gazeta telegram viti ii botimi 13

24
C M Y K Redaksia: Rr. “3 Dëshmorët”, pall. Lorena TR2, Shkalla “C”, Hyrja 7/1, Yzberisht-Tiranër. tel/fax+35545200045 Marketing: Cel: +355673533435 e-mail: [email protected] Tg Tg NA NDIQNI DHE NË RRJETET SOCIALE NJË TELEGRAM PËR TY ÇDO TË PREMTE Telegram për ty * Drejtor/Editor. Brahim Shoshi Gjeopolitika e madhe e gazit dhe përplasjet e mëdha mes Amerikës dhe Rusisë në Ballkan. Rishfaqet tradhtia greke. Kërkesa e Uashingtonit ndaj Athinës për të mos mbështetur Turkish Stream. Pse Trans Adriatic Pipeline është më i favorshëm? UDHËTIMI NË TRAGETE: RREZIK JETE PËR QYTETARËT Presionet, manipulimet, blerjet dhe shantazhet që po bëhen në prag të zgjedhjeve lokale. Denoncimet e qytetarëve në njësi të ndryshme vendore. Nisma e re e gazetës “Telegram” për të kallëzuar ata që abuzojnë me procesin. RASTET... ZGJEDHJET Gjergj Bojaxhi përcaktues në kryeqytet Faqe 12 KONFERENCA Shqipëri-Itali, projekte të përbashkëta ndërtimi Faqe 21 EUROVIZION 2015 Pse sulmohet tani Elhaida Dani!? VENDORE 2015 Miranda Rira: Paketë punësimi për gratë Faqe 10-11 Faqe 16 Faqe 6-7 VALENTINA GJONI lёvizjet feministe, njË REPLIKË ME MOIKOM ZEQON Faqe 2-3 Faqe 4 Faqe 5 Viti II i botimit Nr. 13 E premte 15 maj 2015 Çmimi 50 Lekë, 1,00 € Denoncimet, si po tentohet manipulimi e e Maqedonia europiane apo Europa maqedonase EDITORIAL Nga Brahim SHOSHI FAQE 9 Ajo që po ndodh sot në Maqedoni nuk është një skenar i ri në Ballkanin e mbushur me histori të përgjakshme në këtë epokë moderne. Gjurmët e gja- kut i gjen kudo, ndërsa vrastarët apo porositësit fshihen me lehtësinë më të madhe; si për t’i bërë sfidë drejtësisë dhe vlerës së jetës së njeriut... Tonin Marinaj, një garanci për sukses AKSIDENTET, SI TË JAPIM NDIHMËN E PARË? Faqe nr 20 GAZSJELLËSIN “TAP” PO E NDJEK FATI I “KORRIDORIT 8” ZGJEDHJET DOSSIER Si erdhën partiturat e Franc Listz në Shkodër Faqe 18-19 ARILENA ARA Po pres princin me kalin e bardhë Faqe 13

Upload: brahim-shoshi

Post on 25-Jul-2016

310 views

Category:

Documents


12 download

DESCRIPTION

Gazeta Telegram Viti II Botimi 13 E Premte 15 Maj 2015

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

C M Y K

Redaksia: Rr. “3 Dëshmorët”, pall. Lorena TR2, Shkalla “C”, Hyrja 7/1, Yzberisht-Tiranër. tel/fax+35545200045 Marketing: Cel: +355673533435 e-mail: [email protected]

Tg

NA

ND

IQN

I DH

E N

Ë RR

JETE

T SO

CIAL

EN

JË T

ELEG

RAM

PËR

TY

ÇDO

PREM

TE

Telegrampër ty

* Drejtor/Editor. Brahim Shoshi

Gjeopolitika e madhe e gazit dhe përplasjet e mëdha mes Amerikës dhe Rusisë në Ballkan. Rishfaqet tradhtia greke. Kërkesa e Uashingtonit ndaj Athinës për të mos mbështetur Turkish Stream. Pse Trans Adriatic Pipeline është më i favorshëm?

UDHËTiMi nË TRAGeTe: RReziK jeTe PËR qYTeTARËT

Presionet, manipulimet, blerjet dhe shantazhet që po bëhen në prag të zgjedhjeve lokale. Denoncimet e qytetarëve në njësi të ndryshme vendore. nisma e re e gazetës “Telegram” për të kallëzuar ata që abuzojnë me procesin. RASTeT...

zGjeDHjeT

Gjergj Bojaxhipërcaktues në kryeqytet

Faqe 12

KonFeRenCA

Shqipëri-Itali, projekte të përbashkëta ndërtimi

Faqe 21

eURovizion 2015

Pse sulmohet tani Elhaida Dani!?

venDoRe 2015Miranda Rira: Paketë punësimi për gratë

Faqe 10-11

Faqe 16

Faqe 6-7

vALenTinA Gjonilёvizjet feministe, njË

RePLiKË Me MoiKoM zeqon

Faqe 2-3

Faqe 4

Faqe 5

Viti II i botimit Nr. 13 E premte 15 maj 2015 Çmimi 50 Lekë, 1,00 €

Denoncimet, si po tentohet manipulimi

qwe qwe qwe qwe

Maqedonia europiane apo Europa maqedonase

eDiToRiAL

Nga Brahim SHOSHI

FAqe 9

Ajo që po ndodh sot në Maqedoni nuk është një skenar i ri në Ballkanin e mbushur me histori të përgjakshme në këtë epokë moderne. Gjurmët e gja-kut i gjen kudo, ndërsa vrastarët apo porositësit fshihen me lehtësinë më të madhe; si për t’i bërë sfidë drejtësisë dhe vlerës së jetës së njeriut...

Tonin Marinaj, një garanci për sukses

• AkSIDENTET, SI TË JAPIM NDIHMËN E PARË? Faqe nr 20

GAzSjeLLËSin “TAP” Po e nDjeK FATi i “KoRRiDoRiT 8”

zGjeDHjeT

DoSSieR

Si erdhën partiturat e Franc Listz në Shkodër

Faqe 18-19

ARiLenA ARA

Po pres princin

me kalin e bardhë

Faqe 13

Page 2: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

2 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 15 maj 2015

Gazeta Telegram FoKUS

1- BeRATPunonjësit e administratës vendore në fushatëKoha e Raportimit: 14 maj 2015/11:28Punonjësit e këshillit të Qarkut dhe të ndërmarrjeve të tjera si spitali, shëndeti publik, që drejtohen nga LSI janë vënë totalisht në shërbim të fushatës elek-torale të kandidatit për kryetar bashkie nga e majta për Beratin, Petrit Sinaj. Ditët e fundit ku fushata është në fazën e dëgjesave dhe konsultimeve është vënë re se kandidati Sinaj shoqërohet gjatë këtyre takimeve nga punonjës të këshillit të qarkut, spitalit, shëndeti publik. Punonjësit e këtyre institucioneve jo vetëm gjatë pasdites, por dhe gjatë orarit të ditës janë parë të shoqërojnë kandidatin Sinaj, duke braktisur vendin e tyre të punës.

2- SARAnDË Mbyllen zyrat e Gjendjes Civile për problemet me listat e zgjedhësveKoha e Raportimit: 14 maj 2015/ 11:03

Tre ditë i janë dashur punonjësve të Gjendjes Civile në Sarandë për të pas-truar, verifikuar dhe për të shtuar ata që votojnë për herë të parë tek listat e zgjedhësve në Sarandë. Shënimi: “Nuk shërbehet qytetarëve, po punohet me listat e zgjedhësve” tek dera kryesore e këtij institucioni ka irrituar qytetarët, e kryesisht emigrantët që vijnë në atdhe për t’u pajisur me dokumente.

3- LUSHnje vota në këmbim të shlyerjes së faturave të energjisëKoha e Raportimit: 13 maj 2015/17.10Nga stafi i kandidatit të Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Darien Xhindoli, mësohet se po tentohet të blihet vota në disa nga komunat më të varfra të zonës. Vota kërkohet kundrejt pagesës së faturave të prapambetura të energjisë elektrike të atyre familjeve që kanë debi të mëdha ndaj OSHEE. këtë fakt e pranojnë disa banorë në zonat e krutjes dhe në atë të kolonjës

4- DivjAKË500 lekë minorenëve për të valëvitur flamujt elektoralëKoha e Raportimit:13 maj 2015/16.58Në Divjakë disa ditë më parë në mitingun e Partisë Demokratike në këtë qytet vihej re një prani e moshave minorene duke valëvitur flamurët. Ata vetë konfirmo-jnë se ishin paguar nga 500 lekë të reja për të ardhur nga Çerma në Divjakë.

5- FieRPërplasen simpatizantët PD-së e PS-së në Buzmadh, Cakran, FierKoha e Raportimit: 13 Maj 2015/12:05Disa të rinj te Partisë Demokratike të zonës së Cakranit kanë tentu-ar të prishin mitingun e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Fierit, z.Armando Subashi, ditën e djeshme në fshatin Buzmadh. Duke shfryëzuar terrenin e hapur ku po zhvillohej takimi, të rinjtë kanë tentuar të luajnë futboll,l por në mënyrë të qëllimtë e hidhnin topin në drejtim të simpatizantëve të PS. ky veprim ka irrituar tubuesit, duke shkuar edhe në konfrontime mes tyre. Për fat të mirë nuk pati dëmtime. Provokuesit shpalosën dhe flamurin e Partisë Demokratike dhe gjatë gjithë fjalimeve të të pranishmëve, fërshëllenin dhe hidhnin shashka.

6- KoRÇËListat zgjedhore ndërpresin punën në zyrat e Gjendjes CivileKoha e Raportimit 13 maj 2015/11:15Prej dy ditësh në korçë është ndërprerë shërbimi për qytetarët për t’u pajisur me certifikata. Shkak për këtë, sipas tyre, është bërë procesi zg-

Shkeljet dhe abuzimet e partive me votën e 21 qershorit

kur nuk ka nisur ende zyrtarisht fushata zgjedhore, janë shfaqur,

por edhe denoncuar rastet e para të abuzimeve nga partitë politike të cilat po përgatiten për garën e 21 qershorit. Blerje votash, përdorim të pushtetit dhe financimeve të shtetit për qëllime elektorale, përdorim fëmijësh, shan-tazhe të simpatizantëve të subjekteve të ndryshme, përfshirje të fëmijëve apo punonjësve të administratës publike, përdorim të infrastrukturës shtetërore për mitingjet politike, - këto janë disa prej rasteve të denoncuara nga qytet-arët anekënd Shqipërisë në platformat digjitale. “Telegram” i është bashkuar nismave për të kallëzuar të gjitha këto abuzime, duke filluar që nga numri i sotëm. Në specialen që iu ofrojmë lex-uesve tanë japim të gjitha mesazhet që janë bërë të ditur në platformën “Za nalt”, ku përmes teksteve, imazheve apo videove përcillen abuzimet që janë hasur këto ditë. Padyshim që gazeta është e hapur për t’iu përgjigjur edhe rasteve të kontestuara, duke iu dhënë të njëjtën hapësirë për çdo kallëzim dashakeqës apo të pasaktë. Po ashtu, në prag të fushatës, “Tele-gram-i” është i hapur për të gjitha de-noncimet që vijnë nga zgjedhësit në të gjithë vendin, të cilët mund të bëjnë të ditur shkeljet e ligjit dhe kodit Zgjed-hor në zonat ku banojnë apo ku do të votojnë më 21 qershor 2015.Rasti i ShkodrësFjalimi i kryeministrit Edi Rama në Shkodër me drejtues të institucioneve,

jedhor, pasi punonjësit po verifikojnë listat përfundim-tare të zgjedhësve. kjo ndërprerje ka vënë në vështirësi banorët të cilët nuk pajisen dot me dokumente. Ata kanë reaguar sot duke kërkuar që bashkia të marrë masa duke mos ndërprerë shërbimet ndaj qytetarëve por të gjejnë mënyra dhe hapësira që të punojë paralel-isht si për procesin zgjedhor ashtu edhe për shërbimet ndaj banorëve.

7- BeRATSubjekte politike ofrojnë punë në sektor publik kundrejt 50 votaveKoha e Raportimit 12 maj 2015/19:19

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur grumbul-limin paraprak të votave. kështu, u është kërkuar mbështetësve qe te sigurojnë një liste me emrin dhe mbiemrin e personave si dhe numrin e kartës se iden-titetit. Rasti në fjalë ka të bëjë me stafe të kandidatit për Bashkinë e Beratit, Petrit Sinaj. U është kërkuar mbështetëseve të fushatës që të sigurojnë një listë me të paktën 50 persona me emrat dhe numrat e kartës se identitetit, ne këmbim të një vendi pune. Ndërkohë, në demokraci vota është e fshehtë dhe nuk duhet deklaruar. Shkëmbimi i votës me favore të tjera është blerje vote dhe vepër penale. Përdorimi i vendeve të punës në sektor publik si mall për tregti

Zgjedhjet 2015, - ja rastet e raportuara• Dhunë dhe ligjërim jo etik në eventet elektorale - 7 raste• Përdorim të fëmijëve në mitingje - 3 raste• Blerje vote, tentativa dhe veprime - 5 raste • keqpërdorim i administratës dhe sektorit publik - 4 raste • Parregullsi listash të zgjedhësve - 1 rast

PARAFUSHATA

21 qershori, i manipuluar!

TË GjiTHA SHKeLjeT e RAPoRTUARA

i regjistruar nga persona të pranishëm në sallë, u denoncua nga mediat. Ai ishte më 3 maj në qytetin verior dhe në fjalën e tij kërkoi nga drejtuesit që të mbronin çdo kuti votimi. Opozita bëri publike të gjithë fjalimin e kreut të qeverisë, por deri më tani nuk ka asn-jë prononcim publik të kryeministrit. Në këtë periudhë janë shënuar edhe incidente të tjera, si ai në Durrës, ku

u dhunuan simpatizantët e opozitës dhe në Ersekë ku një militant tentoi të godasë me karrige kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Media i ka ndjekur në vijimësi fush-atën ndonëse gazetarët janë shprehur të pakënaqur ndër vite për mënyrën e sjelljes dhe praktikat që kanë ndjekur partitë politike për të garantuar hapë-sirat e nevojshme.

Presionet, manipulimet, blerjet dhe shantazhet që po bëhen në prag të zgjedhjeve lokale. Denoncimet e qytetarëve në njësi të ndryshme vendore. Nisma e re e gazetës “Telegram” për të kallëzuar ata që abuzojnë me procesin. Rastet

Page 3: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

3E premte, 15 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramFoKUS

elektorale është gjithashtu shpërdorim detyre

8- SHKoDËR një votë për një palë bluxhinse, kupona falas me Logo LSiKoha e Raportimit 12 maj 2015/18:35Në Shkodër zyrat e LSI-së po shpërndajnë kuponë me logo LSI dhe vlerë 5000 lekë të reja. Me këtë kupon tërheq bluxhinse në dyqanet e firmës “Kroni Jeans”. Kuponët janë fotografuar dhe publikuar nga portalet on-line.

9- BeRAT Asistence sociale në këmbim të votaveKoha e Raportimit 12 Maj 2015/18:04Afrimi i zgjedhjeve të 21 Qershorit po shton dhe num-rin e personave që po përfshihen në skemën e ndihmës sociale. Në komunën Vertop të Beratit janë shtuar ndjeshëm ata që do të përfitojnë këto muaj ndihmë ekonomike, në këmbim të votës së tyre. Nga burimet bëhet me dije se personat e përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike po i përfitojnë këto të ardhura, pa pasur asnjë lloji dokumentacioni, qoftë ku dokument pronësie, apo firmë nga kryefamiljari. Përveçse i par-

regullt, ky proces po kryhet për qëllime elektorale.

10- eLBASAn Rrihet një i afërm i stafit elektoral të kandidatit Ardjan TurkuKoha e Raportimit 12 maj 2015/10:36Një i afërm i kandidatit për Bashkinë Elbasan, z. Ard-jan Turku, njëherësh i anëtar i stafit elektoral, është go-ditur një ditë më parë në një lagje të qytetit. Mësohet se ka pasur një përballje mes një grupi mbështetës të PS dhe disa mbështetësve të Turkut ku të parët kanë godi-tur njërin prej personave të afërt me stafin e kandidatit Turku. Dëmtimet kanë qenë të lehta. ky konsiderohet konfrontimi i pare fizik midis dy stafeve elektorale para fillimit të fushatës.

11- KAMzËListat, 187 persona me të njëjtin kod baneseKoha e Raportimit 11 maj 2015/17:29Tjetër tentative për manipulim vote. Në kamzë rezul-ton se një qendër votimi ka regjistruar 187 persona me të njëjtin kod banese; pra jetojnë në një shtëpi. kësaj radhe është Partia Socialiste që akuzon kryetarin e

bashkisë së kamzës për tentativë manipulim të votës së qytetarëve.

12- BeRATShoqërohet në polici kryetari i PD-së fshatit MbolanKoha e Raportimit: 11 maj 2015/13:11kryetari i Partisë Demokratike në fshatin Mbolan të komunës Sinjë, në rrethin e Beratit, Eduart Çobo, është shoqëruar mbrëmë (10 maj - shën. red.) në polici dhe është mbajtur disa orë pa shkak. Çobo është shoqëruar rreth orës 23:00 në organin blu dhe është mbajtur deri në orën 01:00, me pretendimin për t’u verifikuar, ndërkohë që lajmi është mbajtur i fshehtë për median. Namir Lapardhaja, sekretar i Përgjithshëm i degës së PD-së, Berat thotë se shoqërimi i kryetarit është i qëllimshëm dhe “se është pjesë e misionit të qartë politik që ndodh sa herë që Ilir Meta është në pushtet”. Po dje (10 maj) është ndaluar nga policia me urdhër të drejtuesve të Dre-jtorisë së Policisë së Qarkut Berat dhe i është kërkuar emri dhe karta e identitetit, kandidatit të PD-së për kryetar bashkie, kasëm Mahmutaj, i cili interesohej për ndalimin e kryetarit të PD-së të fshatin Mbolan.

13- GjiRoKASTËR Folklori bëhet mavi, njësoj si ngjyra simbol elektoral i PSKoha e Raportimit: 11 maj 2015/09:33Megjithëse një aktivitet publik, me rëndësi kombëtare, Festivali i Gjiroka-trës është dekoruar me ngjyra dhe flamuj identik si ngjyra simbol elektoral i Rilindjes. Festivali Folklorik i Gjirokastrës, përveç datës shumë pranë fus-hatës kishte edhe ngjyrat e takimeve elektorale të Ramës. kjo duket si një përdorim i sektorit publik për interesa partiak.

14- SARAnDË Rama përdor për qëllime politike portin e SarandësKoha e Raportimit: 9 maj 2015/18.31kryeministri Edi Rama ka vënë në shërbim të tij portin e Sarandës për të prezantuar kandidaten për këtë bashki, Florjana koka. Si mundet të për-doret për qëllime politike një ambient i tillë? Si mundet të kënaqen orekset politike, duke ndalur punën, deri sa të përfundonte takimi elektoral?

15- MALËSi e MADHe Komisionerët e PS - LSi nuk paraqiten në mbledhjen e KzAz nr.1Koha e Raportimit: 8 maj 2015/08.51Në kZAZ-në 1 në Malësi të Madhe, zyrtarizimi i dy kandidatëve Anton Kokaj i PD-së dhe Ardian Hysa i PSD-së mori firmën vetëm të 4 anëtarëve të kZAZ-se nga 7 që duhej të ishin të pranishëm në mbledhje. Shyqyri Ba-jraktari, kryetar i kZAZ-së 1, Malësi e Madhe thotë se mbledhja e thirrur ishte marrja e vendimit për regjistrimin e kandidatëve. Për çudi në mbledhjen e lënë në orën 09.00 nuk u paraqiten 3 anëtarët e PS – LSI. Edhe pse u prit disa orë ata nuk erdhën dhe regjistrimi i dy kandidatëve të PD dhe PSD u bë normalisht vetëm më firmat e anëtarëve të pranishëm, ndërsa kandidati i majtë u la të regjis-trohet kur të jenë të pranishëm anëtarët e majtë të kZAZ-së përfundoi Bajraktari. Nga ana e tij, kandidati i PSD-se Ardian Hysa ka shpjeguar atë që ka ndodhur para, gjatë dhe pas mbledhjes së kZAZ-se, duke folur për ndërhyrje në procesin zgjed-hor të një sërë faktorësh, mes të cilëve edhe deputetit të zonës Paulin Sterkaj. Hysa sqaron se: Kam dorëzuar 500 firma, kur ligji thotë 420 të tilla. këtyre personave u ka bërë presion deputeti Sterkaj, kandidati i PS-së, Marinaj dhe struktura të tjera të PS, që firmëtarët e mi të tërhiqen. Një pjesë e firmëtarëve ishin në adminis-tratë të shtetit dhe nga frika e humbjes vendit punës janë tërhequr shton më tej Hysa. Të tilla mekanizma që bien në kundërshtim me ligjin, bëhen shkaktare të krijimit të precedentëve të panevojshëm në një proces kaq të rëndësishëm në funksion të zgjedhjeve të 21 qershorit.

