gazeta 77 news botimi nr 196

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E MARTË, 8.09.202 VITI I - NR.96 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Nis konsultimi i Planit Urbanistik, Basha: Tirana përballë ndryshimeve rrënjësore!................f.2 Motra e viktimës: Punonjësi i Reneas më vrau vëllanë, prokuroria s’ka hetuar drejtë!.................................f.4 Intervistë/Aliaj: Puka turistike, duhet të bëhet realitet!..........................................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/ Fatbardh Disha: Pedagogët janë të kualifikuar dhe bashkëpunues!.f.7 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.3 Kuvendi voton sot heqjen e imunitetit, Ë shtë normale të nd- jeheni të lënduar, të dobët ose të inato- sur pasi keni humbur punën. Lajmi i mirë është se pavarësisht stresit të humbjes së punës dhe papunësisë, ka shumë gjëra që ju mund të bëni për të marrë në kontroll situatën dhe për të ruajtur guximin tuaj. Ju mund t'i kaloni këto kohë të vështira duke u kujdesur për veten dhe duke marrë mundësinë për të rimenduar qëllimet tuaja karrieristike dhe për të rizbuluar çfarë iu bën me të vërtetë të lumtur. Humbja e një pune është stresuese. Punët tuaja janë shumë më shumë sesa thjesht mënyra si ju krijoni jetën tuaj. Ato influencojnë mënyrën se si ju e shihni veten, po ashtu si edhe mënyrën se si të tjerët ju shohin ju. Puna iu jep ju një strukturë, synime dhe kuptim. Kjo është arsyeja pse humbja e një pune është një nga gjërat më stresuese që ju mund të përjetoni. Përveç humbjes së të ardhurave, humbja e një pune gjithashtu shkakton humbje të tjera të mëdha, disa prej të cilave madje do të jenë të vështira për t'u përballuar: Humbja e identitetit profesional. Humbja e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit. Humbja e rutinës së përditshme. Humbja e aktiviteteve të qëllimshme. Humbja e sensit të sigurisë. Hidhërimi është normal pas humbjes së një pune. Hidhërimi është një përgjigje natyrale për humbjen dhe kjo përfshin edhe humbjen e një pune. Humbja e një pune iu detyron ju të bëni ndryshime të shpejta. Ju mund të ndjeheni të ina- tosur, të lënduar, në panik, të përjashtuar dhe të frikësuar...>> VIJON NË FAQEN 2 Të jesh pozitiv, gjatë kërkimit për punë! PD dhe PS bien dakord!

Upload: gazeta-77news

Post on 07-Mar-2016

241 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Gatera 77 news e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 news botimi nr 196

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E MARTË, 8.09.202 VITI I - NR.96BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Nis konsultimi i Planit Urbanistik, Basha: Tirana përballë ndryshimeve rrënjësore!................f.2 Motra e viktimës: Punonjësi i Reneas më vrau vëllanë,

prokuroria s’ka hetuar drejtë!.................................f.4 Intervistë/Aliaj: Puka turistike,

duhet të bëhet realitet!..........................................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/ Fatbardh Disha:

Pedagogët janë të kualifikuar dhe bashkëpunues!.f.7

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.3

Kuvendi voton sot heqjen e imunitetit,

Është normale të nd-jeheni të lënduar,

të dobët ose të inato-sur pasi keni humbur punën. Lajmi i mirë është se pavarësisht stresit të humbjes së

punës dhe papunësisë, ka shumë gjëra që ju mund të bëni për të marrë në kontroll situatën dhe për të ruajtur guximin tuaj. Ju mund t'i kaloni këto kohë të vështira duke u kujdesur për veten dhe duke marrë mundësinë për të rimenduar qëllimet tuaja karrieristike dhe për të rizbuluar çfarë iu bën me të vërtetë të lumtur.

Humbja e një pune është stresuese. Punët tuaja janë shumë më shumë sesa thjesht

mënyra si ju krijoni jetën tuaj. Ato influencojnë mënyrën se si ju e shihni veten, po ashtu si edhe mënyrën se si të tjerët ju shohin ju. Puna iu jep ju një strukturë, synime dhe kuptim. Kjo është arsyeja pse humbja e një pune është një nga gjërat më stresuese që ju mund të përjetoni.

