gazeta 77 news botimi nr 152

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E DIELË, 05.08.202 VITI I - NR.52 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al 38-vjeçari: Kam 4 vite që njerëzit e gruas s’më lejojnë të takoj fëmijët!......................... f.4 Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Mamurras!...................f.2 Aktivitet/Diplomohen maturantët e shkollës së mesme jopublike “Vitrina”!...............f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e mësuesit Hodo Sina...................f.5 M e kaq shumë lajme të këqija përreth, me kaq shumë njerëz që flasin negati- visht, me kaq shumë ankth dhe shqetësim përreth, nuk është ësh- të e lehtë të qëndrosh pozitiv. Mendimi pozitiv nuk varet nga detyrat, duhet të gërmoni thellë dhe të kërkoni çfarë do të thotë për ju lumturi dhe sukses dhe pastaj përdorini aftësitë tuaja të lindura për dëshirat e zemrës tuaj dhe për të marrë çfarë dëshironi dhe jetoni jetën që me të vërtetë ju kënaq. Këtu janë disa ide të thjeshta. Si të qëndrosh pozitiv! Çfarë mund të bëjë “fuqia e mendimit pozitiv” për ju kur jo vetëm ju duken gjërat e vë-shtira por të gjitha shenjat tregojnë se ato janë realisht të vështira? Mendimi pozitiv, përballë mjerimit të vërtetë do t’i përkeqësojë gjërat sepse kur men- don “pozitivisht’ shumë gjëra të “këqija” ndodhin dhe si do të ndjeheni pastaj? Edhe më keq. Ne duhet t’i themi stop rritjes masive të histerisë që fillimisht u krijua dhe tani po nxit depresionin global. Në këtë fazë, shqetësimi dhe frika po i zënë vendin lakmisë. Përballë gjithë kësaj, ju duhet të ktheheni tek themelet. Ajo çfarë ndodh në të tashmen i bën njerëzit të mendojnë përsëri, të rimendojnë çfarë është e rëndësishme për ta. Çfarë është e rëndësishme për ju? Makina juaj, stilisti juaj, pushimet tuaja? Sidoqoftë me kali- min e viteve, shumica e njerëzve pranojnë që këto gjëra janë më të rëndësishmet për ta, madje pa menduar fare për këtë, këto në fakt janë gjërat që bëhen të rëndësishme. Sidoqoftë kur ata kërko- jnë “kuptimin e jetës” pak më thellë, bëhet auto- matikisht e qartë që nuk janë këto gjërat më të rëndësishme,... >> VIJON NË FAQEN 2 Duhet të qëndroni të fokusuar dhe pozitiv! Qendra e Mendimit Pozitiv Lëvizja Shqipëria e Re: Hiqeni imunitetin një orë e më parë! Referendum mbarëpopullor nëse nuk hiqet imuniteti! Edmond Vlashaj...>>fq.3

Upload: gazeta-77news

Post on 24-Mar-2016

227 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative organi Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E DIELË, 05.08.202 VITI I - NR.52BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

38-vjeçari: Kam 4 vite që njerëzit e gruas s’më lejojnë të takoj fëmijët!.........................f.4 Lëvizja Shqipëria e Re,

tryezë debati me të rinjtë në Mamurras!...................f.2 Aktivitet/Diplomohen maturantët

e shkollës së mesme jopublike “Vitrina”!...............f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e mësuesit Hodo Sina...................f.5

Me kaq shumë lajme të këqija

përreth, me kaq shumë njerëz që flasin negati-visht, me kaq shumë ankth dhe shqetësim përreth, nuk është ësh-

të e lehtë të qëndrosh pozitiv. Mendimi pozitiv nuk varet nga detyrat, duhet të gërmoni thellë dhe të kërkoni çfarë do të thotë për ju lumturi dhe sukses dhe pastaj përdorini aftësitë tuaja të lindura për dëshirat e zemrës tuaj dhe për të marrë çfarë dëshironi dhe jetoni jetën që me të vërtetë ju kënaq. Këtu janë disa ide të thjeshta.

