gazeta telegram viti ii botimi 14

24
Tg 1 www.telegram.al info.telegram.al E premte, 22 maj 2015 Gazeta Telegram Tele g ram për ty Faqe 20 * Drejtor/Editor. Brahim Shoshi Viti II i botimit Nr. 14 E premte 22 maj 2015 Çmimi 50 Lekë, 1,00 € DIETA: SI TË BËHESH SLIM PËR SHTATË DITË EDITORIAL Ar-mik me fqinjët FAQE 9 Në fushatën elektorale të vitit 2013, ish- lideri i opozitës, sot kryeministër, Edi Rama, lançoi platformën e tij të politikës së jashtme, të bazuar në parimin: "Zero probleme me fqinjët". I ardhur në pushtet me një frymë thellësisht të moderuar, imazhi i përcjellë nga Rama në atë fushatë ishte ai i europianistit të thekur në Ballkanin arkaik... KU I GJEJNË PARTITË PARATË E FUSHATËS Fondet e buxhetit të shtetit dhe donatorëve privatë për subjektet politike. Shumat e dhëna gjatë tri zgjedhjeve të fundit. ANALIZË/ “Si ta shpëtojmë pushtetin që del nga vota” Faqe 4-5 KAPSLLËKU, SHKAQET DHE TRAJTIMI I TIJ Faqe nr 16 ANALIZË Maqedonia, si një piketë e Rusisë për "Turkish Stream" Faqe 8 KONFERENCA Investitorët italianë: Shqipëria, kjo mundësi e madhe Faqe 13 EKSKLUZIVE Shqipëri - Greqi, në prag lufte DOKUMENTET/ Gazeta “Telegram” zbulon dokumentin që tërboi Athinën zyrtare. Sapo qeveria shqiptare njoftoi fillimin e procedurave për kërkime gazi në detin Jon,reagojnë autoritetet greke. Pakti detar dhe zona me pasurinë 400 miliardë dollarë ERVIN BUSHATI: KAM ME NDEZ KËTË VERË Faqe 12 SPECIALE/ Edison Kurani Vonesa e dytë e Isës drejt Vlorës Faqe 10-11 VENDORE 2015 Sot mjeku, nesër kreu i bashkisë Librazhd Faqe 6 Nga Roma/ Valentina Gjoni Pse nuk u burgos shqiptarja që vrau 3 fëmijët në Itali Faqe 14 Gratë dhe rinia, prioritet për bashkinë Përrenjas NJË TELEGRAM PËR TY ÇDO TË PREMTE T g C M Y K Redaksia: Rr. “3 Dëshmorët”, pall. Lorena TR2, Shkalla “C”, Hyrja 7/1, Yzberisht-Tiranër. tel/fax+35545200045 Marketing: Cel: +355673533435 e-mail: [email protected] Fadil Brazhda: Miranda Rira NA NDIQNI DHE NË RRJETET SOCIALE Tg

Upload: brahim-shoshi

Post on 25-Jul-2016

282 views

Category:

Documents


14 download

DESCRIPTION

Gazeta Telegram Viti II Botimi 14 E Premte 22 Maj 2015

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

Tg1www.telegram.al

info.telegram.al

E premte, 22 maj 2015

Gazeta Telegram

Telegrampër tyFaqe 20

* Drejtor/Editor. Brahim Shoshi

Viti II i botimit Nr. 14 E premte 22 maj 2015 Çmimi 50 Lekë, 1,00 €

DIETA: SI TË BËHESH SLIM PËR SHTATË DITË

EDITORIAL

Ar-mik me fqinjët

Nga Brahim SHOSHI

FAQE 9

Në fushatën elektorale të vitit 2013, ish-lideri i opozitës, sot kryeministër, EdiRama, lançoi platformën e tij të politikëssë jashtme, të bazuar në parimin: "Zeroprobleme me fqinjët". I ardhur nëpushtet me një frymë thellësisht tëmoderuar, imazhi i përcjellë nga Ramanë atë fushatë ishte ai i europianistit tëthekur në Ballkanin arkaik...

KU I GJEJNË PARTITË

PARATË E FUSHATËSFondet e buxhetit të shtetit dhe donatorëve privatë për subjektetpolitike. Shumat e dhëna gjatë tri zgjedhjeve të fundit.ANALIZË/ “Si ta shpëtojmë pushtetin që del nga vota”

Faqe 4-5

KAPSLLËKU, SHKAQET DHE TRAJTIMI I TIJ Faqe nr 16

ANALIZË

Maqedonia, si një piketë eRusisë për "Turkish Stream"

Faqe 8

KONFERENCA

Investitorëtitalianë:Shqipëria,kjo mundësie madhe

Faqe 13

EKSKLUZIVE

Shqipëri - Greqi,në prag lufte

DOKUMENTET/Gazeta “Telegram” zbulon dokumentinqë tërboi Athinën zyrtare. Sapo qeveria shqiptare njoftoi fillimine procedurave për kërkime gazi në detin Jon, reagojnë autoritetetgreke. Pakti detar dhe zona me pasurinë 400 miliardë dollarë

ERVIN BUSHATI:KAM ME NDEZ KËTË VERË

Faqe 12

SPECIALE/ Edison Kurani

Vonesa e dytë eIsës drejt Vlorës

Faqe 10-11

VENDORE 2015

Sot mjeku,nesër kreu ibashkisëLibrazhd

Faqe 6

Nga Roma/ Valentina Gjoni

Pse nuk u burgosshqiptarja që vrau3 fëmijët në Itali

Faqe 14

Gratë dherinia, prioritetpër bashkinë

Përrenjas

NJË

TE

LE

GR

AM

R T

Y Ç

DO

PR

EM

TE

Tg

C M Y K

Redaksia: Rr. “3 Dëshmorët”, pall. Lorena TR2, Shkalla “C”, Hyrja 7/1, Yzberisht-Tiranër. tel/fax+35545200045 Marketing: Cel: +355673533435 e-mail: [email protected]

Fadil Brazhda:

Miranda Rira

NA

ND

IQN

I D

HE

RR

JET

ET

SO

CIA

LE

Tg

Page 2: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

TgE premte, 22 maj 20152 www.telegram.al

info.telegram.alGazeta Telegram FOKUS

EKSKLUZIVE

GREQI - SHQIPËRI NË PRAG LUFTE/

Telegram zbardh shkresën e ministr it të

Energjetikës, Damian Gjiknuri që i hap rrugën

kërkimeve për naftë dhe gaz edhe në detin Jon,

pikërisht në zonën ku ka pretendime Greqia.

Hartat dhe dokumentet. A ka lidhje vizita e

presidentit Erdogan në Tiranë? Ja reagimet e

ashpra të Athinës dhe bojkoti i ministrit Kotzias

Albert GjokaGjithçka nisi vetëm një javë ditë mëparë. Një urdhër i firmosur ngaministri i Energjisë së Shqipërisë,Damian Gjiknuri, ka shkaktuar tërmetnë Athinë. Më në fund autoritetetshqiptare i hapën rrugë nisjes sëkërkimeve në det për naftë dhe gaz,duke autorizuar AgjencinëKombëtare të Burimeve NatyroreAKBN që të nisë negociatat meinvestitorë të huaj. Sapo lapsi ështëvënë në të ashtuquajturin Blloku Nr.5, kanë reaguar edhe autoritetet evendit fqinj, duke ngritur pretendimetse Shqipëria po cenon pjesë tëterritorit grek. Në atë zonë ku do tëvendosen edhe sondat e shpimit ështëtrekëndëshi i përfolur se iu dhuruaGreqisë përmes Paktit në vitin 2009,por që u rrëzua nga GjykataKushtetuese.Në dokumentin që mban datën 15maj 2015 (shih dokumentin), Gjiknuriurdhëron AKBN "të publikojë

menjëherë, në faqen e saj të internetithartën e blloqeve të lira të kërkimitnë territorin e Republikës sëShqipërisë si dhe formularin eaplikimit. Pjesë e këtij publikimi duhettë jetë edhe vendosja e afatit tëdorëzimit të aplikimit për blloqet Joni- 5 (në det), Rodoni (në det), Panajadhe Blloku C, i cili duhet të jetë derimë datën 25.06.2015. Në të njëjtënkohë, edhe Agjencia Kombëtare eBurimeve Natyrore ka bërë shpalljene procedurave. Por, ka qenë i flaktëedhe reagimi i Greqisë. Ministri iEnergjisë në qeverinë Cipras, Kotziaska marrë vendimin e parë dukebojkotuar pjesëmarrjen në takiminrajonal të SEECP-it për Energjinë qëpritet të zhvillohet në Tiranë këtëfundjavë. Por, kjo nuk është asgjëpërballë asaj që po lëviz nën rrogoznë shtetin fqinj.AKBN nis proceduratMenjëherë pas urdhrit që ka nxjerrëministri i Energjetikës, AKBN kanisur procedurat e mëtejshme përmarrjen e ofertavepër kërkimet nëzonat përkatëse përnaftë dhe gaz. "Tele-gram" ka zbuluarshkresën që mbandatën 20 maj 2015,e ci la njoftonlançimin eprocedurave sëbashku me"Albpetrol" dheështë në pritje tëmarrjes së ofertaveqë mund të vijnënga kompanitëndërkombëtare.Në rregulloren enxjerrë jepen tëdhënat përprocedurat ea p r o v i m i t ,marrëveshjet elicencimit dhe afatet

respektive. Në pikën a të saj thuhet:MEI dhe AKBN do të publikojnënë faqet e tyre në internet hartën ehapësirave të vlefshme (blloqet) tënaftës dhe gazit në territorin eRepublikës së Shqipërisë si dheformularin e aplikimit. Formulari iaplikimit duhet të përfshirë edhekohën e aplikimit nga aplikantët përzonat e l ira . Në dokumentin esiguruar nga gazeta thuhet sekompanitë e interesuara duhet tëparaqesin tek ministria eEnergjetikës, AKBN apo"Albpetrol", në rast se kjo zonëadministrohet nga kjo e fundit, njëaplikim për të hyrë në marrëveshje.Në rast se aplikimi është paraqiturte Ministria e Energjetikës, aidërgohet tek AKBN për shqyrtimbrenda 10 ditëve.Në dokument thuhet se AKBNverifikon aplikimin sipas kësajprocedure:Në rastin kur AKBN apo "Alpetrol"marrin një aplikim nga një kompani Harta e blloqeve të kërkimit në det

HISTORIA

NAFTA NË JON

Ylli Bufi: E dinim për rezervat nën detYlli Bufi, ish-kryetar i Këshillit të Ministrave në Qeverinë e Stabilitetit në vitin 1991 dhe ish-ministër

i Ekonomisë në disa qeveri të drejtuara nga socialistët nga viti 1997, konfirmon ekzistencën e

kërkimeve në detin Jon nga kompani amerikane, që para vitit 1990 për naftë e gaz. Sipas tij, Greqia

atë kohë nuk është përpjekur të kryejë kërkime apo shfrytëzim të naftës në det, ndërkohë që

vazhdimisht është paraqitur si ndërmjetëse për të sjellë gazin rus, nëpërmjet gazsjellësve të

kompanisë Gazprom që kalojnë në territorin e fqinjit tonë jugor, drejt Shqipërisë, ndërkohë që ka

këshilluar që Tirana të mos ketë si objektiv lidhje me burime alternative gazi, si ato nga Italia apo

Azia. Në një intervistë për mediat para pak kohësh ai shpjegon se pse në vite është mbajtur në

fshehtësi ekzistenca e hidrokarbureve në pjesën shqiptare të Jonit. Ai thotë se kur ka marrë postin e

kryeministrit në vitin 1991, në përputhje me marrëveshjet e gjithë partive parlamentare të vendit, në

krye të një qeverie të Stabilitetit, ka gjetur në punë e sipër specialistët e kompanisë "Hamilton",

pikërisht në të ashtuquajturin Blloku Nr. 5. Ata po kryenin kërkime në përputhje me një platformë

kërkimesh, e cila ishte hartuar nga qeveritë e mëparshme, të kohës para viteve 1990.

Ja dokumenti që

Faksimile e faqes zyrtare të AKBN-së ku bëhennjoftimet në anglisht për kompanitë e huaja

Page 3: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

Tg3www.telegram.al

info.telegram.al

E premte, 22 maj 2015

Gazeta TelegramFOKUS

"tërboi" Athinënnë zonat në dispozicion apo fushat enaftës, atëherë, këto dy ente brenda10 ditëve nga momenti i aplikimit dotë paraqesin te ministria eEnergjetikës dokumentacionin enevojshëm dhe një kërkesë përaprovimin e fillimit të bisedimeve mekompanitë e interesuara. Ministriamundet që ta aprovojë apo refuzojënisjen e bisedimeve brenda 7 ditëve.Dokumenti thotë se kur ka më shumëse një aplikim, atëherë AKBN dhe"Albpetrol" mbështeten nëkapacitetet teknike dhe financiare tëaplikantit, si dhe në bazë të termavedhe kushteve të marrëveshjes. Edhenë këtë rast, vendimin e merrministria e Energjetikës.Sapo të hapet dritat jeshi le nënivelin e ministrisë, AKBN dhe"Albpetrol" nisin bisedimet mekompaninë e përzgjedhur që ështëe aprovuar nga MEI. Urdhri iMinis tr i t parashikon edheekspertët e jashtëm që caktohenpër të qenë pjesë e g rupi t tënegocimit. Në dokument in qëështë publikuar në faqen zyrtare tëAgjencisë Kombëtare të BurimeveNatyrore përcaktohen të gjithaetapat dhe afatet kohore që do tëndiqen. Një gjë të bën përshtypje:Koha e parashikuar për shpalljene njoftimit, marrjen e ofertave,nisjen e bisedimeve është tejet eshpej të. Deri më tani nuk kandonjë emër të përfolur ngakompanitë e interesuara ndonësenë Tiranë ishte para pak ditëshpresidenti turk, i cili shoqërohejnga një delegacion me të paktën120 kompani private. Mes tyrekishte edhe f i rma që shfaqeninteres për të investuar në sektorine hidrokarbureve.Reagimi në GreqiVendimi për nisjen e kërkimeve përnaftë dhe gaz në detin Jon përkoipikërisht me ardhjen e presidentit tëTurqisë në Tiranë, Rexhep TaipErdogan. Mbase është edhe rastësi,por nisma e palës shqiptare për të bërëkërkimet në det është interpretuar ngaGreqia si shkelje e territorialitetit tësaj pasi në atë vend ndodhet, sipas saj,Epiri i Jugut. Mediat e vendit fqinjbëjnë të ditur se zona ku po bëhenkërkimet është pjesë e Epirit në zonëne Greqisë veriperëndimore. Sipas"Kathimerinit", kjo konsiderohetnisma me rrezikun më të lartë përmarrëdhëniet mes dy vendeve. PorTirana zyrtare i kërkoi autoritetevegreke që të rishikojnë planet përeksplorimin e hidrokarbureve në detinJon me argumentin se kanë hyrë nëterritor shqiptar.Kjo protestë bëri që ministri iEnergjisë në kabinetin e Cipras të mos

konfirmojë praninë e tij në takimin eSEECP-it në Tiranë javë që vjen. Nëraportimin e saj të kësaj jave, gazetagreke "Kathimerini" i referohet edhendërhyrjeve turke, sidomos tani pasvizitës që bëri në vendin tonë,presidenti turk Ergodan.Marrëveshja për shelfin detar ështënënshkruar mes qeverisë Berisha dheasaj Karamanlis, ndërsa GjykataKushtetuese e konsideroi në shkeljetë integritetit dhe territorialitetit tëvendit. Por, Athina thotë sevendimet e Gjykatës Kushtetuesekanë fuqi vetëm brenda vendit, dhee konsideron të miratuarmarrëveshjen për shelfinkontinental. Kjo ka sjellë përplasjedhe aktualisht shteti shqiptar kashprehur gatishmërinë për tëbiseduar sërish me palën greke përkëtë çështje paçka se ka lajmëruarfillimin e kërkimeve në "zonën ekonfliktit". Në bllokun 5, në DetinJon flitet për rezerva të mëdha gazi,prandaj kompanitë greke dhe firmatë njohura ndërkombëtare pritet tëbëjnë shpimet e para, të ci latrezultojnë të bëhen në ujëratterritoriale të Shqipërisë, por që iudhanë vendit fqinj në marrëveshjenqë bëri Berisha me Karamanlis.Greqia ka bërë të ditur planet e veta

për nisjen e kërkimeve që në vitin2012. Madje, ka nisur bisedimet mekompani të njohura ndërkombëtare.Kostoja e parashikuar e kërkimeve kaqenë 40 - 70 milionë dollarë.Firmat e njohura ndërkombëtare siTotal, Statoil (dy prej të cilave janëpjesë e konsorciumit TAP) dheEXXON, u treguan të gatshme që tëfillojnë eksplorimet në trekëndëshindetar midis ishujve të Korfuzit,Qefalonisë dhe Italisë. Zona detarepërmbledh një sipërfaqe prej 220,000km katrorë, që fillon nga ishulli Otonderi në gjirin e Libisë, pikërisht nëpjesën për të cilën Tirana dhe Athinakishin nënshkruar një pakt në vitin2009, të cilin më vonë e ka hedhurposhtë Gjykata Kushtetuese eShqipërisë.Zhvillimet e ditëve të fundit në Tiranëdhe Athinë, protesta e ministrit grektë Energjisë, dhe hapat e marra ngaMinistria e Energjetikës së Shqipërisë,AKBN dhe "Albpetrol", f lasinpikërisht për këtë çështje dhe për këtëzonë. Tashmë ka nisur lufta e vërtetëpër naftën dhe gazin edhe në Ballkan,zhurmat e mëdha të të cilës ulajmëruan që në vitin 2009. Kush dotë fitojë? Historia tregon se fitojnë ataqë kanë miqtë më të fortë dhe njohinmë mirë gjeopolitikën e energjisë.

BLLOKU 5Ing. Shuli: Në Jon, 400

miliardë USD pasuriPak kohë pas zbulimit të skandalit për Paktin detar ing. MaksimShulit, Prof. Ass. i shkencave gjeologjike bëri të ditura detajet përdokumentin sekret për të cilin flet edhe ish-kryeministri Bufi. Aithotë se në vitin 1988 qeveria e asaj kohe ka nisur kërkimet në detdhe rezultatet e këtyre kërkimeve i kanë në kasafortë të gjitha qeveritëpasardhëse. Sipas tij, bëhet fjalë për një rezervë gjigante nafte e gazinatyror, që shtrihet në rajonin. Shqiptarja.com publikoi dokumentin"Top Secret" që i është dhënë ish-kryeministrit Fatos Nano e ish-ministrit Ylli Bufi për sasinë e 160 milionë tonëve naftë nën ujërat edetit Jon. Të cilat nuk mund të jenë ekskluzivitet vetëm i Shqipërisë,por që duhet të ketë një marrëveshje për ndarjen e ujërave mesItalisë, Greqisë e Shqipërisë. Sipas dokumentit, "Nga kompleksi ipunimeve të kryera në det arrihet në përfundimin se rezervat enxjerrshme të gazit e të naftës nga prospektet e sipërpërmendurapriten afërsisht 500 X 109 m3 gaz dhe 160 X 106 ton naftë". Thënëmë thjeshtë, ajo naftë dhe ai gaz që mund të nxirret e mund tëshfrytëzohet - pasi jo i gjithi del 100%, një pjesë nuk e nxjerr dot memetodat aktuale, por mund të nxirret në të ardhmen - përbëjnë njësasi prej 500 miliardë metrash kub gaz natyror dhe 160 milionë tonnaftë. Të gjitha bashkë këto pasuri themi se vlejnë rreth 400 miliardëdollarë. Natyrisht, nuk janë të gjitha të Shqipërisë, por vendi ynë i kazbuluar këto rezerva që në vitin 1988 dhe mund t'i kishte shfrytëzuarnë vite, gjë që nuk e kanë bërë qeveritë e ndryshme.

Sipas tij, Qeveria shqiptare nuk duhej ta kishte lëshuar kaq lehtësishtfirmën e saj mbi dokumentin e hartuar në Athinë për ndryshimin ekufirit sipas variantit grek, pa marrë mendimin edhe të atyre që ishin nëdijeni se çfarë fshihej në këtë rajon. Fjala është për një pasuri natyroreqë vlen 400 herë më shumë se sa shifra me të cilën po shitet aktualishtAlbpetroli, 1.1 miliardë dollarë amerikanë, që është cilësuar madheprivatizimi me vlerë më të lartë i realizuar ndonjë herë në vitet edemokracisë. Në një pikë të vetme, po të nxirret që tani, do të dilninpër shfrytëzim 40 milionë tonë naftë, që mund të shitej me vlerë nga 12miliardë deri në 20 miliardë dollarë, sipas tregut.

Urdhri i ministrit të Energjetikës, DamianGjiknuri për nisjen e procedurave përofertat e kërkimit në zonat e naftësdhe gazit, që mban datën 15 maj 2015

Page 4: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

TgE premte, 22 maj 20154 www.telegram.al

info.telegram.alGazeta Telegram VENDORE 2015

SHPENZIMET ELEKTORALEFushata 2009 Fushata 2011 Fushata 2013

Shpenzime/Lekë 366 253 911 364 172 362 380 113 328

DONACIONET PRIVATEFushata 2009 Fushata 2011 Fushata 2013

Shuma/lekë 109 702 863 69 808 415 121 130 076

NDARJA E BUXHETIT PËRPARTITË NË VITIN 20151. Partia Socialiste e Shqipërisë 74.242.093 lekë2. Partia Demokratike e Shqipërisë 57.745.343 lekë3. Levizja Socialiste për Integrim 21.141.463 lekë4. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet 8.083.523 lekë5. Partia Republikane Shqiptare 7.197.553 lekë6. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 4.696.013 lekë7. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 4.696.013 lekë8. Fryma e Re Demokratike 2.698.000 lekë9. Partia Demokracia Sociale 2.375.000 lekë10. Partia Socialdemokrate 2.375.000 lekë11. Partia Demokristiane e Shqipërisë 2.375.000 lekë12. Aleanca Kuq e Zi 2.375.000 lekë

TOTALI 190 milionë lekë

Tashmë duhet se biznesi më i mirë është të merreshme politikë. Por pakkush e ka menduar që mënyra mëe lehtë për të marrë para është të krijosh një parti politike.

Çdo vit jepen financime për subjektet politike nga buxheti i shtetit.Qesja zgjidhet akoma më shumë edhe kur ka vit elektoral siç ështëky që po kalojmë tani. Gazeta "Telegram" ka siguruar të dhënat përfondet që kanë përfituar ndër vite partitë shqiptare dhe ndarja ebuxhetit edhe gjatë fushatave zgjedhore.Për vitin 2015 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar njëfond prej 190 milionë lekësh të reja, dhe pak ditë më parë u shtuaedhe buxheti prej 65 milionë lekësh që do t'iu jepet të gjithasubjekteve për fushatën e zgjedhjeve vendore. Vetëm financiaredirekte nga arka e shtetit të gjitha formacionet politike kanë marrërreth 255 milionë lekë, pa llogaritur donacionet private, apo formate tjera të përfitimit të të ardhurave. Sipas Open Data Albania, fondetqë jep shteti raportohen vetëm në gjysmën e vlerës së tyre, ndërsagjysma tjetër janë financime private, apo forma të tjera të të ardhurashqë mblidhen nga partitë politike.Duke iu referuar të dhënave zyrtare të KQZ-së në mbyllje të fushatëspër zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, shuma e parave tëshpenzuara përllogaritet në rreth 380 113 328, e cila konsiderohetsi shuma më e madhe e deklaruar në katër zgjedhjet e fundit. Por,kjo shumë është shumë herë më e vogël sesa shpenzohet realisht.Gjatë viteve të kaluara ka ndodhur që vetëm një koncert të kushtojëpër fushatën të 50 milionë lekë të reja.Shpenzimet në fushataFushata që ka kushtuar më shumë është Fushata për Zgjedhjet nëKuvend e mbajtur në 2013-të. E dyta më e kushtueshme renditetfushata e vitit 2009 si fushatë për Zgjedhje të Qeverisjes Vendore,dhe më pak e kushtueshmja në këto tre fushata të krahasuara, ështëajo e vitit 2011.Konkretisht në Fushatën Zgjedhore të vitit 2013, janë kryer 15 940966 Lekë më shumë shpenzime se sa në Fushatën Zgjedhore tëvitit 2011 dhe 13 859 417 lekë më shumë se në Fushatën Zgjedhoretë 2009. Në Zgjedhjet për Kuvend të mbajtura në 23 qershor 2013,subjektet kanë deklaruar më shumë shpenzime dhe një pjesë e tyreedhe në formën e debive apo tejkalimeve që janë shpenzime të

palikujduara brenda afateve zyrtarë të parashikuara për veprimekontabël të fushatës zgjedhore.DonacionetNjë kategori shumë e rëndësishme e Fondeve të subjektevezgjedhore, janë Donacionet. Donacionet janë fonde jopublike tëdhuruara për subjektet zgjedhore. Donacionet përbëhen shumaparash ose shërbime si të mira materiale jo kundrejt pagesës.Sa u takon donacioneve Fushata Zgjedhore 2013-ta ka shënuardonacione në vlera më të larta. Në Fushatën Zgjedhore për Kuvend

në 2013-ën u dhuruan 51 321 661 Lekë me shumë se në fushatënzgjedhore të 2011-ën.Në Fushatën Zgjedhore për Kuvend 2013 garuan gjashtëdhjetë etetë subjekte ndër të cilat gjashtëdhjetë e gjashtë janë parti politikedhe dy janë kandidat të pavarur. Për të mbështetur aktivitete tëfushatës partitë politike kanë deklaruar se kanë grumbulluar një fondprej 241 211 140 Lekë. Për herë të parë në historikun e shkurtër tëdeklarimeve të burimeve financiare për një fushatë zgjedhore, paratëe siguruara nga donacionet janë burimi i parë i financimit sipas vlerës.

