gazeta 77 news botimi nr.162

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 5.08.202 VITI I - NR.62 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Emigrantët dhe punimet, kaos trafiku në Shkodër!..f.2 Zbulohet relievi me motive mitologjike në Apolloni!f.2 Panariti: Kufijtë detarë me Greqinë nuk kushtëzojnë projektin e gazsjellësit!...............f.3 Bashkia e Tiranës, masa për fillimin e vitit të ri shkollor!.................................................f.3 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Prof. Dr. Kolë Prenga: Punimet e diplomave janë cilësore!.........................f.7 F rika është shkatë- rruese, na izolon, limiton botën tonë e na ndan nga dinjiteti ynë, nga siguria në veten tonë dhe nga besimi ynë. Frika ve- tërritet dhe nëse ia lejojmë, bëhet një shoqe e përditshme dhe tallëse. Por fatkeqësisht asnjë nga ne nuk i ecën jeta pa ndjerë tronditje. Fobitë tona mund të jenë kaq thellë në nën- ndërgjegjie aq sa ne nuk jemi as të sigurt se cilat janë dhe nga vijnë, ndaj jetojmë me ndjenjën e bezdisshme se ka diçka që nuk shkon, një poten- cial i vogël emocional i çfarëdoshëm, në të cilin nuk dimë si të ndikojmë. Por si mund të lufto- jmë diçka që nuk arrijmë ta identifikojmë, të mos flasim pastaj për ta mundur, për ta larguar njëherë e mirë nga rruga jonë? E vërteta është që ne nuk mundemi. Kur dëgjojmë natën një zhurmë ose dallojmë një formë të çuditshme në një cep, kemi dy alternativa: mund të qën- drojmë “të gënjyer” në errësirë dhe të ndjejmë të rritet tek ne terrori duke imagjinuar mostra, ose mund të ndezim dritën dhe të zbulojmë ekzaktësisht se për çfarë bëhet fjalë. Nëntë nga dhjetë herët nuk është gjë tjetër veçse vendosja e shtëpisë ose një pirg me rroba në një karrige në dhomën e gjumit. Edhe kur bëhet fjalë për diçka më të rëndësishme, besoj ende se mënyra më e mirë për të bërë është të ndriçosh të gjithë shtëpinë. Të dish dhe të mundësh. Më shumë të kemi frikë, më shumë është detyra jonë të studiojmë shkakun e frikës tonë. Sa më shumë e njohim, aq më shumë jemi të sigurt ta përballo- jmë dhe të fitojmë. Me mijëra raste të tilla vijnë nga e gjithë bota, nga çdo ambient i mundshëm dhe i imagjinueshëm, e pavarësisht kësaj pjesa më e madhe... >> VIJON NË FAQEN 2 A mund ta mposhtim frikën? Qendra e Mendimit Pozitiv Nëna e tre të verbërve: Kemi nevojë për ndihmë! Vezire Kumrija...>>fq.4

Upload: gazeta-77news

Post on 30-Mar-2016

224 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.162

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 5.08.202 VITI I - NR.62BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Emigrantët dhe punimet, kaos trafiku në Shkodër!..f.2 Zbulohet relievi me motive mitologjike në Apolloni!f.2 Panariti: Kufijtë detarë me Greqinë

nuk kushtëzojnë projektin e gazsjellësit!...............f.3 Bashkia e Tiranës, masa për fillimin

e vitit të ri shkollor!.................................................f.3 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Prof. Dr. Kolë Prenga:

Punimet e diplomave janë cilësore!.........................f.7

Frika është shkatë-rruese, na izolon,

limiton botën tonë e na ndan nga dinjiteti ynë, nga siguria në veten tonë dhe nga besimi ynë. Frika ve-

