ne jemi zvicra radhë del në pension të mëhershëm. …...ret e ndryshme. duke u bazuar në...

4
2 4 Dija është fuqi! Unia ju përkrahë! Arka e pensionit Nëse zbritet përqindja transformuese, atëherë Unia nis referendumin! «Respekt do me thënë se njerëzit nuk kanë vetëm të drejtë të punojnë, por të drejtë për një punë të mirë dhe me kushte korrekte të punës. Puna njerë- zore nuk është mall a as më pak mall i lirë. «Detyrimi për të bërë punë me pagesë të dobët bie në kundërshtim me dinjitetin njerëzor», ka thënë Kr- yetari i Bashkimit Sindikal të Zvicrës Paul Rechsteiner. «Çështja sociale është ajo që preoku- pon më së shumti njerëzit», ka thënë bashkëkryetari i sindikatës Unia, An- dreas Rieger në fjalimin e tij në Cyrih. «Në etazhet e menaxherëve vendoset mbi paga të majme për menaxherët dhe aksionarët, kurse në të njëjtën kohë mbi 300 000 njerëz në Zvicër je- tojnë me paga të ulëta nën 3500 fran- ga. Ekonomia lulëzon, por kushtet e vështira të punës bëjnë presion të madh ndaj punonjësve», ka thënë mes tjerash Andreas Rieger dhe ka kër- kuar më shumë Respekt për punë- marrëset dhe punëmarrësit. Manifestime janë mbajtur në gati të gjitha qytetet e Zvicrës edhe pse 1 ma- ji si festë e punës është e njohur si festë vetëm në tetë Kantone. Në manifestimet e ndryshme të një majit kanë marrë pjesë një numër i madh i punonjësve shqiptarë, anëtarë të sindikatës Unia. Kështu në Thun në Kantonin e Bernës, jo vetëm që kanë qenë pjesëmarrës në manifestim, por kanë qenë edhe pjesë e programit kul- turor. Grupi i valltarëve nga Thuni ka prezantuar valle shqipe dhe ka kyçur në valle edhe zvicerane dhe zviceranë, të cilët gjatë vallëzimit kanë marrë ins- truksionet se si duhet vallëzuar. FAR është sukses I 5000-ti punëtor me radhë del në pension të mëhershëm. Nr. 4 | Mai 2007 | albanisch Erscheint als Beilage zur Zeitung «work» | Redaktion T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch 3 Ne jemi Zvicra Manifestimi i madh për të drejta themelore për të gjithë! Anembanë Zvicrës mbahen manifestime me rastin e ditës së punëtorëve 1 Maji 2007: për më shumë Respekt! Kundër përkeqësimeve – për të drejtat tona dhe dinjitetin tonë Respekt! Eksponent të ndryshëm borgjez, politi- kanë të spektrit të djathtë, menaxherët dhe shefat e punëdhënësve dëshi- rojnë ta hedhin festën e 1 Majit në «turmën e mbeturinave të historisë», sepse siç thonë ata, «ky manifestim është i demoduar». Kjo thënie është ed- he një shprehje e humbjes së ndjenjës për realitet, drejtësi dhe senzibilitet për rrjedhat shoqërore. Për më tepër, kjo thënie tregon në njëfarë mënyre edhe injorancën e tyre për të arriturat socia- le të punonjësve, të cilëve asgjë nuk iu është falur. Ata injorojnë faktin, se kjo festë qëndron për solidaritet, drejtësi, të drejta në vendin e punës dhe të drej- tat e njeriut dhe atë nëpër gati të gjitha kulturat anembanë rruzullit tokësor. Pohimi se – për ta –1 Maji nuk ka kurr- farë «vlere» përkon shumë mirë edhe me mentalitetin e tyre për të futur nëpër gjepat e tyre fitimet e majme, për- derisa, ata të cilët me djersën, dijen dhe forcën e tyre kanë kontribuar në reali- zimin e fitimeve shpesh as që u pa- guhet një ngritje modeste e pagave prej disa frangave në muaj. Sa për ilustrim: Marcel Ospel merr një pagë «Modeste» prej 28 milionësh. Këto janë mbi 100’000 franga në ditë. Pagë që një punëtore apo punëtorë nuk mund ta re- alizoj gjatë tërë vitit. Kur ne sindikatat kërkojmë ngritje të pagave, këta zotërinj ankohen se nuk është koha për ngritje të pagave, se duhet ruajtur aftësia konkurruese, se të gjithë duhet të shtrëngojmë rripin. Është ky respekt, të cilin e meritojmë? Edhe ne migrantët meritojmë Respekt, sepse jemi forcë e cila ka bashkë ndër- tuar këtë shoqëri dhe kanë kontribuar në mirëqenien e shoqërisë, pjesë e të së cilës jemi. Respekt d.m.th. edhe luftë kundër racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit të të huajve. Për këtë duhet angazhim i të gjithëve: Institu- cioneve dhe organeve shtetërore, por edhe i neve qytetarëve. Migrantët duhet të kenë të drejtë për punë, për shkollim, karrierë, ngritje dhe formim profesional dhe shanse të barabarta. Ne sindikalistët e dimë më së miri, se lufta për paga të mira, të drejta në punë dhe kushte të mira për të punësuarit mund të jetë e suksesshme vetëm në- se angazhohemi të gjithë. Ka nevojë për njerëz të guximshëm dhe aktiv. An- daj, duhet të përfitojmë edhe të tjerë për sindikatën, sepse edhe numri e bën fuqinë, sepse së bashku jemi më të fortë dhe së bashku arrijmë më shumë! Hilmi Gashi Nën presionin e papunësisë së vazhdueshme gjatë viteve si dhe ristrukturimeve dhe ra- cionalizimeve nëpër ndër- marrje, viteve të fundit janë krijuar kushtet e vështira të punës. Viktima kryesore të këtyre përkeqësimeve janë gratë dhe migrantet edhe mi- grantët. Në ndërkohë gjithnjë e më shumë edhe të rinjtë. Falë zhvillimit ekonomik dhe kon- jukturës së përshtatshme të viteve të fundit bie numri i të papunëve – mirë- po ajo zëvendësohet me vende të pa- sigurta pune me kushte të vështira, sepse një numër i madh i punëd- hënësve nuk është i gatshëm të merr përsipër kurrfarë rreziku gjatë punësi- mit të njerëzve. Rrezikun e plotë e bart punëmarrësi: qoftë si i punësuar nën kushte të pavolitshme, si punëtorë i përkohshëm (temporer) apo sipas po- rosisë. Duke u nisur nga kjo situatë e vështirë dhe zhvillime dramatike të kushteve të punës për punonjësit, Unia ka vendosur të nisë një fushatë kundër egërsimit të kushteve të punës. Puna e përkohshme Në ditët dhe muajt që pasojnë, Unia do të angazhohet për rritjen e numrit të kontrolleve dhe zbulimin e «dele- ve të zeza» në radhët e ndërmarrjeve që ndërmjetësojnë punëtorë me sta- tus të përkohshëm (temporer). Në Kontratat ekzistuese kolektive të punës do t’i rregullojmë kushtet e punësimit më mirë, dhe atë edhe në aspektin kualitativ. Në të njëjtën kohë në bashkëpunim me Svisstafing, sho- qatën ndërmarrjeve për personel të përkohshëm, jemi duke zhvilluar ne- gociata për një KPP, të cilat duhet të rre- gullojnë kushtet e punës për të punë- suarit nëpër degët e ekonomisë pa KPP të obligueshme. Terminët e para të bi- sedimeve janë caktuar. Shoqata e punëdhënësve të ndërmarrjeve tem- porere para një viti e gjysmë pat ndër- pre bisedimet, tani ata kthehen në ta- volinën e bisedimeve. Puna në bazë të porosisë apo pas thirrjes Që në vitin 1998 një nga sindikatat formuese të Unias ka bërë një fushatë kundër punës sipas porosisë dhe ka mundur ta zbutë sadopak gjendjen. Viteve të fundit kjo gjendje në tregun e punësimit është rikthyer. Nga kjo janë të prekura sidomos femrat. Ky egërsim i punësimit bie në kundërsh- tim me ligjet ekzistuese dhe rregullo- ret e ndryshme. Duke u bazuar në kë- to ligje dhe rregullore, Unia do të zh- villoj një fushatë, në të cilën rastet in- dividuale do t’i qet para gjyqit dhe ndërmarrjet, të cilat praktikojnë këtë gjendje, do të përmenden publikisht me emër. Së fundi duam të sensibili- zojmë dhe informojmë njerëzit e pre- kur mbi të drejtat që kanë. Vania Alleva Me punë sipas porosisë nënkuptohet: Orari i ulët dhe i pa definuar i punës. Kërkesa për të qenë në dispozicion në çdo kohë të ditës dhe javës. Gatishmëria për të punuar në çdo kohë të ditës apo natës. Thirrjet për punë pasojnë në afat shumë të shkurtër dhe anulohen gjithashtu në kohë të shkurtër. Paguhen vetëm orët e realizuara, pa kurrfarë shtese. Kjo ka si pasojë dallime të mëdha në pagë nga muaji në muaj. «Respekt – ne jemi më shumë se vegla»: Nën këtë moto, anem- banë Zvicrës, janë mbajtur Manifestime të një majit. «Puna është baza e mirëqenies», thuhet në mes tjerash në tubimet e ndryshme dhe «puna duhet të siguroj një jetë dinjitoze». Së bashku për një botë më të mirë dhe Respekt për të gjithë! Punë e rregulluar në vend të egërsimit. Komenti

