ministria e mjedisit dhe planifikimit …5 ministria e mjedisit dhe planifikimit hapËsinor ipvq...

17
1 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

Upload: others

Post on 11-Feb-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

1

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

Page 2: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

2

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

Page 3: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

3

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit hapësinor për sektorin e industrisë

Zhvillimi i industrisë

Hartues të draftit / dokumentit punues

Safete Rexhepi, Ingj. e Bujqësisë MT, DI Zade Gjonbalaj, Ekonomiste MTI, DI Xhemajl Gashi, Makroekonomist, UN-HABITAT Elvida Pallaska, Planer Profesional MMPH, IPH Rizah Murseli, Planer gjeograf, MMPH. IPH

Prishtinë, janar 2004

Page 4: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

4

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

Page 5: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

5

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri me dominim të nënsektorëve të prodhimit të metaleve dhe produkteve prej metali (metalurgjia e zeze dhe e ngjyrosur), produkteve te plastikes dhe gomës, produkteve kimike etj. Eksporti i mallrave industriale arrin ne 200 milion Euro1 pa përfshirë eksportin ne ish republikat e Jugosllavisë. Mallrat industriale te eksportuara ishin kryesisht produkte te metalurgjisë te zeze dhe ngjyrosur, produkte kimike, plastikes dhe gomës, pjese te automobilave, (përfshin energjinë elektrike), produkte ushqimore si vere dhe pije tjera. Pjesëmarrja e industrisë ne Bruto Produktin e Përgjithshëm (GDP) gjate 1988 deri me 2004 ka rene nga 47 ne 15 për qind. Kjo rënie sistematike e prodhimit industrial ishte pasoje e një konflikti te mbyllur qe zgjati nga viti 1989 deri kur konflikt merr përmasa te një lufte (1999). Si shtese, kësaj rënie te industrisë, mes 1991-1999 i kane kontribuar sanksionet ndërkombëtare, dhe izolimi i Jugosllavisë. Këtë po e theksojë për te qitur drite, faktin, se ekonomia e Kosovës gjate kësaj periudhe nuk ka operuar si një tërësi ekonomike, dhe duke marre parasysh pozitën injoruese te zhvillimit ekonomik ne Jugosllavi, masat ndëshkuese politiko-ekonomike ndaj vendit ne fjale janë reflektuar me ashpër në kapacitete industriale të Kosovës, ne krahasim me pjesën tjetër. Sa për ilustrim, prodhimi industrial (Federal statistical Office of Yugoslavia, 2001) ne mes te 1990-1999 bie afërsisht 60 për qind. Për disa vite industria ka operuar me kapacitet ndërmjet 10-30 për qind. Disa industri edhe janë mbyllur. Vendosja e paqes me 1999 shënon nje kapitull i ri për Kosovën. Privatizimi i NSH u vonua shume, për shkaqe te ndryshme, si, përcaktimi i metodës se privatizimit ashtu edhe te konfuzitetit ne te drejtën pronësore. Ndërkohë qe vakumi ligjor gjate kësaj kohe ka bere qe ne NSH te ushtrohet, ne te

shumtën e rasteve një menaxhime me eksperience te kufizuare. Kështu shumica NSH nuk arrijnë ta rikthejnë sado pak pozitën te vet ne treg, dhe privatizimi i gjen ato pa veprimtarinë e ushtruar më herët. Eksporti i përgjithshëm i Kosovës në vitet e fundit (2000-2004) nuk ka arrit të mbulojë më shumë se 4 për qind të importit te përgjithshëm. Këto eksporte kryesisht janë mbeturina metalesh, kërpudha, pije si vere, birre e tjera. Kjo flet jo vetëm për nivelin e ulet te kapaciteteve industriale, por edhe te ekonomisë ne tersi. Ne mungese te kapacitetit institucional te ESK te prodhoje statistika te rregullta për sektorin industrisë, MTI ka bere një studim te gjendjes ne 218 ndërmarrje industriale (Prill–Maj, 2003). Qëllimi i studimit është analizimi i gjendjes, identifikimi i tendencave, orientimet dhe mundësitë e zhvillimit te sektorit te industrisë. Me poshtë vijon raporti nga ky hulumtim.

