gazeta 77 news

8
Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al E HËNË, 22.07.2013 VITI II - NR.503 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE MENDIMI POZITIV Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.2 Krijoni të ardhmen ideale! INSTAT: Më shumë lindje në vitin 2013!................fq.3 Urgjencat në QSUT do të kenë shërbim 24 orë!....fq.3 Nëna apelon për shkollimin e vajzës që nuk flet!...fq.4 E. Kallari: Kërkoj mbrojtje, burri më dhunon sistematikisht!.............................fq.5 Gjermani, fondacion bursash për studentët muslimanë!.......................................fq.7 Mirësevini në Dardhë të Korçës, në fshatin piktoresk me bukuri unike!....................fq.8 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Partia Ankara-Tiranë të shënojnë nivele sa më të larta! D ëshironi të jeto- ni të lumtur, të lirë dhe të plotësuar? Duket sikur gjith- monë ka diçka që nuk shkon mirë? Është e vështirë të qëndroni pozitiv kur asgjë nuk po shkon ashtu si doni ju? Keni dëgjuar njerëz që flasin për teknika ... >> VIJON NË FAQEN 2 Edmond Vlashaj me Prefektin e Bursës: Marrëdhëniet

Upload: gazeta-77news

Post on 09-Mar-2016

220 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Partisë Lëvizja Shqipëria e RE

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 NEWS

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

E HËNË, 22.07.2013 VITI II - NR.503BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

MENDIMI POZITIV

...>>fq.2

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.2

Krijoni të ardhmen ideale!

INSTAT: Më shumë lindje në vitin 2013!................fq.3 Urgjencat në QSUT do të kenë shërbim 24 orë!....fq.3 Nëna apelon për shkollimin e vajzës që nuk flet!...fq.4 E. Kallari: Kërkoj mbrojtje,

burri më dhunon sistematikisht!.............................fq.5 Gjermani, fondacion bursash

për studentët muslimanë!.......................................fq.7 Mirësevini në Dardhë të Korçës,

në fshatin piktoresk me bukuri unike!....................fq.8

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Partia

Ankara-Tiranë të shënojnë nivele sa më të larta!

Dëshironi të jeto-ni të lumtur, të

lirë dhe të plotësuar? Duket sikur gjith-monë ka diçka që nuk shkon mirë? Është e vështirë të qëndroni pozitiv kur asgjë nuk

po shkon ashtu si doni ju? Keni dëgjuar njerëz që flasin për teknika ... >> VIJON NË FAQEN 2

Edmond Vlashaj me Prefektin e Bursës: Marrëdhëniet

Page 2: Gazeta 77 NEWS

2 77 NEWS E HËNË, 22 KORRIK 2013AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA 1 të mendimit pozitiv? A funksionojnë? Patjetër që munden, nëse i lejon. Në mënyrë që të punojë mendimi pozitiv, duhet që të besoni patjetër tek ai. Ja disa tektika për të menduar pozitivisht:

- Kuptoni që mendimet tuaja po i japin formë të ardhmes tuaj.

Jeta juaj sot, është ashtu si është për shkak të mendimeve dhe ndjenjave që keni patur në të shkuarën. Në të njëjtën mënyrë men-dimet dhe ndjenjat tuaja tani po krijojnë të ardhmen. Duket shumë e frikshme kur mendoni për të. Për këtë arsye, është në in-teresin tuaj të mendoni mendime pozitive dhe të lumtura, ku varet dhe e ardhmja juaj!

- Rrethojeni veten me imazhe pozitive. Bëjeni shtëpinë dhe zyrën një arrati nga

realiteti. Vendosni piktura me gjëra që ju bëjnë të lumtur. Varni gjëra që ju kujtojnë qëllimet që keni. Dëgjoni muzikë me zë të lartë dhe shikoni shfaqje humoristike. Shmangni lajmet sepse shumica e tyre janë negative.

- Në vend që ta kritikoni veten për gabi-met, urojeni sepse të paktën ka tentuar.