Si të qëndrosh pozitiv!Çfarë mund të bëjë “fuqia e mendimit pozitiv”

për ju kur jo vetëm ju duken gjërat e vë-shtira por të gjitha shenjat tregojnë se ato janë realisht të vështira? Mendimi pozitiv, përballë mjerimit të vërtetë do t’i përkeqësojë gjërat sepse kur men-don “pozitivisht’ shumë gjëra të “këqija” ndodhin dhe si do të ndjeheni pastaj? Edhe më keq. Ne duhet t’i themi stop rritjes masive të histerisë që fillimisht u krijua dhe tani po nxit depresionin global. Në këtë fazë, shqetësimi dhe frika po i zënë vendin lakmisë. Përballë gjithë kësaj, ju duhet të ktheheni tek themelet. Ajo çfarë ndodh në të tashmen i bën njerëzit të mendojnë përsëri, të rimendojnë çfarë është e rëndësishme për ta. Çfarë është e rëndësishme për ju? Makina juaj, stilisti juaj, pushimet tuaja? Sidoqoftë me kali-min e viteve, shumica e njerëzve pranojnë që këto gjëra janë më të rëndësishmet për ta, madje pa menduar fare për këtë, këto në fakt janë gjërat që bëhen të rëndësishme. Sidoqoftë kur ata kërko-jnë “kuptimin e jetës” pak më thellë, bëhet auto-matikisht e qartë që nuk janë këto gjërat më të rëndësishme,... >> VIJON NË FAQEN 2

Duhet të qëndroni të fokusuar dhe pozitiv!

Qendra eMendimit Pozitiv

Lëvizja Shqipëria e Re: Hiqeni imunitetin një orë e më parë!Referendum mbarëpopullor nëse nuk hiqet imuniteti!

Edmond Vlashaj...>>fq.3

2 E DIELË, 05 GUSHT 201277 NEWS AKTUALITETBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA ... është thjesht këndshëm t’i kesh gjërat më themelore. Kështu nëse dëshironi të kthehemi mbrap-sht tek gjërat themelore të jetës këtu janë disa ide:

Së pari, duhet t’i shpjegosh vetes “lum-turinë dhe suksesin”. Shpjegoni versionin tuaj për suksesin duke u bazuar në pohime të tilla si: “Unë e pëlqëj atë që bëj. Unë jam i mirë tek ato. Do të shpërblehem mirë për to. Unë kam shumë ekuilibër në jetë për të bërë gjërat që më pëlqejnë. Kam marrë-dhënie të shkëlqyer me të tjerët dhe jam i lumtur me veten. Nëse këto pohime nuk përshkruajnë pozicionit tuaj të tanishëm në jetë, atëherë lexoji me zë!

Së dyti, ju do të kuptoni që lumturinë

mund ta gjeni vetëm brenda vetes; ku tje-tër prisni ta gjeni atë? Nuk ka kuptim ta kërkoni lumturinë në gjërat e jashtme ose tek njerëzit e tjerë, këto të gjitha mund të zhduken lehtësisht. Nëse nuk jeni të lumtur me veten tuaj, atëherë nuk mund të jeni të lumtur plotësisht, as nuk mund të jeni të duhurit për t’i bërë të tjerët të lumtur. Ju duhet ta pranoni veten. Ideja e tretë që vjen poshtë do t’ju ndihmojë për këtë.

Së treti, ju duhet të zbërtheni vetëper-ceptimet tuaja. Defektet tuaja të percep-tuara, dobësitë, madje edhe fuqitë tuaja në mënyrë të paevitueshme do të kalojnë në rrugën e lumturisë tuaj sepse ato nuk janë të vërteta, janë thjesht perceptime që janë

ngulitur në mendjen tuaj kur ishit “të rinj dhe të ndikueshëm”. Në të vërtetë vitet e punës psikologjike provuan se percepti-met tona maskojnë aftësitë e lindura për të arritur dëshirat tona të zemrës. Me fjalë të tjera kthimi prapa tek gjërat themelore të jetës, fillon me kthimin prapa tek gjërat themelore tuajat; kush ju realisht jeni dhe për çfarë realisht jeni të aftë. Kjo mund të bëhet vetëm me zemër të qetë. Si? Për-piquni të bëni një hap mbrapsh nga furia (shpejtësia) e jetës së përditshme moderne, qoftë duke bërë një shëtitje të gjatë, ose ndoshta rinjohja më mirë e vetes; shpirtin tuaj duke medituar.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Mamurras, Lëvizja Shqipëria e Re tryezë me të rinjtë!