Sa na kushtojnë zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015? Kostoja ebuxhetit të shtetit për të mbajtur sistemin e mbarsur me parti politike.Raportet mes investimeve nga buxheti i shtetit dhe donacionet private

Luksi i partive,laku i qytetarëve

Page 5: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

Tg5www.telegram.al

info.telegram.al

E premte, 22 maj 2015

Gazeta TelegramVENDORE 2015

SHËNIMSi ta shpëtojmë

pushtetin që del nga vota

Albert GJOKAKjo fushatë që ka nisur shumë kohë para afatit ligjor pritet të jetë njëherëshedhe komike, edhe tragjike. I ka të dyja anët e medaljes njëherësh sepsekriza ekonomike i ka drobitur shqiptarët. Xhepshpuarit marrin pjesë nëtakime me kandidatë që premtojnë qesim, pa u lodhur, ndërsa kur kthehennë darkë, asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e tyre. Askush nga politikanëtapo kandidatët nuk iu vë metër premtimeve dhe nuk llogarit kostot efjalëve të veta para njerëzve, të cilët, në shumicën e rasteve as nuk duan tëgjykojnë ato që iu vijnë vërdallë veshit. Ata e kanë kuptuar se janë aktorë tëdorës së fundit, me role të parëndësishme, në spektaklin e politikës. Edhenë sfond është e vështirë të bëhesh pjesë pasi duhet të kesh veshje të mira,të jesh i larë dhe i krehur, të kesh bërë një make-up. Edhe kur del ndonjëplakë apo i mustaqekuq, ai duhet thjeshtë për të thyer sfodin luksoz tëfushatës që duket nga mediat dhe rrjetet sociale.Sot qytetarët nuk mund të financojnë kandidatët dhe as kandidatët apopolitika nuk shkon të ndajë bukën me zgjedhësit. Komunikimi mes dypalëve është formal, si pjesë e lojës, ndërsa legjitimiteti nuk është te vota.Rrënjët e tij shkojnë më tej: Ato gjenden tek ata që japin paratë. Duke iureferuar të dhënave të deklaruara, vit pas viti, është rritur ndjeshëmpërqindja e donacioneve që individë dhe sipërmarrje private japin përpartitë politike. Sipas të dhënave zyrtare për shumat e deklaruara nëinstitucionet përgjegjëse, më shumë se gjysma e fondeve për fushatatvijnë nga biznesi dhe individët. Vetëm 27.5 përqind e fondeve jepen ngabuxheti i shtetit, përmes taksapaguesve shqiptarë dhe rreth 15 përqindsigurohen nga burimet e brendshme të partive politike. Fushatë pasfushate po ndryshon raporti, por këtu nuk gjendet e keqja tek fakti sepo ulet përqindja e fondeve që subjektet marrin nga fondet e shtetit.Shqetësimi thelbësor ekziston tek reduktimi i ndjeshëm i të ardhuraveqë gjenerojnë nga brenda partitë përmes kanaleve legale. Një parti ështësi një sipërmarrje; prandaj anëtarët e saj, strukturat dhe drejtuesit duhettë jenë ata që duhet ta mbështesin edhe financiarisht, edhe me ide, edheme shpirt. Pra, nëse kuotizacionet dhe aktivitetet e tjera që parashikohennë ligj brenda një subjekti politike rrudhen, partitë e humbasin gradualishtintegritetin dhe sovranitetin, për shkak të pamundësisë financiare për tëmbajtur strukturat dhe zhvilluar fushatat e kushtueshme. Po ashtu, partitënuk kanë të deklaruara në shumicën e rasteve as miqtë e tyre që iu vijnënga bota e biznesit. Nëse sheh të gjithë fondet që kanë deklaruar pranëKQZ-së partitë politike, kupton fare mirë se 3.5 milionë dollarë PS dhePD bashkë i shpenzojnë vetëm për dy 10 ditë fushatë. Prandaj, ështëmëse e kuptueshme se legjitimiteti i pushtetit që del nga zgjedhjet nukburon më nga vota e qytetarëve por nga donatorët; kryesisht ata që nukdeklarohen. Në jo pak raste ka burime të dyshimta dhe këtu janë edherrënjët e pushtetit që buroi në vitin 2013, ku partitë politike, nga halliapo nga pamundësia financiare, veshën me pushtet politik dhe meimunitete edhe njerëz me të kaluar të dyshimtë.Në këto rrethana, para se të forcohen instrumentet e kontrollit dheverifikimit të burimeve të financimit të fushatave, partitë duhet tëadresohen pastër, hapur dhe sinqerisht tek qytetarët, me të cilët dotë ndajnë jo vetëm hallet e qytetarëve por edhe rrugët dhe mjetetsesi duhet të përballojnë shpenzimet e fushatës. Një gjë e tillë mundtë duket paradoksale, por kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuarzgjedhjet dhe për ti dhënë fituesve të pushtetit legjitimitetin e duhur.Në rast të kundërt, as zgjedhjet dhe as fituesit nuk do të jenë tëmandatuar nga qytetarët apo sipërmarrja e ndershme, por nga ataqë do të na qeverisin realisht për katër vitet e ardhshme, duke imarrë lekët e shqiptarëve dhe çuar tek bizneset apo xhepat e tyre.Kjo është pak e vështirë për tu menduar, por përvojat negativetregojnë se kjo duhet nisur me urgjencë, që tani.....

Fushatë e pasur në kohë kritike

Sipas asaj çka partitë deklarojnë 50% e parave të vënë në dispozicion tëfushatës janë para të dhuruara nga donatorët. Ndërsa burimi i financimitnga fonde publike të buxhetit të shtetit ka kaluar në vend të dytë mevlerë vetëm 27.59% të totalit të fondit të grumbulluar për fushatë. Fondetë vetë partive të grumbulluara ndër vite apo pjesë e kontributeve dhekuotizacioneve të antarësisë janë 15.3% e totalit të fondit.Një burim i parashikuar në ligj për financim fushate që është kohamediatike e përfituar si reklamë pa pagesë kundrejt zbritjes fiskalenë detyrimin e subjektit mediatik ndaj arkës së shtetit është në vlerën

6.8% e totalit të fondeve të fushatës. Partia e cila ka siguruar mëshumë fonde është Partia Demokratike me 39.18 % të totalit, pasuarnga Partia Socialiste me 33.2 % të totalit dhe Lëvizjen Socialistepër Integrim me 10.5 % të totalit të fondeve, Fushatë 2013.Edhe në këtë fushatë Zgjedhore sikurse dy të mëparshmet partitëpolitike kanë deklaruar shpenzime më të larta se fondi i vënë nëdispozicion. Sipas tabelave kontabël ata kanë shpenzuar më shumëduke shënuar tejkalime dhe debi elektorale. Tejkalimi i fondit ështënë masën 36.54%.

Fushata për zgjedhjet vendore vjen në kohën kur gjendjaekonomike është përkeqësuar ndjeshëm. Kjo duket edhe ngathirrjet që kanë bërë krerët e partive politike. Tre ditë më parë,kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha iu kërkoikandidatëve që ti mbulojnë vetë shpenzimet për fushatën. Njëkërkesë e tillë duket se nuk është pritur me entuziazëm tekkandidatët. Edhe buxheti që japin partitë është i pamjaftueshëmpër të përballuar shpenzimet e shumta të betejave zgjedhore në61 njësitë vendore në të gjithë Shqipërinë.Një tjetër fakt që e shtrëngon krizën është edhe mungesa efushatave për mbledhjen e fondeve tek qytetarët dhe bizneset.Kjo kulturë mungon tek ne dhe deri më tani është pari si i vetmiburim shteti dhe fondet buxhetore. Një tjetër burim i mirë financimika qenë biznesi, por kriza ekonomike dhe barra e shtuar fiskalee ka bërë dorështërnguar sipërmarrjen që të japë lekë për partitëpolitike në këtë periudhë. Padyshim, më të favorizuarit janë ataqë kanë nën administrim institucione dhe fonde buxhetore. Në jopak raste janë denoncuar

ALARMI

Page 6: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

TgE premte, 22 maj 20156 www.telegram.al

info.telegram.alGazeta Telegram

FADIL BRAZHDA:I kam shërbyer Librazhdit

si mjek, do t'i shërbejedhe si kryebashkiak

Fadil Brazhda ka lindur në fshatinDorës të rrethit të Librazhdit. Kambaruar shkollën e mesme në

Tiranë.Në vitin 1988 është diplomuarpër mjekësi të përgjithshme nëuniversitetin e Tiranës, ndërsa në vitet1996-1998 specializohet si pediatër ipërgjithshëm. Në vitin1998- 2002punon si mjek pediatër në spitalin eLibrazhdit. Në vitin 2003 kryen tënjëjtën detyrë pranë spitalit "XhaferrKongoli" në Elbasan. Po në këtë vitkualifikohet si neuropediatër në QSUTdhe te "Zonja e Këshillit të Mirë".gjithashtu ka kryer edhe një specializimpër EEG në Itali. Për disa vite ka qenëdrejtori i përgjithshëm i ISSH. FadilBrazhda është i martuar dhe ka njëvajzë. Vjen si kandidat për kryetar ibashkisë së Librazhdit, nën siglën ekoalicionit të djathtë. Në një intervistëekskluzive për "Telegram" ai thotë sekandidon me dëshirën e mirë për tëqenë edhe si kryebashkiak pranëbanorëve, për të dhënë kontributin e tijpër zgjidhjen e halleve dhe problemevetë tyre, ashtu sikurse ka qenë edhe mëparë pranë tyre si mjek.

Cilat ishin shtysat që iu çuan nëgarën për bashkinë e Librazhdit?Një përkushtim i drejtpërdrejtë po aqdhe sa i gjithanshëm në raport tëdrejtpërdrejtë me bashkëqytetarët e mijëtë Librazhdit, për të qenë sa më pranëtyre jo vetëm në nevoja shëndetësore,por në të gjitha problemet sociale që kaky qytet. Për t'i vënë dijet e mia nëzgjidhjen e problemeve që janë aq tëshumta dhe imediate. Si dhe të ndërtojstrategjitë në politika afatmesëm dheafatgjatë për zgjidhjen e këtyreproblemeve në mënyrë që dheLibrazhdi të marrë atë që meriton.

Si është qeverisur deri më tanipushteti vendor në këtë qytet?Zonat e Librazhdit, të nominuaratashmë në kuadër të ndarjes territorialeme emrin e bashkisë Librazhd, mbartinnë vetvete shumë probleme, duke filluarnga problemet e urbanistikës të qytetite deri tek nevojat e përmirësimit tëinfrastrukturës si dhe problematikat qëlidhen me bujqësinë dhe blegtorinë dhederi tek neglizhenca e një realiteti që na

ka falur Zoti dhe natyra, si parkukombëtarë ku askush nuk i ka kthyersytë nga ai. Të gjitha këto problemetregojnë jo performancë pune dhe nukdi të them se ku ka qenë neglizhenca,por ajo që është më e rëndësishme përmua (unë jam person që nuk kthejkokën mbrapa) është përcaktimi iprioriteteve të problematikave merëndësi jetësore e që fatkeqësishtekzistojnë në realitetin që neve na prekçdo ditë.

Si i vlerësoni kundërshtarët tuaj?Cilat janë avantazhet dhe mangësitëpërballë tyre në garën zgjedhore?Absolutisht që ndjehem në një garëvlerësuese për kandidatin që kampërballë. Mendoj që avantazhet e miajanë të qenit djalë i kësaj zone, lidhja engushtë dhe e drejtpërdrejtë për njëgjysmë shekulli si banor dhe për njëçerek shekulli në raportet profesionalesi mjek. Nuk kam hezituar në asnjë

moment me të gjitha problematikatshëndetësore në çdo moment qëqytetarët e Librazhdit kanë pasurnevojë për mua dhe ajo që unë dopërsëris më shumë është lidhja edrejtpërdrejtë njerëzore dhe jo politike,pasi tek unë nuk ka pasur dhe nuk dotë ketë dallime politike.

Cilat janë problemet më emergjenteqë keni identifikuar për zgjidhje nëkëtë zonëNe ende nuk e kemi filluar fushatënelektorale, do dhe pak ditë që të fillojnë mënyrë zyrtare, por duke qenë pjesëe familjes së madhe nga fshati dhedetyra ime më ka bërë që të hyj pothuajnë çdo shtëpi të kësaj zone dhe në këtërealitet. Kemi biseduar për të gjithaproblematikat që kanë këta banorë. Nëkonceptin tim, kemi rrugë në fshatratë caktuara ku mungon infrastruktura,pothuajse në çdo fshat mungojnërrugët që lidhin fshatrat me njëri-

tjetrin, mungojnë kanalet me ujëvaditës, mungon uji i pijshëm, madjeka fshatra që pinë ujë jashtë çdo kriterihigjieno-sanitar, në disa shkollamungojnë duke filluar nga dyert edritaret, tavanet, tualetet e të tjera. Poashtu në pjesën me të madhe të fshatitmungojnë qendrat shëndetësore qëkanë vite që kanë ngelur vetëmprojekte në letër ku janë jashtë çdokriteri të ISSH. Kemi një numër tëkonsiderueshëm të fëmijëve në nevojëtë domosdoshme sociale, të cilëve dot'u jap një prioritet të veçantë. Prob-lem tjetër dhe i rëndësishëm përLibrazhdin është punësimi, ku do tëmundohem të krijoj sa më shumëmundësi për të rinjtë dhe gratë që tëpunësohen.

Çfarë resursesh ka Librazhdi me tëcilat mund të ngrihet ekonomia dhezhvillimi i zonës?Zona jone është e pasur me pyje ku

dihet që në kemi parkun kombëtarShebenik -Jabllanicë ku mund tëinvestohet drejt turizmit. Gjithashturezervat ujore dhe r r jedha eShkumbinit favorizon ndërtimin eshumë hidrocentraleve, të cilat mundtë miradministrohen dhe të rritinndjeshëm punësimin e banorëve. Portë mos harrojmë edhe bujqësinë eblegtorinë. Për momentin këto janësektorë jetikë, por duhet tëshndërrohen edhe në prioritete përinvestimet e ardhshme të bashkisë sëLibrazhdit, me qëllim që të rriten tëardhurat e banorëve dhe tëpërmirësohet jeta e tyre.

Cilat janë vendimet e para që do tëmerrni si kryebashkiaku i ri iLibrazhdit?Për çfarë thashë më lart, nesër do tëjenë prioriteti i kryetarit të ri të bashkisësë Librazhdit.

Bisedoi: Alket Aliu

MIRANDA RIRA:Gratë dhe rinia, prioritet i platformëssë bashkisë së re të Përrenjasit

Kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Evropianepër Bashkinë e Përrenjasit Znj.Miranda Rira, eshoqëruar nga shtabi i saj elektoral, kaorganizuar një takim me gratë me e komunësRrajcë të fshatit Katjel. Ajo shprehu mirënjohjene thellë për mbështetjen që këto gra në të gjithëbashkinë e re po i japin asaj si kandidate gjatëkëtyre ditëve. Gjithashtu ajo u shpreh se mund

ta shikojnë si kryebashkiaken e vetme që mundtë qëndrojë më pranë halleve, problemeve të tyre,por edhe për projektet që ajo u bëri të ditur gravepër punësimin e kësaj force të konsiderueshmetë shoqërisë shqiptare. Gjithashtu në këtë takimu fol për forcimin e rolit të gruas në vendimmarrjesi një ndër prioritetet e kandidates duke theksuarkëtu që do te luftoj fort për barazinë gjinore. "Jamshumë krenare që jam bijë e Rrajcës, tha MirandaRira dhe ju premtoj se do t'ju përfaqësojdenjësisht dhe do te jem pranë jush në të miradhe të këqija, ndaj do të dua votëbesimin tuaj qëtë më provoni se çfarë jam e aftë të bëj. Ne, gratëe fshatit, jemi gra model, punëtore, me shumëkulturë dhe me shumë vlera, që i njohim mirëhallet e jetës së përditshme, prandaj është njëkënaqësi që fushatën e filloj pikërisht me ju. Kaardhur koha të mbështetim njëra-tjetrën". Rira thase bashkia e re e Përrenjasit do të ketë shumëprojekte dhe padyshim do të jetë një prioritetpunësimi i grave dhe vajzave nëpërmjetbizneseve fason dhe shkollës profesionale."Gratë do të marrin atë që meritojnë, do të

dëgjohet zëri i tyre, do të merren vendime nëinteres të tyre dhe do të më kenë mbështetje përçdo problem". Kandidatja Rira u ndal në këtëtakim edhe në morinë e problemeve qëshqetësojnë banorët e zonës së Katjelit ka dhe unjoh nga afër me ta. "Le të fillojmë t'i zgjidhim njënga një këto probleme pas 21 qershorit, tha Rira.Të fillojmë nga papunësia, problemet me ujin epijshëm, rikonstruksionin e rrugëve, ujin vaditës,të zgjidhim çështjen që ju shqetëson tëmbivendosjeve të pronësisë dhe të vemi në punëmullirin e Rrajcës, të pastrojmë ambientin dhe tëvendosim kosha që plehrat të mos hidhen më nërrugë, por fshati Katjel të jetë një fshat model përtë gjithë. Janë ndryshime që do të ndikojnëdrejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetës edhe nëkëtë zonë, ndaj do të doja të lëshoja një mesazhpër të gjitha ju zonja që jeni këtu, që ta përcillnitek bashkëshortët, fëmijët tuaj, të afërmit që më21 qeshor të bashkohemi dhe të votojmë përdrejtimin e duhur të Përrenjasit. Më vini në provëpër premtimet e dhëna. "

Era Çela

VENDORE 2015

Page 7: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

Tg7www.telegram.al

info.telegram.al

E premte, 22 maj 2015

Gazeta TelegramKAPITAL

Fondi kundërshton marrëveshjet e qeverisë shqiptare për partneritetin publik - privat: Në rrezik stabilitetiekonomik. Reagimi vjen pas miratimit të ligjit dhe marrëveshjes me kinezët për Rrugën e Arbrit

FMN, Ramës: Me ne, ose me Kinën

Qeveria shqiptare vendoset sërishpërballë presionesh përzgjedhje: Ose me Fondin

Monetar Ndërkombëtar, ose me Kinën.Vetëm pak javë pas kalimit në Kuvendtë ligjit për "Partneritetin Publik - Privat"dhe pas dhënies së koncesioneve të para,ku më i rëndësishëm është ai përndërtimin e rrugës së Arbrit, vijnëalarmet e para. Këto marrëveshjerrezikojnë stabilitetin ekonomik. Opozitadhe deputeti Sherefedin Shehu patilajmëruar kundërshtimin që do të hastekoncesioni 267 milionë dollarë të cilëndo ta financojë Exim Bank Kina, portashmë vijnë kundërshtimet e para.Raporti i dalë me rastin e lëvrimit të këstittë katërt të kredisë 333 milionë euro qëFMN po i jep Shqipërisë në kushtet ekrizës ka shënuar sinjalizimet e para.PPP - rreziku më i riKoncesionet me Partneritet Publik -Privat janë rreziku më i ri fiskal që po ikanoset vendit. Kështu shprehet FondiMonetar Ndërkombëtar për formën e rekoncesionare ku shteti hyn në partneritetme privatet si një ndër katër rreziqetkryesor për stabilitetin buxhetor tëvendit. "Partneriteti Publik -Privat (PPP)"mund të jetë një mënyrë efektive për tëshfrytëzuar know-how dhe ekspertizëne menaxhimit sektorit privat. Megjithatë,ata mund të paraqesin rreziqe tëkonsiderueshme për financat publike"referon FMN në marrëveshje.Më tej Fondi cilëson se, autoritetetqeveritare kanë garantuar se, kuadri ligjordhe rregullator vlen për PPP-të, që tëndjekin praktikat më të mirandërkombëtare dhe kostot fiskale tëtrajtohen në mënyrë transparente për nëllogaritë fiskale dhe statistikat e borxhit.Sakaq qeveria është përfshirë në një valëkoncesionesh me partneritet privat.Aktualisht po bën edhe ndryshimetligjore për investimet në sektorët

strategjikë dhe për plotësimin e kuadritqë ka të bëjë me partneritetin publik -privat në investimet e mëdha.Rasti i Rrugës së ArbritKuvendi i Shqipërisë miratoi pak javëmë parë paketën ligjore me gjigantinkinez "China State Construction Com-pany" për ndërtimin e një prej aksevekryesore të vendit. Rruga do tëndërtohet në formën e një partneritetipublik - privat dhe do të financohetnga Exim Bank Kina.Sipas marrëveshjes, firma aziatike do tënisë punimet në segmentin më tëvështirë, 26.9 kilometra, nga Ura eTujanit dhe do të kalojë në një terren tejettë thyer malor, për të dalë në zonën eMatit. Vlera e këtij segmenti ështëpërllogaritur në rreth 10 milionë dollarëkilometri. E gjithë shuma e parashikuarpër tu kredituar është mbi 286.7 miliardëlekë, të cilat do të financohen nga bankakineze. Por, ndryshe nga praktika emëparshme, kjo rrugë do të bëhetpërmes një partneriteti publik - privat,duke shënuar të parin rast të aplikimit tëpraktikës në vendin tonë. Ndonëse ështëmiratuar në Kuvend, marrëveshjandodhet ende në sirtarët e presidencës,ndërsa thuhet se kreu i shtetit kashprehur rezerva.Me miratimin e kësaj marrëveshje i hapetrruga nisjes së punimeve në pjesën mëtë vështirë të kësaj rruge që lidh Tiranënme pikën kufitare të Maqedonisë, me njëgjatësi prej 72.6 kilometra.Mazhoranca dhe opozita kanë shprehurdarkordësinë për ndërtimin e kësaj rruge,si aks me përfitime të mëdha ekonomikebrenda vendit por edhe në tregjet eEuropës Juglindore.Me autostradën e re, distanca Tiranë -Shkup bëhet 100 kilometra dhe rruga ngaShqipëria deri në Bullgari bëhet për rreth3 orë, kur sot nevojiten 7 orë.Pala kineze ka shprehur interesin për të

financiar këtë rrugë pasi ajo kambështetur të ashtuquajturin Korridorii Mëndafshtë që nis në Adriatik dhepërfundon në Pekin. Madje, ka ngrituredhe fonde dhe ka thirrur në ndihmë tëgjithë shtetet e Europës Lindore që janëgati për tu bërë pjesë e këtij makro-projekti transkontinental. Përveç këtijkoncesioni, pak muaj më parë QeveriaRama ka miratuar një koncesion tjetërkoncesioni për "check up" e shërbimitbazë shëndetësor, me një vlerë 7.3miliardë lekë për një periudhë 10vjeçare. Koncesioni i përfolur përmungesën e transparencës në detajete kontratës, do të ketë impakt nëbuxhet nëse kompania "Marketing &Distribution" nuk realizon numrin evizitave të programuara. Po në sektorine shëndetësisë, është duke u bërë gatidhënia me koncesion për shërbiminlaboratorik dhe për steril izimin.Ministria e Ekonomisë ka njoftuar meherët se ka gati mbi 60 koncesione përtë dhënë në formën e partneritetitpublik që përshijnë që nga investimetnë infrastrukturë dhe deri tekshërbimet publike. Këto janë paraprirëedhe me plotësimin e kuadrit ligjor.FMN - BB në një linjë

