republika e kosovës - kosovo police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe...

22
DPP D R E J T O R I A E P Ë R G J I T H S H M E E P O L I C I S E S Ë K O S O V ËS RAPORTI VJETOR / GODIŠNJI IZVEŠTAJ / ANNUAL REPORT http://intranet https://www.kosovopolice.com https://twitter.com/Kosovo_Police https://www.facebook.com/KosovoPolice DREJTORIA RAJONALE E POLICISË MITROVICË- JUGU Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme - Ministarstvo Unutrašnjih Poslova/ Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës / Policija Kosova / Kosovo Police Drejtoria për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore Direktorat za Strateško Planiranje i Zakonska Pitanja /Directorate for Strategic Planning and Legal Issue Sektori për Planifikim Strategjik / Sektor za Strateško Planiranje/ Sector for Strategic Planning DREJTORIA RAJONALE E POLICISË MITROVICË - VERIU DREJTORIA RAJONALE E POLICISË – PRISHTINË DREJTORIA RAJONALE E POLICISË – GJILAN DREJTORIA RAJONALE E POLICISË – FERIZAJ DREJTORIA RAJONALE E POLICISË PRIZREN DREJTORIA RAJONALE E POLICISË – GJAKOVË DREJTORIA RAJONALE E POLICISË – PEJË 2017

Upload: others

Post on 29-Dec-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

1

KOSOVO POLICE ANNUAL WORK REPORT 2017 KOSOVO POLICE ANNUAL WORK REPORT 2017

DPP

DREJT

OR

IA E

PËR

GJITHSHME E POLIC

ISE S

Ë K

OSO

VËS

RAPORTI VJETOR / GODIŠNJI IZVEŠTAJ / ANNUAL REPORT

http://intranethttps://www.kosovopolice.com

https://twitter.com/Kosovo_Police https://www.facebook.com/KosovoPolice

Drejtoria rajonale e Policisë –

Mitrovicë- jugu

Republika e KosovësRepublika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – GovernmentMinistria e Punëve të Brendshme - Ministarstvo Unutrašnjih Poslova/

Ministry of Internal Affairs

Policia e Kosovës / Policija Kosova / Kosovo PoliceDrejtoria për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore

Direktorat za Strateško Planiranje i Zakonska Pitanja /Directorate for Strategic Planning and Legal Issue Sektori për Planifikim Strategjik / Sektor za Strateško Planiranje/ Sector for Strategic Planning

Drejtoria rajonale e Policisë –

Mitrovicë - veriu

Drejtoria rajonale e Policisë – Prishtinë

Drejtoria rajonale e Policisë – gjilan

Drejtoria rajonale e Policisë – Ferizaj

Drejtoria rajonale e Policisë – Prizren

Drejtoria rajonale e Policisë – gjakovë

Drejtoria rajonale e Policisë – Pejë

2017

Page 2: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

2

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

Page 3: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

3

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

MESAZHI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË......................................................................4

PËRMBLEDHJE......................................................................................................................................5

SIGURIA, RENDI DHE QETËSIA PUBLIKE..............................................................................................7

SIGURIA NË TRAFIKUN RRUGOR.........................................................................................................8

POLICIMI NË BASHKËSI........................................................................................................................9

PARANDALIMI DHE LUFTIMI I KRIMIT TË ORGANIZUAR, KRIMEvE TË RËNDA, KRIMIT EKONOMIK &

KORRUPSIONIT, TERRORIZMIT, EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM DHE RADIKALIZMIT .....................10

KONTROLLI, MBIKËQYRJA DHE MENAXHIMI I INTEGRUAR I KUFIRIT................................................12

NGRITJA E KAPACITETEvE NJERËZORE DHE MATERIALE....................................................................13

SHTOJCË...............................................................................................................................................17

PËRMBAJTJA

http://intranethttps://www.kosovopolice.comhttps://twitter.com/Kosovo_Police https://www.facebook.com/KosovoPolice

Page 4: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

4

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

Raporti vjetor i PK-së ofron një rishikim gjithëpërfshirës të performancës sonë dhe

është një përgjigje e rëndësishme, veçanërisht për qytetarët e vendit, të cilët na e kanë besuar sigurinë e tyre dhe ndaj të cilëve ne jemi përgjegjës.Në këtë raport paraqiten rezultatet dhe të arriturat e punës sonë, sfidat, analizat, si dhe identifikimi i fushave të caktuara, ku synojmë të kemi ngritje të angazhimit tonë.Viti 2017 për Policinë e Kosovës ka qenë një vit me sfida të natyrave të ndryshme, të cilat kanë kërkuar një aktivizim të pandërprerë dhe një përkushtim profesional në të gjitha fushat, të cilat bien në kompetencën e organizatës sonë. Jemi munduar që në mënyrë të qëndrueshme të vazhdojmë ofrimin e shërbimeve cilësore, duke marrë në konsideratë nevojat e qytetarëve të Kosovës për siguri, me qëllim që ata të jenë të lirë dhe të veprojnë pa qenë të kërcënuar për sigurinë e tyre.Puna dhe aktivitetet policore të cilat janë zhvilluar gjatë këtij viti kanë qenë në harmoni me Planin Strategjik Zhvillimor 2016-2020 dhe strategjitë tjera nacionale që janë në fuqi.Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me qytetarë, jemi përpjekur që krahas detyrave tjera të jemi sa më të pranishëm, qoftë përmes organizimeve të ndryshme, debateve dhe forumeve me shoqërinë civile, përmes KLSP-ve si dhe aktiviteteve të ndryshme, ku Policia e Kosovës ka ofruar përkrahjen e saj. Referuar të dhënave të nxjerra nga raporti vjetor nga të gjitha departamentet dhe drejtoritë,

rezulton se Policia e Kosovës kryesisht ka ruajtur kontinuitetin e rezultateve nga viti paraprak, falë punës dhe angazhimit gjithëpërfshirës të zyrtarëve policorë.Sipas statistikave tona, gjatë këtij viti kemi shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive në luftimin ndaj krimit të organizuar, siç është krimi ekonomik dhe korrupsioni, ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi, trafikimi me narkotikë etj. Vlen të theksojmë se kemi bërë një luftë të pakompomis kundër trafikimit me narkotikë, ku kemi një ngritje të konsiderueshme të konfiskimit të lëndëve narkotike, me ç’rast janë neutralizuar dhjetëra grupe kriminale. Sfidë tjetër ende mbetet siguria në trafikun rrugor, për çka kemi ndërmarrë veprime konkrete, ndërsa këtë çështje do ta trajtojmë edhe në bashkëpunim ndërinstitucional, në mënyrë që me një angazhim gjithëpërfshirës të arrijmë zvogëlimin e aksidenteve me pasoja. Policia e Kosovës do të vazhdojë me shumë kujdes dhe profesionalizëm të vlerësojë dhe të analizojë çdo zhvillim të çfarëdo trendi apo fenomeni, që mund të cenojë sigurinë nacionale dhe perspektivën e vendit, si dhe do të veprojë me vendosmëri në çdo kohë dhe në çdo pjesë të vendit tonë. Andaj, me siguri të plotë e them se Policia e Kosovës e ngritur që nga fillimi i saj si një organizatë e përgjegjshme, transparente, llogaridhënëse dhe demokratike nuk do të luhatet nga rruga e saj, pavarësisht sfidave që do të kemi në vazhdimësi.

