gazeta 77 news botimi nr 235

8
J ames Allen ka thënë, “Njerëzit janë shumë të shqe- tësuar për të përmirë- suar rrethanat e tyre, por jo të gatshëm për të përmirësuar veten e tyre, mbeten të kufizuar”. Pra, nëse doni të keni rrethana të tjera, të përjetoni prosperitetin, ma- rrëdhënie dashurore, paqe dhe kënaqësi, duhet të futeni brenda vetes tuaj për ta çliruar atë dhe të largoni çfarëdo lloj gjëje që po bllokon fuqinë tuaj personale. Pra ajo për të cilën po flasim është fuqia e faljes. Nuk është gjithmonë e thjeshtë t’i falni të tje- rët për atë që iu kanë bërë. Egoja bëhet një armik shumë i ashpër ndaj tyre dhe arrin të ndërtojë gjithë arsyet se përse ata ishin të lig dhe përse nuk do të mund t’i falni asnjëherë. A e dini se egoja mund t’iu shkatërrojë jetën? Bota është e mbu- shur me njerëz që preferojnë të kenë të drejtë më shumë se të jenë të lumtur. Disa mundet madje të shkojnë edhe në varr me idenë që ata kishin të drejtë, qoftë edhe në mendjen e tyre, sesa të jenë të lumtur. Pra, është vërtetë kjo ajo që doni? Është një thënie e vjetër që thotë, se jeta është pasuria e vetme. Ndonjëherë duket që vetëm kafshët e kuptojnë që ne jemi këtu për të qenë të lumtur. Pra, mundohuni të largoni nga vetja gjithçka të vjetër e të pavlerë. Largo- huni nga e shkuara. Ndonjëherë njerëzit bëjnë gjëra që duken të tmerrshme dhe totalisht të papranueshme. Ka disa gjëra të pabesueshme që ndodhin në shoqërinë tonë, si mizoria dhe nuk po themi që është e thjeshtë, por është e nevojshme nëse doni të jeni të lumtur dhe të fuqishëm. Duhet të fshijmë të shkuarën sepse një e shkuar e papërfunduar sjell një të ardhme të papërfunduar. >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 27.10.2012 VITI I - NR.235 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Konferenca ndërkombëtare e BSH Berisha: Bankat të nxisin rritjen ekonomike!........fq.3 Dëshmia e 72-vjeçares Evelina Varfi: “Pengesat që më vijnë nga dy vitlindje në Gjendjen Civile”!....fq.4 Nexhmie Osmani: Sorollatem prej dy vjetësh në gjykatë, kërkoj vjetërsinë e punës!...................fq.5 Universiteti "Vitrina", seminar mbi vlerat e punës vullnetare!.................fq.7 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.8 Pasuria më e madhe është jeta! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Saliaj: Qeraja tatimore, lehtësi për shtetin dhe sipërmarrjen! Mbështetje për propozimin e LSHR

Upload: gazeta-77news

Post on 30-Mar-2016

235 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 235

James Al len ka thënë, “Njerëzit

janë shumë të shqe-tësuar për të përmirë-suar rrethanat e tyre, por jo të gatshëm për të përmirësuar veten

e tyre, mbeten të kufizuar”. Pra, nëse doni të keni rrethana të tjera, të përjetoni prosperitetin, ma-rrëdhënie dashurore, paqe dhe kënaqësi, duhet të futeni brenda vetes tuaj për ta çliruar atë dhe të largoni çfarëdo lloj gjëje që po bllokon fuqinë tuaj personale. Pra ajo për të cilën po flasim është fuqia e faljes.

Nuk është gjithmonë e thjeshtë t’i falni të tje-rët për atë që iu kanë bërë. Egoja bëhet një armik shumë i ashpër ndaj tyre dhe arrin të ndërtojë gjithë arsyet se përse ata ishin të lig dhe përse nuk do të mund t’i falni asnjëherë. A e dini se egoja mund t’iu shkatërrojë jetën? Bota është e mbu-shur me njerëz që preferojnë të kenë të drejtë më shumë se të jenë të lumtur. Disa mundet madje të shkojnë edhe në varr me idenë që ata kishin të drejtë, qoftë edhe në mendjen e tyre, sesa të jenë të lumtur. Pra, është vërtetë kjo ajo që doni?