Përveç humbjes së të ardhurave, humbja e një pune gjithashtu shkakton humbje të tjera të mëdha, disa prej të cilave madje do të jenë të vështira për t'u përballuar:

Humbja e identitetit profesional. Humbja e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit. Humbja e rutinës së përditshme. Humbja e aktiviteteve të qëllimshme. Humbja e sensit të sigurisë. Hidhërimi është normal pas humbjes së një pune. Hidhërimi është një përgjigje natyrale për

humbjen dhe kjo përfshin edhe humbjen e një pune. Humbja e një pune iu detyron ju të bëni ndryshime të shpejta. Ju mund të ndjeheni të ina-tosur, të lënduar, në panik, të përjashtuar dhe të frikësuar...>> VIJON NË FAQEN 2

Të jesh pozitiv, gjatë kërkimit për punë!

PD dhe PS bien dakord!

Page 2: Gazeta 77 news botimi nr 196

2 E MARTË, 18 SHTATOR 201277 NEWS AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

<< VIJON NGA FAQJA Ajo që ju duhet të dini është se këto emocione janë normale. Ju keni çdo të drejtë të jeni i mërzitur, kë-shtu që pranojini ndjenjat tuaja dhe lehtë-sojeni veten.

Gjithashtu, kujtoni që shumica, nëse jo të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë përjetuar dështime më të mëdha në karrierat e tyre. Por, ato i kanë ndryshuar krejtësisht këto dështime duke mbledhur forcat, duke më-suar nga kjo eksperiencë dhe duke provuar përsëri. Kur ju ndodhin gjëra të këqija ose kur ngeleni të papunë, ju duhet të bëheni më të fortë dhe më elastikë në procesin e tejkalimit të tyre.

Këshilla për përballimin e stresit të humb-jes së punës:

1. Përballuni me ndjenjat tuaja. Frika, depresioni dhe ankthi do t'ua bëjë

më të vështirë kërkimin për punë, kështu që është e rëndësishme të përshtateni akti-visht me ndjenjat tuaja. Njohja dhe sfidimi i mendimeve negative do t'iu ndihmojë të pranoni humbjen dhe të vazhdoni përpara.

2. Mbijetojuni valëve emocionale të pa-punësisë.

Shkruani për ndjenjat tuaja. Shprehni çdo gjë që ju ndjeni rreth të qënit i papunë, duke përfshirë gjërat që ju do të donit t'i kishit thënë shefit tuaj.

Pranoni realitetin. Përpiquni ta pranoni situatën. Sa më shpejt e bëni këtë, aq më mirë mund të përparoni në fazën tjetër të jetës tuaj.

3.Kërkoni mbështetje tek njerëzit që besoni.

Ndajeni atë nëpër të cilën po kaloni me njërëzit që doni dhe iu besoni. Kërkoni mbështetjen për të cilën keni nevojë. Mos u përpiqni ta përballoni vetëm stresin e humbjes së punës. Shmangeni tendencën për t'u izoluar!

4. Bashkohuni me një klub pune. Persona të tjerë që kërkojnë punë mund

të jenë një burim i paçmueshëm inkura-jimi, mbështetjeje dhe drejtues për gjetje pune. Duke qenë rreth kërkuesve të tjerë për punë, mund të jetë motivuese dhe iu sjell energji.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Bashkia e Tiranës ka nisur fazën tre-mujore të konsultimeve me grupet

e interesit për Planin Urbanistik të krye-qytetit. Kryebashkiaku Lulzim Basha e ka nisur këtë proces me njësinë bashkiake nr.8. Në konferencën e Javës Arkitekturore të Tiranës, Basha tha se kryeqyteti është para një ndryshimi rrënjësor. “Konsultimet me qytetarët dhe grupet e interesit do të

kulmojnë me miratimin e Planit Urbanis-tik. Ndodhemi para shanseve të mëdha për ndryshimin rrënjësor të qytetit, një ndryshim që do të ndodhë me vulën dhe aprovimin e banorëve të kryeqytetit. Plani urbanistik në përfundim do të jetë tabloja, piktura, vepra e artit e përbërë nga mijëra elemente, tek e cila do gjejnë veten qytetarët e Tiranës”, është shprehur kryebashkiaku.

