universiteti i gjakovËs “fehmi agani” demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të...

36
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT - GJAKOVË DREJTIMI: PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME NIVELI BACHELOR Tema: Integrimi i fëmijëve më autizëm në institucione shkollore, aspekti pedagogjik, rehabilitues Udhëheqës shkencor: Kandidatja: Prof. Dr. Shefqet Mulliqi Arjetë Demaj GJAKOVË, 2019

Upload: others

Post on 26-Oct-2020

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT - GJAKOVË

DREJTIMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

NIVELI BACHELOR

Tema: Integrimi i fëmijëve më autizëm në institucione

shkollore, aspekti pedagogjik, rehabilitues

Udhëheqës shkencor: Kandidatja:

Prof. Dr. Shefqet Mulliqi Arjetë Demaj

GJAKOVË, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

2

Mbrohet më dt_____/_____/2019 para Komisionit vlerësues në përbërje nga:

1. _____________________ Kryetar

2. _____________________ Anëtar

3. _____________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

3

MIRËNJOHJE

Së pari, falenderoj Zotin i cili me dha shëndetin, forcën dhe dijen që t’i përfundoj studimet

Bachelor ne Fushën e Edukimit Programi PARASHKOLLOR dhe i lutem atij prapë që të

vazhdoj të punoj në profesionin e edukatorës, punë kjo që është më tepër mision.

Falenderoj dhe i jam mirënjohëse udhëheqësit të punimit Prof. Dr. SHEFQET MULLIQI, i cili

me idetë dhe mbështetjen e veçantë ndihmoi në realizimin me sukses të gjithë punimit, kritikat e

sugjerimet në përpilimin e kësaj teme, ai ishte një mentor shumë i mirë, pedagog i vërtetë dhe i

gatshëm përgjatë gjithë punimit.

Falenderoj të gjithë prindërit e fëmijëve me autizëm të cilët me dëshirë u bënë pjesë e hulumtimit

dhe ndanë me mua përjetimet dhe përvojat e tyre personale, pa të cilat realizimi i këtij hulumtimi

nuk do të ishte i mundur.

Falenderoj të gjithë profesionistët, ofrues të shërbimeve, të cilët ishin pjesë e hulumtimit dhe

ndanë përvojat dhe këndvështrimet e tyre nga puna me fëmijët me autizëm dhe familjarët e tyre.

Në përfundim, një falenderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për familjen time, e cila më është

gjendur gjithmonë pranë, si dhe më ka mbështetur në çdo moment gjatë tërë kohës sa isha në

studime si dhe deri sot në diplomim.

Diploma ime i'u dedikohet dy prindërve të mi.

Përjetësisht mirënjohëse!

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

4

Abstrakt

Autizem do të thotë përpjekje për të gjetur një mënyrë për të mbijetuar në botën e lodhshmë dhe

konfuze. Autizmi, është një sfidë e re e shoqërisë kosovare ku mungojnë metodat e çasjes për

këtë çrregullim.

Ky, punim do të trajtojë në thelb, integrimin e fëmijëve autik në institucione shkollore dhe OJQ.

Integrimi i fëmijëve më autizem, aspekti pedagogjik, rehabilitues janë pikat kryesore që nëse një

profesionit adekuat i zbaton të gjitha shkallë shkallë, atëherë pa dyshim që aty vërtet do të jetë

një punë efektive dhe rezultat pozitiv.

Fëmijët më autizem, fillojnë të ndryshojnë dhe të integrohen në ente shkollore, atëherë kur

pranohen si të tillë nga mjedisi në të cilin rrethohen dhe profesionalizmi në punë kur nuk

mungon. Përkundrejt sfidave dhe përvojave të rënda që prindërit dhe mësimdhënësit e këtyre

fëmijëve ballafaqohen përgjatë punës edukative me këta fëmijë, përdorimi i planeve individuale

arsimore në punë edukative është një ndihmesë e madhe në arritjen e objektivave efektive

pozitive.

Por, nëse integrimi paraqet “shtim” në diçka që është ekzistuese në një tërësi, qasja integruese

në sistemin arsimor e sheh fëmijën si një problem dhe nga ai kërkon që të përshtatet në mjedisin

shkollor, të ndryshojë dhe të adaptohet në shkollë. Dhe, e gjithë kjo arrihet kur profesionalizmi

nuk mungon.

Fjalët kyçe: autizem, integrim, fëmijë, arsimor, profesionalizmi.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

5

Përmbajtja

Hyrje………………………………………………………………………………...…………….7

Lista e shkurtesave……………………………………………………...…………………………8

KAPITULLI I. Metodologji e hulumtimit…………………………...………..9

1.1. Qellimi i hulumtimit…………………………………………………………..………….9

1.2. Objektivat e hulumtimit…………………………………………………………...……..9

1.3. Hipotezat…………………………………………………………………………………9

1.4. Metodat hulumtuese……………………………………………………...………………9

1.5. Popullata dhe mostra e hulumtimit………………………….………………………..…10

1.6. Analiza dhe paraqitja e të dhënave……………………………………………...………11

1.7. Etika e hulumtimit………………………………………………………………………19

KAPITULLI II. Integrimi i fëmijëve më autizëm në institucione shkollore..20

2.1. Edukimi inkluziv……………………………………………………………………….…..20

2.2. Autizmi, sëmundje apo dukuri e veçantë?...........................................................................20

2.3. Çka është autizmi?...............................................................................................................20

2.4. Vetitë e autizmit………………………………………………………………………….…21

2.5. Sjelljet e çuditshme të një fëmijë autik…………………………………………..…………21

2.6. Instrumentet diagnostifikuese për autizmin………………..………………………...……..21

2.7. Qëndrimet dhe sfidat e para të pranimit të nxënësit me autizëm nga mësuesit në klasë..….21

2.8. Ndërhyrja dhe trajtimi i autizmit………………………………………………………....…22

2.9. Roli i përforcuesëve për ta bërë një aktivitet më fëmijën sa më aktiv dhe sjelljen e tij sa më

përshtatshme……………………..………………………………………………………………22

2.2.1. Si ta nxisim një fëmijë autik të luajë?..............................................................................23

2.2.2. E ardhmja e fëmijëve me autizëm……………………………………………….……….23

KAPITULLI III. Pjesa pedagogjike e punës më fëmijë më autizëm……….24

3.1. Plani individual arsimor (PIA)…………………………………..………………..……..24

3.2. Çka përcakton PIA?........................................................................................................25

3.3. Kush duhet ta ketë një PIA?...........................................................................................25

3.4. Kush e harton një PIA…………………………………………………………...………25

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

6

3.5. Struktura e Planit individual arsimor………………………………………..……….26

3.5.1. Pjesa administrative………………………………………………………..………27

3.5.2.Pjesa pedagogjike…………………………………………………………….…….27

3.5.3. Pjesa rehabilituese……………………………………………………………...….27

KAPITULLI IV. Pjesa rehabilituese e fëmijëve më autizëm…………….29

4.1. Terapi rehabilituese………………………………………………………………….30

4.2. Shërbimet terapeutike………………………………………………………..………30

4.3. Vendi ku ofrohen shërbimet rehabilituese…………………………………………..30

KAPITULLI V. Përfundimi dhe rekomandime…………………………31

5.1. PËRFUNDIMI…………………………………………………………………...…….31

5.2. REKOMANDIME PËR MËSIMDHËNËS…………………………………………32

5.3. REKOMANDIME PËR PRINDËR………………………………………………….32

5.4. LITERATURA………………………………………………………………………..33

5.5. SHTOJCA………………………………………………………………………….….34

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

7

Hyrje

Është e nevojshme që fëmija autik të jetojë në marrëdhënie me bashkëmoshatarët, të cilët kanë

një nivel normal të inteligjencës. Kështu, fëmija autik mund të ketë një mundësi pothuajse unike

jo vetëm për të kërkuar të mësuarit funksional, por edhe për të kuptuar më mirë botën dhe

rregullat e saj, nganjëherë në mënyrë të errët dhe të palogjikshme për nxënësit me autizëm. Për

një person me autizëm marrëdhënia me kolegët normalë është mundësi e veçantë jo vetëm për të

kërkuar të mësuarit funksional, por edhe për të kuptuar më mirë botën dhe rregullat e saj. Detyra

e edukatorit, përveç asaj për të ilustruar fillimisht përmbajtjen dhe për të përshkruar

metodologjinë e punës, është të inkurajojë punën në grup për të verifikuar rolet e caktuara për

anëtarët e grupeve.Objektivi është për të treguar konkretisht organizimin e kurseve të caktuara të

edukimit special të kryera në mjediset e integruara dhe si këto projekte të mund të jenë të

dobishme për studentët e tjerë në klasë, pa ngadalësuar të mësuarit e tyre. Sipas studiuesve

përjetimet e prindërve nga diagnostikimi i fëmijës me autizëm janë të vështira (Ariel & Naseef,

