riciklueshme 

Raft (sertar) për tavolinë shkrimi 

Kuti mbledhëse i riciklueshëm,  

 

  Skema 7 . Riciklimi mbetjeve institucionale

Ana A (mos e riciklo)

Letër e ngjyrosur Letër karboni Gazeta Revista Letra të shkëlqyeshme apo me llustër Karton Etiketa plastike Kapëse letrash Ngjitës lidhjesh Letër kopjesh ose fotografish Letër pa karbon Zarfe me dritare Çdo lloj letre me ngjitës (adeziv)

Ana B (ricikloje)

Çdo lloj letre natyrale të ngjyrosur si: Letra shkrimi Letër makine shkrimi Letër të printuar Lidhëse letrash Zarfa pa dritare ose ngjitës

Orenditë elektro shtëpiake  

Komunitetet  kanë  ricikluar  elektro‐shtëpiaket  (frigoriferë,  soba,  stufa,  dushe,  makina 

tharëse) për shumë vite. Në shumë komunitete parashikohet ose kërkohet një mbledhje e 

ndarë, ndërsa në  të  tjerë prodhuesit  e mbetjeve paguajnë  taksë për  shërbimin  e veçantë. 

Orenditë dërgohen në grumbujt  e metaleve  të  riciklueshëm. Vitet  e  fundit  është  treguar 

kujdes edhe për vendgrumbullimet e riciklimeve kundrejt orendive të copëtuara, që mund 

të përmbajnë kondesatorë me përmbajtje të PCB‐ve, material i rrezikshëm ky.   

Druri i konstruksioneve dhe materiali i shkatërrimeve 

Ndotja nga dheu (pisllëku), metalet ose ndërtimet ulin aftësinë e ricklueshmërisë së drurit. 

Gjithashtu,  shmang dhe ndotjen nga asbesti, PCB‐të dhe materialet e  tjerë  të  rrezikshëm. 

Riciklimi i drurit është duke u rritur (shih skemën 8). Shumë biznese prodhojnë palete, të 

cilët mund  të  riparohen dhe  ripërdoren,  të  copëtura  si  lëndë djegëse ose  si material për 

shtatin  e  bimëve  ose  të  rikonstruktuara  në  produkte  të  tjerë  sekondarë.  Projektet  e 

shkatërrimit mund të jenë një burim i konsiderueshëm i drurit me një cilësi të lartë për t`u 

ricikluar.  

 

 

 

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 34

Page 35: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

4.2.10. Problemet e Riciklimit   

 

Materialët hyrës Mbeturina për shitje

Mbetje druri

Mbetje kopshtesh Dru i pastër Dru i papërpunuar

Thyerje Bluarje Copëtim Sitja

Dru/ mbetje Copëzim Tregu i L.D. Mat. zbukurimi Kompostim

Skema 8. Diagrama për menaxhimin e mbetjeve të drurit.

 

Mbeturina prej restoranteve dhe bareve 

Baret dhe  restorantet prodhojnë një  sasi  të madhe mbetjesh  të qelqit dhe aluminit. Qelqi 

duhet gjithashtu të ndahet edhe sipas ngjyrës derisa një qendër prodhimi ta marrë përsipër 

këtë detyrë. Për riciklimin e qelqit është e nevojëshme një përpjekje e vazhdueshme gjatë 

punës me bisneset bashkëpunues. Shumë restorante dhe dyqane ushqimorë me sektorët e 

mishit  krijojnë  një  sasi  të  konsiderueshme  të  vajit  ushqimor  të  përdorur,  yndyrës  dhe 

dhjamit  shtazor.  Këto  materiale  mund  të  shndërrohen  në  një  sërë  produktesh  të 

përdorshëm,  duke  përfshirë  ushqim  për  kafshët,  sapun,  sallo  dhe  kozmetikë.  Mbajtja 

(magazinimi) i këtyre materialeve duhet bërë në mënyrë të kujdeshme që të parandalohet 

krijimi i aromave të pakëndëshme ose tërheqja e parazitëve. 

 

Mbledhja e riciklimeve 

Mund të përdoren si mbledhësit privatë, ashtu edhe ata publikë. Shumë sipërmarrës privat 

tashmë mund të ofrojnë një shërbim të plotë. Mbledhja e materialeve ricikluese, shpeshherë 

është një subjekt i kërkesave të publikut me ofruesin fitues, i cili merr një kontratë për tërë 

Komunitetin. Numri  i  sipërmarrësve  është  çështje  kyçe  për  fillimet  e  një  programi  për 

qytetet e mëdhenj të shërbyer nga sipërmarrës privat, si struktura private  të programit të 

mbledhjes, për të parandaluar pretendimet e kundër‐konkurrencës nga firmat konkurrente.  

 

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 35

Page 36: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Mbledhja e mbeturinave tregtare dhe ato të banimit 

Në  hapat  e  parë  të  planifikimit  zakonisht  komunitetet  kanë  dy  zgjidhje:  ata mund  të 

përdorin pajisjet ekzistuese për mbledhje të ndarë të mbeturinave (Foto 7), ose ata mund të 

investojnë për pajisje të reja. Gjithnjë e më shumë po zhvillohen automjetet e transportit që 

i mbajnë materialet  të  ndarë  (Skema  9). Këta  kamionë  janë  të  ulët  nga  toka  dhe  lejojnë 

punëtorët, që të mbajnë të ndara një sërë materialesh të riciklueshëm. 

 P

last

ika

Let

ër

Me

tale

Qel

q

Org

anik

e

 Foto 7. Paisje për mbledhje të ndarë të mbetjeve 

 

Probleme të veçantë në mbledhje  

Shumë komunitete të mëdhenj urbanë zgjedhin, që të mbledhin mbeturinat e përziera nga 

banesat shumë familjare dhe zonat e brendshme të qytetit. Një numër i madh i qendrave të 

banuara  kanë hequr dorë  që  t`u  kërkojnë  vendbanimeve  shumë  familjare ndarjen  që në 

burim dhe kanë zgjedhur që t`i mbledhin mbeturinat e përziera, pavarësisht se zona të tjera 

të qytetit zbatojnë ndarjen qysh në burim. Kjo gjë kërkon procese  të ndryshëm prodhimi 

(ndonjëherë dhe ndërmarrje prodhuese të ndryshme) për çdo  lloj mbledhjeje. Komunitete 

të  tjerë  mendojnë  se  përpjekje  të  veçanta  për  edukimin,  monitorimin,  lehtësimin  dhe 

motivimin duhen bërë. Kështu, duke parashikuar në mënyrë periodike të rregullt, ndoshta 

çdo  muaj  informimin  e  publikut  me  anë  të  buletineve  informativë,  fletëpalosjeve  ose 

posterave. Programi mund t`ju shpjegohet personalisht banorëve të rinj ose banorëve fqinjë 

duke vendosur qendrat e prodhimit në zonat e banuara urbane dhe duke punësuar banorët 

lokalë mund  të ndihmojë në zinxhirin e riciklimit me  të mirat ekonomike  lokale  (Foto 8). 

Motivimi i popullsisë në vendbanime shumë familjare dhe në zona të brendshme të qytetit  

është e nevojshme.  

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 36

Page 37: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

                     Skema 9. Transporti i materialeve të ndarë 

 

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 37

Page 38: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 38

 Foto 8 

 

 

 

 

Shqipëri

No comment…

Bashkimin Europian

Page 39: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

 

 

 

VII. QENDER TRAJTIMI DHE STOKIMI PER RICIKLIMIN  

 

 

Njohuri të përgjithëshme 

Sasia e mbeturinave  të mbledhura ndihmojnë në projektimin e  fabrikës së prodhimit dhe 

stokimit.  Materialet  e  mbledhur  të  riciklueshëm  normalisht  dërgohen  në  një  fabrikë 

prodhimi,  ku  materialet  e  riciklueshëm  mblidhen  derisa  të  mblidhet  një  volum  i 

konsiderueshëm për të qenë i tregëtueshëm. Komunitete të vegjël ose grupe komunitetesh 

mund  të  zhvillojnë  qendra  të  vogla  shkarkimi  që  do  të  ushqejnë  një  fabrikë  të madhe 

prodhimi.  Për  të menaxhuar  programe  të mëdhenj  urban  riciklimi,  shumë  komunitete 

marrin  parasysh  vendosjen  e  linjave  prodhuese,  të  cilat  projektohen  për  të  prodhuar 

volume të mëdha të materialeve të riciklueshëm në mënyrën më efeciente dhe me koston 

më të ulët. Disa mund të trajtojnë mijëra ton materiale të riciklueshëm dhe shumë tipa.  

 

Linjat prodhuese duhen projektuar që të pranojnë, klasifikojnë, prodhojnë dhe depozitojnë 

materiale të riciklueshëm në mënyrë efiçente dhe të sigurta. Ekzistojnë tre çështje, që duhen 

marrë parasysh, kur projektohet një Fabrikë Riciklimi për Mbeturinat –FRM: 

 

Së pari, duhet  gjetur një  truall, ku  të  vendoset ndërtesa  e përshtatshme  edhe për 

trafikun dhe stokimin, si dhe të jetë në përputhje me përdorimin lokal të tokës; 

Së  dyti,  planifikimi  i  ndërtesës  dhe  i  pajisjeve  duhet  të  projektohet,  që  të 

akomodohet  në  mënyrë  eficiente  dhe  të  sigurtë  prodhimi,  lëvizja  dhe  stokimi  i 

materialeve, në përputhje me përmasat e ndërtesës; 

Së  treti,  ndërtesa  duhet  projektuar,  që  të  lejojë  në mënyrë  eficente  dhe  të  sigurtë 

daljen e jashtme dhe lëvizjen e brendshme. Çdo njëra prej këtyre çështjeve trajtohet 

më poshtë; 

 

Vend‐vendosja 

Vendi ideal për një FRM është një hapësirë e madhe e pastër e pandotur e një toke (vendi) 

(Foto 9) në një zonë  industriale, afër burimit  të materialeve  të prodhimit. Vendndodhja e 

industrisë  përpunuese  duhet  vlerësuar  për  problemet  e mundshme  të mbeturinave  dhe 

lëndëve të rrezikshme. 

