republika e kosovËs/republika kosova/ republic of...

25
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT SISTEMI KËSHILLUES I KOSOVËS PËR BUJQËSI DHE ZHVILIM RURAL 2015-20 Prishtinë, 23 Shtator 2015

Upload: others

Post on 19-Jan-2020

21 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT

SISTEMI KËSHILLUES I KOSOVËS PËR

BUJQËSI DHE ZHVILIM RURAL

2015-20

Prishtinë, 23 Shtator 2015

Page 2: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

2

SISTEMI KËSHILLUES I KOSOVËS PËR

BUJQËSI DHE ZHVILIM RURAL

2015-20

Përmbajtja

I. Hyrje II. Qëllimi i strategjisë III. Gjendja aktuale në bujqësi dhe zhvillim rural IV. Gjendja aktuale e shërbimeve këshilluese V. Misioni dhe vizioni për SKKBZHR-në VI. Objektivat strategjike të SKKBZHR-së VII. Baza ligjore e SKKBZHR-së VIII. Struktura dhe organizimi i SKKBZHR-së IX. Monitorimi dhe vlerësimi i SKKBZHR-së X. Infrastruktura e shërbimeve këshilluese XI. Përafrimi i SKKBZHR-së me Sistemin Këshillimor Bujqësor të BE-së XII. Përshkrimi (pasqyra) i planit të punës dhe buxheti për vitin 2016-18 XIII. Plani i veprimit afat-mesëm i SKKBZHR-së XIV. Përfundimet

Page 3: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

3

I. Hyrje Qëllimi i Shërbimit Këshillimor është të përmirësojë sektorin e bujqësisë të Kosovës,

si dhe të rris produktivitetin bujqësor, agro-përpunimin dhe marketingun në mënyrë të

qëndrueshme.

Për të mbështetur këtë, Shërbimi Këshillues për Bujqësi dhe Zhvillim Rural është

themeluar në vitin 2004, i përkrahur nga projekti “Përforcimi i shërbimeve këshilluese

dhe mbështetëse” (PShKM) i financuar nga BE-ja. Kjo është vazhduar nga PShKM 2

dhe nga projektet e Shërbimeve Këshilluese Rurale (ShKR), si dhe nga projektet e

financuara nga Qeveria e Kosovës, p.sh. “Zhvillimi i zonave rurale përmes

promovimit të shërbimeve këshilluese”.

Ky dokument1 për Sistemin Këshillues të Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

(SKKBZHR) 2015-2020 është strukturë kryesore për krijimin e aspekteve kryesore të

zbatimit të strategjisë, p.sh. bazën ligjore, strukturën organizative, burimet njerëzore,

infrastrukturën, monitorimin dhe vlerësimin, sistemet e komunikimit dhe informimit,

planin e punës dhe buxhetimin.

Zbatimi i Strategjisë së SKKBZHR-së është mbështetur nga donatorët multilateral,

bilateral dhe të OJQ-ve, duke përfshirë edhe BE-në, Bankën Botërore dhe USAID-in,

si dhe fondet e QK-së.

Shërbimet këshilluese janë të rëndësishme për të ndihmuar MBPZHR-ë që ti arrij objektivat e përcaktuara në PBZHR 2014-20. Këto fokusohen në rritjen e të ardhurave të fermës bujqësore përmes përmirësimit të aftësisë konkurruese, produktivitetit dhe zhvillimit rural. Që kjo të ndodh, ka nevojë që të përmirësohet:

1. Njohuria bujqësore dhe aftësitë menaxhuese të fermerëve, në mënyrë që të rritet aftësia e tyre konkurruese dhe të inkurajohet inovacioni;

2. Menaxhimi i qëndrueshëm i ekonomive bujqësore, duke përfshirë edhe përdorimin e teknologjive të përmirësuara dhe metodave të prodhimtarisë bujqësore;

3. Ruajtja e mjedisit (ujit, tokës dhe ajrit); 4. Arritja e sigurisë së ushqimit dhe cilësisë; 5. Veterinaria, fito-sanitaria, mirëqenia e kafshëve, mbrojtja e mjedisit,

standardet për cilësi dhe higjienë; dhe 6. Krijimi i grupeve të femerëve, marrëdhëniet ndërmjet prodhuesve, tregtarëve

dhe furnizuesve të inputeve, si dhe përmirësimi i paketimit, cilësisë dhe vazhdimsisë se furnizimeve ushqimore.

Strategjia e SKKBZHR-së 2015-20 është e orientuar kah plotësimi i nevojave të fermerëve për të prodhuar për tregun duke u ndërtuar mbi bazën e aktiviteteve të zhvillurara paraprakisht. Ajo po ashtu synon që të arrij një sistem më efektiv që është unik për Kosovën në ofrimin e shërbimeve këshilluese profesionale për fermerë.

Ekonomia rurale në Kosovë dominohet nga ndërmarrjet e vogla të cilat kanë resurse të kufizuara me të cilat do të financonin zhvillimin dhe modernizimin e tyre. Shumica e këtyre bizneseve janë krijuar nga njerëz me pak përvojë dhe me kapital të kufizuar.

1 Dokumenti i tanishëm hartohet mbi bazën e draftit të mëhershëm të pregaditur në vitin 2012 që mbulon

periudhën 2012-16;

Page 4: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

4

Ndërmarrësit në zonat rurale janë të rrezikuar për shkak të mungesës së tregjeve dhe të kapitalit, si dhe qasjes së pamjaftueshme në shërbimet këshilluese me të cilat do të ndihmonin zhvillimin e biznesit. Faktorët kryesorë që do të sigurojnë funksionimin efektiv të shërbimit këshillues përfshijnë shpërndarjen e teknologjive të reja, ofrimin e këshillave dhe trajnimit për fermerët përmes shërbimeve këshilluese, unifikimin e shërbimeve këshilluese publike, përmirësimin e koordinimit me shërbimet private këshilluese, dhe burimet adekuate buxhetore. II. Qëllimi i strategjisë Qëllimi i Strategjisë është që të organizojë shërbimet këshilluese në Kosovë si një sistem profesional, i cili do të jetë efektiv në plotësimin e kërkesave të fermërëve për praktikat më të mira bujqësore dhe teknologjitë. Shërbimi këshillues ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve teknike në nivel të fermave, me qëllim që të:

a. arrihet një sektor bujqësor më i konkurueshëm, dhe i orientuar kah tregu (si për zëvendësime të eksportit ashtu edhe të importit);

b. mbështeten fermerët që të aplikojnë për grante dhe subvencione që janë në dispozicion përmes MBPZHR-së dhe BE-së/programeve të donatorëve;

c. ofrohet mbështetja e shërbimit këshillues për fermerë si dhe për ekonomitë rurale dhe komunitetet që i adresojnë çështjet më të gjera socio-ekonomike në zonat rurale; dhe

d. përafrohet sektori i agro-ushqimit të Kosovës me atë të BE-së. III. Gjendja aktuale në bujqësi dhe zhvillim rural Toka Bujqësia dhe zhvillimi rural janë të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Sipërfaqja më e madhe e tokës bujqësore është në pronësi të fermerëve të vegjël ekzistencial (86% e sipërfaqes totale të tokës bujqësore), me një madhësi mesatare prej 2.2 ha të ndarë në disa ngastra (parcela). Mesatarja e tokës bujqësore për person në Kosovë është shumë e ulët. Ajo sillet prej

0,15-0,18 ha, që është më pak se gjysma e mesatares në BE-së. Fragmentimi dhe

madhësia e vogël e ngastrave bujqësore paraqesin probleme të vazhdueshme për

mbështetjen e qëndrueshme të prodhimtarisë bujqësore. Gjendja është rënduar

edhe më tepër nga shëndrimi i vazhdueshëm i tokës bujqësore në zonat komerciale,

industriale dhe të banmit.

Rreth 90% e popullsisë posedojnë tokë për kultivim, 55% posedojnë bagëti, dhe 15% sigurojnë ushqim kryesisht për konsum familjar. Tabela nr. 1. Përmbledhë situatën sipas sektorëve

Page 5: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

5

Tabela nr. 1. Kategoritë e fermave sipas kultivimit janë Kategoria Numri i

fermave Sipërfaqja mesatare në ha

% e fermave

Tokë e kultivuar (në ha)

Mesatarja e sipërfaqes së përgjithshme

Fermat ekzistenciale

120 000 < 2 80% 220 000 45.83%

Fermat potenciale komerciale

23 000

2 – 5 14.3% 105 000 21.87%

Fermat komerciale

7 025 5-10 5.0% 135 000 28.12%

NSH 10 > 10 0.7% 20 000 4.18% Totali 150,035 100% 480 000 100%

Konteksti Bujqësor dhe i Zhvillimit Rural

Sektori i bujqësisë kontribuon me 12.0% të BPV-së, formalisht punëson rreth 4.6% të

totalit të të punësuarve. Kosova ka potencial konkurrues për të ngritur produktivitetin

në sektorët e hortikulturës (frutat/perimet), dhe të blegtorisë. Kërkesa për prodhimet

vendore në këto sektorë pritet të rritet, në përputhje me rritjen e fuqisë blerëse. Gjatë

dekadës së fundit, kërkesa për produkte të hortikulturës është rritur më shumë se në

cilëndo kategori tjetër të ushqimit. Megjithatë, sektori përballet me sfida të cilat janë

duke e reduktuar sasinë dhe cilësinë e prodhimit bujqësor, duke ulur kështu

konkurrencën në tregjet vendore dhe të huaja.

Bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave rurale dhe punësimit në Kosovë.

Ushqimi përfshin rreth 64% të shpenzimeve familjare, të ndara kështu në bukë dhe

drithërat (19%), qumështi, djathi dhe vezët (17%), mishi (15%) dhe perimet (13%).

Eksporti i produkteve bujqësore është i vogël. Importet bujqësore tejkalojnë eksportet

bujqësore me një diferencë të konsiderueshme.

Edhe pse sektori i bujqësisë kontribuon me rreth 12% të BPVë së Kosovës, buxheti i

MBPZHR-së është rreth 4% e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës. Zhvillimi rural në

nivel komunal merr një nivel të ulët të financimit.

Ekonomia rurale në Kosovë dominohet nga ferma të vogla dhe ndërmarrje rurale, që

kanë burime të kufizuara me të cilat do të financonin zhvillimin dhe modernizimin e

tyre.

Sektori i bujqësisë përballet me sfida nga konkurrenca rajonale dhe ndërkombëtare.

Produktet blegtorale të subvencionuara nga vendet që eksportojnë në Kosovë e

bëjnë të vështirë për prodhuesit lokalë që të konkurrojnë me importet. Ish ndërmarrjet

shoqërore që janë në procesin e privatizimit duhet të mbështeten nga programe të

ndryshme, me qëllim që të përmirësojnë aftësinë konkurruese në bujqësi, të krijojnë

vende të reja pune dhe të zëvendësojnë importin me prodhimin vendor.

Pothuajse dy të tretat e popullsisë së Kosovës janë të aftë për punë (15-64

vjeç). Kjo kategori e popullatës pritet të rritet me shpejtësi gjatë dekadës së

ardhshme pasi që Kosova ka popullatën më të re në Evropë. Pavarësisht rritjes

Page 6: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

6

ekonomike të vendit, ekonomia nuk krijon vende pune të mjaftueshme për të

absorbuar anëtarët e rinj të tregut të punës. Papunësia lartë e identifikuar dhe

zhvillimi ekonomik i kufizuar e bëjnë të vështirë për t'u marrë me uljen e varfërisë.

Kosova ka përparësi krahasuese në prodhimtarinë e kulturave bujqësore, pemishteve dhe hortikulturës, si dhe të blegtorisë, të cilat kanë potencial të lartë të prodhimit dhe të profitabilitetit. Megjithatë, fermerët vazhdojnë të prodhojnë kulturat bujqësore me rendimente të ulëta, të tilla si drithëra, për arsye të sigurisë së ushqimit. Megjithëse ndërmjetësimi financiar përmes bankave dhe institucioneve mikrofinanciare është rritur fuqimisht që nga 2008-ta, ende operohet në një bazë të ulët dhe si rezultat ka pasur shumë pak investime në sektorin e bujqësisë. Ekzistojnë 10 banka komerciale që operojnë në Kosovë, dhe 13 institucione financiare (kryesisht microfinanciare)2.

Gjendja e tanishme e fermerëve në Kosovë

Fermerët (dhe sipërmarrësit rural) kanë mungesë të tregut, kapitalit dhe të qasjes në shërbimet këshilluese. Si rezultat i këtyre kufizimeve, fermerët përballen me vështirësi që të jenë konkurrues për këto arsye:

1. Mungesa e njohurisë së përgjithshme të fermerëve dhe këshilltarëve sa i përket teknikave moderne të prodhimit, menaxhimit të bizneseve të fermës dhe marketingut, duke u kufizuar kështu në aplikimin e teknologjive dhe shkathtësive të reja;

2. Vështirësitë në marrjen e kredive, sepse fermerët nuk kanë kolateralin adekuat dhe bankat kanë njohuri të kufizuara rreth sektorit të bujqësisë, e që aktualisht janë duke e shiquar atë si sektor me rrezik të lartë për investime;

3. Normat e larta të interesit, ashtu që shpenzimet e kredisë komerciale dhe mikrofinanciare nuk mund të mbulohen;

4. Bujqësi e strukturuar dobët d.th. shfrytëzimi jo-adekuat i tokës, mungesa e komosacionit të tokës, si dhe infrastruktura e dobët e fermave;

5. Çështjet e pazgjidhura ligjore dhe të pronësisë mbi tokën; 6. Ofrimi dhe marrja (absorbimi) jo-adekuate e shërbimeve këshilluese, të

shoqëruar me mungesë të burimeve financiare për të mbështetur ofrimin e shërbimeve dhe qasja e kufizuar në këshilla teknike dhe trajnime;

7. Mirëmbajtja dhe operimi i dobët dhe rinovimi dhe revitalizimi i pamjaftueshëm i sistemeve aktuale të ujitjes dhe përdorimi i kufizuar i teknologjisë moderne;

8. Përdorimi i kufizuar i marrjes së mostrave të tokës/analizës si pjesë e programit për përmirësimin e fermave dhe të shfrtytëzimit të tokës;

9. Numri i ulët i shoqatave të prodhuesve që nuk angazhohen në mënyrë aktive si me anëtarët e tyre, agro-përpunuesit/vetshërbimet edhe me MBPZHR-në;

10. Të kuptuarit e dobët për rregullimin e tregut dhe lidhjet e tregut, veçanarisht mes fermerëve më të vegjel;

11. Cilësia e ulët e prodhimit bujqësor; 12. Të ardhurat e ulëta të konsumatorëve vendor; 13. Niveli i ulët i arsimit të fermerëve në moshë; dhe 14. Standardi i ulët i jetesës në zonat rurale, si dhe infrastruktura e dobët fizike

dhe sociale.

2 Shih faqen e internetit: http://bqk-kos.org/index.php?id=20

Page 7: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

7

Përderisa Qeveria është duke ofruar mbështetjen financiare përmes granteve dhe pagesave direkte (subvencioneve) për të ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës së fermës, fermerët po ashtu kanë nevojë për këshilla teknike për t’u ndihmuar në përgatitjen e propozimeve dhe plotësimin e formularëve për aplikim, ashtu që të jenë të kompletuar dhe të jenë në Rregull qysh Herën e Parë. Klientët potencial për shërbimet këshilluese Klientët e tanishëm të shërbimeve këshilluese përfshijnë të gjitha kategoritë e fermave e në veçanti fermat e vegla dhe fermat gjysmë komerciale (rreth 80% e tokës bujqësore) fermat komerciale dhe të tjerë të përfshirë në aktivitete rurale jo-bujqësore, kërkesat e të cilëve për mbështetje këshilluese janë të ndryshme dhe më komplekse p.sh. diversifikimi rural.

IV. Gjendja aktuale e shërbimeve këshilluese Shërbimet këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural në Kosovë janë duke u ofruar aktualisht përmes dy kanaleve kryesore:

1. sektorit publik d.th. MBPZHR-së/DSHTK-së dhe Qendrave Komunale për Informim dh Këshillim (QKIK-ve); dhe

2. sektorit privat, duke përfshirë këshilltarët privat, furnizuesit e inputeve,

vetererinarët, shoqatat e fermerëve, përpunuesit e agro-ushqimit, qendrat

për grumbullimin e prodhimeve bujqesore dhe kooperativat, si dhe OJQ-të

dhe këshilltarët ndërkombëtar.

Shërbimi këshillues në kuadër të MBPZHR-së/DSHTK-së ka krijuar bazën e të dhënave që përmban regjistrin e informatave për këshilltarët bujqësor të cilët janë në dispozicion në çdo kohë që t’i përgjigjen kërkesave të fermerëve me këshilla dhe trajnime për bujqësi dhe zhvillim rural. Këshilltarët janë të kategorizuar sipas shërbimeve të specializuara që ata ofrojnë. Fermerët mund t’i qasen kësaj baze të të dhënave përmes linkut të shërbimit këshillues në faqen e internetit të MBPZHR-së www.mbpzhr-ks.net, si dhe përmes faqes së internetit të Ferma Ime në www.fermaime.com (e mbështetur përmes MBPZHR-së). Shërbimet Këshilluese publike Pas reformave në vitin 2013, tani shërbimi këshillues publik koordinohet dhe organizohet nga Departamenti për Shërbime Këshillimore dhe Teknike (DSHKT) i MBPZHR-së. DSHKT i koordinon aktivitetet e tij me QKIK-të të cilat jane themeluar ne vitin 2014-15, në bazë të Ligjit për Shërbime Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural3. Kjo kërkon që sistemi këshillues të funksionoj si një sistem unik dhe i qëndrueshëm, nën koordinimin e DSHKT-së. Dapartamenti është përgjegjës për përcaktimin e politikave strategjike dhe zbatimin e tyre përmes këshilltarëve të QKIK-ve, ashtu siç ëshë përcaktuar me ligj dhe aktet nën ligjore të tij. Roli i shërbimeve këshilluese publike është paraqitur në organogramin si më poshtë.

3 Në bazë të Ligjit për Shërbime Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, MBPZHR ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Organizimin, Përgjegjësitë, të Drejtat dhe Obligimet e Shërbimit Këshillues në nivelin qendror dhe lokal, si dhe për formën dhe mënyrën e raportimit Nr.05/2013, dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2014 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr.05/2013 për Organizimin, Përgjegjësitë, të Drejtat dhe Obligimet e shërbimit këshilluese në nivelin qendror dhe lokal, si dhe për formën dhe mënyrën e raportimit. Ky Udhëzim Administrativ është përdorur për të përcaktuar organizimin e sistemit të shërbimeve këshilluese dhe themelimin e QKIK-ve.