Upload: others

Post on 22-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ne jemi Zvicra radhë del në pension të mëhershëm. …...ret e ndryshme. Duke u bazuar në kë-to ligje dhe rregullore, Unia do të zh-villoj një fushatë, në të cilën rastet

2 4

Dija ështëfuqi! Unia jupërkrahë!

Arka e pensionitNëse zbritet përqindjatransformuese, atëherë Unia nis referendumin!

«Respekt do me thënë se njerëzit nukkanë vetëm të drejtë të punojnë, portë drejtë për një punë të mirë dhe mekushte korrekte të punës. Puna njerë-

zore nuk është mall a as më pak malli lirë. «Detyrimi për të bërë punë mepagesë të dobët bie në kundërshtimme dinjitetin njerëzor», ka thënë Kr-yetari i Bashkimit Sindikal të ZvicrësPaul Rechsteiner. «Çështja sociale është ajo që preoku-pon më së shumti njerëzit», ka thënëbashkëkryetari i sindikatës Unia, An-dreas Rieger në fjalimin e tij në Cyrih.«Në etazhet e menaxherëve vendosetmbi paga të majme për menaxherëtdhe aksionarët, kurse në të njëjtënkohë mbi 300 000 njerëz në Zvicër je-tojnë me paga të ulëta nën 3500 fran-ga. Ekonomia lulëzon, por kushtet e

vështira të punës bëjnë presion tëmadh ndaj punonjësve», ka thënëmes tjerash Andreas Rieger dhe ka kër-kuar më shumë Respekt për punë-marrëset dhe punëmarrësit. Manifestime janë mbajtur në gati tëgjitha qytetet e Zvicrës edhe pse 1 ma-ji si festë e punës është e njohur si festëvetëm në tetë Kantone. Në manifestimet e ndryshme të njëmajit kanë marrë pjesë një numër imadh i punonjësve shqiptarë, anëtarëtë sindikatës Unia. Kështu në Thun nëKantonin e Bernës, jo vetëm që kanëqenë pjesëmarrës në manifestim, porkanë qenë edhe pjesë e programit kul-turor. Grupi i valltarëve nga Thuni kaprezantuar valle shqipe dhe ka kyçurnë valle edhe zvicerane dhe zviceranë,të cilët gjatë vallëzimit kanë marrë ins-truksionet se si duhet vallëzuar.

FAR është suksesI 5000-ti punëtor me radhë del në pension të mëhershëm.

Nr. 4 | Mai 2007 | albanischErscheint als Beilage zur Zeitung «work» | Redaktion T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch

3Ne jemi ZvicraManifestimi i madh për të drejta themelore për tëgjithë!

Anembanë Zvicrës mbahen manifestime me rastin e ditës së punëtorëve

1 Maji 2007: për mëshumë Respekt!

Kundër përkeqësimeve – për të drejtat tona dhedinjitetin tonë

Respekt!

Eksponent të ndryshëm borgjez, politi-kanë të spektrit të djathtë, menaxherëtdhe shefat e punëdhënësve dëshi-rojnë ta hedhin festën e 1 Majit në«turmën e mbeturinave të historisë»,sepse siç thonë ata, «ky manifestimështë i demoduar». Kjo thënie është ed-he një shprehje e humbjes së ndjenjëspër realitet, drejtësi dhe senzibilitet përrrjedhat shoqërore. Për më tepër, kjothënie tregon në njëfarë mënyre edheinjorancën e tyre për të arriturat socia-le të punonjësve, të cilëve asgjë nuk iuështë falur. Ata injorojnë faktin, se kjofestë qëndron për solidaritet, drejtësi,të drejta në vendin e punës dhe të drej-tat e njeriut dhe atë nëpër gati të gjithakulturat anembanë rruzullit tokësor.Pohimi se – për ta –1 Maji nuk ka kurr-farë «vlere» përkon shumë mirë edheme mentalitetin e tyre për të futur

nëpër gjepat e tyre fitimet e majme, për-derisa, ata të cilët me djersën, dijen dheforcën e tyre kanë kontribuar në reali-zimin e fitimeve shpesh as që u pa-guhet një ngritje modeste e pagave prejdisa frangave në muaj. Sa për ilustrim:Marcel Ospel merr një pagë «Modeste»prej 28 milionësh. Këto janë mbi100’000 franga në ditë. Pagë që njëpunëtore apo punëtorë nuk mund ta re-alizoj gjatë tërë vitit. Kur ne sindikatat kërkojmë ngritje tëpagave, këta zotërinj ankohen se nukështë koha për ngritje të pagave, seduhet ruajtur aftësia konkurruese, setë gjithë duhet të shtrëngojmë rripin.Është ky respekt, të cilin e meritojmë?Edhe ne migrantët meritojmë Respekt,sepse jemi forcë e cila ka bashkë ndër-tuar këtë shoqëri dhe kanë kontribuarnë mirëqenien e shoqërisë, pjesë e të

së cilës jemi. Respekt d.m.th. edheluftë kundër racizmit, ksenofobisë dhediskriminimit të të huajve. Për këtëduhet angazhim i të gjithëve: Institu-cioneve dhe organeve shtetërore, poredhe i neve qytetarëve. Migrantëtduhet të kenë të drejtë për punë, përshkollim, karrierë, ngritje dhe formimprofesional dhe shanse të barabarta. Ne sindikalistët e dimë më së miri, selufta për paga të mira, të drejta në punëdhe kushte të mira për të punësuaritmund të jetë e suksesshme vetëm në-se angazhohemi të gjithë. Ka nevojëpër njerëz të guximshëm dhe aktiv. An-daj, duhet të përfitojmë edhe të tjerëpër sindikatën, sepse edhe numri e bënfuqinë, sepse së bashku jemi më tëfortë dhe së bashku arrijmë më shumë!