 

 

 

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 39

Page 40: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

 Foto 9.  Qender trajtimi per riciklimin e mbetjeve urbane 

 

 

Peshorja 

Vendi duhet  të ketë një peshore, që  të mund  të përdoret për  të peshuar, si materialet që 

hyjnë dhe ata që dalin. Gjatësia tipike e peshoreve është 1,8‐2m. Vendi duhet të parashikojë 

edhe një zonë, radhë për kamionët, që nga hyrja deri tek peshorja dhe nga peshorja deri tek 

fabrika  e  riciklimit. Është mirë që  të  zvogëlohen ndërprerjet dhe  sasia  e kryqëzimeve  të 

trafikut në projektimin e vendit.   

Projektimi i ndërtesës 

Muret e jashtëm të fabrikës duhet të projektohen të tillë, që të lejojnë lëvizjen e sigurt dhe të 

lehtë të automjeteve që hyjnë e dalin. Është e rëndësishme që të projektohen dyer mjaft të 

gjera dhe të larta, që të sigurohet shkarkimi i automjeteve brenda ndërtesës. Duhet të jenë 

një numër  i konsiderueshëm dyersh, që  të  lejohet kalimi  i makinave  të pritshme në kohë 

normale dhe piku.   

Zona e shkarkimit  

Zona  e  shkarkimit duhet projektuar,  që  të  akomodojë  të paktën  vëllimin  e materialit  të 

pritur  për  dy  ditë,  edhe  më  tepër  hapësirë  do  të  ishte  e  parapëlqyer,  pasi  zona  e 

pamjaftueshme për trajtimin e mbeturinave hyrëse është një problem për FRM. Dyshemeja 

e lëvizshme mund të mos nxehet, por projekti duhet të sigurojë, që ajri i ftohtë nuk infiltron 

në zonën e prodhimit. Dyshemeja e  lëvizshme  (e kthyeshme) duhet  të projektohet, që  të 

mbajë  pesha  të  rënda,  të  përballojë  konsumin  e  shkaktuar  nga  shtyrja  dhe  lëvizja  e 

materialeve  të  riciklueshëm dhe  të parashikojë drenimin efiçent  të  likuideve  të  sjellë nga 

kamionët. Dyshemetë  e njoma paraqesin  rrezik për punonjësit dhe krijojnë vështirësi në 

kushtet e punës. Një FRM duhet të projektohet që të punojë me më shumë se një turn. Me 

këtë zgjedhje, është e rëndësishme që të ketë një sipërfaqe të mjaftueshme grumbullimi në 

dyshemenë  e  kthyeshme,  në mënyrë  që  të mos  pengohet  procesi  në  turnin  e  dytë. Një 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 40

Page 41: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

zgjidhje tjetër është që në turnin e parë të prodhohen materialet e ndarë, ndërsa materialet 

e përzierë në turnin e dytë. Duke përdorur shumë turne  jepet mundësia që të projektohet 

një fabrikë e vogël, gjithësesi dyshemeja e kthyeshme nevojitet të jetë e madhe. Dyshemeja 

e  kthyeshme,  ku  bëhet  shkarkimi  duhet  të  projektohet  që  të mbajë  pesha  të  rënda,  të 

përballojë konsumin e shkaktuar nga shtyrja dhe lëvizja e materialeve të riciklueshëm, dhe 

të parashikojë drenimin efiçent të likuideve të sjellë nga kamionët.   

Zona e depozitimit 

Pas përcaktimit të tipit të pajisjeve që do të përdoren për prodhimin dhe kompaktësimin e 

materialeve  të  riciklueshëm, mund  të  bëhet  një  vlerësim  i  përgjithshëm  i  hapësirës  së 

kërkuar për të depozituar këta materiale.   

Struktura e ndërtesës 

Ndërtesa duhet të ketë sa më pak kolona të brendshme që të  jetë e mundur. Kjo mund të 

lejojë  fleksibilitet  maksimal  për  vendosjen  e  pajisjeve  dhe  akomodimin  e  nevojave  të 

aparaturave dhe për të rregulluar shpërndarjen.   

Zonat e materialeve të rrezikshëm 

Një FRMP mund të projektohet që të pranojë ose  jo materiale të rrezikshëm shtëpiake ose 

mbetje  vajore.  Në  qoftë  se  një  FRMP  ka  ndërmend  të  pranojë  mbetje  të  rrezikshme 

shtëpiake ose mbetje vajore, atëherë duhet parashikuar një zonë e veçantë në përputhje me 

kërkesat ligjore lokale, shtetërore apo rajonale.   

Planimetria e ndërtesës dhe zgjedhja e pajisjeve: Fuqia e njeriut kundrejt makinerive 

Seleksionimi me dorë është mënyra më e mirë për të patur cilësi të  lartë, ndotje të ulët të 

shkarkimit  të materialeve  të  riciklueshëm plastik dhe  eksperiencë  të  shpejtë. Megjithatë, 

ndarja manuale mund të jetë e pistë, me pluhur, e rrezikshme dhe e shtrenjtë, sidomos kur 

duhen trajtuar vëllime të mëdhenj materiali. Sa vjen e po bëhen më të vlefshme pajisjet, që 

parashikojnë  trajtim  (përballim)  efiçent  me  një  cilësi  të  pranueshme.  Këto  pajisje  janë 

projektuar për të pranuar materiale të riciklueshëm të përzierë dhe të ndajnë më pas këta 

vëllime  sipas  përbërjes. Klasifikuesit  duke  përdorur  ajrin  ose metodat mekanike  ndajnë 

materialet e  lehtë nga ata  të  rëndë. Qëllimi kryesor  i projektit duhet  të  jetë minimizimi  i 

herëve që materiali duhet të trajtohet ndërsa ai lëviz nëpër fabrikë.  

Linja e konvenierit (transportimit)  

Efiçensa e trajtimit për një FRMP përmirësohet shumë, duke përdorur linja të transportimit 

për të lëvizur mbeturinat nga zona e shkarkimit drejt trajtimit.  

 

Pajisjet e përpunimit dhe të dendësimit 

Pirgjet e presuar janë metoda më e zakonshme e përdorur në qendrat e riciklimit. Presimi i 

dengjeve mund  të  përdoret  për  të  dendësuar  shumë  tipe materialesh  (Skema  10.a). Duke 

përdorur presimin  lehtësohet puna me dengjet  e presuar,  i  cili përmirëson përdorimin  e 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 41

Page 42: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

hapësirës  dhe  redukton  koston  e  transportimit  të materialeve.  Dërrmimi  (thërrmimi)  i 

qelqit përmirëson dendësimin dhe bën që të ketë ngarkesa me kosto efiçente. Tregu do të 

përcaktojë, nëse nevojitet një copëtues apo nëse për rastin e plastikave është i pranueshëm 

apo jo. Në mënyrë të vazhdueshme në të kaluarën pajisjet e trajtimit, që janë përdorur për 

përdorime të tjerë janë përshtatur për riciklimin.  

 

Rezultate dhe Diskutime 

Pavarësisht nga lloji i masës së marrë, u vu re një rënie e përgjithshme e masës së mbetjeve 

reziduale.  Rënia  u  shënua  në  ato  banesa  shumë‐familjesh,  ku  ishin  zbatuar  masa  të 

kombinuara. Një reduktim prej 2% në grupin e “asnjë masë” konsiderohet si asnjë ndikim. 

“Materialet e tjera” të cilat përmbajnë materiale të pariciklueshme, përbëjnë pak më pak se 

gjysmën e mbetjeve reziduale. 

                                                                                           Plastika 

  Presues ose kokrrizues

Shpimi i HDPE&PET

Mbledhja e plastikës 

Plastika të presuara                                                              

ose kokrrizuara 

                 

 HDPE i kokrrizuar 

                         

Shitja

             Skema 10.a. Teknologjia e trajtimit mesatar Mbledhja e plastikës

  

                                                                                                                                                                                                                      

 

                                                                                                                                                                                    

Shpimi i PET&HDPE miks

         PET i presuar & HDPE miks 

Presues

                                                                                                                                                                            Skema 10.b. Teknologjia e trajtimit të lartë 

 Bio‐mbetjet përbëjnë  rreth një  të  tretën, ndërkohë  që  letra dhe plastika dhe materialet  e 

paketimit përbëjnë  rreth 8%. Paketimet e qelqit dhe  të metalit përbëjnë  rreth 3% dhe më 

pak  se  2%  respektivisht,  dhe  kështu  nuk  japin  ndonjë  peshë  të  veçantë.  Reduktimi  i 

dukshëm  i  bio‐mbetjeve  në  grupin  e  furnizuar me  informacion  rezulton  nga  një  raport 

ekstremisht i lartë i bio‐mbetjeve në një banesë shumë‐familjesh, dhe kështu që nuk mund 

të  shihet  si  e  shkaktuar  ekskluzivisht  nga  një  përmirësim  i  ndarjes  në  burim  të  bio‐

mbetjeve. Sasia e bio‐mbetjeve në mbetjet reziduale në banesat shumë‐familjesh, ku  ishin 

marrë masa  tekniko‐organizative,  kishte  qënë  tepër  e  ulët  para  se  të merreshim masat. 

Kështu që nuk u arrit ndonjë reduktim i mëtejshëm. Ulja më befasuese në grup, atje ku u 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 42

Page 43: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

kombinuan masat  u  pa  në  lidhje me  sasinë  e  letrës.  Kjo mund  të  shpjegohet  nga  një 

përqindje më e lartë e letrës së ndarë në burim, e cila ishte arritur, sepse kontenierët ishin 

vendosur  në  distanca  më  të  volitshme  për  banorët.  Një  krahasim  mes  normave  të 

grumbullimit të ndarë për bio‐mbetjet tregoi se edhe normat e larta para implementimit të 

masave‐ që shkonin nga 40% në grupin e “Informacionit” në 60% në grupin e “Asnjë masë” 

– U rritën edhe më shpejt, me mbi 10%. Kjo tregon se disa nga masat e përmirësuan me të 

vërtetë pjesmarrjen. 

 Përfundime 

Megjithëse riciklimi në banesat me shumë familje zakonisht shihet si një pjesë problematike 

e menaxhimit të mbetjeve. Nga literatura është parë se ekzistojnë përqasje të frytshme, që 

çojnë në  situata  të ngjashme me  ato  të banesave me një  familje. Ato kanë një  cilësi dhe 

objektiv  të përbashkët  të sigurojnë komoditet dhe  të rritin ndërgjegjësimin e njerëzve për 

kontributin  e  tyre  individual. Masat  e përzgjedhura ndryshojnë në varësi  të aktorëve që 

marrin pjesë dhe të pjesëve që u kërkohet të luajnë këta aktorë. 