MESAZHI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË

Z. Shpend MAXHUNI Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës

Page 5: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

5

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

PËRMBLEDHJE

49214Raste

35021Vepra penale

15608Persona të arrestuar

31Grupe kriminale të neutralizuar

1211Armë zjarri

të konfiskuara

26178Municione

të konfiskuara

137Persona të vdekur në trafikun rrugor

186Protesta dhe tubime

të qytetarëve

2863Refuzim të hyrjes

në RKS

1135Gjoba për kundërvajtjeve

në fushën e migrimit dhe të huajve

17695Aksidente në

komunikacionin rrugor

16906653Hyrje/dalje të

personave në kufi

1122Refuzim të daljes

nga RKS

3170 Persona

të ndaluar

397638Tiketa të shqiptuara në trafikun rrugor

Page 6: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

6

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

Në Policinë e Kosovës janë të punësuar 8750 punonjës, prej të cilëve 7677 janë zyrtarë policorë, ndërsa 1073 staf civil. 85.92% e personelit të PK-së i takojnë

gjinisë mashkullore, ndërsa 14.08% gjinisë femërore, prej të cilëve 84.03% i takojnë përkatësisë etnike shqiptare, ndërsa 15.97% i takojnë grupeve tjera

etnike.

Me qëllim të ofrimit të sigurisë së kufijve, janë ndërmarrë: 405 operacione, 438

patrullime të përbashkëta, janë realizuar 207 raste të bashkëpunimit ndërkombëtar, 2863 refuzime të hyrjes dhe 1122 refuzime

të daljes nga RKS, janë shqiptuar 1135 gjoba në fushën e qëndrimit ilegal dhe mos-

vazhdimin e lejes së qëndrimit.

Zyra e Auditimit në kuadër të PK-së ka realizuar 15 auditime të rregullta dhe 1 të jashtëzakonshëm për të cilat janë dhënë 66 rekomandime. Njësia e Inspektimit e PK-së ka bërë 328 inspektime të rregullta si dhe 248

inspektime të jashtëzakonshme për të cilat dhënë 929 rekomandime.

Policia e Kosovës, për vitin 2017, ka pasur në dispozicion buxhetin prej

89,813,900.46€, i cili është realizuar në shkallë prej 98.92%. Brenda kësaj periudhe ka arritur të ketë të hyra në

shumë prej 4,954,140.59€. Ka iniciuar 134 projekte të prokurimit dhe 810 urdhër blerje. Nga 134 projekte të

iniciuara, janë nënshkruar 133 kontrata: 23 projekte ka qenë me vlerë të lartë, 49 me vlerë të mesme, 35 më vlerë të

vogël dhe 25 me vlerë minimale.

Njësia Speciale Intervenuese ka qenë e angazhuar në 161 aktivitete policore me rrezikshmëri të lartë. Njësitet Speciale

Operative në 248 aktivitete policore kanë bërë 1025 kontrolle të ndryshme në objekte, vetura, persona dhe hapësira/rrugë. IEDD

ka realizuar 38 kontrolle dhe ka intervenuar në 30 raste të mjeteve të dyshuara. Njësia K9 ka realizuar 268 kontrolle të ndryshme

të personave, objekteve, veturave dhe hapësirave.

Policia e Kosovës ka organizuar 156 trajnime, ligjërata, punëtori për 2394 pjesëtarë te saj. 287 procese të

ricertifikimit për 3987 pjesëtarët e PK-së. Në bashkëpunim me organizata tjera

janë organizuar 101 trajnime për 1191 pjesëtarë të saj, ndërsa jashtë RKS-së janë organizuar 160 trajnime të cilat i kanë vijuar 396 pjesëtarët të PK-së.

PK-ja ka organizuar 22 trajnime për 196 pjesëmarrës nga organizata të ndryshme.

Policia ka vazhduar me qasjen e saj të menaxhimit racional të flotës së automjeteve dhe pajisjeve policore,

ku krahasuar me tri vitet e fundit është arritur zvogëlimi i kostos së menaxhimit të tyre për 65.81%.

Zvogëlimi i kostos është evident edhe në fushën e furnizimit me goma, ku krahasuar me tri vitet e fundit është

evident zvogëlimi i kostos për 69.20%. Këto zvogëlime janë arritur në kohën

kur numri mesatar i automjeteve aktive ishte në rritje e sipër, nga 862 në

vitin 2014, në 911 automjete në vitin 2016. Gjithashtu vërehen zvogëlimet

në shpenzimet mesatare ditore të derivateve për automjete, nga 8.23 litra

në vitin 2014, në 7.59 litra në vitin 2016.

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e planifikimit të mirëfilltë në fushën e prokurimit, është hartuar Plani i

Prokurimit për vitin fiskal 2016 i cili është dorëzuar në Agjencinë Qendrore

të Prokurimit, si dhe është hartuar Raporti Vjetor i Kontratave Publike

të Nënshkruara, i cili i është dorëzuar Komisionit Rregullativ të Prokurimit

Publik të Kosovës.

Numri i rasteve të raportuara ka shënuar rënie për 3.55%.

Numri i veprave penale ka shënuar rënie për 1.25%

Numri i personave të arrestuar ka shënuar ngritje për 10.75%

Konfiskimi i narkotikëve ka shënuar ngritje për 65.15%

Persona të vdekur në aksidentet e trafikut rrugor kanë shënuar ngritje për

24.54%

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor ka shënuar rënie për 4.09%

Numri i tiketave të shqiptuara për kundërvajtje në trafik ka shënuar ngritje

për 21.49%

Numri i refuzimeve të hyrjes në RKS ka shënuar ngritje për 9.98%

Numri i gjobave të shqiptuara për kundërvajtjeve në fushën e migrimit dhe të huajve ka shënuar ngritje për

4.89%

Gjatë kësaj periudhe kohore dhe në përputhje me Strategjinë e Policimit në Bashkësi dhe Planin e Veprimit

2017-2021, Policia ka vazhduar përkushtimin e saj në promovimin

dhe ndërtimin e partneritetit me bashkësi, me qëllim të ngritjes

së sigurisë në bashkësi me anë të bashkëpunimit dhe bashkërendimit

të aktiviteteve me të gjithë akterët të cilët mbulojnë fushën e sigurisë në

bashkësi, të cilët do të jenë në gjendje që në mënyrë preventive të veprojnë

në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të cilat shkaktojnë

shqetësimin dhe frikën e qytetarëve. Në kuadër të projektit të ngritjes së sigurisë nëpër shkolla, gjatë kësaj

periudhe, janë realizuar 14400 patrullime policore parandaluese,

ndërsa në 326 shkolla të ciklit para-universitar janë realizuar 1012

ligjërata të cilat i kanë ndjekur 41010 nxënës. Në kuadër të aktiviteteve të parandalimit dhe luftimit të drogave në dhe përreth shkollave, gjatë kësaj periudhe Policia ka hapur 171 raste në perimetrin 300 m afër shkollave,

ka kontrolluar 120 objekte, 3993 automjete dhe 7906 persona, ka

arrestuar 211 persona.

Page 7: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

7

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

Me anë të një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarët, por edhe me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare relevante në fushën e sigurisë, Policia e Kosovës ka arritur rezultate të konsiderueshme në luftimin e dukurive me shqetësuese të shoqërisë, përkundër sfidave të shumta të cilat janë paraqitur gjatë përmbushjeve të objektivave policore.