Banka Botërore ka vlerësuar sekoncesionet me partneritet, Publik-Privatjanë një proces i komplikuar, i cili kërkonekspertizë të specializuar, të cilën sektoripublik tipikisht duhet ta ndërtojë. BankaBotërore referon se, eksperiencabotërore ka treguar se një PartneritetPublik - Privat i përgatitur keq shumërrallë arrin sukses (sepse nuk tërheqinteresin e sektorit privat) ndaj kërkohetpak durim, sepse përgatitja e këtijpartneriteti kërkon kohën e vet - me njëllogaritje të thjeshtë, dy a më shumë vjet(që nga konceptimi deri në ndërtim).Banka cilëson se, shumica ePartneriteteve Publik - Privat ndodhinnë sektorët e infrastrukturës (siç janëenergjia, transporti, uji dhe kanalizimet,telekomi) dhe më pak në ata që quhenpërgjithësisht sektorët e butë (siç ështëshëndetësia). Sipas vlerësimit të BankësBotërore tërheqja e investitorëve ka tëngjarë të kërkojë një qasje të veçantë tëportofolit (disa projekte janë më tërheqësepër investitorët). Vendet më të vogla mundtë kenë një numër të kufizuar projekteshpër të zhvilluar. Shqyrtimi i duhur iprojekteve është i rëndësishëm, dukekonsideruar qartë se cilat projekte duhettë ndërmerren dhe cilat jo për këtë

partneritet. Së fundmi, Banka Botëroreashtu si edhe FMN ka i vlerësuar këtopartneritet rreziqe fiskale. "Përzgjedhjae një Partneriteti Publik - Privat duhetmbështetur në një studim kosto -përfitim dhe krahasimit vlerë - kundrejtparasë. Eksperienca ka treguar se qeveriamund vërtet të ketë kosto fiskale më tëmëdha me një Partneritet Publik - Privattë hartuar keq, veçanërisht të atyre qëlidhen me garancitë për të siguruarfinancim privat apo rinegocimkontratash. Garancitë janë një elementkyç në negocimin e një PartneritetiPublik - Privat. Ato janë të nevojshmepër t'i shmangur sektorit privat ato rrisqeqë nuk mund të parashikohen, siç janërrisqet nga kursi i këmbimit. Megjithatë,ka raste kur garancitë mund të mos jenëanalizuar me të njëjtat detaje siç është njëshpenzimi tradicional publik gjatë njëprocesi buxheti. Prandaj, qeveria duhettë studiojë me kujdes shkallën etransferimit të riskut për projektet ePartneritetit Publik Privat dhe të jetë evëmendshme për detyrimet e mundshmetë kontigjencës që rrjedhin prej tyre",sugjeron Banka Botërore. BB dhe FMNkanë dhënë gjatë 2 viteve të fundit rreth1 miliardë dollarë kredi për Shqipërinë

DEBATET

Opozita paralajmëroi probleme me institucionet financiareNë momentin e miratimit të marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe kinezëve, opozita paralajmëroi probleme qëmund të hasen me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me Bashkimin Europian. Përveç faktit se ndërtimi irrugës do të kushtonte 1 miliardë euro, një tjetër çështje e ngritur prej deputetit Sherefedin Shehu ishte ajo eanashkalimit të ligjit të koncesioneve. "Ne do të mbështesim rrugën e Arbrit, por jo kostot apo taksat mbi rrugën", - thaShehu. Në diskutimin e tij, ai tha se këtu ka një kredi të fshehtë, të modelit grek, në mënyrë që të mos raportohet nëbuxhetin e shtetit si kredi. Ai shtoi se për këtë nuk duhet të heshtë as FMN, as Banka Botërore dhe as BE, sidomos përmarrëveshjet e fshehta të tilla që lidhen me stabilitetin ekonomik". "Merreni kredinë dhe ndërtoni rrugën për një vit,por, mos harroni se një ditë do të jepni llogari nëse do ta shkelni ligjin", - pat deklaruar në sallën e Kuvendit, deputeti iPD-së Sherefedin Shehu. Ndërsa ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto është shprehur se kjo është njëmarrëveshje që do të bëhet në transparencë të plotë, krejt ndryshe nga procedurat e ndjekura me "Rrugën e Kombit.

Page 8: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

TgE premte, 22 maj 20158 www.telegram.al

info.telegram.alGazeta Telegram

Maqedonia, si njëpiketë e Rusisë për"Turkish Stream"

ANALIZË

Leonid Bershidsky

Maqedonia është një vend i varfër, pa daljenë det, me rreth 2 milionë banorë. PërKremlinin ajo është fronti më i ri i në

luftën ideologjike me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës që po nxit ndryshimin e pushtetit përt'iu kundërvënë ndikimit të Rusisë. Siç ndodhshpesh, është normale zgjerimi i atyre interesa tëRusisë që janë në linjë me ato të një sunduesiautoritar dhe të korruptuar. Ja se çfarë tha javën ekaluar ministri i Jashtëm i Rusisë: "Unë nuk mundtë gjykoj me siguri, por kështu ndodh objektivishtqë këto ngjarje në Maqedoni po zhvillohen nëterrenin e refuzimit të qeverisë së Maqedonisë përt'iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe njëmbështetjeje aktive nga Shkupi për planet endërtimit të gazsjellësit "Turkish Stream" të cilinjanë duke e kundërshtuar shumë në Bruksel dhepërtej Atlantikut. Ne nuk mund të shpëtojmë ngandjesia se ekzistojnë disa fije të lidhura".Origjina e kësaj lidhjeje dhe sarkazma e Lavrovitjanë të qarta. Kremlini nuk mund të ndihmojë dukeqenë dyshues rreth momentit të krizës politike tëMaqedonisë. Në dhjetor presidenti Vladimir Putinnjoftoi se Rusia ishte tërhequr nga projekti i sajpër gazsjellësin "South Stream", i cili ishteprojektuar për të anashkaluar Ukrainën dhe për tëhyrë në tregjet e Bashkimit Europian përmesBullgarisë. BE e kishte vënë nën trysni Bullgarinëpër ta minuar këtë projekt. Qeveria bullgare embështeti projektin dhe bëri të mundur njëmarrëveshje me miqtë e "ëmbël" të Putinit për tashtrirë gazsjellësin, por ajo ndryshoi në zgjedhjete parakohshme dhe Rusia humbi kështu pikën ehyrjes.Kështu, Putin bëri një mar rëveshje tëpakthyeshme me presidentin Recep TayyipErdogan për të shtrirë gazsjellësin e ardhshëmnë Turqi (një hartë është e vlefshme këtu) dukeshpresuar në zgjatimin e tij brenda vendeve tëBallkanit. Serbia, një vend kandidat për në BE,po e kërkon me shpirt projektin për të shkuarnë Serbi: Por që tubacionet të shkojnë në Serbi,

ato duhet të kalojnë më parë nëpër Greqi (tëcilës po përpiqet që përmes kanaleve legale t'ijapë oferta ndihme) dhe Maqedoni, në mënyrëqë të mos kalojnë përmes Bullgarisë. Shtetet eBashkuara kanë lobuar që Greqia të jetë pjesë eprojektit të gazsjellësit konkurrues që mund tësjellë gaz më tepër nga Azerbajxhani sesa ngaRusia.Për sa i përket Maqedonisë, pikërisht dy muaj pasiu njoftuan planet e "Turkish Stream" udhëheqësii opozitës Zoran Zaev nisi të publikojë regjistrimete bisedave sekrete të zyrtarëve të lartë. Zaev thase regjistrimet e bëra nga qeveria e kryeministritNikolla Gruevski janë pjesë e një operacionivëzhgimi gjithëpërfshirës, të cilat ishin në duart etij si një mjet presioni.Përgjimet e siguruara në terren, të cilat janë tësinqerta dhe ndonjëherë edhe të trasha, tregojnëpër dhunën e ushtruar ndaj kundërshtarëvepolitikë dhe mashtrimet elektorale, në blerjen enjë Mercedesi për Gruevskin, duke përdorurministren e Brendshme (Ministrja e Brendshme,e cila tashmë ka dhënë dorëheqjen, është dëgjuartë flasë për funksionin masazhues të sediljes sëpasme të makinës, me shefin e Shërbimeve Sekrete,i cili gjithashtu e ka lënë detyrën me turp).Maqedonasit që ishin të kënaqur, madje edheminoriteti vendas shqiptar, i cili nuk është bërëasnjëherë pjesë e kauzës së përbashkët tëopozitës maqedonase, iu bashkuan një prejmitingjeve më të mëdha të zhvilluara nëkryeqytetin e vendit, në Shkup. Dhjetëra emijëra protestues dolën në qendër të qytetitfundjavën e kaluar e cila është zbukuruar kohëte fundit me ndërtesa dhe statuja të stilit klasiknga qeveria Gruevski, koston e të cilit mund tapërballojë vetëm një komb i vogël i sëmurë.Ditën e hënë, kryeministri që ndodhet nëpushtet prej dhjetë vitesh, organizoi një kundër-miting. Ai i konsideroi përgjimet një "mësim tëmadh" dhe denoncoi Zaevin si një marionetëtë huaj , me një skenar, duke iu thënëmbështetësve: "Imagjinojeni një kryeministër që

vjen në pushtet nga shërbimet e huaja".Për ekipin e Putinit ky është një terren i njohur:Ngjarjet janë duke ndjekur të njëjtin kurs si nëUkrainë, në vitin 2013 dhe 2014, kur përmeskryengritjeve popullore, u përzu edhe regjimi ikorruptuar i Viktor Janukoviçit.Kremlini beson se Shtetet e Bashkuarapromovuan revolucionet e ngjashme në Gjeorgjinë vitin 2003, në Ukrainë në vitin 2005 dhe nëMoldavi në vitin 2009 dhe bënë disa përpjekjemë pak të suksesshme për të ndryshuar regjimetpro-Moskës në ish vendet sovjetike.Gjithashtu, dështuan valët për ndryshimin eregjimeve të tilla si Pranvera Arabe, të cilatpërkufizohen nga Putin si "revolucionetinxhinierike të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës".Çuditërisht, fjala që ai përdor për t'i përshkruarato është e njëjtë si përshkrimi që Gruevski iubën regjistrimeve inkriminuese: "Një leksion" përRusinë për atë që duhet të shmangë.Gjithashtu, shumë rusë të zakonshëm besojnënë teori konspirative për shkak se ekziston njëlloj e vërtete sipërfaqësore në të.Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët esaj në Bashkimin Europian dëshirojnë tëkufizojnë ndikimin e Rusisë, mbi të gjitha, tanipas aneksimit të Krimesë nga ana e saj.Gjithashtu, ata janë të shqetësuar rreth prirjes sëPutinit për të përdorur si armë furnizimet megaz natyror, duke i ngritur çmimet për vendet qëpozicionohen kundër saj dhe i ulur për aleatët.Strategjia e kontrollit dhe përpjekjet për tëmbikëqyrur energjinë e Rusisë janë të dukshmedhe prandaj është mbështetja perëndimore përlëvizjet popullore që kërkojnë të minojnëudhëheqësit autoritarë, miqtë e Putinit.Megjithatë, problemi me teorinë është që kur njëvend përmbys udhëheqësin e saj, siç ndodhi vitine kaluar me ukrainasit, ajo bëhet zakonisht përshkak të ngopjes me korrupsion të dukshëm,zgjedhjeve të manipuluara dhe kufizimeve nëlirinë e medias. Në Europë, veçanërisht shembulli

i vendeve fqinje me sisteme politike relativishtmirë-funksionale dhe shkallë të lartë të drejtësisëdhe angazhime demokratike që funksionojnë sivendet jo anëtare të BE-sëNjerëzit dështojnë për të kuptuar se përse vendii tyre po bëhet keq. Çfarë nuk ka bërë Putini,apo çfarë ai nuk dëshiron të bëjë është kuptimise politikanët e korruptuar janë në rrezik për t'upërmbysur, dhe që ndotin përpjekjet disa vjeçaretë diplomatëve rusë dhe dëmtojnë interesatekonomike të Rusisë.Rusia nuk e ka forcuar deri më tani ambasadën esaj në Shkup dhe ka filluar t'i bëjë jehonëpretendimeve të Gruevskit në lidhje me agjentëte huaj. Megjithatë, Moska nuk mund të mbrojënjë regjim të kalbur që në të vërtetë po e humbbesimin e maqedonasve dhe që regjistrimet janënjë arsye e mirë për vendasit që të humbasinbesimin ndaj qeverisë së tyre.Megjithatë, Perëndimi ka një zakon të dështuarpër të shtrirë më shumë mbështetjen e tij ndajreformatorëve përtej momentit kur ndryshonpushteti. Prej këtej vjen rezultati që vendet tërrëshqasin sërish në rrugën e tyre të korruptuar.Kjo është ajo që ndodhi në Ukrainë pas vitit 2005dhe në vitet e fundit në Gjeorgji. Maqedonia, -ambiciet e së cilës për tu anëtarësuar në BE janëpenguar nga Greqia për shkak tëmosmarrëveshjeve të vjetra, - dëshiron garancitë qarta të rrugëtimit europian nëse ajo shpëtonprej Gruevskit dhe lëviz përpara drejt njëdemokracie më të fortë dhe qeverie më të pastër.Nëse ajo interferon me planet e gazsjellësit tëPutinit, ajo sjell këtë rezultat: Rusia do të çojëakoma gazin e saj në Europë përmes Turqisë;madje nëse nuk ka një piketë në infrastrukturëne saj, do ta bëjë atë.

Artikulli u publikua më 19 maj nëagjencinë e njohur ndërkombëtare

"Bloomberg". Materiali ështëpërgatitur në shqip nga Albert Gjoka.

Titulli është redaksional

Page 9: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

Tg9www.telegram.al

info.telegram.al

E premte, 22 maj 2015

Gazeta Telegram

Marrëdhëniet me Greqinë

nuk kanë lëvizur edhe në pika

të tjera ku ka patur stanjacion

prej vitesh. Ligji i luftës është

ende në fuqi ndërmjet dy

vendeve, ndërsa që nga fundi

i viteve '80 pala greke refuzon

me insistim të nënshkruajë dy

marrëveshje të rëndësishme,

atë për njohjen reciproke të

piramidave dhe atë për

rregullimin e regjimit të

ujërave të brendshëm.

Ar-mik me fqinjët

Brahim Shoshi

Në fushatën elektorale të vitit 2013, ish-lideri i opozitës, sot kryeministër, EdiRama, lançoi platformën e tij të politikës

së jashtme, të bazuar në parimin: "Zero problememe fqinjët". I ardhur në pushtet me një frymëthellësisht të moderuar, imazhi i përcjellë nga Ramanë atë fushatë ishte ai i europianistit të thekur nëBallkanin arkaik. Shumëkush atëherë pati dyshimete veta, duke evidentuar faktin se një strategji e tillëishte e çuditshme në kushtet kur Shqipëriaasnjëherë nuk kishte pasur probleme me fqinjëtndërsa fqinjët gjithmonë kishin pasur problememe Shqipërinë. Sipas tyre, parimi i politikës sonëtë jashtme nuk duhet të ishte ai i "zeroproblemeve" por i reciprocitetit, një parimgjerësisht i njohur, i pranuar dhe i aplikuar në tëdrejtën ndërkombëtare.Realiteti në më pak se dy vjet po iu jep të drejtëskeptikëve. Probleme me Greqinë, probleme meMaqedoninë, probleme me Serbinë, ndërsa nënormalitet marrëdhëniet janë vetëm me Malin eZi dhe Italinë. Një normalitet që ka qenë edhekur kryeministër nuk ishte Edi Rama."Beteja" me Maqedoninë është në kulmin e vet.Qeveria shqiptare ka arritur në pikën sa të bëjëtë qar të se do të vendosë veton kundëranëtarësimit të ish-Republikës Jugosllave tëMaqedonisë në NATO, një veto të cilën më parëe kishte vendosur Athina për shkak të konfliktitmbi emrin. Një qëndrim i tillë i shtetit më të rinë NATO është i vështirë të kapërdihet ngamiqtë që na futën në Aleancë.Praktikisht, situata në vendin fqinjë mund tëkrahasohet me një fuçi baroti, ndërsa tashmëqartazi duket se të drejtat e shqiptarëve në këtë

shtet janë nëpërkëmbur. Marrëveshja e Ohrit kambetur në letër, ndërsa vetëm pak ditë më parëKumanova u përgjak në incidentin më të rëndë qënga koha e Luftës së Kosovës. E vetmja rrugë përqeverinë shqiptare, e ndodhur përballë presionitnga opinioni publik në Shqipëri, Kosovë eMaqedoni, ishte linja e ashpër ndaj Shkupit. Njëpolitikë e domosdoshme, ndonëse diametralisht ekundërt me strategjinë e "zero problemeve mefqinjët". Praktikisht, me Maqedoninë strategjia eshpallur e Ramës ka dështuar, por mund tëfunksionojë "metoda e vjetër".Dështimi i radhës po shfaqet në horizont nëmarrëdhëniet me Greqinë, me të cilat marrëdhënietkanë qenë tradicionalisht me ulje-ngritje. Pallogaritur problemin çam, të cilin ministri Bushati eka ngritur me gjysmë zëri dhe për të cilin Athinaështë përgjigjur me një "nuk ekziston" të vendosur,çështja e paktit detar dhe rrjedhimisht pasurive tënaftës e të gazit janë guri i ri i provës për politikën e"zero problemeve me fqinjët".Greqia nuk e njeh vendimin e GjykatësKushtetuese dhe praktikisht ka marrë kontrolline hapësirës së kontestuar që për Tiranën është endezyrtarisht shqiptare, ndërsa bisedimet ederitanishme nuk kanë prodhuar asnjë llojzgjidhjeje. Jo vetëm kaq. Athina po përgatitet edhetë shfrytëzojë ekonomikisht zonën e "dhuruar"nga marrëveshja Berisha-Karamanlis, ndërsagjithnjë e më shumë në qarqe të caktuara popromovohet ideja e rimarrjes së territorit të quajturVorio - Epir. Zyrtarë grekofonë po i bëjnë hapurpropagandë "Megaloidhesë", ndërsa të dyshuaritsi autorë të krimeve për arsye etnike ndajshqiptarëve apo simboleve tona kombëtare, po

kandidojnë për poste të rëndësishme.Por, marrëdhëniet me Greqinë nuk kanë lëvizuredhe në pika të tjera ku ka pasur stanjacion prejvitesh. Ligji i luftës është ende në fuqi ndërmjetdy vendeve, ndërsa që nga fundi i viteve '80 palagreke refuzon me insistim të nënshkruajë dymarrëveshje të rëndësishme, atë për njohjenreciproke të piramidave dhe atë për rregullimin eregjimit të ujërave të brendshëm. Refuzimi i këtyremarrëveshjeve mund të interpretohet fare mirëedhe si mungesë vullneti e Athinës zyrtare për tënjohur kufirin tokësor ndërmjet dy vendeve. Poredhe në këtë pikë, Shqipëria vazhdon të ketë "zeroprobleme", pavarësisht se në realitet ka një "mal"me telashe.Por, edhe me Serbinë marrëdhëniet nuk kanënjohur shenja përmirësimi. Përkundrazi, janëpërkeqësuar që pas incidentit të famshëm nëstadiumin "Partizani", ndërsa Rama shkoi nëBeograd për të lëshuar një shashkë për Kosovën.Një takim me homologun serb nuk zgjidhi asnjënga problemet e mbartura dhe politika e "zeroproblemeve" pësoi një tjetër goditje.Natyrshëm nga qeveria shqiptare pritet të bisedojëme gjithkënd dhe të zgjidhë problemet historiketë bartura në Ballkan. Por, kjo nuk mund tërealizohet me strategjinë e "zero problemeve" dheme një qëndrim kokulur. Shqiptarët e Shqipërisë,Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë,Çamërisë e diasporës presin nga Tirana zyrtare njëqëndrim më aktiv në mbrojtjen e interesavekombëtare në përgjithësi dhe të interesave të tyresi komunitete në veçanti. Më së paku, duhet rifilluarme strategjinë e reciprocitetit. Ashtu si meMaqedoninë...

EDITORIAL

Page 10: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

TgE premte, 22 maj 201510 www.telegram.al

info.telegram.alGazeta Telegram

Vonesa e dytë eIsës drejt Vlorës

Përse vendimi i nxituar i Ramës dhe Thaçit për varrimin

e Heroit Kombëtar Isa Boletini në Vlorë ngjalli një

debat të ashpër. Analistët shtrojnë pyetjen nëse kjo do

të thotë "shitje" e veriut të Kosovës te Serbia. Nisma:

Po u kërkojmë serbëve të na lejojnë të varrosim Isën?

Edison KuraniNë Shqipëri dhe Kosovë, lajmi qëeshtrat e patriotit Isa Boletini do tëprehen pranë babait të Pavarësisë,Ismail Qemali, në Vlorë, pati jehonëpozitive vetëm për pak orë. Menjëherëmë pas, nisën polemikat dhekundërshtimet nga Kosova. Atarefuzojnë që Boletini të prehet në Vlorë,duke kujtuat faktin se për prehjen eeshtrave të tij është bërë gati Boletini icili ndodhet në veriun e Mitrovicës.Shumë njerëz e shohin këtë ndryshimtë vendit të varrimit të Boletinit, si njëpranim të heshtur nga qeveritë e dyshteteve të kontrollit të serbëve nëMitrovicë. Ndaj ata këmbëngulin qëeshtrat e Boletinit të zhvendosen nëBoletin aty ku edhe është planifikuarprej kohësh.Qeveritë shpallin vendiminNga 10 qershori, Isa Boletini do tëprehet përkrah Ismail Qemalit në Vlorë.Për të folur mbi procesin e zhvarrimitdhe varrimit të eshtrave të atdhetarit IsaBoletini në varrezat e dëshmorëve nëVlorë, Kryeministri shqiptar Edi Rama

pati një takim në zyrën e tij në Tiranëme zëvendëskryeministrin e Kosovës,Hashim Thaçi. Pas bisedës dhe takimitme familjarë të heroit kombëtar IsaBoletini dhe të bashkëluftëtarëve të tij,z.Rama foli për mediat. Ai tha se ështëmirëpritur dhe është pranuar nga familjadhe nga Qeveria e Kosovës, propozimii qeverisë së Shqipërisë, për të vendosurIsa Boletinin pranë Ismail Qemalit nëVlorë. Rama tha se kjo do bëhet më 10qershor, "përmes ceremonisë sëmerituar dhe të pamundur për kaqshumë vite e vite, në bashkëpunim mesdy qeverive". Rama njoftoi se rrugëtimido të kryhet nëpërmjet gjithë trojeve tëKosovës dhe Shqipërisë, deri kur gjithëceremonia të përmbyllet në sheshin ePavarësisë dhe Isa Boletini të prehetpranë vëllait, mikut dhe bashkëluftëtarittë tij, Ismail Qemalit.Zëvendëskryeministri Thaçi tha se umirëprit vendimi që "rivarrimi i heroitkombëtar Isa Boletini të ndodhë nëVlorë, në qytetin e Pavarësisë sëShqipërisë". "Në 10 qershor do të jemitë gjithë së bashku, Shqipëria, Kosova,shqiptarët e Maqedonisë, të Preshevës,të Ulqinit, të Malit të Zi, në Vlorë, sepseIsmail Qemali, Isa Boletini e kanëbashkuar një herë e përgjithmonë, memesazhin e tyre, kombin shqiptar", - thaThaçi.

