politika e-city 1
DESCRIPTION
Reviste e programit "Tirana Qyteti im, Zeri im", publikimi i pare.TRANSCRIPT
TIRANA:QYTETI IM- ZËRI IM!
JANAR-MARS 2012 Nr. 1, Viti 1 i Botimit, Botim i CRCA / DCI Shqipëri,
Mbështetur nga: Olof Palme International Centre
Politika E-CITY
BOTIM I CRCA/DCI SHQIPËRI. NUMRI I PARË, VITI I PARË I PUBLIKIMIT, JANAR-MARS 2012
CRCA/ DCI SHQIPERI
Adresa e zyrës: Rr. Rreshit Çollaku,
Vila13/1, Tiranë, Shqipëri
Adresa postare: Kutia Postare
1738, Tiranë / Shqipëri
Tel: + 355 4 2242264
E-mail: [email protected] [email protected]
TIRANA: QYTETI IM-ZËRI IM!
- Rreth Programit ‘Tirana,
Qyteti im-Zëri im’_______Fq.2
- Fakte mbi Bashkinë e Tiranës
dhe Këshillin Bashkiak___Fq.3
-Kërkesat drejtuar Kuvendit
më 8 Mars____________Fq.4
- Grupi Rinor ‘Lidershipi i të
Rinjve të Tiranës_______Fq.5
-Relacion Vëzhgimi i I-rë i
Mbledhjes së Këshillit
Bashkiak ____________Fq.6-7
-Rinia që i duhet Shqipërisë
____________________Fq.7-8
-Intervista Jonë______Fq.9-10
KUR POLITIKA I KTHEHET POLIS-it…
ALTIN HAZIZAJ
Mirësevini në numrin e parë të gazetës sonë elektronike, të
programit më sfidues të CRCA në bashkëpunim me Koalicionin për
Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë.
Pas gjashtë vitesh pune dhe përpjekjesh për përparimin dhe
forcimin e kapaciteteve të grave dhe të rinjve për të marrë pjesë në
politikë, një serë nismash ligjore dhe sociale, ne kthehemi aty ku
politika ka nisur zanafillën e saj, në polis.
Polis për grekët ishte qytet-shteti, ku zhvillohej e gjithë jeta politike,
sociale, kulturore, filozofike dhe ekonomike e qytetarëve të lirë të saj;
ishte vendi nga ku fillonte dhe mbaronte dialogu politik, pazaret
ekonomike të tregut; ku diskutohej zhvillimi i polis dhe mirëqenia e
banorëve të saj.
Në shtetet modern, polis nuk përfaqëson më shtetin në koncept,
por, ashtu si familja, përfaqëson njesinë bazë të politikë-bërjes
qytetare. Si i tillë qyteti nuk mund të konceptohet pa inputet që jep
secili prej qytetarëve të saj, pavarësisht gjendjes sociale, ekonomike,
politike etj. Avancimi i polis është avancim i politia-s (qytetarëve),
sepse njëra palë nuk mund të bënte pa tjetrën.
Ashtu si edhe në lashtësi, qytetarët marrin pjesë në jetën e
qytetit edhe sot. Gratë dhe të rinjtë përbëjnë mbi gjysëm e
popullësisë, pra përbëjnë një ndër pjesët më të rëndësishme të
vendim-marrjes qytetare në Bashki dhe Komuna. Sidoqoftë numrat jo
gjithmonë tregojnë sesa të avancuara janë grupet shoqërore në
jetën e qytetit. Përvojat e përditshme dhe historia na tregojnë se
shpesh proceset politike dhe vendim-marrja përqëndrohen në duart
e shumë pak personave, pavarësisht sesa demokratik është procesi.
Nisur nga të gjitha këto mësime të historisë dhe përvojës
jetësore, ne vendosëm që të modelojmë një koncept të ri të
pjesmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë, që nuk vjen nga sipër-
poshtë, por që niset nga nevojat reale të demokratizimit të pushtetit
lokal, të rritjes së pjesmarrjes dhe përfaqësimit të të rinjve dhe grave
në vendim-marrje, të cilat sjellin si pasojë marrjen e vendimeve të
konsultuara me pjesmarrjen e qytetarët, forcojnë transparencën dhe
avancojnë në mënyrë të përbashkët të gjitha grupet shoqërore.
Polis, ishte një qytet i krijuar nga qytetarët për qytetarët, ashtu
si edhe ne duam që polisi ynë, Tirana, të jetë vendi ku qytetarët,
burrat, gratë dhe të rinjtë, janë pjesmarrës dhe thonë mendimin e
tyre në qeverisjen që ata kanë zgjedhur.
Mirëseerdhët në Tirana: Qyteti im-Zëri Im!