Është një thënie e vjetër që thotë, se jeta është pasuria e vetme. Ndonjëherë duket që vetëm kafshët e kuptojnë që ne jemi këtu për të qenë të lumtur. Pra, mundohuni të largoni nga vetja gjithçka të vjetër e të pavlerë. Largo-huni nga e shkuara. Ndonjëherë njerëzit bëjnë gjëra që duken të tmerrshme dhe totalisht të papranueshme. Ka disa gjëra të pabesueshme që ndodhin në shoqërinë tonë, si mizoria dhe nuk po themi që është e thjeshtë, por është e nevojshme nëse doni të jeni të lumtur dhe të fuqishëm. Duhet të fshijmë të shkuarën sepse një e shkuar e papërfunduar sjell një të ardhme të papërfunduar. >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 27.10.2012 VITI I - NR.235 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Konferenca ndërkombëtare e BSH Berisha: Bankat të nxisin rritjen ekonomike!........fq.3 Dëshmia e 72-vjeçares Evelina Varfi: “Pengesat

që më vijnë nga dy vitlindje në Gjendjen Civile”!....fq.4 Nexhmie Osmani: Sorollatem prej dy vjetësh

në gjykatë, kërkoj vjetërsinë e punës!...................fq.5 Universiteti "Vitrina",

seminar mbi vlerat e punës vullnetare!.................fq.7

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.8

Pasuria më e madhe është jeta!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Saliaj: Qeraja tatimore, lehtësi për shtetin dhe sipërmarrjen!

Mbështetje për propozimin e LSHR

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 235

2 77 NEWS

Policët e rënë në krye të detyrës janë përkujtuar përmes një memoriali të

ngritur në nder të tyre. Përmes një cere-monie të zhvilluar ne ambjentet e Qendres së Formimit Policor, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë përkujtuar efek-tivë që kanë humbur jetën në mbrojtje të

ligjit. Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka shprehur respekt dhe nderim për të rënët.

“Përkulemi me respekt dhe mirënjohje para të gjithë atyre që ranë në krye të detyrës dhe që me aktin e tyre sublim u shndërruan në simbole të ruajtjes dhe mbrojtjes së shte-tit ligjor, në simbole të ruajtjes së rendit dhe

sigurisë së vendit, në simbole të sakrificës dhe flijimit, në respekt të uniformës së nde-ruar dhe misionit të shenjtë të punonjësit të Policisë së Shtetit”! Njëkohësisht, ministri Noka ka garantuar përmirësim të kushteve të punës për uniformat blu, por njëkohë-sisht dhe një luftë pa kompromis ndaj kri-mit. “Ministria e Brendshme dhe Qeveria kanë vlerësimin e respektin më të madh për misionin tuaj, për rolin e pazëvendë-sueshëm që ka Policia në shtetin e së drej-tës, në ushtrimin e funksioneve të saj, të rëndësishme në mbrojtje të jetës, shëndetit, pronës dhe sigurisë publike të qytetarëve! Masat ligjore dhe administrative që ka marë Qeveria shqiptare u kanë garantuar dinji-tetin profesional dhe personal efektivave të Policisë së Shtetit. Këto masa synojnë paprekshmërinë tuaj, rritjen e autoritetit, përmirësimin e kushteve të punës dhe traj-timit financiar”, është shprehur Noka.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1Shumë njerëz i kanë përjetuar netët e gja-

ta e të errëta të shpirtit. Një proverbë e njo-hur Kineze thotë, “ Mos mallkoni errësirën, por ndizni një qiri”. Përse nuk bëheni dhe ju një njeri i madh, sa të mund ta arrini dikë? Përse nuk bëheni dhe ju një njeri i madh sa të falni? Kjo është një dhuratë shumë e magjishme që ju mund t’i bëni vetes sepse çliron fuqinë tuaj personale dhe iu bën të lirë. Patjetër që duhet shumë kurajo për ta bërë këtë.

Dale Carnegie ka thënë. “ Nëse një gjysëm shekulli jetë më ka mësuar diçka, është që asgjë përveç vetes nuk mund të më sjellë

qetësi”. Në këtë botë, nuk ka qetësi. Nuk ka qetësi që “riparon” njerëzit. Është shu-më e vështirë të ndryshosh, sidomos nëse ndryshimi është dramatik. Njerëzit janë krijesa të zakonit. Qetësia ndodhet brenda jush dhe ndërsa mundoheni të krijoni qetë-sinë në një mënyrë shumë të bukur, jeta do t’iu bëhet e qetë dhe si rezultat do t’iu vijë dashuria. Ju do të mund ta arrini këtë qetësi dhe bukuri vetëm nëse do të falni.

Charles Dickens ka thënë, “Ne i krijojmë vetë zinxhirët që na lidhin në jetë”. Nëse doni të liroheni nga këto zinxhirë, duhet fillimisht të liroheni nga gjykimet, zemëri-mi dhe mëria. Çfarëdolloj gjëje që të tjerët

t’iu kenë bërë, këto gjëra do t’iu kushtojnë shumë shtrenjtë.