2006; Chaëarska et al., 2008; Fein & Dunn, 2007; Poëers, 2000; Siegel, 1996). Në të vërtetë,

shumë pak gjëra janë më të hidhura se sa marrja e lajmit që fëmija ka autizëm (Poëers, 2000). Në

vitet e para shumë prindër përpiqen t’i gjejnë një kuptim autizmit të fëmijës së tyre, “Pse na

ndodhi neve?” (Poëers, 2000) dhe “Pse fëmijës tim?” (Siegel, 2003). Pranimi i diagnozës për

shumë prindër dhe familje është proces gradual dhe i vazhdueshëm (Siegel, 1996).. Ndërsa

lodhja dhe pagjumësia janë problemet më të shpeshta të shëndetit fizik. Intergrimi i fëmijëve në

klasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e

edukimit special prapë se prapë mbetet ende sfidë, sepse shumë faktor ndikojnë direkt në

mësimnxënie efektive.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

8

Lista e shkurtesave

ÇSA - Çrregullimet e Spektrit të Autizmit [ASD - Autism Spectrum Disorders].

DKA – Drejtoria komunale e arsimit.

MASHT - Ministria e arsimit shkencës dhe teknologjisë.

PIA – Plani individual arsimor.

ABA – Analiza e sjelljes së aplikuar.

PECS - Sistemi i komunikimit të shkëmbimit të fotografive.

TEACCH - Treatamentand Education of Autistik and related Communication Children.

PEI – Plani edukativ individual.

PDP – Plani didaktik i personalizuar.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

9

I. Metodologji e hulumtimit

1.1. Qellimi i hulumtimit

Hulumtimi ka për qëllim të eksplorojë nevojat kryesore që kanë fëmijët me autizem për t‟ u

integruar dhe përfshirë në sistemin arsimor si dhe të evidentojë faktorët që do ta bënin këtë

proces më të suksesshëm, bazuar në këndvështrimin e aspektit pedagogjik tek profesionistët

që ofrojnë shërbime terapeutike.

1.2. Objektivat e hulumtimit

Hulumtimi synon të nxjerr në pah këto objektiva:

Njohurit, qendrimet dhe modelet e profesionistëve adekuat që punojnë më fëmijë më ÇSA

lidhur më integrimin e tyre në Institucione shkollore.

Vështirësit që hasin prindërit në procesin e përfshirjes së fëmijëve të tyre në klasa të rregullta

arsimore.

PIA, si plan program individual sa po tregon rezultat pozitiv në zbatueshmeri gjatë procesit

mësimor në aspektin rehabilitees tek fëmijët më ÇSA.

1.3. Hipotezat

H 1: Supozojmë që qasja ndaj fëmijëve më ÇSA në, Institucione Arsimore Edukative

relevante nuk është në nivelin e duhur.

H 2: Supozojmë që prindërit e fëmijëve më ÇSA, nuk kanë përkrahje profesionale nga

Institucionet shtetërore për fëmijët e tyre.

1.4. Metodat hulumtuese

Metoda sasiore: për mbledhjen e të dhënave si: implementimi i pyetësorve.

Metoda statistikore: Kjo metodë në hulumtimin tim zë një të rëndësishëm, me

ndihmën e së cilës u punuan dhe u fituan të dhënat gjatë hulumtimit.

Metoda përshkruese: Këtë metodë e kamë përdorur për arsye të përshkrimit dhe

rrjedhave gjatë hulumtimit.

Dhe, shfletimin e shumë literaturë përkatëse.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

10

1.5. Popullata dhe mostra e hulumtimit

Në hulumtim kanë marrë pjesë gjithsej 30 respodentë, ku prej tyre 15 ishin prind dhe 15

mësimdhënës.

SHFMU “Bajram Curri” Istog, klasë e bashkëangjitur – 1 mësimdhënës, 1 prind

SHMFU "Trepça" në Banjë të Pejës, klasë e bashkëangjitur – 1 mësimdhënës, 1 prind

SHFMU “Yll Morina” Gjakovë, klasë e bashkëangjitur – 2 mësimdhënës, 2 prindër.

OJQ “Qendra për jetë të pavarur” në Vitomeric në komunen e Pejës – 5 mësimdhënës, 5 prindër.

OJQ "DUART PLOT MËSHIRË" në Vitomiric në komunen e Pejës - 3 mësimdhënës, 1 prind.

Qendra për Edukim Special dhe Rehabilitim "Dayschool Kids" në Prishtinë – 1 mësimdhënës, 3

prindër.

Qendra Burimore- Përparimi”, në Prishtinë – 2 mësimdhënës, 2 prindër.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

11

1.6. Analiza dhe paraqitja e të dhënave

Tabela me të gjitha pyetjet për grupin e prindërve.

Tabela.1.

PO MESATARISHT JO

Numri % Numri % Numri %

A, është i vlerësuar fëmija juaj nga ekipi

adekuat profesional?

14 93.3% 1 6.7% 0 0.0%

A, mban fëmija juaj seancë terapeutike

profesionale?

7 46.7% 1 6.7% 7 46.7%

A, keni përdor ndonjë burim informacioni për

të mësuar, më tepër rreth diagnozës që ka

fëmija juaj?

14 93.3% 1 6.7% 0 0.0%

A, jeni të përfshirë në zbatimin e vlerësimit të

objektivave gjatë integrimit të fëmijës tuaj në

shkollë?

13 86.7% 2 13.3% 0 0.0%

A, po ndikon pozitiv programi mësimor në

integrimin e fëmijës tuaj në klasë?

7 46.7% 7 46.7% 1 6.7%

A, jeni të kënaqur nga përkrahja që ofron

DKA-ja dhe stafi professional për fëmijën

tuaj?

7 46.7% 7 46.7% 1 6.7%

A, mendon që fëmija juaj integrohet, në të

gjitha aktivitetet e shkollës?

2 13.3% 12 80.0% 1 6.7%

A sigurohet buxheti nga DKA-ja për

transportin e fëmijës tuaj?

0 0.0% 2 13.3% 13 86.7%

Në bazë të rezultateve të mësipërme shohim se tek pyetja e parë rreth vlerësimit të fëmijëve nga

ekipi profesional kemi 93.3% të prindërve të cilët janë përgjigjur pozitivisht në këtë pyetje, 6.7%

mesatarisht dhe 0% negativisht.

Në pyetjen e dytë rreth mbajtjes së seancave terapeutike nga fëmijët janë 46.7% që janë

përgjigjur Po, 6.7% Mesatarisht dhe 46.7% Jo.

Në pyetjen e tretë për burimet e informacionit për sëmundjen e fëmijës janë 93.3% Po, 6.7%

Mesatarisht dhe 0% Jo.

Në pyetjen e katërt rreth përfshirjes në zbatimin e vlerësimit të objektivave janë 86.7% Po,

13.3% Mesatarisht dhe 0% Jo.

Në pyetjen e pestë rreth ndikimit të programit në integrimin e fëmijëve janë përgjigjur 46.7% Po,

46.7% Mesatarisht dhe 6.7% Jo.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

12

Pastaj në pyetjen e gjashtë rreth kënaqshmërisë për përkrahjen nga DKA-ja janë 46.7% Po,

46.7% Mesatarisht dhe 6.7% Jo.

Në pyetjen e shtatë rreth integrimit të fëmijëve në aktivitetet shkollore, janë 13.3% që janë

përgjigjur Po, 80 % Mesatarisht dhe 6.7% Jo.

Dhe në pyetjen nëse sigurohet buxheti nga DKA për transportin e fëmijëve, shohim se 0% janë

përgjigjur Po, 13.3% Mesatarisht dhe 86.7% Jo.

Tabela e pyetjeve për grupin e mësimdhënësve

Tabela.2.

Në pyetjen e parë nëse kanë përvojë me ÇSA, 46.7% të mësimdhënësve janë përgjigjur Po,

53.3% mesatarisht dhe 0% Jo.

Shohim se 86.7% përdorin PEI për këta fëmijë, 6.7% mesatarisht dhe 6.7% nuk e përdorin.

Shohim se 26.7% janë reagime nga prindërit për integrimin e fëmijëve në klasa të rregullta,

13.3% mesatarisht dhe 60% nuk kanë reagime.