Teknologjia në përdorimin e transparencës gjatë zgjedhjeve Mjafton një celular apo një

aparat fotografik që të doku-mentosh një shkelje dhe ti si qytet-ar e ke bërë detyrën tënde. Misioni i çdokujt është i shtuar në kohë zg-jedhjesh ku përherë ka pasur aku-za dhe kontestime për proceset në Shqipëri. Por, teknologjia mund të ndihmojë që të monitorohen sjellja e partive dhe institucioneve shtetërore gjatë fushatave elektorale. Tashmë ka nisma konkrete në këtë drejtim, përmes të cilave çdokush mund të përcjellë “provat” e tij tek institucionet përgjegjëse por edhe në platformat mediatike dhe tek shoqëria civile. Në vitin 2013 u aplikua një iniciativë e tillë gjatë periudhës së fushatës dhe ditën e zgjedhjeve të 23 qershorit. KQZ, institucionet e varësisë, par-titë politike, organizatat, policia apo media kanë qenë përballë syrit të qytetarëve të cilët përmes mjeteve të teknologjisë kanë denoncuar me dhjetëra shkelje. Çdo ditë ka pasur mesatarisht 5 - 8 raportime nga rrethe të ndryshme të vendit. Në mbyllje të procesit deri më 21 qershor 2013 janë regjistruar 130 raportime. Dëmtimi i materialeve zgjedhore dhe zyrave elektorale si dhe përdorimi i fëmi-jëve në fushatë janë dy kategori që shënuan raportime të shpesh-ta, të ndjekura nga raportimet për parregullsi të listave zgjedhore dhe ligjërim elektoral jo-etik.

Zgjedhjet e vitit 2013, ja rastet e raportuara• keqpërdorim i institucioneve publike - 38 raste • Problematikë tjetër zgjedhore - 36 raste• Dëmtim i materialeve dhe zyrave elektorale - 17 raste• Përdorim i fëmijëve në mitingje - 13 raste• Ligjërim elektoral jo-etik - 9 raste• Parregullsi në komisionet zgjedhore - 4 raste• Cenim i të drejtës së votës dhe fshehtësisë së saj - 6 raste• keqpërdorim i Policisë së Shtetit - 4 raste

STATISTIkAT

21 qershori, i manipuluar!

TË GjiTHA SHKeLjeT e RAPoRTUARA

Page 4: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

4 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 15 maj 2015

Gazeta Telegram venDoRe 2015

Promocion

Miranda Rira: Paketë punësimi për gratë dhe vajzat

kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane për Bash-

kinë e Përrenjasit Znj.Miranda Rira, e shoqëruar nga shtabi i saj elektoral, ka organizuar një takim me gratë me e komunës Rrajcë. Ajo shprehu mirën-johjen e thellë për mbështetjen që këto gra po i japin asaj si kryebashkiakja e vetme që mund të qëndrojë më pranë halleve, problemeve të tyre, por edhe për projektet që ajo u bëri të ditur grave për punësimin e kësaj force të konsiderueshme të shoqërisë shqip-tare. Gjithashtu në këtë takim u fol për forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje si një ndër prioritetet e kandidates. “Jam shumë krenare që jam bijë e Rrajcës, tha Miranda Rira. Ne ntë Rajcës jemi gra model, punëtore, me shumë kulturë dhe me shumë vlera, prandaj është një kën-aqësi që fushatën e filloj pikërisht me ju. ka ardhur koha të mbështetim njëra-tjetrën.” Rira tha se bashkia e re e Për-renjasit do të ketë shumë projekte dhe padyshim do të jetë një prioritet punësi-mi i grave dhe vajzave nëpërmjet bizne-seve fason dhe shkollës profesionale. “Gratë do të marrin atë që meritojnë, do të dëgjohet zëri i tyre, do të mer-ren vendime në interes të tyre dhe do të më kenë mbështetje për çdo prob-lem”. kandidatja Rira u ndal në këtë takim edhe në morinë e problemeve që shqetësojnë banorët e kësaj zone. “Le të fillojmë t’i zgjidhim një nga një këto probleme. Të fillojmë nga pap-unësia, problemet me ujin e pijshëm, rikonstruksionin e rrugëve, të zgjidhim çështjen që ju shqetëson të mbivendos-jeve të pronësisë dhe të vemi në punë mullirin e Rrajcës, të pastrojmë ambi-entin dhe të vendosim kosha që plehrat të mos hidhen më në rrugë, tha Miran-da Rira. Janë ndryshime që do të nd-ikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetës edhe në këtë zonë”.

Ai është pinjoll i një prej familjeve më të njohura në Malësi të Mad-he, me tradita të mira e të për-

mendura ndër breza, dera e të cilës ka qenë gjithmonë e hapur për të gjithë malësorët. Aty ka mësuar t’i dojë dhe t’i respektojë të gjithë njerëzit pa përjashtim, por mbi të gjitha shquhet si një intelektual e malësor i besës, bamirës dhe administrator i aftë. Tonin Marinaj është kandidati i së majtës për bashkinë e Malësisë së Madhe, e cila me ndarjen e re administrative përfshin të 6 njësitë vendore të këtij rrethi. I diplo-muar për Biologji-kimi në Universitetin e Shkodrës, Tonin Marinaj i është përshtatur shumë mire ekonomisë së tregut, pasi ka qenë administrator i shoqërisë “Marianaj M” SH.P.k në Malësi të Madhe nga viti 1992-2007 dhe nga 2008 e në vazhdim është drejtor i saj. Në vitet 2007-2008 ai ka qenë Drejtor i Burimeve Njerëzore tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tere-za” nw Tiranë. Angazhimi politik i Tonin Marinajt fillon me Partinë Demokris-tiane ku është anëtar i kryesisë së PDk të Shqipërisë dhe kryetar i PDk- Malësi e Madhe nga viti 2001 deri ne vitin 2008. Ndërsa nga viti 2010 ai u bashkua me PS në emër të së cilës kandidon për kreun e bashkisë së Malësisë së Madhe.

Përvoja dhe aftësitë e mira vendimmar-rëse, aftësitë e tij drejtuese dhe komuni-kuese me kolegët e bashkëpunëtorët, puna në grup si çelës suksesit, administrimi me përgjegjësi dhe menaxhimi efikas i situat-

ave, i kanë dhënë Tonin Marinajt jo vetëm pjekuri dhe formim profesional në rritje, por dhe sukses në biznes. E veçanta për të është se kudo ku ai takohet me banorët e Malësisë, të rinj apo të vjetër, të majtë apo të djathtë, kërkon të dëgjojë prej tyre men-dimin e analizën për qeverisjen e Malësisë së Madhe para 21 qershorit por dhe men-dimin se si e mendojnë ata se duhet të jetë kjo qeverisje pas zgjedhjeve. Duke qenë se dhe politikisht i ka përkitur së djathtës dhe të majtës, malësorët shprehen se kurdoherë ai është dalluar për zgjuarsi, maturi dhe qetësi në zgjidhjen e situatave. Në takimet në kastrat, këlmend, koplik Gruemirë, Shkrel, kudo njerëzit janë shprehur me respekt për të, pavarësisht bindjeve të tyre politike, pasi siç shprehen disa anëtarë të PD në Malësi të Madhe, në këto zgjedhje vlerësohet njeriu më shumë se partia, vlerësohet ai që ka treguar se është administrator i mirë dhe njeri i nder-shëm. Qeveria aktuale i ka dhënë mbështetje maksimale Marinajt dhe kjo u pohua dhe nga kryeministri Rama në prezantimin e tij ku theksoi se në Malësinë e Madhe ka filluar para pak ditësh dhe po kryhet investimi i munguar prej njëzet vjetësh për ta vënë rezervuarin e ujit të pijshëm në shërbim të mijëra familjeve që jetojnë në 1/3 e territorit të bashkisë së re dhe prej njëzet vjetësh vuajnë si s’ka më keq për ujë. ky investim përfundon së shpejti dhe uji do të shërbehet 24 orë pa ndërpre-rje për njerëzit shumë punëtorë të asaj zone. Vetë Marinaj në programin e tij ka përfshirë atë që mund të arrihet dhe që mund të bëhet

duke mos dashur t’i gënjejë malësorët e tij, mes të cilëve ka jetuar e jeton dhe që të gjithë e njohin si njeri që e mban fjalën e dhënë. “Bindjet politike dhe natyra e problemeve jetësore me të cilat ballafaqohemi, na kanë bërë të ndahemi në grupe të ndryshme, në kërkim të një partie ku ndjehemi më mirë në aspektin politik, etik, e shoqëror, thotë me modesti ai. Sot edhe unë jam pjesë e një strukture tjetër politike. Jo se nuk vlerësoj simpatizuesit e partive të tjera, por sepse tek Partia Socialiste dhe koalicioni i saj, kam gje-tur mbështetje të plotë politike. Mbështetja e tyre po ndihmon përpjekjet e mia, për të qenë shërbyes i një politike me vetëdije të pastër, vizion të qartë e qëllim të denjë politik. Me këtë lloj mbështetje, sot mund të bëj për malësorët më shumë se kurrë. Malësia e Madhe ka nevojë për një admin-istrues kompetent dhe largpamës, për një drejtues që është malësor dhe njerëzor deri në fund. Ajo ka nevojë për një bashkiak të talentuar,mendjehapur e zemërgjerë, për një njeri të palodhur në shërbim të çdo malësori, pavarësisht historisë partiake apo bindjeve politike që mund të ketë. Unë e shoh veten si të tillë”.

Si ish-kryetar i Partisë Demokristiane të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj ka mësuar se pa mbështetjen e nevojshme të partisë që përfaqëson, mundësitë për të ndihmuar bazën janë të kufizuara. Nga përvoja si drejtor i burimeve njerëzore në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza,” është aftësuar për të qenë kompetent nga ana

kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europi-ane, Miranda Rira, vijon takimet me banorët e ter-

ritorit të bashkisë së re të Përrenjasit. E shoqëruar nga ministri i Trasporteve, Edmond Haxhinasto, ajo u takua me banorët e fshatit karkavec të komunës së Qukësit. Në fjalën e saj, kandidatja Rira falenderoi ministrin që ishte pranë banorëve të karkavecit. Gjithashtu kandidatja Rira falenderoi dhe banorët që kishin ardhur në këtë takim duke theksuar se koha për fermerët është e shtrenjtë në këto ditë, pasi bujqë-sia ka punë. këtu në karkavec kam gjetur një mbështetje popullore dhe shpirtërore ndaj dhe ndihem e priv-ilegjuar që jam kandidate në bash-kinë e Përrenjasit tha Miranda Rira. Së shpejti do të keni në dorë dhe programin tim qeverisës për katër vite në bashkinë e Përrenjasit ku do të përfshihen më shumë investime për infrastrukturën, për bujqësinë, blegtorinë, e investime në ujësjellës për kanalizime si dhe do të ketë një paketë më vete për të punësuar gratë dhe të rinjtë. Pra, një program me politika të qarta për të ulur pap-

unësinë dhe varfërinë, në mënyrë që banorët e bashkisë së Përrenja-sit të kenë mundësinë për të bërë zgjedhjen e duhur me 21 qershor. “Pra do të vij me një platformë të qartët të mirë menduar, politika që lidhen me zonat rurale ndaj do të kërkoja që votën tuaj të ma be-soni mua dhe unë do të jem garant i çdo premtimi, duke e kthyer atë në realitet”, tha kandidatja Rira. Ajo theksoi se karkaveci është një fshat i pasur nga natyra, por nuk ka marrë atë që meriton. “Shikoj këtu në sallë disa fermerë me të cilët kam pasur kontakte dhe nga afër, tha Miranda gjatë fjalës së sajë. Ata së shpejti do të marrin subvencionet për të cilat kanë aplikuar dhe mbetet vetëm çështje ditësh për t’i finalizuar. Investimi rrugës Qukës-Qafë Plloçë është një tjetër investim që qeve-ria shqiptare ka miratuar, që do të ketë një efekt pozitivë për banorët e karkavecit, pasi do të kemi dhe shumë të punësuar”. Ndërsa ministri Edmond Haxhinasto tha se ne duhet të ndryshojmë këtë politikë pasi pop-ulli është i tejngopur me premtime boshe. “Çështja e papunësisë është

Haxhinasto mbështet Rirën: Alternativa e punësimitnjë çështje madhore tha ai gjatë fjalës së tij, por për një gjë të jemi të sigurt, se ekonomia në Shqipëri do rritet. Disa nga problemet mund të kenë ar-dhur dhe nga reformat, por ne duhet të kuptojmë që këto reforma kanë një qëllim që të jetë një shtet ligjorë dhe normal”. Ndërsa për kandidaten Rira Haxhinasto u shpreh se Mi-randa është një vajzë Rrajce, pra një vajzë nga zona juaj dhe i njeh mirë hallet dhe problemet e fshatit. “Është një vajzë që ka çarë përpara me shpatullat e veta dhe një vajzë që bën sakrifica, sikurse la manda-tin e deputetes për t’ju shërbyer ju si një kryebashkiake model ndaj do t’ju ftoja që me 21 qershor jo vetëm karkavecin por gjithë Përrenjasin t’i besoni asaj votën tuaj”. Haxhi-nasto tha se së pari Rira përfaqëson gruan e cila është një forcë e mad-he dhe plot energji. “këtë herë al-ternativat janë shumë të qarta se çfarë duhet të zgjidhni, pasi në një krah keni një forcë politike, PD, e cila nuk ka çfarë të bëj më asgjë

pasi nuk ka as një lloj alternative për shqiptarët, ndërsa Miranda Rira është një mundësi për të gjithë, tha ai, një mundësi për të dhënë më shumë fonde, më shumë punësim, më shumë shërbim, alternativa që shtron rrugët e fshatit, që ndërton ujësjellës, pra është alternativa e fëmi-jëve tuaj”. “karkaveci është një fshat i pasur me burime natyrore që për fat të keq janë keqshfrytëzuar deri tani” përfundoi ministri. Me pas ministri Haxhinasto së bashku me kandidat-en Rira u njohën dhe me problemet e banorëve të karkavecit ku, si cdo fshat tjetër të kësaj zone, më krye-soret janë mungesa e ujit të pijshëm, rrugëve rurale dhe kanalizimeve. Më pas ministri Edmond Haxhinasto së bashku me kandidaten Miranda Rira dhe me shtabin elektoral zhvilluan një takim me banorët e Përrenjasit ku si ministri dhe kandidatja Miranda Rira deklaruan se për bashkinë e Për-renjasit do të ketë së shpejti një pikë logjistike, e cila do të jetë edhe një mundësi për ndryshimin e këtij qyteti.

MALËSi e MADHeTonin Marinaj, një alternativë progresiste dhe garanci për sukses

profesionale dhe nga ata që kanë punuar me të përmendet për ndershmërinë ad-ministruese dhe dhënien e mundësive të barabarta për punësim pa diskriminuar askënd dhe këtë do e bëjë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe pas 21 qershorit. Si biznesmen në fushën e ndërtimeve beson se është më mirë të investosh për të ardh-men se sa të shesësh pa u menduar mirë. “kur shet, nuk ke më të drejtë ta pyesësh blerësin apo matrapazin për fatin e mëte-jshëm të gjësë së shitur. Vetëm kur in-veston ke të drejtë të kërkosh llogari dhe të shijosh rezultatet e investimit të bërë, thotë Marinaj. Jam i ndërgjegjshëm se jetojmë në një kohë të vështirë. Por me vizionin, strategjinë dhe mbështetjen e aleancës për Shqipërinë Evropiane dëshiroj të arrij jo vetëm një fitore elektorale por mbi të gjitha një fitore mbi barrierat që kanë ku-fizuar deri tani punësimin e malësorëve, zhvillimin e ekonomisë, frekuentimin e mrekullive tona turistike nga shqiptarët dhe të huajt, regjistrimin e fëmijëve tanë në universitetet më cilësore të vendit dhe të botës, financimin e aktiviteteve sociale e kulturore si dhe infrastrukturën sportive që thuajse nuk ekziston”. Për të gjitha këto, malësorët shprehen se Tonin Marinaj është zgjedhja e duhur dhe besojnë tek ai, tek besnikëria, profesionalizmi, zgjuarsia dhe ndershmëria e tij.

Page 5: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

5E premte, 15 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramvenDoRe 2015

Beteja politike tashmë është ndezur, edhe pse fusha-ta nuk ka filluar. Kandi-

datët kanë filluar takimet, mediat kanë filluar të ziejnë, kompanitë po bëjnë sondazhet. Dhe pady-shim beteja për Tiranën është në qendër të vëmendjes. Nuk është vetëm kryeqyteti. Nuk është vetëm bashkia me 1 milion banorë. Është edhe qendra ku ndërthuren intere-sat e politikës dhe të shtetit, është pasqyra dhe modeli i partisë fituese që mund t’i hapë rrugën për zgjedh-jet e përgjithshme të vitit 2017.Sondazhi i italianëveSipas kompania italiane IPR-Mar-keting, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhjet në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, Erion Veliaj merr 45.5% të votave, Halim kosova merr 36.5%, Gjergj Bojaxhi merr 12.5% të votave, dhe të tjerët marrin 5.5%. Duke patur parasysh se numri i votuesve në listat zgjedhore është rreth 610 mijë dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit lokale të ishte 52.5%, me afërsi, shpërndarja e votave për kandidatët është si vijon: Veliaj 145 mijë vota, kosova 115 mijë vota, Bojaxhi 40 mijë vota, të tjerët 18 mijë vota.Me fjalë të tjera, Veliaj ka sot rreth 70 mijë vota më pak se sa morën parv-

Gjergj Bojaxhipërcaktues në kryeqytet

Sondazhet

Si parashikohet Durrësi e Shkodra

Në bashkinë e zgjeruar të Durrësit, gara është shumë më e balancuar. Van-gjush Dako, sipas IPR Marketing, merr sot 51% të votave në Durrës

dhe Grida Duma merr 49% të votave. I përkthyer në vota, ky rezultat na tregon se Dako ka sot rreth 46 mijë vota dhe Duma rreth 44 mijë vota. Me fjalë të tjera, Dako ka sot rreth 10 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e tij, ndërsa Duma ka sot rreth 4 mijë vota më shumë se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e saj. Në bashkinë e zgjeruar Shkodër, Keti Bazhdari, sipas IPR Market-ing , merr sot vetëm 40% të votave dhe Voltana Ademi merr plot 60% të votave. I përkthyer në vota, ky rezultat na tregon se Bazhdari ka sot rreth 24 mijë vota dhe Ademi rreth 36 mijë vota. Me fjalë të tjera, Bazhdari ka sot rreth 10 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktu-alisht kandidaturën e saj, ndërsa Ademi ka sot rreth 4 mijë vota më shumë se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e saj.

Çfarë po ndodh në elektoratin e bashkisë më të rëndësishme në vend. Rrjedhje votash nga kampi i mazhorancës edhe në Durrës e Shkodër, por në Tiranë Veliaj ka humbur rreth 70 mijë. Pse do të fitonte Halim Kosova nëse Bojaxhi do të tërhiqej nga kandidimi

nga Alket Aliu jet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e tij, ndërsa kosova ka sot rreth 5 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështe-sin aktualisht kandidaturën e tij. Bo-jaxhiu, nga ana tjetër, ka rreth 40 mijë vota, ndërkohë që nuk mbështetet zyrtarisht nga ndonjë parti.Çfarë po ndodh me Tiranën?Një nga të dhënat më interesante të këtij sondazhi është rrjedhja e konsiderueshme e votave nga kam-pi socialist. Llogariten afro 70 mijë vota të humbura, duke mos lloga-ritur faktin se në koalicionin e ri të së majtës bëjnë pjesë edhe forca të tjera politike të shkëputura nga koalicioni i djathtë si FRD, PDIU, PDk etj. Nëse koalicioni i djathtë do të ishte i kompozuar si në vitin 2013, “rrjedhja” e votave nga kam-pi socialist do të afrohej në 100 mijë. Një numër i konsiderueshëm votash që dy vjet më parë ishin “të majta” tashmë nuk do të jenë më në favor të kandidatit socialist, Erion Veliaj, që mund ta marrë mandatin e tij të parë në kryeqytet pikërisht në sajë të ish-kundërshtarëve.Nga ana tjetër, kandidati demokrat, Halim kosova, llogarit të ketë afërsisht 5 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështe-sin aktualisht kandidaturën e tij. ku kanë shkuar këto vota? Sondazhi flet qartë: Mjafton të llogarisim ato që shkojnë në favor të Arben Ta-

fajt, ish-funksionar lokal i Partisë Demokratike prej vitesh. Por cilat vota ka marrë Bojaxhiu, kandidatu-ra e të cilit llogaritet nga sondazhet të arrijë në rreth 40 mijë vota?Kandidati-përcaktuesPa asnjë dyshim që kandidatura e Gjergj Bojaxhiut vjen me një pro-fil të qartë të djathtë, megjithëse e propozuar si “shoqëri civile”. Gjergj Bojaxhi ka qenë një nga dre-jtorët më të rëndësishëm në admin-istratën e Sali Berishës, duke mbulu-ar për disa vite detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të korporatës Elek-troenergjitike Shqiptare, përpara se ajo të kalonte në sistemin aktual me ndarje degësh. njëkohësisht, në zg-jedhjet e vitit 2013 ai ka qenë kandi-dat për deputet i Partisë Demokra-tike, një pozicionim i pastër politik. Është e logjikshme të mendosh se të paktën 30 nga 40 mijë votat që ai llogaritet të marrë në këto zgjedhje janë të djathta, pra nga “hambari” i doktor Halimit. Një diferencë që do ta bënte atë fitues në rast bashkimi të votave. Por nuk është e thënë. Në këto zgjedhje, fatin e bashkisë prej 1 milion banorësh nuk do ta ven-dosë as Erion Veliaj dhe as Halim kosova, por Gjergj Bojaxhiu.Pse “rrjedhin” votat?sondazhet në bashkitë e zgjeruara të Durrësit dhe Shkodrës trego-jnë se në të gjitha rastet kandidatët socialistë kanë rrjedhje votash në

krahasim me votat që kanë marrë dy vjet më parë partitë që i kanë mbështetur. Përkundrejt tyre, rrit-en votat e kandidatëve demokratë. kjo natyrisht e ka shpjegimin e vet me konsumin e qeverisë, meg-jithëse sondazhet tregojnë se ky ritëm konsumimi është tepër i lartë, ndoshta i shpjeguar edhe me reformat drastike të qeverisë Rama që kanë koston e tyre në elektorat. Por ritmet e rënies ndryshojnë. Në një qytet si Durrësi, në afro 90 mijë vota, kandidati socialist ka humbur 10 mijë ndërsa në Tiranën me 320 mijë vota, nëse do të ruhej i njëjti raport, shifra do të ishte rreth 35 mijë. Në të vërtetë është 70. Dhe këtu arsyeja duhet kërkuar te kandi-dati. Me sa duket, në Tiranë imazhi

i një mjeku të njohur dhe të përku-shtuar si Halim kosova ka “ngjitur” më shumë se sa ai i ish-ministrit Er-jon Veliaj. ky i fundit ka promovuar, me mbështetjen e kryeministrit Rama, imazhin e njeriut energjik, të një të riu të talentuar që edhe pse me një eksperiencë pune prej vetëm një vit e gjysmë, ka arritur suksese të ndjeshme në institucionin që ai drejton. por “i lodhuri” kosova duket se ka rikuperuar më shumë vota se “i palodhuri” Veliaj. Çështje preferencash. Një gjë është e sigurt duke parë sondazhet: Nëse gara do të ishte vetëm ndërmjet kandidatit demokrat dhe atij socialist, Halim Kosova nuk do të fitonte as me 10 dhe as me 80 vota diferencë. Do të ishin disa mijëra.

