qËllimi - rks-gov.net · web viewtë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra...

32
KIMI Klasa 11 Profilet mësimore “Asistent i stomatologjisë” dhe “Teknik i dhëmbëve” (1 orë në javë, 35 orë në vit) HYRJE Në klasën e 11 nxënësit do të zotërojnë njohuritë nga Kimia inorganike (elementet kimike dhe komponimet e tyre) dhe këto njohuri duhet t'i ndërlidhin me shembujt e përdorimit në praktikë, në mënyrë që nxënësit të pajisen me shkathtësi dhe shprehi për zbatimin unik dhe logjik të njohurive në situata konkrete. Në kuadër të reformës së arsimit profesional, lënda e kimisë në klasën e 11 të drejtimit të shëndetësisë, në profilet “Asistent i stomatologjisë” dhe “Teknik i dhëmbëve” mësohet me një orë mësimore në javë ose 35 orë mësimore në vit. Mësimdhënësit dhe nxënësit do të përballen me vështirësi në realizimin e përmbajtjeve programore me një orë mësimore në javë, por kjo mangësi duhet të kapërcehet me një përkushtim më të madh të mësimdhënësve. QËLLIMET Që nxënësit: Të zhvillojnë njohuritë bazë të kimisë inorganike që më lehtë të studiojnë strukturën, përbërjen, transformimin e materies, teknologjisë dhe bioteknologjisë moderne. Të thellojnë dhe zgjerojnë njohuritë nga kimia inorganike dhe teknologjia kimike. Të zhvillojnë, zgjerojnë dhe të thellojnë njohuritë nga kimia inorganike në mënyrë që të jenë të përgatitur për 1

Upload: others

Post on 10-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

KIMIKlasa 11Profilet mësimore “Asistent i stomatologjisë” dhe “Teknik i dhëmbëve”(1 orë në javë, 35 orë në vit)

HYRJE

Në klasën e 11 nxënësit do të zotërojnë njohuritë nga Kimia inorganike (elementet kimike dhe komponimet e tyre) dhe këto njohuri duhet t'i ndërlidhin me shembujt e përdorimit në praktikë, në mënyrë që nxënësit të pajisen me shkathtësi dhe shprehi për zbatimin unik dhe logjik të njohurive në situata konkrete.

Në kuadër të reformës së arsimit profesional, lënda e kimisë në klasën e 11 të drejtimit të shëndetësisë, në profilet “Asistent i stomatologjisë” dhe “Teknik i dhëmbëve” mësohet me një orë mësimore në javë ose 35 orë mësimore në vit. Mësimdhënësit dhe nxënësit do të përballen me vështirësi në realizimin e përmbajtjeve programore me një orë mësimore në javë, por kjo mangësi duhet të kapërcehet me një përkushtim më të madh të mësimdhënësve.

QËLLIMET

Që nxënësit: Të zhvillojnë njohuritë bazë të kimisë inorganike që më lehtë të studiojnë

strukturën, përbërjen, transformimin e materies, teknologjisë dhe bioteknologjisë moderne.

Të thellojnë dhe zgjerojnë njohuritë nga kimia inorganike dhe teknologjia kimike. Të zhvillojnë, zgjerojnë dhe të thellojnë njohuritë nga kimia inorganike në mënyrë

që të jenë të përgatitur për vazhdimin e mëtutjeshëm të shkollimit në ato fakultete ku kimia është lëndë fundamentale.

Të motivohen për nxënien e njohurive të reja dhe të formojnë shprehi për qasje sistematike ndaj punës nga pjesa teorike dhe eksperimentale të kimisë inorganike që të jenë në gjendje t'i zbatojnë në praktikë.

Të formojnë dhe aplikojnë qasje të drejtë në punën eksperimentale; duke filluar nga vëzhgimi, eksperimenti, analizimi i të dhënave, llogaritja e rezultateve deri te nxjerrja e përfundimeve.

Të vlerësojnë që kimia inorganike përveç begatisë dhe prosperitetit në jetën e njeriut, mund të veprojë edhe në kahe të kundërt (proceset e pakontrolluara kimike) që çojnë në drejtim të formimit të produkteve të pa shfrytëzueshme dhe të rrezikshme për jetë.