PO MESATARISHT JO

Numri % Numri % Numri %

A keni përvojë me ÇSA ? 7 46.7% 8 53.3% 0 0.0%

A përdorni PEI, me këta fëmijë ? 13 86.7% 1 6.7% 1 6.7%

A keni reagime nga prindërit për

integrimin e këtyre fëmijëve në klasë të

rregullt ?

4 26.7% 2 13.3% 9 60.0%

A janë të pajisur të gjithë fëmijët me

diagnozë të caktuar nga stafi profesional ?

8 53.3% 3 20.0% 4 26.7%

A keni qenë pjesë e hartimit të PEI, në

rastet kur nxënësi ka pas nevoj për një të

tillë ?

6 40.0% 3 20.0% 6 40.0%

A përdorni metoda për integrimin e

fëmijëve me ÇSA, mbrenda klasës ?

14 93.3% 0 0.0% 1 6.7%

A e mendoni si sfidë integrimin e fëmijëve

me ÇSA?

5 33.3% 7 46.7% 3 20.0%

A ju mjafton përkrahja nga Institucioni dhe

DKA-ka për realizimin e punës me këta

fëmijë ?

3 20.0% 9 60.0% 3 20.0%

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

13

53.3% të mësimdhënësve janë përgjigjur se fëmijët janë të pajisur me këtë diagnozë, 20% thonë

mesatarisht dhe 26.7% jo.

Shohim se 40% e mësimdhënesve kanë qenë pjesë e hartimit të PEI, 20% mesatarisht dhe 40%

nuk kanë qenë pjesë e këtij plani.

93.3% të mësimdhënësve janë përgjigjur se përdorin metoda për integrimin e fëmijëve me ÇSA

dhe 6.7% janë përgjigjur Jo.

33.3% e shohin si sfidë, 46.7% si sfidë mesatare dhe 20% thonë se nuk është sfidë ballafaqimi

me fëmijë me diagnozë ÇSA.

Në fund shohim se 20% të mësimdhënësve janë përgjigjur se mjafton kjo përkrahje aktuale e

DKA-s, 60% thonë se është mesatarisht e mjaftueshme dhe 20 % thonë se nuk mjafton.

VËRTETIMI I HIPOTEZAVE

H1. Qasja ndaj fëmijëve me ÇSA në Institucionet Edukative relevante nuk është në nivelin

e duhur.

Për të vërtetuar hipotezën e mësipërme kam realizuar testin faktorial apo analizën faktoriale. Siq

mund të shohim edhe më poshtë, kam paraqitur tabelën e KMO and Bartlett’s Test ku shohim se

ndryshoret të cilat janë përdorur në këtë hulumtim janë të vlefshme për analizën faktoriale.

Në bazë të rezultateve të mësipërme shohim se testi i Barttletit është 44.907 dhe signifikancë prej

.023 <.05 , pra themi se statistikisht ndryshoret janë të vlefshme për analizën faktoriale.

KMO and Bartlett's Test

Kaiser-Meyer-Olkin Measure of Sampling

Adequacy.

.390

Bartlett's Test of

Sphericity

Approx. Chi-Square 44.807

Df 28

Sig. .023

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

14

Total Variance Explained

Compone

nt

Initial Eigenvalues

Extraction Sums of

Squared Loadings

Rotation Sums of Squared

Loadings

Tota

l

% of

Varianc

e

Cumulativ

e %

Tota

l

% of

Varianc

e

Cumulativ

e %

Tota

l

% of

Varianc

e

Cumulativ

e %

1 2.52

6

31.573 31.573 2.52

6

31.573 31.573 2.47

9

30.983 30.983

2 1.91

3

23.911 55.484 1.91

3

23.911 55.484 1.76

4

22.047 53.030

3 1.52

3

19.035 74.519 1.52

3

19.035 74.519 1.71

9

21.489 74.519

4 .889 11.107 85.626

5 .572 7.151 92.778

6 .369 4.611 97.389

7 .132 1.648 99.037

8 .077 .963 100.000

Extraction Method: Principal Component Analysis.

Në bazë të rezultateve shohim se kemi variancat prej 30.983 % deri në 74.519 % të ndarë në tre

komponente. Këtë mund të vërejmë edhe tek grafiku i Scree Plot, të paraqitur më poshtë.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

15

Rotate matrix

Component

1 2 3

A keni përvojë me ÇSA

?

.565 .597 -.134

A përdorni PEI, me

këta fëmijë ?

.134 .822 .154

A keni reagime nga

prindërit për integrimin

e këtyre fëmijëve në

klasë të rregullt ?

.920 -.149 .092

A janë të pajisur të

gjithë fëmijët me

diagnozë të caktuar nga

stafi profesional ?

.008 -.116 .947

A keni qenë pjesë e

hartimit të PEI, në

rastet kur nxënësi ka

pas nevoj për një të tillë

?

.792 .141 .130

A përdorni metoda për

integrimin e fëmijëve

me ÇSA, mbrenda

klasës ?

.253 .335 .595

A e mendoni si sfidë

integrimin e fëmijëve

me ÇSA?

-.671 .068 .633

A ju mjafton përkrahja

nga Institucioni dhe

DKA-ka për realizimin

e punës me këta fëmijë

?

-.392 .748 -.015

Extraction Method: Principal Component Analysis.

Rotation Method: Varimax ëith Kaiser Normalization.

a. Rotation converged in 4 iterations.

Tek analiza e R. C. M. shohim se janë të ndara në tre komponente. Në komponentin e parë kemi

reagimin e prindërve. Në komponentin e dytë është përdorimi I PEI për fëmijët me ÇSA. Në

komponentën e tretë është pajisja e fëmijëve me diagnozë të caktuar nga stafi profesional. Në

bazë të kësaj, ne mund të klasifikojmë në tre faktorë kryesorë qasjen relevante të I.E si mungesa

e kënaqshmërisë me përkrahjen dhe vlerësimin e fëmijëve me ÇSA. Përfshirja e prindërve në

vlerësimin e objektivave. Këto pra janë tri shtyllat kryesore të qasjes relevante të ISH ndaj

fëmijëve me ÇSA .Kurse ndryshoret të cilat masin qasjen relevante tregojnë se kanë vlerësim

negativ nga ana e prindërve dhe si e tillë ne pranojmë hipotezën se: Qasja ndaj fëmijëve me

ÇSA në Institucionet Edukative relevante nuk është në nivelin e duhur.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

16

H2. Pindërit e fëmijëve me ÇSA nuk kanë përkrahje profesionale nga Institucionet

Shtetësore për fëmijët e tyre. Për të vërtetuar hipotezën e mësipërme kam realizuar testin faktorial apo analizën faktoriale. Siq

mund të shohim edhe më poshtë, kam paraqitur tabelën e KMO and Bartlett’s Test ku shohim se

ndryshoret të cilat janë përdorur në këtë hulumtim janë të vlefshme për analizën faktoriale.

KMO and Bartlett's Test

Kaiser-Meyer-Olkin Measure of Sampling

Adequacy.

.246

Bartlett's Test of

Sphericity

Approx. Chi-Square 53.289

Df 28

Sig. .003

Në bazë të rezultateve të mësipërme shohim se testi i Barttletit është 53.289 dhe signifikancë prej

.003 <.05 , pra themi se statistikisht ndryshoret janë të vlefshme për analizën faktoriale.

Total Variance Explained

Compone

nt

Initial Eigenvalues

Extraction Sums of

Squared Loadings

Rotation Sums of Squared

Loadings

Tota

l

% of

Varianc

e

Cumulativ

e %

Tota

l

% of

Varianc

e

Cumulativ

e %

Tota

l

% of

Varianc

e

Cumulativ

e %

1 2.37

9

29.739 29.739 2.37

9

29.739 29.739 2.31

7

28.968 28.968

2 1.87

9

23.489 53.227 1.87

9

23.489 53.227 1.79

5

22.437 51.406

3 1.66

1

20.768 73.996 1.66

1

20.768 73.996 1.60

0

20.002 71.408

4 1.10

0

13.749 87.744 1.10

0

13.749 87.744 1.30

7

16.336 87.744

5 .560 6.998 94.742

6 .222 2.775 97.517

7 .160 2.003 99.520

8 .038 .480 100.000

Extraction Method: Principal Component Analysis.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

17

Në bazë të rezultateve shohim se kemi variancat prej 28.96% deri në 87.74% të ndarë në katër

komponente. Këtë mund të vërejmë edhe tek grafiku I Scree Plot, të paraqitur më poshtë.

Component Matrixa

Component

1 2 3 4

A, është i vlerësuar

fëmija juaj nga ekipi

adekuat profesional?

.865 .119 -.003 .100

A, mban fëmija juaj

seancë terapeutike

profesionale?