1 Riinvest 1998

Page 6: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

6

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

PRODHIMI INDUSTRIAL NE NIVEL VENDOR – GJENDJA, TENDENCAT DHE MUNDESITE Gjendja e prodhimit Industrial Nga shqyrtimi i te dhënave në anketë vërehet se peshën kryesore të prodhimit në vlerë e mbajnë sektorët, industria ushqimore (37.5%), e gomës dhe plastikes (19.06%), metalike (13.63%), mineraleve jo metalike (10.45%), drurit (3.42%), dhe ajo kimike (3.42). Për sa i përket punësimit, numrin me te madh në punësim e kane ndërmarrjet e sektorit të industrisë ushqimore (32.2%), ajo e gomës dhe plastikes (4.60), industria jo-metalike (16.43), industria metalike (16.74). Vlen te përmendet se, sipas kualifikimit NACE, industria prodhuese e materialeve te ndërtimit mbulohet kryesisht nga sektorët e prodhimit te gomës dhe plastikes, dhe industria jo-metalike. Për sa i përket numrit te ndërmarrjeve prodhuese, numrin me te madh duket qe e mbajnë industria e ushqimit, e gomës dhe plastikes, metalike dhe industria jo metalike. Figura 1: numrit dhe llojet e ndërmarrjeve, fuqisë punëtore, dhe vlerës se brutoproduktit per ndërmarrjet e anketuara sipas nënsektorëve te prodhimit industrial për vitin 2003

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

35%

40%

DA DB DC DD DE DF DG DH DI DJ DK DL DM DN

Numri I ndërmarrjeve Numri I punëtorve Vlera e brutoproduktit

Page 7: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

7

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

Figura 2: Paraqitja grafike e numrit dhe të ndërmarrjeve, fuqisë punëtore, dhe vlerës se brutoproduktit per ndërmarrjet e anketuara sipas regjioneve të Kosovës vitin 2003

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

35%

Prishtina Prizreni Mitrovica Peja Gjilani

Pjesmarrjae ndermarrjeve te angazhuara në prodhim(%)Pjesmarrja e numrit te punëtorve (%)Pjesmarrja në vleren e pergjithshme te brutoproduktit (%)

Rajoni i Gjilanit ka numrin me te madh te ndërmarrjeve, te punonjësve, dhe te prodhimit te përgjithshëm te shprehur ne Euro. Ky rajon përbën gati 34% te prodhimit e punësimit industrial. Menjëherë pas Gjilanit vjen Rajoni i Prishtinës me rreth 29% te prodhimit te përgjithshëm. Pastaj me radhë vijnë rajonet e Prizrenit, Pejës, dhe Mitrovicës. Rajoni i Prishtinës edhe pse kontribuon me rreth 29% ne prodhimin e përgjithshëm industrial vendor, numri i punonjësve te angazhuar ne ketë prodhim është vetëm 13% e numrit te përgjithshëm te angazhuar ne industri. Ndërkohë, për Rajonin e Prizrenit rezulton e kundërta – ky rajon kontribuon me rreth 20% ne prodhimin e përgjithshëm industrial vendor, dhe punëson rreth 32% te numrit te përgjithshme te punonjësve ne industri. Pra, mund te thuhet se ne Rajonin e Prishtinës industria përdor teknologji me te avancuara dhe prodhimi ka prirje te përqendrohet në ndërmarrje me të mëdha. Ne te kundërt, duket se ne Rajonin e Prizrenit mbizotërojnë ndërmarrjet qe kërkojnë intensitet te larte te punës (fuqisë punëtore). Ne seksionet e mëposhtme te këtij punimi do te gjeni edhe analiza për nensektorët ku ky prodhim e punësim është përqendruar.

Page 8: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

8

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

Tabela 1: Numri i punonjësve, sipas llojeve te ndërmarrjeve, të angazhuara nëpër nënsektorët e prodhimit industrialë në nivel Kosove për vitin 2003

Sic duket nga Tabela 1, numri me i madh i punonjësve të industrisë është përqendruar ne agroindustri (rreth 27%), industrinë gomë-plasitkë (rreth 20%), dhe industria metalike (rreth 10%). Po ashtu, në ketë tabele duket edhe qe numri me i madh i ndërmarrjeve punëson 0-9 punonjës; duke u pasuar nga ato me numër punonjësish 10-49. Tabela 2: Treguesit kryesore te punësimit dhe prodhimit industrial në shkallë vendi

Nr.

Lloji i ndërmarrjeve sipas numrit te punonjësve

Numri i ndërmarrjeve

Numri i punonjësve

Prodhimi i Përgjithshëm

1 0-9 47.24 4.02 25.85 2 10-49 34.40 14.30 33.80 3 50-249 13.76 46.00 24.85 4 Mbi 250 4.60 35.68 15.50 Gjithsej 100% 100% 100% Nga Tabela 2 duket se mikrondërmarrjet (0-9 punonjës) përbëjnë rreth 47%të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve. Mirëpo këto ndërmarrje kanë vetëm rreth 4.% të numrit të përgjithshëm të fuqisë punëtore të angazhuar në prodhimin industrial – gje qe duhet marre me rezerve sepse mund te ketë raste kur mikrondërmarrjet jane organizuar mbi baza familjare dhe nuk quajnë punëtore te vetëpunësuarit (familjarët). Ndërsa ndërmarrjet e vogla (10-49 punonjës) përbejnë rreth 34%të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve, te cilat punësojnë rreth 14%të fuqisë punëtore të përgjithshme të angazhuar në procesin e prodhimit industrial. Dy grupet e mësipërme

Lloji i Ndërmarrjes sipas numrit te punonjësve Nr.