1
PROJEKTI ˝TIRANA, QYTETI IM-ZËRI IM˝ PROJEKTI
˝TIRANA, QYTETI IM-ZËRI IM˝
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në
Shqipëri, CRCA, në partneritet me Koalicionin për
Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në
Politikë dhe me mbështetjen financiare të Olof
Palme International Center, zbaton këtë vit
Projektin “Tirana, Qyteti im – Zëri im”.
Projekti “Tirana, Qyteti im – Zëri im”, është një
metodologji dhe qasje e integruar në drejtim të
trajtimit të mungesës së interesit të qytetarëve
përsa i përket pjesmarrjes në proceset politike në
vend, duke forcuar organizatat e shoqërisë civile si
struktura të ndryshimit social për tu bërë zëri i
qytetarëve përmes pajisjes së tyre me instrumenta
për demokratizim dhe ndryshim social.
Për këtë qëllim, projekti fokusohet në informimin,
mobilizimin
dhe fuqizimin
e organizatave
të shoqërisë
civile që
punojnë për
fëmijët, të
rinjtë dhe
gratë, si dhe
forumeve
politike rinore,
për të
monitoruar në
mënyrë efektive dhe për të vënë përpara
përgjegjësisë qeverisjen lokale dhe atë qëndrore
përmes pjesmarrjes në proceset vendimmarrëse.
Në këtë kuadër ndërhyrjet kryesore do të jenë:
1.Lobim dhe Advokim, në emër të grave dhe të të
rinjve, me partitë politike dhe Parlamentin për të
përmirësuar Kodin Zgjedhor dhe zbatimin e kuotës
gjinore 30%, përmes identifikimit të problematikave
në legjislacion e praktika dhe përmes fushatave për
përmirësimin e Kodit.
Për të arritur këtë, do të synohet formimi i një grupi
pune nga /brenda Koalicionit për Nxitjen e
Pjesmarrjes së Grave dhe të të Rinjve në Politikë,
për të riparë e propozuar ndryshime ligjore në
Kodin zgjedhor; nënshkrimi i një Peticioni Kombëtar
në mbështetje të ndryshimeve të kuotës gjinore si
dhe organizimi i takimeve lobuese e advokuese me
partitë politike parlamentare për ti prezantuar ato
me Peticionin dhe për tu kërkuar publikisht të
mbështesin ndryshimet në Kodin zgjedhor.
2. Mobilizim dhe përfshirje të organizatave të grave
e të të rinjve dhe Forumeve politike në Tiranë, për
të monitoruar dhe vënë përpara përgjegjësisë
politikanët lokalë dhe përfaqësuesit e tyre në
Bashkinë e Tiranës.
Për të arritur këtë, do të synohet zhvillimi dhe
konsultimi i instrumentave dhe mjeteve se si të
mobilizojmë dhe përfshijmë komunitetet dhe
grupet lokale në ndikimin e politikave lokale dhe
monitorimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të
zyrtarëve dhe politikanëve lokalë në Bashkinë e
Tiranës; krijimi i një grupi të rinjsh të quajtur
“Lidershipi i të Rinjve të Tiranës”, me përfaqësues
të grupeve politike rinore dhe OJF-ve në Tiranë, të
cilët do të monitorojnë punën dhe vendimet e
këshillit Bashkiak të Tiranës; forcimi i grupeve dhe
forumeve politike të grave dhe të të rinjve,
përfshirë edhe OJF-të, për tu përfshirë në një dialog
direkt me politikanët në Këshillin Bashkiak;
organizimi çdo 6-muaj i një seance dëgjimore në
mbështetje të çështjeve që prekin politikat lokale,
mirëqenien sociale dhe zhvillimin e qytetit lidhur
me gratë dhe të rinjtë në Tiranë; monitorimi i
përditshëm i punës së Bashkisë së Tiranës, Këshillit
Bashkiak dhe strukturave të tjera të zgjedhura në
mënyrë demokratike.