Asgjë përveç gjendjes tuaj të brendshme nuk mund të gjejë zgjidhje. Akti i të falu-rit dhe i largimit të dyshimit, fajësimit dhe zemërimit mund t’iu ndryshojë jetën tuaj.

“Nuk ka rrugë që të çon drejt paqes. Rruga është vetë paqja”. Pra, le të bëjmë çfarëdolloj gjëje që është e nevojshme për të qenë në paqe, në mënyrë që të jemi të qetë dhe të kemi një jetë të mrekullueshme, që e meritojmë me të vërtetë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 27 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Përurohet memoriali në nder të policëve të rënë në krye të detyrës!

Hysni Burgaj

Ministria e Financave ka kërkuar që taksa e biznesit të vogël të

mblidhet nga administrata tatimore. Gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ të Biznesit, zëvendësministri i Finanacave Alfred Rushaj, ka propozuar që kjo taksë të mos administrohet më nga pushteti vendor. Ai ka argumentuar se delegimi i kësaj detyre tek administrata tatimore, do të lehtësonte qeveritë vendore. “Këto ndryshime do të ulin ndjeshëm infor-

malitetin në ekonomi dhe do të jenë një shtysë e rëndësishme për biznesin, për të forcuar kapacitetet dhe rritur investimet”, është shprehur Rushaj.

Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Biznesit u prezantua edhe drafti për he-qjen e TVSH-së për makineritë e impor-tuara, të cilat destinohen për investime prej 50 milionë lekësh. Sipas Rushajt, nga heqja e kësaj takse, bizneseve u lihen 60 mln dollarë. Një tjetër ndryshim ligjor

që u propozua në Këshillin Konsultativ të Bizneseve ishte edhe shumëfishimi i gjobave për sipërmarrësit që nuk siguro-jnë punonjësit e tyre.

Gjithashtu Ministria e Financave ka propozuar të hiqet edhe tarifa doganore për importin e kafes së papërpunuar dhe të vendoset një tarifë doganore për eks-portet e lëndëve drusore.

Për më tepër: www.77news.al

Taksa e biznesit të vogël kalon te administrata tatimore!

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 235

377 NEWSE SHTUNË, 27 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 700 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 29 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Blejmakina ofron vend pune Tapicier makinash. Kontaktoni në Cel: 0685405333 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje bankave që operojnë në Shqipëri, të

ndërmarrin politika që nxisin rritjen eko-nomike, për të përballuar krizën financiare që ka përfshirë eurozonën. I pranishëm në Konferencën e 10-të ndërkombëtare të Ban-

kës së Shqipërisë ai ka vlerësuar se rritja ekonomike mund të garantojë shpëtimin e Shqipërisë nga kriza. “I bëj thirrje të gjitha bankave të vendit të bëjnë çdo gjë që të nxisin rritjen ekonomike sepse kjo është Leva e Arkimedit për të përballuar efektet e krizës. Ekonomia jonë është një ekonomi që ka një proporcion të shkëlqyer midis pagave dhe kredibilitetit", është shprehur kryeministri.

Ai ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, të cilat sipas tij, kanë bërë që vendi të ketë rritje ekonomike të vazhdueshme dhe monedha shqiptare të jetë më e qëndrueshmja në Europë. "Shumë gjëra kanë ndryshuar, por asgjë më shumë se BSH, pasi ka nisur rrugën e saj me rezerva të vogla. Prej 18 vitesh Leku është një nga monedhat më stabël të Europës dhe më gjerë. BSH është shndë-rruar në katalizator të madh të zhvillimit

të sistemit bankar. Sot Shqipëria ka një nga sistemet më të mira bankare", është shpre-hur kreu i qeverisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka argumentuar se në kushtet aktuale, sistemet bankare në të gjithë globin, duhet të marrin masa eks-treme, për të shmangur krizat e borxhit.

“Bankat janë detyruar të marrin masa ekstreme, të cilat tejkalojnë kufijtë e ima-gjinuar të politikës. Çelësi i politikës eko-nomike është ribalancimi afatgjatë përmes shkurtimit të borxheve. Kriza aktuale ndodh kur harta ekonomike globale po ridimensionohet. Të hapim një bashkëpu-nim të ri rajonal. Të lemë konkurrencën dhe të hapim rrugë bashkërendimit dhe bashkëpunimit financiar. Duhet të rrëzo-jmë barrierat”, ka theksuar guvernatori Fullani.

