t r a n s k r i p t i mbledhjes plenare tË kuvendit tË ......por për çudi, në vend që të...
TRANSCRIPT
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo
Kuvendi - Skupština - Assembly
T R A N S K R I P T
I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
E MBAJTUR MË 25 MARS 2020
SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
ODRŽANE 25. MARTA 2020. GODINE
MARS - MART
2020
2
Rendi i ditës
1. Shqyrtimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga
Grupi Parlamentar i LDK-së, i mbështetur nga 44 deputetë.
Dnevni red
1. Razmatranje Mocije nepoverenja Vladi Republike Kosova, predložena od parlamenterne
grupe LDK-a, podržana od 44 poslanika.
3
Mbledhjen e drejtoi kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.
KRYETARJA: Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Në fillim të kësaj seance siç e dini Kosova sot ka humbur ikonën e skenës teatrale, zonjën Leze
Qena, prandaj edhe ju ftoj për një minutë heshtje në fillim të kësaj seance.
(Një minutë heshtje)
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
Të nderuar deputetë,
Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,
I hap punimet e seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas rendit të ditës të
përgatitur nga Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 24 mars 2020.
Konstatoj se në sallë të pranishëm janë 106 deputetë, që do të thotë se e kemi kuorumin e
mjaftueshëm për të filluar këtë seancë. Fillojmë me pikën e vetme të rendit të ditës,
1. Shqyrtimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, i propozuar
nga Grupi Parlamentar i LDK-së, i mbështetur nga 44 deputetë të tjerë
Të nderuar deputetë,
Ju njoftoj se Grupi Parlamentar i LDK-së mbështetur edhe nga 44 deputetë, në bazë të nenit 100,
paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka parashtruar mocion mosbesimi ndaj
Qeverisë. Ftoj parashtruesin e mocionit, deputetin Arben Gashi, ta paraqesë tekstin e mocionit.
ARBEN GASHI: E nderuar kryetare e Kuvendit,
Të nderuar kolegë deputetë,
Pas një periudhe të gjatë mosveprimi në lidhje me heqjen e plotë të tarifës, sipas kërkesës së
qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, mosveprim ky që na ka bërë
subjekt të sanksioneve ekonomike amerikane dhe në kohën kur vendi ka më së shumti nevojë për
unitet të brendshëm dhe angazhaim të plotë institucional për të luftuar Pandeminë COVID-19,
kryeministri Kurti vendosi t’i japë fund marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen
Demokratike të Kosovës kur e shkarkoi një ministër pa konsultim paraprak me partnerin e
koalicionit.
Arsyetimi që kryeministri dha më pastaj, pas aktit të shkarkimit dhe jo para tij, ishin se ministri i
shkarkuar i Punëve të Brendshme paska deklaruar se gjendja e jashtëzakonshme është mjet i
duhur për ta luftuar pandeminë e coronavirusit. Kryeministri, i cili është në betejë me presidentin
4
për protagonizëm dhe super-matësi në këtë kafazin e vogël të politikës së Kosovës, i shtyer edhe
nga paranoja, frika apo paaftësia themelore për të menaxhuar me situatat e vështira politike dhe
të sigurisë, ka vendosur ta rrënojë bazën politike të Qeverisë së tij, duke hequr dorë kështu në
mënyrë indirekte nga përgjegjësia për të qeverisur.
Në kohën kur Kosovën e ka pllakosur një gjëmë që na kërcënon seriozisht, si në aspektin
shëndetësor ashtu edhe në atë të ruajtjes së rendit bazik, presidenti dhe kryeministri kanë
zgjedhur të luftojnë njëri-tjetrin, kjo sjellje primitive, fillimisht me batuta, letra e ftesa koti, për të
eskaluar më vonë edhe me veprime institucionale kundër njëri-tjetrit, duke keqpërdorur detyrat
zyrtare. Por, Albin Kurti ishte figurë e re në qeverisje dhe ne si LDK u angazhuam me tërë
kapacitetin tonë politik që Qeveria (Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje) e
udhëhequr nga zoti Kurti të kishte sukses, sepse ishte në të mirën e të gjithëve. Kjo Qeveri u
quajt edhe “Qeveri e Shpresës”, sepse u besua se sinergjia e dy partive tona do të funksiononte
në të mirë të qytetarëve për një qeverisje me duar të pastra, profesionalizëm dhe efiqencë, qeveri
e re evropiane e jo primitivizëm e vazhdim i avazit të vjetër, akuzave, fyerjes, luftës së egër për
dominim politik, eliminimit moral e politik kundërshtarit.
Në këtë luftë kryeministri ka vendosur që të shkelë një marrëveshje, marrëveshjen për
koalicionin, duke shkarkuar ministrin Veliu pa u konsultuar dhe pa ofruar asnjë arsyetim për këtë
veprim me kryetarin e LDK-së. Në këtë luftë politike kundër presidentit Thaçi, Albin Kurti ka
vendosur më kokën e tij se kush do të shkonte dhe kush do të ishte më i mençur dhe kush do të
ishte më i zoti. Pra, në këtë luftë e cila po përballet sot në aspektin politik Kuvendi i Kosovës ne
propozojmë këtë mosion.
Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 100, paragrafi 1 dhe në mbështetje të
Rregullores së punës së Kuvendit prezantojmë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Republikës
së Kosovës.
A r s y e t i m i
Qeveria e Republikës së Kosovës erdhi në pushtet me besimin për ndryshim, për një momentum
të ri në aspekt të zhvillimit ekonomik të vendit, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe
konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ndërsa, kryeministri
Kurti në më pak se 50 ditë pune, përmes mosveprimit dhe pozicionimit jo konstruktiv në raport
me partnerë strategjikë në përgjithësi e me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, ka
pamundësuar funksionimin e Qeverisë.
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë si shtyllë të palëkundur aspirimin për integrim në
strukturat Euroatlantike. Ndër vite është punuar shumë që të ndërtohet partneriteti strategjik me
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në veçanti për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Megjithatë,
5
qëndrimet e kryeministrit Kurti kanë vënë në diskutim jo vetëm përkrahjen për Ushtrinë e
Kosovës, por edhe kanë rrezikuar që të tërhiqen trupat amerikane nga Kosova, gjë që do të
rrezikonte automatikisht sigurinë dhe paqen në vend.
Mbështetja e siguruar ndër vite nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rritjen e prezencës
ekonomike amerikane në vend për të asistuar dhe zhvillimin ekonomik ka pasur regres kohëve të
fundit si pasojë e kokëfortësisë politike të kryeministrit Kurti, gjë që ka rezultuar me një situatë
kur Qeveria Amerikane bllokon fondet e korporatës së sfidave të Mileniumit dhe tërheq një ndër
investimet strategjike të parapara në sektorin e energjisë.
Përveç mosveprimit në lidhje me tarifën dhe shkaktimit të një krize potenciale me partnerët e
jashtëm, kryeministri Kurti shkaktoi edhe krizë të brendshme politike së fundmi, pikërisht në
kohën kur vendi ka nevojë për unitet të brendshëm, angazhim të plotë institucional për të luftuar
me pandeminë dhe solidaritet me popullin.
Shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme pa konsultim paraprak me partnerin e koalicionit si
dhe pa marrë miratimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç është paraparë në
marrëveshjen e koalicionit ndërmjet VV-së dhe LDK-së, me pretekstin se ministri ka deklaruar
se gjendja e jashtëzakonshme është mjet i duhur për ta adresuar krizën me virusin COVID-19,
është në kundërshim të drejtpërdrejtë me marrëveshjen për qeverisje në mes partnerëve.
Kryeministri Kurti në betejë me presidentin për protagonizëm vendosi të rrënojë bazën politike
të Qeverisë së tij, duke hequr dorë kështu në mënyrë indirekte nga përgjegjësitë për të qeverisur.
Duke ritheksuar problematikën e rëndësisë strategjike, veçanërisht në kontekstin aktual të
partneritetin me SHBA-të dhe BE-në, drejt integrimeve euroatlantike si dhe sigurinë kombëtare
në situatën emergjente në të cilën ndodhemi, ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të
Republikës së Kosovës që përmes votës së mosbesimit ta votojnë këtë mocion. Me këtë veprim
Kuvendi krijon mundësinë e një qeverie të stabilitetit me kohëzgjatje të kufizuar, e cila do të
adresonte sfidat imediate me të cilat po ballafaqohet vendi, si në pozicionin e politikës së
jashtme, ashtu edhe në dinamikat e krijuara brenda vendit. Faleminderit!
KRYETARJA: Ftoj tani kryetarët, ose përfaqësuesit e grupeve parlamentare, që të paraqesin
qëndrimin e tyre lidhur me mocionin e parashtruar. Nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes,
fjalën e ka zoti Rexhep Selimi.
REXHEP SELIMI: Faleminderit, zonja kryetare!
Në kohën kur Bota është në luftë kundër pandemisë COVID-19, Qeveria e Kosovës po përballet
me këtë problem tashmë global me të gjitha kapacitetet e saj. Dhe, aleatë Qeveria e Kosovës ka
qytetarët e këtij vendi, ka doktorët, ka policët, ka të gjithë ata që i janë vënë me krejt
përkushtimin e tyre kundër coronavirusit. Por për çudi, në vend që të kishim aleatë edhe
6
oponentët tanë politikë, sot në këtë seancë këta kanë bërë aleancë me virusin për ta luftuar
Qeverinë e Kosovës.
LDK-ja sot bashkë me aleatët e vjetër, që duken si aleatë të rinj, po kërkojnë mocion mosbesimi
në kohën më të vështirë për Kosovën deri më tani. Pra, kërkojnë rrëzimin e Qeverisë kur Bota po
vazhdon sërish të përballet me këtë pandemi si problem tashmë global. Kur qytetarët e Kosovës i
kanë sytë kah Qeveria, kah ministrat, kah doktorët, kah policët, sërisht LDK-ja nuk ka zgjedhur
aleatë tjetër përveç kundërshtarëve të kësaj qeverie.
Të nderuar deputetë, sidomos ju thirrësit e kësaj seance për mocion mosbesimi, ju edhe mund ta
braktisni interesin e qytetarëve në momentin më të vështirë për ta, ju edhe mund ta tradhëtoni
votuesin tuaj i cili jam shumë i bindur që kësaj here s’është me ju. Ju mund edhe ta pranoni e ta
shtyeni përpara projektin e Thaçit dhe të Vuçiqit drejt një marrëveshje për Kosovën që po na pret
në sfond, por kurrë, ama kurrë, nuk do të mund të na mposhtni, as me këtë votë, as neve, as
qytetarët e Kosovës. Natyrisht, do të takohemi prapë me njëri-tjetrin dhe të përballemi në
rrafshin politik dhe atë elektoral. Pra, do të takohemi me njëri-tjetrin edhe në zgjedhjet që po i
shkaktoni ju. E kur të takohemi në zgjedhje atëherë thërrisni Thaçin e Vuçiqin t’ua bëjë votat për
zgjedhjet e ardhshme, sepse pavarësisht që këtu u mundua sponsorizuesi të na nxjerrë ne në luftë
për protagonizëm në mes kryeministrit dhe presidentit, kjo natyrisht se nuk qëndron përderisa
kryeministri vazhdon të jetë në anën e interesit të qytetarëve, në mbrojtje të shëndetit të tyre,
presidenti po vazhdon aleancën me ju për ta rrëzuar aleatin kryesor të qytetarëve, në këtë rast
Qeverinë e Kosovës.
U thanë disa të pasakta në raportin e... apo në fjalimin që pati thirrësi i kësaj seance. Unë po i
veçoj vetëm tri në mesin e shumë pasaktësive tjera. Është e pasaktë që ka sanksione nga Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Është totalisht e pasaktë dhe kjo nuk qëndron, prandaj sanksionet e
pretenduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën thjesht janë një trillim, nëse nuk
do të ishin dëshirë në kohën e qeverisjes Kurti nga ana juaj.
E dyta, nuk është aspak e vërtetë që arsyeja kryesore e thirrjes së kësaj seance është shkarkimi i
njërit nga ministrat, madje nuk është aspak e vërtetë që kjo seancë është thirrur as për ta hequr
tarifën ndaj Serbisë. Krejt kjo seancë është thirrur me sponsorizim prej jush për të shkuar drejt
një marrëveshjeje të keqe, që po e pret Kosovën e kjo marrëveshje në asnjë mënyrë, as nuk
lejohet, as nuk do të pranohej e as nuk do të lejohej nga qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe
po ashtu, pasaktësi tjetër është që LDK-ja nuk vazhdon ta ketë problem Thaçin, siç ju e paraqitët,
as si protagonizëm e as si president, përkundrazi ashtu siç e keni zgjedhur ashtu po tentoni ta
mbani në lojë edhe në raport me marrëveshjet me Serbinë.
Pra, ne e kemi ndarë mendjen, më mirë të tradhëtuar se sa të tradhëtojmë. Më mirë të mashtruar,
se sa të mashtrojmë. Më mirë me Kosovën, se sa në koalicion me ju. Shihemi në përballje tjera.
7
KRYETARJA: Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, e dëshiron dikush fjalën apo e keni
përfunduar me propozim të mocionit? Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, fjalën e ka
Memli Krasniqi.
MEMLI KRASNIQI: Faleminderit!
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Që në zanafillën e vet koalicioni qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes
Demokratike të Kosovës e ka dëshmuar papërgjegjësinë ndaj vendit dhe paaftësinë për të
qeverisur në mënyrë normale. Fillimisht me vonesën e tejzgjatur prej 119 ditësh për ta formuar
Qeverinë, duke mbajtur të paralizuar jetën institucionale të shtetit dhe duke penguar rrjedhën
normale të zhvillimit në vend. Kjo zvarritje ishte edhe dëshmia e parë e mashtrimit të
drejtpërdrejtë, që këto dy parti i bënë elektoratit të tyre, pasi që kishin premtuar qeveri brenda 72
orësh mbi baza parimore, ndërsa u katandisën në katër muaj vonesë dhe në një pazar joparimor
për poste dhe pushtet.
Ky kryeministër e kjo Qeveri nuk meritojnë qeverisje në Republikën e Kosovës, sepse që në orët
e para të marrëveshjes filluan të nëpërkëmbin ligjet dhe institucionet e shtetit, duke bërë një
thirrje klandestine dhe pa paralajmërim të seancës për ta zgjedhur pa praninë e opozitës kryetaren
e Kuvendit të Kosovës. Kjo fyerje e institucionit më të lartë në vend u shndërrua në traditë prej
kësaj shumice aktuale nëpërmjet dhe të kontrabandimit me procedurë të përshpejtuar të Buxhetit
të shtetit para pak ditësh, në një seancë tjetër që sërish përjashtoi opozitën nga procesi.
Në kohën më të ndjeshme për Kosovën Qeveria në vend se të rimëkëmbte marrëdhëniet e
lënduara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo përkundrazi nxiti dhe orkestroi një frymë anti-
amerikane përmes neglizhimit të qëllimshëm të rekomandimeve amerikane dhe përmes diskursit
kundërshtues e përaqart ndaj SHBA-ve, përmes militantëve partiakë. Kjo edhe solli sanksionimet
formale nga aleati ynë më i rëndësishëm, si në rastin e pezullimit të fondeve prej 200 milionë
euro nga projektet e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit. Njëjtë kjo qasje e kryeministrit bëri
që një kompani amerikane të tërhiqet nga investimi më i madh në historinë e Kosovës, duke
rrezikuar kështu sigurinë energjetike të vendit dhe duke humbur me mijëra vende pune.
Në anën tjetër, si qytetarë dhe si shtet, jemi duke u përballë me situatën më të rëndë që nga
paslufta, me pandeminë globale të virusit COVID-19. Gjatë këtyre ditëve të gjithë ne kemi pasur
nevojë për kujdesin e shtuar të Qeverisë dhe të institucioneve përgjegjëse për t’u dhënë më
shumë siguri dhe shpresë qytetarëve tanë, se kjo sfidë e rëndë do të kalojë dhe se shteti do të ketë
në fokus prioritar interesin dhe nevojat e qytetarëve.
E çka morëm si përgjigje në vend të kësaj? Në kulmin e izolimit dhe bllokimit të jetës së
qytetarëve Qeveria krijoi një krizë të re. Thua se nuk mjaftonte kriza kaq e rëndë, partnerët e
8
koalicionit qeverisës krijuan krizë mbi krizë, që vetëm mund të shtojë pasigurinë edhe më
shumë. Në kohën e një ankthi kolektiv të ballafaqimit me Pandeminë, kur familjet tona janë të
shqetësuara për fatin e secilit, të humbet arsyeja dhe të krijohet krizë për hesape personale dhe
partiake, është më tepër se papërgjegjësi institucionale. Në kohën kur shumica e qytetarëve janë
të ngujuar nëpër shtëpi, kur kemi komuna e fshatra të tëra në karantinë, në vend se të punohet për
t’u ardhur në ndihmë atyre, kryeministri dhe partneri i tij gjetën kohë për të qëruar hesape
politike.
Të nderuar deputetë,
Sot me të drejtë çdo qytetar i Republikës së Kosovës është i revoltuar me politikën. Kur e
kërkojmë besimin e qytetarëve në zgjedhje ne e marrim atë për të udhëhequr edhe në kohë krize
dhe jo vetëm kur është lehtë. Dhe, në kohë krizash përgjegjësia e politikanëve nuk duhet të jetë
vetëm partiake, sidomos jo e atyre që udhëheqin me vendin, po pikërisht në këtë kohë pasigurie
partnerët e koalicionit qeverisës po e rrëzojnë Qeverinë. Pra, nuk është opozita, po vetë Qeveria,
ajo që po e rrëzon vetveten.
Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndihmuar dhe nuk e ka shkaktuar me asnjë veprim këtë
situatë, e askush nga opozita. Faji dhe përgjegjësia është krejtësisht vetëm e këtij koalicioni
qeverisës. Kjo ikje nga përgjegjësia institucionale dhe morale dhe ky vetëdorëzim i kryeministrit,
duke provokuar vet me veprimet e tij mocionin e mosbesimit është i padenjë, sepse po ndodh
pikërisht në kohën kur do të duhej të punonte për unitet e bashkim e jo për përçarje e ndasi.
Andaj, ai vet po ia vulos vetes fatin e tij politik si kryeministër bashkë me parnerin e tij, me të
cilin premtuan aq shumë e bënë shumë pak për gati dy muaj qeverisje.
Ky është akt i vetëdorëzimit të kryeministrit dhe të Qeverisë së tij, pa dallim partiak, për ballë
sfidave që ka vendi ynë. Pra, nuk mund të kishte një fund tjetër një qeveri dhe një kryeministër,
që për një kohë kaq të shkurtë e rrezikuan skajshmërisht aleancën më jetike për Kosovën, që
dështuan të ofrojnë një program zhvillimi për pritjet e qytetarëve dhe që krijuan aq shumë
kundërthënie brenda vetes për një periudhë të shkurtër.
Partia Demokratike e Kosovës do të votojë pro mocionit të mosbesimit, jo vetëm sepse është në
krye të opozitës dhe përshkrimi i natyrshëm i punës së çdo opozite të një vendi demokratik është
që t’ia shkurtojë sa më shumë jetën qeverisë, por edhe sepse me të vërtetë kjo ka qenë qeveria
më e paaftë, më e çakorduar e historisë së demokracisë së Kosovës dhe e meriton të ikë sa më
shpejt. Faleminderit!
KRYETARJA: Nga Grupi Parlamentar i AAK-së, fjalën e ka deputeti Daut Haradinaj.
9
DAUT HARADINAJ: Faleminderit, kryetare!
Po e shfrytëzoj ulësen e kolegut këtu, megjithatë kjo është një situatë ndoshta për rrethanat më së
paku e dëshiruar, por qysh në fillim ne si Aleancë e kemi konsideruar se kjo Qeveri nuk do ta
ketë jetën e gjatë.
Më vjen mirë që një pjesë e madhe e deputetëve sot janë prezentë dhe do të japin votëbesim dhe
jam i sigurt që do t’ia marrin mandatin kësaj Qeverie. Si Aleancë qysh prej fillimit i kemi dhënë
mbështetje këtij mocioni për disa arsye. Tashmë i kemi bërë publike, por që do t’i lexoj. E para,
që ka qenë më e rënda është diskriminimi buxhetor i zonave të caktuara, ku pamëshirshëm janë
sakatosur projektet më vitale të asaj zon, heqja e taksës pa asnjë profit për Republikën e
Kosovës, krijimi i tregut për Serbinë dhe mos negocimi i saj me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, por thjesht ndoshta edhe mos negocimi edhe me aleatët, me pertnerët e koalicionit,
por njëanshëm në konferencë shtypi e largoi taksën. Dhe kjo natyrisht, se Qeverinë e kaluar
pikërisht kjo taksë e ka çuar në shtëpi.
Disa po thonë që taksa e ndali ndarjen e Kosovës. E nëse taksa e paska pas ndalur ndarjen e
Kosovës, atëherë pse u hoq tash? A ka kaluar rreziku apo ku jemi? Kemi raporte skajshmërisht të
këqija me miqtë tanë, me aleatët tanë. Tërheqja e investitorëve seriozë në Kosovë, sepse po
mundohem të mos i përsëris fjalët e parafolësve, jo bashkëpunim i partnerëve të koalicionit,
shkarkimi i shtyllës kryesore, ministrit Veliu, si aktor i koaliconit, të gjitha këto mendoj që na
japin të kuptojmë që këtu kemi një vetërrëzim të planifikuar të kësaj Qeverie. Nëse një ministër
shkarkohet për një prononcim medial dhe një tjetër justifikohet se ka pas qëndrim personal, i cili
oferton për sigurimin e daljes në Adriatik të Serbisë, atëherë unë nuk e di se çfarë kriteri është
përdorur në këto vendime.
Megjithatë, është lajm i mirë që bashkë edhe me atë ministër po shkon edhe kjo Qeveri. Nuk
patën guxim të aplikojnë për Interpol, e hoqi taksën pa asnjë kriter, ku Serbia vazhdon avazin e
vjetër duke e sulmuar Kosovën. Po mundohen tash në këtë rrethanë të vështirë për Kosovën, kur
dihet se virusi COVID-19 veç ka filluar edhe të marrë jetë njerëzve, por nuk është justifikim.
Kjo Qeveri fatkeqësisht në kohën më të keqe po shkon, por sot u bënë 50 ditë dhe unë nuk e di
për çfarë lajmi të mirë kemi me e mbajt në mend. Kemi pritur qeveri dhe të gjithë e thanë, se
pikërisht ajo taksë e ka sjellur Qeverinë aktuale dhe e ka çua në opozitë ish-Qeverinë. Sot, këtu
ku jemi bashkërisht, po i numëroj vetëm disa prej veprimeve me të cilat nuk jemi pajtuar.
E para, zoti Kurti tentoi të krijojë monopol. E injoroi skajshmërisht opozitën. Nuk pati interes as
të na trajtojë sikurse nuk jemi ne të Kosovës. Këto dhe shumë gjëra të tjera, menaxhimi i keq
edhe pa diskutim publik, mos vizita në asnjë komunë në Republikën e Kosovës për këto rrethana,
telefonata pas 11 ditësh për kryetarët e Komunave se në çfarë gjendje janë.
10
U fol për Buxhetin, se si është ndarë ai Buxhet atë natë. Të gjithë e kanë parë drejtpërdrejtë. Nuk
patën asnjë fije konsideratë për kërkesat tona. Bile, shkuan aq largë, sa thanë që po mundohemi
ta lëmë Kosovën pa miratimin e Buxhetit, ndërsa e kundërta ishte, se pikërisht ne ofruam
zgjidhje, ofruam edhe mbështetje me votë, me kushtin që të ketë mirëkuptim, që të ketë
amendamente nga opozita, që të kalojnë në komisione dhe të miratohen në lexim të dytë
pikërisht në këtë sallë. Pra, u kontrabandua ai Buxhet në formën qysh ndodhi. Nuk është ndarë
buxheti për zbatimin e Ligjit të pagave dhe ne presim shumë shpejt që Gjykata Kushtetuese do ta
kthejë përgjigjen, por janë kategori që drejtpërsëdrejti do të goditen.
Nuk u zbatua, ose nuk u implementuan shtesat e fëmijëve, për të cilat është propaganduar shumë
e shumë. Të mos e zgjas më shumë. Mendoj që një partner i koalicionit që është tërhequr sot me
të drejtë e ka marrë besimin e opozitës, ka krijuar shumicën për t’ia marrë mandatin kësaj
Qeverie. E thashë e mos t’i përsëris fjalët, nuk është momenti më i miri për shkak të gjendjes së
coronavirusit, por sa për qytetarët tanë që po na ndjekin, institucionet përkatëse do ta kryejnë
detyrën e vet, buxhetin e kanë. Ato janë institucione të pavarura. Kosova nuk do të mbetet pa
Qeveri. Kjo Qeveri do ta kryejë detyrën derisa të vijë Qeveria tjetër, pra kurrkush nuk ka të
drejtë të shqetësohet, përpos ata të cilët na mohuan, na linçuan dhe e konsideruan veten sikurse
t’i kishin fituar 70% e jo vetëm 26%. Faleminderit!
KRYETARJA: Nga Grupi Parlamentar Lista serbe, fjalën e ka deputeti Igor Simiq.
IGOR SIMIĆ: Poštovani poslanici,
Kao što dobro znate, poslanici Srpske liste nisu podržali formiranje ove Vlade a kada govorimo o
njenom radu imamo i previše zamerki, ali ono što je najznačajnije za naše građane, prvo je
Odluka da se ne ukinu takse što danas trpe svi građani na ovim prostorima, i albanci, i srbi, i
bošnjaci, i goranci, i svi ostali, jer je činjenica da nedostaje mnogo toga.
A druga stvar jeste pre svega to što ova Vlada nije pokazala minimum poštovanja prema
srpskom narodu, odnosno prema predstavnicima Srpske Liste koje je taj narod izabrao na
legalnim demokratskim izborima. Zato svih deset poslanika Srpske liste će podržati izglasavanje
nepoverenja ovoj Vladi. Hvala!
(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.)
KRYESUESJA: Faleminderit! Fjala për përfaqësuesin e Grupit Parlamentar Nisma, zoti Haxhi
Shala.
HAXHI SHALA: Faleminderit, kryesuese!
Të nderuar kolegë deputetë,
E nderuar Qeveri në ikje,
11
Shpresoj që sot Kosova po ballafaqohet me dy virusa, me virusin e shpresës dhe me virusin e
coronavirusin COVID-19.
Besoj se virusi shpresa nga sot më nuk do të jetë këtu, sepse do ta marrë atë të cilën e ka merituar
qe 45 ditë, s’di a i bëtë 50 ditë, edhe kjo Qeveri do të mbahet në mend çdoherë në historinë tonë
të vendit si Qeveria më e shkurtë e vendit tonë. Andaj, krizën të cilën e keni shkaktuar Qeveria e
shpresës ne si Nismë sot, ose Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do t’ia japë epilogun e vet
dhe këtë krizë politike dhe krizë me virusa nga sot Nisma për Kosovën do ta mbështes dhe do të
jetë pro mocionit të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Për të mos e zgjatur më shumë, për shkak të gjendjes së krijuar në vend, unë veç desha të ju them
që në emër të Grupit Parlamentar Nisma/AKR ne mbështesim mocionin e ngritur nga Lidhja
Demokratike e Kosovës. Faleminderit!
KRYESUESJA: Fjala për përfaqësuesin e Grupit Parlamentar 6+. Kush e kërkon fjalën? Prej
vendit flisni, ju lutem.
FIKRIM DAMKA: Kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë dhe kolege deputetë,
Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,
Duke pasur parasysh se momentalisht si institucione dhe si shoqëri në çfarë situate alarmante
gjendemi dhe duke pasur parasysh se në këtë situatë aktuale shëndeti i njeriut është i shenjtë dhe
primar dhe ku ne si spektër politik kosovar është dashur të kemi një unitet dhe së bashku të
lëftojmë një armik të përbashkët, i cili po merr jetë njerëzish e që tashmë është shpallur edhe si
Pandemi, gjegjësisht coronavirusi COVID-19, ku qytetarët tanimë i kanë drejtuar sytë kah ne,
kah përfaqësuesit e tyre legjitimë duke mos pasur asnjë ndihmë të vetme nga institucionet tona,
ku po përballen me mungesë të ushqimit, mjeteve higjienike, dorëzave dhe maskave mbrojtëse,
kanë ngelur në mëshirën e Zotit dhe nënës natyrë. Ndërsa ne si përfaqësues të tyre, si spektatorë
të pafuqishëm për të ju dalur në ndihmë.
Sot pa dëshirën tonë si Grup Parlamentar 6+ jemi mbledhur në seancë plenare rreth mocionit të
mosbesimit ndaj Qeverisë, së cilës ne si grup parlamentar dhe të parët ia kemi dhënë besimin për
të krijuar Qeverinë, në mënyrë që sa më parë të krijojnë institucionet tona demokratike duke
respektuar vullnetin e popullit dhe ashtu ndodhi. Me përkrahjen tonë ndodhi formimi i Qeverisë
me 64 vota. Mirëpo, sot jemi në një situatë dhe rrethana krejtësisht tjera, pasi që aleati dhe
partneri kryesor i koalicionit qeverisës për arsye tashmë publike, të njohura për opinionin publik,
në shenjë mosbesimi ngriti mocionin i përkrahur edhe nga opozita, dëshirojmë të cekim se në
këtë situatë edhe roli ynë si Grup Parlamentar 6+ dhe si partner i koalicionit është minimizuar
dhe i zbehur.
12
Ne si 6+ në mbledhjen e djeshme të Kryesisë përmes nënkryetarit tonë kemi dhënë votën pro
mbajtjes së seancës, duke u bazuar në 44 nënshkrimet e deputetëve, veprim i ndërmarrë si
obligativ në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Mendojmë se vota jonë në këtë
mocion mosbesimi nuk do të jetë vendimtare për rrëzimin e Qeverisë, duke pasur parasysh
vullnetin e shumicës së grupeve parlamentare që përkrahin këtë mocion. Andaj, një veprim të
tillë do ta ndërmarrim edhe ne. Faleminderit!
(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.)
KRYETARJA: E ftoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti, që ta paraqesë
qëndrimin e Qeverisë lidhur me mocionin e parashtruar.
KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Të dashur qytetarë të Republikës,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar
E nderuara kryetare e Kuvendit, znj. Osmani
Qeveria e re e Republikës së Kosovës sot ndodhet në ditën e 50 të punës së saj. Pra, sot mbushen
50 ditë prej se e kemi filluar detyrën zyrtarisht. Të gjithë e pamë se si, jo vetëm që nuk i kishim
100 ditë për të dëshmuar veten, por nuk i patëm as 100 orë. Sot, 50 ditë më vonë, mund të them
se jam krenar me këtë kabinet qeveritar dhe me të arriturat e tij.
Më lejoni të përmend disa prej tyre:
• Qysh në fillim i përgjysmuam pagat e Kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave,
zëvendësministrave dhe stafit të tyre, por jo edhe pagat në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën
Kushtetuese. Dëshiruam të tregojmë se çka konsiderojmë vlerë dhe të sjellim etikë në politikë.
• I shkarkuam 7 koordinatorët nacionalë të panevojshëm, që ishin barrë edhe për buxhet edhe për
funksionim.
• U emërua Komiteti për Partneritet Publiko-Privat, në përbërje të 5 ministrave.
• U aprovua mbështetja financiare për evitimin e dëmeve nga fatkeqësia natyrore e stuhisë së
fuqishme në komunën e Pejës dhe Istogut. Sipas raportit të komisionit, dëmet arrijnë shumën prej
mbi 433 mijë euro.
• U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” sh. a.
• U shfuqizua vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për pagat e ish-ministrave e ish-
zëvendësministrave pasi ata përfundojnë mandatin.
13
Merreni me mend kemi pasur ministra që një javë ditë kanë qenë në detyrë, e mandej kur s’kanë
qenë më kanë marrë deri në gjashtë muaj apo një vit pagë duke qëndruar në shtëpi. Por jo në
shtëpi për shkak të virusit corona, por në shtëpi për shkak të korrupsionit.
• U aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve financiare
në shumë prej 200 mijë euro si mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë, për qëllim të
ndihmës në sanimin e dëmeve nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, si shtesë e shumë ndihmave të
mëhershme edhe materiale edhe të tjera që ia kemi dërguar Republikës së Shqipërisë.
• U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës –
Infrakos” sh. a.
• U shfuqizua Vendimi i Qeverisë për aprovimin e Koncept Dokumentit për ndryshimin e
politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë, ku ju bëhen
me lidhje të shkurtë favore këshilltarëve.
• U ndanë mjete financiare në shumë prej 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për
parandalimin e situatave të mundshme emergjente për epidemi. Më vonë kemi ndarë buxhet prej
10 milionë euro për luftimin e përhapjes së pandemisë të virusit corona.
• U aprovua propozimi i Ministrisë së Drejtësisë, për themelimin e Grupit të ekspertëve të
pavarur për të dizajnuar parimet udhëheqëse, skenarët dhe elementet e reformës së Vettingut në
sistemin e drejtësisë, që përbëhet nga 10 profesionistë.
• U shkarkuan drejtorët e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” sh. a.
Ministrat tanë kanë bërë po ashtu punë të palodhur e të madhe. Po i përmend disa prej vendimeve
që ata i morën:
• Shfuqizimi i vendimeve të emërimeve të 14 konsujve të kotë nëpër botë, të cilëve ua kemi
mundësuar riatdhesimin.
• Anulimi i tenderit 110-milionësh i autostradës Prishtinë - Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor.
• Anulimi i ndërtimit të lagjes pranë Liqenit të Badocit.
• Ministria e Integrimit Evropian do të kursejë 330.000 euro çdo vit pasi që është zhvendosur në
objektin e Qeverisë së Kosovës dhe kështu nuk do të paguajë qira dhe shpenzime komunale koti
nga buxheti i taksapaguesve.
14
• U nënshkrua marrëveshja me Bankën Botërore për të mbështetur Kosovën me grant prej
2.785.000 dollarë.
• U anuluan tri vendime të ish-ministres së Integrimit Evropian, duke kursyer kështu rreth 400
mijë euro.
• Më 6 mars u aprovua Programi Qeverisës i Republikës së Kosovës për vitet 2020 - 2023.
• U anulua vendimi i Qeverisë së kaluar ku kompanisë “Bechtel-Enka” do t’i kalonin 50 milionë
euro. Ka nevojë për kyçje e mbikalim në autostradën e mbyllur, por jo 50 milionë euro. Mundet
ndryshe, mundet më mirë e më lirë sigurisht.
• Pas shkarkimit të tyre të mëhershëm, i emëruam bordet e përkohshme në Telekomin e Kosovës
dhe Ndërmarrjen “Trepça” sh. a. Këto dy borde të përkohshme, sipas ligjit për Ndërmarrjet
Publike, do të jenë në funksion deri në ardhjen e bordit të ri.
• Në listën e sanksioneve të OKB-së e BE-së ndodhet një kompani e cila ka eksportuar drejt
vendit tonë, dhe ku tash e tri javë u mbajt në Doganën e Kosovës. Kompanisë “Sabalan
Company – Iran” e cila figuron si entitet nën sanksione si kompani mbulesë e një kompanie
tjetër, me vendim unanim të Qeverisë së Republikës së Kosovës iu vendosen sanksione edhe për
vendin tonë.
• U aprovua Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin
2020, projektligj i cili u votua me 14 mars këtu në Kuvend. Qeveria jonë ka trashëguar një masë
të konsiderueshme të obligimeve të papaguara nga Qeveria e mëhershme dhe nga komunat, një
borxh të gjithmbarshëm në vlerë 328 milionë euro.
• Rruga Prishtinë - Mitrovicë, e njohur si N2, do të bëhet. Si hap të rëndësishëm kemi miratuar
shpronësimet e pronave të paluajtshme në segmentin Gojbulë-Smerkovnicë, gjë që do të
përfundojë zgjerimin e kësaj rruge e cila ka filluar para rrugës së kombit “Ibrahim Rugova”, por
ende s’u përfundua.
• U themelua Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike “Energjia nga Linjiti”.
• Është miratuar vendimin me të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të
pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme nga “Lista e
Aseteve për Qiradhënie me karakter specifik e azhurnuar”, e shpallur më 5 mars 2020.
Më 11 mars kemi marrë një seri vendimesh që lidhen me virusin corona, të njohur si COVID-19:
15
• Ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të
gjitha nivelet deri më 27 mars 2020, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë
nuk vlen për punëtorët shëndetësor dhe për ata në sektorin e sigurisë)
• Kemi bërë ndalimin e hyrje-daljeve në disa komuna, kemi mbyllur kufijtë e aeroportin.
• Kemi themeluar Komisionin e Posaçëm për parandalimin e infeksionit të virusit corona, me
mua si udhëheqës, me dy zëvendëskryeministrat, shtatë ministra e dymbëdhjetë profesionistë e
ekspertë të fushës. Këtij Komisioni i shtohen edhe shtatë anëtarë të tjerë, prej tyre një ministër
dhe tre profesionistë, më vonë,
• Kemi bërë shpërndarjen e materialeve të domosdoshme nëpër qendrat mjekësore në të gjitha
komunat, përgatitjen e hapësirave në rast nevoje për izolim, komunikim me mediat e publikun
për masat e hapat që i kemi ndërmarrë,
• Kemi shpallur emergjencën për shëndetin publik.
• Kemi ndaluar fluturimet në vendin tonë për joshtetasit e Kosovës, dhe Qendrën e Studentëve në
Prishtinë e kemi caktuar si hapësirë karantine.
• Kemi hequr tarifën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina deri më 1
prill 2020. Kemi thënë që Qeveria do të nxjerrë vendimin për të hequr në tërësi tarifën dhe të
zëvendësohet me masën e reciprocitetit, ashtu siç jemi zotuar në fushatë, ashtu siç e kemi pasur
në marrëveshjen e koalicionit qeverisës, ashtu siç e kemi edhe në programin qeverisës 2020-
2023.
• Nga dje e kemi ndaluar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve në intervalin kohor prej orës
10:00-16:00 dhe prej orës 20:00-06:00.
• Në rrugë, gjatë kohës së lejuar ecjet të mos bëhen në më shumë se dy persona dhe të mbajnë
distancën me të tjerët prej 2 metrave.
• Kemi ndaluar edhe tubimet publike e private në hapësirat e hapura e të mbyllura vetëm në rast
se duhet të mblidhet patjetër për të luftuar pandeminë COVID-19.
• Kemi bërë dhurimin e dy pensioneve, siç kemi premtuar, të asistencës sociale prej datës 24
mars, pra prej ditës së djeshme, nga e marta.
16
Të nderuar deputetë
Mua nuk më dhimbset kjo qeveri dhe aq më pak vetja. Mua më dhimbsen njerëzit, qytetarët,
populli, se çka po i bëhet me këtë mocion mosbesimi.
Së pari, ky mocion mosbesimin synon që ta lë popullin pa qeverinë e tij, pa qeverinë për të cilën
ai ka votuar.
Së dyti, po e lë popullin pa një qeveri reformatore që padyshim se e lufton korrupsionin dhe
zotimin e vet për punësimin, sidomos për gratë dhe për rininë, e ka seriozisht si asgjë tjetër, si
askush tjetër, si asnjëherë tjetër.
Së treti, po doni ta leni popullin pa këtë qeveri mu në mes të përhapjes së pandemisë së virusit
corona, në javën më të rëndësishme, me një menaxhim tonin i cili është shembull. Shembull jo
vetëm për vendet e rajonit. Pra, në kushtet kur ne me qeverinë tonë po japim shembull edhe më
gjerë se si menaxhohet përhapja e pandemisë së virusit corona, ky mocion synon që ta lë vendin
tonë pa qeveri.
Populli e di që unë nuk e kam mbështetjen tuaj si deputetë të PAN-it. Po ashtu populli e di që
tash edhe te një pjesë e deputetëve të LDK-së nuk e kam mbështetjen. Por ju të gjithë e dini se
kjo qeveri e ka mbështetjen e qytetarëve të cilët janë në një gjendje aq të rëndë, sepse papunësisë
në mesin e tyre dhe padrejtësisë ndaj tyre iu shtua edhe rreziku i virusit corona, e tash në kulm do
të ngelet pa një qeveri e cila menaxhonte mirë.
Për bindjen time të fuqishme, motori i këtij nxitimi për të shkarkuar qeverinë nuk ka të bëjë fare
as me ministrin, nuk ka të bëjë as me tërheqjen e trupave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
por ka të bëjë asgjë më pak sesa me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial midis
Kosovës dhe Serbisë. Kjo është në prapavijë, motori i cili po e shkakton edhe këtë nxitin në
Kosovë.
Ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë. Pazari presidencial me këtë qeveri ku
udhëheq unë, nuk bëhet. Ka marrë fund kjo punë. Provoi ai ta shpallë gjendjen e
jashtëzakonshme. Pse nuk e shpalli? Shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të bërë marrëveshje. Pse
nuk bëri? Me mua kryeministër, me këtë qeveri, nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme pa u
krijuar gjendja e jashtëzakonshme, dhe nuk ka marrëveshje as në Shtëpinë e Bardhë, as në të
gjelbër, as në të kuqe për shkëmbim territorial midis Kosovës dhe Serbisë.
Prandaj, motori në prapavijë, i krejt kësaj pune është si të largohet kjo qeveri, si të spostohem
unë, në mënyrë që t’i hapet rruga edhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, por
njëkohësisht edhe atij pazari të gatshëm për shkëmbimin territorial.
17
Unë jam më i bindur se kurrë se marrëveshje të gatshme ka. Praktikisht këtë ma ka konfirmuar
edhe Presidenti në takim që kisha. Se, edhe me kërkesën e deputetëve të PDK-së, pa çka se nuk
dëgjoheshin sepse nuk i kishin mikrofonat e kyçur, po takoje presidentin, takoje presidentin. E
takova, edhe nuk u morëm vesh. Dy orë e takova. Nuk u morëm vesh. Sepse a e di çka, ma
përsëriti ai mua tri herë: hiqe kryeministër taksën, shkojmë bashkë në Uashington, e bëjmë
marrëveshjen, e heqim qafe Serbinë përgjithmonë. Tha: “këta kryeministrat tjerë janë
kryeministra të emëruar, unë e ti jemi të zgjedhur prej popullit, unë e ti e kryejmë këtë punë.
Shkojmë bashkë atje, e heqim Serbinë qafe njëherë e përgjithmonë”. A po kuptoni? Pra nuk
është ideja me heq tarifën për të filluar negociatat. Ideja është me heq tarifën për të publikuar
marrëveshjen.
Kjo është ideja, e natyrisht që në këto pazare presidenciale, që janë të dëmshme dhe të
rrezikshme, nuk mund të më kenë mua si bashkëpunëtorë, dhe meqenëse jam në këtë pozitë të
kryeministrit, nuk është e mundshme që ato të bëhen.
Edhe tendenca për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme para një jave që dështoi, fare nuk
kishte të bënte me virusin corona. Absolutisht, presidenti kurrë nuk e ka pasur me virusin corona.
Fare!
Në kohën kur kanë qenë vetëm 19 të infektuar, asnjë të vdekur, vetëm njëri as në respirator, por
vetëm më maskë të oksigjenit, dëshironte, insistonte që me çdo kusht, pavarësisht çmimit, ta
shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Për ta dëshmuar këtë, ju e keni parasysh deklarimin e
parmbrëmshëm të presidentit, që po ua lexoj sepse është praktikisht sulm mbi rendin tonë
kushtetues, thirrje për padëgjueshmëri në Republikën tonë, të organeve shtetërore, posaçërisht të
atyre të sigurisë.
Ja se çka tha parmbrëmë: “Vendimi i Qeverisë sot është krejtësisht antikushtetues. Qytetarët nuk
janë të detyruar t’i respektojnë vendimet kundër kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata
për këtë. Po e përsëris: qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet antikushtetuese
dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë”. Nënvizoj, nuk po nënvizoj unë, por kështu ka
thënë, nënvizoj: “As Policia e Kosovës, as organet e sigurisë nuk duhet të zbatojnë këtë vendim
antikushtetues të Qeverisë, sepse kështu edhe vet bëjnë vepër penale. E ripërsëris, thotë ai: As
Policia e Kosovës dhe organet e sigurisë nuk duhet të zbatojnë këtë vendim antikushtetues të
Qeverisë sepse kështu edhe vet do të bëjnë vepër penale. Vendimi i Qeverisë është pa efekt
juridik të zbatueshëm dhe është i pazbatueshëm në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.
Pra, një person i cili s’ka as autorizim të flasë kështu, as fuqi për të implementuar atë çka thotë,
praktikisht e sulmon rendin tonë kushtetues duke thirrur në pa dëgjueshmëri policinë dhe organet
e sigurisë.
18
Mirëpo, siç e keni parë të gjithë ju, dje askush prej forcave policore nuk e ndoqi presidentin.
Asnjë polic, asnjë polic i Republikës së Kosovës nuk tha për shkak se presidenti deklaroi kështu,
unë do të bëj ashtu.
Të gjithë zyrtarët policorë e respektuan vendimin e Qeverisë, dhe unë u jam mirënjohës e
falënderues për këtë gjë.
Presidenti është i vetmuar në popull, është i vetmuar edhe në organet shtetërore, prandaj ai do
shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Është e qartë aspirata. Me nenin 131 pika 7, presidenti do t’i sipërvendosej FSK-së e do ta
përjashtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Me nenin 131, pika 8, presidenti do t’i sipërvendosej
Këshillit të Sigurisë dhe praktikisht do ta përjashtonte Qeverinë.
Ky është synimi. Le të mos bëhemi të verbër ose të paditur se nuk po e dimë se cili është synimi.
Tash, natyrisht që nuk rrëzohet Qeveria për një ministër. Qeveria për një ministër nuk bie kurrë,
përveç nëse ai ministër është më shumë se ministër.
Nëse ai ministër është plan. Nëse ministri është plan, atëherë edhe bie Qeveria. Po sa për një
ministër nuk bie Qeveria.
Dhe ky plan ka rënë. Për besë unë nuk kam qenë i vetëdijshëm se është plan. Por, unë kam qenë i
bindur që nëse Qeveria e Republikës së Kosovës, për çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme ka
dy mendime të ndryshme publike ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe ministrit
të Brendshëm, aty s’ka as Qeveri, as demokraci, as Republikë.
Ju e dini shumë mirë që ish ministri mua më ka kritikuar, më ka akuzuar, më ka sulmuar në
fushatën në Llap përditë. Kurrë s’ja kam kthyer. Edhe sa për akuzat ndaj meje, ndaj familjes
sime, ndaj lëvizjes ku jam kryetar, ndaj Qeverisë ku jam, besoni se edhe katër vjet kishim
qeverisë bashkë.
Mirëpo, për gjendje të jashtëzakonshme, me dal me ja mbajt ‘zhagun’ presidentit, në mesnatë, në
mesnatë kundër kryeministrit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që në mbledhjen e Këshillit të
Sigurisë e lëvdon policinë e vet, kjo është e pashembullt dhe e pafalshme.
Prandaj, unë kam vepruar drejtë, po të mos veproja do të ishte padrejtësi.
Për të gjitha kritikat e sulmet që më janë bërë nga një person që edhe ashtu s’e ka dashur
koalicionin kurrë nuk ja kam kthyer. Kurrë s’ja kam kthyer.
19
Unë atij ia kam lexuar emrin në këtë foltore më pak se 24 orë kur e kam marrë vesh se kush do të
jetë ministër i Brendshëm. Dhe shkuam pa nevojë në zgjedhje në një komunë. Unë s’e kam ditur
kush do të jetë. Kjo është thjeshtë respekti që i kam bërë unë dakordimit, marrëveshjes e kështu
me radhë.
Mirëpo, nuk është shkelur marrëveshja këtu. Marrëveshja është shkelur kur është braktisur
zëvendësimi i tarifës 100 për qind me reciprocitet. Këtu është shkelur marrëveshja.
Dhe unë kam shpresuar që ndoshta, megjithatë do të mund të kthehemi në binarët e këtij
koalicioni, por kjo nuk ndodhi.
Është shkelur marrëveshja kur është thënë, hiqe tarifën pa reciprocitet.
Dhe unë para juve deklaroj hapur që nuk ekziston asnjë zyrtarë ndërkombëtar, në asnjë vend, në
asnjë kohë, të cilit Albin Kurti kryeministër, ose kandidat për kryeministër, ka thënë se do t’ia
heqë tarifën Serbisë 100 për qind, pa e vazhduar fjalinë me reciprocitetin politik, ekonomik e
tregtar.
Ky është qëndrimi im. Unë nuk i kam fjalët e ndryshme për njerëz të ndryshëm, në ora të
ndryshme.
Thjesht, duhet të zëvendësohet tarifa qind për qind me reciprocitet. Kjo është politika jonë, kjo
është edhe marrëveshja jonë, e cila është shkelur së pari.
Dhe sa u përket këtyre sulmeve që na janë bërë me idenë se do të tërhiqen trupat.
Pse nuk u tërhoqën trupat? Unë dje isha në takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi. A
është këtu ministri i Mbrojtjes? Ja ministri i Mbrojtjes është këtu, Anton Quni, dhe gjenerali Risi
na tha kurrfarë kërkese për kurrfarë tërheqje të trupave s’kemi.
Dje na tha në mesditë. Pra a e kuptoni, nuk ka tërheqje të trupave. Ky është një gogol. Ky është
një fantazmë që e gjen kuptimin në qëllim, e jo realitetin e fakteve.
E sa u përket 200 milionë eurove të trumbetuara, të gjithë ju që merreni me politika publike e me
qeverisje nga përvoja e juaj e dini që edhe kur t’i shohësh 200 milionë euro, nuk dihet nëse do i
marrësh e lë më ne që nuk i kemi parë.
Prandaj ky tupani i 200 milionë eurove është shumë i hershëm dhe është koti. Edhe ky është një
lloj gogoli tjetër i cili e gjen kuptimin në qëllim e jo në fakt.
20
Tarifa 100 për qind, të nderuar deputetë, është si një lloj virusi që ka përjetuar mutacion, e
vaksina e vjetër nuk kryen punë më. Tarifa 100 për qind, nga 10 për qind në 100 për qind, ka
qenë gjest i kundërvënies kur ne dështuam të anëtarësohemi në Interpol.
Mirëpo më vonë është presidenti i Serbisë ai i cili tha se unë nuk bëj dialog derisa nuk hiqet
tarifa. Këtu është mutacioni i virusit. Ai ia shkaktoi mutacionin virusit, sepse tha unë nuk hy më
në dialog pa u hequr tarifa. Mirëpo a e din çfarë bëri ai në vend të dialogut? Bisedime të fshehta.
Prej vënies së tarifës 100 për qind nuk ka më dialog me Serbinë, por ka negociata të fshehta. Ato
nuk janë ndërprerë asnjëherë, derisa janë kurorëzuar me një lloj ujdie për të cilën ka qenë oferta
për mua, “hiqe tarifën 100 për qind, ama pa reciprocitet dhe eja ulu në tavolinën ku janë dy
presidentët me pazarin e tyre tashmë të dakorduar”.
Pra, nuk është qëllimi të hiqet tarifa 100 për qind. Qëllimi është të hiqet reciprociteti. Pra, e
gjithë trysnia që po bëhet mbi mua, mbi kabinetin qeverisës, mbi popullin e Kosovës, mbi shtetin
tonë, nuk është të hiqet tarifi 100 për qind, është të hiqet reciprociteti. Dhe a e dini pse duhet të
hiqet reciprociteti? Sepse Serbia historikisht e pranon lirinë shqiptarëve. E pranon bile bile edhe
pavarësinë e tyre. Por barazinë me ata nuk e pranon kurrë. Serbia neve barazinë nuk na e pranon.
Ata republikë, na autonomi. Na republikë, ata shtet, por pa na njohur. Ajo ka qelë negociatat, ne
edhe MSA-në e kemi me fusnotë.
Pra Serbia, për juve që e keni lexuar histori e dini se, barazinë me neve se pranon dot. Edhe lirinë
edhe pavarësinë ta pranon. Ia pranoi Bosnjës. Këtu ishte kundërshtimi që kisha unë me
presidentin. Ai thoshte, bëjmë marrëveshje me Serbinë dhe e heqim qafe përgjithmonë. Por
Serbia ka marrëveshje me Bosnjën, por s’po mund ta heqë qafe. Varet çfarë marrëveshje. Forma
nuk shpjegon gjithçka. Fakti që ke marrëveshje nuk do të thotë që e hoqe qafe Serbinë. Ka
marrëveshje të keqe që të rëndohet qafa prej saj. Prandaj tarifa prej 100 për qind nuk është
çështja, çështja është te reciprociteti me Serbinë. Se unë kam thënë po e heqim tarifën, por po e
zëvendësoj me reciprocitet. Dhe gjatë këtyre 50 ditëve, natyrisht që ka pasur kritika, akuza, por
kjo është pjesë e politikës për mua.
Arena politike e tillë është. Për mua politika është betejë. Prandaj, pse dikush bën trysni, unë
kam bindjet e mia, vullnetin tim, ndërgjegjen personale dhe nuk ka problem. Ama po e theksoj
që në kohën kur unë po e menaxhoj mirë virusin corona, ende mirë, sepse këto dy javë janë
vendimtare, në kohën kur populli ka pritur shumë gjatë një qeveri të tillë, tash të bëhet mocioni i
mosbesimit, ta keni parasysh që nuk ka të bëjë as me tërheqjen e trupave, as me 200 milionë që
nuk i ka parë ende askush, as me një ministër për të cilin unë nuk kam vendosur një ministër të
partisë sime, por e kam lënë vendin e zbrazur për një emër tjetër. Por, thjesht në prapavijë të
kësaj, e për këtë do të bindeni, qëndron shkëmbimi territorial që ka dështuar si projekt, por nuk
ka vdekur si ide. Ka dështuar si projekt, por nuk ka vdekur si ide. Mirëpo, ne jemi të gjallë këtu,
dhe jemi të vendosur që të mos e lejojmë një gjë të tillë.
21
U provua në Shtëpinë e Bardhë me shampanjë shkëmbimi territorial, por nuk u bë. Nuk u bë se
pa Qeverinë nuk bëhet. E tash, e dini çka ju duhet? Para shampanjës ju nevojitet gjaku. Ju
nevojitet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Ju nevojiten incidentet në terren. Po, ju
nevojiten përleshjet me gjakderdhje, në mënyrë që në fund të thuhet: “nuk qeveriset dot veriu,
s’kemi çka të bëjmë, më mirë ta nënshkruajmë një marrëveshje dosido sesa të ngelemi kështu
edhe një shekull me Serbinë”.
Unë jam i bindur që në javët dhe muajt e ardhshëm do të bindeni edhe ju. Sepse tash si
kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës kam mësuar më shumë këto 50 ditë, se shumë
muaj e vjet më herët, dhe kam pasur qasje në më shumë informacion sesa kurdoherë më parë.
Qeveria është një tren reformator, por po e duan një tren tjetër. Dhe nuk e kanë as me mua
personalisht. Nëse unë e ndërroj qëndrimin, në rregull janë ata prapë. Pra nuk kanë asgjë
personale as me mua, është thjesht konceptuale. Është kauzë, ata kanë një kauzë sekrete, ne kemi
një kauzë publike. Unë besoj se e tyre është gabim dhe dëmshme, dhe besoj se e jona është e
drejtë dhe e mirë. Janë dy rrugë. Dhe kjo shampanjë që ka nevojë për gjakun paraprakisht është
figura që duhet ta keni në mendje për marrëveshjen e shkëmbimit territorial, e cila është motori i
të gjitha manipulimeve dhe nxitimeve që po bëhen në Republikën e Kosovës. Faleminderit!
KRYETARJA: Replikë dy minuta, deputeti Arben Gashi.
ARBEN GASHI: Faleminderit, kryetare!
I nderuar kryeministër,
Ju vetëm i konfirmuat ato që i thashë. Në betejnë tuaj për protagonizëm me presidentin e keni
humbur arsyen.
I nderuar kryeministër Kurti, mjaft më! Boll! Ndalu!
Mania juaj për dominim politik përfundon këtu, në këtë Parlament. Ky Parlament ju ka zgjedhur,
ky Parlament ju shkarkon. Nuk mund të veprosh krye më vete. Mundesh, por shkarkohesh. Po
citoj fjalët tua, pome një dallim, sipas procedurave të përcaktuara në secilin rast – “Nuk është
Kosova tokë e braktisur, pa zot...” , ku ju mund të ushqeni ambiciet tuaja të sëmura për rol
historik. Harrojeni këtë punë!
Këtu është Kuvend. Sa të ketë Kuvend dhe parlamentarizëm, individët duhet t’i nënshtrohen
vendimmarrjes kolegjjiale, konsensuale e të pajtuar. Nuk mund të shkohet me teke personale.
Faleminderit!
KRYETARJA: Kryeministri e ka fjalën.
22
KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Unë nuk e kuptoj pse keni nevojë të fyeni. “Ambicie të
sëmura!”
S’ka nevojë. Mbani qëndrimin e juaj.
Por, më lejoni ta theksoj çështjen kryesore. Qeveria e Republikës së Kosovës për këto 50 ditë ka
bërë shumë. Ne jemi në rrugën tonë të drejtë. Po! Natyrisht që mund ta shkarkoni Qeverinë, unë
nuk i kam 61 deputetë, por edhe po t’i kisha mbase do të shkarkohej. Ne i kemi 30 deputetë, ne e
kemi ditur që mund të rrëzohet kjo Qeveri. Dhe, unë sot jam i lumtur. S’di a e besoni!?
Jam i lumtur që nuk është shpallë gjendje e jashtëzakonshme. Para një jave ka pasur tentim puç
në Republikën e Kosovës. Kanë me dalë transkriptet e mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë. Ka
pasur tentim puçi, e kemi ndalur. Ky është suksesi ynë. Për mua është pakrahasimisht më e
rëndësishme që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme, ku e bëjmë presidentin mbret si në
monarki feudalësh, se sa a po m’i hiqni mua kompetencat. Unë nuk e derivoj, as integritetin, as
dinjitetin, as jetën e qenien time nga kjo karrige këtu, fare. Nuk jam si kryeministrat tjerë unë.
Kjo karrige është në funksion të diçkaje tjetër edhe ka qenë në funksion të diçkaje tjetër. Tash do
të jetë më vështirë pas rrëzimit të Qeverisë, por nuk do të jetë e pamundur. Sa të ketë popull
gjallë, ka rezistencë ndaj të këqijave.
KRYETARJA: Faleminderit! Replikë, Daut Haradinaj!
DAUT HARADINAJ: Faleminderit, kryetare!
Meqenëse është duke u diskutua shumë për taksën, në këtë sallë, në këtë seancë, kur është
diskutuar rreth taksës ka pasur për dhe kundër edhe unë personalisht i kam thënë kryeministrit që
taksën ke me e heq edhe je kah e heq gabim, se s’je kah e heq në adresën e caktuar. Nuk je duke
negociuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ata të cilët ne mendojmë që i kemi aleatë, por
je duke negociuar me disa individë, të cilët as Pavarësinë e Kosovës nuk e njohin.
Ky është tuiti i fundit i zotit Kurti, i cili thotë “unë bisedova me kancelaren gjermane” dhe këtu
shprehimisht e deklaron heqjen e taksës, tarifës me Serbinë. Nëse mundet kamera me u ofrua
edhe e kam përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Pra, nëse kjo taksa e paska pas sanksionua
tendencën për ndarjen e Kosovës, pse u hoq tash?
Qe, edhe në gjuhën shqipe, nëse dikush nuk e ka. Po u bëj thirrje të gjithëve le ta shohin. Pra
tarifën, zoti kryeministër, e keni hequr dhe e keni hequr me konferencë për shtyp, nuk keni vënë
reciprocitet, siç keni paralajmëruar, por reciprociteti ka qenë një mashtrim, asgjë më shumë. Ka
qenë ide e jotja se si me e kamuflua heqjen e taksës dhe sot nuk ke, as taksë, as reciprocitet, për
shkak se nuk e ke menaxhuar mirë. Po, s’ke as mbështetje të aleatëve më të fuqishëm të
Republikës së Kosovës. Faleminderit!
23
KRYETARJA: Kryeministri e ka fjalën.
KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Zoti Haradinaj!
Ju e kuptoni, se është e thjeshtë, nuk po hiqet tarifa, po hiqet kryeministri, prandaj jeni mbledhur
sot. Ju jeni mbledhur për ta hequr kryeministrin. Nuk po hiqet tarifa. Tarifa, unë kam thënë që
zëvendësohet me reciprocitet prej 1 prillit, por po hiqet kryeministri. Unë tarifën e kam hequr për
lëndën e parë që importohet nga Serbia e që u nevojitet edhe prodhuesve tanë, kaq është kjo
punë. Por, ajo çka unë besoj është që juve ju ka ngelur merak ta hiqni ju tarifën, siç e bëtë me
demarkacion. Ju e merrni bajrakun e në fund e lëshoni për karrige e unë s’e bëj ashtu.
“Demarkacioni, demarkacioni, Çakorri, Zhlebi, Zhlebi, Çakorri, demarkacioni...” tap në karrige
të kryeministrit, e lëshuat bajrakun. E ju keni dashur që ta përsërisni këtë. “Tarifa, tarifa, taksa,
tarifa...” që të vini në Qeveri e ta lëshoni, Por, jo. Kjo s’u bë.
Ky mocion sot është që të hiqet kryeministri, jo tarifa.
KRYETARJA: Nuk ka tani të drejtë, mirëpo... Jo, jo, kjo ishte kundër-replikë. Me Rregullore
mund ta kërkoni tani fjalën si deputet edhe do t’i keni dhjetë minuta, sepse keni folur vetëm në
emër të grupit. Jo një minutë, por dhjetë minuta mund t’i keni, mirëpo jo në këtë moment, sepse
unë do ta respektoj Rregulloren strikt gjatë... Po, po e respektoj Rregulloren. Do ta keni, besoj
dhjetë-pesëmbëdhjetë minuta dhe i keni dhjetë minuta e jo vetëm një minutë. Nuk ke nevojë të
bërtasësh, sepse unë e respektoj Rregulloren, deputet. Nuk keni nevojë askush të më tregoni çka
të bëj, a u morëm vesh?
Zoti deputet, do ta keni fjalën si deputet dhjetë minuta. Nuk e shkeli Rregulloren për askend.
Fjalën e ka në emër të Lëvizjes Vetëvendosje deputetja Mimoza Kusari.
MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit!
E nderuara kryetare e Kuvendit,
I nderuar kryeministër Kurti,
Të nderuar ministra të Kabinetit Qeveritar,
Deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot me të vërtet do të kishte kuptim po të ishim mbledhur, sikur të kishim pasur një lajm
sensacional sa i përket situatës për Coronën dhe natyrisht, një ndihmë që do të mund t’ia jepnim
Qeverisë në këtë luftë.
Në fakt, sot zyrtarisht si Parlament i Republikës së Kosovës do të hyjmë në histori. Po ju
garantoj, që këto fotografi të sotme do t’i shihni në të gjitha mediumet botërore, sepse jemi i
vetmi shtet në Botë i cili mblidhet për mocion mosbesimi të Qeverisë në kohën kur, qeveritë në
24
dorëheqje, qeveritë që nuk i kanë mbijetuar mosbesimit nëpër Evropë dhe në Botë, ose qeveritë
që kanë kaluar në proces zgjedhor, janë mbledhur dhe janë bërë... në fakt, janë duke ua zgjatur
mandatet qeverive, duke ua zgjatur autoritetin për ta luftuar coronavirusin. I vetmi vend sot që
nuk tregon asnjë argument të shtetformimit, të shtetndjesisë, përgjegjësisë mbi shtet, është
Republika e Kosovës dhe deputetët e saj të iniciuar mocionin nga Lidhja Demokratike e Kosovës
për të rrëzuar Qeverinë.