Hilmi Gashi

Nën presionin e papunësisësë vazhdueshme gjatë vitevesi dhe ristrukturimeve dhe ra-cionalizimeve nëpër ndër-marrje, viteve të fundit janëkrijuar kushtet e vështira tëpunës. Viktima kryesore tëkëtyre përkeqësimeve janëgratë dhe migrantet edhe mi-grantët. Në ndërkohë gjithnjëe më shumë edhe të rinjtë.

Falë zhvillimit ekonomik dhe kon-jukturës së përshtatshme të viteve tëfundit bie numri i të papunëve – mirë-po ajo zëvendësohet me vende të pa-sigurta pune me kushte të vështira,sepse një numër i madh i punëd-hënësve nuk është i gatshëm të merrpërsipër kurrfarë rreziku gjatë punësi-mit të njerëzve. Rrezikun e plotë e bartpunëmarrësi: qoftë si i punësuar nënkushte të pavolitshme, si punëtorë ipërkohshëm (temporer) apo sipas po-rosisë. Duke u nisur nga kjo situatë evështirë dhe zhvillime dramatike tëkushteve të punës për punonjësit,Unia ka vendosur të nisë një fushatëkundër egërsimit të kushteve tëpunës.

Puna e përkohshme Në ditët dhe muajt që pasojnë, Uniado të angazhohet për rritjen e numrittë kontrolleve dhe zbulimin e «dele-ve të zeza» në radhët e ndërmarrjeveqë ndërmjetësojnë punëtorë me sta-tus të përkohshëm (temporer). Në

Kontratat ekzistuese kolektive tëpunës do t’i rregullojmë kushtet epunësimit më mirë, dhe atë edhe nëaspektin kualitativ. Në të njëjtën kohënë bashkëpunim me Svisstafing, sho-qatën ndërmarrjeve për personel tëpërkohshëm, jemi duke zhvilluar ne-gociata për një KPP, të cilat duhet të rre-gullojnë kushtet e punës për të punë-suarit nëpër degët e ekonomisë pa KPPtë obligueshme. Terminët e para të bi-sedimeve janë caktuar. Shoqata epunëdhënësve të ndërmarrjeve tem-porere para një viti e gjysmë pat ndër-pre bisedimet, tani ata kthehen në ta-volinën e bisedimeve.

Puna në bazë të porosisë apo pas thirrjesQë në vitin 1998 një nga sindikatatformuese të Unias ka bërë një fushatëkundër punës sipas porosisë dhe kamundur ta zbutë sadopak gjendjen.Viteve të fundit kjo gjendje në tregune punësimit është rikthyer. Nga kjojanë të prekura sidomos femrat. Kyegërsim i punësimit bie në kundërsh-tim me ligjet ekzistuese dhe rregullo-ret e ndryshme. Duke u bazuar në kë-to ligje dhe rregullore, Unia do të zh-villoj një fushatë, në të cilën rastet in-dividuale do t’i qet para gjyqit dhendërmarrjet, të cilat praktikojnë këtëgjendje, do të përmenden publikishtme emër. Së fundi duam të sensibili-zojmë dhe informojmë njerëzit e pre-kur mbi të drejtat që kanë.

Vania Alleva

Me punë sipas porosisë nënkuptohet: � Orari i ulët dhe i pa definuar i punës. � Kërkesa për të qenë në dispozicion në çdo kohë të ditës dhe javës.

Gatishmëria për të punuar në çdo kohë të ditës apo natës.� Thirrjet për punë pasojnë në afat shumë të shkurtër dhe anulohen

gjithashtu në kohë të shkurtër. � Paguhen vetëm orët e realizuara, pa kurrfarë shtese. Kjo ka si pasojë

dallime të mëdha në pagë nga muaji në muaj.

«Respekt – ne jemi më shumë se vegla»: Nën këtë moto, anem-banë Zvicrës, janë mbajtur Manifestime të një majit. «Punaështë baza e mirëqenies», thuhet në mes tjerash në tubimete ndryshme dhe «puna duhet të siguroj një jetë dinjitoze».

Së bashku për një botë më të mirë dhe Respekt për të gjithë! Punë e rregulluar në vend të egërsimit.

Komenti

Page 2: Ne jemi Zvicra radhë del në pension të mëhershëm. …...ret e ndryshme. Duke u bazuar në kë-to ligje dhe rregullore, Unia do të zh-villoj një fushatë, në të cilën rastet

Transporti publik: Falas për shegertVetëm gjatë një vikendi janë tubuar9000 nënshkrime. Tiçinezët kanënënshkruar nismën e sindikatës Unia,e cila kërkon, që shteti shegertëve t’iakompensoj shpenzimet e udhëtimitpër në shkollën e profesionit. Më këtëhap, Unia ka për qëllim lehtësimin ebarrë për familjet dhe dëshiron që she-gertët të përdorin mjetet e trafikut pu-blik. Në ndërkohë janë duke u vërte-tuar nënshkrimet nëpër komuna. Qëiniciativa të jetë e vlefshme duhen7000 nënshkrime. Sekretari i Sindi-katës Unia në Tiçino Saverio Luratiështë i bindur se nënshkrimet e mbled-hura mjaftojnë dhe shpreson se qeve-ria dhe parlamenti i kantonit do tëshqyrtojnë çështjen sa më shpejtë, qërregullorja e re të mund të hyj në fuqinë vitin e ri shkollor.

Anketimi për orët e hapjessë restoranteveKantoni i Bernës planifikon shtyrjen ekohës së mbylljes së lokaleve të shër-bimeve hoteliere dhe të restorantevee cila njihet me emrin ora policore. Si-pas saj, mundësia e dhënies së lejespër të mbajtur hapur lokalin duhet tëjepet deri në ora pesë të mëngjesit –në vend të orës 3.30 siç është e rre-gulluar deri më sot. Këtë e parashehskica e rishikimit të ligjit për hoteleridhe restorante. Unia në ndërkohëështë duke bërë një anketim në mesine punonjësve në restorante dhe hote-leri, për të marrë mendimin e tyre mbirishikimin e ligjit të përmendur.

Unia kërkon qartësi dhe pret hapa konkret prejSvismetalit Në pajtim me kontratën e përgjithsh-me të punës për industrinë e makina-ve, në tetor të vitit të kaluar Unia ka kër-kuar inicimin e procedurës së gjyqit tëreferimit, pasi që bisedimet mes sin-dikatës Unia dhe Svismetalit për njëplan social kanë dështuar.Si Unia ashtu edhe të punësuarit janëtë interesuar që procedura të filloj samë shpejtë. Gjyqi referues ka qenë ibllokuar, sepse përfaqësuesi ipunëdhënësve Svismatali, nuk e kacaktuar përfaqësuesin e tyre për gjyq.Unia merr me dije, se Svismatali më nëfund është i gatshëm për të filluar pro-cedurën dhe për të mundësuar sqari-min e pikëve të hapura kontestuesemes punëdhënësve, sindikatës dhe tëpunësuarve.