Lëvizja Shqipëria e Re ka vijuar me tryezën e rradhës në qytetin e Mamurrasit. Dhje-

tëra të rinj kanë diskutuar lidhur me arsimin, punësimin dhe shërbimet sociale. Koordi-natorja e kësaj force të re politike Vilma Kërçiku, ka ftuar brezin e ri të sugjeroj për këto shtylla të rëndësishme të cilat sjellin një standard më të lartë jetese. “Jemi këtu për të

përçuar zërin tuaj, të mbledhim idetë dhe mendimet tuaja të cilat do të konkretizohen më pas në një platformë konkrete, për t’u sugjeruar në institucionet që kanë fuqi ven-dimmarrëse”, u shpreh ajo. Të rinjtë e mbled-hur në tryezën e rrumbullakët “Arsimi, punë-simi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” hodhën një sërë idesh, përsa i

përket sistemit të arsimit dhe meritokracisë në tregun e punës. Desdemona Porja një nga të rejat e Mamurrasit u ndal tek mungesa e hapësirave në tregun e punës, përsa i përket profesioneve të reja që janë zhvilluar pas sis-temit komunist në vend. Sipas saj duhet të ketë politika të qarta të cilat hapin më shumë fronte punë për brezin e ri. Të rinjtë u ndalën edhe tek zhvillimi i sektorit privat, i cili sipas tyre shihet si një ndër shtyllat kryesore që krijon mundësi për të gjithë. Turizmi apo edhe bujqësia u lakuan si sektorët që duhet të kenë më tepër investime. Ndërsa përsa i përket sistemit arsimor, Kostandin Pyla, mësues në gjimnazin e Mamurrasit u ndal tek infrastruktura e shkollave publike. Sipas tij mungesa e ambienteve si argëtuese, ashtu edhe atyre ku duhet të zhvillohet praktika, ës-htë një ndër problemet që kërkojnë zgjidhje. Sipas tij ky fakt ndikon në formimin intele-ktual të të rinjve. Ndër problematikat që nde-zi debatin në tryezë ishte edhe emancipimi i gruas në këtë qytet. Sipas studentes Elena Zgjupa, mentaliteti patriarkal i këtij qyteti ka qenë pengesë për arsimimin e shumë të rejave. Zgjupa sugjeroi integrimin e femrës në shoqëri nëpërmjet arsimimit. Gjatë fjalës mbyllëse, koordinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re Vilma Kërçiku i siguroi të rinjtë se të gjitha idetë e hedhura në tryezë do të jenë pjesë e platformës që po ndërtohet nga kjo forcë politike, me synim përçimin e zërit të të rinjve tek institucionet vendimmarrëse.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”

NJOFTIMQENDRA MJEKËSORE “SHËNDETI”

MRDR. Adil MustafaMjek obsteter gjinekolog & ekografist nga spitali privat “Shëndeti” në Tetovë,

rikthehet në qendrën mjekësore “Shëndeti” në Tiranë.

Tel: 00389715373370696349892042360981

e-mail: [email protected]: adilmustafa65

E DIELË, 05 GUSHT 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kompania Delta kërkon të punësojë shitës/e. Të interesuarit të paraqesin Cv e tyre në adresen e e-mail: [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

Duke marrë shkas nga debati aktual politik për heqjen ose jo të imuni-

tetit të deputetëve dhe gjyqtarëve në Ku-vend në 6 gusht 2012, drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re, zoti Edmond Vlashaj dha dje një deklaratë për shtyp, të cilën po e botojmë të plotë në "77 News". Më po-shtë vijon deklarata:

"Kohë më parë e deri më sot, shqiptarët në Shqipëri u rropatën ndër vitet e tranzi-cionit të ndërtonin një shtet demokratik në shërbim të qytetarëve dhe të drejtë-sisë në vend. Ndër këto rropatje, vitesh cfilitëse, bashkë me nevojën e fitimit të