Të zhvillojnë ndërgjegjen e veprimit të metaleve dhe substancave inorganike në mjedis, me domosdoshmërinë dhe mënyrën e pengimit të ndotjes dhe mbrojtjen e natyrës, mjedisit jetësor si dhe mjedisit të punës.

OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHME

1

Page 2: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

Të njohin:

Klasat e substancave inorganike, elementet dhe komponimet, përhapjen, vetitë dhe përdorimin e tyre.

Llojet e materialeve më të rëndësishme për përdorim të gjerë (metalet dhe aliazhet e tyre, mjetet lidhëse hidraulike dhe johidraulike, qeramika, qelqi)

Skemat dhe aparatet tipike të përftimit të metaleve dhe aliazheve të tyre dhe materialeve më të rëndësishme për përdorim të gjerë.

Të kuptojnë:

Proceset e përftimit të metaleve dhe aliazheve të tyre si dhe materialeve të rëndësishme për përdorim të gjerë.

Parimet shkencore të përftimit të metaleve dhe aliazheve të tyre, materialeve ndërtimore dhe produkteve të tjera.

Radhitjen e elementeve kimike në Tabelën e Sistemit Periodik të Elementeve (SPE)

Të zbatojnë:

Rregullat e Unionit Evropian për Kimi të Pastër dhe Aplikative (IUPAC) për emërtimin e komponimeve inorganike.

Informatat, simbolet dhe barazimet kimike duke insistuar që me këtë rast të përdoren rregullat sipas IUPAC-ut

Njohuritë e reja duke parashtruar pyetje logjike lidhur me materialin e shtjelluar.

Të analizojnë:

Kriteret për klasifikimin e elementeve kimike në bllok s, p, d dhe f. Elementet kimike, konfiguracionin elektronik, vetitë fizike dhe kimike të tyre. Dallimet në mes të komponimeve inorganike dhe atyre organike.

Të sintetizojnë

Komponimet inorganike: oksidet, acidet, bazat dhe kripërat. Komponimet komplekse dhe kripërat e dyfishta.

Të vlerësojnë

Rëndësinë e metaleve dhe aliazheve të tyre, materialeve ndërtimore dhe të produkteve me rëndësi për zhvillim ekonomik dhe ngritjen e standardit jetësor.

2

Page 3: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

Efektet negative të disa metaleve dhe substancave inorganike në mjedis, mënyrën e pengimit të ndotjes dhe masat që duhet ndërmarrë për parandalimin e ndotjes së mjedisit.

Rëndësinë historike të përdorimit të metaleve dhe aliazheve të tyre dhe materialeve për përdorim të gjerë në periudha të ndryshme të civilizimit njerëzor.

PËRMBAJTJA PROGRAMORE

Kategoritë Nënkategoritë Numri i orëve

I. Elementet kimike dhe komponimet e tyre

1. Sistemi periodik i elementeve 2

2. Elementet e bllokut s 6

3. Elementet e bllokut p 12

4. Elementet e bllokut d 2

II. Metalet dhe materialet me rëndësi për jetën e përditshme

1. Metalet dhe aliazhet në teknikë 7

2. Materialet e rëndësishme për përdorim në ndërtimtari, industri dhe jetën e përditshme

6

Kategoria Nënkategoria

Përmbajtja programore

Rezultatet e pritura Lidhjandërlëndore

I. Elementet kimike dhe komponimet e tyre

I.1. Sistemi periodik i elementeve

I.1.1. Klasifikimi i elementeve kimike (Sistemi

Nxënësit do të jenë në gjendje:

1. Të përshkruajnë përpjekjet e bëra nga (Doberainer, Njulands, Lotar Majer dhe

Fizikë (vetitë fizike të elementeve)Biologji (roli i bioelementeve

3

Page 4: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

Periodik i Elementeve).

Mendelejev) për klasifikimin e elementeve kimike;

2. Të paraqesin radhitjen e elementeve në Sistemin Periodik tw Elementeve në grupe dhe perioda;

3. Të arsyetojnë ndryshimin e vetive periodike të elementeve kimike (energjinë e jonizimit, radiusin atomik, afinitetin ndaj elektronit dhe elektronegativitetin) në kuadër të grupeve dhe periodave të SPE;

4. Të analizojnë vetitë e elementeve në grupe dhe perioda të SPE;

5. Të klasifikojnë elementet kimike në bazë të strukturës elektronike në elemente të bllokut s, p, d dhe f.

për organizmat e gjallë)Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti) .