Për më tepër: www.77news.al

Konferenca ndërkombëtare e BSH

Berisha: Bankat të nxisin rritjen ekonomike!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur zyrtarisht detyrën pas betimit

të anëtarëve të rinj në parlament. Në ditën e parë të punës KQZ-ja e re ka zgjedhur në unanimitet si nënkryetar të këtij institu-cioni Denar Bibën, përfaqësues i Partisë Socialiste. Në garë për këtë detyrë ishin dy përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Denar Biba dhe Albana Shtylla, të cilët morën përkatësisht gjashtë vota dhe një votë.

Një tjetër vendim që është marrë në këtë mbledhje të parë është edhe mandatimi i deputetit Auron Tare, në Kuvendin e

Shqipërisë. KQZ i dha mandatin Tares si pasues në listën shumemërore të Partisë Socialiste, pasi ish-deputeti Andis Harasa-ni u tërhoq nga mandati i tij. Vendimi për mandatimin e Auron Tares është marrë në mënyrë unanime.

Në hapjen e punimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarja Lefterie Lleshi ka garantuar se gjatë mandatit të saj do të udhëhiqet nga ligji. Parlamenti emëroi me votat e palëve 6 anëtarët e Ko-misionit Qendror të Zgjedhjeve që vinin si propozime të partive politike parla-

mentare, ndërsa për kryetaren e Komisio-nit Qendror të Zgjedhjeve, opozita nuk mori pjesë në votim. Partia Demokratike rimandatoi në këtë post Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, ndërsa Partia Socialiste ndryshoi tërësisht përfaqësinë e saj duke mandatuar Albana Shtyllën dhe Denar Bibën. Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqësohet nga Ilirjan Muho, ndërsa Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nga Jani Jani.

Për më tepër: www.77news.al

Denar Biba zgjidhet nënkryetar i KQZ-së, Tare merr mandatin e Harasanit!

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 235

77 NEWS

Mund të ndodhë edhe kështu: Të figu-rosh me dy datëlindje të ndryshme

në dokumente të ndryshme sepse gjyqi nuk ka fuqi prapavepruese! Kjo i ka ndodhur qy-tetares Evelina Varfi e cila në dokumentet e para vitit ’74 figuron e lindur në vitin 1940, ndërsa në dokumentet e pas ‘74-s, është e lindur në 1939. Të gjitha përpjekjet e saj për të korrigjuar gabimet e nëpunësve të gjendjes civile, vetëm sa i kanë sjellë më shumë telashe. Gruaja 72-vjeçare shënohet e datëlindjes 17 shtator 1939 në certifikatën e gjendjes civile, në kartën e identitetit dhe në pasaportë. Por ajo del e lindur një vit më pas, në certifikatën e trungut familjar dhe në certifikatën e martesës. Meqenëse Eve-lina ka një motër të lindur në këtë vit, do-methënë në vitin 1940, rezulton që nëna e saj ka arritur diçka të pamundur, të lindë dy vajza brenda një viti, jo binjake, por njëra pas tjetrës në një hark të vogël kohor, prej pak muajsh! Meqenëse kjo gjë dukej krejt

absurde, Evelina Varfi vendosi ta korrigjojë këtë gabim në rregjistrimin fillestar duke hapur gjyq. Por këtë koklavitje nuk mundi ta zgjidhë dot as me gjyq. Zonja Evelina, kur keni lindur dhe ku?

Kam lindur në Përmet, në 17 shtator 1939 dhe banoj në Tiranë. Në fakt, më është shë-nuar datëlindja gabim, më 17 shtator 1940.Qëkur figuron gabimi? Që tek Gjendja Civile në Përmet?

Po, që në Përmet. Unë dilja gati si bi-njake me motrën time, e lindur po në atë vit. Për të korrigjuar këtë gabim, bëra gjyq dhe korrigjova vitin. Kur e bëtë gjyqin dhe që atëherë, cila ësh-të datëlindja që figuron në dokumentet tuaja?

Gjyqin e bëra në vitet 2004-2005. Që nga ajo kohë, të gjitha dokumentet që marr në Njësinë Bashkiake nr.4 ku banoj, janë me datëlindjen e saktë, vitin ’39 referuar vendi-mit gjyqësor. Me këtë datë është edhe karta e identitetit edhe pasaporta. Por certifikata e trungut familjar dhe certifikata e martesës dalin të datëlindjes ’40.Pse ka ndodhur kjo anomali? Çfarë shpje-gimesh iu japin në bashki?

Më thonë që dokumentet që unë kërkoj, janë të vitit ’40 në regjistrin themeltar dhe aty nuk mund të ndërhyjnë. Punonjëset i referohen këtij regjistri dhe nuk e marr-in në konsideratë vendimin gjyqësor. Më thonë që vendimi nuk ka fuqi prapave-pruese dhe vlen vetëm për kohën që vjen më pas.