PROJEKTI “TIRANA, QYTETI IM
– ZËRI IM”, ËSHTË NJË
METODOLOGJI DHE QASJE E
INTEGRUAR NË DREJTIM TË
TRAJTIMIT TË MUNGESËS SË
INTERESIT TË QYTETARËVE PËRSA
I PËRKET PJESMARRJES NË
PROCESET POLITIKE NË VEND
PROJEKTI ˝TIRANA, QYTETI IM-ZËRI IM˝
2
“Fakte mbi Bashkinë e Tiranës dhe
Këshillin Bashkiak ”
1- Gjatë muajit Mars Këshilli Bashkiak u mblodh vetëm një herë. Pesë pikat për të cilat u diskutua në mbledhjen e parë të 2012 ishin: a. Marrja në pronësi nga Bashkia e Tiranës të aksioneve të saj të Ujësjellës-Kanalizimeve sh.a, Tiranë. b. Projekt-vendimi ‘Për shpërndarje në programe dhe zëra buxhetorë të fondit të papërdorur të vitit 2011’ prej rreth 375 milionë lekësh, i cili në bazë të ligjit ‘Për menaxhimin e Sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, trashëgohet në vitin pasardhës. Fondi i trashëguar nga viti 2011, do të alokohet 56% për investime dhe 37% për shpenzime korente, në programet kryesore të zhvillimit të qytetit, ndërsa 7% e këtij fondi do të jetë transfertë për Njësitë Bashkiake. c. Propozimi i Kryetarit të Bashkisë për zmadhimin e kapitalit të Klubit të Futbollit “Tirana sh.a”. Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit, si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e Akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevojave të tjera të adresuara nga drejtuesit e Klubit të Futbollit të ‘Tiranës’. d. Propozimi ”Për krijimin e Qendrës Sociale Shtëpia e Përbashkët”. Kjo Qendër ndodhet në territorin e Njësisë Bashkiake numër 11 në Laprakë. Në këtë Qendër do u ofrohen shërbime të ndryshme kategorive në nevojë, si informim, këshillim, asistencë ligjore, etj. e. Propozimi për vendosjen e pllakës përkujtimore, në banesën ku ka jetuar Artisti i Popullit (”Nder i Kombit”) Kadri Roshi, konsideruar si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar. 2. Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës gjatë këtij muaji janë publikuar 36 lajme, ku vetëm 7 ishin për politikat sociale dhe vetëm një për politikat rinore.
3. Në faqen e Facebook të Kryebashkiakut të Tiranës janë publikuar 61
postime, ku 25 janë lajme dhe të tjerat foto nga aktivitetet e
Kryebashkiakut dhe Bashkisë së Tiranës.
4. Këshilli Bashkiak nuk ka azhornuar faqen zyrtare që në vitin 2011.
Aktualisht nuk ka një faqe te azhornuar të këtij Këshilli.
5. Këshilli Bashkiak është i përbërë nga 36 burra dhe 17 gra.
6. Nga 12 Komisione të Këshillit Bashkiak, vetëm 3 komisione kanë
kryetare femra.
3. Informim të grave e të të
rinjve në Tiranë, përfshirë
organizatat e shoqërisë civile,
për të marrë pjesë në mënyrë
efektive në punën dhe
vendimet e Këshillit Bashkiak
të qytetit dhe në komisionet
qytetare.
Për të arritur këtë, do të
synohet përgatitja dhe
publikimi i një Kalendari Mujor
të mbledhjeve të Këshillit
Bashkiak dhe komiteteve
respektive të qytetarëve,
përfshirë datat dhe vendin e
takimit; përgatitja e një Gazete
Elektronike dy-mujore, për tu
shpërndarë gjerësisht, me një
përmbledhje të të gjithë
vendimeve dhe veprimeve
kryesore të ndërmarra nga
Bashkia e Tiranës dhe Këshilli
Bashkiak; organizimi i një
takimi vjetor me përfaqësues
të Medias dhe grupit rinor
“Lidershipi i të Rinjve të
Tiranës”.
Ndër partnerët
kryesorë të projektit do të jenë:
Koalicioni për Nxitjen e
Pjesmarrjes së Grave dhe të të
Rinjve në Politikë, Partitë
Politike të të gjithë spektrit,
Forumet Politike të Grave dhe
të të Rinjve në qytetin e
Tiranës , OJF-të e Grave dhe të
të Rinjve, Zyrtarët lokalë,
Media lokale dhe Votuesit.
3
Tiranë, 8 Mars 2012 - Përfaqësuesit e Koalicionit për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë,
përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri, të grupeve të të rinjve dhe grave, që punojmë për arritjen e
barazisë gjinore, avancimin, përfaqësimin politik dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në Shqipëri, manifestuan
për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave, në politikë dhe vendimmarrje në të gjitha nivelet.