Nënsektori sipas NACE* 0-9 10-49 50-249 Mbi

250

Gjithsej Punonjës

Pjesëm-arrja (%)

1 DA 21 22 12 3 58 26.60 2 DB 2 6 1 0 9 4.12 3 DC 0 1 1 0 2 0.91 4 DD 1 2 0 0 3 1.37 5 DE 14 7 0 0 21 9.63 6 DF 0 0 0 0 0 0.00 7 DG 4 1 0 0 5 2.29 8 DH 28 10 4 1 43 19.29 9 DI 10 10 4 3 27 12.38 10 DJ 7 8 5 2 22 10.59 11 DK 0 0 0 1 1 0.45 12 DL 1 0 2 0 3 1.37 13 DM 0 1 0 0 1 0.45 14 DN 15 7 1 0 23 10.55 D 103 75 30 10 218 100

Page 9: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

9

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

prodhojnë rreth 57% te produktit te përgjithshëm industrial. Ndërsa ndërmarrjet me mbi 50 punonjës punësojnë rreth 82% te punonjësve duke dhënë rreth 43% te prodhimit të përgjithshëm industrial.

Tabela 3: Ndërmarrje e angazhuara në prodhim neper regjionet e Kosovës

Nga tabela e më sipërme, shihet se numrin më të madh të ndërmarrjeve me deri 50 punonjës e kane Regjioni i Gjilanit dhe ai i Prishtinës. Ndërsa Rajoni i Prizrenit dallohet për numrin relativisht me te madh te ndërmarrjeve te mesme dhe te mëdha. CILËSIA E BURIMEVE NJERËZORE Kosova zotëron burimet njerëzore relativisht te kualifikuara. Kjo edhe pse ne te kuluaren e afërt (para luftës) sistemi i edukimit dhe kualifikimit ka pas ekzistuar. Pas luftës, sistemi arsimor dhe kualifikues ka pësuar ndryshime e përparime te ndjeshme e cilësore. Ne vend ka disa shkolla te larta përveç Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë, gjate këtyre 4-5 viteve te fundit janë implementuar edhe mjaft projekte me asistence te huaj teknike ne fushën e kualifikimit dhe trajnimt te punonjësve. Edhe pse ne vend ka mjaft kapacitete njerëzore teknike të një cilësie të pranueshme, akoma mungojnë kapacitete te mjaftueshme menaxheriale për mjaft dege te industrisë. Mjaft përfaqësues te sektorit privat shprehin shqetësimin sa ka raste jo te rralla kur ata e kane te vështirë të gjejnë ne tregun e punës menaxhere te mirëfillte për sfera te caktuara te aktivitetit te tyre për industritë ku ata zhvillojnë aktivitetin prodhues. Kur behet fjale për koston e fuqisë punëtore, mund te thuhet se ajo është akoma e lire, krahasuar kjo me ate ne disa vende tjera te rajonit. Kjo përben një avantazh konkurrues te fuqisë tone punëtore te sferës se prodhimit industrial. Por ndërkohë duhet te kemi parasysh edhe rendimentin e punes, qe (edhe pse nuk kemi te dhëna te plota) mund te jete ne disa raste më i ulët – gjë që do të përbënte një disavantazh. Tendencat Prodhimi industrial ne Kosove ne fillim te këtij shekulli ishte pothuaj in-ekzistent. Kjo për arsye kryesisht edhe te luftës. Menjëherë me vendosjen e administratës ndërkombëtare, rendit e qetësisë, dhe sidomos pas formimit te qeverise se pare provizore ne vend, filluan te duken shenjat e para te fillimit e rifillimit te disa prodhimeve te rëndësishme industriale ne vend. Edhe pse shumica e prodhimeve industriale akoma sot importohen, tendencat për zëvendësimin e mjaft prej tyre me prodhime vendi është mjaft e qarte. Gjate 3-4 viteve te fundit jane hartuar e miratuar një sere ligjesh e rregullash themelore dhe jetike per krijimin e tregjeve kompetitive për produkte industriale ne Kosove. Politikat liberale tregtare dhe politika fiskale, edhe pse pa shume incentiva te dukshme për nxitjen e prodhimit industrial vendor,