Page 6: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

6 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 15 maj 2015

Gazeta Telegram

Tani, edhe ne si shqiptarë po mësohemi me gjeopoli-tikën e projekteve të mëdha

gjeostrategjike, por kësaj radhe nuk duhet të humbasim. Ose më mirë të themi që të lutemi që Zoti të mos na harrojë edhe kësaj radhe. Nëse trazirat e vitit 1997, lufta në kosovë dhe mungesa e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan bënë që nisma klinton për ndërtimin e korridorit VIII të pezu-llohej, ky është shansi që nuk duhet humbur. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të maksimalizojnë të gjitha përpjekjet brenda vendit, por edhe në politikën rajonale që Trans Adratic Pipeline të çojë metra kubikët e parë të gazit matanë Adriatikut. Janë të pa-ktën 7 vjet luftë, negociata, bisedime, kalkulime dhe lobime që të realizohet linja e tubacionit që sjell lëngun je-tik nga fushat e Shah Deniz II drejt

NDRYSHIM

A do të ketë gazsjellësiTAP fatin e korridorit 8Gjeopolitika e madhe e gazit dhe përplasjet e mëdha mes Amerikës dhe Rusisë në Ballkan. Rishfaqet tradhtia greke. kërkesa e Uashingtonit ndaj Athinës për të mos mbështetur Turkish Stream. Pse Trans Adriatic Pipeline është më i favorshëm?

Brukseli dhe Uashingtoni e kanë mbështetur realizimin e gazjsellësit TAP. Pasi u re-alizua konsorciumi me qendër në Baar të Zvicrës dhe pasi u gjetën burimet e fi-

nancimit, ky projekt fitoi shpejt mbështetjen si linja më e shkurtër dhe më efektive për të çuar gazin azer në tregjet europiane. Edhe kriza ukrainase e nxiti më shumë ndërtimin e tij. BE e futi në listën e projekteve prioritare pasi kalon në territorin e tij. Aktualisht TAP ka porositur dy kompani, ku njëra është shqip-tare për të përgatitur terrenin ku do të nisin punimet në fillimin e vitit 2016.TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Rreth 870 km tubacion i gjatë do të lidhë me Anatolisë Gazsjellësit Trans (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, kalojnë Greqinë dhe Shqipërinë dhe me detin Adriatik, para se të vijnë në breg në Italinë e Jugut.TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Europës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, kroacisë dhe të tjerët. Zbarkim TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëte-jshëm të gazit natyror kaspikas në disa nga tregjet më të mëdha

evropiane si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicër dhe Austri. TAP do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së tubacionit; ajo do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk është e varur nga grantet apo subvencionet. Me shitjet e para me gaz në Gjeorgji dhe Turqi në shënjestër për në fund të 2018, dërgesat e para në Evropë do të ndjekin përafërsisht një vit më vonë. Aksionare TAP është i përbërë nga PB (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), FLUXYS (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

TË DHËnAT TAP, - projekti i mbështetur nga SHBA dhe BE

nga Albert GjoKA Shqipërisë dhe më pas të shpërnda-het nëpër Europë nga Italia. Aktu-alisht kanë nisur punimet paraprake për ngritjen e infrastrukturës, dhe po bëhen procedurat e kompensimit të pronarëve të tokës ku është gjurma e TAP-it, por politika e madhe po valon. Luhatjet e qeverisë majtiste të Aleksis Cipras në njërën anë, politika e Ankarasë në anën tjetër dhe rishfaqja në skenë e konflikteve në Ballkan po lëkundin investimin miliarda euro. Uashingtoni është alarmuar dhe ka kërkuar nga Athina zyrtare që të mos mbështesë asnjë projekt tjetër alternativ në fush-ën e energjisë. SHBA dërgoi pak ditë më parë z. Amos Hochstein, të dërguarin e posaçëm për çështjet e energjisë, në Greqi për të paranda-luar një lojë të madhe në kurriz të interesave të Perëndimit.

eneRGjiA DHe KALi i TRojËS Autoritetet amerikane i kanë

kërkuar Athinës zyrtare që të mbështesë projektin e gazsjellësit TAP dhe jo Turkish Stream, një projekt ky i mbështetur fuqimisht nga Rusia pas tërheqjes së saj nga South Stream. E përditshmja gre-ke kathimerini raportoi këtë javë se ka pasur presione ndaj qeverisë që ti përmbahen marrëveshjes për ndërtimin e Trans Adriatic Pipe-line që sjell gazin nga Azerbajxhani në Turqi, Greqi, Shqipëri dhe më pas kalon nga Italia drejt Europës përmes detit Adriatik. ky ishte "top-lajmi" i të gjitha mediave ndër-kombëtare gjatë ditëve të fundit. kërkesa në emrin e Uashingtonit u bë nga Amos Hochstein, i dërguari i posaçëm për çështjet e energjisë i cili pati takime të veçanta me min-istrin grek të energjisë, Panajotis La-fazanis dhe ministrin e Shtetit, Nikos Papas. Sipas mediave, Athina është në bisedime me Moskën për shtrir-jen e tubacioneve në mënyrë që ajo të përshkruajë tërë Greqinë dhe më pas Europën. Autoritetet amerikane kanë thënë se Turkish Stream nuk ekziston; nuk ka një konsorcium për ta ndërtuar atë dhe nuk ka asnjë mar-rëveshje deri më tani”. Por, ministri grek i Energjisë, Lafazanit ka thënë se qeveria do të vazhdojë që të mbësht-esë projektin e “Turkish Stream” sepse ajo beson se do të sjellë më shumë përfitime për Greqinë.

KonjUKTURA RAjonALe Më datën 7 maj u lançua projekti i përbashkët ruso-turk për ndërtimin e Turkish Stream ( Rrjedha Turke). Vetëm 4 orë udhëtim me helikopter

mbi Detin e Zi dhe Detin Marmara iu janë dashur shefit të Gazprom-it Aleksej Miler dhe ministrit turk të Energjisë, Taner Ylldiz për të mbyllur pazaret në një kohë rekord. Sipas të dhënave zyrtare, ai është parashikuar që të përfundojë më 18 muaj dhe në dhjetor të vitit 2016 të sjellë gazin e parë në territorin grek. kjo marrëveshje u duk në qiell të hapur pasi raportet dukeshin të ten-sionuara mes dy vendeve, sidomos për debatet rreth genocidit otoman

në Armeni. Menjëherë pas lançim-it të Turkish Stream, reagoi edhe komisioni Europian, i cili bëri të ditur se vetëm Ukrahina do të jetë shteti tranzit përmes të cilit do të kalojë gazi rus në tregjet europi-ane. Zëvendëspresidenti i kE-së dhe i ngarkuari për çështjet e En-ergjisë në BE-së, Maros Sefcovic tha se kremlini duhet t’i qëndro-jë marrëveshjeve, si dhe kujtoi se ka një infrastrukturë të ngritur tashmë përmes Ukrainës në tran-

LUPË

Page 7: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

7E premte, 15 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramLUPË

LOJE

A do të ketë gazsjellësiTAP fatin e korridorit 8

Jetësimi i korridorit 8 u shtrua si një çështje e rëndësishme edhe në takimin ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ali Ahmetit pak ditë më parë. ky projekt i madh

infrastrukturor që zë fill në Varna të Bullgarisë dhe përfundon në Brindisi të Italisë llogaritet të jetë me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike si për Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Italinë, të cilat i lidh direkt, ashtu edhe për kosovën, Serbinë dhe Rumaninë që përfitojnë indirekt sikurse edhe vendet e tjera të pellgut të Mesdheut dhe detit të Zi. Është një projekt që nuk parashikon vetëm autostradën por edhe rrjet hekurudhor, energjitik si dhe shërbime të tjera. Praktikisht, projekti europian për korridorin e tetë ka mbetur në një fazë mjerane zbatimi. Pala shqiptare ka ndërtuar një rrugë deri në Qafë-Thanë që nuk i përgjigjet parametrave autostradalë si dhe ka linjën hekurudhore deri afro 5 kilometra larg kufirit maqedonas, ndërsa Shk-upi nuk ka bërë pothuajse asgjë për të realizuar lidhjen e binarëve të hekurt në anën maqedonase.Padyshim, rivali kryesor i këtij projekti mbetet korridori

10, i cili kalon nga territori i Republikës së Greqisë. Prej vitesh ka patur akuza ndaj politikës shqiptare për sabotimin e këtij projekti me “porosi” të Athinës, por ajo çka është më e çuditshme është mungesa e vullnetit nga Shkupi zyrtar për të përfunduar këtë projekt që e bën më pak të varur nga porti grek i Selanikut. Me sa duket, me gjithë problemet për emrin, e kanë më të lehtë të gjejnë gjuhën e përbashkët me grekët se sa me shqiptarët.

TË DHËnAT korridori 8, projekti i sabotuar

zitimin e gazit. Njëherësh zyrtari i lartë i Brukselit kujtoi se kievi ka mbështetje financiare edhe nga bankat europiane për të shlyer de-tyrimet ndaj Rusisë. Për kapërcimin e krizës së dimrit të shkuar ka pasur negociata trepalëshe mes BE-së-Ukrainës dhe Rusisë që të garanto-hej energji për ukrainasit në pikun e krizës. Por, hakmarrja ruse vazhdon duke e “zhbërë” të gjithë infrastrukturën e gazit përmes Ukrainës dhe iu

rikthyer korridorit Jugor (South Stream) me një emër të ri, përmes aleancës së re strategjike me An-karanë. Gazi rus kalon nga Rusia përmes Detit të Zi në territorin turk deri në Ipsala, në kufirin me Greqinë. Deri këtu është destina-cioni, me synimin që edhe TAP-i nesër të jetë i detyruar të blejë en-ergji nga konsorciumi "Turkish Stream". Pra, në këtë mënyrë edhe të gjithë tregjet europiane do të jenë të varura nga politika energjetike e

kremlinit. E gjithë BE do të ketë nesër fatin e Ukrahinës sot, ku Gaz-promi kontrollon çmimet përmes rubinetit të saj, të cilën e hap dhe e mbyll sipas interesave politike dhe ekonomike. Moska zyrtare ka plan-ifikuar që të vijojë furnizimin me gaz të Ukrainës deri në vitin 2019, kohë kur mbyllen edhe afatet e kon-tratave dhe në atë periudhë të nda-lojë rubinetin duke vënë në rrezik serioz furnizimin me energji të të gjithë vendit. Rigjallërimi i "Rrjed-hës Blu" tregon se Rusia do të zg-jedhë si partner strategjik Turqinë pas konfliktit me Kievin. Rusia shiti gjatë vitit 2014 në Turqi 27.4 miliardë m3 gaz natyral, duke qenë blerësi i dytë më i madh pas Gjermanisë i Gazpromit. Më 1 dhjetor 2014 Gazpromi dhe kom-pania turke Botas Petrolium Pipe-line Cooperation firmosën Mem-orandumin e Mirëkuptimit për ndërtimin e një gazsjellësi me një kapacitet transmetimi vjetor 63 mil-iardë m3. Në një panoramë të tillë, Europa e madhe duket se pret me gisht në gojë që Turqia të luajë një herë për interesat strategjike të kon-tinentit, paçka se Erdogani i egër e ka të vështirë që të fashisë historinë e përgjakshme ruso-turke.

A Do T’i “LAGË BUzËT” SHqiPËRiA Me GAz?! Trans Adriatic Pipeline është dhe mbetet i vetmi projekt strategjik ndërkombëtar që "ia lag pak buzët Shqipërisë" me lëndë energjetike. Madje, sapo nisi rrugëtimin serioz ky projekt, nisën edhe negociatat

e para me azerët për të ndërtuar një rrjet gazifikimi të vendit. Gjatë gjithë këtyre viteve Tirana zyrtare i është përgjigjur të gjitha kërkesave të konsorciumit TAP, dhe ka bash-këpunuar me qeveritë e Greqisë dhe Italisë për realizimin e të gjitha marrëveshjeve. Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se Shqipëria nuk do të marrë një taksë tranzitimi nga TAP-i por do të furnizohet me gaz, të cilin më pas do ta kapilarizojë në tregun e brendshëm. E vetmja vlerë është ajo e investimit. Por, tashmë ka një ndryshim loje, përfshirë edhe nga aleatët strateg-jikë të Shqipërisë. Presidenti turk Erdogan vizitoi Tiranën zyrtare dhe një ndër lajmet jo të mira pritet të jetë edhe kërkesa që Shqipëria të mbështesë Turkish Stream. Në muajin prill kryeministri grek Cipras vizitoi Rusinë ku u takua edhe me shefin e Gazpromit. Por, të gjitha zhvillimet të çojnë tek një

faktorizim i frikshëm i Athinës, e cila ndodhet në oferta nga su-perfuqitë e madhe dhe tashmë po bën llogaritë. Greqia e dikurshme kërkon të shkëlqejë edhe tani, por varet sesi do të luajë. Padyshim që shqiptarët dhe Shqipëria rrezikojnë shumë nëse nuk do të nuhasin politikën e naftës dhe gazit. Përplasjet me vendin fqinj dhe tensionet në vijim në Ballkan e kthejnë TAP-in në një projekt në letër, duke e mbyllur historinë e zhurmshme të tij, siç ndodhi edhe me kor-ridorin VIII. Po ashtu, heqin të gjitha mundësitë që të ketë edhe një linjë Adriatiko-Joniane të gazit që përshkruan vendin tonë në aksin Veri - Jug, nga ku është hequr skicimi në letër se mund të ofrohen furnizime me gaz edhe për kosovën dhe Malin e Zi. Humbjet janë të mëdha nëse do të realizohet një skenar i tillë.

Amos Hochstein, nga e majta, i dërguari i SHBA-së, në takim me Nikos Kotzia, ministër i Jashtëm i Greqisë

Page 8: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

8 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 15 maj 2015

Gazeta Telegram PËRReTH

Në Shqipëri, zhvillimet e fundit në ku-manovë, krahinë e populluar krye-sisht me shqiptarë, po përcillen

me shqetësim në opinionin publik dhe nga autoritetet shtetërore. Qeveria ka lëshuar disa deklarata në orët e fundit, ku shprehet e shqetësuar për situatën dhe alarmon për pasoja të rrezikshme. kurse publicistët dhe qytetarët në qendër të reagimeve të tyre, kanë pikëpyetjen që ata vënë: “A mund të vazhdo-jë të ekzistojë si shtet Maqedonia?”

ReAGiM i ASHPËR nGA qeveRiAkryeministria shqiptare paralajmëroi këtë javë se “kurrsesi nuk duhet lejuar që kriza politike e Maqedonisë të konvertohet në një krize ndëretnike, e cila do të ishte shkatërrim-tare për Maqedoninë”. Qeveria e Shqipërisë sugjeron se marrëdhëniet ndëretnike mbeten ende të brishta për shkak të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit. kurse thek-son se këto marrëdhënie “pa dyshim janë jetike për ekzistencën e shtetit maqedonas”. Për qeverinë shqiptare, ka një “re paqartë-sish” për atë çka ndodhi në kumanovë, ndaj nevojitet transparencë e plotë. “Përveçse policëve të vrarë dhe të plagosur, ende nuk është thënë asgjë për jetët e qytetarëve të pambrojtur të kumanovës, për arratinë e tyre, për prona e tyre të bastisura, djegura dhe shkatërruara. Padyshim kjo paqartësi shqetë-suese nuk ndihmon në kthimin e plotë të normalitetit”. Më tej, Qeveria e Shqipërisë e konsideron “të papranueshme për ambicien europiane të rajonit, çdo paragjykim mbi baza etnike të çdo personi apo grupi perso-nash të armatosur”.

qËnDRiMe KRiTiKe nË TiRAnËAutoritetet e Shkupit thanë dje se një nga

“Rreziku shqiptar” dhe lufta për pushtet në FYROM

Autoritetet shqiptare po e përcjellin me nota të ashpra zhvillimin e fundit në kumanovë, ku numërohen të paktën 22 të vrarë. Qeveria e konsideron të papranueshëm faktin që autoritetet e Shkupit numërojnë vetëm të vrarët nga radhët e policisë

nga edison Kurani

të vrarët ishte shqiptar i kosovës nga Gja-kova dhe një nga të arrestuarit, shqip-tar i Shqipërisë. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Ivo kotevski, tha se në grupin e armatosur kishte pjesëtarë të UÇk (Ushtria Çlirimtare e kosovës) dhe Brigada 113. Ai tha edhe se shqiptarë jo vetëm nga FYROM por edhe nga kosova dhe Shqipëria kishin ardhur këto ditë në kumanovë në kuadër të një plani destabilizimi. Nisur nga këto dyshime, kotevski tha se qeveria hartoi një plan veprimi dhe sulmoi në kumanovë.këto pohime, në Tiranë shihen me skepti-cizëm. Gazetari Edmond Arizaj, thotë se ajo që po ndodh është përpjekje për të mbajtur në këmbë një shtet që nuk ekziston. “Të shpresojmë se nuk do të ketë me eksperi-mente për të ngjallur një Maqedoni që ka 3 mijë vjet e vdekur”, - thotë Arizaj. Publicis-ti Ilir kulla, thotë se Shkupi dezinformon, kurse thekson se “nëse policia maqedonase, e komanduar nga beniaminët e Gruevskit, do

të vazhdojnë me dhunë e forcë kundër shqip-tareve, rrezikojnë qe kjo të mos jetë vetëm një episod, por një luftë e mirëfilltë”. Kulla shp-jegon edhe arsyet e konfliktit të Kumanovës që sipas tij, nisin nga Shkupi. “Arsyet e vërteta gjenden në dështimin e reformave të qeverisë së Maqedonisë për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit dhe me vullnetin e saj politik për të mos i konsideruar qytetarët shqiptarë si qytetarë të dorës së parë, por si qytetarë të dorës së dytë. Përdorimi i tankeve, autoblindave dhe helikopterëve, të ushtrisë në një zonë të ban-uar të qytetit, tërësisht me popullsi shqiptare dhe mospërdorimi i njësive policore ose ush-tarake të etnisë shqiptare, tregon qartë qasjen tendencioze të qeverisë “Gruevski” për të krijuar kushte të përplasjes etnike qytetare në Maqedoni. Vrasja e civilëve shqiptarë, ndër ta edhe një fëmijë 8 vjeç, është një krim i pastër, i cili tregon se në thelb, në metodologji dhe në ideologji, një pjesë e politikanëve të Shk-upit nuk dallojnë shumë nga Millosheviçi”,

- thotë kulla.Por cila është zgjidhja në këtë situatë dhe cili duhet të jetë roli, por dhe qëndrimi i partive politike shqiptare pas kësaj ngjarjeje? Z.kul-la sugjeron: “Partitë politike shqiptare të Maqedonisë duhet të kërkojnë rithemelimin e këtij shteti mbi baza qytetare dhe jo mbi diferenca etnike. Ato duhet të konvergojnë në qëndrimet e tyre politike dhe duhet t’i bashkëngjiten opozitës maqedonase për të rrëzuar regjimin antiqytetar antipopullor dhe të dhunshëm të Nikolla Gruevskit. Intere-si i shqiptarëve është të qëndrojnë me NA-TO-n dhe me Bashkimin Evropian dhe jo të qëndrojnë në bashkëqeverisje me njerëz, të cilët praktikojnë në qeverisjen e tyre dhunë kundër civilëve si ajo e Sllobodan Milloshe-viçit në vitet ‘90”.