kohës së humbur, bashkë me nevojën e ringritjes shpirtërore, sociale, ekonomike dhe politike, në Shqipëri lindi dhe u rrit edhe korrupsioni. Lindi dhe u rrit në ku-rriz të shqiptarëve, në kurriz të familjeve tona, në kurriz të të gjithë kombit tonë. Shumë zotime u bënë për ta luftuar ko-rrupsionin, nga forcat politike që morën nën drejtimin e tyre pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv për gjatë gjithë këtyre 22 viteve. Por korrupsioni u rrit se u rrit, sepse akoma këto forca politike nuk kishin arritur ta kuptonin se korrup-sioni mund të luftohet jo duke i krasi-tur degët, por duke i këputur ushqimin që në burim, pra duke ia tharë një herë e mirë rrënjët. Imuniteti ia ka mbajtur rrënjët ngrohtë e më ngrohtë korrupsio-nit. Askush nuk ia pa rrënjët korrupsionit gjer më tani, sepse imuniteti e mbulonte çdo të vërtetë, mbi burimin dhe rrënjët. Jo vetëm kaq, por imuniteti arriti gjer në atë pikë sa asnjë "Patric" me imunitet nuk i jepte llogari askujt dhe nuk mund të verifikohej nga askush dhe nga asgjë sepse ashtu i "kish pas qëllu në kismet". Ndërsa hallexhinjtë dhe qytetarët e thje-shtë u shndërruan në robër të imunitetit që mbronte rrënjët dhe burimin, burim i cili kishte fëlliqur dhe degraduar, kishte degjeneruar dhe denatyruar deri në ka-pilarët më të hollë gjithë sistemin tonë moral dhe shoqëror. Në këtë moment ne kemi në dorë, të heqim imunitetin dhe t’i japim një perspektivë të re, luf-

tës kundër korrupsionit si dhe shërimit e shëndoshjes së sistemit tonë shoqëror. Në mënyrë të pashpjegueshme, qytetarët nuk po arrijnë të kuptojnë, zvarritjen e heqjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjykatësve apo patricëve të këtij vendi. Pas shumë e shumë vitesh zvarri-tje të Gjykatës Administrative, e cila do të ishte një mekanizëm në dorën e çdo qytetari në mbrojtjen e të drejtave të veta, të cunguara, të cenuara apo të munguara nga administrata publike, tashmë vjen në radhë edhe zvarritja dhe shpërfillja e inte-resave të shqiptarëve për heqjen e imuni-tetit. Kjo sjellje është e pashpjegueshme, e palogjikshme, pa asnjë lidhje dhe bazë arsyetuese apo argumentuese. Dhe duke qenë kësisoj përpos edhe e dëmshme për shtetformimin dhe mbarëvatjen e jetës së çdo shqiptari të Shqipërisë, është njëko-hësisht e dënueshme në maksimum.

Si mundet dikush të tallet me nevojën e shqiptarëve për drejtësi dhe barazi para ligjit? Cili është respekti i trumbetuar me patetizëm, ndaj miqve dhe partnerëve tanë amerikanë, Lider të Lirisë, Demo-kracisë dhe Drejtësisë në gjithë botën?

Lëvizja Shqipëria e Re, nëse nuk do të shohë një qasje pozitive dhe bashkë-punuese për heqjen e Imunitetit, do të ndërmarrë Iniciativën më të madhe popullore për organizmin e Referendu-mit mbarëkombëtar për heqjen e Imu-nitetit".

Për më tepër: www.77news.al

Edmond Vlashaj: Hiqeni imunitetin një orë e më parë! Referendum mbarëpopullor nëse nuk hiqet imuniteti!

Edmond Vlashaj

E DIELË, 05 GUSHT 201277 NEWS SOCIALEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Ital Costruzioni sh.p.k kërkon të punësojë inxhinier mekanik. Të interesuarit të paraqesin Cv në adresen e e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

38-vjeçari Kastriot Selenica, baba i dy fëmijëve, prej 4 vitesh nuk takon dot

fëmijët e tij, sepse njerëzit e bashkëshortes nuk e lejojnë. Sipas Selenicës kjo mosma-rrëveshje nuk është zgjidhur për shkak se ai s’ka mundësi financiare që t’i drejtohet gjykatës me një padi për të bërë zgjidhjen e martesës. 38-vjeçari jo vetëm që i kufizohet e drejta për t’u takuar me fëmijët e tij, por aktualisht ka një problem shëndetësor dhe jeta e tij rrezikohet seriozisht, nëse nuk bën ndërhyrjen kirurgjikale që i kanë rekoman-duar mjekët. Mund të më thoni se nga jeni?