"Plani i Tiranës Metropolitane" shtrihet në 8 njësi vendore, dy nga të cilat bashki dhe 6 komuna. Kjo shënon një risi, një model bashkëpunimi dhe natyrisht bën të mun-dur, që qytetarëve t`u krijohen kushte më të mira të lëvizjes, shërbimit dhe infrastruk-turës. Në hartimin e këtij Plani, në nivelin e grupit teknik dhe strategjik janë përfshirë ekspertët më të mirë vendas, urbanistë, ar-kitektë, profesorë të Universiteteve publike dhe private, publicistë, ekspertë të mjedisit dhe ekonomisë, historianë dhe studiues por edhe studentë. Në hartimin e Draft Planit, është parashikuar që gjithë metropoli i Ti-ranës, nga 850 mijë banorë që është sot të kalojë 1 milionë banorë, ndërkohë që vetë qyteti i Tiranës parashikohet që nga 600 ne 650 mijë që është sot, do të shkojë në rreth 800 tek 850 mijë banorë.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Nis konsultimi i Planit Urbanistik, Basha: Tirana përballë ndryshimeve rrënjësore!

Shqiptarëve do t’iu ofrohen mundësi punësimi në Katar për ndërtimin e

veprave të mëdha për Lojrat Olimpike të vitit 2020. Kjo do të bëhet e mundur falë një marrëveshje bashkëpunimi që minis-tri i Punës, Spiro Ksera ka nënshkruar me homologun e tij Hasser Al-Hemedi. Marrëvëshja do të rregullojë rekrutimin e fuqisë punëtore nga Shqipëria dhe punë-simin në Shtetin e Katarit, në përputhje me ligjet dhe procedurat përkatëse të zba-

tuara në të dy shtetet. Ministria e Punës e Shtetit të Katarit do t’i paraqesë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë ofertat e punë-dhënësve nga Katari për punësimin e fuqisë punëtore. MPCSSHB me strukturat e saj do të ndërmarrë hapat e nevojshme për të përzgjedhur punëkërkuesit shqiptarë që përmbushin kërkesat e ofertave. Fuqia punëtore e përzgjedhur në Shqipëri dhe që plotëson kërkesat dhe kualifikimet e punë-

dhënësve në Katar, të specifikuara përfundi-misht, përzgjidhet nga punëdhënësi ose një zyrë rekrutimi e autorizuar nga Ministria e Punës. Punëdhënësit do të specifikojnë në ofertat e tyre kualifikimet e kërkuara, përvo-jën dhe specializimet e kryera, kohëzgjatjen e kontratës, kushtet e punësimit, pagesën si dhe periudhën e provës dhe lehtësirat li-dhur me transportin dhe strehimin.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Shqiptarët mundësi punësimi në Katar, nënshkruhet marrëveshja!

Page 3: Gazeta 77 news botimi nr 196

E MARTË, 18 SHTATOR 2012 77 NEWS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 420 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 24 Shtator.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

POLITIKË

Qendra e studimit «Schritte» ofron vend pune part time Mësues/e të Gjuhës Angleze. [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

“Reforma në drejtësi është një pikë kyçe për integrimin e Shqipërisë”! Deklarata

vjen nga kryetarja e parlamentit të Austrisë Barbara Prammer, e cila ka mbajtur një fjalim përshëndetës përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo ka shfrytëzuar këtë takim me ligjvënësit shqiptarë për t'i

bërë apel që të punojnë shumë me reformat, duke kujtuar se Shqipëria do të mund ta marrë statusin e vendit kandidat në Bash-kimin Europian vetëm duke përmbushur 12 rekomandimet e Komisionit Europian. “Reforma në drejtësi është me rëndësi për integrimin e vendit tuaj. Austria mbështet marrjen e statusit dhe çeljen e anëtarësimit të Shqipërisë. 12 kriteret janë kusht dhe prandaj reforma në drejtësi është një pikë kyçe dhe duhet të bëhet një punë bindëse. Shqipëria duhet të tregojë përpjekjet e saj për të realizuar reformat. Në këtë kohë, BE-ja ka nevojë për aspirues të plotë dhe të besueshëm dhe reformat janë rruga e vetme për të arritur një besueshmëri”, është shpre-hur kryeparlamentarja austriake. Ndërkohë më herët, pasi ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Pram-

mer ka bërë të ditur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp se brenda tetorit do të jetë gati baza ligjore për rikthimin e armëve të heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënder-beut në atdhe dhe ekspozimin e tyre gjatë vitit jubile të 100-vjetorit të Pavarësisë. “Zo-nja kryeparlamentare përmendi që ne prej shumë vitesh kemi marrëdhënie shumë të mira. Shpresoj që parlamenti të punojë, pasi baza ligjore është gati për të sjellë shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut”, konfirmoi Prammer. Ajo vlerësoi marrëdhëniet shu-më të mira mes dy vendeve dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë, jo vetëm për integrimin europian, por edhe për projekte të tjera të rëndësishme e shkëm-bimin e eksperiencave parlamentare.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Kryeparlamentarja e Austrisë flet në Kuvendin e Shqipërisë

Prammer-deputetëve: Reforma në drejtësi, kyçe për integrimin!