KiKiA: e vËRTeTA e KUMAnovËS LiDHeT Me SHKUPinGazetari Mentor kikia, kryeredaktor i Top Channel, thotë se qeveria fqinje po mban të mbuluar me mister kumanovën. “Ministrja e Brendshme e Maqedonisë ka deklaruar se janë vrarë disa policë. Por nuk ka thënë sa civile shqiptarë janë vrarë, sa shtëpi u dog-jën e sa njerëz morën arratinë. Nuk ka thënë çfarë ishin e çfarë kërkonin ata “terroristët”. Ndërsa qeveria mban të mbuluar me mister kumanovën, ata që duan ta dinë të vërtetën e dinë: Grupi terrorist u zbulua vetëm pak ditë pasi në Shkup flamuri shqiptar ishte lidhur në sheshin e protestës me flamurin maqedonas dhe të gjithë shtetasit e këtij vendi, (shqiptarë e maqedonas) ishin bashkuar kundër qeverisë së Gruevskit dhe Ahmetit. Atëherë Gruevski thirri sërish në skenë rrezikun shqiptar për të shpëtuar karrigen dhe pushtetin e tij”.Majko: Shqiptarët po paguajnë shtrenjtë “sal-latën” e ShkupitIsh kryeministri dhe deputeti aktual socialist, Pan-deli Majko vlerëson se “kjo që po ndodh aktual-isht është shqetësuese, pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon në drejtim të paditur”.“Në Maqedoni kriza po merr përmasë midis një pale që nuk po qeveris dot dhe një pale që nuk e merr dot pushtetin. Në mes janë shqip-tarët që po paguajnë me çmim të lartë në mënyra të ndryshme “sallatën maqedonase”.

Përdorimi i tankeve, autoblindave dhe helikopterëve, të ushtrisë në një zonë të banuar të qytetit, tërësisht me popullsi shqiptare dhe mospërdorimi i njësive policore ose ushtarake të etnisë shqiptare, tregon qartë qasjen

tendencioze të qeverisë “Gruevski” për të krijuar kushte të përplasjes etnike qytetare në Maqedoni

Page 9: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

9E premte, 15 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramoPinion

Ajo që po ndodh sot në Maqedoni nuk është një skenar i ri në Ballkanin e mbushur me histori të përgjakshme në këtë epokë mod-

erne. Gjurmët e gjakut i gjen kudo, ndërsa vrastarët apo porositësit fshihen me lehtësinë më të madhe; si për t’i bërë sfidë drejtësisë dhe vlerës së jetës së njeriut. këto 25 vjet kemi parë boll krime dhe duket se ato nuk po na ndahen as në këto momente. Fa-taliteti historik i shqiptarëve, të cilët janë të ndarë në pesë shtete, i ka bërë ata në rastin më të keq viktima të dhunës së hapur të genocidit dhe sho-vinizmit dhe, në rastin më të mirë, instrumente për përdorim apo mjete për propagandë apo de-stabilizimin e rajonin e brishtë. këtu intriga i ka rrënjët më të forta se askund tjetër. Fqinjësia e mirë shpeshherë duket misioni i pamundur në këtë cep të Europës. Ashtu nisi edhe ideja e Maqedonisë, si një shtet i miksuar me maqedonas, shqiptarë, bullgarë, grekë, serbë dhe turqit: Nisi si një model në epru-vetë, por tani pas 25 vjetësh, ka pasur më shumë se tre dilema të rënda për funksionimin e shtetit multietnik maqedonas. krizat e njëpasnjëshme dhe përdorimi i përhershëm i historisë për të sh-katërruar të tashmen e kanë bërë të pamundur vazhdimin e këtij projekti me standardet që janë ndjekur deri më tani. Europa si model nuk ka arritur të futet në ashtin

e shtetit të ri, ashtu siç shtetasit e Maqedonisë nuk kanë mundur që të bëhen europianët e mirë të ditëve tona. Maqedonia sot duket po aq e paqartë në të ardhmen e saj, duke e tejkaluar edhe perspektivën jo fort op-timiste edhe të Bashkimit Europian si një bashkësi shtetesh dhe vlerash në kontinentin plakë.Mosbesimi mes njerëzve të etnive të ndryshme në Maqedoni është i madh, duke mos i bashkuar në vlera por në anti –vlera. krimi, korrupsioni, vras-jet dhe anti-shteti janë ato që ndajnë elitat e sotme në Maqedoni. Pikërisht këtu gjenden edhe rrënjët e asaj që po ndodh këto ditë në kumanovë. Ma-qedonia është bërë sheshi ku luhet loja e madhe dhe bëhet kasaphana e madhe pa e pasur dert për jetët e pafajshme. Aty janë pleksur “monumentet e vdekura” të shqiptarisë me shterpësinë e ma-qedonasve për të dëshmuar aftësi shtetformuese; aty përplasen historia me të tashmen në formën e vet më të shëmtuar, teksa elita e përdor gëzofin e nacionalistit si justifikim të paaftësisë së saj. Aty gjendet streha e maskarenjve që vret dhe pret në emër të kombit në njërën anë dhe shkatërron në emër të shtet-ndërtimit. ka të paktën dy vjet që paralajmërohen skenare të ngjashme dhe lojëra të mëdha. Miqtë e mirë të Ballkanit paralajmërojnë interesa të mëdha dhe turbulenca të frikshme në këtë zonë. Teksa kosova rrit pavarësimin e saj, zonat “tampon” ku do të mblidhen si në kacek

tajfunet e tri kontinenteve do të jenë Ukraina dhe Maqedonia. Ato do të jenë veçanërisht territori ballkanik) objekte koniukturash jo thjesht për të shkatërruar shtetin multietnik maqedonas, por edhe si mega-skenar për të rrënuar Europën e sotme dhe të nesërme, damarë ku zbrazen ina-tet dhe marazet rajonale dhe kontinentale. Fuqia e tajfunit do të rritet me kohë nëse nuk zbrazet energjia e keqe që i është avitur për ta gllabëruar gjithë Maqedoninë. Dhe kjo lidhet me ritmet e rrugëtimit europian të të gjithë Ballkanit, përf-shirë edhe Maqedoninë. Nëse pas konfliktit të vitit 2001 iu dha një dorë të ardhmes duke i of-ruar statusin e vendit kandidat Shkupit zyrtar, kjo u harrua për 14 vjet të tjera. Dhe sot ndodhemi në pikën zero. Madje më keq akoma. klasa poli-tike iu është kthyer armëve të vjetra dhe thuajse një pjesë e tyre janë masha në duart e interesave anti-europiane. Aty janë edhe pro-sllavistët, edhe neo-otomanët, edhe luftëtarët e ISIS-it, edhe na-cionalistët e sëmurë, edhe komunistët, edhe.... – që të gjithë këta në formën e tyre më ekstreme dhe më të papranueshme për një shoqëri të ha-pur dhe demokratike. Maqedonia është larguar shumë nga shinat evropiane; madje më shumë sesa edhe unifikimi i Europës në vetvete dhe kjo nuk do të bëjë asgjë tjetër veçse do të çojë në ma-qedonizimin e Bashkimit Europian dhe jo në të kundërtën e saj; në evropianizimin e Maqedonisë.

nga Brahim Shoshi

Maqedonia është bërë sheshi ku luhet loja e madhe dhe bëhet kasaphana e

madhe pa e pasur dert për jetët e pafa-jshme. Aty janë pleksur “monumentet e vdekura” të shqiptarisë me shterpësinë e maqedonasve për të dëshmuar aftësi shtetformuese; aty përplasen historia me të tashmen në formën e vet më të shëmtuar, teksa elita e përdor gëzofin e nacionalistit si justifikim të paaftësisë së saj. Aty gjendet streha e maskarenjve që vret dhe pret në emër të kombit në njërën anë dhe shkatërron në emër të

shtet-ndërtimit

Maqedonia europiane apo europa maqedonase

ReDAKSiA Botues: Brahim Shoshi; Drejtor: Albert Gjoka kryeredaktor: Alket Aliu Redaktore: Era ÇelaRedaksia: Rruga “3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2; Hyrja 7/1, Yzberisht - Tiranë; Tel/Fax: +35545200045; Shpërndarja dhe Shitjet: 0693933301; Web: www.telegram.al; E-mail: [email protected]; E-mail: [email protected]; Gazeta “Telegram”, është e rregjistruar në QkR me NIPT L42026006N

klienti ___________________, abonohet me gazetën javore “Telegram”, botim i kompa-nisë “Telegram”, me NIPT: L42026006N, me adresë: Rruga “3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2, Hyrja 7/1, Yzberisht - Tiranë.Çmimi i një gazete është 50 (pesëdhjetë ) lekëkohëzgjatja e abonimit: 12 muaj (1 vit) Numri në total i ekzemplarëve të abonuara: 50

Pagesa bëhet CASH, tek menaxheri i gazetës, ose në numrin e llogarisë së mëposhtmeAdresa ku do të dërgohen gazetat:Emër/Mbiemër____________________Rr. ________________________________________________Qyteti_____________________________________Nr. Tel. ___________________________________E-mai: _____________________________________________(Ju lutem, shënoni saktë të dhënat tuaja në mënyrë që të mos ketë probleme në dërgimin e gazetës në adresën e kërkuar)

Gazeta vjen në adresën e shtëpisë ( ose zyrës tuaj) brenda 48 orësh nga dalja e botimit, përmes Posta Shqiptare: klientët mund zgjedhë abonim on-line dhe merr përmes e-mail-it formatin elektronik të gazetës. Shuma për t’u paguar 2500 (dymijepesëqind) lekë

PËR inFoRMACione, APo SqARiMe, MUnD TË nA KonTAKToni nË:

Gazeta “Telegram”e-mail: [email protected] interneti: www.telegram.alCel:0693933301niPT-i i “Telegram”: niPT L42026006n Redaksia: Rruga “3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2, Hyrja 7/1, Yzberisht - Tiranë. Tel/Fax: +35545200045Banka Tirana, nr. Llogarisë, 0180 – 548888 – 001 euroiBAn: AL87 2061 1080 0000 0180 – 548888 – 001

FoRMULAR ABoniMinjë telegram - PËR TY

Page 10: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

10 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 15 maj 2015

Gazeta Telegram SoCiALe

Tragetet sipas kompanive të menaxhimit dhe mosha

e tyre 1. ADRiA FeRRieS (iTALi)Claudia Prima, viti i ndërtimit: 1973Michela, viti i ndërtimit: 1974AF Francesca, viti i ndërtimit: 1979Aurelia, viti i ndërtimit: 1980Marina, viti i ndërtimit: 1994 2. HALKiDon SHiPPinG CoRPoRATion (GReqi)Filippos, viti i ndërtimit: 1973*Gusht 2013 dërguar për skrap në kantierin turk të Aliaga-it 3. ADRiATiCA TRAGHeTTiAdriatica I, viti i ndërtimit: 1979 4. ËAveLoRD nAviGATion Co LTD (GReqi)Rigel I, viti i ndërtimit: 1973Bari, viti i ndërtimit: 1980 5. eURoPeAn SeAËAYS (GReqi)Bridge, viti i ndërtimit: 1976Horizon / Ionis, viti i ndërtimit: 1971 6. ReD STAR FeRRieS (iTALi-SHqiPËRi)Red Star 1, viti i ndërtimit: 1965European Voyager, viti i ndërtimit: 1974 Info 2 / Renditja e trageteve sipas vjetërsisëRed Star 1, viti i ndërtimit: 1965 (50 vjeç)Horizon / Ionis, viti i ndërtimit: 1971 (44 vjeç)Claudia Prima, viti i ndërtimit: 1973 (42 vjeç)Rigel I, viti i ndërtimit: 1973 (42 vjeç)Filippos, viti i ndërtimit: 1973 (42 vjeç) Michela, viti i ndërtimit: 1974 (41 vjeç)European Voyager, viti i ndërtimit: 1974 (41 vjeç)Bridge, viti i ndërtimit: 1976 (39 vjeç)AF Francesca, viti i ndërtimit: 1979 (36 vjeç)Adriatica I, viti i ndërtimit: 1979 (36 vjeç)Aurelia, viti i ndërtimit: 1980 (35 vjeç)Bari, viti i ndërtimit: 1980 (35 vjeç)Marina, viti i ndërtimit: 1994 (21 vjeç)Mosha mesatare 38,7 vjeç

Mbrëmjen duke u gdhirë dita e mërkurë, në trag-etin “Francesca” linjës Bari-Durrës (kompania

Adria Ferries) ka shpërthyer një zjarr që ka tmerru-ar rreth 260 personat që ishin në të, si pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Fatmirësisht asnjë nuk ka pë-suar gjë. Flakët duket se kanë nisur në sallën e maki-nerive kur trageti ishte vetëm 7 milje larg brigjeve të Barit. Edhe pse flakët janë shuar e nuk është parë e nevojshme as braktisja, zjarri ka nxjerrë jashtë funk-sionimi motorët e tragetit.“Më telefonuan natën për të më thënë që kishte rënë zjarr në traget. Më treguan se kishin frikë. Erdha men-jëherë në port. Nga bregu dallohej që nga anija dilte tym”. Është kjo dëshmia dhënë mediave lokale nga një kamionist shqiptar, i cili qëndroi në port, për t’u siguruar që kolegët e tij që kishin marrë tragetin janë

Zjarr në traget, shpëtojnë pasagjerët

mirë e që u ka telefonuar atyre disa herë gjatë natës.Shumica e pasagjerëve të tragetit “Francesca I” ishin shqiptarë. Fatmirësisht janë të gjithë mirë. “kanë pa-sur shumë frikë – thotë kamionisti – por tani janë të qetë e mezi presin t’i hipin në një traget tjetër që t’i çojë në Durrës”. Trageti që duhet të mbërrinte në Durrës në mëngjes, ka hyrë i rimorkiuar në portin e Barit. Ngjarja në tragetin e linjës Bari-Durrës risjell në vëmendje jo vetëm nevojën për forcimin e ma-save të sigurisë në tragetet që operojnë në këtë linjë,

duke përfshirë edhe mjetet e shpëtimit, por edhe për moshën tepër të vjetër të këtyre trageteve dhe cilësisë së ulët të shërbimit në to. Një çështje për të cilën pady-shim autoritetet shqiptare duhet të reagojnë.Dikur në opozitë, deputeti socialist Fatmir Toçi aku-zonte qeverinë pikërisht për mungesën e kontrollit në këtë sektor strategjik me shprehjen e famshme: “Linjat e trageteve janë bërë si furgonët e kamzës”. Situata nuk ka ndryshuar megjithëse ka ndryshuar qeveria. Por tani deputetët heshtin...

Mbi sigurinë në porte dhe tragetet me moshë të madhe*

nGA GAzMiR TAHiRi**

Drejtoria e Përgjithshme Detare (DPD) mbylli vitin 2014 si vit të pestë të funk-sionimit te saj. Është një nga adminis-

tratat detare nga më te rejat dhe me delikate në rajon për nga përvoja dhe kompetencat. Por është e ndërgjegjshme se ka një mision tepër të rëndë-sishëm për vetë natyrën dhe perspektivat e vendit në drejtim të shfrytëzimit të ekonomisë detare dhe kulturës së bashkëjetesës me potencialet, ris-qet dhe rregullat, mbi të cilat shtrohen shinat e kësaj ekonomie.FUnD i ePoKËS SË GRUPeve TË PRAKTiKËS SË LiRËSot mund të themi me krenari që portet tona presin anije cruiser (kroçiera) nga kompanitë me prestig-jioze në botë, anije kontejnerësh të konstruksione-ve moderne si dhe tankerë të kapaciteteve deri 60 mijë tonë deadëeight. këta transportues nuk kon-ceptoheshin më parë t’u afroheshin brigjeve shqip-tare. Tani, falë një kulture të pritjes dhe trajtimit të këtyre mjeteve nga DPD-ja dhe asistenca e nevojshme në operim, u jep këtyre anijeve, dh-jetëra-milionësh euro në vlerë, sigurinë e operimit në portet, radat dhe infrastrukturat shqiptare.Rikonceptimi i praktikave, sipas konventës FAL (Convention on Facilitation of Interna-tional Maritime Traffic), ka sjellë uljen drastike të burokracive në porte dhe rada. Shumëkush i mban mend mirë që grupe të praktikës së lirë, të përbëra nga policë, doganierë dhe inspektorë, shkonin anije më anije në radë për të bërë atë, që sot e bëjnë në mënyrë tepër të liberalizuar dhe me koeficient risku, me kulturën dhe etiken e porteve evropiane. kjo ka sjellë uljen e ndjeshme të kohës, që anijet sot shpenzojnë për formalitetet në hyr-je-dalje, për rrjedhojë, edhe përpunim të tyre më të shpejtë në porte.FLAMURiFokusi i punës ka vijuar të jetë në rritjen e standardeve të trajnimit dhe kualifikimit të detarëve shqiptarë, që punojnë në anijet me flamur shqiptar apo të huaj, duke i dhënë shumë rëndësi ndjekjes së veprimtarisë së çdo anijeje nën flamurin tonë, çka ka rezultuar në uljen e numrit të deficiencave (mangësi teknike) të vërejtura

gjatë inspektimeve të tyre në portet e huaja, ku ato prekin. kjo na çuar në aftësimin e detarëve shqip-tarë sipas standardeve të konventës ndërkombëtare STCË (International Convention on Standards of Training, Certification and Ëatchkeeping for Seafar-ers), ku Shqipëria figuron në listën e bardhë të këtyre standardeve për herë të parë në historinë së saj dhe ku marinarët shqiptarë sot punojnë në çdo skaj të globit dhe me kompani serioze detare në kontrata afatgjata. Tradita detare shqiptare sot i ka premisat të rilindë falë nivelit të trajnimit dhe specializimit nga qendra e tra-jnimit ashtu edhe moduleve të universiteteve tona të navigacionit Vlorë dhe Durrës. Shqipëria po njeh rritje në nivelin cilësor të flamurit ku në 2014 flamuri ynë po bën progresion në zonën gri dhe por rrisim parametrat për të synuar një flamur në zonën e bardhë, çka do të krijonte premisa të financimeve afatgjata nga partnerët tanë evropianë në rrugën si kandidate e BE-së.nGËRÇeT e KooPeRiMiTkultura e kooperimit midis DPD-së dhe admin-istratave të porteve ka hasur në ngërçet e veta të kuptueshme. kjo, pasi kuadri ligjor dhe admin-istrativ mbi të cilën funksionon DPD-ja, nuk ka pasur kohën dhe mbështetjen e nevojshme në vite për të konsideruar sistemin portual shqip-tar si pjesë integrale e një sistemi të tërë. Por me mbështetjen e Ministrisë së Transportit dhe In-frastrukturës (MTI) vitin e fundit, po arrijmë në frekuencën e duhur për të diktuar pozitivisht një kulturë të re të kooperimit. Ligji anglez i detit,

që është baza e legjislacionit detar dhe kodit tonë detar, të mos shikohet më me bajraktarizëm apo indiferencë, por të kuptohet qartë që portet janë hallka e parë e implementimit të ligjit të detit.Mospjesëmarrja e anëtarëve të DPD-së në bor-det drejtuese të porteve dhe në vendimmarrjet e tyre është një hallkë për t’u korrigjuar. Shumë shpejt, me ndihmën e asistencës evropiane, do t’i paraqitet Ministrit dhe Qeverisë aktuale pro-jekti i një departamenti apo sekretariati pranë DPD-së për monitorim më të saktë të veprim-tarisë së porteve shqiptare sipas rezolutave të BE-së, praktikë kjo që është e pranishme në të gjitha administratat detare fqinje, por që mun-gon vetëm te ne.SiGURiA nË PoRTe LË SHUMË PËR TË DËSHiRUARJanë marrë masat për të ringritur sistemin e sig-urisë së porteve në një nivel të ri cilësor. Ndry-shimet drastike të porteve dhe fasiliteteve dhe efektet politike në organizimin e FSP-së (Forca e Sigurisë Portuale) në vite kanë bërë që nivelet e sigurisë në porte të lënë shumë për të dëshiru-ar dhe ora e këtyre sistemeve ka mbetur në vitin 2009, kur u implementua për herë të parë sistemi ISPS (International Ship and Port Security) dhe që atëherë nuk është investuar më në këtë sistem.Me planëzimin që kemi që në muajt e parë të këtij viti synojmë të kapërcejmë problemet e dala dhe ta fusim sigurinë në portet tona në një stad të

ri, pasi këtë e bën edhe më emergjente fluksi në rritje i mjeteve të kënaqësisë, kroçierave dhe ud-hëtarëve në portet shqiptare si dhe lufta globale kundër terrorizmit.MoSHA SHUMË e MADHe e TRAGeTeveNë bashkëpunim me MTI-në, do të monitorohet gjithnjë e më rigorozisht cilësia dhe standardet e transportit të udhëtarëve, ku kusht bazë është of-rimi nga ana e operatorëve e anijeve më të reja në moshë. Udhëtari shqiptar nuk po paguan, as më pak dhe as më shumë, se pasagjerët e rajonit, por mosha e trageteve që u ofron këtë udhëtim, është shumë më e madhe, çka ndikon në cilësinë e shër-bimit që i jepet. Dëshiroj të theksoj se DPD-ja nuk është t’i kërkojë kujt llogari apo t’i bëjë di-kujt karshillëk. Ajo ka sferën e vet të ligjshme të veprimtarisë, dhe është për të shtruar shinat e një sistemi bashkëkohor të detarisë shqiptare, pa të cilën çdo port do të ishte vetëm një copë beton dhe 3 hekura vinçash. Vizioni i drejtuesve të porteve duhet ta përqafojë këtë mision, siç ak-tualisht ka kooperuar me sukses me disa nga dre-jtuesit dhe janë ndier frytet e përbashkëta.* Përmbledhje e fjalës në konferencën mbi arrit-jet e vitit 2014 dhe sfidat e vitit 2015 në sektorin e porteve dhe transportit detar, të mbajtur më 21 janar 2015 në Durrës.

** Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Detare më seli në Durrës.

Page 11: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

11E premte, 15 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramSoCiALe

kjo është pamja e turpshme e trageteve shqiptare, të cilët i trajtojnë shqiptarët sikur të ishin skl-

levër. kjo foto tregon e dëshmon një realitet të hid-hur. Shqiptaret trajtohen si anijet e skllevërve që nise-shin në fund të viteve ’800 nga brigjet e Afrikës drejt Amerikës. Është një turp e një skllavërim i vërtetë për kushtet që ju ofrohen shqiptarëve në udhëtime. Duhet të theksojmë se biletat e trageteve janë bërë të shtrenjta po aq sa të avionëve. Linjat e tragetëve fusin shumë më shumë pasagjerë se dhomat që kanë

në dispozicion, sepse shqiptarët i trajtojnë si skllevër. I detyrojnë të shtrihen si kafshë kudo në ponte, në shkallë, në korridore, ku të mundin. Klane mafioze të lidhura me pushtetin e kanë shfrytëzuar emigracionin shqiptar dhe fatkeqësinë e shqiptarëve në këto vite për përfitime të mëdha. Nuk duhet të harrojmë trafiqet e gomoneve, skafeve. Mijëra herë në atë kohë janë akuzuar deputetë, politikanë e drejtues të rëndësishëm të institucioneve. Asgjë nuk u ka ndodhur!

Alban Daci

Shënime udhëtimi

Bari-Durrës ora e nisjes 23.00 – Kabinë suitë

Sipas orarit imbarkimi duhet të fillonte në orën 20.00 po që në check-in na lajmëruan që nisja do të ishte me vonesë pa asnjë informacion tjetër. Nuk di të them sa makina kishte, por ishin shumë, vetëm autobusë na kalu-an përpara syve mbi 20.Pas shumë orësh pritjeje në portin e Barit i vetmi infor-macion që na u dha, në orën 2 pas mesnate, ishte:“Të gjithë pasagjerët që kanë bërë check-in, me të gjitha tragetet, të nisen për imbarkim (!!!)”

Më në fund, pas shumë orë udhëtimi (me makinë nga Roma në Bari) dhe pritjeje më priste një kabinë extra-lus-so (kështu shkruante bileta, të paktën). Që në hyrje kuptoje që trageti kishte shumë kohë që ud-hëtonte, po vërtet shumë… Mund të them që ishte “i drobitur”... Në derën e kabinës extra-lusso më priste një kuti lëngu frutash bosh që e largoj paksa me këmbë në një cep dhe të nesërmen në mëngjes e gjej po aty. Në kabinë vetëm krevatet ishin të ndërruara; një divan dhe një poltronë (që duhet të përbënin luksin) ishin të vjetra dhe shumë të pista, tavolina e palarë me një pyetësor sipër për cilësinë

e udhëtimit, (të guximshëm, ama!), banja e vjetër me gjëra të thyera dhe sigurisht e papastruar. Besoj ishte e kotë të ankoheshe.Dëgjohet lajmërimi: “self service është hapur, kuzhinë italiane dhe internacionale”. kur dal nga kabina shoh me dhjetëra burra, gra, fëmijë, të rinj e të moshuar, të shtrirë në sallon, në korridore, në kafene… kudo, të pajisur me batanije, çarçafë e jastëkë, “të organizuar”, me një fjalë. Sigurisht me atë çmim që kishte udhëtimi. Të ishin vallë plot të gjitha kabinat, sa më dhanë suitën e famshme?!kuzhina italiane dhe internacionale konsistonte në pulë e patate të skuqura të stërngrohura, të ditëve më parë besoj, makarona e mish bajate, djathë që nuk e di se i çfarë origjine ‘internacionale’ ishte.Pas gjithë këtij “luksi” nuk më mbetej veç të flija.Mëngjes, përshëndes përsëri kutinë e kartonit në derën e kabinës, kapërcej njerëz të shtrirë nga të katër anët dhe marr një kapuçi-no, jo që me tentativën e parë, sepse fillimisht baristi ma preu shkurt “S’kam qumësht për kapuçin”, pastaj nuk e di se ku e gjeti e ma bëri. Bëj një xhiro të vogël në “karretën” që po na çonte në Shqipëri. kur kthehem të marr kafenë e dytë në tavolinat e “Solaris”, bari në pjesën e pasme të tragetit, nuk kishte vend ku të mbështesje asgjë. Shikoj përreth dy koshat e vetëm me etiketat “Vetëm ushqim” “Vetëm qelq” (boh, të gjitha gjërat ishin plas-tike) stërplot dhe asnjeri që të vinte të pastronte, vetëm muzikë buçitëse, baristë që tundeshin dhe njerëz me fytyra të lodhura që pinin pa pushim, çdo gjë e hidhnin në tokë, edhe pse nuk kishte mënyrë tjetër. Rreth orës 11, kur shikonim më në fund tokën (“terraaaaaa” m’u kujtuan filmat me emigrantët italianë kur shihnin Amerikën) lajmërojnë me altoparlantë që pas gjysmë ore do hynim në portin e Durrësit, jo më parë për shkak të trafikut të ngarkuar. Dhe kjo gjysmë ore u lajmërua disa herë rresht në intervale nga 10 min për tre orë të tjera. Në dalje (mes 100 shtetësive të personelit) një i “yni” më thotë “ciao motra”!!!!

Durres-Bari Ora e nisjes 23.00 – kabinë Check-in në orën 22... apo më mirë, që nga ajo orë deri në 1 pas mesnate. Makinat shkonin përpara me hap njeriu, pa asnjë lloj informacioni përveç “ecni drejt tragetit”. Detyro-hem të zbres nga makina për nevoja personale, dhe të ng-jitem më këmbë në traget.Gjej përsëri “vëllanë” tek hyrja që po luftonte me një zotëri, me të shoqen dhe tre fëmijë të vegjël, që kërkonte të sho-qëronte familjen në kabinë dhe më pas të kthehej tek maki-na. E pamundur nuk lejohej dalja nga trageti pasi kishe hyrë. Motive sigurie? Boh, asnjë kontroll përveç biletës nga të dy krahët Nuk kishte njeri tjetër që t’i shoqëronte, të ndih-monte gruan me tre fëmijët??? Me duar te zëna siç isha, nuk mundesha. Zotëria hoqi dorë, për të shoqen ishte thuajse e pamundur të ngjitej vetëm me tre fëmijë të vegjël, një në krahë dhe dy të ngjitur pas fustanit ... Se si ia doli nuk e di. Për të tjerat e kotë të zgjatem, ... déjà vu.Bari, ora 14. Të paktën në destinacion. Me betimin se nuk do të marr kurrë më anijen për të shkuar në Shqipëri.

Brikena K.

Na trajtojnë si skllevër…klane mafioze në lidhje me pushtetin

Page 12: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

C M Y K

12 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 8 maj 2015

Gazeta Telegram SPeCiALe

kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ofron kushte të favorshme

për të bërë biznes dhe për të investuar. Gjatë një aktiviteti për përurimin e punimeve të mi-sionit “Costruire insiemme” në bashkëpun-im me Italinë, ai tha se Shqipëria dhe Italia janë dy vende të afërta falë faktit se janë qin-

dra mijëra shqip-tarë që jetojnë në Itali si në vendin e tyre. Në këtë linjë ai shtoi se janë shumë ata që paguajnë në organet tatimore kontributet e tyre. “Po të shohim gjithë këtë kuadër optimal mundë-sish, integrimi dhe bashkëpunimi nga të gjitha pikëpam-jet, nuk mund të jemi të kënaqur për numrin e ndër-marrjeve italiane këtu, janë 900 po

italia-Shqipëri, projekte të përbashkëtakonferencë e rëndësishme në kryeqytet me pjesëmarrjen e firmave ndër më të fuqishmet në Europë. Delegacione të ndryshme italo-shqiptare u ulën në një tryezë të përbashkët për t’i hapur rrugën ndërtimeve të mëdha

Biznesi shqiptar dhe ai italian u mblodh dje në Tiranë për të diskutuar për investime të mëdha infrastrukturore në Shqipëri. Në eventin e titulluar : “Italia dhe Shqipëria: të ndërtosh së bashku” (Italia ed Albania: costruire insiemme) e organizuar dje në Ho-tel “Rogner”, merrte pjesë edhe një delega-cion i rëndësishëm i biznesit italo-shqiptar, i drejtuar nga arkitekt Brahim Shoshi, në përbërje të të cilit ishin edhe ark. Alessandro Leone, ing. Fabrizio Pisani, zv/presidenti i Confesercenti Pietro Leonarduzzi, ing. Ar-turo Ianucci, ing. Carmine Mascolo dhe ark. Fabrizio Casteloni, të gjithë ekspertë në ndër-time specifike. Aktiviteti u organizua nën kuj-desin e ambasadës italiane në Tiranë dhe qël-limi ishte vlerësimi i mundësive nga bizneset e huaja për të hyrë në Shqipëri me projekte të rëndësishme. sipas pjesëmarrësve, tashmë janë të qarta objektivat dhe është shtruar traseja për investime të rëndësishme që do të ndikojnë drejtpërdrejt në punësimin e shqip-tarëve dhe rritjen e kapaciteteve ekonomike të vendit.

Aktiviteti i organizuar nga organizmat italianë të biznesit dhe i mbështetur nga am-basada italiane në Tiranë, synoi të evidentojë

hapësirën ku mund të ndërtohen ura bash-këpunimi dhe interesash të përbashkëta mes palëve shqiptare dhe atyre italiane. kryesisht bëhet fjalë për ndërtime infrastrukturore me kapacitete të mëdha në fushën e transportit si rrugë, hekurudha, porte e aeroporte, në fus-hën e infrastrukturës turistike, në atë energje-tike si naftësjellës dhe gazsjellës, në fushën e ambientit, kanalizim-ujësjellësve, impiante të trajtimit të ujërave të zeza por edhe në fushën sociale si spitale, shkolla etj.

Organizatorët e këtij eventi tërheqin vëmendjen për faktin se pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk mund të real-izohet pa një rritje të qëndrueshme ekono-mike, çka përbën edhe një objektiv strateg-jik të qeverisë shqiptare, në përmbushje të kritereve të kopenhagenit. Në këtë kuadër, qeveria shqiptare ka parashikuar 5 projekte të mëdha që e kalojnë shumën e 2 miliardë eurove, kryesisht në infrastrukturë por edhe në energjitikë, për të përmirësuar eficiencën dhe për të përmirësuar teknologjinë. Real-izimi i projekteve në përmasa të tilla, bën të domosdoshme ndërhyrjen e firmave të tilla, jo vetëm të specializuara, por edhe që japin garancitë e nevojshme për punime specifike.

Rama: Shqipëria ofron mundësi të shumta investimesh

të marrim parasysh ambiciet tona dhe poten-cialet që ofron territori jonë, të cilat ofrojnë shumë më tepër si nga pikëpamja numerike edhe cilësore. ka ende shumë mundësi për të bërë edhe më shumë dhe sigurisht ajo çka mund të bëhet në mënyrë thelbësore, mund ta bëjnë ata që punojnë në sektorin privat dhe kanë aftësitë për të punuar në këtë vend. ka shumë mundësi për sa i përket hapësirës dhe klimës për të bërë biznes në Shqipëri”, u shpreh Rama.Në vijim ai tha se janë krijuar institucione të mirëfillta për të punuar që nga Këshilli Ekonomik kombëtar, këshilli i Investimeve, duke thënë se këto institucione punojnë për t’u përballur me problemet që ndeshin sipër-marrësit dhe për tejkalimin e tyre.kryeministri shtoi më tej se në Shqipëri nuk ka asnjë kufizim për përqindjen e kapitalit të huaj në një ndërmarrje dhe se tatimet janë vetëm 18% mbi fitimin dhe regjistrimi i biz-nesit bëhet vetëm me 1 euro kosto. Ai vlerë-soi sektorin energjetik si potencial të rëndë-sishëm, duke thënë se Shqipëria është vendi i dytë më i pasur me ujë në Europë, ndërsa vlerësoi edhe burimet e rëndësishme të naftës

Grupi i sipërmarrësve italianë dhe botuesi, arkitekt Brahim Shoshi, në mjediset e gazetës javore “Telegram”

Page 13: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

C M Y K

13E premte, 8 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramSY MË SY

Fituesja e X Factor 2 ka vazhduar karri-erën e saj pas triumfit, duke publikuar dhe projektin e saj të parë “Aeroplan”.

Bëhet fjalë për një projekt mjaft ritmik, i cili e shfaq të fuqishme këngëtaren e re. Arilena me këtë projekt ka treguar se i ka të gjitha predis-pozitat për t’u shndërruar në një yll të madh të skenës muzikore. Por ajo nuk nxitohet. Në një intervistë ekskluzive për të përjavshmen “Telegram” ajo thoptë se shpërthimi i vërtetë nuk ka ardhur akoma...

Arilena çfarë të rejash duhet t’i thuash publikut shqiptar? Publikut shqiptar dhe të gjithë fansave të Arilenes iu them që, përveç këngës kushtuar babit tim, ka dhe disa projekte të tjera që do të jenë Boom për këtë verë.

vjen me këngën dhe klipin tënd më të ri që ia kushton babait tënd, ideja dhe real-izimi i kujt është?kënga kushtuar babit tim ishte ide e imja. Të tjerat dua të ngelen sekret

Këtë klip do ta quaje si një dëshirë të madhe të plotësuar për babin tënd?Po, do ta quaja pikërisht një dëshirë e plotë-suar.

Kënga jote “Aeroplan” u prit mjaft mirë. Do të vazhdosh të mbetesh në të njëjtën linjë muzikore?Po, të gjitha këngët e mia janë pritur shumë mirë, por ky është vetëm fillimi për mua. Jua kam thënë, juve edhe fansave të mi, shpërthimi i vërtetë do të ndodhë pak më vonë, mjafton të keni durimin dhe të prisni.

Arilena, ti je fituesja e “X factor 2”. më peshkruaj pak emocionet qe përjetove kur more trofeun në dorë?Thjesht ishte ndjenja me e bukur që mund të përjetojë një njeri që jeton për muzikën.

sipas teje, kush mund të jetë fitues në edicionin e radhës?Më i miri le të fitojë.

Cilin emocion nuk do të arrije ta shpjego-je dot me fjalë?Nuk e di, nuk mund ta përshkruaj dot atë nd-jenjën kur fitova “X factor”, ishte diçka tepër e bukur...

A ka trokitur dikush në portën e zemrës

së Arilena Arës ?Haha, jo akoma, pres princin me kalin e bardhë...

Ma përmblidh me një fjali çfarë është dashuria për ty?Gjithçka...

Çfarë është lumturia për ty?Lumturia për mua është t’i shoh njerëzit që dua të buzëqeshur dhe të lumtur.

Çfarë nuk do të bëje kurrë?Nuk do të tradhtoja.

Fal apo kërkon qe të të falin? Njeriu sa është i gjallë gabon dhe ka nevojë për falje. kur fal Zoti, kush jemi ne që të mos falim? Pra edhe fal, por edhe kërkoj të më falin kur gaboj.

nëse ka diçka të pamundur, çfarë është ajo?Te qëndroj larg nga muzika është e pamun-dur.

Çfarë do të doje të dëgjoje nesër sapo të hapje sytë?Nuk e d,i diçka të bukur që do të më bëjë të lumtur gjithë ditën.

Çfarë nuk thamë në këtë intervistë?Ah, harrova të falenderoj gjithë ata që më përkrahin, gjithashtu edhe juve për interv-istën. Ju dua!!!

Bisedoi: era Çela

ARILENA ARA:

Të gjitha këngët e mia janë pritur shumë mirë, por ky është vetëm fillimi për mua. Jua kam thënë, juve edhe fansave të mi, shpërthimi i vërtetë do të ndodhë pak më vonë, mjafton të keni durimin dhe të prisni

Po pres princin me kalin e bardhë

Page 14: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

14 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 15 maj 2015

Gazeta Telegram RePoRTAzH

Dola sot këtu para jush, t’iu them ca fjalë për ven-din nga vij unë. Dua t’iu rrëfej për Preshevën, për

vendin për të cilin pak flitet, e shumë keqkuptohet. Vendosa t’iu flas për Preshevën, sepse gjatë këtyre muajve studimesh në këtë universitet, kam vërejtur se shumë prej jush keni një pasqyrë të mjegullt për Preshevën dhe Luginën në përgjithësi. Bile ka edhe nga ata që nuk kishin dëgjuar fare për këtë vend. E çuditshme! Para ca muajsh këtu, në fakultet, më ka rastisur të takoj kolegë dhe bashkë-moshatarë të mi dhe kur i kam thënë se unë jam nga Presheva, pyetja e parë që m’u shtrua ishte: “ku i bie Preshe-va?” kjo ngjarje në fakt, sa më habi-ti, aq edhe më zhgënjeu. Më ktheu shumë vite mbrapa, kur isha nxënëse e fillores. Mbaj mend se kishim shkuar në Shqipëri për gara dhe kur i treguam se ne vinim nga Presheva, ata na py-etën “A flisni shqip?” Dhe unë sot ju them se po, unë flas shqip, sepse jam shqiptare njësoj sikur ju në kosovë e njësoj si-kur ata në Shqipëri; unë flas shqip sepse kam origjinë të pastër shqiptare njësoj sikur shumica e bashkëvend-asve të mi në Preshevë. E habitur se sa pak njohuri kanë të rinjtë shqiptarë për vendin tonë, unë megjithatë dua të besoj se ata janë të paktë; dua të be-soj se prapëseprapë ka më shumë të rinj shqiptarë në kosovë, në Shqipëri e kudo tjetër, të cilët të paktën e dinë se ku i bie Presheva dhe janë sadopak të informuar për problemet e shqip-tarëve të Luginës. Për t’iu dhënë një pasqyrë të qartë për Luginën, unë sot do t’iu rrëfej për situatën dhe problemet tona atje. Më besoni, janë probleme gati të ngjashme më ato të çdo shqiptari apo të çdo qytetari ballkanas. Edhe ne bal-lafaqohemi me papunësinë, varfërinë, korrupsionin, krimin, nepotizmin, zhgënjimin nga politikanët dhe emi-grimin. këto dukuri na bashkojnë të gjithëve. Ajo çka mund të na dallojë prej juve është se përveç këtyre, ne kemi një problem tjetër fondamental, që është DISkRIMINIMI. Diskri-minimi në baza etnie. E ky është një gjenerator i pashtershëm për të gjitha problemet e tjera që vijojnë. Për të gjithë ju që s’keni patur rastin të shkoni ndonjëherë në Serbi, duhet ta dini se në kufirin jugor të saj, gjendet vendi që ne e quajmë Luginë e Preshevës. Ajo përfshin tri komu-na: Preshevën, Bujanovcin dhe Med-vegjën. ka rreth 1200 km², 100000