Përfaqësuesit u mblodhën përpara Kuvendit të Shqipërisë, për të kërkuar publikisht që Kuvendi i Shqipërisë të
mos hezitojë për të miratuar fuqizimin dhe zbatimin e kuotës gjinore. U përshëndet Reforma Zgjedhore, që
tashmë Kuvendi i Shqipërisë dhe forcat kryesore politike kanë nisur, por u kërkua që Komisioni i Posaçëm i
Reformës Zgjedhore, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke, të marrë seriozisht kërkesat dhe propozimet e
shoqërisë civile, që synojnë arritjen e standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore në
politikë e vendimmarrje, si me poshtë:
a.Kodi Zgjedhor të përmirësohet duke vendosur si detyrim ligjor, ndaj çdo partie politike që merr pjesë në
zgjedhje, kandidimin e 1 gruaje në çdo 3 emra, në çdo listë elektorale për deputetë, kryetarë bashkish dhe
komunash, anëtarësh të këshillave bashkiake e komunalë; b.Kodi të sanksionojë me ligj detyrimin e
Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të mos pranojë asnjë listë të kandidatëve në zgjedhje të partive politike,
në KQZ dhe KZAZ, që nuk plotëson deyrimin 1 në 3; c.Kodi të garantojë se 30% e anëtarëve të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Komisioneve Zonale të Administrimit
Zgjedhor të jenë gra dhe vajza; d.Kodi të fuqizojë sanksionet për eleminimin e votimit familjar, ku gratë,
sidomos në zonat rurale, detyrohen të votojnë kundër dëshirës së tyre.
8 MARS 2012 – SHOQËRIA CIVILE MANIFESTON
NË MBËSHTETJE TË PËRFAQËSIMIT TË GRAVE
DHE VAJZAVE NË POLITIKË
4
Një nga sfidat kryesore që ndesh
shoqëria civile në ditët e sotme
është largësia mes politikë-bërjes
dhe problemeve reale që ndikojnë
në cilësine e jetës së çdo qytetari
në raport me pushtetin vendor.
Polarizimi partiak prek jo vetëm
qeverisjen qëndrore por edhe të
tëra strukturat që hartojnë
politikat e qeverisë vendore.
Axhendat ose programet
qeverisëse që duhet të jenë
thjeshtë plane strategjike për të
rritur mirëqënien e qytetarëve,
shpesh herë shndërrohen në
propagandë partiake. Gjatë
fushatës së tij, në prezantimin e
programit imediat dhe afatgjatë
për qytetin e Tiranës, kandidati
për Kryebashkiak Z. Lulzim Basha,
premtoi se Bashkia nën drejtimin
e tij do të punonte duke pasur
parasysh vetëm “qytetarin” dhe
nevojat e tij.
Për të shmangur rrezikun e
mundshëm të uljes së
gadishmërisë së qytetarit në nivel
lokal, për të ndjekur punën
konkrete të këtyre politikanëve në
krahasim me premtimet e dhëna,
grupi rinor “Lidershipi i të rinjve të
Tiranës” do të monitorojë punën
dhe vendimet e Këshillit Bashkiak
dhe të vetë Bashkisë. Komuniteti
lokal dhe vetë shoqëria civile ka
kështu mundësinë për të qenë më
i informuar dhe i edukuar për
zgjidhjet politike që kanë të bëjnë
me të ardhmen e saj.
Vullneti për të qenë aktiv në
politikë shmang rrezikun e
pasivitetit të votës që ka shoqëria
civile dhe sidomos të rinjtë.
Përkatësia tradicionale partiake
rrezikon të shtypë përkatësinë e
votës, si instrument i mirëfilltë
demokratik për të arritur
standarte të larta përfaqësimi dhe
jetese.
Projekti “Tirana, Qyteti im-Zëri im”
ka në thelb monitorimin e
performancës së Këshillit Bashkiak
dhe do të fokusohet në disa pika
kyçe që kanë të bëjnë me vendim-
marrjen e pushtetit vendor,
veçanërisht për gratë, të rinjtë dhe
fëmijët. Duke filluar nga aktiviteti
mujor i Këshillit Bashkiak, zbatimi i
vendimeve të këtij Këshilli,
aktivitetet e Komisioneve të punës,
programet e premtuara të
Kryetarit të Bashkisë,
vazhdimësinë ose ndërprerjen e
projekteve të administratës së
mëparshme si dhe marrëdhëniet e
të zgjedhurve të rinj me
komunitetin e qytetit të Tiranës në
mënyrë efiçente dhe të
vazhdueshme.
Proçesi i monitorimit do të jetë
serioz dhe i përditshëm nga ana e
të rinjve. Kjo do të vihet në
shërbim të një publiku më të gjerë,
përmes një gazete informuese
elektronike, ku secili qytetar por
sidomos organizatat dhe grupet
lokale të interesit të kenë një
pikënisje serioze nga ku mund të
kërkojnë llogari për performancën
e të zgjedhurve vendorë.
Mersila Ballo
Lehtësuese e grupit rinor
“Lidershipi i të Rinjve të Tiranës”
GRUPI RINOR
“LIDERSHIPI I TË
RINJVE TË TIRANËS”, SI
NJË URË LIDHËSE MES
TË RINJVE DHE
QEVERISJES VENDORE.