tërritet dhe nëse ia lejojmë, bëhet një shoqe e përditshme dhe tallëse. Por fatkeqësisht asnjë nga ne nuk i ecën jeta pa ndjerë tronditje. Fobitë tona mund të jenë kaq thellë në nën-ndërgjegjie aq sa ne nuk jemi as të sigurt se cilat janë dhe nga vijnë, ndaj jetojmë me ndjenjën e bezdisshme se ka diçka që nuk shkon, një poten-cial i vogël emocional i çfarëdoshëm, në të cilin nuk dimë si të ndikojmë. Por si mund të lufto-jmë diçka që nuk arrijmë ta identifikojmë, të mos flasim pastaj për ta mundur, për ta larguar njëherë e mirë nga rruga jonë? E vërteta është që ne nuk mundemi. Kur dëgjojmë natën një zhurmë ose dallojmë një formë të çuditshme në një cep, kemi dy alternativa: mund të qën-drojmë “të gënjyer” në errësirë dhe të ndjejmë të rritet tek ne terrori duke imagjinuar mostra, ose mund të ndezim dritën dhe të zbulojmë ekzaktësisht se për çfarë bëhet fjalë. Nëntë nga dhjetë herët nuk është gjë tjetër veçse vendosja e shtëpisë ose një pirg me rroba në një karrige në dhomën e gjumit. Edhe kur bëhet fjalë për diçka më të rëndësishme, besoj ende se mënyra më e mirë për të bërë është të ndriçosh të gjithë shtëpinë. Të dish dhe të mundësh. Më shumë të kemi frikë, më shumë është detyra jonë të studiojmë shkakun e frikës tonë. Sa më shumë e njohim, aq më shumë jemi të sigurt ta përballo-jmë dhe të fitojmë. Me mijëra raste të tilla vijnë nga e gjithë bota, nga çdo ambient i mundshëm dhe i imagjinueshëm, e pavarësisht kësaj pjesa më e madhe... >> VIJON NË FAQEN 2

A mund ta mposhtim frikën?

Qendra eMendimit Pozitiv

Nëna e tre të verbërve: Kemi nevojë për ndihmë!

Vezire Kumrija...>>fq.4

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.162

2 E MËRKURË, 15 GUSHT 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA lufton kundër dhjetë frikave të njëjta themelore. Kjo nuk më habit aspak, duke marrë parasysh që unë vetë kam luftuar disa prej tyre. E di si frika mund të ngrijë dhe të para-lizojë një person, e di sa forcë, sa kurajë dhe punë e fortë janë të nevojshme për të fituar. Mbi të gjitha, e di që pak fitore në jetën time janë më të liruara sesa ato që kanë qenë kundër reve shtypëse dhe frikës së errët, që pengojnë shpirtin tonë të shijojë vendin që i takon pranë diellit. Ju mund të mposhtni secilën nga dhjetë gjërat që ju ngjallin terror. Në pamje të parë disa mund të mos iu duken çështje

psikike, megjithatë shpesh kanë rrënjë të thella psikike. Shpeshherë mund të shka-ktohen nga ngjarjet traumatike në këtë jetë, por shpesh ndjenja e impotencës që shkaktojnë është përforcuar nga fakti se nuk arrijmë të kuptojmë cila është origji-na e tyre. Dhimbja që lind nga këto frika mund t’iu tërheqë deri në qendër të sferës tonë psikike dhe është pikërisht kjo bër-thamë që ka nevojë të ekzaminohet, kuro-het dhe të shërohet. Për shembull nuk mund të thuhet që unë qëndroj shumë i qetë në praninë e insekteve të mëdha. Është e ditur që do filloj të bërtas sapo ta shoh një. Po kjo lloj frike shfaqet në

sipërfaqen e qnies time, pa depërtuar në thellësi. Ekzistojnë sisteme për ta reduk-tuar në minimum popullimin e insek-teve. Dhjetë frikërat për të cilat po flasim mund të lëndojnë esencën tonë psikike dhe nuk ekziston një vend në të cilin të strehohesh, për t’i shpëtuar një fobie që ka rrënjë psikike të zhvilluar të thella. Megjithatë nuk duhet t’ia mbathim. Për fat kemi një alternativë më të mirë: Mund t’i shtypim këto dhjetë frikëra derisa t’i zhdukim me mirëkuptim, me vetëdije dhe disa veprime të miratuara.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Shtohet inventari i gjetjeve të rëndësishme në qytetin antik të Apollonisë. Ekspedita

e përbashkët arkeologjike Shqiptaro-Fran-ceze ka zbuluar një reliev të punuar në ashtë (kockë), një gjetje e rrallë, ndoshta unikale, sipas specialistëve të fushës së arkeologjisë. Ky objekt në përmasa të vogla, por i ruajtur në gjendje tepër të mirë, do t'i shtohet vitri-nave të muzeut arkeologjik të Apollonisë. Kjo gjetje dëshmon shkallën e lartë të zhvilli-mit dhe qytetërimit ilir, si dhe misteret dhe

thesaret që mbart nëntoka e Apollonisë, bën të ditur BW. "E veçanta e zbulimit është se është një punim i kualitetit të lartë në kockë, ku është fiksuar një skenë nga mitologjia greke. Ndoshta është i vetmi reliev i gjetur në kockë", thotë përgjegjësi i ekspeditës, Prof. Jean-Luc Lamboleu. Sipas tij, ky zbu-lim dëshmon se Apollonia ishte një qytet që e njihte shumë mirë mitologjinë dhe kul-turën greke, madje edhe e ka kultivuar atë në zbukurimet artistike të qeramikës dhe