Tash, Kosova natyrisht se ka kaluar nëpër shumë probleme politike dhe do të kalojë. Në fakt,
asnjë qeveri e pas Pavarësisë nuk e ka çuar mandatin deri në fund dhe nuk mund të rrijë
koalicioni me zor, por kjo... kjo situatë dhe kjo seancë është gjithçka tjetër, përveç normale. Kjo
është seancë dhe situatë e kontraditave dhe paradokseve.
E kemi mocionin të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partneri qeverisës, duke thënë
se s’po mund të merren vesh me kryeministrin Kurti. A e dini që kjo Qeveri bashkë me ministrat
e LDK-së, është qeveria e parë, përfshi edhe mua si ish-ministre që kam qenë në një mandat më
parë, që mua me të vërtet ma ka dhënë ndjenjën e shtetit dhe të krenarisë. Kur i kam parë
ministrat bashkë, të Vetëvendosjes, të LDK-së, të pakicave, të cilët pa marrë parasysh dallimin i
ke parë aty ku është kërkuar, në betejë edhe me coronavirusin, po edhe me problemet tjera.
Fotografia e ministrit Vitia me ministrin Abdixhiku, fotografia e ministres Bajrami me
zëvendësin e saj, Thaçi...
Pamjet e këtyre ministrave me integritet, me profesionalizëm, nuk bien me atë që “kryeministri
Kurti s’po na dëgjon”. Për çka po hiqet sot, për çka po votohet mocioni sot. Po votohet, sepse në
fakt është gjetur një arsyetim që ka filluar tri seanca më parë, me seanca të jashtëzakonshme të
opozitës, ku në fund të secilës seancë bëhej një përpjekje për një rezolutë midis Lidhjes
Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Mos u fshihni pas arsyetimeve
dhe pas qëllimi shumë të mëhershëm. Mos u fshihni pas asaj që ka qenë tepër e dukshme.
Tash po kalojmë... Tash po ua argumentoj. Në fakt, po flasim për vlerë demokratike. Demokracia
është kur ata që i kanë votat dalin edhe e sjellin vendimmarrjen. Demokracia është kur vendimi i
asaj që i ka prirë listës, që është kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, me 168 000 vota, e ka
mbledhur dhe e ka mobilizuar elektoratin duke u treguar që ka shpresë. Sot po ndahet e reja me
të vjetrën, sot nuk kemi të bëjmë më me parime, se parimet kanë rënë.
Çdo që ka pasur të bëjë me parime sot është... sot jemi me maska, po kurrë më të zhveshur nuk e
kemi pasur personalitetin para qytetarëve të Republikës së Kosovës, që na kanë votuar secilin.
Ata e dinë pse na kanë votuar.
Sot mund të mbulohemi krejtësisht, veç zëri të na dëgjohet, të mos na shihet fare fytyra, por sot
jemi lakuriq. Lakuriq në atë që sot njerëzit që ballafaqohen me krizën më të madhe, me pandemi
25
botërore, ne sot mblidhemi se do ta rrëzojmë Qeverinë. Qeveria e cila tregoi që është në krye të
detyrës, që dha shembuj që as vende të Bashkimit Evropian nuk kanë dhënë. Britania e Madhe,
Spanja... të gjitha i kanë pasur hapat, edhe sot e kësaj dite Italia, më vonë se Kosova, me ato që i
ka ndërmarrë Qeveria Kurti në luftë me coronavirusin dhe pandeminë.
Tash diçka për amerikanizmin. Unë jam bursiste e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kurrë
nuk e harroj, përveç krejt asaj çfarë... e para. E dyta, kam udhëhequr me Odën Ekonomike
Amerikane për tre vjet e gjysmë. E treta, kam qenë kryetare e komunës ku është angazhimi i
Ambasadës Amerikane për ta sjellë atë ditë Policinë e KFOR-it për t’u siguruar që nuk vidhen
votat, në vitin 2013. Përjetësisht falënderuese për secilin element.
Në janar të vitit 2015, nëse e mbani në mend, është bërë një protestë në Gjakovë, ditën kur vijnë
pelegrinët për ta vizituar Kishën Ortodokse atje. Dhe tash po e ndaj me ju. E kam pasur një
thirrje prej zartarëve të Ambasadës Amerikane për t’u munduar që të qetësohet protesta dhe për
t’u dënuar sulmi, që ka pas ndodhur me thyerjen e një xhami. Në të njëjtën kohë, nga atëherë ish-
ministri i Qeverisë, Jabllanoviq, janë sharë nënat e Gjakovës. Unë u kam dalur në mbrojtje.
Atëherë, më ka ardhur komenti i ish-kryeministrit Mustafa, “ti merru me punët tua, mos u përziej
ti në punë të Qeverisë”. Puna ime si kryetare e Gjakovës kanë qenë nënat e Gjakovës. Nëna
Nesrete, nëna Ferdonije, nëna Lule... të gjitha kanë qenë punë të mija. E ka shkarkuar pastaj ish-
kryeministri Mustafa.
Çka ka ndodhur? Ambasada Amerikane e ka mënyrën për të komunikuar. Të njëjtin vit unë nuk
kam marrë ftesë për të shkuar për 4 Korrik. Edhe ka qenë mesazh për të cilin unë e kam dituër
pse është, por unë e kam ditur se ajo për çka unë jam angazhuar për Gjakovën, ka qenë shumë
më e madhe se ai mesazh, për arsye se unë jam prapë në parime të demokracisë. Jam sërish në
parimet e asaj për çka, edhe Amerika, edhe secili shtet që e do Kosovën, i ndihmon për
demokratizim, për përfaqësim të drejtë, për drejtësi, për rend dhe për ligj. Por, ne sot nuk po
flasim për ato, po flasim për t’i ndalur ato, si me e ndalë punën dhe reformën në drejtësi, si me e
ndalë punën dhe reformën në ekonomi, qysh me e ndal punën dhe reformën në investime të
infrastrukturës... Këto do të bëhen sot me rrëzimin e Qeverisë Kurti, këto janë pikat të cilat vijnë
në shprehje, nuk është më taksa.
E për të qenë krejt, për t’u vendosur kjo krejt edhe me e tregua pafytyrësinë ekstreme, takimi i
parë i zotit Mustafa është me zotin Haradinaj. Zoti Haradinaj që e ka vendosur taksën, zoti
Haradinaj që ka deklaruar se nuk e heq taksën, edhe vet Dauti e tha këtu disa herë, edhe të gjitha
këto, për të treguar se ne jemi pro-amerikanë. Njëjtë edhe me zotin Limaj. Po, ne e dimë që ata
vet kanë qenë kundër, po ne e dimë që ata për ata janë rrëzuar. Edhe tash, a duan ta mbajnë
taksën, a duan ta heqin taksën? Cila është zgjidhja.
26
Hajde, e paskët idenë për të krijua një qeveri stabile. A bën të na tregoni neve dhe qytetarëve të
Republikës së Kosovës si do të duket nesër Qeveria, cilado, qysh do ta ketë emrin? Ku është
plani? Ku do t’i merrni? Nuk ka parti të tjera, këto jemi! Secila është shumë e qartë në qëndrimet
e veta. Partitë ne nuk mund t’i gjejmë diku tjetër, s’mund të dalim të mbledhim njerëz jashtë.
Këta deputetë janë.
Për të vazhduar ju, se këta se paskan hequr taksën, ose po duan ta zëvendësojnë me reciprocitet,
duhet t’i merrni ata se keni shkuar, ata janë për ta mbajtur taksën, bile-bile në formë shumë më të
vrazhdë të prezantuar, se sa ajo që është prezantuar prej Qeverisë Kurti, e cila ka pasur bazën
reciprocitet e që jeni pajtuar edhe ju. Do ta heqin? Nuk e dëgjova që do ta heqin, por është mirë
të deklarohen sot që do ta heqin.
E krejt kjo në fund po sillet e po mbështillet dhe po vie te një pikë. Po vie te ajo pika që assesi
nuk mundët të shkurorëzoheni prej presidentit Thaçi. Absolutisht, në asnjë mënyrë. E mua shumë
më intereson të di, se si do të sillen ata që kanë dalë dhe kanë thënë, do t’i mbathim çizmet e t’i
mbrojmë kufijtë kur të vijë marrëveshja e cila është e shtyer dhe e negociuar prej presidentit
Thaçi. Është mirë shumë t’u tregohet qytetarëve të Republikës së Kosovës sot.
Dua ta përmbyll sot këtë prezantim timin, duke ju kërkuar falje, duke ju kërkuar falje të gjitha
nënave e baballarëve që sot janë në siklet e në stres e që kanë filluar dje e pardje, të na thonë që
kurrgjë s’po na duket virusi sa na keni ngarkuar ne. Sot na kanë sharë e ofenduar të gjithë
deputetëve me arsye. I keni parë! Të gjithë na kanë thënë, ishalla ju bie coronavirusi të gjithëve
që jeni aty, të 120-ve, përjashto stafin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që me gjithë
respektin ndiejmë keqardhje të madhe që i kemi sjellë në këtë ditë. Kjo ditë s’është dashur të
ndodh e ju që po e bëni të ndodhë kjo ditë, e paqi veten në qafë.
KRYETARJA: Replikë ka kërkuar Daut Haradinaj.
DAUT HARADINAJ: Faleminderit, kryetare!
Me të vërtet e kuptoj pak tensionin, se nuk e kanë gjendjen e lehtë. Por, kam menduar që para se
të flasin të paktën ia përcjellin deklarimet publike kryeministrit edhe informohen saktësisht çfarë
vendimesh ka marrë qeveria edhe çfarë vendimesh janë publikuar, pikërisht twitë personale të
kryeministrit dhe mendoj se e kanë shumë lehtë.
Për patriotizëm personal shkollë ju mbaj të gjithëve, krejtve, secilit një nga një. Unë nuk iu
vallëzoj gadafave edhe s’kam nevojë kurrë me marrë yrysh andej, edhe s’kam nevojë kurrkujt
me i kallëzua a jam pro amerikan, a jam pro Kosovë. Jam i këtij vendi. Me gjak e kam mbrojtur
edhe e mbroj sa herë të ketë nevojë çdo pëllëmbë, jo me ligjërata fallso. Kurdo, kushdo që është i
gatshëm me pa, me dëshmua, bujrum, unë këtu jam. Edhe Hashim Thaçi, edhe Albin Kurti, edhe
të gjithë le ta dinë, se send s’i kam dhënë çka jam i gatshëm me i dhënë këtij vendi. As s’kam
27
lindur në politikë, as s’e kam prioritet politikën. Deri në atë minutë që të kryhet kjo histori e
vendit tim, kurrë në politikë s’keni me më pa më. Edhe, zoti kryeministër, mos më fyej, se jam
më i zoti se ti për këtë vend 100 herë. Mund të jesh më orator, mund t’i zgërdhihesh Bërnabiqit,
mund të kërkosh e të mos kërkosh falje, mund ta mashtrosh popullin më mirë, mund ta kesh
gjysmën e partisë SHIK e tash ta shash PDK-në, mund të kesh mashtrues këtu, që janë thirrur në
emër të demarkacionit e që s’e kanë bërë asnjë lëvizje, mund të ta lexojnë marrëveshjen e dy
presidentëve që e kemi kërkuar, e është ligj i votuar në këtë Parlament, edhe mund t’i thërrasësh
në përgjegjësi që s’i kanë marrë obligimet. Çdo veprim që e bën dikush në mbrojtje të territorit të
Kosovës, çdo pëllëmbë, më ka te këmbët.
Jam ushtar i Albin Kurtit 100% në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës kundër çdokujt që guxon
me e prek 1 mm të këtij vendi, kundër Hashim Thaçit e çdo dreç Hashim Thaçi tjetër që mundet
të jetë. S’e kam as fije problemi atë punë se kush është ai e kush është ky, se këtë vend e kemi të
shenjtë, këtë vend e kemi larë me gjak e pallavra e ligjërata, patriotizëm, dikush që ka vallëzuar
poshtë e lartë, nuk ka nevojë të më kallëzojë. Faleminderit!
KRYETARJA: Replikë Mimoza Kusari e pastaj edhe kryeministri!
MIMOZA KUSARI-LILA: Daut, kur të humbin argumentet njerëzit bien në fyerje dhe ofendime
personale. Nuk po e them unë këtë, po e kanë thënë shumë gra të tjera në politikë, kur të tjerët i
kanë fyer dhe ofenduar, se kanë thënë “kur s’ke më argumente, atëherë bie edhe në fyerje
personale”. Unë nuk dua ta zbrez nivelin e debatit në personale, veç po dua ta rikujtoj një
element. Kjo që ka vallëzuar lartë e poshtë, kjo është ajo të cilën ju në qeverinë e kaluar e keni
lutur të vijë për arsye se u janë dashur votat për karrige e atëherëe a nuk pata vallëzuar? Jam ajo
e njëjta, por juve u jam dashur e atëherë për ju kam pasur vlerë. Domethënë, kur je afër, ose kur
ke mundësi ta shfrytëzosh për ta marrë në qeveri, ose për t’i realizuar synimet tuaja, unë kam
vlerë. Unë nuk jam monedhë e kurrkujt për ta pasur ju këtë element.
Pra, mos e harro. Tash po e them në tërë këtë debat, të cilin ju vazhdimisht ju ose kushdo prej
subjektit tënd, një që asaj valleje i ka prirë ai që ka qenë zëvendës i parë i ish-kryeministrit
Haradinaj. Këtë mos e harro!
E kur të marrësh me i arsyetua të tjerët që kanë përcjellë, dije se kur jeni edhe ju aty njëjtë, siç e
tha kryeministri, për karrige e për pushtet, standardet po ju ndryshojnë komplet. Kjo është
elementi kryesor që na ndanë neve, që unë edhe pse jam deputete, si në pozitë, si në opozitë, jam
e njëjta. Edhe kur më është ofruar herën e kaluar për të qenë në Qeveri, sërish kam thënë jo, për
arsye parimi. Pa marrë parasysh se ku jam, e di që parimet e mija nuk do të ndryshojnë, do të
mbeten përqëndrimet e njëjta që i kam. E ajo që doni t’i qitni në nivel personal, lehtë e keni me
gratë në politikë, se në momentin kur s’mund t’ua mshelni gojën se mendojnë ndryshe, veç ua
përmendi ndonjë gjë... se ka edhe fjalë ende më të rënda, edhe më të rënda që i kam dëgjuar. Nuk
28
ka problem, i them djalit katërvjeçar në shtëpi, “S’ka lidhje, mam, kjo është politika, nëse do të
merresh, merru. Këto janë fjalët që fliten për nënën tënde.”
KRYETARI: Të ju tregoj që nuk po punojnë pajisjet për ta matur minutazhën, prandaj, edhe për
zotin Haradinaj, edhe zonjën Kusari ishte koha më e gjatë. Fjalën e ka kryeministri, pastaj
marrim pauzë e pastaj edhe ju zoti ministër do të keni mundësi të flisni.
KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Unë fare nuk e kontestoj, as që e vë në dyshim patriotizmin e
zotit Haradinaj gjatë luftës, edhe para luftës, edhe pas luftës, por jo për demarkacionin. Për
demarkacionin nuk ishte qëndrimi patriotik. U dhanë 82 km katrorë për çerek metri katror sa
është kjo ulësja këtu. Kjo është. Pra, ky është problemi, se patriot nuk mund të jesh i kufizuar në
kohë, duhet tërë jetën. Ka shumë njerëz që një pjesë të jetës kanë qenë patriotë e mandej jo-
patirotë, e thënë butë. E para.
E dyta, kushdo që ka luftuar, kushdo që ka rezistuar, kushdo që ka mbajtur burg, kushdo që ka
qenë viktimë, ka qenë për këtë vende bre, s’ka qenë për një vend të huaj! Normale është të
luftosh për vendin tënd. Është gjëja më normale!
Prandaj, edhe s’bën me ia tepruar fort me mburrje, se për vendin tënd ka qenë. Sepse, po del
diqysh që s’e ke dashur fort vendin tënd e po do tash njëfarë lloj shpërblimi me qenë se paske
luftuar për vendin tënd. Është gabim kjo qasje. Jo, po edhe fëmijët është gabim të mësohen me
këtë qasje, edhe brezat e rinj është gabim me i mësua me këtë qasje. Angazhimin për komb dhe
për këtë vend e kemi borxh, e kemi obligim. E pikërisht qasje e gabueshme që e keni pasur ju, ka
sjellë në situatën kur luftëtari duhet të shpërblehet me ndonjë shtëpi në Marigonë, me ndonjë
biznes, me ndonjë terminal doganor, me ndonjë kompani, me disa hektarë toke bujqësore që i
shndërron në motele e në autostradë. E kjo është gabim. Prandaj, jemi në këtë pikë ku jemi. Më
falni, por kjo logjikë mercenari. Mercenari shkon në luftë dhe paguhet, po këtu po i bie që duhet
me marrë vet, se s’ka kush të paguan.
Luftëtar i vërtet është ai që s’merr kurrgjë pas lufte, edhe që s’jemi shumica dërrmuese, 99%. As
1% të luftëtarëve s’i keni në pushtet, po ata më pak se 1% që janë në pushtet janë 100% në
televizor e ata të tjerët s’janë kurrë në televizor.
KRYETARJA: Na duhet pauzë, sepse nuk po punojnë pajisjet, në mënyrë që regjia të ketë
mundësi t’i rregullojë ato. Kështu që, dhjetë minuta pauzë.
* * *
29
Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës
Mbledhjen e drejton nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.
KRYESUESJA: Ftoj deputetët të kthehen në sallë. Problemet teknike janë evituar, kështu që
vazhdojmë me seancë. Ju lutem që kushdo që dëshiron të marrë fjalën të shtypë edhe një herë
tastin, sepse lista paraprake nuk është më evidente.
Ju lus që t’i zini vendet dhe të vazhdojmë punimet e seancës. Fjalën për replikë ndaj diskutimit të
deputetit DautHaradinaj e ka kërkuar ministri Blerim Reka.
MINISTRI BLERIM REKA: Të nderuar deptuetë,
Kryeministër,
Ministra,
Zëvendëskryeministra,
Përmes kësaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës,
Më lejoni t’i falënderohem deputetit Haradinaj për mundësinë që ma dha, që sot më në fund në
një seancë zyrtare, ku shënohet në procesverbal çdo gjë që flitet, t’i sqaroj pas një
kanonademediale të orkestruar për të cilën do t’ia kishin zili edhe krijuesit e Drajfusit, t’i
sqarojmë ca gjëra se çka paskam falur dhe çfarë korridori unë paskam falur, sipas deputetit
Haradinaj.
Nëse aludon në emisionin televiziv në të cilin në pyetjen se, për ulësen në OKB a duhet të japim
territor, besoj që e keni dëgjuar të gjithë sikur edhe deputetit Haradinaj, përgjigja ishte e qartë
dhe e prerë. Nuk ka territor për ulëse në OKB, sepse integriteti territorial dhe sovraniteti
shtetëror janë të garantuara me Kushtetutë dhe janë të panegociueshme. Në insistimin se cili do
të mund të ishte kompromisi them, po e citoj dhe ju lutem, më citoni siç e kam thënë, “Ndoshta
mund t’i lejojmë si kompromis të fundit daljen në detin Adriatik përmes Autostradës së Kosovës
Serbisë, por çdo herë...” po e them, kur e themi “t’i lejojmë, jemi ne ata që vendosim a lejojmë a
jo, dhe për çfarë e lejojmë – çmimi është ulësja në OKB.
Pra, në vend të kompromisit territorial, për të cilin shumë vetë kanë aluduar, unë ofroj
kompromisin infrastrukturor. Por, këtu i kam dokumentet në të cilat ministri i Qeverisë suaj Palë
Lekaj në vitin 2017, 2018, 2019, prezantohet projekti i Autostradës Prishtinë – Merdar – Nish,
citoj: “Jam i lumtur se viti 2018 do të përmbyllet me lajme të mira, siç është realizimi i
Autostradës Prishtinë – Merdar – Nish.” Pjesë e rrjetit bazik të transportit në kuadër të transportit
evropian, 20 dhjhetor 2018. Më 25 dhjetor 2017 Lekaj flet për Autostradën Nish – Prishtinë –
Durrës, ja çka përfiton Kosova. Dhe, vetëm në një fjali ministri juaj e përdor tri herë fjalën
korridor, “Kosova përmes këtij korridori do të ketë qasje të shpejtë në korridoret kryesore të
Rajonit dhe lidhje me korridoret e Evropës.”
30
Lekaj sqaroi se në vit...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Regjia, ju lutem ia ofroni kohën... A dëshironi ta mbani fjalimin e plotë që e
keni, profesor? Atëherë, të paraqitur për fjalë edhe një herë ju njoftoj se lista paraprake është
dëmtuar, për shkak të problemeve teknike. Po vazhdoj me ata që janë lajmëruar.
Nga LDK-ja nuk është lajmëruar askush për fjalë. Nga AAK-ja po ashtu, nuk është lajmëruar
askush për fjalë. Nga Nisma është lajmëruar zoti Fatmir Limaj.
Deputeti Palë Lekaj ka kërkuar fjalën për replikë. Regjia, ju lutem replikë!
PALË LEKAJ: I nderuar kryeministër,
Ministra,
E nderuar nënkryetare e Kuvendit,
Deputetë,
Qytetarë të nderuar,
Më vjen keq që në këtë moment që gjendet Kosova ne merremi me fjalë mashtruese, me fjalë që
asnjëherë në bindjen time nuk ka qenë, që ne të japim korridore apo t’i lejojmë Serbisë që të ketë
dalje në Detin Adriatik. Është për t’u çuditur se si mund të manipulohet me projekte që janë
PAN-Evropiane dhe që, nëse nuk e ka lexuar ministri i nderuar që ka qenë një nënshkrim për
procesin e Berlinit dhe në atë marrëveshje kanë hyrë edhe të gjitha autostradat PAN-Evropiane,
por jo në asnjë moment nuk është menduar që ne t’i lëshojmë korridor Serbisë dhe që të ketë
dalje në Detin Adriatik.
Dhe, unë në jetën time kurrë as nuk më ka shkuar ndërmend që të mendoj për një kompromis të
tillë. Historikisht qytetarët e Kosovës, në përgjithësi shqiptarët, kanë punuar që mos të jepen
korridore të tilla. Prandaj, unë këtu ju them që asnjëherë nuk e kam përmendur që të jepet
korridor për marrëveshje me Serbinë si kompromis...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Regjia, fjalën ministrit Reka edhe një herë.
MINISTRI BLERIM REKA: Zoti Lekaj,
Unë nuk ju akuzova fare. Unë vetëm citova çka keni thënë. Nëse nuk mjaftojnë ato tri
dokumente, kjo është edhe fotografia juaj se çfarë keni thënë, tekstualisht “Autostrada Durrës -
Morinë - Prishtinë - Merdar”. Ju obligoheni që t’i ndërtoni qasje Serbisë në Detin Adriatik me
31
ndërtimin e 28 kilometrave Prishtinë - Merdar. Korridorin nuk ua solla unë, e gjeta te ju, zoti
Lekaj.
KRYESUESJA: Faleminderit, ministër! Fjala për deputetin Fatmir Limaj. Zoti Lekaj, kundër-
replika ishte nga ana e ministrit Reka. Nuk keni të drejtë, sipas Rregullores. Mund ta merrni
fjalën si deputet.
FATMIR LIMAJ: E nderuara kryesuese e Kuvendit,
I nderuar kryeministër,
Ministër,
Zëvendëskryeministër,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në jetën parlamentare disa rregulla janë të qarta dhe dihet se si funksionojnë shoqëritë
demokratike.
Kosova është në një krizë qeveritare, pothuaj një muaj. Kulmimi i krizës është i javës së kaluar,
përfundimisht në javën e kaluar kur njëri nga partnerët ia hoqi besimin Qeverisë së Kosovës, ose
më mirë me thënë kriza qeveritare u përshkallëzua që nga konferenca e kryeministrit. U
përshkallëzua me deklarimin e partnerit të madh për t’ia hequr besimin në javën e kaluar.
Çka po dua të them me këtë? Vendi ynë është në një krizë qeveritare. Sot jemi mbledhur për t’i
dhënë një epilog kësaj krize dhe për të kaluar në një fazë tjetër. Në kohën kur Qeveria ka një
telashe të tillë në krizë dhe kur reduktohet, e humb fokusin në zgjidhjen e problemeve dhe
planeve që ka, fokusohet në vendime të shpejta dhe jo rrallëherë me gabime, sepse janë në
funksion të politikave ditore.
Kjo krizë pengon, kriza qeveritare pengon funksionimin normal të Qeverisë, të dikastereve, të
ministrave, të atyre që duan ta kryejnë punën e tyre. Kjo është gjendja që është ballafaquar
Kosova tash e një muaj. Në javën e fundit, siç thashë, nga momenti edhe më zyrtarisht largimin e
besimit që e bëri njëri nga partnerët erdhi në situatën pastaj edhe të vendimeve, vazhdimisht
vendimeve të ngutshme, nganjëherë ndoshta edhe jo mirë të studiuara. Si rezultat i saj në këtë
krizë qeveritare na erdhi edhe përplasja e panevojshme në mes Qeverisë dhe presidentit. Me të
drejtë kryeministri tha vendimi i Qeverisë është respektuar nga policët, nga të gjithë qytetarët.
Natyrisht, absolutisht që duhet respektuar dhe kjo tregon që megjithatë këtu ka shtet dhe të gjitha
organet e shtetit e kanë respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe se ai
vendim është në fuqi derisa Gjykata nuk flet ndryshe. Kjo tregon edhe një herë pjekurinë e disa
institucioneve të këtij vendi, që funksionon, që nuk futet në përplasje në mes presidentit, në këtë
rast, dhe të Qeverisë. Ka qenë një përplasje, se kush ka të drejtë, kush e ka shkelur Kushtetutën?
Secili i kemi mendimet dhe opinionet tona të shfaqura. Unë besoj që është shkelur Kushtetuta,
32
por kjo nuk do të thotë nëse unë besoj që është shkelur Kushtetuta nuk duhet të respektohet
vendimi i Qeverisë. Atë e thotë Gjykata Kushtetuese.
Edhe kjo një shembull për të treguar, që megjithatë në vendin tonë ka institucione. Mendoj se
Qeveria e Kosovës duhet ta lavdërojë shtetin e vet, besoj që e ndaj mendimin me të gjithë juve,
nuk është se pse ky shtet që sot po ballafaqohet me krizën kaq mirë, nuk është thjesht sepse është
ndryshuar një Qeveri, por sepse ka mekanizma shtetëror. Ka edhe mekanizma shtetëror që i
zbatojnë vendimet e Qeverisë, duke filluar nga pjesa shëndetësore deri te siguria, te organet e
sigurisë.
Edhe sot, fatkeqësisht, e prej fillimit prej ditës së parë kemi qenë këtu në Parlament në një lloj
përplasjeje në mes presidentit dhe Qeverisë. Kryeministri i Republikës së Kosovës ka pasur
rastin. Në tri herë apo katër, sa më është dhënë rasti të flas në Parlamentin e Kosovës, jam
munduar ta paralajmëroj. Dikush e ka kuptuar kritikë, dikush e ka kuptuar sulm, sido që të jetë
jemi në Parlament, jemi në gjuhë parlamentare dhe secili ka të drejtë ta marrë ashtu si të dojë,
por objektivi, qëllimi im, ka qenë që ta paralajmëroj. Ta paralajmëroj që Qeveria t’i marrë
detyrat e veta. Kryeministri të dalë në krye të detyrave. Kryeministri duhet t’i marrë, t’i
shfrytëzojë maksimalisht kompetencat e veta ekzekutive, të mos bëhet peng dhe mos të ketë
paranojë nga institucionet tjera.
Fatkeqësisht, ky rast nuk është shfrytëzuar. Pajtohem me kryeministrin që tha “politika është
betejë”. Në fakt është betejë. Por, politika është edhe kompromis. Politika është edhe
marrëveshje. Politika është edhe bashkëbisedim. Politika nuk është veç betejë politike, është më
tepër se kaq. Politika është lidership. Është keq sot në këtë situatë të provokohet rrëzimi i
Qeverisë nga vetë ju. Sot, me veprimet ose me këto... nga fillimi në fakt e sidomos në muajin që
thashë, Qeveria e Kosovës thuajse çdo ditë e ka provokuar veten për t’u rrëzua nga veprimet e
saj. Dhe, sot jemi këtu ku jemi.
Nuk ka qeveri në Botë, këtu u tha, nuk ka vend në botë që e rrëzon Qeverinë në situata të tilla.
Saktë! Veç, nuk ka asnjë vend në botë që Qeveria e rrëzon veten në situata të tilla, nga veprimet
e veta. Mungesa e lidershipit, e bashkëpunimit, ka sjellë këtu ku jemi sot. Ajo çfarë dua të them
unë është... po, pajtohem me fjalën e kryeministrit të mos fyejmë, po ta ruajmë këtë kurs e këtë
gjuhë.
Shikoni miq, pozitë e opozitë, edhe një herë po ju them e do ta kemi rastin përsëri, nuk ka me e
mbrojt Kosovën një njeri, kurrë s’e ka mbrojtur Kosovën një individ. Kurrë! Kurrë Kosova s’ka
me u mbrojt as prej një partie politike e as prej një njeriu. O kemi me e mbrojt të gjithë, o kemi
me dështua. Nëse s’punojmë bashkë do të dështojmë! Nëse mendojmë me i varë shpresat te një
individ, përsëri do të dështojmë!
33
Dhe, unë e kuptoj që duhet të flasim për qytetarët. Apeli im është të mos ua rëndojmë më shumë
jetën. T’i japim epilog kësaj teme dhe të gjejmë rrugë të koordinimit të aktivitetit tonë të
përbashkët me temat nacionale që na presin. Nuk është mirë në Parlamentin e Kosovës të
paralajmërohen mundësi të gjakderdhjes në veri a kudo qoftë, për shkak të marrëveshjes. Kosova
nuk është në atë situatë dhe nuk duhet sjellë veten kurrë në atë situatë, nga asnjëri. Ne duhet të
punojmë ndryshe. Sikurse nuk është gara se kush është me Evropë e kush me Amerikë. Unë nuk
besoj në ato që dikush dëshiron ta pozicionojë dikë këndej e dikë andej, ne na duhet edhe Evropa
edhe Amerika.
Ne sot jemi këtu, të nderuar miq, për shkak se nuk është treguar lidership dhe kanë vetëshkaktuar
krizë, fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës. Në këtë rast, kryeministri është koka e Qeverisë e
natyrisht se i bie edhe përgjegjësia më e madhe, që do të duhej ta ruante dhe të tejkalohej.
Ballafaqohuni më shumë. Kosova do të ketë Qeveri edhe pas sot, institucionet shtetërore që
punojnë do të ballafaqohen me krizën. Apeli im është për ministrat që janë drejtpërdrejt në
çështjen konkrete, aktivizohuni më shumë në komunat që kanë nevojë për ndihma. Aktivizohuni
më shumë, shërbejini më shumë, sepse kanë nevojë, ka vërejtje, ka kërkesa që të ndihmohen
njerëzit.
Ju falënderoj shumë që patët durimin të më dëgjoni!
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Limaj! Fjala për deputetin Hekuran Murati.
HEKURAN MURATI: Faleminderit, zonja nënkryetare!
Të nderuar Kabinet Qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Sot, ose deri më sot, Qeveria dhe ne deputetë vazhdimisht u kemi bërë thirrje qytetarëve që të
rrinë brenda, të izolohen derisa ta tejkalojmë këtë situatë emergjente nga ky kërcënim, nga ky
virus që po na kanoset neve sikurse të gjithë popujve të tjerë nëpër gjithë Botën. Por, për dallim
prej Qeverive, ose prej Kuvendeve të tjera, ku mbledhjet e vetme aktualisht nëpër kuvende nëpër
shtetet tjera janë për të kaluar ligje dhe paketa për të ndihmuar popullin dhe bizneset në këto
kohë të vështira, tek ne Kuvendi mblidhet për ta rrëzuar Qeverinë.
Kuvendi mblidhet për ta rrëzuar Qeverinë, pra jo për ta ndihmuar popullin.E disa raste nëpër disa
shtete ka pasur ku edhe e kanë formuar qeverinë në këto kohë emergjente, pra Kuvendi ynë me
44 nënshkrime të 44 deputetëve të këtij Kuvendi sot në këtë kohë mblidhet për ta rrëzua
Qeverinë, një qeveri e cila deri më sot ka bërë punë të shkëlqyeshme në menaxhimin e situatës.
Pra, po i shohim edhe shtetet tjera që zakonisht i aspirojmë dhe jemi çdoherë një hap prapa tyre,
siç janë Britania e Madhe, Italia e plotë shtetet tjera, të cilat tek pas nesh kanë filluar t’i
ndërmarrin masat që ne i kemi ndërmarrë me kohë, në mënyrë që të evitohet një rritje e
infektimeve, të rasteve të infektimit.
34
Pra, edhe një herë, kjo është për turp, kjo është për marre. Ky Kuvend sot është mbledhur për ta
rrëzuar Qeverinë, nuk është mbledhur për t’i ndihmuar popullit. Arsyeja pse janë mbledhur për ta
rrëzua Qeverinë ka të bëjë, janë dy. E para ka të bëjë me një marrëveshje të rrezikshme, e cila ka
për synim edhe cenimin e integritetit territorial të vendit, kurse e dyta ka të bëjë me vazhdimin e
hajnisë, të cilës kjo Qeveri filloi t’ia këpusë damarët.
Sa i përket marrëveshjes për ta ndarë Kosovën është ajo thënia që “nuk është problemi pse kaloi
një herë miu, por po e bën udhë”. Edhe te ne këto partitë e 20 vjetëve të fundit e kanë bërë udhë
për të dhënë tokë fqinjëve tanë. Mos të harrojmë, së pari i kanë dhënë tokë Maqedonisë, është
Debëlldei. Pastaj, i dhanë tokë Malit të Zi, Çakorri, Kulla e Zhlebit... Pas kësaj tash i ka ardhur
rendi edhe Serbisë me i dhënë tokë. Edhe prapë këta po bëhen të gjithë bashkë, po duan ta
rrëzojnë Qeverinë për ta çuar këtë plan deri në fund.
Tjetra, te vazhdimi i hajnisë, Qeveria i mori disa vendime. Ishte së fundmi ky i pezullimit të
dhënies me qira, po edhe shitjes së aseteve të AKP-së. Por, këto janë vetëm ato që janë parë në
publik, se tash ne sot jemi mbledhur këtu në seancë dhe po besoj se janë të njëjtit deputetë që po
ashtu e kanë nënshkruar mocionin për të thirrur këtë seancë, po i kam kolegë në Komisionin për
Ekonomi. Javën që shkoi i kemi pasur, i kemi thirrur në raportim Agjencinë Kosovare të
Privatizimit, mirëpo me propozim të kryesuesit të komisionit, që është deputet prej Nismës dhe
me mbështetje të deputetëve të tjerë të PAN-it, është anuluar ai takim për shkak se nuk mund të
mbajmë mbledhje. Kurse sot, të njëjtit kanë thirrur mbledhje të mblidhet krejt Kuvendi, pra 120
deputetë, për ta rrëzuar Qeverinë. Tash kjo më bën të mendoj mua pse është thirre, pse është
anuluar në fakt ai takim, ku AKP-ja ka pasur të raportojë? Arsyeja është kjo. Aty kanë pasur
AKP-ja të raportojnë për disa shitje të disa aseteve që i kanë bërë pa kurrfarë publikimi, pra
fshehurazi, me negocim direkt.
AKP-ja, drejtori i së cilës është ish-anëtar i AAK-së, i partisë AAK, ka shitur rrugë, pra rrugë në
Emshir, i ka shitur AKP-ja me negocim direkt pesë mijë euro arin. Shiko ku ka shkuar hajnia!
Domethënë, rrugët i kanë shitur një kompanie private ndërtimore, në mënyrë që kur të vijë rendi
për ta asfaltuar komuna atë rrugë me e shpronësua. Kjo është arsyeja pse herën e kaluar na e
paskan ndaluar ta marrim në pyetje AKP-në, kurse sot s’e kanë problem me u mbledh 120
deputetë për ta mbajtur këtë takim.
Po ashtu, në këtë procesin e njëjtë të shitjes direkte kanë shitur parcelë përballë NLB Bankës, në
Pejton, me çmim 30 mijë euro arin, kur çmimi real i tregut është 300 mijë euro në atë vend. 30
mijë euro ari as në Deçan nuk ka. S’mund të blesh 30 mijë euro arin. Kjo është arsyeja pra, pse e
kanë nënshkruar këtë mocion. S’ka të bëjë kjo as me politika të tjera, as me e mbrojte taksën.
Bile për ta parafrazuar një koleg timin, Avni Zogianin, tha herën e parë AAK-ja hyri në Qeveri
për ta mbrojtur demarkacionin e tash po duan të hyjnë në Qeveri për ta mbrojtur taksën. Po besoj
e dini përfundimin edhe të kësaj të dytës.
35
Për kolegët e LDK-së, me të cilët kemi pasur marrëveshje koalicioni, unë e kuptoj që disa prej
tyre ndoshta duan ta rrëzojnë edhe Qeverinë, se disave u ka mbetur hatri e meraku pse s’janë
bërë ministra. Edhe ata më tepër se sa me e rrëzua Qeverinë duan t’i rrëzojnë kolegët e vetë të
partisë, të cilët janë bërë ministra e këta të tjerët kanë mbetur pa u bë. Por, nuk i kuptoj këta të
tjerët pse duan të marrin një veprim në këtë kohë dhe në këtë moment. Për PAN-in i kuptoj, siç e
thashë edhe më herët, i përbashkon hajnia dhe keqpërdorimi i parasë publike, gjë që është ndalur
nga kjo Qeveri.
Për PDK-në, ndoshta zoti Veseli duke u munduar të luajë rolin e politikanit konstruktiv, po të
mos ishte kjo puna e hajnisë, ndoshta edhe do të abstenonte, por prapë edhe po të mos ishte puna
e hajnisë mendoj se nuk e bën, duke marrë parasysh se e di edhe ai vet se nuk i ka në kontroll të
gjithë deputetët e vet dhe një mos votim do ta vinte në pah përçarjen, sepse vazhdon të mbetet
numri dy në PDK e formalisht është kryetar.
Për AAK-në e thashë, pra nuk është punë interesi shtetëror, nuk është punë interesi kombëtar,
është punë hajnie. Dhe kemi qenë dëshmitarë të qeverisjes së kaluar, ku abuzimi më i madh i
parasë publike është bërë pikërisht në këto dy vjet, në historinë e re të Kosovës. Për Nismën nuk
kam çfarë të them, për shkak se e tha edhe vet, po e parafrazoj deputetin e Nismës i cili tha që
misioni i Nismës është për ta mbytur virusin e quajtur “Shpresë”. Pra, ata vetë e thanë që kanë
për mision me e mbyt shpresën në këtë vend. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Murati! Nga LDK, për fjalë është lajmëruar deputetja
Valendina Bunjaku-Rexhepi.
VALENTINA BUNJAKU-REXHEPI: E nderuar nënkryetare,
I nderuar kryeministër,
Kabinet Qeveritar,
Unë si deputete asnjëherë s’kam menduar dhe as kisha menduar që do të vijmë në këtë situatë
për 50 ditë, posa e votuam Qeverinë Kurti, ministrat, që të gjithë ministrat kanë qenë të
suksesshëm, do të na vijë puna të votojmë kundër një qeverie. Ju ne deputetët na keni nxjerrë në
një pozitë jashtëzakonisht të palakmueshme. A e dini pse? Sepse, kryeministri fillimisht është
dashur ta ketë parasysh se në fushatën elektorale është thirre se aleatin e vetëm e kam LDK-në.
Meqë ju e keni pasur aleatin e vetëm LDK-në, pse i rrënuat urat e bashkëpunimit me LDK-në?
Kush e nisi këtë krizë? Pse e nise ti, kryeministër? Është mirë të ju tregoni qytetarëve se çfarë
fshihet pas kësaj krize.
Ne kemi fituar besimin e qytetarëve, edhe si LDK, edhe si VV, që të... kemi dalë në fushatë dhe
kemi bërë thirrje që ne jemi kundër PDK-së, kundër Hashim Thaçit. Ju, kryeministër, me
veprimin tuaj të njëanshëm po e mbani në qeveri Hashim Thaçin. Lëri këto retorika! Lëri akuzat
ndaj LDK-së!
36
Kuptojeni njëherë e përgjithmonë, shpjegoja edhe qytetarëve që nuk keni dashur, nuk keni
mundur dhe jeni frikësuar t’u prini proceseve përpara. Është shumë e lehtë edhe e padrejtë të
akuzosh një LDK. LDK-ja e ka lidrshipin e vet, i ka deputetët e vet dhe LDK-ja vendos vet për
veten e vet. Ju mund të vendosni veç për partinë tuaj dhe në pozitën tuaj, derisa keni qenë
kryeministër. LDK-ja vendos për veten e vet dhe për votuesit dhe elektoratin e vet. Lehtë është
me iu drejtua, me lutë e me linçua dhe me aktivizua linçime kundër deputetëve të LDK-së, të na
postohen emrat me numra të telefonit në listat e militantëve të Vetëvendosjes. Militantizmi ka
marrë fund. Politika nuk bëhet sikur kur je kryetar i një partie dhe sikur kur e ushtron politikën
në rrugë dhe sikur kur je kryeministër sot. Proceset e mëdha është vështirë, po dallon politika e
një kryetari të partisë dhe si kryeministër.
Unë jam e lumtur që si deputetë të mbetemi edhe në opozitë. Me shumë dëshirë, Lidhja
Demokratike, besoj edhe kolegët e mi, shumë me dëshirë pranojnë të jemi në opozitë por jo të
nënshtrohemi ndaj jush. Prandaj, në kohën e opozitës të gjithë bashkë kemi luftuar që ta largojmë
Thaçin prej presidentit dhe ju tani duheni si kryeministër të keni durim realisht dhe të përballoni
edhe këtë krizë dhe të mendoni për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të bëni një kompromis
e të mendoni drejtë, sepse veç bashkë LDK dhe VV, e largon Thaçin prej Qeverisë. Asnjëherë të
vetme nuk mund ta shkarkojmë Hashim Thaçin prej presidentit. Mandej, tu kemi lutur, të jemi
drejtuar, shkarkimi juaj i ministrit nuk është në pyetje emri i përveçëm i ministrit, është në pyetje
degradimi, injorimi dhe nënçmimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Prandaj, unë këtu jam për
LDK-në dhe me LDK-në. Faleminderit!
KRYESUESJA: Regjia, fjala për kryeministrin Kurti.
KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Faleminderit, zonja deputete Bunjaku, për kritikën!
Pse nuk e shkarkova një tjetër ministër të LDK-së? Pse jo një ditë tjetër, po atë ditë? Sepse, kur e
pyeti gazetari, i tha “A jeni ju për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, siç ka kërkuar
presidenti Thaçi?” tha, “Po, sigurisht.” Nuk mundesh ashtu! Pra, Qeveria e Republikës së
Kosovës nuk mund të ketë ministra të cilët e kundërshtojnë kryeministrin në mesnatë e në
mbledhjet që mbahen nuk flasin. Nuk mund të ketë. Kjo është e para.
E dyta, nëse dyshoni a mund ta udhëheq unë këtë dialogun me Serbinë, më provoni dhe këqyrni
seri! Unë kam propozuar ekipin politik përfaqësues me dhjetë veta. Unë si kryeministër,
kryeparlamentarja Osmani, presidenti Thaçi, dhe nga një përfaqësues prej secilit grup
parlamentar, përkatësisht parti parlamentare. Dhjetë veta kishin me qenë një ekipe që e formon
kryeministri, sepse kryeministri udhëheq dialogun, por njëherë nuk ka dialog. Në njërën anë,
dialogu s’ka rifilluar sepse nuk është përgatitur e në anën tjetër, thonë hajde për marrëveshje të
gatshme, tashmë të kryer, midis dy presidentëve. Ky është shantazhi i dyfishtë, që unë s’e pranoj.
Kjo seancë për mocion mosbesimi, nëse mendoni që unë e kam për ambicie të mija politike,
37
atëherë po hoqa dorë unë nga reciprociteti, po e ktheva ish-ministrin kjo seancë mbetet pa objekt,
por unë s’e bëj këtë.
Unë s’e kam për karrige. Po ta kisha për karrige me një fjali të vetme kryhet kjo seancë, por unë
s’e kam ndërmend ta kryejë. Edhe, nuk është çështja këtu të hiqet tarifa, por të heq dorë nga
reciprociteti. E këtu, zonja Bunjaku, është shkelur së pari marrëveshja jonë, sepse është kërkuar
heqja e tarifës pa reciprocitet e kjo është gabim, sepse edhe në marrëveshjen e koalicionit tonë
qeverisës të datës 2 shkurt 2020 edhe të programit tonë qeverisës e kemi zëvendësimin e tarifës
100% me reciprocitet. Pra, braktisja e reciprocitetit nga njëri prej subjekteve është shkelje e
marrëveshjes. Aty është shkelur më së pari marrëveshja. Dhe, për kritikat tjera, qofshin të
karakterit tim, të bindjeve e qëndrimeve të mia, të së kaluarës sime, të subjektit që drejtoj, kurrë
s’do të kishte pasur kurrfarë shkarkimi. Por, në një moment vendimtar, në mbrëmje kur tentohet
puçi dhe dështon puçi në Këshill të Sigurimit, se atë mbledhje e udhëhiqja unë, e po u shpall
gjendje e jashtëzakonshme e udhëheq tjetërkush, meqenëse në Këshill të Sigurimit të Republikës
së Kosovës dështoi puçi, të dalë në mesnatë e të deklarojë ndryshe prej kryeministrit e të
vazhdojë shpresa e puçit, kjo është e pafalshme. Prandaj, ka ndodhur ajo që ka ndodhur.
KRYESUESJA: Kundër-replikë, e ka kërkuar fjalën deputeti Arben Gashi.
ARBEN GASHI: Faleminderit!
I nderuar kryeministër,
Unë e di që ti e njeh Kushtetutën dhe unë e di që ti e di, se vetëm ky Parlament mund të shpallë
gjendje të jashtëzakonshme. Dhe, në qoftë se do të vinte një propozim i tillë do të ishte ky
Parlament dhe këta deputetë që do të vendosnin. Pra, unë e di që ti e di, se nuk ka kush tjetër që e
shpall gjendjen e jashtëzakonshme, përveçse këtij Parlamenti. Prandaj, ajo frikë është joreale.
Unë pajtohem me ty që ne duhet të ruajmë gjuhën parlamentare dhe më vjen keq, në qoftë se në
ndonjë mënyrë je ndjerë i ofenduar.
Por, të shkojmë te çështja tjetër. Nëse ne flasim për reciprocitetin, ti e di që ne i kemi krijuar të
gjitha parakushtet, kemi propozuar mocion që ka kaluar këtu, kemi propozuar mocion tjetër,
rezolutë tjetër, për të cilën unë s’kam marrë përgjigje prej juve dhe propozimi ynë ka qenë, po ne
jemi për reciprocitetin, por partnerët po kërkojnë katër deri në gjashtë javë. Hajde t’ua japim dhe
vazhdojmë tutje qeverisjen. Ajo nuk ka ndodhur, më vjen keq ku jemi. Unë dhe asnjë nuk duhet
të mburremi ku jemi...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka kërkuar ministri i Punëve të Jashtme, zoti
GlaukKonjufca.
38
Replikën e bëri... në emër të grupit. Mirë! Regjia, kundër-replikë zonja Bunjaku-Rexhepi. Një
minutë, regjia!
VALENTINA BUNJAKU-REXHEPI: Realisht, çka pati të thotë Arbeni unë pajtohem me këtë.
Veç desha një pyetje kryeministrit, pse ne dy vjet në opozitë kemi krijuar një urë bashkëpunimi
me LDK-në dhe Vetëvendosjen dhe realisht ju kolege e keni zonjën Osmani dhe normalisht, që
zonja Osmani ka qenë iniciatorë që ne si LDK kemi bashkëpunuar jashtëzakonisht ngushtë me
Vetëvendosjen. Dhe ju si e shkarkuat një ministër pa e njoftuar zonjën Osmani?
Është lehtë dhe nuk është burrëri të vihet në pozitë të palakmueshme një grua, sepse një grua kur
ndërton ura bashkëpunimi edhe shumë vështirë i prish ato. Edhe në këtë rast unë e kuptoj zonjën
Osmani, por ju si kryeministër është dashur të mendoni pak edhe për pozitën e zonjës Osmani
dhe neve deputetëve. Është mirë me ua shpjegua qytetarëve se unë e di që ju tani të dilni e të
thoni, po u bie vendimeve të mia mbrapshtë ne kthehemi në gjendjen e mëparshme, po nuk je i
interesuar...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Regjia, fjala për kryeministrin Kurti.
KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Qysh s’jam i interesuar të udhëheq me Republikën? Unë jam
kryeministër që i kam kompetencat që i përcakton Kushtetuta dhe Ligji dhe populli e ka
vendosur këtë gjë. Populli e ka vendosur vendin e secilit prej nesh, e para. E dyta, edhe kryetarin
e LDK-së, edhe grupin parlamentar i kam njoftuar pak para se ta bëj shkarkimin. Por, nuk ka
mund t’i thërras në takim. A e dini pse? Se s’e ndërroj mendimin më. Është ofendim të të thërras
në takim kur s’e ndërroj më mendimin. Unë të thërras në takim, kur ka mundësi të bëjmë dialog e
të gjejmë kompromis. Nuk mund të bëj kompromis nëse dikush në mesnatë ia mban ison
Presidentit, pikërisht në mbrëmjen kur u tentua puçi ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Nuk ka mundësi në natën kur u tentua puçi të dalë një ministër, edhe të mbajë anën e
kundërshtarit. Ose je në këtë Qeveri, ose nuk je në këtë Qeveri.
KRYESUESJA: Faleminderit! Regjia, ju lutem fjalën për ministrin e Punëve të Jashtme, z.
Glauk Konjufca.
MINISTRI GLAUK KONJUFCA: Për të gjithë ata që po derdhin lot krokodili për Vjosa
Osmanin, znj. Bunjaku vetëm votoni qysh ju ka udhëzuar ajo. Kurrgjë më shumë! Kjo është
solidariteti më i mirë me të në këtë ditë të sotme, që të mos derdhni lot krokodili, vetëm votoni
kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë, siç ka thënë ajo. Në këtë mënyrë e vërtetoni se sa e
respektoni atë.
39
Sa i përket kësaj që Lidhja Demokratike është hidhëruar shumë me shkarkimin e z. Agim Veliu,
unë e kam një pyetje për udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ku ishte Lidhja
Demokratike e Kosovës kur u shkarkuar e ndjera znj. Nekibe Kelmendi prej Hashim Thaçit.
Hashim Thaçi jua ka shkarkuar ministren. Hashim Thaçi e ka shkarkuar znj. Nekibe Kelmendi.
LDK-ja e ka ulur kokën, edhe e ka vazhduar koalicionin. Pse? Përgjigjja është shumë e thjeshtë
pse. Sepse për këta shumë më e rëndësishme është partneriteti afatgjatë dhe vegëzat e tjera që u
kanë mbetur të mëparshme e të cilat nuk po mund të shkëputen me partitë e ish-pushtetit. Ne
menduam që ky koalicion do t’i kontribuonte shkëputjes së lidhjeve me PDK-në. Përkundrazi!
Sa më thellë ka shkuar puna, ku janë cenuar këto interesa me PDK-në, menjëherë kanë filluar të
shfaqen problemet e koalicionit. Pse problemet e koalicionit filluan të shfaqen pikërisht pak para
se të fillojë lufta kundër korrupsionit? Kujt po i pengon kjo punë? Hesapet e kujt i prish ky zotim
i yni? Tekefundit me ato zotime i kemi fituar ne zgjedhjet.
Kjo për tarifën ka qenë premtimi nëse i listojmë premtimi i 25-të ose i 30-të në zgjedhje. Ne i
kemi fituar zgjedhjet me të tjera premtime zonja dhe zotërinj. Ne i kemi fituar zgjedhjet para
qytetarëve të Kosovës me agjendë të qartë për të sjellë drejtësi në këtë vend. Luftë kundër
korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Kjo është pse i keni fituar zgjedhjet si opozitë,
bashkë me Vetëvendosjen. Kështu që këto argumente të LDK-së mendoj që fare nuk qëndrojnë,
këto që janë në mocion. Po e përbijnë kur shkarkohen ministrat prej Hashim Thaçit, po jo prej
Albin Kurtit. E aq më tepër kur krahasimi mes ministrave është i qartë, një zonjë e nderuar si znj.
Nekibe Kelmendi dhe një zotëri i cili e ka kundërshtar koalicionin prej fillimit. Z. Agim Veliu
nuk ka qenë pro këtij koalicioni. Pra nuk është i rastësishëm veprimi i tij për obstruksion të
Kryeminsitrit. Qysh mund të jetë kur një Kryeministër i vërtetë i këtij vendi, kur çdo javë merr
goditje nga një ministër. Atëherë kush po e lyp sherrin këtu, më tregoni ju mua? Mund të jua
japim listën e përçdojavshme të goditjeve të Agim Veliut, prej fushatës së tij në Llap kur dilte
atje në fushatë zgjedhore, ne e kemi një kryeministër antiamerikan, nuk shkon kështu, koalicioni
nuk e ka të gjatë. Këto janë fjalë të Agim Veliut. Nuk janë fjalët e Albin Kurtit. E kush po lyp
pra rrëzimin e kësaj Qeverie? Kush po e provokon pra rrëzimin e kësaj Qeverie? Për mua është
shumë e qartë. Nuk ka kurrfarë dileme këtu.
Sa i përket kësaj që, tash të dalim te ajo që jeni munduar të mbuloni si arsyet e vërtetë, kinse
antiamerikanizmi, kjo është një propagandë e neveritshme. Nuk ka fuqi në botë që e ndryshon
kursin properëndimor dhe miqësinë dhe afërsinë e popullit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Ky përcaktim është i rrënjosur thellë në vlerat tona kolektive. Ky është mentalitet
popullor, mentalitet kolektiv i popullit të Kosovës. Prandaj, ky popull që është më proamerikani
në botë, ky popull votoi me 6 tetor. Ky është i njëjti që ka votuar më 6 tetor, edhe Lëvizjen
Vetëvendosje e qiti të parën. Ky populli më proamerikan në botë. E qysh aniamerikane Qeveria.
Vetëvendosjen e vendosi të parën, juve ju qiti të dytën, i pari me të dytin u bënë bashkë, e Qeveri
antiamerikan. Kjo nuk shitet hiç. Kjo është goditje e ulët, si të thuash e gërditshme, a po më
kupton? Nuk shitet fare me këtë mënyrë ju po të doni ta rrëzoni këtë Qeveri.
40
Ju duhet të shpjegoni arsyet e vërteta të rrëzimit të kësaj Qeverie. Lëreni antiamerikanizmin!
Lëreni Agim Veliun! Duhet arsyen e vërtetë. Arsyeja e vërtetë është kjo. Së pari, indikative është
shumë deklarata e kryetarit të LDK-së që nuk e kam asnjëlloj pendese për çka kemi bërë me
presidentin Thaçi. Ju keni ardhur me premtimin e qartë edhe të znj. Vjosa Osmani, që njëra prej
agjendave të kësaj Qeveri ka për të qenë edhe krijimi i kushteve për shkarkimin e presidentit
Thaçi, dhe kryetari juaj del edhe thotë, për Albin Kurtin tash dua ta rrëzoj. E për Hashim Thaçin
asnjë pendesë nuk e kam. Shumë ka qenë veprim i mirë. Po kjo të tregon për orientimin e Lidhja
Demokratike e Kosovës, më falni! Pse? Pse unë nuk kam kurrfarë problemi nëse kërkesa e LDK-
së të kishte qenë për zgjedhje të jashtëzakonshme. Kurrfarë problemi nuk e kisha pasur. Shumë
kërkesë e ndershme, shumë kërkesë e ndershme. Pse zgjedhje? Se ke dalë e ke rrejtur popullin,
ke mbledhur vota me Vjosa Osmanin.
Me Vjosa Osmanin ke mbledhur vota. Me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre ke dalë
ke mbledhur vota, edhe tash nëse i përbijnë ato fjalë. Nëse e përbini tash reciprocitetin, çdo
qeveri demokratike thotë dua të kthehem te sovrani. A, për këtë duhet të më vlerësojë sovrani.
Duhet të më vlerësoj se kam rrejtur, i kam ngrënë fjalët. Ajo duhet të kthehet në popull. Populli
ta tregon vendin prapë. Por, kërkesa e LDK-së nuk është kështu. Kërkesa e LDK-së është shumë
më me prapavijë të qartë. Kërkesa është nuk po duam ne zgjedhje, nuk po duam të na vlerësojë
populli, a kemi ndërruar ne qëndrimet a jo? A kemi dhënë premtimin për një koalicion me VV-
në a jo, e tash duam të ndërrojmë. Jo për këtë s’po duam të na vlerësojë populli. Ne po duam një
Qeveri tjetër. Ne po duam një qeveri tjetër, një qeveri me PAN-in. Ky është qëndrimi i LDK-së
tash.
E shtrohet pyetja, kryeministri shumë mirë është duke e shtruar çështjen, edhe shumë mirë po e
shtron pyetjen. Ne po e shpjegojmë situatën krejt, edhe unë jua dhashë argumentet, po ku është
sikleti? Pse kaq shpejt? Pse ky do të bëhet mocioni më i turpshëm në historinë parlamentare të
Kosovës? Ani Beka kur fol kundër diktaturës. Shuj Bekë rri qatje Allahile, mos na lodh!
D.m.th. unë vetëm, kryeministri po mundohet të shpjegojë pse kjo shpejtësi. Shpejtësia lidhet
dhe nuk ka kurrfarë arsye tjetër, përveçse me atë që po na vjen si marrëveshje shumë e
rrezikshme me Serbinë, disa variante dhe pjesë të saj kanë tashmë kanë dalë se si duket ajo
marrëveshje. Ma merr mendja që edhe keni pasur rastin të lexoni. Mund të ndryshojë në disa
aspekte, por thelbi edhe substanca është aty diku. E atë marrëveshje po e shtyn fort Presidenti
ynë dhe ka dhënë shenja qysh e shpjegoi edhe Kryeministri që veç edhe një gjë ka mbetur, vetëm
nënshkrimin për ta vënë në atë marrëveshje. Qe zonja dhe zotërinj, ky është sikleti i vërtetë pse
në kohën kur ne është dashur të mblidhemi këtu, ndoshta me tepër ndonjë situatë të skajshme për
të marrë masa të reja urgjente, shtesë ndaj coronavirusit, ne jemi mbledhur këtu për të lodhur
qytetarët e Kosovës, antiamerikanizmi e Agim Veliu. Është e turpshme!
41
KRYESUESJA: Faleminderit, z. Konjufca! Për replikë e ka kërkuar fjalën deputeti Arben Gashi
në emër të LDK-së. Regjia për replikë!
ARBEN GASHI: Faleminderit, nënkryetare!
I nderuar z. Konjufca,
Besoj se ti je i vetëdijshëm siç jam edhe unë dhe secili deputet këtu, se ne kemi për të vazhduar
të jemi këtu bashkë, edhe do të shihemi në rrugë, te shkolla, te çerdhja e fëmijëve, kudo. Dhe
është mirë të jemi të ndershëm me atë që i themi njëri-tjetrit. Edhe pajtohem prapë, edhe një herë
po e përsëris, me Kryeministrin që duhet pasur kujdes edhe gjuhën. Por po t’i them disa të
vërteta. Znj. Nekibe Kelmendi, në atë kohë nënkryetare e LDK-së, nuk është shkarkuar kurrë nga
z. Thaçi. Në riformatimin e Qeverisë që ka ndodhur, janë larguar nga Qeveria tre ministra. Znj.
Nekibe Kelmendi, z. Alush Gashi dhe ministri Valton Beqiri, me kërkesë të Lidhjes Demokratike
të Kosovës. Nëse është parë që ky koalicion nuk po funksionon për shkak të z. Agim Veliu, ose
të z. Avdullah Hoti ose kujtdo tjetër, z. Kurti është dashur të bisedojë me kryetarin e LDK-së dhe
mbi bazën e bisedës të binden bashkërisht se kjo nuk funksionon dhe të gjendet zgjidhja dhe jam
i bindur që e kishim tërheq, edhe z. Veliu, edhe z. Hoti apo këdo që ishte parë pengesë për një
zhvillim të mundshëm të partneritetit.
Sa i përket qeverisjes së ardhshme, më lejoni të saktësojë, Qeverinë e ardhshme e keni prapë ju
përgjegjësinë ta bëni. I keni 15 ditë ta bëni. Nuk e kemi ne. Bëjeni Qeverinë.
Edhe një element tjetër që po më duket shumë shqetësues. Ju po i referoheni një marrëveshje, për
të cilën unë as më të voglën ide s’e kam. Hajde publikojeni në Kuvend këtu. Për atë punë është
Kuvendi. Bindeni këtë Kuvend! Bindeni që ajo marrëveshje është e rrezikshme! Unë i pari kam
për të votuar kundër. Po, hajde qite, publikoje! Je Kryeministër, je ministër i Jashtëm. Keni
përgjegjësi, jo veç fjalë. Publikoni cilat janë ato fakte!
KRYESUESJA: Regjia, fjala për z. Konjufca!
MINISTRI GLAUK KONJUFCA: E para, është e turpshme të thuhet që është tërhequr vetë znj.
Kelmendi kur e keni deklaratën e saj publike që nuk kam ditur asgjë dhe më kanë hequr. Hashim
Thaçi ka kërkuar të tërhiqet ajo dhe ajo është tërhqeur. Ajo as nuk e ka ditur, as nuk e kanë
thirrur. Ekziston dekalrata e saj publike, vetëm i ka çuar duart kështu, edhe ka thënë: e mora vesh
nga mediat. Kjo është e turpshme! Kjo është e turpshme të thuhet që aq shumë jemi hidhëruar
për Agim Veliun, e kjo është praktika e mëhershme e Lidhjes Demokratike te Kosovës. Askund
Qeveria nuk rrëzohet për shkak të një ministri. Askund në botë. Rrëzohet për arsye më të mëdha.
Jo për arsye të shkarkimit të një ministri. Pra, ne po mundohemi t’i dekonstruktojmë cilat janë
ato arsye përtej Agim Veliut. Nuk është Agim Veliu, nuk është antiamerikanizmi. Është e vërteta
që...
42
(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.)
KRYETARJA: Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci e ka fjalën.
ARBËRIE NAGAVCI: Faleminderit e nderuar kryetare Osmani!
I nderuar kryeministër Kurti,
Kabinet qeveritar,
Deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Dua që në fillim të ndaj shqetësimet e mia me të gjithë ju. Më vjen keq që jemi sot këtu, kur
pjesa më e madhe e qytetarëve gjithandej në botë janë të vetizoluar e po ruajnë distancën në
mënyrë që të pamundësojnë përhapjen e virusit COVID-19.
Sot, ashtu si jo edhe rrallëherë të tjera, ne politikanët e Kosovës nuk jemi shembulli më i mirë.
Me këtë mbledhje këtu, po e tregojmë edhe një herë se nuk jemi shembulli për t’u ndjekur. Me
gjithë insistimin tonë të vazhdueshëm që të shtyhet mbajtja e kësaj seance për shkak të
pamundësisë së respektimit të kushteve të paraqitura nga ekspertët shëndetësorë, nuk kishte as
vullnet për të shtyrë mbajtjen e kësaj seance, e as për të gjetur një mënyrë tjetër të organizimit.
Ishin vetëm dy vota kundër në Kryesi, vetëm unë dhe kryetarja Osmani votuam kundër mbajtjes
së seancës sot, ndërsa të tjerët ishin pro këtij tubimi në këtë sallë me më shumë se 120 persona
bashkë.