 

   

Skema 11

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 43

Page 44: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

 

 

 

VIII. PROGRAMI PËR RICIKLIMIN E MBETJEVE URBANE  

 

 

 

8.1 Te pergjithshme 

Hartimi dhe mbështetja e ideve për zhvillimin e sa më shumë praktikave për menaxhimin e 

mbetjeve urbanee, duke pranuar  se  ato  janë një  burim  që  siguronё pasuri dhe punësim 

shtesë.  Krijimi  i  tregjeve  për  riciklim  përbën  fokusin  e  Programit  tё  riciklimit  për  të 

kapërcyer  barrierat  e  tregut dhe për  të promovuar  riciklimin.   Qëllimim  i Programit  tё 

riciklimit  tё mbetjeve  urbane  është  të  promovoj  pandërprerje  sa më  shumë menaxhime 

mbetjesh. Programi  i  riciklimit  tё mbetjeve urbane përqëndrohet në përdorimet e  fundit 

për materialet  ricikluese dhe promovonë një  rrugë  të  integruar për  trajtimin  e mbetjeve 

sipas hierarkise. Programit tё riciklimit do të përfshijë mbetjet urbane si:  

tregtare,  

komunale,  

industriale,  

e paketimet,  

e amballaxhimet. 

 

8.2. Fazat e programit pёr mbёshtetjen e riciklimit tё mbetjeve   Faza 1: Vlerësim të Produkteve të Industrisë 

Faza fillestare e projektit është vlerësimi i industrisë ricikluese në vend. Objektivi është për 

të kryer një vlerësim të industrive ricikluese të mbetjeve në çdo prefekturё. Informacioni në 

vazhdim duhet të mblidhet për çdo produkt duke pёrfshirё: 

Përshkrimi i produktit; 

Sasia e prodhuar; 

Sasia e përpunuar; 

Sasia eksportuar/importuar; 

Çmimet e tregut (blerje dhe shitje); 

 

Faza 2: Përshkrimi i rrjetit vlerësues të industrisë së riciklimit për plastikën nga: 

i. Identifikimi i rrjetit të lëvizjes së materialeve; 

ii. Identifikimi i pretendentëve në rrjet; 

iii. Identifikimi i metodave në rrjet; 

iv. Identifikim i numrit të pretendentëve në çdo hallkë; 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 44

Page 45: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Vlerësimi  i  fortësive  të mundshme  dhe  dobësive  të  rrjetit  nga  fokusimi  prej  pyetjeve  të 

mëposhtme: 

 

a. Si të rrisim lëvizjet? 

b. Si të përmirësojmë lëvizjet e arkës? 

c. Si të përmirësojmë lëvizjet e financës? 

 

Faza 3: Vlerësimi i industrisë prodhuese  

 

Fabrikat 

Vlerësimi  i  fabrikave, që përdorin materiale mbeturinash në proçeset e  tyre  të prodhimit: 

tipet  e produkteve, burimet  e  lendëve  të para,  strukturat  e pasurisë,  administratorët kyç, 

adresat  dhe  informacionet  kontaktuese,  xhiroja  vjetore,  historitë  e  kompanive,  rritja  e 

pritshme dhe zhvillimi i bizneseve 

 

Përpunimi i mbeturinave 

Vlerësimi i përpunimit të mbetjeve plastike, që e kthejnë në lendë të parë dytësore:  

Informacion  i  përgjithshëm  mbi  përpunimin  e  mbeturinave  (lista  e  kompanive, 

mjedisi  rrethues  i  kompanive,  lokalizimi,  numri  i  të  punësuarve,  tipi  dhe  sasia  e 

materialeve  mbeturina  të  përpunuara,  vendburimet  e  mbeturinave,  numrin  e 

mbledhësve individual); 

Informacion financiar (shitjet totale vjetore për çdo produkt, vëllimi, vlera dhe tipi  i 

sistemit llogaritës, që ka qënë në përdorim); 

Operacionet dhe teknologjia në përdorim (tipi i aparaturave, automatizimi, etj) 

Nevojat investuese (aparaturat dhe kapitali punues); 

Nevojat për asistencë teknike: nevojat formuese/konsultuese (nevojat specifike); 

 

Mbledhësit individual të mbeturinave 

Vlerësimi i mbledhësve individual (përgjithësisht romë) që sigurojnë shërbimin e mbledhjes 

së mbeturinave në sektorin e riciklimit në qytet. Vlerësimi bëhet në bazë të intervistave dhe 

studimeve  të  prezantuesve  shembuj  të  mbledhësve  (1‐2%)  të  përfshirë  në  mbledhjen  e 

mbeturinave në qytet:  

Informacion  i  përgjithshën mbi  komunitetin  e mbledhësve  individual me  fokusim 

mbi  numrin  e  tyre  të  fokusuar  në  tregtinë  e  riciklimit,  të  ardhurat,  profesioni, 

edukimi,  përdorimi  i  fuqisë  punëtore,  si  fëmijët  në mbledhjen  e mbeturinave  apo 

gjëra të ngjashme; 

Analiza e funksioneve të mbledhjes së mbetjeve (si është bërë, çfarë aparature është 

përdorur,  distance  për  mbledhje,  kush  është  përfshirë  (pjestarë  të  familjes,  etj.), 

struktura tregtuese e materialeve bashkë me komunitetin Romë; 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 45

Page 46: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Shëndeti dhe kushtet siguruese të mbledhjes; 

Nevojat investuese (aparaturat, mjetet dhe kapitali punues); 

 

Zhvillimet e pritshme të tregut 

Tregu  i  pritshëm  aktual  e  i  ardhshëm,  si  dhe  rritja  e  industrisë  përfshin  rritje  në 

prodhimtarinë e fabrikave, rritje të shitjeve, zhvillim rajonal të industrive, konkurencë, rritje 

në  lindjen  e  volumit  të  materialeve  mbeturina  dhe  përpunim,  ndonjë  shërbim  i  ri  ose 

segment  tregu  i  ri  për  t`u  identifikuar  dhe  të  ngjajshëm.  Rishikim  të  praktikave  të 

menaxhimit aktual bashkiak të mbeturinave, me vlerësimin e mundshëm për privatizim dhe 

investime private në sektorin privat të riciklimit të mbetjeve bashkiake (ekzistuese ose zone 

mbushëse) 

 8.3. Elementet e Programit të riciklimit tё mbetjeve:  

a) Lehtësim tregu –përfshinë   identifikimin e përdorimeve të reja dhe aplikimet për riciklim;  

zhvillimin e shkëmbimit të mbetjeve;  

heqjen e barrierave institucionale, siç janë hollësirat për materialet 

diskriminuse;  

informimin dhe ndergjegjesimin e konsumatorit.  

 

b) Promovimin e investime për zgjerimin e kapaciteteve në riciklim –  në impiantet tashmë të ngrritura; 

në nxitjen e ricikluesive të rinj.  

c) Drejtimin studimor   Përfshirja e organizatave për përmirësimin e të dhënave (volumin, përbërjen dhe 

shpërndarjen) si dhe mundësi të riciklimit.  

Identifikimin e boshllëqeve që ekzistojnë; 

Arritjen e deritanishme; 

Kërkime dhe novacione me zgjidhje të reja ekologjike; 

Paraqitje projektesh;   Shpërndarja e rezultateve.    

d) Menaxhimin e informacionit –  Ngritja e një zyre informacioni për menaxhimin e mbetjeve plastike; 

Vendosja e lidhjeve me organizata të tjera si ARM:t, 

Shpërndarja e të dhënave për riciklim e magazinim mbetjesh plastike,  

Koordinimi i disponueshmërisë dhe shpërndarjes së informacionit  

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 46

Page 47: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

e) Këshillimin, drejtimin dhe përkrahjen teknike – do te siguroje  Këshillime dhe drejtime tregjeve të biznesit lokal; 

Konsulencë sektorit publik dhe privat;  

Këshilla teknike dhe marketingu;  

Studime paraprake;  

Guidat më të mira praktike;  

Workshope dhe seminare;  

Ndihmë kërkuesve në burimet specifike 

 

f) Programi i riciklimit tё Mb.U zhvillohet në bashkëpunim me;  Sektorin privat,   

Industrinë e menaxhimit të mbetjeve plastike, 

Biznesin e paketimeve,  

Agjensitë Rajonale te Mjedisit  

Forumi i riciklimit te mbetjeve 

 8.4. Siguria publike Përkrahja publike luan rol të rendësishëm duke: 

Rritur kërkesën për riciklimin e mbetjeve plastike,  

Shtuar informacion për alternativat e riciklimit 

Reklamuar cilësinë e lartë të tyre  

Siguruar  Furnizimin e tregjeve, 

Stimuluar investuesit e rinjë të riciklimit të mbetjeve plastike  

Qeveria duhet të shkoj më tej në gjithëpërfshirjen e qeverisë, duke u kërkuar institucioneve 

publike që  të zbatojne  skemen e hierarkise  së mbetjeve, duke  instaluar  infrastrukturen  e 

grumbullimit te diferencuar te mbetjeve. Kjo do të rrise  interesin në njohjen e ndikimit të 

kësaj  skeme,  si dhe do  të përdoret për  të promovuar e  stimuluar procesin e  riciklimit  te 

mbetjeve.  

 8.5. Tregjet për materialet e ricikluara  

Rekomandimet për shtimin e tregjeve për materialet e ricikluara 

Një  trajtim ndryshe për    zhvillimin  e  tregut,  që  fokusohet në përdorimet  e  reja për riciklimin 

Theksim më të madh për vëmendjet ndaj mjedisit, duke përfshirë kërkesën e rritur për të mirat e  riciklimit,  në  vendimet  e  institucioneve  publike  dhe  politikat  blerëse  të sektorit privat; 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 47

Page 48: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Zhvillimin  e  kualitetit  të  përmirësuar  dhe  standarteve  për  materialet  e  ricikluara, 

përmes    specifikave  të  njohura,  guidat  e mira  praktike,  informacion më  të mirë  për 

publikun dhe konsumatorin, theksim më të madh në eko‐etiketen; 

Veprim  për  të  stabilizuar  tregjet  dhe  për  të  ulur  çmimin  e  paqëndrueshëm,  duke 

përfshirë mekanizma  për mbrojtjen  e  çmimit,  adoptimin  e  kontratave  afatgjata  sesa 

çmimet lokale, dhe një treg të mundshëm në të ardhme 

Futjen  e  instumenteve  ekonomike,  për  të  promovuar  kërkesën  për  materialet  e 

ricikluara. 

