ministria e mjedisit dhe planifikimit hapËsinor · 3 ministria e mjedisit dhe planifikimit...

18
1 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

Upload: others

Post on 09-Sep-2019

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

1

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

Page 2: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

2

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

Page 3: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

3

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit hapësinor për sektorin e arsimit

Arsimi në Kosovës

Hartues të draftit / dokumentit punues

Miranda Kasneci, Departamenti i arsimit të përgjithshëm MASHT Xhavit Rexhaj, Departamenti i arsimit të lartë MASHT Enver Mekolli, koordinatori i grupit për arsimin MASHT Fadile Dyla, Drejtore e Departamentit MMPH Besim Avdyli, MMPH, IPH

Prishtinë, shator 2004

Page 4: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

4

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

Page 5: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

5

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

HYRJE Raporti i sektorit lidhur me arsimin në Kosovë bazohet në Strategjitë e Zhvillimit të Arsimit në Kosovë të hartuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po ashtu ky raport do të mbështetet në draft dokumentin e Profilit të Kosovës, i cili është punuar nga MMPH në përkrahje të UN-Habitati.

Page 6: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

6

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

PROFILI I SEKTORIT Historik i shkurtër Kosova është një territor i vogël në qendër të Gadishullit Ballkanik dhe pa dalje në det.. Kufizohet me Maqedoninë (IRJM), Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Klima në Kosovë është kontinentale me verë të ngrohtë dhe dimër të ftohtë. Sipërfaqja e Kosovës është 10,877 km2, që përafërsisht është sa një e treta e sipërfaqes së Belgjikës. Kosova tash për tash është e ndarë në 30 komuna. Kryeqytet është Prishtina. Kosova është një regjion i banuar dendësisht me pothuajse 200 banorë për një kilometër katror. Mirëpo, kur të merret parasysh se afër 50% e sipërfaqes së tokës është e papërshtatshme për banim apo bujqësi, atëherë dendësia e popullsisë bëhet 420 banorë për një kilometër katror dhe kjo është ndër më të lartat në botë. Kosova, në fund të Luftës së Dytë Botërore, ishte një shoqëri rurale me një popullsi rurale prej 80 % të popullsisë së tërësishme. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1981, 63% e popullsisë ishte popullsi rurale. Në vitin 2000, Anketa e Vlerësimit të Standardit Jetësor (AVSJ) ka vlerësuar se popullsia rurale ishte akoma mbi 60% (UN, 2003). Është vështirë për të parashikuar ndryshimet qytet-fshat në të ardhmen, por nëse Kosova përcjell përvojat e shteteve tjera të Ballkanit, atëherë ajo do të përjetojë një kalim të shpejtë drejt urbanizimit. Momentalisht nuk ekziston një statistikë e besueshme mbi popullsinë e Kosovës. Vlerësimet shtrihen nga 1.7 deri te 2.4 milion, duke u varur pjesërisht nga ajo çfarë është nënkuptuar me popullsinë e Kosovës. Vlerësimi më i mirë i popullsisë ‘rezidente’ (personave që jetojnë në Kosovë) mbase është diku rreth 1.9 milion (IPVQ, 2003). Nuk ekzistojnë shifra të besueshme për popullsinë e komunave, qyteteve dhe fshatrave të Kosovës. Shpresohet se regjistrimi i popullsisë do të bëhet në vitin 2006. Sipas AVSJ të vitit 2000, 88 % e popullsisë është definuar si shqiptarë etnikë të Kosovës. Serbët etnikë janë vlerësuar në 7%, ndërsa grupet tjera etnike së bashku janë vlerësuar në afër 5% të popullsisë së tërësishme (kryesisht myslimanë/boshnjakë 1.9 %, romë 1.7 % dhe turq 1.0 %). Në një Evropë që po shtyhet në moshë, popullsia e Kosovës është një përjashtim. Popullsia e saj është shumë e re, afërsisht një e treta është nën moshën 15 vjeçare dhe më shumë se gjysma është nën moshën 25 vjeçare. Mosha mesatare është 22 deri 23 vjet. Nga ana tjetër, 5.5 për qind e popullsisë është e moshës 65 vjeçare e më shumë. Niveli i popullsisë “ekonomikisht aktive” (në mes të moshës 15 dhe 64 vjeçare) është afërsisht 62 %. Norma e varshmërisë është e lartë për shkak të pjesës së madhe të personave nën moshën 15 vjeçare. Një veçori tjetër është mungesa e meshkujve në mes të moshës 20 deri 50 vjeçare (ESK, 2003), pjesërisht si rezultat i luftës por edhe për shkak të emigrimit të tyre për arsye ekonomike. Raporti gjinor për fëmijët e vegjël (1 deri 4 vjeç) po ashtu është joharmonik në popullatë(IPVQ, 2003), meqë ka shumë më tepër djem (52.6 për qind) sesa vajza (47.4 për qind). Ekzistojnë dallime të mëdha në nivelin e arsimimit në Kosovë. Në të gjitha grup-moshat femrat kanë nivel arsimimi më të ulët sesa meshkujt. Popullsia rurale është më pak e arsimuar. Për të mos u befasuar, dallimet më të mëdha në nivelin arsimor hasen në mes të femrave që jetojnë në fshatra dhe meshkujve që jetojnë në qytete (ESK 2002).