5
CRCA, më 1 Mars 2012, ora 18.00-
22.00, ndoqi mbledhjen e parë të
Këshillit Bashkiak për vitin 2012.
Edhe pse CRCA kërkoi nga
sekretariati i Këshillit Bashkiak që
mbledhja të ndiqej nga 3 persona
të stafit, kjo nuk u bë e mundur
me justifikimin se salla ishte e
vogël dhe mund të pranohej
vetëm 1 person. Si fillim CRCA
drejtoi një kërkesë zyrtare për
pjesmarrje në mbledhjet e këshillit,
por në këtë mënyrë autorizimi nuk
mund të merrej menjëherë,
kështu që kontaktuam
drejtpërdrejt me sekretarinë e cila
bëri të mundur dhënien e
autorizimit për pjesmarrjen e
vetëm 2 personave të stafit.
Ndërkohë njoftimi për datën dhe
orën e mbledhjes së Këshillit
Bashkiak u bë publik në site-n
zyrtar të Bashkisë vetëm një ditë
para mbledhjes, më dt. 29 Shkurt.
Nuk ka ende një kalendar të
mbledhjeve të këshillit bashkiak
për të gjithë vitin të bërë publik.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak sipas
ligjit të administratës vendore
duhet të organizohet të paktën 1
herë në muaj, ndërkohë që Këshilli
Bashkiak Tiranë kishte më shumë
se dy muaj pa u mbledhur. Në
mbledhje këtë problem e ngriti
përfaqësuesi i grupit të
këshilltarëve të PS, por kryetari i
këshillit bashkiak nuk i dha
përgjigje shqetësimit të tyre.
Mbledhjen e Këshillit Bashkiak e
ndoqi dhe ishte prezent edhe
kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Lulzim
Basha.
Në mbledhje u diskutuan pesë
çështje të paracaktuara. I gjithë
diskutimi, por sidomos 2 pikat e
para u shoqëruan me debate nga
këshilltarët e 2 forcave kryesore
politike, çështje të cilat u miratuan
vetëm me votën e këshilltarëve të
mazhorancës.
Ndërsa 3 çështjet e fundit u
votuan nga të gjithë këshilltarët
prezentë, në unanimitet.
Nga vëzhgimi ynë, i procesit të
marrjes së autorizimit dhe
mbarvajtjes së të gjithë mbledhjes,
rezulton se:
Ka mungesë formalizimi dhe
proçedura të panevojshme për
marrjen e autorizimit për
ndjekjen e mbledhjes së
Këshillit Bashkiak ;
Sipas ligjit çdo qytetar është i
lirë të ndjek mbledhjet e
hapura, pra është e
panevojshme burokracia për
marrjen e një autorizimi ; pra
ndjekja e mbledhjeve të
këshillit duhet të jetë e lirë
dhe e hapur;
Ishte pozitive pjesmarrja dhe
ndjekja e gjithë mbledhjes nga
Kryetari i Bashkisë, sepse në
këtë mënyrë ai vihet në
kontakt të drejtpërdrejtë të
shqetësimeve të qytetarëve
përmes këshilltarëve ;
Ka moszbatim të ligjit për
zhvillimin e mbledhjeve të
këshillit bashkiak çdo muaj,
sepse mbledhja e fundit ishte
zhvilluar para më shumë se 2
muajsh;
Kishte probleme në
funksionimin e komisioneve të
punës së Këshillit Bashkiak,
sepse ato nuk ndiqeshin nga
të gjithë këshilltarët ;
Çështjet për diskutim dhe
Vendimet e marra nuk
argumentoheshin nga
këshilltarët dhe kryetarët e
grupeve duke pas parasysh
impaktin afatmesëm apo
afatgjatë tek qytetarët ;
Njërës nga këshilltaret gra nuk
iu dha e drejta e fjalës edhe
pse e kërkoi disa herë atë;
Të tre drejtuesit e Këshillit
Bashkiak, si kryetari edhe
nënkryetarët ishin meshkuj,
pra nuk ishte zbatuar balanca
gjinore;
Ndër këshilltarët, shumica e
tyre ishin meshkuj, ndërkohë
që një pjesë e
konsiderueshme e
Relacioni i vëzhgimit
të Mbledhjes së parë
të Këshillit Bashkiak
Tiranë, Mars 2012
6
Rinia që i duhet Shqipërisë
Nga: Besart Mataj
këshilltarëve ishin të rinj në
moshë;
Për Çështjet sociale si ngritja e
qendrës sociale ‘Shtëpia e
përbashkët’, të gjithë
këshilltarët ishin të ndjeshëm
dhe të unifikuar në vendimin
për tu ardh në ndihmë
shtresave në nevojë, pra për
shërbime që shkojnë direkt
tek qytetarët më në nevojë;
Bërja publike e njoftimit për
ditën dhe orën e mbledhjes së
Këshillit Bashkiak, në website-
n e bashkisë vetëm një ditë
përpara, është afat shumë i
ngushtë, sepse për këtë duhet
të ketë një kalendar të botuar
shumë më herët, me qëllim
informimin në kohë të
qytetarëve.