kockave, siç është ky rast. "Është një skemë mitologjike shumë e njohur ku paraqitet Heraklisi me topuz dhe Apolloni me hark", tregon Prof. Jean-Luc Lamboleu. Sipas tij, kjo gjetje e bukur dhe e rrallë për rajonin, si dhe një sërë gjetjesh të mëparshme, siç ishin kalorësi fitues i garave olimpike dhe busti i bukuroshes aristokrate vitin e kaluar, dëshmojnë se Apolonia ka qenë një nga qyte-tërimet më të zhvilluara të kohës.

Për më tepër: www.77news.al

Shtimi i numrit të emigrantëve, të cilët kthehen për pushime në qytetin e Shko-

drës, por dhe një sërë rikonstruksionesh që po kryhen nga bashkia e qytetit, duket të jenë shkaktarët e rrëmujës së krijuar në trafikun në Shkodër. Një nga kryqëzimet më problematikë është ai i rrugës në kryqë-zimin e Parrucës, ku pavarësisht masave të ndërmarra nga policia rrugore në qarkun e

Shkodrës, trafiku kalon përmasat e nivelit normal të tij. Megjithatë pikërisht në këtë aks rrugor, ndërtimi i rrethrrotullimit ka krijuar anomali të shumta. Pavarësisht se një inves-tim i tillë është ndërmarrë për të lehtësuar trafikun në këtë pikë kryesore në Shkodër, duket qartë se me krijimin e tij rezultatet do të duhet kohë të duken. Megjithatë, burime pranë bashkisë së Shkodrës bëjnë të ditur se

brenda fillimit të javës së ardhshme ky rrethrrotullim do të jetë gati, çka premton lehtësim të qarkullimit rrugor, por njëkohësisht, pritet që nga policia rru-gore të ketë shtim të numrit të policëve në pikat kryesore të qytetit, duke marrë parasysh dhe numrin e emigrantëve, i cili në muajin gusht ka shënuar shifra rekord. Fluksi i emi-grantëve që kanë përfshirë qarkun e Shko-drës gjatë muajit gusht ka vënë në lëvizje strukturat e qarkullimit rrugor në Shkodër. Burime pranë njësisë së qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Shko-drës bëjnë me dije se janë rritur kontrollet në kryqëzimet kryesore dhe në hyrje-dal-jet e qytetit. Një vëmendje e veçantë sipas uniformave blu, i është kushtuar akseve në zonat turistike, kryesisht në aksin Shkodër-Velipojë, ku qarkullojnë numri më i madh i automjeteve. Sipas uniformave blu këto aksione kanë si qëllim parandalimin e aksi-denteve rrugore dhe zbatimin e kodit rrugor.

Për më tepër: www.77news.al

Zbulohet një reliev me motive mitologjike në Apolloni!

Emigrantët dhe punimet, kaos trafiku në Shkodër!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.162

E MËRKURË, 15 GUSHT 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Hoteli White Dream kërkon të punësojë recepsioniste. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0692040670/për më tepër: www.njoftime.com

Bashkia e Tiranës bën të ditur se ka marrë të gjitha masat për fillimin

e vitit të ri shkollor, në kushte sa më normale dhe bashkëkohore në objek-tet shkollore dhe parashkollore të krye-qytetit. Drejtori i ndërmarrjes së për-gjithshme numër 3 të Bashkisë Tiranë, Alfons Muça siguron se ky vit shkollor

do ta gjejë kryeqytetin me më shumë shkolla të rregulluara dhe funksionale.

“Deri në këtë moment kemi përfun-duar ndërhyrjen në 96 objekte shkollore dhe parashkollore për mirëmbajtjen e këtyre godinave. Vëmendja jonë krye-sisht është përqendruar në ato objekte që kanë pasur akoma nevojë për ndë-

rhyrjen tonë”, shprehet Muça. Sipas Muçës, Bashkia e Tiranës aktualisht po punon me ritme të larta për të përfun-duar në kohë restaurimin e disa shko-llave, në mënyrë që fëmijët e kryeqytetit të nisin vitin e ri shkollor në kushte sa më optimale.