 7.6. Përgjegjshmëria e prodhuesve  

Përgjegjshmëria  e  prodhuesve  është  një mjet  i  efektshëm  për  ti  bërë  prodhuesit  (dhe  të 

tjerët  të  përfshirë  në  shpërndarjen  dhe  shitjen  e  të  materialeve  tё  ricikluara)  më  të 

informuar  për  ndikimet  në  mjedis  të  të  mirave  që  ata  prodhojnë.  Iniciativat  e 

përgjegjshmërisë së prodhuesve i bëjnë  prodhuesit (dhe të tjerët) që të kenë përgjegjshmëri 

më  të madhe për  të mirat e  tyre, në  fund  të  jetës së  tyre. Ato mund  të   marrin  formën e 

marrëveshjeve  vullnetare,  ose  angazhimeve  të  detyrueshme.  Ne  tashmë  duhet  tё 

paraqesim  një  amendament  për  përgjegjshmërinë  e  prodhuesve,  për  ambalazhimin  dhe 

mbetjet e ambalazheve.    

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 48

Page 49: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

 

 

 

IX. PROGRAM INFORMIMI PËR PUBLIKUN  

 

 Programi  i  informimit për sensibilizimin e opinionit publik mbi mundёsitё e riciklimit  tё 

mbetjeve përmban objektivat dhe detyrat e mëposhtme. 

 9.1. Inkurajimin e Tregut që të punojë për Mjedisin Sot, përqasja drejt biznesit është vërtetuar  së  tepërmi  rreth vendosjes  së  standarteve dhe 

objektivave  dhe mё  pas,  duke  siguruar  kompanitë,  që  të  përshtaten me  këto  standarte. 

Mbështetja  nё  instrumenta  tё  bazuar  nё  treg,  siç  duhet  tё  jenё  taksat  e  ambientit  nё 

produkte tё ndryshme, tё cilat synonjnё t`i ndryshojnë sinjalet e çmimeve në treg në favor 

të atyre produkteve, që  janë më miqësore me ambientin, proçeset dhe  shërbimet. Taksat 

mjedisore  janё  efektive,  si  pёr  kostot  ashtu  dhe  pёr mjedisin.  Ato  sigurojnё  nxitje  pёr 

kompanitё pёr tё investuar nё fusha mё miqёsore me mjedisin ose teknologji (me efiçiensё 

dinamike)  intensive  qё  kёrkon  mё  pak  burime.  Kjo  i  bën  ato  shumë  tёrheqёs  pёr 

shfrytëzimin e natyrёs në afate më të gjata.  

Ky propozim duhet të gjejë njëzëri mbёshtetjen e nevojshme për zbatim Tregjet dhe kërkesa e konsumatorit mund të udhehiqen drejt produkteve dhe shёrbimeve, 

që janë ambientalisht shumë më lart karshi produkteve konkuruese, përsa i perket mjeteve 

të  informacionit,  edukimit, dhe duke u  siguruar  se produktet për  sa kohë  të  trupëzojnë 

kostot e verteta të mjedisit. Kjo do të inkurajojë biznesin, që ti përgjigjet me novacione dhe 

iniciativa menaxheriale, që do ta çojё nё rritje, pёrfitim, konkurrencë dhe krijim tё vendeve 

tё punёs.  

Kjo i krijon mundёsinё konsumatorёve tё përshtasin stile jetese me produkte të pastra 9.2.  Bashkëpunimi miqësor me sipёrmarrjet private 

Nevoja  e  zhvillimit  tё  programeve  dhe  inisiativave  synon  nё  pёrmirёsimin  e 

bёshkёpunimit  midis  autoriteteve  lokale  dhe  industrisë  dhe  inkurajimin  e  veprimeve 

vullnetare, pёr  tё pёrmirёsuar objektivat e  tyre nё riciklimin e mbetjeve urbane. Nevoja e 

pёrqafimit tё veprimeve vullnetare nga kompanitё duhet nxitur dhe duhet tё merren masa, 

qё  tё rriten ndjeshem ato kompani, duke publikuar rregullisht pёr sasitё e grumbulluara, 

llojёt, cilёsinё dhe pёrbёrjen e materialit tё ricikluar etj. 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 49

Page 50: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Hapi i pare: Zhvillimi i njё programi asistence pёr tё zhvilluar njё tёrёsi mjetesh Kjo  synon  tё  ndihmojnё  bizneset  tё  kuptojnё  kёrkesat  ambientaliste  dhe  se  si  duhet  të 

arrihen ato. Kjo do tё pёrfshijё: 

 

pёrmbledhje tё legjislacioneve,  

libra  pёr  praktikёn  mё  tё  mirё  dhe  teknollogjinё  e  pastёr  nё  prodhimet  tё 

ndryshёm tё produkteve,  

zhvillimin  e  aktivitetit  të  shitësit  tё  shërbimeve  ambientale  dhe  programit  tё 

menaxhimit ambiental, 

mundësinё e aplikimit tё njё skeme pёr tё inkurajuar SMM (Sistemi i Menaxhimit 

Mjedisor) pёr tё vetëkontrolluar pёrshtatshmёrinё e tyre dhe pёr tё pёrmirёsuar 

sistemet e menaxhimit tё mjedisit,  

inkurajimin pёr  tё  rritur kuptueshmёrinё pёr  efektet pozitive  tё koncepteve  tё 

eko‐eficiensёs nё rezultatin e kompanive.  

Hapi i dytё: Përmiresimi i pjesёmarrjes nё programin e SMM mbetet njё prioritet Sistemi  i  Menaxhimit  Mjedisor  (SMM)  ështe  mjeti  për  identifikimin  dhe  zgjidhjen  e 

problemit, i cili do të sigurojё organizimin me një metodë për të menaxhuar sistematikisht 

aktivitetet e  tyre mjedisore, produktet, shërbimet dhe ndihmesat për  të kryer detyrimet e 

tyre mjedisore  dhe  për  të  përmbushur  qëllimin  për  një  zhvillim  të  qëndrueshëm.  SMM 

përfshin  strukturat  organizuese,  aktivitetet  planifikuese,  përgjegjësitë,  praktikat, 

proçedurat,  proçeset  dhe  burimet  për  zhvillimin,  plotësimin,  realizimin,  rishikimin  dhe 

mbajtjen e politikёs mjedisore, pёr tё arritur nё bashkëveprim me njeri tjetrit nё njё qёllim 

tё  pёrcaktuar  qartё‐mbrojtjen  e  ambientit.  Duke  zbatuar  SMM,  njё  kompani  ndёrmerr 

aktivitetin e saj normal për reduktimin e ndikimit në mjedis, duke   mbrojtur shëndetin e 

njerëzve.  

 

Hapat e SMM‐sё janё: 

Pёrcaktimi i politikave ambientale. 

Rishikim i ndikuesve  (faktoreve) tё ambientit. 

Pajtueshmёria me kёrkesa e legjislacionit. 

Krijimi i njё programi veprimi mbi ambientin pёr arritjen e objektivave specifike. 

Trainimet me programet pёr tё gjithё tё punёsuarit. 

Dokumentacion i pёrshtatshёm. 

Matja, monitorimi konstant dhe mekanizmat pёrmirёsuese. 

 

Hapi i tretё: Forcimi i bashkëpunimit me komunitetin e biznesit nёpёrmjet marrёveshjeve 

vullnetare pёr kritere, objektiva tё qarta tё mbrojtjes sё mjedisit.  

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 50

Page 51: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Transparenca dhe monitorimi duhet tё  jenё efektivё nё arritjen e objektivave ambicioze tё 

mjedisit nga ana e sipёrmarjeve private nё procesin e riciklimit. Për marrëveshjet e mjedisit 

duhet  tё  vendosen  rregulla  tё  qarta pёr procedurёn  e  negocimit dhe  konkludimit. Nёse 

strukturohen siç duhet, marrёveshjet e mjedisit do tё sjellin pёrmirёsime tё mjedisit, nё njё 

mёnyrё  me  kosto‐eficiente  dhe  tё  shpejtё.  Kompanitё,  qё  dёshtojnё  nё  plotesimin  e 

kёrkesave  legjislative  tё  mjedisit  penalizohen.  Kompanit  tё  suksesshme  nxiten  me 

Stimulues ekonomike pёr produktet e ricikluara, duke theksuar kërkesën „Etiket Gjelber“ 

pёrmes njё  informimi mё  tё mirё  tё konsumatorit, duke zhvilluar mbi baza objektive pёr 

gjetjen e publikut “blerës” dhe veprimin pёr tё inkurajuar grumbullimin e mb. urbane qё tё 

jetё  i  realizueshëm  Kjo  do  tё  krijojё  debatin midis  tё  interesuarve  pёr  pёrmirёsimin  e 

disenjimit tё produktit mbi bazёn e veprimeve vullnetare tё kompanive ose sektoreve dhe 

nёse do tё  jenё tё pёrshtatshme do tё mbeshtetet nga  instrumentet siç ёshtё standartizimi 

dhe legalizimi.  

Qeverisja  lokale,  sё  bashku  me  qeverinё  duhet  tё  mbeshtesё  zhvillimin  e  sistemeve 

nacionale shpёrblyese harmonike pёr zhvillimet mjedisore  tё kompanive qё  identifikojnё 

dhe shpёrblejnё ata qё kanё rezultate tё mira.  

