perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · allahu dhe një numër i madh nga të...

34
Dr. Georges Houssney Perënditë paraislame të arabëve Shtëpia Botuese TENDA Prishtinë 2004 Libri botohet me autorizimin paraprak të shtëpisë botuese TENDA

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

Dr. Georges Houssney

Perënditë paraislame të arabëve

Shtëpia BotueseTENDAPrishtinë2004

Libri botohet me autorizimin paraprak të shtëpisë botuese TENDA

Page 2: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

Përmbajtja

ParathënieHyrjeA. Allahu - Perëndia i islamit1. Allahu e grabit islamin2. Profetët arabë3. Muhamedi - profeti i fundit arab4. A është Allahu Zoti i Abrahamit?5. A është Allahu Jahve?

B. Perënditë paraislame të arabëve1. Hyjnitë (perënditë) arabe1.1. Hyjnitë yjorë (astrologjike)1.2. Hyjnitë gurorë1.3. Hyjnitë natyrore1.4. Hyjnitë e panjohura2. Atmosfera religjoze3. Religjioni i ujdisur

C. Hyjnitë pagane të Arabisë1. Allahu (zoti)2. Al-Rrahman (i mëshirshmi)3. Hubal (mjegull, shpirt)4. Al-Uzza (i madh)5. Allat (allahu femëror)6. Manat (fat)7. Dhu-Al- Sharr (djallëzi)8. Al-Hajar Al-Asuad (guri i zi)9. As-Samad (i amshueshmi) 10. Al- Rrahim (i mishirshëm)

D. Një shikim më i përafërt i Allahut1. Emërtime orientale për Perëndinë2. Diku ndalohet me ligj përdorimi i fjalës “Allah”3. Shumë popuj myslimanë s’duan ta përdorin fjalën “Allah”4. Të krishterët e përdornin fjalën “Allah”

Page 3: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

E. Kush është Allahu?1. Nga teologjia islame1.1 Allahu është njëjës1.2 Allahu është transcendent1.3 Allahu është i papërcaktuar (impersonal)1.4 Allahu është absolutikisht i lirë1.5 Allahu është autor i së mirës dhe i së keqës1.6 Allahu është i panjohur1.7 Allahu është i pandjenja1.8 Allahu është sundues i rreptë1.9 Allahu është frikësues2. Zoti i Biblës3. Vënia e urës mbi zbraztësirën

F. 99 emrat e Allahut1. Emrat e Allahut2. Atributet e gjetura në listat alternative

G. Emrat e bukur të Allahut1. Çfarë janë emrat e Allahut2. Emrat më të madhërishëm të Allahut3. Përdorimet e emrave të Allahut3.1 Të fitosh vetëdijen e Zotit3.2 Në magji4. Qasja e emrave të Allahut4.1 Në islamin formal4.2 Në islamin folklorik4.3 Ndër sufistët4.3 Ndër ahmedistët

Page 4: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

Parathënie

Perënditë paraislame të arabëve është një botim me disa të arritura tejet interesante jo vetëm për botën jomyslimane por edhe për vetë myslimanët kudo që ata janë, duke ditur se publikime të këtilla lexuesi ynë ka shumë pak, por mos të thënë asgjë.

Asnjë religjion, qoftë ai monoteist, qoftë ai politeist, s’mund të pandeh se nuk përban ndonjë element pagan, përkatësisht pa pasur elemente të religjioneve të tjera. Kështu ndodh së paku edhe me judaizmin, edhe me krishterimin, në të cilat mund të gjenden elemente pagane, por së fundi njësoj ndodh edhe me islamin, edhe pse një religjion i shfaqur shumë më vonë se judaizmi, për XVI shekuj, dhe më vonë se krishterimi për VI shekuj, pavarësisht prej këtyre zhvillimeve fetare në Lindjen e Mesme, sërish në këtë religjion që quhet edhe abrahamik nganjëherë, gjenden elemente pagane, ndërsa ky libër na siguron me një mori faktesh për këtë.

Është tepër e papranueshme për shumë myslimanë që jo vetëm se judaizmi dhe krishterimi ta kenë influencuar islamin, por në veçanti paganizmi.

Autori këtë vepë e shkruan më shumë për të krishterët sesa për myslimanët dhe sygjeron që gjetja e argumenteve pagane në islam nuk është sikur të kesh edhe ndonjë gur më tepër për ta hedhur kundër tyre, por qëllimi është që të njihet ky religjion në gjenezë në një dimension të caktuar teologjik, historik dhe komparativ, pasi shpeshherë vihet në dilemë se kush është Allahu i myslimanëve dhe Zoti i Biblës, dhe se a janë të njëjtë apo të ndryshëm. Prandaj ndër të tjera ai shton: “ Ne nuk nuk mund t`u tregojmë me saktësi myslimanëve e as që mund t’i ndihmojmë një myslimani që ta kuptojë Zotin e Biblës, derisa të kemi hapur një kuptim të saktë të konceptit të tyre mbi Allahun krahasuar me Zotin e Biblës”

Autori i këtij libri është Dr. Georges Houssney, arab nga Libani. Ky autor konsiderohet sot në Amerikë dhe në Lindjen e Mesme si njëri ndër ekspertët më të mirë për çështjet islame, ndërsa ai është drejtor i misionit protestant “Horizons International”, me seli në Boulder të Koloradës, si dhe pastor i një kishe ungjillore në këtë qytet. Dr. Georges Houssney është autor po ashtu edhe i disa librave nga fusha e psikologjisë, e vlen të përmendet libri “Mbi paragjykimet”. Deri tani në Kosovë ka qenë disa herë, prej vitit 1993, duke mbajtur seminare dhe debate me tema nga krishterimi dhe islamizmi, si dhe nga psikologjia. Ai është i martuar, dhe ka tre fëmijë. Përveç gjuhës së tij amtare, arabe ai njeh gjuhën angleze dhe frënge. “Perënditë paraislame të arabëve”, është libri i tij i parë i përkthyer në gjuhën shqipe.

Synimi i autorit të kësaj vepre, duke prezantuar këto probleme, ka një qasje themelore, informuese dhe analizuese, me një pasqyrim të qartë dhe të shpejtë të lëndës që shtron para nesh.

Page 5: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

Mr. Femi Cakolli, editorMaj 2004, Prishtinë

Hyrje

Asnjë religjion nuk është më i madh sesa koncepti i tij për Zotin - thotë Samuel Zuemer. Koncepti i një personi mbi Zotin ndodhet në zemër të pikëpamjes së tij. Qëndrimi i tij ndaj autoritetit dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore, si dhe jeta e tij religjioze formohen nga mënyra se si e sheh ai Zotin. Fakit se myslimanët besojnë në ekzistencën e një qenie mbinatyrore që ata e quajnë Allah, ka krijuar huti të madhe si në mesin e krishterëve ashtu edhe të myslimanëve. Vazhdon debati rreth asaj se a i falen të të njëjtit Zot myslimanët dhe të krishterët. Misionarët e krishterë ndër myslimanë shpesh e kanë pranuar Allahun si të atillë që nuk ndryshon nga Jahve i besimit judeo-krishter, duke u bazuar në pohimin e myslimanëve ata janë thellësisht të bindur se Allahu është Zoti i gjallë që ne e adhurojmë? Apo është ai krejtësisht i ndryshëm, një perëndi i paganëve i reformuar disi ndoshta nga ndikimi i hebrenjëve dhe i të krishterëve?

Duhet të pranojmë se shumëë mysliman janë të sinqertë në dëshirën e tyre për të kënaqur Zotin dhe t`i falen me besnikëri dhe respekt. Ata janë të lidhur fort me mbrojtjen e çështjes së Tij madje gjer në vdekje. Në të njëjtën kohë, duhet të kuptojmë se Satanai ka mbyllur sytë para të së vërtetës. Ata duhet zgjuar me të vërtetën se kush është Zoti në të vërtetë, dhe se Zoti i do dhe u ofron shpëtim dhe jetë të amshueshme.

Në këtë mënyrë, do të shqyrtojmë konceptin islamik mbi Zotin dhe do të hulumtojmë pozitat formale si dhe popullore ndaj kësaj teme me rëndësi të madhe. Lutem që lexuesit tanë do të nxiten të mendojnë me lehtësi për Zotin, dhe se do të mund të depërtojnë në atë se si t`iu komunikojë dashurinë dhe shpëtimin e tij myslimanëve që nuk e dinë karakterin e tij të vërtetë.

Page 6: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

A. Allahu - Perëndia i islamit

Në çastin kur një mysliman lind dhe kur përsëri në shtratin e tij të vdekjes shtrihet, shtatë fjalë arabe i përsëriten në vesh: La ilaha illa Allah, Muhammad Rasul Allah!; e që do të thotë: nuk ka Zot përveç Allahut; Muhamedi (është) profet i Allahut. Kjo kredo që është pika kryesore e riligjionit islam futet në mendje të një myslimani që nga djepi e gjer në varr. Ajo përsëritet pesë herë në ditë me thirrjen për t`u falur. Myslimanët po ashtu inkurajohen të përsërisin emrin e Allahut sa më shumë që të munden gjatë ditës.

1. Allahu e grabit islamin Fjala “Allah” e grabit islamin. Secili fis arab kishte perënditë dhe perëndeshat, idhujt e vet, por një numër fisesh po ashtu njihte perëndi të panjohur që e quanin al-ilah, që fjalë për fjalë do të thotë “Zoti”. Ai mendohej të jetë hyjni e padukshme dhe supreme; megjithatë ata nuk kishin koncept të përbashkët se kush ishte ai. Me kohë Allahu u bë “përgjithësimi i perëndisë fisnore”, që shpesh quhej al-ilah (zoti). Kur një fis takohej me fisin tjetër, e që kishin të njëjtin perëndi, e quanin al-ilah, dhe ata mendonin se e kishin fjalën për të njëjtën qenie - kështu u formua ideja e përbashkët për Allahun në mesin e arabëve (Nazir Ali fq. 26) Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë praktikohej në Arabi madje edhe para islamit. Edhe vetë babai i Muhamedit e kishte emrin Abd-Allah (rob i Allahut). Fakti se këta emra përdoreshin zakonisht në mesin e adhuruesve idhujtarë arabë cilëson të vërtetën se Allahu nuk ishte Zot i Biblës. Ai ishte në të vërtetë, hyjni pagane që e njihnin vetëm arabët e Gadishullit. Poezia arabe e periudhës së Xhahilisë (injoranca ) para islamit e tregon këtë qartë.Qabja njihej si beit allah ose “shtëpia e allahut”. Edhe pse strehonte 360 perëndi idhuj, Qabja ishte në fund të fundit shtëpia e Allahut, perëndia supreme pagane. Si zot i Qabesë ai nuk paraqitej me ndonjë statujë reale siç paraqiteshin të 360 idhujt e tjerë. A do të jetonte Jahve, pra zoti i Biblës, në një shtëpi me 360 perëndi dhe perëndesha? 2. Profetët arabë

Muhamedi s`ishte i pari që provoi të përkrah adhurimin monoteist të Allahut. Para tij kishte të tjerë arabë me mesazhe të ngjashme. Një njeri i quajtur Hud nga fisi A`d në Jemenin jugor predikoi për disa vite, por kishte shumë pak bashkëmendimtarë. Salihi nga fisi Thamud, afër Gjirit Aqaba, predikonte kundër politeizmit. Njerëzit e tij e hodhën poshtë porosinë e tij dhe vendosën të mbajnë idhujt e tyre. Shua `ub nga fisi

Page 7: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

hijaz ishte vetëm njëri nga disa që filloi të provojë për t’i ftuar arabët të besojnë në Allahun dhe që t’i rrënojnë të gjitha perënditë e tyre të tjera. Një grup i vacantë i quajtur Hanifët provoi të përkra epërsinë e Allahut mbi perënditë jera. Arabët hodhën poshtë mesazhin e profetëve të tillë dhe të Hanifëve, duke preferuar perënditë e tyre të dukshme.

