gazeta e marsit 2013

12
NGJALLJA Nr. 3 (243) Viti XX i botimit MARS 2013 Çmimi 20 lekë 25 MARS UNGJILLËZIMI I HYJLINDËSES Atëherë Maria tha: “Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate”. Dhe engjëlli u largua prej saj. Sot është nisja e shpëtimit tonë dhe shfaq- ja e misterit të përjetshëm; i Biri i Perëndisë bëhet i Biri i Virgjëreshës dhe Gabrieli ungji- llëzon këtë gëzim. Prandaj, le t’i thërrasim Hyjlindëses: Gëzohu, o Hirplote, Zoti është me ty. (Përlëshorja) Me zërin e kryeengjëllit le të thërrasim te ti, o virgjëreshë e kulluar: Gëzohu, o Hirplote, Zoti është bashkë me ty! (Madhërimi) “Ja Virgjëresha tek do të mbarset, dhe do të lindë djalë, dhe do t’ia vënë emrin Emanuel”, që e përkthyer domethënë, Perëndia bashkë me ne. Intervistë, dhënë për DW, nga Gentian Stratobërdha, përgjegjës për trashëgiminë në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë DW: Zoti Stratobërdha, një sërë grabi- tjesh kanë ndodhur kohët e fundit në kishat ortodokse, të cilat mbrohen si trashëgimi kul- turore nga shteti. Së fundi në janar u dëm- tuan afresket e Onufrit dhe para një jave u grabit kisha e Gjithë Shenjtorëve në Himarë. Përse gjithë këto vjedhje? Ku përfundojnë ikonat e ikonostaset e shumtë, që merren nga këto kisha? TRASHËGIMI E PAMBROJTUR Stratobërdha: Ekziston, një treg i zi, i fsheh- të, me klientë, me njerëz, të cilët merren me kë- të punë në mënyrë jo të rregullt, të jashtëligj- shme. Me siguri, duke parë situatën, gjithë këto vepra përfundojnë në koleksionistë, të çmendur, të dedikuar ndaj këtyre veprave, që me çdo kusht duhet t’i kenë në koleksionin e tyre. Një pjesë e mirë e koleksionistëve dikur më mbrapa mund t’i kenë edhe të ekspozuara dhe ka ndo- dhur edhe në Shqipëri që ka pasur ekspozita nga koleksionistë privatë me ikona dhe me ele- mentë të trashëgimisë sonë kulturore, të cilave nuk u dihet adresa, nuk u dihet burimi nga kanë ardhur, si kanë ardhur, pse u gjendën te ky kolek- sionist. Normalisht nuk mund t’i fajësojmë kolek- sionistët, sepse ata marrin diçka dorë pas dore. Regjistrimi i pasurive, që qarkullojnë në duar të koleksionistëve, duhet të bëhet në mënyrë të rregullt dhe ligjore, duke pasur parasysh origjinën nga ka ardhur, si ka ardhur deri këtu, atëherë të regjistrohet dhe të quhet e rregullt, jo të regjistro- het direkt pa marrë asnjë informacion, sepse i bie të legalizojmë sende të vjedhura nga monu- mente të trashëgimisë sonë kulturore dhe t‘i legalizojmë ato në duart e koleksionistëve, mjaf- ton që ata të vijnë, të nxjerrin një pasaportë dhe kaq. Besoj se tregu ekziston, ndërsa tolerancat Matth. 1:23 (Lluka 1:38) (vijon në faqen 2)

Upload: kishaorthodhokse

Post on 12-Nov-2014

139 views

Category:

Documents


13 download

DESCRIPTION

Gazeta e Marsit 2013

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta e Marsit 2013

1MARS 2013 NGJALLJA

NGJALLJANr. 3 (243) Viti XX i botimit MARS 2013 Çmimi 20 lekë

25 MARSUNGJILLËZIMI I HYJLINDËSES

Atëherë Maria tha: “Ja shërbëtorja e Zotit;le të më ndodhë sipas fjalës sate”. Dheengjëlli u largua prej saj.

Sot është nisja e shpëtimit tonë dhe shfaq-ja e misterit të përjetshëm; i Biri i Perëndisëbëhet i Biri i Virgjëreshës dhe Gabrieli ungji-llëzon këtë gëzim. Prandaj, le t’i thërrasimHyjlindëses: Gëzohu, o Hirplote, Zoti ështëme ty.

(Përlëshorja)

Me zërin e kryeengjëllit le të thërrasim teti, o virgjëreshë e kulluar: Gëzohu, o Hirplote,Zoti është bashkë me ty!

(Madhërimi)

“Ja Virgjëresha tek do të mbarset, dhe dotë lindë djalë, dhe do t’ia vënë emrin Emanuel”,që e përkthyer domethënë, Perëndia bashkë

me ne.

Intervistë, dhënë për DW,nga Gentian Stratobërdha, përgjegjës

për trashëgiminë në KishënOrthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

DW: Zoti Stratobërdha, një sërë grabi-tjesh kanë ndodhur kohët e fundit në kishatortodokse, të cilat mbrohen si trashëgimi kul-turore nga shteti. Së fundi në janar u dëm-tuan afresket e Onufrit dhe para një jave ugrabit kisha e Gjithë Shenjtorëve në Himarë.Përse gjithë këto vjedhje? Ku përfundojnëikonat e ikonostaset e shumtë, që merren ngakëto kisha?

TRASHËGIMI E PAMBROJTURStratobërdha: Ekziston, një treg i zi, i fsheh-

të, me klientë, me njerëz, të cilët merren me kë-të punë në mënyrë jo të rregullt, të jashtëligj-shme. Me siguri, duke parë situatën, gjithë këtovepra përfundojnë në koleksionistë, të çmendur,të dedikuar ndaj këtyre veprave, që me çdokusht duhet t’i kenë në koleksionin e tyre. Njëpjesë e mirë e koleksionistëve dikur më mbrapamund t’i kenë edhe të ekspozuara dhe ka ndo-dhur edhe në Shqipëri që ka pasur ekspozitanga koleksionistë privatë me ikona dhe me ele-mentë të trashëgimisë sonë kulturore, të cilavenuk u dihet adresa, nuk u dihet burimi nga kanëardhur, si kanë ardhur, pse u gjendën te ky kolek-

sionist. Normalisht nuk mund t’i fajësojmë kolek-sionistët, sepse ata marrin diçka dorë pas dore.Regjistrimi i pasurive, që qarkullojnë në duar tëkoleksionistëve, duhet të bëhet në mënyrë tërregullt dhe ligjore, duke pasur parasysh origjinënnga ka ardhur, si ka ardhur deri këtu, atëherë tëregjistrohet dhe të quhet e rregullt, jo të regjistro-het direkt pa marrë asnjë informacion, sepse ibie të legalizojmë sende të vjedhura nga monu-mente të trashëgimisë sonë kulturore dhe t‘ilegalizojmë ato në duart e koleksionistëve, mjaf-ton që ata të vijnë, të nxjerrin një pasaportë dhekaq. Besoj se tregu ekziston, ndërsa tolerancat

Matth. 1:23

(Lluka 1:38)

(vijon në faqen 2)

Page 2: Gazeta e Marsit 2013

2 NGJALLJA MARS 2013

janë të mëdha dhe kërkesat po ashtu dhe do tëkemi në vazhdimësi, siç ka ndodhur gjithë këtovite, ikonostase, ikona të ndryshme, elementëkishtarë, pjesë të gdhendura të interiereve tëkishave, që kanë qenë, por nuk janë më.

DW: Si mund të ndalohet ky fenomen. Aka ndodhur që dikush është ndaluar nga po-licia duke vjedhur, apo trafikuar. A ka pasurdënime të këtyre krimeve?

Stratobërdha: Ka pasur një plogështi tëorganeve të rendit dhe indiferencë në mënyrëshumë të theksuar. Sa për dijeni, në kishën eValshit dëmtimi i Onufrit ndodhi dy herë, njëherë është vjedhur para Vitit të Ri dhe një herëmë 4 janar. Pas denoncimit të parë policia nukndërmori kurrfarë veprimi. Atëherë keqbërësiterdhën edhe një herë brenda një jave. Kjo do tëthotë shumë. Nëse brenda një jave vidhet njëvepër e tillë unikale, e vetmja, që konsiderohete pastër dhe e njohur nga dora e Onufrit, atëherëkemi të bëjmë me një sistem jofunksional, tëpavlefshëm të ruajtjes së këtyre vlerave. Shtetiligjërisht duhet t’i mbrojë. Ligji është akoma nëfuqi, që duhet t’i mbrojë. Nuk ka një sistemmbrojtjeje, policia nuk angazhohet. Vjedhësit nuk

TRASHËGIMI E PAMBROJTUR

janë kapur, kështu që të bën të mendosh, se nëmomente të caktuara segmente të caktuara tëkenë bashkëpunim. Duke e parë këtë momenttë indiferentizmit të madh dhe jo rezultate nëkapjen, ose ndalimin e këtij fenomeni, të bën qëtë mendosh se segmente të caktuara të policisëose të organeve, që janë përgjegjëse për ruajtjene monumenteve, mund të jenë bashkëpunëtorëme këta njerëz të krimit artistik, ose të krimit ndajartit të trashëgimisë sonë kulturore. Sepse nenuk kemi raste, që janë kapur, janë dënuar, janëgjetur, i janë rikthyer monumentit, apo i janë ri-kthyer zyrtarisht shtetit përsëri. Janë gjëra, qëmbeten gjithmonë tentativë.