 

Veprimet 

- Inkurajo njё pёrqafim mё  tё gjerё  tё Eko‐menaxhimit dhe „Etiketa  e Gjelber“ dhe 

zhvillo masa pёr tё inkurajuar njё numur mё tё madh tё pjesёmarrjes sё kompanive 

pёr  tё publikuar  raporte  tё performancёs  sё zhvillimit,  rigorozё dhe nё mёnyrё  tё 

pavarur e verifikuar ambientalisht e tё vazhdueshme; 

- Vendosja e programit tё asistencёs tё pёrshtatshem me ndihmen specifike pёr SMM; 

- Aplikimi i skemave shpёrblyese tё zhvillimeve ambientale nё nivele bashkie; 

- Inkurajo angazhime dhe marrёveshje vullnetare pёr arritjen e objektivave tё pastra 

mbi mjedisin; 

- Promovo produkte dhe proçeseve të pastra nën rrugën e zhvillimit dhe stimulimit të 

Politikave të Produktit të Integruar;  

9.3. Gjetja e rrugëve të reja duke punuar pranë tregut nëpermjet biznesit dhe konsumatoreve

a. Duke ndihmuar konsumatoret që të bëjnë zgjedhjet e informuara

Nëpunësit  publikë,  konsumatorët  kanё  nevojё  qё  tu  jepet  informacion  i  kuptueshëm,  i 

pёrshtashёm,  si  edhe  i  gatshёm  pёr  besueshmёrinё  e  cilёsisё  sё  produktit  të  ricikluara, 

duke  u  siguruar  nё  informacionin  e  duhur  nëpërmjet  kanaleve  dhe mjeteve  të  tjera  të 

komunikimit  tё  dhёna  nga  kompanitё,  si  dhe  faqeve  të  internetit.  Në  këtë  mënyrë, 

vendimet do të merren duke patur dijeni të plotë të pasojave mjedisore.  

Veprimet  

- Vlerёso progresin dhe efektivitetin e skemës së Eko‐Etiketës sё produktit. 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 51

Page 52: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

- Mat dhe krahaso, duke përfshirë përdorimin e stimuluesve fiskale pёr tё inkurajuar 

marrjen e eko‐etiketave, qё lejojnё konsumatorin tё krahasojё zhvillimet ambientale.   

- Promovo ose nxit prodhimet e pastra (të blerta), me rrugët orientuese.  

 

b. Subvencionet e dëmtimit të ambientit dhe ndihma e Shtetit Aktivitet nё  fushё e mjedisit, qё kёrkon vёmendje  ёshtё ajo, që subvencionet qeveritare 

rezultojnë  të  kenë  një  ndikim  të  pjesshëm.  Mbёshtetja  pёr  lehtësimin  e  taksave  të 

bizneseve të riciklimit, kur ato përdoren për të nxitur:  

sё pari, zhvillimin e proçeseve tё produkteve tё pёrshtatshme me ambientin; 

së dyti, produktet, tё cilat respektojnё rregullat favorizuese tё gjendjes sё mjedisit;   3.c. Koncepti i pastër (green) i sektorit financiar Sektori  financiar  i huadhёnies dhe aktivitetet e  investimit kanё ndikim mjedisor  indirekt, 

duke pёrcaktuar, se cila kompani dhe aktivitet kanё theks nё financё dhe kushtet qё lidhen 

me  tё. Duke  lehtёsuar  hapjen  e  informacionit  tё pёrshtatshёm  nga  sektori  financiar dhe 

kompanitё mund tё krijojnё njё stimulues pёr sjelljen „e pastër“. Duke rritur numurin e te 

interesuarve dhe konsumatorёve nuk mjaftonё vetem sigurimi  i produktit  tё mirё dhe  të 

shёrbimeve me njё çmim tё drejtё. Ato, gjithashtu duhen tё jenё tё sigurta, nё mёnyrёn e tё 

prodhuarit, me pёrgjegjёshmёri sociale dhe mjedisore. Duhen nxitur programe, qё sektori 

financiar  tё ofrojё Fonde  tё  Investimeve  Jeshile pёr publikun, duke punuar drejt kufijve 

orientues vullnetare, ç`ka mund tё quhet investim ”jeshil” dhe nё bashkёpunim me Banken 

Evropiane tё Investimeve dhe me Banken Evropine për Rindertim dhe Zhvillim, mund të 

kemi njё ndikim mё tё drejtpёrdrejtё nё flukset e parave, qё shkojnё pёr aktivitetet, qё nuk 

e dëmtojne ambientin. 

 

Veprimet 

‐ Promovimi i shkëmbimit tё praktikave politike mё tё mira me vendet e zhvilluara; 

‐  Inisiativё  vullnetare  me  sektorin  financiar,  i  cili  mund  të  mbulojë  shkëmbimin  e 

praktikave mё tё mira, marrёveshjet pёr arritjen e standarteve, pёr dhenien e huave, 

pёr fonde pёr investimin ”jeshil”, etj. 

‐  Duke  forcuar  integrimin  e  objektivave  mjedisore  dhe  konsideratat  pёr  huatë  nga 

Banka Evropiane e Investimeve. 

9.4. Perfshirja e qytetareve dhe ndryshimi i mёnyrës së të sjellurit Shumё njerёz kanё filluar tё bёjnё pёrpjekje pёr tё ndryshuar mёnyrёn e tyre tё sjellurit, si 

dhe  të  familjeve  tё  tyre,  psh  duke  i  ripёrdorur,  duke  blere  produkte  qё  s’dёmtojnё 

ambientin  dhe  duke  ndarë  mbejet  sipas  përbërjes  që  nё  shtepitё.  Qytetarët  e  mirё 

informuar,  qё  janё  tё  pёrfshirё  aktivisht  nё  lёvizjet  ambjentaliste  janё  njё  forcё  e  re  e 

fuqishme  nё mbrojtje  tё mjedisit. Njerëzit  janë  duke  kёrkuar  njё  zё mё  tё  fuqishёm,  nё 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 52

Page 53: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

vendimet nё nivel komuniteti, rajonal qё ndikon nё cilёsinё e mjedisit. Pёr tё qёnё efektiv, 

ata kanё nevojё pёr informacion cilesor, tё cilin ata mund ta pёrdorin dhe kuptojnё, si dhe 

nevoja pёr  theks  tё pёrshtatshёm  tё bёrёsit  të vendimeve pёr  tё qenё  tё zotё  tё  shprehin 

pikpamjet  e  tyre.  Insiativat  pёr  tё  zhvilluar  njё  kuptim  koherent  dhe  tё  thjeshtё  tё 

indikatorёve  tё  mjedisit  ёshtё  nevojё  imediate  pёr  zgjidhje,  si  dhe  prezantimi  i 

informacionit  tё  adresave  tё  kompanive  ricikluese,  llojit  dhe  pёrbёrjes  sё  produkteve  tё 

ricikluara. Informacioni që synon në inkurajimin në vazhdimësinё e mënyrës së të jetuarit, 

është ndoshta mё i mirë i siguruar në nivelin lokal, krahinor dhe nacional. Lёvizja lokale nё 

favor tё mjedisit ёshtё zgjeruar dhe reflekton interesat e njerёzve nё mbajtjen e këndёshme 

tё ambienteve përreth vendbanimit tё tyre, nё ruajtjen e fshatrave lokale.   

Veprime  

- Masat  pёr  tё  pёrmirёsuar  aksesin  dhe  cilёsinё  e  informacionit  mjedisor  tek 

komuniteti;  

- Pёrgatitja e kompletit  tё mjeteve praktike, qё synojnё  tё rrisin zhvillimet mjedisore 

rreth shtepisё; 

- Dhёnia e informacionit si tё ndajmё mbetjet nё burim.  

- Edukimi mjedisor nё tё gjitha nivelet dhe me tё gjitha mjetet e informimit, etj. 

 

  Ky plan veprim do tё realizojё objektivat dhe detyrat e mёsipёrme duke realizzuar: 

Përpilimin e formularёve tё anketimit

Kryerjen e anketimit me grup-fokus lokal (rreth 2,000 formularë)

Analizimi dhe interpretimi i anketimeve

Trajnimi i personelit të pushtetit vendor

Përpilimi dhe hartimi i programit tё fushatës sё sensibilizimit Përpilimi i materialeve formuese dhe informuese Krijimi i Bërthamës së “Lobingut”

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 53

Page 54: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

 

X. POLITIKAT PËR TË FUQIZUAR TREGUN E RICIKLIMEVE

 

  10.1. Politika më e mirë për të nxitur riciklimin  

Cila është politika më e mire për  të  stimuluar  riciklimin? Nuk mundet, që një politikë e 

vetme  të  ofrojë  zgjidhjen  e  drejtë  për  çdo  vend, megjithëse  ndër  komponentët  kryesorë 

renditet pikësynimi  i qartë, edukimi dhe nxitja ekonomike.  Interesi  i publikut në riciklim 

është  shtuar  gjatë  15  viteve  të  fundit  përmes  botës  së  industrializuar.  Ky  interes  është 

drejtuar  dhe  zhvilluar  nga  faktorë  të  ndryshëm,  duke  përfshirë  çështje  që  lidhen  me 

shtimin e prodhimit  të mbetjeve dhe zvogëlimit  të kapacitetit  të  landfillit, ndotjes së ajrit 

nga  incinerimi,  si dhe nevojës për mbrojtje  të mjedisit. Në këtë kondita,  shoqëria është e 

interesuar, që me politika  të  caktuara  të  synojë dhe  të  shtojë  furnizimin me  riciklime  të 

mbledhura. Mund të zhvillohen dhe politika të tjera, që përfshijnë udhërrëfime për blerjen 

e  produkteve  të  riciklueshme,  kërkesat  për  minimumin  e  mbajtjes  së  materialeve  të 

riciklueshme dhe taksën nxitëse për produktet të ricikluara.  

 

Në  shumë  vende,  qeveritë  janë  duke  shtuar  inkurajimin  e  industrive  për  të  adoptuar 

sistemet  e menaxhimit mjedisor, që  shpesh ka  të bëjë me gjenerimin  e mbetjeve permes 

reduktimit në burim, ripërdorimit dhe riciklimit. Politikat që promovojnë riciklimin mund 

të zbatohen në shkallë kombëtare, rajonale ose dhe lokale, ndonëse disa politika janë më të 

bindshme në një shkallë ndryshe nga të tjerat. Një rrugë tjetër në politikat e riciklimit është 

mekanizmi i përdorur për financimin e programeve të riciklimit. Shumica e programeve të 

riciklimit  financohen  nga  taksat  apo nga pagesat  e menaxhimit  të mbetjeve. Por  ka dhe 

shtete, si në  Japoni e në Europë, që ato financohen nga  industria. Nga ana  tjetër, publiku 

financon  këto  iniciativa,  sepse  ata  kanë  dhe  duhet  të  paguajnë  për  këto  të  mira  dhe 

shërbime.  