Nr. Rajoni 0-9 10-49 50-249 Mbi 250 Gjithsej

1 Prishtina 35 13 3 2 53 2 Prizreni 10 18 10 3 41 3 Mitrovica 5 4 1 0 10 4 Peja 14 15 8 2 39 5 Gjilani 39 25 9 2 75 Gjithsej 103 75 31 9 218

Page 10: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

10

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

janë ne favor te zhvillimit te një ekonomie te hapur ne rajonin e Ballkanit ku duket se edhe prodhimet nga Kosova do te kenë vendin e tyre. Industritë kryesore qe janë identifikuar mire deri tani janë agroindustria; gomës dhe plastikes; përpunimit te metaleve; dhe prodhimit te materialeve te ndërtimit. Se fundi, ka shenja edhe te fillimit te prodhimit te produkteve farmaceutike. Mundësitë Gjate gjysmës se dyte te vitit 2003 si dhe tere vitit 2004, Departamenti i Industrisë ka organizuar jo vetëm anketim te shumicës se ndërmarrjeve industriale, por edhe një seri te mirorganizuar takimesh pothuaj ne te gjitha komunat e Kosovës. Këto takime kanë pasur për qellim te identifikojnë jo vetëm mundësitë ekzistuese për rritjen e prodhimit industrial vendor, por edhe vështirësitë e problemet me te cilat ballafaqohet biznesi prodhues ne vend. Ne përgjithësi konstatohet se ne Kosove ka mjaft kapacitete prodhuese te pashfrytëzuara. Mobilizimi i tyre varet nder te tjera edhe nga (i) procesi i ngadalshëm i privatizimit, (ii) vështirësia për hyrjen ne tregjet e vendeve te rajonit e me gjere, (iii) furnizimi jo i rregullt me energji elektrike, (iv) ne mjaft raste nevoja për rinovim teknologjik, dhe (v) mungesa e programeve mbështetëse me asistence e financim. Me rendësi është te përmendim se në Kosovë ekziston mjaft fuqi e lire punëtore relativisht e shkolluar. Është fakt se papunësia është ne një nivel mjaft te larte, ndërsa kostoja e krahut të punës relativisht mjaft e lirë. Mjaft sipërmarrës potenciale, si dhe ata ekzistues, presin zgjidhjen e mjaft problemeve lidhur me pronën e paluajtshme dhe sigurimin e investimeve private. Bindja është se këto probleme do te futeshin me mire ne rrugën e zgjidhjes ne kuadër edhe te procesit te shtetëzimit të Kosovës – statusit te saj përfundimtar. Ne përfundim mund te thuhet edhe se burimet natyrore të Kosovës janë të shumta për të ofruar lëndë të para për mjaft degë të industrisë. Shfrytëzimi i tyre kërkon teknologji të reja të përshtatshme të mbështetura me investime adekuate nga sektori privat. Kjo do te kërkonte qe Qeveria te hartoje e miratoje strategji e programe konkrete mbështetëse ne dy drejtime kryesore (i) krijimin e mjedisit te përshtatshëm për prodhimin e tregtimin e produkteve – pra një ekonomi e treg te hapur e të ndershëm, (ii) nxitje e financimeve private nëpërmjet zhvillimit te sektorit financiar vendor dhe garantimit real te investimeve, dhe (iii) ndërtimit te infrastrukturave te tjera baze fizike dhe institucionale për mbarëvajtjen e zhvillimit ekonomik te qëndrueshëm nëpërmjet aktivizimit sa me shume te sektorit privat ne te.

Page 11: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

11

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

FAKTORET E PAMATSHME DIREKT TE KUNKURUESHMERISE INDUSTRIALE – SITUATA AKTUALE (BASELINE POSITION) Analiza SWOT

1. Fuqitë (Avantazhet) 2. Dobësitë (Disavantazhet) 1. tradita e disa prodhimeve

industriale 2. lokacion i favorshëm në

zemër të Ballkanit 3. kosto e ulet e fuqisë

punëtore 4. fuqi punëtore relativisht e

kualifikuar në disa sektorë dhe që mund te adaptohet lehtë

- çështje të pronësisë se burimeve të lëndëve të para dhe objekteve industriale

- privatizim problematik - predominimi i prodhimeve me vlerë të

shtuar të ulet - mungesë e burimeve investuese - mungesë standardesh e certifikimi - cilësi e ulet e furnizimit me energji

elektrike - prodhim me intensitet te lartë energjie - mungesë e infrastrukturës për zhvillimin e

biznesit prodhues, transferimin teknologjik, dhe për mbështetjen e inovacionit dhe shërbimeve industriale

- mungese aksesi ne informacion, shërbime konsultimi, edukimi profesional, kërkime, dhe inovacion

- Pozita konkurruese e dobët e industrisë në krahasim me industritë e vendeve në rajon e më gjerë.