Page 7: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

7

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

Fillimisht në Kosovë kishte 57.120 nxënës dhe 777 arsimtarë, me kalimin e viteve Kosova po fitonte të drejta në sistemin e arsimit , ashtu që në vitin 1970 fiton të drejtën e themelimit të Universitetit të parë të Kosovës. Në vitin 1980 sistemi i arsimit në Kosovë numëronte 358.521 nxënës dhe studentë dhe 17.751 arsimtarë dhe punëtorë tjerë të arsimit. Pushteti serb duke mos qenë i kënaqur me zhvillimin e shpejtë të shoqërisë kosovare, në vitin1989 vendosi regjimin ushtarak në Kosovë dhe ndaloi sistemin e arsimit. Në vitin 1991, duke ju përgjigjur rrethanave shumë të rrezikshme të zhbërjes së sistemit të arsimit, u vendos të punohet në një sistem të pavarur të arsimit. Pas luftës nëpërmjet përfaqësuesve kosovarë dhe UNMIK-ut, arsimi u bë njëra prej shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë civile dhe iu dha një hapësirë e veçantë, dhe u themelua Departamenti i Arsimit dhe Shkencës si institucion i përbashkët qeverisës nga ndërkombëtarët dhe vendasit. Në vitin shkollor 2000/2001 u vendos për krijimin e sistemit të ri të arsimit i klasifikuar sipas ISCED 971 (5+4+3-4), vendosjen e standardeve në arsim, zhvillimin e plan-programit të përgjithshëm të arsimit të nivelit 1, 2 dhe 3, nxjerrjen e Statusit të Përkohshëm për Universitetin e Prishtinës, me çka u vendos një strukturë e re e organizimit administrativ dhe profesional (fillimi i zbatimit të marrëveshjes së Bolonjës). Procesi i ndërtimit të sistemit të arsimit, thellohet edhe më tej më 2 shtator 2002 me dorëzim-pranimin e përgjegjësive nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me përjashtim të disa të drejtave të rezervuara nga KB në fushën e buxhetit dhe për minoritete. Gjendja e tashme Në vitin 2002 MASHT-i krijoi një strukturë të re për arsim (shih figurën më poshtë). Struktura e re ofron 5 vite të arsimit fillor, pasuar nga 4 vite të shkollimit të ulët të mesëm dhe 3 apo 4 vite të shkollimit të lartë të mesëm. Modeli 5+4+3 po zëvendëson strukturën e mëparshme 4+4+4. Me strukturën e re, arsimi i obligueshëm është zgjatur për një vit, pra në 9 vite (klasat nga 1 deri 9) dhe mosha shkollore e obligueshme tash është nga mosha 6 deri 15 vjeç. Kjo e bën sistemin e arsimit të Kosovës të përputhshëm me shtetet e BE-së dhe disa shtete të Evropës Lindore. 1 ISCED-KSNA Klasifikimi standart ndërkombëtar i arsimit.

Page 8: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

8

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

Struktura e Sistemit Arsimor në Kosovë (2003)

Edukimi parashkollor Para luftës, në vitin 1998/99, shteti ofronte edukimin parashkollor në kopshte dhe në disa raste ato ishin ndërtuar afër fabrikave ku punonin prindërit. Gjatë sistemit paralel (1989 –1999) shumica e fëmijëve shqiptarë nuk kishin qasje në këto institucione dhe shumica nga to ishin dëmtuar gjatë luftës. Programet për edukimin në fëmijërinë e hershme (EFH) rifilluan në vitin 1999 të financuara nga agjencionet dhe OJQ-të ndërkombëtare në bashkëpunim me OJQ-të vendase, mirëpo ende pjesa më e madhe e fëmijëve në Kosovë nuk ka qasje në programet formale të edukimit të fëmijërisë së hershme. Një numër në rritje i shkollave fillore ofrojnë edukim njëvjeçar parashkollor për fëmijët pesë vjeç. Sipas burimeve të MASHT-ës për vitin 2004 në Kosovë ekzistojnë 273 shkolla fillore, të cilat ofrojnë programe parashkollore (EFH) dhe në të cilat marrin pjesë afërsisht 15.000 fëmijë. Kjo do të thotë se, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për popullsinë, një e treta e fëmijëve pesë vjeçare marrin pjesë në programet EFH. Kohëve të fundit Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës ka filluar me programet për edukatorë (EFH) në mënyrë që të ngrihen aftësitë e tyre përmes parimit të mësimdhënies dhe nxënies me metodën nxënësi në qendër. Kopshtet për fëmijët e vegjël gjenden më shumë në qytete sesa në fshatra. Kopshtet private, kryesisht në qendrat e mëdha urbane, po shndërrohen në alternativë të përgjithshme.