.228 .473 .343 .747

A, keni përdor ndonjë

burim informacioni për

të mësuar, më tepër

rreth diagnozës që ka

fëmija juaj?

-.025 .886 -.094 -.201

A, jeni të përfshirë në

zbatimin e vlerësimit të

objektivave gjatë

integrimit të fëmijës

tuaj në shkollë?

-.344 .818 -.149 -.284

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

18

A, po ndikon pozitiv

programi mësimor në

integrimin e fëmijës

tuaj në klasë?

.096 .283 -.834 .371

A, jeni të kënaqur nga

përkrahja që ofron

DKA-ja dhe stafi

professional për

fëmijën tuaj?

.796 .109 .002 -.522

A, mendon që fëmija

juaj integrohet, në të

gjitha aktivitetet e

shkollës?

.903 -.040 -.107 .023

A sigurohet buxheti nga

DKA-ja për transportin

e fëmijës tuaj?

.051 .306 .898 -.005

Extraction Method: Principal Component Analysis.

a. 4 components extracted.

Tek analiza e R. C. M shohim se ndryshoret janë të ndara në katër komponte. Në komponentin e

parë kemi ndryshoret si kënaqshmëria e me DKA-n, Integrimi I fëmijëve dhe vlerësimii fëmijës

nga ekipet adekuate. Në komponentin e dytë janë dy ndryshore të cilat kanë ndikim si përfshirja

në zbatimin e vlerësimit të objektivave dhe përdorimi I burimeve të informacionit për diagnozën

e fëmijëve. Në komponentën e tretë është ndryshorja ndikimi pozitiv I programeve mësimore,

dhe në komponentën e katërt kemi ndryshoren e mbajtjes së seancave terapeutike profesionale

për fëmijët.

Në bazë të kësaj, ne mund të klasifikojmë në katër faktorë kryesorë qasjen relevante të

Institucioneve Edukative si mungesa e kënaqshmërisë me përkrahjen dhe vlerësimin e fëmijëve

me ÇSA, Përfshirja e prindërve në vlerësimin e objektivave, Qasja ndaj programeve mësimore

për integrimin e fëmijëve dhe seancat terapeutike. Këto pra janë katër shtyllat kryesore të

ndikojnë në qasjen profesionale të Institucioneve Shtetërore ndaj fëmijëve me ÇSA.

Gjithashtu edhe ne kete rast ne pranojmë hipotezën se: prindërit e fëmijëve me ÇSA nuk kanë

përkrahje profesionale nga Institucionet Shtetërore për fëmijët e tyre.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

19

1.7. Etika e hulumtimit

Organizimi dhe rrjedha e hulumtimit kërkon menaxhim dhe janë përdor të gjitha veçoritë që

hulumtimi të jetë sa më i përpiktë. Kështu, si fillim është siguruar një vërtetim nga ana e

dekanit të Fakultetit si deshmi që hulumtimi është punë për diplomë.

Mandej është siguruar leje nga bordi drejtues i shkollave dhe qendrave duke ua shpjeguar

arsyen e hulumtimit. Administrimi organizativ kërkonte që pyetësorët të shpërndahen në

mënyrë individuale, të gjithë pjesëmarrësve.

Në fillim, të gjithë pjesëmarrësit janë informuar për arsyen e plotësimit të pyetësorëve, janë

sqaruar të gjitha pyetjet, dhe është bërë shpërndarja e tyre. Pjesëmarrja në hulumtim për të

gjithë ka qenë vullnetare dhe të gjitha të dhënat personale kanë mbetur anonime.

Koha për plotësimin e pyetësorëve, ka lëvizur mes 10-15 min. Koha e grumbullimit të të

dhënave është bërë në periudhën maj – qershor. Shpërndarja dhe grumbullimi i pyetësorëve

pasi janë plotësuar është bërë personalisht nga hulumtuesi.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

20

II. Integrimi i fëmijëve më autizëm në institucione shkollore

2.1. Edukimi inkluziv

Edukim inkluziv do te thotë arsimim i të gjithë fëmijëve në një shkollë, pavarësisht nga anët e

forta dhe dobësitë e tyre në qdo fushë, bëhët pjesë e komunitetit të shkollës. Ata janë të përfshirë

në ndjenjën se i përkasin mesit të nxënësve të tjerë, mësimdhënësve dhe personelit ndihmës.

Inkluzioni nenkupton shkollën që i përgjigjet të gjithë nxënësve duke e marr parasyshë dhe duke

i rikonstrukturuar organizimet e saj në planprogram dhe në dispozita dhe duke i ndarë burimet

për të zgjeruar barabartësinë e mundësisë.

Edukimi inkluziv ndodhë kur të gjithë fëmijët pa dallim marrin pjesë dhe mësojnë së bashku në

të njejtën klasë, (Zabeli, 2010).

2.2. Autizmi, sëmundje apo dukuri e veçantë?

Sipas kërkimeve shkencore në botë prej 10000 fëmijëve 4 ose 5 vuajnë nga çrregullimi i rëndë

zhvillimor i njohur me mërtimin ÇSA. Atë së pari e ka përshkruar Leo Kanner në vitin 1943.

Çrregullimin e quajti autizëm i fëmijëve (infantil), për shkak të simptomave dhe fazes në të cilën

shfaqen. Deri tani, nuk janë konstatuar shkaqet e shfaqjes së çrregullimit të quajtur autizëm. Ai

shfaqet në fëmijërinë e hershme dhe zgjatë gjithë jetën. Fëmijët më autizëm: shikojnë, dëgjojnë,

prekin…por më vështirësi mund t'i bashkojë ato ndjesi në tërësi më kuptim. Për këtë arsye,

tërhiqen në botën e vet në të cilën gjejnë sigurinë, (Rexhepi, 2014).

2.3. Çka është autizmi?

Autizmi është pasojë e çrregullimit biologjik të trurit, i cili e dëmton komunikimin dhe

shkathtësitë shoqërore. Ai e përfshinë një spektër të gjerë të çrregullimeve, që kanë shkallë të

ulët e deri të ajo e lartë. Autistët përshkruhen si persona që jetojnë ''në botën e vet ''. Shumë

autistë, që funksionojnë mire i përshkruajnë dy botë: në "botën e vet" dhe në "botën e jashtme",

(Rexhepi, 2014).

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

21

2..4. Vetitë e autizmit

Autizmin e karakterizojnë këto veti:

mungesa ose shtytja e përdorimit të gjuhës dhe të folurit,

përseritja e fjalëve (ekolalia), në vend të komunikimit normal verbal,

prekja më dorë dhe tërheqja, në vend të kërkesës verbale,

mungesa e komunikimit verbal (gojor), (Rexhepi, 2014).

2.5. Sjelljet e çuditshme të një fëmijë autik:

argëtimi më vetvete,

qeshje e pazakontë,

lidhshmëria e pazakonshme më gjësende,

përseritja e lojës së çuditshme,

insistimi për rutinë dhe për të mos ndryshuar asnjë send,

mundësia e lendimit të vetvetës, (Rexhepi, 2014).

2.6. Instrumentet diagnostifikuese për autizmin:

I. Intervista diagnostike për autizëm e plotësuar (angl. ADI-R), intervista e semistrukturuar e

prindërve,

II. Shkalla diagnostike observuese për autizëm (angl. ADOS) përdoret duke vëzhguar dhe

ndërvepruar më fëmijën, (Rexhepi, 2014).

2.7. Qëndrimet dhe sfidat e para të pranimit të nxënësit me autizëm nga mësuesit në klasë

Çelësi i suksesit të punës me nxënës me AK është kur mësuesi e merr me dëshirë në klasën e tij

dhe pranon angazhimin e tij dhe impenjimin e vazhdueshëm për kujdes dhe ngrohtësi për këtë

fëmijë. Krijimi i një klime të ngrohtë brenda klasës fillon me pranimin nga ana e mësuesit e një

nxënësi të ri me aftësi ndryshe në klasë i cili ka nevojë për mbështetje dhe përkushtim më të

madh se nxënësit e tjerë.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

22

2.1.1. Ndërhyrja dhe trajtimi i autizmit

Ndërhyrje dëshiroj ta quaj të fëmijët pa mbushur tre vjeç, pasi më shumë ka teknikat e saj, të

cilat janë gjithëpërfshirëse dhe e fokusojnë punën si të fëmija, por pak më shumë të prindërit apo

strukturimi familjar, si dhe të çerdhja e kopshti ku fëmija duhet të shkojë sa më parë. Trajtimi

pastaj vërtet kërkon punë të kualifikuar dhe të veçantë për secilin fëmijë si dhe specialist të

formuar. Hershmëria në moshë e bën ndërhyrjen më të lehtë dhe nuk lejojnë sjelljet autike të

bëhen mënyrë jetesë. Ndërhyrjen, psikoedukatori e fillon që në seancën e vlerësimit. Në bisedën

më prindin, ajo synon të kuptuarit e situatës, gjendjen konkrete të fëmijës, ndryshimin e disa

mënyrave të gabuara të qendrimit ndaj tij, sjellje kategorike, çerdhe, apo kopsht sipas rastit dhe

terapi individuale nëse është e nevojshme. Gjithashtu,vlerësimi i tij së bashku më atë të

psikologut, psikomotricientit, terapistës së zhvillimit, janë themelet e ndërtimit të një program

individual, i cili edhe ky, sipas rastit tregon së në ç'fushë të zhvillimit do të synojë më shumë

terapia, (Saqellari, 2017).