Përderisa një numër i madh i parlamenteve gjithandej në botë i kanë reduktuar takimet e tilla në
maksimum, kanë reduktuar takimet e tyre, kanë zvogëluar rastet e pjesëmarrësve në raste të
domosdoshme kur duhet të mblidhen, kanë kaluar në takimet online, në Kosovë të zgjedhurit
tuaj, përfaqësuesit e partive që e thirrën këtë seancë dhe deputetët tuaj, zgjodhën që të mos
respektojnë këshillat e ekspertëve më të mirë shëndetësorë këtu në Kosovë e gjithandej në botë.
Thirrjet e doktorëve të njohur si doktor Lul Raka e shumë të tjerë, të mos respektojnë vendimet e
organeve kompetente e udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, duke rrezikuar
kështu përhapjen e mundësisë së shpërndarjes së infektimit të mundshëm në ditët më të
rëndësishme për të ndalur rritjen e kurbës së shpërndarjes. Dhe cila është urgjenca e thirrjes së
kësaj seance? Cila është arsyeja? Mocioni i mosbesimit për Qeverinë më të mirë që e ka pasur
Kosova.
Mocioni për ta rrëzuar një Qeveri me njerëz të ndershëm, me profesionistë të dëshmuar, me të
pakorruptuar e vullnetmirë, që e kanë guximin poër t’u përballur me të keqen, me krimin e me
korrupsionin. Qeverinë, që qysh në ditët e para të tyre ia dolën të ndalin kontratat korruptive,
filluan të çlironin bordet e agjencitë, të kthenin shpresën në besim se ky vend vërtet mund të
bëhet. U thirr pra kjo seancë për të lënë vendin në ditët më të vështira pa Qeveri, pa Qeverinë më
të mirë që ishte në nivelin më të lartë të përgjegjësisë edhe në këto ditë të vështira që po kalojmë
43
të gjithë qytetarët. U thirr kjo seancë për të rrëzuar Kryeministrin Kurti, sepse ata që e kërkuan
dhe po e mbështesin mbajtjen e kësaj seance, e dinë fare mirë se atë nuk mund as ta korruptojnë,
as ta shantazhojë Lidhja Demokratike e Kosovës e as ta shtyjnë në çfarëdo mënyre të marrë
çfarëdo vendimi që është i dëmshëm për vendin. Se sot e përgjithmonë ai do të jetë në mbrojtje
të interesave të vendit të tij, të qytetarëve, në anën e së drejtës, me nder, me guxim e me dije. U
thirr seanca për të larguar në kohë pandemie ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia.
Ministrin, që me profesionalizmin, qëndrimin, njerzillëkun e tij, ka sjellë qetësi te shumica e
qytetarëve në këto ditë jo të lehta, kur në fatkeqësinë me të cilën po përballet njerëzimi, ne e
kemi fatin e mirë të kemi në krye të detyrës një profesionist si Arben Vitia. Ka deputetë që
kërkojnë që atij t’i merret kjo përgjegjësi. U thirr seanca për të penguar minsitren e Drejtësisë,
znj. Albulena Haxhiu të realizojë punën e saj në vënien e respektit të rendit e të ligjit. Ministres
që vetëm në këto pak ditë të punës së saj, ia doli të draftojë dokumentin për çështjen e pasurisë së
fituar në mënyrë të pajustifikuar. U thirr seanca për të penguar ministrin Lumir Abdixhiku, i cili
e tregoi guximin e tij të pandërprerë për të ndërprerë të gjitha kontratat dhe tenderët korruptivë, i
cili menaxhoi me sukses kthimin e bashkatdhetarëve tanë nga vendet në këto kohë kaq të
vështira.
Për të larguar ministrin Besnik Bislimi, i cili me përgjegjësi të plotë u sigurua që në këto ditë të
vështirë mos të ketë asnjë ditë vonesë për pagesat e pensioneve dhe ndihmave sociale. Madje, u
paguan më shumë ndihma sociale për të gjithë ata që kishin gjendjen më të vështirë ekonomike
në këto ditë të vështira. Ministren Bajrami e cila me punën e saj po mundohet që këto ditë të
ofroj mësimin online për të gjithë fëmijët të cilët nuk kanë mundësi të vijojnë shkollimin. U thirr
kjo seancë për të larguar nga detyra ministrin Anton Quni, ministren Rozeta Hajdari, ministren
Emilija, Besianin, pra të gjithë këta njerëz të ndërgjegjshëm e profesionistë, të cilët vërtet i sollën
shpresë këtij vendi, e të cilën unë jam e sigurt që përkundër asaj që e tha deputeti që do të vritet
shpresa, nuk do t’ia arrijnë asnjëherë.
Nuk dua të flas sot këtu për thirrjet e shumta të miqve ndërkombëtarë që kërkuan të respektohet
vullneti i qytetarëve e të mos votohet mocioni kundër Qeverisë Kurti, sepse besoj se ju i keni
përcjellë ato. Por sot dua t’ju bëj thirrje juve kolegë deputetë! Mos e votoni këtë mocion! Mos e
merrni këtë barrë të madhe të shuarjes së shpresës për mijëra djem e vajza, burra e gra që besuan
se ky vend duhet të bëhet dhe se ky vend mund të bëhet. Sot nuk po e rrëzoni Albin Kurtin e as
Qeverinë Kurti! Sot ju po përpiqeni me votën tuaj të gjunjëzoni Kosovën, popullin e vjedhur, të
izoluar tashmë, popullin që ka përjetuar shumë, po që gjithmonë ia ka dalë.
Mos u shtoni brenga të tjera qytetarëve që po ballafaqohen me presionin e betejës me armikun e
padukshëm të coronavirusit. Ditët e muajt në vijim nuk do të jenë të lehtë për askënd. Pasi të
kalojë pandemia, do të përballemi me pasojat e saj. E gjithë bota do ta ndjejë krizën ekonomike.
Shumë qytetarë edhe sot, edhe tani, përballen me shumë halle, që nga nevojat elementare për
44
sigurim të ushqimit, nga problemet që do të kenë për shkak të pamundësisë së zhvillimit të
bizneseve të tyre, me hallet për t’i kryer brengat e shumta që kanë. E përkundër kësaj, në vend se
ne të jemi bashkë me Qeverinë, të shohim sesi mund t’i ndihmojë këta qytetarë tanë, t’ua
lehtësojmë brengat e hallet, ne mblidhemi këtu për të rrëzuar Qeverinë, e për të shtuar brengat e
qytetarëve tanë.
Kolegë,
E di se ndoshta dikush mund të më quajë edhe naive, por unë vazhdoj t’ju bëj thirrje që më e
pakta të jeni njerëzorë e të përgjegjshëm. Mos votoni një mocion për rrëzimin e Qeverisë në këto
ditë! Jo sot! Jo në kohë pandemie! Këtu do të jemi, e do të kemi mundësi të përballemi
politikisht. Të jeni të sigurt, historia do të mbajë mend për keq emrin e secilit që voton pro
rrëzimit të kësaj Qeverie. Përballeni presionin që mund të keni nga partitë tuaja, përballeni
ndikimin e atyre që s’ia duan të mirën vendit! Ju bëj thirrje secilës e secilit nga ju deputetë, mos
u bëni njëra ose njëri nga ata që do të mbahet mend si deputeti që e la Kosovën pa Qeveri në
kohë pandemie botërore. Mos u bë njëri nga deputetët që rrëzon Qeverinë më të mirë që ka pasur
vendi!
Kosova do ta kalojë edhe këtë pandemi, edhe këtë krizë. Kemi kaluar bashkë shumë beteja deri
tani, por ju kolegë që do të merrni guximin sot të votoni pro rrëzimit të Qeverisë, nuk do ta
kaloni kurrë turpin e këtij veprimi. Ashtu si nuk ua kanë falur e nuk ua kanë harruar as të tjerëve
që kanë bërë veprime të ngjashme.
Të gjithë ne në Lëvizjen Vetëvendosje dhe të tjerët që kanë qenë pro këtij koalicioni, e kemi
ditur se beteja dhe rruga përpara nuk është as e lehtë, as e shkurtër, prandaj edhe kemi pasur
vullnetin dhe energjinë për t’u përballur, për të fituar mbi të keqen. Kryeministri Kurti, të gjitha
ministret e ministrat e Qeverisë filluan të bëjnë realitet premtimet zgjedhore, dhe ne do të
vazhdojmë rrugën tonë përpara, pa u trembur, pa u zmbrapsur karshi betejave që na presin. Me
nder e me dinjitet, për qytetarët e me qytetarët. Faleminderit!
KRYETARJA: Deputetja Lirije Kajtazi e ka fjalën.
LIRIJE KAJTAZI: Faleminderit!
Të nderuar deputetë,
Të nderuar ministra,
Kryeministër,
Qytetarë të nderuar,
Ajo që ne sot jemi këtu me një agjendë të padëshiruar, duhet të vazhdojmë me atë që në një
situatë të imponuar të gjendemi se si të ecim tutje dhe ju kryeministër, ne ju kemi votuar, mos
harroni! Ju votuam edhe ne një koalicion, prandaj nuk është mirë që ju të dorëzoheshit. Nuk
mund të themi se ne jemi befasuar nga kjo. Ju keni deklaruar se kosovarët nuk e duan Amerikën
45
veç kur tuten, por edhe tjetra nuk jeni befasuar edhe ju nga LDK-ja, kur e dini saktë orientimin e
saj euroatlantik. Dhe vetëm kaq. Kur ju u desh të hiqnit taksën, zgjodhët dorëzimin, e kur ju u
desh të merreni me betejën për luftën në të cilën po përballet popullata, ju shkarkuat një ministër,
për të prishur një koalicion. Dhe jo vetëm kjo.
Ne mundohemi të ju kuptojmë se ju duhej një portë dalëse, por ju goditët një vlerë të lartë
europerëndimore, goditët fjalën e lirë dhe ju pyes zoti Kryeministër në ç’epokë po jetoni? Ju e
dini që ministri ka pasur të drejtë në Qeveri jo veç të shprehet ndryshe, por edhe të votojë
ndryshe. Por, edhe ai, edhe ju i obligoheni ligjeve e Kushtetutës së vendit dhe Kushtetuta e
vendit është e qartë, tregon qartë se kush mund ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, prandaj
nuk është dashur të bëni se po frikësoheni nga ministri dhe këtë e bëni në mënyrë strategjike, për
ta goditur LDK-në në një kohë të pakohë sikur ajo është e orientuar në luftë partizane, por gabim
e keni, sa e sa herë LDK-ja ka treguar se partia është ekipi, është timoni me të cilin ajo punon në
luftën e saj për vendin dhe për çdo gjë që e quan progresiste për Kosovën.
Je i lexueshëm zoti kryeministër për ta ditur edhe një gjë, formulën e synimeve, të arritjes së
synimeve dhe të suksesit dhe ajo është të lëvizësh përtej mendjes e egos tënde, për të rënë në ujdi
me synimin të cilin ju e keni proklamuar vazhdimisht para qytetarëve. Por, ju kryeministër nuk i
njohët përmasat tuaja, siç s’i njohët as përmasat e Kosovës. Dhe ju nuk e dini se kush i duhet sa
duhet Kosovës.
Pse u dorëzove zoti Kryeministër? Ne ju patëm votuar në një koalicion. Ne ju ofruam partneritet.
Pse e dorëzuat votën qytetare, zoti kryeministër? E, ne e dimë që me ju e pa ju, institucionet e
vendit do të vazhdojnë ta luftojnë coronavirusin, se ka njerëz aty të cilët vazhdojnë të luftojnë,
por më e rënde se me një virus mutagjen, qenka loja me individë e personalitete mutagjene.
Faleminderit!
KRYETARJA: Deputetja Labinotë Demi-Murtezi, urdhëro!
LABINOTË DEMI-MURTEZI: Faleminderit për fjalën kryetare!
I nderuar kryeministër,
Zëvendëskryeministër,
Ministra,
Të nderuar kolegë deputetë,
Sot ju kërkoj falje të gjithë qytetarëve që u detyruam të veprojmë në kundërshtim me masat e
marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe Komisionit Shtetëror për
mbrojtje dhe parandalim të infektimit të mundshëm me COVID-19, duke rrezikuar kështu që
virusin ta marrim edhe ta bartim edhe në familjet tona dhe më gjerë. Me këtë rast, më lejoni të
përgëzoj të gjithë kabinetin qeveritar dhe në mënyrë të veçantë ministrin e Shëndetësisë, Arben
46
Vitia, për gjithë punën, vigjilencën dhe përkushtimin për të menaxhuar në mënyrën më të mirë të
mundshme situatën gjatë kësaj pandemie.
Sot, votimi potencial i mocionit për rrëzimin e Qeverisë është problem më i vogël në krahasim
me thyerjen e shpresës te qytetarët. Sot po shihet papjekuria e disa deputetëve dhe rrezikimi për
ta lënë vendin me Qeveri në detyrë, ngase kushte për zgjedhje të reja tani nuk ka. Sot nuk po
përfillen jo vetëm këshillat, por edhe kërkesat e drejtpërdrejta të shteteve të Kuintit, për heqje
dorë nga mocioni, derisa situata të normalizohet, sepse me zor nuk shkon asgjë. Çka ka LDK-ja
me kaq nguti?
Partia e dikurshme institucionaliste, që po tenton ta rrëzojë një Qeveri në të cilën pati pjesën e
barabartë në qeverisje dhe hapësirën e mjaftueshme për të vepruar me profesionistët e saj në
Qeveri. A nuk do të duhej vetë kreu i saj t’u kërkonte falje qytetarëve për ish-ministrin që
deklaronte në kundërshtim me vendimet e Qeverisë, dhe për më tepër kjo ndikonte në rritjen e
panikut te qytetarët? Pse reagimi i LDK-së ishte sikur t’i merrej një pozitë në Qeveri e jo për të
kërkuar një person tjetër tuajin që do të ishte minimumi më i përgjegjshëm si qytetar, e mandej si
ministër?
Sado të thirreni në institucionalizëm e shumë pak racional, ju nuk u përmbajtët që Lëvizjen
Vetëvendosje t’i quani disa herë njerëz të kultit, vetëm pse anëtarët e aktivistët e saj besonin dhe
besojnë pa rezervë në liderin e tyre Albin Kurti. A jeni të vetëdijshëm për kultin brenda partisë
suaj se nuk guxon të preket Agim Veliu? Edhe pasi që ai deklaroi se unë kurrë nuk do të ndiqja
kursin e Qeverisë, ju prapë kërkonit rikthimin e tij. Si quhen institucionalistë, kur shkatërroni një
koalicion, një vullnet qytetar, për të ruajtur emrin e një individi brenda jush, pikërisht pse ishte
kundërinstitucionalist? A po mendoni se nuk po i di populli këto lojëra, apo ditëve në vijim do ta
plotësoni tentativën e nisur sot? Politika nuk është një mandat qeveritar dhe as një kauzë me të
cilën punohet në zgjedhje, e pastaj i riktheheni të kaluarës. Nuk përfundon sot asgjë. Votuesve
tuaj u mbetet fjala e fundit.
KRYETARJA: Deputeti Haxhi Avdyli e ka fjalën.
HAXHI AVDYLI: Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Kosova dhe mbarë njerëzimi është duke u përballuar me njërën nga sfidat në historinë e
njerëzimit, sfidat më të mëdha shëndetësore, atë të virusit COVID-19, apo i njohur si
coronavirus. Organizata Botërore e Shëndetësisë me 11 mars 2020 ka shpallur shpërthimin e
coronavirusit si pandemi në nivel globi. Shefi i OBSH-së, me arsyeshmërinë e shpalljes së
pandemisë, në mes tjerash deklaroi se është thellësisht i shqetësuar nga niveli alarmues i
mungesës së veprimit ndaj këtij virusi. Megjithatë, nuk është vonë që qeveritë të kenë ndikim të
tyre në parandalimin e përhapjes masive.
47
Të nderuar kolegë,
Historia e pandemive është pothuajse e vjetër sa historia e njerëzimit. Pandemitë kanë marrë
miliona njerëz, kanë shuar qytete e kanë shuar civilizime, kanë dobësuar perandori. Këto
fenomene epidemike mund të krijojnë dhe kanë krijuar atmosfera apokaliptike në ekonomi, në
fushat të tjera, e jo vetëm në shëndetësi.
Prandaj, duke e marrë parasysh një rrezik të tillë, ne sot do të duhej të bëheshim bashkë, ta
parandalojmë përshkallëzimin e kësaj situate, në mënyrë që institucionet e tjera të kenë një
funksionim, dhe që do të dilnin krah qytetarëve të saj. Tanimë nuk ka më qëllime politike, por
vetëm një interes madhor, i cili do të jetë shërbimi më i mirë për qytetarin, sidomos në gjendjen
në të cilën Kosova gjendet, por edhe mbarë njerëzimi. Sepse nuk ka gjë më të shenjtë sesa
shërbimi institucional për vendin në këtë kohë pandemie. Por, jo vetëm pandemie, por edhe frikë,
paqartësi dhe pasiguri që po ekziston tani sot në mesin e qytetarëve.
Prandaj, ne sot këtu në këtë Kuvend, do të duhej që ne të flitnim më shumë për shëndetësinë, për
institucionet shëndetësore, për mungesat e tyre, për furnizimet me barna, për gjendjen e policëve,
për gjendjen e veprimtarive ekonomike të cilat po shuhen, por edhe për qytetarët tanë të cilët
kanë mbetur të ngujuar dhe shumë prej tyre janë pa punë dhe pa paga. Por ne tani erdhëm ku
erdhëm dhe kjo shpallje e pandemisë, do të ketë efekt jo vetëm shëndetësor, po edhe ekonomik, e
cila edhe do ta rëndojë edhe më shumë gjendjen ekonomike.
Kosova kishte probleme të mjaftueshme, kishte probleme shumë të mëdha të shkaktuara edhe
nga qeveritë e kaluara, kishte probleme në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe çdo pore të jetës. Në
gjendje të tillë në të cilën ekzistonte, pandemia ishte e tepërt për neve. Por, ne ia shtuam edhe
krizën tonë të cilën e shkaktuam ne. Ne e shkaktuam bashkërisht të gjithë këtu pa dallim, por kjo
krizë do të ketë efekt shumë të rëndë në qytetarin tonë, jo vetëm në aspektin shëndetësor, por
edhe në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin psikologjik. Sot ne do të duhej të ishim pranë
tyre duke i inkurajuar që ata të rrinin në shtëpi, por ne sot po merremi me gjëra të cilat nuk do të
duhej të merreshim në këtë kohë.
Marrëveshja për bashkëqeverisje ishte një kontratë, normalisht që do të duhej të respektohej nga
të dy palët. LDK-ja ka qenë një model i respektimit të marrëveshjeve, po në të njëjtën kohë ka
qenë edhe model që ministrat e saj kanë qenë lojal dhe kanë shërbyer në punën e saj në mënyrën
më të mirë të mundshme dhe këtë e kanë vërtetuar edhe shumica e ministrave të cilët kanë bërë
një punë të mrekullueshme në këtë Qeveri. Mendoj që ata duhet përshëndetur për punën e tyre që
kanë bërë, si në punë të përditshme, si në organizimin e punëve në Qeveri, në ndaljen e
keqpërdorimeve dhe shumë e shumë gjërave të tjera.
Ta lëmë anash pandeminë. Hajde, po e zëmë që nuk kemi pandemi. Ne me mocionin e sotëm po
futemi edhe në një paqartësi institucionale, edhe më të vështirë e bën që kjo paqartësi
48
institucionale e funksionimit të institucioneve legale, do ta bënte që rënia e kësaj Qeverie, duke
krijuar një Qeveri që mund të ishte edhe ndonjë Qeveri, por nuk e di sa do të ishte ajo Qeveri që
do të bazohej në vullnetin e qytetarëve. Vullneti i qytetarëve ka dhënë një mendim që Qeveria e
ardhshme do të jetë Qeveri e ndryshimit, ku dy partitë opozitare të atëhershme do ta formonin
Qeverinë. Por tani ne po duam që të bëjmë akrobacione të tjera politike të cilat mund të bien
ndesh edhe me vullnetin e qytetarëve dhe premtimin të para qytetarëve që e kemi bërë secili prej
nesh, e veçanërisht ne në LDK, ku përmes premtimit që e ka bërë kandidatja për Kryeministre e
atëhershme që nuk do ta shkelë vullnetin e qytetarëve, vullnetin e votuesve, duke e devijuar
vullnetin e tyre, duke e dërguar vullnetin e tyre në adresa të paqarta.
Unë nuk e shoh sesi do të formohet një Qeveri e re, sepse ne si LDK i kemi do vija të kuqe. I
kemi marrë edhe në Këshillin e Përgjithshëm, ku ne kemi vendosur që kurrë nuk do të shkojmë
me PDK-në. Nëse po duam që ta rrëzojmë këtë Qeveri, ta bëjmë Qeveri në dorëheqje, edhe ta
lëmë të funksionojë, edhe kjo nuk po më duket shumë e saktë, shumë e nevojshme. Por, ne e
kemi një vendim, e kemi dhënë edhe me fjalën tonë para çdo qytetari, në çdo fshat dhe në çdo
lagje që ne nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në. Në anën tjetër, me AAK-në dhe NISMËN
nuk kemi vija të kuqe, e vërtetë është. Por, në këtë kontekst politik në të cilën po rrëzohet kjo
Qeveri, ne kemi dallime shumë të mëdha edhe programore, edhe konceptuale, sepse kjo Qeveri
po rrëzohet për taksën, për tarifën dhe ne po duhet që të bëjmë një koalicion me një parti e cila
koalicioni 100% shtet, e cila bazën e funksionimit të tyre e ka tarifën. Mendoj që kjo është ajo që
na e bën të mundshme të rrëzojmë një Qeveri, për shkak të mosheqjes së taksës dhe të futemi në
një Qeveri për të mbajtur taksën.
Tash, ne në cilën vijë do të jemi? A do të jemi në vijën e LDK-së apo në vijën e AAK-së, sepse
të dyjat nuk shkojnë bashkë? T’i lëmë anash edhe mospërshtatjet apo paqartësitë rreth
autostradave e gjërave të tjera të cilat i kemi në programet e ndryshme. Prandaj, duke i marrë
parasysh situatën më të rëndë epidemike që nga viti 1918 kur gripi spanjoll vrau miliona. Duke
marrë parasysh situatën e paqartë politike që po futemi, mendoj që ky mocion është i nxituar dhe
duhet të shtyhet. Para rrëzimit të Qeverisë, para fatit personal të çdo politikani, sot duhet ta
vendosim fatin e dy milionë qytetarëve, fatin e nënave dhe baballarëve tanë të cilët në këto
momente edhe mund të jenë të infektuar edhe mund të infektohen nga pandemia. Sot duhet ta
vendosim fatin e qindra e mijëra qytetarëve tanë të cilët janë pa punë dhe do rrinë pa paga në
shtëpitë e tyre. Prandaj, unë mendoj që nuk duhet që ky vend të bëjë salto mortale politike që ta
rrëzojë një Qeveri ku është edhe LDK-ja, me ministra të suksesshëm të cilët kanë marrë edhe
masa shumë të suksesshme për menaxhimin e pandemisë, prandaj mocioni duhet të shtyhet
derisa të piqen kushtet demokratike, e ato kushte demokratike janë edhe atëherë kur kemi
mundësi për zgjedhje. Prandaj, unë sot votoj kundër mocionit dhe marrë përgjegjësinë personale
dhe politike.
KRYETARJA: Ministri Besnik Bislimi e ka fjalën.
49
MINISTRI BESNIK BISLIMI: Faleminderit!
Për disa prej kolegëve këtu nga Lidhja Demokratike e Kosovës kisha dashur të filloj duke e
lexuar një vendim të mëhershëm të Qeverisë. Është një vendim që mban datën 31 mars 2010.
Edhe thotë: në mbështetje të nenit 94, paragrafi 1 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Kryeministri i Republikës së Kosovës mori vendim: Pika e parë, znj. Nekibe Kelmendi
shkarkohet nga posti i ministres së Drejtësisë. Dy, vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.
Nënshkrimi është Kryeministri i Kosovës. Nuk ka pasur riformatim, nuk ka pasur largim nga
LDK-ja, ka pasur shkarkim nga Kryeministri Hashim Thaçi.
Mos dezinformo z. Gashi se nuk të ka hije! Ok!
Është mirë të keni pak dinjitet, pak kurriz, të lutem! Faleminderit! Shumë faleminderit! Ok!
U përmendën shumë arsye pse duhet mbështetur ky mocion i mosbesimit sot, por unë po i
potencoj disa. E para është puna tarifës. LDK po thotë që duhet ta rrëzojmë Qeverinë për arsye
se nuk e hoqi tarifën, AAK po thotë pse e hoqi tarifën. Aman, vetëm dakordohuni! Ta dimë se
për çka po votohet. A që e paskemi hequr e se kemi ditur, apo që nuk e kemi hequr?!
Një argumentim tjetër që u përdor zakonisht këtu nga të gjithë parafolësit, në mbështetje të
kërkesës së tyre lidhur me nevojën që ne ta mbajmë mirë partneritetin me bashkësinë
ndërkombëtare, me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe Lëvizja Vetëvendosje u apostrofua si një
subjekt që nuk mban raporte të mira me Amerikën, na humbi 200 milionë fonde, po rrezikohet
tërheqja e ushtrisë, edhe këtë. Mirëpo, kur thoni partneriteti me ndërkombëtarë, a mendoni
partneriteti me SHBA, a mendoni partneritet me miqtë ndërkombëtarë, se të gjithë miqtë e tjerë
janë duke thënë shtyjeni mocionin, nuk është momenti i mirë, po rrezikoni partneritetin, po pesë
para s’po i jepni për këtë, a po kupton.
Argumenti i tretë që jeni duke përdorur në favor të votimit të këtij mocioni ka të bëjë me
shkarkimin e ministrit Agim Veliu për të cilin po thuhet është shkarkuar pa dakordim me
partnerin qeverisës, apo pa e marrë aprovimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Madje znj. Lirije Kajtazi e përdori këtë argument për të thënë se Kryeministri e braktisi votën
qytetare më këtë. Unë mendoj se edhe të gjitha votat e Agim Veliut po t’i braktisë prapë është
zero, sepse kaq vota ka pasur ai në zgjedhjet nacionale. Kështu që mos u bë merak për votat, për
shkak se ai nuk ka qenë pjesë e as nuk ka dalë as të kërkojë asnjë votë. Edhe u munduat që
qëndrimet e Agim Veliut i arsyetoni me lirinë e shprehjes. D.t.th. sipas juve, sa herë që Agim
Veliu kritikon Qeverinë ose del kundër ai ka liri të shprehjes. Por, ju kisha lutur që përdorni të
njëjtin argument edhe kur po diskutoni edhe për qëndrimet e Vjosa Osmanit brenda kryesisë së
Lidhjes Demokratike të Kosovës.
50
KRYETARJA: Zoti ministër dhe çdokush tjetër që flet për qëndrimet e Vjosa Osmanit, flet
Vjosa Osmani!
MINISTRI BESNIK BISLIMI: E di, faleminderit!
Para se të kaloj te ato që unë mendoj që janë arsye të mirëfillta për votim të mosbesimit, kisha
dashur të falënderoj secilin prej ministrave që nuk kanë qenë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke
filluar nga Emilia Rexhepi, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Besian Mustafa, Hykmete Bajrami
dhe Vlora Dumoshi, për punën e tyre të shkëlqyeshme dhe partneritetin e shkëlqyeshëm që kanë
bërë, e mendoj që ndoshta me këtë punë të shkëlqyeshme kanë qenë edh pengesë, për arsye se
janë bërë pengesë e disave këtu që po bërtasin, për arsye se puna e tyre ka qenë problem për ta.
Po flas për disa prej jush të cilët e kanë projektuar veten qysh para caktimit të Qeverisë si
ministra në qeverinë e ardhshme dhe jeni zhgënjyer që nuk jeni zgjedhur ju. Unë mendoj se
arsyeja e mirëfilltë e mocionit ka të bëjë me vendimet që i ka marrë Qeveria, vendime për të cilat
ne jemi detyruar të ndërhyjmë pas skanimit të situatës që e kemi parë secili prej nesh nëpër
ministri tona. Për këtë gjendje kemi raportuar edhe në mbledhjet e mëparshme, por edhe në
mbledhjet e Qeverisë.
Krejt shkurtimisht për Ministrinë e Financave. Unë kam gjetur një Qeveri e cila na ka lënë
borxhe të papaguara 328 milionë euro, kontrata të nënshkruara me obligime përtej viteve fiskale
në vlerën e 440 milionë euro, shëndetësinë në nivel katastrofal. Na ka lënë keqklasifikime në
pothuajse secilën kategori, ku edhe heqja e borës na është prezantuar si projekt kapital. Na ka
lënë buxhetime të pamjaftueshme për shumë kategori të shpenzimeve, vetëm e vetëm për t’i
mashtruar partnerët ndërkombëtarë se jemi duke iu përmbajtur rregullave fiskale.
Na ka lënë një ligj buxhetor me gabime trashanike dhe të shumta, na ka lënë një buxhet ku
alokimet për projektet komunale janë bërë kryekëput në bazë të preferencave politike dhe unë
mendoj se një prej arsyeve pse AAK është shumë kundër këtij buxheti dhe kundër kësaj Qeverie,
është se jemi munduar të vendosim rend në këtë buxhet dhe të tregojmë që buxheti nuk është i
dy-tri komunave, por është i Kosovës. Na ka lënë një buxhet ku ministri i Financave pastaj ditë
për ditë i rehaton komunat të cilat i shkruajnë emaile atij dhe më kanë ardhur edhe mua kërkesa
të tilla, më kanë thënë ja këto janë projektet të cilat pastaj kur të miratohet buxheti në Qeveri, i
merr disa të tjera e m’i qet mua, kështu kemi punuar në vazhdimësi ne.
Na ka lënë një buxhet ku kategoria më aktive dhe më e keqe kanë qenë shpronësimet milionëshe
me shumëfishin e vlerës së pronave, na ka lënë një buxhet ku ka një numër të kontratave
korruptive, disa të cilat edhe i kemi ndaluar. Na ka lënë një buxhet ku Qeveria ka ndarë pagesa.
Ishte këtu një ministër që foli, ministri i Transportit, por ai ministër ka bërë rreth 300 mijë euro
pagesa punëtorëve të vet për projekte të cilat ata i kanë dhënë vetes për punë të cilat është dashur
t’i bëjnë me pagën që e kanë marrë brenda muajit. Ky ministër ka punëtorë të vet, ose ka pasur
51
që brenda vitit kanë marrë shtatëfishin e pagës së tyre vjetore për gjoja mbikëqyrjen e një
projekti të cilin është dashur ta bëjnë brenda kontratës së rregullt të punës që e kanë pasur.
Edhe një gjë që unë e kam vërejtur te qeveritë e mëparshme për 12 vjet, ama bash asnjë cent s’e
kanë shpërndarë ose s’e kanë alokuar për shqiptarët në veri të vendit, në komunat veriore. Por një
ditë pas dorëheqjes së Qeverisë kanë futur në projekt për ndërtim dhe meremetim të shtëpive në
veri të Kosovës. D.t.th. për 12 vjet nuk e kanë parë të nevojshme të ndërhyjë, por kanë menduar
që Qeveria e ardhshme duhet të kryejë punët, atë që s’e kanë bërë për 12 vjet.
Krejt në fund, e dëgjova me vëmendjen edhe diskutimin e përfaqësuesit të 6+ dhe me të vërtet
më erdhi keq. U ndjeva shumë keq kur dëgjova atë se pash një hall të madh, një detyrim me të
cilin ai nuk i ndje fare rehat. Ai tregoi shumë qartë që tha me dhunë janë duke na detyruar të
votojmë. Faleminderit shumë!
KRYETARJA: Replikë, Arben Gashi!
ARBEN GASHI: Faleminderit, kryetare!
Pata vendosur që t’i përgjigjem me gjuhën e duhur z. Bislimi, por prapë e ndërrova mendjen. Po
flas pak më butë Besnik, jo pse po të tutna, por po t’i kallëzoj faktet. Se faktet janë më kokëforta
se tonaliteti edhe ofendimi.
Abuzimi me arkivat e Qeverisë, pjesë të cilën e njeh, është shkelje e rëndë, e para. E dyta,
vendimi të cilin e lexuat ju tregon që nuk e kuptoni abc-në e qeverisjes. Para se të ngarkohet
dikush të jetë ministër, duhet të shkarkohet ai që është. Kjo është abc-ja. Shkarkohet me vendim
znj. Nekibe Kelmendi dhe emërohet tjetri në vendimin e radhës. Dhe është e turpshme në
mënyrën qysh flisni ju, është e turpshme në mënyrën qysh e keqpërdorni një zonjë, vuajtjet e së
cilës i di e krejt Kosova.
Është e papranueshme, e panjerëzishme dhe e pasuportueshme në këtë foltore ta përdorni zonjën
Nekibe Kelmendi për betejën e sotme politike. Lexojeni vendimin e shkarkimit të z. Agim Veliu
dhe për këtë debatojmë.
Le të themi se kjo që po ndodh këtu dëshmon mungesën e abc-së të komunikimit tonë. Ju po
dëshmoni që nuk keni dashur të qeverisni. Ky është problemi. Ju po dëshmoni që po doni të
akuzoni dhe të kapeni. Ky është problemi. Te unë nuk mund ta gjeni atë. Debatojmë sa të doni,
diskutojmë sa të doni. Pajtohemi ose nuk pajtohemi në fund, por jo duke keqpërdorë arkivat e
shtetit për të nxjerrë vendime të pjesshme për të krijuar opinion dhe të luftojë se kush po e fiton
betejën sot. Pak ka rëndësi kush e fiton sot betejën. Sot jemi duke humbur të gjithë, edhe ju edhe
ne. Kjo është e vërteta.
52
Edhe ju edhe ne jemi duke humbur sot këtu. Kjo është marre çka keni bërë. Ju në Qeveri e kenë
rrëzuar, s’e kemi rrëzuar ne në Kuvend. Se për mua dhe për Rexhën nuk ishte rrëzuar kjo Qeveri.
Ju e keni rrëzuar Qeverinë.
KRYETARJA: Ministrja Rozeta Hajdari e ka fjalën.
MINISTRJA ROZETA HAJDARI: E nderuar kryeparlamentare Vjosa Osmani!
I nderuar kryeministër Albin Kurti,
Të nderuar ministra e ministre kolegë,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Edhe pse nuk jam anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeministri Kurti më ofroi pozitën e
ministres që drejtoj, Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe
Investimeve Strategjike. Dhe që nga dita e parë, prej para 50 ditësh, kur mora postin, kemi
bashkuar këto portfolio në një ministri, me një qëllim që të kemi një zhvillim sa më të
qëndrueshëm ekonomik për të mirën e shtetit të Kosovës. Dua të them se Qeveria jonë Kurti, pa
dallim VV dhe LDK, funksionoi edhe tash me COVID-19, duke qenë shumë mirë të organizuar
me të gjithë kolegët që ishim në kabinetin e Qeverisë Kurti dhe i falënderoj në këtë rast, dua t’i
falënderoj haptas të gjithë kolegët me të cilët u munduam të nxjerrim vendimet e pastra, u
munduam të nxjerrim udhëzime, instruksione për të gjithë qytetarët e bizneset në këtë rast me
COVID-19, që e kemi me situatën emergjente.
Unë dua të them qartë se Kryeministri Kurti i besoi kompetencës, i besoi profesionalizmit dhe na
dha hapësirën që të punojmë si ministër apolitik mua, z. Reka dhe të tjerë. Dhe dua të them një
gjë, që më vjen keq shumë për qytetarët, më vjen keq për bizneset, më vjen keq shumë për të
gjithë ata që bashkëpunojnë me ne pa kushte, për të mirën e shtetit tonë.
Çka gjeta në këtë situatë si ministre kur fillova? Dua t’ju them haptas se gjeta së pari në
zhvillimin ekonomik 20 ndërmarrje, prej tyre vetëm tri ndërmarrje me hyrje pozitive, ndërsa të
gjitha janë me humbje. Çka gjeta tjetër? Në këto ndërmarrje publike kam gjetur me mjerim,
shkurt e shqip, me një fjalë i kam gjetur në mjerim. Kemi gjetur, prej vitesh, shumica prej tyre
me humbje, asete të ndërmarrjeve të tkurrura, konsumatorë gjithnjë e më të pakënaqur me
shërbimet që i marrin. Pasqyrat financiare të rreme. Shumë ndërmarrje janë thjeshtë në situatë që
kërkojnë vetëm subvencione nga shteti, në vend që këto ndërmarrje të jenë shtyllë për zhvillimin
ekonomik të Kosovës. Dhe çka tjetër në këto ndërmarrje kemi gjetur, punësime partiake e
familjare dhe për pasurim të pushtetarëve. Më vjen keq të them sot, por realiteti është ky, se në
këto borde që unë i shoh në ndërmarrjet që i kemi trashëguar, bordet që i kemi trashëguar janë
shumica e anëtarëve të bordeve janë partiakë, janë LDK, janë AAK, janë PDK, janë Nisma, janë
edhe të tjerë. Dhe çka ne po veprojmë, ne thjesht po punësojmë profesionistë, po emërojmë
53
borde profesioniste, kompetente. Është rasti konkret i Telekomit, rasti i Trepçës, rasti i Infrakosit
që do të jetë tani.
Ndërmarrjet publike që dikur thashë i kanë dhënë shtetit, sot kërkojnë subvencione nga ne dhe
janë thjeshtë në rrezik, të furnizimit me ujë, janë në rrezik të sjellin rrymën, janë në rrezik
thjeshtë shërbimet postare, janë në rrezik po ashtu edhe shërbimet e transportit. Të gjitha këto
ditë që jam në kontakt të afërt me to, më dërgojnë e-mail për subvencion. E doni, s’e doni, mund
t’ju dërgoj të gjitha e-mail-et që i kam marrë nga ndërmarrjet publike.
Republika e Kosovës ka për detyrë të mbarështoj ndërmarrjet publike dhe e përmendi
Kryeministri Kurti, se menjëherë kemi marrë veprime. Pra tri borde i kemi shkarkuar, edhe
shumë të tjera janë në nevojë për t’u shkarkuar. Dhe, menjëherë kemi marrë veprimet që të
përmirësojmë gjendjen në këto ndërmarrje që i përmendi Kryeministri, dhe s'dua t’i përmend më
shumë, sepse ato kanë shkelur detyrën fiduciare për të vepruar me besnikëri dhe ndershmëri, në
interes të ndërmarrjes, në interes të ekonomisë së Kosovës.
Ne nisëm angazhimin tonë për zhvillimin ekonomik, për energjinë, për minierat, për ujin e për
telekomunikacionin, për punën e për punësimin, për tregtinë dhe industrinë, për naftën cilësore,
për turizmin, për prodhuesit, për ndërmarrjet e vogla e të mesme, për fillestarë start-up, me një
rini të bukur e plot energji që kemi, për kreativitetin e rinisë që të sjellim inovacionet në Kosovë,
për investimet e huaja, për investimet strategjike, me shpresë dhe bindje se do të ndërtojmë një
vend me perspektivë për brezin tonë dhe gjithashtu për brezat që vijnë. Më vjen keq sot për
punëtorët, për prodhuesit, për ndërmarrësit dhe për çdo qytetar të ndershëm të Republikës së
Kosovës, republikës sonë të shtrenjtë. Ata thjeshtë nuk kërkojnë shumë, ata duan vetëm barazi,
duan vetëm liri dhe mundësi të barabarta që t’u ofrojmë. Pra, nuk duan monopole dhe nuk duan
qeveri zhvatëse.
Sot me mocionin kundër Qeverisë Kurti, disa deputetë jopërfaqësues duan ta kthejnë monopolin,
zhvatjen dhe errësirën në Kosovë. Vërtet, qytetarë të dashur, më vjen keq për këtë situatë dhe ju
falënderoj të gjithëve deri tani, edhe qytetarë prej të cilëve gjeta edhe shumë zgjidhje për të
mirën e shtetit tonë. Nuk ishin vetëm bashkëpunëtorë në kabinet, por edhe ishin shumë nga
qytetarët që me dashamirësi për popullin tonë, me patriotizmin e tyre, treguan shumë mënyra se
si të na ndihmojnë për të menaxhuar edhe situatën të cilën e kemi tani me emergjencën COVID-
19. Dhe gëzohem që në kabinetin tim nuk kam vetëm këshilltarë politikë, kam shumë
profesionistë kompetentë nga sistemi, nga ministritë që i kemi bashkuar, nga qytetarët, nga
bizneset, nga odat ekonomike, nga ambasadorët e dashur të cilët dua t’i falënderoj dhe të cilët
ndihen shumë mirë që kanë dialog me Qeverinë Kurti. Faleminderit!
KRYETARJA: Deputetja Fitore Pacolli-Dalipi. Zonja Dalipi vetëm një sekondë! Replikë ka
deputeti Albert Kinolli.
54
ALBERT KINOLLI: Faleminderit e nderuara kryetare e Kuvendit!
Kryeministër Kurti,
Kabinet qeveritar,
Kolegë dhe kolege të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sa për sqarim, me gjithë respektin për ministrin e financave z. Bislimi, unë vetëm dëshiroj t’ju
njoftoj se unë fjalimin tim e kam pasur në gjuhën shqipe të cilën e kuptojnë të gjithë këtu. Kishte
për të më habitur fakti sikur të kisha folur në gjuhën time amtare, në gjuhën rome, kisha për të
kuptuar që keni diçka të paqartë, apo ndoshta s’më keni kuptuar në tërësi. Mirëpo, në fjalimin
tim, askund nuk përdoret fjala dhunë dhe Grupi Parlamentar 6+ e ka shprehur mendimin e vet të
lirë dhe funksionon në baza të marrëdhënieve të raporteve të shëndosha që i ka brenda grupit dhe
unë këtu e paraqita mendimin e Grupit Parlamentar 6+ dhe jo timin individual. Prandaj, i nderuar
ministër i financave nuk është në rregull që t’i shtrembëroni fjalët, për shkak se po krijoni
kunfuzion edhe te qytetarët, edhe te kolegët, po edhe brenda Grupit Parlamentar 6+, prandaj ju
kisha lutur për korrektësi. Faleminderit!
KRYETARJA: Ministri i financave e ka fjalën.
MINISTRI BESNIK BISLIMI: Zoti Kinolli, s’e kam ndërmend të replikoj me ju për këtë çka e
thatë, se pastaj do të bija ndesh me atë çka e thashë përpara për presionin që është bërë nga ju.
Veç po e përdor një element për treguar diçka tjetër.
Ju që po përdorni shkarkimin e z. Veliu si argument për ta rrëzuar Qeverinë, aman veç dy gjëra
sqaroni përpara me z. Veliu. E para, pse ju ka thënë anëtarëve të degës së vet në Podujevë, po hyj
në Qeveri si ministër se kanë për ta rrëzuar shpejt Qeverinë, edhe merreni transkriptin lexojeni.
Edhe e dyta, pyeteni pak për marrëveshjen që e ka pasur me z. Thaçi për qeveri paralele me
PDK-në, me të cilën është munduar t’i detyrojë pakicat mos të hyjnë në sallë me dt. 3 shkurt.
Vetëm këto të dyja sqaroni para se ta përdorni atë si argument për të rrëzuar një Qeveri të mirë.
Vetëm këtë ta keni parasysh.
KRYETARJA: Deputetja Yllëza Hoti e ka fjalën.
YLLËZA HOTI: Faleminderit kryetare!
Të nderuar qytetarë,
Kryeministër Kurti,
Kryetare e Kuvendit Osmani,
Nënkryetare Nagavci,
Kabinet qeveritar
Dhe kolegë deputetë,
55
Sot në kohën kur vendi ynë po ballafaqohet me armikun e padukshëm që dita-ditës po sulmon
shëndetin e popullit tonë, ne jemi thirrur këtu për mocionin kundër Qeverisë e cila po bën të
pamundurën për ta mbajtur gjendjen nën kontroll. Qeverisë me një Kryeministër i cili për më pak
se dy muaj ua dëshmoi qytetarëve që prioritet i tij është e mira këtij vendi. Qeverisë me një
Ministër të Financave, i cili gjatë menaxhimit të buxhetit gjatë kësaj pandemie, nuk i harroi ata
që po i presin ndihmat sociale për të mbijetuar në këtë kohë. Qeverisë me një ministër të
Shëndetësisë, i cili po e menaxhon krizën e shkaktuar nga virusi corona më mirë se shumë vende
shumë më të zhvilluara me më shumë resurse se Kosova. Qeverisë e cila e dëshmoi se ia do të
mirën këtij vendi, gjë që Qeveritë e kaluara nuk mundën ta dëshmojnë për njëzet vjet.
Nga shumë qytetarë, zgjedhjet e 6 tetorit u konsideruan si çlirim i dytë i Kosovës. Ju që mburreni
në Kuvend, se luftuat për çlirimin e Kosovës, pas çlirimit i sollët vendit tonë një armik tjetër.
Përdorët armë politike, mirëpo kësaj here për përfitime personale e jo për të mirën e
përgjithshme. Asnjëherë, as ne, asnjë qytetar i Kosovës nuk do të ndalet së qeni falënderues për
të gjithë ju që luftuat për çlirimin e Kosovës dhe asnjëherë, as ne e as qytetarët e Kosovës, nuk
do t’jua falim që pas luftës ishit të gatshëm edhe ta copëtonit Kosovën, vetëm që të mos ju ikën
pushteti nga dora.
Në kalkulimet tuaja, ju i keni numëruar pikërisht në këtë. E keni ditur shumë mirë që
Kryeministri Kurti kurrë nuk e shet Kosovën e popullin e saj, vetëm për të mbetur në pushtet.
Duke e ditur këtë, ju po e shfrytëzoni kohën më të ndjeshme për shtetin tonë që të riktheheni në
karriget tuaja, që duket se ju kanë munguar shumë. Madje disa prej jush duket se keni filluar të
krijoni deluzione se në kohën tuaj, Kosova ka qenë shumë më mirë, e tash për 50 ditë qenka
shkatërruar. Mesa duket edhe diçka keni harruar, keni harruar që një popull i tërë është duke ju
përcjellë, përderisa ju po bëni pazare në kurriz të shtetit tonë. Përveç që ju e rrezikoni një popull
të tërë duke mundësuar ta lini pa Qeveri në këtë kohë pandemie, ju po e ofendoni një popull të
tërë duke ofruar argumente të rrejshme rreth arsyeve pse jeni duke e dorëzuar këtë mocion
mosbesimi. Nëse diçka na keni mësuar këto njëzet vjetët e fundit, është se juve nuk ju besohet.
Na keni mësuar se çdo veprim i juaji, i arsyetuar si në të mirën e shtetit, ka pasur arsye të
fshehura, ku përfituesi keni qenë ju, kurrë populli.
Fakti që sot jemi këtu, tregon shumë. Tregon shumë për prioritetet e të gjithë juve që dje votuat
për mbajtje të seancës, në një kohë kur ruajta e shëndetit publik është jetike. Apo ndoshta për ju,
sot është më e rëndësishme gjendja e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, sesa fakti që kështu po
e rrezikojmë përkeqësimin e gjendjes së krijuar nga virusi corona.
Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur të krijojë Qeveri me LDK-në, me zotim të plotë, në
bashkëpunim dhe vendimmarrje demokratike të përbashkët. Megjithatë, ky zotim përmban edhe
përgjegjësi, e ndër përgjegjësitë kryesore të atyre që janë pjesë e Qeverisë është të punojnë drejt
një qëllimi të përbashkët e jo t’i bojkotojnë ato qëllime. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet që
56
një pjesëtar i Qeverisë të mos i përmbush detyrat e tij qëllimisht, kështu duke rrezikuar edhe
qytetarët të cilët i përfaqëson. Të përfundojë kjo punë, ju duhet të dini diçka, populli po ju sheh,
populli po e sheh shumë qartë se me çfarë qëllimesh po merren vendimet tuaja.
Na akuzoni se ne nuk e përfaqësojmë krejt Kosovën, se s’i paskemi marrë 100 për qind të votave
në zgjedhje. Kjo është e vërtetë. Ndoshta keni sadopak njohuri sesi funksionon një sistem
demokratik. Mirëpo, gjithashtu është e vërtetë që një qeveri me një Kryeministër si Albin Kurti
përfaqëson interesat e 100 për qind të qytetarëve, e jo vetëm të atyre që e votuan, siç keni bërë ju
deri tani. Të gjithë ju që e votoni mocionin sot, dijeni që po e tradhtoni popullin i cili jua
mundësoj të jeni sot këtu. Por, sidoqoftë kjo nuk është diçka e re për ju. Faleminderit!
KRYETARJA: Deputeti Driton Selmanaj e ka fjalën.
DRITON SELMANAJ: E nderuar kryetare,
I nderuar kabinet qeverisës,
Më lejoni të shpreh ngushëllimet për aktoren e madhe të komedisë shqiptare, gjithë popullit
shqiptar, jo vetëm në Kosovë dhe jo vetëm familjes së saj. Definitivisht është një humbje e
madhe dhe për teatrin në përgjithësi.
Çështja e dytë para se të filloj me fjalimin tim, zoti Kryeministër na kishe bërë shumë nder nëse i
ndalni të them industrinë propaganduese që e keni brenda VV-së. 113 sms i kam marrë deri tash
me mesazhin e njëjtë: mos ma vjedh votën, mos u bë pjesë e planit. Tash madje kanë filluar edhe
prej Zvicrës e prej Gjermanisë po më vijnë. Mosni, ju lutem! Kjo nuk është forma si funksionon
demokracia të nderuar kolegë deputetë.
Prandaj, po ju lus propagandën si mjet politik, të veprimit politik, e kanë do vende të tjera, që më
së paku duhet t’i imitojmë ne ato. Po ju lus t’u kthehemi disa rregullave elementare të
demokracisë. Ju bën nder edhe juve, jo vetëm neve.
Tashti, vërtet jemi në një situatë goxha delikate, e s’kemi qare ndoshta edhe pa e moralizuar
ngapak situatën, sepse vërtet kur njerëzit po përballen me luftën e tyre për jetën e vet, neve na bie
ndërmend të merremi me njëri-tjetrin.
Po dua t’ia kujtoj disa gjëra Kryeministrit. Kryeministër, ju dhe njerëzit e juaj u patët nisur në
Prapashticë për të sulmuar shtëpinë e Kryeministrit Mustafa. Kryeministër, ju dhe njerëzit e juaj i
patët vendosur edhe shufrat e hekurit në rrugë për t’i shpërthyer gomat e tij. Kryeministër, ju dhe
njerëzit e juaj në Suharekë e keni sulmuar, madje edhe me gurë shumë të mëdhenj kolonën e
Kryeministrit, duke e rrezikuar madje edhe jetën e tij. Kryeministër, krejt këto jua ka falë LDK-
ja, jua ka falur Isa Mustafa, ju ka pranuar në shtëpi, ju ka thënë hajde po të bëjmë Kryeministër,
hajde urdhëro merri punët në dorë, edhe kryej punët e shtetit të Kosovës. Dhe pse ka bërë këtë? E
57
ka bërë për të mirën e vendit, sepse kemi qenë të bindur që veç LDK-ja dhe Vetëvendosje mund
ta kthejnë në binarë këtë vend.
A jam i zhgënjyer? Thellësisht i zhgënjyer. Me dy elemente. E para, për vetëm 50 ditë, ju
Kryeministër, ndoshta jo shumë edhe me fajin tuaj personal, po ndoshta me oborrin e njerëzve që
i ke përreth, që më tepër flasin për konspiracione dhe qasje dogmatike ndaj problemeve në
Kosovë, sesa problemet reale që i kemi ne. Dhe tash na ka sjellë në situatë ku, e para e kemi vënë
në pikëpyetje a duhet të vazhdojmë ne raportin tonë qenësor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
si aleatin themelor që e kemi, të qenësishëm me Kosovën, apo duhet të kthemi dikah tjetër. Dhe
elementi i dytë është, që kemi filluar të sillemi brenda shtetit të Kosovës që Kryeministri merr
gjatë ditës vendime kundërkushtetuese, shkel Kushtetutën, në mbrëmje qohet ai tjetri atje që e
kemi në krye të vendit, e edhe ai e shkel Kushtetutën. D.m.th. kemi vendosur të bëjmë aventura,
duke vënë në pikëpyetje seriozisht stabilitetin, dinjitetin, elementet themelore të shtetit të
Kosovës. Po tash ju mund të shani LDK-në, mund të fyeni LDK-në. Po, po. Keni të drejtë!
Shani, fyeni, krejt gjuhën e tmerrshme që e keni përbrenda, vulgaritetin që e keni, shpreheni, s’ka
problem! Po. Pse? Sepse vërtet LDK-ja është fajtore. A e di pse? Sepse ju ka bërë Kryeministër.
Hashim Thaçi ka krejt fajet. A e di pse? Sepse LDK-ja e ka bërë President. Vjosa Osmani mund
të na lëshohet në qafë edhe ajo. A e di pse? Sepse ne e kemi bërë kryeparlamentare. LDK-ja e ka
bërë. Tri pushtetet kryesore në Kosovë sot udhëhiqen...
KRYETARJA: Edhe juve z. deputet ju kisha lutur mos flisni më në emër tim!
DRITON SELMANAJ: Nëse kishe pasur durim të dëgjosh deri në fund.
KRYETARJA: Vazhdo, mbaje fjalimin, po le të jetë hera e fundit që dikush tenton të flasë në
emër tim.
DRITON SELMANAJ: Tre bartësit e pushteteve në Kosovë janë për shkak të LDK-së, sepse ne i
kemi bërë. A jemi të zhgënjyer? Normalisht se po. Sepse punën e parë që e bëjnë këta njerëz që
ne i zgjedhim, i lëshohen në qafë LDK-së. Kur e patëm zgjedhur Hashim Thaçin president u
organizua mocioni për të rrëzuar LDK-në dhe Vetëvendosje e përkrahu, u bënë bashkë për të na
rrëzuar neve. Kur e zgjodhëm kryeministrin, z. Kurti, as 50 ditë, 45 ditë, merr vendime e veprime
jo të shkeljes së marrëveshjes, por për neve krejtësisht të papranueshme. Marrëveshja politike
thotë, gjëja më elementare që do të duhej të bëhej kur të shkarkohet dikush, ti e thërret kryetarin
e partisë tjetër dhe ulesh e bisedon. A e di çka bën ky? Ia dërgon një sms, thotë Agim Veliun ta
kam shkarkuar, dërgoma një emër tjetër.
Dhe cili është mesazhi që ne e marrim? Dilni prej Qeverisë më shpejt, sepse me ju s’e kam në
plan të qeveris. Pse? Sepse është i pazoti për t’i dalë në ballë problemeve themelore që ka
58
Kosova dhe sidomos për të marrë vendimin për tarifën. Dhe tashti kur e dëgjoj unë këtu
shpeshherë duke thënë ekziston një marrëveshje diku, është e fshehur, nuk e dimë, kështu,
kështu. More, nuk jeni opozitë më, jeni në krye të punëve. Na thoni cila është marrëveshja për
Kosovë? Kush ka marrëveshje për ndarjen e Kosovës? Unë po ju betohem, unë si Driton, e besoj
si LDK, nuk kemi për të votuar asnjë marrëveshje ku preket territori i shtetit të Kosovës. Nuk
kemi për ta votuar. Nuk e votoj një koalicion ku LDK-ja hyn me PDK-në. Nuk e votoj edhe për
një kohë bukur të gjatë. Kjo është bindja ime. Kjo është mënyra si veproj unë. Ama, s’mund ta
duroj një Kryeministër, që në vend të SHBA-ve, në vend të Grenellit, e zgjedh Borellin spanjoll,
e zgjedh Lajçakun sllovak. Çuditërisht dy shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. E ne
tash, a kemi luksin si Kosovë të zëvendësojmë Amerikën me Spanjën dhe Sllovakinë? Po
mendoj që jo. Jemi shumë gabim!
Për herë të parë në historinë e Kosovës, për herë të parë i kemi ndarë shtetet e Kuintit. A i
dëgjuat dje? Dikush del ashtu, dikush ashtu. Pse? Sepse me aventurat tona, me akrobacionet tona
politike, ne e kemi sjellë situatën ku edhe bashkësinë ndërkombëtare e kemi ndarë. Unë jam
bindur tashmë që asnjëherë zoti Kryeministër, ju LDK-në nuk e kishit dashur si partnere me
vlerat e saj kombëtare, me vlerat e saj intelektuale dhe me vlerat e saj njerëzore që i ka. Ju e
kishit dashur LDK-në vetëm si leckë. Ju e kishit dashur LDK-në vetëm si një subjekt që ju
subordinohet juve. Por e keni gabim. E keni shumë gabim! Nuk poshtërohet LDK-ja. Provojeni
sa të doni! E kanë provuar edhe të tjerët para jush. Nuk poshtërohet LDK-ja, sepse 30 vjet në
Kosovë ka treguar LDK-ja është konstantja në jetën politike në Kosovë, ju të tjerat jeni variabla.
Ju silleni përreth, varësisht situatës. Strumbullari i shtetësisë së Kosovës është Lidhja
Demokratike e Kosovës, të tjerët, keni prapë, ju sot na shani, fyeni s’ka problem, keni për të
ardhur prapë te ne, se keni për ta parë që partneri i vetëm serioz dhe i cili e ruan dinjitetin,
integritetin dhe gjithçka që lidhet me shtetndërtimin në Kosovë, është LDK-ja.
Unë tash vërtet do ta kisha shumë problem të them kur ti investon kaq shumë për një koalicion,
sepse kam qenë njëri prej njerëzve që më së shumti jam kritikuar prej partisë sime. Kanë thënë
Driton po na ofron shumë me VV-në, ke ardhur ti në LDK prej shoqërisë civile, si analist, dhe
tash po na afron me Vetëvendosjen. Po aq shpejt më keni bindur që akoma s’jeni të gatshëm për
demokracinë, e aq më pak për demokracinë kushtetuese që ka Kosova. S’funksionon kështu. Nuk
funksionon kështu, ti të thërrasësh disa biznesmenë, t’i vendosësh prapa dhe t’i thuash partnerit
tënd, unë e hoqa taksën pjesërisht. Po partneri s’di asgjë. Ti s’ke diskutuar as sendet më
elementare me të.
Dhe tash po del problem, për ta mbuluar krejt këtë, LDK-ja po fshihet pas një marrëveshjeje që
diku ne e dimë, ata e dinë, këta e dinë...Zoti Kryeministër lirohu prej njerëzve përreth që i ke që
thirren në shërbime, që as vetë s’e kanë lidhjen për çfarë shërbime po flasin. Nuk di LDK-ja që
ka marrëveshje për ndarjen e Kosovës. Nuk di! Kurrë s’e kemi diskutuar atë. As s’ka për të pasur
marrëveshje të tillë, edhe nëse dikush pretendon ta ketë. Dhe tash ne kemi qenë në situatë ku, i
59
kemi në lojë dy aventuristë politikë, Kryeministrin dhe Presidentin. Të dy për protagonizëm
individual. Më së paku po u intereson për shtetin e Kosovës. Më së paku po u intereson për jetën
e njerëzve në Kosovë. Dhe unë e pyes z. Kurti, nëse takimin e parë e ka pasur katër minuta me z.
Thaçi, e qysh munde ta durosh një orë e 48 minuta takimin e dytë? As nuk ka pasur media, as
nuk ka pasur asgjë. Dhe unë tash kam filluar të dyshoj, mos kjo krizë politike ka filluar aty,
gjenezën e ka aty?
Qysh është e mundur një orë e 48 minuta rri Kryeministri brenda, ndërkohë që herën e parë as
katër minuta s’ka mund ta duroj. Unë po ju pyes, kështu po ngre pyetje, shtrojani vetes edhe ju
pyetjen pse po ndodh kjo? Ndërkohë që z. Hoti s’po mund ta durojnë, Isa Mustafën s’po mund ta
durojnë. Dhe kanë zgjedhur madje një lojë shumë perfide, nuk duam të bashkëpunojmë me
udhëheqjen e LDK-së, po flasim ne me njerëzit që i kanë fituar votat brenda LDK-së, sepse
merre me mend, duke na treguar edhe neve cilat janë organet vendimmarrëse brenda partisë
sonë. Po, është gabim. Është gabim!
Të nderuar kolegë deputetë,
Unë mes virusit që mund të përmirësohet pas tre-katër muajsh, edhe ky vend i kthehet
normalitetit, dhe një qeverie që dëmet i ka të parikuperueshme për vendin, e zgjedh ta rrëzojmë
këtë Qeveri. Sepse virusin e mundim, ama pasojat e kësaj Qeverie, mund të jenë afatgjatë.
KRYETARJA: Kryeministri e ka fjalën.
KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Faleminderit, kryetare!
Tash te kjo puna e konsultimit. Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë. Dhe tash po
më njoftojnë që hard-disku nuk e paska regjistruar transkriptin fare. S’po ekzistuaka fare
transkripti. Pse po ndodhë kjo? Kjo po ndodhë për shkak se Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur.
Ka ndryshuar vetëm Qeveria. Nuk ka ndryshuar Prokuroria. Nuk ka ndryshuar Gjyqësori. Nuk ka
ndryshuar arsimi, as ekonomia, nuk ka ndryshuar as shëndetësia. Veç kjo Qeveri ka ndryshuar,
edhe këtë po përpiqeni ta rrëzoni.
Vetë fakti që zëvendëskryeministri kontaktoi me Këshillin e Sigurisë, edhe ata thonë që hard-
disku nuk e përmban atë mbledhje, kjo flet shumë. Sepse unë deklarova që ka qenë tentim puçi
atë natë. Më 17 mars ka pasur tentim puçi në Kosovë. Dhe pesë orë para se të fillojë ajo
mbledhje, kryetari i LDK-së është deklaruar për gjendjen e jashtëzakonshme. Pse nuk u
konsultua? Pse nuk u konsultua? A jemi partnerë në Qeveri. Unë atë nuk e kam parë fare deri kur
kam shkuar në mbledhje. Kur kam dalë prej mbledhjes e kam parë. Pesë orë përpara kishte pasur
postim, ku ka deklarim për gjendjen e jashtëzakonshme. A nuk do të duhej kryetari i subjektit
partner me mua të konsultohet me Kryeministrin para se të deklarojë se është për gjendjen e
jashtëzakonshme. A nuk është kjo çështje e Ministrisë së Shëndetësisë? A nuk është kjo çështje e
Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës?
60
Tjetra, u tha që po dorëzohemi. Unë nuk po jap dorëheqje. Dorëheqja është dorëzim. Kjo është
rrëzim. Kurrfarë dorëheqje, kurrfarë dorëzimi s’ka këtu. Është në dorën tuaj a do të rrëzohet
Qeveria ose jo. Po as dorëzim, as dorëheqje s’ka.
Më tej! Po, kam qëndruar afër dy orë me Presidentin. Edhe këtu po qëndroj disa orë, edhe pse
kam punë të tjera. Edhe më herët kam qëndruar disa orë, edhe pse kam pasur punë të tjera. Çka
është obligim si Kryeministër, qëndroj. Kam qëndruar katër minuta, se si kryetar i Vetëvendosjes
s’mund të qëndroj më shumë. A e kuptoni? Kur të fton si kryetar i subjektit, s’kam pse shkoj. E,
ajo çka ishte e domosdoshme, ra në katër minuta. Po, për këtë, jo dy orë, por edhe katër orë. U bë
mirë që e mora vesh të vërtetën. E mora vesh të vërtetën që tarifa kërkohet të hiqet, pa
reciprocitet, për të bërë marrëveshje, jo për të filluar negociatat. A tërë kohën, trumbetimi është
le të fillojë dialogu posa të hiqet tarifa, kur ky nuk është rasti.