Gjatë periudhës raportuese, Policia e Kosovës ka evidentuar gjithsej 49214 raste, prej të cilave 35021 janë klasifikuar si vepra penale, ndërsa 14193 raste janë klasifikuar si kundërvajtjeve dhe raste të natyrave tjera. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, numri i rasteve ka shënuar rënie për 3.55%, numri i veprave penale po ashtu ka shënuar rënie për 1.25%, si dhe rënie për 8.79% e numrit të kundërvajtjeve dhe raste të natyrave tjera. Rënie/ngritje më të dalluara janë vërejtur si në vijim:

• Numri i vrasjeve ka shënuar ngritje, nga 26 në 27 ose ngritje për 3.84%;• Numri i lëndimeve të rënda trupore ka shënuar rënie, nga 313 në 300, ose rënie për 4.15%;• Numri i vjedhjeve ka shënuar rënie, nga 6105, në 5735, ose rënie për 6.06%;• Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar rënie, nga 5601 në 5222, ose rënie për 6.76%;• Numri i grabitjeve po ashtu ka shënuar ngritje, nga 279 në 290, ose ngritje për 3.94%;

Policia e Kosovës ka ndaluar 3170 persona për shkak të dyshimeve në përfshirje në akte kriminale, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016 është shënuar një rënie për 8.46%. Po ashtu Policia e Kosovës ka arrestuar 15608 persona, të cilët në bashkëpunim me autoritetet përkatëse janë dërguar në procedura të mëtejme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, vërehet një ngritje e personave të arrestuar për 10.75%.

Në operacione të ndryshme të ndërmarra, Policia ka konfiskuar 1211 armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016 është

shënuar një rënie për 6.26%, si dhe ka konfiskuar 26178 copë të municionit të kalibrave të ndryshme dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016 është shënuar një ngritje për 1.38%.

Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka regjistruar gjithsej 186 protesta dhe tubime, në të cilat Policia e Kosovës ka kryer një varg të detyrave policore lidhur me këto protesta dhe tubime. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016 vërehet një ulje e protestave dhe tubimeve për 25.89%.

Në fushën e aktiviteteve të Njësive Speciale Operative të PK-së gjatë vitit 2017 veçojmë si në vijim: • Njësia Speciale Intervenuese ka qenë e angazhuar në 161 aktivitete policore me rrezikshmëri të lartë dhe ka bërë 28 kontrolle të ndryshme në objekte, vetura dhe persona.

• IEDD ka realizuar 38 kontrolle të ndryshme në objekte, vetura dhe persona, ka intervenuar në 30 raste të mjeteve të dyshuara shpërthyese dhe ka zhvilluar 21 hetime pas shpërthimit. • K9 - ka qenë e angazhuar në 73 plane dhe ka realizuar 268 kontrolle të ndryshme të personave, objekteve, veturave dhe hapësirave.• Njësia e Mbrojtjes së Afërt – ka qenë e angazhuar në 50 operacione, 37 operacione të veçanta si dhe 9 ekstradime.

Policia e Kosovës vazhdon të ofrojë siguri 24 orëshe në 123 pika statike të objekteve të rëndësisë së veçantë: diplomatike, qeveritare, policore, ministrore, prej të cilave 24 pika statike të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare ortodokse. Ndërsa për të gjitha objektet tjera të rëndësisë së veçantë, Policia e Kosovës kujdeset me anë të patrullimeve të rregullta, të cilat në bazë të vlerësimeve ndërmerr edhe aktivitete tjera të nevojshme për sigurinë e këtyre objekteve.

SiGuRiA, REnDi DHE qETËSiA PuBLiKE

Page 8: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

8

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

Siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë jo vetëm për Kosovën, por edhe për shumë shtete të Evropës dhe të botës. Për të adresuar këtë sfidë, Policia e Kosovës në vazhdimësi po bën përpjekje të mëdha që të ngrihet siguria në trafikun rrugor duke përdorur një qasje të ofrimit të sigurisë e cila në bërthamën e saj ka: (i) parandalimin (me metodat proaktive dhe reaktive) dhe zbulimin e të gjitha aktiviteteve që mund të ndikojnë negativisht në sigurinë e përgjithshme të trafikun rrugor, (ii) bashkërendimin dhe koordinimin e veprimeve policore, me theks të veçantë ndërmjet njësive organizative të PK-së, pastaj ato ndërinstitucionale, ndërkombëtare, shoqërisë civile si dhe ekspertëve të ndryshëm të fushës së sigurisë në trafikun rrugor në kuptimin e saj më të gjerë, e cila në bërthamën e saj gjithashtu ka edhe (iii) orientimin strategjik të adresimit të sfidave në trafikun rrugor.

Për të adresuar sfida në trafikun rrugor, Policia e Kosovës ka hartuar dhe zbatuar 180 plane operative në lidhje me ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor dhe njëkohësisht ka zbatuar memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së shtetit shqiptar dhe Policisë së Kosovës në fushën e ofrimit të sigurisë në trafik gjatë sezonit veror 2017.

Brenda kësaj periudhe janë hartuar 62 raporte analitike, të cilat kanë qenë të orientuara në identifikimin dhe adresimin e dukurive negative në trafikun rrugor, duke përfshirë fenomenologjinë dhe etiologjinë e aksidenteve, janë hartuar 103 raporte/shkresa në lidhje me gjendjen e infrastrukturës rrugore, të cilat janë adresuar tek institucione përkatëse, janë realizuar 79 takime dhe pjesëmarrje në 70 emisione televizive, të cilat kanë qenë të fokusuara në ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor, 28 fushata për vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor, 62 ligjërata në shkolla për vetëdijesimin e nxënësve, si dhe pjesëmarrja në 13 konferenca, simpoziume, ekspozita vendore dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë në trafikun rrugor. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe është themeluar një task forcë për parandalimin e aksidenteve në trafikun

rrugor, janë realizuar 919 përcjellje të materieve të rrezikshme, si dhe janë shqiptuar 397638 tiketa për kundërvajtje në trafikun rrugor, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, tregon një ngritje të shqiptimit të tiketave për 21.49%.

Si rezultat i këtyre përpjekjeve, brenda kësaj periudhe vërehet një rënie e numrit të:

• aksidenteve në trafikun rrugor, nga 18541 në 17695 aksidente, apo rënie për 4.09%;• aksidenteve me dëme materiale, nga 12312 në 11183, apo rënie për 9.16%;

Fatkeqësisht, edhe përkundër përpjekjeve të mëdha të Policisë, gjatë vitit 2017 vërehet ngritje e numrit të:

• aksidenteve me pasoja fatale nga 99 në 122, ose ngritje për 23.23%. Nga ky numër i aksidenteve, 137 persona kanë humbur jetën, që në raport me vitin 2016 shënon një ngritje për 24.54%.• aksidenteve me lëndime nga 6130 në 6390, ose ngritje për 4.24%;. Nga ky numër i aksidenteve, 12645 persona janë lënduar, që në raport me vitin 2016 shënon një ngritje për 5.29%

Gjatë vitit 2017, PK-ja ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurisë së Komunikacionit Rrugor (KSKRr), ku ka dhënë kontributin e saj në prezantimin/pasqyrimin e gjendjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, rekomandime për ndërmarrjen e masave edhe nga mekanizmat tjerë, me qëllim të përmirësimit të sigurisë rrugore në vend.