3. Oportunitetet 4. Kërcënimet - nxitja e zhvillimit teknik e

teknologjik - transferim teknologjik me

intensiv - zhvillimi i shërbimeve

industriale dhe shërbimeve tjera që përmirësojnë mjedisin e biznesit

- zhvillimi i sektoreve që gjenerojnë vlerë të lartë të shtuar

- përdorimi i fuqisë punëtore relativisht e kualifikuar mirë ne zonat e përfshira në ristrukturim

- Përmirësimi i kualitetit dhe përfitimi i besimit të konsumatorëve

- Politika të kufizuara fiskale dhe kreditore të cilat e mbështesin zhvillimin e industrisë

a) Dobësitë e politikave teknike të biznesit - zëvendësim i ngadalshëm i teknologjive të

vjetruara - moslidhje e prodhimit me kërkimin dhe zhvillimin

që tregohet në mungesën e dizajnëve dhe teknologjive te reja atje ku dhe kur ato nevojiten

- cilësi e pamjaftueshme e informacionit industrial - pamjaftueshmëri e fuqisë punëtore te kualifikuar,

bërë me evidente kjo nga mobiliteti i ulët i fuqisë punëtore

- deformimet strukturore ne industritë e renda - ristrukturim problematik i nen-sektorëve

tradicional b) Dobësitë e menaxhimit

- qëndrim konservator kundrejt inovacionit - punë e pamjaftueshme me përdorim e

informacionit - nënvleftësim i rëndësisë së operimit me kapital

financiar

Page 12: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

12

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

PRIORITETET STRATEGJIKE PER ZHVILLIMIN INDUSTRIAL NE KOSOVE 1. Objektivi i Përgjithshëm Strategjik Mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social nëpërmjet nxitjes se sektorit prodhues kompetitiv vendor si një nga drejtimet kryesore për rritjen e punësimit, përdorimit efektiv të burimeve natyrore e njerëzore vendore, dhe rritjen e eksporteve me synim reduktimin e deficitit tregtar. 2. Fushat e Aktivitetit Hartimi dhe zbatimi i politikave të integruara e strategjive adekuate që do të mundësojnë krijimin e mjedisit të përshtatshëm dhe kushteve të favorshme për nxitjen e zhvillimit të industrisë kompetitive në Kosovë. Kjo parashikohet të mundësohet nëpërmjet grup masave që vijojnë:

- krijimit të mjedisit të përshtatshëm për zhvillimin dhe tërheqjen e teknologjive efektive dhe efiçiente për prodhim konkurrues industrial me synim prioritar përdorimin e burimeve tona natyrore,

- ngritjen e kapaciteteve programuese, implementuese, manaxheriale

në sektorin industrial dhe kualifikimin profesional të fuqisë punëtore me synim rritjen e rendimentit të punës prodhuese,

- mbështetjen për përmirësimin e rregullave të tregut për krijimin e

mjedisit dhe nxitjen e një konkurrence të ndershme në tregun e produkteve industriale vendore nëpërmjet hartimit dhe harmonizimit të kuadrit ligjor e rregullator si dhe ngritjes dhe forcimit të strukturave për zbatim e tij, ngritjen dhe funksionimin e sistemeve të standardizimit, metrologjisë dhe vlerësimit të konformitetit sipas qasjes së BE-së,

- identifikimin dhe dhënien e lehtësirave më të përshtatshme për

nxitjen e prodhimit industrial vendor. 3. Përgatitja e Programeve Mbështetëse Për secilën nga fushat e mësipërme do të përgatiten programet përkatëse mbështetëse të cilat në mënyrë të argumentuar do të identifikojnë projektet përkatëse dhe financimet e nevojshme për realizimin e secilit grup masash të paraqitur më sipër. Tërë ky proces do të kryhet në kuadër të një bashkëpunimi konsultativ të vazhdueshëm e institucional me përfaqësuesit e tërë grup aktorëve e përfituesve prej këtyre masave, përfshirë këtu shoqërinë civile, akademinë, shoqatat e asociacionet e sektorit të industrisë prodhuese, dhe donatorët e huaj. Në këtë mënyrë do të mund të arrihet konsensusi më i madh të mundshëm mbi të gjitha çështjet e rëndësishme të zhvillimit të qëndrueshëm të ndërmarrësisë private prodhuese. Ndërkohë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do të programojë, brenda mundësive, një sasi fondesh për financimin e këtyre projekteve e programeve, por ajo ndërkohë do të kërkojë mbështetje dhe financime shtese nga donatorët. Për këtë arsye, MTI që ne fillim të hartimit të politikave, strategjisë, dhe programeve e projekteve në fushën e zhvillimit të prodhimit vendor do të kërkojë asistencën dhe bashkëpunimin e donatorëve të huaj.