Page 8: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

8

Pritjet

vendore

publike

(pjesëmarrësit

/Votuesit

kryesorë agro

rural

Pritjet e Elitës

Vendore

(Politikanët;

Agro-

Përpunuesit

Kryesor)

Shërbimi

Këshillues Publik

Bujqësor

Pritjete e

akterëve të

jashtëm (BE,

BNZHR, USAID)

Kërkesat për

Anëtarësim

Institucionale

(SKB i BE-së,

CEFTA, Acquis

Communautaire

Orientimi i Rolit

Avokimi i Këshillave/

Trajnimit në Sektorin

Privat

Burimi i Praktikës më

të Mirë, informacionit

Tekniko-Kërkimor

Sektori i Politikbërjes

për Monitorimin e

Legjislacionit Sekondar

Lehtësuesi i Rrjetave të

Akterëve Kryesor

Promovuesi i

Zingjirëve të Vlerës

Bujqësore (ZVB)

Promovuesi i Çështjeve

Gjinore në ZVB

Promovuesi i E-

Bujqësisë dhe Aplikac.

të Mob.

Konceptet e rolit

Rritja e % në përfshirjen e Sektorit Privat,

Përfshirë Pagesat për Shërbimet nga

Fermerët

% Fermerëve që Përdorin Praktikën më të

Mirë, informacionin Tekno-Kërkimor

Këshilltarët Bujqësor dhe Trajnerët/Numri i

Këshilltarëve dhe Trajnerëve të Certifikuar

Zero të Pa-rregulluar

Rritja në numrin e Rrjeteve/Anëtarësisë të

Regjistruar

Rritja në Zëvendësimet e Eksportit dhe

Importit Bujqësor/ Rritja e

Konkurrueshmërisë, shitjeve dhe të

ardhurave të fermës

Rritjae % tek Gratë dhe Shoqatave te

Grave aktive në Sektorin e Bujqësisë atave

të grave

Rritja e % tek Fermerët që Rregullisht i

Qasen Informacionit përmes TIK/E-

teknologjisë

Performanca e Rolit

Page 9: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

9

Shërbimet Këshilluese Private Shërbimet këshilluese private përfshijnë: OJQ-të, furnizues të inputeve, përpunues të agro-ushqimit, qendrat për grumbullimin e mallrave dhe individë/kompanitë private për shërbime këshilluese. Këta janë aktualisht ofruesit më të mëdhenjë të këshillave për fermerë në bujqësi dhe zhvillim rural. Veterinarët privat të regjistruar në Odën e Veterinarisë së Kosovës gjithashtu ofrojnë shërbimet këshilluese. Disa shoqata të fermerëve janë themeluar dhe ofrojnë këshilla për anëtarët. Ekzistojnë afërsisht 1,400 ekspertë bujqësorë në Kosovë me orar të plotë (publik dhe privat) të cilët mbështesin fermerët. Sidoqoftë, organizimi i tyre nuk është në nivelin duhur dhe nuk janë gjithëherë pranë fermerit. Ata kanë tendencë të japin këshilla në bazat ad-hok. Mbështetja për zhvillimin e shërbimeve këshilluese është zbatuar përmes buxhetit të Kosovës. Aty ku donatorët ndërkombëtarë kanë financuar projektet, aktivitetet e tyre kanë tendencë të ngecin pasi të përfundojë projekti; ato kanë tendencë edhe për të mos qenë të zhvilluar me intensitet të mjaftueshëm por edhe të mos jenë qëndrueshëm në një afat të gjatë kohor. V. Misioni dhe vizioni për SKKBZHR Vizioni për zhvillimin e SKKBZHR-së Vizioni për SKKBZHR është që të: (a) krijoj sistemin publik/privatë të shërbimeve këshilluese i cili mund të jetë lehtë i qasshëm nga të gjithë fermerët; (b) ofrojë këshilla cilësore me kohë për fermerët dhe akterët tjerë rural dhe (c) përafrohet me Sistemin Këshillues Bujqësor të BE-së (SKB i BE-së)4.

Misioni i SKKBZHR-së Misioni i SKKBZHR-së është që të mbështesë dhe të promovojë bartjen e njohurisë dhe teknologjisë që do të zhvillojnë burimet njerëzore, natyrore dhe financiare në zonat rurale të Kosovës, në bazë të shpërndarjes së njohurisë, metodave, materialeve dhe rezultateve kërkimore me anë të të cilave do të rritnin produktivitetin e fermës dhe cilësinë e produktit. Kjo do të ndihmojë për t’i rritur të ardhurat bujqësore përmes krijimit të mjedisit pozitiv i cili inkurajon zhvillimin e fermave komerciale, por ku përfituesit do të përfshijnë gjithashtu fermerë të mesëm/gjysmë-komercial, fermerë të vegjël/ekzistencial dhe bizneset e agro-ushqimit. Misioni i SKKBZHR-së është në përputhje me objektivat e PBZHR-së 2014-20 dhe Politikat e Përbashkëta të BE-së.

Objektivi i SKKBZHR-së Objektivi i SKKBZHR-së është që të përmirësojë komunikimin ndërmjet akterëve kyç ashtu që secili të mund të (a) shtojë vlerën në shfrytëzimin aktual të shërbimeve

4 Kjo lidhet me Sistemin e Informacionit/Inovacionit për Njohuritë Bujqësore (SINjB), i cili është në krijim e

sipër. Për detaje të mëtejshme, shih:

http://ec.europa.eu/research/agriculture/scar/pdf/akis-draft.pdf dhe https://enrd.ec.europa.eu/en/themes/research-and-innovation-gateway-development

Page 10: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

10

këshilluese, (b) përfitojë financiarisht nga rritja e aktivitetit bujqësor, dhe (c) kontribuojë në përmirësimet në ekonominë më të gjerë përmes rritjes së aftësisë konkurruese. Me fjalë të tjera, SKKBZHR ndihmon që të sigurohet situata fituese për të gjitha palë e interesit. VI. Objektivat strategjike të SKKBZHR-së Shërbimet këshilluese në bujqësi dhe zhvillim rural kanë tri objektiva kryesore strategjike. Ato duhet të:

1. Rrisin numrin e fermerëve dhe akterëve tjerë të cilët kanë qasje dhe marrin këshilla për bujqësi dhe zhvillim rural;

2. Përshtasin ofrimin e shërbimit këshillues me nevojat dhe kërkesat e fermerëve dhe palëve tjera të interesit; dhe

3. Promovojnë dhe zbatojnë politikat zhvillimore kombëtare, si dhe programet kombëtare dhe ndërkombëtare në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

1. Aktivitetet për arritjen e objektivit strategjik 1

Objektivi stategjik 1 sipas SKKBZHR-së do të arrihet duke:

a. Krijuar Qendrat Komunale për Informim dhe Këshillim (QKIK-të) për të mbëshetur bujqësinë dhe zhvillim rural;

b. Ofruar informata për fermerë dhe akterë tjerë për rolin dhe rëndësinë e shërbimeve këshilluese;

c. Asistuar fermerët që të identifikojnë mundësitë e ndryshme për zhvillimin e agro-bizneseve, bazuar në analizë të tregut;

d. Rritur numrin e vizitave në fermë për të ofruar informata dhe këshilla, bazuar në nevojat e fermerëve dhe biznesit;

e. Rritur numrin e këshillimeve për bujqësi dhe zhvillim rural të ofruara në QIKK-të;

f. Ofruar këshilla në identifikimin e mundësive jo-bujqësore për diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale për fermerët, individët, grupet vetë-përkrahëse, shoqatat, tregun, kooperativat, etj.;

g. Përdorur kanalet e ndryshme të komunikimit (materialet informuese, TV, radion, internetin, broshurat, gazetat, e-mailin, aplikacionet e telefonisë mobile, video inçizimet etj.) për të shpërndarë mesazhe (njohuri) të ndryshme dhe informata sipas nevojave të fermerëve dhe komunitetit;

h. Punuar me Fermerë Lider (FL) të përzgjedhur në nën-sektorët me prioritet p.sh. të blegtorisë, hortikulturës, pemëve, kulturave bujqësore etj. dhe duke mbështetur ofrimin e njohurisë për FL-të dhe grupet përcjellëse të Fermerëve Përcjellës (FP-të).

i. Prezantuar teknikat moderne këshilluese për shembull, qasje në grup, grupet për vetë-asistencë, demonstrimet fushore, trajnimet formale dhe jo-formale dhe vizitat në fermë, në mënyrë që të përfitojë numri më i madhë i fermerëve dhe komuniteteve;

j. Shpërndarë njohurinë dhe duke ofruar këshilla teknike me anë të cilave do të rritej prodhimtaria dhe cilësia në të gjithë sektorët e bujqësisë dhe zhvilimit rural;

Page 11: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

11

k. Rritur numrin e këshilltarëve të certifikuar në të gjitha QKIK-të, si dhe duke i mbështetur ata me anë të angazhimit të praktikantëve të posa diplomuar në bujqësi me kontrata pune afat-shkurtëra5;

l. Inkurajuar fermerët që të përdorin praktikat e mira për mbrojtjen e mjedisit;

m. Organizuar trajnimin për fermerë; dhe

n. Krijuar mjete për koordinimin e shërbimeve këshilluese private të ofruara për fermerët dhe duke monitoruar performancën e këshilltarëve privat.