Thojini vetes që do t'ja dilni herës tje-tër, që nëse përqëndroheni më shumë në

të mirën sesa të keqen, do të përfundoni duke bërë vetëm të mira në të ardhmen.

- Praktikoni pohime pozitive çdo ditë. Duhet të përsërisni vazhdimisht fraza

pozitive. Mos përdorni asnjëherë fjalë ne-gative. Për shembull, asnjëherë mos thoni, “Nuk jam i mërzitur”, por “Unë jam gjith-monë i/e lumtur”. Në fillim mund ta keni të vështirë ti besoni pohimet që i përsërisni vetes, por nëse vazhdoni ti përsërisni do të arrini ti besoni.

- Një nga teknikat më të mira për mendi-min pozitiv është përfytyrimi.

Pikturojeni në mendje atë që doni të ar-rini. Shikojeni veten me çfarëdolloj gjëje që doni. Imagjinoni sa të lumtur dhe të plotësuar do të ndiheni në momentin që e keni. Kaloni të paktën pesëmbëdhjetë minuta në ditë duke e bërë këtë gjë. Thjesht shtrihuni dhe përfytyroni të ardhmen tuaj ideale. Fshini të gjitha mendimet negative që mund t'ju futen në mendje ndërsa për-piqeni të përfytyroni.

- Falja është një teknikë tjetër pozitive. Faleni veten për gabimet e së shkuarës. Falni këdo që mund t'ju ketë lënduar ndonjëherë. Faleni Zotin/Fatin/Universin

për gjëra që nuk jua kanë bërë ashtu siç ju dëshironit. Falja është e rëndësishme sepse ju lejon ta harroni të shkuarën.

-Së fundmi duhet të mësoni të jeni mirënjohës.

Çdo ditë, bëni një listë me gjërat për të cilat jeni mirënjohës. Nuk ka rëndësi se sa e parëndësishme mund të duket diçka, nëse ju pëlqen, shkruajeni diku! Ti kushtoni rëndësi këtyre gjërave do t'ju pajisë me më shumë gjëra për të qënë mirënjohës në të ardhmen. Nga ana tjetër, nëse i kushtoni rëndësi gjërave që nuk pëlqeni, do të tërhiq-ni më shumë gjëra të tilla. Ja përse është e rëndësishme që gjithmonë të mendoni pozitivisht.

Ju keni fuqinë për të krijuar të ardhmen tuaj! Ju mund të jetoni një jetë të lumtur, dhe të plotësuar! Këto teknika për mendi-min pozitiv do t'ju ndihmojnë në udhëti-min e jetës.

Ka edhe teknika të tjera që mund të për-dorni për të krijuar jetën që doni. Mund ti kapërceni ndjenjat e ankthit dhe pado-bishmërisë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Edmond Vlashaj me Prefektin e Bursës: Marrëdhëniet Ankara-Tiranë të shënojnë nivele sa më të larta!

Delegacioni i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) i kryesuar nga Z. Ed-

mond Vlashaj, ka qenë sërish në Bursa të Turqisë, ku ka realizuar takime me drejtues të AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), përfaqësues të institucioneve të qeverisjes

lokale, të fondacioneve të ndryshme, orga-nizatave bamirëse dhe të atyre universitare.

Takim mjaft konstruktiv ishte ai i reali-zuar në Bashkinë Yildirim, ku delegacioni u prit nga Kryetari i Bashkisë, Z. Ozgen Kes-kin dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni.