Page 9: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

9

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

Arsimi i obliguar Siç është diskutuar më lartë, arsimi i obligueshëm është zgjatur në nëntë vite ku 5 vite janë arsim fillor dhe 4 vite arsim i mesëm i ulët. Paraqitja e klasës së 9-të në arsimin e obligueshëm përfshin zhvillimin e plan-programit të ri dhe orientimin e mësimdhënësit. Viti shtesë ‘është vit orientimi’ që u siguron nxënësve informata dhe këshilla në mënyrë që ata të kenë mundësi të zgjedhin se çfarë duan të studiojnë dhe të zgjedhin profesionin e tyre në të ardhmen. Përfshirja e klasës së 9-të në arsimin e obligueshëm ka shkaktuar presion për sa i përket përdorimit të klasave ekzistuese, sepse shumë shkolla janë të stërngarkuara dhe punojnë në dy apo më shumë ndërrime në ditë. Si pasojë e kësaj klasa e 9-të shpesh është e vendosur në objektet e shkollave të mesme, shumica e të cilave gjenden në qendrat urbane. Kjo paraqet edhe një vështirësi për nxënësit e viseve rurale, të cilët duhet të udhëtojnë çdo ditë. Tabela numër 3 paraqet numrin e shkollave dhe nxënësve në arsimin e obligueshëm të Kosovës gjatë vitit 2003/4, ndërsa tabela numër 4 paraqet numrin e personelit në këto shkolla. Tabela 3 Numri i shkollave fillore, nxënësit dhe proporcioni nxënës/shkollë në arsimin e obligueshëm (klasat 1–9), 2003/4 Numri i shkollave Numri i

nxënësve Proporcioni nxënës/shkollë

977 (562+415 paralele të ndara) 339 680 348

Burimi: MASHT (2004) Tabela 4 Personeli arsimor në arsimin e obligueshëm sipas pozitës (klasat 1-9) 2003/4 Mësimdhënësit Personeli

administrativ Personeli ndihmës

Gjithsej personel arsimor

Numri % Numri % Numri % Numri % 17 293 81 1040 5 2960 13 21 293 100

Burimi: MASHT (2004) Sipas këtyre të dhënave del se mesatarja e proporcionit mësimdhënës/nxënës për vitin 2003/4 është përafërsisht 1:20. Komuniteti serb në Kosovë zhvillon një sistem paralel të arsimit që bazohet në sistemin e mëhershëm 4+4+4 dhe në plan-programet serbe. Përveç kësaj, mësimdhënësit serbë jo vetëm që marrin paga nga MASHT-i, por edhe paguhen nga Beogradi. Edhe pse struktura e re 5+4+3 dhe reforma e plan-programeve u miratuan në parlament, komunitetit serb i është lejuar prej UNMIK-ut që ta shtyejë zbatimin e tij në shkollat serbe. Diskutimet ende vazhdojnë se si plan-programet e reja mund të zbatohen në shkollat serbe. Arsimi i mesëm i lartë Arsimi i mesëm i lartë përfshin tri apo katër vite të shkollimit për nxënësit e grup-moshës 15 deri 18 vjeç ( shih figurën 3). Sipas të dhënave të MASHT-ës numri i nxënësve që kanë kryer klasën e 9-të (vitin e fundit të shkollimit të mesëm të ulët) në vitin 2002/3 ka qenë 30 802, kurse numri i atyre që kanë vazhduar në klasën e 10-të (shkollimi i mesëm i lartë ) në vitin 2003/4 ka qenë

Page 10: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

10

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

25,126. Këto të dhëna tregojnë që në Kosovë më se 80% e nxënësve që e kryejnë arsimin e obligueshëm fillor vazhdojnë mësimet në arsimin e mesëm të lartë. Për fat të keq, për arsye të mungesës së të dhënave mbi numrin e popullsisë, nuk e dimë (përqindjen) për grup-moshën 14-15 vjeç. Vlerësimet sugjerojnë që vijimi i nxënësve në shkolla të mesme është rreth 70%. Arsimi i mesëm përfshin dy lloje; arsimin e përgjithshëm (gjimnazet) dhe arsimin profesional (shkollat teknike dhe profesionale). Në tabelën numër 5 janë paraqitur të dhënat e fundit mbi pjesëmarrjen e nxënësve në shkolla të mesme, ndërsa në tabelën me numër 6 është paraqitur numri i personelit. Tabela 5 Numri i shkollave të mesme të larta, nxënësit dhe proporcioni nxënës i shkollë në vitin 2003/4 Numri i shkollave Numri i nxënësve Proporcioni nxënës/shkollë 144 72 635 504