Page 13: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

13

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

Implementimi i politikave dhe strategjisë së zhvillimit nëpërmjet programeve e projekteve sektoriale do të kërkojë edhe rregullime e përshtatje të mëtejshme institucionale. Kjo është diçka normale që haset kurdoherë që politika e strategji të reja duhet të zbatohen. Për këtë, sipas nevojës, MTI do të mbështesë çdo propozim objektiv e të arsyeshëm për ristrukturim e përshtatje të rolit e funksioneve që luajnë institucionet në varësi të saj, si dhe do të krijojë ato institucione që do të rezultojnë të nevojshme për arritjen e objektivave konkrete të Programit të Qeverisë në fushën e krijimit të një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e iniciativës private prodhuese në Kosovë. MTI është e ndërgjegjshme se institucionet e saj të reja në moshë kërkojnë edhe asistencë të huaj teknike për t’u kualifikuar në mënyrë të përshpejtuar në mënyrë që institucionet qeveritare në nivel qendror e lokal të jenë në gjendje të përballojnë detyrat që u dalin nga Programi i Qeverie. Në këtë kuadër, MTI do të punojë që të jetë aktive në përgatitjen e programeve të integruara të asistencës teknike e kualifikimit me synim që të ndërtohen kapacitete të qëndrueshme të stafeve të institucioneve te angazhuara ne fushat qe lidhen me zhvillimin industrial ne Kosove. Më poshtë paraqiten disa nga programet kryesore që Departamenti i Industrisë i MTI-së ka identifikuar si prioritare për mbështetjen e industrive në Kosovë. Këto programe janë në fazën e diskutimeve prioritare brenda Departamentit të Industrisë të MTI-së, të cilat më pas do të paraqiten për shqyrtim në Forumin Qeveri-Biznes për të vijuar me integrimin e tyre në Dokumentin e Drejtimeve Strategjike të Zhvillimit Industrial në Kosovë, dokument i cili pritet të përfundojë në fund të vitit 2005 PROGRAMET E IDENTIFIKUARA PRIORITARE I. Sistemi i Infrastrukturës Teknike (SQAM) MTI ofron kornizën e politikave, udhëheqjen dhe bashkërendimin e sistemeve të Infrastrukturës Teknike të Kosovës (SQAM). Qëllimi i infrastrukturës do të jetë: Mundësimi i efektivitetit dhe garueshmërisë së industrisë së Kosovës, Sigurimi i shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, dhe Përmirësimi i kushteve të përgjithshme sociale e ekonomike në Kosovë. Sistemi do të ofrojë bazën teknike për prodhimin e rregullt dhe tregtinë në nivelin vendor, rajonal dhe ndërkombëtar si dhe të avancojë intervenimin e Qeverisë nëpërmjet rregulloreve teknike. Institucionet kryesore në infrastrukturën teknike të Kosovës do të jenë, në mënyrë direkte apo indirekte, të mbështetura nga Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI). Këto institucione mund të jenë: Agjencia Kosovare e Standardeve (AKS), Sistemi Kombëtar i Akreditimit në Kosovë (KNAS) and Autoriteti Nacional Metrologjik i Kosovës (KNMA). Agjencia Kosovare e Standardeve (KAS) do të përgatisë dhe mirëmbajë Standardet Nacionale të Kosovës. Industritë dhe ndërmarrjet përdorin standarde për të siguruar prodhimin efektiv dhe për të ulur shpenzimet nëpërmjet ekonomive të shkallës.