Për më tepër: www.77news.al

Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti ka garantuar se marrëveshja

e kufijve detarë me Greqinë po shqyrtohet sipas ligjeve kombëtare e ndërkombëtare dhe në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë një konference për shtyp ai ka bërë të ditur se janë ngri-tur dy grupe pune në Ministrinë e Jashtme që po merren me marrëveshjen. "Ju e dini që ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili anullon praktikën e mëparshme dhe

mbi këtë bazë po procedohet për ta riparë të gjithë procesin. Si pikë referimi do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Janë kri-juar grupe pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilat po punojnë intesivisht për të dalë me opsionet përkatëse, të cilët do të jenë edhe baza e negocimit të këtij problemi me qeverinë greke", është shprehur Panariti. Ai ka mohuar pretendimet se Greqia e ka kushtëzuar bashkëpunimin me Shqipërinë për projektin e gazsjellësit TAP me marrëve-

shjen e kufijve detarë. Panariti ka theksuar se nga homologu i tij grek ka marrë mbështetje të plotë për projektin e gazsjellësit. Ai tha se mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë vendet ku kalon gazsjellësi TAP do të nënshkruhet një marrëveshje në mbështetje të tij. "Këto probleme do të trajtohen individualisht në mënyrë të veçantë, të pavarura nga njëra-tjetra, pra progresi i njërës nuk do të ku-shtëzohet nga regresi apo progresi i tjetrës. Homologu im grek, ministri i Jashtëm, Avra-mopulos ma konfirmoi në një bisedë tele-fonike të drejtpërdrejtë e të pakushtëzuar edhe përkrahjen që Greqia i bën projektin TAP. Është e rëndësishme që të tre vendet të nënshkruajnë një marrëveshje ku të tregojnë qartazi mbështetjen specifike ndaj projek-tit të Transadriatik të gazësjellësit. Ne do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje dhe kjo tashmë është e vendosur. Kështu shanset që ky projekt të miratohet do të jenë shumë të mëdha", ka sqaruar ministri Panariti.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Panariti: Kufijtë detarë me Greqinë nuk kushtëzojnë projektin e gazsjellësit!

Bashkia e Tiranës, masa për fillimin e vitit të ri shkollor!

Edmond Panariti

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.162

E MËRKURË, 15 GUSHT 201277 NEWS

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet në shkollën e Mesme "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 60 euro deri më datë 20.08.2012

Me profilet: -E Përgjithshme, -Mjekësore, -Ekonomike, -Hoteleri - Turizëm, -Elektronike

Kjo ofertë vlen vetëm për 37 personat e parë të regjistruar deri më datë 20.08.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kompania Sgai-Tafa kërkon të punësojë sekretare zyre. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0673231140/Për më tepër: www.njoftime.com

Vezire dhe Skënder Kumrija janë prin-dërit e katër fëmijëve, ku tre prej tyre

fatkeqësisht kanë lindur të verbër. “77 News” intervistoi nënën e katër fëmijëve, në prani të bashkëshortit të saj, për të kup-tuar vështirësitë që kanë patur këta prindër, për të rritur tre fëmijë të verbër (të gjithë me rezultate të shkëlqyera në mësime), si dhe problematikat kryesore që përjeton kjo familje. 51-vjeçarja i bën apel Bashkisë së Tiranës që të shohë me prioritet kërkesën për banesë sociale, që i është drejtuar 8 vjet më parë këtij institucioni. Nga jeni dhe më tregoni diçka rreth famil-jes suaj?

Unë dhe bashkëshorti im kemi 15 vjet

që banojmë në një shtëpi me qira tek “Me-dresja” dhe jemi me origjinë nga Gramshi i Elbasanit. Nga martesa jonë erdhën në jetë katër fëmijë (2 vajza e dy djem), por tre prej tyre, dy djemtë dhe një vajzë kanë lindur të verbër të grupit të parë. Djali i madh, i cili është 22 vjeç studion për drejtësi, vajza është në vit të tretë gjimnaz, si dhe djali i vogël 16 vjeç ka mbaruar Institutin e të Verbërve dhe do të vazhdojë në të ardh-men studimet për firzamonikë në Liceun Artistik. Sa e vështirë është që të kujdesesh për ka-tër fëmijë, ku tre prej tyre janë të verbër?

Është një vështirësi shumë e madhe. Ve-tëm ne prindërit e tyre që e kemi përjetuar mund ta kuptojmë, të tjerët as që mund ta imagjinojnë. Vështirësia është për vetë fak-tin që fëmijët ne i orientojmë në çdo gjë që ata bëjnë, që tek veshja, dhënia e ushqimit, përgatitja për në shkollë, shoqërimi mes trafikut, gropave në rrugë e baltës. Pjesën më të madhe të ditës e harxhojmë duke qarkulluar nëpër Tiranë pasi fëmijët duan që t’i shoqërojmë, sepse janë nëpër kurse, shkollë apo veprimtari të ndryshne. A keni pasur vëmendjen e duhur nga ins-titucionet përkatëse, duke ditur që rasti juaj është specifik?