Mitrovicë, të gjithë kundërrivarrimitKryetari i bashkisë së Mitrovicës, AgimBahtiri, si dhe familjarët e tjerë të heroitkombëtar, Isa Boletini, janë kategorikishtkundër rivarrimit në Vlorë. Për tëshprehur këtë kundërshti ata zhvilluannjë mbledhje të jashtëzakonshme nëbashki. Në tubim morën pjesë historianë,intelektualë, përfaqësues të organizatave,minatorë dhe familjarë të heroit. Një faktqë u përmend shumë ishte se vetëm njëpjesëtar i familjes kishte dhënë miratimpër qeveritë kurse e gjithë pjesa tjetërishte kundër. Bahtiri dhe familjarëtparalajmëruan, që në asnjë formë nuk dotë lejojnë, që eshtrat e heroit të dërgohennë Vlorë.Kryebashkiaku Bahtiri tha se, IsaBoletini është lindur dhe ka luftuar nëBoletin, prandaj shtoi ai, vetëm aty dotë rivarroset. "Jemi të vendosur dhe nukdo të lejojmë që gjenerali Isa Boletinitë dërgohet në Vlorë", tha Bahtiri. Kyangazhim u mbështet unanimisht.Familjari, Riza Peci, shpreh indinjatë përlajmin e ndërrimit të vendit të varrimit. Aithotë se flet në emër të familjes dhe gjithëzonës së Shalës, duke premtuar se "nukdo lejohet varrimi i Isa Boletinit jashtëMitrovicës dhe Boletinit". Rafet Ibishi, nëemër të shoqatave të dala nga lufta, tha se"eshtrat e Isa Boletinit duhet të varrosenvetëm në Boletin", duke shtuar: "Ne jemipërkrah qëndrimit të të gjithë mitrovicasvese Isa nuk meriton një akt të këtillë,mosvarrimin në vendlindjen e tij te kulla".Në Mitrovicë shumë njerëz thonë se indjeri Boletini ka lënë amanet që tëprehet në vendlindjen e tij. Presidentihistorik i Kosovës, Ibrahim Rugova,kishte premtuar vite para se të vdiste seeshtrat e Boletinit do të silleshin nëMitrovicë për një varrim dinjitoz.Publicisti Asllan Murati, kujton këto faktedhe shton: "Amaneti i Isës ka qenëvarrimi në Boletin, ndaj ne mitrovicasitduhet të përmbushim këtë amanet".Ndërsa profesor Asllan Istrefi, u shprehse "nuk duhet lejojmë një tradhti të rendaj Isës". "Qe dy net jam pa gjumë prejse kam dëgjuar që eshtrat e Isa Boletinitpo i dërgojnë në Vlorë...Kryetari i

Mitrovicës ka ba veprën më të madheqë nuk ka leju t'i çojnë eshtrat e IsaBoletinit në Vlorë", thotë Fazli Deliu, një75 vjeçar nga Çabra e Mitrovicës, i cili kapërjetuar burgjet e ish Jugosllavisë për 2vjet dhe ato të Shqipërisë komuniste për27 vjet tjera.Edhe familjarët kundërKushtrim Boletini, anëtar i familjesBoletini, thotë se familja e heroit nukpajtohet me dërgimin e eshtrave nëVlorë. Ndërsa Gazmend Boletini qëishte pjesë e ekspeditës boletinase nëtakim me Ramën e Thaçin tha në njëdeklaratë për Kosovapress, një ditë pastakimit kontrovers, se tërhiqet ngavendimi "pas reagimeve të qytetarëve"."Familja (Boletini) do të jetë gjithmonëpranë qytetarëve dhe me qytetarët.Është edhe kërkesë e tyre unanime qëIsa Boletini të rivarroset në Boletin,pavarësisht se edhe Vlora është vendiku është shpallur pavarësia më 1912",tha Gazmend Boletini.Mitrovica si simbolEnis Kelmendi, nga Lidhja eHistorianëve të Mitrovicës thotë se "nukkemi asgjë kundër Vlorës, por Isa duhet

të prehet aty ku lindi, u rrit dhe ku mbrojtiçështjen shqiptare". "Mitrovica ështëqyteti i ngjarjeve dhe kthesave të mëdhahistorike që nga koha e Lidhjes sëPrizrenit, kryengritjeve popullore dheshpalljes së pavarësisë, deri tek greva eminatorëve dhe tani mbrojtja e Kosovësnë Mitrovicë", thotë ai.Analisti Nexhmendin Spahiu, thotë seBoletini duhet të varroset në Boletin dhejo të shkojë 500 kilometra nga vendlindjae tij. "Mitrovica nuk duhet të lejojë njëposhtërim të këtillë, andaj me krenarinëdhe guximin qytetar, duhet të tregojmëhapur kundërshtimin tonë, sepse dërgimii eshtrave në Vlorë do jetë poshtërim përMitrovicën. Në aspektin politikmosvarrimi në Boletin do të thotëvetëheqje dorë nga veriu i Kosovës, ndajapeloj tek familjarët që të mos shesineshtrat e Isës, por të mbështete qëndrimii kryetarit që varrimi të bëhet më 10qershor në Boletin", thotë publicisti injohur, Spahiu.Mulaj: Pse po ia marrin IsënMitrovicës?!Intelektualët dhe publicistët në Shqipëri,gjithashtu po e shohin si të

Zëvendëskryeministri Thaçi tha se u mirëprit

vendimi që "rivarrimi i heroit kombëtar Isa

Boletini të ndodhë në Vlorë, në qytetin e

Pavarësisë së Shqipërisë". "Në 10 qershor do të

jemi të gjithë së bashku, Shqipëria, Kosova,

shqiptarët e Maqedonisë, të Preshevës, të

Ulqinit, të Malit të Zi, në Vlorë...

SPECIALE

Page 11: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

Tg11www.telegram.al

info.telegram.al

E premte, 22 maj 2015

Gazeta Telegram

papranueshëm vendimin që Boletini tëprehet në Vlorë. Gazetarja EsmeraldaMulaj thotë se vendimi qe eshtrat e IsaBoletinit te prehen në Vlorë është jovetëm absurd, por edhe në dëm tëçështjes kombëtare. "Cili është plani qëkanë për Mitrovicën këta zotërinj qëvendosën që Isa Boletini të mos prehette kulla e tij në Boletin, që ndodhet nëpjesën veriore të Mitrovicës?" - shtronpyetje Mulaj. Ajo ngre edhe shqetësimetë tjera: "Pse kërkojnë t'u mohojnëshqiptareve te Kosovës që të nderojnëbirin e tyre, heroin e kombit Isa Boletini?Pse duhet të vijnë në Vlorë e të vënëkurora me lule shqiptaret e Kosovës kurtë përkujtojnë kryengritjet e Prishtinësdhe Prizrenit, betejën e përgjakshme tëCarralevës, etj.?". Mulaj pohon se "IsaBoletini është vërtet i gjithë shqiptarëve,por para se gjithash është i Kosovës dhetrupi i tij duhet të prehet në Kosovënpër të cilën luftoi dhe humbi jetën".Haradinaj: Askund tjetër veçse nëBoletinKryetari i AAK-së, Ramush Haradinajështë kundër ri-varrosjes së eshtrave tëIsa Boletinit në Vlorë. "Kulla e IsaBoletinit në Boletin të Mitrovicës i ka

rezistuar të gjitha stuhive të vështiranëpër të cilat ka kaluar kombi. Ajo nukështë vetëm kullë. Kulla e Boletinitështë simbol i luftës tonë kundërtkurrjes së trojeve tona. Eshtrat e IsaBoletinit janë pjesë e rëndësishme etestamentit që ruan kjo kullë ndër brezadhe aty duhet të rivarrosen. Ështëgabim nëse rivarrosen kudo tjetërpërveçse në Boletin", thotë Haradinaj.Shkullaku: Shou mediatik iKryeministrit"Jemi të bindur që jo vetëm së bashkupo bëjmë gjënë e duhur për të nderuarkëtë figurë të madhe, por edhe për t'ipërcjellë gjeneratave të reja mesazhin efortë dhe të kthjellët të ëndrrës dhe tëbetejës së përbashkët të këtyre dybaballarëve të kombit dhe padyshim,edhe të shtetit tonë", tha Edi Rama nënjë fjalim pas këtij takimi të cilin ditëmë vonë, analisti shqiptar ArmandShkullaku e cilësoi si "shou patriotik" ikryeministrit shqiptar. "I plotfuqishëmnë këtë botën tonë, kryeministri posistemon tashmë edhe botën tjetër",ironizoi Shkullaku në një editorial tëpublikuar tri ditë më vonë.patriotik', -thotë Nisma për Kosovën.

CEREMONIA

Pezullon punën Këshilli OrganizativKëshilli Organizativ për ceremoninë e rivarrosjes së Isa Boletinit pezulloi përkohësisht aktivitetet përshkak të zhvillimeve të fundit në ndryshimin e vendit të rivarrosjes së heroit kombëtar. Ky këshill duhet tëmblidhej për të finalizuar detajet e organizimit të ceremonisë për rivarrimin në qytetin e Vlorës. Por,tërheqja e familjarëve të heroit nga vendimi për rivarrosjen e tij në qytetin bregdetar, si dhe kërkesa ekomunës së Mitrovicës për qeverinë që të tërhiqet nga vendimi, ka bërë që Këshilli të mos mblidhet.

DRONISi "fluturoi" Isa mbi Beograd

Në tetor të vitit të kaluar, një flamur i Shqipërisë etnike fluturoi mbi stadiumin "Partizani" të Beogradit, ndërsaluhej ndeshja Serbi-Shqipëri. Flamuri paraqet imazhet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit të vendosur në anashhartës së trojeve të dikurshme shqiptare dhe me mbishkrimin në fund të banerit "AUTOCHTONOUS. Baneriqë bëri jehonë në mediat e gjithë botës, përmban dy ndër figurat kryesore të Shqipërisë të kohës së shpalljes sëpavarësisë të vitit 1912 dhe u shndërrua në simbolin e ri të cështjes kombëtare shqiptare.

NISMA:Rama-Thaçi po vrasin sërish Isën

Partia Nisma e Kosovës, e ish kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ish ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, e quanvendimin si një vrasje e dytë e Boletinit. Sipas saj, zhvendosja vjen pasi në zonën e kontrolluar nga serbët, nuk e lejojnëprehjen e Boletinit. "Fatkeqësisht nuk po shtrohet çështja se ku dëshirojmë t'i varrosim eshtrat e tij, por çështja është kunuk na lejohet t'i varrosim", - pohon Nisma. "Duke pasur parasysh faktin se kjo çështje është negociuar me ListënSerbe dhe rrjedhimisht edhe më Serbinë, atëherë është e qartë se nuk është zgjedhur Vlora si vendi për të nderuarkolosin e kryengritjeve shqiptare për liri dhe pavarësi", - vëren ajo.

Analisti Nexhmendin Spahiu, thotë se Boletini

duhet të varroset në Boletin dhe jo të shkojë 500

kilometra nga vendlindja e tij. "Mitrovica nuk duhet

të lejojë një poshtërim të këtillë, andaj me krenarinë

dhe guximin qytetar, duhet të tregojmë hapur

kundërshtimin tonë, sepse dërgimi i eshtrave në

Vlorë do jetë poshtërim për Mitrovicën.

HISTORIA

"Odiseja" e eshtrave të Isa BoletinitEshtrat e Isa Boletinit kanë një "odise" të pazakontë për një hero kombëtar. I vrarë brenda territorit të Malit të Zi në

vitin 1916 bashkë me disa meshkuj të familjes, ai ishte varrosur në Podgoricë. Trupi i tij ishte prerë në varrezat e

kryeqytetit malazez deri në vitin 1998 kur disa shqiptarë i tërhoqën nga varri dhe i sollën në Mitrovicë. Pjesë e

ekspeditës për t'i marrë eshtrat e Boletinëve ishte edhe imami Asllan Murati nga Mitrovica. Për gjashtë vjet ai i

mbajti këto eshtra në një xhami në Mitrovicë por në vitin 2004 i tërhoqi nga aty për

shkak të situatës së sigurisë në qytet dhe u gjeti vend brenda oborrit të shtëpisë. Më

në fund, në vitin 2011, ai i dorëzoi eshtrat te Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

për t'ua bërë analizat e ADN-së. Sot e asaj dite, eshtrat e Isa Boletinit janë duke

ndenjur në këtë Institut. "Jam indinjuar se si dikush mund të mendojë që rivarrimi i

heroit tonë mund të bëhet në Vlorë", tha imami Asllan Murati nga Mitrovica për

Gazetën "Jeta" në Kosovë. Njeriu që ka ruajtur eshtrat e heroit kombëtar nga viti 1998

deri në vitin 2011 tregon se në vitin 2004 ishte përgatitur një Këshill për rivarrimin e

Isa Boletinit i cili sado që nuk kishte mundur ta përfundojë punën, të paktën një

vendim e kishte marrë: që Isa Boletini të rivarroset në vendlindjen e tij. 103 vjet më

parë, Isa Boletini kishte ndërmarrë një udhëtim të vështirë drejt Vlorës në përpjekje

për të marrë pjesë si përfaqësues nga Kosova në mbledhjen ku u shpall pavarësia e

Shqipërisë. Rrethanat e kohës bënë që ai ta humbë këtë ngjarje për shkak të

vështirësive me të cilat hasi gjatë rrugës. Por 99 vjet pas vdekjes, politika i ka futur në

lojë eshtrat e tij. Kjo për imamin Asllan Murati nuk ka kuptim. "Isa Boletini ka jetuar 52

vjet dhe tërë jetën e ka kaluar në Boletin", thotë rojtari i eshtrave të Isa Boletinit.

SPECIALE

Page 12: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

TgE premte, 22 maj 201512 www.telegram.al

info.telegram.alGazeta Telegram

Ervin Bushati:Kam me ndez

këtë verë

SY MË SY

Këngëtari i mirënjohur ka vendosur të nasurprizojë me kripin e tij të ri, që premtontë jetë hiti i kësaj vere. Ervin Bushati tregon

në një intervistë ekskluzive për "Telegram" se si lindiideja e këngës së tij të re dhe si ajo u realizua me njëkosto tepër të lartë. "Fabula e këngës shtrihet në dykohë të ndryshme që ka në qendër një çift të rinjsh tëdashuruar, tregon Ervini. Historia e çiftit të dashuruarnis që nga ballot me maska aristokratike dhe vazhdonnë ditët e sotme". Ervini thotë se me këtë histori kadashur të sjellë në vëmendje se, ndonëse koha dhejeta mund të ndajë dy të dashuruar, dy shpirtërat dota gjejnë rrugën për t'u ribashkuar kur duhen. Nëkëtë mënyrë, duket se Ervin Bushati ka vendosur qëta ndezë verën e këtij viti me një atmosferë të zjarrtë...

Përshëndetje Ervin! Këtë herë vjen me "Komme t`ndez". Kë do ndezësh?"Kom me t ndez" ka për ta ndezur atmosferën kudodhe te kushdo që do ta dëgjojë.

Sa kohë keni punuar për realizimin e kësajkënge dhe klipit?Këngën ma tregoi Dj Erian nga Toronto, Canada.Ndodhesha në një turne atje në dhjetor të vitit 2014.Direkt më pëlqeu sa e dëgjova dhe i thashë: "Do tapunoj pak në Tiranë kur të kthehem e do e bëj hit."Zakonisht mua nuk më mungon nuhatja. Me tekstnga Alex dhe realizimin tek Gent Myftaraj, kohë qëzgjati 4 muaj pak a shumë. Edhe klipi kërkoi kohën evet, një muaj bashkë me montazh. Po them se ja kavlejtur,sepse është ndryshe.

Sa ka kushtuar kyklip kaq i bukur dhei veçantë?Mua nuk më pëlqen tëthem shifra por mundtë them që është njënga klipet më tëkushtueshme që kambërë unë. Ka shumëfigurantë, balerinë,kostumografi etj etj.

Kush e menaxhon,ke sponsor tëklipeve?Në fakt unë çdogjë e bëj vetë. Porthem që kaardhur koha tëgjej njëmenaxher të

saktë, gjë që mungon në Shqipëri. Çdo gjë erealizoj nga të ardhurat e mia personale. Por në faktpër këtë klip dua të falenderoj "Venice Art" nëShkodër për maskat dhe kostumografinë e shkëlqyer.Si dhe "Tabu Club & Luna Rossa Restorant" në Tiranëpër ambientet dhe gatishmërinë. Miss-et e qytetit tëElbasanit si dhe koreografin Denis Blacerin megrupin e tij të baletit. Si dhe shoqërinë time qe më kaqëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe .

A është e vështirë në ditët tona të mbash cilësinë muzikë?Mendoj që kam krijuar ekuilibër në muzikë. Pa prishurimazhin që kam vite e kam investuar për të. Por dheduke qenë sa më bashkëkohor. Kënga e fundit edëshmon më së miri këtë.

Fenomeni "tallave" është një shqetësim për tëgjithë këngëtarët. Po ty, të ka kapur ky tundim?Ha ha... deri tani jo. Por dhe s'di ta këndoj tallavanë,ka dhe ajo përfaqësuesit e saj. Duket e lehtë por kamënyrën e vet të këndimit.

Nëse ty do të propozohej një bashkëpunim itillë, do ta pranoje?Në qoftë se do e sillja në një stil të moderuar dhe mepërfaqësues tipik, pse jo.

Klipi është një kthim pas në kohë, përballëkohëve të sotme… Pse pikërisht kjo ide për tëardhur ndoshta pak ndryshe?Video shtrihet në dy kohë të ndryshme. Një çift të rinjshtë cilët dashurohen që nga ballot me maska aristokratikedhe historia e tyre vazhdon në ditët e sotme. Ideja ështëse, edhe pse koha dhe jeta mund të ndajë dy shpirtra qëduhen, ata do të gjejnë rrugën që të ribashkohen. Këtufshihet kuptimi i dashurisë së vërtetë

A mund të zgjasë kaq shumë një dashuri?Nëse është vërtet dashuri, besoj edhe në përjetësi.

Për ty sa ka zgjatur dashuria?Do t ia lëmë kohës?

A beson tek dashuria platonike, ashtu si në klip, kudy njerëz,edhe pse nuk janë bashkë, përsëri duhen?Në klip kështu kemi mendua ta servirim.

Çfarë të veçantë ka kjo këngë, edhe ku dallonme këngët e mëparshme të tuat?Të veçantë e bën muzika, teksti, kripi, interpretimiim. Është house më i fortë. Evoluon koha, evoluondhe muzika.

Çfarë i duhet një kënge që të kthehet në hit veror?Duhet të jetë hit. Por nuk është shumë e thjeshtë.Duhet të vijë natyrshëm. Të ketë reklamën e duhurqë të vijë në Tv e në radio. Të vijë te publiku. Pastajështë ai që vendos...

Beson se "Kom me t`ndez" do jetë e tillë, prahiti i kësaj vere? Besoj shumë tek kjo këngë... Do të jetë hit.

A është e vështirë të bësh hit veror pa lakuriqësiedhe pa ekspozime? Edhe lakuriqësia po erdhi bukur në art është ok...Po të vijë me vulgaritet, ngelet vulgare...

Diçka që do ta ndash me publikun? I them që i dua shumë dhe faleminderit për të gjithaduartrokitjet që më dhurojnë.

Bisedoi: Era Çela

Video shtrihet në dy kohë të ndryshme. Një çift të rinjsh të

cilët dashurohen që nga ballot me maska aristokratike dhe historia

e tyre vazhdon në ditët e sotme. Ideja është se, edhe pse koha dhe

jeta mund të ndajë dy shpirtra që duhen, ata do të gjejnë rrugën

që të ribashkohen. Këtu fshihet kuptimi i dashurisë së vërtetë

Page 13: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

Tg13www.telegram.al

info.telegram.al

E premte, 22 maj 2015

Gazeta TelegramSPECIALE

INVESTITORËT ITALIANË:Shqipëria, kjo mundësi e madhe

Delegacioni italian i kryesuar nga arkitekti shqiptar Brahim Shoshi shprehetentuziast për mundësitë e mëdha që ofron Shqipëria si në ndërtimetinfrastrukturore, ashtu edhe në turizëm. Arkitekt Cantelmini: "Keni një

pasuri edhe më të madhe se ato natyroret, një vend me të rinj që duan zhvillimin".Turizmi, potenciali dhe prioriteti i ShqipërisëJavën e kaluar u mbyllën punimet e konferencës "Italia dhe Shqipëria: Të ndërtojmësë bashku", por një pjesë e rëndësishme e përfaqësuesve të biznesit italian zhvilloiedhe një seri vizitash në Shqipëri. Qëllimi ishte të njohin Shqipërinë dhe të vlerësojnëmundësitë e zhvillimit të këtij vendi, prioritetet e investimeve dhe mundësitë ebashkëpunimit. Delegacioni italian i drejtuar nga ark. Brahim Shoshi dhe përfaqësuesiitalian, zv/Presidenti i Confesercenti Pietro Leonarduzzi në përbërje kishte edheekipin e tyre i punës: ark. Fabrizio Cantelmi, ark. Alessandro Leone, ing. FabrizioPisani, ing. Arturo Ianucci, ing. Carmine Mascolo. Pas vizitës së tyre në Tiranë,takimet vijuan me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare, në të cilën merrte pjesëkryeministri Z. Edi Rama, ambasadori italian Massimo Gaiani, ministra dhepërfaqësues të tjerë të qeverisë. Në takimin e dy palëve, në interes te dy shtetevetona fqinjë, Italisë dhe Shqipërisë, u fol për mundësitë e bashkëpunimit në fushëne projekteve dhe ndërtimit. Takimi, sipas programit, u zhvillua në "Hotel Rogner",në Tiranë. Delegacioni italian, pas takimeve zyrtare, vijoi me takime të tjera me tëzgjedhur vendorë dhe kandidatët për kryetarë të disa bashkive, duke studiuarterritorin shqiptar dhe mundësitë që ai u ofron investuesve të huaj. Ark. B.Shoshimori përsipër angazhimin e tij personal dhe të grupit që përfaqëson në përcjelljen efrymës së bashkëpunimit italo-shqiptar e cila u krijua në ditët e shkuara mes dypalëve, investitorëve dhe biznesmenëve italianë për të bërë të mundur sa me shpejthyrjen e investimeve të tyre në Shqipëri. Në takimet dhe bisedimet e investimeveluajti një rol të rëndësishëm gjatë bisedimeve ndërhyrja e zv/Presidentit tëConfesercenti, Pietro Leonarduzzi, i cili insistoi në investimet mbi arsiminprofesional, pasi në Shqipëri ato mungojnë ose, edhe ato ekzistuese, nuk kanëstandarde cilësore. Zv/Presidenti i Confesercenti, Pietro Leonarduzzi, mori përsipërangazhimin për të biseduar me institute europiane në vendin e tij, të cilat mund t'iofrojnë Shqipërisë një seri institucionesh, të cilat do të garantojnë formiminprofesional, duke zvogëluar numrin e të papunëve në Shqipëri dhe do të garantojnëedhe punësim në Europë, pasi diploma do të njihet në të gjitha shtetet europiane.Përtej formimit arsimor, rol të rëndësishëm do të kenë edhe bashkëpunimet dhestazhet në ndërmarrjet europiane. Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare premtuanmbështetje ndaj investimeve italiane dhe lanë hapësirë për takime të mëtejshmeduke rezervuar takime të tjera me prezantime projektesh, të cilat do të jenë faza eparë e hapjes së kantiereve ndërtuese në Shqipëri. Ark. Fabrizio Cantelmi në pyetjete bëra nga media mbi vizitën e tij në Shqipëri u shpreh: "Shqipëria sot me kujtonItalinë e 30 viteve më parë, e cila kishte forcë dhe dëshirë për të ndërtuar, me tëvetmen diferencë që Shqipëria, përveç pasurive të saj natyrore, ka një avantazh,pasi më e madhja pasuri e saj është popullsia e re e këtij shteti me moshë mesatare28 vjeç që shumë shtete europiane do ta kishin zili. E them këtë pasi, jo vetëmpopullsia shqiptare është e përbërë nga vajza dhe djem të rinj, por me atë që unëkam kuptuar, ata janë shumë të motivuar për të punuar dhe për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë imazhin e shqiptarëve në Europë nëpërmjet punës". Në vijimtë prononcimit të tij, arkitekti Cantelmini theksoi se motoja e Shqipërisë duhet tëjete turizmi. "Kjo sjell që nga ana e politikës shqiptare të ketë një vullnet tëpërkushtuar në mënyrë të veçantë në krijimin e infrastrukturave dhe strukturavepritëse të cilat duhet t'u garantojnë të huajve privilegjin e transportit të shpejtë dheme kosto të ulët për t'u bërë ballë konkurrencave fqinje në Ballkan. Vende fqinje si