Para se t’ia lëmë fajin të tjerëve, të nisim e të gjejmë

fajin dhe fajtorët brenda nesh. Tek vetja jonë. Tek

politikanët tanë. Sepse unë besoj se Serbia ka faj për

shumëçka, por absolutisht nuk mund t’ia lëmë fajin e plotë për gjithçka që i ndodh shoqërisë shqip-

tare sot. Sepse Serbia nuk i pengon dot politikanët shqiptarë të Preshevës, kosovës e Shqipërisë t’i luftojnë ndasitë e veta

partiake; ta frenojnë etjen e paepur për pushtet; ta

luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin e brendshëm... E nëse Serbia nuk i pengon

dot liderët shqiptarë në këtë aspekt, kush i pengon atëherë? Jua them unë. I pengon egoizmi i tyre. I pengon paaftësia e tyre. I

pengon mungesa e vizionit të tyre. I pengon lufta e

çmendur për pushtet dhe vetëm pushtet. I pengon

përpjekja e tyre e pa reshtur, e të gjitha formave

ligjore e joligjore për të fituar një mandat. Se a

do të jetojnë shqiptarët në fund të mandatit të tyre,

atyre nuk u intereson. Me rëndësi është vetëm posti

dhe asgjë tjetër. Dhe viktimat e kësaj politike

të dobët jemi ne, qytetarët

Të jesh shqiptar në Serbi

nga Afrore Shaipi

banorë me rreth 70% të etnisë shqip-tare. Nëse do të vinit ndonjëherë në atë vend, edhe pse me shumicë shqiptare, mos u çuditni nëse nuk shihni as edhe një simbol të vetëm kombëtar. E kemi të ndaluar! Megjithatë, kur të flisni me qytetarët e thjeshtë, do të mund të vëreni frymën shqiptare që e karakteri-zon atë trevë. Nëse ecni rrugëve të Preshevës, mund t’iu presin rrugën tanket dhe kamionët e xhandarëve. Ata e kanë zakon të bë-jnë defilime në pikë të ditës. I kemi kudo, nëpër male e nëpër rrugë. Na janë bërë si roje. Jemi mësuar me një pamje të tillë, të pahijshme. Një prej ngjarjeve më të trishta që më vjen në mend sa herë takoj pjesëtarë të asaj xhandarmërie, është 21 janari i 2013, dita kur e kishin hequr lapidar-in e UÇPMB. E dini pse ai lapidar u shndërrua në simbol të të gjithë shqip-tarëve të Luginës? Sepse, arriti të na dhurojë vëmendjen e munguar tash e sa vite. Arriti të dëshmojë se çfarë do të thotë të jetosh në Preshevë, e të jesh shqiptar në Serbi. Mendoj se edhe ju keni mundur të dëg-joni për këtë lapidar, por më besoni, në Luginë ka edhe plot “lapidarë” të tjerë që hiqen kundër vullnetit tonë, në mënyrë arbitrare e pa dhënë shpje-gime. ka plot. Sepse, jeta në Preshevë është e vështirë. Politika diskriminuese vërehet kudo, në arsim, në shëndetësi, në kulturë e në ekonomi. Ajo nis prej nxënësve të fillores e përfundon me të diplomuarit. Nis me mungesën e tek-steve shkollore e përfundon me mung-esën e vendeve të punës. Është e dhimbshme, sesi në shekullin 21, shkollave u mungojnë tekstet e te-

knologjitë më të fundit. Është për të ardhur keq sesi mundet që disa fëmi-jë të trajtohen më mirë e disa më keq. E përse? Për shkak të nacionalitetit të tyre. Sepse, në Serbi, duket sikur kombësia jote e përcakton arsimimin tënd. Çka do të thotë kjo? kjo do të thotë se nëse je hungarez e jeton në Serbi është gjithçka në rregull. Do të trajtohesh njëjtë sikur të gjithë bash-këmoshatarët e tu serbë. Do të kesh edhe tekste në gjuhën tënde amtare. Po çfarë ndodh nëse je shqiptar? Atëherë, parimi i barazisë nuk vlen edhe për ty. Ti nuk do të kesh tekste në gjuhën tënde. Edhe ato që i ke, janë botime të para 30 viteve. Po të mundohesh t’i sjellësh tekstet nga kosova, kon-siderohet kontrabandë. Ashtu si ngjau vitin e kaluar, kur u konfiskuan rreth 5000 abetare në një shkollë fillore të një fshati të Preshevës. Një-jtë sikur te lapidari, edhe këtu u desh të ndërhyn-te xhandarmëria për t’ia hequr abetaret nxënësve nga duart e nga çanta, në pikë të orës së mësimit. Pra, me pak fjalë, në Preshevë sot ndodh ajo që ka ndodhur në Romë në shek. VII, kur ka ekzistuar i ashtuquaj-turi “damnatio memori-ae” (ndalimi i kujtesës) nëpërmjet shkatërrimit të përmendoreve, ndry-shimit të emrit, ndry-

shimit të programeve shkollore e kësh-tu popullit iu është hequr e drejta për të kujtuar. Është sikur duan të na heqin identitetin, të na zhdukin gjuhën, të na mohojnë kulturën e të fshijnë dëshmitë e popullit autokton...Qytetarët e ndje-jnë këtë pasiguri ashtu siç i ndjejnë çdo ditë vështirësitë e çdo sfere të jetës.Edhe ne si të gjithë qytetarët kudo në botë, kemi nevojë për një shëndetësi të mirë dhe kujdesje nga shteti. Për fatin tonë të keq, shëndetësinë e kemi nën nivelin e duhur. Imagjinoni nuk kemi as spital. kemi thjeshtë një ambulantë,

Page 15: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

15E premte, 15 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramRePoRTAzH

që s’i ka as kushtet, as mjetet e as ilaçet për të na dhënë ndihmë të mirëfilltë shëndetësore. Prandaj neve na mbetet ta kërkojmë atë ndihmë, 35 km larg, në spitalin e Vranjës. Dhe aty i kemi pastaj ato parandjenjat tona se nuk na presin mirë ngaqë jemi shqiptarë. Sa mund të jenë të vërteta nuk e di, por ajo që di me siguri është se edhe aty, si në çdo vend tjetër të Serbisë e të Ballkanit, po s’i dhe ca para mjekut zor se të jep ku-jdesin e duhur shëndetësor. E xhepat e preshevarëve nuk janë edhe aq plot, sa për t’i kënaqur këto kërkesa. kur nuk investohet në arsim, kur nuk investohet në shëndetësi, nuk ka se si të investohet edhe në jetën kulturore të Preshevës. Për fat të keq, sot për-ditshmëria në Preshevë është shumë monotone, boshe dhe pasive. Të rinjtë enden kafeterive të qytetit sepse janë të përhumbur në këtë lëmsh politik e so-cial, e nuk dinë as cili mund të jetë dre-jtimi i duhur për jetën e tyre. Ata rrinë në kafeteri sepse nuk kanë me se të merren tjetër në Preshevë. Mungojnë aktivitetet kulturore. Mungon gjallëria dhe energjia e artit. Ajo çka mbizotëron në Preshevë është pesimizmi. Një pesimizëm i thellë që ka kapluar çdo qytetar të asaj zone, të rinj e pleq, gra e burra. Pesimizëm, që vjen natyrshëm kur sheh me dh-jetëra të diplomuar që enden rrugëve; arkitektë, doktorë, juristë, mësues që dikur kishin plot ëndrra e energji, e sot kanë veç dëshpërim e pendesë. Pendesë se kaluan vite të tëra në stu-dime, të përkushtuar për të marrë no-tat maksimale dhe në fund mbesin të papunë. I gjithë ai mund për të fituar diplomë dhe në fund konsiderohesh i pa diplomuar. Sepse diploma jote nuk vlen. Sepse shteti ku ti jeton e ku ti dëshiron të punosh nuk ta njeh diplomën. T’i çon dëm studimet e t’i hedh poshtë ëndrrat.Të dashur kolegë, unë studioj dre-jtësinë bashkë me ju. Edhe unë njësoj

sikur ju kam ëndrrat e mia për të ardh-men. Edhe unë njësoj si ju dua të kem një punë e një karrierë të suksesshme. E dini se një prej dilemave të mia dhe e të gjithë studentëve nga Presheva, është se pas mbarimit të studimeve: a ia vlen të kthehemi në vendlindje apo jo? Unë e di se pavarësisht vullnetit dhe dëshirës, mundësitë janë të vogla. Si mund të kthehemi në vendin tonë, kur e dimë se ai vend, sado i dashur për ne, nuk na ofron dot as punë, as mirëqenie, as të ardhme. Si mund të kthehem unë si juriste e ardhshme, kur e di që Presheva ime nuk ka as gjyq? Dikur e kishim. E sot, në demokraci, nuk e kemi. Na e hoqën para 5 vitesh. E hoqën e as që e kanë ndërmend ta kthejnë. Bile po flitet që edhe shumë institucione të tjera publike do t’i lar-gojnë nga Presheva e do t’i çojnë në Bujanoc apo Vranjë. E atëherë nga Presheva s’do të mbetet asgjë, veç rrugëve e shtëpive të boshatisura. As njerëz nuk do të ketë. Sepse duke

u përballur çdo ditë me varfërinë, me mungesën e vendeve të punës, me kor-rupsionin e nepotizmin që ka pushtu-ar gati çdo sferë të të ashtuquajturës demokraci e sotme, njerëzit mendojnë se zgjidhja më e mirë është emigrimi. Me shpresën se Perëndimi do t’i of-rojë një jetë më të mirë, ata nisin një jetë të re larg familjes. E kështu Lugina zbrazet. Në heshtje. Pa u bërë shumë bujë.Pra, Presheva ka shumë probleme. Probleme që duan zgjidhje. Zgjidhje që s’mund t’i arrijmë vetë pa ndihmën e kosovës e të Shqipërisë. Mua më vjen keq kur dëgjoj disa nga kosova dhe Shqipëria që thonë “ne kemi boll hal-let tona, s’mund të merremi tash edhe me hallet e Preshevës”. Për mendimin tim kjo është një pikëpamje e papran-ueshme. Sepse është budallallëk i madh ta konsiderosh Preshevën si pengesë për zhvillimin e kosovës, kur në fakt Presheva mund të bëhet një rrugë e mirë për të zgjidhur problemet e jua-ja këtu. Ne e dimë që kosova është një shtet i brishtë e me shumë sfida. Gjithçka që ne presim nga ajo është të bëhemi pjesë e dialogut në Bruksel. Ne duam thjeshtë te kemi reciprocitet me serbët në kosovë. Duke na ndihmuar neve për përmirësimin e gjendjes, kosova në mënyrë indirekte do t’i ndihmojë vetvetes. Sepse duke kraha-suar të drejtat tona me ato të serbëve në kosovë, ajo do të tregojë avancimin e saj ne respektimin e të drejtave të mi-noriteteve. Përveç të tjerash, kosova ka edhe obligim moral ndaj Luginës. Sepse Presheva gjithmonë ka qenë pjesë e saj. Historikisht. Shqiptarët e Luginës gjithmonë i kanë ndihmuar kosovës. Me aq sa kishin mundësi, me aq sa kishin forcë. ka shumë prej tyre që kanë rënë në luftën e fundit të kosovës; ka shumë prej tyre që sot nuk vijnë dot në Preshevë për të parë familjarët e tyre sepse e kanë të ndalu-ar, vetëm pse ishin anëtarë të UÇk-së; ka mjaft që kanë kontribuar në arsim e shkencë... Dhe sot, ata që ndikohen

dhe e pësojnë më së shumti nga të gjitha marrëveshjet e mosmarrëveshjet mes kosovës e Serbisë, apo Shqipërisë dhe Serbisë janë shqiptarët e Luginës së Preshevës. kështu e pësojmë edhe me mosnjohjen e diplomave të univer-siteteve të kosovës. kështu e pësuam edhe vendosjen e policave kufitare në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë gjoja për reciprocitet. Por ky “reciprocitet” vlente vetëm për neve, shqiptarët, sepse serbët nuk u përmbaheshin kësaj procedure. Ne duam që kosova dhe Shqipëria të kontribuojnë në zhvillimin e Luginës, realisht dhe praktikisht. E jo të na për-mendin vetëm për festa kombëtare apo përvjetorë pavarësie. Nuk duam të vazhdojmë të përdoremi për retori-ka politike, qoftë nga liderët shqiptarë, qoftë nga ata serbë. Nuk duam të vazh-dojmë të bëhemi maskë për të gjithë politikanët që na përdorin sa herë kanë nevojë për të shitur “patriotizmin” e tyre karshi popullit. Sepse patriotizmi dëshmohet me vepra, e jo me fjalë. An-daj ne duam investime konkrete. Nuk mjaftojnë nga 50 mijë euro për ndër-timin e maternitetit të Preshevës për të thënë se gjendja atje po përmirësohet. Ka vite prej sa ka nisur të flitet për atë maternitet dhe ende s’është finalizuar. Edhe pse ishte i nevojshëm, për men-dimin tim s’ishte prioritar! Megjithatë këtu, nuk mund t’i fajësoj plotësisht qeveritë e kosovës dhe Shqipërisë, por udhëheqësinë e Preshevës që s’di t’i prioritizojë problemet dhe të bëjë kërkesat e duhura.Prandaj, unë dua që para se t’ia lëmë fajin të tjerëve, të nisim e të gjejmë fa-jin dhe fajtorët brenda nesh. Tek vetja jonë. Tek politikanët tanë. Sepse unë besoj se Serbia ka faj për shumëçka, por absolutisht nuk mund t’ia lëmë fa-jin e plotë për gjithçka që i ndodh sho-qërisë shqiptare sot.Sepse Serbia nuk i pengon dot politi-kanët shqiptarë të Preshevës, kosovës e Shqipërisë t’i luftojnë ndasitë e veta partiake; ta frenojnë etjen e paepur për pushtet; ta luftojnë korrupsionin dhe

nepotizmin e brendshëm... E nëse Ser-bia nuk i pengon dot liderët shqiptarë në këtë aspekt, kush i pengon atëherë? Jua them unë. I pengon egoizmi i tyre. I pengon paaftësia e tyre. I pengon mungesa e vizionit të tyre. I pengon lufta e çmendur për pushtet dhe vetëm pushtet. I pengon përpjekja e tyre e pa reshtur, e të gjitha formave ligjore e joligjore për të fituar një mandat. Se a do të jetojnë shqiptarët në fund të mandatit të tyre, atyre nuk u intereson. Me rëndësi është vetëm posti dhe asgjë tjetër. Dhe viktimat e kësaj politike të dobët jemi ne, qytetarët.Përkundër jetës së vështirë politike e sociale në Luginë, unë megjithatë ju ftoj të vini në Preshevë. Ejani dhe shihni infrastrukturën e dobët. Ejani dhe shihni varfërinë...Dhe nëse doni të njihni realitetin preshevar, mos u ta-koni me politikanët tanë, por takohuni me njerëzit e thjeshtë të Preshevës. Njihuni me pleqtë shqiptarë të Pre-shevës dhe ata iu tregojnë ç’kanë hequr për të mbrojtur identitetin; njihuni me të rinjtë shqiptarë të Preshevës dhe ata iu tregojnë sesi është të shkollohesh në Serbi; njihuni me gratë dhe burrat që nuk e shohin të ardhmen e fëmijëve në shtëpitë e tyre...dhe kështu ju do të njiheni me vendin tonë të vogël, do të njiheni me jetën pasive dhe të varfër, do të njiheni me të rinj pesimistë dhe qytetarë të zhgënjyer, do të njiheni me banorë që jetojnë pa të drejta dhe ndi-hen të pasigurt nga shteti… Përkundër tyre, ajo çka do të gjeni me siguri aty është bujaria dhe mikpritja. Mikpritje nga ato që dinë të dhurojnë shqiptarët. Sepse sado e diskriminuar të jetë, Presheva në vete ngërthen një shpirt shqiptarizmi. Edhe pse ai është një shpirt i lodhur, i rraskapitur, i shty-pur...ai megjithatë vazhdon të frymojë në Preshevë. Dhe unë uroj me gjithë qenien time, të vazhdojë të frymojë përgjithmonë...!

*Fjalim i mbajtur në Fakultetin juridik të Prishtinës. Titulli është i

“Telegram”-it

Ne duam që kosova dhe Shqipëria të kontribuojnë në

zhvillimin e Luginës, realisht dhe praktikisht. E jo të na përmendin vetëm

për festa kombëtare apo përvjetorë pavarësie. Nuk duam të vazhdojmë të përdoremi për

retorika politike, qoftë nga liderët shqiptarë, qoftë nga ata serbë. Nuk duam të vazhdojmë të bëhemi maskë për të gjithë politikanët që na përdorin sa herë kanë nevojë për të shitur

“patriotizmin” e tyre karshi popullit. Sepse patriotizmi dëshmohet

me vepra, e jo me fjalë

Page 16: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

16 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 15 maj 2015

Gazeta Telegram FoRUM

Nё shoqёrinё shqiptare, edhe pse tё gjithё jemi dёshmitarё se gruaja ka njё rol themelor, ajo nuk konsiderohet e

barabartё me burrin por mbetet inferiore!Nё udhёn e gjatё tё historisё, meritat e gru-as shqiptare zёnё njё vend tё rёndёsishёm nё jetёn e secilit prej nesh, duke filluar me ninullat nё djep e duke tejçuar nё edukimin e vlerave njerёzore tek brezat e rinj. Nё zonat veriore tё Shqipёrisё ku ende zbatohet Ka-nuni i Lekё Dukagjinit, njё ligj tradicional qё transmetohet gojarisht pёr shekuj me radhë, njё kod primitiv qё ende sot kondicionon jetёn e shumё njerёzve, sidomos tё femrёs. Sipas tij gruaja konsiderohet inferiore ndaj burrit dhe vajzat nuk mund tё jenё tё lira pёr zgjedhjen e fatit tё tyre. Edhe sot nё Shqipёrinё patriarkale ka plot paragjykime megjithёse veprat dhe roli i rёndё-sishёm i gruas ndёr vite ka treguar se truri nuk

ka gjini. Duke kёrkuar modelet e grave shqip-tare tё cilat patёn guximin tё sfidonin kohёn e mentalitetin do tё doja tё pёrmendja ato, tё cilat lanё gjurmё nё historinё shqiptare si: Donika Arianiti, bashkёshortja dhe krahu i djathtё i Skёnderbeut, e cila e mbёshteti fuqimisht. Trin-ga e Grudёs, luftёtare e cila sakrifikoi pasurinё e saj pёr hapjen e shkollave shqipe nё Malёsinё e Madhe.Nё Kosovё, Shote Galica mori pjesё nё 60-operacione luftarake dhe luftoi 12-vjet krah pёr krah bashkёshortit, organizoi edhe pjesёmarrjen e grave tё tjera nё luftё, ku edhe pas rёnies sё burrit tё saj Azemit, ajo ud-hёhoqi luftёn çlirimtare.Marie Çoba, intelektualja qё dha njё kontribut tё vlefshёm nё integrimin dhe emancipimin e gruas shqiptare. Njё aspekt i rёndёsishёm ishte roli dhe kontributi i Elena Gjikёs (Dora D’istria) nё formimin e identitetit kombёtar

shqiptar. Ajo mbajti kontakte me intelektualё arbёreshё e veçanёrisht nё njё letёr drejtu-ar Jeronim De Radёs i shprehte idenё e saj, pёr botimin e gazetёs shqiptare “Flamuri i Skёndёrbeut”, ku duhej tё dilnin nё pah vir-tytet dhe historia e Shqipёrisё.Mё vonё Jeronim De Rada e nxorri gazetёn me titullin“Flamuri i Arbёrit”. Me 28 Nёntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin nё Vlorё, atё qё qёndisi Marigo Posio. Njё tjetёr figurё e rёndё-sishme e gruas shqiptare qё na bёn tё ndihemi krenar ёshtё Gonxhe Bojaxhiu - NёnёTereza, ajo qё çuditi botёn me dashurinё e saj tё mad-he ndaj tjetrit. Humanistja e çmimit “Nobel pёr Paqen”, nёna e gjithё botёs. Kёto janё vetёm disa nga gratё shqiptare qё u shkruajtёn nё histori, por janё shumё tё tjera qё me punёn, thjeshtёsinё dhe vullnetin e tyre kanё dhёnё e japin çdo ditё mёsim, dije, kontribut pёr ndёr-timin e njё shoqёrie mё tё mirё. Shkrimtarja

Margaret Jursenar shkruan: “Pёr nёnё do tё doja njё shqiptare…”!Kjo tregon mё sё miri se sa shumё jep gruaja shqiptare pёr familjen, pёr shoqёrinё pёrmes punёs dhe sakrifikimit tё vetvetes. Pak pёr t’ju kujtuar apo freskuar memorien atyre qё thonё se “lёvizjet feministe nuk kanё sjellё ndonjё gjё, nuk kanё sjellё zhvillim…”!Vetёm emancipimi i gruas nxjerr vendin nga prapambetja, nga paragjykimet qё janё pjesё e patriarkalizmit, arrogancёs dhe egocen-trizmit fatkeq qё po zё rrёnjё sot nё kohё moderne nё zemrat e individit.Kur burrat akuzojnё gratё pёr shpёrbёrjen e familjes duhet ta kuptojnё se tё parёt qё kanё fali-mentuar nё detyrё janё ata. Nёse progresi ёshtё meritё dhe pjesё e tё gjithёve, ashtu ёshtё edhe falimentimi, pjesё e tё gjithёve, edhe e shoqёrisё qё nganjёherё vret tё pafa-jshmin pёrmes paragjykimeve.

Redaksia e së përjavshmes “Telegram” fton lexuesit të marrin pjesë në debatet që gazeta jonë ka hapur çdo javë për tema të ndryshme. “Telegram” është një gazetë e mendimit të lirë dhe si e tillë do të mirëpresë çdo person, publik ose jo, që ka dëshirë të japë opinionin e vet për çështje të rëndësishme që shqetësojnë sot sho-qërinë shqiptare. Në këtë numër, po botojmë një rep-likë të korrespondentes tonë në Itali, Valentina Gjoni, me shkrimtarin e njohur, Moikom Zeqo, për idetë e shfaqura në intervistën e tij se “lëvizjet feministe nuk kanë sjellë ndonjë zhvillim”. Po ju, si mendoni?