3. Muhamedi - profeti i fundit arab

Është me rëndësi jetike për studentin e islamit që të kuptojë se Muhamedi vazhdoi trashëgiminë e paraardhësve të tij që nuk ishin të vetëdijshëm për judaizmin dhe nuk kërkonin të bashkoheshin me asnjërin. Këta profetë arabë përkrahnin një çështje krejtësisht arabe dhe një hyjni arabe.

Muhamedi ishte i fundit në një sërë profetësh që kishin një qëllim të përbashkët, t`i bashkojnë arabët nën një hyjni supreme. Në të vërtetë, një shikim më i përafërt në përvojën e tij dhe në mënyrën e tij të udhëheqjes i japin vend të fortë brenda traditës arabe. Apeli i tij për besimin në Allah si hyjni e vetme në themel është mesazh i njëjtë që edhe paraardhësit e tij arabë patën predikuar.Megjithatë, Muhamedi kishte gjasa t’ia dalë me misionin e vet pasi që kishte fituar pasuri duke u martuar me Khadijan, si dhe për shkak të pozitës së spikatur që mbante fisi i tij kurejshi ndaj fiseve tjera arabe dhe influencës së hebrenjëve dhe të krishterëve që kontribuan në zhvillimin e tij dogmatik. Pastaj, arabët ishin të magjepsur nga poezia se cilës i mveshnin forcë djallëzore. Pasiqë stili i arabishtes së Kuranit ishte poetike dhe atraktive, arabët mendonin se Muhamedi ishte i sofistikuar, i shquar dhe i fuqishëm.

4. A është Allahu Zoti i Abrahamit?

Tradita myslimane e përcjell Allahun në besimin monoteist të Abrahamit. Myslimanët pandehin se Ishmaeli dhe nëna e tij Hagara (Haxherja), u vendosën në Mekë ku i vizitonte shpesh Abrahami. Abrahami besohej t`u kishte njohur fiseve arabe besimin në një Zot. Mirëpo nuk ka asnjë të dhënë që do të argumentonte pohimin se Abrahami ka shkelur ndonjë herë në Arabi. Në të vërtetë, Bibla thekson në Zanafilla 21:8-21 se Hagara dhe Ishmaeli bredhnin nëpër shkretëtirën Bersheba. Pa pasur që të hanë dhe që të pinë ata do të kenë përshkruar distancë të shkurtër. Hagara dhe Ishmaeli u vendosën në shkretëtirën e Paranit, që gjendet në rajonin qendror dhe verior të shkretëtirës së Sinait, 1000 mila larg Mekës. Ishmaeli i cili u martua me një egjiptase, me prejardhje të tillë ishte edhe nëna e tij, mbeti në rajon me 12 fëmijët e vet, të cilët që të gjithë u vendosën në Sinai, pranë kufirit të Egjiptit, sipas Zanafillës 25:18. Prandaj, pohimet se Abrahami e paska ndërtuar Qabenë, dhe se Zoti e bëri për Hagarin dhe Ishmaelin zemzemin në Mekë janë plotësisht të paargumentueshme. Po ashtu nuk ka të dhëna që monoteizmi ndër arabët t’i ketë rrënjët në Abrahamin. Ritet fetare në Arabinë paraislamike ishin të kufizuara në perënditë e shkretëtirës që ishin gurë meteorësh pa jetë dhe pa ndjenja. Ato perëndi s`mund të dëgjonin e as të flisnin. Edhe pse ato pranoheshin si hyjni supreme, Allahu ishte njëlloj perëndie misterioze; i padukshëm, i largët dhe i panjohur.

Page 8: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

Fiset e veçanta në Arabi dinin pak për allahun, dhe atë që ata i mveshnin atij rrjedhte nga koncepti i tyre pagan për hyjnitë. Allahu ishte tejet i papërcaktuar dhe jolëndor. Ai më mirë përshkruhej se çfarë nuk ishte se sa çfarë ishte. Kjo e bëri më të frikshëm dhe më misterioz, prandaj edhe më pak tërheqës.

5. A është Allahu Jahve?

Muhamedi do ta ketë konsideruar intigrues faktin që si hebrenjtë ashtu dhe të krishterët e merrnin Abrahamin si gjyshin e besimtarëve të tyre. Ai shihte në këtë emërues të përbashkët një faktor që do të mund të bashkonte tërë banorët e Arabisë përkundër sfondit të tyre të ndryshëm fetar. Ai pretendonte prejardhjen nga Abrahami përmes Ishmaelit. Ai zgjodhi emrin arab “Allahun” pasi që shqyrtoi emrat tjerë si Ar Rahman (Sure 2:163) dhe i mveshi atij karakteristikat pagane, hebreje dhe krishtere. Ai shpresonte se kjo do të ishte “pasaportë” në moblizimin e përkrahjes për religjionin e tij të posa formuar. Megjithatë është vendimtare të kuptohet se çfarëdo që importoi Muhamedi nga judaizmi dhe krishterimi në islamizëm ishte më origjinale dhe se në thelb koncepti i tij mbi Zotin mbeti pagan. Ne gjejmë pak të dhëna për atë se pikëpamja judeo-krishtere për Zotin ka patur ndikim të madh në pikëpamjen e përgjithshme të Muhamedit dhe të bashkëmendimtarëve të tij myslimanë mbi botën. Kjo shihet në shkrimet e teologëve myslimanë gjatë shekujve.Duke pasur këtë parasysh, mund të konkludojnë se Allahu i islamit, edhe pse ka karakteristika të ngjashme me Zotin e Biblës, ai ishte një Perëndi pagane i përdorur si mjet politik për të bashkuar arabët nën udhëheqjen ambicioze të Muhamedit. Po të shikojmë më për së afërmi pikëpamjen islamike mbi botën do të shohim se karakteristikat pagane të Allahut dominojnë mendjen e myslimanit. Çfarëdo ngjashmërie në mes të Allahut islam dhe Zotit judeo-krishter është margjinale. Për shembull në thelb të gjithë doktrinës islame është besimi se Allahu është impersonal, dhe të gjitha atributet tjera të tij rrjedhin prej kësaj bindjeje. Këtu qëndron përçarja e madhe në pikëpamjet e myslimanëve dhe të krishterëve mbi botën.

Page 9: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

B. Perënditë paraislame të arabëve Në mënyrë që të arrijmë një kuptim më të mirë të konceptit islamik të Allahut, duhet patjetër të kuptojmë atmosferën religjoze në Arabi para lindjes së islamit. Muhamedi u lind në fisin kurejshi dhe u rrit në një shoqëri gati krejtësisht pagane. Edhe pse kishte pak hebrenj dhe të krishterë që jetonin në Arabi në atë kohë, ata kishin pak influencë në jetën fisnore.Për shkak të pozitës gjeostrategjike, Meka, shtëpia e fisit kurejshi, ishte qendër kryesore tregtare dhe religjioze. Ishte shtëpia e Qabes, një shenjëtore historike e cila strehonte 360 perëndi dhe perëndesha pagane. Kurejshitët, që fituan një pozitë prominente në mes arabëve, ishin mbrojtësit e Qabes. Ata siguronin jetesë duke siguruar strehimet, ushqimin dhe nevojat tjera për pelegrinët dhe tregtarët që vinin nga Arabia dhe regjionet fqinje për t’i vizituar idhujt favorit të tyre në Qabe. Pa dyshim kjo atmosferë multireligjioze ndikoi shumë Muhamedin duke formuar konceptet e tij religjioze, veçanërisht atë të hyjnisë.

1. Hyjnitë (perënditë) arabe:

Para islamit, arabët nuk kishin religjion formal, të organizuar, praktika religjioze apo besime. Katërqind vite para ngritjes së islamit, arabët ishin animistë duke njohur një turmë të perëndive dhe perëndeshave. Secili fis kishte perëndinë e vet, dhe këta perëndi mund të ndahen në katër kategori.

1.1. Hyjnitë yjorë (astrologjike)

Sikurse edhe me shoqëritë tjera blegtorale, fokusi i religjionit të benduinëve ishte hëna, që siguronte dritë gjatë natës për kullotjen e kopeve. Gjer në ditën e sotme, çdo xhami në maje ka hënën drapërore, dhe ende myslimanët e ndjekin kalendarin lunar. Festat dhe kremtimet islamike, përfshirë edhe agjërimin e Ramazanit janë të rregulluara me daljen e hënës. Mbijetimi i këtyre praktikave është një indikacion i përvetësimit të këtyre praktikave astrologjike në islam. Kurani flet në favor për sabejtë dhe i vendos në kategorinë e atyre që e kënaqin Perëndinë, kategori që përfshinte gjithashtu edhe hebrenjtë dhe të krishterët (Sure 2:62;5:69). Shumë myslimanë nuk e dinë që sabejtë ishin adhurues të yjeve në kohën e Muhamedit. Ata e konsideronin hënën si perëndi-baba, diellin si perëndi-nënë dhe yjet si pasardhës të këtyre perëndive.

Page 10: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

1.2. Hyjnitë gurorë

Perënditë më prominentë nga guri ishin Hubali, perëndia mashkull i Qabes, dhe tri perëndesha motra: Allati, Manati dhe Ouza. Fisi i Muhamedit, kurejshi, i konsideronte të tri këto perëndesha si bijat e Allahut. Përveç perëndive kryesore në Qabe, çdo fis arab kishte perëndi të tjerë më të vegjël për adhurim shtëpiak dhe devocion, dhe gjatë udhëtimit apo marshimit në luftë, ata bartnin perënditë e tyre të nderuara, në të njëjtën mënyrë sikurse hebrenjtë bartnin Arkën e Besëlidhjes. Sikurse perënditë nga guri, ishin pa shpirtë dhe pa formë, ashtu edhe Allahu në islam, është jopersonal dhe misterioz. Duke qenë religjionet primitive (pagane) hyjnitë e tyre nuk ishin të mveshur me atribute personale.

1.3. Hyjnitë natyrore

Kontrasti ndërmjet shkretëtirës së thatë dhe oazës fertile të heq një dallim të mprehtë ndërmjet të mirës dhe të keqes në mendjet e arabëve. Kjo formoi bazën e konceptit të hyjnisë së tyre. Në një anë, e mira prezentohej nga hyjnitë shpirtmirë duke shfaqur vetën nëpërmjet lumenjve, burimeve, lisave dhe kafshëve. Në anën tjetër, e keqja prezentohej nga demonë dhe xhinë që jetonin në shkretëtira dhe shpella, duke shkaktuar tmerre dhe fatkeqësi.

1.4. Hyjnitë e panjohura

Poetë arabë të periudhës paraislamike të Xhahilisë, përdoren emrin “llah” në poezitë e tyre, për t’iu referuar një hyjnie supreme. Arabët besonin në një hierarki të perëndive, në të cilin ishin perënditë e vegjël dhe ata më prominentë. Allahu ishte në maje të piramidës. Deklarimi islamik “Allahu akbar”, do të thotë ’llahu është më i madhi nga të gjithë perënditë tjerë pagane. Kjo është ajo çfarë Muhamedi u mundua t‘i deklaronte fisit të tij pagan. Qabja quhej seit Allah që nënkuptonte shtëpia e Allahut. Allahu ishte konsideruar Zot i padukshëm, i panjohur i Qabes. A ka mundur që kjo ide të huazohet nga perëndia i panjohur i grekëve i përmendur në Veprat 17:23? Hubali, idhulli më i lartë, ishte zotëruesi që banonte në Qabe të cilit i ofroheshin adhurimi dhe flijimet e arabëve. Për nga rëndësia e tyre me radhë vinin të bijat e Allahut: Allat, Manat dhe Uza.