 

   Politika që mund të përdoren për të promovuar riciklimin 

Politika, që promovojnë mbështetjen e riciklimit; 

Zbatimi i grumbullimit buzë trotuarit ose përmirësimi i efikasitetit të tij;  

Zbatimi bazuar në vënien e çmimit;  

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 54

Page 55: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Përmirësimi i disponueshmërisë së grumbullimit në vende publike;  

Nxjerrja e ambicieve dhe synime të ndryshme, etj.  

Paraqitja e kërkesave të regullta për ndarjen në burim; 

Kërkojini bashkive të operojë në programet e riciklimit;  

Ndalimin e hedhjes së materialeve për riciklime në vendgroposje; 

 Taksa e landfillit; 

Miratoni programet e kompensimeve të depozitimeve në vend groposje;  

Ngarkimi i konsumatorëve me taksën e depozitimit të mbetjeve; 

Shtimi i edukimit të publikut;  

Garantimi i financimit nga Bashkia;  

Nxitje të kontratave afat‐gjata për shmangien e rrezikut të lëkundjes së çmimit për riciklime; 

Politika, që nxisin kërkesa për riciklim; 

Kërkoni minimumin e përmbajtjes së riciklimit në produkte; 

Nxisni projekte për kërkime dhe zhvillim; 

Siguroni kredit me interesa të ulta;  

Edukoni publikun me cilësinë e produkteve me përmbajtje të ricikluar;  

Politikat, që promovojnë mbështetjen dhe nevojën për riciklim; 

Inkurajoni kompanitë të përshtasin sisteme menaxhimi gjithë përfshirëse të mjedisit; 

 

 

Ka kaluar mëse një dekade, që kur u zbatuan për herë të parë politikat e riciklimit, çka të 

jep mundësinë për të shqyrtuar ecurinë e tyre të suksesit dhe për të karakterizuar kushtet 

për çdo politikë të ndryshme, që ka qenë e suksesshme.  

 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 55

Page 56: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 56

 

 XI. RICIKLIMI I MBETJEVE NË VENDET E

STUDIUARA

11.1. Të përgjithshme

Vendet, që merren me riciklimin kanë miratuar një politikë unike për nxitjen e saj. Diferencat 

midis  tyre  janë  për  shkak  të  shumë  faktorëve,  duke  përfshirë  gjeografinë  dhe  motin, 

demografinë, sistemet legale, përhapjen e zhvillimit të politikës në nivele kombëtare, rajonale e 

lokale,  kapaciteti prodhues,  infrastruktura  e menaxhimit  të mbetjeve  ekzistuese,  qëndrimi  i 

publikut, etj.  

 

Politikat e përdorura të riciklimit në secilën nga vendet e studiuara 

Politikat e ofertës së planifikuar  Italy Japan Netherland  Singapor  Spain  US Luxembourg

Pjesëmarrja e detyrueshme e publikut   L  L  N      L   

Detyrimi  i përbashkët ose ndarja  e burimeve 

industriale  L  L  N  N  N  L   

Ndalimi  i  landfilleve  për  ambalazhim  ose 

riciklime të tjera  N    N      L   

Çmimi bazë i përdorimit   L  L  L      L   

Taksat e vendosura   N    N      L   

Programet e shpërblimit të depoz‐itimeve       N         

  Politikat e kërkesës së planifikuar 

Detyrimet e përmbajtjes së ricikluar     N        N   

Sigurimi i udhërrëfimeve     N        N   

Administrim  i Produkteve dhe marrё‐veshjet 

vullnetare  N        N  N  N 

  Politikat  e ofertës dhe kërkesës së planifikuar 

Përgjegjësia e prodhuesve të përhapur      N    N    N 

Sistemet e menaxhimit mjedisor   N  N          N 

N = Politika është adaptuar në nivel kombëtar L = Politika është adaptuar në nivel lokal,  

Page 57: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Gjermania 

Në  Gjermani,  riciklimi  është  drejtuar  nga  mbështetja  e  publikut  për  zhvillimin  e 

qëndrueshëm  dhe  nga  Këshillat  për  zvogëlimin  e  kapacitetit  të  landfillit.  Si  përgjigje, 

qeveria gjermane  ishte nga  të parat, që ngriti një strukture kombëtare krahasuese për  të 

nxitur riciklimin. Kjo strukture përfshin qëllime të larta të riciklimit kombëtar për mbetjet 

bashkiake,  politikat  në  amblazhimin  e  përdorur.  Komponenti  më  i  njohur  i  sistemit 

gjerman është ”Etiket e Gjelbёr” për ambalazhimin e përdorur të mbetjeve shtëpiake, e cila 

ishte paraqitur fillimisht në Dekretin e Ambalazhimit gjerman ’91.  

 

Në  sistemin  EPR  të  Gjermanisë  ”Etiket  e  Gjelbёr”,  industria  e  ambalazhimit  mban 

përgjegjësi për garantimin e normave të riciklimit për ambalazhimin e mbetjeve shtëpiake. 

Synimet e riciklimit  janë 6 % për plastikat dhe përzierjet, 70% për  letra dhe kartona, 70% 

për  çelik,  dhe  75%  për  qelq. Kompanitë  e  ambalazhimit  dhe  shitësit me  pakicë  u  është 

kërkuar  të  pranojnë  dhe  të  riciklojnë  ambalazhet  e  përdorura  nga  konsumatorët.  Si 

alternative  tjetër,  kompanitë mund  të  kontraktojnë me  një  grup  të  tretë,  që  të mbledh 

mbetjet shtëpiake dhe të garantojnë që synimet e qeverisë për arritjen e riciklimit.  

 

Shumica e industrisë së ambalazhimit gjerman ka adoptuar këtë rrugë alternative. Rezultati 

i  sistemit ”Etiket  e Gjelbёr”  është bërë një model për programet pasuese në Europë dhe 

kudo.  Kompanitë  anëtare  të  ”Etiket  e  Gjelbёr”  paguajnë  për  ambalazhimin.  Suksesi  i 

arritjeve të ”Etiket e Gjelbёr” në riciklimin e mbetjeve shtëpiake të përdorura është evident 

në statistikat e riciklimit, siç u raportua nga BE‐ja. Ambalazhimi nën kompetencat e ”Etiket 

e Gjelbёr” ishte ricikluar në një normë prej 50% në 1991. Kjo normë u shtua në gati 85% në 

2000. Veç  kësaj midis  1991  dhe  1998  kompanitë  gjermane  reduktuan  të  gjitha  nivelet  e 

ambalazhimit të vendosura në tregje në afërsisht 10%.  

 

SHBA  

ShBA  kanë marrë  një  rrugë  shumë  të  ndryshme  drejt  promovimit  të  riciklimit. Ndërsa 

politikat  e  EPR  gjermane  janë  centralizuar,  qeveria  federale  amerikane  ka  ngarkuar 

gjerësisht  shtetet  të  merren  me  menaxhimin  e  mbetjeve  urbane.  Kështu,  politikat  e 

riciklimit janë adoptuar në nivele lokale dhe shtetesh, kryesisht në përgjigje të trysnisë nga 

qytetarët  me  ndërgjegje  mjedisore  dhe  në  disa  zona  nga  një  dëshirë  për  të  zgjatur 

kapactetin e landfillit lokal. Rezultati është një prirje shumë heterogjene e politikave.  Leja 

për programet  e  riciklimit buzë  trotuarit ndryshoi  shumë, duke  arritur nga  89% në disa 

shtete në 35% në disa  të  tjera. Këto  tendenca përforcuan  idenë,  se kapaciteti  i kufizuar  i 

landfilleve dhe kostot e larta të tyre, tipike për zonat e populluara, janë faktorët kryesorë në 

përcaktimin e shkallës së programeve të riciklimit.  

 

Brazil  

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 57

Page 58: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

I përballur me papunësinë e lartë, qeveria braziliane nuk ka zbatuar shumë politika për të 

promovuar riciklimin, por riciklimi në Brazil është drejtuar nga një industri e forte alumini, 

që kërkon lëndë të parë jo të shtrenjtë, të cilat favorizojnë përmbajtje të ricikluar. Si rezultat, 

shkalla  e  riciklimit  të  aluminit  në  Brazil  është më  e  larta  në  botë. Qeveria  ka  bërë  një 

përpjekje për të përmirësuar kushtet e punës dhe të përgatis mbledhësit e riciklimit për të 

ricikluar materialet shtesë.  

 

Belgjika, Finlanda, Luksenburgu, Hollanda, Spanja dhe Italia 

Këto  vende  kanë miratuar  rregullat  e  ”Etiket  e Gjelbёr” po  ashtu  si Gjermania, por me 

synime dhe qëllime më të rrepta dhe më të sakta dhe me shumë ndryshime në zbatim. Po 

ashtu si edhe Gjermania, këto vende kompletuan ”Etiket e Gjelbёr” me politika të tjera. Në 

Finlandë,  Dekreti  Federal  i  Mbetjeve  specifikon  qëllimet  e  ripërpunimit  për  mbetjet 

bashkiake aq mirë, sa 12 nivele specifike të mbetjeve industriale, dhe Planifikimi Kombëtar 

i Mbetjeve bëri thirrje për qeverinë lokale të zhvillojë një sistem çmimi për menaxhimin e 

mbetjeve.  Hollanda  ka  miratuar  një  taksë  landfill‐i  dhe  një  ndarje  të  detyrueshme  të 

burimit nga mbetjet industriale. Italia nxit dhe inkurajon kompanitë, që të miratojnë EMS. 

Në kontrast me vendet  e  tjera kushtet  ekonomike  të varfra  të Spanjës kanë  rezultuar në 

pakësimin e grumbullimit të mbetjeve buzë trotuarit.  

 

Australia  

Qeveria australiane paraqiti një synim që  të reduktojë shumën e mbetjeve në  landfille në 

55% nga  1990 në  2000. Për  të  arritur këtë  synim, disa  shtete  futën  sistemin  e  taksave  të 

landfilleve. Veç kësaj qeveria ka promovuar aksione vullnetare ”Etiket e Gjelbёr” permes 

miratimit  të  marrëveshjes  Kombëtare  të  Ambalazhimit  në  1999.  Sipas  marrëveshjes, 

kompanitë e përfshira në prodhimin dhe  shpërndarjen e ambalazhimit  janë  të nxitura  të 

punojnë së bashku për të arritur synimet e qeverisë për riciklimin. Ndonëse marrëveshja e 

ambalazhimit  është  miratuar  në  nivele  kombëtare,  shumica  e  politikave  mjedisore 

australiane janë miratuar në nivele shtetesh.  