Sot për sot, shteti (përveç kempit) nuk ka bërë asgjë për ne. Në kohën që fëmijët ishin tek Instituti i të Verbërve as udhëti-min që duhet ta bënte ky institucion, nuk e kryente. Gjithashtu, tek Instituti i të Ver-bërve librat në “brail” nuk ishin të plotë dhe detyroheshim që t’i lexonim në shtëpi, si në

gjimnaz ashtu edhe në fakultet. Theksoj se dhe trajtimin shëndetësor që fëmijëve u takon falas gjithnjë ne e kemi paguar. Rimbursimi i ilaçeve bëhet vetëm për disa lloje medikamentesh, që ata nuk i përdo-rin ndonjëherë. Madje edhe vitaminat që u marr për sytë nuk janë të rimbursuara. Vetëm bashkëshorti im merr 300 mijë lekë të vjetër, ku nga ato 200 mijë shkojnë për qiranë. Aktualisht me ndryshimet e fundit ligjore as energjia elektrike nuk rimbur-sohet dhe paguhet 100 për qind e plotë. Tre fëmijëve tanë zoti nuk u dha dritë, atëherë përse dritën që e krijuam ne nje-rëzit duhet t’ua japim me lekë. Kjo shoqëri duket sikur nuk ka humanizëm! Ne kemi shkuar disa herë në Bashkinë e Tiranës dhe kemi aplikuar për strehim para 8 vjetësh në Drejtorinë e Strehimit, por asgjë nuk është bërë deri më sot. Kërkojmë strehimin tonë se jemi një familje prej 6 vetash. Ku do të shkojnë fëmijët tanë të verbër, nëse ndodh një fatkeqësi me ne. Jemi familje që kemi shpenzime ekstra, sepse fëmijët tanë janë të arsimuar dhe kërkojnë kushte, si dhe mjete të posaçme për formimin e tyre. Në çdo institucion e kemi bërë të ditur proble-min e veçantë që kemi. A mund të ketë në Shqipëri një familje me tre të verbër dhe në kushtet e varfërisë që jetojmë ne, të bëjë këtë sakrificë? Bashkia e Tiranës duhet ta zgjidhë me seriozitet rastin tonë sa më parë të jetë e mundur. Ne jemi heronj të fëmi-jëve tanë, por shteti duhet të na ndihmojë!

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Nëna e tre të verbërve: Kemi nevojë për ndihmë!

Vezire Kumrija

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.162

5E MËRKURË, 15 GUSHT 2012 77 NEWS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Infosoft Systems sh.p.k. kërkon të punësojë specialist marketingu & PR. Të interesuarit të dërgojnë Cv në [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

FOKUS

Shumë të rinj nuk e njohin dallimin ndërmjet demokracisë dhe diktaturës.

Ky është rezultati i një studimi, që u bë i di-tur nga Universiteti i lirë i Berlinit (FU Ber-lin). Shumë studentë nuk i konsiderojnë si diktatura shtetin nazist dhe Republikën Demokratike Gjermane. Republika e vjetër Federale e Gjermanisë RFGJ dhe Gjerma-nia e ribashkuar shpesh nuk klasifikohen si demokraci. Studiuesit dhe politikanët kërkojnë që të rinjtë të interesohen më shu-më për historinë bashkëkohore. Shoqata kërkimore e universitetit të lirë të Berlinit, FU Berlin kishte hulumtuar në studimin “Fitorja e vonë e diktaturave”?, lidhur me

njohuritë dhe gjykimet për nacionalsocia-lizmin, RDGj, si dhe RFGj para dhe pas ribashkimit. Për këtë arsye janë pyetur rreth 7.500 nxënës të klasës së nëntë dhe të dhjetë në landet: Baden-Württemberg, Bavari, Nordrhein-Westfalen, Sachsen-An-halt und Thüringen.

Nxënësit nuk dallojnë demokracitë nga diktaturat! Asnjë ide për rënien e murit. Shumë nxënës gjermanë s'dinë asgjë për ish-RDGJ. Sipas studimit një ndër katër nxënës beson se regjimi nazist është le-gjitimuar përmes zgjedhjeve të lira. Një ndër tre vetë është i bindur, se në RDGj ka patur zgjedhje të lira. Një e katërta nuk e

di që në Gjermaninë e sotme ka zgjedhje të lira. Shumë pak vetë ishin në gjendje të shpjegonin se çfarë e karakterizon një demokraci. Rezultati kryesor i studimit ishte se në përgjithësi njohuritë politike-historike të shumë nxënësve janë të ulëta. Sipas studimit djemtë dhe vajzat kanë më së shumti njohuri për nacionalsocializmin dhe shumë më pak për RFGj dhe RDGj. Njohuritë e pakta politike dhe historike sipas studiuesve, me në krye politologun Klaus Schroeder, janë shkaku për paaftë-sinë në dallimin ndërmjet demokracisë dhe diktaturës. Gjithsej 40 për qind e nxënësve të pyetur besojnë se dallimet ndërmjet nacionalsocializmit, RDGj-së dhe RFGj-së janë shumë të pakta.