Mos iu duhet një tjetër gjyq, që të me-rret në konsideratë në çdo dokument që iu lëshohet, vendimi i gjyqit të parë që saktëson vitlindjen?

Këtu në bashki më thonë që është e kotë, nuk bëhet gjyq për të ndryshuar këto të dhëna në regjistër, prandaj të mos mundo-hem. Kurse në Drejtorinë e Gjendjes Civile më tha një jurist, që të shkoj në gjykatë dhe të marr një avokat, se kështu do ta zgjidh. Mirëpo unë nuk kam të paguaj avokat, se duhen mbi 100 euro. Nuk pretendoj që të vihet dorë mbi regjistrin themeltar, por t’i bashkangjitet certifikatës së trungut edhe vendimi i gjyqit duke i lidhur dhe vulosur bashkë. Kështu mendoj se është më e rre-gullt dhe mund të bëhet. Ky konflikt më ka nxjerrë probleme se jam duke përgatitur dokumentet për në Ambasadën Greke. Aty më lindi kjo anomali e mospërputhjes, se kërkohet çdo gjë e saktë dhe të kthehet. Por çfarëdo problemi, po të ketë lidhje me dokumentet, ky gabim mua më djeg. Përshembull, për një problem pronësie që mund të kem, unë humbas të drejtën me këto dokumente të papërputhshme. Po ta kisha ditur që do të më dilnin gjithë këto andrralla, nuk do të kërkoja fare të ndë-rrohej viti i lindjes.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 27 TETOR 2012

Fiber Sh.p.k ofron vend pune IT. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Me një eksperiencë 12 vjeçare në treg, ne ofrojmë për ju makineribujqësore dhe pjesë këmbimicilësore dhe të standarteve europiane

Disponojmë:Plugje të llojeve të ndryshme,

traktor korrës,bledhëse bari,

shpërndarës për plehun kimik,freza të llojeve të ndryshme,

makina mbjellëse,kultivatorëkultivatorë

Adresa: Golem i Vogël, Lushnjë Cel: +355 68 20 79 645+355 68 40 82 866+355 68 40 26 242

e-mail: [email protected]@yahoo.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Dëshmia e 72-vjeçares Evelina Varfi:

Evelina Varfi

“Pengesat që më vijnë nga dy vitlindje në Gjendjen Civile”!

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 235

577 NEWS

Ecejaket e pafundme nga Dibra në Ti-ranë, e nga Gjykata në fshatin Bërxullë

ku jeton bashkë me familjen, i janë kthyer në një vuajtje të përditshme 56-vjeçares Nexhmie Osmani. Kjo qytetare prej dy vitësh sorollatet në dyert e Gjykatës së Tiranës, ku kërkon nëpërmjet një padie civile, ndaj Institutit të Sigurimeve Sho-qërore përfitimin dhe njohjen e vjetërsisë së punës. Sipas dokumentacionit qyte-tarja Nexhmie Osmani kërkon njohjen e vjetërsisë së punës, pasi ajo është nënë e 6 fëmijëve dhe është cilësuar në kategoritë që përfitojnë pension të posaçëm. Kjo qytetare ka ngritur një padi civile në Gjykatë për njohjen e periudhës së sigurimit e përkatë-sisht ditëve të punës, për shkak të marrjes së lejes së lindjes nga vitet 1978, 1982, 1983, 1985,1987.

Sapo e takojmë dhe i shpjegojmë se “Qen-

dra për Drejtësi dhe Solidaritet” mund t’i sigurojë asaj asistencë ligjore falas, ajo fillon të na rrëfejë e shqetësuar problemin e saj. Në ambientin e jashtëm të gjykatës, ku qën-dron për orë të tëra me bashkëshortin e saj askush nuk i jep asnjë sqarim. 56 vjeçarja Nexhmie Osmani rrëfen se për këtë çështje ka paguar një shumë të madhe parash, për seancat gjyqësore. “Nuk numërohen paratë e harxhuara për këtë çështje, javë për javë duhet të shkoj në Dibër sepse duhen plotë-suar dokumentet, për të shlyer avokaten i kam marrë borxh 500 mijë lekë dhe i kam thënë personit që më ka ndihmuar se do t’ia kthej sapo të marr pensionin, madje ka kaluar edhe afati dhe asgjë nuk po zgjidhet, dua drejtësi sepse po kërkoj vetëm atë që më takon, asgjë më tepër”, shprehet qyte-tarja nga fshati Bërxullë i kryeqytetit. Sipas saj, gjykata e Tiranës po ia zvarrit pa të dre-jtë përfitimin e njohjen e viteve të punës. Ankesa

Sipas 56-vjeçares edhe avokatja e çështjes nuk ka qenë korrekte me të, pasi në asnjë seancë gjyqësore vetë qytetarja Nexhmie Osmani nuk ka qenë prezente. “Avokatja na ka thënë se do t’i zgjidhë ajo të gjitha, madje më ka thënë se nuk është e nevo-jshme të jemi prezentë në gjyq as unë dhe as bashkëshorti im, kemi dy vjet që soro-llatemi në gjykatë, ta dija që do vuaja kaq shumë nuk do ta kisha sjellë çështjen fare në gjykatë”, tregon e shqetësuar qytetarja Osmani.