Shkollimi me dëftesë: Pagat e reja minimale nëKPP-në Nacionale. Për absolventet dhe absolventët e sh-kollimit dyvjeçar bazë me Dëftesë pro-fesionale Federale, deri tash në KPP-në për degën hoteleri dhe restorantekanë munguar pagat përkatëse mini-male. Tani partnerët social janë marrëvesh për të futur këtë kategori të pro-fesionit në KPP. Një nga nënshkruesitështë edhe Unia e cila përfaqëson njënumër të madh të punonjësve në ho-teleri dhe restorante. Prej një korrikut2007 paga minimale e atyre të cilëtmbarojnë shkollimin profesional medëftesë federal të profesionit kanë tëdrejtë për një pagë minimale prej 3480frangave.

horizonte Nr. 4 | Mai 2007 | albanisch 2

News

Sindikata Unia dëshiron tështyj Bashkimin sindikal ev-ropian EGB të jetë më aktiv nëqështjen e pagave minimale.

A është ngutur BE-ja me pranimin evendeve të Evropës Lindore apo kapritur tepër gjatë? A ka qenë praniminjë akt i përgatitur mirë apo vetëm njëhap i ngutshëm? A kërcohet që idejae BE-së të mbetet vetëm bashkim i in-teresave ekonomike dhe jo edhebashkësi e njerëzve të lirë, apo do tëbëhet superfuqi sipas shëmbëlltyrës sëSHBA-ve, apo ndoshta pas 50 vitevenuk do të ekzistoj fare? Një numër i

konsiderueshëm i pjesëmarrësve nëseminar të organizuar nga Unia, nukkanë kursyer me kritikë ndaj BE-së.Çka më së shumti ka befasuar fakti se,kritika më e madhe ndaj politikës ak-tuale të BE-së vjen nga radhët e sindi-katave prej nga BE-ja. Frank Schmidt-Hullmann prej Grupit të InteresitNdërtimtari (IG Bau) dhe Marie-JoséeNoirault prej sindikatë franceze ForceOuvrière, kanë skicuar realitetin evrazhdë për punonjësit në BE. Nëqendër të vëmendjes ka qëndruar ed-he marrëdhënia mes Zvicrës dhe BE-së dhe strategjia e ardhshme e Unia-sndaj Bashkimit Evropian.

Bashkimi i sindikatave evropiane duhet të bëhetmë aktivKjo çështje është me rëndësi dhe kashtyrë shumë pjesëmarrës të sh-prehin mendimin e tyre. Ish nënkr-yetari i SNI-së Hans Shepi ka kërkuarnga të pranishmit t’i thonë lamtu-mirë idesë së «parealizueshme të për-parimeve sociale» nëse BE-ja dhe Zvi-cra afrohen edhe më shumë. Kjo thënie e tij është kundërvënë ngapjesa tjetër e pjesëmarrësve, të cilëtshohin më shumë shanse në afrimine Zvicrës dhe BE-së.

Shef ekonomi i sindikatës Unia, HansBaumann ka insistuar në «rëndësinëe veprimit politik në një hapësirë tëgjerë evropiane». «Mirëpo, duhet tëmbrojmë më me këmbëngulje mo-delin social evropian kundër forcaveradikale të ekonomisë së tregut bren-da përbrenda Bashkësisë Evropiane»,ka thënë ai. Kritikë në këtë drejtimmeriton edhe Bashkimi sindikal ev-ropian. Unia në kongresin e ardh-shëm të këtij Unioni të sindikataveevropiane do të kërkoj politikë më ak-tive sindikale dhe sociale.

Prodhueshmëria e lartë, fi-timet rekorde dhe stagnim ipagave minimale dhe stresinë rritje e sipër – kështu pre-zantohet situata aktuale nëMigros. Unia kërkon prej Mi-gros-it që më në fund të bëjngritjen e pagave minimaledhe kërkon reduktimin e stre-sit si dhe heqjen dorë prejpushimeve nga puna.

Në tri vitet e fundit, qarkullimi mall-rave të shitura nga Migros është sh-tuar për 3,5 për qind. Këto rezultate irealizojnë punonjësit e Migros-itnumri i të cilëve nga viti në vit zvogë-lohet edhe pse fitimet janë të larta. Sapër ilustrim: në vitin 2006 Migrosi karealizuar një fitim të lartë prej 754 mi-lionësh. Në të njëjtën koha kjo ndër-

marrje ka zvogëluar numrin e perso-nelit në 5 për qind (4000 persona, apo2600 vende të plota pune) gjatë tri vi-teve të fundit. Tash Migros-i para-lajmëron largimet tjera nga puna. Kjoshkakton më shumë stres te persone-li, i cili detyrohet të punoj edhe mëshumë dhe nën stres më të lartë. Uniakërkon nga Migrosi të heq dorë ngalargimet nga puna.

Pa ngritje të pagave minimalePresioni ndaj punëtorëve dhe pro-duktiviteti në rritje e sipër i persone-lit deri tash janë shpaguar keq. Ngrit-jet e pagave në shumicën e rastevekanë çaluar mbrapa përparimeve tëdukshme në sferën e produktivitetit.Në dy vitet e fundit Migros ka bërëvetëm ngritjen individuale të pagave.

Paga më e ulët me vite ka mbetur engrirë në 3300 franga bruto. Edhe pseështë pozitive, që këta punëtorë kanëmarrë një premi falënderuese prej 500frangave, mirëpo ekziston nevoja epërshtatjes së qëndrueshme të paga-

ve. Duke u nisur nga rezultatet e mi-ra dhe fitimet e majme, Unia kërkonprej Migros-it që të bëj ngritjen e pa-gave minimale dhe të garantoj ngrit-je të pagave për të gjithë.

Pensionimi i mëhershëm ipleqërisë (FAR) në ndërtimta-ri është sukses. Ndërtimtari irrugëve Eugenio Fernandezka marrë edhe vet pjesë nëgrevë dhe tash mund të lëkazmën për anash.

Këtë verë, në kopshtin e Eugenio Fer-nandezit në lagjen Lengasse në Bernë

do të ketë shumë sallatë dhe perimetjera. Që tash, bashkëshortja e tij ithotë: « Mos mbill aq shumë sallatë,se nuk do të kemi mundësi ti hamë».Mirëpo, ai ndjen kënaqësi gjatë punësnë kopsht. Duke filluar nga 1 maji aido të ketë mjaftë kohë për t’u kujde-sur për kopshtin. Eugenio është ndër-timtari i 5000-të i cili përfiton ngapensionimi i mëhershëm me 60 vjet.Për këtë ai ka bërë edhe vet grevë.