"Një analfabetizëm i tillë, katastrofë për Gjermaninë"!

Studimi sipas shkencëtarëve tregon qartë se mësimi në shkolla është burimi kryesor i dijes për të rinjtë. Ministri i Kulturës Bernd Neumann (CDU) ka kërkuar për këtë arsye që në shkolla të thellohet mësimi i histo-risë. Rezultati i studimit duhet të shkundë të gjithë vendimmarrësit në Gjermani. Zëdhënësi i partisë liberale, FDP, për poli-tikën arsimore në parlament, Patrick Mein-hardt tha në lidhje me rezultatet e studimit: “Kjo është katastrofë për arsimin e vendit të poetëve dhe mendimtarëve’’. Ai kërkoi nga konferenca e ministrave të kulturës, që të thërrasë një samit për historinë. Një analfabetizëm i tillë është një katastrofë për Gjermaninë”, tha Meinhardt.

Për më tepër: www.77news.al

Nxënësit gjermanë, pak njohuri për historinë bashkëkohore!

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.162

6 E MËRKURË, 15 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Trupi ka nevojë për kalc ium për t’ i mbajtur eshtrat të for të. Qumë-shti , jogur ti , madje edhe akullorja ndihmojnë të merrni sas i të mjaf -tueshme ditore të kalciumit. Gjatë shtatzënisë dhe dhënies g j i , t rupi jua j ka nevojë për më shumë kal -cium për fetusin që rritet dhe fosh-njën e porsalindur. Ka mjaft burime të t jera të shi jshme të kalciumit, të ci lat mund t’ i përdorni për të pasu-ruar konsumin e kalc iumit . Gjatë shtatzënisë ndr yshon nivel i i hor -moneve dhe fetusi , i ci l i është duke u zhv i l luar mund të të rheqë ka l -cium, prandaj niveli i përgjith-shëm i kalciumit në gjak është i ulët . Ajo

rënie nuk ndikon në fortësinë e esh-t rave. Disa ndr yshime hormonale e kompenso jnë kë të rën ie të ka l -ciumit, që trupi të ketë kalcium të mjaf tueshëm për eshtrat tuaja dhe fetus in që është duke u zhvi l luar. Në të vër te të , t rupi jua j ndër ton eshtrat gat i dyf i sh më shpej t se sa kur nuk jeni shtatzënë . Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme marrja e sasisë adekuate të kalciu-mit . National Inst i tutes of Health re ko m a n d o n s ë p a ku 1 . 2 0 0 m i l i -gramë në ditë. Vitamina t ipike për gratë shtatzëna ka rreth 200 mil i -gramëkalcium.

Për më tepër: www.newnews.al

Rëndësia e kalciumit gjatë shtatzënisë!

Piceri-restorant "The home" kërkon të punësojë kameriere. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: +355682128575/Për më tepër: www.njoftime.com

Për shkak të stresit vuan edhe sistemi ynë imunitar, çrregullohet puna e hormo-

neve, lodhen muskujt dhe rraskapitet orga-nizmi, që shpesh shoqërohen edhe me së-

mundje. Sa i përket trurit, stresi kronik di të shkaktojë humbjen e kujtesës dhe shfaqjen e ëndrrave të këqija. Ekspertët thonë se truri i cili është i ngarkuar me mendime të rënda, të cilat nuk di si t’i përpunojë, ndihmën e gjen në ankthin e natës. Ëndrrat e këqija janë një formë e mirë për të tejkaluar momen-tet stresuese, të cilat në këtë mënyrë bëhen më pak të rrezikshme për shëndetin. Sipas shkencëtarëve amerikanë, ëndrrat duhet të konsiderohen si psikoterapi. Në to mund të gjejmë shkaktarët e mundshëm të nervozës sonë dhe sugjerimet se si t’i tejkalojmë ato. Nëse gjatë gjumit jeni të frikësuar ose të

turpëruar, mendoni pse ndodh kjo. Pastaj, pyesni se çfarë ua shkakton ndjenjat e njëjta edhe kur jeni zgjuar. P.sh. ndoshta mund ta kuptoni se keni thënë ose keni bërë diçka jo të mirë në punë, ose keni nevojë që t’i kërko-ni dikujt falje ose të jeni më të kujdesshëm në të ardhmen. Në rast se ëndrrat e këqija ua çrregullojnë gjumin normal, paraqiten thuajse çdo natë ose janë shumë shqetësuese, atëherë duhet të kërkoni ndihmën e psiko-logut ose psikiatrit, të cilët do iu ndihmojnë t’i rregulloni mendimet.