I. Elementet kimike dhe komponimet e tyre

I.2. Elementet e bllokut s

I.2.1. Hidrogjeni(Përhapja, vetitë, përftimi, komponimet dhe përdorimi i tij)

I.2.2. Elementet e grupit 1. (Metalet

Nxënësit do të jenë në gjendje:

1. Të identifikojnë elementet e bllokut s

2. Të përshkruajnë përhapjen në natyrë, vetitë fizike dhe kimike, metodat e përftimit dhe përdorimin e hidrogjenit dhe komponimeve të tij

3. Të dallojnë komponimet e hidrogjenit me numër oksidues +1 dhe komponimet e hidrogjenit me numër

Fizikë (vetitë fizike të elementeve të bllokut s)

Biologji (rëndësia e bioelementeve për proceset jetësore)

Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti) .

Mjekësi ( rëndësia

4

Page 5: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

alkaline).

1.2.3. Natriumi dhe Kaliumi, (Përhapja, vetitë, përftimi, komponimet dhe përdorimi i tyre)

I.2.4. Elementet e grupit 2 (Metalet alkaline-tokësore)

oksidues -1;4. Të identifikojnë

izotopet e hidrogjenit, vetitë dhe përdorimin e tyre

5. Të analizojnë dallimin në mes të komponimeve inorganike dhe organike të hidrogjenit

6. Të emërtojnë metalet e grupit 1 të Sistemit Periodik të elementeve (metalet alkaline), shkruajnë konfiguracionin elektronikë, ngjashmëritë dhe dallimet në mes tyre;

7. Të përkufizojnë nocionin metale alkaline, vendin e tyre në Sistemin Periodik të Elementeve, vetitë fizike dhe kimike.

8. Të përshkruajnë vetitë fizike dhe kimike të natriumit, konfiguracionin elektronik, gjendjen oksiduese, metodat e përftimit dhe përdorimin e natriumit;

9. Të demonstrojnë me eksperiment përftimin e Na2O dhe NaOH;

10. Të shkruajnë barazimet kimike të reaksioneve të natriumit me oksigjen dhe ujë;

11. Të analizojnë komponimet më të rëndësishme të natriumit, metodat e përftimit dhe

biologjike e metaleve alkaline dhe kripërave të tyre)

Bujqësi (përdorimi i kripërave të kaliumit në bujqësi)

Ndërtimtari (përdorimi i kompozimeve të Ca dhe Mg në ndërtimtari).

5

Page 6: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

I.2.5. Magnezi dhe Kalciumi, (Përhapja, vetitë, përftimi, komponimet dhe përdorimi i tyre)

përdorimin e tyre në mjekësi;

12. Të analizojnë rëndësinë biologjike të metaleve alkaline dhe komponimeve të tyre.

13. Të përshkruajnë vetitë fizike dhe kimike të kaliumit, konfiguracionin elektronik, gjendjen oksiduese, metodat e përftimit dhe përdorimin e kaliumit;

14. Të demonstrojnë me eksperiment dhe të shkruajnë barazimet kimike të reaksioneve të kaliumit me oksigjen dhe ujë.

15. Të identifikojnë komponimet më të rëndësishme të kaliumit, metodat e përftimit dhe përdorimin e tyre;

16. Të analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi;

17. Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore, vendin e tyre në Sistemin Periodik të Elementeve, vetitë fizike dhe kimike si dhe të përcaktojnë konfiguracionin elektronik të nivelit më të lartë energjetik të elementeve të grupit 2.

18. Të emërtojnë metalet e

6

Page 7: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

grupit 2 të Sistemit Periodik të elementeve (metalet alkaline-tokësore) dhe të përshkruajnë ngjashmëritë dhe dallimet në mes tyre.

19. Të përshkruajnë përhapjen në natyrë, vetitë fizike dhe kimike, konfiguracionin elektronik, gjendjen oksiduese metodat e përftimit dhe përdorimin e magnezit.