2. Aktivitetet për arritjen e objektivit strategjik 2

Objektivi stategjik 2 sipas SKKBZHR-së do të arrihet duke:

a. Ofruar literaturë të re për këshilltarë në fushat e specializuara të bujqësisë dhe zhvilimit rural;

b. Ngritur kapacitet e këshilltarëve në QKIK-të;

c. Trajnuar këshilltarët për praktikat më të mira të menaxhimit të biznesit të fermës, praktikat e qëndrueshme bujqësore dhe aktivitetet jo-bujqësore rurale;

d. Mbështetur bartjen e njohurive për produktet dhe teknologjitë e reja, si dhe duke bërë analiza (të tokës, sëmundjeve dhe dëmtuesve) nga institutet bujqësore dhe institutet relevante kërkimore;

e. Mbështetur fermerët e vegjël për të formuar kooperativat, shoqatat e prodhuesve, dhe qendrat për grumbullimin e mallrave, si dhe të mbështeten ato me këshilla në bujqësi dhe zhvillim rural;

f. Organizuar takime, seminare dhe takimet e tryezave të rrumbullakëta në nivel të QKIK-ve për të diskutuar shërbimin këshillues, çështjet dhe problemet bujqësore dhe të zhvillimit rural me fermerë aktiv, OJQ-të regjionale, shoqatat e degëve, përfaqësuesit e institucioneve tjera publike regjionale/ komunale dhe akterë tjerë rural; si dhe të shkëmbehen informatatt/mendmet mbi praktikat më të mira për bujqësi dhe zhvillim rural; dhe

g. Monitoruar dhe vlerësuar perfomancën e ofruesve të shërbimeve këshilluese dhe të trajnimit për bujqësi dhe zhvillim rural;

3. Aktivitetet për arritjen e objektivit strategjik 3

Objektivi stategjik 3 sipas SKKBZHR-së do të arrihet duke:

a. Inkurajuar fermerët që të përdorin metodat e prodhimtarisë bujqësore që mundësojnë ruajtjen e burimeve natyrore dhe pjellorinë e tokës;

b. Shpërndarë informata dhe këshilla për fermerët dhe akterët tjerë në programet mbështetëse për bujqësi dhe zhvillim rural;

5 Angazhimi i praktikantëve me kontrata pune afat-shkurta është duke u zbatuar aktualisht nga projekti i financuar

nga BE-ja “Asistenca në forcimin e shërbimeve këshillimore të MBPZHR-së dhe përmirësimin e cilësisë së

shërbimeve teknike të ofruara nga laboratorët e MBPZHR-së”.

Page 12: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

12

c. Ndihmuar fermerët që t’i plotësojnë aplikacionet për grante dhe pagesa direkte (subvencione) që janë në dispozicion përmes programeve të qeverisë dhe donatorëve ndërkombëtar;

d. Shpërndarë informata për fermerët dhe akterët përkitazi me standardet e BE-së në bujqësi dhe zhvillim rural, veçanarisht lidhur me praktikat e mira bujqësore, menaxhimin e integruar të dëmtuesve, kërkesat për mbrojtjen e bimëve dhe sigurinë e ushqimit; dhe

e. Përafruar SKB-në e Kosovës me atë të BE-së.

Meqë përfituesit kryesor të SKKBZHR-së janë fermerët, qëllimi kryesor i shërbimeve këshilluese është që të:

a. Rrisin nivelin e përgjithshëm të njohurisë së fermerëve; b. Ofrojnë trajnime për këshilltarët dhe fermerët me anë të të cilave do të

menaxhonin fermën në mënyrë të suksesshme; c. Rrisin të ardhurat e fermës; d. Zgjidhin problemet lidhur me prodhimtarinë e fermës dhe cilësinë e saj; e. Ruajnë burimet natyrore/mjedisin; f. Përcjellin arritjet shkencore; dhe g. Monitorojnë trendet në BE, në bazë të kërkesave të tregut.

SKKBZHR mbështet shfrytëzimin e njohurisë nga institucionet arsimore dhe kërkimore të tilla si: Fakulteti i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Instituti Bujqësor në Pejë, Instituti i Verës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, si dhe institucionet tjera kërkimore në Kosovë dhe jashtë Kosovës që kanë të bëjnë me bujqësinë dhe zhvillimin rural. VII. Baza ligjore e SKKBZHR-së Ekziston legjislacioni i posaçëm që mbulon shërbimin këshillues të Kosovës. Ligji bazë për Shërbime Këshilluese, është Ligji për Shërbime Këshilluese në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural (Nr. 04/L-074 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS/Nr. 04/19 MARS 2012, PRISHTINË)6. Ky Ligj paraqet një bazë të mirë për organizmin dhe koordinimin e shërbimeve këshilluese, certifikimin e këshilltarëve, licencimin e personave juridik, planifikimin e organizmit të trajnimeve profesionale, metodologjinë e ofrimit të këshillave për fermerë, si dhe krijimin e Regjistrit të Ofruesve për Shërbimet Këshilluese.

6 Për zbatimin e Ligjit për Shërbime Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural janë nxjerrë këto udhëzime administrative: a) Për Organizimin, përgjegjësitë, të drejtat dhe obligimet e shërbimit këshillues në nivelin qendror dhe lokal, si dhe për formën dhe mënyrën e raportimit Nr.05/2013, dhe Udhëzimi Administrativ Nr. 07/2014 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr.05/2013 për organizimin, përgjegjësitë, të drejtat dhe obligimet e shërbimit këshillues në nivelin qendror dhe lokal, si dhe për formën dhe mënyrën e raportimit b) Për Kushtet dhe Procedurat e Punës të Personit Juridik që Ofron Shërbimin Këshilluese në Bujqësi dhe Zhvillim Rural; c) Për Zbatimin e Metodave të Punës të Ofruesit të Shërbimit Këshillues në Bujqësi dhe Zhvillim Rural; d) Për Formën, Përmbajtjen, dhe Procedurat e Provimit Profesional dhe Lëshimit të Certifikatës për Këshilltarë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural; e) Formën, Përmbajtjen, dhe Procedurat e Lëshimit të Licencës për Personat Juridik që ofrojnë Shërbimet Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural; f) Për Formën, Përmbajtjen dhe Mirëmbajtjen e Regjistrit të Këshilltarëve për Bujqësi dhe Zhvilllim Rural; g) Për Formën, Përmbajtjen dhe Mirëmbajtjen e Regjistrit të Personave Juridik për Bujqësi dhe Zhvillim Rural; h) Për Formën dhe Përmbajtjen e Planit Vjetor të Trajnimit për Këshilltarë në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, dhe i) Për përbërjen, strukturën, procedurat e punës dhe autorizimin e Komisionit për Mbikqyrjen e Shërbimeve Këshilluese në Bujqësi dhe Zhvillim Rural;

Page 13: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

13

Në mbështetje të ofrimit te shërbimeve këshilluese janë edhe ligjet tjera të Kosovës, siq janë: Ligji për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural (LBZHR); Ligji për Produktet e Mbrojtjes së Bimëve; Ligji për Mbrojtjen e Bimëve; Ligji për Pyjet; Ligjin për Ushqimin; Ligji për Mirëqenien e Kafshëve, etj. Në përmbushjen e objektivave të veta, shërbimet këshilluese synojnë arritjen e objektivave të BE-së të përckatuara me direktivat dhe rregulloret e BE-së, Neni.12 dhe 13 i Rregullorës së Këshillit (KE) Nr. 73/2009 të 19 Janarit 2009 që krijon rregulla të përbashkëta për skemat e mbështetjes direkte për fermerët në kuadër të politikës së përbashkët bujqësore dhe për krijimin e skemave të caktuara mbështetëse për fermerët, duke ndryshuar Rregulloret (KE) Nr 1290/2005, (KE) Nr 247/2006, (KE) Nr 378/2007 dhe duke shfuqizuar Rregulloren (KE) Nr 1782/2003. VIII. Struktura dhe organizimi i SKKBZHR-së Struktura Organizative Zhvillimi i SKKBZHR-së përfshin bashkëpunimin ndërmjet akterëve të ndryshëm që janë të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të tërthortë në bujqësi (shih grafikun më poshtë), e ato janë:

1. DSHKT, MBPZHR; 2. Qendrat Komunale për Informim dhe Këshillim (QKIK-të) për bujqësi dhe

zhvillim rural; 3. Ofruesit privat të shërbimit këshillues; 4. Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (Agjencia e Pagesave); 5. Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Prishtinës; 6. Instituti Bujqësor i Kosovës, Pejë; 7. Departamenti për Vreshtari dhe Verëtari; 8. Agjencia e Veterinarisë dhe e Ushqimit të Kosovës; 9. Shkollat Bujqësore Profesionale; 10. Bizneset e Agro-ushqimit; 11. Bizneset rurale p.sh. furnizuesit e inputeve, qendrat e grumbullimit të

mallrave etj.; dhe 12. Fermerët dhe komuniteti rural, duke përfshrirë edhe Grupet Lokale të

Veprimit.

Page 14: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

14

Shkollat Profesionale Bujqësore

Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Prishtinës

Agjencia e Kosovës për Ushqim & Veterinari

Përfituesit e

synuar

Fermerët,

Ekonomitë

Rurale, dhe

Komunitetet

Lokale

Instituti Bujqësorë i Kosovës, Pejë

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë

Operatorët e telekomunikacionit

Përpunuesit e Agro-ushqimit

Këshilltarët Privat për Bujqësi, përfshirë edhe

OJQ-të dhe Organizata tjera

Shoqatat e Fermerëve, Organizatat e Biznesit të Grave,

Grupet Lokale të Veprimit etj...