Unë jam me origjinë nga Berati dhe kam 10 vjet që banoj në një shtëpi me qira në Tiranë. Më parë kam qenë i martuar, por për shkak se bashkëshortja ishte e sëmurë

(sëmundje toke) njerëzit e saj u detyruan dhe e morën në vendlindjen e tyre në Kuçovë dhe kështu ne u ndamë por jo në mënyrë ligjore (juridikisht rezultojmë të martuar). Nga martesa ne patëm dy fëmijë, një vajzë që aktualisht është 13 vjeç si dhe djali 12 vjeç. Fëmijët kam katër vjet që nuk i takoj, që nga momenti që jemi ndarë nuk i kam parë asnjëherë, pasi nuk më lejojnë njerëzit e bashkëshortes. Kam shkuar edhe në poli-cinë e Kuçovës që të ndërhyjnë që unë të takoj fëmijët, por punonjësit e policisë janë shprehur se nuk ndërhyjnë dot pasi fëmijët do të pësojnë shok psikologjik. Ata më kanë sugjeruar që unë t’i drejtohem gjykatës. Përse nuk jeni drejtuar në gjykatë, për të bërë zgjidhjen e martesës?

Në gjykatë nuk mund të shkoj pasi nuk

kam asnjë para që të bëj padi. Dua t’i takoj fëmijët, të di sesi janë me shëndet, sepse më ka marrë shumë malli për ta. Vëllai im ka mësuar se fëmijët e mi janë mirë me shën-det dhe shkojnë në shkollë dhe kjo gjë më ngushëllon. Gjithë ditën dal me një peshore në rrugë për të fituar 400 lekë të vjetër në ditë. Kam disa muaj që e kam filluar këtë punë, pasi më parë shisja çokollata dhe fitoja 2 mijë lekë të vjetër në ditë, por tani është nxehtë dhe çokollatat shkrijnë e nuk i ble njeri. Ku jeni aksidentuar?

Në moshën 18-vjeçare rashë nga makina dhe pësova një aksident të rëndë. Doktorët më kanë vendosur në këmbë dhe në shpa-tull proteza metalike. Ndërkohë, para një viti bëra një vizitë mjekësore pasi ndjeja në trup shumë dhimbje, mjekët më thanë se protezat kishin filluar të ndryshkeshin si dhe plaga ka filluar të infektohet. Në këto kushte unë duhet të operohem urgjentisht, që t’i heq këto proteza që janë vendosur në trupin tim. Mesa më thanë doktorët ky lloj operacioni bëhet vetëm në Turqi dhe kush-ton 3 milion lekë. Unë jam invalid i grupit të katërt dhe marr vetëm 50 mijë lekë dhe e kam të pamundur që ta bëj operacionin pasi ju e shihni vet gjendjen time. Me gjithë këto vuajtje që kam shpirti im do të qetësohej për një çast të vetëm, nëse takoja dy fëmijët e mi.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

38-vjeçari: Kam 4 vite që njerëzit e gruas s’më lejojnë të takoj fëmijët!

Kastriot Selenica

5E DIELË, 05 GUSHT 2012 77 NEWSZËRI I SË VËRTETËS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kompania Delta kërkon të punësojë asistente zyre. Të interesuarit të paraqesin Cv e tyre të shoqëruar me foto në adresen e e-mail: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dy nxënës të shkollës së mesme jopu-blike “Vitrina” janë nxjerrë nga klasa

dhe janë shoqëruar nga efektivët e policisë, gjatë dhunimit të kampusit universitar në 17 janar. Një fakt i tillë është dëshmuar nga mësuesi i profilit mjekësor në shko-llën e mesme private "Vitrina", Hodo Sina. Gjatë intervistës për “77 News”, ai shprehet se nxënësit janë terrorizuar nga prezenca e madhe e uniformave blu. Mësuesi konsta-ton se është shkelur rëndë ligji, pasi policët kanë shoqëruar pa të drejtë minorenët dhe i kanë presionuar ata.Ku ndodheshit ju më 17 janar?

Unë në datën 17 janar kam qenë me shër-bim dhe kam ardhur në universitet rreth

orës 10:00. Si u informuat mbi ngjarjen?

Kur arrita para portës qendrore shoh një numër të madh policësh. U çudita. Për t'iu shmangur situatës, futem në një lokal dhe blej një paketë. Rikthehem sërish dhe në portën hyrëse shikoj prezentë shumë po-licë dhe shumë furgona policie. Gjithashtu kam parë duke futur me forcë brenda në makinë një person. I shqetësuar për atë që po shikoja, kërkoj një sqarim shoqëror nga një shofer i moshuar i kampusit, por as ai nuk dinte gjë mbi atë që po ndodhte. E pyeta nëse drejtori i përgjithshëm Z. Vlash-aj, ishte në dijeni të asaj që po ndodhte,më tha që policët e kishin marrë edhe atë. Kur mora vesh që drejtorin e përgjithshëm e kishin marrë në polici u tmerrova, nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte. Për një moment mendova të mos futem fare në kampus. U tremba. Megjithatë e mblodha veten. Unë isha në krye të detyrës, kështu që u futa, por gjithmonë duke i shmangur policët. Kishit mësim atë ditë?