Burimi: MASHT (2004) Aty, lidhur me raportin e pjesëmarrjes së femrave dhe meshkujve në shkollimin e mesëm, ekziston një dallim ku prej 72 635 nxënësve, 40 811 (56%) janë meshkuj, kurse 31 824 (44%) janë femra. Tabela 6 Personeli arsimor sipas pozitës në të gjitha shkollat e mesme të larta në vitin 2003/4 Mësimdhënësit Personeli

administrativ Personeli ndihmës

Gjithsej personel arsimor

Numri % Numri % Numri % Numri % 5332 82 311 5 861 13 6504 100

Burimi: MASHT (2004) Këto të dhëna, lidhur me proporcionin nxënës/mësimdhënës në shkollat e mesme të larta, flasin për një mesatare 1:14. Deri sot reformat në shkollat e mesme kanë qenë shumë të kufizuara. Mësimdhënësit i kanë vijuar disa kurse për aftësime në lidhje me metodat mësimore, mirëpo metoda e mësimdhënies ende është mjaft teorike dhe me orientim kah mësimdhënësi si subjekt. Puna me metoda bashkëkohore do të thotë, po ashtu pajisje me mjete konkretizimi moderne në klasa, laboratorë dhe objekte ku mbahet pjesa praktike. Për të pasur përmirësime duhet që rritja e kapacitetit të mësimdhënësve dhe mjeteve të punës në shkolla të jenë të bashkërenditura në mënyrë që të reformohet sistemi. Arsimi i lartë Realiteti i ri politikë, ekonomik, shoqëror, kulturor dhe kërkesat e sfidat e integrimit evropian diktojnë nevojën për transformim, reformim dhe zhvillim të arsimit të lartë. Treguesit e arsimit të lartë në Kosovë flasin qartë për gjendjen dhe nivelin e arsimit të lartë. Më poshtë janë dhënë disa nga treguesit: Përqindja e studentëve në raport me numrin e popullatës në moshën 18-25 vjeçare për vitin akademik 2003-2004 është 12%, Numri i universiteteve, fakulteteve dhe i shkollave të larta publike dhe jopublike:

Page 11: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

11

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

1 Universitet publik2, 15 fakultete, 7 shkolla të larta (të gjitha publike), 1 Universitet jopublik, 10 Institucione private të arsimit të lartë. Numri i studentëve të regjistruar, femra/meshkuj, në institucionet publike dhe jopublike: Institucionet publike: Institucionet jopublike: Femra: 11437 Femra: 23 Meshkuj: 13688 Meshkuj: 39 Numri i studentëve me nënshtetësi të huaj, të regjistruar në UP është 385 studentë. Numri i studentëve sipas përkatësisë etnike në vitin e parë të studimeve 6253 shqiptarë, 118 boshnjakë dhe 1 turk Numri i të diplomuarve për një vit shkollor 2002/2003 Femra: 1194 Meshkuj: 1429 VLERËSIMI DHE ORIENTIMET, UDHËZIMET POLITIKE Çështjet dhe sfidat e identifikuara MASHT përpos lëvizjeve të përgjithshme, ka identifikuar me kujdes sfidat me të cilat përballet tash dhe do të përballet në të ardhmen arsimi në Kosovë, si:

• infrastruktura e pamjaftueshme ligjore, • mungesa e hapësirës së mjaftueshme shkollore për kokë të nxënësit, • mësimdhënësit ende të paaftësuar për mësimdhënie sipas

metodologjive të reja dhe kompensimi jo në nivel i kuadrit, • funksionimi paralel i strukturave të arsimit nëpër viset ku jeton

komuniteti serb, • shkalla jo e kënaqshme e arritshmërisë në të gjitha nivelet e arsimit, • mungesa e teksteve dhe e mjeteve tjera mësimore, • buxheti mjaft i kufizuar, i cili nuk siguron zbatim të suksesshëm të

reformave në arsim, • zhvillimi i ulët ekonomik i vendit, • komunikimi me publikun.

Gjatë hartimit të Profilit të Kosovës dhe debateve publike të mbajtura në shtatë qendrat kryesore në Kosovë janë identifikuar edhe këto sfida :

• lënia e mësimit nga nxënësit kryesisht gjatë kalimit në arsimin e mesëm të lartë,

• barazia e gjinive në arsimin e mesëm (15-18 vjeç), brengë e veçantë duke u bazuar në raportin mashkull/femër nëpër nivelet shkollore,

• çështja e mosnjohjes së shkrim-leximit është po ashtu një brengë dhe vlerësohet se është më e lartë në vendet rurale,

• çështja e arsimit privat dhe statusi i paqartë i funksionimit të sektorit privat.

• mungesa e personelit të kualifikuar në arsimi special është shumë e theksuar

2 Me rastin e dekretimit të Ligjit mbi Arsimin e Lartë ( 2002-2003), i miratuar ëm 12.05.2004 nga Kuvendi i Kosovës, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB për Kosovën e ka shtuar nenin 10.7, i cili parasheh funksionimin e Universitetit të Mitrovicës (me mësim në gjuhën sërbe) në pjesën veriore të Mitrovicës.

Page 12: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

12

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

ORIENTIMET DHE UDHËZIMET POLITIKE Vizioni MASHT do të synojë t’u ofrojë arsimim cilësor tërë jetësor të gjithë qytetarëve të Kosovës që për rezultat do të ketë përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive të nevojshme, iniciativën ndërmarrëse dhe pavarësinë e individit dhe të shoqërisë që të përballen me sukses ndaj ndryshimeve të shpejta të zhvillimeve shkencore e teknologjike dhe ndryshimeve sociale-ekonomike në mjedisin e vet dhe në botë. Qëllimi Institucionet e arsimit në Kosovë do të sigurojnë arsimim cilësor tërë jetësor, i cili do të jetë i pranueshëm për të gjitha moshat e nxënësve dhe studentëve, në mënyrë që individi ta shfrytëzojë tërë potencialin e vet intelektual në përparimin shkencor e teknologjik dhe social- ekonomik të vendit.