DW: Vjedhjet, që njoftohen, ndodhinkryesisht në objektet ortodokse të kultit, dhejo në objektet e kulteve te tjera fetare. Sishpjegohet kjo?

Stratobërdha: Unë shoh një tendencë negli-zhence, për sa i përket ndodhive në objektet ekultit orthodhoks. Edhe numri i objekteve ështëshumë më i madh. Janë gati 170 monumentekulture të kultit orthodhoks, duke pasur para-sysh, që të kultit katolik dhe të besimit myslimanjanë shumë më pak. Është ndoshta edhe faktise objektet e kultit orthodhoks, duke filluar nga

shekulli i 10-të, 11-të dhe në vazhdimësi deri nëshekullin e 18-të, 19-të, kanë interierë më të pasur.Afresket dhe ikonostaset në objektet e kultitkishtar orthodhoks gjenden me shumicë, inte-rieret e kishave orthodhokse janë të ngarkuarame ornamente të dekoracionit dhe të artit. Pornjë tendencë indiference ndaj objekteve të kultitorthodhoks vihet re, kryesisht nga organet eshtetit. Nuk mund të them se është një tendencëdrejtuar fesë, ose llojit të fesë, që përfaqësojnëkëto objekte, por që deri diku ndihet një indife-rentizëm.

DW: Mendoni se kjo pjesë e trashëgimisëkulturore, është e rrezikuar?

Stratobërdha: Ne humbasim identitetin.Nuk e di, kujt i intereson, që objektet e kultit or-thodhoks të lihen në mëshirë të fatit dhe të dëm-tohen. Ndërsa dikujt nuk i bën përshtypje, sepsendoshta nuk i ndien, ose i ndien shumë larg këtoobjekte kulti të besimit orthodhoks. Por unë me-ndoj, se nuk duhet parë në këndvështrimin, sekëto i përkasin një besimi dhe unë jam i një besimitjetër dhe nuk më interesojnë, edhe nëse prishen.Ato janë trashëgimi e kombit shqiptar, e popullitshqiptar dhe nëse nuk do të ekzistojnë, zhduketnjë histori shumë e madhe prej gati 1500 vjetësh,në mos edhe më tepër. Kjo mund të lidhet meshumë qëllime, ose me shumë interesa të ndry-shme, por edhe ndoshta me atë që shqiptarëtdhe qeveritë, që kanë drejtuar në këto vite, eshohin tendencën në përfitimet e shpejta dheinteresat monetare financiare dhe nuk e shohinnë përfitimin dhe ngritjen e turizmit kulturor mbitrashëgiminë kulturore, të turizmit të prezantimittë identitetit të popullit shqiptar me anë të këtyremonumenteve. Këto monumente po i humbimdita-ditës. Kemi humbur një sasi të madhe të artittë këtyre monumenteve.

Përveç vjedhjeve nuk po restaurohen më. Kemidhjetëra kisha, dhjetëra objekte, që nuk ekzistojnëmë. Janë në lista, por nuk ekzistojnë fizikisht. Kjopo humb dhe pas ca vjetësh ndoshta nuk do të ke-mi më të tilla, siç nuk kemi më ikonostase në fu-shën e Myzeqesë. Atje janë vjedhur të paktën mbi14 kisha dhe në to nuk ekzistojnë më ikonostase,nuk ekziston më asnjë element i brendshëm i in-terierit kishtar, kështu që në një të ardhme shumëtë afërt ne nuk do të kemi më asgjë, nuk do të ke-mi çfarë t’u tregojmë të tjerëve dhe as me çfarëtë krenohemi. Ky destinacion duket se është iqartë. Do na ngelen vetëm fortifikimet militare,vetëm kalatë, kështjellat, që edhe ata po rrënohen,se nuk kemi mundësi t’i mbajmë. Kështu që tra-shëgimia kulturore është në një pikëpyetje shumëtë madhe dhe e ardhmja e saj vihet në dyshim.

(vijon nga faqja 1)

Kisha e 40 Shenjtorëve-Himarë, ku u vodhën pjesë nga ikonostasi.

Afresket e dëmtuara të Onufrit në Valsh.

Page 3: Gazeta e Marsit 2013

3MARS 2013 NGJALLJA

Duke rishfletuar koleksionet e“Ngjallja”, mars 1993, ndesha

editorialin me titull “Një rrezik imadh për autoqefalinë: asfiksiaekonomike”. Kaloja nga paragrafinë paragraf dhe kisha dy ndjesi: atëtë arritjeve dhe hopit të jashtëza-konshëm të bërë në këto dy dekada,por... Por edhe të faktit se shumënga ato probleme mbeten po aqaktuale dhe sot... Në mos edhe mëtepër!

Ne artikull shkruhej se ka qarqeqë “shtiren se përpiqen ta shpë-tojnë Kishën nga rreziku i të pa-surit në krye të një Kryepiskopime origjinë jo shqiptare...”, porgjetkë e kanë qëllimin dhe gjetkëështë rreziku që i kërcënohet Auto-qefalisë... “Kërcënimi themelorpër Autoqefalinë është varfëriaekonomike...”

Dhe më tej flitej për gjendjen qëla persekutimi ateist dhe për kthi-min e pronave, manastireve, përndërtimin e kishave, shkollave,objekteve administrative etj... Po siparaqitet gjendja sot? A ka shumëndryshime?

Nga ato që përmendeshin nëartikull, Manastiri i Ardenicës ukthye në vitin 1995 (pas ndërhyr-jeve ndërkombëtare), kisha e ShënProkopit u kthye po në atë kohë(por nuk plotësohen dokumentetdhe nuk lejohet të rindërtohet);kisha “Burimi Jetëdhënës” nëKorçë vazhdon të jetë muze dhevetëm një pjesë është dhënë përshërbesa; Akademia Teologjike undërtua pa asnjë ndihmë në Mana-stirin e Shën Vlashit (i cili u rindër-tua nga hiçi... pasi Kisha ribleutokat e saj); Kryepiskopata u ve-ndos në një godinë të blerë dhe tërikonstruktuar me fondet e gjeturanga Kryepiskopi (pa asnjë mbështe-tje nga shteti). Vetëm për KishënKatedrale u dha një kompensim përtruallin e zënë nga Hotel Tirana.

20 vjet më parë dhe sot

Rreziku i madh dhe realpër Kishën dhe Autoqefalinë - asfiksia ekonomike

Edhe shumica dërrmuese e kisha-ve, objekteve administrative, shko-llave, klinikave u ndërtuan me fo-ndet e Kishës në troje të blera ngavetë ajo, pa ndihmë nga shteti.Shumica e ikonave dhe e sendevetë shenjta ndodhen ende në duart eshtetit. Kishat monument admini-strohen ende nga shteti. Arkivat eKishës janë ende në zotërim tështetit (që nxjerr edhe të ardhuranga përdorimi i tyre). Janë kthyertepër pak troje rreth kishave dheatje ku nuk ka interesa të “veçanta”(kujtojmë Kakomenë...).

Për të arritur këtë ringritje qëngjan me një mrekulli, më shumëjanë përdorur donacione bujare ngai gjithë globi, të mbledhura meshumë mund nga KryepiskopiAnastas, për të ringritur atë çkaishte shkatërruar. Mbështetja eshtetit ka qenë tepër e pakët, përtë mos thënë inekzistente. Të ar-dhurat nga kishat mjaft të pakta.Të ardhurat nga pronat tepër mini-male. Edhe një fond i posaçëm ngashteti, i dhënë kohët e fundit, përrrogat e punonjësve të komunite-teve fetare (nismë që sidoqoftë, si

e para, duhet përshëndetur), ështëkrejt e pamjaftueshme dhe nuk kaasnjë krahasim as me dëmet epësuara, as me nevojat reale.

Por, kërkesat vijnë në rritje,duke nisur nga rrogat e klerikëve,nevoja për meremetime e ndërtimetë reja, për katekizmin, etj., pa folurpastaj për rolin që i takon të luajëKishës në ndihmë të më të vuajtur-ve, si p.sh. mensat për personat nënevojë; për arsimin dhe shëndetë-sinë etj.