Kuvendi voton sot heqjen e imunitetit, PD dhe PS bien dakord!

Kuvendi pritet të miratojë sot heqjen e imunitetin. Opozita dhe mazhoranca

duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për të miratuar në Kuvend draftin konsen-sual me ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit. Vendimi është bërë i ditur në mbledhjet e grupeve parlamentare të Partisë demokratike dhe Partisë Socialiste. Kryeministri Sali Berisha është shprehur optimist për votimin brenda pak ditëve të ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit. Gjatë mbledhjes së grupit par-lamentar të Partisë Demokratike, kryemi-nistri Sali Berisha ka deklaruar se pritet në

ditët që vijnë të votohet imuniteti. Ai ka përshëndetur seancën e dëgjesës së pake-tës së propozimeve të Partisë Socialiste për ndryshimet Kushtetuese. “Në ditët në vijim pritet të votohet heqja e imunitetit, në inte-resin më të mirë të qytetarëve. Ndryshimet kushtetuese mund të jenë veçse konsen-suale. Në këtë rast ai që fiton është vendi dhe mendoj se ky është mesazhi më i duhur që i dërgojmë partnerëve tanë, ndaj të cilëve kemi detyrime të jashtëzakonshme. Falen-deroj deputetët që kontribuan për draftin e heqjes së imunitetit”, është shprehur kryeministri. Gjithashtu, Partia Socialiste

ka mbledhur grupin parlamentar që ka vendosur që të votojë heqjen e imunitetin në seancën e radhës parlamentare. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga kryetari i gru-pit parlamentar demokrat Gramoz Ruçi. Konferenca e kryetarëve miratoi kalenda-rin tre javor të punimeve me konsensus mes palëve. Seanca e radhës parlamentare është përcaktuar të mbahet sot në orën 11:30. Ndërkohë rreth ores 11:00 të ketë një takim mes dy krerëve të grupeve parla-mentare, Astrit Patozit dhe Gramoz Ruçit.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Barbara Prammer

Page 4: Gazeta 77 news botimi nr 196

E MARTË, 18 SHTATOR 201277 NEWS

T.R Trade&Distribution ofron vend pune Menaxhere Marketingu. Kontaktoni në www.albredstone.com/ Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Marie Prendi, nga Tirana denoncon në “77 News” hetimin e paplotë që ka

bërë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin në lidhje me vrasjen e vëllait të saj Elidon Prendi, (nga një punonjës i “Reneas”) në datën 19.12.2011, në banesën e tij, në fshatin Gorre të Komunës Fushë Kuqe, në prezencë të gruas dhe fëmijës një vjeç. Aktualisht, pre-tendimet e familjarëve të viktimës janë anki-muar në Prokurorinë e Përgjithshme, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, motra e viktimës kërkon mbë-shtetje nga shteti për nipin dhe mbesën, të cilët kanë mbetur jetimë. Maria shprehet e indinjuar dhe është e sigurtë se shumë të vërteta iu “faturuan” të vdekurit (jo shokëve të tij apo autorit të veprës penale) dhe në këto kushte kërkon të drejtën e vëllait të saj, pasi atij i është cënuar e drejta e jetës duke mos u gjykuar ashtu siç parashikon legjislacioni. 46-vjeçarja shprehet se nëse

Prokuroria e Përgjithshme nuk shfuqizon vendimin e Prokurorisë së Kurbinit, atëherë çështjen do ta ankimojë në Gjykatën e Stras-burgut. Nga ana tjetër, vendimi i pushimit të Prokurorisë së Kurbinit thotë se vrasja e shtetasit Elidon Prendi është kryer në kush-tet e mbrojtjes së nevojshme dhe duke qenë se autori ka vdekur, çështja duhet pushuar.Më tregoni rrethanat si u vra vëllai juaj?