2. Atmosfera religjoze

Atmosfera religjioze në Mekë ishte e llojllojshme. Pasi që ishte edhe qendër tregtare dhe religjioze. Meka ishte me pellgje që mbusheshin nga përrenj të shumtë religjoz, ndërsa mbizotëronte politeizmi. Zoroastrionizmi, krishterimi, judaizmi dhe filozofia greke, të gjitha këto ndikuan në zhvillimin e konceptit të Muhamedit mbi hyjninë. Një pjesë e madhe e këtyre ndikimeve kanë mbetur në islamizëm deri në ditët e sotme. Myslimanët qëndrojnë me fytyrë nga Qabja sa herë që falën. Ato e puthin gurin e zi të Qabes si pjesë e haxhit të tyre në Mekë. Në të vërtetë shumica e ritualeve që bëhen gjatë haxhit janë zakone pagane që datojnë nga kohërat paraislamike. Marrëdhënia në mes të religjionit dhe politikës ishte e fortë. Për arsye se jeta e arabëve përqendrohej

Page 11: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

rreth perëndive fisnore, adhurimi ishte njëlloj si besnikëria politike. Refuzimi i adhurimit ndaj perëndisë fisnore konsiderohej mohim i Zotit (apostazi) dhe tradhëti. Nobokodonosori, në librin e profetit Daniel kishte të njëjtën pikëpamje. Trajtimi islamik i apostazisë ishte vazhdimësi e kësaj shprehije fisnore.

3. Religjioni i ujdisur

Në mes të rrethit multireligjioz të Mekës, një religjion pajtimi ishte në formim. Islami u bë kompromis në mes atyre që adhuronin perënditë e njohur dhe të dukshëm dhe mes atyre që besonin në Perëndinë supreme, të panjohur, të inflencuar nga krishterimi dhe judaizmi. Arabët ishin të lodhur nga luftërat dhe grindjet e fiseve rreth asaj se cila perëndi ishte ndër më të mëdhenjtë. Muhamedi deshi t’i bashkonte të gjithë arabët në një Perëndi. Duke inkorporuar elemente nga krishterimi, judaizmi dhe religjionet pagane, ai deklaroi që Allahu, sunduesi i përbashkët, ishte më i madhi. Në ditët e sotme, muezinët (lajmëtaret) në tërë botën deklarojnë pesë herë në ditë: Allahu –u- akbar, Allahu –u- akbar (Allahu është i madh, Allahu është më i madhi) Shumë prej këtyre ndikimeve mbijetuan në islam edhe sot. Myslimanët kthehen në drejtim të Qabës sa herë që luten. Ata e puthin gurin e zi në Qabe, si pjesë e pelegrinazhit në Mekë. Në fakt, shumë prej praktikave rituale gjatë pelegrinazhit janë praktika pagane që datojnë që nga kohë paraislamike.

Page 12: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

C. Hyjnitë pagane të Arabisë

Qysh në shekullin 5 para Krishtit, Herodoti, historiani, shkroi se arabët kishin dy hyjni kryesore: Oratoll dhe Al- ilat. Samuel Zuemer beonte se kur ishin përkthyer nga greqishtja në arabishte ato përbëjnë fjalën për Allah Taal (perëndia shumë i lartë) dhe Allahu (gjinia femrore për Allahun), e që të dyjat ishin hyjni në kohën e Muhamedit. Perënditë e mëposhtme janë disa nga ato që Arabët nderonin në kohën e Muhamedit dhe për qindra vite më parë. 1. Allahu (zoti)

Allahu ishte perëndia kryesor e fisit kurejshi. Ai konsiderohej pronar i Qabes që quhej beit-Allah d.m.th. shtëpia e Zotit. Ai ishte hyjni e padukshme që zotëronte Qaben por nuk numërohej në mesin e 360 idhujve. Fjala Allah po ashtu përdorej në përgjithësi për të bërë fjalë për cilëndo hyjni supreme të njohur nga shumë fise arabe.

2. Al-Rrahman (i mëshirshmi)

Është ky emri i një hyjnie të lashtë në Arabinë Jugore. Thuhet se Muhamedi i pëlqente ky emër sesa emri Allah. Ai e përdori atë 169 herë në Kuran. Me përjashtim të emrit Allah, emri Al- Rrahman paraqitet më shumë se cilido emër tjetër sepse hebrenjtë dhe të krishterët do të kishin pranuar si emër që do të zëvendësonte emrin Allah. Rrahman ishte emër për Zotin i preferuar nga hebrenjtë në periudhën talmudike dhe përdorej shpesh nga judenjtë arabë. Të krishterët e Arabisë po ashtu e përdornin emrin Rahman për të folur për Zotin e Biblës. Një mbishikim i botës paraislame i gjetur në Jemen në vitin 542 pas Krishtit fillon me fjalët: Nën pushtetin e Al-Rrahmanit dhe Mesisë së Tij dhe të Shpirtit të Shenjtë”. Në muzeun koptik në Egjipt ndodhen mbishkrime të ngjashme.

3. Hubal (mjegull, shpirt)

Perëndia kryesor i Qabesë ishte më i madh ndër 360 perënditë pagane brenda Qabesë. Ai ishte një shtatore në formë të njeriut trupi i së cilës ishte i bërë nga barnielët (gur i kuq i çmuar) dhe krahët e të cilit ishin bërë nga ari pastër. Afër tij shtrihej një numër

Page 13: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

shigjetash që përdoreshin nga falltorët për profetizimin e fatit të tyre. Disa thanë se fjala Hubal mund të ketë rrjedhur nga dy fjalë: hu (ai) dhe bal hyjnitë tjera pagane. Është për t’u çuditur se si Kurani nuk pëmend Hubalin, derisa hyjnitë tjera pagane përmenden. Sipas një teorie banorët e Mekës që e nderonin atë si perëndi kryesore, tashmë e kishin identifikuar hubalin me Allahun; duke e vënë hubalin, perëndinë e spikatur që mund të shihej, në pozitën e perëndisë supreme të Allahut. 4. Al-Uzza (i madh)

Perëndesha e Mekës. Ajo ishte idhulli më i nderuar në fisin kurejshi. Adhuruesit e kësaj perëndeshe bënin flijime në njerëz. Sipas traditës islame gjyshi i Muhamedit gati ia kishte flijuar të birin Abd-Allah (Abdullahun) babain e Muhamedit, Al-Uzzës për të përmbushur një betim. Megjithatë një falltor e këshilloi atë që të jepte 100 deve si shpërblesë për të birin. Kjo shpërblesë u pranua përmes një grupi njerëzish. Myslimanët besojnë se kjo ngjarje ishte vullneti i Allahut për të sjellur në jetë Muhamedin.

5. Allat (allahu femëror)

Shkronja t e shtuar emrit të Allah është trajta femërore e Allahut, e ngjashme si tek fjala god (perëndi) trajtësohet në gjini femërore me ess (-eshë) si goddess (perëndeshë). Vendi i saj i shenjtë në qytetin Taif, paraqitej nga një gur katror. Ajo konsiderohej nga disa si kopje e Allahut në gjininë femërore.

6. Manat (fat)

Perëndesha e fatit - vendi i shenjtë i së cilës përbëhej nga një gur i zi në qytetin Kudaid në rrugën mes Mekës dhe Medinës. Ajo përmendet në Bibël (Isaia 65:11). Myslimanët ende e fajësojnë Al –Maniam (fatin) për fatkeqësinë e tyre.

7. Dhu-Al- Sharr (djallëzi)

Idhull në Petra, Jordani i paraqitur nga një shkëmb katërkëndësh i gurit të zi të pa gdhendur, i lartë gati një metër e gjysëm dhe 70 cm. i gjërë.

8. Al-Hajar Al-Asuad (guri i zi)

Në këndin juglindor të Qabes është i vendosur një gur i zi të cilin Ishmaeli e ka marr nga engjëlli Gabriel. Pasi që fisi kurejshi ishte shumë i lidhur me gurin e zi, Muhamedi e përfshiu nderimin e tij në ritualet islam. Haxhi i një myslimani në Mekë përmbushet derisa ai ta ketë puthur Gurin e Zi.

9. As-Samad (i amshueshmi)

Lidhet me Samudin, emri i një idhulli të fisit ad. Ai përmendët në pozitën e Jezid bin-Saadit.

Page 14: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

10. Al- Rrahim (i mishirshëm)

Një hyjni sabeane. Sabeanët ishin Magi, ata që adhuronin yjet.

Kurani përmend perëndi të tjera për të cilët dihet pak: Ua`dd (njeri-perëndi); Suva, Jaghuti (ndihmësi); Ja’uk (mbrojtësi); Nasr (grabitçari ose shqiponja); dhe Auff (zogu i madh, Sure 71:23). Në të vërtetë shumë emra të Allahut që përmenden në Kuran ishin thjesht emra të hyjnive pagane.

D. Një shikim më i përafërt i Allahut

1. Emërtime orientale për Perëndinë Allahu është term që përdoret për të bërë fjalë për hyjninë islame. Fjala allah e cila rrjedh arabishtja al-ilh (al –i; ilh-hyjni; i perëndisë), fjalë për fjalë do të thotë ZOTI. Kjo është e ndërlidhur me fjalët El në hebraisht; Elah në aramaikisht; Ilu në akadianisht; dhe Il në fenikishte dhe ugarishte. Edhe pse të gjitha këto gjuhë semitike kanë të njëjtën rrugë etimologjike për fjalët që emërtojnë hyjninë, vetëm fjala El e hebraishtes dhe fjalët e prejardhura prej saj, Eloah dhe Elohim lidhen me Zotin e gjallë dhe personal. Të gjitha fjalët të tjera i referohen hyjnive pagane të kulturave të ndryshme të Lindjes së mesme.

2. Diku ndalohet me ligj përdorimi i fjalës “Allah”

Në disa vende islame, fjala Allah paraqet njërën nga çështjet më eksplozive si nga aspekti shoqëror ashtu dhe nga ai politik. Për shembull në nëntor të vitit 1989, qeveria e malajzisë e nxorri një ligj kushtetues që ndalonte përdorimin e fjalës Allah nga të krishterët e malajzisë ose nga çfardo bashkësie tjetër jomuslimane. Vetëm myslimanëve u jepte privilegj për përdorimin e fjalës Allah.

3. Shumë popuj myslimanë s’duan ta përdorin fjalën “Allah”

Duke u përpjekur që të lirojnë gjuhën e tyre nga fjalët arabe, shumë turq preferojnë fjalën e lashtë turke Tanri e cila përdorej nga turqit para islamit. Megjithatë, militantët islamikë në Turqi e shohin këtë si kthim nga paganizmi. Për ta Allahu paraqet zotin e vërtetë. Për nacionalistët turq Tanri përmban vazhdimësinë e idesë së zotit në Turqinë moderne. Në vendet si Avganistani, India, Irani, Pakistani, rajonet e Afrikës Veriore dhe pjesët kurde të Turqisë, Iranit dhe Irakut të krishterët dhe myslimanët kanë diskutuar në mes vete, ndonjëherë ashpër për përdorimin e këtij termi. Çështja e diskutimit është nëse

Page 15: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

Allahu i islamit është njëjtë me Zotin e kishterimit. Në shumicën e rasteve në vendet e përmendura më lart, të krishterët frikësohen nga termi Allah. Në vende të caktuara madje as myslimanët nuk preferojnë ta përdorin ekskluzivisht fjalën Allah pasi që është termi i huaj. Shumë myslimanë të Iranit kanë zgjedhur fjalën Khoda, i cili është emri i një hyjnie të lashtë persiane. Myslimanët kurdë me gjasë kanë pasur shumë probleme me këtë fjalë Khua është termi autentik kurd për Zotin. Megjithëse përdorimi i kësaj fjale për t’iu referuar Zotiti ka konotacione politike; me ndryshimin e rrethanave politike në rajonin e tyre, shumica kanë pasur frikë për jetën e tyre. Gjatë luftës në mes Irakut dhe kurdëve në vitet e shtadhjeta të shekullit të kaluar qeveria arabe në Irak mbikëqyrte përdorimin e këtyre fjalëve për të dalluar disidentët e lidhur me Iranin që përdornin fjalën Khoda. Revolucionarët kurdë do të përdornin fjalën Khua dhe ata të lidhur me qeverinë përdornin fjalën Allah.