Këto nevoja bëhen edhe më tëmprehta, pasi dy dekada nga liria ebesimit donacionet sa vijnë e zbe-hen dhe konjukturat ndërkombëtarekanë venë në vështirësi dhe dhuru-esit më bujarë.

Kisha ka edhe disa të ardhura,si nga punishtja e qirinjve, ekono-mi ndihmëse, godina të dhëna meqira, donacione të besimtarëve (mëshumë nga njerëzit me të ardhuratë pakta sesa nga biznesi!), por tëcilat janë të pamjaftueshme për tëmbuluar qoftë edhe rrogat e kle-rikëve (pa ndihmat e donacionetnga bota).

Ndaj është nevoja për një ndër-gjegjësim të besimtarëve, por edhetë shoqërisë për këtë problem, sekëto çështje u takon atyre t’i marrinpërsipër. Siç ka qenë për shekujtradita, e ndërprerë nga regjimiateist. Janë këta besimtarë, me tëardhura të pakta ose me biznese,që duhet t’i rikthehen kësaj tradite,për të kontribuuar në mënyrë të rre-gullt për mbarëvajtjen e Kishës.Dhe që, sigurisht, do kenë të drejtëntë interesohen edhe se si janë për-dorur ato çka kanë dhuruar.

Artikulli i 20 vjetëve më parëpërfundonte me një paragraf qëtingëllon po aq aktual e paralaj-mërues edhe sot: “Le të pushojnëpërpjekjet që po bëjnë disa qarqepër të çorientuar opinionin pu-blik me vringëllimën e rreziqeveimagjinare. Rreziku i madh qëkërcënon Autoqefalinë... ështëasfiksia ekonomike, që ia kanëimponuar të fuqishmit e ndry-shëm... duke i maskuar synimete tyre me bunkerë të rinj prej le-tre, shpifjesh, gjoja për t’u mbroj-tur nga një armik i paqenë...”

Thoma Dhima

Kompleksi “Nazaret”, një qendër që krijon të ardhura dhe mbulon shërbimetë nevojshme brenda Kishës.

Page 4: Gazeta e Marsit 2013

4 NGJALLJA MARS 2013

Ajo transmeton për ju 24 orë program.

Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet: programe shpirtërore, sociale e kulturore.

Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore e klasike, nga vendi dhe bota.

Ndiqni shërbesat kishtare në Radio “Ngjallja”!

Shpjegimi i Pesë bukëve(Artoklasisë)

Shërbesa e Bekimit të pesë bu-këve (Artoklasia) është një shër-besë e cila mund të kryhet në fundtë Mbrëmësores, Mëngjesores osenë fund të çdo Liturgjie. Për këtëshërbesë, nga besimtarë orthodho-ksë ofrohen pesë bukë të rrumbu-llakëta si shenjë devotshmërie përpërvjetorë personalë ose familjarë,ditët e emrit dhe raste të tjera tëveçanta.

Pesë bukët janë në kujtim tëmrekullisë në shkretëtirë, ku JisuKrishti bekoi pesë bukët dhe me tou ushqyen pesë mijë vetë. Bekimi ipesë bukëve gjithashtu kujton Fes-tën e Dashurisë (Agapet) të komu-niteteve të hershme të krishtera.Pasi besimtarët merrnin Trupin dhe

Gjakun e Krishtit, ata mblidheshindhe hanin së bashku, duke shënuarkështu lidhjen vëllazërore të vendo-sur midis tyre nga besimi i përba-shkët dhe pjesëmarrja në të njëjtinZot mistik. Gjithashtu, Festa e Dashu-risë shërbente edhe si bamirësiduke siguruar ushqim për të varfrit.

Domethënia e Artoklasisë për-fshin gjithashtu, faktin se, midis

orthodhoksëve, buka vazhdon tëvlerësohet lart jo vetëm si ushqimbazë, por edhe si simboli suprem iTrupit të Krishtit. Krishti ështëpërcaktuar në mënyrë të vazhdue-shme si Buka e Jetës, dhe gjitha-shtu si “Buka që erdhi nga qielli”.Buka gjithashtu simbolizon Kishëne Krishtit, e cila është përhapur kudo“si gruri në mal, të cilin Krishti emblodhi në një trup”. Termi grek“artoklasia” rrjedh pikërisht ngafjalët e përdorura nga ungjillorët nëpërshkrimin e Darkës së Fundit nëtë cilën Krishti “theu bukën” dhe uaofroi nxënësve të Tij si Trupin e Tij.

Shërbesa e Artoklasisë

Shërbesa e bukur e Artoklasisëpërfshin: Lutjen e Litanisë, një himnpër Virgjëreshën Mari, një lutje të

bekimit dhe shumimit të pesëbukëve, dhe një himn që u kujtontë krishterëve orthodhoksë, se Pe-rëndinë gjithmonë duhet ta kërkojnënë fillim të jetës së tyre dhe Perë-ndia do të sigurojë për ta gjithçkaqë u nevojitet.

Lutja e Bekimit dhe Shumimit

“Zoti Jisu Krisht, Perëndiaynë, Ti që bekove pesë bukët nëshkretëtirë dhe me të cilat uushqyen pesë mijë vetë. Beko ta-ni këto bukë, verën dhe vajin dheshumoji ato në këtë kishë tëshenjtë, në këtë qytet, në shtëpitëe atyre që festojnë sot dhe në tëgjithë botën. Dhe shenjtëroji shër-bëtorët e tu besnikë që marrinpjesë në to.”

Të njohim shërbesat orthodhokse

Pse lutemi për ata që kanëfjetur (vdekur)

Krishterimi është një besim iDashurisë. Lutja për të fjeturit(vdekurit) është një shprehje edashurisë. Ne i kërkojmë Perëndisëtë kujtojë ata që na kanë lënë, se-pse ne vazhdojmë t’i duam ata. Ma-rrëdhëniet e dashurisë fitojnë mbivdekjen, e kapërcejnë atë. Ne ndiej-më një nevojë të brendshme që tëmbajmë të gjallë marrëdhëniet metë dashurit tanë edhe pasi ata nakanë lënë. Kisha na inkurajon qëtë shprehim dashurinë për vëllezërite fjetur përmes shërbesave dhe lu-tjeve përkujtimore.

Shërbesat përkujtimore, të cilatpranojnë realitetin e vdekjes si dherealitetin e ngjalljes dhe të jetës sëpërjetshme, luajnë një rol jetik nëedukimin e fëmijëve tanë për tëpërballuar çdo lloj dhimbjeje, nërrugë të krishterë dhe konstruktive.

Përvjetori i vdekjes së një njeriutë dashur është vërtet i dhimbshëm.Kisha na ndihmon ta përballojmëkëtë dhimbje, duke na inkurajuar tëbëjmë lutje përkujtimore, që kryhennë kishë në përvjetorët e vdekjevetë tyre (ose të 3-tat, 9-tat, 40-tat, 6muajt etj). Kjo na jep rast që ne tëbëjmë diçka për njeriun tonë tëdashur. Na ndihmon të shprehim

dhe të përballojmë dhimbjen qëndiejmë.

Këto lutje të përshpirtshme nandihmojnë edhe ne që i kryejmë.Ato na rikujtojnë se edhe ne, njëditë, do të lëmë këtë botë. Atokultivojnë nderin për të fjeturit, nandihmojnë ne në forcimin e besimitdhe të shpresës në mëshirën hyj-nore dhe ushqejnë dashurinë vëlla-zërore ndërmjet të gjallëve. Ata nabëjnë më të kujdesshëm dhe më tëzellshëm në përgatitjen tonë përudhëtimin final, i cili do të na ba-shkojë me të dashurit tanë të fjeturdhe do të na drejtojë te prania ePerëndisë. Ato na kujtojnë se e

tashmja është koha për të luftuarpër kurorën e drejtësisë, të cilënPerëndia, Gjykatësi i Drejtë, do t’uajapë atyre që “u përpoqën me nder,përfunduan garën dhe ruajtënbesimin”.

Një zakon kuptimplotë

Është zakon, ndërmjet të kri-shterëve orthodhoksë, që të sjellinnë kishë, një pjatë ose tabaka mekokrra të ziera gruri për shërbesate përshpirtjeve. Kokrrat e gruritshprehin besimin në jetën e për-jetshme. Jisui thotë: “Nëse kokrrae grurit e rënë në dhé nuk vdes,ajo mbetet e vetme, por, po tëvdesë, jep shumë fryt!” (Joani12:24). Ashtu si një jetë e re buronnga një kokërr e vdekur gruri,kështu besojmë se të fjeturit do tëngrihen, një ditë, për një jetë të reme Perëndinë. Kokrrat e gruritmbulohen me sheqer dhe rrush tëthatë, që simbolizojnë thesaret ejetës së përjetshme me Perëndinënë qiejt.