Greqia, Kroacia, Mali i zi, apo edhe Rumania e Turqia, janë kthyer në perla tëturizmit evropian, pasi garantojnë udhëtime low cost me 10-15 euro transporti,duke garantuar edhe akomodimin, ushqimin me çmime konkurruese, të cilatfatkeqësisht nuk i gjeta në Shqipëri. Unë ju sugjeroj që, falë eksperiencës sonë, tëstabilizojmë një urë bashkëpunimi, e cila do të rritet së bashku me ne dhe do tasjellë Shqipërinë në vëmendjen e turistit europian. Unë s'dua të shtoj më shumë,por nesër, nëse do të më duhet të zbarkoj në Shqipëri me varkën time, kjo gjë nukmë bëhet e mundur, pasi porti i i Durrësit nuk i ofron kushtet. Falë takimeve që ukryen, falenderoj përfaqësuesit shqiptarë që na mirëpriten dhe na lanë hapësirë përtë mbajtur takime të tjera frytdhënëse dhe për të vënë në zbatim projekte me interesatë përbashkëta. Unë më parë njihja shumë shqiptarë, ndërsa sot zbulova Shqipërinëdhe mund të them bindshëm që u dashurova me të. Me këtë dua të shpreh që kyishte vetëm fillimi i një rruge të gjatë bashkëpunimi." Ark. Alessandro Leone dheIng. Carmine Mascolo, respektivisht përfaqësues ligjor i shoqërisë "Stagi.srl" dheanëtar i bordit drejtues të federatës së arkitektëve Abruzzo-Molise, në ndërhyrjet etyre mbështetën idenë e arkitektit Cantelmini, pasi pika më e fortë e Shqipërisëështë realisht turizmi, forca e një shoqërie të re dhe mbi të gjitha mrekullitë e sajnatyrore, të cilat fatkeqësisht kanë qenë të paarritshme nga vizituesit e huaj përshkak edhe të një imazhi jo të drejtë të interpretuar në Europë, por mbi të gjithaedhe një politike nga jo më të mirat, e cila duhet t'i japë rëndësi të madheinfrastrukturës dhe transportit në Shqipëri. Delegacioni italian vlerësoi frymën e retë një qeverie të hapur, e cila deklaroi se do të mirëpresë të gjitha iniciativat einvestuesve italiane në Shqipëri. "Në Shqipëri është ndërtuar dhe ka shumë për tëndërtuar së bashku. Modeli ynë i ndërtimeve është ndër më prestigjiozët në botëdhe padyshim që çdo pjesëmarrje jonë do t'i shërbejë në mënyrë thelbësoreShqipërisë. Mund të marr shembull Shën Peterburgun, qytet i cili është porta eRusisë në Europë dhe do të kujtoj që u ndërtua përgjithësisht nga arkitektet dheinxhinierët tanë italianë për t'iu përgjigjur një qyteti të modelit europian në Rusi.Ashtu duhet të veprojmë edhe në Shqipëri, pasi Shqipëria është portë hyrëse nëBallkan", tha ing. Mascolo. Ing. Fabrizio Pisani dhe ing. Arturo Iannucci, përfaqësuestë shoqërisë "Structura Ingegneria S.r.l." e pozicionuar në Romë, falenderuan palënshqiptare dhe shprehën interes të madh në këtë urë bashkëpunimi mes Shqipërisëdhe Italisë, "e cila do të jetë padyshim shumë frytdhënëse në të mirë të Shqipërisë.Struktura jonë por mbi të gjitha ky grup i punës do të angazhohen plotësisht nërealizimin e projekteve madhore për rritjen e cilësisë së projektimit, më pas dhe tërealizimit të infrastrukturës dhe urbanistikës shqiptare me ftesën e investitorëve tëhuaj, ndër ta edhe klientët tanë". Ark. B. Shoshi, përfaqësues ligjor i studios "A.I.D"(arkitekturë, inxhinieri dhe design) në lidhje me takimet dhe marrëveshjet e bëragjatë ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri u shpreh i kënaqur me pritjen e delegacionittë tij nga përfaqësuesit e palës shqiptare të cilët shprehën qartë interesin e tyre nëbashkëpunimet e mëvonshme mbi projekte të përbashkëta në interes të Shqipërisë.Ark. Shoshi nuk u prononcua shumë për median, por la të kuptojë që "pas zgjedhjevelokale do të vijojmë konkretisht me projektet tona". Kjo ishte hera e parë e njëtryeze të rrumbullakët "Italy & Albania - Building Together" ku ndër 120 ndërmarrjendërtimi italiane, mbi 10 % e tyre ishte përfaqësuar nga sipërmarrësi Brahim Shoshi. Ky takim ishte i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për investuesit ehuaj, të cilët u njohën nga afër me mundësitë e mëdha që ofron ky vend, tashmë njështet kandidat i BE dhe i gatshëm për të realizuar edhe projekte europiane. Një roltë rëndësishëm pas këtyre takimeve do të ketë vullneti i politikes shqiptare për tëbashkëpunuar me investitorët italianë në të mirë të Shqipërisë.

Alket Aliu

Në Shqipëri është ndërtuar dhe ka

shumë për të ndërtuar së bashku.

Modeli ynë i ndërtimeve është

ndër më prestigjiozët në botë dhe

padyshim që çdo pjesëmarrje

jonë do t'i shërbejë në mënyrë

thelbësore Shqipërisë...

ing. Carmine Mascolo

Arkitekti Brahim Shoshi, botuesi i gazetës“Telegram” me ambasadorin italian në Shqipëri

Ambasadorin italian në Shqipërime delegacionin e investitorëve

Delegacioni i investitorëve italianë në Shqipëri, tëshoqëruar nga z.Kujtim Shoshi dhe ark.Brahim Shoshigjatë takimeve në qytete të ndryshme të vendit

Page 14: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

TgE premte, 22 maj 201514 www.telegram.al

info.telegram.alGazeta Telegram HISTORI

Psikiatria, zgjidhja për MedeanMbyllet procesi për Edlira Dobrushën, nënën që masakroi me 130 thika 3

vajzat e saj: "10-vjet në psikiatri", - ky ishte vendimi përfundimtar i Gjykatës së

Leço-s për gruan shqiptare që pas divorcit bëri aktin si në tragjeditë antike

Valentina Gjoni*

Nuk ishte një përbindësh, pornjë grua që kishte nevojë tëkurohej. Ajo bëri atë që

askush se priste pasi klithmave të sajnuk iu përgjigj njeri. Heshtja e gjatësolli fëmijë-vrasjen. Historia upërgjak në natën e 8 - 9 marsit 2014si në tragjeditë greke, ku EdliraDobrushi vrau (theri) me 90- thikatre vajzat e saj: Simona, Kejsi dheSidni përkatësisht: 13, 10 dhe 3vjeçe. Atëherë nisi por procesi umbyll më datën 19 maj 2015 nëGjykatën e Leço-s. Ndërkohë,gjykata ka hapur një kapitull të ri përgruas që bëri atë që një mendjenormale e ka të vështirë ta kapërdijëaktin që kreu Medea e ditëve tona.Psikiatria ofron zgjidhjeSipas psikiatrit Federico Dubano,Edlira është e paaftë të kuptojëreagimet e saj dhe të dojë e tëpërcjellë dashuri . Ftohtësia endjenjave të saj l idhet meç'ekuilibrimin mental dhedepresionin. Nga kjo arsye, seanca egjyqit ka vendosur përfundimisht qëe pandehura të qëndrojë 10 vjet nënjë strukturë psikiatrike nëCastiglione (Leço-Itali).Kjo ishte seanca përfundimtare qëvendosi trupi gjykues mbi çështjene shumëpërfolur të ish- familjesDobrushi.Avokati mbrojtës i saj AndreaSpreafico, kishte nënvizuar faktin se;ajo vuante nga depresioni dhe nukishte kuruar asnjëherë, fakt të ciline kishte pohuar edhe ish-bashkëshorti i saj Bashkim Dobrushiqë punonte prej vitesh në Itali dhejetonte pak kilometra larg shtëpisëku jetonin vajzat me të ëmën.Gjendja e saj psikologjike upërkeqësua me divorcin, vendim imarrë nga bashkëshorti.Këtë situatë ajo e vuante dhe nuk epranonte shpirtërisht, dhe e quantesi falimentim të saj. Nuk ishte kuruarasnjëherë nga frika e kostos së lartëtë terapisë apo edhe ngaparagjykimet. Motive të cilat e kanështyrë edhe më tepër drejtpërkeqësimit të gjendjes së sajshpirtërore e mendore.Psikologët dhe psikiatrët që kanëndjekur hap pas hapi çështjen; këtëakt kriminal të kësaj gruaje e kanë

lidhur me sindromën e Medeas nëmitologj inë greke. Medea edashuruar marrëzisht pas Xhazonitbën shumë sakrifica për hir tëdashurisë, por ajo vjen gjithmonë eshtyrë nga ai. Nga zhgënjimi lindmendimi i sëmurë se do tëhakmerret ndaj tij, dhe vret fëmijët!Kjo ndodh kur dashuria humbpërmasat që ka dhe vlerën e vërtetëe kthehet në obsesion!Medea e ditëve tonaGjatë seancës gjyqësore u përsëritendisa herë fjalët e saj: "Vajzat e mia

do të ishin bërë prostituta nëse unënuk do t'i ndaloja, doja që t'ju evitojaatyre një të ardhme të dëshpëruar!"Fjalë të cilat tregojnë gjendjen e sajpsikogjike, mendore. Frika ngarealiteti, ankthi për të parë të vërtetënnë sy, familjarë që nuk të ndihmojnë,një njeri për të cilin ke dhënë shumëdhe në momentin që ke nevojë tëkthen krahët, mendimi i saj se po tëkërkosh ndihmë është një formëdobësiet; mbase kanë qënë disa ngafaktorët që kanë ndikuar në rendimine gjendjes së saj mendore.

Një rast i tillë indinjon e prek çdonjeri, por në ditët e përditshme, nëkohën që po jetojmë vrasjet nëfamilje që përfundojnë në kronika tëzeza janë të shumta. Dëshpërim itejskajshëm i inividëve nga realiteti,vetmia e së përditshmes, një shoqërie frikshme që vetëm paragjykon embërthyer nga egocentrizmi; Janëshkaqet që çojnë në tragjedi të tilla.Gra që nuk kurohen nga frika ekostos së çmimit të vizitës apo tëterapisë dhe që shpërthejnë nëtragjedi dhe krime nga më tëshëmtuarit për të lënë një boshllëkbrenda, jo vetëm tek ata që i kanënjohur por edhe tek ata që përcjellinlajmin. Kjo tragjedi por edhe ky

proces nuk mund të mbyllet lehtë siçdo dosje e zakonshme kriminale.Kjo histori flet më shumë për tënesërmen sesa për të shkuarën evarrosur. Ky krim është një apel përatë çfarë nuk duhet të jetë një familjedhe për sjelljen që nuk duhet tëdëshmojë një shoqëri në ditët tona.Edlira Dobrusha është e ndëshkuartë gjallojë nëpër ditë dhe vite mebarrën e rëndë të një krimi që ështëmë e rëndë se vdekja, por historia esaj është apeli më i fortë se mitetpërsëriten dhe tragjeditë ndodhin përshkak të indiferencës dhe mungesëssë dashurisë mes njerëzve.Autorja është gazetare e Javores

"Telegram" në Romë

Në foto: Edlira Dobrusha, me vajzën

Vajzat e Edlira Dobrushës

Foto ilustruese: Gjykata

Kjo histori flet më shumë

për të nesërmen sesa për

të shkuarën e varrosur.

Ky krim është një apel për

atë çfarë nuk duhet të jetë

një familje dhe për sjelljen

që nuk duhet të dëshmojë

një shoqëri në ditët tona.

Edlira Dobrusha është e

ndëshkuar të gjallojë nëpër

ditë dhe vite me barrën e

rëndë të një krimi

Page 15: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

Tg15www.telegram.al

info.telegram.al

E premte, 22 maj 2015

Gazeta TelegramREKLAME

Page 16: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

TgE premte, 22 maj 201516 www.telegram.al

info.telegram.alGazeta Telegram

KAPSLLËKUShkaqet dhe trajtimi

Simptomat dhe rastet kur duhet të bëhet diagnostikimiA janë të dëmshme përdorimi i laksativëve. Ushqimet...

Dr. Arbër Veliu

Çdo individ duhet të përcaktojëse çfarë është normale për të.Si rregull, në kapsllëk duhet të

dyshohet nëse kalojnë më shumë se treditë nga jashtëqitja e fundit, ose në qoftëse ka vështirësi apo dhimbje gjatëjashtëqitjes dhe ajo është mekonsistencë të fortë. Shumica e njerëzvekanë periudha të shkurtra të kapsllëkut.Nëse duhet përdorur një laksativ përmë shumë se tre javë për të rregulluarjashtëqitjen, atëherë është e nevojshmetë konsultoheni me mjekun.A është kapsllëku rrezik përshëndetin?Edhe pse kjo mund të jetë tejet ebezdisshme, kapsllëku zakonisht nukështë serioz. Megjithatë, nganjëherëkjo mund të sinjalizojë dhe të jetë evetmja simptomë në kuadër të njësëmundje serioze, si kanceri: Në këtoraste, pacienti me kapsllëk ka edhesimptoma të tjera shoqëruese si, rënianë peshë, anoreksia, gjakderdhja ngazorra e trashë. Kapsllëku që zgjat njëkohë të gjatë mund të çojë nëkomplikime si hemorroide tëbrendshme ose të jashtme, fisuraanale, si pasojë e sforcimit të shtuargjatë dhe çarje të sfinkterit anal.Gjakderdhja është e shpeshtë tekpersonat me kapsllëk, si pasojë eparaqitjes së hemorroideve; në këto rastegjaku është i freskët, i kuq dhe zakonishtvjen pas jashtëqitjes, në formë pikash aponë raste të rënda, edhe në formë rrjedhje.Fisurat mund të jenë mjaft tëdhimbshme dhe mund të përkeqësojnëkapsllëkun. Herë pas here, sforcimet eshtuara gjatë jashtëqitjes shkaktojnë daljejashtë kanalit anal të një pjese të zorrësqë njihet si prolaps i rektumit. Kjo ështëe njohur si rënie e zorrës së trashë dhemund të çojë në sekrecionet e mukusitqë mund të njollosë rrobat e brendshme.

Te fëmijët, mukusi mund të jetëkarakteristikë si tek fibroza cistike.Konstipacioni tek fëmijëtKapsllëku është i zakonshëm tekfëmijët e vegjël dhe mund të jetë ilidhur me ndonjë nga shkaqet epërmendura më lart. Në një numër tëvogël fëmijësh, kapsllëku mund të jetësi rezultat i problemeve fizike. Fëmijëtme defekte të tilla si; mungesa embaresave nervore në një pjesë tëzorrës, anomalitë e shtyllës kurrizore,hipotireoza, retardimet mentale dhedisa sëmundje të tjera të trashëguaratë çrregullimit të metabolizmit, vuajnëme simptomat e kapsllëkut. Kapsllëkutek fëmijët, megjithatë, ështëzakonisht për shkak të peristaltikës sëzvogëluar të zorrëve.Kapsllëku mund të shoqërohet medhimbje, kur fëmija kryen jashtëqitjen.Çarje në lëkurën e anusit, të quajturfisura anale, mund të zhvillohet tekfëmijët me kapsllëk. Këto fisura mundtë gjakderdhin apo shkaktojnë dhimbje,duke nxitur fëmijën të mbajë nevojëne tij ose të saj dhe në këtë mënyrë edhemë tepër e rëndon kapsllëkun..Fëmijët mund të mbajnë nevojën etyre edhe për arsye të tjera. Disa egjejnë të papërshtatshëm për tëpërdorur tualetin jashtë shtëpisë.Gjithashtu, stresi emocional të rëndatë shkaktuara nga kriza e familjes apovështirësi në shkollë mund tëshkaktojë fëmijëve të mbajnë nevojëne tyre. Në këto raste, periudhat në mestë lëvizjeve në zorrë mund të bëhetmjaft të gjatë, në disa raste zgjasin mëshumë se një ose dy javë. Këta fëmijëmund të zhvillojnë obstruksion mefekaloma, një situatë në të cilënmbeturinat e zorrës janë aq të fortanë zorrë sa lëvizjet normale të zorrëvejanë të pamjaftueshme për tëshkaktuar zbrazjen e tyre spontane.

Kapsllëku te moshat e vjetraPersonat në moshë ankohen përkapsllëk pesë herë më shumë sesapersona me moshë më të re. Dietë evarfër me fibra, marrja epamjaftueshme e lëngjeve, mungesae aktiviteteve fizike, përdorimi i gjatë ibarnave të caktuara për sëmundje tëcaktuar mund të rezultojë në kapsllëk.Personat e moshuar në mungesë tëdhëmbëve kanë tendence tëkonsumojnë ushqime të buta dhe meshumë përmbajtje të fibrave,produkteve të drithërave, frutave dheperimeve, dhe si pasojë e ngadalësimittë zorrëve vijnë deri tek kapsllëku.Konsumimi i pakët i ujit dhe lëngjevenë këtë moshë ul sasinë e përmbajtjessë zorrëve dhe rëndon konstipacionin

SHKAQET

Cilët janë shkaktarët e kapsllëkut?Kapsllëku është një simptomë dhe jo një sëmundje. Ashtu si një ethe,kapsllëku mund të shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm. Shumicae njerëzve kanë përjetuar një periudhë të shkurtër me kapsllëk dhe që eka korrigjuar vetë përmes dietës apo mënyrave të tjera. Më poshtë janëparaqitur disa prej shkaqeve më të zakonshme të kapsllëkut:

Ushqimi i dobët.Një shkak kryesor i kapsllëk mund të jetë një dietë e lartë me yndyrashtazore (mish, produktet e qumështit, vezë) dhe sheqer (ëmbëlsir-at e ndryshme), por, e ulët në fibra (perime, fruta, drithëra), të cilatndihmojnë në masë të madhe lëvizjen e zorrëve. Disa studime kanëtreguar se marrja e ushqimeve me fibra rrit sasinë e jashtëqitjesdhe duke rritur sasinë, rritet edhe frekuenca e të dalurit jashtë, dhepër pasojë, më pak kapsllëk.Sindromi i kollonit të irrituar (IBS).Gjithashtu, i njohur si kollon spastik, IBS është një nga shkaqet më tëzakonshme të kapsllëkut në SHBA dhe Evropë. Disa njerëz zhvillojnëspazma të zorrëve dhe në ngadalësimin e peristaltikës dhe kjo që çonnë kapsllëk.Çrregullimi i ndjesisë për jashtëqitje.Një person e nxit një cikël të kapsllëkut duke shpërfillur nevojën apondjesinë e dalurit jashtë (jashtëqitjes). Disa njerëz e bëjnë këtë për t'jushmangur përdorimit të tualetit publik, të tjerët për shkak se ata janëshumë të zënë. Pas një periudhe kohore, një person mund të ketë ndaluarndjenjën për jashtëqitje, duke rënduar kapsllëkun. Kjo çon në kapsllëkprogresiv.Abuzimi me laksativë.Njerëzit të cilët zakonisht marrin laksativë (çajra të ndryshëm, si Becu-nis, Alkalax) bëhen të varura nga ata, herë-herë shkon duke u rritursasia e përdorimit dhe si pasojë zorrët nuk bëhen të ndjeshëm nga tyre.Udhëtimet.Njerëzit shpesh përjetojnë kapsllëk kur udhëtojnë në distanca të gjata,të cilat mund të lidhen me ndryshime në stilin e jetës, ushqimi dhepërdorimin e sasisë së ujit të pijshëm.Çrregullimet hormonale.Disa çrregullime hormonale, si një gjëndër tiroide jo funksionale, mundtë shkaktojë kapsllëk.Shtatzënia.Shtatzënia është një tjetër shkak i zakonshëm i kapsllëkut, i cili mund tëjenë i përkohshme, për shkak të ndryshimeve hormonale gjatë sh-tatzënisë.Fisurat dhe Hemorroidet.Dhimbjet e kanalit anal nxisin spazma te sfinkterit anal dhe si pasoje engadalësojnë zbrazjen e zorrës.Sëmundjet specifike.Shumë sëmundje si scleroderma apo lupusi, dhe disa sëmundje neu-rologjike ose muskulore, si skleroza multiple, sëmundja e parkinsonitdhe insulti cerebral, mund të jenë përgjegjës për kapsllëk.Obstruksionet mekanike.Tumoret dhe kanceri i zorrës së trashë mund të shkaktojë mbyllje me-kanike të zorrëve dhe të rezultojë në kapsllëk.Dëmtimi nervore.Lëndimeve të palcës kurrizore dhe tumoret e shtyllës kurrizore mund tëshkaktojnë kapsllëk.Medikamentet.Shumë barna mund të shkaktojnë kapsllëk. Këto përfshijnë ilaçedhimbje (sidomos narkotikëve), antacidet që përmbajnë kalcium,antispasmodikët e ndryshëm, antidepresantët, preparatet e hekurittek anemitë, antikonvulzantët tek epileptikët, bllokatorët e kana-leve të kalciumit tek pacientët me sëmundje të zemrës dhe hip-ertension arterial.

*Autori është specialist, gastroenterolog - hepatolog në Kosovë

Si diagnostikohet?Duhet të njoftohet mjeku kur kapsllëku rëndohet dhe zgjat mëshumë se tre javë. Çdo kapsllëk që shoqërohet me rënie në peshë,lodhje, dhimbje gjatë defekimit, gjakderdhje, alternim i kapsllëkutme barkqitje, duhet të njoftohet mjeku dhe gastroenterologu përndërhyrje dhe trajtim të mëtejshëm.

Testet diagnostikePërveç gjakut rutinë, urinës dhe analizave të feçes, një ekzamin-imi endoskopik; si sigmoidoskopia mund të ndihmojë në zbulimine hershëm të lesioneve të ndryshme në fillimin e zorrës së trashësi në rektum dhe sigmë. Me këtë procedurë, gastroenterologuekzaminon zorrën e trashë përmes një tubi fleksibil, ku në majë tësaj është e vendosur kamera dhe ku arrihet të vizualizohet e gjithëpamja e brendshme e zorrës; në këtë mënyrë, vërehen ndryshimefillestarë në zorrë dhe ndryshimet tjera jo normale. Nëse është enevojshme, mund të ekzaminohet e tërë zorra e trashë përmesendoskopisë që duhet kollonoskopia. Kollonoskopia është e ng-jashme me sigmoidoskopinë, përveç që instrumenti fleksibil ësh-të më i gjatë dhe mundëson pamjen e plotë dhe të gjithë pjesëvetë zorrës së trashë deri në cekum. Irogografia, është një metodëtjetër radiologjike ku bëhet ekzaminimi i zorrës.

MjekimiÇdo person duhet të vlerësoj se çfarë është lëvizja normale e zorrës përtë shmangur varësinë nga laksativët. Për shumicën e njerëzve, dietame shumë fibra dhe përmirësimi i jetesës mund të zvogëlojnë shansetpër kapsllëk. Janë të rekomanduara një dietë të ekuilibruar që përfshinushqime të pasura me fibra, të tilla si krunde të papërpunuara, produktetë drithërave, bukë me drithëra, fruta të freskëta dhe perimet. Pirja elëngjeve dhe aktivitetet e rregullta fizike do të ndihmojnë për të stimu-luar aktivitetin e zorrëve. Ushtrime të veçanta mund të jenë të nevojshmepër të rritur tonusin e muskujve të barkut tek gratë pas shtatzënisë.Nëqoftë se është diagnostikuar një sëmundje e brendshme që është sh-kaktar i kapsllëkut, trajtimi do të jetë i drejtuar drejt këtij shkaku specifik.Për shembull, nëse një tiroidë është jofunksionale ose funksionon shumëpak dhe është duke shkaktuar kapsllëk, atëherë mjeku mund të përsh-kruajë terapi për zëvendësimin e hormoneve të tiroides. Përdorimi ilaksativëve duhet të jetë si opsion i fundit për të zbrazur zorrët, dhe kjoduhet të bëhet vetëm më këshillën e mjekut dhe gastroenterologut.Kapsllëku nuk ndodh brenda natës dhe nuk është e arsyeshme të pritetqë kapsllëku mund të lirohet brenda natës.

( gjendjen e kapsllëkut).Qëndrimi i gjatë në krevat pasaksidentit, pas një sëmundje të rëndë,hospitalizimi i zgjatur rëndojnëkapsllëkun. Gjithashtu, barnat kundërdepresionit, antacidët që përmbajnëalumin, ose kalcium, antihistaminikët,diuretikët dhe barnat kundërsëmundjes së parkinsonit, mund tëshkaktojnë kapsllëk te disa njerëz.Disa persona që janë të preokupuarnga kapsllëku fillojnë të përdorinlaksativ të ndryshëm dhe në këtëmënyrë krijojnë varësi të zorrës ndajlaksativëve dhe si pasojë humbasinrefleksin për lëvizjet normalë të zorrës.Zorrët fillojnë të ngadalësojnëperistaltikën normale dhe humbinfunksionin normal.