4. Të krishterët e përdornin fjalën “Allah”

Në botën arabe, ky problem nuk është edhe aq i madh sepse arabët e krishterët e kanë përdorur fjalën Allah me shekuj, edhe para islamizmit. Se si pikërisht filluan ta përdornin arabët e krishterë këtë fjalë është e paqartë, por përkthimi i parë i Dhiatës së Re në arabisht, në shekullin e nëntë, e përdori fjalën Allah ndoshta nga frika e persekutimit si pakicë në mes të shumicës në pushtet, duket se ata nuk kishin zgjedhje. Problemi ende ekziston në këtë çështje të madhe diskutimi dhe debati në mes të myslimanëve dhe të krishterëve.Përkthyesit e Biblës që punojnë në gjuhët e botës muslimanëve janë kacafytur me këtë çështje me shekuj. Në raste të caktuara, përkthyesit detyroheshin të vendosnin sesa të fyenin të krishterët apo myslimanët, sepse nuk ishin në gjendje të kënaqnin të dy palët. Përdorimi i asnjërit emër përpos Allahut i lidh të krishterët me regjionet urryera, ndërsa përdorimi i Allahut fyen të krishterët të cilët janë kundërshtarë të islamit.

Page 16: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

E. Kush është Allahu?

Studentët e religjionit krahasimtar mësoheshin se të gjitha fetë kanë besime të ngjashme. Atyre u thuhej se pasi që të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët janë monoteist, ata adhurojnë të njëjtin Zot, edhe pse disa detale të veçanta mund të dallojnë. Allahu, Perëndia islame,dhe Jahve Zoti i Biblës, konsiderohen të ngjashme në aq shumë aspekte sa është aq vështirë t`i dallosh në mes veti.Myslimanët dhe të krishterët pajtohen se Zoti është Krijuesi i qiellit dhe i tokës. Ai është i Përjetshëm, i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. Ai është gjykatësi i madh i cili kërkon nënshtrim bindjen vartësve të vet, e një ditë Ai do t’i gjykojë të gjithë njerëzit sipas veprave të tyre. Të dy religjionet besojnë se Zoti u ka dërguar njerëzve lajmëtarë dhe ua ka dhënë atyre shkrimin e shenjtë për t`u udhëhequr. Ashtu siç pohonte Samuel Zuemer, “islami është religjoni që i përgjan më së shumti krishterimit, megjithatë ai është religjioni më antikrishterë se gjithë religjionet tjera”.

1. Bazuar në teologjinë islame

Muhamedi vet heshtte në lidhje me natyrën e Allahut. Robert Osborne, në librin e tij Islamizmi gjatë sundimit të kalifëve të Bagdadit vështron: përderisa iu janë lënë traditat me bollëk pasardhësve të cilat janë përgjigjës të profetit, në pyetjet që kanë të bëjnë me lutjen, dhënien e lëmoshës, agjërimin dhe haxhillëkun, nuk ekziston asnjë që i referohet vetive të Allahut (Zuemer, fq.30)Sidoqoftë, një shqyrtim më i përafërt i pikëpamjes mbi botën i teologjisë myslimane dhe islame, e shprehur në literaturën dhe mësimet e dijetarëve myslimanë, e krahasuar me zakonet myslimane, zbulon dallime mahnitëse në mes të Allahut dhe Zotit të Biblës.

1.1 Allahu është njëjës

Page 17: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

Tauhid, doktrina e njëjësisë (singularitetit) së Allahut, është në thelb të besimit islam. Natyra e tij kuptohet si një unitet aritmetik: një, i jashtëzakonshëm, i veçantë, i thjeshtë. Allahu nuk është i ndërlikuar, as trinitar e as i shumësisë (pluralitetit). Në sipërfaqe të qenia e Allahut nënkupton dy gjëra: së pari, ka vetëm një Zot të vërtetë dhe gjithë perënditë pagane janë të rreme: së dyti, Allahu nuk është trinitar. Kjo tregon se koncepti islamik mbi Perëndinë në thelb është një mospranim reaksionar i koncepteve pagane dhe judeo-krishtere i hyjnisë. Vështruar më thellë, kjo do të thotë se Allahu qëndron i vetëm, i ndarë dhe i pavarur nga lidhjet hyjnore dhe njerëzore. Allahu paraqitet si tjetër soj, i ndarë dhe i pavarur nga krijimi i tij.I kundërt me tauhid është shirku i cili është mëkati më i madh prej të gjitha mëkateve. Shirk do të thotë t`i mveshësh Allahut shok ose partner. Allahu kurrë nuk ka pasur as kurrë s`do të ketë atributet e njëjta me dikënd tjetër. Prandaj pohimi se Jezusi është i përjetshëm ose se Zoti është i treshëm, është mëkati më i madh.Kurani i akuzon edhe hebrenjtë dhe të krishterët për shirk mëkatin.Besimi se Allahu në esencë është një dhe i vetëm është bërthama e konceptit islamik mbi Allahun.

1.2 Allahu është transcedent

Allahu është larg i ndarë me një anë nga njerëzit. Ai nuk përzihet në punët e qenieve njerëzore dhe i panjohur për ata. Ndarja e tyre nga Zoti nuk shihet si problem por si e vërtetë. Kjo do të thotë se është më se e natyrshme që krijuesi hyjnor të jetë i ndarë dhe i pavarur nga krijimi i vet. Atë çfarë thonë të krishterët lidhur me shthurjen e njerëzve është diçka e huaj për mendjen e myslimanëve. Për myslimanë nuk janë mëkatarë të gjitha qeniet njerëzore.Pohimi i krishterëve se njerëzit mund të kenë lidhshmëri me Zotin nga myslimanët konsiderohet një pamundësi fizike. Allahu nuk e ka zbuluar vetvetën te myslimanët por më tepër e kanë zbuluar mashi`at e tyre (dëshirat dhe kërkesat, d.m.th. vullnetin e tyre). Vullneti i tij sipas mësimeve islame kufizohet me Ligjin Islamik. Njeriu ekzekuton vullnetin e Allahut nëse ndjek urdhrat e sistemit ligjor islamik. Ndryshe Jahve, Zoti i Biblës, është edhe tejkalues edhe i qenësishëm. Edhe pse ai ndodhet mbi të gjithë dhe dallohet nga krijimi i vet, Ai po ashtu është këtu, i pranishëm ndër ne dhe mjaft i përfshirë me krijesat e veta. Zoti rri në qiell, megjithatë Bibla e quan besimtarin tempull ku Zotit i pëlqeu të banojë. Ai e ka zbuluar vetveten tek njerëzit, jo vetëm vullnetin e tij ose ligjin e tij, sepse Ai dëshiron që ata ta njohin.

1.3 Allahu është i papërcaktuar (impersonal)

Allahu nuk ka personalitet dhe nuk mund të përshkruhet me asnjë veçori që mund t`i mvishet njeriut. Shumica e atributeve të tij janë cilësi absolute që janë të veçanta për të, si vetitë e madhërisë. Edhe pse disa atribute të tij, siç është mëshira, mund të duken si të afërme, ato janë të papërziera dhe njëdrejtimshe. Sipas doktrinës islame mbi Allahun, ai nuk ka lidhje me askë.

Page 18: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

Të pohosh se Allahu është në lidhje me dikë do të thotë ta bësh atë të varur nga krijimi i vet. Kjo do të dobësonte argumentin se Ai i mjafton vetvetes brenda vetës. Më tutje pasi që Allahu është i përjetshëm dhe ka ekzistuar gjithëherë Ai s`ka mundur të ketë pasur lidhje me dikë, sepse ai ka qenë i vetëm dhe s`ka pasur me kë të lidhet. Zbrastira në mes njeriut dhe Allahut është e pakapërcyeshme dhe kjo duhet pranuar si e vërtetë.Zoti i Biblës është i përcaktuar (personal). Ai i krijoi njerëzit sipas pamjes së vet dhe kënaqet në shoqërimin me ta. Ai dëshiron një raport të ngushtë dhe të dashur, si i ati me të birin, saqë Ai premton të jetë jo vetëm me ta por edhe të jetojë ndër besimtarët. Bibla përdor një shprehje për të përshkruar njerëzit si Noan, Enohun dhe Davidin dhe ai eci me Zotin. Myslimanët do ta konsideronin si fyes këtë koncept. Triniteti paraqet një vështërsi të posaçme për myslimanët. Megjithatë është e vërtetë se Zoti është trini që zgjedh dilemën e të qenit të tij përjetë i vetmuar. Edhe pse termi trini nuk gjendet në Bibël, koncepti trini tr(i) në një (ni) është i thurur në tërë Shkrimin e shenjtë. Bashkësia në mes të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të shenjtë, ajo që e bënë Zotin e Biblës, ndçrlidh përjetësinë e kaluar.

1.4 Allahu është absolutikisht i lirë

Allahu nuk mund të lidhet madje as me ligjin, besëlidhjen apo me kodin e tij moral. Pohimi i krishterëve se besimtarët mund të qëndrojnë në premtimet e Zotit është i paqëndrueshëm sipas teologjisë myslimane. Allahu nuk mund të lidhet me konsistencën. Ai nuk mund të llogaritet për pohimet dhe premtimet e tij nga njerëzit. Ai është arbitrar kapricioz dhe i paparashikueshëm. Allahu shpërblen ose dënon sipas qejfit - ashtu siç dëshiron, kur dëshiron nëse dëshiron.Kjo do të thotë se një person religjioz i cili i zbaton rregullat ligjore s`mund të jetë i sigurt se do të shpërblehet në të ardhmen; por as mëkatari më i madh s`do të shkojë me do e mos në ferr. Pa marrë parasysh sjelljet e ndonjë njeriu, Allahu është ai që vendos. Njerëzit nuk kanë ndonjë udhëzues sipas të cilit të shprehin përgjigjen e tyre ndaj Allahut. Njëra nga mënyrat në të cilën është shprehur ky koncept është al-nasikh ual mansukh (ligji i anulimit). Allahu ka liri të plotë për t’i ndryshuar ligjet e veta ashtu siç dëshiron. Brenda Kuranit shumë vargje janë hequr nga vargjet tjera që i kundërshtonin ato. Myslimanët nuk shohin ndonjë të keqe në këtë pasi që Allahu është absolutikisht i lirë.Zoti i Biblës është Zot i Besëlidhjes. Ai është besnik dhe i besueshëm. Çfarë ai bënë është e qëndrueshme me karakterin e tij të pandryshueshëm. Ai kurrë nuk i thyen premtimet. Abrahami e ka përjetuar besnikrinë e Zotit kur Ai i premtoi djalë, edhe pse Abrahamit iu desh të priste 25 vjet derisa Zoti ia dhuroi atë djalë. Koncepti i Abrahamit mbi besnikrinë dhe besueshmërinë e Zotit u provua kur Ai i kërkoi atij që ta sakrifikonte këtë djalë të premtuar. Kur Abrahami iu bind Zotit dhe Ai e ruajti Isakun, siguria e Abrahamit se Zoti me të vërtetë është besnik dhe i besueshëm u vërtetua (Zanafilla 15-22)