2.2.1. Roli i përforcuesëve për ta bërë një aktivitet më fëmijën sa më aktiv dhe sjelljen e tij sa më

të përshtatëshme

Ç'kuptojmë më përforcues?

Përforcuesi është një moment i rëndësishëm në aktivitetin më fëmijën pasi ai nëpërmjet tij

shpërblehet, motivohet materialisht, moralisht apo duke bërë diqka që ka dëshirë, në mënyrë që

pjesëmarrja dhe sjellja e tij përgjatë aktivitetit të jenë sa më të mira: si dhe të lindë tek ai dëshira

për ta provuar e riprovuar një aktivitet. Gjithashtu përdorimi i tyre më vend, rrënjos dalëngadalë

tek fëmija se gjërat që do mund të fitohen edhe duke falur kënaqësi tek tjetri dhe jo vetëm më

britma, dhunë e agresivitet.

Secilit përforcuesit e tij.

Te respektojmë më saktësi etapat e një aktiviteti.

Përdorimi i përforcuesëve.

Përforcuesit duhet të përforcojnë.

Përforcimi duhet të motivojë dhe të përdoret në momentin kur duhet.

Përdorni një larmi përforcuesish.

Vazhdimësia kërkon përforcues të rinj.

Çdo moshë përforcuesit e vet.

Përforcuesi duhet të bëhet mënjëherë pas kryerjes së aktivitetit.

Mos e zgjasni shumë kohën e shuarjes së përforcuesit, ( Saqellari, 2017).

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

23

2.3.1. Si ta nxisim një fëmijë autik të luajë?

Vëzhgojeni më kujdes çfarë lëvizjesh dhe tingujsh është i aftë të bëjë e të thotë fëmija juaj.

Nxiteni atë t'i ribëjë e t'i rithotë ato. Jepini të kuptojë që ky lloj aktiviteti (loja) i jep kënaqësi. Ju

mund ta nxisni fëmijën tuaj me mimikë, apo duke i folur dhe qeshur bashkë më të. Mund ta

nxisni, gjithashtu, duke e përkedhelur dhe duke e marrë hopa në krahë. Kur doni t'i mësoni një

veprim të ri, tregojeni se çfarë duhet të bëjë. Tregojeni atij më gjeste dhe folni çka duhet të bëjë.

Vëzhgojeni më kujdes nëse ia del dot ta bëj atë që ju dëshironi. Nëse nuk e bën dot apo bën një

pjesë të tij, ndihmojeni t'ia dal mbanë. Tregojini më kujdes çfarë duhet të bëjë. Vendosini duart

tuaja mbi të tijat dhe veproni bashkë më të. Përshkruajeni gjihmonë më fjalë atë qfarë jeni duke

bërë. Zhvillojeni të njejtin veprim shumë herë më të. Vëzhgojeni çfarë është në gjendje të bëjë

vetë. Lëreni të jap maksimumin në këtë veprim, pastaj ndihmojeni dhe ju t'ia dal mbanë.

Zhvillojeni një veprim shumë herë, derisa fëmija ta bëjë vetë, pa ndihmë. Kur i'a del mbanë, apo

ia del pjesërisht mbanë, jepini të kuptojë që ju jeni krenar për të. Si t'ia tregoni këtë kënaqësi?

Ashtu siç thamë më lart. Duke i qeshur, duke e marrë hopa, duke i thënë "bravo", duartrokitur

dhe treguar më fjalë se sa krenarë jeni për të. Vetëm kështu ai do të nxitet ta bëj përsëri,

(Saqellari, 2017).

Mos e lejoni nxënësin që t'ju shpërfillë!

Mos e thërrisni nxënësin me emër në mënyrë të përseritur. Nëse ai nuk reagon pas herës së parë

që e thërrisni me emër, ndërpriteni pavarësisht se ç'është duke bërë, përseritjani emrin një herë

dhe ofrojini shtysë për një reagim të përshtatshëm, (Brenan, 2010).

2.4.1. E ardhmja e fëmijëve me autizëm!?

Eshtë e pamundur të përcaktosh si do të jetë e ardhmja e fëmijëve me autizëm. Jetesa plotësisht e

pavarur dhe pavarësia ekonomike janë të mundshme vetëm në pak raste. Në shumicën e rasteve

një i rritur me autizëm do të ketë gjithnjë nevojë për një mbikqyrje. Fëmijët e prekur më rëndë

nga autizmi kanë një të ardhme më pak të pavarur, (Poëers, 2000). Megjithëse diagnoza mund të

pësojë ndryshime në kohë, shumica e fëmijëve të diagnostikuar me çrregullimet e spektrit të

autizmit e mbajnë diagnozën, (Richman, 2001). Megjithatë sipas Poëers (2000) tani për fëmijët

me autizëm ekzistojnë më shumë mundësi dhe alternativa se sa kanë pas ekzistuar më parë. Kjo

bën që të theksosh se një numër gjithmonë e në rritje i këtyre fëmijëve do të rriten me më pak

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

24

probleme paaftësie. Ndërhyrjet e hershme intensive ofrojnë një prognozë shumë të mirë për

fëmijët me autizëm, (Teitelbaum & Teitelbaum, 2008). Sidoqoftë e ardhmja do të jetë më e mirë

dhe mundësitë për zhvillim dhe arritje do të shtohen. Kjo është pasojë e ndërgjegjësimit më të

madh të shoqërisë, familjes, profesionistëve, si dhe shtimit të shërbimeve mjekësore, sociale dhe

arsimore.

Jeta nuk është asnjëherë monotone më një fëmijë autik, (Poëers.D, 2000)

III. Pjesa pedagogjike e punës më fëmijë më autizëm

Plani edukativ individual (PEI) është tërësia e instrumenteve vepruese, materialeve,

metodologjive, aktiviteteve didaktike dhe hapave funksionalë të cilët përdoren në rastet e

nxënësve të diagnostifikuar më çrregullime dhe handikape të ndryshme. Ndërsa plani didaktik i

personalizuar (PDP) është e njejta strategji, por për nxënësit me çrregullime në të nxënë, (Garuli,

2018).

3.1. Plani individual arsimor (PIA)

Plani Individual i Arsimit (PIA) është dokument zyrtar pedagogjik, i cili hartohet për fëmijët me

nevoja të veçanta arsimore, për të cilët ekipi vlerësues komunal apo edhe ekipi në nivel

institucioni ka marrë vendim për arsim me nevoja të veçanta arsimore. Plani Individual i Arsimit

shërben për planifkimin sistematik të nxënies, mësimdhënies, për mbështetjen dhe ndjekjen e

përparimit individual të fëmijës. Plani individual i arsimit duhet të zhvillohet përmes një procesi

bashkëpunues, duke përfshirë shkollën, prindërit, fëmijët (kur është e përshtatshme) dhe

personelin tjetër përkatës. PIA është një dokument i besueshëm (konfdencial) dhe informatat për

të mund t’u jepen të tjerëve vetëm me lejen e prindërve. Ai i referohet përshtatjes së kurrikulës

dhe fokusohet në nevojat me prioritet të nxënësit, (MASHT, 2017).

Plani individual i edukimit është një plan i shkruar për programin arsimor individual të nxënësit,

i cili është i përgatitur sipas nevojave mësimore unike të tij, specifikon qëllimet përkatëse dhe

procedurat për nxënësin me nevoja të veçanta përmes këshillimeve në mes prindit, mësuesit dhe

nxënësit nëse është e mundur, (Cermjani, 2003).

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

25

3.2. Çka përcakton PIA?

Qëllimet edukative, arsimore të fëmijës për periudhën që zgjat plani individual.

Objektivat mësimore të fëmijës përmes të cilave realizohet qëllimi i vendosur.

Metodat e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese.

Burimet e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese.