SiGuRiA nË TRAfiKun RRuGoR

Page 9: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

9

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

Me qëllim të ngritjes së sigurisë në bashkësi dhe në përputhje me Strategjinë e Policimit në Bashkësi dhe Planin e Veprimit 2017-2021, Policia e Kosovës ka vazhduar përkushtimin e saj në promovimin dhe ndërtimin e partneritetit me bashkësinë, ku deri më tani, me vendimin e drejtorit të Përgjithshëm të PK-së dhe në përputhje me Ligjin e Policisë, Neni 7, re-spektivisht paragrafi 7.5 janë themeluar 65 Komitete Lokale për Siguri Publike (KLSP). Për të siguruar një komunikim të mirëfilltë ndërmjet KLSP-ve në tërë Kosovën, brenda kësaj periudhe janë mbajtur 2 takime të Këshillave Ekzekutive të KLSP-ve, në të cilat kanë marrë pjesë gjithashtu edhe zyrtarët policorë, zyrtarët e qeverisjes lokale, mediat dhe donatorët. Në vazhdën e aktiviteteve të KLSP-ve, ata kanë ar-ritur të përfitojnë fonde në vlerë prej 600,000.00€ nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë, të cilat kanë mundësuar implementimin e projek-teve për interesin e bashkësisë, siç janë: ndërtimi i fushave sportive, vendosja e kamareve të sigurisë, organizim i kampingjeve për të rinjtë e etnive të ndryshme në Kosovë, ndriçimi i pjesëve të rrugëve në afërsi të shkollave etj. Sa u përket aktiviteteve të PK-së në lidhje me ngritjen e sigurisë nëpër shkolla dhe ngritjen e vetëdijes-imit tek nxënësit, vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe, në 326 shkolla të ciklit para-universitar

janë realizuar 1012 ligjërata të cilat i kanë ndjekur 41010 nxënës. Ligjëratat kryesisht kanë qenë rreth: njohurive për konceptin e Policimit në Bashkësi dhe rëndësinë e qasjes pro-aktive; parandalimin e keqpërdorimit të rrjeteve sociale të komunikimit; parandalimin e pasojave nga përdorimi i substan-cave narkotike; ngritja e sigurisë në komunika-cionin rrugor; ligjërata në fushën e parandalimit të dhunës në mes të bashkëmoshatarëve; parandalimi i shqetësimeve seksuale në institucionet shkollore; si të jemi më të sigurt gjatë lëvizjes në rrugë “Garat me biçikleta”; dhuna në familje; trafikimi me qe-nie njerëzore; ligjërata në lidhje me “Balena Blu”; parandalimi i ekstremizmit fetar duke i promovuar vlerat demokratike. Vlen të theksohet se në kuadër të projektit “Ngritja e sigurisë në shkolla“ janë reali-zuar edhe 14400 patrullime policore parandaluese duke përfshirë zyrtarë në uniformë policore dhe rroba civile.Në kuadër të aktiviteteve të saj, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me UNDP-në, ka organizuar një aktivitet për fëmijë për nder të 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, gjatë së cilës janë mba-jtur prezantime të ndryshme në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe sigurinë e tyre. Gjatë kësaj ngjarje kanë parakaluar fëmijët me uniformën e Policisë së Kosovës, si dhe motoristët dhe çiklistët më të dal-luar të Policisë, ndërsa aktiviteti është përmbyllur me disa pika vallëzimi dhe këndimi të përgatitur nga fëmijët.

PoLiciMi nË BASHKËSi

1Strategjia e Policimit në Bashkësi dhe Plani i Veprimit 2017-2021 përbëhet nga 4 objektiva, 12 nën objektiva dhe 55 aktiviteteve, të cilat konkretizojnë masat dhe veprimet të cilat duhet të ndërmerren për të përmbushur misionin dhe vizionin e kësaj strategjie. Objektivat kryesore të kësaj strategjie janë: (a) fuqizimi dhe avancimi i partneriteti, (b) ngritja e besueshmërisë dhe kënaqshmërisë së publikut me punën policore, (c) bashkërendimi i aktiviteteve të policimit në bashkësi me strategjitë tjera, si dhe (d) avancimi i reformave të brendshme dhe mekanizmat për monitorimin e zbatimit të strategjisë.

Page 10: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

10

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

Gjatë kësaj periudhe raportuese, në kuadër të aktiviteteve policore të orientuara në parandalimin dhe luftimin krimit të organizuar, krimeve të rënda, krimit ekonomik & korrupsionit, terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, janë realizuar 944 operacione, 1105 bastisje, si dhe 401 lokale të kontrolluara. Brenda kësaj periudhe, janë punuar në gjithsej 2542 raste, prej tyre 1541 raste të reja, 676 raste të pranuar nga njësitë tjera në kuadër të Policisë së Kosovës, ndërsa 325 raste janë bartur nga vitet paraprake. Janë ngritur 1630 kallëzime penale, 104 prej të cilave me kryes të panjohur, 1526 kallëzime penale me kryes të njohur ndaj 2426 personave, ndërsa 132 raste janë dërguar në prokurori me raport të veçantë. Brenda kësaj periudhe raportuese, janë arrestuar 1818 persona të dyshuar për vepra të rënda penale, si dhe neutralizuar 31 grupe kriminale.

Në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, gjatë kësaj periudhe janë punuar në 159 raste, prej tyre 130 raste kanë qenë të reja. Janë realizuar 42 plane operative, 100 operacione, neutralizuar 3 grupe kriminale, janë arrestuar 203 persona të dyshuar, janë ngritur 82 kallëzime penale, 24 raste janë dorëzuar në prokurori me raport të veçantë, 38 raste janë dorëzuar në gjykatë-divizioni për kundërvajtje, ndërsa për 15 raste vazhdojnë hetimet. Brenda kësaj periudhe janë identifikuar 32 viktima të trafikimit, ku prej tyre 25 janë asistuar duke u strehuar në strehimoret përkatëse për riintegrim dhe rehabilitim ndërsa të tjerat janë kthyer në familje. Gjithashtu janë trajtuar edhe 7 viktima potenciale.

Në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit

me narkotikë janë punuar në 1423 raste, prej tyre 1368 raste kanë qenë të reja. Janë realizuar 788 operacione, neutralizuar 17 grupe kriminale, hetuar 1732 persona të dyshuar, arrestuar 1426 persona, ngritur 1022 kallëzime penale ndaj 1358 personave. Janë konfiskuar: 391.3 gramë heroinë; 713.05 gramë kokainë; 147.74 gramë ekstazi; 1908 kg. 176.75 gramë marihuanë, 5898 bimë kanabis, 155.05 gramë fara kanabis. Vlen të theksohet se brenda kësaj periudhe, janë zhvilluar 3 hetime të nivelit ndërkombëtar dhe deri më tani janë arrestuar 4 persona, janë konfiskuar 14 armë automatike AK-47 dhe një armë anti-tank. Në kuadër të aktiviteteve të parandalimit dhe luftimit të drogave në dhe përreth shkollave, gjatë kësaj periudhe Policia ka hapur 171 raste në perimetrin 300 m afër shkollave, ka kontrolluar 120 objekte, 3993 automjete dhe 7906 persona, janë arrestuar 211 persona, prej të cilëve 49 kanë qenë nxënës, ndërsa 162 jo-nxënës. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese, Policia ka mbajtur 95 ligjërata nëpër shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës për 7126 nxënës dhe ka shpërndarë 3265 fletushka.