1.5 Allahu është autor i së mirës dhe i së keqës

Për musimanët Allahu është autor i së mirës dhe i së keqës. Satanai dhe demonët janë vetëm emisarë në duar të Zotit për të nxitur të keqën te Allahu në të cilët dëshiron t`i

Page 19: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

dëmtoi. Pasi që mund të bëjë të liga Allahu vendos të dërgoi engjëjt e vet të ligë për të ekzekutuar dënimin e tij ndaj atyre me të cilët ai s`është i kënaqur.Po t’i mvisheshin vetëm cilësi të mira Allahu do të kufizohej Pushteti dhe liria e tij. Muhamedi i mësonte myslimanët të mendojnë se që të dyjat, e mira dhe e keqja vijnë prej Allahut (Sure 4:78). Kjo si dhe teologjia e paracaktimit janë bazë e fatalizmit në fenë islame. Fatin e secilit njeri e kemi lidhur në qafën e tij (Sure17:13). Zoti i Biblës është krejt mirësi dhe në të s’ka fare errësirë (Gjoni 1:5). Zoti nuk mund ta tradhtojë natyrën e tij të vërtetë e të mirë. Ai s`është i aftë për të keqen. E tërë ligësia vjen nga armiku i Zotit, Satanai. E liga është një ndërhyrës në të mirën dhe është një shmangie nga mirësia. Zoti i Biblës lejon që të paraqitët e keqja por nuk e shkakton atë. E keqja besohet të jetë një rebelim ndaj Zotit. Ai është i gatshëm t’i ndihmojë qeniet njerëzore ta mposhtin të ligën po që se ata kërkojnë ndihmën e tij duke iu dorëzuar Zotit dhe duke u strehuar te Ai. Davidi e dinte se do të ecte me Zotin në luginën e hijes së vdekjes dhe tha: s`do t’i frikohem aspak nga e keqja sepse ti Zot je me mua (Psalmi 23).

1.6 Allahu është i panjohur

Myslimanët besojnë se atributet e Allahu s`mund t’i ketë dhe njeriu. Ajo që mund të thuhet për njeriun s`mund të thuhet për Allahun. Ata mendojnë se nuk ka kurrfarë ngjashmërie në mes qenieve njerëzore dhe Allahut. Ashtu siq thekson Mahmud Ahmed Allahu është i vacantë me të gjitha pushtetet dhe atributet. Nganjëherë mund të zbulohen ngjashmëri në mes atributeve të ndonjë sendi dhe personi dhe atributeve të Allahut, por ngjashmëria është vetëm e dukshme dhe sipërfaqësore (Ahmadia fq.36) Prandaj njerëzit s`mund ta njohim kurrë Allahun, sepse ai është shumë larg nga ne dhe ndryshon shumë nga ne. Myslimanët mund ta pranojnë se kanë vetëm një njohuri për Allahun e s`kanë njohuri personale, nga eksperienca.Njerëzit s`mund të njohin dhe as që duhet të provojnë ta njohin Allahun. Allahu nuk ngatërrohet në punët e njerëzve. Një dijetar mysliman, Muhamed Haykal, shkruante: të kërkosh Zotin më shumë si të qenësishëm në tërë ekzistencën dhe në kontakt me të sesa si tërsisht i ndarë nga ajo, është një kërkim i kotë që të çon më shumë në një gabim sesa të vertetë, duke i bërë më shumë dëm kërkuesit sesa duke e bekuar atë (Hayat Muhammed, fq. 525). Kjo është në kundërshti me mësimet biblike se qeniet njerëzore janë krijuar sipas imazhit të Zotit dhe se janë një reflektim i lavdisë së tij (2Korintasve 3:18). Në të vërtetë, misioni më i lartë i besimtarit është që të bëhet si Zoti, duke e lejuar atë që të përtërijë imazhin e vet tek ata. Me tutje, dëshira e Zotit është që ata jo vetëm ta kuptojnë karakterin e tij, por edhe ta njohin Atë.

1.7 Allahu është i pandjenja

Dijetarët myslimanë predikojnë se nuk duhet t’i mveshet Allahut asnjë veçori emocionale siç janë kënaqësia dhe paknaqësia, gëzimi ose pikëllimi. Ky koncept e bën Allahun personal, misterioz ose të paqartë. Në Bibël Zoti shpreh shumë ndjenja: kënaqësi a pakënaqësi, pikëllim a gëzim, durim dhe zemërim. Ai ndjen pikëllim për

Page 20: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

rebelizmin e bijve të vet dhe shfaq pakënaqësi të madhe kur dikush fillon të vazhdon rrugën e tij.

1.8 Allahu është sundues i rreptë

Në Kuran Allahu përshkruhet si sundues i rreptë i cili është i pamëshirshëm dhe i cili ka forcë t`iu shkaktojë lëndime vartësve të tij. Nënshtrimi nën Allahun është një dorëzim i vebërt i diktateve të tij. Madje as nënshtrimi s`mund të jetë garancë se Allahu është i kënaqur. Ai përshkruhet si një gjykatës urrejtës, dhe arbitrar i cili është i etur për gjak dhe dëshiron t`i fusë krejt njerëzit në ferr. Do ta mbush ferrin me xhind dhe njerëz së bashku (Sure 32:13). Ai kërkon nënshtrim të verbërt në vend që t`iu jap njerëzve lirinë për të ardhur ata vullnetarisht. Në islam adhurimi apo lutja quhet ada (detyrë). Njeriu duhet ta bëjë këtë detyrë pa marrë parasysh qëndrimin e tij. Një implikim i madh i këtij koncepti të Zotit është pikëpamja që ai nxit kah udhëheqja dhe autoriteti. Për shkak të kësaj veçorie të Allahut, disa kanë vërejtur se islamizmi dhe demokracia s`mund të bashkëjetojnë, sepse liderët janë të prirë të imitojnë mënyrën e udhëheqjes së Zotit të tyre.Për dallim të madh nga Allahu, Jahve ua zbulon veten besimtarëve si baba dhe mik, derisa ai mbetet pronari dhe Zoti i tyre, sepse Ai është edhe gjykatës edhe mbrojtës. Ai është Zoti i drejtë që nuk lejon mëkatin dhe është i gatshëm të shkatërrojë të padëgjueshmit. Sidoqoftë Ai është atë i dashur i cili përhap lirësinë dhe mirësinë e vet tek ata që e kanë refuzuar Atë, pasi që dëshiron t’i pajtojë ata me vetën. Profeti Gjon e përjetoi këtë veçori kur Zoti e pranoi pendimin e nineveasve dhe hoqi dorë nga rrënimi i qytetit të korruptuar. Në të vërtetë dashuria e Zotit është e madhe për bijtë e tij, aq sa është i madh edhe rebelimi i njerëzve saqë Zoti e mori përsipër dënimin e tyre dhe e shpëtoi njerëzimin duke sakrifikuar Birin e vetëm (Gjoni 3:16; Romakët 5:8; Romakët 8:32).

1.9 Allahu është frikësues

Nuk ka ndjenjë më të fuqishme ndër myslimanë sesa ndjenja e frikës që ata kanë për Allahun. Sintagma, frika e Zotit në islam ka kuptim krejt të kundërt nga ai që ka në krishterim. Në islam frika është lemeri. Myslimanët frikësohen se Allahu mund të zgjedh sipas qejfit të shkaktojë të liga ndër ta pa marrë parasysh përkushtimin e tyre ndaj fesë. Myslimanët gjejnë siguri në ceremoni të fshehta, i drejtohen këtyre ashtu që të mbrojnë veten nga e liga. Ata s`mund të jenë të sigurt me vullnetin e përcaktuar të Allahut, veçanërisht për arsye se Allahu nuk ia zbulon njeriut vullnetin e vet.Frika nga Zoti në krishterim nënkupton respektin ndaj Krijuesit dhe Mjeshtrit. Besimtari i krishterë e din se Zoti është i mirë dhe se Ai jep vetëm dhurata të mira (Jakobi 1:17). Frika nga Zoti në Bibël i përngjan konceptit islamik vetëm në rastin e mëkatarit rebelues, i cili ka shumë arsye që të frikësohet nga zemërimi dhe gjykimi i Zotit. Kur ky mëkatar del para Zotit i përulur, i penduar për mëkatin dhe rebelimin e tij, Zoti e përqafon dhe e siguron për faljen e tij. Mëkatari i falur atëherë do të ketë besim para Zotit, duke e ditur se është i sigurt në dorë të Zotit. Psalmi 32:1 thotë I bekuar është ai të cilit i falen mëkatet.

Page 21: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

2. Zoti i Biblës

Koncepti i Allahut në islamizëm ndodhet në kudërshtim të qartë me konceptin e krishterë me Zotin. Bibla na thotë se Zoti i ka stolisur qeniet njerëzore sipas pamjes së vet dhe dëshiron që ata të kenë shumë veçori si Ai. Ai ua ka zbuluar veten njerëzve dhe dëshiron që ata të shohin Atë. Në psalme, mbreti David e përshkruan Zotin si Dikush që është çdoherë me të. Ai eci me Zotin dhe Zoti eci me të. Ai bisedoi me Zotin dhe dëgjoi zërin e tij. Ai përjetoi ndihmën dhe mbrojtjen e Zotit nga telashet dhe rreziqet me një mënyrë mjaft të afërt. Megjithatë kur ai bëri mëkat, ai përjetoi disiplinën e Zotit.

Kur Davidi u pendua me lotë ai ndjeu dashurinë dhe faljen e Zotit. Zoti është i afërt dhe i dashur. Ai e krijoi njeriun që të ketë miqësi me të. Njeriu mund t’i afrohet Zotit përmes adhurimit dhe lutjes pasi që marrëdhëniet e shkëputura mes tyre të jenë rivendosur përmes Jezus Krishtit.Allahu i islamit zbulon veten dëshirat dhe kërkesat e tij (e jo vullnetin e vet, ashtu siç nënkupton nga të krishterët). Kështu derisa një i krishterë mundohet që të njoh, Zotin dhe t’i përmbahet vullnetit të tij, një mysliman mundohet t’u dorëzohet urdhërave të Allahut, të cilin s`mund ta njohë. Besimi i krishterë në marrëdhënien mes njeriut mëkatar dhe Zotit të shenjtë është një kundërshti me të menduarit e myslimanëve pasi Allahu është transcedent.