Kisha një orë mësim dhe kur u futa në klasë më erdhën një numër policësh, disa edhe civilë. U futën pa trokitur dhe pa më marrë leje. Direkt më pyetën nëse kisha ndonjë problem, por unë nuk kisha asnjë problem, veç atij të krijuar nga vetë policët.

Marrin dy nxënës dhe i shoqërojnë për në polici. I marrin nxënësit pa më pyetur fare, pa i shoqëruar një psikolog, apo një per-son tjetër nga stafi i shkollës, madje nuk janë njoftuar as prindërit për këta nxënës. Njoftimi i prindërve është bërë më pas nga drejtoria e shkollës. Si u sollën policët me nxënësit dhe cili ka qenë reagimi i nxënësve, kur papritur në derën e klasës u futën uniformat blu?

Ne të gjithë kemi qenë moralisht të vrarë dhe të trembur. Ne nuk flisnim fare. Në orën e mësimit ne vetëm dëgjonin zhurmat e jashtme dhe shikonin njëri-tjetrin në sy. Sa ka zgjatur situata e tensionuar?

Unë kam kryer detyrën e mjekut roje, që do të thotë që kam qëndruar në punë 24 orë. Atë ditë policët janë larguar shumë vonë. Nuk kishte asnjë personel dhe në kampus kishte vetëm forca të policisë. Si e përjetuat ju këtë ngjarje?

E përjetova shumë keq, sepse kemi të bëjmë me fëmijë, me adoleshentë. Mënyra si u futën policët në klasë ishte e ashpër dhe nxënësit u trembën shumë. Ata morën dy nxënës pa dijeninë e prindërve dhe pa praninë e një psikologu. Kjo ishte shumë e rëndë dhe ndikoi negativisht në psikolo-gjinë e nxënësve.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Dëshmia publike e mësuesit të profilit mjekësor në shkollën e mesme jopublike "Vitrina", Hodo Sina

Hodo Sina

E DIELË, 05 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Caral është një t jetër piramidë e ci la është e vendosur në Peru, në Amer ikën e Jugut . Ajo ë sh -të ndër tuar në v i t in 2600 para Krishtit dhe është ndër tesa më e vjetër në jug të Amerikës. Caral ishte e banuar në mes viteve 2600 dhe 2000 p.e. s. , e shtr irë në një s ipër faqe prej mbi 60 hektarësh.

Ajo është përshkruar si qendër e vjetër urbane në vend. Ky preten-dim u kundërshtua kur vendet të t jera p opul luan këtë zonë. Ajo s t re h o n t e r re t h 3 . 0 0 0 p e r s o n a dhe është një nga qytetet më të mëdha Nor te Chico të n johura për njerëzimin!

Për më tepër: www.newnews.al

Piramida Caral

Shoqëria “Royal”sh.p.k kërkon të punësojë agjentje shitjeje. Të interesuarit të paraqesin Cv në adresen e e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Nevoja për gjumë është individuale për çdo fëmijë. Fëmija mund të flejë

aq kohë sa ka nevojë për gjumë. Fëmijët që ushqehen me gji janë më të prirur të

zgjohen natën se fëmijët që ushqehen me shishe. Sipas ekspertëve ekzistojnë men-dime të ndryshme në lidhje me gjumin e fëmijës. Sipas të ashtuquajturës “ceremonia

e vënies në gjumë” e zotërojnë aktivitetet që fëmijët zhvillojnë para se t’i zërë gjumi.Gjumi i plotë: kjo bën pjesë në gjumin normal, prindërve nuk iu prishet qetësia e natës. Fëmijët të cilët bëjnë gjumin e plotë për javë dhe muaj të tërë, gjatë natës zgjo-hen ndërmjet muajit të gjashtë dhe të dym-bëdhjetë. Këtu hyn ndryshimi i të fjeturit. Çrregullimet e gjumit të këtij lloji mund të ndreqen po të kemi parasysh rregullin vijues: Fëmija mund të rrijë në shtrat po aq kohë sa edhe mund të flejë. Koha e zënies së gjumit dhe e zgjimit janë në raport pozitiv me njëra-tjetrën, sa më herët që dërgohet një fëmijë në shtrat, aq më herët zgjohet ai në mengjes dhe anasjelltas. Nuk ka rre-gull që mund ta përcaktojë se për sa kohë gjumë ka nevojë një fëmijë në një moshë të caktuar. Pra, rituali i vënies në gjumë përcakton jo vetëm vënien në gjumë, por edhe gjumin e plotë të fëmijës.