20. Të demonstrojnë dhe shkruajnë barazimet kimike të reaksioneve të magnezit me oksigjen (djegien në ajër) dhe oksidit të magnezit me ujë dhe acide dhe të identifikojnë dhe përshkruajnë komponimet e fituara

21. Të identifikojnë dhe përshkruajnë komponimet më të rëndësishme të magnezit, metodat e përftimit dhe përdorimin e tyre në mjekësi.

22. Të përshkruajnë përhapjen në natyrë, vetitë fizike dhe kimike, konfiguracionin elektronik, gjendjen oksiduese, metodat e përftimit dhe përdorimin e kalciumit.

23. Të demonstrojnë dhe

7

Page 8: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

të shkruajnë me barazime kimike reaksionet e kalciumit me oksigjen dhe ujë dhe të identifikojnë dhe përshkruajnë komponimet e fituara.

24. Të analizojnë komponimet më të rëndësishme të kalciumit, metodat e përftimit dhe përdorimin e tyre në mjekësi.

25. Të vlerësojnë ndikimin e kripërave të kalciumit dhe magnezit në fortësinë e ujërave.

26. Të analizojnë rëndësinë biologjike të kalciumit dhe magnezit.

I. Elementet kimike dhe komponimet e tyre

I.3. Elementet e bllokut p

I.3.1. Elementet e grupit 17. (Elementet halogjene)

I.3.2. Klori(Vetitë, konfiguracioni elektronik, gjendjet oksiduese )

I.3.3. Elementet e grupit 16 (elementet

1. Të identifikojnë elementet e bllokut p dhe pozitën e tyre në SPE.

2. Të përkufizojnë nocionin elemente halogjene, vendin e tyre në Sistemin Periodik të Elementeve, vetitë fizike dhe kimike si dhe të përcaktojnë konfiguracionin elektronik të nivelit më të lartë energjetik të elementeve të grupit.17.

3. Të emërtojnë elementet e grupit 17 (elementet halogjenë) të përshkruajnë vetitë e përgjithshme të elementeve halogjenë,

Fizikë (përcaktimi i vetitë fizike të elementeve të bllokut p)

Biologji (rëndësia e bioelementeve për proceset jetësore)

Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti) .

Mjekësi ( rëndësia biologjike e elementeve të bllokut p dhe kripërave të tyre)

8

Page 9: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

halkogjene).

I.3.4. Oksigjeni dhe Sulfuri(Përhapja, vetitë, përftimi, komponimet dhe përdorimi i tyre)

I.3.5. Elementet e grupit 15.

I.3.6. Azotidhe Fosfori(Përhapja, vetitë, përftimi,

numrin oksidues, elektronegativitetin, gjendjen agregate, tretshmërinë, reaktivitetin, ngjyrën, etj.

4. Të përcaktojnë vetitë, konfiguracionin elektronik, përftimin e klorit dhe komponimeve të tij dhe përdorimin e tyre.

5. Të identifikojnë, të shkruajnë me barazime kimike të emërtojnë dhe të përshkruajnë komponimet e klorit me hidrogjen, oksigjen, natrium dhe kalium, vetitë dhe përdorimin e tyre.

6. Të emërtojnë elementet e grupit 16 (elementet halkogjene), vendin e tyre në Sistemin Periodik të Elementeve, vetitë fizike dhe kimike si dhe të përcaktojnë konfiguracionin elektronik të nivelit më të lartë energjetik të elementeve të grupit 16.

7. Të përcaktojnë përhapjen e oksigjenit në natyrë, vetitë, konfiguracionin elektronik, përftimin, përdorimin, komponimet e oksigjenit dhe përdorimin e tyre.

8. Të analizojnë rëndësinë biologjike të

Bujqësi (përdorimi i plehrave azotike dhe fosforike)

9

Page 10: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

komponimet dhe përdorimi i tyre)

I.3.7. Elementet e grupit 14.I.3.8. Karbonidhe Silici(Përhapja, vetitë, përftimi, komponimet dhe përdorimi i tyre)

I.3.9. Elementet e grupit 13

oksigjenit në organizëm dhe rolin e tij në aktivitetin metabolik.