Ndërkaq Prefekti i Bursës, (Turqi) Z. Shahabetin Harput i rezervoi një pritje të veçantë delegacionit të PLSHR. Prefekti i Bursës, në fjalën e mirëseardhjes tha se vitet e fundit ka një dinamikë më të madhe mes dy vendeve, por ekzistojnë shumë hapësira për të nxitur bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë. Ai falenderoi për të gjitha përpjekjet dhe veprimtaritë e zhvilluara deri më tani nga PLSHR për përcjelljen në Shqipëri të modelit pozitiv të qeverisjes së AKP dhe të kryeministrit Erdogan. Z. Vla-shaj, pasi e falenderoi zyrtarin e lartë të Bur-sës për ndihmën që jep populli dhe shteti turk (në mënyrë të veçantë edhe Bashkia e Bursës) në zhvillimet demokratike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, etj. tha se janë mundësitë që marrëdhëniet midis dy vendeve mike të thellohen më tej në shumë fusha. Orientimi euroatlantik në hapësirën mbarë shqiptare është një bazë e mirë për thellim të bashkëpunimit dhe për marrëdhënie më të ngushta dhe në interes të ndërsjelltë mes Ankarasë dhe Tiranës.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 NEWS

377 NEWSE HËNË, 22 KORRIK 2013 AKTUALITET

Ofrohen Vende Pune: Shef furnizimi, Shofer transporti. Dërgoni CV në adresën e-mail-it: [email protected] / Për më tepër www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

“Chivas”

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Halim Kosova: Urgjencat në QSUT do të kenë shërbim 24 orë!

INSTAT: Më shumë lindje dhe më pak vdekje në 2013!

Sipas të dhënave të bëra publike nga Ins-tituti i Statistikave, të dhënat jetësore

për vitin 2013 flasin se kemi një rritje të shtesës natyrore (lindje – vdekje), në kra-

hasim me tremujorin e parë të vitit 2012, prej gati 17.6 për qind. Duke iu referuar tremujorit të parë të vitit 2013, vihet re se numri i lindjeve në qarkun e Tiranës, zë

peshën më të madhe në totalin e lindjeve të këtij tremujori me rreth 28.6 për qind. Kjo ritje, lidhet me faktin se në kryeqytet kryhen lindje edhe nga qarqe të tjera të vendit.

Sipas të dhënave, në tremujorin e parë 2013 ka pasur 7 mijë e 642 lindje. Shifër kjo, që është më e vogël se tremujorin e parë të 2012 ku janë shënuar 8 mijë e 82 lindje. Por ajo që ka përmirësuar balancën, është ulja e ndjeshme që kanë pësuar vdekjet gjatë këtij tremujori. Në Shqipëri, në tremujo-rin e parë të këtij viti, ka pasur 741 vdekje më pak në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Megjithatë ajo që vlen të theksohet është fakti se në vendin tonë vijon që të ulet numri i lindshmërisë nga viti në vit e pikërisht në tremujorin e parë të vitit 2013, ka pasur 440 lindje më pak. Specialistët shpjegojnë se ulja e lindshëmi-risë po vjen si pasojë e efekteve ekonomike e sociale dhe në Shqipëri po zhduket pak nga pak familja e madhe.

Për më tepër: www.77news.al

Të gjitha urgjencat mjekësore në QSUT do të funksionojnë 24 orë për t’u gjen-

dur sa më pranë pacientëve. Gjatë një taki-mi me shefat e spitaleve në të gjithë vendin, ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, tha se fondi për pajisjen me aparatura të repar-teve të neurologjisë, kardiologjisë, etj. është lëvruar dhe do të bëjë të mundur që ato të jenë në shërbim të qytetarëve pa ndërprerje brenda muajit korrik. Ky fond, sipas Koso-vës, ka ardhur nga mirëmenaxhimi i fondit

për blerjen e medikamenteve, që ka bërë të mundur kursimin e 2.8 milionë eurove në tre muajt e fundit. Ministri i Shënde-tësisë tha gjithashtu se, në tre muaj është zgjidhur problematika e furnizimit me medikamente të qendrave spitalore dhe se pacientët nuk do të hasin më probleme të tilla. Ministri ka kërkuar nga pacientët që të denoncojnë për çdo abuzim që konstatojnë me personelin mjekësor.

Për më tepër: www.77news.alHalim Kosova

Page 4: Gazeta 77 NEWS

77 NEWS E HËNË, 22 KORRIK 2013

Ofrohet vend pune Menaxher Dyqani. Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mail-it: [email protected] / Për më tepër www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Adresa: DEÇAN-JUNIK, KOSOVËTel: +377 044 165 447

Fidanishte

ME TUJA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Nëna apelon për shkollimin e vajzës që nuk flet!