Nga Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Kush i bën ëndrrat e këqija?

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.162

E MËRKURË, 15 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Ofrohet një vend pune i lirë si teknik ekspresi. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Dita e sotme do jetë shumë e bukur për të gjithë ata që janë në çift.

Demi: Në planin material duhet të trego-heni më të kujdesshëm dhe mos shpenzoni.

Binjakët: Ndalni menjëherë shpenzimet nëse nuk doni të keni probleme të mëdha financiare.

Gaforrja: Flisni sa më hapur me atë që keni në krah. Në jetën e beqarëve nuk do ketë ndonjë gjë të jashtëzakonshme.

Luani: Venusi dhe Marsi do iu bëjnë një dhuratë shumë të bukur sot në planin sen-timental.

Virgjëresha: Ngritja në detyrë do për-mirësojë edhe të ardhurat tuaja. Përfitoni nga kjo për të blerë atë që kishit planifikuar prej kohësh.

Peshorja: Beqarët nuk do e dinë as vetë se çfarë duan në të vërtetë. Mos merrni asnjë vendim para se të jeni të sigurt për atë që doni.

Akrepi: Kjo ditë do jetë shumë e bukur nëse keni një lidhje të qëndrueshme dhe kuptoheni mirë me njëri-tjetrin.

Shigjetari: Me financat gjithçka do shko-jë më së miri. Hiqni disa para mënjanë në mënyrë që të filloni të vini pak pasuri.

Bricjapi: Lidhja juaj do të shkojë mjaft mirë gjatë kësaj dite. Nuk do keni për çfarë të ankoheni sepse do kaloni momente të këndshme me partnerin.

Ujori: Situata financiare nuk do jetë aq e qëndrueshme sa kohët e fundit. Bëni kujdes me shpenzimet.

Peshqit: Edhe pse financat do jenë të mira, nuk duhet të ndërmerrni sfida të mëdha dhe të shpenzoni pa menduar sa para keni.

Studentët e Fakultetit Ekomoni-Turizëm të SH.L.P "Vitrina" finalizuan punën tre

vjeçare nëpërmjet mbrojtjes së temave të diplomave. Komisioni i vlerësimit përbëhej nga: Prof. Dr. Hysen Xhaja, Dr. proc. Dritan Zaimi, Dr. proc. Olda Çiço, Prof. Dr. Kolë Prenga, Dr. proc Arif Murrja dhe Msc. Elona Shahini. Në një intervistë për "77 News" Prof. Dr. Kolë Prenga flet për referimet dhe punën e Fakultetit Ekonomi-Turizëm. Si rezultoi prezantimi i temave të diplo-mave nga studentët?

Ky është viti i dytë që unë jam pjesë e ko-misionit të vlerësimit. Nga viti në vit shoh një përmirësim të dukshëm në prezantimin e temave dhe në mbrojtjen me seriozitet të problemeve që kanë paraqitur studentët e sistemit Bachelor. Ka një larmi të madhe temash, ku studentët janë mjaft të përgatitur, duke sjellë trajtesa jo vetëm teorike por edhe

në lidhje me terrenin praktik. Nëpërmjet këtyre punimeve ata kanë shpjeguar rën-dësinë që kanë problemet për ekonominë shqiptare dhe në të njëjtën kohë ndikimet që kanë përgjithësisht në përmirësimin e jetës ekonomike dhe sociale të vendit tonë.Sa interes kanë shfaqur studentët në stu-dimin e degëve të këtij fakulteti?

Unë jam pjesëmarrës si lektor që në kriji-min e këtij fakulteti. Ajo që kam konstatuar është se ka një dëshirë shumë të madhe për të studiuar në degët e këtij fakulteti. Nga viti në vit kam parë një rritje të madhe në numër, nga pikëpamja e sasisë, por në të njëjtën kohë shoh edhe një përmirësim të dukshëm të cilësisë së përgatitjes së studentit. Kjo vihet re jo vetëm në mbrojtjen e temës së diplomës, por edhe gjatë këtyre viteve akademike. Sa ndikon praktika mësimore në formi-min e përgjithshëm dhe në përgatitjen e temës së diplomës?