SHËNDET

Page 17: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

Tg17www.telegram.al

info.telegram.al

E premte, 22 maj 2015

Gazeta TelegramQYTETI IM

Të bësh turistin në DohaNë Katar me Venecian, gondola, deve dhe kantierët e Botërorit. Jeta enatës dhe zhvillimet marramendëse në vendin që dikur kishte beduinë

Pyetja që lind spontanisht është: Si dotë jetë? Çfarë pamje do të ketë Dohakur 172 grataçela të vijës qiellore do të

bëhen 300; kur të hapet qendra tregtare më egjatë e botës. Tetë kilometra përgjatëshëtitores tregtare "Barwa" dhe një urë prejrreth 40 kilometra do të bashkojnë Katarinme Bahreinin; Kur të mbyllin kantieret emetrosë, të Muzeut Kombëtar të projektuarnga Jean Nouvel në formën e trëndafilit tëshkretëtirës (në vendndodhje janë vendosurtashmë oraret e vizitimit, por hapja ështështyrë për në vitin 2016), të biblotekës gjigantetë Rem Koolhaas, të qytetit të biznesitMsheireb me ajër të kondicionuar rrugëve; kurtë përfundojë aeroporti ndërkombëtarHamad, i inauguruar një vit më parë e që ingjan tashmë një anije hapësire vezulluese tëulur në shkretëtirë, atë ditë, sa i vogël do tëndihet turisti me karrocën e dorës në fundjavë,që ka ardhur këtu për detin e dimrit dhe njëpanoramë jashtë të zakonshmes?Atje ku njëherë e një kohë ishin fshatrat ebeduinëve e peshkatarëve të perlave (sottakohen dy në tre monumente gjigante që ikushtohen vetë perlës), sot ndërtohenstadiume e porte turistike, por edhe plazhe,duna e ishuj artificialë, skuadra punëtorëshjanë në punë natë e ditë e legjenda do që venditë llogarit 23 % të vinçave të botës në aktivitet.Vlerësim ndoshta në ekses, dhe godet sensine asaj që ndodh në Emiratet e vogla, përballëGjirit Persik, i pasur me gaz natyral me tëardhura për frymë më të larta në botë pasLuksemburgut, i paprekur nga revoltat epranverës arabe.BIZNES DHE PUSHIMEKatari është i madh pak më shumë seBazilikata (Lukania, Itali), me 2,3 milionëbanorë, sipas regjistrimit të fundit (46% mëshumë në krahasim me vitin 2008), nga të cilëtvetëm një e katërta janë gra. Ndër këto ështëKatia, tridhjetë vjeçare gjermane, e cila prejdy vitesh e gjysmë bën luleshitësen dhe krijonkompozime dekorative për hotele dhe qendratregtare. Ajo thotë: "Ia vlen për të qëndruarkëtu deri në vitin 2022. Më pas duhet shkuargjetkë". Kjo datë, vendimtare për projektet eEmirit Tamim bin Hamad al-Thanit, ështëtani në mendjen e të gjithëve. Katari jeton iprojektuar në Kupën e Botës në Futboll, përfat të mirë dimërore, e cila do të pasojë atë tëRusisë në vitin 2018. E nëse ka njeri që do tëshfrytëzojë rastin për të bërë biznes, turizmiështë aty, prapa derës.Fiorentinasi Fulvio Giraldi ka disa muaj qëpunon në Doha me studion e tij arkitekturore"Giraldi", tani ka në plan ndërtimin e njëgodine zyrash dhe një plazh turistik. Kur kanjë ditë pushim, ai merr xhipin dhe shkon nëshkretëtirë: "Kjo mund të bëhet, rrugët janëtë sigurta thotë, viziton fshatrat e vogla të

peshkimit, si Madinat Ash Shamal në veri aporrënojat e Zubarah në perëndim. Përndrysheorganizon udhëtime disa ditore me prenotimnë kampingun e shkretëtirës. "Këtu ju mundtë bëni ski në rërë mbi dunat 40 metra të lartatë Al Khor Udeidit (Det i brendshëm), ose tëzhyteni në ujërat e kaltër të gjirit. Përveç

ngarjes të deveve që s'mungojnë, garave mevela, safarit në perëndim të diellit".JETA E NATËSSa për jetën e natës, zgjedhja për perëndimorëtështë mes alkoolit dhe jo alkoolit (alternativeështë limonada me nenexhik). "Pihet nëKempinski", - thotë Giraldi, - ose për të pasur

një pije alkoolike aperitiv ju duhet të shkoninë West Bay, ku ka hotele të mëdhandërkombëtare si "W" ose "Marriott Mar-quis". Shumë pamje e bukur nga qielli i bar"Cigale-s" pranë qytetit të vjetër. Për të ngrënësugjeroj "Souq Waqif", plot me restorante elokale apo me kuzhinë libaneze, siriane,egjiptiane dhe dyqane të të gjitha llojeve".Të bësh turistin në Doha është e mundur, katashmë anglezë, francezë dhe gjermanë. NëseKatari është duke punuar për t'u afirmuar sinjë destinacion turistik i luksit në gjurmët eEmirateve, Qatar Airways është duke studiuarnjë formulë për fundjavë, të gjatë nga e enjtjanë të diel dhe ndalesa për vizitë dy-ditore nëqytet. Duke llogaritur sllallomet në mes tëkantiereve të ndërtimit, ia vlen. Ndalesa edetyrueshme janë tek Mia, muze arti islamik,Mathaf-i i artit bashkëkohor, dhe pranë zonësuniversitare ku janë hapur gjashtë universiteteamerikane, nga Universiteti Virxhinia tekCarnegie Mellon University i Pittsburgh-ut.Gjithashtu ia vlen të vizitosh Qendrën eKonventës së Shihni Isozakit, me dy pemëgjigante kedri prej çeliku në fasadë.MURET SHUMËNGJYRËSHESimboli i qytetit është bërë pishtari, në zonatAspire, në Qytetin e Sportit, një hotel 300metra i lartë i ndërtuar për Lojërat aziatike në2006-ën, me të gjitha dhomat të pajisura menjë i-Pad, prej të cilit mund të ndryshosh medymbëdhjetë ngjyra muret. Një tunel përkëmbësorë që arrin në fshat, një qendërtregtare me kanale alla "veneciane" dhe megondola motorike.Modeli alla-venecian është një fiksim dhe nëishullin "The Pearl" (Perla) ndodhet hoteli me5 yje, "Kempinski Marsa Malaz" që pret (ështënë ndërtim një suitë prej 650 metrash katrorë,gjashtë mijë euro një natë, për ata që janë tëinteresuar), Qanat Quartier është një bllok itërë i ndërtuar me ndërtesa tipike, kanale,ballkone dhe Ura Rialto në miniaturë.Megjithë stuhitë e rërës, turisti në Doha (qëfjalë për fjalë do të thotë "pemë e madhe")mund të kënaqet dhe prej aty të lëvizë për tëshëtitur Katarin ("pikë e ujit" fjalë për fjalë).Nga pemët dhe pikat e ujit e rralla në këtëvend, që është veçanërisht tokë futbolli,atletike dhe MotoGP, vendi është duke kthyervështrimin diku tjetër. Shteti dhe privati nukinvestojnë më vetëm në ndërtime luksi, poredhe në projekte kulturore, përmesFondacionit të Katarit, të drejtuardrejtpërsëdrejti nga gruaja e emirit. Pasi të keniblerë për $ 250,000,000 "Lojtarët e Letrave"të piktorit Paul Cézanne, me 300 milionë tëtjera (një shifër rekord për një vepër arti) ështëvlerësuar "Kur do të martohesh?", pikturë emrekullueshme e Paul Gauguin. Do t'i shohimkur Doha të ketë përfunduar.Shkrimi u publikuar në Il Messaggero - Bota.al.

Megjithë stuhitë e rërës, turisti në Doha (që fjalë për fjalë do

të thotë "pemë e madhe") mund të kënaqet dhe prej aty të

lëvizë për të shëtitur Katarin ("pikë e ujit" fjalë për fjalë). Nga

pemët dhe pikat e ujit e rralla në këtë vend, që është

veçanërisht tokë futbolli, atletike dhe MotoGP...

Page 18: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

TgE premte, 22 maj 201518 www.telegram.al

info.telegram.alGazeta Telegram

Nga VLASH PRENDI Akademiku Kapllan Resuli nuk hyrirastësisht në plejadën e shkrimtarëve tëshquar shqiptarë. Atë e ngriti aq lart dhee bëri të pavdekshëm në mendjen dhezemrën e kombit shqiptar vepra e tij.Padyshim, vepra që e bëri të njohur dhetë nderuar për lexuesin shqiptarshkrimtarin e talentuar Kapllan Resulinishte romani "Tradhtija". Kjo vepër e gjenzanafillën në kampin e përqendrimit tëtë burgosurve në Idrizovo, rreth 10 kmlarg Shkupit, ku edhe lindi dhe ustrukturua si vepër e si roman.Resuli qysh me kohë kishte dëgjuar përAbdullah Krashicën, të quajtur edheAbdullah Presheva një patriot kosovar.Kur arriti si i burgosur politik në Idrizovo,gjeti aty të dënuar politikë shumë ngashokët e luftës të Abdullah Preshevës,komandantë e komisarë reparteshpartizane, po dhe partizanë më tëthjeshtë. Ata i folën më lirisht përkomandantin e tyre, Abdullah Preshevën,sidomos kur u siguruan se tek KapllanResuli mund të besonin.Duke dëgjuar bisedat e tyre për Kosovën,atdheun, lirinë, profesor Resulit i lindiideja për të shkruar diçka për AbdullahPreshevën, ndonjë reportazh, si ai qëtashmë e kishte shkruar e botuar përmajorin slloven Anton Pristov. Sa mëshumë që dëgjonte e më shumë i forcohejajo ide, që dalëngadalë nisi t'i formulohejsi tregim, pastaj si novelë dhe, më në fund,edhe si roman.Kështu, nga fundi i vitit 1959, profesorie kishte krijuar skemën strukturore dhekonceptin e parë të atij romani. Muajt eparë të vitit 1960, një të dielë, ai i mblodhitë burgosurit politikë me të cilët kishtemuhabet, dhe ua tregoi subjektin eromanit fill e për pe dhe me atë rast dëgjoivërejtjet e tyre dhe ditët që vijuan ekorrigjoi dhe e plotësoi kryeveprën eardhshme.Me që në fillim të gushtit të atij viti do tëlirohej nga burgu intelektuali ngaGostivari Adnan Agai, ai thërret mënjanëdhe i pati thënë:- Shiko Adnan, pas një muaji duhet tëlirohem edhe unë. Po siç po shkojnëpunët këtu, kësaj historie të trishtë nuk idihet, sepse ti po e sheh se vazhdimishtkurdisin plane kundër nesh. Ka mundësiqë të më qesin prapë në gjyq e të mëdënojnë. Bile, ka mundësi që të mëeliminojnë edhe mua fizikisht siç upërpoqën të të eliminojnë edhe ty. Nukmë vjen keq do të vdes, por më vjen keqse mund të mbetet pa u shkruar e botuarromani për Abdullah Preshevën. Prandajtë lutem, po more vesh se nuk jam gjallë,ulu e shkruaje ti këtë roman.Pas kësaj ai ia pati ritreguar edhe një herëngjarjen ashtu siç e kishte konceptuar nëmendje. Po, pas një muaji, profesorin e liruannga burgu. Atëherë A. Agai i kishte thënë:-Tash profesor keni mundësinë të ulunie ta shkruajeni ju romanin për AbdullahPreshevën!Pas disa ditësh Kapllan Resuli u arratisnë Shqipëri. Autoritetet shqiptare, për tëgjitha ato të mira nga më të shquarat, qëia kishte kontribuar popullit shqiptar, përtë gjitha sakrificat e tij nga më sublimet,në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi epatën përplasur në kampin e përqendrimittë emigracionit jugosllav në Çermë, kunuk kishte mundësi për të bërë një jetë

"Tradhtija", romani që bëritë pavdekshëm Resulin

Historia e shkrimit të veprës, me rastin e 50-vjetorit të botimit. Si u "ngjiz" në kampin e

internimit romani që ka bërë epokë në Shqipëri, Kosovë dhe vise të tjera me shqipfolës.

Dorëshkrimi i radhitur në kompensatë dhe daktilografimi me makinën e blerë në Shkodër

më të thjeshte e normale, e jo më edhepër t'u marrë me shkrime.Po profesori tashmë gëzonte një vullnettë hekurt dhe shpresonte tek e ardhmja,prandaj përpiqej të ingranohet në jetën epërditshme me talentin të tij tëpadiskutueshëm prej krijuesi, përmes

penës së tij të artë. Me gjithë pengesat epanumërta qe i dilnin përpara, aimenjëherë iu shtrua punës dhe nisi tëshkruante romanin. Dihet se tavolinë ekarrige nuk kishte, madje as laps e letërnormale. Në kapanonin ku flinte, kishteedhe rreth 100 të internuar të tjerë, që

vazhdimisht lëviznin, hynin e dilnin jovetëm ditën, por edhe natën.Në vend të tavolinës, një nga shokët e tijimprovizoi aso kohe një copëkompensatoje, të cilën profesori embështeste mbi gjunjë, duke qenë i ulurnë shtrat. Këtu e kështu pati nisur të

shkruhej një nga kryeveprat e letërsisësonë, romani "Tradhtija". Ndërkohë, duke shkruar romaninTRADHTIJA, këtë kryevepër të letërsisëshqiptare, pareshtur shkruante e botonteedhe vepra të tjera, sidomos për trupën eestradës dhe të teatrit të emigracionit. Në

BIOGRAFIAAkademiku Kapllan Resuli dhe vepra e tij

Akademiku, prof. dr. Kapllan Resuli ka filluar tëshkruajë e të botojë në gjuhën serbo-kroate dhe kavazhduar edhe në të gjitha gjuhët e tjera, që ndërkohëi ka zotëruar mirë rreth dhjetë gjuhë. Shumë shpejtqe afirmuar dhe qe bërë anëtar i Lidhjes sëShkrimtarëve të Jugosllavisë dhe më vonë edhe anëtari Lidhjes së Shkrimtarëve të Cërna Gorës, Zvicrës,anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve Serbë nëZvicër. Profesori njihet jo vetëm si shkrimtar, poredhe si publicist, bile edhe si shkencëtar, ballkanolog,veçanërisht si albanolog. Si të tillë e kanë përfshirë nëshumë LEKSIKONE, WIKIPEDA, bile edhe nëshumë ENCIKLOPEDI të popujve dhe shteteve tëndryshme. Ministria e Arsimit dhe e Kulturës eShqipërisë do ta fuste për pak kohë edhe në programinzyrtar për shkollat e të gjitha kategorive, si dhe nëprogramin e letërsisë në Universitete. Kapllan Resulin,më saktë zbulimin e tij shkencor nga fusha e fonetikës

shqiptare, do ta gjeni edhe në FJALORINENCIKLOPEDIK SHQIPTAR, por pa emrin e saktëtë tij, sepse në atë kohë ai ishte i arrestuar.Romanin TRADHËTIJA Kapllan Resuli e ka shkruarnë gjuhën shqipe, saktësisht në gegërisht. Vetë forcatshkencore dhe krijuese shqiptare, bile jo kushdo, porarsimtarët e gjuhës shqipe të mbledhur në Institutine Lartë Pedagogjik të Shkodër, e kanë shpallur librine tij si kryevepër të letërsisë shqiptare në prozë, bileështë quajtur UNGJILL i patriotizmit shqiptar,ndërsa gjuhën e këtij romani e patën propozuar sigjuhë zyrtare, kombëtare. Me gjithë persekutimet mëskandaloze, që i janë bërë dhe vazhdojnë t'i bëhensot e kësaj dite kësaj vepre nga qeveritë shqiptarekohë pas kohe dhe njerëzit e indoktrinuar me të tipitenverist, romani ka arritur të botohet plot pesë herë,gjë që deri tani nuk ka ndodhur me asnjë vepër tjetërtë asnjë autori shqiptar.

KUJTESË

Page 19: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

Tg19www.telegram.al

info.telegram.al

E premte, 22 maj 2015

Gazeta Telegram

shtypin e kohës fare pak i botonin krijimeprofesorit, sepse veprat e tij po linin nën"hije", po eklipsonin veprat eshkrimtarëve të realizmit socialist. Megjithë pengesat më evidente, talenti dheshkathtësia e tij depërtuan edhe nëorganet qendrore e kryesore të shtypitletrar të kohës. Kështu në revistën"Nëntori", nr. 6/1962, iu botua tregimi"Mejremja", ndërsa në revistën "Ylli",nr.2/1963, i botohet vjersha e parë nështypin shqiptar me titull "Betimi", e mëtej në gazetën "Drita" tregimi "Bursa".Sapo e mbaronte ndonjë kapitull tëromanit, i thërriste emigrantët me të cilëtkishte muhabet, dhe ua lexonte. Kështu,një numër i tyre, e dëgjuan romanin"Tradhtija" jo vetëm pa u botuar, poredhe pa u përfunduar endë së shkruari.Mes atyre, që më shpesh kanë dëgjuarleximin e kapitujve të romanit, kanë qenëNazmi Berisha (që e ka pranuar këtë gjëedhe në librin e tij kushtuar jetës sëprofesorit), pastaj Ahmet Sadiku, NamikLuci, Bajram Tigani, Nexhat Kërnja,Hysen Belegu, Ymer Kelmendi, IbrahimGjonbalaj dhe Gjonbalajt e tjerë.Ndonjëri prej tyre menjëherë e patimësuar ndonjë fragment edhepërmendësh, kurse Hyseni, që edhe flintepranë profesorit, duke dëgjuar përpersonazhet katolike, të romanit, krijoibindjen se edhe Kapllan Resuli mund tëishte i krishterë, bile dhe katolik.Në verën e vitit 1962 romani ishte gati, ishkruar me dorë nga Kapllan Resuli në disafletore, sepse makinë shkrim i nuk kishte.Në shtator të po atij viti profesorin e liruannga kampi, dhe e patën transferuar nëqytetin e Lushnjës, po prapë me statusin etë internuarit, bile pa i siguruar banesë dhepa punë. Atëherë, për herë të parë, e lejuanprofesorin të shkonte deri në qytetin eShkodrës, për të parë të motrën dhe njerëzite sajë. Duke shëtitur në rrugën kryesore tëqytetit, i tërheq vëmendjen në vitrinën e njëdyqani një makinë shkrimi portabël, tëmarkës "Everest", që kushtonte 10 mijë lekë.Profesori nuk kishte lekë në xhep. Motra etij i pati gjetur hua parat tek kushërinjtë dheai kështu u bë me makinë shkrimi për herëtë dytë, sepse makinën e parë të shkrimit ekishte blerë në Tetovë, në vitin 1958, paraarrestimit.Sapo u kthye në Lushnje, ai i hyri punëspër ta daktilografuar romanin. Duke edaktilografuar i bëri aty këtu edhe ndonjëkorrigjim apo ndonjë shtesë. Nga fundi ivitit 1962 romanin ia pati nisur me postëndërmarrjes botuese "Naim Frashëri" nëTiranë. Ndërmarrja botuese, ose mësaktë, ata që qëndronin pas asajndërmarrjeje, ia bllokoi romanin paasnjëfarë arsye, pa i kthyer përgjigjeje përmë shumë se një vit, diku deri në fillim tëvitit 1964. Atëherë ia kthyen veprën mekërkesën absurde që t'i hiqte të gjithëemrat e vërtetë, si dhe disa pjesë apokapituj, sidomos lidhur me kombinmaqedon e organizatën e tyre antiturkeVMRO.Kështu, në vitin 1964, në vend që tëprojektonte dhe të shkruante ndonjë ro-man tjetër, iu desh rishtas të merrej meromanin "Tradhtija", ta ripunonte e tadaktilografonte, pa patur asnjë kusht tëfavorshëm për punë, pa tavolinë e pakarrige, në qytetin e Lushnjës, në njëbarakë të vjetër në lagjen "Loni Dhamo",Aso kohe profesori ishte angazhuar

shpirtërisht në mësimdhënie, sepsesakrifikonte duke shkuar në këmbë çdomëngjes në fshatin Karbunarë, ku jeptemësimin e matematikës, para dite nëtetëvjeçaren e të vegjëlve dhe pasdite, derinë orën 8 të mbrëmjes, në shkollën e natëspër të rriturit qe në atë kohë sapo ishtehapur.Në maj të vitit 1964, profesori ia nispërsëri romanin NB "N.Frashëri". Meurdhër të KQ të PPSH, ndërmarrja iakalon veprën Lidhjes së Shkrimtarëve.Nga shkrimtari Dhimitër Xhuvani, pasdisa muajsh, Kapllan Resuli merr vesh seromani i tij ishte ekspozuar në një dhomësekrete të Lidhjes së Shkrimtarëve, kupersona të autorizuar shkonin, e lexonindhe i raportonin Lidhjes për çdo gjë tëdyshimtë, si dhe jepnin mendime përvlerat ideo-artistike të veprës. Dyshohejse mos ishte Kapllani agjent i UDB-sëdhe se përmes romanit të tij i raportontetë dhënat sekrete te mbledhura nëShqipëri.Së fundi e thirrën profesorin nga Lushnjanë Tiranë, në NB "N.Frashëri" dhe ikërkuan që urgjentisht ta zgjeronte pakepilogun e veprës. Profesorit as që ishkonte mendja se për çfarë qëllimi bëhejkjo, dhe nuk mendonte se ata dyshoninse mos nuk ishte ai autori i asaj vepre!Mori epilogun dhe shkoi në Qytetin"Studenti", në një dhomë të konviktit, kuishin disa studentë, mes tyre edhe dy-tre,që më vonë do të afirmohen edhe ata sishkrimtarë. Ishin Kiço Blushi dhe poeti iardhshëm Ndoc Gjetja. Aty, në sytë e tyre,profesori pati qëndisur nga e paraepilogun e romanit në fjalë dhe që tënesërmen në mëngjes ia pati dorëzuarndërmarrjes botuese "N.Frashëri".Kështu, pas shumë peripecish,vështirësish, sabotimesh, kontrollesh tërrepta e analizash meskine, më në fund,në faqet e gazetës "Libri" qe botuarnjoftimi se "Së shpejti do të botohejnovela 'Tradhëtia' e Kapllan Resulit".Kërkohej të quhej novele, pasi nga 392faqe që kishte shkruar autori me 1962,veprës iu hoqën rreth 100 faqe dhe mënë fund në maj të vitit 1965 libri doli ngashtypi me 259 faqe. Madje duke eshkurtuar dhe masakruar kështu, romaniti ishte bërë edhe një gabim teknik shumëi rëndë, që autori do ta korrigjonte passhumë vitesh, në botimin e dytë, pa fjalëdhe pa u ankuar.Në vitin 1965, sapo u botua për herë të parë,me iniciativën e tyre, mësuesit e gjuhësshqipe, në Shqipëri dhe në diasporënshqiptare e futën në leksionet e tyre, bileedhe disa mësues në ish-Jugosllavi, ku ishtei ndaluar vepra dhe vetë emri i KapllanResulit. Në Shqipëri, në fillim nuk ishte indaluar, atëherë vetë arsimtarët e futën nëleksionet e tyre, kurse pushteti, duke mosqenë në gjendje për ta ndaluar studimin etij, me qëllim qe të maskonte veprimet e tijkundër autorit, u detyrua ta fuste në listën elibrave jashtëshkollore. Pasi u ndalua askushnga këta arsimtarë nuk mori më guximi t'uapërmendte nxënësve as emrin e autorit. Ngaana e Sigurimit nuk iu lejua as forcaveintelektuale të emigracionit shqiptar që taribotonin. Po në vitin 1990, sidomos pasidoli autori nga burgu dhe nisi të shkrinteakulli i diktaturës komuniste, shumë mësuesmorën guximin dhe përsëri nisën t'u flisninnxënësve për jetën e Kapllan Resulit dhekrijimtarinë e tij. Atëherë Ministria e Arsimit

dhe Shkencës, në vitin 1992, e futi romanin"Tradhtija" dhe disa vepra të tjera të këtijautori në programin zyrtar për shkollat e tëgjitha kategorive deri në universitetet, sidëshmi e vendosjes së lirisë e tëdemokracisë,e për këtë arsye e patën liruarAkademikun Resuli nga burgu.Pasi u krijua ideja e vendosjes së drejtësisëndaj profesorit, në vitin 1994, përsëri undaluan veprat e Akademikut Resuli, porkësaj radhe u përdor heshtja, pasi kyveprim absurd ishte në kundërshtim mëflagrant me pretendimin se në shtetinshqiptar po vendosej liria dhedemokracia.Persekutimi i Akademikut Resulit dhe iromanit të tij TRADHTIA, bashkë melobingun më kriminal e satanizimin mëdjallëzor, që i është bërë dhe vazhdon t'ibëhet nga prapaskenat që përdoren ngaUDB-ja jugosllave dhe nga Sigurimi iShtetit Shqiptar, paraqet një nga njollatmë të errëta e më të rënda, të turpit më tëmadh në historinë e popullit shqiptar dhetë popujve të ish-Jugosllavisë. Në të dyvendet ky persekutim ka patur dhe kakarakter të theksuar politik, në Shqipëriedhe karakter shovinist e racist, kurse nëJugosllavi edhe karakter fetar dhe funda-mentalist. E me gjithë persekutimet,provokacionet dhe mohimin e autorësisënga qarqe të caktuara shtetërore, romanidhe vetë autori vazhduan të mbeten nëzemrat e njerëzve tashmë të çliruar ngapasionet politike, fetare e kombëtare,duke i rezistuar kohës e luftës nga mëkriminalet që i janë bërë. Këtë gjë më sëmiri na e vërtetoi edhe botimi i pestë ikëtij romani dhe afirmimi i akademikut,prof. dr. Kapllan Resuli edhe në qarqetletrare mbarëkombëtare dhe botërore.Këtu duhet përmendur qëndrimi iAkademisë së Shkencave dhe të Artevetë Kosovës, që e futi veprën e tij nëenciklopedinë e saj, duke ia njohur jovetëm autorësinë e këtij romani, por edhepafajësinë e plotë dhe persekutiminmonstruoz që i është bërë dhe vazhdont'i bëhet. Akademikun Resuli tashmë ekemi jo vetëm në programet shkollore,në leksikonet kulturore dhe enciklopediketë akademive të shkencave, por edhe nëWIKIPEDIA-n botërore, në një kohë qënë atdheun e tij Cërna Gora, apo nëKosovë e në Shqipëri vazhdon kypersekutim sot e kësaj dite, kuptohet ngatitistët dhe enveristët.