 

Britania e Madhe  

Ndonëse  BM  ka  miratuar  EPR,  ajo  ka  marrë  një  rrugë  jo  të  zakonshme.  Industria  e 

ambalazhimit ka bërë që synimet e riciklimit janë bërë përmes mbështejes së njoftimeve të 

ripërpunimit të ambalazhimit. Si rezultat, përpjekjet e riciklimit të ambalazheve të  letrave 

dhe plastikave kanë synuar cilësinë më të lartë.  

 

Japonia  

Japonia, ashtu  si edhe vendet e  tjera aziatike u vlerësuan në këtë  studim, me popullsi  të 

dendur dhe ka kufizuar kapacitetin  e  landfilleve.  Si  rezultat, vendi  është mbështetur në 

incinerimin  si mjetin  bazë për  trajtimin  e mbetjeve  të  tij:  afërsisht  70%  e MBU  japoneze 

digjen. Më 1990, u rrit interesimi për emetimet nga incinerimi. Si përgjigje, qeveria japoneze 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 58

Page 59: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

adaptoi  një  strukturë politike  gjithë  përfshirëse  për  të  shtuar  riciklimin. Komponentët  e 

kësaj strukture përfshijnë:  

50 % reduktim landfilleve nga 1996 në 2010; 

Përforëcim i punës së burim‐ndarjes; 

Kërkesë për bashkitë që të operojnë me programet e riciklimit;  

Ndihma të qeverisë federale për të mbështetur programet e riciklimit;  

Ligje të EPR për ambalazhe dhe elektronikë; 

Rregulla sigurimi kombëtare; 

Financim i qeverisë të programeve pilot, kërkime dhe zhvillime.  

Shumë prej këtyre politikave tashmë funksionojnë, ku efektet e tyre janë duke u shfaqur në 

statistikat e riciklimit.  

 

Hong Kong  

Hong Kongu ka një densitet  të popullsisë prej  14,000 banor për km2, krahasuar me Nju 

Jorkun 2050 për km2, dhe Parisin 3540 për km2. Gjeografia e Hong Kongut, densiteti i lartë i 

popullsisë dhe shtimi  i prodhimit  të mbetjeve ka rezultuar në parashikime se kapaciteti  i 

landfillit të vendit do të rrënohet midis viteve 2012‐ 2018. Si përgjigje, Hong Kongu miratoi 

Planin e Reduktimit të Mbetjeve, një plan 10 vjeçar, që reklamon një reduktim të mbetjeve, 

ripërdorim dhe riciklim. Qëllimi ishte të reduktoheshin sasitë e përvitshme të mbetjeve të 

groposura  deri  në  58%.  Densiteti  i  lartë  i  popullsisë  e  bën  distancën  e  transportit  të 

shkurtër,  duke  përmirësuar  ekonominë.  Megjithatë,  shumica  e  banorëve  banojnë  dhe 

punojnë në ndërtesa shumëkatëshe, duke e bërë të vështirë për të zbatuar çmimin bazë të 

përdorimit për grumbullimin e mbeturinave. Veç kësaj, toka e lartë e bën të vështirë dhe të 

shtrenjtë grumbullimin e riciklimeve.  

 

Singapor  

Singapori ka një sipërfaqe tokësore prej 660 km2 dhe një popullsi prej 3.89 milion banorë, 

80%  e  të  cilëve  jetojnë  në  familje  të  mëdha,  në  ndërtesa  shumëkatëshe.  Rreth  90%  e 

mbetjeve  të  tij digjet. Norma e  riciklimit  të përgjithshëm në Singapor në vitin 2000 është 

40%, ndërsa norma  e  riciklimit për pjesën bashkiake  të normës  së  riciklimit  ishte vetëm 

17%.  Këto  të  dhëna  sugjestionojnë  norma  riciklimi  shumë  të  larta  institucionale  dhe 

industriale. Për  të rimarr një  fraksion  të madh  të mbetjeve bashkiake, qeveria ka kërkuar 

kompani menaxhimi private të mbetjeve bashkiake për të mbledhur riciklimet.  

11.2. Efektshmëria e riciklimit   

Gjermania, Belgjika dhe Hollanda kanë arritur norma riciklimi bashkiake që dallohen nga 

të  tjerat. Secila prej këtyre vendeve ka miratuar ”Etiket e Gjelbёr” për ambalazhimin dhe 

gjithashtu kanë plotësuar ”Etiket e Gjelbёr” me politika të ndryshme që garantojnë rregulla 

të forta dhe drejtues nxitës për qytetarët dhe biznesin që të riciklojnë. Politikat e riciklimit 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 59

Page 60: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

dhe  infrastrukturat  në  Itali,  Spanjë,  Japoni,  Hong  Kong  dhe  Japoni  janë  akoma  në 

evolucion. Shumë nga progreset e tyre nuk mund të jepen në të dhënat e tabelës 3.  

11.3. Modelet e zakonshme

 

Vendet  e  përfshira  në  këtë  studim  dallojnë  në  lidhje  me  demografinë,  gjeografinë, 

industritë prodhuese, strukturën politike. Si rezultat, ato kanë ndryshuar rrugën e tyre për 

të  promovuar  riciklimin.  Në  të  gjitha  vendet,  ekzistojnë  tregjet  për  shumicën  e 

konsumatorëve, me kusht që materialet mund të ndahen në tregje me cilësi, sasi dhe çmime 

të arsyeshme. Kostot e grumbullimit dhe klasifikimit nuk lejojnë që shumica e riciklimeve 

të mbetjeve shtëpiake, të ndahet në tregje pa financime.  Është publiku, që po garanton këtë 

financim.  P.sh.,  në  ShBA,  prodhuesit  e mbetjeve  paguajnë  përmes  taksave  dhe  tarifave, 

ndërsa  në  Gjermani  publiku  prodhues  i mbetjeve  paguan  në  saj  të  pjesës  të  kostos  së 

produktit të blerë.  

 

Në  këtë  kontekst,  niveli  i  riciklimit  që  ndodh  varet  në  gatishmërinë  e  publikut  për  të 

paguar. Mënyra, në të cilën kostot e riciklimit janë prezantuar në publik, mund të kenë një 

ndikim të konsiderueshëm në gatishmërinë për të paguar. Për shembull, publiku mund të 

gjejë  për  të  paguar  një  faturë  10  dollarëshe  në  muaj.  Kjo  është  një  arsye  se  kombet 

europiane  kanë  qenë  të  gatshme  për  të  arritur  norma  të  larta  të  riciklimit  për 

ambalazhimin.  Lidhur  me  gatishmërinë  e  publikut  për  të  paguar  është  aftësia  apo 

mundësia  e  tij  për  të  paguar.  Kjo  është  reflektuar  në  normat  e  larta  të  riciklimit  të 

raportuara për vendet shumë të bollshme. Brazili është një përjashtim për këtë. Papunësia e 

vendit është mjaftueshmërisht e lartë dhe rrogat e ulta që marrin janë ekonomikisht shumë 

të  favorshme.  Politikat  e  EPR  shfaqen  që  të  kenë  ndikimin  madhor  në  prodhimin  e 

normave  të  larta  të  riciklimit.  Eksperienca  gjermane  ilustron  se  zbatimi  i  politikës 

krejtësisht  unike  me  mosdyshimin  çon  në  “rritjen  e  mundimeve”.  Duke  mësuar  nga 

eksperienca gjermane vendet e tjera kanë qenë të gatshme dhe të afta të ndërtojnë politikat 

e EPR,  që mënjanojnë  shumë prej problemeve  të  tyre  fillestare. Duke përdorur  tarifat  e 

peshës‐bazë,  skemat  e  EPR  gjithashtu  kanë  përfitim  të  sigurimit  të  një  nxitje  financiare 

direkte për të reduktuar shumën e ambalazhimit për paketim.  

 

Në  disa  raste,  tarifat  për  ambalazhe  janë  përdorur  nga  një  material.  Në  Finlandë  për 

shembull,  vetëm  pjesa  e  një  depozite  është  kompesuar  në  blerjen  e  shisheve  një‐

përdorimshe.   Taksat e groposjes, në mbetjet bashkiake  sigurojnë një  shembull  se  si disa 

politika mund  të kenë një efekt shumë  të vogël në sjelljen e konsumatorit. Nëse shuma e 

këtyre  taksave  nuk  është  e  dallueshëm,  si  një  linjë‐mësimi  në  faturën  e menaxhimit  të 

mbetjeve,  qytetarët  nuk  mund  të  ndjehen  keq  nëse  ata  kanë  një  nxitje  direkte  për  të 

pakësuar sasitë e mbetjeve. Duke i krahasuar me taksat e landfillit, detyrimet e ndarjes së 

burimeve dhe dekretet e landfilleve shoqërohen me ndëshkime për mos pëlqimin. Taksat e 

landfilleve mund të përdoren për të dekurajuar landfillet relative në strategji alternative të 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 60

Page 61: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

menaxhimit të mbetjeve, fillimisht djegien. Gjithashtu, taksat e landfillit sigurojnë fonde që 

mund  të  përdoren  për  të  subvencionuar  programet  e  riciklimit.  Gjithnjë  e më  shumë, 

shumë prej këtyre vendeve në këtë  studim  janë kthyer përmes marrëveshjeve vullnetare 

me  industrinë  për  të  arritur  qëllimet mjedisore.  Suksesi  i  këtyre  programeve  vullnetare 

është  ndikuar  nëse  ata  janë  nxitës  të  përshtatshëm  për  industrinë  për  të  marrë  pjesë. 

Australia merr këtë rrugë me anë të kërcënimit të rregulloreve shumë strikte nëse synimet 

nuk janë arritur.  

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 61

Page 62: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

 

PËRKUFIZIM TERMASH

 

 

 

Amballazhe: prej kartoni, flete plastike te tjera qe ne fakte jane paketime qe i sherbejne reklames dhe qe per bleresin jane fare te panevojshme.  

