gjeografia14.weebly.comgjeografia14.weebly.com/uploads/3/8/5/0/38507999/... · web view:përfshin...

10
Struktura e popullsisë së Botës Me strukturën e popullsisë nënkuptojm përbërjen e saj, për nga gjinia, mosha, raca, feja, nacionaliteti, profesioneve,etj. Struktura gjinore e popullsisë Në strukturën gjinore ndikojn: shtimi natyror, migrimet dhe luftërat. Raporti i foshnjeve të lindura është 100 femra me 106 -107 meshkuj. Mirpo, në dekadën e parë, mortaliteti është më i madh te meshkujt se sa te femrat dhe kjo bën që këto 2 gjini të barazpeshohen në periudhën 10-14 vjeçare. Pas kësaj periudhe në të dy gjinit rritet mortaliteti, por prap te meshkujt është më i lart, e me këtë edhe jetëgjatësia është më e shkurt, pasi që ata punojn punë më të vështira fizike, janë përdorues më të mëdhenj të substancave narkotike, alkolit, duhanit,etj. Po ashtu edhe migrimet ndikojn në strukturën gjinore. Kjo më së miri vërehet te rajonet emigruese pasi që kanë “tepric” të popullsisë femërore, pasi që zakonisht popullsisa e gjinisë mashkullore shkon për punë në vende të tjera. Edhe luftërat ndikojn në strukurën e popullsisë sipas gjinisë, pasi që nëpër lufta humbin jetën kryesisht meshkujt dhe kjo bën që numri i tyre në raportet gjinore të jetë më i ulët. psh . vendet e Evropës lindore, si: Federata ruse, Ukraina, Bellorusia; por edhe vetë Gjermania deri në fund të shekullit të kaluar kanë pasur “tepric” të femrave dhe raporti është në 850 meshkuj kemi 1000 femra. Gjithë kjo është pasoj e humbjeve të mëdha të popullsisë (meshkujve) gjatë luftës së dytë botërore. Ndërsa sot në botë raporti në mes dy gjinive është 1009 femra në 1000 meshkuj. Struktura e moshës Edhe struktura e moshës sikurse ajo e gjinisë janë struktura biologjike. Po ashtu varet nga shtimi natyror, migrimet dhe

Upload: others

Post on 16-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: gjeografia14.weebly.comgjeografia14.weebly.com/uploads/3/8/5/0/38507999/... · Web view:përfshin 7,5% të popullsisë së botës. Ajo dominon në Afrik në jug të saharas dhe pjesërisht

Struktura e popullsisë së Botës

Me strukturën e popullsisë nënkuptojm përbërjen e saj, për nga gjinia, mosha, raca, feja, nacionaliteti, profesioneve,etj.

Struktura gjinore e popullsisë

Në strukturën gjinore ndikojn: shtimi natyror, migrimet dhe luftërat.

Raporti i foshnjeve të lindura është 100 femra me 106 -107 meshkuj. Mirpo, në dekadën e parë, mortaliteti është më i madh te meshkujt se sa te femrat dhe kjo bën që këto 2 gjini të barazpeshohen në periudhën 10-14 vjeçare. Pas kësaj periudhe në të dy gjinit rritet mortaliteti, por prap te meshkujt është më i lart, e me këtë edhe jetëgjatësia është më e shkurt, pasi që ata punojn punë më të vështira fizike, janë përdorues më të mëdhenj të substancave narkotike, alkolit, duhanit,etj.

Po ashtu edhe migrimet ndikojn në strukturën gjinore. Kjo më së miri vërehet te rajonet emigruese pasi që kanë “tepric” të popullsisë femërore, pasi që zakonisht popullsisa e gjinisë mashkullore shkon për punë në vende të tjera.

Edhe luftërat ndikojn në strukurën e popullsisë sipas gjinisë, pasi që nëpër lufta humbin jetën kryesisht meshkujt dhe kjo bën që numri i tyre në raportet gjinore të jetë më i ulët. psh. vendet e Evropës lindore, si: Federata ruse, Ukraina, Bellorusia; por edhe vetë Gjermania deri në fund të shekullit të kaluar kanë pasur “tepric” të femrave dhe raporti është në 850 meshkuj kemi 1000 femra. Gjithë kjo është pasoj e humbjeve të mëdha të popullsisë (meshkujve) gjatë luftës së dytë botërore. Ndërsa sot në botë raporti në mes dy gjinive është 1009 femra në 1000 meshkuj.

Struktura e moshës

Edhe struktura e moshës sikurse ajo e gjinisë janë struktura biologjike. Po ashtu varet nga shtimi natyror, migrimet dhe luftërat. Struktura e moshës është e rëndësishme dhe ndahet për nga: Riprodhimi i popullsisë dhe në aspektin ekonomik.

a) Strukturën e moshës në aspektin e riprodhimit të popullsisë, e ndajm në 3 grupe:1. Fëmijët 0-14 vjeç2. Prindërit 15-49 vjeç3. Gjyshrit 50-

Vendet fëmijët prindërit GjyshritGjermania 15 60 25India 32 60 8

Tabela nr.1. Paraqitja e strukturës së riprodhimit të popullsisë me përqindje (%).