3. Vënia e urës mbi zbraztësirën

Nën dritën e zbrastësisë së madhe mes koncepteve krishtere dhe muslimane, mbi Zotin, si mundemi ne si të krishterët të lidhim një urë mbi këtë hendek dhe t`iu kumunikojmë myslimanëve karakterin e vërtetë të Zotit? Myslimanët dhe të krishterët janë ndarë me këtë çështje. Disa kanë aq keqardhje për islam saqë nuk mund të shohin ndonjë mashtrim në të. Të tjerët janë aq kundërthënës saqë janë jo efikas. Afrimi i të krishterëve duhet të jetë përmes dashurisë dhe të tregohet e vërteta. Myslimanët mund të jenë të sinqertë në kërkim të Zotit, por ata janë po ashtu të humbur dhe kanë nevojë të udhëheqën nga Shpëtimtari.Ka rrezik në paraqitjen e karakterit të vërtetë të Zotit sepse disa mund të fillojnë të përdorin këto të dhëna si argumente për t’i konfrontuar myslimanët. Kjo e dhënë bëhet vetë për të mirën e të krishterëve. Të krishterët kanë nevojë të dinë të vërtetën lidhur me të vërtetën se çka besojnë myslimanët, ashtu që të ndajnë së bashku të vërtetën mbi atë se kush është Zoti, por këtë duhet ta bëjnë çdoherë me dashuri dhe butësi (2Timoteu 2:23-26; 1Pjetri 3:15).Nuk ka burim më të mirë të së vërtetës mbi Zotin se vetë Bibla. Më së miri është të ndalohet me miqtë myslimanë shqetësimi që shkaktojnë karakteristikat biblike të Zotit të cilat nuk i dinë pa e sulmuar konceptin e tyre mbi Allahun. Si pikënisje, supozo se myslimanët besojnë se adhurojnë Zotin e vërtetë dhe të gjallë. Të gjithë njerëzit kanë një vend të butë për Zotin. Apelo për këta të uritur në zemër duke prezentuar të vërtetën se Zoti i don ata dhe dëshiron t’iu jap jetë të përjetshme. Ai mund t’ mbrojë ata nga Satanai dhe demonët e tij. Ata mund të kenë marrëdhënie personale me Të si baba të tyre. Bibla na tërheq vëmendjen që të mos ngatërrohemi në argumente jo

Page 22: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

frytdhënëse. Porosia jonë duhet të jetë porosi e shpresës, e shpëtimit dhe jetës së amshueshme.

F. 99 emrat e Allahut

1. Emrat e Allahut

Kuptimi Shqiptimi Arabisht

1. Njëjës Al-Uahid2. I Vetëm Al-Ahad3. I Përjetshëm As-Samad4. I Fuqishmi Al-Kadir5. I Plotëfuqishmi l-Muktadir6. I Pari Al-Auual7. I Fundit Al-Akhir8. I Dukshmi Az-Zahir9. I Fshehti Al-Batin10. Sunduesi Al-Uali11. I Larti Al-Muta’ale12. Fanatiku Al-Barr13. Zemërbuti At-Tauuab14. Falës Al-‘Afuv15. I Dhimbshmi Ar-Ra’uf16. Mbledhësi Al-Jame’17. I Vetëmjaftueshmi Al-Ghani18. Drita An-Nur

Page 23: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

19. Drejtuesi Al-Hadi20. Novatori Al-Badi’21. Zoti Rabb22. Manifestuesi Mubin23. I Forti Al-Qadir24. Mbrojtësi Al-Hafiz25. Siguruesi Al-Kafil26. Vlerësuesi Ash-Shakir27. Më Bujari Al-Akram28. Krijues Al-Khallak29. Zotëruesi Al-Maula30. Ndihmësi An-Nasir31. Perëndia Al-ilah32. Perëndia Allah33. I Mëshirshmi Ar-Rrahman34. Zemërbuti Ar-Rrahim35. Sundimtari Al-Malik36. I Pastërti Al-Kuddus37. Shpëtuesi As-Salam38. Ruajtësi Al-Mu’min39. Kontrolluesi Al-Muhaimin40. I Ndershmi Al-‘Aziz41. Detyruesi Al-Jabbar42. Krenari Al-Mutakabbir43. Krijuesi Al-Khalik44. Bërësi Al-Bari45. Qepësi Al-Musauuir46. Falësi Al-Qhaffar47. Dominuesi Al-Kahhar48. Dhuruesi Al-Yahhab49. Furnizuesi Ar-Razzak50. Hapësi Al-Fattah51. I Dituri Al-‘Alim52. Dëgjuesi As-Sami’53. Parashikuesi Al-Basir54. I Butë Al-Latif55. Mjeshtri Al-Khabir56. I Durueshmi Al-Halim57. I Shkëlqyeshmi Al-‘Azim58. Ndjestari Al-Ghafurr59. I Falënderueshmi Ash-Shakur60. Fisniku Al-‘Alijj61. I Madhi Al-Kabir62. Mbajtësi Al-Hafiz63. I Gjithëdijshmi Al-‘Allam64. I Gjithëmundshmi Al-Kahir

Page 24: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

65. Falës Al-Ghafir66. Kreatori Al-Fatir67. Sovrani Al-Makik68. I Hirshmi Al-Hafijj69. I Gjithëpushtetshmi Al-Muhit70. Ndihmëtari Al-Musta’an71. Madhështori Ar-Rafi’72. I Mjaftueshmi Al-Kafi73. Mbizotëruesi Ghalib74. Hirësi Al-Mannan75. I Lavdishmi Al-Xhelil76. Jetëdhënësi Al-Muhji77. Vdekjedhënësi Al-Mumit78. Trashëgimtari Al-Uarith79. I Zgjuari Al-Ba’ith80. I Amshueshmi Al-Baki81. I Vërteti Al-Hakk82. Besniku Al-Uakil83. I Fuqishmi Al-Kavi84. I Qëndrueshmi Al-Matin85. Rojtari Al-Uali86. I Tejçmueshmi Al-Hemid87. I Gjalli Al-Hejj88. Vetëpohuesi Al-Kejjum89. Miqësori Al-Uedud90. Lavduesi Al-Mxhid91. Dëshmuesi Ash-Shehid92. I Urti Al-Hekim93. Ushquesi Al-Mukit94. Listëmbajtësi Al-Hesib95. Zemërgjëri Al-Kerim96. Syhapuri Ar-Rakub97. I Afërmi Al-Kerib98. I Përgjegjshmi Al-Muxhib99. I Pafundmi Al-Uasi’

2. Atributet e gjetura në lista alternative

1. Numëruesi Al-Muhsi2. Shpikësi Al-Mubdi3. Ndreqësi Al-Mu’id4. Gjetësi Al-Uaxhid5. Përparimtari Al-Mukadim6. Tërheqësi Al-Mu’akhir7. Hakmarrësi Al-Muntakim8. Frikësuesi Al-Muksit

Page 25: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

9. Dhënësi Al-Mu’ti10. Parandaluesi Al-Mani’11. Dëmtuesi Al-Darr12. Ndihmuesi Al-Nafi’13. Ndërtuesi Al-Kabid14. Çlirimtari Al-Basit15. Abaser Al-Khafid16. I Larti Ar-Rafi’17. Ndershmi Al-Mu’izz18. Përulës Al-Muthill19. Gjyqtar Al-Hakam20. I Paanshëm Al-‘Adl21. Drejtues Ar-Rashid22. Durimtar As-Sabur

G. Emrat e bukur të Allahut

Kurani i urdhëron myslimanët që të thërrasin Allahun me emrat e tij të bukur, që quhen all- asma-u –l-husna. “Emrat e Allahut janë të shkëlqyeshëm, prandaj e thirrni me ata emra” (Sure7:179); shih po ashtu 17:110; 20:8; 59:23, 24). Pasi që Kurani nuk i numëron këto emra, në mesin e dijetarëve myslimanë ka shumë spekulime lidhur me atë se çfarë janë këta emra. Në tërë Kuranin ka qindra cilësorë që i që i referohen Allahut dhe që mund të konsiderohen emrat apo atribute. Pasi që Muhamedi vdiq në vitin 632 pas Krishtit, myslimanët debatuan lidhur me çështjen e emrave të hyjnisë së tyre.

1. Çfarë janë emrat e Allahut?

Dijetarët mysliman kërkojnë të bëjnë dallim në mes të emrave dhe atributeve. Shumë dijetarë pohojnë se Allahu është emri i vetëm i përshtatshëm për Zotin (ism- u-that) ose emri i madhërisë (isma-ul-azam). Ashtu që të mistifikohet emri ata mohojnë të ketë rrënjë të mund të përkthehet ose të ketë ndonjë kuptim. Ata kundërshtojnë argumentet se fjala Allah ka rrjedhur nga al- ila (perëndia) duke polemizuar se Allahu nuk ka emër të prejardhur dhe se s`mund të formohet shumësi nga ai, pasi që emri është nxjerrë nga Allahu dhe shkronjat e tij janë të shkruara në qiell. Ata që Kurani i quan emra të bukur këta dijetarë i referojnë t’i quajnë atribute të tij (asma-u-sifat). Derisa Kurani dhe hadithet (literatura e traditës ) qartasi flasin për emrat e Allahut, kurse dijetarët pohojnë se të gjithë emrat tjerë përveç Allahut janë atribute, jo emra e

Page 26: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

mbiemra që përshkruajnë Allahun. Ky argument barazohet në faktin se fjala arabe isn dhe shumësi i saj asma do të thotë emër ose atribut.Megjithatë, hadithe për nga autoriteti janë dytësore, pas Kuranit, Abu Iburarah tregon se Muhamedi thoshte se ekzistojnë 99 emra të Allahut, dhe ai i cili i mban në mend dhe i përsëritë ata do të shkojnë në parajsë. Muhamedi ka dhënë një shpjegim lidhur me numrin 99. Në të njëjtin hadith ai tha se Allahu është tek, prandaj i don numrat tek. Në gjuhën arabe fjala tek poashtu do të thotë vetëm duke nënkuptuar veçantinë e Allahut. Disa myslimanë pohojnë se Allahu e ka shënuar numrin 99 në pëllëmbët e duarve të njerëzve. Rrudhat, përkatësisht vijat, formojnë numrat 81 në dorën e majtë, dhe 18 në dorën e djathtë duke formuar kështu të 99 emrat e tij. Në arabisht numri 8 duket si shkronja V e kthyer përmbys (krahaso Musk). Sektet tjera islamike besojnë se Allahu ka shumë më tepër emra. Për shembull në vitin 1880 I. W. Redhouse nxorri një listë me 552 emra nga Kurani. Sekti islamik sufi pohon se Allahu i ka 1000 emra, prej të cilve 99 janë të bukur e të tjerët siç është emri mashtrues, nuk janë aq të bukur. Pa marrë parasysh se a janë emra apo atribute, myslimanët e vijës kryesore besojnë se prej qindra emrash vetëm 99 emrat e bukur duhet të mësohen përmendësh dhe të përsëriten vazhdimisht. Është vështirë të caktohen se cilët janë ata 99 emra që i referohen Allahut, pasi që as Kurani e as Hadithet nuk i tregonjë ata.