• Çdo nxënësi dhe studenti do t’i sigurohen kushtet e nevojshme për nxënie cilësore gjatë tërë jetës pa dallim përkatësie kombëtare, gjinie, religjioni apo aftësie.

• Secili nxënës do të arsimohet në mjedisin më të afërt në dispozicion për t’iu përshtatur nevojave të tyre sociale, fizike dhe kulturore,

• Do të shfrytëzohen të gjitha potencialet e brendshme kadrovike profesionale në mënyrë që popullatës t’i sigurohet arsimim cilësor,

• Shkollat do të ofrojnë mjedis dhe mësimdhënie më cilësore, do të jenë më të sigurta dhe më funksionale,

• Programet në shkollat fillore dhe të mesme do të sigurojnë përgatitjen e nxënësve që të mendojnë dhe të punojnë në mënyrë kreative dhe kritike në zgjidhjen e problemeve,

• Shkollat të zhvillojnë shkathtësitë e nevojshme dhe shprehitë e punës për t’iu përgjigjur me sukses sfidave të jetës së përditshme, por edhe për nevoja të shkollimit të mëtejmë,

• Mësimdhënësit, të cilët janë vendimtar për suksesin e nxënësve, do të aftësohen në zbatimin e metodave të ndryshme bashkëkohore në procesin e mësimdhënies.

• Përpjekjet kryesore do të përqendrohen në promovimin e mësimit të përhershëm dhe pas përfundimit të periudhës së shkollimit të detyrueshëm.

Objektivat strategjikë që synohen të arrihen në një periudhë 10 vjeçare (2005-2015) në arsimin e lartë janë:

• të hartohet dhe zbatohet një politikë arsimore bashkëkohore, gjithëpërfshirëse dhe të plotësohet legjislacioni për arsimin e lartë,

• të avancohet menaxhimi dhe koordinimi në arsimin e lartë, • të zhvillohet sistemi i menaxhimit të cilësisë së arsimit të lartë, • të ngrihet kapaciteti për punë kërkimore-shkencore, • të krijohen mekanizma për sigurimin dhe menaxhimin e efektshëm të

burimeve dhe mjeteve financiare për zhvillimin e arsimit të lartë, • të zhvillohet një infrastrukturë e plotë dhe funksionale për arsimin e

lartë.

Page 13: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

13

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

Synimet (Objektivat) Për qëllimet e mësipërme do të përdoren strategji apo rrugë, teknika, aktivitete dhe mjete përkatëse për arritjen e tyre.

• Të hartohet dhe zbatohet një politikë arsimore bashkëkohore, gjithëpërfshirëse

• Zbatimi i ligjeve dhe akteve të tjera juridike në arsim • Integrimi i grupeve të tjera etnike në arsim • Zhvillimi i programeve dhe projekteve • Të krijohen mekanizma për sigurimin dhe menaxhimin e efektshëm të

burimeve dhe mjeteve financiare • Definimi i qartë i rolit të arsimit parashkollor • Sforcimi i arsimit të obliguar dhe arsimit të mesëm të lartë • Të zhvillohet sistemi i menaxhimit të cilësisë së arsimit të lartë, • Trajtimi specifik i fëmijëve me nevoja për arsim të veçantë • Identifikimi i nevojave dhe sigurimi i arsimit joformal • Zgjerimi i hapësirës për arsimin privat • Zhvillimi i standardeve për vlerësim, për mësimdhënie dhe mësim-

nxënie • Zhvillimi i plan-programit të ri mësimor • Pranimi dhe aftësimi i potencialit njerëzor • Të ngrihet kapaciteti për punë kërkimore-shkencore, • Të zhvillohet një infrastrukturë e plotë dhe funksionale për arsimin në

Kosovë • Bashkëpunimi me ekspertët ndërkombëtarë • Përfshirja e prindërve në qeverisjen e shkollës • Të gjithë për arsimin e të gjithëve • Komunikimi • Motivimi • Ndërtimi i besimit.