Hirësi Asti

Përshpirtja - Lutje përkujtimore për shpirtrat që kanë ndërruar jetë

Pesë bukët (Artoklasia) - Një dhuratë dhe shërbesë përkujtimi e falënderimi

Page 5: Gazeta e Marsit 2013

5MARS 2013 NGJALLJA

Edukimi i krishterë orthodhoksi fëmijëve, i zhvilluar për më shumëse gjashtë vjet nga Zyra Qendroree Fëmijëve, vazhdon tashmë ngaZyra e Adoloshentëve. Të shtunënmë, 9 shkurt 2013, u zhvillua pro-grami për adoleshentët: “Udhëtimshpirtëror dhe argëtues”, ku merr-nin pjesë 40 adoleshentë nga Qe-ndrat Thavor, Bathore, Astir, shko-lla e mesme “Kryqi i Nderuar”Sukth dhe Katedralja “Ngjallja eKrishtit”, Tiranë.

Udhëtimi shpirtëror dhe argë-tues përfshinte: Lutjen në kishën eUngjillëzimit, njohja e grupeve menjëri-tjetrin, shpallja e talenteve,konkursi biblik, për të cilin kishinnjë muaj që përgatiteshin, lojërakrijuese dhe sportive.

Pas lutjes, adoleshentët u drej-tuan për në sallën e pritjes, pranëkësaj kishe, ku u zhvillua programi

i larmishëm, i përgatitur nga stafi iZyrës së Adoleshentëve.

Pjesëmarrja e Episkopit të Kru-jës, Andonit, ishte një bekim i ve-çantë në këtë takim, sepse kjo u dhaatyre mundësi të njihnin nga afërbariun e Kishës, të ndanin njohuritë

me të, të diskutonin së bashku përtë vërtetat e besimit dhe ta dëgjonint’i thërriste në emër. Ai i kushtoinjë kohë të mjaftueshme gjithëaktivitetit, duke ndjekur nga afërshpalljen e talenteve të adoleshen-tëve, krijimet e eseve, recitimet e

vjershave, paraqitjen e pikturave,këngët, kërcimet, konkursin biblikpër Dhiatën e Vjetër, i cili ishteqendra e këtij udhëtimi shpirtëror.Ky konkurs i nxiti adoleshentët talexojnë Shkrimin e Shenjtë dhe tazotërojnë mirë historinë e shpëtimitqë Zoti përgatiti për njerëzit.

Në fund të udhëtimit shpirtërordhe argëtues episkopi ndau çmimetpër fituesit e konkurseve dhe thek-soi se nuk ka vendim më të bukurnë jetë sesa të ndjekim Krishtin,prej të Cilit fitojmë jetën e përjet-shme. Ai që vendos të ndjekë Krishtinnuk pendohet kurrë, sepse s’ka jetëmë të bukur se jeta me Zotin.

Shpresojmë dhe lutemi që kyudhëtim do të vazhdojë duke ecursë bashku në gjurmët e Krishtit.

Marina Baba

Duke marrë shkas nga shkrimet e shpeshtanë shtyp këto kohët e fundit, për Kishën Ortho-dhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kreun esaj, Fortlumturinë e Tij Kryepiskopin Anastas,stafi i shkollës shqiptaro-amerikane “Protago-nistët”, pjesë e Fondacionit “Fryma e Dashurisë”me President Fortlumturinë e Tij, KryepiskopinAnastas, të mërzitur dhe të shqetësuar nga këtosulme absurde, vendosëm t’ju njohim me paknga vlerat e tij të jashtëzakonshme.

Kemi 11 vjet që kemi hapur shkollën “Prota-gonistët”, e cila është rritur nga viti në vit, falëpunës dhe stafit tonë të kualifikuar. Shkollaështë e ndarë në dy ambiente, klasat nga I- IIIjanë të vendosura te Kodrat e Liqenit dhe ngaklasa IV e në vazhdim janë të vendosura në njëndërtesë moderne, sipas kërkesave të kohës,në Rrugën e Kavajës. Në të dy ambientetndjekin mësimin rreth 300 nxënës. Këto ambi-ente janë dhuratë e Fortlumturisë së TijKryepiskopit Anastas. Interesi dhe përkujdesjae tij, për të mos u munguar asgjë fëmijëve, kaqenë e madhe. Këto gjëra janë të dukshme si

drita e diellit, vetëm të errësuarit nga ligësias’mund t’i shohin. Kjo që po përmendim ne ështënjë gjë shumë e vogël krahasuar me gamën einstitucioneve që ai ka ngritur dhe rinovuar.

Ne orthodhoksët shqiptarë jemi të lumtur qëe kemi në krye të Kishës dhe lutemi që të që-ndrojë sa më gjatë. Dyert e shkollës sonë janëtë hapura për fëmijët e të gjitha besimeve (ortho-dhoksë, katolikë, myslimanë, protestantë etj.)dhe nuk ka asnjë dallim mes tyre, harmonia ështëe mrekullueshme.

Pse shqiptarëve ose më mirë një pjese tëintelektualëve apo historianëve u dhembin sytënga drita që përhap Fortlumturia e Tij, Kryepi-skopi Anastas dhe nuk merren me problemet evendit që po zhytet përherë e më tepër në krim,korrupsion, varfëri etj.? Pse nuk merren mehartimin e teksteve këta historianë, që nxënësitdhe ne, akoma nuk e njohim se cila është histo-ria e vërtetë? Pse merren me një individ që zgjo-dhi në jetë rrugën më të vështirë dhe më të dhimb-shme për të ndihmuar këtë popull pa marrëasnjëherë parasysh përkatësitë e tyre fetare?

S’u lodhën këta njerëz për 20 vjet së foluridhe shpifuri lloj-lloj gjërash të paqena?

Nuk na hiqet nga mendja një thënie e Fort-lumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, në njëtakim: “Me gurët që ata na sulmojnë, ne i mble-dhim dhe ndërtojmë...”, i tillë është Fortlumturiae Tij, Kryepiskopi Anastas.

Përulësia, urtësia, mençuria dhe mbi të gjithadashuria janë tiparet që e drejtojnë atë në punëne tij të përditshme.

Mjaft me shpifje, shtrembërime dhe hedhjebaltë mbi punën dhe figurën e tij.

Ne orthodhoksët shqiptarë jemi shumë tëbekuar që e kemi Kryebariun tonë.

Perëndia ndriçoftë mendjen dhe punën e tijsa më gjatë! Të shumta i qofshin vitet Kryezotittonë!

Stafi i shkollësshqiptaro-amerikane

“Protagonistët”

Reagim i stafit të shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët”

Rritemi së bashku në Krishtin

“Të vërteta të qarta si drita e diellit”

Page 6: Gazeta e Marsit 2013

6 NGJALLJA MARS 2013

Në ngjitjen në fron të Papës së ri Françesku I, mori pjesë, së bashku me për-

faqësues të tjerë orthodhoksë, edhe Patriarku i Konstandinopojës Vartholomeu I.

Kjo ndodhi për herë të parë që nga ndarja midis dy kishave, në shekullin e XI-të.

Kryepiskopi Anastas ishte i ftuar personalisht nga Papa Françesku I në këtë ceremo-

ni (shiko faksimilen). Kryepiskopi u përfaqësua nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani.Ftesa personale e Papa Françeskut I për

Kryepiskopin Anastas.

Kisha Anglikane

Shumë i nderuari Justin Welbi,u fronëzua, më 21 mars, si Kryepi-skopi i 105 -të i Kanterburit. Aiështë kryetari i ri i Kishës së Angli-së dhe i gjithë Kishës Anglikanë.Ceremonia, që u zhvillua në kate-dralen e shek. XIV, përfaqësontediversitetin e anëtarëve të KishësAnglikane nga e gjithë bota.

Në ceremoni merrnin pjesëedhe Princi i Uellsit dhe Kryemi-nistri Britanik, përfaqësues tëkishave të krishtera etj. I ftuarpersonalisht ishte edhe Kryepi-skopi Anastas, i cili nuk pati mu-ndësi të merrte pjesë. Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj zyrtare përpiqet të përcjellë

mesazhin dhe informacionin e saj edhe në internet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:

Me www.orthodoxalbania.orgdo të gjeni në internet Kishën Orthodhokse

Autoqefale të Shqipërisë

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin me

www.orthodoxalbania.org

- besimin e krishterë orthodhoks,

- organizimin dhe veprimtarinëe strukturave institucionale,

- lajmet më të fundit,

- arsimin, edukimin dhe shërbiminsocial e kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin ekishave dhe manastireve,- botimet kishtare etj.

Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor, muzikor e filmik.Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip, anglisht e greqisht.