Amballazh i kombinuar: kombinime te pandashme te materialeve te ndryshme, p.sh paketimi i i lengut te frutave (leter +lende plastike), letra e cokollates (leter +alumin)  

Depo  (depo  e  rregullt): kjo nenkuptone nje ndertese per sendmentimin e metejshem te pademshem te mbeturinave duke marre parasysh kerkesat higjenike, hidrologjike dhe ekologjke, duke shmangur demtimet ndaj natyres  

“Mbetje” janë lëndët, objektet ose pjesët e tyre, që përcaktohen nga autoriteti përgjegjës, të cilat nuk përdoren më ose që pronari do  t’i  largojë. Mbetjet vlerësohen  si  të  tilla, për  sa 

kohë qe materialet e nxjerra prej tyre ose energjia e prodhuar nuk perfshihet në procesin e 

prodhimit. Mbeturina shtëpiake: plehra nga punët e shtëpisë, të ndërmarjeve dhe të punëve të tjera, të cilat përfundojnë në kazanët e zakonshëm të plehrave dhe pa ndonjë trajtim special të tyre.

Shishe të ripërdorshme: sipas tipit dhe madhësisë së shisheve prej qelqi deri në 60 herë sërisht të përdorëshme (p.sh për qumësht, birrë ose ujë mineral). Nëpërmjet sistemit të mbushjes garantohet një ripërdorim i shumëfishtë, gjë kjo që con në reduktimin e sasisë së plehrave  

“Teknikat më të mira të mundëshme” përfaqësojnë fazën më të përhapur dhe me nivel më 

të  lartë  të mbrojtjes  së mjedisit,  të  zhvillimit  të një veprimtarie dhe që  janë plotësisht  të 

zbatueshme nga pikpamja praktike dhe ekonomike. 

“Llum” quhet mbetja gjysëm e lëngshme, që mbetet nga trajtimi i ujit urban dhe industrial, 

si dhe nga uji i mbetjeve.  

Qendër e Shkarkimit të mbeturinave”,është një vend qendror ku individët shkarkojnë dhe 

depozitojnë mbetjet e riciklueshme në kontenierë të veçantë. 

Copra lëndësh 

Materiali i mbetjeve industriale të hedhura dhe të flakura, që shpesh  janë të përshtatshme 

për riciklim. 

Mbetjet inorganike 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 62

Page 63: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Mbetjet  e  përbëra  nga  lëndë  të  tjera,  përveç  atyre  bimore  dhe  shtazore  (d.m.th.  nuk 

përmbajnë karbon).  

Mbetjet insitucionale 

Materialet e mbetjeve që krijohen në shkolla, spitale, burgje, në insitucionet e kërkimeve, si 

dhe në godina të tjera publike.  

Manaxhimi i integruar i mbetjeve të ngurta 

Praktika e përdorimit të disa alternativave të teknikave për manaxhimin e mbetjeve për të 

manaxhuar dhe për  të eliminuar përbërësit e mbetjeve  të ngurta urbane. Alternativat për 

manaxhimin  e mbetjeve  përfshijnë Reduktimin, Riperdorimin, Riciklimin, Kompostimin, 

Prodhimin e energjisë dhe Vendgroposjen.  

Mbetjet e ngurta urbane 

Në mbetjet  e  ngurta  urbane përfshihen mbeturinat  shtëpiake, mbetjet  e  ngurta  tregtare, 

llumra të parrezikshme, si dhe mbetjet e ngurta industriale.  

Mbeturina 

Materialet  që  mbeten  pas  përpunimit,  djegies  termike,  kompostimit  ose  riciklimit. 

Mbeturinat në përgjithësi eliminohen në vendgroposje.  

Materiali sekondar 

Materiali që përdoret në vend të materialit primar ose lëndës së parë për prodhimin e një 

produkti.  

Mbetjet e ngurta 

Çdo  lloj mbeturine, plehre,  lluma që del nga pajisja  e  trajtimit  të mbetjeve ujore,  si dhe 

materiale  të  tjera  të  flakura, duke përfshirë dherat,  lëngjet,  trupat  gjysëm  të ngurtë,  ose 

materialet  që  përmabjnë  gaze  dhe  që  janë  rezultat  i  zbatimeveve  industriale,  tregtare, 

minerare  dhe  bujqësore,  si  dhe  që  janë  rezultat  i  aktiviteteve  të  komunitetit. Këtu  nuk 

përfshihen materialet  e  ngurta  apo  të  tretshme  të  ujrave  të  zeza  shtëpiake, materialet  e 

ngurta  apo  të  tretshme  të  rrjedhjeve  nga  vaditja,  shkarkimet  industriale,  materialet  e 

veçanta nukleare.  

Pakësimi i mbetjeve 

Pakësimi i mbetjeve është një term i gjerë që përfshin të gjitha metodat e ekomenaxhimit të 

mbetjeve – Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi, kompostimi – që rezultojnë nga pakësimi  i 

mbetjeve.  

Riciklimi 

Proçesi  në  të  cilin  materialet  që  janë  destinuar  për  eliminim,  mund  të  grumbullohen, 

ripërpunohen, riprodhohen dhe përdoren sërish si lende e pare.  

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 63

Page 64: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

Ripërdorimi 

Përdorimi i një produkti më shumë se një herë në formën e tij të ngjashme dhe për të njëjtin 

qëllim, psh. një shishe pijesh ripërdoret kur i kthehet kompanisë së shisheve për rimbushje. 

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 64

Page 65: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

STUDIME MBËSHTETËSE

Cizek Z. Waste management, Pilsen; 2001 Guri M. Studim gjeoambjental i vend depozitës të MbU të Pogradecit, 2001 Gjoka F. Pedologjia, 1998 Hoxha J. Hartografimi Gjeologo – Ambjental, 2000 Keller E. Environmental Geology (New York) 1992 Sayed E. Hasan Geology and Hazardous Waste Management (Kansas City-USA) , 1996 UNEP Disposal of municipal solid waste (Sanitary Landfills Split), 1994 EPA Decision-maker`s Guide to solid waste management, 1995 Ecologia ITALIA: Projekt i për përcaktimin e vendgroposjes së mbetjeve urbane.1998

Barlaz Morton A. Recycling worldwide – Policies to strengthen markets for recyclables In:

Loughlin Daniel H. Waste Management World, July-August 2005

Official Journal of EC, Council Directive 1999/31/EC of 26 April 1999 on the landfill of waste.

Magalang, A., Diaz, L.F. Community-based waste reduction and recovery:

Eggerth, L.L Philippine Ecological Solid Waste Management Act. Sardinia 2003

Savage, GM, Diaz, LF, Guidance for Landfilling Waste in Economically Developing Countries,

CG, Goluke, Martone, C International Solid Waste Association and Cal Recovery Inc. USA.ISBN:

87- 90402-07-3 (1998).

Schneider, F., Wassermann, G. Does Paper Recycling Cause Damage ToThe Environment?

Salhofer, S. A Case Study and Methodological Considerations. Sardinia 2003S.

Margherita Di Pula, Science And Engineering Of Recycling For Environmental Protection

Woolley, G. R. : An Overview Of The WASCON 2000 Conference. In: Waste Management,

Volume 21, Issue 3, Cagliari, Italy June 2001,

Ali,A.(2005) Waste management – Developing world and countries in transit. In:

Sardinia 2005 Tenth International Waste Management and Landfill

Symposium, Editors Raffaello Cossu, Rainer Stegmann .

Barlaz Morton A. H.(2005) Recycling worldwide – Policies to strengthen markets for recyclables. In:

Waste Management World, July-August 2005, Pages 31-40.

Council Directive 1999/31/EC

of 26 April 1999 on the landfill Official Journal of the European Communities, 16.7.1999

Environmental Information

Administration-EIA, (2004). Solid Waste Recycling, What is Recycling, Available online:

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 65

Page 66: Metoda Riciklim PDF

Reduktimi, Riperdorimi, Riciklimi (3R) – Metoda Ekologjike të Trajtimit te Mbetjeve Urbane

M.sc. Marianthi Guri Shoqata “Menvgroup”, Rr. “Sami Frashëri”, Godina. 13, Kati II - Tel: 04 222 53 74 66

http://www.eia.doe.gov [Downloaded: August 2004].

Global Citizenship Report, (2004). Hewlett-Packard Development Company, Available online:

http://www.hp.com/go/report [Downloaded: August 2004].

ISWA & UNEP. (2002). Waste Management: Industry as a partner for sustainable development.

International Solid Waste Association & United Nations Environment

Programme. ISBN: 92-807-2194-2

Johnson, E. (2003) PET Recycling In Europe: Growth, But No Chemical Recycling Yet.

Proceedings Sardinia 2003, 9th

International Waste Management and Landfill Symposium, S.Margherita Di

Pulia, Cagliari, Italy

Magalang, A., Diaz, (2003) Community-based waste reduction and recovery: a mandatory requirement of

the Philippine Ecological Solid Waste Management

Act. In: Sardinia 2003 Ninth International Waste Management and Landfill

Symposium,Editors Thomas H. Christensen, Raffaello Cossu, Rainer

Stegmann.

Savage, GM, Diaz, LF, Goluke,

CG, Martone, (1998). Guidance for Landfilling Waste in Economically Developing Countries,

International Solid Waste Association and CalRecovery Inc. USA. ISBN: 87-

90402-07-3

Schneider, F., Wassermann,

G. and Salhofer, S. (2003) Does Paper Recycling Cause Damage To The Environment? – A Case Study

And Methodological Considerations. Proceedings Sardinia 2003, 9th

International Waste Management and Landfill Symposium, S. Margherita Di

Pula, Cagliari, Italy

Stegmann, R. (2005) Waste as a resource.In: Sardinia 2005 Tenth International asteManagement

and Landfill Symposium, Editors Raffaello Cossu, Rainer Stegmann.

Suchada, P., Traenkler, J.,

Cholada, K. and Scholl,

W.(2003) The role of formal and informal sectors in solid waste management of

developing countries. In: Proceedings Sardinia 2003Ninth International

Waste Management and Landfill Symposium, Editors Thomas H.Christensen,

Raffaello Cossu, Rainer Stegmann.

UN (2000). State of the Environment in Asia and the Pacific. United Nations Economic

and Social Commission for Asia and Pacific and Asian Development Bank

(ESCAP & ADB),United Nations Publication, New York. ISBN:92-1-1200