Prioritetet strategjike dhe zonat e veprimit Qëllimet e përgjithshme që synohen të arrihen në një periudhë pesë vjeçare nga MASHT për arsimin e përgjithshëm janë:

1. Unifikimi i sistemit të arsimit, 2. Sigurimi i hapësirës së nevojshme shkollore, 3. Sigurimi i arsimimit për të gjithë, 4. Arritja e rezultateve të pranueshme të të nxënit në të gjitha nivelet e

shkollimit në përputhje me standardet ndërkombëtare, 5. Inkurajimi i prindërve dhe i shoqërisë në përgjithësi në mbështetje të

arsimit, 6. Informimi i publikut për rezultatet dhe vështirësitë në sistemin e

arsimit. Në mënyrë që të realizohet vizioni dhe të përballohen sfidat e identifikuara në arsimin e lartë, të arrihet një sistem më cilësor, më i efektshëm dhe që do të jetë i krahasueshëm dhe i përafruar me standardet evropiane janë përcaktuar këto prioritete strategjike:

1. Politika dhe legjislacioni, 2. Qeverisja dhe bashkërendimi, 3. Sigurimi i cilësisë, 4. Kërkimi shkencor, 5. Mbështetja financiare dhe 6. Infrastruktura

Page 14: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

14

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

Pengesat e mundshme me të cilat mund të përballet arsimi në periudhën e ardhshme pesëvjeçare mendohet se do te jenë:

• Jo-stabiliteti politik (statusi i pazgjidhur i Kosovës), • Faktorët ekonomik, • Jo-qëndrueshmëria e sistemit të arsimit, • Trendet demografike dhe • Burimet njerëzore

Ndërsa në arsimin e lartë ekziston një tërësi problemesh të cilat renditen më poshtë në mënyrë të përmbledhur sipas disa aspekteve kryesore3:

• në fushën e politikës dhe legjislacionit, • në fushën e qeverisjes dhe të bashkërendimit, • në fushën e sigurimit të cilësisë ne arsimin e larte, • në fushën e kërkimit shkencor, • në fushën e financimit, • roli dhe pozita e pavolitshme e studentëve në zhvillimet në arsimin e

lartë. Lista e projekteve në zbatim Më poshtë është e dhënë lista prioritare e shkollave për ndërtim dhe riparim nga MASHT për vitin 2004. Hapësira shkollore në institucionet arsimore Rritja dhe përmirësimi i hapësirës shkollore me qëllim të arritjes së standardeve evropiane si dhe hulumtimi i standardit ekzistues në Kosovë është një proces i vazhdueshëm. Sektori i arsimit në Kosovë përfshinë më tepër se 1200 godina shkollore. Shumica e tyre janë dëmtuar nga lufta e fundit në Kosovë, kurse një pjesë tjetër është dëmtuar nga vjetërsia, kushtet atmosferike apo edhe nga neglizhenca e mirëmbajtjes. Donatorë të shumtë kanë bërë punë të konsiderueshme, por jo edhe të mjaftueshme për funksionimin e këtyre institucioneve më se të nevojshme për këtë vend. Megjithatë, shumë godina mbeten me nevojën për rindërtim, riparim, rehabilitim, instalim te ngrohjes, instalim të energjisë elektrike, rregullim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe mirëmbajtje të objektit. Sektori I infrastrukturës është përgjegjës për vlerësimin e nevojave të hapësirës shkollore, planifikimin, bashkërendimin, inspektimin dhe realizimin e projekteve me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës shkollore. Për planifikimin dhe projektimin e objekteve shkollore së pari duhet të kemi kujdes në zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve. Prejardhja gjenetike, mjedisi shoqëror dhe aktiviteti i fëmijëve në atë moshë ndikon në formimin e karakterit të tyre. Ky proces i ndërlikuar kërkon zgjedhje adekuate të hapësirës në kuptimin funksional dhe formal. Perceptimi i hapësirës për fëmijë është mjaftë i ndryshueshëm nga ajo për të rritur, për këtë arsye këtë duhet gjithmonë ta kemi para sysh. Përmirësimi i infrastrukturës shkollore na e mundëson realizimin më të lehtë të procesit të reformave, për këtë arsye MASHT gjatë këtyre dy viteve të fundit ka angazhuar në mënyrë shumë ekspeditive personelin dhe bashkëpunëtorë të tjerë (donatorë) në mënyrë që të mbërrijë qëllimin e vet.

3 Strategjia e arsimit të lartë në Kosovë 2005-2015

Page 15: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

15

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

Çështjet kryesore të situatës Janë edhe disa çështje që e ngarkojnë edhe më situatën lidhur me hapësirën

shkollore në Kosovë.

- Lëvizja e popullatës pas luftës nga zonat rurale në ato urbane - Shtimi i numrit të popullsisë për shkak të kthimit të ish-azil kërkuesve

nga vendet perëndimore - Qasja e bashkësisë ndërkombëtare për renovimin e ndërtimin e

objekteve shkollore në vendet ky ishin para se të shkatërroheshin, megjithëse kjo nuk përkon me lëvizjen e brendshme të popullatës

- Qasjet e reja në arsim dhe reflektimi i tyre në infrastrukturën arsimore (heqja e pengesave fizike për personat me mangësi, rregullimi tjetër fare i dhomave të mësimit për metodat e reja mësimore, decentralizimi i përgjegjësive, rritja e rolit të komunitetit në punën e shkollave etj).

- Hapësira ekzistuese shkollore nuk i plotëson nevojat për realizimin e suksesshëm të një procesi mësimor do të thotë zbatimin e reformave të reja në arsim.