Ndonjëherë e kam të pamundur
t’i rezistoj tundimit për të
dyshuar dhe pyetur: A ka
Shqipëria rini dhe të rinj?! Nëse
do flisnim për shifra, numra
sigurisht që vetes, por edhe të
tjerëve do i përgjigjesha
pozitivisht, madje me
entuziazëm. Shqipëria ka mbi
150 000 studentë, ka moshën
mesatare më të re në Europë
pas Kosovës (diku tek 27 vjeç), e
të ngjashme si këto, do ishin
tregues se Ne paskemi të rinj,
dhe me mburrje do thoja që kjo
përgjigje më përfshin dhe mua.
Por nuk është se të pasurit
“trupa të rinj” e bën një shtet,
komb, të shprehet me të
madhe se ka rini.
Pa shkuar më larg, duke
qëndruar brenda në Shqipëri,
pa folur e stërlodhur lexuesit
me pyetjen “çfarë është rinia”,
besoj se nuk kemi Rini. Sigurisht
që kemi plot njerëz që bëjnë
pjesë në segmentin moshor 14-
30 vjeç, por tregues i të qënit i
ri është sa nga këta “trupa të
rinj” janë aktivë. Sa i shërbejnë
aktivisht vetes së tyre
nëpërmjet zgjedhjeve personale,
dhe për më tej, sa i shërbejnë
vendit të tyre nëpërmjet
formimit profesional dhe
angazhimit publik.
Shoh me keqardhje
bashkëmoshatarë të mi, që nuk
mendojnë më, por vetëm
konsumojnë atë informacion që
të tjerët, njerëz jo të rinj qoftë
nga mosha, qoftë nga idetë,
servirin. E në këtë grup të rinjsh
konsumator bëjmë pjesë të
gjithë, ose për të qenë akoma
më të saktë, të paktën njëherë
të gjithë ne kemi konsumuar
çfarë na është servirur në
pjatën pa shije të kuzhinierëve
pa vizion. Duket praktikisht e
vështirë të mendosh sot në
Shqipërinë e “mikut”, ku të
kesh vlerë nuk konsiderohesh, e
të jesh verbërisht besnik është
“vlera” që nevojitet për të
mbijetuar si qënie konsumatore,
nëse nuk dëshiron që të tjerët
të të konsumojnë ty.
Në kohën kur duhet të ndodhte
e kundërta, ku të rinjtë të ishin
burim idesh dhe motorr
zhvillimi, në Shqipëri kemi të
rinj, ndjekës të modeleve të
7
vjetra, kopje të shëmtuara të
liderave pa vizion. Por as që dua
ta mendoj që faji është i të
rinjve, do ishte tepër e thjeshtë
që të akuzonim vetëm të rinjtë
shkaktarë që si pasojë solli
mungesën e rinisë në Shqipëri.
Shkaku duhet kërkuar më thellë,
më lart në hierarki.
Nuk kemi rini në Shqipëri, pasi
ka humbur shpresa, dhe madje
madje, ka humbur besimi tek
shpresa. Kaq keq është gjendja,
prandaj është rinia shumë
pasive, prandaj rrinë kafeneve
dhe pikave të basteve. Ka
humbur besimi tek shpresa se
me të mbaruar shkollën ata do
mund të konkurrojnë si
bashkëmoshatarët e tyre në
çdo vend të zhvilluar, për të
fituar vendin e punës, pa pasur
nevojë të kërkojnë “mikun” që
do “kafen”, për t’i dërguar
“kafen” tjetër atij “kollarexhiut
injorant”. Ka humbur besimi tek
shpresa se rinia vërtet sjell
ndryshimin, dhe jo vetëm në
kohë fushatash kur tundin
flamujt dhe pankartat. Ka
humbur besimi tek shpresa se
nëpërmjet pjesmarrjes në jetën
publike, politike, partiake ose jo
zhvillohet vetja dhe vendi.
Shqipëria sot më se kurrë ka
nevojë për të rinjtë. Ka nevojë
për atë rini që nuk fle gjumë,
por është kurdoherë zgjuar dhe
gati të reagojë kur vendi ka
nevojë. Dhe nuk është thirrje
nën armë, por është thirrje për
një rini që angazhohet
publikisht në vendimarrjen e
vendit, në krijimin e një
shoqërie solidare dhe
harmonike. Ka nevojë për atë
rini që merr pjesë jo vetëm si
“trup i ri” por si mendje me ide
të reja e progresive, që u
përgjigjen sfidave të vendit dhe
zhvillimit afatgjatë e të
qëndrueshëm. Ka nevojë për
çdo të ri që formimin e tij
profesional, akademik, por jo
vetëm, nuk e ka qëllim në
vetvete, por një mjet për t’i
shërbyer vetes, e veten e tij ta
vërë në shërbim të Shqipërisë.