Fronëzohet Kryepiskopi i ri i Kanterburit

Në datën 10 mars 2013, në sallën e aktiviteteve rinore të Katedralessë Re Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” - Tiranë, u bë nga vetë të rinjtëzgjedhja e bordit drejtues të lidhjes rinore “Bijtë e Dritës”, Tiranë. Nëpërfundim të votimeve 4 të rinj, të cilët morën më shumë vota, u përzgjo-dhën të jenë pjesë e tij. Ata janë: Sofia Pashko, Ilia Dhimitri, AnastasDaja, Vasil Stathi si dhe Jani Meni i cili njëkohësisht është dhe koordinatorii Zyrës Rinore, Tiranë.

Ky ekip do të punojë për të ndihmuar të rinjtë e tjerë të jenë pjesëaktive e Kishës dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet 4 shtyllavetë statusit rinor: Rritja me Krishtin, Miqësia, Dëshmia dhe Shërbimi.

Zgjidhet bordi drejtuesi Rinisë Orthodhokse të Tiranës

Page 7: Gazeta e Marsit 2013

7MARS 2013 NGJALLJA

Sivjet mbushen 1700 vjet ngavendimet historike të Mediolanës,të cilat ishin mjaft të rëndësishmepër Kishën dhe Krishterimin. Në kë-të artikull do të shohim ngjarjet hi-storike si dhe rëndësinë e këtyre ve-ndimeve për Kishën dhe jetën e saj.

a) Konteksti historik i për-ndjekjeve

Pas ngjalljes së Tij, Krishti ur-dhëroi nxënësit e Tij: “Shkoni pramësoni gjithë kombet, pagëzo-jini ata... mësojuni atyre që tëruajnë të gjitha sa ju kam poro-situr...”(Mt. 28:19-20). Megjithë-se nxënësit e Zotit për të zbatuarporosinë e Mësuesit të tyre të dashurme zell të madh - pas ditës së Pen-tikostisë - u shpërndanë nëpër kom-be për t’u transmetuar lajmin gaz-mor të Ngjalljes, Ungjilli në rrugëne tij hasi në shumë probleme, pe-ngesa, kërcënime dhe vështirësi.

Pengesat e para erdhën nga ju-denjtë. Më pas, nga funksionarët elartë dhe nga ithtarët e thjeshtë fa-natikë të paganizmit. Por kërcënimimë i madh dhe reagimi më i ashpëre më i dhunshëm erdhi kryesisht ngapushteti romak në fuqi. Perandorëte ndryshëm romakë që nga mezi ishek. I e deri në fillim të shek. IVnuk pranuan realitetin e ri, Krishte-rimin, dhe me mënyra të ndryshme,urdhra dhe ligje u përpoqën jo ve-tëm që të pengohej përhapja e Un-gjillit në Perandorinë e tyre të stër-madhe, por më tepër që ai të zhdu-kej. Për tre shekuj me radhë pu-shteti romak refuzoi të njihte Kri-shterimin si fe të ligjshme dhe mekëtë pretekst përndoqi të krishterët,

duke përdorur kundër tyre çdo llojtorture të egër dhe çnjerëzore qëekzistonte, ose që mund të shpiktemendja e shthurur dhe e sëmurë enjeriut. Burgosjet, internimet, konfi-skimet e pasurive, torturat dhe vra-sjet ishin diçka e zakonshme përpushtetarët dhe paganët. Për tëgjitha këto masa të krishterët kishindijeni të plotë dhe megjithatë shumi-ca e tyre vazhduan të besonin teJisu Krishti dhe i duruan me guxime vendosmëri gjithë padrejtësitëdhe rreziqet, madje edhe vdekjen.

Siç dihet, perandori i parë romakqë përndoqi të krishterët ishte Ne-roni (viti 64 pas Krishtit). Por ngamesi i shek. III - fillimi i shek. IV,masat do të ashpërsoheshin shumë.Tre perandorë brenda 55 vjetëvedo të nxirrnin 7 dekrete (Deki 1,Valeriani 2, Dioklitiani 4) posaçë-risht kundër të krishterëve të gjithëperandorisë. Mjaftonte që dikushtë pohonte se ishte i krishterë dhemenjëherë arrestohej e torturohejdhe n.q.s. këmbëngulte, vritej. Kjosituatë u bë akoma dhe më e vështi-rë në dekadën e parë të shek. IV,kur bashkësunduesit e Lindjes Ga-leri dhe nipi i tij, Maksimini, shtrë-nguan masat, duke u përpjekur qëtë zbatoheshin me përpikëri ligjetnë fuqi kundër Krishterimit. Vetëm

në ditët e fundit të jetës së tij Galerikuptoi se ishte e pamundur të zhdu-kej Krishterimi dhe më 30 prill 311nxori dekretin, me të cilin u lejontetë krishterëve të ushtronin lirshëmbesimin dhe adhurimin e tyre, pashkaktuar trazira në shtet dhe paprishur rendin publik. Ky dekret uzbatua nga Konstandini dhe Likininë krahinat e tyre ku ata sundonin.Një vit më vonë, vegimi i dyfishtëqë iu shfaq Konstandinit para be-tejës me Maksendin (28 tetor 312),si dhe fitorja kundër tij, u bënë shka-qet kryesore që të ndryshonte pozi-cioni shtetëror ndaj Krishterimit.

Kështu, disa muaj më vonë -fund i janarit ose fillim i shkurtit 313- dy bashkësundimtarët e vetëm,Konstandini dhe Likini, u takuan nëqytetin e Mediolanës (Milano e sot-me). Konstandini e bindi Likinin qëjo vetëm të liheshin të krishterët tëlirë të adhuronin Perëndinë e tyre(dekreti i vitit 311), por edhe Kri-shterimi të njihej si fe e ligjshmenga shteti romak.

b) Rëndësia e vendimeve tëMediolanës për Kishën

Megjithëse në gjuhën dhe nërrethet e ndryshme kishtare ka de-përtuar dhe përdoret nga shumëpersona shprehja “Edikti i Medio-lanës”, shumë historianë dhe stu-

diues të historisë së Kishës të dyshekujve të fundit pohojnë se nukështë gjetur ndonjë dekret (Edic-tum) i tillë. Prandaj dhe ata pranojnëse në Mediolanë u morën vendimeme gojë dhe nuk u shpall ndonjëdekret. Të dhënat e vetme që nakanë arritur deri në ditët e sotmejanë dëshmitë e Laktantit (Lactan-tius, jetoi deri më 320) dhe të Ef-sevit të Qesarisë (± 265-340) nëlatinisht dhe greqisht respektivisht,ku edhe ata ndoshta bazohen. I pari,edukatori i Krispit, birit të Konsta-ndinit, në veprën e tij “Vdekja epersekutorëve” (De mortibus per-secutorum, 48), e shkruar midisviteve 318-320, përmend faktin seLikini në muajin qershor 313 u dër-goi një letër (rescripta) komandantë-ve të krahinave të Lindjes, me tëcilën ata njoftoheshin për vendimete Mediolanës (për përmbajtjen ekësaj letre shih: Migne, PL 7,267-270). Të njëjtën gjë përmenddhe Efsevi në Historinë e tij të Ki-shës (shih: Migne, PG20, 880-885).

Sidoqoftë, vendimet e Mediola-nës, padyshim ishin mjaft të rëndë-sishme për Kishën, sepse me ato:

1) U njoh Krishterimi si fe e ligj-shme nga shteti (njohja e parë juri-dike e Kishës nga shteti).

2) Iu njoh e drejta e pronësisë eiu kthyen pronat (varrezat, kishatetj.), konfiskuar nga shteti romakgjatë përndjekjeve.

3) Të gjithë banorët e perandori-së ishin të lirë të zgjidhnin fenë qëdëshironin të ndiqnin (në këtë rastedhe Krishterimin).

4) Automatikisht u jepeshin fundpërndjekjeve ndaj të krishterëve(megjithëse vala e përndjekjeve dotë vazhdonte nga Likini pak mëvonë e deri në vitin 324 dhe më pasnga Julian Apostati në vitet 360-63).

Këto vendime ndikuan pozitivishtnë jetën e Kishës, sepse pati njëzhvillim të madh: së pari, adhurimihyjnor, i cili mundej të kryhej i lirë,së dyti,u shtua numri i qytetarëveqë zgjidhnin Krishterimin si fe tëtyre, së treti, organizimi admini-strativ i kishave pati një hov tëmadh dhe së fundmi, arkitekturakishtare, se u ndërtuan kisha tëmëdha, të bukura e madhështore.