Unë kam patur dy vëllezër dhe një motër, por në datën 19 dhjetor 2011 ora 12.00, njëri prej vëllezërve u vra nga forcat “Renea” gjatë një operacioni në shtëpinë e tij, teksa qën-dronte me bashkëshorten, fëmijën një vjeç dhe disa shokë të tij (tre persona) të cilët kishin ardhur një orë më parë në banesë. Ndalimi i vëllait do të bëhej pasi ishte dë-nuar në mungesë me katër vjet heqje lirie për një vepër që ai nuk e pranonte (vjedhje e kryer ne bashkëpunim). Vëllai banonte me qira në Gurrëz të Laçit, kurse vendbanimin e kishte këtu në Tiranë. Sqaroj se vëllai sapo mësoi për planin e policisë, u largua nga dri-tarja, por me vete nuk kishte asnjë lloj arme (granatë) ashtu siç pretendonte prokuroria. Ai u gjet i vrarë dy metra larg shtëpisë.Në lidhje me pretendimet tuaja, çfarë rruge juridike ndoqët?

Menjëherë ne familjarët kemi bërë kallë-zim penal në prokurori, pasi pretendojmë se vëllai u vra me dashje dhe jo në kush-tet e mbrojtjes së nevojshme. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, padrejtësisht e pushoi këtë çështje në datë 12.07.2012.

Gjithsesi, aktualisht çështja është në Proku-rorinë e Përgjithshme, ku ne kemi kërkuar zbardhjen e plotë të saj. Ne kemi kundër-shtuar faktin se vëllai mbante granatë në dorë pasi këto dy granata i kishin sjellë në shtëpi një orë më parë shokët e tij. Ai nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, gjithashtu bashkëshortja e tij nuk është marrë në pyetje për të thënë të vërtetën. Ndërkohë, personat e tjerë, që i kishin sjellë armët dhe kishin ardhur në shtëpi (një orë para ngjarjes) kanë dhënë dëshmi të rreme dhe çdo përgjegjësi i ka kaluar të vdekurit. Për mendimin tonë, prokuroria ka bërë një hetim të padrejtë dhe të paplotë, duke thënë që në armë nuk u gjetën shenjat e gishtërinjve. Kërkojmë një orë e më parë zbardhjen e kësaj vrasjeje si dhe të dënohen përgjegjësit kryesorë. Sa fëmijë kishte vëllai juaj dhe çfarë kërko-ni për ta?

Vëllai ka pasur dhe një martesë të parë nga e cila ka një fëmijë tjetër. Të dy fëmijët e tij jetojnë në kushte shumë të vështira, pa strehë e pa përkrahje nga shteti. Ky i fundit duhet të marrë masat që fëmijëve t’u lidhet një pension. Vëllain m’a kanë vrarë padre-jtësisht dhe askush nuk kishte të drejtë t’i merrte jetën. Ai duhet të vuante dënimin në burg në bazë të veprës së parë për të cilën ishte dënuar. Mënyra sesi ai u vra ishte njësoj si një pushkatim pa gjyq.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Motra e viktimës: Punonjësi i Reneas më vrau vëllanë, prokuroria s’ka hetuar drejtë!

Marie Prendi

Page 5: Gazeta 77 news botimi nr 196

E MARTË, 18 SHTATOR 2012 77 NEWS

Bar Corner ofron vend pune Kamarier dhe Banakier. Kontaktoni në: www.albredstone.com / Për më tepër: www.njoftime.com

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021 në Pukë”!

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Besmira Aliaj, e reja nga qyteti i Pukës, në një intervistë për “77 News” thotë

se zhvillimi i turizmit malor në këtë qytet, hapja e bujtinave dhe rregullimi i infras-trukturës rrugore, do të ndikonte duke sjellë zhvillim ekonomik në këtë qytet si dhe në hapjen e hapësirave të reja të punësimit. Sipas saj, pushteti vendor si dhe të rinjtë duhet ta promovojnë qyte-tin me synim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve dhe investitorëve, pasi Puka ka shumë peizazhe të bukura. Lidhur me tryezat e organizuara nga Lëvizja Shqipëria e Re, Aliaj thotë se të tilla or-ganizime i japin prioritet mendimit dhe ideve të të rinjëve.

Si paraqitet situata e punësimit në qytetin e Pukës?