9. Të identifikojnë dhe të përshkruajnë modifikimet alotropike të oksigjenit, përhapjen në natyrë, përftimin dhe përdorimin.

10. Të përshkruajnë përhapjen e sulfurit në natyrë, vetitë, konfiguracionin elektronik, gjendjet oksiduese, përftimin, përdorimin, komponimet e sulfurit dhe përdorimin e tyre.

11. Të analizojnë dhe të përshkruajë vetitë e oksideve dhe acideve të sulfurit, përftimin dhe përdorimin e tyre.

12. Të identifikojnë dhe përshkruajnë vetitë e elementeve të grupit 16 dhe komponimeve të tyre nëpërmjet vrojtimeve, ilustrimeve dhe demonstrimeve në laborator.

13. Të emërtojnë elementet e grupit 15, të Sistemit Periodik të elementeve, të identifikojnë dhe përshkruajnë vetitë fizike dhe kimike si dhe të përcaktojnë konfiguracionin elektronik të nivelit më të lartë energjetik të elementeve të grupit 15.

10

Page 11: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

I.3.10. Alumini(Përhapja, vetitë, përftimi, komponimet dhe përdorimi i tyre)

14. Të analizojnë ngjashmëritë dhe dallimet në mes të elementeve të grupit 15.

15. Të përcaktojnë përhapjen e azotit në natyrë, vetitë, konfiguracionin elektronik, përftimin, përdorimin, komponimet e azotit dhe përdorimin e tyre.

16. Të identifikojnë, të shkruajnë barazimet kimike të emërtojnë dhe të përshkruajnë komponimet e azotit me hidrogjen dhe oksigjen, vetitë dhe përdorimin e tyre.

17. Të përcaktojnë përhapjen e fosforit në natyrë, vetitë, konfiguracionin elektronik, përftimin dhe përdorimin e fosforit.

18. Të paraqesin me barazime kimike përftimin e komponimeve të fosforit, të emërtojnë dhe të përshkruajnë vetitë dhe përdorimin e tyre.

19. Të identifikojnë dhe përshkruajnë nëpërmjet vrojtimeve, ilustrimeve dhe demonstrimeve në laborator vetitë e elementeve të grupit 15 dhe komponimeve të tyre .

20. Të emërtojnë dhe

11

Page 12: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

identifikojnë elementet e grupit 14 të Sistemit Periodik të Elementeve, të përshkruajnë vetitë fizike dhe kimike, gjendjen oksiduese si dhe të përcaktojnë konfiguracionin elektronik të nivelit më të lartë energjetik të elementeve të grupit 14.

21. Të përcaktojnë përhapjen në natyrë, modifikimet alotropike, vetitë dhe përdorimin e karbonit.

22. Të analizojnë dallimet në mes të komponimeve inorganike dhe organike të karbonit.

23. Të analizojnë rëndësinë biologjike të karbonit dhe komponimeve të tij.

24. Të ilustrojnë me shembuj konkret përhapjen e silicit në natyrë, vetitë, konfiguracionin elektronik, përdorimin e silicit dhe të komponimeve të tij.

25. Të emërtojnë dhe identifikojnë elementet e grupit 13 të Sistemit Periodik të Elementeve, të përshkruajnë vetitë fizike dhe kimike, gjendjen oksiduese si dhe të përcaktojnë konfiguracionin elektronik të nivelit më

12

Page 13: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

të lartë energjetik të elementeve të grupit 13.

26. Të përcaktojnë përhapjen në natyrë, xehet, përftimin, vetitë, konfiguracioni elektronik, aliazhet dhe përdorimin e aluminit.

27. Të analizojnë me shembuj konkret përdorimin e aluminit dhe të komponimeve të tij.

28. Të identifikojnë dhe përshkruajnë nëpërmjet vrojtimeve, ilustrimeve dhe demonstrimeve në laborator vetitë e elementeve të grupit 13 dhe komponimeve të tyre.