Arkimandrit Kozma Sovjani

Edikti i Milanos -një ngjarje

e rëndësishmenë historinëe Kishës dhetë njerëzimit

Me rastin e 1700 - vjetorit të shpalljes së lirisë fetare

Page 8: Gazeta e Marsit 2013

8 NGJALLJA MARS 2013

Përqindja e divorcit në Shqipëri është mëshumë se dyfishuar në këta 20 vjetët e funditdhe të rinjtë shpesh zgjedhin të bashkëjetojnënë vend që të martohen. Shumë gjëra në mediadhe në filma nxisin të besojmë se martesa ështënjë institucion jashtë mode, e detyruar vetëm ngabesimi fetar dhe kultura tradicionale. Para neshshtrihen zgjedhje të rëndësishme në lidhje metë ardhmen e strukturës së familjes dhe shoqë-risë. Ndërsa shkojmë drejt së ardhmes është erëndësishme të bëjmë zgjedhje të mençura. Lum-turia e kësaj gjenerate, e fëmijëve tanë dhemadje edhe e nipërve/mbesave, varet nga zgjedh-jet e marrëdhënieve që ne ndërmarrim.

Nga Bibla dhe Tradita e shenjtë e Kishëssonë kemi udhëzime të qarta për zgjedhje tëduhura. E dimë se Perëndia që na krijoi tha senuk është mirë që njeriu të jetë i vetëm nëkopshtin e Edenit. Perëndia krijoi Evën dhe iasolli Adamit si plotësim. Shkrimi na tregon sePerëndia i krijoi qeniet njerëzore mashkull dhefemër në imazhin e Tij. Si mashkull dhe femërtë krijuar në imazhin e Perëndisë burri dhe gruajaplotësojnë njëri-tjetrin. Prandaj dhe Shkrimithotë: “Për këtë arsye njeriu do të braktisë baba-në dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruane tij, dhe do të jenë një mish i vetëm” (Zanafilla2:24). Përgjatë historisë së krishterimit, Kishaka pohuar mirësinë e krijimit të Perëndisë nëmirësinë e martesës.

Në 50 vjetët e fundit Shtetet e Bashkuara dhevende të tjera perëndimore kanë eksperimentuarme alternativa të martesës, të cilën Perëndia ekrijoi si përkushtim për gjithë jetën të burrit dhegruas ndaj njëri-tjetrit. Në shumë vende për-qindjet e divorcit janë rritur rreth 50%. Segmentetë shoqërisë në mënyrë të ndjeshme kanë hequrdorë nga ideja e martesës dhe kanë praktikuarsi alternativë bashkëjetesën ose prindërimin menjë prind të vetëm. Me kalimin e kohës ka qenëe mundur që këto alternativa të studiohen dhekrahasohen me martesën.

Rezultatet e këtyre studimeve janë të qarta.Ato kanë habitur shumë prej shkencëtarëve, pornuk janë habi për ata që e dinë se martesa ështëdhuratë e mirë e dhënë nga Perëndia dhe që Aie krijoi burrin dhe gruan në mënyrë të veçantëpër martesë, që ishte mënyra përmes së cilësata do të përjetonin veprën transformuese tëPerëndisë.

Shumë studime shkencore tregojnë se njerë-zit e martuar janë më të lumtur se beqarët osese ata që jetojnë së bashku pa u martuar. Njerë-zit e martuar gëzojnë shëndet më të mirë dhejetojnë më gjatë. Të martuarit fitojnë më shumëpara dhe grumbullojnë më shumë pasuri. Fëmijëtqë rriten në martesa të pacenuara janë më të

lumtur, më të shëndetshëm dhe arrijnë nivelemë të larta edukimi. Këta fëmijë kanë edhemundësi me të lartë për të ndërtuar vetë martesatë lumtura dhe të qëndrueshme. Të gjitha këtoraporte janë bazuar në prova studimeshshkencore.

Martesa është mister dhe na u dha nga Pe-rëndia, por është edhe art në të cilin punojmësë bashku me Perëndinë për të krijuar diçka tëbukur. Martesa na ndihmon të arrijmë potencia-lin tonë të plotë njerëzor, që Perëndia pati si sy-nim për ne. Nëpërmjet martesës mësojmë tëmohojmë veten dhe t’i japim personit tjetër nëmënyrë sakrifikuese. Në marrëdhënien engushtë të martesës mund të dallojmë edheshumë prej dobësive dhe mëkateve tona qëmund të jenë të fshehta. Në këtë mënyrëmartesa shërben si pasqyrë. Çdo ditë tëmartesës duhet të kërkojmë t’i shprehimpersonit që Zoti na ka dhënë si shok/shoqe tëjetës dashurinë që kemi përjetuar nga Perëndia.Në këtë mënyrë martesa punon për shpëtimintonë.

Si përfundim, martesa nuk është një institu-cion jashtë mode. Si mësimet e krishtera dheshkenca bashkëkohore pohojnë se martesa sjelldobi të madhe si për çiftin e martuar edhe përfëmijët e për gjithë shoqërinë.

Java e martesës është një lëvizje ndërkombë-tare e themeluar në Angli më 1996 dhe ështëpërhapur nëpër Evropë e në botë dhe ka si qëllimt’i kujtojë shoqërisë vlerën e martesës dhe të

inkurajojë ata që kanë bekimin të martohen tëinvestojnë për martesat e tyre. Anëtarë të Ki-shës Orthodhokse kanë punuar së bashku meanëtarë të Kishës Romano-Katolike dhe të ko-munitetit Ungjillor për të sjellë Javën e Martesësnë Shqipëri. Përmes kësaj lëvizjeje komuniteti ikrishterë i shërben gjithë shoqërisë shqiptare.Duke ndihmuar Shqipërinë që të përmirësojëmartesat e saj, do të rrisim lulëzimin kombëtar,ulim krimin dhe rrisim lumturinë e njerëzve nëShqipëri.

A është jashtë mode martesa?!

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Page 9: Gazeta e Marsit 2013

9MARS 2013 NGJALLJA

“Erdhi kreshma, nëna e urtësisë;mbrojtësja e pendimit dhe akuzuesja emëkatit. Mënyra e jetës dhe e sjelljes sëengjëjve dhe shpëtimi i njerëzve.”

...Shën Simeon Theologu i Ri, - pas Ungji-llorit Joan Theologu dhe shën Grigor Theo-logut - na paraprin në kuptimin e kreshmës dukena përshkruar frytet dhe dobitë e saj: “Njeriuqë ka frikë Perëndinë, nuk e përbuz ligjin ekreshmës. Do t’ju flas për këtë temë, sepsedjalli dinak, që urren gjithë të mirat, shkonte çdo i krishterë dhe, duke e lidhur në më-nyrë të padukshme me pakujdesinë dhe për-tacinë, e bind të përbuzë kreshmën e shenjtë,që lind aq shumë të mira shpirtërore dhendihmon në shpëtimin tonë. Prandaj julutem, të mos e dëgjoni fare armikun e shpirtittonë, as t’i nënshtroheni pasionit të pango-pësisë dhe as të riktheheni në zakonin e ligtë së kaluarës. Çdokush prej nesh të mosharrojë dobinë që shkakton kreshma. Ështëmjeku i shpartave tanë”.

Duke vazhduar ati i shenjtë, si psikolog ishkëlqyer, përshkruan një nga një të mirat, përtë gjithë ne, por dhe për secilindo në veçanti, qësjell kreshma: “Dikujt i përul pasionet tru-pore. Tjetrit i zbut zemërimin. Nga një tje-tër largon gjumin e mëkatit, tjetrit i ofrongatishmërinë që të bëjë bamirësi. Dikujttjetër i pastron mendjen dhe e çliron ngamendimet dinake. Tjetrit i zbut gjuhën e egërdhe të papërmbajtur, që të mos thotë të te-përta dhe të pahijshme. “Nga fjalët e shumtadhe të kota nuk do t’i shmangesh mëkatit”,thekson Shkrimi i Shenjtë. Një tjetri i pen-gon sytë të shikojë me kureshtje gjëra të kotaose të dëmshme”.

Shën Simeoni, si një mjek shpirtëror, dukepërshkruar të mirat e kreshmës nuk resht sëtheksuari bashkëpunimin midis virtyteve si, tëagripnisë me kreshmën: “Kreshma, dalënga-dalë, hollon shtresën e mëkatit që mbulonshpirtin dhe dëbon errësirën mendore, ashtusi dielli dëbon mjegullën, na pastron sytëshpirtërorë dhe na zbulon Diellin e Drejtësi-së, Jisu Krishtin. Kreshma bashkë me agrip-ninë, zbusin ashpërsinë e zemrës dhe nasjellin mallëngjim, atëherë lehtësisht kaloj-më, me hirin e Perëndisë, stuhinë e pasionevedhe furtunën e ngasjeve; dhe arrijmë nëlimanin e apatisë”.