Mundësitë për të gjetur një punë në Pukë janë të pakta. Të rinjtë, përgjithësisht, lar-gohen për ta gjetur veten diku tjetër. Të vetmet mundësi këtu janë institucionet shtetërore, por edhe ato vende shpeshherë zihen në mënyrë jo transparente. Çfarë sugjeroni ju për të përmirësuar situatën?

Turizmi në Pukë, nëse zhvillohet, do të sjellë punësim dhe mirëqënie. Ngritja e bu-jtinave të shumta si dhe zhvillimi i sportit të skive, madje edhe organizimi i një kam-pionati, do të sillte turistë dhe të ardhura për ne. Puka ofron natyrë mbresëlënëse,

ushqim të shëndetshëm (bio), ujë cilësor si dhe një mikpritje të ngrohtë. Si funksionon sistemi arsimor në Pukë?

Sistemi arsimor funksionon normalisht. Kohë më parë, shkolla e qytetit u rikonstruk-tua, gjithashtu edhe stafi i mësuesve mendoj se përkushtohet ndaj nxënësve. Në fshatra, situata ka nevojë për përmirësime pasi shumë klasa bëjnë mësim bashkë. Si funksionojnë shërbimet sociale?

Ndihma për familjet në nevojë nuk është e mjaftueshme. Përkrahja mungon edhe për personat me aftësi të kufizuar. Ndërsa shërbimi në spital është i mirë edhe pse ka mungesa medikamentesh apo staf të vogël mjekësor. Lëvizja Shqipëria e Re, organizoi në qyte-tin e Pukës tryezën, e cila mblodhi rreth vetës të rinj të shumtë, ndër ta ishit edhe ju. Të gjithë dhanë ide konkrete sesi mund të përmirësohet situata e punësimit, arsi-mit dhe shërbimeve sociale në këtë qytet. Kjo forcë e re politike, më pas do të kri-jojë edhe platformën e ideve, të cilat do të sugjerohen për institucionet që kanë fuqi vendimmarrëse. Si e vlerësuat këtë tryezë?

Tryeza ishte e domosdoshme dhe për këtë përgëzoj Lëvizjen Shqipëria e Re. Ishte hera e parë që organizohej një tryezë e tillë në Pukë. Rinia e këtij qyteti ka shumë nevojë për të tilla aktivitete. Shpresoj që këto të fundit të organizohen edhe në të ardhmen.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Aliaj: Puka turistike, duhet të bëhet realitet!

Besmira Aliaj

Page 6: Gazeta 77 news botimi nr 196

6 E MARTË, 18 SHTATOR 201277 NEWS KURIOZITETE

shall we dan

ce?Filloni hapat e pare t jetës suaj bashkeshortore duke vallezuar. . .

Adr. nr. 1 Rr.”Myhedin Llagami” Telefon 042 235 118 / 068 24 24 003 Adr. nr. 2 :Rr.”Medar Shtylla” në hyrje të komuna e parisit, 001 Tirana, AlbaniaEmail: [email protected] www.tiranadancestation.com

Deti i thatë!

Gruaja më e vogël, ka ëndërra të mëdha!

ELECTRONIC.LINE ofron vend pune si: Prezantuese/Shitëse. Dërgoni CV në: [email protected]./Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Në pamje të parë duket sikur është një kukull e gjallë! E kemi fjalën për

vajzën më të shkurtër në botë. Ajo quhet

Jyoti Amge dhe është nga India. Pesha e saj është vetëm 6 kg, ndërsa e gjatë është 62.8 centimetra. Tashmë, ajo është 18 vjeç dhe

mund të jetë e vogël në shtat, por ëndrrat e saj janë shumë të mëdha.

Jyoti vuan nga një sindromë e quajtur achondroplasia, që nuk e lejon të rritet. Kur mbushi 18 vjeçe, në dhjetorin e kaluar, ajo fitoi rekordin Guinness dhe për ta kënaqur veten, ajo e ktheu realitet ëndërrën e saj për të vizituar Londrën.

“Jam shumë e gëzuar që jam gruaja më e shkurtër në botë. Çmimi Guinness më bëri që të ndjehesha më mirë. Ndjej që më duan, ndjej të jem e veçantë dhe e rëndësishme. Ëndërra ime ka qenë të vizitoj Londrën, të shoh Tower Bridge, London Eye dhe muzeun e Madame Tussauds”, deklaroi ajo.