Ne nuk jemi opozitë. Ne jemi Qeveri. Mirëpo, edhe një herë po e theksoj, edhe pse jemi Qeveri,
shteti vazhdon të jetë i kapur. Nëse shihni diskurs kritik nga ana e Qeverisë, është pikërisht për
shkak se shteti nuk është demokratik. Ne japim pa fund fakte për Prokurorinë që s’vepron as sot
e kësaj dite. Po ne s’e kemi në dorë këtë gjë, sepse janë të ndara. Paradoksalisht, Qeveria
demokratike në shtetin e kapur ka edhe elemente të opozitës, sepse shteti është i kapur, sepse
shteti nuk është demokratik.
Edhe heqjen e tarifës për lëndën e parë, se deputeti Selmanaj nuk ka qenë në bisedimet tona. Për
herë të parë e kam përmendur në takimin e 28 nëntorit të vitit të kaluar me delegacionin e
Lidhjes Demokratike te Kosovës. Ideja ime për ta hequr për lëndën e parë, unë publikisht e kam
folur për herë të parë më 28 nëntor 2019. E mbaj mend shumë mirë. 26 nëntor, tërmeti në
Shqipëri, 27 nëntor, ditë zie, edhe certifikimi i rezultateve. Më 28 nëntor e kemi pasur takimin
këtu në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për herë të parë e kam thënë këtë. Dhe unë nuk ua
shihja fytyrat delegacionit tim, por i shihja të delegacionit tjetër. Qe e mirëpritur ajo punë. Dy-tri
herë e kam përmendur çështjen e heqjes së tarifës vetëm për lëndën e parë gjatë procesit
negociator. Dhe para se të dalë në konferencë për shtyp, në mesditë i kam treguar
zëvendëskryeministrit Hoti, që do të dalë me këtë gjë. Ai ka dalë në dy emisione në T7, njëri
s’është transmetuar që është xhiruar, e më pastaj është transmetuar live. Ajo është një çështje
tjetër. Pra, fakti që s’ju kam informuar juve, nuk do të thotë që s’e kam informuar dikë tjetër.
Unë kam qenë korrekt tërë kohën.
KRYETARJA: Replikë, Driton Selamanaj!
DRITON SELMANAJ: Faleminderit!
Kryeministër,
Në fakt disa çështje. E para, unë po e shoh. Vërtet ndoshta kjo lidhet edhe për shkak të
papërvojës. Edhe këtu po dua që t’ju përmirësoj. Këshilli i Sigurisë edhe nëse dëshironi të bëni
61
diçka publike, ligji që e rregullon këtë sferë, nuk ju lejon Kryeministër. Mbledhjet e tilla janë
konfidenciale. Ju kur hyni në ato takime, besoj e ke provuar, edhe telefonin nuk e merrni me
vete. As fletore jo. Vetëm letrat e bardha i keni para vetes dhe kur dilni, i lini aty. Sepse qëllimi
është i tillë. Diskutohen çështjet konfidenciale. Mos provoni tash të na thoni jo hard-disku, jo ai
tjetri. Nuk lejohet. Nëse e bëni atë, bëni shkelje ligjore. Prandaj, si Kryeministër mos e bëni këtë!
E dyta, kur e thashë dorëzim, unë e thashë këtë çështje kryeministër. Keni abstenuar. Ne e kemi
shkarkuar z. Haradinaj pikërisht nga kjo. Nuk dëshironte që t’i printe procesit të dialogut.
Fillimisht e pat vendosur z. Thaçi, më pas një ekip hibrid. Të njëjtën e bëtë edhe ju. Dhe ne ju
thamë dilni në krye të punëve, mos e lejoni ndarjen e Kosovës. Shkoni në Shtëpinë e Bardhë,
hiqeni tarifën dhe prijini procesit. Ju abstenuat, dhe ne këtë situatë nuk mund ta pranojmë.
Dhe e treta, shkarkimi i z. Veliu. Z. Kurti, arsyeja të cilën ju po e jepni për z. Veliu, që po thoni
vetëm për dy fjalë goje e kam shkarkuar. Dëgjomëni, nuk vendos Qeveria për gjendjen e
jashtëzakonshme. Edhe po të thoshte z. Veliu ku me ditë çka për atë temë, çështja e gjendjes së
jashtëzakonshme shtrohet në Kuvend, jo te ju. Dhe unë do t’ju mirëkuptoja juve, sikur ushtrues
detyre ndoshta ta vendosnit njeriun e LDK-së. Pse nuk e vendosët Bajram Gecin, po z. Sveçla? A
është e LDK-së ajo Ministri? D.m.th. kjo tregon për qëllimet e tua. Kjo tregon për planet e juaja.
KRYETARJA: Zoti kryeministër, urdhëro!
KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Duhet ta kuptoni një gjë, që ka qenë me hile oferta për të
shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Vetëm t’jua shpjegoj shkurtimisht. Nuk ka qenë që unë t’i prij
delegacionit, po t’i bashkëngjitem tavolinës ku tashmë është bërë marrëveshja. Pra, është gabim
të shkosh e të dalësh në mënyrë demonstrative prej atje. Më mirë të mos shkosh.
Sa për atë, a BE-ja, a ambasadori Grenell. Me ambasadorin Grenell unë kontaktoj për çdo ditë.
Më duhet të them që një pjesë të mirë të kohës nuk pajtohemi. Unë mbaj qëndrimin tim, sepse
mbroj interesat e Kosovës. Ai thotë harroje reciprocitetin, s’mund ta harroj reciprocitetin. Për
çdo ditë shkruhem me ambasadorin Grenell. A e kuptoni? Pra, unë jam në kontakt me të. Pasi që
e kam hequr për lëndën e parë. Tha nuk mjafton kjo. Prapë më ka shkruar ai mua. I kam shkruar
edhe unë, më është përgjigjur edhe ai. Këto janë komunikimet tona. Me Lajçakun asnjë tekst
mesazh nuk e kam. As me Borellin nuk e kam. Po unë jam kundër kontradiktës BE - SHBA,
SHBA - BE. Të dyja na duhen, bre! Të dyja na duhen.
Pse duhet ta krijojmë këtë kontradiktë? Unë nuk e vendos Borellin në pozitën që ka. S’e kam
vendosur as Mogherinin. Mogherini ka qenë prej një vendi që na ka njohur, e ka fascilituar
pazarin për shkëmbim territorial. Nuk duhet të biem në atë kurth që ky qenka i Spanjës, ai i
Sllovakisë, e ky tjetri. Sepse njerëzit janë edhe individë. Nuk janë njerëzit veç nënshtetas. Edhe
ju, edhe Presidenti janë nënshtetas, po nuk do të duhej tash të themi që janë të njëjtë. Çka që
62
qenka prej Spanjës ose Sllovakisë? Nuk e shter kuptimin e njeriut nënshtetësia. Pra, unë jam më
liberal në këtë pikëpamje. Ka individ, ka njeri.
Më tej. Unë e di që Kuvendi e shpall gjendjen e jashtëzakonshme, mirëpo Presidenti po tentonte
që kjo të bëhet me nenin 131, pika 4, ku me shumicën e thjeshtë të të pranishmëve, shpallet
gjendje e jashtëzakonshme. Po dëshiron që në emër të fatkeqësisë natyrore, që është kjo
sëmundje ngjitëse, me shumicën e thjeshtë të atyre të pranishmëve, që teorikisht është 31. 31-shi
është shumica e thjeshtë e 61-shit. Unë nuk e di edhe si është shkruar Kushtetuta, t’ju them të
drejtën. Qysh është e mundshme të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, 131 pika 4, me shumicën
e thjeshtë të të pranishmëve? Ama kështu është. Pikërisht në atë po thirret Presidenti.
Unë nuk jam këtu për të nxjerrë transkripte të Këshillit të Sigurisë. Unë veç po dua të them që e
vërteta s’do të mësohet asnjëherë në mënyrë faktike, sepse e paskan zhdukur. Unë këtë desha të
them. Unë thashë që një ditë do të dalë. Jo se do ta nxjerr unë. Unë fare nuk e kam ndërmend të
nxjerr transkriptet, por do të dalë një ditë. Ama tash nuk jam i sigurt që do të dalë një ditë, derisa
zëvendëskryeministrit Abazi i thonë se s’e ka hard-disku fare atë të regjistruar.
Dhe unë nuk kisha mundësi që detyrën e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të
Brendshme t’ia bartë dikujt që ishte që dy ditë, ndërkohë që unë prisja emrin tjetër për ministrin
e Punëve të Brendshme.
KRYETARJA: Fitore Pacolli-Dalipi e ka fjalën.
FITORE PACOLLI-DALIPI: E nderuar kryetare!
I nderuar kryeministër,
Zëvendësministra e ministra,
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë,
Kjo çfarë po ndodh sot është një tronditje e madhe për Kosovën. Është jonjerëzore, por jo e
pazakontë. Tronditje të tilla vendin ynë ka marrë shpesh, shumë shpesh, saqë është copëtuar e
varfëruar skajshmërisht, por kurrë nuk është dorëzuar. Ky popull me shekuj ka përjetuar shumë
sulme nga jashtë, por edhe shumë thika pas shpine e tradhti nga brenda. E sot, derisa nuk ka
sulme nga jashtë, ka tradhti nga brenda. Po thoni se po e mbroni Republikën e marrëdhënien tonë
me Amerikën, ju që herë bëheni antiamerikanë e herë proamerikanë, herë proevropianë e
antievropianë, tamam siç ju konvenon e kur ju konvenon. E nganjëherë në mes të natës kur ju
konvenon, bëheni edhe antiamerikanë. Sot po paraqiteni kishe jeni proamerikanë. Kështu herë
pro, e herë anti, nuk mund ta mbroni Republikën, siç nuk e mbrojtët në të kaluarën kur ishit të
gjithë bashkë, kështu siç jeni sot. Ju falët burimet ujore, zona turistike e pika strategjike në emër
të vizave që kurrë nuk erdhën. Festuat edhe me shampanjë e shpenzuat miliona euro.
63
Kapët shtetin. Futët nën kontroll të gjitha ndërmarrjet publike, agjencitë shtetërore. Punësuat
djemët, burrat, gratë e vajzat e juaja në institucionet publike. Kështu sollët në prag të
falimentimit, kompaninë më të suksesshme publike, Telekomin e Kosovës, ndërsa të tjerat i
shitët për hekur.
Republikën e zëvendësuat me fusnotë, e tentuat të vinit themelet e zajednicës. Thatë se do të
shkrihet sikur një fjollë borë, por ajo është ende aty, siç e vendosët. Kishit bërë edhe marrëveshje
sekrete pas shpinës, me të cilën i ndaluat FSK-së qasjen në veri të Mitrovicës. Pas shpinës, me
Vuçiqin e me Federica Mogherinin, provuat të bënit një marrëveshje të shpejtë, e që do të ishte
kompromis shumë i dhimbshëm për vendin. A ju kujtohet kur shpiknit afate? Tamam sikurse sot.
Ju kujtohet afati i pranverës, pastaj afati i vjeshtës. Afatet ishin urgjente për ju proamerikanët e
sotëm. Atëherë kur shtetet tona aleate, përfshirë edhe Amerikën, i cilësonin afate artificiale, që
në realitet nuk ekzistonin fare. Pra, nuk kishim afate.
Na sollët më shumë çnjohje sesa njohje. Me taksa të popullit paguat lobistë për ndarjen e
Kosovës. Na vodhët pasurinë e zbrazët rezervat shtetërore, e vodhët edhe të ardhmen e fëmijëve
të këtij vendi. E ende dukeni të pangopur. Ju shkatërruat shkollat tona e sistemin shëndetësor. Na
vodhët tokat bujqësore për të ndërtuar autostrada nga të cilat ju u pasuruat. Na premtuat
zhvillimin dhe hapjen e mijëra vendeve të punës. Vetë u pasuruat, u bëtë milionerë. Ato vende
asnjëherë nuk i hapët. Asnjëherë shteti nuk u zhvillua. Populli u varfërua tutje. Ju sot jeni shumë
të pasur. Por ne kemi shumë familje në këtë vend që nuk kanë kulm mbi kokë e as bukë në sofër.
Pra, amerikanët e vërtetë e zhvillojnë dhe e përparojnë vendin, e forcojnë atë, sepse kështu i
konvenon edhe Amerikës. Miliona dollarë amerikanë janë sjellë këtu për zhvillim e fuqizim, por
ato i keni vjedhur ju. Pra, amerikanët e vërtetë nuk e vjedhin, por fuqizojnë shtetin. E bëjnë atë
një aleat të fortë që mund t’i bëhet krah Amerikës. Për këtë arsye Amerika punon me ne, që t’i
bëhemi krah.
Njëjtë ju vodhët edhe fondet e BE-së. E jo rastësisht në secilin raport ndërkombëtar, ne renditemi
ndër vendet më të korruptuara e me krim të organizuar. Për shtet të kapur nuk ka investuar
Amerika, as Bashkimi Evropian e as Britania.
Të nderuar qytetarë,
Kjo që po ndodh sot është tradhtia e radhës. Javën e kaluar një analizë në gazetën e njohur Der
Standard e cilëson këtë një plan të planifikuar gjatë. Pra arsyeja se kjo po bëhet pasi që u largua
nga ministri, nuk po ju shitet as jashtë Kosovës, e lëre më brenda. Të gjithë e dinë se kjo është
një lojë e rrezikshme që po bëhet për interesa të ngushta të Vuçiqit e të Thaçit, e nuk ka të bëjë
aspak me ruajtjen e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prapë, prapa gjithë kësaj po fshihet marrëveshja finale me Serbinë. Por, për këtë po flitet e po
shkruhet, por populli nuk di asgjë, sepse ju nuk e keni informuar. Po flitet për marrëveshje që do
64
ta ndajë Kosovën, të cilën e ka negociuar Presidenti i Kosovës. Nga e cila do të humbim jo vetëm
tokën, por edhe burime tona ujore që janë jetike për ekzistencën tonë. Do të copëtojnë e
dobësojnë fuqinë e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Çdo lëvizje e tillë mund të na
dërgojë në luftë e mundësi për përshkallëzim edhe në pjesë të tjera të rajonit. Këtë nuk po e
themi vetëm ne. Këtë po e thonë edhe plot shtete brenda Bashkimit Evropian që po i frikësohen
kësaj se kjo mund të ndodhë nëse ecim tutje me një marrëveshje të tillë. Për atë kishte edhe
reagime dje të shpeshta nga shtetet të cilat na përkrahin. E përveç Serbisë e Rusisë, e të
ashtuquajturit President të Kosovës, këtu ka edhe deputetë e udhëheqës partish që u konvenon
një situatë e tillë. Kjo nuk është ecje progresive, por është ecje drejt copëtimit të Republikës.
Kjo pra është e vërteta e pastolisur me fjalë të mira e të buta. Në mocionin që propozuat,
përmendët rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ukshin Hoti pati thënë se
Kosova nuk mund të arrijë në Evropë pa një demokraci autentike, të vetëlindur prej saj, e kjo
demokraci u vetëlind me 6 tetor të vitit të kaluar. E vetëm në këtë demokraci, me këtë lloj
demokracie që lindi nga populli i Kosovës ne mund të përparojmë drejt rrugës sonë evropiane.
Këtë demokraci nuk mund ta rritni ju që na e bëtë këtë shtet gjysmë-autokraci. Nuk e rritni dot
ju, sepse nocioni demokraci për ju është sinonim për hajni. Demokracia nuk rritet nga ju. Ajo
mund të rritet e të përsoset vetëm me një qeverisje siç kemi sot. Kjo demokraci për fat të keq me
veprimet që bëni sot, po tregoni sot se kjo demokraci nuk do të rritet. Hajnat e kriminelët e të
korruptuarit po vrasin sot demokracinë që lindi më 6 tetor. Po vrasin edhe të ardhmen tonë
evropiane.
Të nderuar deputetë,
Gaboni rëndë nëse mendoni se mund të heshtni zërin e popullit e të ndryshoni vullnetin për
përparim e zhvillim. Populli ka arritur nivelin më të lartë të pjekurisë politike. Më 6 tetor populli
shpalli hapur qëndrimet e veta dhe vulosi vendimin për ndryshime të thella politike. Prandaj,
populli do të ngrihet për të drejtën e drejtësinë, për të realizuar kërkesat e veta legjitime. Populli
asnjëherë nuk është dorëzuar, e nuk do të dorëzohet as tani. Tani që është bërë edhe më i fortë,
sepse tani e dinë se kush mund t’i prijë më së miri realizimit të aspiratave të veta.
Me veprimin tuaj sot ju po filloni një konfrontim të drejtpërdrejtë me popullin. Asnjëherë nuk
keni pasur një konfrontim kaq direkt. Ende nuk dini se çka po i bëni vetes. Ende s’keni përjetuar
gjë. Por shumë shpejt do ta provoni fuqinë reale të popullit. Kosova nuk pranon të udhëhiqet nga
politikanë të korruptuar e lehtë të shantazhuar, e besa edhe të akuzuar për krim e hajni. Në
Evropë nuk arrihet dot me njerëz si ju. Përparimin e zhvillimin në këtë vend, nuk e sillni dot ju.
E populli nuk ka alternativë tjetër, përveç përparimit e zhvillimit të Republikës së Kosovës.
Populli ka vendosur të ecën drejt dritës e progresi e nuk e pranon terrin. Nuk mund ta mbani më
peng Republikën. Harrojeni! Ne deputetët që sot votojmë kundër mocionit për Republikën,
kundër mocionit e për Republikën, nuk kemi synime e as interesa private për t’u korruptuar e
65
pasuruar me djersën e popullit tonë, e as të pranojmë marrëveshje që do të tkurrë e copëtojë
territorin tonë. Ju të tjerët sot vendosni në cilën anë! Pra, cilën anë do të mbani?
Po e përfundoj me një citim të profesorit Ukshin Hoti, që i përshtatet shumë LDK-së. Me pendla
të huaja nuk mund të këndohet as kënga e mëngjesit e as e ditës, sado që do të dukeshin të
bukura. Faleminderit!
KRYETARJA: Deputeti Ardian Shala e ka fjalën.
ARDIAN SHALA: E nderuar kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani!
Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Media,
Të nderuar qytetarë,
Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë epidemiologjike që e ka kapluar vendin tonë dhe mbarë
botën, për mua do të kishte kuptim që sot të kishim një pikë të vetme të rendit të ditës dhe atë:
unifikimi i të gjithë faktorëve relevantë për tejkalimin e kësaj gjendjeje të rëndë të krijuar si
rezlutat i pandemisë virale COVID-19. Por, fatkeqësisht sot ajo për të cilën do të diskutojmë dhe
të vendosim do të jetë mosbesimi ndaj institucionit më përgjegjës për menaxhimin e kësaj krize,
Qeverisë së Kosovës. E vështirë do të ishte të ndërmerrej një vendim i tillë edhe në situatën
normale shëndetësore, e lëreni më në këtë gjendje kaotike e cila na vë të gjithëve në një situatë të
sikletshme dhe çorientuese para popullit. Sot më shumë se kurrë, Kosova dhe qytetarët e saj kanë
nevojë për politikë të urtë, të përgjegjshme dhe pa inate. Më shumë se kurrë ka nevojë për
vendime të matura dhe shmangie të veprimeve të nxituara.
Është për të ardhur keq që koalicioni i shpresës i cili mori besimin qytetar më 6 tetor 2019, si
ndryshim i shumëpritur, po vihet në pikëpyetje falë gabimeve të bëra pikërisht për shkak të
politikës inatçore, vendimeve jo të matura dhe të nxituara njëri pas tjetrit.
Gabimi i parë dhe kryesor është ai i Kryeministrit të vendit, i cili me logjikën se tani si
Kryeministër unë mundem, vuri në pozitë të palakmueshme partnerin e koalicionit LDK-në,
duke kulmuar me shkeljen e marrëveshjes së koalicionit dhe shkarkimin nga detyra të ministrit të
Punëve të Brendshme, pa paralajmërim dhe pa konsultim me partnerin, ashtu siç e parasheh
marrëveshja e koalicionit.
Gabimi i dytë i nxitur nga i pari, mocioni i mosbesimit për Qeverinë në këtë kohë të rëndë për
vendin dhe qytetarët e Kosovës nga partia ime. Mocioni i mosbesimit në rrethana normale pas
një sjelljeje të këtillë të partnerit të koalicionit do të ishte normal. Ishte pikërisht kërkesë që të
kemi në konsideratë gjendjen në të cilën është vendi dhe mocioni të bëhet pas kalimit të
pandemisë, në takimin e Grupit Parlamentar të LDK-së, kur janë dhënë nënshkrimet për mocion,
66
gjë që unë nuk e kam bërë. Mosdhënia e nënshkrimit nuk ka qenë si mbështetje e vendimeve të
Kryeministrit aktual, por si rezultat i mungesës së argumentimit nga Kryesia e LDK-së në
takimin e grupit për të dhënë sqarime të nevojshme për ne. Mungesa e një alternative të qartë se
çka do të ndodhë pas mocionit si dhe situata në të cilën po gjendet vendi.
Sa i përket disa zërave se gjoja unë dhe dy-tre kolegë të mi qenkemi kundër LDK-së, vetëm
sepse ndonjëherë kemi mendim ndryshe, kjo fare nuk më bën përshtypje. Madje, liria e shprehjes
është një prej shkaqeve kryesore që unë jam në LDK, me përkushtim dhe impenjim serioz. Gjatë
përvojës sime në LDK jam mësuar me mendimin ndryshe, me qasjen ndryshe, sidomos me
respektimin e vullnetit të votuesve.
Nëse analizojmë punën e Qeverisë për këtë kohë të shkurtër, me siguri se nuk ka nevojë të
komentohet edhe aq. Por të gjithë jemi dëshmitarë se deri tash koalicioni qeverisës Vetëvendosje
- LDK ka krijuar një përshtypje të mirë të angazhimit qeverisës si në ditët e para të krizës
shëndetësore, ashtu edhe tani. Kjo falë sjelljes së përgjithshme të ministrave të dy partnerëve të
koalicionit.
Duke qenë përballë një situate që na ka vënë para dy të këqijave:
E para, të vazhdohet qeverisja me Vetëvendosjen, kryetari i së cilës, gjegjësisht kryeministri i
vendit shkeli marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Dhe, e dyta, rrëzimi i kësaj qeverie dhe formimi i një qeverie me PAN-in, kjo është e barabartë
me gjendjen detyruese, ku do të bësh një zgjidhje, dhe kur dy zgjidhjet janë të këqija, atëherë
duhet zgjedhur të keqen më të vogël.
Për mendimin tim, e keqja më e vogël është të vazhdohet bashkëqeverisja me Vetëvendosjen së
paku edhe për një kohë, deri sa të dalim nga kriza shëndetësore.
Dhe, për fund, dua t’u bëj apel qytetarëve të vendit tim që të kenë më shumë kujdes dhe pa
panik, t’i zbatojnë rekomandimet e atyre që sot janë heronjtë e njerëzimit, personelin shëndetësor
dhe rekomandimet e dhëna nga institucionet tona. Ta kalojmë këtë sfidë të përbashkët.
Faleminderit!
KRYETARJA: Për procedurë, zoti Rexhep Selimi e ka fjalën.
REXHEP SELIMI: Faleminderit, zonja kryetare!
Meqë janë edhe 21 folës dhe që gjatë gjithë ditës jemi në seancë, do të kisha propozuar që ta
kemi një pauzë, së paku njëorëshe, për çka deputetët kanë nevojë për pauzë.
67
KRYETARJA: Çfarë mendojnë grupet e tjera parlamentare lidhur me propozimin, edhe pse do ta
dëgjojmë zëvendëskryeministrin Haki Abazin para pauzës. A ka ndonjë mospajtim rreth pauzës,
në qoftë se s’ka, atëherë ta dëgjojmë zëvendëskryeministrin Abazi dhe menjëherë pas kësaj
shkojmë në pauzë, po ju lutem, mos u vononi, sepse pastaj po merr shumë kohë për të rifilluar
seancën.
Në ndërkohë do ta dezinfektojmë sallën edhe një herë gjatë pauzës.
ZËVENDËSKRYEMINISTRI HAKI ABAZI: Në fakt, desha ta lë pas bukës, po rëndohet
mendja e nuk dëgjoni ndoshta, po edhe ashtu nuk e kam shumë gjatë, po më vjen keq që zoti
Driton Selmani nuk është këtu.
E nderuar zonja kryetare e Parlamentit, zonja Osmani,
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Më vjen keq që kolegu im që ka thirrur seancën nuk është këtu, besoj që kur janë vendosur të
gjithë deputetët në seancë, është joetike të mos jesh në seancë edhe në këtë rrezik në kohë të
COVID-19, të mos jesh këtu gjatë gjithë kohës, ashtu edhe zëvendëskryeministri i parë do të
duhej të ishte i ulur këtu.
E dyta, problemi që zoti Selmani ka është me vërtetësinë, me argumentin. I kemi 20 vjet në këtë
vend që është punuar pa shkencë, është punuar pa vërtetësi dhe pa konfirmim të informacionit.
Tani me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet bashkë me LDK-në ajo që dua të pyes zotin Selmani
është: a ke vërejtje për punën e Qeverisë, të lutem, bëhu i drejtpërdrejtë nëse je marrë me
vlerësimin e punës së Qeverisë, aty fokusohu, paragjykimet tua të pafundme, aludimet e llojit të
zotit Bedri Hamza e të këtyre të PDK-së, që nga dita e parë për të mbajtur me kotësi debatin
brenda një institucioni kaq të rëndësishëm nuk të shkon ty e as partisë tënde, mbahu për
argumentin, për faktin. Aludimet në thëniet të paqena nuk i shkojnë as LDK-së e as Driton
Selmanit që ka marrë besimin e qytetarëve.
Nëse ty të ka mbetur meraku për t’u bërë ministër, zoti Selmani, duhet ta thuash publikisht, e
ndoshta dikush prej nesh bëhet gjeneroz, jep dorëheqje dhe bëhesh ministër. Po duhet t’i
argumentosh qëndrimet e kritikat tua për punën dhe përgjegjësinë, asnjë fjalë, zoti Selmani, për
faktin që kemi një program qeverisës të miratuar, ku kryeministri nuk mund të pyesë për çdo
linjë e për çdo rresht të pajtuar se si duhet zbatuar në çdo moment, se atëherë nuk bëjnë punë.
Unë mendoj që kemi bërë punë të jashtëzakonshme, zoti Selmani, duhet ta shikosh popullin në
sy që sot është duke u përballur me një gjë shumë të rrezikshme për t’ u marrë me çështje krejt
triviale e shumëherë edhe të pavërteta.
68
Dua të them, zoti Selmani, që çështja e Amerikës nuk është çështje që analizohet për konsum
politik. Amerikanët janë edhe Bill Klinton, edhe Medli Olbrajt, edhe Hilari Klinton, edhe Gjorgj
Bush dhe shumë e shumë njerëz të tjerë të administratave dhe ish-administratave, përfshirë edhe
Daniel Server dhe ...Bers që e njohin Kosovën në kohët më të vështira të mundshme. Po
asnjëherë, asnjërin prej tyre nuk e kemi dëgjuar duke thënë që po rrezikohen marrëdhëniet e
Shteteve të Bashkuara me Kosovën apo edhe e kundërta. Nuk e keni harruar, besoj, këta janë
emra të njohur, emra të cilat kanë përcjellë interesin e shtetit tonë dhe pikërisht në këtë ditë janë
ata njerëz që kanë vendosur që të intervenojnë për ta shpëtuar popullin e Kosovës dhe për ta
ndihmuar shtetin e Kosovës.
Ideja që me lehtësi i vendosni marrëdhëniet strategjike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të
Amerikës me Kosovën në një çështje elektorale, në çështje të lobimit, është panjohuri, zoti
Selmani.
Po dua t’ ju them edhe një gjë tjetër. Në momentin e parë kur është bërë ministër zoti Bedri
Hamza, ministër herën e parë kur është bërë në Qeverinë e parë të tyre, kam caktuar një takim
me të dhe një grup investitorësh zyrtarë amerikanë. I kujtohet zotit Hamza shumë mirë kjo
çështje, se tani rri i qetë, sepse po pret votimin e LDK-së për ta rrëzuar Qeverinë, i qetë rri. Po i
kujtohet zotit Hamza që ai takim është vonuar për një orë dhe gjithsej jemi takuar për 15 minuta,
edhe pse delegacioni ka ardhur nga Nju-Jorku dhe Uashingtoni dhe ka thënë se ka qenë shumë i
zënë me punë të tjera, që me mirësi është pranuar prej ekipit, 45 minuta më vonë, meqë kishim
kohë të lirë, sepse takimi zgjati vetëm 15 minuta, ne e takuam zotin Hamza në një qajtore në
Mitrovicë, tek ura e Mitrovicës.
Ky është respekti për amerikanët për 20 vjetët e fundit, ky është serioziteti me të cilin ne jemi
marrë dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu ku jemi, në gjendjen që jemi. Unë e di që sot për
politikë e retorikë përdorën fjalë të kota për ndihmën edhe për shkëputjen a ikjen e amerikanëve,
po marrëdhënia jonë nuk bazohet në thëniet e njerëzve që përdorin këtu për konsum politik,
çështjet e marrëdhënieve strategjike, e as me dyshimin e zotit Selmanaj, sepse amerikanët janë
këtu.
Ne kemi aleancë shumë të vjetër, shumë më të vjetër se sa që pretendon ta dijë zoti Selmanaj.
Një çështje tjetër me rëndësi për zotin Gashi, të lutem, lexoje shkrimin që ta ka drejtuar vajza e
Nekibe Kelmendit, nuk është keqinterpretim e as keqpërdorim, duhet të keni përgjegjësinë e
njerëzve që kanë votuar, edhe atyre që pa interesin e bërjes së vëllezërve, motrave a të tjerë
ambasadorë për kompromise që i bëni, sepse atëherë kur është bërë president Thaçi, keni marrë
kompromise të jashtëzakonshme. Sot nuk e dimë cila është marrëveshja tjetër e kompromiseve
për ta ndarë Kosovën për të përfituar dhe për të ikur prej përgjegjësisë. (Reagime nga salla)
69
Jo, nuk e kam prishur unë. Ju e keni prishur. Më lejo ta përfundoj tash. Gjuha jote është e
papranueshme, po le ta përfundoj tash. Sikur të isha duke rrejtur, sigurisht që ju nuk kishit
reaguar në këtë formë, zoti Gashi, sigurisht që nuk kishit reaguar nëse është e pavërtetë. Atëherë
merr fjalën kur të vijë rendi.
(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.)
KRYESUESJA: Zoti Abazi, ju lutem, vazhdojeni fjalën, zoti Gashi, ju lutem për qetësi.
ZËVENDËSKRYEMINISTRI HAKI ABAZI: Prishjen e qeverisë e keni nisur me mocion ju,
zoti Gashi, ju e keni nënshkruar mocionin, sepse keni tentuar që ta shantazhoni një qeveri të
suksesshme që ka kryer punë jashtëzakonisht të suksesshme, të gjitha sukseset për dy muaj, ato
që edhe kolegët e tu i përmendën.
Është dita-ditës shumë e vështirë për qytetarët e Kosovës fshehja mbrapa COVID-19, fshehja
prapa marrëdhënieve me Amerikën është e turpshme për njerëzit, të cilët e kuptojnë shumë mirë
se me çfarë rreziku është duke u ballafaquar vendi ynë, populli ynë dhe do të doja të besoja, zoti
Gashi, edhe këtyre këtu të PDK-së, nëse nuk ishit ju pjesë e nënshkrimit të fusnotës, nëse nuk
ishit ju pjesë të nënshkrimit të demarkacionit, nëse ju nuk e bëtë Thaçin president, sigurisht që do
të kisha filluar t’ju besoja që jeni duke e ditur se çfarë po bëni.
KRYESUESJA: Fjala për replikë, deputetit Selmanaj.
DRITON SELMANAJ: Në fakt, unë nuk e di sa minuta më takojnë replikë, sepse 20 herë ma ka
përmendur emrin, po gjithsesi po kështu, zoti Abazi. Në fakt, atë çka po e thua ti, definitivisht po
më bind edhe në atë çka po thotë zoti Gashi që elementi më përçarës brenda Qeverisë jeni ju.
Nëse ju kujtohet, po këtë rol e keni pasur edhe sa kemi qenë pjesë e Shoqërisë Civile, ke pas
investuar goxha shumë në mua që ta prish një rrjet të OJQ-ve, Demokracia në Veprim, përmes
meje, po s’ke mundur dhe tash po bindem që elementi më përçarës në këtë qeveri është ky. Nuk
është shteti, zoti Abazi, lozhë, lozhë e masonëve veç që të thirresh në çdo moment, nuk është
shteti konspiracion.
Në takimin që e kemi pasur në zyrat e OJQ-ve ke investuar maksimumin që unë të bëhem
udhëheqës i Demokracisë në Veprim dhe t’i largojmë organizatat e tjera nga ai rrjet, ti ke qenë ai
që më ke shtyrë, unë s’kam hyrë në atë valle, s’kam hyrë në atë valle, sepse e kam parë
tendencën tuaj. Dhe, tash po e shoh, edhe sot, edhe çdo ditë çka ka ndodhur brenda kësaj
Qeverie, elementi më përçarës brenda Qeverisë është, zoti Kurti. Ndiej keqardhje që ke rënë pre
e këtij personi. Madje, unë mendoj që edhe mungesa e disa ministrave këtu është shkaku i tij,
gjuha e tij e mëparshme në raport me ta.
70
Të jesh i sigurt, gjuha e tij me ministrat dhe me zëvendëskryeministrat e tjerë i ka detyruar ata që
të mos jenë këtu, sepse mund të eskalonte situata edhe në hapa të tjerë.
Të lus, prandaj po them pavarësisht se kjo qeveri mori fund me dëshirën tonë apo jo, është
domosdoshmëri kjo logjikë të marrë fund në Kosovë, se këtu është e rrezikshme për
demokracinë, e sidomos për demokracinë kushtetuese. Njerëz si ky nuk i duhen shtetit, zoti
Kurti, mund të marrë ky një detyrë diku tjetër, jo në krye të vendit, jo i dyti i vendit.
KRYESUESJA: Regjia, fjalën deputetit Arben Gashi, replikë!
ARBEN GASHI: Faleminderit, nënkryetare!
Po më vjen keq se ku ka shkuar gjuha, vërtet po më vjen keq dhe mënyra se si po flet këtu
zëvendëskryeministri, marre duhet t’i vijë.
Para dy ditëve zonjës Nekibe Kelmendi ka 21 vjet që ia kanë vrarë familjen, është marre të
përmendet. Dhe tash po ia them për herë të fundit rreth kësaj çështjeje. Haki, shkarkimi i zonjës
Nekibe Kelmendi dhe dy ministrave të tjerë i ka paraprirë një vendim i Kryesisë së Lidhjes
Demokratike të Kosovës, e cila i tërheq nga Qeveria dhe i emëron tre ministra të tjerë. Në atë
kohë kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, sqaroni me ta edhe me vajzën e zonjës Nekibe Kelmendi
dhe me të gjithë, as nuk kam qenë vendimmarrje në atë kohë as nuk më ka interesuar ajo punë.
Ne e kemi një problem, sot kjo është gjuha që e ka prishur këtë koalicion, kjo është për të ardhur
keq, Haki. Kjo mënyrë e të menduarit e ka prishur këtë koalicionin, të cilin unë kam besuar që do
të funksionojë, për të cilin unë kam dashur të funksionojë, për të cilin jam angazhuar të paktën qe
6 vjet, të paktën 6 vjet unë personalisht kam dashur që LDK-ja t’i prijë këtij koalicioni, populli
ka menduar ndryshe për një diferencë të vogël dhe është vendosur ndryshe.
E kjo mënyrë e të menduarit, Haki, e ka prishur koalicionin, kjo mënyrë e akuzës, Haki, e ka
prishur koalicionin, kjo mënyrë e të folurit, Haki, e ka prishur koalicionin. E më vjen keq që kjo
mënyrë e të menduarit është instaluar në Qeveri, nuk ka qenë ndërmjet grupeve parlamentare,
nuk janë grupet parlamentare që e kanë prishur këtë koalicion, ju në Qeveri e keni prishur, ju në
Qeveri e keni prishur nuk e kemi prishur ne, se sa për ne, nuk ishte prishur ky koalicioni, nuk
ishte prishur ky koalicion. Keni ardhur në këtë pikë, mbane këtë pikë, kjo gjuhë është gjuhë e
cila e ka prishur shpresën në këtë vend, dhe për këtë gjuhë mbani përgjegjësi secili, edhe ti, edhe
unë, edhe kryeministri, gjithsecili...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Fjalën e ka kryeministri Kurti dhe pastaj deputeti Bedri Hamza për replikë.
Kryeministër, fjala për ju, regjia.
71
KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Veç po dua ta sqaroj. Nuk ka as tension, as kundërthënie për
shkak të gjuhës, për shkak të qëndrimeve, se për shkak të gjuhës do të duhej që ish-ministrin
Veliu ta shkarkoja kur më ka quajtur antiamerikan, kjo s’ka ndodhur. As kur e ka quajtur
subjektin tonë me gjithfarë emrash, kjo s’ka ndodhur, për shkak të gjuhës, për shkak të
komunikimit nuk ndodh thyerja.
Çështja është braktisja e reciprocitetit te tarifa. Vetëm ta keni parasysh, para se të ndodhë ideja
për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, mua më ka dërguar letër kryetari Mustafa i LDK-së
kur më ka thënë që kur të kalojë kjo çështja e virusit corona, ne dalim nga Qeveria për shkak të
tarifës, a e kuptoni, pra, po tarifa as çështja e shkarkimit të ministrit nuk është në pyetje.
LDK-ja ka pasur të dalë edhe më herët sikur të mos ishte virusi corona, nuk ka të bëjë me gjuhën
dhe komunikimin, ka të bëjë me qëndrime, e unë nuk jam për ta braktisur reciprocitetin, ky është
thelbi, unë nuk jam për ta braktisur reciprocitetin, sepse kemi garuar te populli me reciprocitet,
është marre t’i thuhet popullit se po braktisim reciprocitetin, duhet rikthyer te populli qoftë me
referendum, qoftë me zgjedhje të reja, nuk është çështje gjuhe, është çështje qëndrimi. Kjo është
e para që duhet ta kuptoni.
E dyta, ne jemi në një fazë emergjente, të cilën edhe e kemi shpallur. Unë porsa kam marrë sot
një letër nga Komisionari i Bashkimit Evropian, Oliver Vahli, i cili është për politikat e
fqinjësisë edhe zgjerimit, edhe ku flet për ndihmën që do t’i japë Kosovës, është një faqe e
gjysmë, nuk po e lexoj krejt, po e lexoj vetëm një paragraf.
“Për sa i përket ndihmës financiare, unë i kam udhëzuar shërbimet e mia”, thotë komisionari i
BE-së që: e para, të shfrytëzojnë deri në 5 milionë euro për nevojat e menjëhershme të
financuara nga asetet e përafrimit me BE-në.
E dyta, fillojnë punën në ripërcaktimin e ndihmës deri në 50 milionë euro nga programet e viteve
2019 dhe 2020, të cilët tani duhet të përdoren për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të
shkarkuar nga kriza, projektet e planifikuara fillimisht si rrjedhojë mund të financohen nga
programi i radhës.
Edhe e treta, t’u japim prioritet urgjent projekteve që tashmë janë në linjën e implementimit që
mund të përmirësojnë likuiditetin dhe mbështetjen ndaj sektorit privat, kjo përfshin kërkesat e
ardhshme për pagesa deri në 13 milionë euro në pagesat e mbështetjes buxhetore përderisa
plotësohen kushtet përkatëse, përveç kësaj ne jemi duke parë projekte të tjera dhe do t’i
përshtatim në përputhje me rrethanat”.
Ky është, pra, lajm shumë i mirë për neve.
72
KRYESUESJA: Fillimisht fjalën për replikë ndaj zëvendëskryeministrit Abazi e ka kërkuar zoti
Bedri Hamza dhe pastaj replikë për kryeministrin, zoti Gashi.
BEDRI HAMZA: A ka mundësi, zonja nënkryetare, të flas si deputet, se nuk kam folur fare.
KRYESUESJA: Si deputet, të lutem, pastaj, zoti Hamza.
BEDRI HAMZA: Pra, Qeveria edhe kur zgjidhet, edhe kur të votohet, besoj që duhet marrë
goxha me qetësi, po edhe momentin e shkarkimit gjithashtu duhet marrë goxha me qetësi.
Është thënë këtu nga zoti Kurti që do ta respektojë opozitën dhe është shumë në rregull të
respektohet opozita, po opozitën duke e fyer nuk është respekt. Sot këtu jemi duke folur edhe për
rend, për ligj, për Kushtetutë dhe gjithçka të shkojë në procedurë me këto dokumente më të larta
të shtetit.
U thirr në emër të popullit, populli nuk i takon veç një partie politike, populli u takon të gjitha
partive politike, edhe deputetët e këtij Kuvendi i përfaqësojnë zgjedhësit tanë, elektoratin tonë.
Po thirremi për kujdes për gjuhën parlamentare dhe pajtohem, mirëpo nuk është kujdes, nuk
është mirë në këtë Kuvend të thirresh e të flasësh për gjak, për luftë, a për çështje të tjera të
ngjashme.
Sa u përket relacioneve të mia me Amerikën, kjo është punë e dijshme, kam punuar aq sa kam
punuar, ata e dinë që e kanë vlerësuar edhe nuk do të hyj në atë.
Por, po shkoj kah fundi për shkak se koha është e shkurtër. Po vërehet që edhe ministri i
Financave, edhe zëvendëskryeministri nuk e njohin Mitrovicën. Në Mitrovicë është investuar,
janë ndërtuar shtëpi në veri të Mitrovicës në kohën e qeverisë të Partisë Demokratike, janë bërë
rrugët edhe për Vidimiriq, edhe në Vinavc, edhe në Gushavc, edhe në Buletin, edhe në Lagjen e
Doktorëve dhe shumë investime të tjera, këto janë fakte, këto janë shifra, këto janë punët që janë
kryer në kohën e Partisë Demokratike. Sa për debate të tjera, sigurish që do të kemi kohë
mundësi të flasim...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Hamza! Regjia, replikë deputetit Arben Gashi.
ARBEN GASHI: Faleminderit, nënkryetare!
I nderuar kryeministër,
73
Gjuha është mjet, me të cilin komunikohet qëndrimi dhe qëndrimi në këtë rast ka qenë i qartë.
Letrën, të cilën po i referoheni zotit Mustafa, është një letër lutëse, ku të thotë që ne kemi hyrë
bashkë për të bërë ndryshimin dhe kur të lutet që ta heqësh tarifën që të vazhdojmë bashkë dhe të
thotë. “Nëse tarifa nuk hiqet, pasi të kalojë kriza me coronavirusin, ne do të dalim nga Qeveria”,
kjo është e vërteta, besoj që e pohuat edhe ju.
Sa i përket qëndrimit për tarifën, më lejo ta përsëris, Lidhja Demokratike e Kosovës, po flas pak
me fjalë popullore, ka kërkuar besë katër javë deri në gjashtë, pra të ka thënë ta heqim tarifën për
katër javë deri në gjashtë, nëse nuk ka lëvizje që të gjitha pengesat tarifore dhe jotarifore të
vendosura nga Serbia, siç po kërkohet nga partnerët ndërkombëtarë, fillojnë dhe të kthehen në
pikën zero, atëherë ne bashkërisht do ta vendosim reciprocitetin gradualisht. Ajo është që të është
kërkuar me mirësjellje dhe mirëkuptim. Ju zoti Kurti, keni vendosur të dilni prej Qeverisë, duke
mos iu përgjigjur kësaj letre, keni vendosur kur dy ditë pas kësaj letre ta shkarkoni ministrin e
Punëve të Brendshme, i cili për nga rëndësia në luftën kundër virusit corona në krejt botën,
institucionet e sigurisë janë më të rëndësishme se institucionet shëndetësore, sepse është izolimi,
sepse ka elemente të tjera, të cilat është dashur të merren dhe ju keni vendosur ta largoni
personin kyç në këtë fushatë kundër coronavirusit, ky është gabim, zoti Kurti, është gabim
strategjik dhe në aspektin e partneritetit, edhe në aspektin njerëzor, po edhe në aspektin politik...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Kryeministri Kurti e ka fjalën, regjia.
KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Le ta qartësoj e saktësoj edhe një herë.
Gjuha e papërshtatshme acaron, po nuk është thelbi kundërthënës. Unë nuk mund të shpreh
mirëkuptim për diçka që është në kundërshtim me programin qeverisës dhe me zotimet para
popullit. Neve nuk na ka votuar asnjë ambasador i huaj, ky populli ynë i vuajtur na ka votuar.
Nëse do të të votojë ndonjë ambasador i huaj, puno në ambasadat e huaja. Nuk mund t’i
përgjigjesh ambasadorit të huaj e t’ia marrësh votat popullit tonë, duhet mbrojtur interesat e tua.
Nëse në fushatë themi reciprocitet në vend të tarifës, nëse në marrëveshjen e koalicionit themi
reciprocitet në vend të tarifës, nëse në programin qeverisës themi reciprocitet në vend të tarifës,
nuk mund të qohesh një ditë në mëngjes e ta ndërrosh këtë punë. Unë jam kryeministër i
përgjegjshëm, mund të më lutesh sa të duash, po unë nuk e ndërroj, mund të ndërrohem unë,
kurrfarë problemi s’ka, nuk jam me çdo kusht unë kryeministër.
Pra, nuk humb unë gjë pse largohem nga ajo karrige, unë mendoj që humb populli dhe për shkak
të gjendjes dhe programit tonë e pritjeve të tyre. Jo, unë, se po duket këtu si një farë lloj
hakmarrjeje tash që e shkarkova, jo nuk humb unë asgjë, populli humb dhe do ta shihni.
74
Nuk po dua ta përmend një fakt që nuk është i rëndësishëm për shkarkimin, po Ministria e
Punëve të Brendshme deri kur është shkarkuar ish-ministri veç një mbledhje e ka mbajtur për
coronavirusin. T’i s’ke pasur gjendje të jashtëzakonshme në ministrinë tënde, kur policët
punonin me nga tetë orë orar të zakonshëm e në ndërkohë të deklarosh po për ta shpallur
gjendjen e jashtëzakonshme në krejt vendin, pikërisht disa orë pas tentim puçit të presidentit, nuk
bën bre, deputet Gashi ashtu. O le të thonë çka të donë për mua, le të thonë çka donë për familjen
time, le të thonë çka donë për Lëvizjen tonë, ama nuk mund atë ta bëjnë, nuk mundet, sepse është
kontekst ku gjërat janë në ‘tetik’, është moment historik, ajo mbledhje ka qenë moment historik,
ai ka ardhur me bindje se do të kryejë punë aty.
Bile, edhe atë tavolinën eliptike e kishin nxjerrë si të barabartë edhe kishte ardhur me dosje për të
kryer punë përnjëherë edhe të marrë pushtetin se veç aty i ka mendtë, unë ta lëshoj pushtetin, unë
e lëshoj, s’kam qenë në pushtet 23 vjet, kesh 50 ditë, shkoj tash në opozitë, a e kupton, nuk është
thelbi ky. Thelbi pse unë sot jam i lumtur është se u parandalua shpallja e gjendjes së
jashtëzakonshme, nuk e di për sa, po unë po të tregoj që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme
s’ka të bëjë fare me coronavirusin, është moment historik ky.
Me këtë kryeministër nuk ka as shkëmbim territorial, nuk ka as shpallje të gjendjes së
jashtëzakonshme, pa u krijuar gjendje e jashtëzakonshme. Se gjendja e jashtëzakonshme është
dorëzim, kur nuk të funksionon FSK-ja, kur nuk të funksionon Policia, kur nuk të funksionojnë
ministritë nga gjendja e dëshpërimit, ti e shpall gjendjen e jashtëzakonshme, e jo si preventivë.
Nuk është kjo si preventivë që t’i duhet të parandalosh diçka, jo, i kemi 19 të infektuar, duhet ta
shpallim gjendjen e jashtëzakonshme.
Kjo është sikur në film, ku duhej gjetur ata të cilët pretendohet në mënyrë telepatike që do të
kryejnë krim, prandaj le ta parandalojmë një gjë të tillë, është çmenduri, ajo është totalitarizmi,
më 19 të infektuar, asnjë në rrezik jete, njëri me masë të oksigjenit pa respirator, e të duash ta
shpallësh gjendjen të jashtëzakonshme, është çmenduri. Prandaj, unë veç në atë moment kam
thënë stop. Mua më thuaj gjithë ditën e natën çka të duash, unë kam mbrojtur institucionin e
qeverisë e të kryeministrit, kam mbrojtur demokracinë dhe Republikën me diçka që ishte e qartë
se kishte marrë pikën e moskthimit. Ne ishim në krizë, po ai ishte pika e moskthimit dhe u bë
shumë mirë që nuk u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Unë jam i bindur që do të kishte keqpërdorim të FSK-së, i bindur jam, i bindur jam edhe shyqyr
që e kemi ndalur.
KRYESUESJA: Jo, nuk ke të drejtë, sepse ti ishe replikë më parë, se e dini zoti Gashi që nuk
keni të drejtë. Fjala është për ministrin e Mbrojtjes, zotin Anton Quni, s’ka të drejtë me
Rregullore.
75
MINISTRI ANTON QUNI: Arben, po e kryej edhe për ty.
Faleminderit!
Nuk e di si ministër sa është minutazha ime. Faleminderit!
Duhet shkëputur disa ngjarje, disa momente që të krijoj një mozaik për të gjitha këto zhvillime.
Po do të ndërlidhem në qëndrime dhe vlerësimin e kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me masat
që i ka ndërmarrë për ministrin e Punëve të Brendshme, zotit Agim Veliu, për shkak se nuk ka
qenë në konsistencë dhe në vijë me qëndrimet e kryeministrit dhe të Qeverisë në lidhje me
gjendjen a duhet të jetë gjendje emergjente apo e jashtëzakonshme.
Ndoshta, do t’ju mërzis me disa çështje. Unë në moshën 14-vjeçare e kam veshur uniformën dhe
për tetë vjet jam zgjuar në orën 5:00 të mëngjesit, kam kryer stërvitjet e mëngjesit, revistën e
mëngjesit, aktivitete ditore e tjera e tjera dhe nga ish-Armata Jugosllave është kërkuar që të
krijohet një standard për të gjithë kadetët, për të gjithë ushtarët që të jemi sa më uniformë, aty ka
pasur edhe ideologji, por kur është krijuar kriza e brendshme në ish-Jugosllavi, çdo kadet, çdo
oficer e ka ditur se ku e ka vendin e vet, eprorët ushtarakë sllovenë iu bashkëngjitën kauzës
sllovene që ta gëzojnë shtetin e lirë të pavarur, të njëjtën e bënë edhe kroatët, kombet e tjera, të
njëjtën e bëmë edhe ne shqiptarët.
Përkundër asaj që për tetë vjet ne ishim të nënshtruar një presioni sistematik që, edhe pse në
uniformë, ne prapëseprapë si individë i kishim qëndrimet tona, kishim një kulturë tonën, një
traditë tonën, një arsimim tonin, një gjen tonin dhe çdo njeri e dinte ku e ka vendin, kështu që
shqiptarët për fat të mirë u distancuan nga ajo ideologji dhe ishin në shërbim të kauzës
kombëtare. Pse e thashë këtë?
A është e pamundshme një qeveri që në përbërjen e vetë ka parti të ndryshme, me ideologji të
ndryshme, me kultura të ndryshme, me praktika rutina e tjera të ndryshme të krijojë një
uniformitet, është e pamundur.
Po si menaxhohet kjo situatë, varet nga lideri, varet nga kryeministri.
Kryeministri duhet të jetë menaxher aq i mirë, me gjithë ato presione të marrë vendime, të cilat
janë në të mirën e qytetarëve dhe të mirën e shtetit. Këtu u ngritën disa tema, a ka komplote, a ka
konspiracione, a është ndonjë arsye tjetër. Po, ka, ka edhe komplote, ka konspiracione, ka
aktivitete, veprime të shërbimeve të ndryshme e tjera e tjera. Po të gjitha këto një kryeministër
duhet t’i ketë parasysh dhe nuk duhet të bjerë në grackë.
Pasi ne e patëm një mbledhje në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, edhe unë kam mundur të isha
një ndër ata që do të intervistohem nga gazetarët dhe të më pyetnin a jeni ju për gjendjen e
jashtëzakonshme. Tani unë do të isha në një siklet shumë të madh, a jemi në vijë, a duhet të jem
në vijë me kryetarin e partisë time, i cili ka deklaruar që duhet ta mendojmë edhe ndërmarrjen e
76
masave në situatë të jashtëzakonshme, apo duhet të jem në vijë me kryeministrin, i cili thotë që
nuk ka nevojë për situatë të jashtëzakonshme, mjafton situata emergjente.
Zoti Agim Veliu tani është bazuar në ekspertizën e profesionistëve nga policia apo është bazuar
në qëndrimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike, zotit Isa Mustafa, nuk e di çka ka marrë për
bazë, nuk e kam pyetur, po në të njëjtin situatë kam mundur të jemë edhe unë. Edhe të jeni të
bindur se unë do jepja një vlerësim edhe si profesionist, po edhe në vijë me partinë, po edhe me
qëndrimin e kryeministrit se a do të duhej të ishim apo ta përshkallëzonim situatën nga
emergjenca në situatë të jashtëzakonshme. Ndoshta kryeministrit nuk do t’i pëlqente qëndrimi
im, edhe unë do të shkarkohesha nga detyra si ministër i Mbrojtjes.
Pse i thashë të gjitha këto, duhet kuptuar se brenda një Qeverie nuk mund të arrihet një qëndrim
uniform, as brenda një familje nuk ka qëndrim uniform dhe ne duhet kuptuar me njëri-tjetrin që
mund të kemi qëndrime të ndryshme.
Nëse ka qëndrime të ndryshme dhe prapë organizimi funksionon, është Lidhja Demokratike e
Kosovës. Nëse ka qëndrime uniforme, janë Vetëvendosja, PDK-ja, Aleanca dhe partitë e tjera.
Tani cila është vlerë? Unë mendoj se vlerë është kultura që e praktikon Lidhja Demokratike e
Kosovës.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës tolerohen mendime të ndryshme, vlerësime të ndryshme,
qëndrime të ndryshme, por në fund brenda kulturës demokratike të arrihet një konsensus i
përbashkët dhe mbrapa atij dhe ato që nuk pajtohen t’i bashkëngjiten shumicës të atyre që e kanë
shprehur mendimin e vet. Unë kisha kërkuar që edhe partitë e tjera ta kenë këtë vlerë, është mirë.
Zoti kryeministër,
Tani më duhet t’i bëj publike disa gjëra që unë nuk e kam menduar që do të vijë ky moment që
opinioni të jetë i njoftuar edhe për disa prapaskena që kanë ndodhur.
Ju e dini që brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë një grup i fuqishëm që kanë
investuar tërë energjinë e tyre që të arrihet ky koalicion. Po ashtu ka qenë një grup i fuqishëm që
e kanë rezistuar këtë koalicion, është shumë normale. Ne të gjithë jemi shqiptarë, janë lidhjet
farefisnore, janë lidhjet e interesit, janë lidhje ideologjike e tjera, çdo gjë është e natyrshme.
Në mesin e atyre që kemi punuar fuqishëm për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje kam qenë
edhe unë. Unë kam qenë i autorizuar në emër të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që
të bisedoj me ju, kam marrë guximin edhe kam ardhur në selinë tuaj edhe për një orë...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Regjia, ju lutem...!
77
ANTON QUNI: Ju kisha lutur të mos jemi peng i disa rregullave të brendshme që i kemi, sepse
mendoj që është shumë me arsye të jemi të lirë të bisedojmë mes veti.
Edhe unë ju kam takuar juve. Kam kërkuar pasi ju kam dëgjuar se ne na pret një punë, na pret një
luftë kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, për përmirësimin e imazhit të Kosovës sa
më shpejt, për integrime euro-atlantike, e tjera, e tjera, unë jam pajtuar me ju. Edhe ju kam
garantuar që më keni në krahun e djathtë dhe shpinën nuk keni nevojë ta ruani nga unë dhe nga
kolegët e mi, do të luftojmë shumë ashpër, do të luftojmë kundër të gjithë atyre kriminelëve e
banditëve që e kanë katandisur Kosovën, që ia kanë humbur shpresat rinisë, që kanë dëshpëruar
baballarët tanë, u pajtuam. Por, duhet të paguajmë një çmim apo si është ajo legjenda për Kalanë
e Rozafës që ditën ndërtohej, e natën shembej, do të duhej një kurban.
Unë ju kërkova kur është në pyetje kauza e madhe për shtetin tonë, për kombin tonë, edhe
Glauku, i cili atëherë ishte i emëruar si kryetar i Parlamentit të Kosovës, duhej të tërhiqej. Edhe
ju mirë e menaxhuat këtë situatë, Glauku u bë kurban për një kauzë mandatore, edhe kjo është
një vlerë, një vlerë që ju e ndërtuat, është një vlerë jona.
U ndërtua koalicioni, por në atë partneritetin tonë ishte një marrëveshje, një marrëveshje e
shkruar. A. Kola e thotë, e ka një teori të tij që thotë pse ne shqiptarët filluam vonë të shkruajmë?
Sepse fjala kishte peshë më të madhe se sa shkrimi. Unë e di se ju e kishit një marrëveshje me
kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, krahas kësaj marrëveshjeje gojore, ju e kishit dhe një
marrëveshje, që nëse ndonjë nga ministrat e Kabinetit të Qeverisë nuk do të jetë në nivelin e
detyrës, ju do e diskutoni së bashku dhe do të ndërmerrni masa dhe këtu është problemi.
Unë jua dhashë gjithë besimin dhe nuk e kuptoj se e ndërmorët atë hap pa e diskutuar me
kryetarin tonë, në mënyrë të njëanshme ju vendosët për shkarkimin e zotit Agim Veliu nga
ministri i Punëve të Brendshme, pa u konsultuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Tani ngriten shumë teori. A e bëtë me qëllim që të krijohet kjo situatë, që ju të tërhiqeni duke ia
lënë ‘kilen’ Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse nuk e keni guximin të ballafaqoheni me
temat e mëdha, ju i keni parë vështirësitë se si kryeministër duhet t’i menaxhoni, që tani janë në
shpërputhje me ato qëndrime sa ju ishit si kryetar i VV-së, kur ishit elektorat i lirë, kur je në
opozitë e ke komoditetin të deklarosh, të premtosh dëshira që mund t’i plotësojë vetëm
babadimri, kush beson edhe në babadimër. Kurse tani, kur e keni prekur realitetin, kuptohet se ju
nuk jeni në gjendje t’i menaxhoni situatat që janë të prekshme, në të cilat qytetarët do t’i gëzojnë
benificionet.
Tani kemi ardhur në një situatë kur edhe ne që ishim shumë përkrahës të ndërtimit të këtij
koalicioni, ju me atë akt na keni bërë hendikep, na keni prangosur, na i keni lidhur duart.
78
Dhe, unë nuk di çka të kërkoj nga deputetët, të votojnë apo të mos e votojnë mocionin për
rrëzimin e Qeverisë. Por unë ende e kam një shpresë.
Ju e kishit një ofertë apo një mundësi nga kryetari i Lidhjes Demokratike, zoti Isa Mustafa, nuk e
di sa e keni marrë atë çështje në konsideratë. Ai ju kërkoi që ta rishikoni vendimin, ta riktheni
zotin Agim Veliu në detyrë, ta tërhiqni taksën dhe t’i kërkoni falje Lidhjes Demokratike të
Kosovës.
Po drejtohem me emër, se të konsideroj shumë të afërt. Albin, është një ofertë që duhet ta kesh
në konsideratë, është një mundësi shumë e mirë.
Unë do ta bëj të pamundurën, nëse ju i rishikoni këto vendime, pasi të merret pauza prej një ore,
unë me urgjencë dua ta takoj kryetarin Isa Musafa, me urgjencë do të bisedoj me të gjithë
deputetët që ta tërheqin mocionin, nëse ju e riktheni zotin Agim Veliu në detyrën e tij dhe nëse ju
reflektoni në lidhje me taksën, e cila është kusht nga tërë komuniteti ndërkombëtar.
Tani dua të bëj publike edhe një gjë, për të cilën unë jam betuar që nuk do ta bëj publike, po ja
situata e krijon edhe një gjë të tillë. Unë shumë kam besim në partnerët strategjikë që ishin
krahas me ne para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Në një situatë gjatë luftës disa ushtarakë
edhen në njësinë time dhe deklaruan kështu: “Ne jemi këtu pa dijen e NATO-s dhe është shërbim
yni, i kombit tonë për kauzën tuaj kombëtare. Aviacioni ynë luftarak nga ky moment është për
shërbimet tuaja, urdhëroni, ku keni dëshirë të godasim”. Nuk do të tregoj se nga cili shtet ishin,
por ato kryen veprime që e determinuan fitoren tonë. Po të njëjtit sot kërkojnë të njëjtën gjë, të
njëjtin besim, keni besim në ne, sepse ne jemi së bashku me ju për kauzën tuaj për shtetformim,
për Kosovë të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara, të jetë me Bashkimin Evropian, të jetë
faktor shumë shpejt për paqe dhe siguri në regjion. Unë jam më se i bindur, zoti Albin, që këto
informata i keni edhe ju dhe nuk e di pse ende shfaqni dilema se cila është rruga jonë.
Përfundimisht, ju kërkoj, unë po e marr përsipër që të bisedoj edhe me deputetët, edhe me
kryetarin tim brenda kësaj një ore t’i keni në konsideratë të gjitha këto kërkesa që i ka
parashtruar kryetari, të gjitha këto vërejtjet që i ka Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të
Kosovës dhe jem më se i bindur që ne do ta gjejmë gjuhën e përbashkët.
Juve ju kam thënë që ju jeni të identifikuar si njeri, mbrapa të cilit ne do të shkojmë për ta luftuar
krimin, për ta luftuar korrupsionin, për ta luftuar krimin e organizuar, për ta fuqizuar shtetin,
ende e kam këtë shpresë, por nga ky moment e tutje çdo gjë varet nga ju. Ju e dini se ka shumë
investime që pa marrë parasysh çka do të ndodhë nesër, pasnesër, Lidhja Demokratike të
faktorizohet që t’i humbë forca politike, unë po shpresoj se ju nuk do ta humbni këtë mundësi që
ta keni në krahun e djathtë një formacion shumë të fuqishëm politik që ka kaluar nëpër teste të
ndryshme para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës.
79
Nëse ju e humbin Lidhje Demokratike të Kosovës si aleat besnik, nuk e di cila do të jetë e
ardhmja, e do të krijoni aleancë, cila do të perspektiva e qytetarëve, por neve nuk po na lejoni një
mundësi tjetër përveç se të shprehim një mosbesim ndaj kësaj Qeverie. Faleminderit!
(Duartrokitje)
KRYESUESJA: Ju faleminderit, zoti Quni, për hir të korrektësisë dhe atyre që po na përgjigjen,
një njoftim procedural. Duhet të tërhiqen nënshkrimet e 42 deputetëve, pra përfshirë edhe atyre
të AAK-së, Nismës, AKR-së e të tjerëve, në mënyrë që të mos hidhet mocioni në votim.
Shkojmë në pauzë një orë, takohemi pas një ore.
* * *
80
Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës
Mbledhjen e drejton kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Sadriu
KRYETARJA: Të nderuar deputetë,
Ju lus t’i zini vendet që ta dimë në qoftë se kemi kuorum të mjaftueshëm për të vazhduar
seancën. Faleminderit!
Të nderuar deputetë, tani nga Lëvizja Vetëvendosje si deputet e ka kërkuar fjalën zoti Rexhep
Selimi. A është dezinfektuar foltorja edhe një herë? Po!
REXHEP SELIMI: Faleminderit, zonja kryetare!
Të nderuar deputetë,
Pas kësaj pauze unë po ndjej obligim edhe ndaj kolegëve deputetë, edhe ndaj opinionit në respekt
gjithsesi të ministrit Quni, t’i përgjigjemi ofertës, nëse mund ta quajmë ofertë ose thirrjes së tij
për të dalë nga kriza.