Ka nevojë për atë rini që është
e gatshmë të udhëheqë kolegët,
bashkëmoshatarët e tij, pa frikë
se ca “pleq matufë” duan t’u
zënë rrugën ideve dhe energjive
të reja, që një ditë të udhëheqin
vendin për t’i dhënë Shqipërisë
dinjitetin e nëpërkëmbur, për të
mos i dhënë më të drejtë
Pashko Vasës kur
pyet/përgjigjet “Po sot Shqypni,
pa m’thuj si je? Por’si kur lisi i
rrzuem përdhe”. Ja pra, për
këtë rini ka nevojë Shqipëria,
për një rini që beson tek vlerat
morale, tek solidariteti, dhe që
ka besim tek vetja.
Por a e kanë kuptuar këtë gjë të
gjithë të rinjtë? Po të bazohemi
tek ato që thamë në fillim,
dyshoj se akoma jo. Por besoj
se një pjesë e të rinjve e kanë
kuptuar që misioni i tyre në
Shqipëri nuk është të jenë qënie
konsumatore, të përtypin atë
çfarë të tjerët u japin, pa e
bluar më parë. Është detyra e
këtyre të rinjve të flasin me
miqtë e tyre, të ngrenë zërin
për çfarë po i ndodh sot vendit.
Le të krijojmë një marrëdhënie
besimi reciprok me pedagogët
tanë. Nëse jemi kështu siç jemi,
është edhe meritë e tyre. Të
angazhohemi brenda dhe jashtë
partive politike, por duke e
ditur pse po e bëjmë e ku do
shkojmë, të bindur se do
arrijmë qëllimin tonë. S’ka gjë,
le të jenë/jemi pak. E besojmë
se kemi të drejtë, e besojmë se
jemi në rrugë të mbarë dhe se
kjo është mënyra jo thjesht për
ta bërë, por për ta bërë mirë,
njëherë e mirë “Shqipërinë si
gjithë Europa”, që pastaj t’i
themi Europës dhe europianëve
“Welcome to Albania”; “Jemi
krenarë që jemi shqiptar”.
Besart Mataj,
MA, Shkenca Politike,
Universiteti i Tiranës
8
INTERVISTË ME…
Etleva Bisha, Eksperte Politike
Në Dhjetor 2010, CRCA realizoi VËZHGIMIN “Zgjedhjet Elektorale të Qershorit 2009 dhe Produkti në Përfaqësimin e Grave në Kuvendin e Shqipërisë”. Vëzhgimi synonte të vlerësonte se sa dhe si ishte e mundur të arrihej objektivi i kuotës së përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë prej 30 përqind, si dhe se cilët ishin faktorët që kushtëzuan përmbushjen ose jo të këtij objektivi.
Gjetjet kryesore të këtij Vëzhgimi i sjell përmes intervistës autorja e tij, znj. Etleva Bisha.
Pyetje 1: Sa dhe si i përmbushën partitë politike në zgjedhjet e 2009-s detyrimet ndaj Kodit Zgjedhor në aspektin e respektimit të kuotës gjinore në listat e kandidatëve për deputet?
Për shkak të ndryshimeve që ndodhën në Kodin Zgjedhor në prag-zgjedhjet e 2009, veçanërisht nenit 67 të tij ,
pritshmëritë e Forumeve Politike të Grave, shoqërisë civile, por edhe të aktivistëve për të drejtat e njeriut që kishin punuar për rritjen e përfaqësimit të gruas në vendimarrjet politike publike, ishin të larta në pikpamjen e arritjes së kuotës gjinore në përfaqësimin e grave në Kuvendin e Shqipërisë. Por në fakt, këto zgjedhje edhe pse shënuan progres duke e rritur përqindjen e grave në Kuvendin e Shqipërisë, nuk i përmbushën këto pritshmëri.
Në 12 Qarqe të Vendit pesë partitë politike kryesore që tashmë janë edhe parti parlamentare, kanë pasur në total 669 kandidatë, 193 prej të cilëve kanë qenë gra. Pra këto parti në total kanë patur 29% kandidate gra në listat e tyre (ligji thotë të paktën 30 përqind). Nëse i referohemi dy partive kryesore politike, PS dhe PD që në fakt kanë edhe numrin më të lartë të deputetëve në bazë qarku dhe në atë kombëtar, situata është edhe më keq: PS në total ka patur 24% gra në listat e saj dhe PD në total ka pasur 27% gra në lista.