Valbona Ukaj, nëna e tre fëmijëve nga Tirana kërkon nga qendra "Drejtësi

dhe Solidaritet" që të bëjë të mundur dër-gimin e vajzës 8 vjeçare Dorjana, në një shkollë të specializuar për këtë kategori personash. Çfarë problemi ka vajza juaj?

Vajza ime nuk mund të flasë normalisht. Është 8-vjeç dhe nuk arrin dot të shqip-tojë asnjë fjalë. Kuptohemi më të vetëm nëpërmjet gjesteve. Dorjana sforcohet shumë kur kërkon të shprehet dhe me

vështirësi kuptohet. Ajo është shumë in-teligjente dhe i kupton gjërat menjëherë. Mundohet të përcjellë tek ne gjithçka të re që mëson, vetëm se nuk arrin ta shprehë me fjalë. Shpesh herë nga mëzitja që nuk arrin të flasë fillon e qan. Është shumë e dhimbshme të shoh vajzën në këtë gjendje.Këtë problem, vajza e ka të lindur apo…?

Dorjana në moshën 1 vjeçare kaloi një temperaturë të lartë dhe ne nuk arritëm ta kuptonim në kohë pasojat që kjo mund të kishte. Temperatura zgjati dy javë dhe

rezultatet janë këto. Po gjendja juaj ekonomike?

Shumë e vështirë. Unë dhe bashkëshorti jemi të papunë dhe kemi për të rritur tre fëmijë të vegjël. Çdo ditë përballemi me varfërinë. Jetojmë në një shtëpi me qera ku kushtet janë tejet të vështira. Fëmijët po rriten dhe kanë nevojë të ushqehen e të shkojnë në shkollë.Duke marrë parasysh nevojat specifike që ka, e trajtoni Dorjanën në mënyrë të veçantë?

Aspak. Nuk e kam një mundësi të tillë dhe e trajtoj njësoj si fëmijët e tjerë. Pë-rkundrazi, Dorjanën nuk kemi arritur që ta arsimojmë. Ajo tani duhet të ishte në klasë të dytë, por nuk kam informacio-nin e duhur që ta çoj në një shkollë të specializuar për këtë kategori personash. Vajza sa vjen e mbyllet në vetvete. Nëse do të ishte në një shkollë të specializuar, ajo do të fliste nëpërmjet “gjuhës së me-mecëve”, me xheste dhe kjo do të ishte e shëndetshme. Jo vetëm kaq, por Dorjana ka nevojë mësojë që të shkruajë e të lexojë. Prandaj u lutem shoqatave që trajtojnë këtë kategori personash njëkohësisht dhe Ministrisë së Arsimit të më mbështesin dhe të më tregojnë rrugën e duhur, sesi të bëj më të mirën për fëmijën tim.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 NEWS

577 NEWSE HËNË, 22 KORRIK 2013

Kërkohen 2 Përgjegjës për Repart Prodhimi (M). Të interesuarit të dërgojnë CV-të në adresen e e-mailit: [email protected] / Për më tepër www.njoftime.com

Adresa: Agim Ramadani pn,51050 Junik, Kosovë

Tel. +377 044 182 / +377 044 912 +377 049 766 / +377 049 824

E-mail: [email protected] E JUNIKUT

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E. Kallari: Kërkoj mbrojtje, burri më dhunon sistematikisht!

E ndërsa dhuna në familje, po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha,

E.Kallari, është viktima e radhës. Ajo ësh-të nëna e dy fëmijëve dhe bashkëshorti e dhunon sistematikisht. Me një gjendje tepër të rënduar psikologjike, Kallari kërkon ndihmë nga qendra "Drejtësi dhe Solidaritet". Mund të më flisni për veten?