Përmbajtjen e lëndëve mësimore të idividualizuara ose fushave të aktiviteteve.

Format e vlerësimit të fëmijës.

Personat përgjegjës për hartimin e PIA-së dhe

Procesin e monitorimit dhe rishikimit të tij, (MASHT, 2017).

3.3. Kush duhet ta ketë një PIA?

PIA hartohet për të gjithë fëmijët që, nga ekipi vlerësues komunal apo ekipi i shkollës,

vlerësohen se kanë nevojë për mbështetje arsimore përmes planifkimit të PIA-s. Vendimi për

arsimin me nevoja të veçanta merret për një periudhë të kufzuar kohore (së paku 2 vjet) Pas

periudhës së caktuar kohore, ekipi vlerësues komunal rivlerëson nevojat e fëmijës për

mbështetje dhe pastaj merr vendim nëse duhet të vazhdohet apo të ndërpritet vendimi për

arsim me nevoja të veçanta arsimore. Në rastet kur shihet se fëmija ka ndryshime të

dukshme, mund të bëhet rivlerësimi edhe më herët dhe ekipi brenda shkollës të rekomandojë

që të rishikohet vendimi për arsim me nevoja të veçanta, (MASHT, 2017).

3.4. Kush e harton një PIA

Në takimet për hartimin e PIA-s marrin pjesë: edukatori-mësimdhënësi i klasës, prindi apo

kujdestari, mësimdhënësi mbështetës, mësuesi udhëtues, mësimdhënësi lëndor, ofruesit e

tjerë të shërbimeve profesionale në shkollë (psikologu, pedagogu, logopedi).

Drejtori, i shkollës duhet të jetë i informuar për procesin e PIA-s dhe të sigurojë mbarëvajtjen

e procesit, (MASHT, 2017).

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

26

3.5. Struktura e Planit individual arsimor

3 .5.1. Pjesa administrative

Pjesa administrative e PIA-s ka për qëllim të mbledhë të dhënat kryesore të fëmijës për të cilat

paraprakisht është pajtuar prindi ose kujdestari i tij. Pjesa administrative përbëhet prej pesë (5)

pikave, të cilat synojnë të mbledhin informata themelore për fëmijën për të cilin krijohet PIA.

Pikat e pjesës administrative të PIA-s janë të radhitura si më poshtë: 1. Të dhënat për fëmijë. 2.

Historiku i shkollimit paraprak. 3. Gjendja shëndetësore paraprake dhe aktuale. 4. Institucioni

arsimor ku fëmija do të vijojë mësimin. 5. Shërbimet brenda dhe jashtë institucioneve

edukativo-arsimore, (MASHT, 2017).

3.5.2. Pjesa pedagogjike

Pjesa pedagogjike është pjesa më e rëndësishme e PIA-s. Në këtë pjesë duhet të ketë

informata për gjendjen aktuale të fëmijës, d.m.th. aftësitë, shkathtësitë, prirjet dhe nevojat.

Duhet të përshkruhen qartë qëllimet dhe rezultatet e të nxënit, metodat e punës, përshtatjet,

materialet e nevojshme didaktike për punë dhe mënyrat e vlerësimit të fëmijës. Në vazhdim

do te shpjegohen procedurat dhe mënyra si duhet të plotësohet pjesa pedagogjike e PIA-s.

Niveli i gjendjes aktuale të fëmijës.

Që të mund t’i caktojmë qëllimet dhe rezultatet e të nxënit të fëmijës, duhet të jemi të njohur

me gjendjen e përgjithshme të tij; aftësitë, shkathtësitë dhe nevojat e fëmijës në fusha të

ndryshme. Këtu përshkruajmë aftësitë, shkathtësitë, prirjet dhe nevojat e fëmijës, bazuar në

informatat që merren nga personat që punojnë me fëmijën(referojuni raportit të ekipit

vlerësues komunal) dhe nga familja. Këtu duhet të shënohet edhe data kur është bërë

përshkrimi i gjendjes aktuale të fëmijës.

Qëllimi

Qëllimi kryesor i PIA-s është që fëmija maksimalisht të përfitojë nga procesi mësimor,

bazuar në nevojat, mundësitë dhe potencialin e tij/saj. Për të arritur rezultatet e synuara,

duhet të përcaktohen qëllime të qarta dhe të arritshme për fëmijën, bazuar në potencialet e

tij/saj.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

27

Lëndët e individualizuara

Aplikimi i PIA-s në lëndë të caktuara mund të bëhet atëherë kur fëmija ka vështirësi të

theksuara për të kuptuar përmbajtjet e një lënde dhe nuk është në gjendje të arrijë rezultatet e

pritura minimale në atë lëndë, edhe pasi të jenë bërë përpjekje serioze në këtë drejtim. Pas

kësaj, ajo lëndë mund të individualizohet. Rezultatet e pritshme për lëndë caktohen sipas

nevojave dhe mundësive të fëmijës, jo duke u bazuar në nivelin e klasës, përfshirë edhe

vlerësimin i cili bëhet në bazë të realizimit të rezultateve të pritshme.

Forma e punës pedagogjike sipas fushave të aktiviteteve

Mësimdhënia për fëmijët e moshës parashkollore mund të organizohet përmes fushave të

aktiviteteve: • Fusha e zhvillimit të gjuhës dhe komunikimi • Fusha e zhvillimit fzik dhe

motorik • Fusha e zhvillimit social-emocional • Fusha njohëse dhe njohuritë e përgjithshme •

Fusha e shkathtësive të jetës së përditshme

Vlerësimi pedagogjik brenda qendrës burimore

Ekipi vlerësues pedagogjik në qendra burimore përbëhet nga njerëz të kualifkuar, të cilët

duhet të vlerësojnë fëmijët në të gjitha fushat, nëse ka dilema se mund të ndikojë aftësia e

kufzuar. Nga qendrat burimore për mësim dhe këshillim, të mbështetur dhe nga mësuesit

udhëtues, vlerësimi pedagogjik për nxënësit realizohet dy herë në vit

3.5.3. Pjesa rehabilituese

Përveç pjesës pedagogjike, disa fëmijë kanë nevojë edhe për trajtime rehabilituese, të cilat

kryesisht ofrohen jashtë institucioneve edukativo-arsimore. Përveç qendrave burimore, të

cilat mund të ofrojnë disa shërbime, shërbimet e tjera janë në domenin e institucioneve

shëndetësore. Kjo pjesë duhet të plotësohet vetëm në rastet kur fëmija merr shërbimet

rehabilituese.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

28

Shkalla e ndryshimit të modifikimit të autizmit të fëmijërisë së hershme (M-CHAT) është një

shkallë e shqyrtimit e zhvilluar për të zbuluar simptomat e autizmit tek fëmijët e moshës 18-30-

36 muaj. M-CHAT përbëhet nga një total prej 23 artikujsh dhe zgjat rreth 10-15 minuta për të

aplikuar. M-CHAT tregon vetëm nëse fëmija juaj dyshohet për autizëm.

Emri dhe mbiemri______________________ /// Datëlindja_________________________ ///

Data e plotësimit__________

Ju lutem lexoni secilën nga pyetjet dhe rrethoni një numër nga 1 ose 2 i cili tregon se sa shumë

pyetja ose pohimi ka qenë apo është prezent. Nuk ka përgjigje të saktë apo të gabuar

Shkallët e vlerësimit:

1. Po 2. Jo

1 A gëzohet fëmija juaj kur perkedhelet, etj 1 2

2 A interesohet fëmija juaj për fëmijët e tjerë? 1 2

3 A ngjitet fëmija juaj në objekte, siç janë shkallët? 1 2

4 A gëzohet fëmija juaj duke luajtur, kërcyer , fshehur? 1 2

5 A pretendon ndonjehere fëmija juaj sikur po flete në telefon ose sikur po

kujdeset për një kukull apo gjera gjera tjera?

1 2

6 A përdor fëmija juaj gishtin e tij tregues për të kërkuar diçka? 1 2

7 A e perdor fëmija juaj ndonjëherë gishtin e tij për të treguar, apo interesuar

për diçka?

1 2

8 A mundet fëmija juaj të luajë siç duhet me lodra të vogla (p.sh. makina apo

blloqe, kuba ) pa i rrezuar ato?

1 2

9 A ju sjellë ndonjëherë fëmija juaj gjera për t'ju treguar diçka? 1 2

10 A të shikon fëmija juaj në sy për më shumë se dy sekonda? 1 2

11 A imiton fëmija juaj? (p.sh., bëni një fytyrë - a do ta imitojë fëmija juaj?) 1 2

12 A i përgjigjet fëmija juaj emrit të tij / saj kur ju telefononi? 1 2

13 A te duket se fëmija juaj ndonjëherë është tepër i ndjeshëm ndaj zhurmës

(p.sh. mbyll veshëve)?