E çmojmë shumë, pra vullnetin dhe e vlerësojmë si të tillë, po ashtu e çmojmë edhe vullnetin e
zotit Quni për të vazhduar si pjesë e Qeverisë Kurti, Lëvizje Vetëvendosje - LDK. Gjatë pauzës
ne si grup parlamentar ishim duke menduar, sepse neve na u drejtua qoftë si subjekt politik, para
së gjithash, por qoftë edhe si grup parlamentar që të reflektojmë dhe me konsideratën për këtë ne
ishim duke diskutuar kur para se të përgjigjemi ne, zoti Quni mori një përgjigje nga vetë zoti
Veliu në media, i cili deklaroi se, po citoj: “Anton Quni nuk ka pasur autorizim të thotë diçka të
tillë dhe ky nuk është qëndrim i LDK-së. Nuk ka kthim prapa, mocioni duhet të votohet. Nuk
është problem ministri i Punëve të Brendshme këtu”, thotë ai, “problemet janë më të thella, sot
është vërtetuar që me Albin Kurtin LDK-ja nuk mund ta qeverisë vendin”.
Pra, para se t’i përgjigjemi ne zotit Quni në iniciativën e tij shumë të respektuar, iu përgjigj vetë
zoti Veliu, i cili deklaroi që zoti Quni nuk paska autorizim të flasë në emër të LDK-së. Pra, nëse
doni vërtet t’i hapni rrugë kësaj apo këtij diskutimi, atëherë kemi veç një shans jo duke kërkuar
që brenda pauzës të së njëjtës seancë ta gjejmë një zgjidhje kaq delikate, kaq të rëndësishme dhe
kaq të madhe, por nëse doni zgjidhje apo t’i hyjmë kësaj rrugëzgjidhjeje, atëherë kemi veç një
shans të votoni kundër mocionin e mosbesimit.
KRYETARJA: Ministri Anton Quni e ka fjalën.
MINISTRI ANTON QUNI: Faleminderit, zoti Selimi! Unë ashtu edhe siç e theksova, do të thotë
kur ju drejtova juve, nuk thashë që unë kam autorizime dhe është e natyrshme që të ketë edhe
brenda LDK-së dhe Kryesisë së LDK-së qëndrime të ndryshme në lidhje me këtë temë, por unë e
mora një rrezik përsipër. Do të thotë, duke pasur parasysh situatën, thirrjet e qytetarëve me
rrezikun që po përballemi, unë jam në gjendje përkundër asaj që ka personalitete të LDK-së që
shprehin rezerva për vazhdimin e koalicionit, unë personalisht e marr përsipër, nëse ka nevojë
81
edhe të gjunjëzohem para deputetëve, kryetarit, Kryesisë dhe strukturave të Lidhjes Demokratike
të Kosovës që të tregojmë gjenerozitet në lidhje me situatën. Të njëjtën gjë e kërkoj edhe nga ju.
Unë do ta bëj të pamundurën që të vazhdojë koalicioni, por të njëjtën gjë e kërkoj edhe nga ju.
Faleminderit!
KRYETARJA: Urdhëro, kundër-replikë një minutë, zoti Rexhep Selimi!
REXHEP SELIMI: Ne prapë shprehim vlerësimin për angazhimin tuaj, pavarësisht mundësive
brenda subjektit politik. Cilido nga personalitetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës të ishte
përgjigjur ose të kishte bërë një diskutim të tillë publik, ne do ta kishim marrë ashtu siç thua ti,
por foli pikërisht ai për të cilin ti u kujdese që të kthehet në Qeveri. Pra, ti kërkove që njëra nga
kushtet është që të kthehet Agim Veliu në Qeveri, e pikërisht Agim Veliu nuk do të kthehet në
qeveri, i cili njëkohësisht shpreh edhe mospajtimin me këtë. Pra, edhe një herë them, nëse doni
t’i hapni rrugë kësaj, atëherë kemi një mundësi tani që ta votoni kundër mocionin e mosbesimit,
përndryshe nëse kjo po vazhdon me këtë formë, atëherë ne e morëm vetëm si vullnet tëndin të
mirë në kufijtë e të pamundshmes për momentin në aspektin politik.
KRYETARJA: Edhe një herë, ministri Anton Quni e ka fjalën.
MINISTRI ANTON QUNI: Zoti Selimi, ne që të dy vijmë nga fusha ushtarake dhe shumë shkurt
merremi vesh mes vete, nuk ka nevojë shumë të elaborojmë. Ju kryejeni punën tuaj, tjetrën
lërmani mua. Faleminderit!
KRYETARJA: Deputeti Arben Gashi!
ARBEN GASHI: Faleminderit, zonja kryetare!
Është e vërtetë që zoti Quni e pati si ide personale, të cilën e deklaroi edhe vetë, por këtu tash e
kemi një refuzim zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje, më vjen keq që jemi në këtë situatë,
vazhdojmë tutje, në fund deputetët vendosin me votë. Faleminderit!
KRYETARJA: Replikë Rexhep Selimi!
REXHEP SELIMI: Zoti Gashi, as zyrtar dhe as jozyrtar, as refuzim e as pohim nuk paraqita
këtu, unë thjesht paraqita një fakt që me respektin për iniciativën edhe për dëshirën e zotit Quni
kishim një përgjigje publike. Pra, ishte refuzim apo pohim unë vetëm citova deklaratën e njërit
nga zyrtarët tuaj. Atëherë, nëse është refuzim, është pikërisht refuzim nga zoti Veliu, i cili në
radhë të parë e refuzon një ofertë të tillë dhe në radhë të dytë si zyrtar i LDK-së thotë që zoti
Quni nuk e përfaqëson qëndrimin e LDK-së.
Tash më thoni a më LDK është zoti Quni, a zoti Veliu?!
82
KRYETARJA: Kundër-replikë Arben Gashi.
ARBEN GASHI: Zoti Selimi, për ty dhe për të gjithë këtu në emër të LDK-së flas unë. Për të
gjithë këtu në këtë sallë unë jam i vetmi i autorizuar për të folur në emër të LDK-së, deputetët e
tjerë flasin si deputetë. Vjosa është kryetare e Kuvendit, është përtej LDK-së, pra është e
zgjedhur prej koalicionit, në emër të LDK-së flas unë. Më vjen keq që jemi në këtë situatë, unë
nuk kuptova qëndrimin tuaj, ajo çka thatë ju në mënyrë eksplicite është që duhet të deklarohemi
me votë në fund dhe në këtë mënyrë do të veprojmë me votë në fund. Faleminderit!
KRYETARJA: Fjalën e ka deputeti Fikrim Damka në qoftë se është këtu, nuk është. Atëherë,
deputeti Gazmend Gjyshinca!
GAZMEND GJYSHINCA: Faleminderit, e nderuar zonja kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani!
I nderuar Kryeministër i Republikës, zoti Albin Kurti!
Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,
Tash pasi mori rezultat përfundimtar edhe mundësia e fundit që të vazhdojmë të jemi bashkë, më
lejoni që ta kthej debatin në esencën e tij, pra aty ku u ndërpre pak para pauzës. Zoti Selmanaj, i
cili nuk zgjodhi të qëndrojë në seancën e sotme, më herët i akuzoi aktivistët tanë kinse për
ofendime. Jo, mor jo, dua t’i them deputetit në fjalë me veprimet e fundit politike tuaja ju nuk
jeni të denjë as për fyerjet tona.
Të dashur qytetarë të Republikës, që dinjitetshëm qëndroni nëpër shtëpitë tuaja për një republikë
qytetare, është pikërisht në kohë krizash kur ne kuptojmë më së miri rëndësinë e organizimit
shoqëror të quajtur “shtet” ose thënë më mirë traditës shtetërore ose të kundërtën e tij, pra
mungesën e tij. Është në kohë krizash ku ne kuptojmë më së miri se si mungesa e vetëdijes
shtetërore dhe e devotshmërisë ndaj shtetit, pra korrupsioni, nepotizmi, servilizmi, klientelizmi,
pangopësia 20-vjeçare të lë me një numër të mjerë shtretërish, respiratorë në spitalet e tua. Pra, të
lë pa fond rezervë, pa maska mbrojtëse, me sistem të shkatërruar shëndetësie në mëshirë të fatit
dhe pa trohë fuqie.
Të nderuar dhe shumë të dashur qytetarë të Republikës,
Po jetojmë sot një ditë kur fjalët e shumta nuk kanë më kuptim, mungesa e dinjitetit njerëzor në
njërën anë e papërgjegjshmëria kulmore politike, në anën tjetër, karshi qytetarëve, jetës dhe
shëndetit të tyre po na shfaqet katërcipërisht. Sikur asnjëherë më parë e sikur askund tjetër në
botë regjimi i vjetër është ribashkuar në një aleancë të re për ta përbaltur vullnetin qytetar të
burrave dhe grave të lira të Republikës së Kosovës, vullnet ky që qe kryefjala e rezultatit të
zgjedhjeve të 6 tetorit.
Atëbotë qytetarët tanë i dhanë dorë ndryshimit të shumëpritur në shtetin tonë, i cili si pasojë e
degradimit kulmor në të qeverisur nga këta që sot e kanë rigjetur njëri-tjetrin, edhe një herë po
83
zhbëhej në të dy dimensionet e tij kryesore. Nga jashtë dështimet e njëpasnjëshme për t’u
anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, ideja e presidentit Thaçi për shkëmbim territorial dhe
lajmet për çnjohjen e pavarësisë sonë e kishin cenuar thellësisht subjektivitetin ndërkombëtar të
Republikës sonë dhe nga brenda keqpërdorimet e shfrenuara të parasë publike, punësimet
nepotiste që patën kulmuar me skandalin e punësimit të të afërme dhe familjarëve të PAN-it në
Postën dhe Telekomin e Kosovës, e duke mos e harruar këtu edhe kohën e mëhershme gjatë këtij
20-vjeçari ku Lidhja Demokratike ishte në pushtet.
Pra, duke ardhur në një situatë e duke e gjunjëzuar kështu strukturën shtetërore dhe moralin
patriotik të shoqërisë tonë deri në një nivel rekord mosbesimi dhe apatie qytetare ndaj të gjitha
institucioneve publike, në veçanti apatinë ndër të rinjtë e Kosovës. Ndër të rinjtë, të cilëve rrugën
më të mirë që ua shtruat edhe ua asfaltuat si pushtet 20-vjeçar ishte rruga e ikjes nga Kosova.
Të nderuar qytetarë, po gjendja me pandeminë është rënduar e po rëndohet për çdo ditë në çdo
vend të botës, por nuk jemi të pashpresë, nuk jemi të pashpresë as kur kësaj pandemie i shtohet
edhe kjo dramë politike nga ata që na rrënuan që 20 vjet.
Ne nuk jemi të pashpresë se nuk na lë vendosmëria për të mos u dorëzuar që rrjedh nga dinjiteti
ynë. Nuk na lë guximi për të vepruar, i cili na buron nga besimi ynë, nuk na lë vetëdija për ta
shpëtuar shtetin e shoqërinë nga shpërbërja përfundimtare prej krimit dhe nepotizimit. Vetëdije
që rrjedh nga respekti ndaj të parëve e nga dashuria për fëmijët tanë. Andaj, sot këtu në këto ditë
të vështira e në këtë orë të ligë politike, ku tashmë janë qartësuar rrugët e qëndrimet e çdonjërit
prej nesh, me besim e përkushtim qytetar për atdheun tonë, Kosovën, duhet që bashkërisht ta
zgjedhim përpjekjen përballë dorëzimit, shpëtimin e shtetit e të shoqërisë përballë shpërbërjes e
të ikjes. E, për këtë, e për të ardhmen tonë si popull sot si kurrë më parë është jetike që përballë
këtyre dy sulmeve, në njërën anë nga Lidhja Demokratike dhe, në anën tjetër nga PAN-i, të
rreshtohemi e të jemi mbështetës të pashoq të një Lëvizjeje dhe një lideri politik që janë
materializimi më korrekt i vetëdijes politike shtetërore, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.
Për fund, PDK, LDK, AAK, Nisma, AKR, Lista sërpska, 6+, Thaçi, Vuçiqi të gjithë, dreqi e i
biri, bëhuni bashkë se ju presim në mejdanin e demokracisë, aty ku qytetarët do t’jua japin
gjykimin përfundimtar. Pra, sot rrugët janë të qarta, qëndrimet janë të qarta, shihemi në finale.
KRYETARJA: Deputeti Damka e ka fjalën.
FIKRIM DAMKA: Sayın Başbakan, Sayın Bakanlar, Vekiller, değerli Kosova halkı,
Bugün Kosova ve dünya COVID-19 virüsü ile savaşırken, biz ise hükümete güven oylaması ile
toplanmış bulunmaktayız.
Burada toplanmamızın sebebi 44 imzanın yasal ve Anayasa hakkı olmasından dolayıdır.
84
Dün akşam başkanlıkta biz sadece prosedürü onayladık, bu konuda da Anayasaya karşı olmamızı
kimse beklemesin, bugün ise sanki toplanmamızın suçlusu biziz gibi ortaya atılması çok
yanlıştır.
44 imza ile Meclis otomatik olarak toplanır, bilmeyenler var ise yasalara ve Anayasaya baksın,
bizler sadece Meclisin hangi salonda olmasına karar verdik.
İlk önce virüs ile savaşan sağlık çalışanlarımızı alkışlıyor, virüsten hasta olanlara acil şifalar
diliyorum.
Bugün halkımıza yardım sunmanın yollarını ve virüs ile savaşmanın tartışmasını yapmamız
gerekirken, Vetevendosye ve LDK kavgasını izliyoruz.
Bugün bütün bu olanların sorumlusu sizlersiniz, asla ama asla topluluklar bizler değiliz.
Kosova Meclisi tarhi boyunca bu çatı altında sürekli olarak yapıcı rol üstlenen bizler
olmuşuzdur. Hiçbir zaman yıkıcı olmadık, olmayız da.
Kamuyona da bizler suçlusu gibi lanse etmeye kalkmayın.
Bizler bu hükümetin kurulması için karşılıksız destek verdik ve bizler sayesinde 64 coğunluğu
sağladınız ve asla hiçbir baskıya maruz kalmadan destek verdik, çünkü yeni bir Başbakana ve
yeni bir Hükümete inandık.
Bütçeyi destekledik, topluluklara zar zor 600.000 euro bütçe sağlanmasını başardık.
Bu 50 gün içerisinde çok mu koordineli çalıştık, hayır çalışmadık.
Biz destek verdiğimizde kimse bizi alkışlamadı, ama şimdi sanki bu hükümetin düşmesinin
sorumlusu bizlermişiz gibi algı yaratmaya kalkışılması kabul edilemezdir.
Medyada telefon numaralarımızı yayınlayarak, kirli siyasete alet olanları kınıyorum. Mesajları
gönderenlere cevabım şudur: Eğer bu hükümet bizim oylar ile ayakta kalacak ise desteklemeye
devam edeceğiz.
Ama kendimizi kandırmayalım.
Büyük ortak olan LDK hükümette kalmak istemiyor ise biz zorla tutamayız.
Aranızdaki hesapalaşmaları aranızda halledin, bizleri bu savaşınıza dahil etmeyin.
85
Sizler de bizler de halkın büyük sorumluluğunu taşımaktayız.
Bizler halkımıza cevap veririz, ama sizlerin yanlış kararlarınız bizleri de fazlasıyla olumsuz
etkilemektedir.
Biz burda yaptıklarımız ile varız,halkımızın destekleri ile burdayız, bir günlük siyaset ile
halkımızı temsil etmedik, etmeyiz de. Halkımızın çıkarları için her zaman mücadele ettik,
etmeye de devam edeceğiz.
Sizden ricam eskilerde olanları eskide bırakın,daha dün aynı konuda anlaşırken şimdi de düşman
olmayınız,çünkü Kosova’yı zor günler bekliyor,hem virüs ile mücadelede, hem ekonomide, hem
de Sırbistan ile dialogda.
Gelecekte sizlerin ve bizlerin ortak düşüncelerde buluşmamız şart olacaktır.
Siz bugün düşman yarın çıkarlarınız için bir olabilirsiniz, ama biz her adımda toplumumuzu
düşünmek zorundayız.
Tüm bu yaşananların ışığında, bugün hükümetin düşürülmesi için oyum çekimser olacaktır.
Halkın ortak çıkarları için bir olalım.
Bu virüs bitinceye dek halkımıza mesajım Evde Kalın. Teşekkür ederim!
KRYETARJA: Më falni, ministrja Emilija Rexhepi e ka kërkuar fjalën.
MINISTARKA EMILIJA REDŽEPI: Uvažena predsednice parlamenta,
Poštovani premijeru,
Kolege ministri,
Poslanici,
Poštovani građani naše države.
Iako mi je žao što danas u ovim teškim vremenima sa kojima se suočava celokupno naše
stanovništvo koje se bori da sačuva svoj život od corona virusa gde nam je zdravstvena situacija
sve teža i teža svakog dana sa povećanjem broja infektiranih ljudi, virus ubija svakog od nas.
On gospodo ne razume iz koje smo političke partije ili zajednice. Žao što vi poštovani građani
što danas morate da gledate i slušate sve nas u ovoj sali, recite mi molim Vas gde nas vodi
gospodo kolege poslanici ovakav sukob, kako mislimo da kao država idemo napred u ovako
teškoj situaciji, kakvu poruku dajemo našim građanima sa ovakvim govorom mžnje i vređanjem.
Poštovani građani bošnjačke nacionalne zajednice, vi znate da sam zajedno sa vama i sa vašom
86
podrškom bila u tri mandata vaš zastupnik u Parlamentu Republike Kosovo. Dobila sam i četvrti
mandat, ali sada sam deo nove Vlade, kao ministar za Administraciju lokalne samouprave za sve
ovo vreme prošla sam kroz veoma teške i različite situacije, naravno bilo je i pozitivnih, ali i
negativnih dešavanja kako na lokalnom, tako i na centralnom nivou.
Pružali smo podršku svim vladama, suočavali ste sa različitim izazovima, morali smo sve da
podnesemo ne iz razloga strana ili ucena, bar ne sa moje strane, već iz razloga pronalaska
najboljeg puta za zajednicu koju predstavljam. Imao sam jako pozitivnih iskustva sa
Predsednikom Republike Kosova g. Hashim Thaçi, ali imala sam i nesuglasica sa pojedinim
ljudima iz njegove partije, naročito na lokalu opštini Prizren, opštini koje bi trebalo biti najbolji
primer multietničnosti naše države, naš odnos gospodo sa predsednikom PDK, g. Veselijem, a
naravno a naročito sa g. Haradinajem bio je na jako jako visoko nivou. Takođe sam imala neke
negativne iskustva sa ljudima iz LDK, ali moram biti čovek i javno kažem za ovom govornicom
da sam imala jako pozitivan odnos sa mojim dugogodišnjem kolegom i prijateljem
potpredsednikom LDK, g. Agima Velijiju, i jako mi je žao što je došao do njegove smene jer
smo planirali puno šta da odradimo zajedno a i u interesu svih građana naše države.
Ali takođe gospodo izbor predsednice parlamenta g.Vjose Osmani je za mene kao žena više
pozitivan za ovu našu državu. Takođe poštovani građani kao prva predsednica manjinskih naroda
podržavao sam Vetëvendosje u opštini Prizren, u momentu kada je to bilo nezamisljivo, i kada
sam bila napadnuta sa svih mogućih strana, i ako sam i sama u tom trenutku bila skeptična što se
i danas vidi da koalicija VV i LDK u Prizrenu jako jako loše funkcioniše. Ali sam osećala volju
naroda za promenu i imala visoki respekt prema našem premijeru g. Kurtiju, čiji sam danas deo
kabineta. Ja i moji saradnici smo po prvi put nakon 10. godina dobili priliku da vodimo jedan
resor u Vladi, naravno da želim da se zahvalim premijeru, ali i svim političkim subjektima koji
su deo Vladajuće koalicije na ukazanom poverenju. Poštovani građani tek smo kao vlada poćeli
smo da radimo sa nekom novom idejom, ne misleći na sebe svoje milionske profite i biznise,
misleći na progres i budućnost svoje dece, misleći na sve nas zajedno, za to što smo svi zajedno
složili oko programa Vlade koji trebamo da implementiramo, a odnosi se na vladavinu prava,
suzbijanje korupcije, socijalno ekonomsku politiku, reforme u obrazovnom i zdravstvenom
sistemu.
Znali smo gospodo da je to jako teško, da ćemo nailaziti na razne prepreke, što je i danas živ
dokaz situacije u kojoj se nalazimo, i pod kakvim uslovima održavamo sednicu, trebamo svi
zajedno pomoći ovoj vladi da pobedimo pandemiju koja trese ceo svet a posebno smo odgovorni
za svoj narod.
Narod Kosova da se borimo za svaki ljudski život. Da preduzmemo sve moguće mere kao što to
normale države u svetu rade, i naravno da ga kao krov treba biti jaka i usta saradnja sa SAD-a.
Jer bez njih gospodo mi na Kosovu smo mrtvi, trebamo tražiti i moliti sve zemlje zapada koje
87
žele da nam pomognu da iskoristimo sve moguće mogućnosti da što bezbolnije preživimo i
pomognemo našoj ekonomiji koja se sukobljava sa velikim problemima i velikim raspadom.
Poštovani premijeru, pokušavala sam da na najbolji mogući način opravdan vaše poverenje kojeg
ste mi dale poćev od postavljanja kosovske zastave i slike predsednika države u prostorijama
Ministarstva lokalne samouprave što nije bila praksa do sada. Svakodnevnoj sam nagledala rad i
bila u stalnoj komunikaciji sa 38. gradonačelnika, čak i u ovim teškim uslovima za svoje lično
zdravlje posetila sam naše izolovane opštine zaražene coronavirusom, opštinu Klina, Mališevo,
Vitina, ne samo u svojstvo ministra, nego u svojstvu osobe koja želi pokazati i iskazati svoje
solidarnost ljudskosti i moralnosti i tako ću nastaviti niko me ne može zaustaviti.
Poštovani kolege poslanici,
Upravo vi koje danas želite da srušite ovu vladu, želim da vas informišem da je danas upravo pre
sat vremena završim paket projekata u vrednosti od 20. Miliona evra, za 38. Opštine, projekat se
odnosi na projekat kapitalnih investicija i uključenost mladih i preduzetništvo za period od od 4.
godine koje će se sprovoditi od strane Ministarstvo lokalne samouprave. Projektom smo uspeli
da dodamo i novu komponentu za corona virus koje će biti jedna masa za podršku opština radi
dopunjavanja svih troškova predviđenih sa državnim budžetom, radi obezbeđenja finansijske
održivosti za opštine nakon pandemijskog perioda koji je nas zadesio. Projekat ćete vi gospodo
glasati u ovoj sali sa paketom projekata Svetske banke koje se odnose na ulaganju sektoru voda i
zdravlja, želim javno da se zahvalim direktoru Svetske banke za Balkan, Japanskoj Vladi, ali i
našem USAID-om na Kosovu i podršci Američkom ambasadoru g. Kosneta na velikom
doprinosu za Kosovske opštine.
Molim Vas gospodo u ovim teškim trenucima borimo se svi zajedno, pokažimo ljudsku
solidarnost prema svim narodima Kosova, pomognemo Vladi u procesu borbe protiv corona
virusa i zaštitimo svake ljudsku život. A vlade dolaze i odlaze, nije sada momenat za rasprave i
svađe, podržimo pre svega naše doktore, naše medicinske tekničare, policiju, vojsku, sve ljude
dobrevolje koje na bilo način su pokazuju ljudskog i solidarnost, ali velika podrška svim našim
gradonačelnicima po opština ne preko Facebook i preko Skype. Bez obzira iz koje političke
partije dolaze, iz koje nacionalne zajednice dolaze, nemojmo zaustaviti ovaj proces i sve ove
investicije. G. poslanici, poštovani građani virus ne bira ni naciju niveru, svi smo podjednako u
opasnosi, zapamtimo dobro ovu poruku, fokusirajmo se svi samo nadešavanje ovog problema
koji od prioritetne važnosti za sve nas zajedno izađemo kao pobednici iz ove situacije koje nas je
zadesila. Zahvaljujem se na vreme i strpljenje!
KRYETARJA: Faleminderit! Deputeti Fetah Rudi e ka fjalën.
FETAH RUDI: Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
I nderuar kryeministër Kurti dhe Kabinet qeveritar,
E nderuar dhe e respektuar kryetare Vjosa Osmani,
88
Të nderuar kolegë deputetë,
Prezenca ime këtu sot në këtë seancë, pavarësisht situatës së jashtëzakonshme për shkak të
virusit COVID-19, ka rëndësi për tri arsye, ku për secilën do të jap nga një histori të shkurtër.
Gjatë viteve kur po keqësohej situata e të drejtave të popullit shqiptar të Kosovës nën regjimin e
Serbisë, unë jam angazhuar për herë të parë në lëvizjet intelektuale për avancimin e statusit të
Kosovës. Jam angazhuar aktivisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës përgjatë kësaj periudhe,
kam pasur nderin të punoj dhe të takoj mendjet më të ndritura të intelektualëve të kohës që
punonin për të avancuar pozitën e Kosovës, e në të njëjtën kohë kujdeseshin që situata të mos
eskalonte në një pikë që do të mund të sillte pasojat e mëvonshme në një dimension edhe më
katastrofik nga ajo sa ndodhi. Me këtë grup dhe në këtë aktivizim kam qenë i angazhuar dhe
vazhdoj të jem edhe sot, me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Po ashtu, kur e kërkoi koha, e kapa edhe pushkën në krah si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, si shumë burra e gra në Kosovë. Pra, arsyeja e parë pse konsideroj që ka rëndësi
prezenca ime këtu ka të bëjë me atë se historia ime është histori e shumë shqiptarëve të asaj
kohe, që me mënyrat dhe mjetet që kishim në dispozicion përfaqësuam një alternativë para
popullit e para miqve tanë. Një alternativë ndaj shtypjeve, një alternativë ndaj padrejtësive, një
alternativë për paqe, liri, e demokraci.
E dyta, në kuadër të aktiviteteve tona politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës ne udhëtonim
shpesh për takime te presidenti i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova. Mbaj
mend shumë nga këto takime. Mbaj mend bisedat, planet, aktivitetet, qëllimet dhe objektivat që
donim të arrinim. E mbaj mend që këto qëllime e aktivitete ishin në të mirë të Kosovës dhe nuk
ishin në dëm të askujt dhe gjithmonë në harmoni dhe miqësi me aleatin më të madh të Kosovës,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, mbaj mend po ashtu në mënyrë krejt të qartë ngjarjen që më ndryshoi jetën. Më datën 15
dhjetor të vitit 2000, në ora 14:35 minuta, kur po ktheheshim nga Prishtina pas takimit me
Rugovën, në vendin e quajtur “Ura e Bytyqëve” në fshatin Orllat, vetura me të cilën po
udhëtonim u sulmua nga një breshëri plumbash. E mbaj mend që nuk e kam ndier dhimbjen në
ato momente, por e dija që kjo dhimbje do të më shoqëronte gjatë gjithë jetës sime. Dikujt i
penguan bisedat tona, dikujt i penguan planet tona, dikujt i penguan edhe qëllimet dhe objektivat
që Lidhja Demokratike e Kosovës tentonte t’i arrinte. Unë do të isha shumë më i lumtur nëse
këto pajtime, ai apo ata persona, te cilët sot mund të jenë edhe në këtë sallë, të m’i thoshin me
fjalë. Ne në LDK gjithmonë kemi qenë për dialog dhe mirëkuptim.
Një diskutim mbi mospajtimet tona mund të kishte shmangur këtë ngjarje makabër dhe unë sot
do të isha në gjendje të qëndroja në këmbët e mia. Fjala ime do të dëgjohej më larg dhe të gjithë
kolegët këtu do të mund të më shihnin. Historia ime është historia e kolonel Ahmet Krasniqit,
89
Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Haki Imerit, Shaban Manajt, Shefki Popovës, Ramiz Hoxhës,
Selman Binishit, Ismet Racit, Smajl Hajdarajt, Komandant Drinit, Tahir Zemajt, Ukë Bytyqit,
Ismail Bërbatovcit, Besim Dajakut, Bekim Kastratit, Bardhyl Ajetit, Sebahate Tolajt, Isuf
Haklajt, Kosovë e Albert Zeqirajt, e shumë e shumë të tjerëve që u vranë tinëzisht. Historia ime
është historia e plagosjes së Sabri Hamitit, Agim Veliut, Ejup Visokës, Gani Gecit e Sejdi Kocës.
Historia ime është histori e të gjithë aktivistëve të LDK-së që u vranë apo u targetuan për t’u
vrarë. Është histori e tmerreve dhe presioneve që qindra persona përjetuan për faktin e vetëm se
ishin të angazhuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe përkrah Rugovës. Kjo është edhe
arsyeja e dytë pse mendoj që prezenca ime këtu ka rëndësi.
Tregimi apo historia e tretë ka të bëjë me sfidat, me mosdorëzimin, me shpresën dhe me besimin
për ndryshime. Përgjatë shumë vjetësh ne kishim shumë sfida, si në nivel lokal, ashtu edhe në
nivel qendror. Gjithkush kontribuoi në atë që ndodhi, e mirë apo e keqe. Dikush me qetësi e
dituri, dikush me korrupsion, dikush me kapje të shtetit, dikush me pasurim brenda natës, dikush
me bllokim të sistemit të drejtësisë, sepse e dinin që një sistem i drejtë e efektiv do t’i dërgonte
në burg. Gjatë këtyre viteve kam mbetur i angazhuar në LDK përkundër të gjithave, përkundër
që shpeshherë si shumë qytetarë të Kosovës, edhe unë e humba shpresën. Por asnjëherë nuk e
humba guximin për të shpresuar. Asnjëherë nuk e humba guximin për të besuar, për të besuar se
një ditë e mira do të fitojë mbi të keqen.
Andaj, i nderuar kryeministër,
Unë besova në ju, besova në koalicionin Vetëvendosje - LDK, përkrahës i të cilit kam qenë që
nga fillimi, por sot i nderuar kryeministër, ndihem keq dhe jam shumë i zhgënjyer me ju. Sot, ky
besim është i thyer, sot kryeministër, e keni tradhtuar besimin që keni marrë më 6 tetor, ju dhe
ne. Besimin që do të jeni ndryshimi. Sot kryeministër, është tradhtuar edhe miku ynë më i madh,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportet më të cilat janë në pikën më të ulët që nga 22 dhjetori i
vitit 2019, nata kur u tentua të shfuqizohet Gjykata Speciale, gjykatë kjo që do të dërgojë prapa
grilave ata që m’i vranë shokët, e mua më kanë lënë në karrocë. Kryeministër, unë dhe LDK-ja
ishim me ju, por sot unë dhe LDK-ja, jemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot unë jam për
ruajtjen e miqësisë, të cilën e krijoi presidenti Rugova, miqësi të cilën ju, por edhe shumë të tjerë
mund të mos e pëlqeni. Pavarësisht zhvillimeve të mëtejshme, unë kurrë nuk do ta tradhtoj votën
e LDK-së, për të cilën kam mbetur edhe në gjendjen që jam sot. Fjalimin tim do ta përmbyll me
fjalët e presidentit Rugova, të cilat duhet t’i kujtojmë gjithmonë: “Shtëpia nuk mund të mbahet
pa miq. Zoti e bekoftë Kosovën, zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë e Kosovës”. Ju faleminderit!
KRYETARJA: Deputeti Dimal Basha e ka fjalën.
DIMAL BASHA: Faleminderit, kryetare!
Përshëndetje për kryeministrin,
Kabinetin qeveritar,
90
Kolegë deputetë,
Fillimisht po dua të nis me një falënderim për mjekët, infermierët, policët, të cilët janë në frontin
e kësaj beteje, derisa ne jemi mbledhur këtu në vend se t’u ndihmojmë atyre, në vend se ta
mbanim premtimi, se kemi pas premtuar ta luftojmë edhe coronavirusin bashkë, por edhe krimin
e korrupsionin.
Kjo seancë sot nuk është thirrur prej Lëvizjes Vetëvendosje, është e drejtë e tyre, mirëpo u
përmend prej shumë kolegëve këtu që kemi mundur të presim, nuk është urgjente për shkak se
Kosova e ka një problem shumë më të madh, është problem global që jemi duke u ballafaquar.
Këtë thirrje e kanë edhe ambasadorët, ai gjerman, francez, sa për informatë Belgjika qeverinë
teknike e ka shndërruar në një qeveri me mandat të plotë vetëm për t’i dalë në ballë kësaj krize
ku jemi sot. Ne sot jemi duke e bërë të kundërtën. Janë dy gjëra që po fliten, dua të lidhem pak te
LDK-ja, mendoj se duhet ruajtur atë gjuhën për shkak se ne do të jetojmë edhe pas kësaj seance,
mirëpo ministri Quni tha në kërkesën e tij se janë veç dy kërkesa, edhe kjo doli si diçka e re që
unë u habita, taksa edhe Agim Veliu. Tha, respektojeni marrëveshjen për Agim Veliun, por mos
e respektoni marrëveshjen që e kemi për taksën.
Ka qenë premtim parazgjedhor, domethënë ne kemi dalë para qytetarëve që taksën ta
zëvendësojmë me reciprocitet, tash qysh po lyp të respektohet një marrëveshje e të shkelet një
tjetër! Do të thotë, ky është premtim që e ka bërë edhe Lëvizja Vetëvendosje, por edhe kolegët e
mi të LDK-së, ky është premtim edhe paszgjedhor, bashkë e kemi bërë. Është edhe premtim,
është në programin qeveritar që e kemi hartuar bashkë, ju lutem, merreni shikojeni. Gabim jeni
nëse mendoni që duhet rrëzuar qeverinë për një ministër. Unë e di që ka edhe prej juve këtu që
s’e doni, tash nëse s’i doni, mos i mbani, ne jemi duke ju çliruar prej tyre, ti vetë Arben Gashi po
thua që s’e dua, ani lërnani neve t’ju çlirojmë prej njerëzve që s’i duhen LDK-së.
Ai nuk e ka asnjë votë, ai e ka braktisur Podujevën për t’u bërë ministër, edhe problemi është se
ka menduar që këtu operon si kryetar komune, se në Llap si kryetar ka bërë çka ka dashur, këtu
s’mundesh. Ne jemi bashkë, kemi hyrë, u kemi premtuar qytetarëve një gjë, kemi thënë se do të
punojmë me përgjegjshmëri të plotë, tash nëse ka ardhur ai dhe punon papërgjegjshëm, duhet
shkuar në shtëpi. Koha e PAN-it dhe atij sistemi të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, ku
njerëzit kanë hyrë ministra dhe kanë mbetur përjetë ka përfunduar.
Ne kemi premtuar ndryshe, kjo është ndryshe, ai nuk është larguar prej pushtetit se paska qenë
njeri i mirë e punëtor i madh, jo, unë kam qenë në Podujevë, ata vetë llapjanët ishin duke ikur
prej tij. Krejt bizneset llapjanët i kanë në Prishtinë, kur të shkosh në Llap, Llapi është prej
komunave më të varfra në vend, vetë llapjanët biznesmenë janë duke ikur prej tij. Ai e ka
braktisur Podujevën për të ardhur si ministër dhe të sillet këtu si kryetar komune, ne s’mundemi
ashtu, jo, ne si Lëvizje, bashkë u kemi premtuar qytetarëve këtë, s’mundemi. A po doni ndryshe,
kjo është ndryshe. Është gabim edhe kryetari juaj, për kryetarin e LDK-së po flas, ai prej
91
kolltukut, domethënë as nuk është në qeveri, njeriu nuk është në qeveri e kërkon gjendje të
jashtëzakonshme, qysh kjo, si po e di ai... po si duket ai është në koordinim të plotë me
presidentin Thaçi, jo me Agimin, me presidentin Thaçi. Këtë veç pse s’e keni thirrur ta pyetni,
tash po ju kallëzoj diçka, edhe Isa Mustafën jua kishim shkarkuar, ju kishim çliruar edhe prej tij,
profesorin jua kishim shkarkuar, se s’ka, kemi hyrë të punojmë ndryshe, kemi premtuar ndryshe,
nuk ka njëjtë.
Tash, o ju kishim shpëtuar juve me plot arsye, dëgjo, jua ka humbur gjashtë parë zgjedhje, jo, po
merremi për shkak se keq e keni, nuk funksionon në këtë qeveri nëse s’punon a punon kundër
shtetit tënd, kjo ka përfunduar. Po flisni për Rugovën, kallëzoni ju, dorën në zemër, kur kishte
bërë, bre, Rugova koalicion me Thaçin, a e kishte bërë ndonjëherë president, a?! Kurrë!
Asnjëherë! Jo Amerika, në vitet e ‘90-ta presidentit Rugova që krejt kanë respekt, atij iu ka
ofruar autonomia, s’e ka pranuar, pse ju sot po nënshtroheni para Thaçit. Thaçin po e kërkon jo
të shkojë në bisedime me të, ju jeni në gjendje ta rrëzoni, të na lini pa qeveri për të shkuar me të
në koalicion, ju lutem. Te bashkësia ndërkombëtare jemi ndarë, tha Driton Selmanaj, jemi ndarë
BE- SHBA, s’i kemi ndarë ne, sikur ne të ishim bashkë, s’ishim ku jemi sot.
Grenelli nuk ka mundur të imponojë një marrëveshje me neve sikur ne të ishim bashkë, ai ofron,
po s’kishte ndodhur kjo kurrë. Sikur ne ta kishim mbajtur premtimin që ua kemi dhënë
qytetarëve bashkë për reciprocitet, sot s’ishim këtu ku ishim, ju po lypni të heqet, domethënë të
ndryshohet premtimi që ua kemi dhënë qytetarëve, është premtim, e përmenda edhe para, edhe
paszgjedhor. Ju po ikni prej nesh dhe doni të shkoni drejt Thaçit që, po më vjen keq, se jeni duke
rënë pre e tij. Unë s’besoj që ka prej juve që e duan atë, por jeni duke rënë pre e manovrave
politike që është duke i bërë ai. Nuk prishet miqësia me Amerikën, Rugova a e ka prishur
miqësinë me Amerikën kur i ka thënë jo autonomisë në të ‘90-tën. S’jemi prishur, ai e ka thënë
pavarësi dhe aty ka mbetur dhe sot kemi ardhur këtu. Kështu që nëse flisni për Rugovën e i
shkoni Isës mbrapa, keq është, gabim është.
Kështu që unë veç po dua të cek një gjë, janë dy aktorë që është duke u bërë krejt kjo lojë, është
edhe Grenelli, edhe Thaçi. Grenelli duhet ta dijë, edhe mediat ndërkombëtare janë duke shkruar,
janë zgjedhjet në Amerikë dhe normalisht që kërkon t’ia nxjerrë një trofe Trampit para
zgjedhjeve që të thotë e kam kryer një punë të madhe, s’mundi ta kryejë me Palestinën, ka ardhur
te ne. Ai ka mbërritur ta bëjë këtë marrëveshje me Thaçin, domethënë është marrëveshje që ju ta
nënshkruani tash, a dini çka do të ndodhë, do t’ju nxjerrë para aktit të kryer, se kur të shkon të
nënshkruani me Trampin, atje prapë LDK-ja thotë: “E ka bërë Amerika, ne s’mundemi me i
thënë jo”. Keq e mirë, domethënë është një lojë që ju s’bën të bini pre e saj, edhe t’i mbani
premtimet e qytetarëve. Krejt në fund, jeni duke e rrëzuar qeverinë më të mirë që e ka pasur
Kosova ndonjëherë, përfshirë këtu edhe ministrat tuaj.
92
Agima ka plot, këso qeverie Kosova s’ka pasur që 20 vjet. Mendoni çka janë duke bërë
krahasimet, e kemi pasur Ramushin, e kemi Albinin, Vjosa me Kadri Veselin, Arben Vitinë me
Ismjalin, 1 milion maska ua ka kthyer prapë Kanadasë donacion, s’ka folur ende për të, shiko
qysh po hesht opozita këtu. Domethënë, nuk mund t’i bësh këto krahasime, Lumir Abdixhikun
me Pal Lekaj, 50 milionë i ka dhënë njeriu. Vetë ju s’bën ta rrëzoni këtë qeveri, nuk po më
dhimbet Albini, që sikur të ishte përnjëmend për post, ky moti kishte bërë çka kishit kërkuar ju
dhe e kishim vazhduar. Mua po më dhimbsen qytetarët që janë duke e humbur një qeveri të mirë
që e kemi, po po, më dhimbsen për shkak se një rini e madhe prapë e humbin shpresën dhe do të
ikin prej këtij vendi, kjo do të na ndodhë, deshët apo s’deshët. Mbajeni mend, atë ditë që të
rrëzohet qeveria, ju do të ballafaqoheni me këtë problem, 100% ju garantoj që s’do të ketë më
liberalizim në këtë vend, s’liberalizon Evropa me këto qeveri më asnjëherë.
Duhet kërkuar falje edhe diasporës, 40 mijë vota janë të tyre, nëse 10 mijë prej tyre kanë ardhur
nga 500 euro, 5 milionë euro i kanë bërë harxhime që kanë ardhur për të parë një ndryshim që ju
jeni duke e rrëzuar. Për fund, unë po them që ju mund ta vidhni pushtetin, mirëpo jo të ardhmen
e këtij vendi. Njerëzit kanë vdekur, sot janë duke ngrënë dhe që ne të punojmë ndershëm, diçka
që ju doni t’i jepni fundin, kurrgjë mos na pastë mësuar ushtria dhe Adem Jashari, është që të
mos iu frikësohemi kriminelëve, sado të fortë të jenë. Kështu që vazhdoni, rrëzojeni edhe
qeverinë, ama kurrë s’do të mund ta rrëzoni vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Jeni gabim,
reflektoni. A ne do të jemi këtu, t’i luftojmë krejt virusat, qofshin ata politikë, qofshin ata
biologjikë. Reflektoni për shkak se është krimi më i madh që mund t’ ia bëni këtij vendi.
Faleminderit!
KRYETARJA: Deputetja Marigona Geci e ka fjalën.
MARIGONA GECI: Faleminderit, kryetare!
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar deputetë,
I nderuar kryeministër,
Unë ju kam shkruar një letër të hapur dhe dua ta përsëris edhe këtu në Kuvend.
Unë tani nuk dua të mbaj fjalime politike, por si një qytetare e Republikës së Kosovës kam një
lutje për ju, zoti Kurti, si një grua e dikujt, si një nënë, si një deputete e Kuvendit të Republikës
së Kosovës, si një bijë e një shtëpie prej më të mëdhatë në Republikën e Kosovës, dua të të lutem
që për hir të atyre që dhanë më të shtrenjtën e tyre, që dhanë jetën për këtë tokë, për hir të gjakut
të familjes Jashari, për hir të gjithë atyre që ranë për liri, për hir të rinisë së Kosovës, për hir të
fëmijëve tonë, për hir të nënave dhe baballarëve, gjyshërve tonë, ju lutem tërhiqe vendimin për
shkarkimin e zotit Veliut. Hapna rrugën të ecim përpara, mos na i mbyll rrugët në ke Zot, në ke
fe, e që ke atdhe, të lutem tërhiqe atë vendim. Unë po të lutem edhe për hir të 420 mijë
qytetarëve që i kanë dhënë besimin LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk jam duke u
93
mërzitur për veten time, nuk jam duke u mërzitur as për ty e as për asnjërin që jemi në Kuvend,
por i kemi lodhur qytetarët duke mbajtur inate personale.
Tërhiqe atë vendim edhe për inat të Serbisë, sepse jemi në një kohë të pakohë me probleme
emergjente shëndetësore, jemi duke u ballafaquar me një pandemi globale të quajtur COVID-19,
e me plot probleme të tjera. Andaj, ju lutem edhe një herë, zoti kryeministër, tërhiqe atë vendim
dhe dëgjojeni ministrin Anton Quni, që as nuk ligesh, as nuk marrohesh, as nuk koritesh, por
vetëm forcohesh. Të bëhemi bashkë pozitë e opozitë e ta luftojmë këtë pandemi që ka kapluar
botën, sepse tani vendi ynë është në një gjendje alarmante, vendet e tjera ua vazhdojnë mandatin
qeverive në raste të tilla, ndërsa ju po na detyroni t’ju shkarkojmë. Të bëhemi bashkë e t’i lëmë
inatet personale e partiake, sepse ne që merremi me politikë, nuk jemi të përhershëm e as të
pazëvendësueshëm! Faleminderit!
KRYETARJA: Zëvendëskryeministri Hoti e ka fjalën!
ZËVENDËSKRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!
I nderuar kryeministër,
Kolegë ministra,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Kur, më 6 tetor iu dha besimi nga ana e juaj këtij koalicioni qeverisës, ne ishim të vetëdijshëm se
vota juaj na kishte vënë para detyrës për të marrë përsipër përgjegjësitë shtetërore, që të nisnim
një kapitull të ri të ndërtimit të shtetit, të zhvillimit ekonomik e social, të fuqizimit të
institucioneve shtetërore, të integrimit të plotë të gjitha komuniteteve në ekonominë, në shoqëri
dhe në institucione. Ne planifikonim të nisnim një kapitull të ri të konsolidimit të shtetësisë së
Kosovës në arenën ndërkombëtare të rivendosjes së raporteve miqësisë speciale me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës dhe të marrjes përsipër të procesit të dialogut siç e parasheh Kushtetuta.
Lidhja Demokratike e Kosovës e përkushtuar tërësisht që t’i qëndrojë besnik këtij orientimi të saj
programor, nuk ka kursyer asnjë potencial në këtë qeveri që të hapë perspektivën për zhvillim, që
të rikuperojë humbjet që kishim pasur në arenën ndërkombëtare. Miqtë e Kosovës ishin dhe
mbesin krah nesh për të forcuar rendin dhe ligjin, por edhe për të përmbyllur izolimin tonë
ndërkombëtar.
Ata na siguronin se një marrëveshje paqe me Serbinë do të rezultonte me njohje reciproke dhe
avancim të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, ata na siguronin se kjo
marrëveshje do të dizajnohet nga ne vetë në negociata me Serbinë me ndërmjetësimin dhe
garancat e tyre. Angazhimi ynë në këtë qeveri ishte i sinqertë, bashkëpunues dhe bashkërendues i
gjitha aktiviteteve. Kjo nuk ishte qeveri e zotit Kurti, ishte qeveri e VV-së dhe LDK-së si dy
partnerë kryesorë, përfshirë këtu edhe komunitetet e tjera. Ne nuk kemi hyrë në këtë qeveri si
qiraxhinj, por si zot shtëpie bashkë me Vetëvendosjen, pasi ashtu kishte vendosur sovrani. Ishim
94
të bindur se angazhimet e përbashkëta për t’i dhënë vendit një perspektivë të re ishte qëllimi i të
dyja palëve, por siç u pa kjo nuk doli të jetë e vërtetë. Heqja dorë e kryeministrit për të marrë
përgjegjësitë e veta kushtetuese karshi dialogut me Serbinë u bë pengesa kryesore e kësaj qeverie
në ndërtimin e raporteve të shëndosha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që për ne si LDK
ishte e papranueshme.
Ne nuk mund të pranonim që Qeveria e Kosovës të bëhej shkaktarja e sanksioneve ekonomike
ndaj vendit tonë nga SHBA-ja që është garantuesi i shtetësisë tonë. Toneve bolshevike që vinin
nga paradhomat partiake e bëheshin parime vepruese në raport me miqtë tanë ndërkombëtarë
LDK-ja nuk i pranon kurrsesi. Për neve është e papranueshme qasja neglizhente dhe relativizuese
e prishjes së raporteve me SHBA-në nga ana e partnerit tonë qeverisës. Është e papranueshme
për ne të jemi në qeveri, e partneri ynë kryesor feston kur ikin investitorët amerikanë nga
Kosova, pavarësisht vërejtjeve të përbashkëta që kemi ne ndaj këtij projekti.
Gjatë krejt kësaj kohe të intensifikimit të kërkesës amerikane për heqjen e tarifës dhe përfshirjen
e qeverisë në dialogun e garantuar nga amerikanët si LDK i kemi kërkuar partnerit tonë qeverisës
të marrë përgjegjësitë e plota kushtetuese. Për fatin e keq, ne nuk kemi pa as gatishmëri dhe as
sinqeritet nga ana e tyre për qeverisur së bashku përtej politikave dhe veprimeve ditore. I
mbështetur për muri nga kërkesat amerikane dhe mosguximi për të marrë përgjegjësitë
shtetërore, zoti Kurti krijoi një strategji dalëse nga kjo qeveri. Të gjendur në këtë situatë dhe
momentet më të rënda për vendin përmes shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, zotit
Agim Veliu, LDK-ja u bind se zoti Kurti po kërkonte shkarkimin e tij nga Qeveria. Veprimet e
tij pas shkarkimit të zotit Veliu treguan qëllimin e tij të vërtetë.
Ai e emëroi zëvendësministrin nga Vetëvendosja si ushtrues detyre të ministrit të Brendshëm, në
vend që të emëronte zëvendësministrin e LDK-së në këtë detyrë dhe kjo i mundësoi zotit Kurtit
që të ketë shumicën në Qeveri të Kosovës për të marrë vendime pa përfillur fare votat e partnerit
qeverisës, siç edhe ka bërë me heqjen e pjesshme të taksës. Kjo nuk është mënyra se si qeveriset,
përmes veprimeve të tilla bëhet e qartë se zoti Kurti nuk dëshiron raporte partneriteti, por
dëshiron që partneri qeverisës t’i shërbejë atij, këtë ne nuk mund ta lejojmë.
Ai tani e ka marrë mesazhin, por është tepër vonë për të. Prandaj, të nderuar deputetë, mocioni
ynë për dhënien fund të kësaj qeverie është i mbështetur në dy parime kryesore: e para, nuk
mund të ketë qeveri demokratike në Kosovë në vitin 2020, e cila shkatërron raportet me SHBA-
në dhe kështu pamundëson fuqizimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe
fuqizimin e sovranitetit të Kosovës në përgjithësi. Le të bëhemi të sinqertë ndaj njëri-tjetrit dhe ta
pranojmë të gjithë faktin se pa SHBA-në dhe pa BE-në është e pamundshme, jo vetëm të
normalizojmë marrëdhëniet me fqinjët tanë, por edhe të ruajmë paqen në rajon. Dhe, e dyta, në
Qeverinë e Kosovës vitit 2020 nuk ka vend për autokraci. Vetëm përmes bashkëpunimit mund të
95
shkojmë përpara, bashkëpunimi kërkon pranimin e mendimit ndryshe edhe kur nuk pajtohesh.
Në LDK, mendimin ndryshe e kemi vlerë, jo antivlerë e kufizim për veprim.
Por, në të njëjtën kohë jemi plotësisht të përgjegjshëm ndaj detyrave që kemi marrë edhe si
individ, edhe si subjekt politik, prandaj unë ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesim
këtë mocion. Ju faleminderit!
KRYETARJA: Deputeti Arbër Rexhaj e ka fjalën.
ARBËR REXHAJ: Përshëndetje, kryetare e Kuvendit!
I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar qytetarë,
Një seancë si kjo me një pikë të rendit të ditës, në fakt nuk mund ta fillosh fjalën dhe të mos e
përfundosh me një ngjarje të vetme, me një datë, me një moment historik para se elektoral e
politik. Ky moment historik ndoshta krejt rastësisht mban datën 6 tetor 2019, mund të ishte edhe
datë tjetër, por rëndësia, vlera e mbi të gjitha jehona e saj do ta tejkalonte edhe vetë atë. Vetëm
një ngjarje tjetër të natyrës së njëjtë mund ta tejkalojë jehonën e saj, e do ta tejkalojë, e atëherë
kur ndodh shumë prej jush që sot jeni bërë bashkë pa dallim partie e ideologjie kundër kësaj
ngjarjeje, kundër vetë qytetarëve, e mbi gjitha kundër shtetit të Kosovës nuk do të jeni këtu për ta
dëgjuar. 6 tetori nuk ishte vetëm një proces zgjedhor, më së paku ishte vetëm një proces
zgjedhor, jo pse kishte fituar zgjedhjet Lëvizja Vetëvendosje.
Një subjekt politik i jashtëzakonshëm që ofroi koncept e alternativë autentike politike, pastërti e
ndershmëri të kandidatëve, përkushtim e vetëmohim të aktivistëve, entuziazëm e shpresë të
qytetarëve, jo pse vetëm kandidati për kryeministër që fitoi zgjedhjet simbolizonte si asnjë tjetër,
si askush më parë kalim epokal të shtetit të Kosovës nga zhvatja tek ndershmëria, nga shkapja te
drejtësia, nga përvetësimi te barazia, nga korrupsioni te shërbimi, nga padituria te dija, nga
përbuzja te dinjiteti, nga varfëria te zhvillimi. Në fakt, këto ishin krejt çfarë kërkonin qytetarët,
çka kishin nevojë ata dhe që u ofronte dhe do t’u ofrojë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti si
kryeministër.
Por, mbi të gjitha, ky ishte çasti kur perëndonte terri, jo dielli, por terri. Terri kur fillonte puna
juaj për të vjedhur e plaçkitur nga shteti për të dërguar në shtëpitë tuaja të vjedhur nga qytetarët
për rrethin e familjeve tuaja. Nuk ishte vetëm zymtësia çfarë i sollët Kosovës dhe qytetarëve të
saj për 20 vjet, ishte terri, nga të cilët donin të arratisen, ta arratisen ose përtej kufijve të shtetit
për të cilën i kishin izoluar ose të hiqnin dorë nga shpresa se ky vend mund të jetë i jetueshëm,
mund të jetë për të gjithë, mund të jetë edhe për ata njerëz, gra e burra, vajza e djem, të rinj e të
moshuar që nuk kishin farefisni me ju, por shumë e kishin dashur Kosovën që s’mund të ishin si
ju.
96
Qytetarët e ndershëm e fisnikët e këtij vendi nuk u arratisën, as nuk u dëshpëruan për t’u
dorëzuar. Ata u bashkuan me njëri-tjetrin, më 6 tetor sikur ta njihnin njëri-tjetrin paçka se nuk
njiheshin, por kishin një lidhje të fortë që i bënte gati të njëjtë, ishte kërkesa dhe dëshira e tyre
për të parë një qeveri që punon 24 orë në ditë për ta, që e ndan me qytetarët e saj të mirën e të
keqen, që nuk veçon veten në luks e privilegje, kurse popullin nuk e mbërthen në varfëri të
skajshme. Një qeveri që manifeston dhe jo vetëm vullnet, por mbi të gjitha përkushtim, vendime
dhe veprime të mëdha, alternativë e vizion për zhvillim, drejtësi dhe barazi për secilin përballë
shtetit të së drejtës.
Në këto 20 vjet të qeverisjes tuaj asnjë qytetar i vetëm, madje asnjë nuk ka pasur mundësi të vijë
deri te një vend pune në sektorin publik, po nuk qe anëtar i familjes tuaj, anëtar i ngushtë i
partisë suaj, i biri ose e bija e klanit tuaj, po se kaloi testin Pronto. Kush mund t’ia bënte këtë
vendit të vet, kush mund t’ia bënte këtë qytetarëve të saj, kush mund të kishte pastaj fytyrë që të
dalë para qytetarëve përveç jush. 6 tetori është e vërteta juaj, 6 tetori është tmerri juaj po ashtu, e
si të mos ishte, menzi e pres, e si të ishte ndryshe 20 vjet zhvatje e plaçkitje, 20 vjet familjarizim
e korrupsion, çfarë mund t’u thoni atyre të rinjve që sot kanë mbushur 20 vjet.
Një jetë e tyre, një jetë e tërë vjedhje nga ana e juaj, ju e kishit vrarë jo vetëm të tashmen e tyre,
ju e kishit goditur rëndë edhe të ardhmen e tyre. Por, ky cikël kishte një pikë ku u ndërpre, nuk u
ndaloi, por u ndalua. Ishte 6 tetori, ishte 3 shkurti dhe ju sot pa dallim partie, ideologjie jeni
mbledhur për të kthyer këtë kohë kur ju kishit mundësi plaçkitjeje, pasi që e kishit bërë fillimisht
shtetin e Kosovës një plaçkë betejash. Në këtë frymë ndryshimesh që kishte prekur secilin sektor
edhe secilin qytetar aty-diku në mes të saj se ç’kishte edhe një shans për LDK-në, për LDK-në që
të distancohej me veprime e shembuj nga e shkuara e saj e bashkëqeverisjes me PDK-në.
Nga e shkuara e saj e afërt që kishte zgjedhur Hashim Thaçin president, ky ishte rasti i LDK-së
dhe ishte mirë për vendin dhe qytetarët që LDK të kishte mundësinë e ndryshimit bashkë me
ndryshimin që po ndodhte në Kosovë, por që ndodhte kjo, duhej që vetë LDK t’i ndihmonte
LDK-së. Qytetarët dhe ne nuk do të munde të bënim më shumë, ajo çfarë bënë qytetarët, çfarë
bënë disa figura brenda LDK-së e çfarë bëmë ne me bashkëqeverisjen, siç po shihet, nuk ishte e
mjaftueshme që LDK të shkëputet nga vargojt e PDK-së.
Ne habitemi, habiten edhe qytetarët se si LDK e Agim Veliut, Skender Hysenit, Isa Mustafës e
Lutfi Hazirit vihen kundër vetë LDK-së përsëri për ta shpëtuar edhe një herë Hashim Thaçin, por
shpëtimi i Hashim Thaçit gjithnjë ka qenë në kurriz dhe në dëm të Kosovës, jo vetëm të LDK-së.
Kësaj here çmimin do ta paguajë Kosova dhe do të jetë shumë i lartë, sot ju këtu të gjithë mund
ta rrëzoni qeverinë, por ne do të rikthehemi edhe më të fuqishëm.
KRYETARJA: Doruntinë Maloku-Kastrati e ka fjalën.
97
DORUNTINË MALOKU-KASTRATI: Të nderuar kolegë deputetë,
E nderuara kryetare,
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Lidhja Demokratike e Kosovës që pas vdekjes së presidentit Rugova përballet me një luftë të
pashembullt speciale për ta sunduar dhe për ta shkatërruar. E përmenda me qëllim vetëm
periudhën post-rugoviane të LDK-së, pa i harruar në asnjë mënyrë edhe periudhën e para dhe të
pasluftës kur grupet politike dhe jopolitike në vazhdimësi që nga themelimi i saj e kanë luftuar
me të gjitha mjetet e disponueshme Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ka kaluar më shumë se një dekadë prej se kjo luftë speciale e ka vetëm një qëllim, ta mbjellë
idenë te qytetarët e Kosovës se Lidhja Demokratike e Kosovës ka faj për gjithçka që ndodh në
Kosovë. Ne kemi faj kur jemi në pushtet, ne kemi faj kur jemi në opozitë, ne kemi faj edhe kur
ndihmojmë, por edhe kur heshtim, edhe nëse dëshmojmë që nuk kemi faj, ne prapë shpallemi
fajtor. Praktikisht, ne kemi faj për gjithçka, kemi faj pse ekzistojmë, pra ky është faji i LDK-së,
ekzistenca e saj, roli i LDK-së është makth për juve, prandaj cenimi i dinjitetit të LDK-së është
qëllim përbashkues i të gjitha partive politike në Kosovë dhe kjo është dëshmuar dhjetëra herë.
Është dëshmuar që sa herë LDK-ja është në pozicion të favorshëm, të gjithë bëhen bashkë për ta
luftuar, sa herë që LDK-ja është unike, luftohet për ta përçarë, sa herë që LDK-ja është më e
dobët, luftohet për ta shkatërruar.
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk ka përdorur mjete për ta shkatërruar një
kundërshtar të saj politik. LDK edhe pse e ka një ushtri të rinjsh pas vetes, veprimtarë të
devotshëm, asnjëherë nuk i ka keqpërdorur ata për ta linçuar, për ta përçarë apo për ta denigruar
një parti tjetër politike. Përkundrazi, duke qenë ne shumë të heshtur dhe duke besuar se qytetarët
do ta ndajnë vetë të bardhën nga e zeza, kemi pritur, jemi linçuar e besa jemi shpallur edhe
tradhtarë, por asnjëherë nuk jemi dorëzuar, as nuk i kemi nxitur aradhat tona për t’i luftuar të
tjerët. Lufta jonë ka përfunduar në argumentimin e së vërtetës ose në kundër argumentimin e
akuzave. Por, një gjë të këtillë asnjëherë nuk e kanë praktikuar kundërshtarët tanë politikë. Përçaj
dhe sundo, duket se është motoja e tyre e përditshme në raport me Lidhjen Demokratike.
Dhe, me shumë keqardhje e them se kundërshtarët e LDK-së në momentet më të rënda për
vendin kanë arritur ta përçajnë LDK-në, kanë arritur ta përçajnë LDK-në duke u përpjekur që ta
reduktojnë rolin dhe vlerën e LDK-së në emra individësh. Sot kur e gjithë bota po lufton me një
armik të padukshëm dhe vrasës për njerëzimin dhe kur vendi ynë është kaq i dobët për t’u
përballur me një situatë të këtillë, të cilës iu dorëzuan edhe shtetet me sistemet më të avancuara
të shëndetësisë, ne jemi mbledhur për ta rrëzuar një qeveri, pjesë e së cilës jemi edhe vetë. Mos
mendoni se ky është një akt i lehtë. Nuk është aspak e lehtë ta rrëzojmë një qeveri, pjesë e së
98
cilës janë disa nga njerëzit më të mirë të LDK-së: Avdullahu, Lumir, Hykmetja, Antoni, Besjani
e Vlora.
Është e dhimbshme të shohësh ministra të tillë të largohen pikërisht nga vendi që u takon. Por, të
nderuar qytetarë, më e dhimbshme është të shohësh që partneri qeverisës, përkundër të gjitha
përpjekjeve që i kemi bërë për të arritur këtë koalicion, përkundër votës unanime që ia kemi
dhënë si deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta udhëhequr vendin, gjë të cilën ju
kujtohet nuk e kemi bërë as për kryeministrin tonë në të kaluarën, nuk e respekton partnerin e
qeverisjes dhe aq më tepër e shkel marrëveshjen e koalicionit për të cilën jemi angazhuar
shumica prej nesh, kjo vërtet është tepër zhgënjyese. Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të
Kosovës në vazhdimësi ka qenë i qartë si loti, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës
është i panegociueshëm dhe vetëm Qeveria e Kosovës është e autorizuar me Kushtetutë që të
dialogojë në emër të shtetit tonë.
Ne kemi besuar se me krijimin e qeverisë do ta shihnim kryeministrin duke krijuar kushtet për ta
nisur e udhëhequr procesin e dialogut, e jo presidentin. Përballja në relacion me politikën
ndërkombëtare kundrejt nesh nuk na ka sjellë dhe nuk do të na sjellë dobi, ne jemi për të krijuar
zgjidhje, jo për të krijuar bllokada dhe ju e dini këtë. LDK-ja ka bagazh për ta bartur mbi supe
Kosovën dhe kur ajo është në ditët e saj më të mira, edhe në kohën kur pozicioni politik i saj
është kritik, është dëshmuar qe sa vjet se vetëm LDK-ja e respekton në plotni dhe e cilëson jetike
aleancën e Kosovës me SHBA-në, mbrojtjen dhe asistencën e saj. Për fund, më lejoni t’u them
diçka kolegëve të Vetëvendosjes dhe militantëve të tyre atje jashtë, të cilët pa reshtur sot po më
dërgojnë mesazhe në telefonin tim dhe të kolegëve të mi të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Unë nuk jam deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. Mesazhet që po m’i dërgoni mua dhe deputetëve
të LDK-së dhe kërkesën që po na e bëni, atë faturë kërkojani liderit tuaj, Kryeministrit Kurti.