Unë quhem E.Kallari dhe jam nga Fus-hë-Kruja. Jam 25-vjeçe dhe kam dy fëmijë, përkatësisht djalin 5 dhe vajzën 3-vjeçe. Punoj në një qendër estetike për të mba-jtur familjen. Ndërsa bashkëshorti është

i papunë. Dita nis me frikën se në çdo moment do të lëndohem. Jeta ime është kthyer në një ferr.Si është mardhënia juaj bashkëshor-tore?

Mardhënia jonë është e degraduar. Unë po gjej rastin të shpreh problemin që më mundon dhe shkatërron. Burri ushtron dhunë fizike rregullisht ndaj meje. Kjo për arsye se luan bixhoz. Prej më shumë se dy vite ka mbetur i papunë dhe çdo përgjegjësi e familjes më ka rënë mua mbi shpinë. Sa herë që humbet parat në lojën që bën, vjen në shtëpi ose në ambjentet

e mija të punës dhe më dhunon. Këtë, ka gati dy vite që e bën në mënyrë të rregullt dhe këto skena i bën edhe në sy të fëmi-jëve. Hera e fundit, ishte dje.E keni denoncuar bashkëshortin?

Jo. Nuk e kam denoncuar sepse kam frikë. Ndihem e pa mbrojtur. Këtë gjë i’ua kam thënë vetëm prindërve të mi, por ata nuk kanë çfarë të bëjnë. Vëllëzërit i kam jashtë shtetit dhe nuk i’u them dot, sepse nuk dua konflikte. Tashmë jam lodhur nga kjo gjendje dhe dua ndihmë. Nëse nuk do të kisha fëmijët do të isha divor-cuar. Jeta ime familjare është katastrofë e vërtetë.Cili është apeli juaj?

Unë i bëj thirrje të gjitha strukturave shtetërore që të marrin masa për dhunën që po ushtron burri ndaj meje. Dua që ky tmerr të marrë fund pa dëmtuar fëmijët, sepse edhe ata po përjetojnë një situatë shumë të vështirë. Kërkoj gjithashtu, që ai të marrë dënimin e merituar. Jam grua dhe ndihem e pafuqishme për të vepruar, prandaj nëpërmjet gazetës suaj i bëj thirrje shtetit të dëgjoj zërin e gruas shqiptare. Tashmë kemi dëgjuar dhe po dëgjojmë çdo ditë se çfarë po ndodh në familjet tona. Jeta ime rrezikohet serio-zisht.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Foto ilustruese

Page 6: Gazeta 77 NEWS

77 NEWS E HËNË, 22 KORRIK 2013KURIOZITETE

Cel: +355 68 61 95 618 e-mail: [email protected]

Rusët ndalojnë shitjet e iPhone!

Dubai, shpërblehen me monedha ari garuesit e dietës!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Ofrohet vend pune Sanitare. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin: 0689026875 / Për më tepër www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qeveria e Dubait do t’i paguajë shtetasit e vet me ar, nëse ata humbin peshë.

Kjo ofertë është pjesë e fushatës qeveri-tare për të luftuar mbipeshën. Fenomen

ky, në rritje.Sfida 30 ditëshe për humbje të kilo-

gramëve është lançuar të premten, dhe koinçidon me muajin e shenjtë të Rama-zanit, kur besimtarët agjërojnë tërë ditën.

Shumë njerëz hanë tepër ushqim pas ifta-rit, që mund të shtojë jashtë mase peshën e tyre, shumë më lartë sesa periudhes jashtë Ramazanit.

Garuesit të cilët rregjistrohen nga e premtja mund të largohen me nga një gram ari, që në fillim të garës, lajmëroi autoriteti civil i Dubait, si pjesë e nismës “Pesha e juaj me arë”.

Tre garuesit “në dietë” mund të fitojnë monedha ari që vlejnë 20,000 dirham apo $5.400. Pjesëmarrësit duhet të humbin minimumi 2 kilogramë, për t’u kualifikuar në këtë garë.