Page 2: gjeografia14.weebly.comgjeografia14.weebly.com/uploads/3/8/5/0/38507999/... · Web view:përfshin 7,5% të popullsisë së botës. Ajo dominon në Afrik në jug të saharas dhe pjesërisht

b) Strukturën e moshës në aspektin ekonomik e ndajm:1. Mosha e re 0-15 vite2. Mosha e aftë për punë 16-65(60f)3. Mosha e vjetër 65(60f) -

Vendet Mosha e re Mosha e mesme Mosha e vjetërKosova 29 64 7Serbia 14 68 18

Tabela nr.2. Paraitja e strukturës ekonomike me përqindje (%).

Egzistojn 3 tipe të strukturës së moshë:1. Tipi progresiv (ekspanziv): dallohet me pjesmarrje të lart të popullsisë së moshës së re

dhe moshës së mesme , ndërsa pjesmarrje të ultë të moshës së vjetër. Ky tip është aktual te vendet e botës së tret ku kanë natalitet dhe shtim të lart natyror (vendet e Afrikës, Azisë dhe Amerikës latine).

2. Tipi stacionar: dallohet me pjesmarrje të lart të popullsisë së moshës së mesme, në këto vende nataliteti dhe mortaliteti është në ulje, psh. Suedia, Sllovakia,etj.

3. Tipi regresiv: dallohet me pjesmarrje të lartë moshës së mesme dhe të vjetër. Ky tip është aktual në vendet e zhvilluara të Evropës, Amerikën veriore, Japoni dhe Australi. Pra dallohen me mortalitet më të lart se natalitet.

Struktura racore e popullsisëNë bazë të karakteristikave biologjike trupore,siç janë: ngjyra e lëkurës, lloji i flokëve, pamja e

syve, forma e kafkës,etj. Të gjithë popullsin e botës e ndajm në 3 raca kryesore: Raca europoide (e bardh): përfshin 43% të popullsisë së botës. Ajo dominon në Kontinentine Evropës, Amerikës veriore dhe Australisë. Po ashtu shtrihet edhe në Azin veriore, Azin jugore dhe Azin juglindore, në Afrikësn veriore dhe pjesërisht në Amerikën latine, ku përfshin pasardhësit e popullsisë emigrante nga Evropa (kolonizatorve).

Page 3: gjeografia14.weebly.comgjeografia14.weebly.com/uploads/3/8/5/0/38507999/... · Web view:përfshin 7,5% të popullsisë së botës. Ajo dominon në Afrik në jug të saharas dhe pjesërisht

tipi europoid tipi indian

Raca mongoloide (e verdh): përfshin 19% të popullsisë së botës, dominon në Azin lindore dhe të mesme, ndërsa pjesërisht merr pjesë në Azin juglindore dhe Amerikën latine.

tipi aziatik tipi amerikan Raca negroide (e zezë):përfshin 7,5% të popullsisë së botës. Ajo dominon në Afrik në jug të saharas dhe pjesërisht merr pjesë në Amerikën veriore dhe jugore, ku paraardhësit e tyre “shkuan” si skllevër. Në kuadër të racës së zezë këmi edhe një “racë” e quajtur Austroloide apo Austro-malejziane, e cila përfshin 0.3% të popullsisë dhe përbëhet nga: Aborixhinët, Papuanët dhe Melanezianët.

tipi afrikan tipi austaliano-malajzian

Të 3 këto raca përbëjn mbi 69,5% të popullsisë së botës, kurse pjesën tjetër e përbëjn racat e përziera (kalimtare), që ndahen në 3 grupe:

Mulatët formohen me martesa mes racës së bardh dhe të zezë.

Page 4: gjeografia14.weebly.comgjeografia14.weebly.com/uploads/3/8/5/0/38507999/... · Web view:përfshin 7,5% të popullsisë së botës. Ajo dominon në Afrik në jug të saharas dhe pjesërisht

Mestikët formohen me martesa në mes racës së bardh dhe verdh.

Zambosët formohen me martesa në mes racës verdh dhe të zezë.

Përzierja më e madhe e racave është në Amerikën latine, ku gjatë historisë kemi bashkë jetesë në mes të racave dhe martesa të përziera.

Struktura religjioze e popullsisë

Religjion do të thotë fe, besim në Zot dhe pranim e rrespektim i rregullave të caktuara. Fetë më të mëdha në Botë janë:

Krishterizmi: është themeluar para 2000 viteve në Palestinë, me lindjen e Jezus Krishtit në Betlehem, libër i shenjtë i tyre është Bibla, e cila ndahet në Dhjatën e vjetër dhe Dhjatën e re. Numri i predikuesve është mbi 2.2 miljard apo 28% e popullsisë së botës. Në vitin 1054 krishterizmi ndahet në Katolik dhe Ortodoks, kurse nga shekulli i XVI nga Katolikët ndahen edhe Protestant.Katolikët: përbëjn rreth 60% të popullsis së krishtere. Vendi i tyre i shenjtë është Vatikani në Romë të Italisë. Udhëheqës i tyre shpirtëror është Papa, ndërsa si udhëheqës shpirtëror nëpër shtetet e ndryshme janë Kardinalët. Katolicizmi është i përhapur në: Itali, Spanjë, Portogali, Francë, Kroaci, Slloveni, Gjermanin jugore, Çeki, Sllovaki, Hungari, Poloni, Amerikën jugore dhe në Filipine.Protestanët: përbëjn 30% të popullsisë krishtere, janë të përhapur në Zvicërr, Gjermanin veriore, vendet e Skandinavisë, Estoni, Letoni, Litvani, Holandë, Belgjik, Angli, Amerikën veriore, Australi,etj. Protestanët ndahen në disa rryma apo sekte fetare: Metodizmi, Baptizmi dhe dëshmitarët e Jehovait.

Page 5: gjeografia14.weebly.comgjeografia14.weebly.com/uploads/3/8/5/0/38507999/... · Web view:përfshin 7,5% të popullsisë së botës. Ajo dominon në Afrik në jug të saharas dhe pjesërisht

Ortodoksët: përbëjn 10% të popullsisë krishtere, vendi ityre i shenjtë është Konstandinopoli. Është i përhapur në Evropën lindore dhe juglindore, si: Federatën ruse, Ukrain, Bellorusi, Moldovi, Rumani, Bullgari, Serbi, Mal të zi, Maqedoni, Greqi, Armeni, Gjeorgji, Egjipt (koptë), Etiopi, Siri, Liban,etj. Tek ortodoksët sot dallojm 16 kisha nacionale autoqefale, të cilat udhëhiqen nga Patriarku.

Islami: është përhapur si fe në shekullin VII në Gadishullin e Arabisë. Pejgamber i fundit është Muhamedi a.s. Numri i muslimanëve në botë është mbi 1.7 miljard apo 22% e popullsisë. Libër i shenjtë në Islam është Kurani, ndërsa vende të shenjta janë: Meka (Qabja), Medina dhe Jerusalemi. Islami ndahet në: Sunit me 91% e popullsisë islame dhe jetojn kryesisht në gadishullin e Arabisë, Afrikën veriore, Azinë jugore, Azin juglindore dhe në Evropë (gadiashullin Ballkanik). Ndërsa 9% e popullsisë islame janë Shiit jetojn kryesisht në Iran, pjesërisht në Irak dhe Siri.

Hinduizmi: është i përhapur në Azin jugore, ka rreth 800 milion predikues, është paraqitur si fe në mileniumin e parë para erës së re, deri në shekullin e V është njohur me emrin Brahmanizmi, pas këtij shekulli njihet si Hinduizëm. Hinduizmi beson në jetën pas vdekjes dhe shoqërin e ndan në kaste: Kshatri, Vajshi dhe Shudre.Kshatri përbëhet nga udhëheqsia apo aristrokracia dhe luftarët me familjet e tyre.Vajshi e përbëjn popullsin e lirë prodhuese siç janë bujqit, zejtarët dhe tregtarët.Shudre përbëhet nga skllevërit. Mirpo, egzistojn edhe një shtresë e shoqërisë sipas hinduizmit e cila quhet Parie (të papastër), kryesisht përbëhen nga Darvidët, të cilët llogariten se nuk kanë ndjenja shpirtërore, u ndalohet lutja, hyrja në shtëpit e shtresave të tjera, punojn punë të rënda dhe pastrojn.

Fe të tjera janë: Judizmi, Konfuxhianizmi, Taoizmi, Budizmi,etj. Judizmi është feja më e vjetër. Është themeluar në mileniumin e dytë para erës së re. Zoti i tyre është Jehova, libri i tyre është Tanah apo Tellmud. Vendet për lutje janë Sinagogat. Predikuesit e tyre janë Rabinët. Vend i tyre i shenjtë është Jerusalemi.Ateizmi përfshin njerëzit që nuk besojn në Zot, ata përbëjn mbi 20% të popullsis së botës.

Page 6: gjeografia14.weebly.comgjeografia14.weebly.com/uploads/3/8/5/0/38507999/... · Web view:përfshin 7,5% të popullsisë së botës. Ajo dominon në Afrik në jug të saharas dhe pjesërisht

Struktura nacionale e popullsisë

Nocioni komb rrjedh nga gjuha Italiane dhe ka kuptimin popullë, fisë. Kombi ka të përbashkët: Gjuhën, territorin, historin, zakonet dhe kulturën, si dhe jetën ekonomike. Prandaj edhe në botë dallojm rreth 2000 kombe apo popuj, si psh: Shqipëtar, Bullgar, Serbë, Gjerman, Francez, Anglez, Kanadez,etj.

Struktura sipas profesioneve

Profesionet gjatë historisë janë formuar, si rezultat i ndarjes së punës shoqërore. Fillimisht njerzit kanë pasur “profesion” mbledhjen e frutave të gatshme, gjuetin dhe peshkimin, pastaj edhe bujk, blegtor, e më von edhe minator, tregtar, puntor industrial, arsimor, kulturor, shërbyes civil, programer, dizajner,etj.