Akterët Kryesorë

Qendrat e Grumbullimit të Mallrave

Organizatat e Tregut/Konsumatorëve

Donatorët

Mediat

Bankat dhe Shërbimet Financiare

Furnizuesit e inputeve dhe Klinikat Veterinare

Qendra komunale për Infromim (dhe

Këshilltarët Komunal për Bujqësi)

Shitësit me pakicë, Shitësit me shumicë dhe Eksportuesit

Agjencia e Kosovës për Statistika

DShKT

Page 15: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

15

Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, MBPZHR Roli i Departamentit të Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike (DSHKT) është që:

1. Të menaxhojë dhe koordinojë ofrimin e shërbimit të ekstensionit dhe të trajnimit bazuar në (të themi) programin tre-vjeçar të punës për këshilltarët e QKIK-së, në mënyrë që të jenë në gjendje të sigurojnë realizimin e qëndrueshëm të të gjitha aktiviteteve të bartjes së njohurive (teknike dhe financiare);

2. Të programojë të gjitha aktivitetet e punës, sa i përket: a. Identifikimit të nevojave; b. Përgaditjes së propozimeve; c. Hartimit të planeve të veprimit; dhe d. Përgaditjes së aktiviteteve sipas kalendarit bujqësor dhe kërkesave

nga terreni; 3. Të ofroj mbështetje për këshilltarët publik të QKIK-ve (si dhe për këshilltarët

privat), me qëllim për të siguruar që ata kanë kapacitetet për të informuar,

trajnuar dhe motivuar të gjitha kategoritë e fermerëve (lider, përcjellës dhe të

tjerë);

4. Të monitorojë dhe vlerësojë të gjitha aktivitetet, në bazë të formës së raportimit mujor (me mbështetjen e TI-së për të bashkuar të gjitha aktivitetet e QKIK-ve dhe të gjitha llojet e përfituesve, si p.sh. FL-ë, FP-të, nën sektorët, mosha, etj);

5. Të përpilojë, menaxhojë dhe shpërndajë informata këshilluese, duke përdorur media të ndryshme;

6. Të ofrojë kontrollin e cilësisë, performancës dhe vlerësimin e ndikimit; 7. Të ofrojë informata në hartimin e politikave bujqësore dhe të zhvillimit rural; 8. Të koordinojë të gjitha aktivitetet e akterëve të shërbimeve këshilluese për

bujqësi dhe zhvilim rural; 9. Të komunikojë dhe ofrojë informata për shërbimet këshilluese; 10. Të koordinojë aktivitetet e donatorëve ndërkombëtar; dhe 11. Të përpilojë dhe përditësojë regjistrin e të gjithë ofruesve të shërbimeve

këshilluese në bujqësi dhe zhvillim rural, d.th. këshilltarëve bujqësor të certifikuar, (publk dhe privatë) dhe kompanive të licencuara;

Qendrat Komunale për Informim dhe Këshillim (QKIK-të) Është parashikuar që secila komunë do të hapë një QKIK për shfrytëzim nga fermerët dhe komuniteti rural. QKIK-të janë pajisura mirë me informata dhe materiale për ofrimin e këshillave të ekstensionit, si dhe janë pajisur me infrastrukturën bazike mbështetëse (financuar nga kredia e Bankës Botërore). Secila QKIK është plotësuar së paku me një këshilltar bujqësor për të plotësuar kërkesat e fermerëve. Përfituesit e synuar të QKIK-ve janë:

1. Fermerët komercial; 2. Fermerët potencial komercial; dhe 3. Fermerët ekzistencial të cilët aktualisht nuk kanë të ardhura të kënaqshme

nga bujqësia. QKIK-të janë duke u përdorur për të ofruar konsultime, këshilla dhe trajnime për fermerët dhe anëtarët e komunitetit rural. Kjo përfshin bartjen e njohurive lidhur me: teknologjitë e reja të prodhimtarisë, korrjes dhe marketingut, dhe me atë se si të plotësohen aplikacionet për pagesat direkte (subvencione) dhe grante të financuara

Page 16: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

16

nga buxheti i Kosovës dhe programet e donatorëve/BE-së për zhvillim, dhe disponueshmërinë e materialeve këshilluese të shkruara. QKIK-të janë të organizuara dhe koordinuara nga DSHKT.

Në kohën e duhur, këshilltarët komunal për bujqësi do të transferohen nga buxheti i komunës në atë të DSHKT-së, MBPZHR. Detyrat kryesore të QKIK-ve do të jenë në realizimin e këtyre aktiviteteve:

1. Vizita fermerëve për të ofruar këshilla në vendin e ngjarjes; 2. Identifikimi i nevojave të informimit, si dhe hartimi dhe shpërndarja e

materialeve informuese; 3. Organizimi i seminareve, demonstrimeve, ekspozitave bujqësore, etj. 4. Ofrimi i këshillimeve të specializuara (lidhur me blegtorinë, mbrojtjen e

bimëve, përpunimin dhe zhvillimin rural); 5. Mbështetja për Agjencinë e Pagesave përmes ofrimit të këshillimeve rreth

PBZHR-së 2014-20 dhe granteve dhe pagesave direkte, aktiviteteve informative, mbështetjen e fermerëve në plotësimin e aplikacioneve, etj;

6. Organizimi i vizitave studimore brenda dhe jashtë Kosovës për të shkëmbyer përvojat dhe për të vëzhguar praktikat më të mira në bujqësi dhe zhvillim rural;

7. Ngritja e vetëdijësimit të shërbimeve këshilluese brenda komunës me qëllim që të sigurohet që klientët e shërbimit këshillues të kenë qasje në këshilla dhe informata në plotësimin e nevojave të tyre;

8. Identifikimi i mësimeve të mësuara dhe i burimeve njerëzore të zhvilluara në komunë që mund të jenë të dobishme për të tjerët dhe asistimi në shpërndarjen e informatave të tilla në kuadër të komunës;

9. Mbështetja në sigurimin e legjislacionit dhe mundësive të fermerëve për të marrur kredi biznesi;

10. Mbështetja e marketingut të prodhimtarisë bujqësore, çmimeve, tregjeve dhe standardeve të prodhimt sipas kërkesave të tregut, etj;

11. Mirëmbajtja e librit të regjistrimit për të gjithë fermerët të cilët kanë përfituar nga mbështetja e shërbimeve këshilluese; dhe

12. Përcjellja e informatave te fermerët përmes TI-së dhe aplikacioneve të telefonisë mobile.

Ofruesit privat të shërbimeve këshilluese Shërbimet këshilluese private për bujqësi dhe zhvillim rural përfshijnë: këshilltarët privat, furnizuesit e inputeve, OJQ-të, stacionet e veterinës, shoqatat e fermerëve, agro-përpunuesit etj. Ofruesit privat ofrojnë shërbime për fermerët në mënyra të drejtpërdrejta dhe indirekte. Ata janë burim i mirë për bartjen e njohurisë dhe të informacionit, por ofrimi i shërbimit të tillë ka nevojë të organizohet mirë dhe të koordinohet me shërbimet këshilluese publike në mënyrë që të mos dyfishohen aktivitetet dhe përpjekjet. Kjo mund të bëhet me një transparencë dhe koordinim më të mirë, si dhe duke i përcjell raportet rreth aktiviteteve të zhvilluara në DSHKT, sipas Udhëzimeve Administrative që bazohen në Ligjin për Shërbimeve Keshilluese në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (Agjencia e Pagesave) Shërbimet këshilluese luajnë rolin kryesor në shpërndarjen e informacionit të nevojshëm për programet lidhur me zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Kjo përfshinë mbështetjen e fermerëve që të marrin informata lidhur me programet e pagesave direkte (subvencioneve) dhe granteve të Agjencisë për Pagesa, përfshirë edhe mbështetjen për fermërët në plotësimin e formularëve të aplikimit dhe

Page 17: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

17

përgatitjen e projekteve për financimin e granteve. Shërbimet këshilluese bashkëpunojnë ngushtë me Agjencinë për të lehtësuar zbatimin e programeve zhvillimore të Qeverisë, BE-së dhe donatorëve tjerë. Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Prishtinës Lidhjet ndërmjet mësimdhënies, hulumtimit dhe shërbimeve këshilluese janë thelbësore. Fakulteti i bujqësisë luan një rol të rëndësishëm për arsimimin e këshilltarëve. Ky institucion duhet gjithashtu të merr parasysh që të përfshijë në planprogramin e vet edhe njohuritë e ekstensionit. Lidhja e Ekstensionit me Institutet Kërkimore Bujqësore Bartja efektive dhe e shpejtë e produkteve të reja, inovacioneve dhe teknologjive si rezultat i aktiviteteve të instituteve kërkimore bujqësore është esenciale nëse komuniteti bujqësor dëshiron të jetë konkurrues. Hulumtimi është një burim i rëndësishëm për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Në Kosovë, lidhjet ndërmjet fermerëve, këshilltarëve dhe hulumtuesve janë zhvilluar dobët dhe kanë nevojë që të forcohen. Shërbimi këshillues planifikon të aplikojë praktikat më të mira bujqësore të bazuara në hulumtim, demonstrimet në terren dhe teknikat e reja. Prandaj, është e domosdoshme që të krijohet një lidhje e fortë bashkëpunimi me institucionet hulumtuese bujqësore dhe me institucione të ngjajshme. Sistemi i informimit dhe komunikimit për shërbimet këshilluese Rrjeti i shërbimeve këshilluese shfrytëzon këto forma të komunikimit:

1. Sistemin e raportimit; 2. Faqen e Internetit 3. Postën elektronike (Emailin); 4. Internetin dhe ekstranetin; 5. Telefonin; dhe 6. Aplikacionet e telefonisë mobile.