Për më tepër: www.77news.al

Vimpelcom, një nga operatorët telefonikë më të fu-qishëm rusë, nuk do të shesë më iPhone-in e Apple,

duke ndjekur të njëjtën praktikë si kompanitë e tjera tele-fonike në Rusi. Vimpelcom u ka dhënë fund negociatave me Apple lidhur me shitjet e iPhone, për shkak se këta të fundit nuk kanë lehtësuar kushtet e kontratës, shkruhet në një artikull të publikuar nga Financial Times gjatë kësaj jave. Sipas gazetës, ky lajm është marrë nga një per-son i afërt me kompaninë telefonike. Financial Times ka raportuar gjithashtu se edhe operatorë të tjerë telefonikë rusë si MTS dhe Megafon i kanë pezulluar shitjet e iPhone.

Për më tepër: www.77news.al

Page 7: Gazeta 77 NEWS

777 NEWSE HËNË, 22 KORRIK 2013 TURQIA

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Pa asnjë detyrim tjetër!

200 € / 1 vit

Çdo regjistrim në SH.L.U.P. “Vitrina” në secilin prej Fakulteteve:

Deri më 22 Korrik

JETA ËSHTË PLOT MUNDËSI!

Vila12 ofron vend pune Kamarier. Të interesuarit të kontaktojnë në nr cel. 0696070651 / Për më tepër www.njoftime.com

Gjermani, fondacion bursash për studentët muslimanë!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Davutogllu bisedon me homologun grek për Qipron!Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jash-tëm i Greqisë Evangelos Venizelos ishte në Ankara për kontakte zyrtare. Venizelos pati një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutogllu. Në rendin e takimeve midis dy ministrave të Jashtëm, krahas marrëdhënieve bilaterale ishin edhe anëtarësimi i plotë i Turqisë në BE dhe Çështja e Qipros. Përveç ndarjes së burimeve të hidrokarbureve përreth ishullit, në axhendën e bisedimeve është edhe tensionimi i përjetuar midis palës greko-qipriote dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut. Greqia e cila po kalon ditë të vështira në ekonomi, më 1 janar të vitit 2014 do të jetë kryetarja e radhës e Bashkimit Europian.

Për më tepër: www.77news.al

Deri tani ka patur fondacione me bazë kristiane apo hebre që japin bursa për

studentët e këtyre besimeve, por së fundmi është krijuar edhe një fondacion në mbësh-tetje të studentëve muslimanë që jetojnë në Gjermani. Themeluesi i këtij fondacioni, B. Uçar thotë se, “Merita e këtij fondacioni musliman bursash është një sinjal i qartë i pranimit nga shoqëria gjermane dhe një hap drejt cilësisë”. Uçar është profesor i teo-logjisë islamike në Universitetin e Osna-brück në Gjermaninë Veriore dhe kryetar i fondacionit të ri, “Avicenna”. Uçar thotë se ishte mjaft i surprizuar kur disa të rinj

i paraqitën atij idenë dhe ai e mbështeti menjëherë. “Ne morëm parasysh faktin se muslimanët përbëjnë rreth 3 deri në 5% të popullsisë, por nëse shohim tek shifrat e fondancioneve ata nuk janë të përfaqë-suar”, pohon Uçar.Jo vetëm për muslimanët!

Ndërkohë që duhet të përcaktohen ende kriteret, Uçar thotë bursë do të përfitojnë edhe një kuotë e caktuar jo-muslimanësh, të cilët janë të fokusuar në një temë rreth Islamit apo muslimanëve në Gjermani. 50 bursat e para do të jepen duke nisur nga fillimi i vitit akademik vitin e ardhshëm,

ndërsa në 2017 “Avicenna” ka si qëllim të japë 400 bursa studimi në vit. Shpenzimet e jetesës do të mbulohen nga qeveria gjer-mane, ndërkohë fondacioni privat “Merca-tor” do të paguajë për kurset e gjuhës dhe seminaret. Ky fondacion do të financojë 1 milion euro në pesë vitet e para, dhe pas kësa, Uçar shpreson se “do të jetë komu-niteti musliman turk ai që do bëjë hapin e tij. Janë rreth 2 mijë xhami dhe shoqata në Gjermani që na kanë hapur dyert. Ato duan të mbështesin projektin tonë”. Uçar është i bindur se muslimanët në Gjermani do ta ndihmojnë atë me fonde dhe theksoi se fondacioni nuk do të marrë financime nga jashtë Gjermanisë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 NEWS

77 NEWS E HËNË, 22 KORRIK 2013DREJTËSI DHE ZHVILLIM E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Cel:+355 69 31 31 611Adresa: Urë Vajgurore - Kuçovë

E-mail:[email protected]

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Mirësevini në Dardhë të Korçës, në fshatin piktoresk me bukuri unike!