Sukses falë bllokimit të Baregg-utKur i kujtohet nëntori i vitit 2002 sytëi shkëlqejnë dhe zëri tregon ven-dosmërinë e asaj kohe: «Qëndrimi sëbashku na ka bërë të fortë. Sindikatai ka vu themelet, kurse ne ndërtim-tarët i kemi ngritur muret», thotë Fre-nandez. Se ndërtimtarët me sindi-katën e tyre i kanë detyruar patronëttë nënshkruajnë marrëveshjen përpensionim të mëhershëm e bën të

ndihet krenar: «Punëdhënësit e patënthyer fjalën e dhënë dhe kanë tentuarqë edhe një herë të shtyjnë marrë-veshjen e paraparë për pensionim tëmëhershëm».Së bashku me udhëheqësit tjerë tëgrevës, ka shkuar Eugenio nga vendpunishte në tjetrën, për të kontrolluarse a janë ndalur punimet anembanëBernës. Pastaj, me autobusë janë ni-sur për në BAREGG, ku janë takuar mekolegët nga Bazeli dhe Cyrihu dhekanë bllokuar hyrjen përpara tunelitnë Baregg: «Për Zvicrën ky ka qenëskandal i paparë, por ne kemi qenë tëdetyruar për ta bërë këtë bllokadë,përndryshe nuk do të kishim arriturqëllimin tonë», është i bindur ai.Eugenio nuk mund të rri i qetë sepsesiç thotë ai «Jam njeri i cili nuk mundtë rri pa bërë diçka». Ai edhe më tutjedo të pastroj disa orë në javë zyre. Gjit-hashtu do të ketë mjaftë kohë përkopshtin e tij dhe për aktivitetet në

sindikatë, si dhe pushimet më të gja-ta në vendlindjen e tij në Spanjë.

Dhimbje në kryq Eugenios këto pesë vitet e pensionimittë mëhershëm i duken sikur kohë e fa-lur «për të jetuar». Për këtë ai ështëshumë falënderues sindikatës Unia.Paga e tij e deritashme ka qenë 5300franga bruto. Tash ai merr pensioninprej fondit FAR rreth 4200 franga. «Kë-to mjaftojnë», thotë ai, sepse «merëndësi është shëndeti». Eugeniondien nga pak dhimbje të Boshtit ku-rrizor dhe qafës, mirëpo ai nuk ështëmë i ri. Kur ngritët ai mban dorën nëkryq. «Natën kam dhimbje dhe nukmund të fle mirë», andaj deri nëmoshën 65 ndoshta nuk do të kishaqëndruar». Ai tregon në drejtim tëgurëve të rëndë në anën tjetër tërrugës dhe thotë: «Me 65 vjet me ibartë këta gurë të rëndë nuk është emundur».

Që nga 1 korriku 2003 është në fuqiKontrata e përgjithshme e punës përpensionim të mëhershëm në degën kr-yesore të ndërtimtarisë. Që nga kjokohë janë paguar 500 milion franga.Pensioni mesatar ka qenë rreth 4500franga. Më 1 maj pensionohet punëto-ri i 5000-të me radhë. Ndërtimtarët da-lin me 60 vjet në pension të më-

hershëm dhe deri në moshën 65 vjeça-re marrin pension prej Fondit për pen-sionim të mëhershëm FAR.Fondi për pensionim të mëhershëm nëndërtimtari FAR financohet prejpunëdhënësve me 4 për qind të pagësdhe prej punëmarrësve me 1 për qindtë pagës. Pensioni është i përbërë nganjë shumë themelore prej 6000 fran-

gave në vit dhe 65 për qindëshit tëpagës së fundit vjetore. Kërkesat për pensionim të mëhershëmmund të dorëzohen në çdo sekretariattë sindikatës Unia – më së voni gjashtëmuaj para ftillimit të pensionit. Për të gë-zuar të drejtën e pensionit të plotëduhet të keni punuar gjatë 20 viteve tëfundit më së paku 15 vite (prej tyre sh-

tatë vitet e fundit pa ndërprerje. Pa-punësia nuk llogaritet si ndërprerje) nënjërën nga ndërmarrjet të cilat i nënsh-trohen KPP-së për pensionim të më-hershëm FAR. Risi: KPP-së për FAR prejnjë prillit 2006 iu janë nënshtruar ed-he ndërmarrjet për personel të për-kohshëm (Firmat e temporerëve).

Pensionimi i fleksibilizuar i mëhershëm për sektorin kryesor të ndërtimtarisë FAR

Punëtori i 5000-të me rradhë del në pension në moshën 60 vjeçare

«Këto janë pesë vite të falura»

Eugenio Fernandes: deri në 65vjet nuk kisha qëndruar!

Unia kërkon paga më të larta minimale dhe heqje dorë nga pushimi nga puna

Përkundër fitimeve të majme, largime nga puna

Migros: Stres dhe produktivitet i shtuar, kurse paga mbetet e vogël.

Kritikë mbar evropiane të pagave minimale

Një seminar në Unia diskuton strategjinë evropiane

Page 3: Ne jemi Zvicra radhë del në pension të mëhershëm. …...ret e ndryshme. Duke u bazuar në kë-to ligje dhe rregullore, Unia do të zh-villoj një fushatë, në të cilën rastet

14 qershori për gratë zvice-rane, e sidomos për sindika-listet, është ditë e rëndësish-me: më 14 qershor 1981 kahyrë në fuqi neni kushtetuespër barazimin e gjinive dhemë 14 qershor 1991 ështëmbajtur greva e grave: «Kurgruaja do, gjithçka pushon».

Nisma për grevë ka ardhur prej orën-dreqëseve në Vallée de Joux, të cilatjanë mbrojtur kundër diskriminime-ve në pagë. Kristiane Bruner, atëherëkryetare e SMUV/FTMH, ka parash-truar kërkesën në BSZ, dhe aty ven-doset thirrja e grevës për 14 qershor1991. Rastësisht: Më 14 qershor bëhet

zgjedhja e zonja Doris Lojthard si Mi-nistre Federale dhe e para femër e ci-la e merr përsipër Departamentin eEkonomisë, dhe me këtë edhe përg-jegjësinë për Drejtorinë e Punës. Disamuaj pas ardhjes në funksion, ajo dës-hiron që me futjen në fuqi të pushi-mit pesëditor të paslindjes për etër tëvë një shenjë barazimi të gjinive,mirëpo Këshilli Federal e stopon këtëhap guximtar.

Barazimi në pagëNe sindikalistet shpresojmë, se zonjaMinistre, do të angazhohet edhe përbarazim në pagë. Me këtë rast, më 14qershor, një delegacion i Grave tëUnia-s, gjatë vizitës znj. Lojthard do

t’i dorëzoj njëdhuratë, dhe meshembullin e sek-torit të tregtisë dotë ilustroj dallimetderi në 25 % nëpagë mes mesh-kujve dhe femra-ve dhe nevojën epërkrahjes shtetërore në realizimin etë së drejtës kushtetuese për pagë tënjëjtë. Instrumentet e zbatimit ekzis-tojnë, p.sh. Sistemi për kontrollimine Pagave Logib, mirëpo implementi-mi refuzohet nga punëdhënësit. Pas fushatës për sensibilizim, tashduhet të realizojmë konkretizimin ekërkesës për barazi në pagë në nivel të

degëve dhe ndërmarrjeve. Për të arri-tur sukses duhet angazhimi i të gjithë-ve: aksionet konkrete, bisedat mbi pa-gat, në komisionet e ndërmarrjeve,gjatë bisedimeve për paga etj. Infor-mohu në sekretariatin tënd të Unia-s, se cilat aksione janë planifikuar.

Kristine Mihel

horizonte Nr. 4 | Mai 2007 | albanisch 3

Nëse parlamenti pranon zbrit-jen e përqindjes transfor-muese e propozuar prej Kës-hillit Federal, atëherë Unia dotë luftoj këtë me referendum.Qëllimi është: parandalimi izbritjes së padrejtë të pen-sioneve.