Elementet kimike dhe komponimet e tyre

I.4. Elementet e bllokut d

I.4.1. Elementet kalimtare

I.4.2. Nikeli. Kromi. Mangani.(Përhapja, vetitë, përftimi, komponimet dhe përdorimi i tyre)

1. Të identifikojnë elementet e bllokut d, të Sistemin Periodik të Elementeve.

2. Të demonstrojnë me eksperiment vetitë fizike dhe kimike të elementeve kalimtare.

3. Të dallojnë komponimet e thjeshta nga komponimet komplekse.

4. Të emërtojnë komponimet komplekse sipas IUPAC-ut.

5. Të përshkruajnë përhapjen në natyrë, xehet, përftimin, vetitë, konfiguracionin

Fizikë (vetitë fizike të elementeve të bllokut d)Biologji (rëndësia e metaleve kalimtare për proceset jetësore)Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti) .Mjekësi ( rëndësia biologjike e metaleve alkaline dhe kripërave të tyre).

13

Page 14: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

elektronik dhe komponimet e nikelit, kromit dhe manganit.

6. Të vlerësojnë rëndësinë e komponimeve komplekse në proceset jetësore (mjekësi,farmaci,biologji dhe lëmi të tjera.

II. Metalet dhe materialet me rëndësi për jetën e përditshme

II.1. Metalet dhe aliazhet në teknikë

II.1.1. Metalet dhe vetitë e tyre

II.1.2. Hekuri (Giza) dhe Çeliku.(Përhapja në natyrë, xehet, përftimi dhe përdorimi)

II.1.3. Bakri(Përhapja në natyrë, xehet, përftimi dhe përdorimi)

II.1.4. Plumbi(Përhapja në natyrë, xehet, përftimi dhe përdorimi)

II.1.5. Zinku(Përhapja në natyrë, xehet, përftimi dhe përdorimi).

1. Të hartojnë një tabelë dhe të analizojnë vetitë fizike dhe kimike të metaleve dhe përdorimin e tyre.

2. Të gjejë shembuj për përdorimin e metaleve dhe aliazheve më të rëndësishme dhe të përshkruajnë rëndësinë e tyre në teknikë dhe jetën e përditshme.

3. Të identifikojë xehet e hekurit, përhapjen në natyrë, përftimin e hekurit dhe komponimeve të tij dhe përdorimin e tyre.

4. Të analizojnë proceset për përftimin e gizës dhe çelikut, vetitë dhe përdorimin e tyre.

5. Të vlerësojnë pasojat në ekonomi që shkaktohet nga shfaqja e korezionit te materialet e ndërtuara nga giza.

6. Të identifikojë xehet e bakrit dhe të përshkruajnë përhapjen e tyre në natyrë.

7. Të vlerësojnë procesin e pasurimit të xeheve

Fizikë ( përcaktimi i vetive fizike të metaleve)

Biologji (Rëndësia e metaleve dhe ndikimi negativ i joneve të metaleve të rënda për proceset jetësore)

Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti për metalet)

Gjeologji (përhapja e mineraleve dhe xeheve të metaleve në natyrë)

Xehetari (metodat e përpunimit dhe të pasurimit të metaleve)

14

Page 15: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

me metodën e flotacionit.

8. Të përshkruajnë përftimin e bakrit dhe komponimeve të tij dhe përdorimin e tyre.

9. Të përcaktojnë llojet e xeheve të plumbit në natyrë, procesin e pasurimit me flotacion, përftimin e plumbit dhe komponimeve të tij dhe përdorimin e tyre.

10. Të identifikojnë xehet e zinkut në natyrë, procesin e pasurimit me metodën e flotacionit, përftimin e zinkut dhe komponimeve të tij dhe përdorimin e tyre.

11. Të vlerësojnë rolin e metaleve për proceset biologjike

Metalurgji (metodat e përftimit të metaleve dhe aliazheve të tyre)

II. Metalet dhe materialet me rëndësi për jetën e përditshme

II.2. Materialet me rëndësi në ndërtimtari, industri dhe jetën e përditshme

II.2.1. Gëlqerja(Lënda e parë, përftimi, vetitë dhe përdorimi)

II.2.2. Gjipsi(Lënda e parë, përftimi, vetitë dhe përdorimi)

II.2.3. Çimento(Lënda e parë, përftimi, vetitë dhe përdorimi)

Nxënësit do të jenë në gjendje:

1. Të identifikojnë dhe të përshkruajnë materialet që përdoren në ndërtimtari dhe në jetën e përditshme

2. Të dallojnë materialet ndërtimore lidhëse hidraulike dhe ajrore duke i ilustruar me shembuj konkret.

3. Të identifikojnë lëndët e para dhe të përshkruajnë procesin e përftimit dhe përdorimin e gëlqeres.

4. Të identifikojnë lëndët e para, procesin e përftimit dhe të

Fizikë ( përcaktimi i vetive fizike të materialeve ndërtimore)

Informatikë (shfrytëzimi i informatave nga interneti për materialet ndërtimore)

Gjeologji (përhapja në natyrë e lëndëve të para për përftimin e materialeve me

15

Page 16: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

II.2.4. Qeramika(Lënda e parë, përftimi, vetitë dhe përdorimi)

II.2.5. Qelqi(Lënda e parë, përftimi, vetitë dhe përdorimi)

përdorimit të gjipsit.5. Të identifikojnë lëndët

e para dhe të përshkruajnë procesin e përftimit, llojet dhe përdorimin e çimentos.

6. Të identifikojnë lëndët e para dhe të përshkruajnë procesin e përftimit dhe të përdorimit të qeramikës.

7. Të klasifikojnë produktet e qeramikës sipas përdorimit të tyre.

8. Të identifikojnë lëndët e para dhe të përshkruajnë procesin e përftimit, llojet dhe përdorimin e qelqit.

9. Të vlerësojnë rëndësinë e përdorimit të qelqit dhe qeramikës në ndërtimtari, amvisëri dhe në jetën e përditshme.

rëndwsi për jetën e përditshme)

Ndërtimtari (përdorimi i materialeve në ndërtimtari)

UDHËZIME METODOLOGJIKE

Për realizimin me sukses të Planit dhe programit të kimisë në klasën e 11, është e domosdoshme të zbatohen metoda, teknika e forma të shumëllojta të punës dhe një kompleks i tërë procedurash (informacion i ri, përsëritje, përforcim, ushtrime, detyra, punë me projekte, punë praktike, mjete materiale teknike siç janë: vizatime, diagrame, modele, grafikë, kimikate, enë laboratorike, instrumente dhe mjete të tjera teknike bashkëkohore, kompjuter etj).

Përzgjedhja e metodave është kompetencë e mësimdhënësit të lëndës. Ajo bëhet në përshtatje me nevojat dhe me kërkesat e nxënësve, me natyrën e përmbajtjes së temës mësimore, me bazën didaktike, me nivelin e formimit të nxënësve etj.

Metodat dhe teknikat e punës me nxënës duhet të jenë të kombinuara dhe të shumëllojta, nga se nxisin dinamikën e orës, thyejnë monotoninë dhe motivojnë nxënësit për mësim.

16

Page 17: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

Metodat, teknikat dhe format e punës me nxënës janë po aq të shumëllojta sa edhe llojet e mësimnxënies. Ato duhet të jenë në funksion të përvetësimit më të lehtë të përmbajtjeve mësimore dhe zbatimit më të shpejtë e më të saktë të njohurive, shprehive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave të kimisë e veçanërisht të atyre që nevojiten për zgjidhjen e problemeve të përditshme.

Duke synuar përmbushjen e kërkesave për nxënie cilësore sugjerohen disa metoda, forma të punës dhe teknika të ndryshme:

Mësimdhënie e drejtpërdrejtë (përmes shpjegimit, sqarimit, ushtrimeve praktike dhe shembujve);

Mësimdhënie e tërthortë (përmes shqyrtimit, zbulimit, zgjidhjes së problemeve);

Konstruktivizmi dhe mësimdhënia me anë të pyetjeve (teknika e pyetjeve drejtuar nxënësve);

Diskutimi dhe të nxënit në bashkëpunim (përmes grupeve të vogla, grupeve më të mëdha dhe me të gjithë nxënësit);

Mësimdhënie përmes të menduarit (të menduarit kritik, krijues, zgjidhjes së problemeve);

Të mësuarit përmes projekteve, punëve kërkimore në terren;

Mësimdhënie përmes demonstrimit dhe eksperimentit;

Të mësuarit dhe të nxënit përmes mjeteve multimediale e në veçanti përmes kompjuterit;

Vetëhulumtimi;

Të mësuarit në natyrë dhe objekte industriale.Në të gjitha rastet zbatimi i metodave apo teknikave mësimore duhet të shoqërohet

me përdorimin e materialeve dhe të mjeteve përkatëse didaktike, pa të cilat nuk mund të arrihen rezultatet e pritshme.