Unë jam deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe as votuesit e LDK-së nuk janë votues
të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka kush i mbron votuesit e LDK-së, mos u mërzitni për ta. Ju kot
po përpiqeni ta ktheni rugovizmin në ‘albinizëm’ dhe në ‘hashimizëm’, harrojeni, Rugova nuk ka
asnjë të përbashkët me sjelljet tuaja politike. Ju faleminderit!
KRYETARJA: Deputetja Fatmire Kollçaku e ka fjalën.
FATMIRE MULLHAXHA-KOLLÇAKU: Faleminderit!
Në këto momente kur po flasim unë i kisha pasur disa shifra shumë shqetësuese për ju dhe për
gjithë opinionin publik që vetëm brenda 10 orëve të fundit në botë janë regjistruar 24 mijë të
infektuar dhe 1500 të vdekur, por shifra e fundit që e mora është që vetëm në orën e fundit janë
shënuar 10 mijë e 168 persona të infektuar dhe 753 persona të vdekur. Këto janë shifra dhe
statistika për dikë, por për familje janë fytyra, janë njerëz dhe janë më të dashurit e tyre. 71 raste
janë tani të diagnostikuar në Kosovë dhe pikëpyetje e madhe sa janë të infektuar.
99
Pra, fillimisht dëshiroj t’u shpreh ngushëllime familjarëve për më të dashurin e tyre që e humbën
nga kjo sëmundje, solidaritet me të gjithë të sëmurët dhe solidaritet me familjet e tyre, sepse
fatkeqësisht shpresoj të mos na ndodhë sot të vdesin dhe varrosen njerëzit pa familjarë, pa më të
afërmit e tyre, të vetmuar dhe mjekët anekënd botës, po e theksojnë si pikën më të keqe, më të
ndjeshme, më prekëse që njerëzit po vdesin të vetmuar dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë deri tani,
sepse as arkivoli nuk hapet, pra vdekje dhe fund.
Panik si politikane nuk do të bëjë, si epidemiologe, po jam në ankth, sepse jo sot, po edhe po e
ritheksoj këtu nuk ka pasur kushtet për tubim si ky, për format si ky, ne nuk kemi kërkuar
pezullimin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në asnjë rrethanë, por punët, formatet
e tjera në grupe më të vogla me distancë, me kushte, a po mendon dikush që kjo foltore që
dezinfektohet brenda një minute dezinfektimi e arrin efektin e vet, a? Jo, ju po mashtroheni.
Nëse bëhet fjalë sot për profesionistët më të thirrur, të cilët coronavirusi është një virus i
mirënjohur për shkencëtarët dhe për të gjithë profesionistët shëndetësorë, por coronavirusi i ri
COVID-19 është shumë i panjohur, mekanizmi i veprimit infektueshmëria, periudha e
inkubacionit, këtu ende ka shumë kontradikta mes shumë profesionistëve dhe shkencëtarëve më
të thirrur në botë. Sot tashmë është duke u thënë që pas shfaqjes së simptomave të para, më nuk
mjafton vetizolimi, sepse faza kur është më infektuese është faza kur nuk e kemi asnjë simptomë.
A dyshon dikush që këtu në mesin tonë askush nga ne nuk ka pasur qoftë edhe një kontakt, sepse
sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike hulumton edhe kontaktin e tretë, edhe udhëzon për
vetizolim, kontaktin e tretë, ditë e natë bëhen telefonatat duke e kontaktuar çdo person që
sadopak ka pasur kontakt të parë, të dytë apo të tretë me dikë që ka qenë i infektuar apo i dyshuar
si infektuar që ka pasur simptoma. A po mendoni ju që në çdo epidemi çdoherë diagnostikohet
secili edhe i merren mostrat a?
Ne e kemi pasur njëjtë situatën, shpallet epidemia me simptomatologji klinike, shkojnë rastet,
nuk do të ketë mundësi secilit t’i bëhet testi. Në momentin kur shpallet epidemia me
simptomatologji klinike klinicisti vendos, është e njohur që edhe në mandatin tim të parë iu pata
drejtuar prej foltores deputetëve në atë kohë, iu pata drejtuar me fjalë, po mos harroni se shumë
prej jush jeni të pasur dhe keni mundësi ndoshta që edhe helikopteri nga diku të vijë e t’ju marrë,
sepse keni sigurime të ndryshme, por mos harroni në kohën kur nuk e kemi paraparë pandeminë,
kam menduar ndonjë aksident të komunikacionit kur është i kontraindikuar transporti, ka shumë
raste në aksidente kur nuk ke mundësi transporti, sepse nuk e lejon gjendja jote shëndetësore,
qoftë të ishe edhe milioner, mirëpo, ju kam thënë, mendoni të investojmë në sektorin e
shëndetësisë, por temat e shëndetësisë, më vjen keq, në këtë Kuvend të Republikës së Kosovës
sikur edhe sot që neglizhohet situata, nuk ka pasur shumë interes të debatohet, se nuk flasim për
asfalt, nuk flasim për shuma milionëshe, po kemi folur për një sektor të ndjeshëm dhe sot uroj që
të jetë siç po thonë ata që deri tani e kanë udhëhequr dhe e kanë lënë gjendjen të mirë, sepse
është mirë për të gjithë ne nëse e kanë lënë mirë.
100
Ato si e kemi gjetur, ne e dimë, e dimë të gjithë punëtorët shëndetësorë, uroj të jetë mirë siç po
pretendohet, mirëpo po ju them vetëm disa statistika për regjionin e Pejës: dy epidemiologë janë
në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për pesë komuna, është edhe një epidemiologe në
Istog, e cila punon në QKMF dhe është përgjegjëse për vaksinim. Dy epidemiologe janë, njëra
prej tyre jam unë, deputete, cila ka qenë kjo strategji, cili planifikim për parandalim, sot me
politikë të specializimeve, me dy epidemiologe për Pejë, Klinë, Istog, Junik dhe Deçan, pesë
komuna për vijën e parë të mbrojtjes, ne kemi thënë ushtarët dhe ushtaret sot janë punëtorët
shëndetësorë. Dy, e kemi vetëm një infektolog, një specializante në Prishtinë në infektive do të
thotë, e cila është në Prishtinë dhe një infektolog i pensionuar, po që po vjen të ndihmojë, sepse
nuk është menduar. Kemi super produksion të internistëve, të gjinekologëve se janë përfituese,
ndërsa nuk është menduar për ditë si kjo. Po unë e di si epidemiologe, unë gjithnjë kam thënë
viteve të fundit, fati që situata epidemiologjike ka qenë e qetë, mirëpo e kam ditur që vjen një
ditë kur krejt kjo do të paguhet.
Parandalimi nuk është shumë interesant për specializim, mund të them nuk është krejt faji te
shteti, sepse nuk paguhemi, ne nuk paguhemi për kujdestari, ne e kemi vetëm rrogën, pagën 630
euro, 630 euro sot e ka një epidemiolog sikur u bë rasti i parë në Klinë, kam qëllur në Institutin e
Pejës dhe epidemiologia Shqipe Krasniqi ka shkuar në vatrën e infeksionit në një institucion, ku
dy rastet e para në Kosovë kanë qenë, me veshjet dhe maskën para tri vjetëve që është furnizuar
Instituti, për tjetër grip, jo për këtë grip, nuk e ka pasur maskën, unë kam dashur t’i them “mos
shko”, nëse nuk e ke, sepse nuk ka qenë buxheti i votuar, sepse kjo qeveri nuk ka pasur mundësi
asnjë cent ta alokojë. Atë ditë unë kam tërhequr vërejtjen që në hyrje kur një deputet pesë herë
tentonte të na tregonte se e ka temperaturën e ngritur, janë kanë zyrtarë duke e matur, pesë herë
kthehej në rend dhe thoshte “matma, matma” dhe e pashë situatën që në një moment të caktuar
shumica prej nesh kanë mundur të ndalen te dera dhe të mos hyjnë, e kam ditur që rrezikon ky
shtet që të mos votohej buxheti.
Po, mos harroni që këtu ka njerëz me sëmundje të rënda kronike, me sëmundje onkologjike, me
terapi dhe sot janë këtu, në nivel të detyrës që të mos ikin, të vijnë këtu dhe të tregojnë që sot
patriotizëm është të mbahet këtë qeveri, jo se është qeveria e Lëvizjes dhe e LDK-së, ne kemi
kërkuar vetëm kohë, njerëzit më të thirrur në këtë vend, po ia përmend njërin se publike e ka
bërë, Lul Raka, po e lë jashtë Ministrinë e Shëndetësisë, sepse dihet çka ka thënë ministri,
Instituti Kombëtar, CDC-a, ECDC-ia, çka ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, Komiteti
Nacional i Krizës, të gjitha dihen, po qe një profesionist që të gjitha mediat e kanë thirrur se
është mikrobiolog, i cili është më i thirruri të flasë për virus dhe baktere këto ditë.
Në mënyrë të prerë ka thënë “nuk ka kushte për mbajtje të kësaj seance” dhe çka po bëjmë ne?
Kush i ka thirrur qytetarët? Me përgjegjësi të plotë po e them që asnjë qytetar nuk e ka pasur
ftesën të dalë këtu, por a e dini çka kam thënë sot, nuk kam legjitimitet e kredibilitet e të dal t’u
them shpërndajuni, sepse modelin më të keq ne e kemi dhënë sot këtu, me këtë tubim. Mua më
101
thanë “dil”, jo thashë, “nuk dal” se më së pari më keni detyruar këtu sot ju të vij, këta që e kanë
bërë mocionin, e të dal t’u them qytetarëve, sepse ne e kemi shkelur Organizatën Botërore të
Shëndetësisë që ky mesazh që shkon nga kjo sallë, është turp, unë kam thënë sot pa ardhur, pas
pak fillon seanca e turpit edhe qëndroj prapa saj. Pse?
Sepse sot, sot e kam postuar një videospot, BBC-ja e ka dhënë për njerëzit që punojnë në
kujdesin intensiv dhe i ftoj gjithë ata që asnjë deputet nëse do të infektohet të mos ia vëjnë
respiratorin, sepse ne nuk jemi mbi ligjin, a mendoni që ne jemi me imunitet politik e që kemi
edhe imunitet karshi sëmundjeve, apo si deri tani gjithë politikëbërësit kanë qenë mbi ligjin, mbi
shtetin, kurrgjë s’ka vlejtur, domethënë edhe në kohë të pandemisë ne jemi mbi ligjin, ne nuk e
përfillim çka thonë profesionistët shëndetësorë, veprojmë krye më vete.
Dikush po thotë që nuk jemi të rrezikuar, mirë, përgjegjësinë e kanë marrë kush e ka ftuar, mos e
votoni mocionin për të gjitha të tjerat ka kohë, ai që e voton, e merr përgjegjësinë që e lë këtë
vend pa qeveri, sepse nuk keni partner, s’keni me kënd, se vetë keni deklaruar me PDK-në nuk
doni, me AAK-në nuk mundeni se jeni në kundërshtim të plotë, nuk mund të dilni para
qytetarëve dhe të thuani për hir të interesit kombëtar ne po e bëjmë një qeveri, sepse i hidhni
kauzat, sepse e rreni qytetarin, e rreni votuesin. Nuk keni partner, mos e votoni sot, ka kohë, për
çdo gjë tjetër ka kohë, po s’ka kohë nëse bie qeveria.
KRYETARJA: Deputeti Ilir Tasholli e ka fjalën.
ILIR TASHOLLI: Faleminderit, kryetare!
Përshëndetje, deputetë të nderuar,
Përshëndetje Kabinet qeveritar,
Thuajse sa herë që po shkon drejt fundit seanca, gjithmonë po humbet fokusi se për çka ne jemi
thirrur gjithmonë në seancat, të cilat fatkeqësisht edhe përkundër vullnetit të Lidhjes
Demokratike të Kosovës, nuk na ecën punët mirë. Komplet mundin, komplet besimin të jeni
bindur, zoti Kryeministër Kurti, edhe ju anëtarët e tjerët e Qeverisë, edhe të gjithë ju deputetët e
tjerë, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pasur komplet besimin për të ndërtuar një qeverisje të
re dhe një qeverisje të mirë për vendin dhe për shtetin. Edhe pas gjithë përpjekjeve që i kemi
bërë gjatë gjithë kohës thuajse nuk jemi kuptuar dhe nuk e kemi pasur respektin e merituar nga
ana juaj, na kujtohen shumë ngjarjet në të cilat Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me
deputetët e tjerë nuk janë respektuar në nivelin sa duhet.
Unë i dëgjova pak më herët parafolësit e tjerë, disa deputetë fatkeqësisht kanë mbërritur deri aty
sa edhe t’ i tregojnë Lidhjes Demokratike dhe deputetëve të saj se çka duhet të bëjnë, se çka
duhet bërë Kryesia e Lidhjes Demokratike, se çka duhet të bëjnë njerëzit e Lidhjes Demokratike.
Deri aty keni shkuar! Nuk është mirë, nuk është mirë, për shkak se po vazhdoni t’i traumatizoni
krejt qytetarët e Republikës së Kosovës duke thënë se nëse bie, nëse kalon mocioni për rrëzimin
102
e Qeverisë, këtij vendi do t‘i vihet dryni, s’ mbetet asnjë institucion, nuk është e vërtetë, unë u
bëj thirrje komplet qytetarëve, është edhe pjesë juaja, zoti kryeministër, të dilni e t’u tregoni që
nëse kalon mocioni për rrëzimin e qeverisë, vetëm qeveria shkon te shpija dhe është qeveri në
dorëheqje që do ta kryejë punën sipas Kushtetutës deri në ditën që zëvendësohet me një qeverisje
tjetër apo deri në ditën që shkohet në zgjedhjet e parakohshme.
Bashkë me Qeverinë nuk janë duke shkuar as doktorët, as policët, as institucionet që janë më
vitale e që janë duke bërë punë të madhe dhe unë i falënderoj publikisht nga këtu, po është duke
shkuar veç Qeveria, e cila do të jetë në detyrë deri në ditën që zëvendësohet me ndonjë qeveri
tjetër. Mos e bëni gogolin e COVID-19 të thuani se pas një ore këtu, këtu më asnjë institucion
nuk funksionon, kjo nuk është e drejtë. Lërini njerëzit rehat, mos i terrorizoni, nuk është e drejtë.
I kemi 28 deputetë, bashkë me 28 deputetë tonë jemi munduar t’jua japim besimin, besoni që
kemi pasur më shumë entuziazëm, me shumë besim. Pyetjen pse nuk kemi vazhduar, unë e di që
ju duhet ta kërkoni te vetja juaj.
Zoti kryeministër dhe ju deputetët e tjerë, nëse keni menduar që me 29 deputetë mund të bëni atë
që doni, unë mendoj se ka qenë e papjekur politikisht nga ana juaj. Mos u bëni merak, jeta në
politikë është e gjatë, ku i dihet ku takohemi korridoreve të qeverisë, të institucioneve, kështu që
jeta është e gjatë politikisht, edhe një herë po bëj apel, le të ndalen thirrjet, traumat që janë duke
ua bërë qytetarëve se me të vërtetë nuk është e drejtë. Shteti vazhdon edhe sot, edhe nesër, ka
vazhduar që 20 vjet, s’kemi zbuluar kurrgjë këtu, le të vazhdojë edhe po më vjen mirë që ministri
i Shëndetësisë është në vend të punës, është në terren, është duke punuar, mirë shumë, është e
rregulluar me Kushtetutë, kështu që ju lutem, le të jemi sa më korrekt me njëri-tjetrin.
Faleminderit!
(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.)
KRYESUESJA: Zoti Haki Abazi e ka kërkuar fjalën.
ZËVENDËSKRYEMINISTRI HAKI ABAZI: Faleminderit, zonja nënkryetare!
Zoti kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Dy çështje të shkurtra: e para, e dëgjova zëvendëskryeministrin e parë, sinqerisht nuk e di ku e
gjen forcën edhe formën e formulimit për të folur të pavërtetat e plota për formën se si ka shkuar
këto dy muaj qeverisja.
Dyer të hapura, biseda të njëpasnjëshme, veprim, bashkëveprim, arritje deri tek plani i
përbashkët qeverisës, takime, punë me ministrat e LDK-së, të cilat kanë rezultuar në punë të
jashtëzakonshme në terren, qëndrimi i zëvendëskryeministrit të parë më bën të kuptoj që, në
103
faktm, ai nuk e ka kuptuar që është në Qeverinë Kurti, por ka menduar që duhet të koordinojë
gjithçka me Thaçin, sepse në asnjë moment nuk paska ndarë informacionin se dikush i paska
garantuar që paska marrëveshje që i siguron shtetit të Kosovë integritetin e plotë territorial, se
paska pranuar edhe ulëse në OKB, e ne nuk e paskemi ditur se ku është ajo marrëveshje. Nuk ka
paradoks më të madh se sa të shprehesh para Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës për
një plan që ne nuk e paskemi ditur, e ai nuk e paska ndarë asnjëherë me ne. Përgjigjja është e
qartë, është një letër, ju kam thënë edhe herën e kaluar që Sekretari i Shtetit Pompeu i ka kthyer
Presidentit të Kosovës, ku është përgjigjja e plotë, tentimi për ta rrëzuar këtë qeveri ka të bëjë me
planin...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Edhe një minutë, ju lutem, regjia!
ZËVENDËSKRYEMINISTRI HAKI ABAZI: E gjithë ky plan ka të bëjë me ndarjen e Kosovës
dhe heqjen e Gjykatës Speciale, të cilën Pompeu ia ka kthyer me shumë qartësi Presidentit të
Kosovës. Ky është grusht shteti, ky është puçi që është tentuar të bëhet natën kur është mbajtur
takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilit ia kanë humbur gjurmët dhe fjalimet që janë
mbajtur aty, për të cilin asnjëri nga deputetët e LDK-së edhe tani nuk duan të pyesin se si është e
mundur që në një institucion të tillë me ndjeshmërinë më të lartë të humben gjurmët e fjalimeve
dhe pozicioneve që janë mbajtur.
Ju kisha lutur që aty të fokusoheni te përmbajtja, jo te tentimi për të dëshmuar diçka që është e
pavërtetë. Ministrat e LDK-së pyetni se çfarë pune e madhe është bërë për dy muaj...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Faleminderit, zëvendëskryeministër Abazi. Fjala për deputetin Shpejtim Bulliqi.
SHPEJTIM BULLIQI: E nderuar nënkryetare e Parlamentit!
Të nderuar deputetë,
I respektuar zoti kryeministër,
Të dashur qytetarë,
Ne sot si çdo vend tjetër i botës jemi duke u ballafaquar me pandeminë e virusit aktual, i cili e ka
kapluar botën dhe sot disa deputetë të opozitës, së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës
kanë gjetur kohën për ta rrëzuar qeverinë më të suksesshme të Kosovës. Sot qytetarët e vendit
shtrojnë shumë pyetje: kush do ta bëjë qeverinë e re? Ku mbeti besimi i qytetarëve? Kush po e
shkel këtë vullnet të qytetarëve? Dhe, çka do të bëhet me qytetarët e karantinizuar në Dumnicë e
Llaushë të Llapit, Gjakovë, Gjilan, Viti etj.
104
Këta qytetarë janë duke pritur dorën e shtetit, i cili shtet sot po minohet nga disa të zgjedhur të
popullit ose më mirë të themi, nga disa profiterë politikë që s’kanë pasur guximin për të dalë dhe
provuar votën në zgjedhje, por që fatkeqësisht kanë kapur subjektet e tyre për të realizuar
interesat personale nepotike, sepse të tillë kanë qenë gjithherë. Të tillët na dërguan në zgjedhje
në Podujevë, ku si pasojë e saj buxhetit të shtetit dhe qytetarëve të saj iu shpenzuan hiç më pak
se 500 mijë euro, pastaj të tillë po ashtu po tentojnë që tash së fundi edhe shtetit të Kosovës dhe
qytetarëve të saj t’ia shkaktojnë edhe një dëm prej 7 milionë eurosh, për arsye se duhet mbajtur
zgjedhje të reja dhe vetëm e vetëm për të ruajtur një karrige të individit apo një individi, i cili
është i sëmurë për pushtet.
Janë mbledhur të gjithë bashkë në Podujevë për ta përkrahur LDK-në, dhe këtë jo, sepse kanë
problem me Shpejtimin, por sepse kështu donin ta pengonin rritjen e Vetëvendosjes dhe të Albin
Kurtit dhe krahas kësaj përkrahja e tyre në Podujevë ka qenë në vijë të plotë me angazhimin tuaj
të përbashkët sot, për ta rrëzuar qeverinë Kurti. Individëve të tillë, përveç që ia ka pa sherrin
Podujeva, tash po ua sheh tërë Kosova. Vendimet prej ditës së parë të kësaj qeverie kanë
ngjalluar shpresat te qytetarët e vendit se këtu mund të jetohet dhe ta ndërtojnë jetën e tyre, secili
në këtë vend.
Shikoni dhe ndaluni e analizoni vetëm vendimet e para të kësaj qeverie. Shikoni, bordet e
ndërmarrjeve të ndryshme publike, por ne e dimë shumë mirë që brenda atyre bordeve të dyja
këto dy subjekte, të cilat deri sot kanë qeverisur me vendin ose me të gjitha, kanë pasur njerëzit e
tyre dhe sigurisht që këto gjëra nuk u kanë shkuar për shtati, ashtu siç kanë pasur dhe kanë
dëshiruar. Prandaj, të tillët sot po përpiqen që ta minojnë këtë qeveri dhe ta rrëzojnë këtë qeveri.
Nuk do të ishte mirë që votat e qytetarëve, të fituara përmes sloganit “Beso”, dje të shkojnë nesër
te PAN-i pa e pyetur qytetarin. E përmendi dikush militantizmin politik të Lëvizjes
Vetëvendosje, por po ju them se unë e kam provuar militantizmin e LDK-së, të cilin sot
fatkeqësisht po e përjetojnë edhe disa zyrtarë të lartë të këtij subjekti politik, duke i shantazhuar
dhe duke u bërë probleme të ndryshme për faktin që kanë shprehur mendimin e lirë dhe vullnetin
e lirë të tyre.
E përmendi po ashtu dikush demarkacionin këtu. Dihet mirëfilli që qeveria e vendit e kaluar pati
formuar një komision shtetëror për kufirin, i cili komision shtetëror ka bërë gjetje të rëndësishme
dhe ato gjetje ia ka ofruar edhe Qeverisë, edhe Kuvendit, mirëpo ne të gjithë e dimë, qytetarët e
dinë, opinioni publik e di, që shumë prej këtyre deputetëve që sot janë pjesë e këtyre komploteve
kanë qenë ata, të cilët e kanë votuar këtë demarkacion dhe të cilët në njëfarë forme sot mundohen
që të lirohen nga përgjegjësia, të cilën e mbajnë.
Në fund, po këta e kanë votuar duke mos respektuar vullnetin e atyre qytetarëve, duke mos
respektuar vullnetin e vendit dhe duke mos përfillur Raportin e komisionit, të cilin e kam
formuar vetë, për të mbetur në pushtet. Sa për përkujtim këtyre po ju bëj me dije që qeveria e
105
vendit ka pasur për obligim që brenda afatit kohor dyvjeçare ta përmbyllë punën e trupës
punuese, të cilën trupë punuese dihet mirëfilli se në cilën periudhë kohore e ka formuar qeveria,
e ka formuar në ditën kur faktikisht ka dhënë dorëheqje dhe ka shkuar, dhe për fat të keq
asnjëherë asaj trupe dhe as atij komisioni nuk i është krijuar mundësia që të kryejë punën dhe
veprimet për çfarë është zgjedhur.
Ju sot i keni numrat, po shihet, madje po shihet që e keni aktivizuar edhe Beogradin që nuk është
gjë e mirë. Mund ta rrëzoni qeverinë dhe ta vononi Kosovën me rend, rregull dhe me ligj, por ju
s’do të mund ta ndalni rritjen e Vetëvendosjes dhe fitoren e madhe, e cila pashmangshëm do të
vijë. Edhe një pikë tjetër, është që pretendimi i tyre për të krijuar qeveri të re pa shkuar në
zgjedhje është rast i paprecedent dhe është veprim antikushtetues dhe antiqytetar, prandaj unë
mendoj që kjo qeveri nuk mund të krijohet, por ky vullnet duhet domosdoshmërish t’i kthehet
sovranit dhe sovrani të jetë ai i cili do t’ ia japë fjalën e fundit për qeverinë e ardhshme. Ju
faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Bulliqi! Fjala është për deputetin Mefail Bajqinovci.
MEFAIL BAJQINOVCI: Të nderuar kolegë deputetë,
I nderuar kryeministër Kurti,
Të nderuar anëtarët të Kabinetit qeveritar,
E nderuar kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, zonja Osmani dhe nënkryetare e
Kuvendit, zonja Arbërie,
Të nderuar qytetarë të vendit.
Dua të nis këtë fjalim me urimin dhe dëshirën që qytetarët tanë të përballojnë me lehtësi këtë
situatë të rëndë me rreziqe shëndetësore, duke uruar që përfundimi i kësaj sfide të jetë me sa më
pak pasoja. Sot, minimumi që ne duhet apo do të duhej të bënim është që kjo energji për këtë
seancë t’i drejtonim në diskutim e vendimmarrje për masa shtesë e veprime të koordinuara për
përballime e situatës të virusit corona që po rrezikon jetën e qytetarëve tanë. Ne sot si Kuvend
kemi zgjedhur diçka tjetër, kemi zgjedhur të mërzisim e shqetësojmë qytetarët tanë, duke e
zbehur besimin e tyre në shtetin e Kosovës dhe duke e rritur frikën e pasigurinë për të ardhmen.
Sot ne po detyrohemi të debatojmë për mocionin e ngritur nga LDK-ja, sepse ajo përsëri ka
zgjedhur të kthehet në patericë të Hashim Thaçit, pra si gjithmonë kur Hashim Thaçi zihet
ngushtë, aty afër gjendet lidershipi i LDK-së për t’ia zgjatur dorën.
Duke u kthyer në shërbëtorë të Hashim Thaçit, udhëheqja e LDK-së nuk po tradhton vetëm votën
e votuesit, ajo po shkon pas projektit të Hashim Thaçit për të jetësuar ndarjen e Kosovës, duke e
bërë kështu partner të një projeksioni me rrezik për vendin dhe për gjithë rajonin. Pra, qëllimi i
këtij mocioni nuk ka asnjë lidhje me çështjen e tarifës dhe me shkarkimin e Agim Veliut, kjo
është gënjeshtër, tarifa edhe një javë do të hiqej, nuk do të ishte më në fuqi dhe këto arsyetime
106
janë përralla që nuk i beson askush më. Qëllimi për të shkuar me Hashimin nuk paketohet dot në,
pra mekanizëm, qëllimi i këtij mocioni është që LDK të krijojë mundësinë e Hashim Thaçit që
pa bazë kushtetuese, pa legjitimitet politik dhe demokratik ta nënshkruajë këtë marrëveshje të
dëmshme për territorin e Republikës së Kosovës dhe për organizimin dhe funksionimin e
brendshëm kushtetues të vendit.
Qëllimi tjetër është frika dhe vendosmëria e jashtëzakonshme e Kryeministrit Kurti në luftimin e
korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend. Suksesi politik në këtë rrugë do të thotë sukses në
përmirësimin drastik të jetës së qytetarëve dhe LDK kishte mundësinë të kontribuonte në këtë
projekt, e jo të frikësohej. Që nga marrja e detyrës janë me dhjetëra vendime të buxhetit të shtetit
që janë shpëtuar qindra miliona euro abuzime të shkaktuara nga ish-qeveritë në të kaluarën.
Treguam se ne nuk kursejmë askënd kur është në pyetje rendi, ligji, pasuria publike, shërbimi
ndaj të gjithëve pa dallim ashtu siç na obligon Kushtetuta dhe ligji.
Prandaj, ju sot po bëni një dëm të pallogaritshëm të vendit që secili nga ju që do ta votoni këtë
mocion, do të shënoni një njollë të pashlyeshme që do t’ju përcjellë gjatë, po i viheni në anën e
kundërt të vullnetit të Kosovës, të popullit të Kosovës, ju duhet të gjeni kurajë e t’i kërkoni falje
qytetarit të Kosovës, ju do të hyni në histori si parti puçiste që ju prapë iu bashkuat kokës së
krimit politik dhe ekonomik në Kosovë për të vazhduar plaçkën, duke vonuar edhe për disa muaj
ndryshimin rrënjësor politik e qeverisës në Kosovë.
Ne shqetësohemi se ju po i bëni një dëm të madh demokracisë së këtij vendi, kushtetutshmërisë
së këtij vendi, perspektivës, ndërtimit të një shteti ligjor, zhvillimit ekonomik ashtu siç e duan të
rinjtë e Kosovës. Sot, këtu LDK po dezerton nga partnerët, me të cilët ndërtojë opozitën e kauzën
për shtet ligjor që e prodhoi fitoren në zgjedhje te partnerët e saj të vjetër, me të cilët shpesh ishte
aksesor në rrënimin ekonomik qeverisjen korruptive e klienteliste e ndarjen e plaçkës së
korrupsionit. Le të kuptohemi, ju nuk jeni koka e korrupsionit, sepse atë pozitë e ka ushtruar
suksesshëm lideri juaj shpirtëror Hashim Thaçi. Ju keni qenë LDK-ja vetëm aksesor, prandaj ne
provuam që së bashku përveç se t’i shërbejmë vendit duke çrrënjosur korrupsionin, t’u heqim
edhe juve nga ato dobësi e vese të dëmshme, prandaj ne menduam se ky i ashtuquajturi brez i
Republikës nuk do të lejonte që hajnat e ligës së dytë të bëhen me hajnat e ligës së parë. Dhe, në
fund mos na flisni fort për vrasje, se zakonisht në fund të vitit kur po bëhen zgjedhjet po dilni po
thoni SHIK-u, SHIK-u na ka vra, mos flisni kështu kur me ta po e bëni mocionin për të na
rrëzuar dhe të formoni qeverinë. Dy, një raport dua t’ua bëj publike një raport, të cilën e ka bërë
KDI, Plus dhe ÇOHU hulumtim i mbështetur nga Ambasada Britanike para tri ditësh, t’ju
kallëzoj sa keni vjedhur.
Në qeverisjen e LDK-së garda e vjetër: PDK, AKR, AAK, NISMA çdo vit janë humbur nga 160
milionë në tender, paratë kanë përfunduar në xhepat e biznesmenëve financues të politikës, mos
harroni këtë hulumtim e ka mbështetur Ambasada Britanike. 20 milionë ndërmarrjet publike e
107
kanë humbur çdo vit në vitin 2018 nga keqmenaxhimi, 400 milionë euro Kosova e ka humbur
çdo vit nga dështimi i Doganës dhe ATK-së për t’i mbledhur tatimet, 700 milionë kanë humbur
çdo vit nga korrupsioni, vjedhja dhe abuzimi me pushtetin, humbjet kanë qenë më shumë se 13
herë buxheti për arsim ose 11 herë më shumë buxheti për shëndetësi apo çdo vit është humbur
nga një autostradë duke vjedhur, llogaridhënia është e barabartë me zero në vitin 2018 rreth 60%
të rekomandimeve të auditorit nuk janë zbatuar. Këto janë vetëm disa nga arsyet pse po luftohet
Kryeministri Albin Kurti, 2 mijë e 500 militantë i keni punësuar me kontratë mbi vepër.
Megjithatë, jeni të humbur bashkë me Hashim Thaçin. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Bajqinovci! Fjalën për deputeten Fjolla Ujkani.
FJOLLA UJKANI: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit!
Të nderuar qytetarë të Republikës,
Gjendja me të cilën po përballet e tërë bota me pandeminë coronavirus që po rezulton me
vdekjen e mijëra njerëzve, e që fatkeqësisht edhe Kosova është e prekur, po kërkohet të punohet
e të ndërmerren masa efikase në parandalimin dhe zgjidhjen e këtij problemi që po atakon
gjithsecilin pa dallim. Mirëpo, këtu në Kosovë është edhe një rrezik shtesë që e bën edhe më të
rrezikshme situatën me epidemi, është kërkesa për ta lënë popullin dhe vendin pa qeveri dhe për
ta futur në një krizë tjetër, në një kohë kur më së shumti vendit i duhen institucione efikase e
përkushtim për të mbrojtur shëndetin publik.
Tërë kjo energji e shpenzuar në rrëzimin e një qeverie që s’e kishim asnjëherë më parë, me
përkushtim të pashembullt për të zgjidhur problemet e qytetarëve për t’iu gjendur në krah atyre.
Ndërsa, këto skenarë politikë mbi të cilat është thirrur kjo seancë me mocion mosbesimi ndaj
qeverisë keni mundur t’i shfaqni pas tejkalimit të epidemisë, atëherë edhe do të kishim kohën e
duhur për diskutime, por edhe kohën e duhur për të dalë në zgjedhje dhe për t’u legjitimuar secili
prej nesh. Gjithë kjo maskara që po shfaqet këtu e po i paraqitet qytetarëve me farsat e tilla, si:
antiamerikanizëm, kryeministër që nuk konsultohet, taksa, shkarkimi i ish-ministrit Veliu dhe që
LDK është parti shtetformuese e institucionaliste. Nuk e mbulon dot të vërtetën e këtij mocioni,
por as nuk jua mundëson të fshehë atë nga populli. Populli i Kosovës është bujarë dhe beson, por
atë nuk mund ta mashtroni dhe manipuloni.
Qytetarët janë të qartë sikur më parë, në njërën anë ka përpara qeverisjen e mirë përmes
shembujve e provave të këtyre 50 ditëve, që peshojnë sa vite të tëra të qeverisjeve të kaluara dhe,
në anën tjetër, e ka të qartë paarsyeshmërinë e këtij mocioni e të kësaj seance. Nga shkarkimet e
bordeve partiake e farefisnore, pagat e larta, e abuzimet deri në 12 mijë euro për pagë vetëm për
një muaj nga procesi i vetingut, konfiskimi i pasurisë së përfituar paligjshëm e program qeveritar
zhvillimor, ju sot po synoni të riktheni rrëfimet e kaluara, me vazhdimin e keqpërdorimit të
parasë publike, korrupsionit dhe keqpërdorime, nepotizëm dhe klientelizëm, por kjo nënkupton
kundërvënie ndaj vullnetit të shprehur të popullit. Kjo as nuk duhet të ndodhë, as nuk duhet të
108
lejohet të ndodhë. Nuk e di se si nuk po mund ta kuptoni, apo që nuk doni ta kuptoni se për këtë
qeveri interesi i shtetit dhe i qytetarëve është mbi të gjitha, e që këtë të fundit partia, e cila thirret
në vlerat rugoviane po e dëshmon të kundërtën, këtë çfarë po bëni sot, nuk kanë asgjë të
përbashkët me qytetarët e saj, as me votuesit tuaj.
Ju kolegë deputetë, që po kërkoni rrëzimin e qeverisë, a jeni në dijeni se me çfarë problemesh
ballafaqohet rinia jonë, gratë dhe burrat. Të gjithë ata shpresën e kanë te kjo qeveri, e kanë te
kryeministri Albin Kurti, nga qeverisjet tuaja të mëparshme herë të gjithë bashkë dhe herë njëra
me tjetrën kanë bërë që brenda një dekade nga viti 2008 deri në vitin 2018 sipas Zyrës së
Statistikave Evropiane EURO Stad të ikin nga Kosova 203 mijë e 330 qytetarë dhe kjo krejt si
pasojë e papunësisë së lartë dhe e joperspektivës nga keqqeverisja juaj 20-vjeçare. Ne që jemi
këtu, jemi vetëm për qytetarët dhe vendin, populli është i vetëdijshëm për bëmat tuaja dhe këtë
nuk do t’jua falë asnjëherë. Populli ka parë edhe arritjet e kësaj qeverie për vetëm 50 ditë dhe kjo
ka ngjallur entuziazëm, këtë ju edhe mund ta ndërpreni, por kurrë nuk do ta mund ta ndaloni, e
aq më pak ta zëvendësoni me plane antikushtetuese e antidemokratike. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, Fjolla! Fjala është për deputetin Liburn Aliun.
LIBURN ALIU: Faleminderit!
Të nderuar deputetë,
E nderuar kryesuese,
Ky mocion për mua nuk është aspak befasi, pothuaj gjatë gjithë kohës sa kemi pasur marrëdhënie
me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ne kemi pasur në vazhdimësi përpjekje që t’i ndërtojmë
marrëdhënie sa më të mira me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por nga përvoja, unë
personalisht në cilatdo takime e kam thënë që duhet të mundohemi sa më shumë të ndërtojmë
marrëdhënie me subjektet e tjera dhe veçanërisht me Lidhjen Demokratike të Kosovë, sepse
kemi shpresuar që mbase ka diçka që edhe mund të gjendet, diçka që ngjet dhe që mund të
lidhemi si subjekte dhe mund të punojmë bashkë. Ka qenë nga shpresa, por kur e kemi kthyer
mendjen te përvoja, gjithmonë qëndrimi im personal, po edhe i shumë të tjerëve ka qenë që duhet
ta kemi parasysh që Lidhja Demokratike në një moment kritik kur fillon ta rrahë pyka-pykën,
Lidhjes Demokratike ia ‘rrjedh’ diqysh, kjo ka qenë një bindje të përgjithshme.
Kështu ka qenë gjithmonë dhe ka dalë, po e flas këtë edhe nga përvoja. Përvoja ka qenë
veçanërisht, po flas për periudhën kur unë kam qenë deputet në legjislacionin, para dy
legjislacioneve të mëhershme, kur kemi qenë së bashku në opozitë dhe kemi bërë në vazhdimësi
përpjekje që të bëjmë një opozitë të bashkuar, pra po flas për vitet 2011-2014. Kanë qenë aso
kohe shumë ligje, ligje të shumta, për të cilat si opozitë jemi dakorduar dhe shumë herë e kemi
lëshuar sallën dhe shumë herë me iniciativë të Lidhjes Demokratike e kemi lëshuar sallën dhe në
fund ata janë kthyer, ne kemi mbetur shumherë në korridor, por të mos harrojmë se gjithmonë
brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pasur një zë, i cili ka bërë brenda nesh që ne të
109
besojmë dhe të shpresojmë që diçka do të lëvizë aty, dhe kjo gjithmonë na ka bërë neve që të
gjejmë forcën dhe shpresën që të bashkëpunojmë dhe të afrohemi edhe përkundër hapave të tillë
dhe përvojave të tilla shumë të këqija që i kemi pasur në të kaluarën.
Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk e ka synuar pushtetin thjesht veç për hir të pushtetit, një
kohë kemi qenë subjekt që kemi vepruar jashtë institucioneve dhe kemi shpresuar që duke bërë
presion tek institucionet dhe tek Parlamenti, t’i bindim ata dhe s’kemi nevojë as të futemi në
qeveri, sepse janë deputetët që e kryejnë punën. Kemi bërë presion kot, shumë herë janë bërë
marrëveshje shumë të dëmshme që Kosovën e kanë ndarë me vija etnike, që Kosovën e kanë
ndarë me vija fetare, kanë krijuar kufij të brendshëm, të cilat dhe ndarje etnike të brendshme, të
cilat veç sa kanë thelluar krizën gjithnjë e më tepër. Ka ardhur një moment kritik, sepse Lëvizja
në vazhdimësi ka ndryshuar, është një subjekt i cili ka ndryshuar dhe ndryshon vazhdimisht,
është rritur dhe rritet vazhdimisht.
Në vitin 2010 ne kemi vendosur të hyjmë në zgjedhje, sepse kemi parë që kot përpiqesh t’i
bindësh deputetët, duhet të jesh vetë aty dhe mbase mjafton që ta thuash zërin brenda Kuvendit
dhe duke qenë aty brenda, duke dëgjuar, zëri yt mbase edhe arrin të ndikojë te gjendja. Por,
gjendja kishte qenë aq keq sa që në vitin 2014 ne vendosëm edhe përkundër mospajtimeve të
shumta që të hyjmë edhe në koalicion, ka qenë koalicioni, ju kujtohet aso kohe Lidhja
Demokratike, Aleanca dhe Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje që u bashkëngjit pa u bë VLAN-i. E
dini si përfundoi, pra hap shumë i rëndësishëm për ne që duke qenë të gatshëm të hyjmë në
qeverisje dhe të qeverisim bashkë, duke hequr dorë edhe nga pozitat, vetëm ta shtyjmë një
çështje para, këtë shembull e kemi dhënë qysh atëherë.
Pastaj, erdhën zgjedhjet e vitit 2017 dhe pastaj këto të fundit dhe çka ndodhi, na e bëmë
qeverinë, por ne i kemi vetëm 30 deputetë. Ne i kemi 30 deputetë dhe bashkë me juve e kemi
bërë qeverinë dhe ju mund ta rrëzoni këtë qeveri kurdo, numrat i keni bashkë me Partinë
Demokratike, me Aleancën, me Nismën kur të doni mund ta rrëzoni dhe atë po e bëni dhe kjo
është në rregull dhe ne këtë e kemi pritur çdoherë. Unë personalisht e kam ditur që mund të vijë
puna deri në këtë moment, një presion sikur ai që e mbaj mend unë nga vitet 2011 dhe 2012 kur
Lidhja Demokratike thoshte “hajde dalim jashtë prej sallës se e kanë pru një ligj të keq”, dhe kur
një presion që vinte nga jashtë ia mbushte mendjen, ata hynin brenda, ne mbeteshim jashtë, prapë
ne e dinim që vjen situata e tillë që futemi bashkë. Ndodh kjo që po ndodh tani, kjo është
krejtësisht në rregull. Ne vazhdojmë ende të besojmë dhe të shpresojmë që brenda jush ka zëra,
të cilët do ta thyejnë edhe brenda subjektit tuaj këtë mendësi të gabueshme të këtyre viteve të
fundit që e keni pasur, jo të atyre të hershmëve që i keni pasur.
Po cila po mbetet rruga? Ju s’po na lini asnjë rrugë tjetër, pos asaj të fundit që ne ta bëjmë
qeverinë me përmbi 60 deputetë vetëm, kjo është e vetmja zgjidhje dhe kjo do ta presë Kosovën
në zgjedhjet e ardhshme. Pra, ju mund ta rrëzoni Qeverinë, ju mund të bëni qeveri të tjera sikur
110
ato çfarë kanë qenë deri tash, ju mund ta vazhdoni atë politikën e tenderëve e punësimeve
familjare, e të kapjes së shtetit, por i vjen fundi edhe kësaj pune në zgjedhjet e radhës, në të cilat
na vetë do të mund ta bëjmë Qeverinë, por prapë nuk do ta bëjmë vetë.
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Aliu! Replikë? Kush? Në emër të grupit, Driton Selmanaj,
replikë.
DRITON SELMANAJ: Faleminderit, e nderuar kryesuese!
Në fakt, desha disa çështje që u ngritën me akuza kështu ndaj LDK-së, unë po u them mos i
harroni punët e mira që i kemi bërë në legjislaturën e kaluar, kemi bërë mjaft, besoj dhe ju kemi
treguar edhe juve, edhe popullit që me mjetet demokratike, me instrumentet e kontrollit
parlamentar bëhet parlamentarizëm, bëhet oponencë ndaj qeverisë, kemi ndalur shumë vendime
të këqija, kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese bashkë çështje, kemi fituar atje, kemi ndalur
ekipin negociator e krejt këto, mos i humbni këto, se me ju dashur juve, edhe në një rrethanë
tjetër, mos harroni, nuk përfundon asgjë sot, as nuk ka filluar asgjë bashkë me neve dhe me juve,
por ky vend ka histori.
E dyta, po na akuzoni vazhdimisht “jeni bërë bashkë me na rrëzu”! A po harroni që krejt bashkë
jeni pas bërë për ta rrëzuar LDK-në. Duke qenë në opozitë, ju jeni bashkë me krejt, more me
Listën Serbe, me krejt për të na rrëzuar neve, vetëm LDK-në, kundër LDK-së, po mosni këtë,
sepse po dilni shumë hipokrit. Dhe, unë po them, po e përsëris edhe një herë, edhe në këtë qeveri
kemi bërë punë të mira, dhe këto po i themi që i kemi bërë, shumë mirë që i kemi bërë, madje na
detyruat rezolutë në 2 të natës të votojmë, që për ne ishte qesharake, po e bëmë për juve. Çfarë
thoshte ajo rezolutë? Detyrat që duhet t’i bëjë qeveria, merre me mend, ju referoheshim normave
kushtetuese sikur të ishim në opozitë, ne në fakt ishim vetë shteti, vetë pushteti, po e bëmë këtë
për ju, prandaj këto punët e mira që i kemi bërë, mos i hidhni poshtë, sepse po them shpejt do t’u
duhemi edhe juve.
KRYESUESJA: Kundër-replikë, zoti Aliu!
LIBURN ALIU: I nderuar deputet,
Unë besoj isha mjaft i qartë, janë shumë elemente, të cilat kanë bërë që ne të shpresojmë dhe të
vazhdojmë punën me shpresë që mund të ndërtojmë diçka, pra kemi përvoja të mira, natyrisht,
përvojat e mira zgjasin deri në momentin kur e rreh pyka- pykën. Përvoja jonë me ju është që
gjithçka shkon mirë deri në një moment kritik kur fillon një presion nga dikush që ne nuk e dimë
si është, ne si Vetëvendosje nuk e dimë qysh është ai presion dhe që ai është momenti kritik i
thyerjes e që ne shpresojmë në një të ardhme nuk do të ndodhë, por më nuk duhet t’ia lëmë këtij
vendi, fatin e këtij vendit në rrezik me shpresën që dikush mund ta rrëzojë qeverinë kur dikush
kushtëzon. Pra, herën tjetër nuk do të ndodhë kështu, herën tjetër do t’i bëjmë numrat vetë.
111
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Aliu! Fjala për deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
ARBËRESHË KRYEZIU-HYSENI: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!
I nderuar zëvendëskryeministër Abazi,
I nderuar ministër Abdixhiku,
Kolegë deputetë,
Të nderuar qytetarë të Republikës,
Në kohën kur numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë po rritet, po rritet edhe lakmia
e të papushtetshmëve për pushtet. Këtë lakmi po e dëshmojnë çdo ditë qysh nga 6 tetori e deri
më sot, më e keqja është edhe një situatë e tillë si kjo nëpër të cilën po kalojmë, po shfrytëzohet
pikërisht nga këta lakmitarë që t’ia sjellin vetes pushtetin, sikur pa pushtet këta nuk jetojnë dot,
por në fakt, edhe nuk jetojnë, sepse i kanë shtrirë aq thellë rrënjët dhe janë zhytur aq shumë sa
nuk ka gjë që i shpëton më, i vetmi shpëtim i tyre është të mbijetojnë duke qenë bashkë.
Në kohën kur Republika e Kosovës po përballet me një pandemi globale, na duhet unitet,
bashkëpunim qeveritar dhe ndërinstitucional, jo përpjekje për përçarje dhe...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Regjia, ju lutem, ia vazhdoni fjalën deputetes!
ARBËRESHË KRYEZIU-HYSENI: ...por, që në fakt, është përpjekje e bërë mjaft mirë, duke u
koordinuar si gjithmonë bashkë LDK, PDK, AAK e NISMA.
Qysh prej 6 tetorit ju e keni pasur mendjen vetëm te një gjë, si të bashkoheni për ta rrëzuar
Qeverinë Kurti, drejt kësaj paskeni punuar çdo ditë, në këtë drejtim paskeni shtrirë gjithë
energjinë tuaj negative. Në fakt, është e kuptueshme që nuk është lehtë e kapërdishme për ju që
t’ju rrëshqasë nga duart kontrolli 20- vjeçar mbi çdo aktivitetet dhe veprimtaritë në vendin tonë,
por një gjë që, me sa duket nuk e keni kuptuar akoma është që për dallim nga ju, sot kemi një
kryeministër të përzgjedhur nga populli, një kryeministër që si asnjëherë më parë në historinë e
saj u votua masovisht nga populli.
Secila votë për të është shprehje e vullnetit dhe dëshirës që të secilit qytetar që në krye të
qeverisë e deshën pikërisht atë, një të përzgjedhur të popullit që buron nga populli, dhe jo një të
përzgjedhur të matematikave dhe pazareve politikave që buron nga nëntoka. Më datën 3 shkurt u
zyrtarizua marrëveshja e koalicionit në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike
të Kosovës për të udhëhequr me vendin. Marrëveshje kjo, të cilën e përcaktoi vullneti mbi 400
mijë qytetarëve, të cilët votuan për ndryshim, duke e kthyer shpresën dhe duke i bërë të
shpresojnë se erdhi dita për një shtet zhvillimor dhe një shtet të së drejtës. Deri në këtë moment
që po flasim, ky koalicion i udhëhequr nga Kryeministri Kurti ka marrë vendime shumë të
112
rëndësishme, duke treguar një model krejt ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim nga
kryeministrat e qeverive të kaluara.
Të nderuar kolegë deputetë të LDK-së, në këto momente është e turpshme të provohet të rrëzohet
partneri me të cilin po bashkëqeverisni, më e turpshme se kaq është fakti që po kërkoni votën e
PDK-së për ta bërë këtë, madje jo vetëm të PDK-së, por edhe të AAK-së, Nismës dhe AKR-së.
Turpi më i madh është që po provoni ta lini vendin pa qeveri në kohën kur secili prej nesh sot
jemi të rrezikuar të prekemi nga coronavirusi. Në kohën kur secila familje jona sot ka nevojë për
mbështetje dhe përkrahje institucionale. Kujtoni në çfarë u thirrët në fushatën zgjedhore dhe
çfarë u premtuat qytetarëve, mos e zbeheni vijën e kuqe që i paskeni vënë PDK-së sa për të
mbledhur vota, këtë vijë të kuqe e bëri komplet të padukshme kryetari juaj Isa Mustafa, duke e
kërkuar mocionin e mosbesimit të qeverisë.
Mocion mosbesimi për partnerin e koalicionit, mocion mosbesimi pas shpërfilljes së programit
qeverisës dhe kërkesës së tij për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, mocion mosbesimi pasi
Presidenti i Republikës e dëgjoi thirrjen e tij dhe kërkoi të njëjtën gjë. Mocion mosbesimi pasi u
shkarkua nga detyra ish-ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, i vetmi person që edhe
gjatë negociatave, edhe pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit e kundërshtoi Lëvizjen
Vetëvendosje në vazhdimësi, i vetmi person që gati pothuajse që gjatë gjithë kohës pati qasje
dekonstruktive, karshi veprimeve dhe hapave konkretë që duhej të ndërmerreshin në raport me
situatën.
Kryetari juaj tejkaloi gjithçka, madje injoroi edhe shëndetin e qytetarëve duke e vënë në rend të
parë Agim Veliun, si pretekst për kërkuar mocionin, deri tani me kë do të bashkëqeveriseni, do të
bëni këtë me PDK-në apo do ta mbani vetëm si gardian të qeverisjes tuaj, kujtoni ju që populli
do të harrojë dhe do t’ ju falë, sepse si shumë herë të tjera, edhe kësaj here po e tradhtoni
vullnetin e tyre dhe këtë po e bëni, sepse nuk u përpoqët që as kësaj here duke mirëqeverisur me
LVV-në të hiqni fiksimin tuaj ndaj Thaçit, por kësaj here më shumë se asnjëherë e dëshmuat se
nuk e keni shkëputur komunikimin me të, dhe koordinimi juaj është në përputhshmëri të plotë
me Hashim Thaçin.
Të nderuar kolegë deputetë dhe ju qytetarë,
Gjatë viteve të ‘90-ta qytetarët tanë protestonin nga ballkonet e tyre për ta shprehur revoltën ndaj
sistemit shtypës të asaj kohe, 10 vjet pas kemi të njëjtën situatë. Qytetarët po protestojnë nga
ballkonet e tyre, por tani duke dashur të shprehin revoltën e tyre karshi qëndrimeve tuaja politike
dhe interesave tuaja personale.
Secili nga ne sot do të duheshin të bashkoheshin dhe të unifikoheshim drejt luftës me COVID-
19, ju po e bëni të kundërtën. Jeni bashkuar për të luftuar vullnetin e popullit, jeni bashkuar për
ta shkelur dëshirën dhe shpresën e tyre, jeni bërë bashkë për t’i nëpërkëmbur ëndrrat e qytetarëve
113
tanë dhe po i godisni atëherë kur më së paku e kanë pritur një gjë të tillë nga ju, por nuk është që
nuk e kanë besuar, sepse kjo nuk është hera e parë që ju të gjithë bashkë, e secila parti politike
veç e veç i bët atentat vullnetit të elektoratit tuaj.
Shtetet e Kuintit bëjnë thirrje të përqendroheni në luftën kundër pandemisë, Shefja e Zyrës së
BE-së në Kosovë kërkon të njëjtën gjë, krerët e shteteve e gjithë andej rajonit e Evropës dhe më
gjerë po e përgëzojnë në vazhdimësi Qeverinë Kurti për punën që po e bën. Është shumë e rrallë
për të mos thënë, e para herë që zyrtarët e Spanjës dalin në përkrahje të vendimeve të qeverisë.
Është hera e parë që dalin ballë për ballë para botës, është hera e parë që përmendemi me
veprime madhore që po ndërmerren në këtë vend dhe ju pikërisht tani e gjetët që të ngriteni
kundër. Ju e dini mjaft mirë pse, por fatmirësisht këtë e dimë edhe ne, edhe qytetarët, prandaj e
keni të kotë, sepse jo vetëm një pandemi, por një coronavirus tash e sa ditë dhe një virus tepër të
madh po e luftojmë tash e 20 vjet.
Qytetarët e Republikës ka vite që janë të izoluar nga pandemia Hashimjane, ne i mbijetuam asaj
pandemie, prandaj kot përpiqeni ta riktheni atë prapë në mesin tonë, jemi imunë ndaj saj tash e
një kohë, kështu që është e kotë se çfarëdo nga ana juaj sot, sepse ne e kemi popullin mbrapa, e
populli është ai që herët a vonë e jep verdiktin e fundit. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Hyseni! Fjala është për deputetin Artan Abrashi.
ARTAN ABRASHI: Faleminderit, e nderuar nënkryetare e Kuvendit!
I nderuar zëvendëskryeministër,
Të nderuar ministra të Kabinetit qeveritar,
Fillimisht dua ta shfrytëzoj rastin që t’ju përshëndes dhe ta falënderoj pikë së pari Kryeministrin
e Republikës së Kosovës, zotin Kurti, ministrat e përgjithshëm të kësaj qeverie, pa dallime
partiake, për punën dhe angazhimin e tyre si zyrtarë të lartë shtetërorë gjatë këtyre ditëve.
Duke i pasur parasysh problemet që i ka pasur ky vend, gjendjen, të cilën e keni gjetur në
institucionin që përfaqësoni, katrahurën dhe lëmshin e trashëguar nga qeverisjet e mëparshme,
por mbi të gjitha profesionalizmin e treguar në menaxhimin serioz të situatës pandemike, e cila
po merret edhe si shembull nga vendet e tjera, ashtu pa masa të dhunshme, me thirrje
dashamirëse, kampanja vetëdijesuese, të cilat dhanë rezultate të jashtëzakonshme në përballimin
e kësaj situate shumë të vështirë duke ranguar Kosovën në vendet, të cilat u vlerësuan lart për
menaxhimin e suksesshëm të kësaj emergjence, prandaj meritoni respekt pavarësisht kësaj çka
po ndodh dhe dua ta shfrytëzoj rastin që t’ ju falënderoj si qytetar i këtij vendi dhe si deputet i
Kuvendit të Kosovës.
114
Të nderuar deputetë,
Sot jemi mbledhur këtu në një rrethanë të paprecedentë deri më tani. Që nga hyrja në Kuvend,
kur vizatohen forcat e rendit me disa pasqyra ndër vetura, hajde ish-protokoll i sigurisë, vazhdon
brenda do skanerëve, të cilat kontrollojnë gjësendet që i ke në trup dhe me vete, vazhdon pastaj
hyrjen në sallë, ku të imponohet një distancë që është e kuptueshme janë masa, pastaj vazhdon
dhe përpara i sheh disa mjekë dhe disa motra medicionale të veshur me do fustane të bardha, e
përjeton një lloj përvoje të çuditshme, kur një makinë të ofrohet në kokë këtu, të matet
temperatura, vazhdon në sallë i ke dezinfektuesit, ulesh prapë në distancë me maska të gjithë,
ndërkohë pandemia bën kërdi në këtë vend dhe vetëm një pyetje shtrohet këtu çka jeni duke bërë
sot? Çka po bëjmë sot këtu në këto rrethana? A ka mundësi një mendje e shëndoshë ta arsyetojë
me të vërtetë? Çfarë urgjence sot na ka mbledhur këtu?
Këtë çka po ndodh sot as skenarët më destruktivë të mundshëm të filmave, të librave, përfshirë
këtu edhe Xhorxh Orvellin e famshëm, s’kishte mundur ta shpjegojë. Me të vërtetë e çuditshme!
Duke qenë pjesë e kësaj seance, e cila historia më e re e Kosovës, më e re e këtij vendi do ta
mbajë mend si seanca e turpit, u tha edhe nga kolegët, në kohën gjersa po flasim, bota është
kapluar nga epidemia, e cila është cilësuar si më e rrezikshmja e këtij fillimshekulli, pandemia e
cila e ka vënë në pikëpyetje efikasitetin e të gjitha shteteve, duke mos i kursyer as ato më të
avancuara se ne.
Në kohën kur i gjithë njerëzimi i mobilizon kapacitetet shtetërore dhe shoqërore për t’i bërë ballë
një armiku të padukshëm, kur shtetet dhe kombet japin shembullin e paprecedent të solidaritetit
dhe të humanitetit mes vete. Kur bota e trembur gjen forcën dhe besimin që së bashku njerëzimi
do ta mposhtë edhe këtë sfidë në Kosovën tonë të dashur, të ndëshkuarit me votë popullore për
zullumin e plaçkitjes dhe terrorizimin e qytetarëve me keqqeverisje dhe mashtrim ndër vite
gjetën kohën të thurin komplote kundër rendit shtetëror me synim të përmbysjes së Qeverisë së
Republikës së Kosovës, e cila në këto momente është aleati i vetëm i qytetarëve në betejën me
coronavirusin.
Të dashur, shumë të respektuar qytetarë, që po maltretoheni këtu si ne edhe në këto orë të vona.
Kjo çka po ndodh nuk do koment, kjo është e papërshkrueshme, si është e mundur që në këto
momente t’i shkojë mendja dikujt në grabitje të pushtetit të fituar nga dikush tjetër me votë
demokratike. Si mund të quhet kjo kur partitë humbëse të zgjedhjeve largojnë nga pushteti
partinë fituese për ta marrë vetë dhe pa zgjedhje, a e dini? Ky quhet puç! Ajo që me veprimin
tuaj e bën edhe më kriminal është se ky operacion i partive tuxhare në këtë Kuvend është duke
rrezikuar shëndetin publik, kjo është edhe më e keqja, synimi është i qartë. Duhet të zhduket
shembulli që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje.
Duhet të hiqen standardet progresive dhe profesionale të vendosura nga kryeministri Albin Kurti,
kur kësaj ia shton edhe faktin se kjo katrahurë ka për qëllim të hapë edhe planin e kamotshëm
115
antikombëtar për ndarjen territoriale të Kosovës, sabotimin e sovranitetit shtetëror me
marrëveshjen President - Vuçiq, atëherë kemi të bëjmë me veprimin superkriminal që për një
kohë të gjatë do të mbahet në mend. Pra, rrezikimi i shëndetit publik në një, ky mocion i turpit të
sotëm nën dy, dhe marrëveshja për copëtimin e Kosovës janë gërhamat e fundit të një klase
politike që po vdes. Sulme të koordinuara nga të gjitha partitë kemi pasur ne vazhdimisht, prej se
ekzistojmë si Lëvizje Vetëvendosje.
I patëm sidomos pas protestës së 10 shkurtit 2007, sikurse rrena, shpifje, presione, shantazhe me
qëllim të linçimit publik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Nga të gjitha partitë së
bashku me mercenarët e tyre mediatikë, atëherë këto sulme na bënë të fortë, kurse sot neve po na
bëni të pamposhtur. Pas ditës së sotme të turpit juve do t’ju mbajnë në mend duke e ngritur dorën
tuaj kundër vullnetit të qytetarëve të këtij vendi dhe ky do të jetë kujtimi i vetëm juaji nga kjo
legjislaturë, sepse qytetarët e këtij vendi do t’jua përkujtojnë çdoherë.
Pra, na ishte njëherë një PAN, kurse nga dita e sotme këtij akronimi i shtohet edhe germa “L”
dhe kjo bëhet PLAN, jo plan për shpëtimin dhe zhvillimin e Kosovës, por Plan për zhvatjen dhe
gllabërimin e asaj që ka mbetur në Kosovë. Shikoni, pavarësisht këtij turpi që po ndodh sot, nuk
është në kulturën tonë që të hedhim baltë edhe në ata njerëz që janë në subjektet e tjera politike,
për të cilët kemi edhe respekt. Por, absurditeti më i madh që dëgjova sot të thirresh në nevojën
për demokraci në kushtet e një gjendje të shpallur emergjente, të thirresh në demokraci si nevojë
për të kritikuar udhëheqësin, sepse kështu e kemi vlerë, ky është absurditeti më i madh.
Kjo nuk është demokraci, të nderuar ish-bashkëpunëtorë, kjo është anarki, anarki që po mendoni
ta veshni me fjalë të tjera dhe ne nuk jemi përgjegjës për anarkinë e kërkuar brenda radhëve
tuaja, mos na fajësoni neve kur ju rrëzuan juve, i fajësonit të tjerët, kur po e rrëzoni dikë tjetër,
po i fajësoni të tjerët, kurrë s’po flitni, po fajësoni, kur po flisni, po fajësoni, gjithmonë një
situatë e viktimizimit, ju lutem, neve po na thoni me lloj-lloj terma, piquni, silluni të
përgjegjshëm dhe mos u bëni kështu joseriozë, qytetarët e këtij vendi nuk po i hanë më këto
‘fore’, po më vjen keq që po shprehem kështu. Ju lutem, lërini këto praktika, mos i terrorizoni
qytetarët, këtu jeni për etjen tuaj për pushtet, jeni duke thurur një puç, të cilët do ta mbajmë në
mend, por se edhe ju e pranuat, ishim një qeveri e jashtëzakonshme, por nëse shkoni në opozitë,
e dini shumë mirë, do të jemi një opozitë e jashtëzakonshme për t’u kthyer fuqishëm në pushtet.
Suksese në vendin e dytë si patericë e Hashim Thaçit dhe si patericë e Partisë Demokratike të
Kosovës! Ju faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Abrashi! Fjala për zotin Kujtim Shala.
KUJTIM SHALA: Faleminderit, zonja nënkryetare!
Zëvendëskryeministër,
116
Të nderuar ministra,
Të nderuar kolegë,
Kjo seancë apo kjo situatë është e asaj natyre që ju jep fund diskurseve të të dashuruarve, njerëzit
bëhen të vërtetë ose dalin të vërtetë ashtu siç janë. Kjo në radhë të parë vlen për kryeministrin e
Kosovës si përfaqësues apo si shef i shumicës. Tani nëse partneri kryesor, kryeministri,
domethënë Lidhja Demokratike e Kosovës mund të përshkruhet me termat e tij nëse ai ka të
drejtë, çfarë i duhemi ne atij si partner.