Edhe pse fitimet e arkave të pensionijanë në shtim e sipër dhe renditet e re-alizuara i tejkalojnë parashikimet, sul-mi ndaj arkave të pensionit nuk pus-hon. Së pari është reduktuar kamatanë 2,5 %, me arsyetim se ekonomianuk i ka punët mirë. Edhe pse rendi-tet kanë qenë të larta kjo kamatë mbe-tet ende 2.5 %. Komisioni ka propo-zuar ngritje në 2,75 %. Tash kur eko-nomia realizon fitime dhe renditet earkës së pensionit janë në shtim esipër, prapëseprapë Këshilli federal kavendosur zbritjen e koeficientit trans-formues të pensionit prej 7,2 sa ështësot në 6,4 deri në vitin 2011, edhe pseme rishikimin e vitit 2005 ky koefi-cient është vendosur të zbritet deri në6,8 deri në vitin 2014. Në nëntor të vitit të kaluar, Këshilli fe-deral ka propozuar, që në kuadër të ris-

hikimit të ligjit për përkujdesje profe-sionale zbritjen e përqindjes transfor-muese në 6,4 për qind. Ky ndryshimdo të thotë zbritje të pensioneve për10 %. Edhe shumica konservative nëKomisionin për siguri sociale dheshëndetësi i dhomës së përfaqësuesvetë kantoneve ndan mendimin e Kës-hillit federal dhe pohon se përqindjaduhet të bie. Në mbledhjen e komi-sionit më 4 maj ai ka vendosur zbrit-jen prej 7,2 në 6,4 deri në vitin 2014.

Jo zbritjes së pensioneve!Nëse parlamenti e ndjek propozimine Këshillit federal, atëherë Unia do taluftojë këtë ndryshim të Ligjit dukekërkuar nga Bashkimi Sindikal Zvice-ran BSZ të marr nismën për referen-dum. Këtë e ka vendosur mbledhja eKryesisë qendrore. Fitimet e viteve tëfundit tregojnë se nuk ekziston nevo-ja e zbritjes së pensioneve. Reduktimii përqindjes transformuese shkonvetëm në interes të siguruesve privatdhe aksionarëve, të cilët do të nxjerrinedhe më shumë profite prej Arkave tëpensionit. Vitin e kaluar ata kanë re-alizuar fitime të majme e nga anatjetër kërkojnë zbritjen e pensioneve.

Anketimi i mysafirëvembi pagën e 13-të nëhoteleri dhe restorante

A keni pyetur në lokalintuaj?Me qëllim që paga e 13-tëpër të gjithë të bëhet realitetedhe në degën hoteleri dherestorante, Unia lutë mysa-firët e restoranteve dhe ho-televe për përkrahje.

Këtë vit duhet të realizohet ajo, tëcilën Unia vitin e kaluar nuk ka arri-tur ta realizojë; Paga e 13-të për tëgjithë të punësuarit në degën hote-leri dhe restorante. Paga e plotë e 13-të u paguhet vetëm kuzhinierëve, ka-merierëve dhe punonjësve në hotelnë vitin e tretë të stazhit të punës. Passhtat muajsh ata marrin gjysmën,kurse pas dy viteve stazh pune 75 përqind ose tri të katërtat e pagës së 13-të. Pasoj e këtij rregullimi: një numëri madh nuk e merr pagën e plotë të13-të, pasi që punojnë më pak se dyvite te i njëjti punëdhënës.

Unia i lut mysafirët, që t’i ndihmojnëMe qëllim që paga e 13-të për tëgjithë të bëhet realitet edhe në degënhoteleri dhe restorante, Unia lutëmysafirët e restoranteve dhe hotele-ve për përkrahje. Sidomos prej anë-tarëve të sindikatës Unia. «Ne dës-hirojmë, që sa më shumë mysafirgjatë vizitës së ardhshme në resto-rant apo hotel të pyesin udhëheqë-sin e ndërmarrjes dhe punonjësit, sesi praktikohet rregullimi i pagës së13-të ta ata», thotë Mauro Moreto,përgjegjës për degën e hotelerisëdhe restoranteve në Unia. «Sidomosduam të dimë, se a do të ishte egatshme ndërmarrja të paguaj pagëne plotë të 13-të, nëse këtë e bëjnë ed-he restorantet dhe hotelet tjera»,thotë Moreto.

Kartolina postarePërgjigjet mund të dërgohen nëUnia me një kartolinë të përgatitur,në të cilën duhet kryqëzuar përgjig-jen e dhënë. Kartolinat mund të me-rren në sekretariate dhe seksione tëUnias, apo mund të porositennëpërmjet i-melit [email protected] shpërblim për pjesëmarrje në an-ketim, prej atyre të cilët dërgojnëkartolinat me përgjigje do të nxirretnjë fitues për një vikend për dy per-sona në Kantonin e Tiçinos.

Paga e 13-të është një prej kërkesaveqendrore sindikale gjatë bisedimevepër KPP. «Delegatët e Unia-s kanëvendosur, që të koncentrohemi nërealizimin e kësaj kërkese themelo-re. Pyetjet tjera – gjithashtu merëndësi – do ti lëmë tash për tashanash», thotë Mauro Moreto.

Barbara Spycher

Me rastin e 14 qershorit 2007 Dita e Aksionit të Grave:

Angazhimi për barazim në pagëduhet të vazhdojë!

Unia nuk e pranon rishikimine 5 të sigurimeve për raste in-validiteti, sepse, përkundërdisa përmirësimeve nësferën e integrimit të inva-lidëve, ai sjellë shumë për-keqësime. Regjionet endryshme të Unia-s kanë tu-buar nënshkrime për refe-rendumin, për të cilin do tëvotohet më 17 qershor 2007.

Qëllimi i rishikimit të 5 të sigurimitinvalidor është mbulimi i deficiteveduke «zvogëluar numrin e pensione-ve të reja». Për të arritur këtë qëllim,rishikimi parasheh shtim të presionitndaj të siguruarve. Me anë të kërcë-nimeve me sanksione, ata duhet tëdetyrohen të ndërmarrin «gjithçka tëmundshme për të zvogëluar kohëzg-jatjen dhe nivelin e paaftësisë përpunë dhe duke evituar pensioni-min». Mirëpo, se si definohet kjo«gjithçka e mundshme» vendosëshërbimi i sigurimit invalidor. Nëpraktikë kjo mund të shkaktoj pa-drejtësi dhe lë hapësirë për arbitrari-tet. Presioni i pamasë ndaj njerëzveme probleme shëndetësore është injëanshëm. Rishikimi në asnjëmënyrë nuk i obligon punëdhënësitpër të kontribuuar në përmirësimin edeficitit të sigurimit invalidor. Rishi-kimi nuk parasheh kurrfarë kuota tëobligueshme për punësimin e njerëz-ve me aftësi të kufizuara. Parlamenti,bile nuk ka pranuar mundësinë e ofri-

mit të përkrahjes financiare për ndër-marrjet të cilat punësojnë njerëz meaftësi të kufizuara. Ky gjithashtu nukka marrë parasysh masat e rëndë-sishme për mbrojtjen e shëndetit, si-gurinë e shtuar në punë dhe mbrojt-je nga pushimi nga puna dhe detyri-mi për zbatimin e planeve për rein-tegrim.