2. Emrat më të madhërishëm të Allahut

Konfuzioni e ka edhe një dimension krejt tjetër. Dijetarët myslimanë bëjnë dallimin në mes emrave të Allahut duke i ndarë në madhështorë. Disa gjykojnë sipas përsëritjes së paraqitjes të ndonjë emri në Kuran. Pranë fjalës Allahu, emri Ar-Rahman paraqitet më shumë se të tjerët, 169 herë, pastaj vjen emri Alim, 158 herë, e kështu me radhë. Në përgjithësi ata pajtohen se Allahu është emri i duhur prandaj edhe më i madhërishmi.Për vendin e dytë konkurrojnë emrat Ar- Rabb (i cili nuk paraqitet në të gjitha listat) Ar- Rahman, Al-Rrahim, Al-Hay, Al-Qayum dhe As-Samad.Shënimet e Muhamedit në vargjet e Kuranit ku mund të gjendet emri më i madh i Allahut vetëm sa e kanë shtuar hutinë. Në letërsinë e hadithe të traditës thuhet të ketë përmendur shumë herë emrin apo emrat e tij më të preferuar për Allahun. Asma, e bija e Jazidit, raportonte që Muhamedi të kishte thënë: Emri më madhështor i Allahut ndodhet në këtë varg (nga Kurani). Dhe Zoti i juaj është një Zot. Nuk ka Zot tjetër përveç tij, Ar-Rrahman (i mëshirshëm), Ar- Rrahim (mirdashës), Sure 2:163. Përmendja e tillë e emrit Ar-Rrahman nga Muhamedi si emër madhështor, së bashku me faktin se emri Allah nuk paraqitet në këtë varg vërteton teorinë se një kohë Muhamedi mendonte njëmend të merrte emrin Ar-Rrahman si një emër tjetër për Allahun. Bashëshortja e Muhamedit, Ajsha, pohonte se ai besonte se Ar-Rabb (Zoti) ishte emri më madhështor. Në hadithe, Muhamedi nganjëherë numëronte një listë emrash dhe thoshte se njëri nga ata ishte më i madhi.Tjetri hadith njofton se Muhamedi thoshte emri madhështor i Allahut mund të gjendej në suret Bakara. Kjo u ka lënë derën të hapur tej interpremtimeve spekulative.Fakti që Muhamedi i përmendi 99 emrat ka shkaktuar përpilimin e një sërë listave nga autorë të ndryshëm. Në të gjitha listat janë të përbashkët emrat e Allahut që gjenden në sure dhe në vargjet e të cilave qartë iu referohet Muhamedi. Për të kompletuar listën

Page 27: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

me 99 emrat disa kanë futur emra të tjerë ekstrakuranik që janë gjendur në traditën gojore.Kjo huti do të mund të shpërndajë kuptimin e një atmosfere politeiste të kohës së Muhamedit. Arabët e quanin zotin suprem me emra të shumtë. Fiset e ndryshme nderonin emrat e vacantë më shumë se të tjerët. Muhamedi pasi që ishte i mendjemprehtë, provoi të fitojë përkrahjen e të gjithë dëgjuesve të tij duke miratuar përdorimin e emrave të ndryshëm. Porosia e tij ishte se ekzistonte vetëm një Zot, e ai kishte shumë emra.

3. Përdorimet e emrave të Allahut

Emrat e Allahut thuhet të jenë nxjerrë nga Muhamedi si emra të cilët myslimanët duhet t’i përdorin për ta kujtuar. Kërkohet që myslimanët t’i recitojnë këta emra duke i përsëritur ata qindra herë në ditë. Në terminologjinë islamike kjo quhet al-thikr. 3.1. Të fitosh vetëdijën e Zotit

Fjala thikr në arabishte i ka dy kuptime të mundshme; së pari është kujtimi, dhe së dyti përsëritje apo shqiptim. Derisa kjo fjalë në bazë të përdorimit në fjalë në bazë të përdorimit në Kuran përkthehet si kujtim në këtë kontekst në të vërtetë nënkupton shqiptimin e përsëritur. Praktikimi i thikr përdoret nga myslimanët për të fituar atë çka ata e quajnë vetëdije e Zotit si dhe të fitojnë merita para Allahut - Kurani urdhëron: o ju besimtarë, mbajeni në mend Allahun duke e përkujtuar shpesh. Praktikimi i kësaj bëhet duke përsëritur shqiptimin e emrave të Allahut shpesh gjatë tërë ditës. Një dijetar mysliman i quajtur Siddiqi shpjegon këtë duke thënë: “Profeti i shenjtë … çdoherë i udhëzonte shokët e vet të mbanin zemrat e tyre çdoherë të ndriçuara me kujtimin e Allahut. Sipas tij (Muhamedit), zemra është burimi i mendimeve dhe veprave të mira e të këqija dhe kur besimtari nuk ka kujdes në përkujtimin e Allahut, idetë dhe mendimet e këqija paraqiten te ai dhe në fund shkaktojnë mëkate apo vese. Kur përkujtimi i Allahut bëhet me bollëk mendimet dhe idetë e këqija mposhten dhe paraqiten të mirat të cilat qojnë në vepra të mira …”(Siddiqi fq.19).“Zemra e njeriut është e mbushur me mendime të ndyta dhe të kota, joshje, vese etj. e përkujtimi i Allahut është ilaçi i zemrës së sëmurë. Sa më shumë që ta kujtojmë frikën nga Allahu e cila na shërben si forcë udhëheqëse në rrugëtimin tonë në shtegun e së vërtetës …” (Siddiqi fq.21). “… përkujtimi i Allahut është dëfrimi më i lumtur dhe më i mençur. Bekimet e kësaj s`mund të numërohen kurrë e kënaqësia që ai sjell nuk mund të matet. Duhet të jeni gjithë herë të zënë me përkujtimin e Allahut, andaj edhe kur jemi duke bërë punën tonë dhe punët tjera. Akti i përkujtimit do të na shpëtojë nga mendimet e këqija dhe nga veset dhe do ta përmirësojnë jetën tonë si shpirtërore ashtu dhe atë të kësaj bote (Siddiqi, fq.21).Myslimani mund ta zgjedhë problemin e mëkatit duke përsëritur vazhdimisht emrin e Allahut. Kështu bëjnë disa sufinj dhe disa myslimanë mistikë që i përdorin tespitë me 99 rruza që paraqesin emrat e Allahut. Përdoruesi i mbanë tespitë në mes të gishtërinjve dhe i merr një nga një derisa i reciton 99 emrat e Allahut. Kjo bëhet në mënyë mekanike dhe pa menduar dhe njeriu mundet edhe të bisedojë pa pengesa

Page 28: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

derisa e bën këtë. Ky veprim bazohet në hadithe (tradita e islamit), e cila pohon se Muhamedi thoshte: janë 99 emra të Allahut, kushdo që i reciton ata shkojnë në parajsë.

3.2 Në magji

Myslimanët i mveshin fuqi magjike përdorimit të emrave të Allahut. Të 99 emrat përdoren në shumë lloje të arteve siç janë gdhendjet, afishet, pikturat dhe në perde të murit. Të kesh një vepër arti me emrat e Allahut sjell mbrojtje dhe bekim. Në islamizmin folklorik hajmalit dhe fetishet janë bërë duke u përdorur kombinimet të ndryshme të emrave të Allahut. Besohet se bartja e hajmalisë e mbronë myslimanin nga syri i keq dhe çfarëdo rreziku që mund t’i ndodhë. Gjithashtu, duke recituar emrat e vacantë disa herë në situata të caktuara fitohet shpërblimi i posaçëm. Ai mund të arrijë lumturinë, pasurinë, zgjedhjen e problemeve, largimin e së ligës, përparimin në zeje dhe plot shpërblime tjera nëse përsërit ndonjërin nga emrat e Allahut ndonjëherë gjatë ditë apo natës. Diagrami përmban një listë të përjetshme.

Emri Frekuentimi & procedura Shpërblimi

Ar-Rrahman 100 herë gjatë çdo lutjeje, Kujtesa e tij të përmirësohet(i mëshirueshëm) totali 500 herë në ditë dhe do të jetë syçelë atë ditëAr-Rrahim 100 herë pas lutjes së agut Shkakton që njerëzit të jenë(zemërbutë) miqësor me tyAl-Kuddus 100 herë Do t’iu çlirojë juve nga (i shenjtë) shqetësimiAs-Salam 160 herë për personin e sëmurë Do të shërohet i sëmuri(paqe)Al-Musavir 21 herë pas prijes së ujit gjatë Gruaja sterile do të lindë(zbukurues) agjërimitAl-Auual 1000 herë për çdo të premte Gruaja sterile do të lindë(i parë) për 40 javëAs –Sami’ 100 herë pa i folur dikujt të enjteve Allahu do t’i plotësojë një(dëgjues) pas lutjes së mbrëmjes dëshirëAl-Halim Të shkruash emrin në një cope letre Asnjë fatkeqësi s’e gjen(ruajtës) dhe t’i futesh nëpër mure, oborr arat e tuaAl-Ghafour Duhet ta përsëritësh këtë emër deri Do të lirohesh nga (falës) sa do ta ndjesh veten më mirë kokëdhembja dhe ethetAs-Shakur 41 herë mbi gotten me ujë, pastaj Depresioni i juaj bie(mirënjohës) e lanë fytyrën me këtë ujëAl-Hassib 70 herë gjatë ditës dhe natës Do të jesh i lirë nga frika(llogaritës) për 7 ditëAl-Uadud Nëse dy grinden njëri prej tyre Grindja do të pushojë(miqësor) përsërit 1000 X mbi bukë, pastaj

Page 29: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

i jipet personit tjetër që ta hajë

4. Qasja e emrave të Allahut

4.1 Në islamin formal

Në islamin formal emrat e Allahut ndahen në emra të tmerrshëm dhe në emra të lavdishëm. Emrat e lavdishëm të Allahut u drejtohen jobesimtarëve; ata shfaqin fuqinë, tejkalueshmërinë e tij nga krijimi i tij. Emrat e lavdishëm të Allahut të cilët iu drejtohen myslimanëve, shfaqin mirëbërësinë e tij siç janë mëshira dhe fjala e tij. Qasja tjetër klasike ndaj këtyre emrave i ndanë ata në 7 kategori; ata janë jetë, dituria, fuqia, vullneti, dëgjimi, të pamurit dhe të folurit.

4.2 Në islamin folklorik

Derisa Bibla na dekurajon që të përdorim emrin e Zotit së koti, myslimani rrallë ndonjëherë ballafaqohet me ndonjë situatë pa thirrur emrin e Allahut. Në faktorin islamik, fjala Allah dhe emrat tjerë të Allahut kanë fuqi magjike. Shprehja U-Allah, (për Zotin) është një be e cila fillon gati në cilën fjali. Mashallah që do të thotë dëshira e Zotit, shqiptohet për të larguar të ligën sa herë që njeriu ndodhet në ndonjë çast të befasisë. Shprehja mashallah vendoset në ndërtesa, kamiona, objekte dhe vende të tjera për të penguar syrin e keq mbi ato objekte a vende. Kjo fjalë shkruhet në fetishe dhe në magji dhe mbahen në rroba të brendshme si mbrojtje nga të ligat. Kjo shqiptohet saherë që lindet ndonjë foshnje apo saherë që shfaqet admirimi për njerëz a sende.Para se të fillojnë ndonjë punë, myslimanët thonë Bismilah (në emër të Allahut). Shprehja e njohur insha-Allah (dëshira e Alahut ) përdoret shpesh para se dikush të shpreh ndonjë mendim ose cakton ndonjë takim. Në çastet e frikës ose rrezikut, myslimanët thërrasin emrin e Allahut duke përdorur shprehjen magjike aouzou billah (strehohem te Allahu). Për të krishterët e perendimit, shprehjet siç është mashallah mund t`iu duken me domethënie të thellë shpirtërore. Megjithatë ekuivalenti i shprehjes Mashallah është “sa e mrekullushme”. Vlera e saj religjioze, funksionale lidhet me fuqinë e saj magjike në ruajtjen nga syri i keq. Prindërit e rinj do të brengoseshin shumë po t’u thoshte dikush se sa e bukur është foshnja e tyre pa u thënë mashallah. Prandaj përdorimi i tepërt i fjalës Allah është hiq më pak se një praktikë animistike. 4.3 Ndër sufistët

Sufitë i kuptojnë emrat e Allahut si atribute që shprehin fuqitë e tij. Fuqia është cilësia e tij e tërësishme dhe emrat e tij janë manifestimet e saj. Këto atribute ata i ndajnë në ato që janë tërheqëse dhe dëbuese. Fuqia e tij është pozitive dhe destruktive. Njerëzit tërhiqen drejt atributeve pozitive që nxisin nderim të madh dhe zmbrapsen dhe kërcënohen nga ato destruktive të cilat shkaktojnë frikë. Sipas sufinjëve atributet e Allahut janë të panumërta, sepse shfaqen në tërë botën. Kurani përmban vetëm disa nga emrat e bukur të Allahut (krahaso Bayrak)

Page 30: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

4.4 Ndër ahmedistët

Myslimanët ahmedinj i ndajnë emrat e Allahut në mes atributeve që krijojnë frikë, dhe ata që krijojnë dashuri; të parët janë tipikë, dhe për këtë quhen atributet e zbritjes, duke nënkuptuar ato atribute që flasin për sigurimin e Zotit për njeriun; të dytët kanë pak ngjashmëri me krijesat e tij dhe quhen atributet e ngritjes, që nënkuptojnë përgjegjen e njeriut ndaj Allahut. Sipas sektit islamik të ahmedinjëve, atributet me të rëndësishme janë katër atribute që i përmban Fatiha, kapitulli hyrës i Kuranit, e ata janë: Ar-Robb (Zot), Ar-Rrahman (Mirbërësi), Ar-Rrahim (I Mëshirushëm), dhe Al-Malik (Zotëruesi). Dijetari i ahmedinjëve Muhamedi Ali, konstaton: Kurani i shenjtë shikon me këta katër emra si në emra kryesorë atributiv të Qenies Hyjnore, dhe atributet të tjera të tij janë vetëm si pinjollë të këtyre katër atributeve themelore (Ahmadiyyja, fq.17).