DeBAT Pse kanë rëndësi lёvizjet feministeNjë përgjigje në vend të replikës për shkrimtarin dhe studiuesin e njohur Moikom Zeqo. Ja roli në gruas shqiptare në histori. Ndryshimet radikale që vijnë nga nismat e femrave

nga valentina Gjoni

Shkrimtarja Margaret Jursenar shkruan: “Pёr nёnё do tё doja njё shqiptare…”! Kjo tregon mёsё miri se sa shumё jep gruaja shqiptare pёr familjen, pёr shoqёrinё pёrmes punёs dhe sakrifikimit tё vetvetes. Pak pёr t’ju kujtuar apo freskuar memorien atyre qё thonё se “lёviz-jet feministe nuk kanё sjellё ndonjё gjё, nuk kanё sjellё zhvillim…”!

Marigo Posio

Dora D’Istria

Veshje popullore

Nënë Tereza

Page 17: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

17E premte, 15 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramqYTeTi iM

nga erjola Azizolli

Nuk mbahet mend se prej sa vitesh qyteti i Beratit vazhdon të quhet qyteti 2400 vjeçar. Ndërsa vitet ikin qyteti muze vazhdon të plaket me ëndrrën për

t’u zhvilluar nëpërmjet turizmit.Berati është me të vërtetë një nga të paktat vende të njo-hura si destinacione ndërkombëtare të turizmit kulturor në Shqipëri dhe ndoshta destinacioni më kompleks për nga larmishmëria e objekteve të vizitueshme që ofron.Një regjistrimin i ri pranë Drejtorisë Rajonale kombëtare të kulturës Berat, realizuar gjatë vitit 2015, gjeti se në të gjithë qarkun numërohen 490 monumente kulture, 107 prej tyre i përkasin kategorisë së parë dhe 383 kategorisë së dytë. Por nuk është thjeshtë numri i stërmadh i monumenteve vlera e vetme: është larmishmëria, prania e objekteve të cilat i përkasin kulturave shumë të ndryshme që kanë ndikuar në historinë e qytetit, nga lashtësia, te Mesjeta Bizantine, te komplekset e jashtëzakonshme otomane dhe deri te rrënojat e lëna pas nga koha e komunizmit. Aty gjenden gjurmët e kulturave dhe religjovene të ndryshme, objektet e të cilave gjenden fare pranë njëra-tjetrës, nga islami helvetizmi te kristianizmi apo te legjenda se aty është varrosur Shabatai Zevi, një profet hebre.Por pjesa ndoshta më e rëndësishme e Beratit të vjetër, pra, lagjes kala dhe lagjes Magalem, është ajo që UNESCO e quan ndërtesat vernakulare, d.m.th., arkitekturë e ndërtuar për qëllime të funksionit banesor apo publik më shumë se sa për qëllime monumentale.“Berati ka Qendrën Historike, ku përfshihen tre lagjet muze “kala”, “Mangalem” “Goricë” dhe Qendrën Mesjetare,” thotë me krenari Rezarta Pilafi, specialiste e trashëgimisë kulturore, e cila e ka zyrën pikërisht te Qendra Mesjetare, një kompleks që ka shërbyer në të shkuarën si treg otoman.Qendra mesjetare është një kompleks që i përket shek.XVI dhe përbëhet nga “Xhamia mbret”, “Teqeja e Helvetive” dhe “konakët e dervishëve.”“Lagjet “ Mangalem” dhe “Goricë” kanë një numër të kon-siderueshëm monumentesh, banesa dhe monumente kulti. Aty gjenden “kisha e Shën Mëhillit”, e cila pas një restaurimi të viti 2008 është bërë e aksesueshme dhe nëpërmjet rrugës që të çon atje, kisha e “Shën Spiridhonit” në lagjen “Goricë”, e cila është funksionale dhe e vizitueshme”, thotë Pilafi duke renditur një pjesë të vockël të objekteve muzeale të qytetit.Berati, ka një kështjellë që zë një sipërfaqe të konsider-ueshme dhe që vijon të banohet edhe sot. Familjet që bano-jnë në kala kanë krenari të dallueshme dhe histori të shumta me organizata të fshehta të krijuara për të ruajtur pasuritë e lashta, si kodikët e famshëm të Beratit, tekste shumë të vjetra kishtare të cilat vlejnë miliona euro por që për qytetin janë shumë më të shtrenjta se sa paratë. Ato janë simbol i një vijimësie të gjatë kulturore dhe shpirtërore. Në lagjen kala gjendet muzeu ikonografik i Onufrit, ku turistët mund të shijojnë ikonën simbol të këtij piktori, atë që mbart ngjyrën që specialistët e njohin si “e kuqja e Onufrit”. Mënyra se si u prodhua kjo ngjyrë mbetet një mister dhe misteret në Berat janë të shumta.“kalaja e Beratit, është një dëshmi, një arkivë e gurtë e bashkëjetesës fetare, por dhe dëshmi e qytetërimeve Ilire, Romako Bizantine Arbërore dhe Otomane, që do të thotë se shumë kisha dhe xhami ndodhen brenda një territori”, thotë Anisa Bejko, specialiste turizmi.Turistët po vijnë por varfëria mbetet

Qyteti që plaket me ëndrraVetëm se për të mbërritur te qyteti më i rëndësishëm i turizmit kulturor në Shqipëri, të duhet të përshkruash një segment rrugor rreth 40 kilometra të gjatë, i cili vijon prej shumë dhe shumë vitesh të jetë gjysmë i shkatërruar dhe gjysmë i ndërtuar, në proces ndërtimi ose me punime të braktisura.Dhe pikërisht ndërsa i afrohesh Beratit, objekti i parë që ras-tis është ish kombinati i tekstilit, një ndërtesë e madhe rrëzë kodrës së kalasë së qytetit që është rrethuar nga ndërtime më të reja betoni pa leje apo gjysmë me leje, të cilat vështirë se kanë lidhje me qytetin.Berati ka mbetur një zonë e varfër e Shqipërisë, një farë xhepi në qendër të saj dhe e varfër. Popullsia është në rënie dhe shtëpitë, veçanërisht ato të ndërtuara në kohën e komu-nizmit, kanë mbetur përgjithësisht të pariparuara.Rrugët janë mbushur me tregtarë të vegjël që përpiqen të shesin çfarë të munden në një qytet ku norma e papunësisë është shumë e lartë.Vështirësitë e një qyteti të varfër nga gjendja ekonomike apo rruga e prishur nuk i kanë penguar gjithsesi turistët e huaj ta vizitojnë atë. Përkundrazi, disa prej tyre e gjejnë qytetin e vjetër si një parajsë. Në lagjen Malagem disa ta-bela njoftojnë se shtëpitë muze aty janë nxjerrë në shitje.Të huajt preferojnë qetësinëNjë pensionist italian që vizitoi Beratin së fundmi thotë se i ka pëlqyer aq shumë sa po mendon të blejë një shtëpi në lagjen kala. “Dua të jetoj disa ditë në vit këtu për të shijuar ajrin, qetësinë, komoditetin dhe ushqimin,” tha turisti 70 vjeçar.Por ndërsa për turistët, Berati është një vend shumë tërheqës për pasurinë historike dhe kulturore që mbart, për banorët vendës situata ka qenë veçanërisht e vështirë që nga koha kur industria e tekstileve të qytetit, e cila në vitet ’80 punësonte mbi 10 mijë vetë, u mbyll duke lënë pas papunësi të lartë dhe emigrim të vazhdueshëm.“Të jetosh sot në Berat është sfidë, kurajë, absurditet dhe mjerim,” thotë Simon Vrusho, shkrimtar, një banor i qytetit që e ka krijuar një lidhje të fortë emocionale me Beratin. “Duhet Oruelli dhe Franc kafka, për të krijuar personazhe këtu,” thotë ai.Të jetosh me çfarë?Papunësia e tejskajshme duket se i ka transformuar banorët e qytetit në tregtarë të vegjël me shumicë. Tezgat kanë mbushur trotuaret. Ndërtesat e industrisë së mbyllur në lag-jen “Çlirim” janë rrënuar prej kohësh dhe janë vandalizuar nga përpjekjet e të varfërve për të rrëmbyer nga to ndonjë copë hekur për skrap apo ndonjë gjë tjetër të vlefshme.Dhe ndërsa beratasit shpresojnë të tërheqin turistë me natyrën e pastër dhe me pasurinë kulturore, mund të të ndodhë të kalosh pranë një autobusi urban të vjetër i cili lëshon shtëllunga të stërmëdha tymi të zi në çdo çast.Gjithsesi diçka po ndryshon. Qeveria ka investuar së fundmi për të restauruar një park dhe një lulishte si dhe urën mes-jetare prej guri të Gorricës, e cila të shpie në lagjen me të njëjtin emër në anën tjetër të lumit të Osumit.Hotelet janë shtuar ndjeshëm në Berat për t’i shërbyer njëkohësisht turistëve që kanë interes për historinë si dhe turistëve të aventurës, të cilët prej këtu vijnë për t’u zhytur në aventurën mbresëlënëse të kanioneve të Osumit. Gjatë vitit të kaluar, 34 mijë turistë vizituan lagjen kala.Rreziku më i madh, sipas specialistëve, është që shtimi i turistëve do të kërkojë njëkohësisht edhe shtim të fondeve të mirëmbajtjes.

(BiRn)

Në këmbë të lagjes Mangalem, lagjja simbol e qytetit, gjendet zyra e vetme private e informacionit për turistët.Bona Xhafa, administratorja e kësaj zyre prej disa vitesh thotë se informacioni mbi qytetin është shpërndarë në të gjithë botën dhe se Berati ka marrë një vëmendje të veçantë nga turistët e huaj pas shpalljes si trashëgimi botërore nga UNESCO në vitin 2008. “Vizitorët janë tashmë të organizuar dhe një pjesë e mirë e tyre i kryejnë prenotimet përmes internetit para se të nisen. Vizitorët mund të zgjedhin mes hoteleve tradicionale dhe shtëpive të hapura për turistët në lagjet muzeale”, thotë ajo.

Papunësia e tejskajshme duket se i ka transformuar banorët e qytetit në tregtarë të vegjël me shumicë. Tezgat kanë

mbushur trotuaret. Ndërtesat e industrisë së mbyllur në lagjen “Çlirim” janë rrënuar prej kohësh dhe janë vandalizuar

nga përpjekjet e të varfërve për të rrëmbyer nga to ndonjë copë hekur për skrap apo ndonjë gjë tjetër të vlefshme

Page 18: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

18 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 15 maj 2015

Gazeta Telegram KUjTeSË

Si erdhën partiturat e Franc Listz në ShkodërHistoria e pabesueshme e rrugëtimit të partiturave të rralla të kompozitorit të shquar vjenez dhe letra që ai i dërgonte një zonje. Rrugëtimi deri në Tivar e më pas në Shkodër. Si u dorëzuan në Arkivin e Shtetit, së bashku me rrëfimin e protagonistëve

“ÇiFUTi SHËTiTËS”

Legjenda mbi pikturën e Rembrandtit në ShkodërNjë tis legjende ka kohë që endet mbi një pikturë që ndodhet në fondin

e Galerisë kombëtare të Arteve. Në regjistër shkruhet: “Shkolla Rem-brandt?”. Thuhet se pikërisht për këtë vepër arti ka ardhur në vitin 1945 në Shqipëri, e posaçërisht në Shkodër, shkrimtari i famshëm sovjetik Ilia Eren-burg, ambasador jozyrtar i Stalinit në perendim dhe propagandist i regjimit të sovjeteve. Gjurmët e para të kësaj vepre dalin nga kel Marubi. Gjatë një fotografie që ai i ka bërë kësaj pikture mbi një etiketë të metaltë, ishte shkruar: “Rembrandt, Harmenszoon van Rijn 1606 Eden-1669 Amsterdam”. Vepra është blerë me çmimin 6 mijë lekë të reja (një shumë jo e vogël për ato vite), ndërsa çmimi që mban aktualisht është 8 milionë lekë. Portreti i një burri, me sytë e zinj të thellë e të trishtuar dhe mjekrën me një të verdhë vezulluese, ballin e lartë dhe flokët me të njëjtën ngjyrë si të mjekrës, nga 15 nëntori i vitit 1968 ndodhet në fondin e Galerisë kombëtare të Arteve. Analizat që i janë bërë kësaj vepre në Shqipëri kanë përcaktuar se ajo është të paktën 200 vjeçare, por mundësitë nuk ishin për të përcaktuar autorësinë e saktë.

Zonjës PlejalPo ju dërgoj, kolege e dashur dhe e këndshme, Fantazinë time plot e përplot me arpezhe, me oktava dhe me tërë atë lojë të zakonshme dhe të zymtë, gjoja të shkëlqyera dhe të jashtëza-konshme, me të cilat shumë nga kolegët tanë, që fundi s’janë hiç të këndshëm, na çajnë veshët e na marrin shpirtin prej shumë kohe,aq sa na kanë mërzitur sa s’thuhet.Megjithatë aq i magjishëm është personi dhe talenti juaj saqë po të keni mirësinë t’u bini në piano këtyre pak faqeve plot me reminishenca (huazime) me gishtërinjtë tuaj të pashoq, jam krejt i sigurt se do të duhen të reja dhe do të bëjnë për-shtypjen më të shkëlqyer.Shot (Schott), të cilin miku ynë i përbashkët Berliazi e kra-hason disi me shkathtësi me të Bukurën që fle në pyll, sepse patjetër ai nuk fle fare kur është puna për të botuar një tog me gjëra të mira ose të këqija, është krejt në një mendje me mua për këtë gjë. Autori dhe botonjësi kërkojnë me përul-je patronazhin tuaj për këtë kompozim fort kompozit (plot zbukurime) dhe e paraqitim te këmbët tuaja dhe e vënë në duart e tuaja. ky i fundit ju lutet edhe t’i bini shpesh përpara publikut që nuk lodhet kurrë duke ju admiruar, kurse unë ju lutem t’ju dhimbset pak për mua që nuk di të kaloj kohën veçse duke shkruar lloj-lloj gjërash të shpëlara.

Me shumë nderime të pashtershme.Franc Listz

Përkthyer nga Hamit Kokolari

LETRA

Page 19: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

19E premte, 15 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramKUjTeSË

Në koleksionin e tregtarit shkodran Mark kakariqi ndodhej edhe një nga veprat më

të rëndësishme të skulptorit të famshëm ital-ian Antonio kanova. Vepra është blerë nga një koleksionist shqiptar dhe aktualisht ndodhet në një galeri private në Durrës. kjo Venerë e gd-hendur fantastikisht në mermer ka lartësinë 1.52 cm. ka një dëmtim në pjesën e qafës dhe dy thy-erje të lehta te këmbët. Ajo paraqet vajzën nudo që përbën simbolin mitologjik të Hyjneshës së Bukurisë dhe të Dashurisë, Afërditës greke ose Venerës romake. Antonio kanova (Canova)

është një nga emrat e mëdhenj dhe të ndritur të artit skulpturor në Evropë. U mbiquajt si skulp-tori më i madh i Evropës në të dy shekujt. Ai ishte anëtar i Akademisë së San Lukas, Drejtor i Përgjithshëm i Antikiteteve dhe Arteve të Buku-ra të Shtetit, i muzeve të Vatikanit dhe të kam-pidolios, i dekoruar nga Papa Piu VII, drejtor i të gjitha muzeve të Romës, emëruar nga vetë Napoleoni, fitues i shumë çmimeve dhe titujve të nderit. Lavdia e tij qe e pashoq. Pjesa më e mad-he e skulpturave të kanovas janë të ekspozuara në galeritë më të mëdha të botës.

Disa prej partiturave të kompozitorit të madh austriak Franc Listz kanë ndjekur një aven-turë të pashembullt derisa kanë mbërritur

vite të shkuara në Shqipëri. Gjithçka nisi për shkak të marrëdhënies së dy tregtarëve; njërit hebre (emri i të cilit nuk bëhet i ditur fatkeqësisht) dhe tjetri nga Shkodra, me emrin kolë Luka, i cili në atë periudhë ishte punon-jës pranë NISH Elektrikut, Shkodër.

qYTeTi i ARTiTJo rastësisht në Shkodër në fillim të shekullit të njëzetë gjendej një thesar i vërtetë me objekte antikiteti dhe vepra arti me vlerë të pallogaritshme. Mjafton të përmendim koleksionistin e shquar Mark kakariqi që në fondin e tij personal di-spononte një pikturë që mendohet se mund t’i për-kasë piktorit të madh Rembrandt dhe skulpturën që i atribuohet skulptorit të famshëm italian kano-va. Në këtë qytet me jetë të rëndësishme kulturore në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, tregtarët ishin shndërruar njëkohësisht edhe në mecenatë apo koleksionistë arti.

PARTiTURAT kolë Luka, bashkë me të vëllanë, Shukun, bënin tregti me zonën përreth, dhe ndërsa ishin në marrëdhënie biznesi me një hebre. ky i fundit iu ka dhënë në këmbim disa partitura origjinale të Franc Listz, të cilat askush nuk ua diti vlerën e tyre në fillim. Brenda partiturave

ndodhet edhe letra që kompozitori i madh ia dërgon një zonje, të cilën e gjeni të përkthyer më poshtë, nga Hamit kokalari: Dokumentet e Listit i ka dorëzuar kolë Luka, nëpunës në N.I.SH Elektriku në Shkodër. Njëkohësisht ai ka dëshmuar edhe për mënyrën se si i kanë rënë në dorë këto dokumente të rralla.

DËSHMiAkolë Luka dëshmon se këto dokumente i kanë rënë në dorë në këtë mënyrë:Shuk e Luk Luka nga Shkodra kanë qenë tregtar dhe bënin tregti në Tivar, Ulqin, Gjakovë, Prizren, Greqi. Shuku ka patur miqësi të madhe me një çifut i cili merrej me antikuarët shqiptarë. Çifuti, emri i të cilit nuk dihet, i ka falur Shukut një libër së bashku me dokumentet e Listzit, duke i thanë që këto t’i ruante me kujdes. Dy vëllezërit vdiqën në Tivar nga sëmundja kolerës, njëri pas tjetrit, rreth 120 vjet më parë. Familja kur mori vesh vdekjen e tyre kanë gjetur mallin krejtësisht të vjedhur dhe në dyqan u gjetën vetëm dokumente tregtie, dëftesa letre dhe në mes të këtyre doku-menteve në një libër janë gjetur edhe dokumen-tet e Listzit. kola i ka ruajtur në mes të librave të shkollës, unë-thotë ai,-merresha me muzikë dhe e njifsha shumë mirë se cili ishte Prof. Listzit dhe prandaj këto dokumente i ruajta me kujdes të madh. Dokumentet e Listzit, kola i ka sjellë dy-tre herë në Tiranë për të marrë

mendimin e disa shokëve dhe për t’i vlerësuar, por mbasi nuk kishte besim përsëri i mirrte me vete. “Disa shokë, - thotë ai, - më kanë thanë që doku-mentet e Listzit janë me shumë rëndësi, prandaj mund t’ia dorëzoni am-basadës hungareze se ato mund t’i paguajnë shumë mirë. Por unë duke men-duar se këto dokumente kanë një vlerë të madhe për shtetin tonë nuk i mbajta por i dorëzova te arkiva shtetit”. kësh-tu, dokumentet e Listzit ruhen pranë Drejtorisë së Arkivave të Shtetit.

“ven

eRA”

Skulptura e të famshmit kanova në Shqipëri

Gjyshërit e mijë Shuk e Luk Luka, nga qyteti Shko-drës kanë qenë tregtar dhe bajshin tregti në qytete

jashtë atdheut në Ulqin, Gjakovë, Prizren, Greqi dhe Shën-Gjin. Shuku që ishte vllau më i madh, kishte miqësi me një çifut i cili merresh me antikitete. Çifuti i pat falë Shukës, kundrejt një dhurate që i dha ky, një libër së bashku me dokumentet e Franc Listit t’ue thanë që t’i ruante me kujdes të madh, sepse kishin vlerë për historinë e muzikës. Emri i çifutit nuk i kujtohet babës, i cili më tregoi historinë e gjetjes së dokumenteve që tekstualisht po shënoj: Dy vllazën vdiqën në Shën-Gjin nga kolera. Në at kohë kish ra epidemi që u përhap në shumë vende dhe bani kërdi në popull, atëherë të pam-brojtur nga mjekësia. kjo ngjau 120 vjet më parë.kur morën vesht vdekjen e tyre u nisën në Shën-Gjin (në atë kohë me kuaj), gjyshja bashkë me të vëllanë dhe atje në dyqan u gjetën vetëm dokumenta tregtie, dëft-esa etj. I gjithë malli ishte vjedhun dhe në mes të atyre dokumentave që sollën në Shkodër u gjetën në një libër dokumentat e Franc Listit.Materialet e sjella në Shkodër u vendosën tek një njeri për t’i ruajtur një pjesë e të cilave u shitën me kilogramë, sepse nuk kishte vend dhe nuk i kuptonte vlerën.Aty mendojmë të ketë pasur edhe dokumenta të tjera, disa dorëshkrime etj. Në një kurs pikture që kam pas bo kur isha ende i vogël në shkollë fillore, kam pas punue portretin e Franc Listit dhe e dijsha se asht muzikant i madh dhe me famë. kur më ranë në dorë dokumentet me i ruajt në librat e shkollës, për ti nxjerrë më vonë kur mund të njifesha me ndonjë njeri të muzikës ose ti dorëzojsha tek njerëz që i njohin dhe i vlerësojnë si duhet.