Absurd është fakti që Kodi Zgjedhor është miratuar nga vetë partitë politike dhe janë po ato që nuk respektojnë
zbatimin e tij.
Po të analizosh se çfarë ka ndodhur me tre vendet e para në listat e kandidatëve kupton se të gjitha partitë politike e kanë përdorur klauzolën “dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumë-emërore duhet ti përkasë secilës gjini”. Në 42% të qarqeve secila prej tyre (me përjashtim të PBDNJ e cila nuk ka patur gra në tre vendet e para në 33% të qarqeve) nuk ka pasur asnjë kandidate grua në një prej tre vendeve të para në listë, gjë që ka ulur shanset e grave për të qenë në zonat fituese të listave të kandidatëve të partive respektive politike.
Pyetje 2. Cili është opinioni juaj në lidhje me kuotën gjinore të parashikuar në Kodin Zgjedhor?
Padyshim që përfshirja e kësaj kuote në Kod është tejet e rëndësishme, por nga sa thashë më lart është e qartë se egzistenca e klauzolës “dhe /ose” në nenin 67 të këtij Kodi, ka qenë një nga faktorët e rëndësishëm që çoi në mosarritjen e kuotës 30% të përfaqësimit të gruas në Kuvendin e Shqipërisë. Nëse partitë politike kanë realisht vullnetin që deklarojnë nëpër media apo nëpër tubime publike në drejtim të rritjes
9
reale të pjesëmarrjes së gruas në vendimarrje të rëndësishme politike dhe publike, duhet të kenë edhe guximin që së pari të heqin “ose” nga neni i sipërcituar dhe së dyti të zbatojnë ato ligje që i miratojnë në Parlament.
Pyetje 3: Cilët ishin faktorët kryesorë që çuan drejt mospërmbushjes së objektivit për të pasur të paktën 30% gra të zgjedhura në Kuvendin e Shqipërisë?
Së pari do të thosha vetë Kodi Zgjedhor me klauzolën “dhe/ose” të shpjeguar më lart u la hapësirën partive politike për të mos përmbushur pritshmëritë mbi arritjen e kuotës gjinore të përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë. Por kjo kuptohet që lidhet edhe me mungesën e vullnetit politik, si dhe respektimit të ligjit nga partitë politike (ato që edhe e hartuan këtë Kod!!!!), të cilat i shpjeguam edhe më lart.
Një tjetër faktor lidhet me mekanizmat e brendshëm të përdorur nga partitë politike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet. E kam fjalën për mungesën e respektimit të standardeve më të mira demokratike të kandidimit brenda partive politike. Sipas intervistave të realizuara me gra përfaqësuese të Forumeve të Gruas të partive politike pjesë e vëzhgimit, rezulton që vendimi për listat e kandidatëve për 12 qarqet është marrë nga drejtuesit kryesor të forcave politike në nivel kombëtar (Kryesitë), ku gratë janë në minorancë. Kanë munguar
mekanizma përzgjedhës që në thelb do ti jepnin të drejtën kujtdo aspiranti/aspiranteje të konkuronte apo të garonte brenda forcës politike në përputhje me ambicjen/vullnetin individual e politik për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të forcës politike. Mungesa e këtyre standardeve në tërësi krijon barriera për individët që aspirojnë të jenë kandidatë, por për gratë pengesat janë shumë më të mëdha. Marrja e vendimeve për listat e kandidatëve nga një grup i vogël drejtuesish ku gratë janë në minorancë është barriera kryesore me të cilët ato u përballën.
Pyetje 4: Po Forumet Politike të Grave çfarë roli patën në përzgjedhjen e kandidaturave gra dhe përfshirjen e tyre në listat e kandidatëve për deputet në 2009-ën?
Po i referohem sërish intervistave me gra të Forumeve politike. Ato intervista dëshmojnë për mungesë të rolit të Forumeve partiake të Grave në procesin e hartimit/miratimit të listave të kandidatëve. Disa figura të njohura të këtyre Forumeve nuk u përfshinë në lista dhe shumë më e rëndësishme është që Forumet nuk kanë mundur të propozojnë e aq më shumë të lobojnë për të patur një numër më të madh grash të përfshira në listat e kandidatëve. Një tjetër fenomen që vihet re qartazi është fakti që Kryesitë e partive u kanë imponuar kandidaturat e grave degëve
lokale. Emrat e grave që kishin lidhje reale me qarkun respektiv ishin listuar në pjesët jo fituese të listës.
Etleva Bisha, MA, Eksperte e çështjeve politike
10