IX. Monitorimi dhe vlerësimi i SKKBZHR-së Aktivitetet monitoruese Monitorimi (dhe vlerësimi) jane pjesë esenciale e procesit të menaxhimit. Monitorimi sistematik i aktiviteteve nga DSHKT do të:

1. Shqyrtojë performancën e DSHKT-së në arritjen e objektivave të tij të përgjithshme strategjike dhe të planit operativ;

2. Identifikojë ndryshimet e nevojshme në planin operativ në nivelin komunal; 3. Mbështes procesin e planifikimit dhe përditësimit të shërbimeve të DSHKT-së

dhe të aktiviteteve të zyrtarëve dhe ekspertëve; 4. Mbështes vendimet e menaxhmentit; 5. Kontrollojë shfrytëzimin e burimeve lidhur me ofrimin e shërbimeve

këshilluese; 6. Ofrojë transparencë dhe përgjegjësi për zbatimin e aktiviteteve të DSHKT-së:

dhe 7. Mundësojë identifikimin e problemeve/gabimeve më herët, ashtu që zgjidhja

(tejkalimi) i tyre të mund të menaxhohet në mënyrë efikase dhe me kohë.

Përgjegjësitë e Monitorimit Eksperti i monitorimit dhe vlerësimit të DSHKT-së është përgjegjës për mbikqyrjen e monitorimit sistematik të të gjitha aktiviteteve të DSHKT-së në emër të Drejtorit të DSHKT-së. Përveç kësaj, MBPZHR përmes DSHKT-së mund të kontraktojë monitorues të pavarur, profesional nga pala e tretë për të kryer aktivitetet e monitorimit dhe vlerësimit.

Page 18: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

18

Monitorimi i Ndikimit Monitorimi i ndikimit kryhet në dy nivele:

1. Progresi drejt arritjes së objektivave strategjike të DSHKT-së; dhe 2. Progresi drejt arritjes së objektivave në planin operativ të DSHKT-së për

ofrimin e aktiviteteve këshilluese dhe trajnimit përmes QKIK-ve. Mjetet e Monitorimit Këto mjete të monitorimit përdoren:

1. Korespondenca hyrëse dhe dalëse administrative që regjistrohet nga DSHKT, MBPZHR;

2. Raportet e vizitave fushore në vendin e ngjarjes; 3. Studimet; 4. Analizat/informatat bazike; 5. Anketat; 6. Raportet për vizitat/studimet ndërkombëtare; 7. Raportet për buxhet dhe financa; 8. Raportet Ad hok; 9. Raportet mujore, tremujore dhe vjetore (të stafit); dhe 10. Indikatorë të monitorimit, duke përfshirë edhe vlerësimin e ndikimit te

përfituesi. Treguesit e Monitorimit Korniza afat-mesme e shpenzimeve për periudhën 2014-20 përcakton këta Tregues Kyç të Performancës (TKP) që duhet të monitorohen nga DSHKT-ja7:

Nr vitet 2014 2015 2016 2017

2018

2019

2020

1 Ndërtimi i kapaciteteve të këshilltarëve (gjithësej ditë të trajnimit të këshillatrëve) 600 700 700 700

800

900

950

2 Trajnimi dhe këshillimi i fermerëve (gjithësej ditë të trajnimit të fermerëve) 12,000 20,000 25,000 25,000

25,000

25,000

25,000

3 Përgatitja e materialit për ekstension (broshurat e publikura 50,000 60,000 60,000 60,000

35,000

35,000

35,000

4 Këshillat e ofruara fermerëve përmes QKIK-ve 3,500 4,000 5,000

5000

6,000

7,000

8,000

X. Infrastruktura e shërbimeve këshilluese Shërbimet këshilluese publike kanë nevojë për zyrë dhe infrastrukturë operacionale. Gjendja aktuale është jo e mirë dhe nuk përmbush kushtet nevojshme për t’i zhvilluar aktivitet dhe për t’i arritur objektivat e shërbimeve keshilluese. Prandaj, duhet ndarë burime të mjaftueshme financiare për rrjetin e shërbimeve këshilluese që të krijohen kushte dhe hapësirë adekuate dhe mejete trasnporti për t’i realizuar objektivat.

7 Këto TKP nuk do të masin ndikimin e shërbimeve këshilluese, por në vend të këasj i masin aktivitetet

p.sh. # e ditëve të trajnimit

Page 19: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

19

XI. Përafrimi i SKKBZHR-së me Sistemin Këshillues Bujqësor të BE-së SKKBZHR është duke u përafruar gjithnjë e më shumë me SKB të BE-së. Shembuj janë dhënë më poshtë: Nr. Kërkesat e SKB të BE-së Situata aktuale në Kosovë Përshtatjet e nevojshme për

të arritur përafrimin

1 (Neni 12 ) Sistemi këshilliues

ka funksionuar nga një ose më

shumë autoritete të caktuara

publike ose organet private

RREGULLORE E KËSHILLIT

(KE) Nr 73/2009 e 19 janarit

2009 e cila përcakton rregullat

e përbashkëta për skemat e

mbështetjes direkte për

fermerët në kuadër te politikave

të përbashkëta bujqësore dhe

krijimin e disa skemave

mbështetëse për fermerët, që

ndryshon Rregulloret (KE) Nr

1290/2005, (KE) Nr 247/2006,

(KE) Nr 378/2007 dhe që

shfuqizon Rregulloret (KE) Nr

1782/2003 të Publikuar në

Gazetën Zyrtare e Bashkimit

Evropian L30/16 31 janar 2009.

Sistemi këshillues ka

funksionuar nga MBPZHR

përmes DSHKT-së, organ

publik

Kosova ka iniciuar sistemin e

SKB-së dhe është në

procesin e zhvillimit të

menaxhmentit të tij përmes

DSHKT-së dhe QKIK-ve

Gjithashtu edhe sistemin

FADNs të krijuar, edhe pse

është nën plotësimin e

kërkesave të plota, por është

një hap përpara në procesin

e përmbushjes së kërkesave

të menaxhimit statuor.

Konfirmo se organi i caktuar

do të vazhdoj të jetë DSHKT-ja

si organ publik.

Përmirëso menaxhimin e

shërbimit këshillues,

funksionalitetit të QKIK-ve dhe

rolit të DSHKT-së në

koordinimin dhe menaxhimin e

ofrimit të trajnimit dhe

këshillimit të sektorit publik

dhe privat.

2 (Neni 12.2)

SKB të mbuloj të paktën

kërkesat e menaxhimit statutor

dhe Kushtet e Mira Bujqësore

dhe Mjedisore (KMBM)

RREGULLORE E KËSHILLIT

(KE) Nr 73/2009 e 19 janarit

2009 e cila përcakton rregullat

e përbashkëta për skemat e

mbështetjes direkte për

fermerët në kuadër të politikave

të përbashkëta bujqësore dhe

përcakton disa skema

mbështetëse për fermerët, që

ndryshon Rregulloret (KE) Nr

1290/2005, (KE) Nr 247/2006,

(KE) Nr 378/2007 dhe që

shfuqizon Rregulloren e (KE)

Nr 1782/2003 e Publikuar në

Gazetën Zyrtare të Bashkimit

Standardet Minimale

Kombëtare janë duke u

përdorur aktualisht për

masën 101 ‘Investimet në

asetet Fizike Bujqësore” dhe

masën 102 “Investimet lidhur

me paisjet në përpunimin

dhe marketingun e

produketeve bujqësore dhe

te peshkimit” të PBZHR

2014-20. Kjo është një

pikënisje e mirë

Nevojitet përafrimi i mëtejshëm

Page 20: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

20

Evropian L30/16 31 janar 2009.

3 (Neni 15.4)

SKB duhet të adresoj ofrimin e

shërbimeve duke mbështetur

prioritetet e zhvillimit rural si

pjesë e ofrimit më të gjerë të

shërbimit bujqësor

(RREGULLORJA (EU) Nr

1305/2013 E PARLAMENTIT

EVROPIAN DHE E KËSHILLIT

e 17 dhjetorit 2013 për

mbështetjen e zhvillimit rural

nga Fondi Bujqësor Evropian

për Zhvillimin Rural (EAFRD)

dhe që shfuqizon Rregulloren e

Këshillit (KE) Nr 1698/2005)

Masat për zhvillim rural

shihen si të inkorporuara në

modelin për ofrimin e

shërbimit këshillues

Identifikimi dhe propcesi i

planifikimit të zhvillimit rural në

vazhdë e sipër me masat e

PBZHR-së 2014-20 që të jenë

mbështetetëse dhe të ofrohen

nga shërbimet këshilluese

4 (Neni 15.2)

Shërbimi këshillues është i

paisur dhe ka qasje në, burimet

e përshtatshme për ofrimin e

këshillave dhe trajnimit

(RREGULLORJA (EU) Nr

1305/2013 E PARLAMENTIT

EVROPIAN DHE E KËSHILLIT

e 17 dhjetorit 2013 për

mbështetjen e zhvillimit rural

nga Fondi Bujqësor Evropian

për Zhvillimin Rural (EAFRD)

dhe që shfuqizon Rregulloren e

Këshillit (KE) Nr 1698/2005)

Procesi është në vazhdë e

sipër me rritje të stafit

qendror dhe krijimin e QKIK-

ve; caktimi i stafit në QKIK-të

si këshilltarë është

planifikuar (siç është

reflektuar në Kornizën Afat-

mesme të Shpenzimeve,

2015-17)

Përafrimi është në progres

Janë përpiluar kriteret për

certifikimin e këshilltarëve,

udhëzimi administrativ të

përpilohet dhe të aprovohet.