VLERËSIMI

Vlerësimi dhe matja e njohurive të nxënësve është detyrë me rëndësi dhe me shumë përgjegjësi në procesin e mësimdhënies së kimisë.

Vlerësimi dhe matja e njohurive të nxënësve duhet të bëhet në mënyrë sa më objektive dhe reale.

Vlerësimi është instrument që përdoret për të gjykuar për punën dhe arritjet e nxënësve. Ai luan rolin e një aparati matës që bën të qartë situatën në të cilën ndodhet nxënësi.Vlerësimi i nxënësve në lëndën e kimisë, përfshin disa çështje të rëndësishme:

- Vlerësimin e njohurive teorike;- Vlerësimin e aftësive për zgjedhjen e detyrave numerike;- Vlerësimin e shkathtësive të nxënësve në realizimin e ushtrimeve praktike.- Vlerësimin e aftësive, shprehive dhe shkathtësive të nxënësve në laborator gjatë

realizimit të eksperimenteve të ndryshme.

17

Page 18: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

Vlerësimi i vazhdueshëm pas çdo teme mësimore jep rezultate më të mira. Ai nuk mat vetëm njohuritë e fituara, por edhe vlerëson shkallën në të cilën ka arritur një veprim edukativ i cili lë gjurmë në personalitetin e nxënësit. Vlerësimi përfundimtar përfshin aktivitetin e përgjithshëm të të nxënit e nxënësit (përgjigjet me gojë, projektet, punimet seminarike, sjelljet në grup, aftësitë që i fitojnë gjatë punës eksperimentale, detyrat e shtëpisë, rezultatet e testimeve dhe provimeve etj.).

Mësimdhënësi përzgjedh dhe përdor mjete e teknika të shumëllojta të vlerësimit dhe pas zhvillimit të përmbajtjeve të programit, nxënësit vlerësohen me nota (për një temë, për një tërësi temash, për një semestër ose gjysmëvjetor dhe në fund të vitit shkollor). Vlerësimi duhet të jetë transparent ndaj nxënësve, prindërve, administratorëve të arsimit dhe komunitetit.

Përfundimet e vlerësimit i shërbejnë mësimdhënësit për arritjen e qëllimeve të ndryshme:

1. Të sigurojë informacione rreth përparimit të nxënësve;

2. T’u sigurojë nxënësve informacion mësimor;

3. Për motivimin e nxënësve;

4. Të shënojnë përparimin e nxënësve;

5. Të sigurojë realizimin e objektivave aktuale;

6. Të vlerësojë gatishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhmen;

7. Të reflektojnë për përmirësimin e mësimdhënies bazuar në vlerësimin e të tjerëve dhe në vetëvlerësim.

BURIMET DHE MJETET MËSIMORE

Që të realizohet me sukses mësimdhënia dhe mësimnxënia e Planit dhe programit të kimisë, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të shfrytëzojnë burime dhe mjete të ndryshme informimi:

1) Laboratori ( kabineti) i kimisë ose laboratori mobil.

2) Teksti i kimisë, doracak për mësimdhënës, praktikume, fletore pune dhe libra të tjerë të ngjashëm në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja.

3) Revista profesionale dhe shkencore, gazeta, fjalorë, enciklopedi.

4) Sistem periodik të elementeve, fotografi, modele, skema, diagrame, makete, koleksionar të mineraleve.

5) Pajisje multimediale (programe të kompjuterëve, interneti, disqe (CD).

6) Aparat TV me videorekorder, grafoskop, fotoslajde, videokaseta që përmbajnë materiale të ndryshme shkencore me interes për nxënësit.

18

Page 19: QËLLIMI - rks-gov.net · Web viewTë analizojnë rëndësinë e komponimeve të kaliumit si plehra minerale artificiale dhe në mjekësi; Të përkufizojnë nocionin metale alkaline-tokësore,

19