Në fushën e luftimit kundër krimeve ekonomike, korrupsionit dhe pasurisë

Në fushën e luftimit kundër krimeve ekonomike, korrupsionit dhe pasurisë janë hetuar 607

raste, janë ngritur 370 kallëzime, janë arrestuar 91 persona të dyshuar, janë

realizuar 9 operacione dhe 29 plane operative, si dhe janë neutralizuar 7 grupe të organizuara kriminale. Si rezultat i angazhimit dhe zbatimit të ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër

penale, gjatë vitit 2017 janë ngrirë, sekuestruar/konfiskuar përkohësisht

pasuritë në vijim:• Asete të ngrira janë: 7 objekte banesa; 3

PARAnDALiMi DHE LufTiMi i KRiMiT TË oRGAnizuAR, KRiMEVE TË RËnDA, KRiMiT EKonoMiK & KoRRuPSioniT, TERRoRizMiT, EKSTREMizMiT TË DHunSHËM DHE RADiKALizMiT

Page 11: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

11

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

lokale; 1 hektar tokë dhe 1 llogari bankare.• Asete të sekuestruara: 1 banesë; 12 vetura; 64,108.30€; 3,177.00CHF; 52,320.00Lekë; 821.00$, 10,607.00 dinarë të Serbisë

Në fushën e hetimit të krimeve të rënda, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar 192 raste, prej të cilëve 140 raste të reja, 5 raste janë pranuara nga njësi tjera, 47 janë trajtuar nga vitet e mëhershme. Janë realizuar 7 operacione dhe 16 bastisje në lokacione, janë arrestuar 23 persona dhe janë ngritur 30 kallëzime penale.

Parandalimi dhe luftimi i terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit Luftës kundër këtij fenomeni, Policia e Kosovës i është qasur në mënyrë strategjike, duke filluar prej bashkëpunimit në nivel lokal përmes Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB), Këshillave Lokale për Siguri në Bashkësi (KLSB), e deri te hartimi dhe implementimi i Strategjisë Kombëtare e Republikës së Kosovës Kundër Terrorizmit për periudhën 2012-2017, si dhe Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në terrorizëm për periudhën 2015-2020, Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimin e Parave, Financimin e terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2014-2018.

Gjatë këtij viti, autoritetet e specializuara për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit në kuadër të Policisë së Kosovës kanë trajtuar gjithsej 114 raste, prej tyre 60 raste të reja. Kanë ndërmarrë gjithsej 5 operacione, 10 bastisje në rajone të ndryshme të Kosovës dhe kanë ngritur 49 kallëzime penale kundër 73 personave.Përderisa gjatë viteve paraprake, fokusi kryesor ishin rastet që kanë të bëjnë me parandalimin e personave që t’iu bashkëngjiten konfliktit në Siri dhe Irak në radhët e organizatave terroriste, gjatë vitit 2017, fokusi kryesor është përqendruar në parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, përfshirë këtu edhe

parandalimin e akteve të dhunës dhe sulmeve të mundshme terroriste.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës në mënyrë të vazhdueshme kanë marrë pjesë në debate të ndryshme me institucione tjera, shoqërinë civile dhe qytetarët, të organizuara nga agjenci dhe organizata tjera, duke përfshirë edhe nga shoqëria civile, në zbatim të aktiviteteve që dalin nga strategjia nacionale kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante, është hartuar plani i përbashkët reagues për pranimin dhe trajtimin e personave që mund të kthehen nga zona e konfliktit, posaçërisht të grave dhe fëmijëve, si dhe është hartuar Strategjia Shtetërore kundër Terrorizmit dhe Plani i Veprimit 2018-2022.

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse të adresimit të radikalizmit dhe ekstremizmit, PK-ja ka botuar një doracak në lidhje me qasjen proaktive policore dhe rolin e Policimit në Bashkësi në identifikimin dhe parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm. Njëkohësisht, kanë marrë pjesë në grupin punues të MPB-së për strategjinë e parandalimit të ekstremizmit dhe radikalizmit, si dhe ka marrë pjesë në punëtori të ndryshme të organizuara nga autoritete të ndryshme, në lidhje me parandalimin e ekstremizmit, terrorizmit, si dhe mekanizmat referues për parandalimin e ekstremizmit.

Page 12: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

12

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

KonTRoLLi, MBiKËqyRJA DHE MEnAxHiMi i inTEGRuAR i KufiRiT

Policia e Kosovës ka treguar një përkushtim të veçantë edhe në fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit, kontrollit të qëndrimit dhe lëvizjes së të huajve, luftimin e krimit ndërkufitar, si dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për Menaxhimin e Integruar të Kufijve (MIK). Si rezultat i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të autoriteteve të MIK-ut, kufijtë e Republikës së Kosovës kanë kaluar: 16906653 persona, që krahasuar me vitin e kaluar tregon ngritje për 3.68%; 5571984 mjetet motorike, që tregon ngritje për 11.23% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe 2345 trena, që krahasuar me vitin e kaluar gjithashtu tregon ngritje për 22.32%.

Në kuadër të kontrollit të hyrje-daljeve të personave në pikat kufitare janë evidentuar dhe procesuar 4635 persona të rëndësishëm.

Sa i përket kontrollit së vijës së dytë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në përputhje me parimet e MiK-ut, kanë arritur që të kontrollojnë:

Gjatë ofrimit të sigurisë së kufijve të Republikës së Kosovës, si rezultat i shkeljeve të ndryshme ligjore, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë hapur 747 raste të veprave penale, 343 kundërvajtje, kanë shqiptuar 1135 gjoba në fushën e qëndrimit ilegal dhe mosvazhdimin e lejes së qëndrimit. Policia Kufitare ka arrestuar: (a) 895 persona për vepra të ndryshme kriminale; (b) 2676 persona me urdhëresa vendore; (c) 16 persona me urdhëresa të ndryshme (ndërkombëtarë etj.) dhe ka ndaluar 85 persona.

Me qëllim të përmbushjes së objektivave të parapara për periudhën raportuese, zyrtarët e Policisë Kufitare

kanë bërë 1566 inspektime në fushën e migrimit të të huajve, 2863 refuzime të hyrjes, 1122 refuzime të daljes, si dhe kanë realizuar 1179 verifikime të kërkesave për viza të Republikës së Kosovës. Po ashtu, zyrtarët e Policisë Kufitare kanë ekzekutuar 15 depërtime dhe 232 urdhër-largime me forcë dhe kanë trajtuar 147 kërkesa për azilkërkues.

Njëkohësisht, brenda kësaj periudhe kohore janë bërë një numër i madh i konfiskimeve të ndryshme, ku ndër më të rëndësishmet kanë qenë konfiskimi i 25 armëve të zjarrit, 1 armë industriale, 4 armë gazi, 8154 municione të llojit të ndryshëm, 1500 municione industriale, 2 granata dore, 2 detonatorë elektrikë, 12673 mjete piroteknike, si dhe ka konfiskuar 183 mjete motorike.

Policia Kufitare gjatë kësaj periudhe ka realizuar 405 operacione, 438 patrullime të përbashkëta me shtetet fqinje (Shqipëri, Maqedoni dhe Mali i Zi), 15 patrullime të sinkronizuara me Policinë Kufitare të shteteve fqinje. Sa i përket Menaxhimit të Integruar të Kufirit janë realizuar: 124 takime të punës brenda Policisë, 87 takime me autoritetet e MIK-ut, ndërsa 207 aktivitete kanë qenë me karakter ndërkombëtar.

Tabela nr.1: Kontrolli i vijës së dytë.