Ati i hirshëm, duke iu referuar luftës shpirtë-rore, për sa i përket çrrënjosjes së pasionevedhe mbjelljes së virtyteve, nuk lë pa na përme-ndur faktorin e rëndësishëm të kohës: “Këtosigurisht, vëllezërit e mi, nuk është e mundur

Pranvera shpirtërore, KRESHMA

Berat - Mbrëmësorja e faljes të dielën para fillimit të Kreshmës së Madhe.

të bëhen brenda një dite as në një javë, porarrihen me hirin e Perëndisë, në hapësira tëmëdha kohore dhe me shumë mundim, nëanalogji me gatishmërinë dhe vullnetin esecilitdo, masën e besës së tij, dëshirën përpërbuzje të mëkatit, thellësinë e pendimit tëpandërprerë, nxehtësinë dhe shpeshtësinë elutjes”. Në vazhdim shenjtori na përmend sekreshma është themeli i virtyteve, mbi të cilinndërtojmë shtëpinë shpirtërore të shpirtit, sindërtues të mençur, ashtu siç na do Zoti, nëfjalimin e tij në mal (Matth. 7:24-27).

Baza dhe fillimi i gjithë këtyre të mirave ështëkreshma. Pa kreshmën nuk bëhet punë shpirtë-rore. Ato virtyte që ngremë mbi themelin ekreshmës, janë të patundura dhe të palëkundura,sikur të jenë ndërtuar mbi shkëmb. Kur e nxje-rrim themelin e kreshmës dhe në vend të tijvendosim ngopjen e barkut, atëherë na ndikojnëmendimet dinake e dëshirat trupore dhe pasionetshthurëse, dhe rrëzohet e gjithë ndërtesa evirtyteve. Që të mos ndodhë te ne kjo e keqe,le të ndërtojmë godinën e jetës sonë shpirtërorembi kreshmën. Por kjo të bëhet me dëshirëntonë, pa shtrëngimin e të tjerëve. Kjo theksohetjo vetëm nga tradita e Kishës sonë, nga kanonete Sinodeve të shenjta dhe këshillat e Etërve tëShenjtë, por edhe nga Ungjilli i Shenjtë.

Vetë Zoti, kreshmoi dyzet ditë dhe dyzet net;jo se e kishte nevojë kreshmën për të mposhturtë ligun, përderisa është Perëndi i tërëfuqishëm,por se deshi të na japë, ashtu si në raste të tjera,shembull të drejtpërdrejtë dhe personal përimitim...

Kreshma dëbon djallin. Tërheq Shpirtin e

Shenjtë... Ajo jep krahë dhe mall hyjnor, në lutjendhe lavdërimin e Zotit. Në studimin e fjalës sëTij, sepse është e shkruar: “Njeriu nuk do tërrojë vetëm me bukë, po me çdo lloj fjale qëdel nga goja e Perëndisë” (Matth. 4:4). Le tangopim pra, jo barkun tonë me ushqimet edheshme, por shpirtin tonë me fjalët e shenjtatë Shkrimit të Shenjtë dhe me mësimdhëniet ehirshme të Etërve të Shenjtë. Zoti na vë nëpërgjegjësi dhe në kujdes, duke thënë në ungjilline tij: “Nuk po kuptoni se çdo gjë që hyn në gojëzbret në bark, dhe nxirret në jashtëqitje”(Matth. 15:17). Por ushqimi qiellor i fjalëshyjnore, hyn në zemrën e njeriut. Ushqenshpirtin, ndriçon mendjen, shenjtëron të tërënjeriun. Le ta dëbojmë pakujdesinë dhepërtacinë. Cilido që ulet në tavolinë dhe s’kaoreks për ushqim, është i sëmurë trupërisht.Kështu që dhe cilido që nuk e dëgjon dhe nuk estudion fjalën e Perëndisë, me mall dhe mekënaqësi të madhe, është i sëmurë shpirtërisht.S’ka shije nga dhunti shpirtërore, gati për tëvdekur nga uria dhe nga etja shpirtërore.

Pra, le të ndërgjegjësohemi për nevojshmë-rinë e kreshmës pasionvrasëse dhe dobiprurësepër shpirtin, që do të na ringjallë shpirtin dhe dotë na lehtësojë trupin, do të shtypë pasionet dhedo të nxisë vullnetin tonë në ndeshje shpirtërore,në ushtrim frytdhënës, në uri dhe etje, dhe mallpër Jisu Krishtin, që tha: “Unë jam buka e jetës.Ai që vjen tek unë, nuk do të ketë uri; dhe aiqë më beson, nuk do të ketë etje kurrë” (Jn.6:35).

† IGNATI

Page 10: Gazeta e Marsit 2013

10 NGJALLJA MARS 2013

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

PRILL 20133 E mërkurë † Omol. Nikita.Josif himnografi. Osh. Iliri.5 E Premte † Dësh. Klaudi,Diodori, Viktori, Viktorini etj.(III e Akathistit)

6 E Shtunë † Eftiqi i Kon/pojës. Osh. Grigor sinaiti. 120dësh. në Persi.

7 E DIEL † III KRESHMËS(Falja e Kryqit). Dësh. Kaliopi.Dësh. Rufini.10 E Mërkurë † Dësh. Terenti,Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi,Demosteni.12 E Premte † Omol. Vasili iParios. Oshg. Anthusa. (IV e

Akathistit)

13 E Shtunë † Omol. Martinii Romës. Dësh. Elefteri, Zoili,Thedhosi.

14 E DIEL † IV KRESHMËS(J. i Shkallës). Ap. Aristarku,Pudhi, Trofimi nga të 70-t.17 E Mërkurë † Hierod. Si-meoni i Persisë, Abdela etj.Makari i Korinthit.19 E Premte † Hierodësh.Pafnuti. Dëshg. Filipa. (Akathisti

i plotë)

20 E Shtunë † Ap. Zakeu ngatë 70-t. Osh. Theodhor Trihini.

21 E DIEL † V KRESHMËS(M. e Egjiptit). Hierod. Janua-ri. Shën Aleksandra.24 E Mërkurë † Oshg. Elisa-beta çudibërëse. Hierod. Va-lentioni etj.25 E Enjte † Ap. e Ungj. Mar-ku. Eniani i Aleksandrisë.Dëshg. Niqi.26 E Premte † Hierod. Vasilii Amasisë. Dëshg. Glafira.Oshg. Justa.27 E Shtunë † Ngjallja e Lla-zarit. Hierod. Simeoni i Jeru-salemit.

28 E DIEL † E DAFINAVE,Hyrja e Krishtit në Jerusalem.(Shërbesa e dhëndrit) (Vaj, verë epeshk)

29 E Hënë † E MADHE.Josifi i Dhiatës së Vjetër.(Shërbesa e dhëndrit)

30 E Martë † E MADHE.(Paravolia e 10 virgjëreshave.)(Shërbesa e dhëndrit)

Lindi dhe banoi në fshatin Ilias, të krahinës sëHimarës. Shkollën teologjike “Ierondhidhaskalion”e kreu në Janinë, në vitet 1905-1910. Mbas diplo-mimit jepte mësime për besimin orthodhoks dhe përdisa vite punoi mësues filloreje në Greqi.

Dëshira e tij e zjarrtë ishte të kthehej sa më parënë vendlindje, për të vazhduar misionin për të cilinstudioi me përkushtim. Kjo u realizua në vitin 1918,kur dorëzohet prift dhe caktohet në fshatin e tij.

Historikun e besimit dhe teologjinë e krishterëatë Milua i njihte mjaft mirë. Predikimin fetar e bëntekryesisht në tri kishat e fshatit: “Shën Nikolla”,“Shën Joani” dhe “Shën Athanasi”.

Nëpërmjet predikimit të Ungjillit të Shenjtësynonte që besimtarët t’i bindtte mbi të vërtetat ePerëndisë. Kjo nuk mund që të realizohet për njëkohë të shkurtër, mbasi kërkon: sqarim, reflektim,

sakrificë dhe sinqeritet. Durim e shpresë arsyetonteai, e vërteta është bijë e kohës.

Kur ndodhte që në fshat të kishte grindje, mëri,keqkuptime Ikonom Milua bashkëfshatarëve të tij ulexonte ato pjesë nga Ungjilli ku predikohet mirë-kuptim, falje, mëshirë.

Deri në vitin 1951 kur atë Milua ndërroi jetë, nëkrahinën e Himarës besimtarëve u shërbenin dhjetëpriftërinj.

Ikonom Milua besonte se feja kristiane ka nëthemel tolerancën qytetare që shoqërinë njerëzore eçon drejt një besimi real, demokratik e të lirë.

Ikonom Milua Litrugjinë e përfundonte me thë-nien: “Shpëtona, o Zot nga uria, sëmundja dhe lufta”.

Ja pse përvoja e mirë e pararendësve të besimitfetar duhet kujtuar e vlerësuar mbasi i shërben sëtashmes dhe së ardhmes së shoqërisë.

Ata që punuan për Kishën tonë

Atë Ikonom Milo Tole Gjidede

Vajtimi, sipas Perëndisë, ështëtrishtimi i shpirtit dhe prirja e njëzemre të pikëlluar, e cila gjithmonëe kërkon marrëzisht atë për të cilënka etje...