Dardha ndodhet 19 kilometra në ju-glindje të Korçës, në një lartësi gjeo-

grafike impresionuese mbi 1300 m. Vetve-tiu përfytyrimi të çon tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave që vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktoreske prej ylberi, ku ndodhet ky margaritar. Dardha ia ka dalë të bëhet e njohur anembanë vendit jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit. Si fshat turistik, Dardha ka qenë e përmendur dhe e preferuar shumë kohë më parë, gjë që e vërtetojnë edhe shumë dokumente e botime të kohës. Përveçse destinacion i mirëfilltë turistik, Dardha

rrezaton edhe një kulturë intelektuale e popullore që e bën atë të gëzojë traditë të pasur në vlera. Dardha, si shumë fshatra të tjerë të juglindjes së Shqipërisë, ka shtë-pitë e saj karakteristike të ndërtuara me pllaka guri, rrugicat me kalldrëm, portat e zbukuruara me motive artistike e oborret plot me lule. Në Dardhë dikur ndodheshin 100 burime të kthyera në çezma të bukura, ndërtuar nga mjeshtra të ndryshëm, që ud-hëtarët të freskoheshin e të shuanin etjen. Akoma edhe sot disa prej këtyre burimeve ndodhen nëpër rrugët e fshatit. Shtëpitë e gurta karakteristike, plotësojnë bukurinë e këtij fshati, por edhe njerëzit janë shumë mikpritës dhe gatuajnë specialitete karak-teristike.

Në Dardhë të gjitha shtëpitë e banorëve janë të përshtatshme për akomodim, me kushte komode e mjaft të rehatshme. Nga ana tjetër, ka edhe hotele që ofrojnë ako-modim dhe restorante me kushte shumë të mira dhe çmime të përshtatshme. Së fundmi, në Dardhë janë ngritur të paktën dy komplekse të mëdha turistike me para-metra modernë, që të ofrojnë përveç cilë-sisë së shërbimeve edhe një kapacitet më të madh akomodues. Njëri prej tyre ndodhet në hyrje të luginës dhe mund te shihet teksa kalon rrugës për të hyrë në Dardhë, ndërsa tjetri është në qendër të fshatit. Fs-hati mbetet një vend i preferuar për turis-tët vendas dhe të huaj. Ajo krenohet për origjinën e saj, në gjithçka, duke nisur nga dialekti, nga kostumet popullore, këngët dhe vallet. Studimi arkitektonik i fshatit dëshmon prezencën e një stili europian, që ndeshet edhe në shumë fshatra të tjera të Shqipërisë lindore. Pamja që krijojnë bane-sat, urbanistika e fshatit, ndërtimet e forta me gurë të skalitur, rrugicat e kalldrëmeve, burimet e shumta, punishtet e artizanëve, dyqanet etj. i japin Dardhës imazhin e një qyteti të vogël por në rritje, pavarësisht se popullsia e saj është zvogëluar në afro 1000 banorë për shkak të emigracionit në masë. Dikush e do Dardhën sidomos në dimër, të pasionuarit pas skive dhe dëborës, qe shkrin vonë në malin Gramoz. Me hotelin e ri për turistët, dardharët thonë se janë rreth 40 shtëpi të reja apo të rindërtuara, që synojnë turizmin familjar. E pamundur mos ta vizitosh këtë fshat nëse ndodhesh në zonën lindore, pikërisht në Korçë.

Për më tepër: www.77news.al