Page 13: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

13

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

nGRiTJA E KAPAciTETEVE nJERËzoRE DHE MATERiALE

Policia e Kosovës është themeluar me 6 shtator 1999, në atë kohë përbëhej nga 176 pjesëtarë të saj, tani përbëhet nga 8750 punonjës, prej të cilëve 7677 janë zyrtarë policorë, ndërsa 1073 staf civil. Nga ky numër, 85.92% e personelit të PK-së i takojnë gjinisë mashkullore, ndërsa 14.08% gjinisë femërore, prej të cilëve 84.03% i takojnë përkatësisë etnike shqiptare, ndërsa 15.97% u takojnë grupeve tjera etnike.

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e kontinuitetit të saj, Policia e Kosovës në vazhdimësi investon në kuadrot e saj, duke filluar me rekrutimin e gjeneratave të reja të policëve, ofrimin e njohurive bashkëkohore në fushën e zbatimit të ligjit, ngritjen e sistemeve të bazës së të dhënave të nevojshme për kryerjen sa më efektive dhe efikase të punës policore, furnizimin me të gjitha pajisjet e nevojshme për kryerjen e detyrave policore, renovimi/sanimi dhe rregullimi i infrastrukturës së objekteve të PK-së, si dhe ngritja e shëndetit dhe mirëqenies së zyrtarëve të saj.

Për të përmbushur të gjitha këto obligime me sukses, Policia e Kosovës, për vitin 2017, ka pasur në dispozicion buxhetin prej 89,813,900.46€, i cili është realizuar në shkallë prej 98.92%. Brenda kësaj periudhe ka arritur të ketë të hyra në shumë prej 4,954,140.59€. Ka iniciuar 134 projekte të prokurimit dhe 810 urdhër blerje. Prej 134 projekteve të prokurimit të iniciuara, janë nënshkruar 133 kontrata: 23 projekte ka qenë me vlerë të lartë, 49 me vlerë të mesme, 35 më vlerë të vogël dhe 25 me vlerë minimale. Ndërsa nga gjithsej 810 urdhër blerje, 370 kanë qenë për furnizim, 430 për shërbim, ndërsa 10 për punë.

Brenda kësaj periudhe raportuese, Policia e Kosovës ka vazhduar me qasjen e saj të menaxhimit efektiv dhe efikas të flotës së automjeteve dhe pajisjeve policore, ku krahasuar me tri vitet e fundit është arritur zvogëlimi i kostos së menaxhimit të tyre për

65.81%. Zvogëlimi i kostos është evident edhe në fushën e furnizimit me goma, ku krahasuar me tri vitet e fundit është evident zvogëlimi i kostos për 69.20%. Këto zvogëlime janë arritur në kohën kur numri i automjeteve aktive ishte në rritje e sipër, nga 862 në vitin 2014, në 911 automjete në vitin 2016. Gjithashtu vërehen zvogëlimet në shpenzimet mesatare ditore të derivateve për automjete, nga 8.23 litra në vitin 2014, në 7.59 litra në vitin 2016.

Menaxhimi efektiv dhe efikas është gjithashtu evident edhe në fushën e menaxhimit të prokurimit, duke filluar nga mbajtja e evidencave të aktiviteteve, me theks të veçantë dosjeve të prokurimit dhe regjistrit përmbledhës të prokurimit, përmes së cilës promovohet transparenca dhe arkivimi i duhur i dosjeve të prokurimit. Duke marrë në konsideratë rëndësinë e planifikimit të mirëfilltë në fushën e prokurimit, është hartuar plani i prokurimit për vitin fiskal 2016 i cili është dorëzuar brenda afatit kohor Agjencisë Qendrore të Prokurimit. Gjatë vitit 2016, është hartuar Raporti Vjetor i Kontratave Publike të Nënshkruara, i cili gjithashtu është dorëzuar brenda afatit kohor Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës.

Një nga drejtimet e rëndësishme për rritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale të PK-së ka qenë dhe mbetet prioritet trajnimi dhe shkollimi i punonjësve të Policisë. Gjatë periudhës raportuese, Policia e Kosovës ka organizuar 156 trajnime, ligjërata,

Page 14: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

14

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

punëtori për 2394 pjesëtarë të saj dhe 287 procese të ricertifikimit për 3987 pjesëtarë të PK-së. Në bashkëpunim me organizata tjera janë organizuar 101 trajnime për 1191 pjesëtarë të saj, ndërsa jashtë RKS-së janë organizuar 160 trajnime të cilat i kanë vijuar 396 pjesëtarë të PK-së. 104 pjesëtarë të PK-së vijojnë studimet 4 vjeçare në Fakultetin e Sigurisë Publike, i cili vepron në kuadër të Akademisë Kosovare për Siguri Publike në Vushtrri. Duke marrë në konsideratë rëndësinë e qasjes së integruar të ofrimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, gjatë kësaj periudhe kohore, PK-ja ka qenë e angazhuar edhe në ngritjen e kapaciteteve të organizatave tjera të RKS-së, duke i organizuar 22 trajnime për 196 pjesëmarrës nga organizata të ndryshme.

Si rezultat i një analize për nevojën për plotësimin e strukturës komanduese me stafin e ri, brenda kësaj periudhe janë graduar: 17 nënkolonelë, 27 majorë, 1 toger dhe 2 rreshterë. Për angazhimin e dalluar të pjesëtarëve të PK-së janë dhënë: 69 Medalje për Shërbim të Besnikërisë, 2 Medalje për Shërbim të Dalluar, 23 Medalje për Lëvdim, 12 Medalje për Shpëtim Jete, 3 Medalje Mburojë e Policisë, 58 Lëvdata nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së dhe 15 Mirënjohje nga drejtori i Përgjithshëm. Ndërsa një qytetar është shpërblyer me medaljen për meritë. Brenda kësaj periudhe janë shpallur 39 konkurse të brendshme dhe 2 të jashtme.

Përveç kryerjes së detyrave të tyre policore, pjesëtarët e Policisë së Kosovës vazhdimisht marrin pjesë nëpër gara të ndryshme sportive vendore dhe ndërkombëtare, përmes të cilëve promovohet dhe ofrohet mbështetja e Policisë së Kosovës, duke filluar nga garat të cilat organizohen në nivel: komunal, shtetëror, rajonal, evropian dhe gara të nivelit botëror. Siç është rasti i përfaqësimit të Policisë së Kosovës në Garat Botërore 2017 për Polici, Zjarrfikës, Dogana dhe Shërbime Korrektuese, i mbajtur me 7-16 gusht 2017, në Los Angeles, SHBA, ku pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arritur që të fitojnë 6 medalje: 3 të arta dhe 3 të bronzta. Në këtë garë, një pjesëtari i Policisë

së Kosovës është shpallur për herë të tretë kampion botëror në garat për Polici, Zjarrfikës, Dogana dhe Shërbime Korrektuese.

Përmes aktivitetet të tyre, Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës në vazhdimësi promovon vlerat e Policisë së Kosovës në ngjarje të ndryshme organizuar në nivel vendor dhe ndërkombëtar, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në adresimin e sfidave policore. Gjatë kësaj periudhe, ato janë regjistruar në Rrrjetin Evropian të Grave Police dhe kanë arritur të jenë pjesë e bordit drejtues së saj. Gjithashtu kanë marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Grave Police, i mbajtur me 17-21 shtator 2017 në Cairns, Australi. Brenda kësaj periudhe është hartuar plani i veprimit për mbështetjen e kandidatëve të gjinisë femërore për aplikimin dhe rekrutimin në Policinë e Kosovës.