Ka njerëz që e shikojnë pa ia ndarë sytë, apo të tjerë që duan të fotografohen me të, por 18 vjeçarja tashmë është mësuar me të gjitha këto. Jyoti nuk ndalet me kaq, ajo ëndërrohet të bëhet një aktore e Hollywoo-dit dhe shpreson se një ditë do t’ia arrijë qëllimit.

Përgatiti: Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Nëse iu bie rruga nga Bolivia, mos harroni të vizitoni dhe zonën e detit të thatë, të kripur, i cili të zgjon ndjesinë e shëtitjes në qiellin blu. Zona e cila të krijon iluzionin e të ecurit mbi ujë është afërsisht 10 milion metër katrorë dhe përbën liqenin më të madh të thatë dhe të kripur në botë. Për ta provuar këtë zonë të pakufi, duhet të bëni një udhëtim 4-ditor me makinë nga Ujuni në Kili. Në vazhdim do të përballemi me një pasqyrë gjigande.

Përgatiti: Xhulia ZefiPër më tepër: www.newnews.al

Page 7: Gazeta 77 news botimi nr 196

E MARTË, 18 SHTATOR 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

Adresa: Rr. e Elbasanit, kl 12 Kryqëzimi Petrele-Tiranë

Cel: +355 69 64 79 918e-mail: [email protected]

KROKODILIBar - Restorant

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ditë pozitive për njohje të reja. Fundi i verës duket se iu ka ngritur vrullshëm moralin për të shfrytëzuar çdo hapësirë argëtimi deri në maksimum.

Demi: Një ditë e cila nuk është dhe aq favorizuese për ju. Nuk duhet të ndër-merrni hapa deçizivë në ditën e sotme.

Binjakët: Një ditë stabël për ju kjo e sotmja. Një fillim jave normale pa shumë surpriza.

Gaforrja: Një ditë e cila duhet shfry-tëzuar përsa i përket anës financiare.

Luani: Kujdes me shpenzimet pasi nuk është dita e duhur për ta tepruar.

Virgjëresha: Ana financiare po shkon më së miri për ju dhe kjo iu ka bërë që të shëndosheni ekonomikisht.

Peshorja: Personat beqarë duhet të jenë të kujdesshëm sot pasi duhet të mendohen mirë përpara se të ndërma-rrin hapa.

Akrepi: Ditë pozitive kjo fillim jave për akrepat. Raporti me partnerin duket se ecën më së miri, ndërsa për ata beqarë do të ketë shumë hapësira për njohje të reja.

Shigjetari: Raportet me miqtë ecin më së miri, kujdes gjatë bisedave me ta pasi jo gjithçka diskutohet me këdo.

Bricjapi: Puna është ajo që do iu pre-okupojë më së tepërmi ditën e sotme.

Ujori: Romanca do iu shoqërojë ditën e sotme ku marrëdhënia me partnerin është në ditët e saj më të mira.

Peshqit: Sot është një ditë në të cilën mund të vini re realizimin e disa nga punët që keni nisur prej kohësh.

FMS ofron vend pune. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën e poshtëshënuar: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Ura e Tabakëve në qytetin e Tiranës ësh-të ndalesa tjetër e projektit "Vitrina

në Familje". Studenti Fatbardh Disha na priti për këtë takim në një lokal të zonës, ku ai punon prej vitesh. Fatbardhi studion në degën Shkenca Politike. Në këtë takim, ne mësuam më shumë mbi jetën, profesio-nin dhe arsyet e studimit në universitetin "Vitrina". "Kam 16 vjet që merrem me menaxhimin e restoranteve, një punë që më ka sjellë gjithnjë më pranë njerëzve dhe mund të them që në këtë punë, komuni-kimi është shumë i rëndësishëm'', shpre-het Fatbardhi. Përsa i përket zgjedhjes së universitetit "Vitrina", Fatbardhi thotë që aty ai ka gjetur mundësinë më të mirë për