(Vijon në numrin e ardhshëm)

HISTORIA

"Tradhtija", romani me pesë botimeJa botimet që i janë bërë në kohë të ndryshme këtij romani:

- Botimi i parë: Tiranë 1965, Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", tirazhi 5000 kopje, formati 78 x

109/32, faqe 259, Shtypshkronja "Mihal Duri", redaktore: Donika Omari, korrektore: Neka Turkeshi,

piktor: Ksinofon Dilo, redaktor teknik: Adem Lita.

Njihet si botimi zyrtar i Qeverisë Shqiptare dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë, i bërë me leje të

veçantë nga KQ i PPSH-ës, pas kontrollit të imtë dhe special të ekspertëve të KQ dhe të Lidhjes

së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ndër të cilët deri më sot autori ka arritur të identifikojë:

Ramiz Alinë, Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Ibrahim Uruçin, Sterjo Spassen, Dhimitër Xhuvanin

dhe Nasho Jorgaqin. Në libër shkruhej se tirazhi ishte 4000 kopje, por nga burime kofidenciale

thuhet se janë botuar edhe 1000 kopje të tjera që janë futur ilegalisht në Kosovë.

Menjëherë pas botimit të veprës Kapllan Resuli qe pranuar Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe

Artistëve të Shqipërisë, por vetëm formalisht, pa asnjëfarë të drejte. Bile vite me radhë nuk i

njohën as të drejtën e orarit të reduktuar që i takonte si anëtar i Lidhjes. Edhe ato pak leje krijuese

që i jepnin, sistematikisht ia patën sabotuar për ta penguar në punën krijuese.

Në këtë botim u hoqën të gjitha faqet e veprës që flisnin për kombin maqedonas dhe organizatën

e atëhershme antiturke dhe antijugosllave VMRO. Dyshohet të jenë futur fraza dhe mendime që

synonin të ruanin të ashtuquajturin "bosht ideologjik të partisë", për të cilat autori pati protestuar në

shumë intervista qe pati dhënë pas daljes nga burgu. Vlera te veçanta romanit i shton gegërishtja

e përdorur me mjeshtëri si gjuhë e pastër dhe e pa arritshme, në kundërshtim me "porositë e

dhëna nga autoritetet" e shtetit komunist.

- Botimi i dytë - i ripunuar: Doli në Tiranë në vitin 1967, Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", tirazhi

20.000 kopje, formati 78 x 109/32, faqe 392, Shtypshkronja "Mihal Duri", redaktore: Donika Omari,

korrektor: Xhevat Lloshi, kopertina: Robert Ballauri, redaktor teknik: Adem Lita. Me parathënie të

prof. dr. Adriatik Kallullit.

Edhe ky ishtë botim zyrtar i Qeverisë Shqiptare dhe i Partisë së Punës së Shqipërisë, i bërë me

urdhër të KQ të PPSH-ës, e në bazë të kërkesave të shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë.

Në këtë botim, me kërkesën këmbëngulëse të autorit, janë shtuar disa nga pjesët që janë lënë

jashtë veprës në botimin e parë nga redaktorja (sigurisht me urdhër të KQ të PPSH-ës!) si dhe

disa korrigjime dhe plotësime që ndërkohë, iu bënë nga vetë autori. Librit i është shtuar edhe

dedikimi ndaj fëmijëve të autorit Arbenit dhe Arbanës. Në libër shkruhet se tirazhi është 15.000

kopje, po janë botuar edhe 5.000 kopje të tjera, që janë futur ilegalisht përsëri në Kosovë.

Pas arrestimit të autorit Kapllan Resuli në vitin 1970, me kërkesë nga Beogradi dhe urdhër nga

KQ i PPSH-ës, romani "Tradhtia", si dhe veprat e tjera të këtij shkrimtari, janë hequr nga qarkullimi

si kusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë në rang

ambasadash. Ata që nuk e kanë dorëzuar në organet e pushtetit kopjen që dispononin janë

përndjekur e persekutuar politikisht dhe shpesh edhe penalisht si për çdo vepër tjetër të ndaluar.

Madje në Jugosllavi thuhet se me dhjetëra kosovarë kanë bërë mbi njëmijë vite burg, sepse janë

kapur duke lexuar romanin "Tradhtija".

- Botimi i tretë: Tiranë 1992, Shtëpia Botuese "Iliria", tirazhi 100.000 kopje, formati 61 x 86/16, faqe

332, Shtypshkronja "Tirana". Për këtë botim kontrata qe bërë në fillim të majit të vitit 1991, në

Tiranë. "Iliria" i është paraqitur autorit si shtëpi botuese private, gjermane. Profesorit i patën dhënë

500 marka si paradhënie për 6.000 kopje. Në kontratë shkruhej se po të paraqitet nevoja për

shtim të tirazhit do të bëhej kontratë e re. Veç kësaj, botuesi Ibrahim Kelmendi kishte premtuar se

do ta botonte romanin në Gjermani. Nga autori i ishte kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që

vepra të mos botohej as në Shqipëri dhe as në Kosovë dhe autori të thirrej në Gjermani, gjoja për

promovimin e librit, po në realitet për t'ia bërë të mundur largimin nga Shqipëria, me qëllim që të

kërkonte strehim politik në Gjermani.

Faktikisht prapa kësaj SHB, me sa dukej fshihej Sigurimi i Shtetit, që duke futur kështu në duar

kontratën e botimit, kishte për qëllim edhe likuidimin fizik të autorit Kapllan Resuli (Autori kujton se

me 16 maji iu bë edhe atentati!) e pastaj edhe të realizonte planet e veta më djallëzore, botimin e

romanit me emrin e ndonjë autori tjetri. Atentatet dështuan njeri pas tjetrit, kurse K.Resuli arriti të

hipte në aeroplan e të arratisej në Zvicër.

Po bëhej viti i dytë nga nënshkrimi i kontratës dhe I. Kelmendi nuk po ia botonte romanin. Atëherë

K. Resuli filloi tratativat në Zvicër për botimin e romanit. Si e mori vesh këtë gjë Sigurimi i Shtetit,

urdhëroi I. Kelmendin t'ia botonte romanin.

Siç shihet qartazi ky botim është shkurtuar. Jo vetëm që nuk ka dedikimin për fëmijët, po nuk ka

as parathënien edhe pse ishte premtuar se do t'i bëhej një parathënie e re dhe e hollësishme. Veç

kësaj I. Kelmendi (alias SIGURIMI) i kishte bërë romanit një botim teknikisht shumë të dobët, me

qëllim që as me paraqitjen e tij të mos konkurronte romanin e Ismail Kadaresë "Gjenerali i ushtrisë

së vdekur", që në atë kohë u botua në mënyrën më luksoze, me shpresë se do t'i jepej Çmimi

Nobel në letërsi. Në libër shkruhej se tirazhi ishte 10.000 kopje, por 10.000 kopje kanë hyrë vetëm

në Zvicër, ku janë shitur me nga 15 fr. kopja. Botimi i romanit në një tirazh kaq të madh ishte bërë

jo vetëm në kundërshtim me kontratën, por edhe me qëllim që të mbytet tregu me të dhe kështu

t'i bëhet e pamundur autorit për t'i bërë një botim tjetër e për të përfituar sadopak materialisht.

- Botimi i katërt: Tiranë 2000, SHB private "Mësonjëtorja e Parë", tirazhi: 1000 kopje, faqe 472,

Shtypshkronja "Mësonjëtorja", Tiranë. Redaktore: Eva Delvina, korrektor letrar: Selë Rashidi, arti

grafik: Jolanda Marjanaku, kopertina: Dhimitër Ligori.

Librit i kthehet dedikim për fëmijët Arbenin dhe Arbanën, i shtohet fotografia e autorit, lista e

veprave të botuara nga Kapllan Resuli, të hartuar nga Nihat Halili, Parathënia u shkrua nga Kol

Xh. Pera dhe në fund, librit i shtohet edhe FJALORTHI i fjalëve pak a shumë të pakuptueshme, i

bërë nga vetë autori. Në kopertinën e fundit janë paraqitur disa citate nga Artisti i Popullit Pjetër

Gjoka, shkrimtari Mark Dodani, kritiku letrar Adriatik Kallulli dhe poeti Xhemal Ahmeti.

Ky botim është ripunuar më seriozisht se të mëparshmit. Është krehur gjuhësisht e stilistikisht me

eksperiencën e viteve që kanë kaluar dhe të studimeve që ka bërë autori. I është shtuar edhe një

linjë e re dualizimi Arbeni-Besa, kurse pothuajse të gjithë personazhet e tjera janë retushuar dhe

gdhendur më thellë e në mënyrë më evidente, kështu që në këtë botim romani ka arritur në një

farë mase, përsosmërinë e botimit. Vepra ka edhe një paraqitje të bukur teknike.

Si i tillë ai u ra në sy menjëherë persekutorëve të Akademikut Resuli dhe botuesi Përparim Xhixha

u urdhërua aso kohe ta tërhiqte nga shitja, duke i lënë përsëri shteg persekutimit të tij.

- Botimi i pestë: U realizua në Prishtinë në vitin 2010, nga SHB private "Dija", tirazhi: 500 kopje,

faqe 630, Shtypshkronja: a-print Prishtinë. Redaktor: Azem Zogaj, realizimi kompjuterik: Kujtim

Lepaja, kopertina: Lejla Ibrahimi, parathënia: Mit'hat Lepaja.

Ky botim është realizuar duke u mbështetur në botimin e katërt. Në kopertinën e fundit janë

skicuar katër kopertinat e botimeve të mëparshme, është hedhur citati i mirënjohur i Artistit të

popullit Pjetër Gjoka dhe është shtuar një fragment një nga parathënia. Botimi është regjistruar në

Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, me ISBN 978-9951-507-21-9. Ka paraqitje

teknike shumë serioze, si botimet e veprave klasike.

KUJTESË

Page 20: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

TgE premte, 22 maj 201520 www.telegram.al

info.telegram.alGazeta Telegram SI TA BËJ

DIETA

Slim përshtatë ditë

Menuja që përdorin punonjësit egjigantit amerikan "General Motors".Sekretet e dietës 1-javore. Rregullat eushqyerjes përgjatë 7 ditëveKy program është i përshtatshëm përata që dëshirojnë të humbasin peshë nga5-10 kilogram në javë. Përveç të tjerash,rregullon qëndrimin dhe emocionet.Efikasiteti i kësaj diete në humbjen epeshës për 7 ditë është se ushqimi qëkonsumohet mbaron duke djegur mëshumë kalori se sa ka vetë ushqimi.Kjo dietë mund të programohet sa herëtë duash, pa u brengosur për ndonjëkomplikim. Është i krijuar për tëpastruar sistemin tuaj nga papastërtitëdhe të jep ndjesinë e mirëqenies. Passhtatë ditëve ju do të filloni të ndihenimë i lehtë për shkak se do të keni rënësë paku 5 kilogram. Do të keni gjallëri tështuar dhe temperament të përmirësuar.

Menuja e General MotorsDieta për humbjen e peshës për një javë

Dita e parë: Të gjitha frutat, përveç bananeveDita e parë e dietës përfshin ngrënien e të gjithafrutave që dëshiron. Sugjerohet shumë tëkonsumoni limon në ditën e parë. Në veçanti,shalqirin dhe pjeprin. Nëse e kufizoni konsumine frutave, vetëm në shalqi dhe pjepër ka gjasapër të rënë 1.3 kg në ditën e parë.

Ju po përgatisni sistemin tuaj për programin nëvijim. I vetmi burim i juaji i ushqimit janë frutate freskëta apo të konservuara. Frutat janëushqimet e përsosura të natyrës. Ato ofrojnëgjithçka që ju mund të dëshironi për të jetuar njëjetë të shëndetshme.

Dita e Dytë: Të gjitha perimetJu inkurajoheni të hani deri sa të ngopeni me tëgjitha perimet që dëshironi, si të gatuar ashtuedhe të pa gatuar. Nuk ka kufizim në sasi apollojet që dëshironi të zgjidhni. Për karbohidratet,ju do të filloni ditën tuaj të dytë me një patate tëmadhe, të pjekur për mëngjes. Ju mund t'i shtonipak gjalpë patates, gjithmonë nëse do tadëshironi.

Dita e dytë fillon me karbohidrate kompleks tëbashkuar me një dozë të vajit. Kjo merret nëmëngjes për energji dhe balancë. Pjesa vazhduesee ditës së dytë përbëhet nga perimet që janëthjeshtë pa kalori dhe ofrojnë vlerat ushqyeseesenciale dhe me fibër.

Dita e Tretë: Një përzierje të frutave dheperimeve që zgjidhni ju vetë si dëshironi Çfarëdosasie, çfarëdo madhësie. Por, akoma jo banane.Sot nuk ka as patate.

Dita e tretë eliminon pataten për shkak se ju imerrni karbohidratet përmes frutave. Sistemi juajtani është i përgatitur për të filluar të djegëkilogramët e tepërt. Ju prapë do të lakmoni, porkjo do të fillojë të venitet nga dita e katërt.

Dita e Katërt: Banane dhe qumështSot ju do të hani 8 apo më shumë banane dhe tëpini tri gota qumësht. Kjo do të kombinohet menjë supë speciale e cila mund të pihet në sasi tëkufizuar.

Dita e Katërt; banane, qumësht dhe supëtingëllon më e çuditshmja, dhe më e padëshirueshmja, apo jo? E po kemi një surprizë.Ju sigurisht se nuk do të hani të gjitha bananet

që ju lejohet. Por, ato i ke për potasiumin që kehumbur dhe sodiumin që të ka munguar tri ditëvetë fundit. Ju do të filloni të vëreni humbjen edëshirës për ëmbëlsira. Do të befasoheni se salehtë kjo ditë do të kaloj.

Dita e Pestë: Sot është ditë gostieE shikoni ë.. .. Dieta për humbje peshe për 7 diteka edhe gosti! Sot ju do të hani mish lope dhedomate. Ha dy porcione nga 300 gram mish lope.Pse jo edhe hamburger. Kombino këtë ushqimme 6 domate të plota. Në ditën e pestë ju duhet tërrisni sasinë e pirjes së ujit deri në 1 litër. Kjo ështëpër të pastruar sistemin tuaj nga acidi urik qëprodhon organizmi.

Dita e pestë, mish lope dhe domate.Mishi i lopës është për të marrëhekur dhe proteina, kurse domatet janë përtretje dhe fibër. Sa më shumë ujë të pini, aqmë shumë do të pastrohet sistemi juaj. Sot dotë vëreni se keni urinë pa ngjyrë. Sasia e lejuare mishit të lopës për sot është ekuivalent me 5hamburger. Nuk ke nevojë të ndihesh seduhesh t'i hash gjithë këtë mish… aq lejohetmaksimum. Por, ju patjetër duhet t'i hani tëgjashtë domatet.

Dita e Gjashtë: Mish lope dhe perimeSot mish lope dhe perime pa kufizime. Hani sat'ju dojë zemra.

Dita e Gjashtë është e njëjtë me ditën e pestë;hekur dhe proteina nga mishi lopës, vitamina dhefibër nga perimet. Që nga sot sistemi juaj ështëtotalisht i prirur për të humbur peshë. Ju,gjithashtu duhet të vëreni ndryshime të dukshmenë mënyrën që dukeni sot, krahasuar me ditën eparë.

Dita e Shtatë: Sot ushqimi juaj përbëhet ngaorizi ngjyrë kafe, lëng frutash dhe të gjithaperimet që dëshiron të konsumosh

Dita e Shtatë përfundon programin. Tani kenisistemin tuaj nën kontroll dhe ai duhet të tëfalënderojë për shpëlarjen dhe pastrimin që i kenibërë.

Dieta për humbjen e peshës brenda 7 ditëvepërfundon me kaq sepse këtu përfundoi edhedita e shtatë.

Kjo pra ishte dieta për rënien nga pesha për njëjavë. Provojeni. Nuk humbisni asgjë....

Supa në vijim ka për qëllim të përdoretsi suplement (shtesë) në dietën tuaj.Mund të pihet në sasi të pakufizuar dhenë çfarëdo kohe të ditës. Inkurajoheniveten të konsumoni në sasi të mëdhakëtë lloj supe. Mund t'ia filloni që ngadita e parë.1 litër ujë, 6 qepë të mëdha, 2 speca tëgjelbër (verdhë), domate të plota(freskëta apo të konservuara), 1 kokëlakër, 1 tufë selino, 4 zarf supë, QepeMix Lipton (është e vlefshme edhendonjë gjë tjetër nëse nuk keni lipton),barishte dhe shije sipas dëshirës.

Supa për humbje peshe

Page 21: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

Tg21www.telegram.al

info.telegram.al

E premte, 22 maj 2015

Gazeta TelegramPERGAMEN

FATOS QERIMI "Flauti Magjik",një "testament" shpirtëror

Prof Qerimaj, me njëkarrierë brilante nëmuzikë, ju po organizoni

së fundmi, Festivalin "FlautiMagjik" në edicionin e tij tëtretë. Cili është qëllimi dhesynimi i këtij festivali?Festivali Flauti Magjik është nëedicionin e tretë si shprehjeartistike për interpretuesit dhekri jues i t me që l l imin tëpromovojë kulturën muzikoreskenike duke trajtuar një repertori cili prek shumë linja të artit.Promovimi i talenteve të reja dhebashkëpunimi midis artistëveprofesioniste dhe studentëveështë një nga qëllimet që festivalika trajtuar dukshëm në edicionete tij.Duke u kthyer tre vite më pas,si ju lindi ideja e organizimittë këtij festivali?Pikërisht dëshira e artistit për tëshprehur arritjet artistike kërkonnjë vëmendje dhe organizim tëvazhdueshëm. Në art kjo është edukshme. Tashmë Fest iva l i"Flauti magjik", është një ngangjar jet që organizohet dhefokuson këtë qëllim.Pse "Flauti Magjik"?Duke qenë brenda njëUniversiteti Arti, duhet të gjejanjë titull artistik, shprehës dhegjithëpërfshirës. Mozarti na kadhuruar nëpërmjet operës së tij"Flauti Magjik", një simbolikë jovetëm artistike dhe sociale pordhe një testament shpirtëror.Si ka proceduar deri më tani kyfest ival dhe cil i ka qenëimpakti i tij?Fest ival i është shprehje e

bashkëpunimit dhe angazhimitinst i tuc iona l . E vlerësojmbështet jen dhe nxit jen qëMinistria e Kulturës i ka dhënëkëti j festival i si dhe vlerësojmbështetjen e rektorit te UArt-se Prof. Petr i t Mala j dheangazhimin e kance lares qëmbeten tej mase të rëndësishme.Përfshir ja e pedagogëve dhestudentëve përgja të t reedicioneve ka arritur një numërme rreth 450 pjesëmarrës të cilëtkanë interpretuar vepra tëkompozitorëve shqiptarë dhe tehua j . Reper tori ka qenë ilarmishëm duke prekur disa ngaalternativat muzikore klasike dhebashkëkohore. Kjo padyshim katreguar interes dhe impakt tekpubliku dhe media.Profesor, çfarë do të mund tëveçonit nga ky edicion i"Flautit Magjik"?Ky edicion ka të njëjtën strukturëprezantimi si dhe edicionet epara . Mbrëmje me muzikedhome, koncer t so l is t ik meorkestrën dhe kor in euniversitetit të Artit, mbrëmjefestive në formën e Gala-së dhemuzikë bashkëkohore.Cilat janë disa nga planet mëtë afërta të këtij festivali?Duke parë interes tëvazhdueshëm të so l i s tëveinterpretues edicioni i radhës dotë ketë një konkurs të artistëvetë rinj, fituesit e të cilit do tëinterpretojnë në mbrëmjen Galatë shoqëruar nga Orkestra In-cequence.Ju mendoni se Shqipëriaaktualisht konkurron në botë,

me muzikantë apo mekri jimtari dhe si e shihnikonkretisht rapor tinkrijimtari-interpretim?Në këtë p ikë mendoj seinterpret imi ka qenë më isuksesshëm dhe përfaqësues.Ndërsa në krijimtari është vepraqë duhet të marre suksesin.Ju vetë keni kohë që kenikaluar në kompozim. Cili kaqenë aktiviteti juaj ne këtëfushë së fundmi siinstrumentist, kompozitor,dirigjent? Cili është raporti qëka Fatosi me secilin prej tyre?Këtë vit kam pasur një aktivitetintensiv i cili shprehet në tre linjaar tistike. Si interpretues kamrealizuar dy koncerte një meOrkestrën e RTSH (koncerti përklarinet i kompozitorit anglez GFinzi, premierë) dhe një koncertme Orkestrën e FA (koncert Jazzi kompozitorit amerikan ArtieShaw) drejtuar nga DirigjentiArtan Liçaj. Përgjatë kësaj kohekam kompozuar, real izuar,drejtuar dhe regjistruar në Prage,muzikën e një filmi që do tëshfaqet së afërmi me producentdhe regjisor zviceran. Ndërkohëvazhdoj të drejtoj orkestrën In-sequence dhe Big Band Orkestra.Gjithsesi çfarë është klarinetapër ju dhe cili është përcaktimijuaj për instrumentin tuaj tëjetës?Mendoj se te njohësh një instru-ment dhe ta zotërosh në kufijtëmaksimal nuk mjafton koha. Pordhe në se e ke bërë kjo ështëvetëm një pjesë e muzikës.

Përgatiti: Flora Nikolla

Këtë vit, pasi ka interpretuar një koncert me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar dhe një koncert me Orkestrën eFA, pasi ka kompozuar, realizuar, drejtuar dhe regjistruar në Pragë muzikën e një filmi me producent dhe regjisorzvicerian, Fatos Qerimaj, me një karrierë brilante në muzikë, solli për publikun në këto ditë të majit në Tiranë,Festivalin "Flauti Magjik" në edicionin e tij të tretë.Drejtues i orkestrës In-Sequence dhe Big Band Orkestra, Qerimaj thotë se, Festivali është shprehje artistike për interpretuesitdhe krijuesit me qëllim promovimin e kulturës muzikore skenike me një repertor i cili prek shumë linja të artit.Por, edhe promovimi i talenteve të reja dhe bashkëpunimi midis artistëve profesioniste dhe studentëve ishte një nga qëllimete festivalit që mban një emër të cilin Moxarti e dhuroi përmes operës se tij "Flauti Magjik", një simbolike jo vetëmartistike dhe sociale, por dhe një testament shpirtëror për të gjitha brezat. Rreth 450 muzikantë, pedagogë dhe studentëkanë marrë pjesë me një repertor shumë të pasur përgjatë tre edicioneve duke interpretuar vepra të kompozitorëveshqiptarë dhe të huaj dhe duke prekur alternativat muzikore klasike dhe bashkëkohore, duke ngjallur interes në publikdhe në media. Ky edicion si edhe edicionet e para është prezantuar me disa mbrëmje me muzikë dhome, koncerte solistikme orkestër e korin e Universitetit te Artit.Më shumë kërshëri u prit gjatë kësaj jave organizimi i një mbrëmje Gala morën pjesë, Arlinda Morava, një nga sopranotshqiptare më të spikatura të skenës operistike e cila jeton në Rumani që interpretoi me tenorin e mirënjohur KastriotTusha. Në këtë mbrëmje marrin pjesë edhe Kori i UArt-se drejtuar nga Suzana Turku dhe Big-Band Orkestra mesolist Indrit Kodraliu.