Page 14: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

14

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

Sistemi Kombëtar i Akreditimit në Kosovë (KNAS) do të ofrojë infrastrukturë të akreditimit të pranuar ndërkombëtarisht për njohjen formale të kompetencës së ofruesve të shërbimit të vlerësimit të konformitetit në aspektet si: Laboratorët (testimi dhe kalibrimi) Organet certifikuese (Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, Sistemet e Menaxhimit Mjedisor, Produktet, Personelit) Organet inspektive (të të gjitha sektorëve) Monitorimi i respektimit të rregulloreve sipas Organizatës për Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD) dhe parimet e saj mbi Praktikat e Mira Laboratorike Autoriteti Kombëtar i Akreditimit të Kosovës (KNMA) do të ofrojë aftësinë e matjes dhe gjetjes së matjeve ndaj Standardeve dhe Njësive Kombëtare Matëse në Kosovë dhe me këtë të ofrojë besueshmërinë mbi saktësinë e rezultateve. II. Programi i Teknologjisë, Inovacioneve dhe Shpikjeve MTI-ja synon të bëhet kontribuues madhor dhe moderator i nxitjes dhe komercializimit të zhvillimit teknologjik dhe shpërndarjes në ekonominë rajonale dhe globale. Misioni i programit do të jetë avancimi i zhvillimit industrial dhe garueshmërisë së industrive Kosovare nëpërmjet masave mbështetëse për teknologjinë. Synimet primare Zhvillimi i politikës dhe strategjisë mbi avancimin e teknologjisë industriale Marrja e përgjegjësisë për menaxhimin e përgjithshëm të programeve nëpërmjet monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm Promovimi i shpikjeve dhe inovacioneve në fushën teknologjike në industri Nxitja e transferimit dhe shpërndarjes së teknologjive brenda vendit dhe jashtë tij Nxitja e komercializimit të teknologjive nëpërmjet NVM-ve Nxitja e zhvillimit të burimeve njerëzore të ndërlidhura me teknologjinë Bashkëpunimi me pjesëmarrësit kryesorë të teknologjisë Nxitja e ndërveprimit me konsumatorë III. Fondi Garantues i Transferimit të Teknologjisë Qëllimi i Fondit do të ishte mundësimi i qasjes tek teknologjia ndërkombëtare duke ndërtuar një fond garantues të transferimit të teknologjisë për të lehtësuar qasjen e NVM-ve ndaj teknologjisë lokale apo ndërkombëtare, dhe për të lehtësuar qasjen e firmave ndaj teknologjive të nevojshme. Synimi i Fondit Garantues do të ishte ofrimi i kredive garanci për NVM-të për qëllimin e vetëm të blerjes së teknologjisë prodhuese. Teknologjia mund të merret në Kosovë apo prej kompanive të jashtme. Këtu, ‘teknologji’ do të thotë proces apo teknologji, apo çfarëdo njohurie apo aftësie apo informacion i ndërlidhur me një proces apo teknikë apo produkt, i cili është shkruar apo ndryshe regjistruar apo vendosur në formë të shfrytëzueshme, dhe i cili, kur përdoret nga personat, i mundëson atyre të krijojnë pasuri apo vlera, apo të rrisë efektivitetin e tyre në krijimin e pasurisë apo vlerave.

Page 15: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

15

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

IV. Programi për Mbështetjen e Zhvillimit të Zonave Industriale në Kosovë Synimi kryesor i këtij programi do të ishte definimi i rregullave dhe vendosja e kushteve për ofrimin e subvencioneve qeveritare ndaj komunave dhe ndërtuesve në formë të subvencionit direkt, subvencionit me kamatë dhe në formë të ndihmës financiare të kthyeshme nga buxheti i Shtetit dhe fondeve të donacioneve (për ndërtim të infrastrukturës pjesërisht duke mbuluar shpenzimet e ujit, sistemit të kanalizimit, furnizimit elektrik, rrugët lokale, punët jashtë nivelit si dhe heqja apo transferimi i infrastrukturës ekzistuese) dhe në formë të transferimit të tokës qeveritare ndaj komunave dhe ndërtuesve me lirim, apo me subvencione për të blerë tokën prej pronarëve tjerë. Programi mund të përfshijë katër nën-programe: 1. Përgatitja e zonave industriale – qëllimi kryesor do të ishte përgatitja e zonave kompetitive industriale në të cilat investimi do të bëhet (në fushat e industrisë prodhuese, shërbimeve strategjike dhe qendrave teknologjike). 2. Rigjenerimi i zonave industriale – qëllimi kryesor do të ishte përgatitja e zonave industriale për arritjen e investimeve të reja duke utilizuar ish-tokat industriale. Ky nën-program do të kontribuonte në procesin e rindërtimit industrial në Kosovë. 3. Ndërtimi dhe rindërtimi i reparteve prodhuese – qëllimi kryesor do të ishte stimulimi i ndërtimit dhe rindërtimit të reparteve prodhuese të vendosura në zonat industriale. Ky nën-program do të lehtësonte krijimin e vendeve të reja të punës së fushën e industrisë përpunuese, shërbimeve strategjike dhe qendrave teknologjike. Njëkohësisht, synim i rëndësishëm do të ishte tërheqja e investimeve direkte të jashtme në sektorët prodhues duke mundësuar fillimin e shpejtë të prodhimit. 4. Akreditimi i zonave industriale – qëllimi kryesor do të ishte përmirësimi i aftësive dhe profesionalizmit të ekipit administrativ të zonave industriale për rritjen e efektivitetit të tyre. V. Lista e projekteve te realizuara dhe ne realizim e siper projekte të realizuara “Regjistri i Ndërmarrjeve Prodhuese të selektuara sipas veprimtarisë dhe llojit të Prodhimit”. “Lista e prodhimeve vendore të Kosovës”. Drafti i parë i punimit “Strategjia e Zhvillimit Energjetik të Kosovës”. “Të dhënat për Prodhimet Industriale në Kosovë”, e cila ka shërbyer si bazë për hartimin e listës të produkteve Industriale të Kosovës për Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me R. e Shqipërisë. “Vështrim i gjendjes së prodhimit industrial në Kosovë”, punim analitik. “Vështrim i gjendjes së Industrisë Ushqimore në Kosovë”, punim analitik. “Gjendja Teknologjike e subjekteve Energjetike dhe Minerare të Kosovës”, punim analitik. Studim i Gjendjes së Resurseve Energjetike dhe Minerare; Bëhet kontrollimi i rregullt i mjeteve matëse (peshojat, ujëmatësit,pompat e derivateve, njehsorët elektrik dhe metalet e çmuara) nga IMLK.