studimet e tij. "Tek 'Vitrina', unë gjeta një mundësi të mirë, që së fundmi dhe unë të realizoja këtë dëshirë, të studioja shkenca politike, aty komunikimi është perfekt, gjë që unë e vlerësoj shumë, ka një staf të përgatitur dhe shumë bashkëpunues'', shprehet Fatbardhi. Sipas këtij studenti, një gjë që duhet vlerësuar më së shumti në këtë universitet, janë risitë që ai sjell. ''Përveç mësimit, i cili kryhet rregullisht, gjatë vitit janë realizuar edhe disa semi-nare shkencore me të ftuar të shumtë nga disa fusha të jetës, duke qenë se mua më pëlqejnë debatet dhe komunikimi, aty jam ndjerë shumë mirë dhe ka qenë një eksperincë mjaft e vyer për mua e për stu-dentët e tjerë'', shprehet Fatbardhi. Sipas tij, Shkencat Politike janë një degë, ku ai mund të mësojë më shumë mbi kontakte më njerëzit, mund të mësojë menaxhimin e situatave në rrethana të ndryshme. Gji-thashtu, mësuam se Fatbardhi ka dhe një fëmijë dhe e ka shumë të vështirë për ta menaxhuar kohën. "Është vërtet vështirë, vetëm dita e dielë më mbetet për familjen, pasi unë përveç studimeve, edhe punoj, jam munduar të gjej një të mesme të artë e të plotësoj të gjitha drejtimet", shprehet Fat-bardhi. Në këtë intervistë për ''77 News'', studenti i shkencave politike vlerëson këtë projekt, duke thënë se ai sjell më shumë bashkëpunim mes studentit dhe universi-tetit "Vitrina".

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Fatbardh Disha: Pedagogët janë të kualifikuar dhe bashkëpunues!

Fatbardh Disha

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 news botimi nr 196

8 E MARTË, 18 SHTATOR 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

KRIJOJE VETËÇdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina

në sejcilin prej Fakulteteve, vetëm 550 € / vit

plus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 24 shtator

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

PROFIL

Mirësevini në hanin “Nikë Doni” në Vermosh!Turizmi në Vermosh, aty ku do shijoni kënaqësi dhe argëtim!

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Për të arritur fshatin Vermosh, do të marrësh rrugën nga Shkodra në Ver-

mosh, do të kaloni nëpër fshatrat Tamarë dhe Lepushë, ku të gjithë banorët do të jenë të gatshëm për t’iu udhëzuar në drejtimin e duhur. Një rrugë që ia vlen të bëhet me kënaqësi për të arritur në një fshat autentik dhe tradicional, ku fshatarët kanë ndjekur rrugën e tyre të jetës pa prekur dhe harruar brezat. Nuk ka tjetër vend më të mirë për të provuar zakonet dhe traditat shumëvje-çare të malësorëve shqiptarë. Kultura e tyre ka një trashëgimi të mikpritjes që daton prej shekujsh me të cilën krenohen edhe sot. Zgjedhja për të qëndruar në një han tradicional është mënyra më e mirë për të përjetuar bukurinë dhe trashëgimitë e kësaj zone. Nuk ka vend më ideal se hani Nikë Doni për t'i bërë pushimet tuaja të paharrueshme. Një shtëpi kjo e rrethuar nga bari, lulet, pemët dhe ajri i pastër. Në mjediset e saj do të mund të gjeni një at-mosferë dhe klimë mjaft relaksuese, e cila do të shoqërohet me aktivitete nga më të ndryshmet për ta bërë sa më të kënd-shëm qëndrimin tuaj në këtu. Shtëpia ka një sistem dhe mobilim shumë të mirë, dhoma gjumi, guzhinë, tualet dhe dush, një shtëpi modeste, e thjeshtë dhe mjedis fshatar, e cila do të të sigurojë një qëndrim të rehatshëm dhe mbresëlënës. Ushqimi që shërbejnë për ju vizitorë dhe turistë të këtij hani, është ai tradicional i zonës ku spika-tin: qumësht, gjalpë, vezë, mish derri, mish qengji, patate, etj. Të gjitha ushqimet janë bio, të përgatitura nga vet pronarët dhe të marra nga bjeshkët e Vermoshit. Këtu do të gjejnë veten dhe do të argëtohen pa masë adhuruesit e sporteve malore dimërore, të

ecjes me kuaj, ski, vrapim, po ashtu edhe ata që dëshirojnë të prekin natyrën, në qetësinë absolute të saj, të ndihmuar dhe të udhëhequr nga punonjësit e këtij hani. Alpet Shqiptare vizitohen nga të dashu-ruarit e natyrës, nga e gjithë bota, të cilët i

shtojnë edhe më shumë gjallëri dhe bukuri Vermoshit. Z.Nikë Doni ju mirëpret dhe sjell për ju gjithë bukurinë dhe traditën e këtij vendi.

Nga Arberora LetiPër më tepër: www.77news.al