1 2

14 A buzëqesh fëmija juaj si përgjigje ndaj fytyrës ose buzëqeshjes suaj? 1 2

15 Nëse ju e sillni verdall një lodër në të gjithë dhomën, a e shikon fëmija juaj

atë?

1 2

16 A ec fëmija juaj? 1 2

17 A i shikon fëmija juaj gjërat që po shikoni ju? 1 2

18 A ka fëmija juaj lëvizje të pazakontë të gishtit pranë fytyrës së tij / saj? 1 2

19 A përpiqet fëmija juaj të tërheqë vëmendjen tuaj në aktivitetin e tij / saj? 1 2

20 A keni menduar ndonjëherë nëse fëmija juaj është i shurdhër? 1 2

21 A e kupton fëmija juaj atë që thonë njerëzit? 1 2

22 A mundohet ndonjëherë fëmija juaj të ngulmojë pa arsye apo të endet/leviz pa

qëllim?

1 2

23 A ju shikon fëmija juaj në fytyrë për të kontrolluar reagimin tuaj kur

ballafaqohet me diçka te panjohur?

1 2

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

29

IV. PJESA REHABILITUESE E FËMIJËVE MË AUTIZËM

Përmbledhje e shkurtër e metodave rehabilituese më të përdorura në botë

3.1. Terapi rehabilituese

TEACCH

TEACCH është një nga metodat më të përhapura sot në botë.

Objektivi i saj është aftësimi i fëmijës për t'u bërë zot i vetës.

Për këtë metodë, autonomi do të thotë të jesh i pavarur.

I madhi e ndihmon shumë fillimisht fëmijën dhe dalëngadalë me rritjen e aftësive të tij e

zvogëlon këtë ndihmë. Aktivitete synojnë rritjen e aftësive të vetë fëmijës dhe jo t'I shpallin

luftë autizmit. Kjo metod fut në lojë prindërit, edukatorët dhe pothuajse gjithë rrethin e

njerëzve rrotull fëmijës, organizon, strukturon dhe modifikon mjedisin e aktivitetet që kryhen

aty, emëson fëmijën të orjentohet në hapësirë, e ta vendosë atë në funksion të lojës që

zhvillon si dhe përdor koncepte funksionale për të nxënë konceptë të së përditëshmes.

Gjithashtu përdor mekanizma për përmirësimin e komunikimit. Më anë, të figurave,

përshkrimit të tyre, i jep fëmijës strategji komunikimi, në mënyrë që ai të kuptoj sa më mirë

botën që e rrethon dhe gjithashtu të kuptohet nga ajo. Si metod gjithëpërfshirëse, zvogëlon

stresin e prindërve dhe nuk është shumë e kushtueshme. Integrimi në shkolla është qellimi i

saj. Mund të përdoret së pari individualisht dhe pastaj në grup, (SAQELLARI, 2017)

PECS

PECS bën mirë dallimin midis të folurit dhe komunikimit, duke i dhënë përparësi këtij të

fundit nëpërmjet shkëmbimit të imazheve dhe vetë sendeve konkrete, përdor shumë foto të

sendeve, kafshëve, objekte shtëpie, veshje, ushqime etj. Fillimisht kjo metodë kërkon praninë

e dy terapistëve me një fëmijë. Më anë të manovrimit gjatë seancës, pra kur fëmija kërkon

një send, një nga terapistët e shtyn atë të marrë imazhin e tij dhe tjetri e nxit t'ia japë. PECS

është një metodë që në shumë raste arrin të nxitë dhe aftësitë e të folurit, pasi gjithmonë

terapisti qdo veprim e shoqëron më fjalë.

Është metodë që kalon nëpër disa faza, dhe si e tillë kërkon formim të veçantë.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

30

ABA

Metoda ABA është e njohur ndryshe edhe si IBI ( Intensive behavior Intervention ) apo

metoda Lovas. Baza e ndërhyrjes së saj është ndryshimi i sjelljes më anë të të nxënit të

ushtruar shumë herë, intensivisht dhe me motivim. Programi që ajo sot përdor është miratuar

më 1987. Një ndër qellimet parësore që ka është integrimi i femijës në çerdhe.

Si objektiv ka të mësuarit e të nxënit, duke synuar rritjen e aftësive përqendruese, ato të

vemëndjes, imitimit, të kuptuarit dhe të shprehurit të gjuhës si dhe shkathtësimin në

elementet fillestare të diturisë dhe vetëshërbimit. Si metodë mbështetet në tri elemente, dmth

çdo aktivitet kalon në tri etapa:

mbështetja, ndihma me anë të udhëzimeve që i jepen fëmijës për të kryer aktivitetin, i

cili mund të jetë i qfarëdoshëm,

përgjigja dhe sjellja e fëmijës gjatë kryerjes së këtij aktiviteti, të cilat mund të jenë të

mira, të kënaqshme apo mungojnë fare,

reagimi i terapistit ndaj kësaj përgjigjeje dhe kësaj lloj sjelljeje.

Si metodë, më gjithë koston e lartë që e ka dhe intensitetin në kohë (30-40 orë në javë) ajo po

përhapet në shumë vende dhe po jep rezultate pozitive. Kjo metodë tregon se sa e

rëndësishme është për këta fëmijë terapia individuale dhe motivimi i tyre. Ngulmon në

përseritje deri në përvetësimin e plotë të aktivitetit dhe rrit aftësitë përqendruese të fëmijës e

ato verbale, (SAQELLARI, 2017).

3.2. Shërbimet terapeutike

Edukimi dhe këshillimi i familjes më një program të veçantë.

ABA (Aplied Behavior Analisys).

Terapi speciale për komunikim (logoterapi).

Occupational Therapy (terapi për muskujt e lehtë të duarve apo gishtërinjëve).

Physical Therapy ( terapi fizike me muskujt e rendë).

Shërbime psikologjike kur është e nevojshme, (Kurti, 2010).

3.3. Vendi ku ofrohen shërbimet rehabilituese:

1. Shkolla. 2. Qendrat burimore 3. OJQ-të. 4. Qendrat e mjekësisë familjare. 5. Spitalet

rajonale dhe QKMF-të, (MASHT, 2017).

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

31

PËRFUNDIM

Bazuar në këtë studim dhe hulumtimin e bërë në kuadër të tij, mund të përfundojmë se hipotezat

e ngritura në kuadër të integrimit të fëmijëve me autizëm, ndikon pozitivisht në përmirësimin e

parametrave psikosocialë dhe edukativ, mirëpo mungon pjesa rehabilituese.

Profesionistët adekuat, duhet të fokusohen më tepër në mënyren sesi ndërhyjnë në terapi

individuale tëk fëmijët. Hulumtimi nxjerrë në pah që raporti në mes terapistit dhë prindërve

duhet të jetë shumë i ngushtë dhe të funksionojë në mënyrë të pandërprerë.

Por, prindërit kanë një rol shumë të rëndësishëm, për të bërë sa më të kuptueshme sjelljet e

fëmijës për specialistët dhe personat e përfshirë në trajtim. Prindi ka shumë informacion lidhur

me sjellje specifike të shfaqura nga fëmija dhe frekuencat e shfaqjes së tyre. Në mënyrë që të

sigurohet një pasqyrë e plotë e sjelljes së fëmijës, prindërve mund t’u kërkohet të vëzhgojnë dhe

të ruajnë informacionin lidhur me sjelljet e fëmijës, ashtu sikurse ato shfaqen në kontekstin e

shtëpisë apo në mjedis. Këto vëzhgime të bëra nga prindërit do të mund të jepnin një ndihmë

shumë të madhe në ndërhyrjet e parashikuara nga specialistët, dhe do të krijonin një plan më të

saktë ndërhyrjesh. Prindërit duhet të trajnohen në përdorimin e këtyre strategjive, për të

menaxhuar në mënyrë më efektive aspekte të ndryshme të sjelljes së fëmijës. Fatmirësisht

hulumtimi nxjerrë të dhëna që prindërit kanë bërë përpjekje që të informohen, sa më shumë rreth

spektrit të autizmit dhe menyrave të cilat dërgojnë deri tek përmirësimi për këtë çrregullim.