Shk.dt.10/ 1/69 Me nderime

Kol Luka

HISTORIA

Page 20: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

20 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 15 maj 2015

Gazeta Telegram Si TA BËj

Paketa e ndihmës së shpejtë në makina ka rikthyer në qendër të vëmendjes jo thjeshtë res-

pektimin e një rregulli apo kërkese që mund të bëjë polici në rrugë, por sesi duhet të veprojmë në raste aks-identesh me trauma? Cilat duhet të jenë veprimet e para? kështu çësht-jeve dhe hapave që duhet të ndjekë çdo person kur ndodhet para një individi të aksidentuar iu ka dhënë përgjigje Arben Rune, mjek urg-jence, i specializuar për kirurgji or-topedike. Dr. Runa thotë se puna e kutisë së ndihmës së shpejtë është bërë fushatë këto ditë, por ajo duhet të ndodhet kudo: edhe në shtëpi, edhe në zyrë, edhe... Më poshtë le të ndjekim bisedën me Dr. Arben Runën:Doktor, çfarë ndihme mund të japë një person (shoferi ose pas-agjeri) në rast aksidenti?Në qoftë se ai person nuk është i rrethit mjekësor, ndihma e parë është e thjeshtë: Në rast se ka marrë flakë, duhet të përpiqet të shuajë zjarrin; në rast se ka hem-orragji, ta ndalë atë. Por, nëse nuk ka njohuri të mjaftueshme nuk duhet ta lëvizë të plagosurin nga vendi, por të njoftojë menjëherë urgjencën dhe policinë.në cilët raste ndërhyn dhe nuk duhet të ndërhyhet tek i aks-identuari?Vetëm atëherë kur shikon se atij i rrezikohet jeta, që nuk mund të presë sa të vijë ndihma e shpejtë. Në këtë rast, sigurisht që duhet ndërhyrë, sepse nuk mund ta lësh të vdesësh.

Ndërhyn gjithashtu dhe në rastet kur ka dijeni të mjaftueshme për dhënien e ndihmës së parë. Parimi është; së pari “Mos dëmto”. këtu kujtojmë rastet ku nuk duhet ndë-rhyrë, shikon vetën se është i paaftë për të dhënë një ndihmë, këtu është më mirë për të njoftuar organet përkatëse. Sepse, nëse ndërhyn bën më shumë dëme duke e transpor-tuar apo duke e dhënë ndihmën në mënyrë të gabuar, se sa e ndihmon atë vërtetë.Çfarë duhet të ketë brenda ku-tia e ndihmës së shpejtë dhe kur duhet të përdoret?Se kur duhet të përdoret rastet janë individuale. Por, në çdo rast që ke, kur ke një plagë apo plagosje, kutia e ndihmës së shpejtë sigurisht që të hyn në punë. kjo që po bëhet tani është pak fushatë, pasi po bëhet vetëm për makinat, por ku-tia e ndihmës shpejtë duhet të jetë në çdo institucion, zyrë, shkollë, në çdo vend, pasi kudo mund të ndodhë të vijë rast me plagë apo hemorragji.Incidentet ndodhin ngado, dhe ku-tia e ndihmës së shpejtë është ajo që duhet të jetë kudo; nuk është e veçantë vetëm për makinat. Duhet të ketë ca mjete të thjeshta të cilat mund të përdoren pa vështirësi, si: formate garzash të mbyllura në qese, në mënyre që të mos marrin mikrobe nga lënia e gjatë në laborator, lloje fashosh të gjëra dhe të ngushta, një akrekaf, një gërshërë të vogël, po ash-tu është dhe një mjet që quhet “peler-ine zjarrduruese”, e cila është një lloj fletë alumini (fletë letre e mbështjellë

AkSIDENTET

Si të japim ndihmën e parë?Flet Dr. Arben Rune, mjek urgjence, i specializuar për kirurgji ortopedike.

Çfarë duhet të ketë kutia e ndihmës së shpejtë më alumin), janë një ose dy të tilla që në rast se ka zjarr, mund t’ia hed-hësh përsipër pasi ajo e fik shumë mirë zjarrin, gjithashtu duhet të ketë bende elastike (fasho elastike), të cilat mund të përdoren për ndal-jen e hemorragjisë, pasi shtrëngo-jnë, nuk janë si fasho të zakonshme që e thithin gjakun.Si mund të procedohet për ta ndihmuar të dëmtuarin në raste të veçanta?Ndihma jote është e para (fillestare) dhe konsiston në atë që “sa të mos humbasë jetën aty”, pastaj personi transportohet në një spital të spe-cializuar për t’u trajtuar.Po të rinjve nëpër shkolla, çfarë mesazhi mund t’u jepni në lidhje me këtë çështje?Të rinjve, nuk kam çfarë mesazhi t’u jap, por mësuesve po. Pasi ata janë të parët që duhet ta mësojnë këtë njëherë, pastaj do ua mësojnë dhe nxënësve. Të bëjnë aktivitete jashtëshkollore dhe shkollore, bren-da programit mësimor. kështu që, dhënia e ndihmës, vërtetë mund të mos vijë rasti, por një herë gjatë jetës do të të qëllojë patjetër.Prandaj duhet t’i marrësh këto njohuri. Unë kam përshtypjen se dhe këta që bëjnë kursin e shoferit, e kalojnë shumë for-malisht këtë pjesë, pjesën e dhënies së ndihmës së parë.Tani vërtetë i kontrollon policia nëse e kanë apo jo kutinë e ndihmës së shpejtë, por jam i bindur se shumë nga ata dhe pse e kanë nuk dinë ta japin ndihmën e shpejtë.

BiSeDoi: iLiR SHoSHi

Parimi është; së pari “Mos dëmto”. këtu kujtojmë rastet ku nuk duhet ndërhyrë, shikon vetën se është i paaftë për të dhënë një ndihmë, këtu është më mirë për të njoftuar organet përkatëse. Sepse, nëse ndërhyn bën më shumë

dëme duke e transportuar apo duke e dhënë ndihmën në mënyrë të gabuar, se sa e ndihmon atë vërtetë.

Page 21: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

21E premte, 15 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramPeRGAMen

Të përballësh me pub-likun shqiptar është shumë e bukur po aq dhe e komplikuar.

Duhej të fitonte “The Voice of Italy” që Elhaida të “fitonte” dhe trofeun e publikut shqiptar. Elhaida e ka pasur të vështirë me këtë publik sepse pikërisht këta mbështetës kaq të zjarrtë të vokalit potencial të talentes shkodrane kanë qenë gjithnjë pranë saj në mo-mente triumfi dhe po aq egërsisht kundër saj, sa herë që ajo ka bërë edhe gabimin më të vogël.Pasi u braktis “Dielli” ja ku erdhi pikërisht ajo që i përshtatej Elhaid-es, “I`m alive”, kënga më e bukur me të cilën është paraqitur ndon-jëherë Shqipëria në Eurovizion (pa harruar dhe suksesin e Rona Nishliut me “Suus”). kënga u pëlqye masivisht dhe, më në fund edhe vendet e tjera të Ev-ropës e kuptuan që jemi pjesëmar-rës edhe ne në Eurovizion. kënga në YouTube ka rrëmbyer komente nga gjithë bota duke e konsideruar “I`m alive” si tejet emocionale dhe frymëzuese. Por. ja që jo gjithmonë gjërat shkojnë mirë. kur Elhaida filloi të performonte këngën live ranë në sy disa gabime të vogla teknike të cilat bënë që shqip-tarët të fillonin të dyshonin për performancen e saj “live” në Eurovizion. Zëri i Elhaidës po krenon shqip-tarët kudo nëpër botë mirëpo Elhaida duket se është e lodhur. ka kaq shumë kohë që punon intensivisht me projektet e saj dhe në Eurovizion nuk po shkon një Elhaida energjike dhe e gjallë por një Elhaida që neve po na

frikëson. Mos ndoshta “Dielli” e lodhi aq shumë Elhaiden sa nuk po mun-det të besoje gjithë këtë sukses që i ka dhënë “I`m Alive” i cili mund t`i garantoje një pozicion shumë lart në këtë kompeticion?! Fillimisht kënga “Diell” nuk u pëlqye aspak dhe sa mirë e sa bukur që u ndërrua sepse me siguri me atë këngë as në gjysmë finale nuk do të ishte kualifi-kuar Shqipëria. Përveç zërit të bukur të Elhaides kënga për hir

të së vërtetës nuk kishte ndonjë “gjë” të bukur. E tani prej disa kohësh Elhaida live nuk po jep maksimumin e saj edhe pse jemi koshientë për vlerat e zërit të saj por edhe për vështirësitë vokale që kënga mbart.Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, Elhaida është bërë si një tabelë qitjeje ku publiku dhe mediat po

Pse sulmohet tani Elhaida!?Një histori dashuri-urrejtje pa kuptim mes shqiptarëve: Elhaida Dani, tregoje edhe njëherë se sa gjallë je!

gjuajnë sa më shumë që të mun-den a thua se në jemi perfektët e dynjasë dhe bëjmë çdo gjë në maksimumin e perfektes. Thua se ne jemi të gjithë të kualifikuar për muzikë dhe jemi ekspert e kritikë të kësaj fushe.E kemi këtë zakon ne!!Jemi gjithë sy e veshë, “pushkën” në dorë edhe “gati për me gjuajt”. Por mos të harrojmë sukseset e

Elhaides, kur fitoi çmimin e parë në “Top Fest” me këngën “S`je më”. Rrëmbeu zemrën e miliona italianëve; dhe jo vetëm, atyre që e votuan dhe e shpallën fituese në “The Voice of Italy” . Dhe Elhaida është vetëm 22-vjeçe !! Ajo ka grumbulluar miliona klikime me këngën “I`m alive” dhe renditet e dyta mes konkurrentëve të Eurovision në YouTube”. Madje, sajti i njoftimeve të even-tit Eurosong, “Wiwibloggs” e ka nxjerrë fituese Elhaida Danin sipas një sondazhi që ka nisur nga data 29 mars deri më datë 11 prill. “Më 29 mars kemi pyetur lexuesit tanë që të votojnë konkurrentin më potencial për të fituar Eu-rovizion 2015. Deri në orën 15:00 të datës 11 prill ne kishim mbled-hur një total prej 55.739 votash dhe kryesuesja është shqiptarja Elhaida Dani, fituese e “The Voice

of Italy”. Ajo ka marrë një numër votash mbresëlënëse me 10.564 për këngën “Im Alive”. Perfor-manca e saj akustike është në majë dhe ajo ka provuar që është shumë karizmatike nëpër intervis-ta. Elhaida: Ti je gjallë dhe lexuesit tanë të duan ty”, - shkruhet në Wiwibloggs.Është për të ardhur keq që edhe koleget e saj e sulmojnë vazh-dimisht 22-vjeçaren e talentuar. Sigurisht, lufta brenda llojit është më e ashpër. Por, tani ka ardhur momenti që të gjithë të jemi bash-kë dhe të përkrahim Elhaiden sido që të performojë ajo. Megjithëse, ne kemi shumë besim të aftësitë e saj dhe sigurisht që do ja dale. E sa i përket çmimit dihet se në atë festival pikët jepen sipas fqinjësisë. Elhaida, siç thonë aktorët “Thefsh këmbën” dhe ne jemi me ty…

DonjeTA zeqA

Zëri i Elhaidës po krenon shqiptarët kudo nëpër botë

mirëpo Elhaida duket se është e lodhur. Ka kaq shumë kohë që

punon intensivisht me projektet e saj dhe në Eurovizion nuk po

shkon një Elhaida energjike dhe e gjallë por një Elhaida që neve po

na frikëson

Page 22: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

22 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 15 maj 2015

Gazeta Telegram FUnDjAvË

MAD MAX: Fury RoadData: 14/05/2015 - May 28, 2015Orari: 20:00 - 22:00Vendndodhja: TiranaFilmi, prodhim amerikan i vitit 2014 tregon një histori apokaliptike, e cila është e vendosur në të ardhmen e largët të planetit tonë, në një peizazh të zymtë e të shkretë ku njerëzimi është thyer, dhe pothuajse

të gjithë luftojnë të çmen-dur për nevojat e jetës. Në kuadër të kësaj bote ekzis-tojnë dy rebelë në arrati që vetëm ata mund të jenë në gjendje për të rivendosur rendin. Është Max, një njeri i veprimit dhe fjalë-pak, i cili kërkon paqen e mendjes pas humbjes së gruas së tij dhe fëmijës, në pasojat e kaosit. Dhe Furiosa, një grua e ve-primit që beson se rruga e saj për mbijetesë mund të arrihet në qoftë se ajo mund të arrijë të kalojë nëpër shkretëtirë përsëri për në at-dheun e saj të fëmijërisë.

Rikonstruksioni i çiftitTEATËR 14-15; 21-22; 28 - 29 - 30 maj, ora 20:00Vendndodhja tek: Teatri MetropolVjen në skenën e Teatrit Metropol më 14, 15, 21, 22, 28, 29 e 30 maj, ora 20:00, komedia “Rikonstruksioni i çiftit” me autor Dario Fo, tek salla Çehov. Vepra që mban emrin e autorit të njohur italian do të vijë në skenë me regji nga Eliona Thomoraj, por kjo premierë do të sjellë për publikun dhe ak-torin e njohur Herion Mustafaraj. I munguar prej shumë vitesh në jetën artistike, këtë herë është ve-pra e autorit italian Dario Fo, që e rikthen aktorin Mustafaraj para pub-likut. komedia “Rikonstruksioni i çiftit” vjen si një pikë lidhjeje midis karrierës së Herionit, dhe dëshirës për tu përballur me spektatorin e aq shumë munguar. kjo komedi e Fo-së është aktuale për realitetin shqip-tar dhe në qendër të saj është një çift me problemet e jetës së tyre.

Albanian Ethnic Jazz ConcertMUZIkË Data: 15/05/2015Orari: 19:30-22:00Vendndodhja: Sheshi Nënë TerezaNjë natë me muzikë të mrekullueshme, Jazz po ju pret. Duo e Jazz-it, e përbërë nga Sokol Sejdo dhe Erjon Medha, do të ndriçojnë të premten në mbrëmje, data 15 maj. Grupi ju fton në sallën e Black Box-it, pranë Universitetit të Arteve, ku koncerti do të fillojnë në orën 19:30.Me ritëm, i fuqishëm dhe harmonik në të njëjtën kohë, luhet në saksofon dhe kitarë, nga Adela Mansaku kokonozi dhe Ilir kazaferi. këta muzikantë profesionale me instrumentet e tyre nuk duhen humbur.Tirana Ekspres ju fton dhe rekomandon të merrni pjesë në këtë koncert.Hyrja: 300 Lekë

KINEMA

Surprizat e PranverësData: 16/05/2015 - 17/05/2015Orari: 11:00 - 12:00Vendndodhja: Rr. Maliq MuçoCirku Kombëtar sjell cdo fundjavë, ora 11:00, shfaqjen me titull “Surprizat e Pranverës”.

Programi i shfaqjes do të ketë një fill lidhës të numrave, që do të real-izohet nga prezantuesi dhe kllouni i shfaqjes. Në shportat e mbushura me lule do të jenë të fshehur zarfe, mbi të cilët do të shkruhet emri i kombinimit dhe brenda tyre do të jetë teksti i kombinimit. Ato do të hapen një e nga një, duke zbuluar gradualisht edhe të gjitha surprizat e pranverës së këtij viti.Në këtë shfaqje do të jenë të gjithë profilet e cirkut, të ftuar specialë në çdo shfaqje, këngëtarë nga programi “Gjeniu i vogël” dhe nga projekti “Guide” konkurrimi i 60 shkollave të ciklit 9-vjeçar të Tiranës dhe grupi i valles Trad Folk Tirana. “Surprizat e Pranverës” vjen me libret dhe tekst të kujtim Dumit, drejtimi artistik ng Alketa Haxhiu dhe formulimi muzikor nga Sajmir Çili.

kUkULLAT Makina e kohësData: 17/05/2015Orari: 10:30 to 11:30Vendndodhja: Teatri kombëtar Eksperimental kujtim SpahivogliNjë udhëtim fantastik me plot aventura i mirëpret heronjtë në këtë his-tori të magjishme. E veçanta: nuk bëhet fjalë për një udhëtim të zakon-shëm, por për një zhvendosje në dimensionin “kohë”. Pasi bien në kon-takt me Makinën e kohës, ata arrijnë të shkojnë në epoka të ndryshme, duke takuar personazhe nga më të çuditshmit, që nga faraonët të çmen-dur pas arit, tek banorët komik Jeshil të “Planetit Jeshil”, tek kinezët me vështirësinë e tyre në të komunikuar, e deri tek dinosaurët. Madje pjesë e së tërës bëhen edhe personazhe të njohur për publikun e vogël siç janë: Sidi e Mamuthi. Po robotët-njerëz, si shihen në imagjinatën e fëmijëve? Të gjitha këto e më shumë, ju ftojmë t`i ndiqni në këtë udhëtim në kohë, me plot surpriza të këndshme, situatë komike, fantazi, argëtim e sigurisht mesazhe për gjithë publikun e vogël.

CIRKU Mirupafshim androidë, tani po I-phone-ëveTelefonat më të ri të kompanisë Apple, I-phone 6 dhe 6 Plus janë pajisjet më të popullarizuara. këtë përfundim e ka dhënë kanter Worldpanel dhe raportohet se përdoruesit e Android në Evropë po kalojnë te Apple. “Në pesë shtetet më të mëdha të Evropës, 32.4 për qind e blerësve të Apple-it kanë qenë njerëzit që kanë përdorur Android. Në pjesën e parë të vitit 2015, i-Phone 6 dhe 6 Plus kanë vazhduar të pëlqehen nga evropianët, përfshirë edhe nga pronarët e parë të Androidëve” , - ka thënë Carolina Milanesi, udhëheqësja e hulumtimit në kanter Worldpanel ComTech.

Tradicionalisht thuhet se janë femrat ato që kryejnë pjesën më të madhe të blerjeve, përfshirë dhe blerjet on-line. Por tanimë na

rezulton e kundërta, janë meshkujt ata që preferojnë më shumë të blejnë diçka on-line përmes një smartfoni apo tableti. Në një raport të ri demografik përsa i përket blerjeve on-line në Shtetet e Bash-kuara, “Bussines Insider” ka zbuluar se cilat janë moshat që kryejnë më shumë blerje on-line, çfarë gjinie janë, sa të ardhura kanë, çfarë blejnë etj. Është e rëndësishme për tregtarët që ata të marrin këtë informacion për të ditur se cilët janë klientët potencial të tyre.Ja disa fakte surprizuese që zbulon ky raport:* kur vjen puna tek tregtia on-line, janë meshkujt ata që prefero-

jnë më shumë këto blerje. Në vitin 2012 firma analitike Greenfield raportoi se femrat zënë 58% të blerjeve on-line, por kjo shifër ka ardhur duke u ulur dhe është vënë re një rritje e numrit të blerjeve on-line nga meshkujt.* Meshkujt preferojnë më shumë të blejnë on-line përmes një pajis-je mobile. 22% e meshkujve kryen një blerje on-line nga smartfoni i tyre vitin që shkoi, ndërsa vetëm 18% e femrave e përdorën atë për blerje. Ndërkohë që 20% e meshkujve dhe 17% e femrave preferu-an tabletin për të kryer një porositje on-line.* Shumica e meshkujve pohojnë se do të donin ti kryenin të gjitha shpenzimet e tyre on-line. 40% e amerikanëve nga mosha 18 deri 34 vjeç deklaruan se për ata është ideale blerja on-line ndërsa përqind-ja e femrave në të njëjtën moshë që e donin këtë gjë ishte 33%. * Meshkujt janë pjeswmarrës të rregullt përsa i përket ankandeve që kryhen on-line. 43% e meshkujve nga 18-34 vjeç deklaruan se ata shpesh blejnë në ankandet on-line si në e-Bay. Ndërkohë që nga ana tjetër vetëm 31% e femrave preferojnë këtë gjë.* Meshkujt janë të ndërgjegjshëm përsa i përket çmimeve. Meshkujt e çdo moshe i kushtojnë më shumë rëndësi çmimit se sa femrat dhe kanë një tendencë të blejnë produkte jo shumë të shtrenjta.* Dhe përsa i përket adoleshentëve, janë meshkujt ata që blejnë më shumë on-line se sa femrat. Tek adoleshentët përqindja e meshkujve që blejnë on-line është 86% ndërsa për femrat 76%. Një pjesë e mad-he e djemve të rinj preferojnë uebfaqe si Amazon dhe e-Bay ndërsa vajzat preferojnë të blejnë në faqe më të specializura në veshje.

Tregtia on-line, biznesi i meshkujve, jo i femrave

TEKNOLOGJI

Page 23: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

23E premte, 15 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramFUnDjAvË

Telegram

Page 24: Gazeta Telegram Viti II Botimi 13

24 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 15 maj 2015

Gazeta Telegram

C M Y K

Filozofia jonë në projektim është thjeshtësia

www.studio-aid.it Mos hezitoni të kontaktoni në e-mail [email protected]

Arkitektura? ...Nuk është një luks, por një nevojë e cila do të ekonomizojë proceset e ndërtimit tuaj

...ëndrrat janë të bukura, por me ne do t’i transformoni ato në projekte konkrete!

Mjaft keni shpenzuar! ...transformoni shpenzimet tuaja në investime

Studio projektimi A.I.D Shërbime arkitekture Inxhinierie Design