Këto janë çështje për të cilat ne duhet të bisedojmë me kryeministrin, unë respektoj të gjithë
kolegët, por s’pranoj të komentoj fjalime shaptilografi, as përvojat e mësimet se çfarë është
LDK-ja e PDK-ja nga njerëz që kanë kaluar nëpër zyrat e PDK-së. Unë s’pranoj të flas për
biografitë, por historia politike, e subjekteve politike është diçka tjetër. Shikojeni origjinën e
subjekteve politike, shikojeni kush prej nga vjen dhe e kuptoni profilin. Nëse ne nga partnerët do
të bëhemi kundërshtarë, kjo do të jetë një gjendje politike normale, kështu që duhet të
përmbahemi, është edhe parim i demokracisë dhe patjetër që demokracia s’ka filluar me
zgjedhjet e fundit, sepse demokracia nuk i takon as njëshit, as dyshit, as shumicës, por është e të
gjithëve, sepse demokraci nënkupton raport me të tjerët, nëse s’është tjetri, s’ka kuptim
demokracia, nëse e fshin tjetrin, qoftë dhe në diskurse, në ligjërime, siç po bën kryeministri sot,
nuk ka asnjë kusht elementar për demokraci.
Unë do të përpiqem të flas për 2-3 çështje, të cilat m’u dukën thelbësore, gjithnjë çështjet të
ngritura nga kryeministri i vendit, zoti Kurti.
Qeveria e tij, siç e përshkruan ai, është portreti tipik që e bën një njeri me përvojë të shkurtër,
sepse njerëzit që e njohin qeverinë dhe konceptin e qeverisjes, e kuptojnë se çështjet për të cilat
foli kryeministri nuk janë rezultate, por janë akte administrimi dhe masa. Po pra, s’kishte kohë.
Unë mendoj, sepse kam një përvojë që të kuptojmë si funksionon një qeveri në situata normale
dhe në kushte normale bashkëpunimi duhet së paku një vit. Kjo lidhet dhe me akte si Ligjin për
Buxhetin, e tjerë, që janë dokumentet themelore të një viti pune të një qeverie. Tani sa i takon
çështjes së tarifës dhe të reciprocitetit, unë jam i detyruar të bëj disa shpjegime elementare, sepse
më duket që kryeministri s’i kupton ose i keqkupton me qëllim. S’është problemi te reciprociteti,
edhe në një debat tjetër ju kam thënë që zgjidhja për këtë çështje është te ligjet, problemi është
ky që kjo masë nuk duhet të vihet, s’duhet vendoset në një akt politik, sepse kthehet në një masë
politike sikurse tarifa dhe kthehet në një pengesë të re. Nëse kryeministri e ka parasysh këtë dhe
e përdor reciprocitetin si masë sigurie për integritetin territorial të Kosovës, për sovranitetin e
vendit, për përfaqësim dhe për forcimin e subjektiviteti ndërkombëtar të Kosovës, unë kam frikë
që po e bën gabimin e ish-kryeministrit Haradinaj.
Aktet e tilla, proceset e mëdha ndërkombëtare s’mund t’i ndalojmë. Kryeministri tha se po të
hiqej kjo, do të bëhej një marrëveshje shpejt, një marrëveshje e keqe për Kosovën në Shtëpinë e
117
Bardhë. E kam pyetur edhe një herë pse kryeministri s’na përfaqëson neve atje? Ai tha, sepse
nuk i lejohet të jetë drejtues i delegacionit të Kosovës, çfarë e kërkon Kushtetuta e Kosovës dhe
rezoluta e Kuvendit e miratuar para disa ditëve. Tani problemi është ky, kush s’ia lejon dhe pse?!
Këto janë çështjet dhe ai këto duhet të na i thotë së pari ne, të cilët jemi deputetë të shumicës dhe
që e kemi votuar qeverinë, ai është kreu i qeverisë.
Por, nëse paska një marrëveshje të tillë dhe kryeministri e ka parë qoftë si draft, çka do qoftë,
duhet të japë fakte të besueshme në Kuvendin e Kosovës, sepse s’ka ku i jep tjetër. Ne duhet t’i
marrim, t’i shohim, t’i vlerësojmë, sepse në fund të fundit, ato këtu do të diskutohen.
Problematike pse s’na përfaqëson kryeministri, a e fuqizon kjo presidentin dhe de jure jo, de
facto po, kryeministri e ka shumë problem, do të duhej ta zgjidhte. Pse e fuqizon, pse e rrit
problemin e tij kryesor unë s’e kuptoj çfarë logjike politike është kjo, kur vetë është shefi i shtetit
de facto, lexojeni Kushtetutën, kryeministri është shefi i shtetit, presidenti është përfaqësues
unitetit dhe përfaqësues simbolik dhe përfaqësues i Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare
tashmë të ndërtuara dhe të njohura, jo në çështje të hapura. Sepse politika e jashtme është
ekzekutive.
Këtë e dini të gjithë. Dhe, kjo tani lidhet dhe me çështjen e dytë, po quhet shkarkim i ministrit të
Brendshëm, e tjerë, është një akt konkret, kryeministri e ka interpretuar në disa variante, kur
njerëzit flasin në disa variante, unë s’e besoj asnjërin. Kur heq dorë, ndërton, rrënon, a kur flet,
bind. S’mund të ketë disa të vërteta për një çështje aq të thjeshtë. Tani pse kjo ishte
problematike, u lidh me mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e
Kosovës. Që t’i largojmë hipotekat, unë kam pyetur ekspertë, të cilët punojnë drejtpërdrejt, që
kanë të bëjnë drejtpërdrejt me masat që ka marrë Qeveria dhe më kanë thënë që ekziston rreziku,
meqë këto masa po funksionojnë nëse Kosova aplikon gjendjen e jashtëzakonshme dhe ne s’e
kemi të qartë, s’e kemi të njohur çfarë është ajo mund të na pengojë.
Kjo mjafton që unë të jem kundër, domethënë që më s’e kemi problemin e qëndrimit tim, sepse
dëshiroj ta shpjegoj çka është ajo tani. Gjendja e jashtëzakonshme quhet kështu, sepse nuk është
si tjerat, s’është normale. Por, gjendja e jashtëzakonshme e njeh një situatë faktike të vendit, kjo
është e para dhe e dyta afaktike, de facto, de jure, gjendja e jashtëzakonshme është gjendje
kushtetuese, e çka do të thotë kjo? Askush nuk mund të bëhet si tjetri, as presidenti si
kryeministri, as kryeministri si presidenti. Tani kryeministri ka të drejtë për një gjë, që Këshillin
e Sigurisë Kombëtare në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme e udhëheq presidenti, por nuk
ndryshon përbërja dhe ajo është mekanizëm ose trup kolegjial, presidenti është një, ta zëmë se u
bë. Ne nuk erdhëm aty, sepse s’e morëm dekretin e presidentit.
Ka së paku katër fusha, në të cilat mund të aplikohet gjendja e jashtëzakonshme dhe dekreti
duhet t’i shpjegojë, nëse nuk më bind, unë nuk e votoj, pra kjo nuk është çështje intrige, çështje
intrige është çështja intrige politike e shkarkimit të një ministri, e drejtuar kundër partnerit
118
kryesor, sepse ajo do të ishte një situatë që do të kalohej, do të kapërcehej. Tani meqë s’kemi
kohë, vijmë te çështja e mocionit. S’ka lidhje kjo me puçet, këto janë kualifikime të
papranueshme. Unë për vete nuk besoj që as i dyti, as i treti duhet të marrë pushtetin e fituesit
dhe s’jemi aty. Ne po flasim, por një çështje prove për këtë qeveri dhe të shohim a e kapërcen
ose jo. Këtu merr fund mandati i rregullt, por jo detyrimet për qeverinë dhe për institucionet e
tjera, me procedura kushtetuese në një situatë shumë të vështirë, kjo është e vërteta, kjo na krijon
probleme, na bën të pabesueshëm, e kemi tepër të vështirë të shpjegohet dhe të bëhemi të
besueshëm...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Edhe një minutë, regjia fjalën, ju lutem!
KUJTIM SHALA: Për të tjerët, zëvendëskryeministri mund t’i ndërhyjë kryetarit të Kuvendit
pasi unë ta mbyll fjalën, këtu flasim ne dhe ju heshtni. Këtu ne flasim! Qeveria dhe këtë s’e
kupton as kryeministri, as zëvendëskryeministri i tij, as i pari, as i dyti, është institucion
mandatar, s’e ka zgjedhur populli i Kosovës, por ne. Askush s’më ka dhënë votë t’i votoj këta,
por ka qenë marrëveshje politike.
Kuptoni këto, jemi në një situatë tepër të vështirë, por në rrethana kushtetuese, askush s’po
tenton të rrënojë shtetin dhe s’mund të rrënojë shtetin. Por, nëse ju i thoni LDK-së që po e
mbroni shtetin nga LDK-ja, autores së shtetit të Kosovës, kush? Askush!
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Shala! Fjalën për replikë në emër të Grupit të Lëvizjes
Vetëvendosje e ka deputetja Mimoza Kusari Lila.
MIMOZA KUSARI LILA: Kujtim, duke e vlerësuar, tash më fal, a po do edhe ti mua të ma
marrësh të drejtën e fjalës, a? Unë po dua të deklarohem, njëjtë sikurse ti që e ke të drejtën e
fjalës në këtë Parlament, e kam edhe unë si deputete me të drejta të barabarta për ty, e tash për
replikë. Kam replikë në raport me atë çka u tha. E para, reciprocitetin e kualifikove gabimisht,
për arsye se, si autore e reciprocitetit po të flas, para 9 vjetëve me rezultat pozitiv si masë politike
the gabim është të merret në raport me forcimin e subjektivitetit të Kosovës.
A ka njeri në këtë Parlament, kështu u deklarove që nuk e do forcimin e subjektivitetit të
Kosovës në bazë të barazisë me Serbisë, e para. E dyta, nëse e ke marrëveshjen, besoj që shumë
mirë e ke, pika 12.3.2 dialogu me Serbinë. E nënshkruar njëjtë prej profesor Isa Mustafës dhe
Albin Kurtit: “Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet për normalizimin e
marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut dhe në frymën e parimit të reciprocitetit”.
119
Dialogu do të zhvillohet për çështje të raporteve dypalëshe, e të tjera, ndërsa si pika tamam
operacionale “dialogu me Serbinë udhëhiqet nga kryeministri mbi bazën e mandatit kushtetues, i
cili raporton në Kuvend, një platformë për dialog duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës me
synim arritje të 2/3 të votave, rishikim i plotë i marrëveshjeve të arriturave deri më tani,
zëvendësimi i tarifave doganore për mallrat nga Serbia dhe Bosnja me masa të reciprocitetit të
plotë. Nëse këto nuk janë pika, të cilat ju i nxorët në pah dhe të cilat i keni nënshkruar, unë nuk e
di për çka mund të mbahemi atëherë, ku është partneriteti. Jo, nëse je në kundërshtime këtu,
atëherë pse janë nënshkruar. Është tepër, tepër e rëndësishme të dihet, sa u përket intrigave,
shumë shkurt, intrigat rreth shkarkimit të ministrit...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Dy sekonda!
MIMOZA KUSARI-LILA: Veç ta përfundoj...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Kundër-replikë, zoti Shala!
KUJTIM SHALA: Faleminderit!
Patjetër që kolegia ka të drejtë të flasë dhe në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, nëse
Vetëvendosja e njeh si përfaqësuese, kjo s’është çështje imja. Jemi në rregull. Po, autorja e
reciprocitetit s’e ka idenë për çka po flas unë, unë fola për procesin që e ka vendosur kjo dhe
thashë është çështje e ligjeve, e thashë të njëjtën gjë. Dëgjoni saktë, është çështje e ligjeve.
KRYESUESJA: Fjala për deputetin Agon Batusha.
AGON BATUSHA: Të nderuar kolegë deputetë,
E nderuar zonja kryesuese Nagavci,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar qytetarë të Republikës,
Do të doja që fjalimin tim të parë në këtë Kuvend ta mbaj në një mbledhje të rregullt të
Parlamentit të Republikës, ku ne do të diskutonim për programin dhe për premtimet që u kemi
bërë qytetarëve në fushatë, për politikat sociale, për politikat rinore, për studentët, për punësimin
e të rinjve dhe të rejave dhe mbrojtjen e tyre në vendet e punës. Ndoshta, pasi që është situata me
pandeminë të mbaja një fjalim me kërkesë për të shtuar masat për mbrojtjen e qytetarëve dhe për
të përkrahur këtu gjithë qytetarët që sot janë në izolim, e veçanërisht të rinjtë e të rejat që
ballafaqohen me çdo lloj sfide.
120
Po ja që kolegët e mi nga opozita e deritanishme dhe partneri ynë deri i sotëm në qeveri janë
kujdesur që prej 3 shkurtit të mbajmë seanca të jashtëzakonshme me temat, të cilat nuk janë
relevante për qytetarët dhe debate shterpe, pra mbledhje që kanë përfunduar pa rezultat. Ndërsa,
sot në këtë kohë të pandemisë janë kujdesur ta shuajnë edhe atë të voglën shpresë që kanë
qytetarët te qeveria.
Të nderuar qytetarë, COVID-19, apo siç njihet coronavirus ka bërë bashkë të gjitha partitë
politike jo për të luftuar këtë pandemi, por për të luftuar qeverinë më të mirë që ka pasur Kosova
e pasluftës. Parlamentet anekënd globit po rimandatojnë qeveritë e shkarkuara, po tejkalojnë
krizat politike, po anulojnë zgjedhjet dhe janë bërë bashkë për të luftuar COVID-19 që ka
kapluar botën. Fatkeqësisht, pra të nxitura nga lidershipi i partnerit tonë qeverisës, LDK-së, këto
parti u mblodhën të rreshtohen në anën e kundërt të ligjit, në anën e kundërt të demokracisë, në
anën e kundërt të sigurisë, në anën e kundërt të luftimit të mafisë, pra pro hajnisë dhe pro krimit.
Në anën e kundërt të vlerave që për herë të parë u vendosën në Kosovë dhe mbi të gjitha në anën
e kundërt të qytetarëve. Të gjithë këta sot na detyruan të mblidhemi sipas një skenari që tashmë e
kemi parë në Kosovë, ende më keq duke e ditur që në çfarë gjendje të pandemisë jemi mbledhur.
Sot në Kuvend ky mocion do të detyrojë Kuvendin që vullnetarisht të votojë për rrëzimin e
Qeverisë Kurti në presionin e dhunës së numrave.
Pra, nuk është fjala këtu për demokraci, sepse demokracia do të thotë të dëgjohet zëri i
qytetarëve. Pra, legjitimitetin të cilin këta numra deputetësh sot nuk e kanë, por fjala është për
dominim numrash që në këto rrethana do të thotë imponim të dhunshëm të vendimit kundër
vullnetit të qytetarëve. Pra, po e shohim një mocion, mocion i turpit, por edhe mocion i tradhtisë,
i tradhtisë së partnerit në qeveri, por mbi të gjitha i tradhtisë ndaj popullit.
Pra, mocion i tradhtisë që inicioi LDK-ja zyrtare si parti në koalicionin aktual, e cila me vetëdije
tradhtoi votën e qytetarëve, e që ishte votë për koalicionin e shpresës dhe për koalicionin e
qeverisjes me duar të pastra. E, për ata që iu bashkëngjitën mocionit, këta opozitarët e sotëm nuk
mund të quhen ndryshe pos subjekte të marrëzisë dhe të keqes së Kosovës, e nga këta as që kam
pritur ndonjëherë diçka më mirë. Qeveria më e mirë që ka pasur Kosova tash e 20 vjet filloi të
sjellë në jetë projekte e programe që garanton një zhvillim ekonomik, transparencë,
llogaridhënie, luftë ndaj krimit të organizuar dhe politika sociale për të gjitha kategoritë në
nevojë. Filloi të nxjerrë në pah hajnitë dhe plaçkitjet që iu kishin bërë Kosovës tash e 20 vjet dhe
këtë nuk po e bënte në formë fushate, por me argumente, me rend dhe me procedurë.
Shkarkimi i bordeve nxori në pah hajnitë marramendëse që kishin bërë njerëzit nga këto parti
politike, që kishin zhvatur në mënyrë të pashpirtë pasurinë publike, por kemi parë edhe diçka
pozitive, i kemi parë ministrat e LDK-së, Lëvizjes Vetëvendosje dhe minoritetet me dy
përjashtime brenda qeverisë të gjithë bashkë, të sinkronizuar në një vijë të paparë më herët në
121
Kosovë dhe mbi të gjitha me profesionalizëm po ia kthejnë dinjitetin dhe respektin qytetarëve të
Kosovës dhe vetë Republikës.
Natyrisht që edhe shumë punë të tjera na presin, janë më pak se 50 ditë punë nga kjo qeveri dhe
nuk mund të kërkojmë që për pak ditë të bëjmë aq që nuk e kanë bërë për 20 vjet me radhë të
tjerët. Kujt po i pengon profesionalizmi i kësaj qeverie? Pse dëshironi ta rrëzoni qeverinë më të
suksesshme tash e 20 vjet? Pse me kaq nxitim po shkarkohet një qeveri me legjitimitet popullor?
Dhe, vetëm këtu duhet të kërkohet shkaku i këtij mobilizimi antidemokratik dhe unë do ta quaj
me plot gojën edhe antikombëtar. Ju ofendoni qytetarin dhe inteligjencën e tij sa herë që tentoni
të shitni dokrra për antiamerikanizëm e atdhedashuri si shkak për inicimin e mocionit, po ku ka
më antiamerikanizëm e antikombëtarizëm se sa të vidhet dhe të zhvatet pasuria nacionale, të
shkatërrohet prona publike, mbi të gjitha të falet tokë dhe të shkatërrohet shteti nga frika për të
shpëtuar kokën nga një gjykatë që vetë e krijuan. Këto dokrra këta edhe vetë nuk i besojnë, siç
nuk beson edhe ai që qëndron prapa krejt këtij skenari, sepse është ai të cilin të gjithë ne e kemi
parë e dëgjuar se si tallen me amerikanët në përgjimet që janë bërë publike.
Më lejoni t’ju freskoj pak memorien. Albin Kurti është personi më i votuar në Kosovë, e populli
i Kosovës është populli më proamerikan dhe më properëndimor në botë. E cila është logjika, pra
e nxitjes të mocionit? Partneri ynë gjeti mbështetje te këta, të cilët bëjnë pikërisht thirrje të tilla,
logjika e të cilëve shpërfaq pafytyrësinë që e kanë karakteristikë themelore në maskimin e
veprimeve, kurse vjedhjen dhe zhvatjen e bëjnë në emër të patriotizmit dhe atdhedashurisë.
Koalicionin ne e lidhëm duke besuar në sloganin “Beso”, e një pjesë e lidershipit të LDK-së u
kujdes ta ndryshojë në “Tradhto”, populli si kurrë më parë po na ndjek e po na sheh. A dëgjuat
këto natë popullin, keni për ta dëgjuar dhe më shumë. Kjo është shumë e sigurt, e zgjedhjet do të
vijnë pa merak, atëherë do të duhet të mendoni me kë e me kënd do të jeni në koalicion. Ne kemi
zgjedhur rrugën e të qenit bashkë me qytetarët dhe do të veprojmë me qytetarët. E, këta patriotë
që i kam mbrapa këtu, do të doja t’i pyesja: a u kthye kufiri në Qakorr? Sepse, karrigia e
kryeministrit Haradinaj i kushtoi Kosovës me 8 mijë e 200 hektarë tokë. E, tash ku është caku.
Ku ia kanë qitur terezinë? Veriun, Trepçën, Ujmanin, apo ekstraterritorialitetin e kishave
ortodokse, apo të gjitha bashkë. Çka i bëri këta bashkë me Isa Mustafën e zotin Veliu? Taksa, a?
Këtë nuk e kapërdin as një 10-vjeçar, e lëre më ne. Veç ndonjë pazar që sherrin do t’ia shohë
Kosova.
Për fund, kurrë nuk do të isha kundër mocionit ndaj qeverisë, sepse ajo është fundja instrument i
demokracisë, do të isha pajtuar në çdo kohë dhe në çdo rrethanë normale për të kërkuar
legjitimitet, por vetë vrulli për të iniciuar shkarkimin e qeverisë në rrethana ku jeta e qytetarëve
është në rrezik, tregon çdo skenë e prapaskenë që është parapërgatitur. Natyrisht, jo në dobi të
shtetit dhe qytetarëve. Skenë e prapaskenë, ku duke parë që po humbnin privilegjet u bashkuan
122
ata që frikë e kanë demokracisë e prirje e kanë keqqeverisjen, hajninë e dallaveret. Edhe nëse
bjen kjo qeveri nga dhuna e numrave, kjo qeveri mbetet dhe vazhdon të jetë Qeveria e qytetarëve
të Kosovës, pa asnjë dyshim.
Dhe, mos harroni krahas të këqijave që ua keni bërë këtyre qytetarëve, sot ia keni shtuar edhe
stresin në kohën e pandemisë, e qytetarët nuk harrojnë, sidomos nuk i harrojnë ata që e
shfrytëzojnë pandemi të tilla për përfitime minore e politike. Ata që mendojnë se në kohë të
turbullta do të mund të falin territore duke ofruar marrëveshje të servuara nëpër korridore të
ndryshme le ta dinë se këtë do ta kenë të pamundur. Toka e Kosovës dhe qytetarët e saj janë
shumë më të rëndësishëm se sa individët dhe karriera e tyre politike. E, qytetarëve që ua servonin
LDK-në e vlerave të Fehmi Aganit, ata qytetarë sot në shtëpi po tmerrohen tek shohin tradhtinë e
radhës nga LDK-ja.
Jam krenar që i shërbej popullit tim pranë një qeverie, e cila e ka kthyer dinjitetin Republikës dhe
shpresën qytetarëve dhe këtë ende pa i mbushur 100 ditë. Faleminderit!
(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.)
KRYETARJA: Deputeti Fitim Uka e ka fjalën.
FITIM UKA: Faleminderit, e nderuar kryetare e Kuvendit të Kosovës!
Të nderuar ministra,
Të nderuar kolegë deputetë,
71 të infektuar me COVID-19 në Kosovë, por asnjë pikë ndjeshmërie prej 44 deputetëve në këtë
sallë.
Duhet të thuhet me zë që dikush me gjasë ka borxhe më të mëdha se sa borxhin ndaj popullit dhe
obligimet e tjera mbi ato të përfaqësimit të votuesve të vet. Qytetarët e Kosovës janë në ankth e
panik kolektiv për përhapjen e pandemisë, por nënshkruesit e mbështetësit e mocionit sot kanë
zgjedhur të fshijnë borxhet e favoret e vjetra. Mijëra familje mund të ballafaqojnë vështirësi
financiare, biznese të tjera rrezikojnë të shuhen nga pandemia, por as edhe një pikë ndërgjegje
dhe empatie në këtë mes. Asnjë fjalë, asnjë veprim në këtë drejtim. Sot bota lufton pandeminë
dhe është në gjendje që të bëjë çdo sakrificë për t’i dhënë fund virusit COVID-19. Mjekët dhe
infermierët tanë punojnë pa orar dhe me mbrojtje të domosdoshme falë motivit që ua ushqen
angazhimi dhe udhëheqja e ministrit Vitia që merret shembull edhe nga shtetet me sisteme
shëndetësore dhjetëra e qindra herë më të mira se Kosova. Ndërsa, ju jeni bërë bashkë të luftoni
atë që njihet si antivirus i COVID-19, ministrin Vitia dhe Qeverinë Kurti që për herë të parë na
bëri të ndjehemi krenarë me qeverinë tonë. Pra, ju dëshironi të rrëzoni qeverinë, por kështu
dënoni popullin.
123
Ju qoftë për nder, por populli nuk harron. Ju po e luftoni Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe
gjithë ky elan, të cilin sot po e tregoni këtu vetëm 1% po të ishte në shërbim të zhvillimit të
vendit, jam i bindur që Kosova do të ishte shembull në gjithë botën. Në vend se sot të mblidhemi
e të intensifikojmë masat kundër pandemisë apo edhe në rastin tjetër të shkarkojmë Hashim
Thaçin e t’u japim fund pazareve të tij me Serbinë, ju po ia bëni patericën edhe për një herë
tjetër. Ata që e votuan dhe i mundësuan të bëhet president, siç duket do ta bëjnë edhe një nder të
radhës që me këtë trend mund të mos jetë i fundit. Nuk duhet të jemi shumë të mençur për ta
kuptuar pretekstin qesharak, pra shkarkimin e ministrit Veliu që publikisht lavdërohet se s’do ta
dëgjonte kurrë Kryeministrin Kurti. Ministër i kujt ishte ai?
Nuk kemi nevojë të na tregoni çfarë misioni pati në qeveri, sepse ajo tashmë është e qartë.
Ndërkaq, për herë të parë edhe të fundit më duhet t’ju lutem deputetëve të PDK-së për diçka, po
ju lutem që t’i marrin fjalimet e tyre pas përfundimit të seancave, sepse kam dyshimet e bazuara
që fjalimet e tyre nga një seancë e jashtëzakonshme janë përvetësuar dhe po lexohen sot nga këta
të LDK-së. Të paktën është mirë ta shkruani edhe referencën apo ndoshta që të mos ju mbetet
hatri mund të ndodhë që ato fjalime të PDK-së të seancës së jashtëzakonshme janë shkruar nga
akademikët e LDK-së, por ajo që është e sigurt është që kësi koordinimi nuk kemi parë kurrë,
kësi sinkroni nuk është parë asnjëherë. PDK-ja sot edhe mund të jenë të qetë, mund të mos dalin
fare në skenë, por janë regjisorë të kësaj shfaqjeje, e LDK-ja janë aktorë të mirë.
Virusi korona edhe mund të ngjallë panik, ankth, mund të marrë jetë njerëzish, ama nuk ia del
dot të vrasë shpresën e njerëzve. Kjo që po e bëni sot ju e lëndon shpresën e njerëzve të këtij
vendi, e njeriu u pashpresë vetëm njeri nuk është. Prandaj, me qeveritë e kaluara dhe me planet
tuaja të rinjtë tanë kanë ikur nga Kosova dhe në mungesë pandemie do të zgjidhnin prapë të
njëjtën rrugë sot. Por, unë jam i bindur që kjo goditje e ulët jo e papritur e LDK-së, do të jetë
ringjallje, shpresë, edhe motiv i ri në mes votuesve që tashmë lehtë mund të lexojnë misionin e
secilit prej nesh. Dhe, mos harroni ato zhurmat e tiganëve, brohoritje prej ballkoneve e kanë një
jehonë. Zgjat shumë dhe është alarm për ndërgjegjen, janë kambanë për moralin politik, ama
bien vetëm për ata që kanë ndërgjegje. Fatkeqësisht virusi korona merr jetë njerëzisht, por ka
vrarë edhe ndërgjegje deputetësh, mos qofsha në lëkurën e tyre. Prandaj, rruga e mbarë ju qoftë e
mirupafshim pa maska, nëse ndonjëherë i hiqni maskat.
KRYETARJA: Deputeti Eman Rrahmani e ka fjalën. Më fal se nuk më ka ardhur informata. Cili
prej juve dëshironi fjalën? Deputeti Bekë Berisha, të lutem eja në ndonjërën prej foltoreve,
shfrytëzoje.
BEKË BERISHA: E nderuar kryetare!
Të nderuar deputetë,
Nëse i është kallur dhelprës bishti, nuk është kallur krejt bota, por veç dhelprës, nuk po e kuptoj
pezmin e Vetëvendosjes me neve, juve është kah ju rrëzon ‘profa i nderuar’. Nuk e di çka keni
124
me neve, po i dëgjoj disa fjalime. Pasi më përmendi Glauku, po e kursej pak, mirëpo ka qenë
djalë i ri në Aleancë e mbaj mend mirë e kishte pas dërguar SHIK-u aty, edhe kam pasur respekt
për të, dikur u largua prej aty shkoi në Vetëvendosje, sigurisht prapë me udhëzimet e SHIK-ut,
këtu u bë i madh, e kështu që sot po e kursej, po tjetër herë jo.
Ka të drejtë kur thotë kush po flet për diktaturën, Bekë Berisha, ka të drejtë, se unë as kolegët e
mi nuk e imagjinojmë, as nuk flitet për diktaturë, mirëpo desha t’ju tregoj diçka tjetër. Kur është
themeluar LDK-ja ia kanë pas qitur një dozë të madhe antidiktaturë, jam dëshmitar, e nuk
mundeni as me ta të bëni diktaturë, se këtu përnjëmend ka pasur tendencë për diktaturë e të
ndalet fjala. Hashim Thaçi nuk është munduar kurrë, me të janë marrë vesh këta, por ju keni
dashur diktaturë të bëni ndaj LDK-së dhe po shihet që kjo mbeti veç në tentativë. Puçi si duket
është veç paranojë e kryeministrit, sepse nuk e argumentoi, as nuk ka pasur ndonjë tendencë për
ashtu. Pasi që Kuvendi pyetet për të bërë gjendje të jashtëzakonshme ose jo. Edhe të njëjtën orë
policore apo gjendje emergjente e shpalli ky vend vetëm pas 2 ditësh, domethënë as kjo nuk ka
kuptim. Do të ishte mirë të shpjegohet edhe dorëheqja ose shkarkimi i ministrit, as për atë nuk ka
dhënë ndonjë sqarim qysh duhet.
Kryeministri taksën e hoqi, partnerin e poshtëroi, të gjithë po tenton t’i përbaltë, nuk po i
intereson as Amerika, as Evropa, as partneri i koalicionit, s’po i intereson as Vetëvendosja, besa,
ky njeri është i dashuruar në vetvete, këtij i intereson veç vetvetja, qysh e zë një vend në histori,
e që po më duket sonte është kah e merr atë vend, po s’do t’i vyejë kurrgjë, duke u ngutur të hyjë
në histori me diçka. Kështu që nëse iu ka kallur bishti dhelprës, nuk është kallur krejt Kosova.
Ne prapë vazhdojmë, nuk u bë nami, qetësohuni, merreni me qetësi dhe në fund të fundit, ‘profa
i nderuar’ është kah ju shkarkon, ne veç jemi duke ju shikuar. Ndoshta s’e kishim votuar, po si
duket, pasi po lazdroheni, pasi nuk e ulët kokën dhe të punoni, tash edhe ne do t’i bashkohemi
këtij mocioni. Faleminderit!
KRYETARJA: Deputeti Eman Rrahmani!
EMAN RRAHMANI: Faleminderit, kryetare!
Të nderuar ministra,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
6 tetori i vitit të kaluar është kthesa historike nga një periudhë e errët e oligarkisë në periudhën e
re demokratike dhe shtetndërtuese. Nga periudha e krimit dhe korrupsionit, në periudhën e
shpresës dhe vullnetit për vendin.
Dikujt i pengon drejtësia, ngase jetuan gjithmonë me padrejtësi, e Qeveria Kurti e paralizoi
padrejtësinë dhe pabarazinë. Për vetëm 50 ditë qeverisje, Qeveria Kurti mori shumë vendime të
dobishme, që qeveritë e pasluftës nuk i morën ndër vite, e as që do t’i ndërmerrnin edhe për
125
shumë vjet të tjera madje. Ne e dimë se të jesh i drejtë, nuk mbetesh pa armiq, ne e dimë se
suksesi ynë u pengon të këqijve, ne e dimë që ju na urreni, ngase ne e urrejmë krimin dhe e
penguam lulëzimin e korrupsionit, ia ndalëm hovin, të cilin e kishte marrë në keqqeverisjet tuaja
për 20 vjet. Sa i përket PAN-it, pra propagandës, arrogancës, nepotizmit, janë tmerrësisht në
lajthitje. Populli tashmë ju ndëshkoi, ndërsa LDK-ja, sidomos personat që janë në krye, nuk
patën dhe si duket nuk do të kenë mundësi të zhvishen nga servilizmi që ia bëjnë Hashim Thaçit,
për arsye që vetëm këta vetë i dinë ose e kanë prioritet të jenë servilë e pa parime, ose e kanë të
kaluarën të nxirë me krime.
E kaluara 20-vjeçare e qeverisjes me PDK-në, mosdëshira për çkapje të shtetit, mungesa e
vullnetit, mungesa e guximit, dëshira për kapje, dëshira për rehati të njerëzve, janë vetëm disa
nga arsyet përse sot jemi këtu me këtë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Por, ama dijeni,
shqiptari mund të harrojë çdo gjë, por një është e sigurt që tradhtinë nuk e harron asnjëherë.
Tashmë e kemi rastin shume të freskët se çka ndodhi me këtë të pakënaqurit që pasi morën
mandatin e tradhtuan votuesin, ata humbën e u poshtëruan nga qytetarët. LDK-ja, nëse sot bëhet
pjesë e rrëzimit të koalicionit të shpresës, do ta ketë fatin e njëjta sikurse të atyre të pakënaqurve,
sepse LDK për dy vjet ka premtuar që do të bëhet pjesë e çkapjes së shtetit, e do të qeverisë
bashkë me Vetëvendosje. Sot po e tradhton vendin, po e tradhton votuesin e saj.
Tashmë rruga është e ditur ose je në rrugën e çkapjes së shtetit me Vetëvendosjen, ose je në
rrugën e kapjes së shtetit me PAN-in. Fati i mirë i LDK-së është që elektorati i ka dhënë
mundësinë të bëhet pjesë e ndryshimit, por fat i keq është që ju nuk po veproni ashtu si keni
premtuar, po bëheni pjesë e krimit, e korrupsionit, e nepotizmit, e qe besa edhe copëtimit të
Republikës së Kosovës. Ju edhe mund ta votoni mocionin, meqë aq me ngulm e kërkuat, por
mbajeni mend se populli i Republikës sonë kurrë nuk do të kthehet prapa 6 tetorit. Lëvizja do të
rritet dhe ajo po vazhdon të rritet, ngase ka qenë konsistente në qëndrimet e saja.
Qeveria Kurti erdhi, ajo mund të dobësohet, mund edhe të humbë sot, por ajo kurrë nuk do të
dorëzohet pa marrë parasysh shantazhet, kërcënimet e linçimet që i bëhen. Ngase parimin e
drejtë e mbrojmë deri në vdekje, edhe nëse na vret padrejtësia e disa idiotëve. U tha shumë nga
parafolësit, por LDK-së dua t’i kujtoj vitin 2017 në zgjedhjet lokale me balotazh, ku u bënë
bashkë me PDK-në, me AAK-në, Nismën, me Listën Serbe kundër Vetëvendosjes, kot e patët,
humbët prapë dhe prapë do të humbni. Vetëm ju tregova që jeni bërë bashkë me Listën serbe, me
PDK-në, me AAK-në, me Nismën me të gjithë dhe prapë ke humbur, por kurrgjë nuk ke humbur
atëherë çka ke për të humbur në zgjedhjet e ardhshme.
Po dua t’ju rikujtoj edhe shkarkimin e Naser Osmani, jo veç shkarkimin, edhe disa fjalë të tjera
që u paluat aty dhe asnjë zë nuk u dëgjua nga ju. Ju jeni frikacakë dhe asgjë tjetër dhe veprimet
që i merrni, i merrni nga frika, por sot nuk po e di nga cila frikë e nga kush? Nga Agimi, nga Isa
126
a nga Hashimi! Populli në zgjedhjet e 6 tetorit ka votuar që t’i shërbejë Albini, e jo që t’i vjedhë
Hashimi, Isa e Agimi as që Republikën ta copëtojnë këta. Faleminderit për kohën!
KRYETARJA: Deputeti Alban Hyseni e ka fjalën.
ALBAN HYSENI: Faleminderit, e nderuar kryetare!
I nderuar zëvendëskryeministër,
Ministra dhe ju kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës,
Sot në një seancë turpi opozitarët dhe partnerët e qeverisë janë mbledhur me maska në fytyrë për
të kërkuar votëbesim ndaj qeverisë së qytetarëve me legjitimitet të plotë. Është pak vështirë të
mos përsëritem, andaj po mundohem që të jem i shkurtër.
Për mua, besoj edhe për qytetarët i kemi katër figura që e personifikojnë dhe e paraqesin këtë
mbrëmje, këtë situatë tashmë që është krijuar për një kohë të gjatë. Dy nënkryetarët e LDK-së,
presidenti dhe kryetari i LDK-së, njëri nënkryetar e luftoi koalicionin qysh para krijimit të tij me
atë dosjen blu të famshme, të cilën me gjasë nuk e hapi asnjëherë. Ai madje deklaroi publikisht
se edhe po të kishte marrë urdhra nga kryeministri apo edhe po të kishte marrë detyra nga
kryeministri, nuk do t’i kishte zbatuar ato asnjëherë. E, për të bërë një digresion të shkurtër, në
këtë rast unë po ju tregoj për një shfaqje teatrale të organizuar në qytetin e Gjilanit mes dy
nënkryetarëve të LDK-së, me rastin e shuarjes së një familje të tërë, e cila familje pretendohej
ose thuhej që njëra prej familjareve ishte edhe pjesë e Policisë së Kosovës. Po atë ditë
nënkryetarët e LDK-së, bashkërisht me shefin e Policisë mbajtën një konferencë, e në të cilën
paturpësisht ministri ose deri atëherë ministri Veliu tha që ngjarje të tilla nuk janë të
pazakonshme dhe ato mund të përsëriten, e qe besa edhe do të përsëriten. Pra, ky është niveli i
profesionalizmit, i vetëdijes së një ministri, i cili tashmë nuk është ministër.
Nënkryetari i dytë i LDK-së si asnjëherë më parë, si asnjë kryetar tjetër komune rrezikoi gjithë
qytetin e tij, të cilit do të duhej t’i shërbente e ta mbronte. Ahengu i tij në prani të një këngëtari
tashmë të konfirmuar si i infektuar me COVID-19, në prani të dhjetëra qytetarëve të qytetit
rrezikoi qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë ata që i dhanë besimin atij për të qeverisur me qytetin, e
të cilin ai tani po e ekspozonte dhe po e ekspozon para një rreziku të jashtëzakonshëm. Ai tashmë
është vetizoluar, me gjithë të mirat përreth, për dallim nga qytetarët, të cilët besoj i keni parë
duke pritur me dhjetëra e qindra makina para mullinjve për një thes miell e në të njëjtën kohë në
marketet e qytetit duke u përleshur mes vete për një thes miell.
Normalisht kjo ndodh vetëm atëherë kur ata kanë para për të blerë diçka të tillë. Sot, qytetarët e
Gjilanit nuk kanë as ujë për të larë duart, sepse për të pirë nuk është më prioritet. Larja e duarve
sot shpëton jetë, e jo pirja e ujit. 20 vjet qeverisje edhe lokale, edhe qendrore, bashkë PDK e
LDK, nuk kanë arritur që Gjilanit t’i sigurojnë as ujë për pije për larje të duarve 20-sekondëshe
127
që kërkohet sot të përsëritet në vazhdimësi e sa më shpesh e të mos flas tash për shtretërit e
lumenjve, për të cilët deputetët nga Gjilani, nga LDK kanë ngritur zërin në seancën kur ne u
munduam të votonim buxhetin me urgjencë në mënyrë që t’u shërbejmë qytetarëve për situatën e
krijuar me COVID-19. Presidenti i përbashkët i mocionistëve në mjegullën e qetësinë e krijuar
nga COVID-19, po bën thirrje që qytetarët të dalin në rrugë, e përveç thirrjes për rezistencë, ai e
rrezikon edhe shëndetin publik. Pra, me një veprim ose një konferencë, disa veprime e disa të
këqija. Si duket krejt rastësisht, papritmas, pa planifikim Mustafa përmes Facebookut, e jo nga
ato takime me Thaçin e nga e kaluara e tyre e inspiroi këtë të fundit që të dalë me idenë e
shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Mirëpo, të dashur qytetarë, shqetësimi nuk është rënia
e qeverisë, humbja e kontrollit mbi luftën me COVID-19 është pasoja që u kanoset qytetarëve të
Republikës menjëherë pas votimit të këtij mocioni.
Paramendojeni kush na kritikon për menaxhim të situatës lidhur me COVID-19, në njërën anë e
kemi LDK-në, që sot nuk e kanë ish-ministrin këtu, e i cili në tenderët e shpallura për të blerë
barna kishte paguar 4-5-fishin e çmimit për njësi më të lartë se sa që do të duhej ta paguante.
Ndërsa, në anën tjetër, e kemi ish-ministrin e Shëndetësisë nga PDK-ja, e të cilit pas shpalljes së
tenderit për shtretër të spitaleve dera nuk ua zinte ata shtretër, pra kaq dinë të menaxhojnë këta.
E, të mos harroni edhe një fakt tjetër, 12 mijë euro e keni paguar pagën e një zyrtari ligjor në
PTK, 630 euro sot paguhet një epidemiolog.
Pra, nuk keni kredibilitet as moral, as profesional, as etik, e as nga e kaluara për të folur tash.
Asnjëherë në këtë seancë nuk e dëgjova asnjë deputet, aq më tepër nga PDK-ja, të cilët sot duket
se nuk janë duke cicëruar, siç thotë kryetari i tyre, të ngre shqetësimin e tyre mbi menaxhimin e
situatës me COVID-19, apo të thotë që nuk jeni duke bërë teste të mjaftueshme apo të thotë që
nuk jeni duke shpërndarë ndihma të mjaftueshme për komunat, siç bënin në vazhdimësi pak para
kësaj seance. Pavarësisht votimit të sotëm, neve në një periudhë të afërt na pret edhe prapaskena
e dështimeve 20-vjeçare të skenës së konsoliduar politike të këtij vendi lidhur me bisedimet dhe
negociatat me shtetin serb. E, ky dështim neve do të na sjellë para një marrëveshje që do të jetë
shumë e dëmshme për vendin e kombin, e për të cilin u bisedua gjerë e gjatë. Vetëm se një
çështje e harroni dhe po e harroni në vazhdimësi, pas kalimit të pandemisë, që shpresoj se do të
jetë me pasoja sa më të vogla e do të kalojë sa më parë, do të vijë dita e zgjedhjeve, e në këto
zgjedhje do të mendoni që keni ardhur në tubim të Vetëvendosjes, e jo në Parlament.
Faleminderit!
KRYETARJA: Deputeti Arban Abrashi e ka fjalën.
ARBAN ABRASHI: Faleminderit, kryetare!
I nderuar Kabinet,
Me dëshirë sot ne nuk do të ishim këtu, shumë mirë të ishim pranë të afërmve tanë, por sidoqoftë
LDK-ja nuk e ka zgjedhur kohën e koronavirusit të merret me këtë çështje, tani kur kemi nevojë
128
për bashkëpunim, unitet, ka qenë vetë kryeministri, i cili me veprimet e tij arbitrare nuk dëgjoi
zërin e LDK-së, por me qëllim dhe vetëdije të plotë shkarkoi ministrat e LDK-së, shkeli
marrëveshjen me LDK-në vetëm e vetëm të provokojë krizë institucionale, me siguri që të
largohet nga posti i kryeministrit, pasi që nuk dëshiron të ballafaqohet me procesin e dialogut.
Nuk dëshiron të konfrontohet me dialogun, sepse nuk ka kurrfarë aftësie as kapaciteti të jetë lider
në marrëdhënie ndërkombëtare.
Për vetëm 40 ditë njeriu i cili ishte kundër Rambujesë, kundër Ahtisarit, kundër shpalljes së
pavarësisë, për 40 ditë mbolli dhe kultivoi përçarje mes aleatëve tanë, për 40 ditë bëri që Evropa,
Amerika të mos flasin me një zë për Kosovën dhe këtë e bëri në mënyrë që të ikë nga
papërgjegjësia e tij dhe të përfitojë nga kjo situatë. E di mirë që ne nuk bëjmë qeveri me PDK-në,
e di mirë që ne nuk kemi qare pa e shkarkua këtë kryeministër dhe nuk është e lehtë, sidomos
nuk është e lehtë, sepse edhe unë kam besuar në këtë koalicion, kam besuar në këtë qeveri, por
në muajin shkurt gjatë konferencës së Sigurisë në Munih vërejta që kryeministri jonë bindjet e tij
ideologjike dominojnë mbi arsyen dhe politikën pragmatike. Përderisa liderët botërorë aty në
Munih tentojnë të gjejnë zgjidhje për Ballkanin, për Iranin, kryeministri ynë sillet si shef karshi
këtyre partnerëve, çka dhe më keq, gënjen për marrëveshjet e arritura dhe nxjerr një video të
fjalimit të tij duke thyer rregullat “... Rules” në nivel ndërkombëtar.
Këto rregulla të shenjta të demokracisë u thyen për herë të parë nga kryeministri ynë për të
shëruar apetitet e tij patriotike, për më keq, Pompeu takoi të gjithë liderët, por jo kryeministrin
tonë. Sot, fatkeqësisht Kosova u kthye në fushëbetejë gjeopolitike, konfrontimi mes Evropës dhe
SHBA-së, e kujt i konvenon kjo? A është bërë me vetëdije nga kryeministri? Pyetje që koha do
të zbulojë, por sidoqoftë këtë borxh nuk ia kemi pasur qytetarëve tanë. Për qeverinë sot, të cilën e
lavdëron Spanja, por e kritikon Uashingtoni.
Kjo përçarje dhe kjo huti do t’i kushtojë shumë Kosovës. Për 40 ditë në Kosovë është instaluar
diskursi antiamerikan, për herë të parë qeveritarët e Kosovës nuk i hapin telefonin Shtëpisë së
Bardhë, për herë të parë qeveritarët e lartë të Kosovës flasin hapur dhe me përbuzje kundër
SHBA-së. Keq, shumë keq! Në rrafshin e brendshëm me shkarkimin e ministrit Veliu edhe një
herë dëshmoi se qëllimi i tij është lufta kundër LDK-së, e jo lufta kundër kapjes së shtetit.
Kryeministri nuk e ka problem ministrin Veliu, por ka problem LDK-në në Podujevë, e nesër e
ka atë në Gjilan, në Prishtinë, në Pejë e kudo tjetër.
LDK-ja është problemi i tij, sepse LDK-ja ka ndërtuar Kosovën. Kryeministri sot është kundër
LDK-së pikërisht pasi që është LDK-ja ajo që po ia pamundëson atij të prishë marrëdhëniet me
SHBA-në. Kjo dëshmohet edhe me kërkesat dhe ftesat tona të vazhdueshme disaditore për
korrektimin e vendimeve dhe heqjen e tarifës. Por, jo, ai shkoi edhe më larg, kërkoi që LDK-ja
t’i kërkojë atij falje. Qytetarë të nderuar, personalisht refuzoj të gjitha thirrjet demode që janë
bërë se kinse LDK ka marrëveshje me Thaçin, bajat jeni bërë. Gjeni diçka më të re, është gabim
129
të mendohet se LDK duhet të zgjedhë mes Thaçit apo Kurtit, LDK-ja ka tjetër opsion, e ka
Kosovën dhe e ka LDK-në.
Albini vetë ka bashkëpunuar me PDK-në edhe në zgjedhjet 2013, 2017 kur është rrëzuar
Kryeministri Mustafa. Kryeministri lavdëroi edhe për punën e vet të qeverisë, krejt në rregull, në
nivel menaxhimi, por edhe ministrat e LDK-së e kanë pjesën e vet, ata kanë qenë pjesë e suksesit
të tij. Megjithatë, ky është vetëm një aspekt i qeverisjes, qeverisja nuk është vetëm menaxhim i
buxhetit dhe menaxhim i krizave. Ndonëse në gjendje të jashtëzakonshme, kjo gjendje nuk është
shpallur, sepse kryeministri ka frikë se po i humb pushteti. Në fakt, kryeministrin e kanë rrethuar
shumë njerëz paranoikë dhe po e bëjnë atë edhe më paranoik.
Kryeministri po thotë se ekziston një marrëveshje sekrete dhe po ekzistuaka një puç kundër tij. A
bën ta shohim atë marrëveshje? Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, përkundër që Shtëpia e
Bardhë po e mohon një gjë të tillë. Unë e di që kryeministri i ka disa lidhje në SHBA, por
mendoj që ato janë si i quajnë tjerët “dead lines”, “lidhje të vdekura” qysh moti. Kjo paranojë
dhe ky mosbesim ndaj SHBA-së është i njohur për kryeministrin. E mbani mend Rambujenë,
pozicionin kundër Ahtisarit, pozicionin kundër shpalljes së pavarësisë. Me fjalë të tjera,
kryeministri mund të jetë një menaxher i mirë, por është një lider i keq.
E ka prishur imazhin ndërkombëtar të Kosovës, këtë imazh e ka prishur në kohën kur ka pasur
obligim ta përmirësojë, posaçërisht tani kur përkrahja jonë po zbehet, e përkrahja e Serbisë po
rritet. Në kohën kur neve na duhet lidership, kryeministri po bën filma. Rugova ka mbërritur të
krijojë lidership dhe ka lëvizur gjërat e proceset edhe gjatë sistemit paralel, edhe pa asnjë njohje,
kurse kryeministri me tërë përkrahjen dhe mbështetjen e paspavarësisë, këtë përkrahje po e çon
drejt humnerës. Prandaj, sot LDK-ja duhet të marrë përgjegjësinë e saj historike, morale e
politike për të ndryshuar këtë kahje të dëmshme për vendin tonë.
Andaj, kryeministër, shko rri në shtëpi, na ke zhgënjyer, krejt këtë për ndonjë votë më shumë,
frikës prej dialogut ose ndonjë ide tënden për të hyrë në histori si Hasan Prishtina. Kthjellu,
Albin! Nëse nuk të kthjellë ky mocion, nuk e di çka tjetër. Faleminderit!
KRYETARJA: Ministri Glauk Konjufca e ka fjalën.
MINISTRI GLAUK KONJUFCA: Unë e kuptoj shumë mirë mllefin e zotit Abrashi, për arsye se
ky ka arritur të jetë ministër i Qeverisë me PAN-in, por nuk ka arritur të jetë ministër i Albin
Kurtit, edhe faktikisht pakënaqësia e tij është e natyrshme, mirëpo unë këtë argumentin e tij që u
mundua ta cilësojë si argument, por që nuk është argument fare, më shumë i përket propagandës,
se argumentit e kam dëgjuar vetëm prej Presidentit Thaçi për Albinin, prej kurrkujt tjetër. Kjo që
Albini prej Rambujesë kundër bashkësisë ndërkombëtare, lidhja me Ahtisarin, pastaj dhe me
130
shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në këtë foltore 2010-2014 për çdo seancë e ka përsëritur veç
Presidenti Thaçi, tash po e dëgjoj edhe prej Arbanit.
Domethënë, unë i mbaj mend në kuptimin qysh kanë folur personalitetet në këtë foltore, se këtu
jemi që 10 vjet, deputetë të Kuvendit të Kosovës, edhe në cilësi të tjera të mëhershme, edhe
Arbani ka qenë ministër në qeveritë e mëhershme, por këtë që Albin Kurti kundër bashkësisë
ndërkombëtare, kundër Amerikës, kundër Rambujesë, prej Rambujesë e deri tash kundër gjithë
botës, këtë veç një njeri e ka thënë në këtë foltore, ti Arban Abrashi je i dyti, e mburru, mund të
mburresh me këtë çështje, edhe të krenohesh.
Tjetra, “kryeministri” tha “e ka përçarë bashkësinë ndërkombëtare”. Shihe, a Kurti e paska
përçarë bashkësinë ndërkombëtare, këtë fjalim, Arban, të njëjtë, këtu e ke pasur në foltore më
2018 kundër Hashim Thaçit, të njëjtën e ke thënë këtu në foltore. Ke thënë “çështja e hapjes së
territoreve e përçau Amerikën me Evropën”, tash po ia thua Albin Kurtit, domethënë të njëjtat
gjëra që i ke thënë për Thaçin. Qysh Thaçi e përçau bashkësinë ndërkombëtare kur e hapi
çështjen a të ketë shkëmbim të territoreve. Këtë e keni pasur etiketë për Hashim Thaçin gjatë
vitit 2017 - 2019 sa e kemi pasur opozitën e përbashkët, ku e ndërrove tash qëndrimin qind për
qind. Tjetra, në konferencën e Munihut e lëshove një rren, thënë të drejtën, të padurueshme. Në
konferencën e Munihut nëse ke ndonjë argument...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYETARJA: Vazhdoje fjalën, të lutem një minutë!
MINISTRI GLAUK KONJUFCA: Nëse ke ndonjë argument që ai incizim që ka dalë në
konferencën e Munihut është prej kryeministrit Albin Kurti, Albin Kurti është i gatshëm të japë
përgjegjësi, por nëse ti je duke bërë shpifje në këtë foltore vetëm pse ta mundëson kjo gjë, edhe ti
duhet të japësh përgjegjësi.
Unë po të kallëzoj saktë, ai incizim ka dalë nga punëtorët e konferencës aty, në konferencë unë e
di kush ka qenë i pranishëm prej neve, edhe krejt delegacionin e Kosovës e ke kah Albin Kurti të
incizuar, kurrkush nuk ka qenë nga ana e incizuesit, për atë e ka marrë përgjegjësinë konferenca,
e jo Kryeministri Albin Kurti. E, nuk të bënë nder shpifja e të thuash gënjeshtra në këtë foltore.
KRYETARJA: Deputeti Enver Haliti e ka fjalën.
Po duhet kërkuar fjalën për replikë, zoti deputet! Deputeti Arban Abrashi e ka fjalën, dy minuta
replikë.
ARBAN ABRASHI: Faleminderit! Me Glaukun tash njihemi një kohë, por po më befason
obsesionimi me Thaçin. Unë i kam bindjet e mia politike edhe atë çka po e shoh, po e them. Për
131
herë të parë Kosovës po i imponohen sanksione ndryshme, edhe kërcënime deri me largimin e
fuqisë ushtarake. Prandaj, nuk është që po i përsërit fjalët e dikujt, po janë fjalët që po i shoh unë
vetë nëpër botë. Munihi, ndoshta ju nuk e keni nxjerrë ose kryeministri nuk e ka nxjerrë atë
video, po unë mund të kërkoj falje, por videoja u ka shërbyer apetiteve të tij politike, pse nuk
doli asnjë video tjetër prej “... Rules” kurrkund në botë, por bash jona. Bash jona, shiko këto
‘fore’ tjetërkujt mundeni t’i shitni, por e dimë në shërbim të kujt ka qenë, edhe e fundit s’po dua
ta zgjas shumë, kallëzona atë korridor të Serbisë nëpër Kosovë kur do ta bëni.
KRYETARJA: Deputeti Enver Haliti e ka fjalën.
ENVER HALITI: Faleminderit, e nderuar kryetare e Kuvendit!
E nderuar nënkryetare,
Zëvendëskryeministër,
Ministra,
Të nderuar deputetë,
Media, qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot në këtë seancë po ju drejtohem për herë të parë pas marrjes së mandatit të deputetit, moment
ky, i cili pa dyshim se është i veçantë për mua si përfaqësues i popullit në Legjislaturën VII, më
me dëshirë do të kisha dashur që fjalimi im i parë të ndodhë në një gjendje të zakonshme në
rrethana kur nuk do t’i rrezikohej shëndeti asnjërit nga ne, por po mbizotëron zori i madh i dikujt
për ta lënë vendin pa qeveri funksionale.
Së pari, në emër të kolegëve deputetë të mi i shpreh ngushëllime familjes nga Dumnica e
Podujevës, familjari i së cilës ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga virusi COVID-19.
Ndërsa, të gjithë të prekurve nga ky virus u dëshiroj shërim të shpejtë dhe kthim në jetën normale
pa karantinë. Më me dëshirë sot do të diskutoja për buxhetin shtesë që do t’i duhej kësaj qeverie
që ta ndihmojë popullin, ekonominë dhe institucionet shtetërore në përballje ndaj armikut të
padukshëm, pra virusit korona, i cili në vendin tonë ka prekur familje dhe individë nga pothuajse
të gjitha komunat e Kosovës. Sot me dëshirën më të madhe do të kisha dashur që të debatojmë
rreth programit qeverisës për 4 vjetët e ardhshme, për zhvillimin ekonomik, arsimin, mirëqenien
e qytetarëve, shëndetësinë e drejtësinë, për ligjet që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe
kontribuojnë në forcimin e shtetit dhe e bëjnë një shtet normal dhe të dashur për të punuar dhe
jetuar.
Qytetarët e Kosovës, mërgata, por edhe miqtë tanë nuk e kanë menduar një Kosovë, ku për
interesat e inateve të një numri të vogël të individëve vihet në rrezik ekzistenca e vetë shtetit dhe
e ardhmja e një populli. Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë i iniciuar nga partneri i koalicionit, i
cili përbën gjysmën e ekzekutivit dhe i nënshkruar nga deputetë të pozitës dhe opozitës, nuk ka
as arsyeshmëri, e aq më pak urgjencë që të sillet sot në këtë seancë, në periudhën kur ne duhet të
ruhemi nga njëri-tjetri për të mirën e shëndetit tonë. Krijimi i krizave dhe tensioneve në këtë
132
kohë dhe pengimi i punës së Qeverisë Kurti janë të papranueshme dhe tendencioze, të
orkestruara nga Presidenti i Kosovës dhe një pjesë e kolegëve të mi nga Lidhja Demokratike e
Kosovës.
Dihet që një pjesë e kolegëve të mi nga LDK ishin në Legjislaturën V janë dëshmitarë të epilogut
të bashkëpunimit të partisë së tyre me këtë politikan të dështuar dhe me patericat e tij këtu në
Parlament. Është fatkeqësi për vendin dhe deputetët e pozitës t’ia lejojnë vetes të bëhen
instrument të aventurave të presidentit të vendit, apo “patës së lodhur” siç e pati quajtur analisti
anglez i magazinës “Economist”, Tim Xhuda, në postimin e tij para ca ditëve, kur e
kundërshtonte uzurpimin e kompetencave të qeverisë nga ky politikan i harxhuar, shkelës i
Kushtetutës e tinëzar.
Presidenti i vendit dhe egoizmi i tij e ka sjellë vendin në situatë kolapsi. Qeveria PAN e ka lënë
vendin pa rezerva shtetërore, ndërsa sot e kanë kurdisur që nën pretekstin e antiamerikanizmit,
apo siç po thonë edhe sjelljes diktatoriale të kryeministrit, me argumente totalisht të pabazuara
dhe qëllimkëqija ta lënë vendin pa qeveri legjitime dhe ta varrosin demokracinë në Kosovë e ta
mohojnë rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Populli në këto momente ka më së shumti
nevojë për ndihmë, siguri, e qetësi, ndërsa këtu na keni sjellë me zor që të diskutojmë për
besueshmërinë e kryeministrit në kohën kur Qeveria në mënyrë të shkëlqyeshme ka ndërmarrë
masa adekuate dhe me kohë për ruajtjen e jetës së qytetarëve të saj nga rreziku i virusit që po
sjell vdekjen.
Skenari i sinkronizuar i presidentit të vendit do të dështojë. Qytetarët më 6 tetor kanë votuar për
ndryshim dhe nuk ka forcë që mund ta kontrabandojë këtë vullnet të shprehur me votë nga
qytetarët tanë. Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Kurti gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore
ka treguar seriozitet, përkushtim dhe ka sjellë kulturë të re qeverisëse, por edhe dinamikë të re,
duke marrë një mori vendimesh të rëndësishme për funksionimin më të mirë të kompanive
publike, zvogëlimin e shpenzimeve të luksit dhe kursimin e miliona eurove të buxhetit nga
kontratat e dëmshme për ekonominë e vendit dhe shëndetin e popullit.
Kosova asnjëherë deri më sot nuk ka pasur qeveri më kredibile, më të pastër dhe profesionale
dhe asnjëherë deri më sot nuk janë ngritur në këmbë e tërë diplomacia evropiane, Gjermania,
Franca, Zvicra për ta mbrojtur këtë qeveri e këtë popull nga të këqijat që po i kanosen tani.
Dëgjoni miqtë, e largohuni nga politikanët aventurier, është e pandershme që popullit me shumë
brenga sot t’ia shtoni edhe brengën se a do të funksionojnë institucionet apo se kush do të jetë
kryeministri dhe qeveria që popullit do t’i japë shpresë për tejkalimin e rrezikut pa pasoja të
mëdha. Nuk është shumë moti 30 shtatori i vitit 2019 kur kolegët e mi Antoni, Avdullahu,
Arbeni, Saranda, të prirë edhe nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani në tubimin zgjedhor të
mbajtur në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj u patën dhënë besën mijërave votueseve
të këtij subjekti se Kosovës do t’ia kthenin shpresën, se PAN hajnia nuk do të përsëritet më.
133
Deputetë të nderuar të koalicionit, sot me dorën tuaj përpos votë kundër, që është e drejtë juaja
kushtetuese, ju do të gjykoni edhe fatin e besimit të atyre që ua dhanë votën juve.
Kryeparlamentarja Osmani, së bashku me Kryeministrin Kurti dhe Kabinetin e tij ia kanë
zbardhur fytyrën vendit tonë të dashur, Republikës së Kosovës, për herë të parë pas ca vjetësh që
nga koha e presidentit historik Rugova, këtij vendi sërish i është kthyer shpresa, ju lutem të mos
e mbysni shpresën e popullit.
Vota juaj për ta rrëzuar këtë qeveri është votë që ju ta rrëzoni edhe qeverinë tuaj, ta mohoni
punën e shkëlqyeshme të ministrave Abdixhiku, Quni, Bajrami, Dumoshi dhe Mustafa. Vota juaj
për rrëzimin e qeverisës së shpresës ua shuan njerëzve shpresën për ju dhe besimin që juve ju
dhanë e që do t’ ju votojnë sërish në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Populli më së paku, nuk
ka nevojë për zgjedhje të reja në këto momente kritike për vendin.
Në fund falënderoj edhe ambasadorët të shteteve mike që po i dalin në ndihmë dhe përkrahje
kësaj qeverie, falënderoj ambasadorin e Francës, Zvicrës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe,
Italinë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa kam një porosi edhe për ambasadorin amerikan: i nderuar ambasador i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës në Kosovë, zoti Filip Kosnet, Kosova dhe populli i saj kanë një lidhje të
veçantë me popullin amerikan. Dashuria e popullit të Kosovës për popullin amerikan daton
shumë më herët se sa data kur ambasadori Grenell dhe ju keni marrë postet ambasadoriale. Daton
shumë më herët se 24 marsi i vitit 1999, kur aeroplanët e ushtrisë amerikane, së bashku me
aleatët e NATO-s nisin luftën për çlirimin e Kosovës, ne dhe populli i Kosovës jemi falënderues
për këtë ndihmë shumë të madhe dhe kurrë nuk do ta harrojmë.
Populli e do Amerikën dhe do ta dojë edhe pas zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020 që do të mbahen në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse dashuria e popullit nuk lidhet me datë zgjedhjesh, me
kandidatë partiakë apo me kushte. Ajo dashuri është më e madhe se unë, se të gjithë ne deputetët,
është më e lartë se qeveritë, më e madhe se vetë ju dhe ambasadori Grenell. Asnjëri nga ne nuk e
ka atë fuqi dhe të drejtë ta shuajë atë dashuri, simpati dhe falënderim që populli i Kosovës e
ndjen ndaj popullit amerikan. Populli nga shteti mik pret përkrahje dhe fjalë të mira në ditët e
vështira, e mirëpresim përkrahjen e qeverisë amerikane për popullin e Kosovës në këto momente
kritike për vendin tonë. Faleminderit!
KRYETARJA: Deputeti Valon Ramadani e ka fjalën.
VALON RAMADANI: Faleminderit, kryetare e Kuvendit!
Të dashur qytetarë,
Të nderuar deputetë,
Kabinet qeveritar,
134
Ne shpresojmë e urojmë shërimin e qytetarëve të prekur nga virusi korona, ashtu siç lutemi që të
mos rritet numri ndër qytetarët e tjerë. Me këtë rast e falënderoj secilin individ veç e veç,
personel shëndetësor, profesionistë që janë në krye të detyrës duke u kujdesur për shëndetin e të
gjithë qytetarëve pa dallim. Për këtë administrim të shkëlqyer që ka ndodhur deri sot, natyrisht se
meritat i takojnë qeverisë, e cila është përkujdesur në nivel maksimal që këto ditë të vështira për
vendin të kalohen me organizim, rend dhe rregull.