“Kam punuar me shpirt ndër dhëmbë në kooperative, kam 13 vite pune dhe 18 vite sigurime, tani jam e sëmurë dhe po pres të marr paratë që më takojnë e të kuro-hem”, shprehet 56-vjeçarja. Sqarimi

Nga ana tjetër “Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” ka komunikuar ditën e djeshme me telefon me avokaten e qyte-tares për të sqaruar motivet e vërteta se përse çështja e Nexhmie Osmanit është vonuar prej dy vitesh. Në sqarimin e saj, avokatja ka thënë se kjo çështje është vo-nuar për shkak se gjyqtarja ka marrë lejen e lindjes dhe çështja është transferuar tek një tjetër gjykatëse.

“Më pas çështja i ka kaluar për shqyr-tim gjyqtares Elona Stavri, më datë 22 tetor është kryer edhe seanca e parë për qytetaren Nexhmie Osmani dhe seanca e radhës është më datë 10 Dhjetor 2012”, ka deklaruar avokatja për Qendrën “Drejtësi dhe Solidaritet”.

Kjo e fundit do ta ndjekë në vazhdimësi këtë çështje dhe shpreson bashkëpunimin e frytshëm dhe pozitiv të institucioneve përkatëse që do të merren me zgjidhjen e problemit të qytetares.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 27 TETOR 2012

IALC Group ofron vend pune Online Language Tutor. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Nexhmie Osmani: Sorollatem prej dy vjetësh në gjykatë,kërkoj vjetërsinë e punës!

Nexhmie Osmani

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 235

77 NEWS

Gjatë muajve të verës, djersitja është dukuri e shpeshtë dhe normale, e cila

s’mund të parandalohet. Megjithatë ekzis-tojnë disa metoda, se si ta zbusni djersitjen në mënyrë natyrale. Mjafton të zieni një çaj nga kamomili dhe në të të shtrydhni gjysmë limoni dhe të hidhni pak sheqer.

Çajin e përgatitur në këtë mënyrë, pijeni çdo natë para se të flini. Kur bëhet fjalë për grim, djersitja mund të shkaktojë shpërn-

darje të pakëndshme të grimit dhe zhdukjen e tij. Gjatë periudhës së nxehtësisë së madhe më së miri është të pushoni pak dhe t’i ikni grimit.

Mund të përdorni pak tush rezistentë ndaj ujit dhe balsam për buzë, e gjithsesi ikni hi-jeve dhe buzëkuqeve.

Anjeza Kastrati

www.77news.al

Vjeshta është stina më relaksuese e vitit pas një stine të çmendur si vera. Ajri

fillon të bëhet më i freskët, duke lajmëruar kështu ardhjen e dimrit. Është koha të për-gatitemi për zjarrin e ngrohtë afër oxhakut, si dhe të festojmë me një party të fundit rënien e gjetheve. Me ndryshimin e stinës,

ndryshon edhe mënyra se si ne kujdesemi për lëkurën. Kështu që ne do t’iu tregojmë se si të jeni e bukur dhe e freskët edhe në këtë stinë. Mbani lëkurën e butë dhe të freskët me locione edhe në ditët e ftohta të dimrit. Pasi moti fillon të ftohet dhe temperaturat bien, ajri fillon të bëhet më i thatë duke i paraprirë ditëve të acarta të dimrit. Për një regjim të plotë ndaj lëkurës iu nevojitet një vaj dhe një locion zbutës që t’a aplikoni gjatë natës, kështu lëkura juaj do të jetë e freskët në çdo moment.

Nësë e mbani lëkurën të hidratuar në mënyrë konstante, do t’iu ndihmojë të luf-toni ashpërsinë dhe rrudhat nga ajri i thatë dhe i ftohtë. Përdorni antioksidantë dhe gjel kundër akneve dhe dëmtimeve të krijuara gjatë verës. Produktet e pasura me anti-oksi-dantë do të përmirësojnë dëmtimet e lëkurës nga dielli i ditëve të verës. Ata përsona të cilët kanë probleme me aknet duhet të si-gurohen që të përdorin produktin e duhur

ndaj akneve, pasi shumë njerëz harrojnë të marrin dhe të aplikojnë këto produkte gjatë ditëve që ato janë pushim. Mbroni buzët dhe sytë. Në ditët e ftohta të dimrit mos harroni që të kujdeseni për buzët dhe sytë tuaj.