- Mungesa e mjeteve financiare në buxhetin e Kosovës - Vlerësimi i ngutur e i gabuar se Kosova ka kaluar prej fazës së

rindërtimit në fazën e zhvillimit dhe si rezultat i kësaj, tërheqja e donatorëve më të mëdhenj që do ta kishin lehtësuar shumë adresimin e problemit të hapësirës shkollore në Kosovë

Nevojat Për realizimin e mirëfilltë të funksionit të vet, nga aspekti ndërtimor, shkollat duhet të plotësojnë një sërë kushtesh: • Plotësimi i kushteve higjienike - Lokacioni i pastër dhe i ajrosur - Insolimi i duhur - Mbrojtja e duhur nga era - Orientimi i mirë • Plotësimi i kushteve pedagogjike - Objekti me formën dhe madhësinë e vet të mundësojë realizimin e procesit të reformuar të mësimit (klasat, klasat në natyrë, laboratoret, hyrjet, komunikatat, fushë-loja, gjelbërimi etj) • Plotësimi i kushteve urbanistike e të sigurisë - Vendosja e gabaritit për ruajtjen dhe sigurimin e hapësirës shkollore - Largësia e objektit shkollor nga rrugët e nivelit të lartë - Largësia e objektit shkollor nga zonat e ndotura - Distanca e objekteve nga vija rregullative - Distanca e objekteve mësimore nga objektet fqinjësore • Plotësimi i kushteve teknike-ekonomike - Karakteristikat sizmike - karakteristikat topografike

Problemet Nga përshkrimi i mësipërm i situatës ravijëzohen një sërë problemesh, të cilat duhen adresuar nga ministria dhe institucionet e tjera shtetërore të Kosovës në vitet që vijnë, nëse synohet përmirësimi i kushteve të punës dhe i cilësisë së mësimit në Kosovë.

Page 16: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

16

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

• Dinamika e shtimit te popullsisë, e cila është në shpërputhje të theksuar

me dinamikën e ndërtimit të objekteve shkollore • Stërngarkimi i shkollave në zonat urbane

Zhvillimi i mësimit në 3- 4 ndërrime

• Rritja e numrit të popullsisë ne zonat urbane (gjatë viteve të periudhës së pasluftës)

• Mungesa e mjeteve financiare • Udhëtimet e gjata në këmbë te nxënësve deri te arritja në shkollë • Mungesa e hapësirës së mjaftueshme shkollore • Mungesa e pajisjeve përkatëse mësimore dhe të teknologjisë së

informimit • Ambientet e papërshtatshme të brendshme e të jashtme të objekteve të

institucioneve shkollore në Kosovë (sidomos për personat me nevoja të veçanta)

Synimi Përmirësimi i kushteve të punës e të mësimit për të gjithë dhe krijimi i një mjedisi të përshtatshëm fizik për funksionimin e sistemit arsimor në Kosovë Objektivat

- Sigurimi i hapësirës së mjaftueshme fizike për mësimdhënie e nxënie - Zhvillimi i procesit mësimor në jo më shumë se dy ndërrime - Lehtësimi i procesit të zbatimit të reformave përmes krijimit të një

ambienti të përshtatshëm të brendshëm e të jashtëm në përputhje me standardet e kriteret bashkëkohore

Aktivitetet:

- Mbledhja e informatave nga terreni me qëllim të caktimit të prioriteteve për ndërtim apo renovim

- Bashkëpunimi me komunat në lidhje me zhvillimin e infrastrukturës shkollore

- Identifikimi i vendeve që kanë nevojë për ndërtimin e objekteve të reja shkollore

- Identifikimi i godinave që kanë nevojë për zgjerim apo renovim - Përcaktimi i prioriteteve urgjente - Përpilimi i tender dokumenteve (paramasa dhe parallogari, specifikime

teknike etj) - Bashkëpunimi me donatore - Mbikëqyrja, inspektimi dhe monitorimi i projekteve në zhvillim - Identifikimi i godinave që kanë nevojë për inventar dhe pajisje tjera

mësimore Plani zhvillimor MASHT për zhvillimin e programit të vet për përmirësimin e infrastrukturës në institucionet arsimore ka identifikuar problemet dhe varësisht nga shuma e mjeteve financiare që do të ndahet në këtë drejtim do të ofrojë edhe ndihmën e saj. MASHT ka përgatitur listën prioritare të objekteve që kanë nevojë për ndërtim, renovim apo riparim për 5 vitet e ardhshme (shih listën e bashkangjitur) shuma totale është 63.376670,00€

Page 17: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

17

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

Me fillimin e zbatimit të reformave në arsim parashihet që mësimi të realizohet më së shumti në dy ndërrime do të thotë qëndrim ditor. Për t’u arritur kjo si dhe cilësia në arsim duhet të plotësohen edhe kushtet fizike dhe mjedisore të shëndetshme. Propozimi

- Ndërtimi i tri objekteve të reja shkollore në kryeqytetin e Kosovës/

Prishtinë, si dhe në 6 qendrat më të ngarkuara urbane - Renovimi dhe zgjerimi i shkollave si prioritare brenda komunave të

Kosovës - Përmirësimi i ambienteve të jashtme shkollore – terrenet sportive,

gjelbërimi etj - Përmirësimi i infrastrukturës për institucionet e arsimit të lartë