Për ofruesit private, procesi i

certifikimit dhe standardizimit

duhet të arsyetohet me

dëshmi.

5 Këshilltarët e SKB-së të

përmbushin kriteret minimale

për kualifikim d.th. nivelin

Baçelor dhe përvojë

profesionale pas-universitare

(Vlerësimi i Zbatimit të SHKB-

së - Raporti final i Komisionit

Evropian, dhejtor 2009).

Shihet Nevoja për nivelin

minimal të arsimit (shkallës)

dhe përvojës profesionale

Kërkohet niveli i kualifikimeve

minimale si pjesë e procesit të

certifikimit, plus vijueshmëria

në zhvillimin profesional vjetor

dhe kurset e trajnimit për të

mbajtur certifikimin.

XII. Përshkrimi (pasqyra) i planit të punës dhe buxhetit për 2015–18 Përshkrimi i planit të punës Plani i punës që mbulohet nga korniza afat-mesme e shpenzimeve për 2015-18 përfshin këto elemente.

1. Hapjen e Qendrave Komunale për Informim dhe Këshillim (QKIK-ve) në secilën komunë QKIK-të do të jenë të hapura në secilën komunë, duke përfshirë edhe ato në veri dhe në zonat tjera minoritare.

2. Trajnimin e këshilltarëve publik dhe privat Trajnimi i këshilltarëve publik dhe privat do të fokusohet në aplikimin e

Page 21: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

21

teknologjive të reja në bujqësi dhe zhvillim rural. Këshilltarët do të trajnohen për të krijuar marëdhënie me fermerët që janë të drejtuar nga kërkesa. Kjo do të përfshijë mbajtjen e vizitave të shpeshta në ferma për të dhënë këshilla dhe për të ofruar trajnime. Nga këshilltarët privat do të kërkohet që t’i përmbushin standardet e para-caktuara që janë aplikuar në certifikimin e këshilltarëve publik.

3. Trajnime teknike edhe këshilla për fermerët dhe komunitetet Fermerëve duhet t’ju ofrohen trajnime dhe këshilla nga këshilltarët në fusha të ndryshme: për shembull për, tokën e punueshme, analizën kimike/tokës, teknikat e mbjelljes, përdorimin e farërave me potecial gjenetik të prodhimit, krasitjen e pemëve, mbrojtjen e bimëve, higjienën e kafshëve, sistemin e mjeljes së qumështit, pajisjet për pastrimin e qumështit, zgjedhjen e racave, të ushqyerit e kafshëve, shfrytëzimin e kullotave, mbrojtjen e mjedisit, marketingun e produkteve bujqësore, zhvillimin rural, dhe plotësimin e aplikacioneve për pagesat direkte dhe grante.

4. Organizimin e udhëtimeve studimore rajonale dhe ndërkombëtare Shërbimet këshilluese kanë marrëdhënie të mira me ato në Shqipëri, Maqedoni, Slloveni, Itali, etj. Këto kontakte do të zgjerohen, në mënyrë që të shkëmbehen përvojat, të vështrohen praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të lehtësohet zbatimi i projekteve të përbashkëta. Fushat që do të shqyrtohen përfshijnë: metodat alternative të ofrimit të mbështetjes për fermerët; zhvillimi i shoqatave të prodhuesve/kooperativave; zhvillimi i turizmit rural; dhe praktikat e mira bujqësore për mbrojtjen e mjedisit (duke përfshirë edhe menaxhimin e integruar të dëmtuesve).

5. Këshilla dhe vizita në fermat përmes QKIK-ve Bartja e njohurisë dhe dialogu me fermerët do të bëhen përmes kontaktit direkt në fermë dhe në QKIK (me Fermerët Lider dhe grupet e tyre të Fermerëve Përcjellës në radhë të parë, dhe më pas shpërndarja e mesazheve të këshillimit te një gamë e gjerë e fermerëve), si dhe përmes qendrave të grumbullimit të mallrave, hapësirave të tregut dhe furnizuesve të inputeve. Vizitat tek fermat në vendin e ngjarjes gjithashtu do të mundësojnë diskutimin rreth hartimit të planeve për menaxhimin e fermës, (p.sh. analiza e ndërmarrjes së fermës, buxhetimi i fermës, menaxhimi i fermës, dhe planifikimi i fermës, shtimi i sipërfaqes së tokës, zgjerimi i hapësirave të kulturave bujqësore, rritja e numrit të bagëtisë, përmirësimi i shkathtësive të fermerëve, gjetja e tregjeve të reja ose furnizuesve të inputeve, sigurimi i financave dhe tejkalimi i problemeve në fermë). etj

6. Organizimin e seminareve, diskutimit të fermerëve në grupe, demonstrimeve në fermë, ditëve fushore në fermë, dhe ditëve fushore të instituteve kërkimore Seminaret do të organizohen në bazë të kërkesave të fermerëve dhe disponueshmërisë së teknologjive të reja të dëshmuara në hulumtime. Seminaret do të plotësohen me përdorimin e diskutimeve të grupeve të fermerëve, demonstrimeve në ferma, ditëve të hapura, ditëve të hapura të instituteve kërkimeve dhe me shërbimin për kujdesin ndaj fermerëve përmes telefonit. Fletushkat informative do të shpërndahen të cilat publikojnë kohën, vendin, rendin e ditës dhe numrin pjesëmarrësve për të gjitha ngajrjet.

7. Hartimin dhe ofrimin e materialeve informuese DSHKT do të veprojë si një depo qendrore, për ruajtjen e informacionit të publikuar, të shtypur dhe në formë elektronike. QKIK-të do të kyçen për të lehtësuar shpërndarjen e informacionit që mbulon fushat e ndryshme të specializimit. Të gjithë fermerët do të kenë të drejtë t’i qasen informacionit që përgatitet nga DSHKT-ja, departamentet teknike të MBPZHR-së, Fakulteti i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Instituti Bujqësor i Kosovës në Pejë, OJQ-të, projektet ndërkombëtare dhe furnizuesit e inputeve. Informacioni do

Page 22: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

22

të jetë në dispozicion në formën e materialit të shtypur (fletëpalosjet, broshurat, artikuj etj), dhe në faqen e internetit për shërbimin këshillues të MBPZHR-së (përfshirë edhe video inçizimet).

8. Mbështetjen për Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (Agjencia e Pagesave) Fermerët janë duke u mbështetur nga pagesat direkte (subvencionet) dhe grantet për të lehtësuar ristrukturimin e potencialit fizik në fermë, për të krijuar të ardhurat shtesë, për të rritur sasin dhe cilësinë e prodhimit, për të rritur punësimin, dhe përmirësuar shfrytëzimin e burimeve natyrore të qëndrueshme. Fermerët kanë nevojë për mbështetje që të jenë në gjendje që të marrin/plotësojnë formularë e aplikimit në mënyrë të kënaqshme, si dhe të përgatisin projekte dhe pastaj ti zbatojnë ato. Marrja e fondeve nga Agjencia e Pagesave do të jetë me kusht, dhe do të kërkojnë që fermeri përfitues të merr mbështetje këshilluese specifike (p.sh. marrja e mostrave të tokës/analiza) dhe/ose të marrin pjesë në aktivitete të synuara trajnuese);

9. Informacioni rreth aktiviteteve DSHKT do të organizojë dhe mbajë aktivitete me interes për fermerët dhe komunitetin rural; p.sh. panaire bujqësore, konferenca dhe punëtori ku fermerët mund t’i qasen ekspertëve të shërbimit këshillues (të cilët janë të specializuar në fushat e ndryshme), të marrin informacionin për tregun dhe të shqyrtojnë praktikat më të mirë bujqësore. Këto aktivitete do të regjistrohen në faqen e internetit të MBPZHR-së me qëllim për të siguruar se informatat janë në dispozicion për numrin maksimal të fermerëve dhe komuniteteve rurale.

Pasqyra buxhetore Financimi i shërbimeve këshilluese Gjendja e buxhetit për shërbimeve këshilluese për vitin 2015 është është paraqitur më poshtë:

PunëtorëtPagat/mëditje Shpenzime ope. Shërbimet Subvencionet Investimet Totali 2018 % inc.

MAFRD 323 2,291,929 2,808,034 108,768 53,573,922 1,370,000 60,152,653 94,494,732 57

1/ 2/

DSHKT 12 79,098 601,380 680,478 975,985 43

Komunat 460 2,138,650 397,654 10,100 2,168,668 3,294,300 8,009,372

AUV 175 1,262,585 392,234 57,800 0 3,511,694 5,224,313

Totali 647 3,480,333 1,391,268 67,900 2,168,668 6,805,994 13,914,163

1/

2/

3/

Megjithatë, duhet theksuar, se PBZHR 2014-20 duhet të mbështesë fermerët, pronarët e pyjeve dhe bizneset rurale, ku secili prej tyre

duhet të përfitojë nga masat 401 (Trajnimit) dhe 402 (Këshilla)

Punëtorët Paga/meditje Shpenzimet op ShërbimetSubvencionet Investimet Totali 2018 % inc.