Mëkëmbje në kurriz të invalidëveFakt është se Sigurimi invalidor ështënë gjendje të vështirë financiare. Ajoka nevojë për financim. Mirëpo, për-mirësimi i gjendjes financiare është ipamundur vetëm me anë të kursi-meve të njëanshme. Parlamenti ka re-fuzuar mundësin e financimit shtesë.Ai dëshiron të shtoj presionin ndajnjerëzve me aftësi të kufizuara, dukekursyer në kurriz të invalidëve 380milion franga duke shlyer e shërbi-met si heqja e pensionit invalidor përbashkëshortët e invalidëve. Për të huajt e vendeve jashtë BE-së ris-hikim është përkeqësim, sepse në tëparashihet shtimi i viteve të pagesëssë kuotës prej 1 viti në 3 vite, për tëarritur të drejtën e pensionit invali-dor. Gjatë këtyre 3 viteve ata nuk janëtë siguruar. Ngushëllon vetëm faktise, tash për tash, është refuzuar kër-kesa e SVP/UDC për llogaritjen epensionit invalidor për migrantët nëbazë të kostos së jetesës në vendinprej nga vijnë.

Jo rishikimit të pestë të sigurimit invalidor

Përkeqësimet janëtë mëdha!

Unia përgatitet për referendum kundër zbritjes së pensioneve

Jo zbritjes së përqindjes transformuese

Çka është përqindja transformuese?Pensioni i ndarë vjetorë llogaritet me ndihmën e përqind-jes transformuese, Ky koeficient cakton lartësinë e pen-sionit. Për shembull: Nëse shuma e mjeteve të kursyera arrinshumën 200000 Franga atëherë me daljen në pension bë-het llogaritja e pensionit si vijon: 200000x7,2% = 14400 fran-ga në vit. I përgjigjet një pensioni mujorë prej 1200 franga-ve. Nëse pensionin e llogarisim me përqindjen transfor-muese prej 6,4 atëherë pensioni do të duket kështu:200000x6,4% = 12800 franga në vit ose 1066 në muaj. Prabrenda një viti pensioni bie për 1600 franga ose 134 fran-ga në muaj.

Page 4: Ne jemi Zvicra radhë del në pension të mëhershëm. …...ret e ndryshme. Duke u bazuar në kë-to ligje dhe rregullore, Unia do të zh-villoj një fushatë, në të cilën rastet

horizonte Nr. 4 | Mai 2007 | albanisch 4

Beilage zu den Gewerkschaftszeitungen work, area, Événement syndical | HerausgeberVerlagsesellschaft work AG, Zürich, Chefredaktion: Marie-José Kuhn; Événement syndicalSA, Lausanne, Chefredaktion: Alberto Cherubini; Edizioni Sociali SA, Lugano, Chefredaktion:Françoise Gehring Amato | Redaktionskommission M. Akyol, M. Pereira, M. Komaromi, H. Gashi, M.Martín | Sprachverantwortlich Hilmi Gashi| Koordination Mira Komaromi |Layout Simone Rolli, Unia | Druck Solprint, Solothurn | Adresse Redaktion «Horizonte»,Strassburgstr. 11, 8021 Zürich, [email protected]

www.unia.ch

Seminari i sivjetshëm për aktivist sin-dikal në gjuhën shqipe do të thellohetnë tematikën e të drejtave të punë-torëve në punë. Seminari me titull «Tëdrejtat në vendin e punës» do të mba-het më 16 dhe 17 qershor 2007 në Ho-tel Rotschuo, Gersau. Në seminar dotë bisedohet mbi rëndësinë e njohjestë të drejtave në vendin e punës.

Me anë të referateve do të jepen njohuri të duhu-ra mbi atë se çka janë Kontratat e përgjithshme tëpunës KPP dhe roli dhe rëndësia që kanë aktivistët

sindikal për sindikatën dhe kolegët në vendet epunës. Metoda e punës do të jenë: referatet, dis-kutimet dhe ushtrimet praktike. Ky seminar i drej-tohet të gjithë sindikalistëve aktiv, dhe atyre të cilëtduan të aktivizohen më shumë dhe të bëhen per-sona të besueshëm sindikal. Seminari i dedikohetanëtarëve dhe është falas, gjithashtu falas janë ed-he shpenzimet e ushqimit, bujtjes dhe udhëtimit.Rezervoje me kohë vendin në seminar, lajmërohupranë seksionit tënd. Për më shumë informacione031 350 24 15 (të martën, të mërkurën dhe të enj-ten prej 09.30–12.00 dhe 13.00–17.00)

Seminari për aktivist sindikal në gjuhën shqipe:

Të drejtat në vendin e punës!

Jam 42 vjeçare dhe e punësuar. Pas një ak-sidenti në punë, bashkëshorti im ka marrë njëpension invalidor. Shëndetin nuk e ka në rre-gull, andaj dua të di se çka ndodhë nëse aivdes? A kam të drejtë të trashëgoj pensionine tij dhe sa do të jetë shuma e pensionit?

Jo. E drejta për të «trashëguar pensionin invalidor»të bashkëshortit vlen vetëm prej moshës 45 vjeça-re dhe pas tri vitesh martese. Nëse keni fëmijë, atë-herë ata marrin pensionin për fëmijë deri nëmoshën 18 vjeçare ose 25 vjeçare nëse janë nëshkollim. Në rast se bashkëshorti juaj vdes dhe junuk keni fëmijë, atëherë ju merrni një kompensimnë shumën e pensioneve trevjeçare. Ndryshe dotë ishte situata nëse kaloni moshën 45 vjeçare dhejeni e martuar gjatë tri viteve, atëherë do të kishittë drejtë për pension për veja, pa marrë parasyshse a punoni apo jo.

Konkurrimi për punë në rast të shtatzënisëJam e papunë dhe konkurroj për një vend pu-ne. Tani jam e ftuar për bisedë me shefin eardhshëm. Gjithashtu, para pak kohësh kammarrë rezultatin se jam shtatzënë. Tash jampak e pasigurt: Si duhet të përgjigjem, nësepunëdhënësi i ardhshëm gjatë intervistës mëpyet në lidhje me shtatzëninë? A jam e obli-guar të informoj atë mbi shtatzëninë që tani,pra gjatë bisedës për punësimin e mund-shëm?

Jo, nuk jeni e obliguar të tregoni për shtatzëninëtuaj, edhe pse principi «besim dhe besnikëri» – dety-rim për lojalitet dhe korrektësi të dyanshme – vlenprej kontaktit të parë, pra edhe gjatë procedurëssë aplikimit. Nga ky princip rrjedhë edhe detyrimipër informim. Nëse ky princip shkelet qëllimisht(p.sh. nëse në dosjen e aplikimit keni shënuar të

dhëna të gabueshme mbi përgatitjen profesiona-le apo përvojën e punës), atëherë kjo mund të qojderi te humbja e menjëhershme e vendit të punësdhe mund të detyroheni të kompensoni dëmin eshkaktuar. Më vështirë është përgjigja në pyetjen,se sa është i obligueshëm personi (konkurruesi) tëinformoj, dhe cilat informacione janë të dety-rueshme, pra duhet thënë patjetër?! Punëdhënë-si ka të drejtë për informacione, të cilat janë të ndër-lidhura ngushtë me vendin e punës. Kufiri është aty,ku ka mundësi të lëndohet principi i mbrojtjes sëpersonalitetit të punëtores apo punëtorit. Nga kjorrjedhë, se mos punësimi për shkak të shtatzënisë,parimisht, është diskriminim gjinorë në bazë të ne-nit 3 të Ligjit mbi barazimin e gjinive. Për këtë ars-ye, punëdhënësi i ardhshëm në procedurën e zg-jedhjes së personelit, nuk ka të drejtë të parash-troj pyetje mbi shtatzëninë e mundshme apo even-tuale. Nëse ai prapëseprapë e parashtron këtëpyetje, atëherë shtatzëninë mund ta mohoni dhenë kuptimin e «Gënjeshtrës së arsyetuar për shkaktë gjendjes së jashtëzakonshme», pra kjo «rrenë»lejohet për të dal nga një situatë e vështirë, e cilanuk guxon të ndodhë. Edhe ju si konkurruese nukjeni e detyruar të përmendni shtatzëninë apo diç-ka tjetër, nëse nuk jeni e pyetur. Por, nëse vendi ipunës e arsyeton pyetjen e shtatzënisë, p.sh. përpunë si foto modele, manekine, valltare apo ven-de ku puna është e rëndë dhe e rrezikshme, atë-herë duhet të përgjigjeni sinqerisht dhe të tregonise jeni shtatzënë.