Sytë tuaj mund të ndikohen nga thatësira e vjeshtës dhe dimrit, pasi ato nuk prodhojnë yndyrë dhe nuk mund të vendosim locion zbutës si në pjesën tjetër të trupit tonë. Pran-daj sigurohuni që të merrni një produkt far-maceutik që t’i mbrojë ato nga thatësia e erës. Buzët janë ato të cilat kanë prirje më së shumti të dëmtohen nga i ftohti i dimrit, pasi duke qënë të thata nga ajri i ftohtë dhe i acartë qëlizat mbrojtëse të buzëve vdesin duke krijuar çarjen e lëkurës. Prandaj iu sugjerojmë që të vendosni një buzëkuq të zakonshëm apo një krem zbutës për t’i mba-jtur ato të njoma dhe tërheqëse.

Hëna Paja

www.banka-ideve.com

E SHTUNË, 27 TETOR 2012KURIOZITETE

Çaji kamomil dhe limoni kundër djersitjes!

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj në stinën e vjeshtës!

Albania-Incoming ofron vend pune AGJENT MARKETINGU. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 235

777 NEWS

Fakulteti i Shkencave të Edukimit pranë Kampusit Universitar “VITRINA”, në

bashkëpunim me Organizatën Përtej Barrierave organizuan sot, seminarin in-formues me temë “Vlerat e punës vullne-tare në ndihmë të grupeve në nevojë dhe praktikat e saj në Tiranë”. Në këtë seminar morën pjesë Irena Topalli, Menaxhere e Programeve, Organizata Përtej Barrierave, Tania Almeida, Martim Gomes dhe Juliana Macedo, vullnetarë europian nga Portuga-lia. Të ftuarit u priten nga Dr. proc Rita Loloçi, dekane e Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe përfaqësues nga “Banka e Ideve”.

Seminari ishte konceptuar si një orë inte-raktive mes referuesve dhe studentëve. Për-faqësuesit e organizatës “Përtej Barrierave”, promovuan vlerat dhe praktikat e vullne-tarizmit në Shqipëri, duke u fokusuar në

Shërbimin Vullnetar Lokal të Tiranës, mundësitë dhe shërbimet që ky program ofron, si dhe në Shërbimin Vullnetar Euro-pian, pjesë e programit “Youth in Action” të Komisionit Europian. Studentët patën mundësi të njihen me:

Çfarë ofron Shërbimi Vullnetar Lokal?Çfarë është Shërbimi Vullnetar Euro-

pian?Ndarje eksperience me 3 vullnetarët nga

Portugalia.Prezantim i një filmi të shkurtër mbi

gjithpërfshirjen dhe vullnetarizmin. Në fund të seminarit studentët patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për to, sikurse u ofruan edhe kontatket e orga-nizatës për të gjithë studentët që duan të angazhohen në shërbimet vullnetare.

Për më tepër: www.77news.al

E SHTUNË, 27 TETOR 2012 VITRINA NË KAMPUS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 470 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 29 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Në këtë moment nuk keni aftë-sinë e duhur për të marrë vendime, mos hezitoni që të kërkoni ndihmën e dikujt.

Demi: Mos prisni edhe shumë që të deklaroheni tek personi që iu intereson. Rreziku për të humbur trenin e okazioneve të mëdha është shumë prezent.

Binjakët: Duhet të kultivoni sa më shu-më të mundeni dialogun, pasi vetëm kë-shtu do të mund të kapërceni keqkuptimet.

Gaforrja: Intuita juaj do të mund të zbulojë edhe ndjenjat e të tjerëve kur këta mundohen t'ua mbajnë të fshehta.

Luani: Vetëm duke punuar do të dini të vlerësoheni në vendin e punës, pa i dhënë rëndësi thashethemeve.

Virgjëresha: Sot qëllimi juaj kryesor duhet të jetë kënaqësia dhe dëfrimi. Lëreni veten të lirë dhe largoni mendimet.

Peshorja: Në punë do të merrni shpër-blimin që kishit kohë që e prisnit dhe në dashuri jeni duke hyrë në një fazë të re interesante.

Akrepi: Me impenjim dhe dedikim jeni duke ndërtuar me ngadalë një ndërtesë shumë të fortë. Duhet të jeni krenarë.

Shigjetari: Trupi juaj është duke iu kërkuar që të gjeni kohë të pushoni paksa.