(Ndërtimi i një fakulteti të ri –Edukimit, Institutit të Pedagogjisë, riparimi i Bibliotekës Kombëtare Universitare)

Ndërtimi i shkollave të reja Shumë komuna për arsye të stërngarkimit të objekteve ekzistuese me nxënës kanë kërkuar ndihmë nga MASHT për ndërtimin e shkollave të reja. Për këtë qëllim MASHT – ka planifikuar rrjetin e shkollave të reja në qendrat më të ngarkuara urbane, për ndërtimin e të cilave kërkon ndihmë financiare nga qeveria. Aktivitetet:

- bashkëpunimi me komunat, - mbledhja e informatave, - vizitat në terren për arsye të verifikimit të prioriteteve - caktimi i prioriteteve në bazë të kritereve të përcaktuara, - përpilimi i projekteve ideore dhe kryesore në bashkëpunim me

komunat - përcaktimi i hapësirës (lokacionit apo truallit) për ndërtimit në

bashkëpunim me komunat - kontaktet me donatorë, komunitetin dhe institucionet tjera

qeveritare për mundësinë e sigurimit të mjeteve financiare Renovimi dhe zgjerimi i shkollave në komuna: Shumë godinave shkollore u nevojiten riparime të ndryshme apo edhe zgjerimi i lokaleve ekzistuese. Identifikimi i objekteve shkollore që kanë nevojë të riparohen dhe zgjerohen është në vazhdimësi. MASHT në bashkëpunim me komunat ka përgatitur listën prioritare për objektet që kanë nevojë për renovim dhe zgjerim (shih listën e bashkangjitur). Sigurimi i mjeteve financiare do të ndikonte në përmirësimin e kushteve. Institucionet e arsimit të lartë MASHT parasheh zgjerimin e hapësirës së këtyre institucioneve për vitet në vazhdim si dhe menaxhimin më të mirë të hapësirës ekzistuese universitare për arritjen e rezultateve më të mira.

Program i shkollës promovuese të shëndetit

Me qëllim të promovimit të shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe komunitetit do të thotë krijimit të një ambientit të përshtatshëm dhe të

Page 18: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR · 3 MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI Draft / dokument pune Raport i sektorial i zhvillimit

18

MIN

IST

RIA

E M

JED

ISIT

DH

E P

LAN

IFIK

IMIT

HA

SIN

OR

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI

shëndoshë në shkollat tona MASHT është në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Organizatën Botërore të Shëndetësisë, UNICEF in, Institutin Publik të Shëndetësisë, IOM dhe disa organizata tjera, të cilat veprojnë në këtë drejtim. Prioritet i këtij programi është përmirësimi i kushteve higjienike sanitare, siç është programi parandalues i helmimit me plumb në regjionin e Mitrovicës, furnizimi me ujë të pijshëm cilësor në shkolla, ruajtja e ambientit nga materialet e dëmshme që rrezatojnë, menaxhimi i mbeturinave etj. Prioritet tjetër është futja e edukimit dhe promovimit shëndetësor në plan-programin shkollor dhe trajnimi i mësimdhënësve në këtë lëmi. Inventari dhe pajisjet e teknologjisë informative Për zhvillimin e veprimtarisë së tyre të gjitha institucionet arsimore duhet të jene mirë të pajisura me kabinete dhe laboratorë përkatëse. Nëse këto hapësira u mungojnë, atëherë do të ishte shumë i vështirë zhvillimi i praktikës profesionale për secilën lëndë. MASHT në programin e vet parasheh mbështetjen e këtyre institucioneve me inventarë dhe pajisje të tjera varësisht prej mjeteve financiare. Rezultatet e pritura

- Është lehtësuar procesi i zbatimit të reformave përmes krijimit të një ambienti të përshtatshëm të brendshëm e të jashtëm në përputhje me standardet e kriteret bashkëkohore

- Mësimi zhvillohet në zonat urbane në jo më shumë se dy ndërrime - Është siguruar hapësira e mjaftueshme fizike për mësimdhënie e nxënie - Janë arritur rezultate më të mira në procesin mësimor në të gjitha

nivelet si rezultat i krijimit të kushteve më të mira në infrastrukturë. Dokumentacioni ekzistues, lista e materialeve Materialet gjegjësisht të dhënat të cilat janë shfrytëzuar për hartimin dhe përpilimin e Raportit Sektorial për Arsimin në Kosovë janë:

1. Plani Strategjik për Zhvillimin e Arsimit në Kosovë (2002-2007), punuar nga MASHT janar 2003;

2. Strategjia e Zhvillimit të Arsimit të Lartë në Kosovë (2005-2015), punuar nga MASHT (versioni përfundimtar, 2004);

3. Draft dokumenti “Profili i Kosovës për Zhvillimin Hapësinor të Kosovës”, punuar nga MMPH-Instituti për Planifikim Hapësinor, qershor 2004;

4. Draft dokumenti nga diskutimet publike për Planifikimin Hapësinor (Profilin e Kosovës), qershor 2004.