Përfundim

Koncepti islam mbi Allahun dominon zemrën dhe mendjen e një myslimani, prandaj kjo është pengesa më e madhe për një mysliman që të kuptojë Zotin e judeo-krishterëve të Biblës. Zoti i krishterë është i përcaktuar (personal). Ai është Ati ynë i dashur i cili ka hyrë në historinë njerëzore që ta zbulojë vetën para nesh, dhe të na shpëtojë nga mëkatet. Ai e ka paguar çmimin për mëkatin tonë ashtu që të na lirojë neve, të na kthejë kah shëmbëlltyra e Tij dhe të na sigurojë për jetën e amshueshme. T`ia shpjegosh këtë një myslimani është njësoj si t’ia shpjegosh jetën e një zogu të lirë peshkut të mbyllur në akuarium. Ajo shkon kundër gjithë strukturës së gjithë sistemit të tij religjioz e kulturor. Edhe pse është fyese, kjo është risia më e madhe që mund t’i vijë një myslimani. Ne nuk nuk mund t`u tregojmë me saktësi myslimanëve e as që

Page 31: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

mund t’i ndihmojmë një myslimani që ta kuptojë Zotin e Biblës, derisa të kemi hapur një kuptim të saktë të konceptit të tyre mbi Allahun krahasuar me Zotin e Biblës.

Të gjitha sektet myslimane çmojnë emrat e Allahut jo për nga kuptimi i tyre e as për shkak se ata pasqyrojnë karakterin e Zotit ata thjesht i vlerësojnë lart dhe i ruajnë me dashuri si fjalë të shenjta, që meritojnë nderim. Ata nuk nxjerren nga konteksti i veprimeve të Zotit me njerëzit.

Shikuar nga aspekti letrar, ata janë emrat të cilët Muhamedi i përdori në përfundim të vargjeve. Ai tregonte një rrëfim dhe e mbaronte me një a më shumë emra të Allahut. Shpesh herë këto mbarime të vargjeve nuk kanë lidhje kuptimore me tekstin. Në shumë raste atributi koptonte ritmin dhe e përsoste rimën. Ata që e njohin mirë poezinë arabe s`do të kenë vështirësi ta kuptojnë këtë dukuri.

Politikisht emrat e Allahut kishin për qëllim të bashkojnë arabët, hebrenjtë dhe të krishterët duke ia dhënë një vend në religjionin e së cilit emër të preferuar për hyjnitë.

Sipas teologjisë, emrat e shumëfishtë janë përpjekje për të përshkruar Allahun si gjithpërfshirës. Ai është i mirë dhe i keq, i bukur dhe i shëmtuar. Ai duhet të jetë i dashur dhe i frikshëm. Ai është një gjë dhe e kundërta e saj. Ai përngjan në gjithçka kurse askush nuk i përngjan atij. Shumë të krishterë kanë kuptuar mjaft nga këta emra. Disa u kanë dhënë emrave më shumë kuptim sesa myslimanët madje. Në Bibël, atributet e Zotit kuptohen nga konteksti i veprimeve të Zotit me njerëzit e tij. Secili psalm i përshtatet ndonjë ndodhie në histori. Për shembull, kur Davidi flet për Zotin si fortifikatë dhe strehë e tij në kohë të vështira (Psalmi 59:16), ai kujton mbrojtjen e Zotit, atëherë kur Sauli e ndiqte, ose kur ai ballafaqohej me një ushtri të madhe. Nëpër tërë Biblën mësojmë karakterin e Zotit nga mënyra se si Ai vepronte me njerëzit e vet.

Bibliografia

1. Harris, R. Laird, Gleason Archer, and Bruce Waltke, Theological Wordbook of the Old Testament, Chicago, Moody Pres, 1980.2. Haykal, Muhammad Husani, Hayat Muhammad, Indianopolis, North Amerika Trust,19763. Nazir Ali, Michael, Islam: A Christian Perspective, Exeter, England, Paternoster, 19834. Otten, J. The Ahmadia Doctrine of God, Hyderbad, India, Henry Martin Institute, n.d.5. Zwemer, Samue; M. The Moslem Doctrine of God, New York, American Tract Society, 1905

Page 32: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

6. Bishai, Wilson, Islamic History of Middle East, Boston, Allyn & Bacon, Inc, 19687. Lewis Bernard, The Arabs in History, London, Hutchinson University Library, 19668. Morey, Robert, Islam Unveiled, Shermans Dale, Pennsylvania, The Scholars Press, 19919. O’Leary, De Lacy, Arabia before Muhammad, New York, Kegan Paul & Co. LTD, 192710. Osborn, Robert Durie, Islam Under the Khlifs of Bagdad, London (n.p.), 197811. Otten, J., The Ahmadiyya Doctrine of God, Huderabad, India, Henry Martin Institue, n.d.12. Zwemer, Samuel M., The Moslem Doctrine of God, New York, American Tract Society, 190913. Bayrak, Sheikh Tosun, The Most Beautiful Names, Vermont, Threshold Books, 198514. Musk, Bill, The Unseen Face of Islam, London, Monorch Publications, 198915. Siddiqi, Muhammad Iqbal, Ninety-Nine Names of Allah, Delhi, India, Adams Publishers & Distributors, 1990

Ftesë

Sot premtimi i Zotit mbetet i vlefshëm:Unë do të derdh ujë mbi atë që ka etje dhe rrëke mbi tokën e thatë; do të derdh Frymën time mbi pasardhësit e tu dhe bekimin tim mbi trashëgimtarët e tu.Jezus Krishti tha:“Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë. Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë.”Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të. Gjoni

Page 33: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

7:37-39Zoti fton shqiptarët kudo - në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, dhe në mërgim - të vijnë tek Ai dhe të pinë:“Ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës.” Zbulesa 22:17Lexues, a pive ti prej Atij?

UNGJILLI

JEZUS KRISHTI THA: Unë jam i Pari dhe i Fundit, i Gjalli! Isha i vdekur dhe, ja, jam i gjallë për shekuj të shekujve dhe unë i kam çelësat e Vdekjes dhe të Nëntokës.Dhe: Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë. Edhe kush jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë. A e beson ti këtë?Jezusi është Biri i Perëndisë, Mesia. Shpëtimtari ynë duhet të jetë Biri i Perëndisë, jo vetëm njëfarë shpëtimtar njerëzor. Përse?

Në Bibël lexojmë: "Paga e mëkatit është vdekja." Kur Perëndia flet për vdekjen, shpeshherë kuptohet vdekje e përjetshme, e përhershme, në të cilën njeriu është i ndarë prej Perëndisë në ferr; kjo vdekje është dënimi i mëkatit. Dhe të gjithë mëkatuan.Por Perëndia aq fort e deshi botën sa që e dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, mos të humbet, por ta ketë jetën e pasosur. E dërgoi Birin që bota të shpëtojë nëpër të. Kush beson në të, nuk dënohet, por ka jetën e pasosur.

Ne jemi njerëz; është njeriu që ka mëkatuar, pra duhet që një njeri të vdesë për mëkatin njerëzor. Jezusi, burrë i vërtetë dhe plotësisht njerëzor (por pa mëkat), e mori vendin e mëkatarëve kur vdiq mbi kryq, dhe e pranoi dënimin dhe gjykimin e Perëndisë kundër mëkateve të tyre. Ja përse i është e mundur Perëndisë, i cili është krejtësisht i drejtë, që të falë mëkate. Besimtarët pranojnë ndjesë, me anë të besimit në Jezusin, sepse të gjitha mëkatet e tyre u dënuan plotësisht kur vdiq Zoti Jezus mbi kryq. Ai është Zëvëndësi i tyre.Ndoshta në teori, do të kishte qenë e mundur që një burrë i përsosur, d.m.th. pa mëkat, të vdiste në vend të një mëkatari të vetëm; nëse Jezusi kishte qenë vetëm njeri, vetëm një mëkatar do të kishte shpëtuar me anë të vdekjes së tij nën gjykimin e Perëndisë: një jetë për një jetë.Por Perëndia donte të shpëtonte me miliona mëkatarë: kjo qe e mundur, vetëm nëse vlefta e vdekjes së ofruar në vendin tonë qe e pakufishme, e pasosur - d.m.th. aq e madhe sa Perëndia vetë. Për këtë arsye, ishte e nevojshme që Ai që vdiq në vend të mëkatarëve të ishte jo vetëm njeri por edhe Perëndi: Biri i Perëndisë.

Ja përse ish patjetër e nevojshme që Dikush të vdiste në vendin tonë i cili ishte edhe njeri edhe Perëndi: pa Birin e Perëndisë s'do të kishte qenë e mundur që me miliona mëkatarë të pranojnë ndjesën e mëkateve dhe jetën e pasosur afër Perëndisë. S'mund ta shpëtojmë veten prej dënimit të mëkateve: Ai mund të na shpëtojë falas, sepse Ai është Zot dhe Biri i Perëndisë, i cili vdiq dhe u ngjall prej së vdekurish, dhe jeton përgjithmonë.

Page 34: Perënditë paraislame të arabëve - answering-islam.org · Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë

Libri botohet me autorizimin paraprak të shtëpisë botuese TENDA

Titulli origjinal: Pre-Islamic gods of the ArabsTitulli i veprës: Perënditë paraislame të arabëveAutor: Dr. Georges HoussneyBoton: Shtëpia Botuese TENDAEditor: Mr. Femi CakolliRedaktor: Hilki BerishaPërktheu: NNLektore & Korrektore: Belkize CakolliShtypi: Dinor & Multigrafiks, PrishtinëDizajni: Tomor Rudi Realizimi: wwwpikastudio.comBotimi i parë: 2004Tirazhi: 1000 copëCopyright: © TendaFormati: 10.50 x 17 cm.Viti i shtypit: 2004Printed in KosovaISBN:Citimet e Biblës janë marrë nga Bibla, Diodati i Ri: përdorur me leje

Botimi në origjinalReach Out to the Muslim WorldA Publication of Horizons InternationalBoulder, CO 80308-1478Allah the god of IslamVol. 6 No.3 & 4, 1993Copyright©1993 Horizons International

AdresaShtëpia Botuese TENDArr. Nazim Gafurri nr.66Prishtinë, KosovëE-mail: [email protected]

Të gjitha të drejtat e këtij botimi për gjuhën shqipe i mban Shtëpia Botuese TENDA, andaj ndalohet me ligj shumëzimi dhe fotokopjimi si dhe përdorimi i paautorizuar i këtij libri, si tërësi apo pjesë e tij, pa lejen paraprake të botuesit!