Historikisht, një element mjaft i rëndë-sishëm i procesit të përmbylljes së shko-llës së lartë, është edhe praktika mësimore. Sot e shoh të domosdoshme zhvillimin e praktikës, pasi teoria jep koordinatat e për-gjithshme, ndërsa praktika ndikon në mëny-rë të dukshme në përgatitjen e studentit. Me anë të praktikës studenti mund të atashohet më shpejt në profesionin e tij.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Prof. Dr. Kolë Prenga: Punimet e diplomave janë cilësore!

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.162

8 E MËRKURË, 15 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 250 euro deri më datë 20.08.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestar është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 20.08.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Qendra e qytetit të Përmetit, edhe pse e vogël vazhdon të jetë ndoshta qendra

më e bukur në vendin tonë. Mbushur dhe rrethuar plot e përplot me lule, me trën-dafilë, zambakë dhe pakëz hapa më tutje, me bajame e qershi, që bien me degë mbi lumin e mrekullueshëm Vjosa. Pikërisht në një nga këto ditë të nxehta vere, së bashku me tre kolegë të mi u ulëm për të shijuar një kafe në bar-restorant "Familjari", ku si-përmarrës është Eqerem Shahini, një burrë me tipare të theksuara përmetare. Zgjedhim për t’u freskuar shurup thane dhe shurup qershie, ndërsa buzëqeshja e të zotit të bar-it është falas. Ngjitur me ne një familje ven-dase, i gëzohet mbeskës së vogël 7-vjeçare, që ka ardhur nga Greqia me pushime tek gjyshërit. Me këtë rast pyes Eqeremin për lëngjet e freskëta, për pijet dhe shërbimet e tjera që ofron bar-restorant "Familjari" për të gjithë ata që ulen për të pushuar një pasdite, a buzëmbrëmje në qendër të qytetit. Bio, vetëm bio, nxiton të më thotë Eqeremi. Lëngje, çajra dhe freskuese, që nxirren nga bimët dhe frutat, që rriten në bahçet tona dhe atje lart, në kullotat e maleve. Këtu pra, përfshirë edhe gatesat në restorant, për të cilat do të f lasim pak më poshtë, është ulur flora dhe fauna e maleve të Dhëmbe-lit dhe Dangëllisë, ajo e pyjeve të Hotovës dhe të Frashërit, Qarrishtës dhe Piskovës. Natyrisht, më i preferuari në bar është çaji i malit të Përmetit, ku bëjnë pjesë çaji i sherebelit, salep mali, çaj kamomili natyral, shurupi i thanës, shurupi i kumbullave, i trëndafilëve dhe ai i manaferrave. Të pre-feruara janë edhe rakia e rrushit, rakia e thanës, rakia e dëllinjës, ajo e manaferrës, si dhe mjalti i Mares. Në bar-restorant "Familjari" thotë Eqeremi, organizohen vazhdimisht kokteile të ndryshme, nga

grupe të rinjsh sidomos, por në raste festash edhe nga zyrtarët e organizatave të pushte-tit vendor të bashkisë Përmet, të Këshillit të Qarkut dhe komunave përreth. Restoranti është “mbreti” këtu në qytet. Gatesat tona janë me nam në të gjithë zonën dhe lënë me gojë hapur të gjithë ata që frekuento-jnë tryezën tradicionale sidomos. Lepuri i egër me çomlekun përmetar, pula e fshatit me përshesh, pula e fshatit me roshnica, thëllëza e malit me oriz, supa përmetare shqeto, krejt e veçantë, gatuar me mish keci dhe mish qengji, që vjen nga malet e Dhëmbelit dhe Dangëllisë, kullotat e të

cilave janë të rralla e shumë të ushqyeshme për bagëtinë. E ke edhe tek poema "Bagëti e bujqësi" e Naimit tonë të madh, apo jo? Cilët janë në përgjithësi klientët tuaj?, e pyes. Miq nga e gjithë Shqipëria, më për-gjigjet Eqeremi. Nga Tirana, Vlora, Gjiro-kastra dhe Shkodra. Miq dhe mysafirë edhe nga vendet fqinje, Greqia e Italia, që vijnë këtu bashkë me fëmijët tanë, që janë atje me punë. Bar-restorant "Familjari" në qen-dër të qytetit të Përmetit, një ëndërr për ata që nuk e kanë parë dhe nuk e kanë shijuar.

Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Eqerem Shahini në Përmet: Ju ftoj në bar-restorant "Familjari"!

Eqerem Shahini