Pikërisht dëshira e artistit për të shprehur arritjet

artistike kërkon një vëmendje dhe organizim të

vazhdueshëm. Në art kjo është e dukshme.

Tashmë Festivali "Flauti magjik", është një nga

ngjarjet që organizohet dhe fokuson këtë qëllim.

Page 22: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

TgE premte, 22 maj 201522 www.telegram.al

info.telegram.alGazeta Telegram

Fun

djav

aKINEMACosas que nunca te dijeData: 22/05/2015Orari: 19:00 - 21:00Vendndodhja: Rr. Aleksandër MoisiuAmbasada e Spanjës në Tiranë ju fton të shihni filmin"Cosas que nunca te dije" (Gjëra që nuk ti thashëkurrë) i regjizores Isabel Coixet, i vitit 1996, 93minuta, . Ditën e premte, në datën 22 Maj, në orën19:00, pranë Akademisë së Filmit dhe MultimediasMarubi. Muzika: Alfonso Villalonga. BashkëprodhimSpanjë-USA; Eddie Saeta / Carbo Films.Don është një shitës shtëpish dhe në kohën e lirë ipërgjigjet vullnetarisht telefonit të Esperancës. Anës,e cila punon në një dyqan artikujsh fotografik dhevideosh, i dashuri i saj i ka thënë që nuk e do më dhekërkon të ndërpresin lidhjen e tyre. Ajo tenton tarikuperojë lidhjen duke incizuar një fragment videojenë të cilën i tregon gjëra që nuk ja kishte thënë kurrëmë parë. Jetët e Don-it dhe të Anës duke u kryqëzuareksperimentojnë ndryshime thelbësore.

KOMEDII burgosuri i katit të 15-tëData: 23-24/05/2015Orari: 20:00 - 21:30Vendndodhja: Teatri Kombëtar Eksperimental Spahivogli"I burgosuri i katit të 15-të" një komedi brilante amerikanee viteve '70, por që përkon totalisht me realitetin aktual tëvendit tonë. Robert Simon, një 50- vjeçar, bie viktimë ekrizës ekonomike që ka pushtuar të gjithë vendin dhe, sishumë të tjerë, ai papritur e gjen veten të papunë, në mes tëkatër rrugëve. Liljana Simoni, bashkëshortja e tij, e cilamundohet ta mbaj sa më afër në këtë periudhe të vështirë,detyrohet që pas shumë kohësh të fillojë punë për tëmbajtur familjen. Personazhi ynë, tashmë i kthyer në një të"burgosur" brenda mureve të shtëpisë, kalon një krizënervore si pasojë e papunësisë dhe xhelozive që kanë nisurqë në momentin që gruaja ka rifilluar punën. Kjo gjendje erëndë bëhet shkak që pas shumë vitesh të vij në shtëpifamilja e tij; tri motrat dhe vëllai i madh Tomi. Por a do tandihmojë familja dhe gruaja e tij Robin ta kaloj këtë gjendjedepresioni që e ka pushtuar?

KARTONATKurbatkatData: 24/05/2015Orari: 19:00 - 20:30Vendndodhja: TiranaNë sallën Shekspir të Teatrit Metropol (QendraKulturore Tirana) do të jepet ditën e diel, ora11:00, shfaqja për publikun e vogël me titull"Kurbatkat". Fabula e kësaj shfaqje është marrënga një fakt tronditës, që e hasim shpesh edhe nëShqipëri. Braktisja e fëmijëve për motive tëndryshme. Meqenëse shfaqja i drejtohet njëspektatori të vogël, përralla ka brenda fantazinëdhe hiperbolën dhe fakti i braktisjes së fëmijëveështë dhënë në mbrojtje të komunitetit më tëvarfër kulturor, komunitetit rom. Kjo është njëshfaqje plot ngjyra e alegri me libret, regji ekoreografi të mjeshtrit Llaqi Nako dhe ku do tëinterpretojnë fëmijët e grupit Spektër e aktorjaMerita Dabulla. Skenografia është e Hysni Lokësdhe kostumet nga Ina Elezi.

TEKNOLOGJI

Ja cilat janë ndryshimet që dotë sjell Facebook-uRrjeti social më i ndjekur në botë Facebook, kaparalajmëruar disa risi, të cilat deri tan ii mungoninpërdoruesve të kësaj platforme. Mediat botërorekanë filluar të publikojnë listën e ndryshimeve dherisive që do të sjell Facebook, duke iu referuarburimeve brenda Facebook-ut' pasi që menaxheri iFacebook Events, Aditya Koolëal, nuk tregon se kurdo të ndodhin saktësisht këto ndryshimet, e as nukspecifikon në detaje se cilat do të jenë ato.Ja cilat risi kanë listuar mediat botërore:1. Më shumë evente në Neës Feed-in tuaj;2. Më shumë rekomandime për evente në NeësFeed;3. Integrim rigoroz me Messenger;4. Të ftosh në një event dhe persona që nuk janënë Facebook;5. Konfirmimi i marrjes së një ftese për eventeprivate;6. Një aplikacion për evente të pavarura (plan nëperspektivë i Facebook).

SHKURT

Cicërimat në Twitter, taniedhe në kërkimin e GoogleNë momentin që ju kërkoni diçka në Google Search,tani e tutje në rezultatet e kërkimit do të shfaqen dhecicërimat e rrjetit social Twitter, që kanë të bëjnë mefjalën kyçe për të cilën ju jeni duke kërkuar. Integrimimes Twitter dhe Google Search padyshim që dorrisë audiencën e postimeve të Twitter dhe jashtëkëtij rrjeti social. Integrimi është parë gjithashtu sinjë element në kohë reale i Google Search.Ndryshimet, të cilat ishin lajmëruar më herët gjatëkëtij viti, do të aplikohen duke filluar që nga dita emartë në aplikacionin iOS dhe Android të GoogleSearch si dhe në versionin ueb nëse kërkimi ështënë gjuhën angleze. Twitter me anë të një postimi nëblog deklaroi se një version desktop nuk do tëvonojë të vijë. Në muajt në vazhdim kjokarakteristikë do të jetë e disponueshme në akomamë shumë shtete. Simbolet tradicionale të Twitter si'#' apo '@' do të jenë të nevojshme për shfaqjen ecicërimave në rezultatet e kërkimit. Për shembull njëkërkim në Google për #MadMan shfaqi në rezultatete kërkimit një sërë postimesh në Twitter qëpërmbanin këtë hashtag.

Gjithmonë është më mirë të jesh e sigurt se sa më pas tëpendohesh për 'gabimet' e tua on-line. Sidomos kur vjen punatek të dhënat tuaja personale në një kohë kur sulmet kibernetike

janë përhapur gjithandej. Mbajtja e informacionit tuaj në mënyrë tësigurt on-line ju kërkon pak më shumë kohë dhe kujdes por rreziku metë cilin mund të përballeni është shumë më i madh se kaq. Për të rritursigurinë tuaj on-line ne ju sugjerojmë të ndiqni hapat e mëposhtëm.Mbroni fjalëkalimet tuajaSigurisht që ju nuk i tregoni fjalëkalimet tuaja miqve apo familjarëve tuajpërderisa ato cilësohen si shumë personale por zakonisht ndodh qëmos ti kushtoni shumë rëndësi kësaj gjëje. Kjo është diçka e gabuarndaj hapi i parë është që fjalëkalimet tuaja duhet ti dini ju dhe vetëm ju.Ndonjëherë të afërmit tuaj duke ju njohur mund të provojnë disafjalëkalime dhe të zbulojnë rastësisht fjalëkalimin tuaj. Kjo është arsyejaqë duhet të përdorni fjalëkalime të ndërlikuara për tu gjetur nga të tjerëtpor të thjeshta për tu mbajtur mend nga ju. Eksperti i sigurisë BruceScheier sugjeron kombinimin e një fjalie që mbahet mend me kujtimettuaja për të pasur një fjalëkalim perfekt.Mund të përdorni dhe vetëm shkronjat e para të fjalëve që përbëjnëkëtë fjali. Nëse jeni një ekzekutiv i rëndësishëm në kompani dhe duhettë përdorni shumë fjalëkalime atëherë sot ekzistojë disa menaxherëfjalëkalimesh të cilët mund t'i punësoni.Ruani e-mailin nga hakeratBesojeni ose jo dhe në një periudhë që njihet si ajo e Twitter,Facebook dhe Snapchat, shumë njerëz akoma përdorin e-mailin përtë komunikuar. Dhe si pasojë e kësaj, e-mailet akoma vazhdojnë tësulmohen nga hakerat. Kjo për shkak se sa herë që përdoruesve tëe-mailit iu këshillohet mos të klikojnë në etiketime që vijnë ngaburime të panjohura, ata përsëri i klikojnë ato. Pikërisht këto klikimemund ti japin mundësi hakerave të fitojnë akses në e-mailin tuaj apo

të instalojnë maluer në kompjuterin që ju përdorni. Ndaj mos ebëni më këtë gjë. Nëse ju vjen një etiketim papritur nga dikush që enjihni, kontrollojeni dhe njëherë dërguesin për të konfirmuar nëseështë dërguar qëllimisht.Nëse ju përdorni kartën tuaj të kreditit për të blerë on-line, ka rrezik qëinformacioni juaj të kompromentohet, të vidhet ose të përdoret për tëbërë blerje nga një palë e tretë e paautorizuar. Ja disa gjëra që duhet tëkeni parasysh:Përdoreni kartën tuaj të kreditit vetëm në uebe që kanë prefiksin 'https'.Shkronja 's' në fund tregon se faqja që ju jeni duke përdorur është dukepërdorur një protokoll të sigurt për të enkriptuar komunikimin einformacioneve mes jush dhe uebit. Ky protokoll përdoret në faqet on-line të bankave dhe faqet e blerjeve nëse ju përdorni informacion qëcilësohet sensitiv. Nëse nuk e shikoni këtë prefix atëherë shanset që tëdhënat tuaja të rrezikohen janë tepër të larta.Mbrojtje e lartë e llogarive tuajaNë momentin që përdoruesit hyjnë në llogarinë e tyre atyre iu kërkohettë shkruajnë adresën apo emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tyre.Kjo njihet si mënyra e parë e autentikimit dhe realisht është e sigurt porsot ka mënyra akoma më të sigurta për të aksesuar llogarinë tuaj.Autorizimi Të0-factor përdor kredencialet e sigurisë për të aksesuarllogari të tilla si shenjat e gishtit apo një patern unike. Në këtë mënyrëdhe në qoftë se dikush e di fjalëkalimin tuaj atij do t'i kërkohet shenja egishtit apo vizatimi i patern-it.Mbroni pajisjet tuaja mobileShumica e hapave të lartpërmendur mund të përdoren në smartfoninapo tabletën tuaj ndaj sigurohuni që ti aplikoni ato dhe në këto pajisje.Kjo për faktin se sot shumica e përdoruesve përdorin pajisjet mobilepër tu kyçur në rrjetet sociale, për të bërë blerje on-line, aksesuar e-mailin etj.

Si të qëndronitë sigurt on-lineSi të qëndroni

të sigurt on-lineSi të qëndroni

të sigurt on-line

Page 23: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

Tg23www.telegram.al

info.telegram.al

E premte, 22 maj 2015

Gazeta Telegram

Fun

djav

a

TEATËRGruaja në dritareData: 23-24/05/2015Orari: 19:00 - 20:30Vendndodhja: Teatri KombëtarNga autorja Arta Arifi dhe me regji të RovenaLules do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar,premiera e dramës "Gruaja në dritare", më 13 - 17maj, ora 19:00.Drama na paraqet një grua ëndërrimtare, një burrëkoprrac dhe të papunë që "me dashje" shkaktonvdekjen e paralajmëruar. Një tjetër antagoniste efuqishme që me ngulm ruan tokat e vëllait tëzhdukur, një koleksionist kujtimesh, një nxitës dinakdhe një avokat gjerman, vijnë së bashku në rrethanatë jashtëzakonshme, të cilët përmes kujtimeve,intrigave, gënjeshtrave, shkatërrojnë përfundimishtraportin perfekt të shtirjes që mban të fshehursekretet e fëmijërisë dhe jetës së tyre. Interpretojnëaktorët: Karafil Shena; Yllka Mujo; Olta Daku;Dritan Boriçi; Neritan Liçaj dhe Gert Ferra.

CIRKUSurprizat e PranverësData: 23-24/05/2015Orari: 11:00 - 12:00Vendndodhja: Rr. Maliq MuçoCirku Kombëtar sjell çdo fundjavë, ora 11:00, shfaqjenme titull "Surprizat e Pranverës". Programi i shfaqjes dotë ketë një fill lidhës të numrave, që do të realizohet ngaprezantuesi dhe klouni i shfaqjes. Në shportat embushura me lule do të jenë të fshehur zarfe, mbi tëcilët do të shkruhet emri i kombinimit dhe brenda tyredo të jetë teksti i kombinimit. Ato do të hapen një e nganjë, duke zbuluar gradualisht edhe të gjitha surprizat epranverës së këtij viti. Në këtë shfaqje do të jenë tëgjithë profilet e cirkut, të ftuar specialë në çdo shfaqje,këngëtarë nga programi "Gjeniu i vogël" dhe ngaprojekti "Guide" konkurrimi i 60 shkollave të ciklit 9-vjeçar të Tiranës dhe grupi i valles Trad Folk Tirana."Surprizat e Pranverës" vjen me libret dhe tekst tëKujtim Dumit, drejtimi artistik ng Alketa Haxhiu dheformulimi muzikor nga Sajmir Çili.

KUKULLATNjë dhëndër për miushenData: 23/05/2015Orari: 10:30 - 11:30Vendndodhja: Teatri Kombëtar Eksperimental KujtimSpahivogliKëtë të shtunë vjen shfaqja për fëmijë "Një dhëndër përmiushen" në ora 10:30. Dramatizuar mbi tregimin me tënjëjtin titull të autorit Andrë Lang, kjo pjesë tregon njëaventurë fantastike të një çifti miushësh jo te zakonshëm,por të një race fisnike, të cilët vihen ne kërkim të dhëndritideal për të bijën. Duke qenë se e bija është miushja më ehijshme në botë, më e shpejta në vrapim, kërcimtarja më emirë, këngëtarja me vokalin më të bukur, pra një artiste evërtetë, e meriton të martohet me burrin më tëmadhërishëm në botë. Por cili është i madhërishmi? Plotaventura të mrekullueshme i presin tre miushët ndërsavihen në kërkim të këtij dhëndri. Një përrallë plot fantazidhe një shfaqje mjaft argëtuese, me situata dhepersonazhe nga më të çuditshmet, ju presin t`i shikoni në"Një dhëndër për miushen".

DashiJave mjaft delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni gjithë kohës me partnerin dheasgjë nuk ka për t’iu ecur si keni dashur. Beqaret do ndihen te gatshëm te bëjnë gjithçka vetëm qe tejoshin personat qe pëlqejnë. Financat me ne fund do ekuilibrohen dhe do i kryeni te gjitha investimet qekeni dëshiruar. Shëndetin mbajeni gjithë kohës nen kontroll sepse ne te kundërt problemet mund tezmadhohen. Ne pune do jeni me shume fat dhe gjithçka do ju ece si keni dëshiruar. Disa kolegegjithashtu do ju mbështesin fort dhe mund te merrni edhe disa propozime mjaft interesante. Jetafamiljare do jete e trazuar gjithë kohës. Kujdes!

DemiEdhe pse do jeni shume te ngarkuar me pune dhe angazhime këtë jave, nuk do e lini asnjë çast pasdore jetën tuaj ne çift. Do gjeni kohe edhe për ta kaluar me partnerin. Beqaret do marrin propozimembresëlënëse sidomos gjate mesit te javës. Shfrytëzojeni sa me shume. Financat, fale ndikimit pozitivte Neptunit, do fillojnë te përmirësohen. Do jeni te kujdesshëm me çdo hap qe do hidhni. Gjendjashëndetësore do jete shume here me e mire. Edhe te sëmuret do rikuperohen shpejt dhe nuk do keniasnjë problem. Ne pune do jeni kureshtare dhe do filloni edhe projekte jashtë fushës suaj. Me pakmund e sakrifica keni për t’ia dale. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

BinjaketNëse doni qe gjerat t’iu ecin mire këtë jave juve qe jeni ne një lidhje, duhet te reflektoni me kujdes parase te hidhni çdo lloj hapi. Nga ana tjetër mundohuni qe here pas here ta surprizoni atë qe keni ne krah.Beqaret do bëjnë sakrifica te jashtëzakonshme vetëm për te ndryshuar statusin. Disa do pendohen mevone, por do jete tepër vone. Ne planin financiar do keni goxha probleme te cilat nuk duhet t’i anashkaloni.Shëndeti gjithashtu nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Do ndiheni te fryre dhe mund tekeni shqetësime nga koliti. Për punën do jete jave pozitive kështu qe shfrytëzojeni sa te mundni.Pranoni edhe propozimet qe do ju bëhen. Jeta familjare do ketë trazira ne fundjave.

GaforrjaJeta juaj ne çift do mbrohet ne çdo moment këtë jave nga yjet, por edhe nga te afërmit. Marrëdhëniame partnerin do jete e shkëlqyer dhe do ndiheni mire ne shpirt. Beqaret me mire ta lënë veten te liredhe t’i marrin gjerat si t’iu vijnë, Me inat dhe me ngulm është e kote gjithçka. Buxhetin me ne fund do eekuilibroni. Edhe pse do lodheni pak rezultatet do ju kënaqin. Shëndeti nuk do jete si e keni dashur. Dondiheni here pas here pa fuqi dhe mjaft te lodhur. Merrni vitamina e proteina dhe mos neglizhonisportin. Ne pune do jeni aktive dhe mjaft ambicioze. Me shume gjase do i realizoni te gjitha planet dhedo arrini ku keni dashur. Ne familje do ruani ekuilibrin.

LuaniDitët e para te javës do jene disi delikate për ju qe jeni ne një lidhje, por fale ndikimit pozitiv te disaplanetëve gjerat do fillojnë te stabilizohen nga dita e mërkurë. Beqaret do jene ne ajër dhe do pranojnëçdo ftese qe do ju behet pa menduar për demet qe mund te sjellin ato. Për financat do influencoheninegativisht nga yjet dhe mundte kryeni shpenzime te pamenduara. Kujdes sepse ato gabime mund tesjellin probleme te mëdha me vone. Shëndeti do kërkoje me tepër përkujdesje se me pare. Nuk do jenine gjendjen me te mire dhe rezistenca here pas here do lere për te dëshiruar. Ne pune mos rrezikonikot, por vazhdoni qetësisht atë qe keni nisur. Marrëdhënia me familjaret do jete e ngrohte.

VirgjereshaXhelozia e tepruar do sjelle probleme te shumta këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje. Do e kontrollonine çdo moment partnerin dhe kjo gjë do e acaroje tek mase atë. Flisni hapur dhe ndryshoni me pasmënyrë te sjelli nëse nuk doni ta humbni. Beqaret do jene spontane dhe do bëjnë atë qe do ndiejnë.Financat do jene përgjithësisht te mira, megjithatë rekomandohet te shpenzoni me kujdes. Shëndetido mbetet gjithë kohës delikat. Ushqehuni me mire dhe merruni me më shume aktivitet fizik. Për punëndo jete një jave e mbushur me risi. Do e shpalosni talentin tuaj dhe do arrini atë qe keni dëshiruargjithmonë. Edhe ne familja harmonia do mbizotërojë gjithë kohen.

HOROSKOPI JAVORPeshorjaJave shume e shpërqendruar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtusi keni dashur dhe problemet do jene te pafundme. Beqaret do ndihen gati për te kaluar një tjetër etapete jetës se tyre. Financa do i mbani gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do kryeni aspak shpenzime tepamenduara. Shëndeti gjithashtu do jete me i mire se kohet e fundit. Do jeni me energjike dhe nuk dokeni me shqetësime si dikur. Edhe me ushqimin do jeni te matur. Ne pune nga ana tjetër do jeni medinamike dhe gati për te filluar projekte te reja. Fati do jete gjithmonë ne anën tuaj, mos u shqetësonipër asgjë. Me familjaret do i zgjidhni shpejt konfliktet.

AkrepiKëtë jave do keni mosmarrëveshje pa fund ju te dashuruarit dhe nuk do ndiheni mire për asnjë çast. Dokeni dyshime për partnerin dhe do bëheni shume xheloze për te. Kujdes sepse po te vazhdoni kështudo lëndoni veten. Marsi do u hape rruge beqareve për te filluar një lidhje mjaft interesante. Ne planinfinanciar do keni besim tek vetja dhe do e ndreqni shpejt situatën. Disa mund te heqin edhe disa paramënjanë. Gjendja shëndetësore do vije duke u përmirësuar pas 4 ditëve te para. Do ndiheni plotedinamizëm. Ne pune do merrni shpërblime për te gjitha ato qe do arrini. Do ndiheni krenare për vetengjate gjithë kohës. Jeta familjare nuk do ketë kurrfarë problemi.

ShigjetariDo kaloni një jave shume interesante sot ju qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni me te kënaqur se kurrë.Beqaret do kenë probleme ne pune dhe nuk do e kenë mendjen për te joshur. Ka mundësi qe edhekëtë jave ata te mbeten te vetmuar. Gjendja e financave do jete goxha e mire qe ditët e para. Do dini sapara te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë. Shëndeti nuk do jete i mire për te gjithë. Kujdes ngaalergjitë dhe nga epidemitë qe qarkullojnë. Personat qe vuajnë nga anemitë do jene me delikate.Financat do përmirësohen tej mase fale një strategjie strikte qe do ndiqni. Mund te shlyeni edhe borxhete marra. Jeta familjare do jete e mire dhe pa asnjë problem.

BricjapiKëtë jave do mundoheni te qëndroni sa me shume kohe me partnerin tuaj te dashur. Do flisni gjere egjate me te për te ardhmen dhe madje do merrni edhe vendime. Do i respektoni idetë e njeri-tjetrit dhedo bashkëpunoni fort. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri prandaj jeta sentimentale do ju marrenjë tjetër drejtim. Me financat merruni pak me tepër. Lërini për me vone disa shpenzime te nevojshmedhe ruani sa te mundni qëndrueshmërinë. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dalëngadalë sepse neditët e pare do keni disa shqetësime te vogla. Ne pune do jeni gati te ndërmerrni edhe sfida te vështiravetëm qe te bëheni te njohur dhe te fitoni me tepër. Me familjaret do keni disa debate.

UjoriJeta juaj ne çift do kaloje një jave mjaft delikate. Ne shume momente do keni dyshime për atë qe kenine krah dhe do e pyesni gjere e gjate. Mund edhe ta lëndoni pa dashje. Beqaret do kenë dashuri meshikim te pare dhe jete do iu ndryshoje rrënjësisht. Gjerat ndodhin atëherë kur me pak e prisni. Financatdo kenë përmirësime te vogla, por q do ju ndihmojnë te dilni nga situata ku ndodheni. Shëndeti nuk dojete i shkëlqyer, megjithatë do ndiheni pak me mire se disa kohe me pare. Ne pune do filloni projekte terëndësishme dhe mjaft fitimprurëse. Mos e ndalni veten për asnjë çast dhe bëni atë qe do ju duket mee logjikshme. Jeta familjare do jete disi me e qëndrueshme.

PeshqitPlanetët do ua mbrojnë gjate gjithë javës jetën tuaj ne çift. Do ndiheni te qete dhe do flisni edhe për disatema delikate me personin qe keni ne krah. Beqaret do pëlqejnë disa persona dhe nuk do dine për kete vendosin ne fund. Financat do jene here inkurajuese dhe here te paqëndrueshme. Mire do bëni temateni para se te kryeni çdo shpenzim. Për një shëndet mire hiqni dore sa me pare nga duhani dhelimitoni sasinë e kafesë. Ata qe vuajnë nga alergjitë duhet te ruajnë një higjiene sa me te mire. Ne punedo ndryshoni tërësisht planet e bëra ne mënyrë qe te arrini me pare atë qe keni dëshiruar. Marrëdhëniame familjaret d jete here pas here mjaft delikate.

Page 24: Gazeta Telegram Viti II Botimi 14

TgE premte, 22 maj 201524 www.telegram.al

info.telegram.alGazeta Telegram REKLAME