Bricjapi: Njerëzit tuaj të afërt do të afro-hen edhe më shumë me ju dhe ju do të ndiheni më mirë.

Ujori: Të jeni të parët nuk është e thje-shtë, por në këto momente keni nevojë që të jeni të parët në gjithçka.

Peshqit: Përsa i përket miqësive, janë duke ardhur njohje të reja interesante që do iu pëlqejnë shumë.

Visioncenter ofron vend pune part time Drejtuese Kursesh Financa5 & Alpha. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Universiteti "Vitrina", seminar mbi vlerat e punës vullnetare!

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 235

77 NEWS E SHTUNË, 27 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Gazeta "77 news" po vijon mbledhjen e opinioneve të sipërmarrësve mbi

konceptin e qerasë tatimore, e propozuar nga Lëvizja Shqipëria e Re. Sipërmarrësi Mevlan Saliaj ka vlerësuar rolin që do të ketë qeraja tatimore në uljen e informali-tetit dhe korrupsionit, fenomene që sipas tij janë më shqetësueset aktualisht. Ai ka theksuar se do të ndjehej i qetë nëse do t’i kishte të gjitha taksat të mbledhura në një të vetme dhe nëse do ta dinte që në fillim të vitit detyrimin që do të kishte për t’i paguar shtetit. Z. Saliaj ka vlerësuar pozi-tive nismën e Lëvizjes Shqipëria e Re për të reformuar sistemin tatimor dhe ka bërë apel që qeraja tatimore të mbështetet edhe nga sipërmarrësit e tjerë.Cili është opinioni juaj mbi qeranë tati-more?

Koncepti i qerasë tatimore më duket pozitiv nëse do të zbatohet drejt me të gjithë dhe nuk do të ketë diferencime mes

sipërmarrësve siç ndodh aktualisht, ku disa paguajnë dhe disa jo. A do të ndjeheshit më i lehtësuar nëse do t’a kishit të përcaktuar që në fillim të vitit detyrimin që do t’i paguanit shtetit gjatë gjithë vitit?

Normalisht që do të ndjehesha më i leh-tësuar. Nëse që në fillim të vitit e kam të paracaktuar detyrimin ndaj shtetit, unë e di se sa kam për të paguar dhe kur do të paguajë. Kështu do të isha më i qetë, pasi asgjë nuk më vjen e papritur gjatë zhvilli-mit të aktivitetit tim. Mbledhja e të gjitha taksave në një të vetme, do të thotë lehtësim për ju?

Sigurisht që do të thotë lehtësim, pasi nuk do të kisha të bëja me shumë zyra, por me një të vetme. Mbi të gjitha do të kurseja kohë, pasi nuk do të më duhej të sillesha sa në një zyrë në tjetrën. LSHR propozon që të ketë vetëm një institucion që kontrollon mbarëvajtjen

e sistemit. Jeni dakord ju me një propo-zim të tillë?

Sa më pak institucione, aq më mirë është për biznesin. Mendoj se do të isha më i qetë, pasi nuk do të përballesha me kontrolle pafund. Për të garantuar funksionimin e siste-mit LSHR propozon dy masa, njëra prej të cilave është sekuestrimi i biznesit, në rast se polici tatimor konstaton një transaksion të vetëm pa faturë, biznesi i sekuestruar i kalon 50% shtetit dhe 50% policit tatimor. Mendoni se kjo masë do të ndikojë në uljen e informalitetit?

Mendoj se është një masë e mirë nëse do të zbatohet njëlloj për të gjithë. Nëse do të vazhdojnë të bëhen diferencime mes bizne-seve, atëherë çdo propozim sado i mirë që të jetë, nuk do të ndryshojë asgjë nga situata në të cilën ndodhemi aktualisht. Ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kë-rkuar faturën për çdo blerje që bëjnë, duke i rikthyer 2% të shpenzimeve vje-tore, është një tjetër masë që propozohet për të garantuar funksionimin e sistemit. Sa efiçente iu duket një masë e tillë?

Kjo masë mund të jetë e suksesshme vetëm nëse shteti e kthen atë përqindje motivimi, në rast se shteti nuk e kthen dhe e zvarrit atë siç ndodh aktualisht, nuk funksionon. Çfarë propozimi apo mesazhi do të donit t’i përcillnit Lëvizjes Shqipëria e Re?

Kjo iniciativë e Lëvizjes Shqipëria e Re më duket shumë e mirë dhe pozitive. Uroj që të gjej mbështetje të gjerë dhe të realizo-het në praktikë.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Saliaj: Qeraja tatimore, lehtësi për shtetin dhe sipërmarrjen!

Mevlan Saliaj

Mbështetje për propozimin e LSHR