Duhet parë me pozitivitet fakti që, sot i është kushtuar shumë rëndësi të kuptuarit dhe trajtimit të

çrregullimeve të spektrit të autizmit. Ka shumë shpresa në zbulimet e reja, të cilat mund të

rezultojnë në trajtime më efektive që do të ndihmojnë këta fëmijë të jetojnë të lumtuar dhe të

jenë produktiv në jetë. Andaj, hulumtimi është fokusuar më tepër në atë sesa këta fëmijë po

integrohen në entë shkollore dhe sesi po rehabilitohen.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

32

REKOMANDIME

Rekomandim për MASHT: Që të ofrojnë sa më shumë trajnime në fushën e edukimit special në

menyrë që të avansohen me metoda të punës dhe strategji të çasjes më fëmijë më Çrregullime të

spektrit të autizmit.

Rekomandim për DKA: Që të bëjë mbikqyrjen e punës së edukatoreve duke ndihmuar dhe

korigjuar punën e tyre, duke i pajisë më mjete të punës për aktivitete të ndryshme të cilat

ndihmojnë mësimnxënien tek fëmijët më Çrregullime të spektrit të autizmit.

Rekomandim për Edukatore: Eduaktoret të kenë një bashkpunim sa më të ngushtë që të kenë

mundësi të shkëmbejnë, ide në mes vete.

Rekomandime për Prindër:

të hulumtojnë sa më shumë rreth çrregullimit të autizmit prej momentit kur fëmija i tyre

diagnostifikohet,

ta pranojnë si të tillë në familje, mjedis,

të kenë durim dhe vullnet për trajtim më tutje për fëmijën e tyre.

të kërkojnë ndihmë nga profesionistët e fushës përkatëse,

të kërkojnë trajtim profesional për fëmijën e tyre,

të kërkojnë nga mësimdhënësi integrim në klasë dhe në aktivitete gjithëpërfshirëse, dhe

të kërkojnë të jenë pjesëmarrës në hartimin e planeve individuale arsimore.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

33

LITERATURA

Ariel, C. N., & Naseef, R. A. (2006). Voices from the Spectrum: Parents, Grandparents, Siblings, People

ëith Autism, and Professionals share their Ëisdom. London: Jessica Kingsley Publishers.

Cërmjani, M. (2003). EDUKIMI SPECIAL NË KOSOVË. Prishtinë.

Chaëarska, K., Klin, A., & Volkmar, F. R. (2008). Autism Spectrum Disorders in Infants and Toddlers.

Neë York: The Guilford Press.

Fein, D., & Dunn, M. A. (2007). Autizmi në klasën tuaj: Udhëzues i përgjithshëm i mësuesit për nxënësit

me çrregullime të spektrit të autizmit. Bethesda: Ëoodbine House.

Groos, D, P. (2006). Thë Goldën Bridgë. Unitëd Statëd of Amërica.

Kurti, V. (2010). Autism. Tiranë.

Musai.B.,(2003), Metodologji e mësimdhëniës, Tiranë

Musai B. (1999) Psikologji edukimi, Tiranë

Mulliqi, S. (2008). “ Fëmijët më nëvoja të vëçanta në institucionët parashkollorë dhë në klasat ë rrëgullta

në shkollat fillorë. Prishtinë.

Poëers, D, M. (2000). Fëmijët më autizëm. Tiranë.

Poëers, M. D. (2000). Fëmijët me autizëm: Udhëzues për prindërit. (Botimi i dytë). Bethesda: Ëoodbine

House.

Rexhepi, Z. (2014). AUTIZMI-INFORMATA&KËSHILLA. Prishtinë.

Richman, S. (2001). Raising a Child ëith Autism. London: Jessica Kinsley Publishers.

Saqellari, S. (2011). Autizmi në këndvështrimin psikoëdukativ. Tiranë.

Saqellari, S.(2017). Autizmi. Tiranë.

Siegel, B. (2003). Helping Children ëith Autism Learn: Treatment Approaches for Parents and

Professionals. NY: Oxford University Press.

Siegel, B. (1996). The Ëorld of the Autistic Child : Understanding and Treating Autistic Spectrum

Disorders. Oxford: Oxford University Press.

Teitelbaum, O., & Teitelbaum, P. (2008). Does your baby have autism?: dedecting earliest signs

of autism. Neë York: Square One Publishers.

Ulaj, Ë. (2013). Edukimi i fëmijëvë më dëmtimë në të parë. Pejë. Zabëli, N. (2001). Nxënësit më

nevoja të veçantë. Prishtinë.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

34

SHTOJCA

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

35

TEMA: Integrimi i fëmijëve me Çrregullime të spektrit të autizmit, aspekti pedagogjik,

rehabilitues. Kërkuese e hulumtimit: Arjetë Demaj – Studente në Universitetin e Gjakovës –

Fakulteti i Edukimit – Parashkollor – viti IV.

UDHËHEQËS I TEMËS – PROF,DR, SHEFQET MULLIQI

Tё dhёnat e studimit do tё ruhen. Emri juaj nuk do të shkruhet në asnjë vend. Nёse tё dhёnat e kёtij studimi

publikohen, asnjё informacion identifikimi personal nuk do tё bёhet i ditur. Do tё ruajmё fshehtёsinё e pjesёmarrjes

nё kёtё studim deri nё kufirin e lejueshёm me ligj. PJESËMARRJA ËSHTË VULLNETARE

Data e plotësimit____________________

Gjinia: ___________________________

Mosha: ___________________________

Sa vite pune keni më fëmijët më ÇSA ? _____________________________

Ju lutem, rrethojeni vetëm njëren përgjigje!

1. A keni përvoj punë më fëmijë më ÇSA?

Po Mesatarisht Jo

2. A përdorni PEI, më këta fëmijë?

Po Mesatarisht Jo

3. A, keni reagime nga prindërit për integrimin e këtyre fëmijëve në klasë të rregullt?

Po Mesatarisht Jo

4. A janë të pajisur të gjithë fëmijët më diagnozë të caktuar nga stafi profesional?

Po Mesatarisht Jo

5. A keni qenë pjesë e hartimit të PEI, në rastet kur nxënësi ka pas nevoj për një të tillë?

Po Mesatarisht Jo

6. A përdorni metoda për integrimin e fëmijëve më ÇSA, mbrenda klasës?

Po Mesatarisht Jo

7. A, e mendoni si sfidë integrimin e fëmijëve më ÇSA?

Po Mesatarisht Jo

8. A ju mjafton përkrahja nga Institucioni dhe DKA-ja për realizimin e punës më këta fëmijë?

Po Mesatarisht Jo

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Demaj.pdfklasa të rregullta dhe në klasa të bashkëangjitura sado përvoj pune të kenë profesionistet e edukimit special prapë se prapë

36

TEMA: Integrimi i fëmijëve me Çrregullime të spektrit të autizmit, aspekti pedagogjik,

rehabilitues. Kërkuese e hulumtimit: Arjetë Demaj – Studente në Universitetin e Gjakovës –

Fakulteti i Edukimit – Parashkollor – viti IV.

UDHËHEQËS I TEMËS – PROF,DR, SHEFQET MULLIQI

Tё dhёnat e studimit do tё ruhen. Emri juaj nuk do të shkruhet në asnjë vend. Nёse tё dhёnat e kёtij studimi

publikohen, asnjё informacion identifikimi personal nuk do tё bёhet i ditur. Do tё ruajmё fshehtёsinё e pjesёmarrjes

nё kёtё studim deri nё kufirin e lejueshёm me ligj. PJESËMARRJA ËSHTË VULLNETARE

Data e plotësimit____________________

Gjinia: ___________________________

Mosha: ___________________________

Koha që nga diagnoza ? _____________________________

Ju lutem, rrethojeni vetëm njëren përgjigje!

1 .A, është i vlerësuar fëmija juaj nga ekipi adekuat profesional?

Po Mesatarisht Jo

2. A, mban fëmija juaj seancë terapeutike profesionale?

Po Mesatarisht Jo

3. A, keni përdor ndonjë burim informacioni për të mësuar, më tepër rreth diagnozës që ka fëmija juaj?

Po Mesatarisht Jo

4. A, jeni të përfshirë në zbatimin e vlerësimit të objektivave gjatë integrimit të fëmijës tuaj në shkollë?

Po Mesatarisht Jo

5. A, po ndikon pozitiv programi mësimor në integrimin e fëmijës tuaj në klasë?

Po Mesatarisht Jo

6. A, jeni të kënaqur nga përkrahja që ofron DKA-ja dhe stafi professional për fëmijën tuaj?

Po Mesatarisht Jo

7. A, mendon që fëmija juaj integrohet, në të gjitha aktivitetet e shkollës?

Po Mesatarisht Jo

8. A sigurohet buxheti nga DKA-ja për transportin e fëmijës tuaj?

Po Mesatarisht Jo

Ju faleminderit për bashkëpunimin!