Për të siguruar një qasje profesionale në zbatim të ligjit, Policia e Kosovës monitoron, kontrollon dhe heton veprimet e zyrtarëve të saj. Si rezultat i kësaj kontrolle të brendshme gjatë kësaj periudhe Drejtoria e Standardeve Profesionale (DSP) ka iniciuar 881 lëndë për hetime të brendshme: 655 lëndë kanë qenë të iniciuara nga qytetarët, ndërsa 226 kanë qenë të iniciuara nga vetë PK-ja. Gjatë kësaj periudhe, 225 raste kanë qenë të bazuara, 377

Page 15: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

15

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

raste të pabazuara, 256 raste janë në proces, 2 raste janë rekomanduar në nivel lokal të adresimit, ndaj 13 rasteve janë pushuar hetime, ndërsa në 8 raste ende nuk ka veprim nga DSP-ja. Në Komisionin e Brendshëm Disiplinor (KBD) janë pranuar 1219 lëndë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale (DSP), janë shqyrtuar 1213 lëndë, si dhe në proces janë 169 lëndë. Nga gjithsej 1213 lëndë të trajtuara në KBD, janë marrë këto vendime: 82 raste të ndërprerjes së marrëdhënies së punës; 1 rast të degradimit, 204 raste të ndalesës në pagë; 114 vërejtje me shkrim; 47 vërejtje me gojë; 48 raste lirim nga akuza; në 20 raste janë pushuar hetimet, ndërsa 697 raste kanë qenë të paargumentuara dhe pabazuara. Nga gjithsej 443 raste të cilat ka pranuar Komisioni i Ankesave (KA), janë shqyrtuar 426 raste, prej të cilave: në 348 raste është konstatuar se ankesa ka qenë e pabazuar dhe vendimi mbetet në fuqi; në 26 raste ankesa ka qenë e bazuar dhe e aprovuar; në 40 raste ankesa ka qenë pjesërisht e bazuar dhe vendimi ka qenë pjesërisht i ndryshuar; në 2 raste vendimi është kthyer për plotësim të hetimeve, ndërsa në 10 raste ankesa është hedhur poshtë sepse është parashtruar jashtë afatit, është tërhequr nga ankuesit, ka qenë e pabazuar apo ankesa nuk ka përmbajtur arsye të mjaftueshme. Kontrolli i brendshëm i Policisë është fuqizuar edhe me auditimet dhe inspektimet e brendshme. Si rezultat i kësaj kontrolle, gjatë periudhës raportuese, Zyra e Auditimit në kuadër të PK-së ka realizuar 15 auditime të rregullta dhe 1 të jashtëzakonshëm, për të cilat janë dhënë 66 rekomandime. Këto auditime janë bërë në fusha të ndryshme të zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore që lidhen me fushën e prokurimit, financave dhe menaxhimit të pasurisë, si dhe në fushën e zbatimit të procedurave administrative për personelin e PK-së. Gjithashtu në kuadër të inspektimeve të brendshme PK-ja ka realizuar 328 inspektime të rregullta si dhe 248 inspektime të jashtëzakonshme në të gjitha fushat e inspektimit të punës së Policisë. Për të gjeturat e këtyre inspektimeve janë dhënë 929 rekomandime.

Në vazhdën e aktiviteteve të zhvillimit strategjik gjatë kësaj periudhe janë rishikuar dhe plotësuar: (a) vlerësimi dhe rishikimi i planit strategjik të PK-së 2016-2020; (b) udhëzimi administrativ 07/2012 për marrëdhënien e punës; (c) detyrat e zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale; projekt-udhëzimi administrativ për qasjen në evidencën e të dhënave për aksident trafiku; (d) projekt-udhëzimi për mënyrën e vendosjes së pajisjeve të zërit dhe dritave në mjetet për përcjelljen me mjetet në përparësi kalimi; (e) janë nënshkruar 19 memorandume të mirëkuptimit; (f) janë dhënë 4837 komente juridike për verifikimin e të kaluarës kriminale, si dhe (g) 78 interpretime ligjore.

Shëndeti i personelit policor ka qenë në fokus të vazhdueshëm të organizatës. Me qëllim që të identifikohen, adresohen dhe parandalohen sëmundjet dhe dukuritë tjera psiko-emocionale në Policinë e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë mbajtur:

(a) fushata vetëdijesuese për parandalimin e vetëvrasjes në të cilin kanë marrë pjesë 570 punonjës të PK-së;(b) fushata vetëdijesuese për zbulimin e hershem të sëmundjes së sheqerit, tensionit të lartë dhe të mbipeshës, në të cilin kanë marrë pjesë 366 punonjës të PK-së;

Page 16: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

16

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

(c) fushata e dhënies vullnetare të gjakut për nevojat e Qendrës Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut në të cilin kanë marrë pjesë 533 punonjës të PK-së;

(d) 239 seanca psikologjike;(e) 233 seanca këshilluese;(f) janë realizuar 85 vizita pjesëtarëve të PK-së nëpër spitale, si dhe (g) 74 vizita në shtëpinë e tyre.

Gjatë kësaj periudhe, stafi i DShSh-së ka qenë gjithashtu i angazhuar në mbështetjen e operacioneve policore me autoambulancë në 62 plane operative dhe 5 asistenca.

Policia e Kosovës rëndësi të veçantë i ka kushtuar zhvillimit e modernizimit të teknologjisë informative si dhe zgjerimit dhe mirëmbajtjes të sistemeve të komunikimit dhe menaxhimit të informacionit, në përputhje me planin Strategjik të Zhvillimit për 2016-2020. Në kuadër të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) janë vazhduar aktivitete të orientuara në ofrimin e qëndrueshmërisë: (a) Sistemi i Integruar Informativ i PK-së (SIPK); (b) Sistemi Informativ i Menaxhimit të Resurseve të Policisë (PRIMS); (c) Sistemi Integruar i Menaxhimit të Kufijve (BIMS); (d) Sistemit të vëzhgimit përmes kamerave në objektet policore; (e) Projekti 3D-GIS; (f) Implementimi i Sistemi të ri për Linjat Emergjente 192; (g) Përmirësimi i Sistemit Telefonik VoIP;

Policia e Kosovës ka qenë vazhdimisht e përkushtuar në ngritjen dhe forcimin e bashkëpunimit me

publikun, mediumet elektronike dhe të shkruara, me qëllim të rritjes së transparencës për veprimet policore. Gjithashtu ka mbështetur dhe promovuar disa fushata sensibilizuese në interes të përgjithshëm shoqëror, me theks të veçantë në fushën e sigurisë rrugore, kundër përdorimit të drogave etj. Gjatë periudhës raportuese në nivel qendror të PK-së janë organizuar 7 konferenca për media, janë lëshuar 120 komunikata me shkrim për media, janë realizuar përgjigje në 3000 kërkesa, janë publikuar 360 raporte 24-orësh. Ndërsa, në nivel të drejtorive rajonale të Policisë, janë organizuar 72 konferenca për media, janë lëshuar 582 komunikata me shkrim, janë përgjigjur në 1468 kërkesa me shkrim, janë bërë 20248 prononcime për TV, radio, portale të ndryshme, përfshirë edhe forma të tjera të kontaktit me media dhe publikun. Duke shfrytëzuar informatat të cilat shfrytëzuesit e rrjeteve sociale i kanë dhënë PK-së për dukuri të ndryshme kriminale, PK-ja ka arritur që me kohë t’i adresojë ato.