AZHB 29 258,016 150,909 408,925 1,843,219 351

IBK, Pejë 32 187,605 82,922 6,970 90,000 367,497 933,065 154

Dep. për Vresh. dhe Verëtari11 68,142 28,928 1,615 98,685 818,930 730

Burimi: MBPZHR dhe Korniza Afat-mesme e shpenzimeve, 2015-2018

Buxheti i DSHKT-së prej 0 milion €/vit të shpenzimeve kapitale për 2016-18

Pa përfshirë AZHB-në, IBK-në apo Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari (ose Departamentin e Pylltarisë dhe Agjencinë e Pyjeve, të

cilat nuk janë pjesë e SKKBZHR-së;

Gjendja në sektorin e bujqësisë në 2015

Në përgjithësi

Shërbime këshilluese

Shpenzimet operative për të ofruar këshilla të kufizuara dhe për të ofruar trajnime, vizita studimore, video, mesazhe të publikuara,

informacione, broshura;

2.558.000 € të alokuara për DSHKT-në për shpenzimet operative / mallra dhe shërbime gjatë 2016-18

Gjatë viteve 2015 dhe 2018, DSHKT pritet të ketë një ngritje në staf për 50% (12 deri

Page 23: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

23

18) dhe një ngritje në buxhetin e përgjithshëm prej 43 % (K680.1 deri K976.0). Buxheti i paraqitur në kornizën e shpenzimeve afatmesme për 2015-18 mbulon kostot e ofrimit të:

1. Transportit në nivelin qendror dhe komunal, me qëllim për t’ju mundësuar këshilltarëve që të punojnë me partnerët dhe përfituesit e shërbimeve këshilluese bujqësore rurale;

2. Këshillave, informatave dhe materialit lidhur me ofrimin e trajnimeve, këshillave teknike dhe demonstrimeve;

3. Funksionimit të QKIK-ve dhe ofrimin e këshillave të tyre dhe aktiviteteve të trajnimit për ti plotësuar nevojat e fermerëve dhe komunitetit rural;

4. Këshillave dhe trajnimit për sektorin privat në zonat rurale; 5. Komunikimit për të krijuar dhe ruajtur rrjetin e ofruesve të shërbimeve dhe

partnerëve përkatës; 6. Funksionimit të QKIK-ve dhe ofrimin e tyre të këshillave/aktiviteteve të

trajnimit; 7. Këshillave që kontraktohen nga jashtë për sektorin privat; 8. Komunikimit për të krijuar/ruajtur rrjetin e ofruesve të shërbimeve dhe

partnerëve; 9. Internetit dhe aktiviteteve të bazuara në internet; dhe 10. Të gjitha shpenzimeve tjera operative.

XIII. Plani i veprimit afatmesëm i SKKBZHR-së Veçoritë kyçe të planit të veprimit afatmesëm të SKKBZHR-së janë:

1. Hapja e Qendrës Komunale për Informim dhe Këshillim (QKIK) në secilën komunë për mbështetjen e fermerëve dhe komunitetit rural me shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;

2. Caktimi i këshilltarëve të certifikuar komunal për bujqësi në secilën QKIK; 3. Licencimi i personave juridik privat (organizatat biznesore dhe OJQ-të) për të

ofruar shërbime këshilluese, sipas kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;

4. Krijimi i regjistrit për ofruesit e shërbimit këshillues që përfshin këshilltarët e certifikuar publik dhe privat, si dhe personat juridik të licencuar;

5. Kryerja e vlerësimit të nevojave për trajnime shtesë që janë të nevojshme nga këshilltarët e certifikuar për ti plotësuar nevojat e fermerëve në bujqësi dhe zingjirët e vlerave bujësore, duke përfshirë edhe nevojat e grave;

6. Hartimi, ofrimi, monitorimi dhe vlerësimi i planit të trajnimit për këshilltarët e certifikuar;

7. Hartimi i programit për temat e ekstensionit dhe planit vjetor të punës; 8. Identifikimi i Fermerëve Liderë potencial (FL) në nën-sektorë të përzgjedhur,

dhe gruperve shoqruese të Fermerve Përcjellës (FP). 9. Vlerësimi i nevojave për këshilla dhe trajnime për Fermerët Lider dhe

Fermert Përcjellës; 10. Përgatitja e planeve të fermës dhe mjeteve të nevojshme me anë të cilave

do të mbështeteshin FL-të dhe grupet e krijuara të Fermerëve Përcjellës që lidhen me FL-të;

11. Identifikimi i temave specifike të ekstensionit, sipas nën sektorëve, që duhet të ofrohen nga këshilltarët e certifikuar gjatë vitit kalendarik bujqësor;

12. Përzgjedhja e FL-ve dhe analizimi i ndërmarrjeve të tyre bujqësore; 13. Identifikimi i mënyrave të mundshme për fillimin e mbështetjes për FL-të; 14. Organizimi i këshilltarëve të certifikuar për të ofruar trajnime e synuara për

FL-të dhe FP-të ; 15. Ofrimi i temave të miratuara të ekstensionit nga këshilltarët e certifikuar për

FL-ë dhe FP-të;

Page 24: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

24

16. Monitorimi i ndikimit të trajnimit dhe këshillave të ofruara për FL-të dhe grupet përcjellëse të FP-ve;

17. Vlerësimi i ndikimit të trajnimit dhe këshillave për efikasitetin dhe rentabilitetin e fermës;

18. Rritja e kapacitetit për të aplikuar masat 401 dhe 402 sipas PBZHR-së 2014-20;

19. Hartimi i programeve të bashkëpunimit ndërmjet shërbimit këshillues dhe institucioneve përkatëse, duke përfshirë IBK, FBUP dhe shkollat bujqësore profesionale; dhe

20. Të sigurohet se faqja e internetit e MBPZHR-së përditësohet dhe është e kuptueshme për fermerin e cila përmban informata relevante për këshillime dhe trajnime, dhe mbështetet me forma të tjera të shpërndarjes së informacionit për fermerët me kosto efektive p.sh. aplikacione të telefonisë mobile dhe video inçizimet e demonstrimeve në fermë.

XIV. Përfundimet Sistemi këshillues mirë i koordinuar dhe organizuar do të mundësoj mobilizimin e burimeve të nevojshme njerëzore dhe financiare, dhe do të ofroj këshilla dhe trajnime të duhura për kategori të ndryshme të fermerëve dhe komuniteteve rurale. Kjo do të kërkojë financim të garantuar nga qeveria. Elementet kyçe të SKKBZHR-së janë këto:

1. Koordinimi nga DSHKT-ja i të gjitha QKIK-ve dhe këshilltarëve të tyre komunal;

2. Marrëveshja me komunat lidhur me përfshirjen e stafit të tyre bujqësor në kuadër të sistemit të propozuar të shërbimeve këshilluese;

3. Të gjithë fermerët të kenë qasje tek këshilltarët e certifikuar privat dhe/ose këshilltarët publik8 në bazë të aftësive të tyre të dëshmuara teknike për të ofruar trajnime teorike dhe praktike dhe për të ofruar këshilla;

4. Stafi këshillues të jetë i paijsur me mjetet adekuate të transportit dhe të komunikimit për të punuar me klientët;

5. Shërbimet këshilluese të jenë të lidhura në mënyrë efektive me institucionet bujqësore dhe kërkimore për fermat në nivele lokale, rajonale dhe ndërkombëtare;

6. Të gjithë akterët e drejtëpërdrejt dhe jo të drejtëpërdrejt (fermerët, shërbimet këshilluese private dhe publike, institucionet financiare, institucionet arsimore dhe kërkimore, si dhe operatorët e sektorit privat të tillë si, agro-përpunues, furnizues të inputeve dhe qendrat për grumbullimin e mallrave) të inkurajohen që të ndërmarrin aktivitete shtesë që do të shtojnë vlerën në aktivitetet këshilluese dhe do të prodhojnë situatën fituese për të gjithë të përfshirët;

7. Standardet minimale për produktivitetin bujqësor, cilësinë, efikasitetin dhe aftësinë konkuruese të krijohen nga MBPZHR në përputhje me standardet e përcaktuara në kuadër të Sistemit Këshillues Bujqësor të BE-së;

8. Ofrimi i shërbimeve këshilluese që janë: a) Të përgjegjshme ndaj nevojave dhe kërkesave të fermerëve, dhe b) Të orientuara kah fermeri, duke ofruar këshilla që janë të orientuara kah rezultatet dhe të drejtuara nga tregu; dhe

9. Ofrimi i trajnimit për këshilltarët dhe fermerët nga institucionet përkatëse.

8 Certifikimi është një aktivitet i palës së tretë që e dëshmon pajtueshmërinë me kërkesat specifike për

furnizimin e produkteve, shërbimeve, proceseve të sistemeve apo personave. Në anën tjetër, akreditimi

është procedura e njohjes zyrtare nga një organ i autorizuar në lidhje me vlerësimin e kompetencës së një

organizate.

Page 25: REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF …keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2015/07/Strategjia-e-SHKT_ALB.pdf · REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC

25