Rend e rregull që u arrit falë qytetarëve, të cilët më 6 tetor votuan për ndryshim. Ata për herë të
parë e votuan për kryeministër një person, i cili do të ishte i pari në atë pozitë që nuk vjedh, nuk
korruptohet dhe është i pakorruptueshëm. Shpresat që ishin të varura specifikisht e personalisht
te Albin Kurti dolën të jenë me të drejtë të tilla. Për herë të parë ndershmëria, dija dhe
përkushtimi do ta karakterizonin kryeministrin. Ky ishte ndryshim tepër i madh kur e di se
kryeministrat më përpara konkurronin në mes vete për injoranca e për hajni. Ashtu siç pritej e siç
e prisnim, në Kosovë po përmirësohej realiteti, sepse diametralisht u ndryshua qeverisja, bordet e
kapura nepotiste tenderomania, abuzimi dhe zhvatja përnjëherë morën fund dhe të gjithë ne e
pamë se tash vendi ynë po shkonte drejt asaj që e donim të gjithë.
Çdo vendim që e ka marrë Qeveria ka qenë vendim i mirë, sepse ka qenë për të mirën e
qytetarëve. Kjo është ajo që ua prishte pazaret këtyre që politikën e konsiderojnë si zanat për të
vjedhur, por punët e mira nuk po ndaleshin, kryeministri uli pagën e tij e të qeveritarëve tjerë
100%, u ndalen shpenzimet e drekave dhe të darkave, udhëtimet nuk bëheshin luksoze dhe
pikërisht ky ishte ndryshimi që po ndodhte. Kësisoj krimet e atyre që përfitonin nga ai iu dha një
grusht i fortë dhe ky ishte vetëm fillimi, u draftua koncept-dokumenti për konfiskim pasurisë së
pajustifikueshme, u hoq presioni mbi prokurori, e më nuk ndaheshin para për të rehatuar të afërm
e militantë të ish-partive në pushtet nëpër RTK e Telekom, ku disa merrnin paga deri në 12 mijë
euro, e tjerë merrnin paga që nuk e dinë as objektin ku ndodhet dhe, edhe ashtu është i
mbipopulluar me vendet e tyre.
Ky dush i ftohtë i alarmoi të korruptuarit në opozitë që e kishin shansin e fundit të ndërmerrnin
diçka kundër qeverisë përmes atyre që i kishte deleguar aty. Pra, ishte Lidhja Demokratike e
Kosovës ajo që po del se paska qenë aq keq e kapur nga e keqja sa nuk e dëshiron ndryshimin
për të mirë. LDK gjatë gjithë kësaj kohe koalicionin formal e kishte me Lëvizjen, por prapa
kamerave me PDK-në, kundër vullnetit të votuesve të saj e qytetarëve të Kosovës. Pra, edhe
kësaj here LDK-ja nuk shqetësohet as për elektoratin, e as për qytetarin duke përfunduar sërish
në prehrin e PDK-së, e shpërdoroi rastin e fundit të ndihmojë çrrënjosjen e krimit në Kosovë e
çrrënjosjen e saj nga PDK-ja. Tashmë është e sigurt se çrrënjosja e krimit në Kosovë është edhe
këputje e dy këmbëve të dhjetëra individëve që janë përfshirë në krim brenda LDK-së.
Ne për këtë nuk kemi faj, por ju u keni faj qytetarëve që pa turp i keni gënjyer e mashtruar. Nuk
është hera e parë, pra që këtë ju po e bëni, keni tradhtuar aq shumë e keni shkuar aq larg sa dike
135
si puna e Hashim Thaçit e keni zgjedhur në pozitën që dikur e ka mbajtur Ibrahim Rugova, e më
kaq ju, edhe më keq nuk mund të bëni, edhe pse të gatshëm me siguri se jeni. Hashim Thaçi e
paska edhe një pozitë tjetër, të cilën edhe ashtu disa e kanë ditur, ai pra qenka edhe shef i
kryetarit të LDK-së falë servilitetit nga frika e lakmia për të vjedhur, ju i vardiseni Hashim
Thaçit për t’i shërbyer edhe kur ai nuk ia kërkon atë gjë.
I rrezikuar nga fillimi i drejtësisë ai lëshoi në funksion satelitët e tij, për të cilët ju e rrezikoni
koalicionin, pra ata si puna e ish-ministrit që po e bënte e po e luante kalin e Trojës. I lumtur me
atë që nuk i dalin nga binarët, tash Hashim Thaçi i tregon mikut të vet, Vuçiqit, se gjithçka po
shkon sipas planit që ia ka bërë, pengesë e pakapërcyeshme e të cilit ishte vetëm Albin Kurti.
Prandaj, ju tash keni arsye të gëzoheni, sepse i gëzuar është Hashim Thaçi duke e gëzuar
Aleksandër Vuçiqin, e për fund, ju LDK më nuk mund ta përmendni mocionin ndaj qeverisë tuaj
më 11 maj 2017, sepse ai mocion ua paska lënë aq ëmbël edhe e paskeni shijuar aq shumë sa tash
po e përdorni edhe vetë, kështu ju po bëheni bash si PDK.
Nga 3 shkurti e deri më sot Kosova e ka ripërjetuar çlirimin dhe lirinë, regjimin që ju po
dëshironi ta riktheheni, ne jemi të vendosur të mos ia lejojmë, ngase mund të keni mbytur zërin
kritik brenda partisë suaj, por jo zërin e qytetarëve. Ata do të flasin zëshëm me votën e tyre në
zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato do të organizohen, do t’ua shkundin trupin dhe të gjitha
rrënjët gjithë juve që keni krijuar këtë sistem me kaq përkushtim kundër Kosovës, me shantazhe
e pazare të vazhdueshme. Prandaj, të gjithë ju deputetë që sot do të votoni këtë mocion, nuk
është Kosova tokë e braktisur dhe nuk do të jetë, sepse nuk do ta braktisim, nuk do ta braktisim
për shkakun tuaj, por do ta largojmë çdokënd që nuk përfaqëson interesat e popullit. Pra, të gjithë
ju sot, me votën për këtë mocion do të mbani mend gjatë dhe do të bëheni ngarkesë psikologjike
për të afërmit tuaj, e sidomos për fëmijët tuaj. Ju faleminderit!
KRYETARJA: Saranda Bogujevci e ka fjalën.
SARANDA BOGUJEVCI: Faleminderit, e nderuar kryetare!
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë,
Unë po filloj me një letër të drejtuar nga Kosovare Kelmendi për deputetët, natyrisht me lejen e
saj.
“Të nderuar deputetë, unë Kosovare Kelmendi, bija e Bajram e Nekibe Kelmendit, besoj që kam
të drejtë morale t’ju drejtohem me këtë letër në këto momente të vështira për Kosovën dhe
popullin e saj. Ju keni vendosur të mblidheni sot që ta ndryshoni kahun e vullnetit të popullit të
shprehur me votë, më 6 tetor 2019. A jeni të vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që keni ndaj
136
popullit? Nëse jo, po ua rikujtoj se më shumë se që keni përgjegjësi ndaj të gjallëve të këtij
vendi, ju keni borxh ndaj atyre mbi gjakun e të cilëve u ndërtua edhe Kuvendi, ku ju sot me një
ngritje dore mund të na e shuani shpresën sadopak të ringjallur për një të ardhme më të mirë. Ju
edhe mund të keni harruar, por unë dhe familja ime e përgjysmuar, edhe po të duam, nuk mund
ta harrojmë kurrë mesnatën e 24 dhe 25 marsit 1999.
Mbi 100 plumba u zbrazën atë natë mbi trupat e babait dhe të vëllezërve të mi, në këto 21 vjet si
familje dëshmorësh nuk kemi kërkuar kurrfarë të mire nga asnjë pushtet. Kam jetuar e punuar si
qytetare e përgjegjshme. Më ka mbajtur të fortë ideali dhe krenaria se gjaku i familjarëve të mi u
bë themeli i lirisë dhe i shtetit të Kosovës. Madje, nuk ju kam dhënë zor as ta vëni në vend
drejtësinë për ta, si vrasja e vetme politike e pazbardhur. Armiku i familjes time ka qenë
gjithmonë i ditur, por sot në mënyrë se si po keqpërdoret pushteti për të realizuar ambicie
personale dhe për interesa partiake grupore, unë më nuk po e di cili është armiku im dhe i këtij
populli.
Nëna ime, Nekibe Kelmendi, edhe pse me plagë në shpirt, vazhdoi kontributin për shtetësinë e
Kosovës në partinë themeluese e së cilës ishte, deri në frymën e fundit i qëndroi besnike edhe
Lidhjes Demokratike edhe Kosovës. Me guxim atdhetar dhe intelektual u bëri ballë jo vetëm
sfidave, por edhe presioneve ndërkombëtare dhe vendore. Betejën e fundit e pati me ish-
ambasadorin Kristofer Dell dhe qeverinë e atëhershme LDK – PDK, të drejtuar nga Hashim
Thaçi. Përplasjet mes Dellit i ka pasur pikërisht për formimin e gjykatave paralele serbe në Veri
të Mitrovicës, si rrezik i paralajmëruar për ndarjen e Veriut të Kosovës.
Këmbëngulësia e saj me “Jo” të fuqishme i kushtoi me shkarkim nga posti i ministres së
Drejtësisë. Me gjithë presionin, ajo nuk pranoi të japë dorëheqje, “le të më shkarkojnë, se unë
nuk dorëzohem, nuk ka pazare në kurriz të popullit tim e të Kosovës, e paguaj jo me pozitë, por
edhe me kokën time për të mirën e vendit tim”, më thoshte. Qëndrimi i saj e kishte nervozuar
shumë ish-ambasadorin Dell, “e urrej këtë Nekibe Kelmendin, sepse kjo krejt punët t’i prishë,
por ju kosovarët duhet ta duani”, u kishte thënë Delli disa bashkëpunëtorëve të saj.
Nekibe Kelmendi nuk dha dorëheqje, e shkarkuan, asaj nuk i bënte përshtypje shkarkimi, por
brengoste rreziku që i kanosej Kosovës. Nekibja u shkarkua, u sëmur dhe vdiq, por koalicioni
LDK - PDK nuk u prish, e atë kohë, e as pandemi të rrezikshme për shëndetin nuk kishte. Sot,
kur po e shoh se si po e mbron LDK-ja ministrin e saj të shkarkuar Agim Veliun, kundër të cilit
nuk kam asgjë personale, po pyes: “A thua, më i vlefshëm qenka dinjiteti i Agim Veliut se sa
kauza të cilën e mbrojti nëna ime?” Ajo nuk pati përkrahje të tillë partiake, e di se LDK-ja nuk
është më ajo kohës së Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit, Nekibe Kelmendit, Xhemail Mustafës e
shumë intelektualëve të tjerë, por dua të besoj se prania e tyre politike në LDK nuk ka vdekur
plotësisht.
137
Të nderuar deputetë, para se të ngrini dorën për ta votuar mocionin e rrëzimit e Qeverisë në kohë
kur po rrezikohemi nga një armik i padukshëm, ndaluni dhe mendoni pak për peshën e vendimit
që do ta merrni. Kujdes, se si do ta mbani mend në histori! Mos ju hyni në hak as të gjallëve, e as
atyre që me jetë e paguan lirinë e këtij vendi. Gjakun e familjarëve të mi nuk e fal!”
E, këtu duhet bashkangjitur edhe unë se gjakun e familjarëve të mi as unë nuk e fal. Edhe tri ditë
është përvjetori i familjes, ku janë vrarë më 28 mars, e në këtë kohë ka shumë e shumë familje të
tjera që po i kujtojnë të dashurit e tyre në këtë kohë të vështirë. Përveç që janë duke u përballur
me një virus që e ka kapur tërë botën, e gjëja e fundit që iu ka dashur qytetarëve është që të kemi
një mocion mosbesimi sot për rrëzimin e qeverisë. Mund edhe t’ju qeshet, por se di, nuk po ju lë
përshtypje kjo gjë disa deputetëve.
Unë mund të them që është hera e parë në jetën time që mburrem me qeverinë që e kemi,
mburrem me kryeministrin, mburrem me ministrat për punën që e kanë bërë këto ditë. Përveç që
kanë bërë një menaxhim të jashtëzakonshëm me korona virusin që e kemi pasur këto javë dhe
ende po bëhet një punë e jashtëzakonshme, nuk mund ta kuptoj sinqerisht arsyetimin për
mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë. Çka do që të thoni, nuk ka asnjë kuptim në këtë
situatë, përveç tjerash, qytetarët na kanë besuar për ta themeluar këtë qeveri bashkë, edhe është
komplet e padrejtë ndaj besimit të tyre që sot jemi këtu në këtë situatë.
Po fliten gjëra të ndryshme, unë jam rritur në Perëndim, edhe njërën nga gjërat që e kam mësuar
në demokracinë e Perëndimit është që për të gëzuar respekt prej tyre duhesh të jesh i
qëndrueshëm, këtë ta keni të sigurt. Edhe tjetra, të thuhet që Albin Kurti e ka problem Agim
Veliun për shkak të Podujevës, e keni shumë gabim, vij prej atij vendi, momentin që Agim Veliu
është emëruar si ministër, janë gëzuar qytetarët e Podujevës. Edhe më fal, çfarë kontributi ka
dhënë Agim Veliu për këtë vend që sot ne të jemi në këtë gjendje dhe në këtë seancë? Hajt,
tregomëni dikush, çfarë kontributi ka dhënë Agim Veliu?! Që për t’u prishur një qeveri që ka
kryer punët e jashtëzakonshme tërë këto ditë, nëse dikush mund të më tregojë.
Unë po e mbyll me këtë, faleminderit kryeministër Kurti, faleminderit Vjosa si
kryeparlamentare, faleminderit të gjithë ministrat për punën që e keni bërë deri më tani,
faleminderit të gjithë qytetarëve për kujdesin që e kanë kallëzuar gjithë këto ditë, dhe
faleminderit gjithë institucioneve të vendit për punën që e kanë bërë, me një situatë tepër të
vështirë që e kemi pasur këto ditë dhe po vazhdojmë ta kemi.
Në të njëjtën kohë, më vjen shumë keq që mbas 21 vjetësh lirie, ne që sot të ishim me një kohë
ku i kujtojmë të dashurit tonë, edhe kemi bërë diçka në këtë drejtim, ne jemi duke u marrë me një
seancë kot, për ta rrëzuar një qeveri që e kanë votuar qytetarët. Faleminderit!
KRYETARJA: Arta Bajralia e ka fjalën.
138
ARTA BAJRALIA: E nderuar kryetare e Kuvendit!
I nderuar kryeministër,
Ministra,
Deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot kur vëmendja e botës është në luftën kundër virusit që po rrezikon shëndetin dhe jetën e
qytetarëve COVID-19 dhe shtetet bëjnë thirrje për t’u bashkuar dhe për ta mposhtur atë, ne jemi
mbledhur këtu në një seancë që jo se nuk ndihmon në përballje me coronavirusin, por rrit
rrezikun e përhapjes dhe shmang vëmendjen institucionale në mbrojtje të shëndetit publik. Tani
kur qytetarët më së paku kanë nevojë për lojëra të tilla politike, siç është kjo kërkesë e LDK-së
në bashkëpunim me partitë opozitare për mocion mosbesimi ndaj qeverisë në hije të së cilës po
qëndron presidenti Thaçi dhe planet e tij për shkëmbim territorial. Ky president, të cilit nuk i
mjafton dëmi ndaj rendit kushtetues, por bën thirrje edhe për mosbindje civile e mosrespektim të
vendimeve të qeverisë, duke shkelur Kushtetutën e bërë vepër penale. Si rrallëherë më parë,
qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit në këtë gjendje emergjente, ndërsa ju sot po u
përgjigjeni qytetarëve duke u përpjekur ta rrëzoni qeverinë më legjitime e shpresëdhënëse që ka
pasur vendi.
Të nderuar kolegë deputetë,
Qytetarët dhe vendi ynë janë arsyeja pse ne jemi sot këtu për të përfaqësuar vullnetin e tyre të
shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit, e për të mbrojtur mirëqenien e tyre dhe interesat e Kosovës.
Nuk mund të trajtojmë qytetarët tanë në këtë formë, përderisa ata na kanë zgjedhur dhe besuar
neve për të udhëhequr me vendin, për ato që jemi zotuar në fushatë, për ato që na kanë votuar e
për ato që jemi pajtuar si partnerë. Zëri i qytetarëve që po jehon për natë edhe në kohë karantine
e pandemie janë thirrjet e tyre për të qëndruar tamam si përfaqësues të tyre. Ata kërkojnë që edhe
ne si deputetë dhe si Kuvend t’i bashkohemi përpjekjes së Qeverisë, mjekëve dhe ekspertëve në
mbrojtje të shëndetit të qytetarëve për të kufizuar sa më shumë dëmet dhe për të tejkaluar sa më
parë. Aq shumë kanë vuajtur dhe kanë humbur qytetarët e vendit gjatë këtyre viteve nga
keqqeverisja 20-vjeçare. Me sa duket, nuk i keni parë teksa të rinjtë detyrohen të largohen nga
vendi për arsye ekonomike si pasojë e keqqeverisjes suaj 20-vjeçare që kishte mbytur çdo
shpresë të qytetarëve.
Zgjedhjet e 6 tetorit dhe 3 shkurti kishin kthyer besimin se në Kosovë mund të ketë qeverisje të
pastër, të përgatitur, e të përkushtuar, për vetëm 50 ditë qeverisje të kësaj qeverie reformatore,
gjithçka kishte filluar të ndryshojë e bashkë me këtë edhe shpresa e qytetarëve, se është e
mundur që edhe në Kosovë të ketë drejtësi, barazi, zhvillim e mirëqenie. Nuk ka asnjë arsye e
argument që sot të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, kurrë ndonjëherë nuk kemi parë
jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë, ku qytetarët të protestojnë të mos të rrëzohet qeveria,
kemi parë e dëgjuar të protestohet për rrëzimin e qeverisë, por asnjëherë për ta mbrojtur
qeverinë. Kjo vërtet dëshmon për një nivel të lartë të kulturës politike të qytetarëve, por edhe për
139
brengosje të madhe të tyre për atë se çfarë i pret. Por, ne nuk do t’i lëmë vetë qytetarët, ne jemi
bashkë edhe sot në këtë situatë të rëndë pandemie, por edhe nesër e gjithnjë.
LDK duhet të respektojë vullnetin e votuesve të saj, të dëgjojë zërin e qytetarëve, LDK duhet të
refuzojë që t’i bashkohet Thaçit në skenarët e tij. Ne dhe qytetarët po luftojmë kundër një
armikut të padukshëm, e ju po luftoni qeverinë dhe vetë qytetarët. Sot do të duhej të brengoseshit
më shumë për qytetarët e të bashkoheni e ta ndihmoni qeverinë, ministrat që po bëjnë një punë të
jashtëzakonshme, veçmas Arben Vitia, Lumiri, Besniku, Rozeta e Hykmetja, ndërsa ju zgjodhët
që të bashkoheni për të rrëzuar ata dhe për ta ngritur përsëri Thaçin. Faleminderit!
KRYETARJA: Deputeti Fitim Haziri e ka fjalën.
FITIM HAZIRI: Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
E nderuar kryetare e Kuvendit të Kosovës,
I nderuar Kryeministër i qytetarëve të Republikës së Kosovës,
Ministra,
Deputetë,
Në vend se ata, të cilët qeshën më herët ishte dashur të skuqen me krimet që i kanë bërë
bashkëkombësit e tyre, e në rastin e familjes së Sarandës ata filluan të qeshin dhe të zgërdhihen.
Ndërsa, përgjigjen e dytë, e dashura Sarandë, se çfarë ka bërë Agim Veliu, unë po e jap këtë
përgjigje, meqenëse nuk doli askush të përgjigjet në këtë pyetje.
Që 20 vjet që e ka shkatërruar komunën e Podujevës, tash Agim Veliut i erdhi radha ta
shkatërrojë Kosovën. Gjatë negociatave për arritje të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të
Kosovës, qëllimi madhor i Agim Veliut paska qenë që të bëhet pjesë e kësaj qeverie, për t’i
shërbyer presidentit dhe partisë mike të tij të quajtur Partia Demokratike e Kosovës. Synimi i tij
ka qenë që të bëhet pjesë e Qeverisë, duke dashur me çdo kusht ta marrë Ministrinë e Punëve të
Brendshme, për të tentuar të mbrojë klikën e tij dhe për të qenë një bombë e kurdisur brenda
qeverisë, që sa herë t’i duhet presidentit, ai ta ketë një zë brenda Qeverisë, edhe kur ndokush të
kërkojë rrëzimin e saj, ai t’i shërbejë siç e ka bërë në të kaluarën.
Pozita e tij e ministrit i kushtoi vendit jo më pak se 400 mijë euro. Sa do të kushtojnë zgjedhjet
për kryetar të Podujevës? Kjo tregon për dashurinë e tij, për të mirën e Kosovës dhe buxhetit të
saj, se ky person është i lidhur kryekëput për Partinë Demokratike të Kosovës kanë treguar
vazhdimisht raportimet mediale.
Takimet e shpeshta sekrete me figura të larta të PDK-së në restorante periferike të Podujevës,
bashkëtenderues në tenderë dhënë kompanive të afërta me krerët më të lartë të PDK-së. Karriera
e tij politike është ndërtuar në partneritet të plotë me Partinë Demokratike të Kosovës, parti e cila
vazhdimisht i ka ndihmuar t’i fitojë zgjedhjet në Podujevë. Andaj, sot kjo është shumë e
140
rëndësishme të thuhet para jush, që qëllimi i Agim Veliut ka qenë ky që po ndodh sot, interesi i
tij ka qenë mbrojtja e ideve të presidentit Thaçi, kudo që i është dashur këtij të fundit. Kjo u pa
natën kur Veliu mbrojti qëllimin e presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme,
skenarëve të Thaçit dhe PDK-së, po vazhdojnë t’i shërbejnë argatët e tij të vjetër, njëri nga ta
vetë Agim Veliu. Kjo është e rrezikshme, përderisa presidenti është një person i rrezikshëm për
Kosovën dhe me ide të rrezikshme.
Një pjesë e LDK-së, duke përfshirë edhe vetë ish-ministrin e Brendshëm, do vazhdojnë të jenë
në shërbim të një personi, i cili ka pasur këta njerëz në mbështetje sa herë që i janë dashur për të
dërguar përpara agjendat e tij personale në dëm të vendit. Këta do të vazhdojnë të jenë në
shërbimin e tij edhe në të ardhmen, lidhja e tyre është e vjetër, nuk është parimore, është për
çështje personale, është në dëm të qytetarëve dhe në dobi të pasurimit të tyre, ashtu siç ka qenë
tash e sa vjet, është për dërgimin e agjendave të rrezikshme të presidentit.
Kjo çka po ndodh sot, është një skenar i përgatitur mirë, e që edhe më mirë po i shërben Lidhja
Demokratike e Kosovës, siç e tha edhe kryeministri javët dhe muajt në vijim do ta pasqyrojnë
qartë qëllimin e tyre dhe do ta kuptojnë të gjithë pse po rrëzohet me kaq nguti kjo qeveri, e cila
dallonte shumë në të mirë nga qeveritë e kaluara. Njeriu intelektual i vërtetë edhe mund ta
humbë luftën ose betejën, por kurrë nuk pranon t’i shkelet dinjiteti i këtij populli dhe vendit.
Faleminderit!
KRYETARJA: Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së për replikë, fjalën e ka Valentina
Bunjaku-Rexhepi.
VALENTINA BUNJAKU-REXHEPI: Faleminderit, kryetare!
Meqë vijmë nga komuna të njëjtë, edhe zoti Hyseni akuzoi kryetarin e komunës së vet në të cilën
jeton, unë vetëm desha t’i them qe sa herë që Lutfi Haziri ka dalë në zgjedhje, i ka treguar vendin
ku e keni ju Vetëvendosja, sa herë që ka dalë, i ka fituar zgjedhjet, e para.
E dyta, sa i përket pandemisë, nuk ka asnjë qytetar, së paku unë s’e kam dëgjuar as publikisht, as
nëpër media që u ankua për keqmenaxhimin e situatës pandemike që e kemi në Gjilan. Prandaj,
një djalë i ri me kaq shumë ambicie në politikë është mirë të kujdeset për fjalët dhe për komunën
e tij, sepse ditën kur u votua buxheti, asnjëri deputet nuk e dhatë një propozim të vetëm për të
nxjerrë investime për komunën nga vini. Atëherë ju kisha lutur, lërini, sepse ne jemi të një qyteti
dhe le të vijnë zgjedhjet, durim, pritni prapë ju tregojmë vendin qysh ju kemi treguar përherë.
(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.)
KRYESUESJA: Kundër-replikë, një minutë deputeti Alban Hyseni dhe pastaj për fjalë është
kryetarja Vjosa Osmani Sadriu, nuk ka të tjerë të lajmëruar për fjalë.
141
ALBAN HYSENI: Faleminderit!
Mësuesja e matematikës me nervozë e mllef po më bën thirrje si djalë i ri për t’u qetësua e të
mos i marr gjërat kështu me eufori, tash këta kaq kanë aftësi për të mos u kundërshtuar me
vetveten.
E dyta, në restorantin që është mbajtur ndeja, zonja e nderuar rri goxha shpesh, unë po tutem mos
ka qenë edhe ajo aty. Unë punoj aty afër përballë dhe vazhdimisht dhe sa herë që shkoj, këta janë
aty, me nga 20-30 vetë, duke ngrënë e duke pirë, e që s’kam kurrgjë kundër kësaj pune, por
sinqerisht po shqetësohem që mos kanë qenë edhe të tjerë aty, përveç atyre që kanë qenë e na që
jemi prej Gjilanit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Ministria e Shëndetësisë e disa
institucione të tjera, tashmë e dinë që niveli i bashkëpunimit me organet e nivelit qendror për
zbulimin e kontakteve të këtyre personave është shumë i vogël, prandaj sa për zgjedhje, besoj që
shihemi, por do të ndaheni ndryshe. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit! Fjala për zonjën Vjosa Osmani-Sadriu, kryetare e Kuvendit.
VJOSA OSMANI-SADRIU: Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!
Sonte ju drejtohem vetëm juve, sepse si deputetë besoj mjaftueshëm i jemi drejtuar njëri-tjetrit, e
sonte për fat të keq, edhe me fjalë që lëndojnë raportet tona, por mbi të gjitha që lëndojnë
qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ky, në fakt, është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja, sepse si kryetare e Kuvendit të
Kosovës kam përgjegjësinë institucionale që t’ju drejtohem nga kjo foltore e nga ky Kuvend,
ngase partia ime, e përkrahur edhe nga opozita e sotme, ka sjellë për votim mocionin e
mosbesimit ndaj qeverisë suaj, të nderuar qytetarë, qeverisë me besimin më të madh në 15 vjetët
e fundit. Ky mocion është ngritur ndaj qeverisë së ndryshimit, në një vend ku shumë politikanë
me gjasë nuk e duan ndryshimin. Ky mocion është dorëzuar në kohën kur bota po vuan dhe
Evropa e ka bërë moto solidaritetin mes njerëzve.
Sot ne rrezikojmë ta humbim edhe atë fije solidariteti që e kemi gëzuar para pandemisë dhe kjo
është e pashembullt. Ky është fjalimi që nuk do të doja ta mbaja, ngase në çastin në të cilin unë
po flas, Kosova dhe mbarë njerëzimi janë duke u përballur me njërën nga sfidat më të mëdha në
historinë e njerëzimit, atë të virusit COVID-19 dhe në këtë çast të trishtë për njerëzimin, të cilin
po e bëjmë edhe më të trishtë me mosdurimin tonë politik, me mocionin ndaj qeverisë, ëndrra për
ta mbisunduar tjetrin shndërrohet në betejë meskine për pushtet edhe atëherë kur ai pushtet
kërkon shërbëtorë sikur mantelbardhët tanë, të cilët luftojnë për secilën jetë, për secilin njeri dhe
për secilën fjalë.
142
Të dashur qytetarë të vendit tim,
Në këtë çast kur egoja jonë po na kërkon t’i përmbushim apetitet tona politike, mjekët tanë po
përpiqen për shpëtimin e secilës jetë, të secilit njeri të prekur nga pandemia. Por, ne çfarë kemi
vendosur? Kemi vendosur t’i lëmë ata të pashpresë në betejën e tyre jetësore, duke e larguar
qeverinë kur kanë më së shumti nevojë, duke i demotivuar policët dhe dhjetëra-mijëra shërbyes
të tjerë të qytetarëve tanë, duke i ndëshkuar ata me një lehtësi të madhe. Ne sot do të duhej të
diskutonim e merrnim vendime për t’ua lehtësuar punëtorëve shëndetësorë shërbimet dhe
ofrimin e pajisjeve mbrojtëse, do të duhej të diskutonim për masat mbrojtëse ndaj policëve në
detyrë, do të duhej të diskutonim për ushqimet e domosdoshme, për furnizimet me barna, për
masat mbrojtëse të punëtorëve në dyqane e në furra të bukës, do të duhej të diskutonim masat
shtesë për rastet sociale dhe grupet më të rrezikuara nga koronavirusi, pensionistët.
Gjatë kësaj periudhe, do të duhej të diskutonim për hallin e bizneseve, të cilat edhe mund të
falimentojnë nga mungesa e ushtrimit të veprimtarisë së tyre dhe të diskutonim për masat e
qeverisë për punëtorët e këtyre bizneseve që nuk po mund të shkojnë në punë. Shpallja e
pandemisë dhe kufizimet e detyruara të veprimtarive ekonomike natyrisht që e rëndojnë gjendjen
ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë. Sikur pandemia globale nuk mjaftonte, sot rrezikohet
që në Kosovë të përhapet dhe një pandemi tjetër, ajo e dehumanizimit të shpirtit dhe e përçarjes.
Prandaj, të nderuar qytetarë, ju do ta mbani në mend atë se çfarë do të ndodhë sot, njëjtë siç do ta
mbani në mend frikën nga virusi që po i rrezikon jetët tona.
Të dashur qytetarë,
Marrëveshja për bashkëqeverisje është kontratë, është besim që duhet të respektohet nga të
gjithë. Prandaj, veprimet e pamatura politike që sot po ndikojnë në vendime të dëmshme për
vendin, në këtë kohë kur qytetarët po përballen me rrezikun për jetë a vdekje, unë asnjëherë nuk i
pranoj e as nuk i arsyetoj. Këto veprime do ta përdhosin vullnetin qytetar për ndryshim, ta vrasin
shpresën kur ata kishin më së shumti nevojë për të, t’i mbysim buzëqeshjet që ata i falën me aq
ëmbëlsi në çdo tubim e në çdo takim që ne e kishim me qytetarët gjithandej Kosovës, besën e
shpresën për besim, që ju qytetarë të dashur na e siguruat.
Por, të nderuar qytetarë, rënia e qeverisë nuk shënon rënien e qëndresës suaj ndaj së keqes. Tek e
fundit, asnjë rënie nuk është e përhershme dhe asnjë betejë nuk është e pamundur, sepse ne
shumëherë kemi rënë dhe jemi ngritur, sepse e kemi mbështetur fort në njëri-tjetrin. Si kryetare e
Kuvendit jam përpjekur që ta mbroj secilin parim politik e secilën fjalë të dhënë para qytetarëve
të vendit tim dhe secilin parim politik mbi të cilin ka funksionuar partia ime dhe mbi të cilin
kemi ndërtuar kontratë me qytetarin në zgjedhjet e 6 tetorit. Sikur ju, të nderuar qytetarë, kam
besuar dhe besoj në vlerat që ju na i falët me aq besim në qindra tubimet e LDK-së gjithandej
Kosovës, dhe në shpresën që e pamë pas 6 tetorit dhe pas krijimit të kësaj qeverie. Prandaj, kur i
dëgjoj disa që thonë që unë nuk shpreh qëndrim të LDK-së, mua thjesht jo vetëm që më kujtohen
143
fytyrat e secilit në ato tubime, por më kujtohen po ashtu që unë çdo pikë edhe të qëndrimit të
kryetarit të LDK-së e kam respektuar.
Po e citoj çfarë na thotë vetë kryetari i partisë sime lidhur me partitë e tjera: “Jo, jo, ata që e kanë
kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën as tjetrën. Ata veç mund ta
riorganizojnë për nevoja të veta. Ata që lidhin kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom,
ata të aferës të pasaportave, ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive, ata që i mbushën kompanitë
publike me njerëz partiakë, ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranët
e luftës, ata që e katandisën paranë publike, ata duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë,
brenda e jashtë, por jo të qeverisin me Kosovën”. E kishte fjalën për partitë e PAN-it, në qoftë se
dikush ka ndonjë dyshim. Ata, të nderuar qytetarë, janë po të njëjtit që janë përshkruar në këtë
deklaratë publike të kryetarit të partisë sime. Ata nuk kanë ndryshuar, prandaj, as unë nuk kam
pse ndryshoj qëndrimin për ta.
Unë besoj se qeveria ndërmjet partisë sime LDK-së dhe Vetëvendosjes ka qenë e zonja që ta
luftojë edhe korrupsionin, edhe krimin e organizuar, dhe këtë madje e ka dëshmuar në këto pak
ditë. Prandaj, nuk mund të pajtohem me mocionin e mosbesimit, aq më tepër në një kohë të
rëndë për qytetarët, sepse konsideroj se, duke e votuar mocionin për shkarkim të qeverisë, ne e
braktisim vullnetin e qytetarëve tanë për ndryshimin e qeverisë që e kanë kërkuar.
Të nderuar qytetarë, e di që ju sot ndjeheni të lodhur dhe të fyer dhe të jeni të sigurt që kështu
ndjehem edhe unë. Sepse zëri juaj sot nuk është dëgjuar. E, unë dua që zëri i secilit qytetar që
pret të shohë se si do të vendosim ne, e cili do të jetë fati nën të cilin do të zgjohet nesër, në fakt
të dëgjohet. Prandaj edhe të nderuar qytetarë, do të flas me zërin që ma fuqizuat ju. Duke e pasur
barrën e rëndë të udhëheqjes së kësaj seance, sot nga kjo foltore e nesër nga një dritare sado e
vogël dhe të jeni të sigurt që do ta gjej atë dritare, do të kërkoj të kthej dritën në dritaren e madhe
të Kosovës. Sepse, dikush mund të flasë në emër të LDK-së aspektin legal, por e kam të drejtën e
plotë morale të flas në emër të elektoratit të LDK-së. Në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit, isha
kandidate për kryeministre të vendit.
Unë e di se cila është kontrata që ne e lidhëm me qytetarët dhe ajo ka qenë “Jo koalicion me
partitë e PAN-in e Po luftimit të krimit dhe korrupsionit”. Meqë kam mbajtur konsistencë në
qëndrimet e mia, dhe për këtë qytetarët i kam dëshmitarë, unë jam kundër çdo marrëveshjeje me
partitë e PAN-it dhe nuk e thyej besimin e elektoratit të LDK-së për asnjë çmim. Në çdo lagje,
fshat e qytet, në palestra e amfiteatre, kam kërkuar besimin e qytetarëve nën sloganin “Beso!”,
sepse vetë kam pasur bindje e besim te plotë, se do të angazhohemi për ndryshim të pushtetit dhe
se partitë e PAN-it që e kanë shpenzuar edhe rezervën shtetërore, duke na sjellë në pikë kritike e
duke na rrezikuar mundësinë e menaxhimit të duhur të emergjencës shëndetësore, do t’i
dërgojmë përfundimisht në opozitë. Natyrisht që unë kurrë s’kam kaluar në parti tjetër, sepse
asnjë qëndrim nuk e kam ndryshuar, asnjë të vetëm, as edhe një të vetëm, para 6 tetorit, pas 6
144
tetorit, e edhe sot. Secilin qëndrim e kam mbrojtur dhe e mbroj edhe sot, pavarësisht çmimit që
duhet të paguhet. Unë kam qëndruar fuqishëm në parimet dhe platformën, të cilën e kam
shpalosur para qytetarëve, në parimet strategjike të partisë që përfaqësoj.
Të dashur qytetarë,
Në politikë, sikur edhe në jetë, ndonjëherë duhet ta paguash çmimin e parimësisë. Unë këtë e
kam provuar në lëkurën time më shumë se një herë. Por, parimësia tregon udhën e vërtetë edhe
kur ajo është e mbushur përplot me gjemba. E, unë nuk përtoj t’u rrekem këtyre pengesave për ta
bërë të dukshme dritën, edhe nëse sikur kjo nuk kuptohet nga disa mendjeshkurtër që më
akuzojnë se unë po e tradhtoj LDK-në dhe kërkojnë largimin tim nga LDK-ja. Ma tregojnë mua
derën, por është një derë e një udhë që unë e kam ndjekur këto 20 vjet që unë jam në LDK, është
ajo rrugë që ta shtron besimi qytetar dhe asaj nuk e kam ndërmend t’i ndahem kurrë, as ta
braktis.
Pra, unë u akuzova për tradhti, por nëse mbrojtja e çdo pike të programit të LDK-së, që e kemi
prezantuar si kontratë me qytetarët, më bëka tradhtare, nëse mbrojtja e një qëndrimi refuzues
ndaj çdo bashkëpunimi me krimin më bëka tradhtare, nëse mbajtja e secilës fjalë, secilës fjalë
ama, që unë ua kam dhënë votuesve të mi, derisa disa frikësoheshin të dilnin dhe të mateshin
para tyre, në qoftë se kjo më bën tradhtare, atëherë me krenarinë më të madhe do ta mbaj këtë
“vulë të tradhtisë”. Por, unë nuk dua të merrem edhe aq shumë me erën që është duke u shuar.
Besoni që kjo është një erë që është duke u shuar. E as me njerëzit që në zgjedhjet e 6 tetorit
kanë marrë zero besim nga qytetarët. Unë do të veproj, ashtu sikur thoshte para pak ditësh zonja
Doris Pak për Presidentin Rugovën. Ajo tha që në këto rrethana, presidenti Rugova do të
vepronte ndryshe. Ai vepronte ndryshe, vepronte në të mirën e përgjithshme, edhe atëherë kur e
përqeshnin, edhe atëherë kur e sulmonin. Do të veproj ashtu, sepse nuk jam asgjë tjetër veçse një
ndjekëse këmbëngulëse e politikës së tij.
Si kryetare e Kuvendit kam bërë çdo gjë që vendi të mos vinte në këtë situatë me të cilën po
përballemi sot, sidomos jo në këtë kohë pandemie. Natyrisht që edhe në këto momente që kanë
mbetur ndoshta jo më shumë se dhjetë minuta para votimit, unë i bashkohem secilit zë, edhe zërit
të kolegut tim Quni, edhe secilit zë tjetër vullnetmirë që kërkon të gjendet një zgjidhje edhe në
këto momente të fundit. Sepse, një pajtim i tillë do ta shpëtonte Kosovën nga një e keqe që po e
pret. Por, tash, kur jemi këtu, unë do të votoj kundër mocionit, sepse duke votuar kundër
mocionit, jam e bindur që votoj për të ardhmen e vendit tim. Ngase, jam thellësisht e bindur se
vendit në këto momente i duhet solidaritet politik e moral, i duhet qeveri që është e zonja të
përballet jo vetëm me pandeminë, por edhe të luftojë krimin dhe korrupsionin, e nuk i duhet
qeveri që nuk është e zonja të merret me sfida të tilla. Na duhet solidaritet njerëzor, institucional
e moral me njëri-tjetrin. Na duhet bashkim, sepse vetëm kështu do të mund të dalim
ngadhënjimtarë para kësaj sfide.
145
Prandaj, unë do të votoj kundër çdo mocioni që e lë qoftë edhe një qytetar të vetëm pa disa prej
ministrave që i kemi parë. Unë do të votoj kundër çdo mocioni që Kosovën e lë pa ministra si
Lumir Abdixhiku e Arben Vitia, e as nuk dua të mendoj se me kë do të zëvendësohen ata.
Prandaj, do të votoj kundër çdo mocioni që ua pret këmbët atyre që kishin shpresa, ia mbyt
shpresën të lënguarit, që ia nxin jetën të papunit, e atij qytetari që në kohën e pandemisë globale
detyrohet ta durojë egon tonë të sëmurë për pushtet.
Sot, të nderuar qytetarë të Kosovës, u përmend shumë e ndjera zonja Nekibe Kelmendi dhe unë
natyrisht që në asnjë rast nuk ndihem mirë kur flitet në emër të njerëzve që nuk janë prezent
këtu. Duke qenë se e kam pasur shembull gjithnjë dhe e kam njohur dhe kam pasur përkrahjen e
saj për vite të tëra, unë sot kam marrë një mesazh krejtësisht personal nga vajza e saj, e cila ka
kërkuar që ai të lexohet. Është i shkurtër, por e ndjej detyrim që ta lexoj, detyrim në radhë të parë
detyrim si transparencë ndaj qytetarëve, por edhe detyrim ndaj sakrificës dhe punës së familjes
Kelmendi. Kosovare Kelmendi thotë që: “Me shpirt, me mendje, e me lutje jam me juve, sikurse
e mbarë Kosova. Mos e votoni mocionin! Mos na detyroni t’i lëmë edhe varret e të ikim nga ky
vend. Sepse, po u vra sot shpresa, mua vetëm emri do të më mbetet Kosovare, sepse Kosovë të
ëndrrave e të luftës së prindërve të mi më nuk do të ketë”.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Natyrisht që siç e keni pritur nga unë, unë do të votoj kundër këtij mocioni, sepse kështu votoj
pro shpresës dhe për një të nesërme më të mirë, edhe nëse të sotmen e tyre ne po e përbuzim
padrejtësisht, duke e shtyrë atë buzë greminës. Unë do të votoj kundër, sepse qëndroj fort mbi
fjalën e dhënë për ndryshim, qëndroj pranë të gjithë atyre njerëzve që më votuan, qëndroj fort
mbi shpresën e njerëzve që s’dorëzohen kurrë dhe që do ta rikthejnë këtë shpresë, të cilën ne
padrejtësisht po duam ta vrasim sot. Për mua politika gjithnjë ka qenë dhe mbetet mision dhe
shërbim, e asnjëherë mashtrim. Duke respektuar besën që ia kam dhënë qytetarit në zgjedhje, unë
nuk votoj asnjë mocion që e rikthen PAN-in në qeveri. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Osmani Sadriu. Fjalën e ka kryeministri Kurti.
KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Faleminderit, kryesuese!
Unë e mora fjalën vetëm për të bërë disa sqarime, jo për të vazhduar këtë seancë me fjalime të
reja. Së pari, më lejoni që ta falënderoj ministrin e Mbrojtjes, zotin Anton Qunin, i cili e shtriu
dorën e dialogut. Pra, unë dua ta falënderoj ministrin Quni, luftëtarin Anton, që e shtriu dorën e
dialogut dhe ato tri elemente që kanë qenë si kushte në fakt janë çështje të dialogut që ne të
merremi vesh, por më vjen keq që kjo dorë e dialogut u pre me shpatën e gjatë prej Bradashit dhe
më duhet t’ ju them që kjo është vështirësia ime si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë
qeveri, që vendimmarrja e partnerit tim në koalicionin qeverisës Lidhjes Demokratike të
Kosovës nuk është në Prishtinë, është nxjerrë jashtë Prishtinës, është në Prapashticë, është në
Bradash, është në dy fshatra. Nuk është në këtë sallë, nuk është këtu.
146
Edhe 50 ditë të qeverisjes ky ka qenë një ndër arsyet e vonesave e deri te ngatërresat e ndryshme.
Pra, unë po jua them hapur bindjen time nga ky bashkëpunim i deritanishëm, e kjo është që
vendimmarrjen në Lidhjen Demokratike të Kosovës e kanë ata që shkuan ta takojnë Grenellin,
kjo është e vërteta. Edhe unë kontaktoj me Grenellin, mirëpo nuk mendoj që dikush duhet të
shkojë e të shtrihet te Grenelli. E, zëvendëskryeministri, e ish-ministri i Brendshëm dhe zoti
Skënder Hyseni kanë marrë shumë fuqi prej lart nga ky takim, një lloj legjitimiteti prej lart kur
mungon ai poshtë, edhe kjo është reflektuar edhe në qeverisjen time.
Prej nga kjo fuqi vendimmarrëse, ajo duhet të vijë veç nga populli, s’guxoj të vijë nga faktorët e
tjerë. Legjitimiteti vjen prej poshtë, s’ka legjitimitet prej lart. Legaliteti mund të vijë prej lart,
Kushtetuta, ligji e kështu me radhë, por jo legjitimiteti. Legjitimiteti vjen prej poshtë. Edhe këtë
problem që e kam pasur në këto 50 ditë, e kam edhe sonte, edhe më vjen keq që nuk po mund ta
bëjmë dialogun, sepse pa u bërë 10 minuta ai pritet.
Deputeti Tasholli e tha interesant, tha “edhe kur bie qeveria, qeveria në detyrë është. Pra, ti Albin
do të jesh kryeministër në detyrë, por ne po të rrëzojmë një herë. Pra, ti na i kryen punët, i bën
detyrat me COVID-19, me borde, me veting, krejt punët çka i ka qeveria, ju i bëni detyrat, por po
të rrëzojmë një herë ju pasandej vazhdoni detyrat”. Kjo njëfarë mënyre edhe tregon një lloj të
vërtete të kësaj seance të mosbesimit, qëllimi është që kjo qeveri që ka këtë aurë kaq të mirë
edhe këtë mbështetje kaq të madhe duhet të cenohet, duhet të goditet, duhet të njolloset, duhet t’i
zbresë fuqia dhe legjitimiteti. Pra, ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrat, apo jo, mirëpo jo më me
atë fuqi e atë legjitimitet që kishim, ky është kuptimi i seancës së mosbesimit. Sepse, qartazi siç e
tha deputeti Tasholli, nuk është për të kryer punë dikush tjetër, jo jo, punët i kryeni ju, po thotë,
s’mbetet vendi keq, se jeni ju aty, mirëpo duhet t’ju dobësojmë, duhet t’ju vyshkim, t’ ju
zvetënojmë.
Më tej, marrëveshjen sekrete ta publikoj unë, po a mendoni ju që po ta kisha marrëveshjen
sekrete, do të ngelej sekret ajo, por normalisht që do ta kisha publikuar, por marrëveshja sekrete
është sekrete, sepse unë nuk e kam. A e kuptoni! Në momentin që unë e kam marrëveshjen
sekrete Thaçi - Vuçiq, unë e sjell, por nuk e kam. Ama ka, marrëveshje sekrete, edhe ajo
marrëveshje është motori edhe i kësaj seance, ajo është.
Unë besoj që në këtë rrethanë me trysni të madhe dhe me politika afatshkurtra ku ne jemi më
shumë mënyrë se sa qëllim, po e theksoj është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë, në një
tavolinë ku e kemi marrëveshjen e gatshme midis dy presidentëve e nëse ti s’pajtohesh, duhet të
dalësh në mënyrë demonstrative e të flasësh, atëherë dëmtohen raportet Kosovë-Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, kështu nuk dëmtohen dhe nëse kanë mundur ta nënshkruajnë, pse nuk e
bëjnë, ama ata nuk mund ta nënshkruajnë marrëveshjen pa më thyer mua një herë, a e kuptoni?
Se unë që në dy palë zgjedhje, njeriu më i votuar, nuk bëhet marrëveshja pa më thyer mua, duhet
të më thyejnë diqysh mua një herë, e kuptoni. Prandaj, s’u bë marrëveshja në Shtëpi të Bardhë se
147
ata e kanë pasur gati, po Vuçiqi thotë pa më kallëzuar ti President i Kosovës që je ‘bosi’, e këtë e
kallëzon duke e thyer Kryeministrin Kurti, s’kam pse bëj unë marrëveshje, “you can not deliver”,
ti si president nuk ekzekuton gjë.
Ti duhesh një herë të kallëzua që je ‘bosi’ në Kosovë duke e thyer këtë që i ka fituar zgjedhjet, e
pastaj e bëjmë atë marrëveshjen e vjetër që jemi marrë vesh, ky është konteksti bukur i thjeshtë,
veç kush s’do ta shohë e ta kuptojë. Një sqarim tjetër, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk
është ide e profesor Mustafës, ai e ka shkruar në orën 14:52 minuta, më 17 mars. Por, në orën
16:00 një ditë përpara, më 16 mars, mua më ka thirrur presidenti në telefon dhe më tha:
“Kryeministër çka mendon ti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si konsultë me juve”, i
thashë: “Jam kundër”, më tha: “Po, a jo”, i thashë “Jo, faleminderit”. Të nesërmen u thirr
mbledhja e Këshillit të Sigurisë në ndërkohë kishte biseduar me të gjithë liderët dhe të gjithë i
kishin thënë po, pra ideja për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është e profesor
Mustafës, kryetarit të LDK-së, edhe pse është publikuar pesë orë para mbledhjes së Këshillit të
Sigurisë, sepse një ditë më parë në ora 16:00 me të njëjtën ide të shndërruar në kërkesë më ka
thirrur Presidenti i Kosovës.
Thonë që pse mërzitemi nëse marrëveshja është e keqe, se do të vijë këtu në Kuvend, mos u
mërzit kur vjen marrëveshja në Kuvend, atëherë mund ta kundërshtojmë këtu. Kurrë marrëveshja
e Demarkacionit me Malin e Zi s’i kishte marrë 80 vota në këtë Kuvend po të mos thuhej
liberalizim i vizave, kurrë. Aso vale u ndërtua që vetëm një votim po na mungon dhe liberalizimi
i vizave është te dera. 21 mars 2018, para katër ditëve janë bërë 2 vjet të ratifikimit, kurrë s’i
kishte bërë 80 vota, 79 vota s’kishte kaluar.
E ka pasur minimumin e minimumit, pra ky Kuvend ka votuar edhe marrëveshje të këqija.
Marrëveshja 15-pikëshe Thaçi-Daçiq, ajo për Zajednicën ka qenë marrëveshje e keqe, këtu u
ratifikua. Unë kam përvojë të hidhur me ratifikime në Kuvend, sendet duhet t’i ndalim më herët
jo në fund, jo kur e ke nënshkrimin e liderëve të mëdhenj botërorë aty mandej, se trysnia po
bëhet e papërballueshme, ne duhet t’i ndalim tash sendet, jo në fund. Më tej, taksa është kusht
nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Kështu e ka vetëm ambasadori Grenell, me të cilin
komunikimi nuk është aspak i lehtë, sepse mendësia është krejt tjetër fare, prej që jemi mësuar
me politikanë e diplomatët të tjerë.
Unë kam me metra të tëra mesazhe me të, vetëm ai thotë hiqe taksën, pikë, s’ka reciprocitet. Të
tjerët thonë hap i mirë është ky për heqjen e taksës mbi lëndën e parë, por mandej çka do të
bëhet, të tjerët janë me presje, por, e kështu me radhë, po shikoni, mua më duhet t’i mbroj
interesat e Kosovës, edhe ashtu siç i kanë fituar zgjedhjet. Nëse i gjithë populli i Kosovës është
për ta hequr tarifën qind për qind menjëherë pa reciprocitet, duhet ose në referendum, ose edhe
një herë në zgjedhje, nuk mundem unë pa njërën prej këtyre të dyjave, nuk mundem, e lë
politikën krejt, jo veç këtë karrige.
148
Po, ajo çka mua më ka bërë shumë përshtypje, edhe pse unë kam kundërshtuar më shumë
ambasadorin Grenell se që kisha ndërmend, është fakti që ai e braktisi komunikatën e Kuintit të
gushtit të vitit të kaluar, ku kritikohej Kosova për tarifën dhe thuhej që duhet të suspendohet
tarifa, po kritikohej edhe Serbia për fushatën e çnjohjeve. Këtë pjesën e dytë të Kuintit
ambasadori Grenell neve na e ka thënë qartazi në Prishtinë, tri herë e përmendi tarifën, edhe
fushatën e Serbisë të çnjohjeve. Dikur më vonë këtë pjesën e dytë të fjalisë e ka lënë edhe aty ka
filluar komunikimi ynë të bëhet më i vështirë, sepse kishte një princip në fillim: Serbia të ndalë
fushatën e saj, Kosova të heqë tarifën, mirëpo kjo Serbia ta ndalë fushatën e saj u braktis nga
ambasadori Grenell, edhe këtu komunikimi ynë është bërë më i vështirë, kurrë nuk është ndalur,
por është bërë më i vështirë.
Dhe, në fund, liria e shprehjes së ministrit, të nderuar deputetë, unë nuk jam kryeministër për liri
të shprehjes, a e kuptoni, liria e shprehjes të ministrit. Është absurditet! Qeveria nuk është formë
debati, liria e shprehjes së ministrit. Ministri, sepse Qeveria, sepse shteti, nuk është bartës i lirive
dhe i të drejtave themelore, ministri, sepse qeveria, sepse shteti është bartës i detyrimit për të
garantuar liri dhe të drejta themelore. Ministri nuk është bartës i lirive dhe të drejtave themelore,
është qytetari i Republikës. Ministri është bartës i detyrimit për të garantuar liri dhe të drejta
themelore. Faleminderit!
(Drejtimin e mbledhjes e merr kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.)
KRYETARJA: Faleminderit! A e dëshiron fjalën propozuesi i mocionit? Zoti Arben Gashi e ka
fjalën.
ARBEN GASHI: Faleminderit, e nderuar kryetare!
Po e filloj aty ku e la kryeministri, kryeministri na tha që ministri nuk paska të drejtë të ketë
mendim, gabim, kryeministër. Sepse, të drejtën e mendimit dhe të drejtën e shprehjes e ka
gjithsecili.
Zoti kryeministër, vendimet në qeveri debatohen, diskutohen dhe votohen dhe ministri mund të
refuzojë, të kundërshtojë, të votojë kundër, por zoti kryeministër, po jua kujtoj edhe një gjë tjetër,
çështja për të cilën ju po i referoheni as nuk është diskutuar dhe as nuk është votuar në qeveri.
Nëse ministri ka bërë shkelje që ka menduar se gjendja e jashtëzakonshme është zgjidhje, edhe ti
ke bërë shkelje të njëjtin princip që ke menduar që gjendje e jashtëzakonshme nuk është zgjidhje,
kur ke folur publikisht, sepse s’ke pasur vendim të Qeverisë. Pra, ke folur për diçka që s’ke pasur
vendim qeverie, ke dhënë mendim personal dhe unë mendoj që është e drejtë jotja, po ti po thua
që s’është e drejtë jotja, sepse ti po thua që s’është e drejtë as e ministrit të mendojë dhe të
deklarohet. Pra, mendoj që është gabim.
149
Çështja tjetër për të cilën do të flas zonja kryetare e Kuvendit, pa dashur t’i mohoj as t’i zvogëloj
të drejtat tua edhe si nënkryetare e partisë, ne kemi një rol që e luajmë. Unë jam kryetar i Grupit
Parlamentar dhe flas në emër të grupit parlamentar, i cili përfaqëson LDK-në. Ju jeni kryetare e
Kuvendit, kryetare e Kuvendit që vjen nga koalicioni LDK-Vetëvendosje dhe mendoj se gjërat
janë të qarta, unë kam rol për të luajtur, ashtu siç ke ti, e siç ka secili këtu. Tjetër janë bindjet e
mia, mund të mos jenë, të mos pajtohem plot me shumë gjëra që u thanë këtu, e që u diskutuan,
por janë bindjet tona. Kur të flas si deputet i Kuvendit të Kosovës, me siguri që kisha thënë
shumë gjëra të tjetra.
Por, le t’i kthehemi çështjes pse jemi këtu. U bisedua dhe u diskutua shumë, u thanë shumë gjëra,
por zoti kryeministër, e ke braktisur koalicionin, na ke braktisur edhe neve që të kemi përkrahur.
Në momentin kur ke deklaruar heqjen progresive të taksës pa pajtim me LDK-në, kur ke
deklaruar nëpërmjet konferencës për media si vendim pa marrë vendim në qeveri, na ke
braktisur, kryeministër, edhe mua si përkrahës i këtij koalicioni për një kohë të gjatë.
Zoti kryeministër,
E ke braktisur detyrën, koalicionin, na ke braktisur edhe ne që të kemi përkrahur për një kohë të
gjatë, të paktën 6 vjet duke pasur edhe probleme me partitë tona. Kur ke refuzuar të shkosh në
Shtëpinë e Bardhë ta përfaqësosh Kosovën, sepse nuk ke dashur të jesh ndoshta në të njëjtën
sallë me presidentin, për të cilin unë ndaj plotësisht mendimet me ty, plotësisht, nuk kemi asnjë
dallim unë e ti këtu. Zoti kryeministër, e ke braktisur koalicionin, na ke braktisur edhe neve që të
kemi përkrahur kur ke refuzuar t’i realizosh detyrat tua. Zoti kryeministër, ke braktisur detyrën
kur nuk ke pranuar të konsultohesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Na ke braktisur edhe
neve që të kemi përkrahur. Zoti kryeministër, e ke braktisur detyrën, koalicionin, kur në mënyrë
të njëanshme në kundërshtim me marrëveshjen ke shkarkuar ministrin e LDK-së, nënkryetarin e
parë të saj.
Zoti kryeministër, na ke braktisur edhe neve. U tha shumë sot këtu, u diskutua shumë, por unë po
i them vetëm disa gjëra, ne jemi munduar ta ruajmë këtë koalicion, po i përmend vetëm disa, të
cilat i pohuat edhe ju, zoti kryeministër, po ua përmendi letrën e zotit Mustafa të datës 12 mars, e
cila nuk mori përgjigje. Zoti Mustafa ju lut që ta heqim tarifën, ta shohim një kohë për fillimin e
masave të reciprocitetit, sepse kemi ardhur bashkë për ndryshim dhe të vazhdojmë bashkë
ndryshimin në Kosovë. Ju nuk iu përgjigjët. Zoti kryeministër, pas kësaj unë në këtë Kuvend
prezantova një rezolutë, edhe pse disa nga kolegët e mi kishin hezitime, në të cilën shprehnim
vullnetin politik të Kuvendit dhe konstatonim që është qeveria i vetmi institucion që është i
autorizuar nga Kuvendi dhe nga Kushtetuta e Kosovës, dhe nga akti i gjykimit të Gjykatës
Kushtetuese që përfaqëson në dialog Kosovën, edhe aty na braktisët, zoti kryeministër.
Zoti kryeministër, një ditë më vonë unë thirra partnerin e koalicionit në nivelin tim se unë nuk
mund t’ju thërras ju dhe i kërkova që nëse e keni më të lehtë ta heqësh tarifën nëpërmjet një
150
rezolute tjetër të Kuvendit, unë jam i gatshëm të propozoj, unë e propozoj në Kuvend një
rezolutë tjetër, mbi bazën e së cilës do t’ ju kërkonim që ta hiqni tarifën, mbi bazën e të cilës ne
do t’ ju kërkonim ju dhe do t’ ju thoshim që brenda 4 javësh nëse nuk fillojnë të vijnë në pikën
zero të gjitha pengesat tarifore dhe jotarifore nga Serbia, e keni përkrahjen tonë për të filluar
masat e reciprocitetit. Nuk mora përgjigje!
Por, zoti kryeministër, përgjigjja erdhi shumë shpejt ditën e tretë, pra të mërkurën, kur ju pa
pritur e pa kujtuar shkarkuat ministrin e Punëve të Brendshëm në kohën e krizës, unë e di, zoti
kryeministër, e dini Kushtetutën, unë e di që ju i dini përgjegjësitë në këtë vend dhe unë e di që
lufta me pandeminë COVID-19 është luftë më shumë me struktura të sigurisë se sa struktura të
shëndetësisë. E çka vendosët ju të bëni? Shkarkuat ministrin e Punëve të Brendshme, pikën kyçe
të luftës në aspektin e sigurisë. Ministri i Punëve të Brendshme ishte vetë qeveria në atë kohë,
ishit vetë ju, ajo ju përfaqësonte juve, ishte ministër juaj, nuk ishte ministër imi. Unë mund të
kem plot mospajtime me zotin Veliu, por ai është ministër, është nënkryetar i LKD-së, se këtu u
fol, e doni ju LDK-ja, s’e doni, s’ka të bëjë në çështje dashnie këtu, këtu është çështje funksioni
dhe funksioni t’i jep detyrat, t’i jep edhe përgjegjësitë.
Pra, zoti kryeministër, ne ofruam dhe u angazhuam deri në sakrificë që ta kalojmë buxhetin që ju
të mos mbeteshit keq, deri pasmesnatës këtu ishim bashkë dhe ju, zoti kryeministër, prapë na
braktisët. Pra, si përfundim ishte një braktisje e vazhdueshme, ishte një angazhim i vazhdueshëm
joni, i bindur dhe të bindur se duhet të bëhet ky ndryshim. I bindur dhe të bindur se me këtë
përkushtim e ndryshojmë Kosovën, jo për ta ndëshkuar PDK-në, AAK-në, as Nismën, as askënd,
jo jo. Nuk kemi ardhur ne në qeveri t’ju ndëshkojmë juve, as askënd, kemi ardhur me bindje të
bëjmë një qeverisje më të mirë, sepse kemi qenë të bindur që mund të qeverisim më mirë. Kjo ka
qenë bindja jonë!
Unë kam qenë i bindur që duhet të qeverisim bashkë, siç kam qenë i bindur që këtë koalicion
duhet ta udhëheqë Lidhja Demokratike e Kosovës, për shkak të përvojës, bindja ime u
konfirmuar, sepse mungesa e përvojës dhe nxitja e një frike të paarsyeshme te kryeministri, sepse
kur merr një përgjegjësi, një thënie thotë: “Sa më lart që hip fiton miq të rrejshëm e armiq të
vërtetë”, zoti kryeministër, në detyrën tuaj 50 ditësh ke fituar shumë miq të rrejshëm e shumë
armiq të vërtetë. I ke harruar miqtë e vërtetë, njëri ndër ta kam qenë edhe unë pa ndenjur kurrë
me ty, pa biseduar kurrë me ty, pa bërë kurrë marrëveshje me ty.
Pra, zoti kryeministër, e ke harruar këtë princip. Unë sot nuk ju bëj thirrje juve ose nuk ju detyroj
në një vendim, unë ju bëj vetëm një thirrje: votoni në bazë të ndërgjegjes suaj! Votoni në bazë të
bindjes suaj, unë kam një detyrë që e kryej në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe unë
këtë detyrë mundohem ta kryej me ndershmëri. Më vjen keq, zoti kryeministër, që edhe mua më
ke zhgënjyer. Faleminderit!
151
KRYETARJA: Faleminderit! Vetëm një sqarim, nuk a pata fjalën për juve, natyrisht për tjetër
kënd dhe keni të drejtë të plotë të flisni në emër të Grupit Parlamentar.
Tani, të nderuar deputetë, pas propozuesit të mocionit, më nuk ka fjalë tjetër. Bazuar në rrethanat
e krijuara, ku një numër i madh i deputetëve nuk janë në ulëset e tyre, pra janë në pjesën mbrapa,
nuk ka mundësi të votimit elektronik, prandaj edhe votimi për mocionin e mosbesimit për
Qeverinë e Republikës së Kosovës do të bëhet me ngritje dore.
Në sallë për momentin janë 117 deputetë. Ta lexoj pjesën e Kushtetutës që ka të bëjë me
mocionin e mosbesimit: “Konsiderohet sipas nenit 100, paragrafi 4, se mocioni i mosbesimit
është pranuar nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.
Pra, nevojiten së paku 61 vota për mocionin. I lus deputetët që të përgatiten për votim me dorë!
Dhe që të deklarohen për mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kush është për? Ju lutem, mos incizoni, deputetë të nderuar, mbajeni dorën në mënyrë që t’i
numërojmë saktë! Ju lutem, edhe deputetët që janë lart, tregoni kush është për! A i keni
numëruar deputetët që janë lart? Në rregull! Faleminderit!
Kush është kundër? A ka abstenim?
Janë 82 vota për mocionin. 32 kundër dhe një abstenim. Me këtë konstatoj se Kuvendi e miratoi
mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë dhe me kaq i mbyll punimet e kësaj seance.
E përgatiti:
Njësia për Transkriptim dhe Lekturë