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Si flenë fëmijët?

E DIELË, 05 GUSHT 2012 77 NEWSAKTIVITET

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Restoranti “Kaon Brewhouse” kërkon të punësojë ndihmës banakiere. Të interesuarit të paraqesin Cv në adresen e e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Nëse shihni që diçka nuk po shkon mirë me kolegët flisni me ta, tregohuni më të hapur.

Demi: Në planin financiar gjërat do të rre-gullohen, është një periudhë shumë e mirë.

Binjakët: Në punë evitoni të merrni kriti-ka. Nëse e kontrolloni veten, do iu përgëzojnë për delikatesën.

Gaforrja: Në punë do të mundoheni që me mjete të thjeshta do rregulloni problemet që keni përpara.

Luani: Mos iu përkushtoni teërësisht lidh-jes sepse ka dhe gjëra të tjera të rëndësishme në këtë jetë.

Virgjëresha: Do jeni në formë shumë të mirë, por do të mërziteni pak nga mungesa e motivimit të kolegëve tuaj.

Peshorja: Në punë do keni mjaft ambicie dhe energji.

Akrepi: Ai që keni pranë do iu japë këshilla për një problem që keni ndërsa familjarët do iu kritikojnë për diçka.

Shigjetari: Shikoni nëse ju mund të ndih-moni një shok ose një të dashur, në mënyrë që ata mund të shijojnë këto kohë të bukura së bashku me ju.

Bricjapi: Humori juaj sot nuk do të jetë më i miri. Mos u trishtoni, kjo është një gjendje kalimtare.

Ujori: Dikush në punë do iu kërkojë të realizoni disa ndryshime, por ju duhet të mendoheni mirë para se të vendosni nëse do e dëgjoni apo jo.

Peshqit: Këtë verë duhet të përjetoni emo-cione të reja. Sot duhet ta çlironi zemrën nga gjithë kjo vuajtje që po kaloni.

Shkolla e mesme jopublike “Vitrina” ka diplomuar sot maturantët e parë me

kurikulën e re 3- vjeçare. Përmes një cere-monie të veçantë ata kanë mbyllur kështu një cikël studimesh tepër të rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Të veshur me uni-format karakteristike, maturantët kanë tërhequr diplomat e tyre dhe certifikatat e notave. Viti jubile në të cilin ndodhemi, ishte shenjuar në diplomat e tyre, përmes simbolit të 100-vjetorit të pavarësisë. Gjatë këtij momenti më emocionues në jetën e tyre, ata kanë marrë urime dhe përshën-detje jo vetëm nga miqtë e tyre, por edhe nga mësuesit. Drejtori i shkollës Muhamet Cenko i ka uruar maturantëve suksese të mëtejshme duke theksuar se tashmë secili prej tyre është i denjë për t’u ulur në auditorët e universitetit. Ai i ftoi ata që të zgjedhin universitetin “Vitrina”, për

të vijuar më tej studimet e tyre. Z. Cenko theksoi se universiteti “Vitrina” ofron shu-mëllojshmëri degësh, për karrierën e tyre në të ardhmen. “Mbaj mend që kur erdhët këtu ishit shumë të vegjël. Tani jeni rritur, jeni maturuar. Kemi kaluar shumë mirë së bashku. Ju uroj shumë suksese. Secili prej jush është tashmë i denjë për të vazhduar studimet në universitet. Universiteti “Vi-trina” ofron një shumëllojshmëri degësh dhe ju mund të zgjidhni një prej tyre, për të vijuar më tej studimet”, është shprehur Cenko. Një tjetër përshëndetje për matu-rantët erdhi nga administratorja e shkollës Elona Hasimllari. Ajo u shpreh se ndjehej shumë e emocionuar që në këtë 100-vjetor të pavarësisë, u diplomuan maturantët e parë me kurikulën 3-vjeçare. Ajo u uroi atyre suksese të mëtejshme dhe i ftoi të vi-jojnë më tej studimet në universitet, duke theksuar se secili prej tyre ishte tashmë gati për të nisur një tjetër kapitull të jetës. Vetë maturantët në fjalimet e tyre përshënde-tëse shprehën emocionet e këtij momenti dhe përcollën urimet më të mira për njëri-tjetrin. Në fund të ceremonisë në mënyrë simbolike maturantët hodhën kapelet e tyre në ajër, për të mbyllur kështu një kapitull të studimeve të tyre. Universiteti i pret tashmë për të thelluar më tej dijet e tyre dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Diplomohen maturantët e shkollës së mesme jopublike “Vitrina”!