Page 16: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

16

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

Hartimi I pyetësorit për të dhënat e industrisë dhe harmonizuar më ESK. Ky formular do të shërbej si instrument legal I ESK-së për industrinë përpunuese. Ligje dhe akte nënligjore Ligje të aprovuara nga Kuvendi i Kosovës dhe të nënshkruara nga PSSP: “Ligji për Njësitë Matëse”,Nr. 2004/11 aprovuar nga Kuvendi i Kosovës me 29.04.2004 dhe nënshkruar nga PSSP me 28.05.2004. ”Ligji i Standardizimit”,Nr. 2004/12 aprovuar nga Kuvendi i Kosovës me 29.04.2004 dhe nënshkruar nga PSSP me 28.05.2004. “Ligji për Punimet nga Metalet e Çmuara”, është nënshkruar nga PSSP me 30.08.2004. Ligjet e aprovuara nga Qeveria e Kosovës e të cilat janë në procedim nga Kuvendi I Kosovës: “Ligji i Patentimit” “Ligji i Produkteve të Ndërtimit” Projektligjet e hartuara nga DI të dorëzuara në Zyrën Ligjore të MTI: “Projektligji i Kërkesave Teknike për Produkte” “Projektligji për Sigurinë e Produkteve” Kanë përfunduar draftet e para të Projektligjeve dhe akteve tjera nënligjore: “Projektligji i Markës Tregtare” “Projektligji i Dizajnit Industrial” “Projektligji i Metrologjisë” Draft rregullorja “Licencimi i Ndërmarrjeve Ndërtimore”, e cila do të shqyrtohet dhe implementohet në vitin e ardhshëm. Draft rregullorja “Licencimi i Ndërmarrjeve Prodhuese” Draft rregullorja-teknike “Enët nën Presion” Draft rregullorja-teknike “Pajisjet Elektrike me Tension të Ulët” Draft rregullorja-teknike “Pajisjet Makinerike” Projekte në realizim e sipër Projekti: Hartimi i Strategjisë së Zhvillimit të Industrisë(i buxhetuar); Projekti: Hartimi i Strategjisë Zhvillimore të Industrisë Ushqimore(i buxhetuar); Projekti: Mbështetja e Inovacioneve(i buxhetuar); Projekti: Nxitja e Produkteve të Reja(përgatitur për buxhetim); Projekti: Nxitja e prodhimit të metaleve nëpërmjet minishkritoreve (përgatitur për buxhetim); Themelimi i Agjencisë së Standardizimit(Buxhetuar); Funksionalizimi i sistemit të metrologjisë (buxhetuar një pjesë dhe përgatitur për buxhetim pjesa tjetër); Ndërtimi i sistemit të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale(përgatitur për buxhetim);

Page 17: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT …5 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA HYRJE Kosova deri me 1990 ka arrit të ngrisë një industri

17

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - INDUSTRIA

VI. Dokumentacioni ekzistues, lista e materialeve Modeli i Dokumentit: Strategjia e Zhvillimit të Industrisë; Studim i resurseve energjetike dhe minerare; Vështrim i Gjendjes së Industrisë Ushqimore; Vështrimi i Gjendjes së Industrisë së Kosovës; Ligjet e sipërcekura; Formulari i të dhënave të nevojshme për industrinë përpunuese.