Vajtimi është një mamuze e artënë një shpirt, i cili është i zhveshurnga të gjitha lidhjet dhe pengesat...

Mbaje fort pikëllim-gëzimin ebekuar të vajtimit të shenjtë dhe mospusho së punuari në atë derisa të tëngrejë lart mbi gjithçka të kësaj botedhe të të paraqesë të pastër teKrishti.

Fryti i vajtimit të sëmurë ështëlavdia e kotë dhe vetëvlerësimi, porfryti i vajtimit të bekuar ështëngushëllimi.

Ai që është veshur me vajtimin ebekuar dhe hirdhënës... e njehqeshjen shpirtërore të shpirtit.

Miqtë e mi, Perëndia nuk kërkondhe as dëshiron që njeriu të vajtojënga pikëllimi i zemrës, por do që ainga dashuria për Atë të gëzohet meqeshjen shpirtërore.

Kur shikoj natyrën aktuale tëkeqardhjes, habitem se si ajo qëështë quajtur vajtim dhe pikëllim

përmban gëzim dhe ngazëllim brenda saj, si mjalti në huallin ebletës.

(Shkalla e Ngjitjes Hyjnore, Shkalla 7)

Page 11: Gazeta e Marsit 2013

11MARS 2013 NGJALLJA

Në zonën e fshatit Rrushkull,pranë lumit Erzen, në afërsi tëbregdetit Adriatik, Kisha Ortho-dhokse Autoqefale e Shqipërisëdisponon një sipërfaqe toke prej4 ha. Kryepiskopi Anastas, dukeparë punën e mirë me pemët de-korative dhe frutore, në Manastirine Hirshëm të “Shën Vlashit”, Du-rrës, në fund të vitit 2005 hodhiidenë e ndërtimit të një ferme tëvogël në Rrushkull, për të ndihmuarpër furnizimin me produkte bujqë-sore dhe blegtorale Shtëpinë Or-thodhokse të Fëmijëve “Shpresa”dhe studentët e Akademisë Teo-logjike “Ngjallja e Krishtit”.

Puna nisi duke hartuar preven-tivat, për blegtori, bletari, vreshtari,pemë frutore dhe kultura bujqë-sore. Fillimisht u morën masattekniko-organizative për sistemi-min dhe kanalizimin e sipërfaqes,si dhe tregues të tjerë.

Për blegtorinë: u ndërtuan njëstallë lopësh dhe derrash, hangarii barit, si dhe u mor me qira tokë (arë)e konsiderueshme, e cila u mboll meforagjere për plotësimin e nevojavetë saj me bazë ushqimore. Sot, pas7 vjetësh, ka 7 krerë lopë qumështidhe 4 mëshqerra remonti. Me shti-min e prodhimit të qumështit umiratua dhe u ndërtua një baxho evogël për përpunim e tij. Gjithashtu,sot kemi 50 krerë gica dhe derra.

Në pemëtari: u mbollën 600rrënjë mollë, 40 rrënjë kivi, 150rrënjë qershi, 30 rrënjë pjeshkë.Në sasira të vogla u mbollën edhehurma, shegë, kajsi, fiq, kumbulla,bajame, agrume etj.

Në bletari u krijua një park ble-tësh me 10 koshere dhe sot dispo-nojmë 40 të tilla.

Ka pasur tentativa nga keqbë-rës të ndryshëm për dëmtimin efermës, e për këtë arsye u vendosnë ruajtje të saj polici private, ecila çdo vit rëndon koston e pro-dhimeve. Kjo gjë krijoi edhe skep-ticizëm për mundësinë e vazhdimitme sukses të saj, por stafi nuk utërhoq para problemeve.

Ferma e Rrushkullit - shembull se si mund të pakësohen shpenzimetdhe të sigurohen të ardhura

Me kalimin e viteve dhe me ri-organizimin e fermës prodhimet ushtuan, duke rritur në mënyrë tëndjeshme të ardhurat. Tashmë tëardhurat dhe shpenzimet janëpothuaj të barabarta dhe për vitetnë vazhdim mendojmë të rrisimkrerët e lopëve, që do bëjë të mu-ndur shtimin e të ardhurave.

Aktualisht nga ferma furnizohetnë mënyrë të vazhdueshme meprodhime cilësore dhe bio Shtëpiae Fëmijëve “Shpresa”dhe mensae studentëve të Akademisë Teolo-gjike, me prodhime blegtorale siqumësht, djathë, gjalpë, mish gicie viçi. Me fruta, mollë, dardhë,kivi, qershi, kajsi, nektarina etj. Me

perime të ndryshme dhe me mjaltëkurativ nga pylli i Rrushkullit.Pjesërisht furnizohet edhe LiceuKishtar “Kryqi i Nderuar”, Sukth.

Krahas furnizimeve, kjo fermëka ndihmuar nëpërmjet punësimitdisa familje të zonës, duke zbuturdisi dhe një problem social tëkohës.

Me bekimet që na jep Perë-ndia, me mbështetjen e ideatorit,Kryepiskopit Anastas, si dhe mendihmesën e pakursyer të HirësiNikollës, shpresojmë që në tëardhmen kjo fermë të arrijë re-zultate edhe më të mira.

Mihal Davidhi

Page 12: Gazeta e Marsit 2013

12 NGJALLJA MARS 2013

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse tëAntiokisë zgjodhi më 17 dhjetor Patriarkun eri të Antiokisë dhe gjithë Orientit. Zgjedhja ubë në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses nëBalamand, Liban, nga 18 episkopë. Primati iri është Mitropoliti i Evropës Perëndimore dheQendrore Joani X (Yaziji). Ai ka lindur nëDamask, në vitin 1955. Në vitin 1978 udiplomua në Institutin Teologjik të Balamanditdhe në vitin 1983 mori doktoraturën në

Universitetin e Selanikut. U dorëzua dhjak nëvitin 1979 dhe prift më 1983. Në vitin 1995 ubë episkop. Në vitin 2008 u caktua Mitropoliti Evropës Perëndimore dhe asaj Qendrore, siedhe u zgjodh anëtar i përhershëm i Sinodit tëShenjtë.

Më 17 shkurt 20013, në Bejrut, u bë fro-nëzimi i Patriarkut të ri të Antiokisë Joani X.Ceremonia u bë në Katedralen e Shën Niko-llës, në prani të delegacioneve të kishave motra.

Kisha jonë u përfaqësua nga Mitropoliti iGjirokastrës, Dhimitri.

Në kishë ishin të pranishëm edhe Presidentidhe Kryeministri i Libanit, përfaqësues ngakishat e tjera dhe të besimeve të tjera nga Libanie Siria. Karakteristikë për përbërjen dheveçoritë e kësaj kishe ishte se lutjet u bënë nëshumë gjuhë, si në arabisht, greqisht, latinisht,sllavonisht, gjeorgjisht, frëngjisht, anglisht,gjermanisht etj.

U fronëzua Patriarku i ri i AntiokisëPrimati i ri është Joani X (Yaziji)

Më 24 shkurt, Këshilli Kishtar zgjodhi siPatriark të ri të Kishës Orthodhokse BullgareMitropolitin Neofit të Ruse. Më pas, i sho-qëruar nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë dhenga kambanat e kishave të Sofjes, Primati i rishkoi me litani në Sallën e Sinodit, nëKatedralen Patriarkale “Shën AleksandërNevskij”. Aty ai u prit edhe nga përfaqësuesite kishave të tjera orthodhokse. Kisha jonëpërfaqësohej nga Mitropoliti i Beratit Ignati.

Fortlumturia e Tij Neofiti, Simeon NikolovDimitrov, lindi në Sofje në vitin 1945. Aty kreuSeminarin dhe më pas Akademinë Teologjikee studime të tjera. Filloi jetën murgërore nëvitin 1975, i dorëzuar nga Patriarku i ndjerëMaksim. Në vitin 1976 u dorëzua prift dhemë 1977 u bë arkimandrit.

Në fillim të viteve ‘80 ishte protosingjel iMitropolisë së Sofjes, në vitin 1985 u bëepiskop ndihmës. Në vitin 1989 u caktuarektor i Akademisë Teologjike të kryeqytetit.

Zgjidhet dhe fronëzohet Patriarku i ri i Bullgarisë

Për një periudhë ishte edhe kryesekretar iSinodit të Shenjtë. Në vitin 2001 mori titullin eMitropolitit të Ruse.

Neofiti është Patriarku i tretë i Kishës Or-

thodhokse Bullgare, që nga viti 1953, kur morikëtë titull nga Patriarkana e Konstandi-nopojës. Ai pasoi Patriarkun Maksim, i cili fjetinë nëntor 2012.

Primati i ri është Neofiti