8 E DIELË, 05 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

SHIHE JETËN ME OPTIMIZËM!

Deri më 6 Gusht

1 Vit Konvikt + Mensë

= 1500 €

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

1350 € = 650 €1350 € = 650 €1350 € = 650 €1350 € = 650 €1350 € = 650 €1350 € = 650 €

FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT

PsikologjiSociologjiMësues i Ciklit të UlëtMësues i Arsimit ParashkollorGjuhë AnglezeGjuhë dhe Letërsi Arabe

PROFILBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

“Joana sh.p.k”, gaz i lëngët në Përmet!

Adriatik Qamo është një prej sipër-marrësve përmetarë, me një firmë që

tashmë është po aq e domosdoshme atje, sa edhe firmat e tjera, që u sigurojnë nje-rëzve bukën, qumështin, bulmetrat, zar-zavatet, mishin. Firma e tij “Joana sh.p.k”, një firmë shitje dhe shpërndarjeje e gazit të lëngët, është tashmë pjesë e çdo famil-jeje përmetare, sepse me gaz sigurohet sot gatimi, me anë të bombolave 5 kg, 10 dhe 25 kilogramshe. Gatimi me plita dhe furra pjekjeje në sobat shtëpiake, të instaluara në pjesën e brendshme të kuzhinave. Por edhe gatimi në kopshte dhe çerdhe, në fast-foode dhe piceri, bar-kafe dhe restorante, që në qytetin piktoresk të Përmetit janë të shumta, pothuaj në çdo 50 metra. Me gaz të lëngët të firmës “Joana sh.p.k” furnizo-hen familjet dhe institucionet, apo entet tregtare. Por me gaz të lëngët, për nevoja ngrohjeje në stinën e ftohtë të dimrit gji-thashtu plotësohen nevojat e familjeve përmetare dhe institucioneve publike, si shkollat, kopshtet, çerdhet, administrata shtetërore. “Joana sh.p.k” ka distributorin e saj në zemër të qytetit, ngjitur me Gurin e madh, një prej simboleve përfaqësuese të qytetit të trëndafilëve. Kështu, “Joana sh.p.k” jo vetëm që shet e shpërndan, por edhe u garanton dhe u siguron klientëve të saj cilësi të gazit të lëngët, që e merr nga “Petrolifera” e njohur në Vlorë (gaz i lëngët nga Italia), garanci dhe siguri që vjen nga bashkangjitja që u bëhet bombolave të gazit me konstruksione, apo udhëzime të sakta mbi përdorimin e bombolave. Kjo është një prej standardeve të krijuara nga “Joana sh.p.k” dhe nga Adriatiku, si sipërmarrës dhe menaxher i këtij biznesi. Ja disa prej udhëzimeve, që çdo përdo-

rues i gjen në fletë-palosjen që shoqëron bombolën e gazit: Bombola nuk duhet të përmbyset ose të lihet e shtrirë. Zëvendë-simi i bombolës nuk duhet të bëhet në prani të f lakës, thëngjijve ose pajisjeve elektrike në funksionim. Para se të bëhet zëvendësimi, duhet siguruar që ventili i bombolës, që do të zëvendësohet dhe ai i bombolës plot janë të mbyllur. Guarni-cioni ndërmjet ventilit dhe regullatorit, ose djegësit të kaminetos duhet të ndë-rrohet për çdo zëvendësim të bombolës.

Pajisjet përdoruese të futur në mobiliet e kuzhinave, kuzhinat e montueshme e të ngjashme, duhet të lidhen me bombolën me tub fleksibël prej çeliku inoksidabël me paret të vazhdueshëm. Mbas çdo zëvendë-simi të bombolës, duhet të kryhet prova e hermecitetit të instalimit me ujë e sapun. Asnjëherë të mos bëhet prova me flakë. Mbas kësaj të bëhet prova e ndezjes së pajis-jes së gatimit, ose të ngrohjes.

Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Adriatik Qamo