Informacione shtesë mbi shtatzëninë dhe pus-himin e amësisë i gjeni në broshurën e botuar ngaUnia: «E punësuar dhe shtatzënë… çka duhet tëdi?. Broshurën mund ta porositni në Unia Zen-tralsekretariat/Sekretariati qendror, Weltposts-trasse 20, CH-3000 Bern 15, T +41 31 350 2111 ose mund ta merrni në sekretariatin më tëafërt të sindikatës Unia.

Ju pyetni, ne përgjigjemi Manifestimi i madhmbar zviceranE shtunë 16 qershor 2006 (në Ditën e Refugjatit). Në ora 13.30 në Wajzenhausplac (Weisenhausplatz) në Bernë.Të drejta themelore për të gjithë. Të drejtat e barabarta për të gjithë.

«Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe tëbarabartë në dinjitet dhe në të drejta».Neni i parë i Deklaratës së Përg-jithshme për të Drejtat e Njeriut. Ne je-mi të bindur, se migracioni është njëprej sfidave të mëdha për të gjithë ne.

Një e ardhme e mirë për të gjithë është emundshme vetëm nëse ne të gjithë ballafaqo-hemi me këtë sfidë, duke përdorur resurset to-na të shumëllojshme. Në vend të politikës së dis-kriminimit dhe të fajësimit të të huajve, ka nevojëpër respekt, shanset korrekte dhe të drejta përtë gjithë.Manipulimi i opinionit gjithmonë ka qenë dera epasme për shpërbërjen e paskrupull të të arri-turave shoqërore, dhe për një aparat autoritar sh-tetërorë që bën spiunimin e qytetarëve të vet. Ai,i cili nxjerrë përfitime prej politikës ksenofobe sidhe shfrytëzon njerëzit me status të parregulluartë qëndrimit ai i abuzon të drejtat themelore.E drejta për bashkë vendosje në shtet nuk i le-johet të gjithë njerëzve. Të huajat dhe të huajtduhet të paguajnë tatime, por nuk guxojnë të zg-

jedhin apo votojnë. E drejta e martesës zhbëhet.Në stilin e vjetër, për të huajt vlen principi i dys-himit dhe mosbesimit. E drejta për të mos vde-kur urie vihet në pyetje. Qarqet e djathta kërkojnë,që atyre të cilëve iu është refuzuar kërkesa përazil, si metodë presioni, t’iu mohohet e drejta përushqim. E drejta për bashkëjetesë familjare bë-het absurditet . Në vend të masave integruese,qarqet e djathta kërkojnë përgjegjësin e tërë fi-sit për fajin e një personi – në mesjetë. E drejtapër mbrojtje nga ndjekja shkelet me këmbë. Re-fugjatët iu kthehen apo depërtohen në vende tëcilat përdorin torturën.Ne kërkojmë të drejta themelore për të gjithëNe jemi Zvicra. Ne të gjithë, të cilët jetojnë nëZvicër jemi Zvicra. Pavarësisht nga prejardhja, pa-saporta dhe leja e qëndrimit. Ne i dalim përparazjarrvënësve dhe luftojmë edhe më tutje për tëdrejta themelore për të gjithë. Së bashku ndër-tojmë këtë shoqëri.

Së bashku jemi të fortë!Për më shumë informa-cione: www.ohneuns.ch

Kush është Zvicëra?

Sot gati gjysma e prodhimtarisë rea-lizohet me ndihmën e faktorit Dije.Nga ana tjetër, numri i vendeve tëpunës për të cilat nuk janë të ne-vojshme kualifikimet e veçanta janënë rënie e sipër. Puna e dorës zë-vendësohet nga puna me»kokë» dheinformatika.

Trendi është i qartë: Në tregun e punës shansepër të siguruar punë të volitshme ka vetëm ai icili me vete sjellë njohuri të duhura, ose thesine dijes e mbushë me njohuri të duhura, si pro-fesionale ashtu edhe kompetenca sociale (aftë-sia për bashkëpunim, aftësi të lidhjes së kon-takteve, besueshmëri, zgjidhje paqësore të kon-flikteve etj).

Formimi profesional në KPPNë nivel federal ekzistojnë vetë pak rregulloreligjore mbi formimin profesional. Mirëpo në su-micën e Kontratave të Përgjithshme të punës tëcilat rregullojnë dy pika me rëndësi: Pushiminpër formim profesional (ditët e paguara për for-mim) dhe financimin e formimit profesional(mjetet e mbledhura nga kontributet e punë-marrësve dhe punëdhënësve).

Një shembull nga dega e hotelerisë dhe restoranteveKërkesat për njohuri profesionale ndaj punë-marrësve në degën e hotelerisë dhe restorantevejanë duke u shtuar. Kjo fillon me njohuritë egjuhës e deri te njohuritë profesionale të shërbi-mit. Për këtë arsye, Unia në bashkëpunim mepartnerin e saj ECAP, institut për formim profe-sional, në regjionet e ndryshme ofron dy kursenë dy gjuhët: gjermanishte dhe frëngjishte. Një-ri kurs ka për temë sjelljen në vendin e punës,njohuritë mbi materialin, njohja e gjërave ush-

qimore, mbulimi dhe dekorimi i tavolinës, tek-nikat e shërbimit etj. Kursi i dytë koncentrohetnë njohuritë gjuhësore. Mësimi dhe përforcimii fjalorit themelorë për sjellje të duhur ndaj my-safirëve, përmirësimi i gramatikës, shkrim dhe le-xim (aq sa është nevoja për profesionin dhe funk-sionin). Tri të katërtat (75%) e financimit bëhetnga mjetet e komisionit të paritetit të degës.

Çka duhet të bëni, nëse jeni i interesuar?Anëtarët e sindikatës Unia, të cilët duan të për-mirësojnë aftësitë e tyre profesionale duhet t’idrejtohen seksionit të tyre dhe të informohenmbi ofertat dhe mundësitë konkrete për for-mim të mëtejmë në degën dhe profesionin për-katës. Mos harroni: Unia përkrahë formiminprofesional të anëtarëve edhe me mjete finan-ciare, dhe siç e pamë edhe më lartë, në bashkë-punim me partnerët si ECAP dhe Movendoofron edhe vetë kurse. Anëtarët e Unia-s çdovit marrin edhe broshurën me ofertat për for-mim profesional.

Renatus Beck, Unia

Formimi i mëtejmë profesional-për çfarë arsye?

Dija si forcë produktive

Aftësimi profesional d.m.th. aftësi konkurruese në tregun e punës.