Si rezultati i ngritjes së komunikimit me publikun, gjatë vitit 2017, faqja zyrtare e PK-së në facebook https://facebook.com/KosovopoliceZIMP/ ka pasur 33603 ndjekës, që krahasuar me vitin e kaluar tregon rritjen e ndjekësve për 19,37%. Një nga postimet më të shikuara në faqen zyrtare të PK-së në Facebook ka qenë ngjarje të cilën Policia e Kosovës në bashkëpunim me UNDP-në në Kosovë ka organizuar për fëmijë për nder të 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, e cila ka pasur 205700 shikime, 5136 pëlqime, 606 shpërndarje dhe 373 përshtypje të shkruara në Facebook.

Page 17: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

17

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

Shtojcë

Raporti vjetor i punës i Policisë së Kosovës 2017

____________________________________________________________________________________ Policia e Kosovës faqe 15 prej 20

Shtojcë

Grafikoni nr. 1 - Numri total i rasteve Grafikoni nr. 2 - Numri i veprave penale

Grafikoni nr. 3 - Numri i personave të ndaluar Grafikoni nr. 4 - Numri i personave të arrestuar

48000

48500

49000

49500

50000

50500

51000

51500

Viti 2016 Viti 2017

51029

49214

34700

34800

34900

35000

35100

35200

35300

35400

35500

Viti 2016 Viti 2017

35467

35021

3000

3050

3100

3150

3200

3250

3300

3350

3400

3450

3500

Viti 2016 Viti 2017

3463

3170

13000

13500

14000

14500

15000

15500

16000

Viti 2016 Viti 2017

14093

15608

Page 18: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

18

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

Raporti vjetor i punës i Policisë së Kosovës 2017

____________________________________________________________________________________ Policia e Kosovës faqe 16 prej 20

Grafikoni nr. 5 - Armë zjarri të konfiskuara Grafikoni nr. 6 - Municione të konfiskuara

Grafikoni nr. 7 – Aksidente në trafikun rrugor Grafikoni nr. 8 –Persona të vdekur në trafikun rrugor

1,160

1,180

1,200

1,220

1,240

1,260

1,280

1,300

Viti 2016 Viti 2017

1,292

1,211

25600

25700

25800

25900

26000

26100

26200

Viti 2016 Viti 2017

25820

26178

17200

17400

17600

17800

18000

18200

18400

18600

Viti 2016 Viti 2017

18541

17695

0

20

40

60

80

100

120

140

Viti 2016 Viti 2017

110

137

Page 19: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

19

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

Raporti vjetor i punës i Policisë së Kosovës 2017

____________________________________________________________________________________ Policia e Kosovës faqe 17 prej 20

Grafikoni nr. 9 - Numri i tiketave të shqiptuara për kundërvajtjeve në trafikun rrugor

Grafikoni nr. 10 – Hyrje/dalje të personave në kufi

Grafikoni nr. 11 – Numri i gjobave të shqiptuara për kundërvajtjeve në fushën e migrimit dhe të huajve

Grafikoni nr.12 – Kontrolli i vijës së dytë

0

50000

100000

150000

200000

250000

300000

350000

400000

Viti 2016 Viti 2017

327286

397638

16000000

16100000

16200000

16300000

16400000

16500000

16600000

16700000

16800000

16900000

17000000

Viti 2016 Viti 2017

16306050

16906653

1050

1060

1070

1080

1090

1100

1110

1120

1130

1140

Viti 2016 Viti 2017

1082

1135

0

10000

20000

30000

40000

50000

60000 50981

33994

14663

57169

29719

14856

Viti 2016

Viti 2017

Page 20: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

20

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

____________________________________________________________________________________

Tabela 2 – Vepra penale të karakterit kufitar

Nr. Vepra penale Janar - Dhjetor 2016 Janar – Dhjetor 2017

%

1 Kalim i paautorizuar i kufirit 189 145 -23 2 Kontrabandë me migrantë 14 19 35 3 Kontrabandë e narkotikëve (posedim i narkotikëve) 37 50 35 4 Kultivimi i narkotikëve, bimës së kanabisit 2 1 -50 5 Kontrabandë me mallra 105 106 1 6 Shmangie nga tatimi 23 2 -91 7 Transportim ilegal i armëve 7 15 114 8 Posedim i paligjshëm iI armëve 43 39 -9 9 Falsifikim i dokumentit 65 90 38

10 Falsifikim i automjeteve 6 7 16 11 Falsifikim i parasë 3 3 0 12 Falsifikim i targave 2 0 -100 13 Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë 4 2 -50 14 Kontrabandë me kafshë 37 52 40 15 Dhënie e ryshfetit 7 12 71 16 Vjedhje e pyllit 131 143 9 17 Shkretimi i pyjeve (prerje ilegale e pyllit) 3 1 -67 18 Tregti e ndaluar 14 4 -71 19 Pengim i personit zyrtar në detyrë 4 5 25 20 Sulm ndaj personit zyrtar në detyrë 6 6 0 21 Dëmtim prone (shpërdorim i pasurisë së huaj) 6 1 -83 22 Vjedhje 7 4 -43 23 Kanosje 1 2 100 24 Dhunim me mashtrim 1 0 -100 25 Rrezikimi i aviacionit civil 1 0 -100

26 Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, zjarrvënie në pyll dhe kalim ilegal i kufirit

1 0 -100

27 Posedimi, transporti i mjeteve eksplozive dhe SH.RR.P 0 1 100

28 Falsifikim i dokumentit dhe shmangie nga obligimet doganore

1 1 0

29 Tentim kalimi ilegal i kufirit 0 2 100 30 Deklarim i rrejshëm 1 0 -100 31 Mashtrim, falsifikim i dokumentit-tentim 0 1 100 32 Keqpërdorim i besimit 1 0 -100 33 Arratisje e personit të privuar nga liria 0 1 100 34 Mashtrim 1 1 0 35 Shmangie nga taksat doganore 27 18 -33 36 Lëshim i çeqeve pa mbulesë 2 0 -100 37 Lëndim i lehtë trupor 1 1 0 38 Shitja e të mirave natyrore-bimëve 0 1 100 39 Fotografim, incizim i paautorizuar 1 0 -100

40 Dhënie ndihmë në kryerjen e VP-së (kalim i paautorizuar i kufirit)

1 0 -100

41 Shpërdorim i detyrës zyrtare 1 0 -100 42 Mospërfillje e gjykatës 1 0 -100

Page 21: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

21

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

____________________________________________________________________________________

Tabela nr. 03 - Të dhënat për rastet e hapura, klasifikimi i kundërvajtjeve:

Nr. Kundërvajtjet Janar - Dhjetor

2016 Janar – Dhjetor

2017 %

1 Keqpërdorim i dokumentit 44 48 9 2 Mosrespektim i urdhrave të personit zyrtar 27 19 -29 3 Transportim ilegal i druve 119 153 28 4 Mosrespektim i ligjit për dokumente 0 7 100 5 Transportim ilegal i kafshëve 31 31 0 6 Shmangie nga kontrolli policor dhe doganor 2 4 100 7 Transport ilegal i mallrave 0 1 100 8 Shmangie nga tatimi 0 4 100 9 Kalim ilegal i kufirit 0 3 100

10 Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës 0 1 100 11 Shmangie nga obligimet doganore 15 35 133 12 Pa dokument identifikues 1 1 0 13 Prezantim i dokumentit të rrejshëm 1 0 -100 14 Automjet i dyshuar 0 1 100 15 Mosdeklarim i mallit 3 1 -66 16 Prishje e rendit dhe qetësisë publike 2 2 0 17 Peshkim i kundërligjshëm 1 1 0 18 Gjueti e paligjshme 1 0 -100 19 Mospërfillje e urdhrave të ligjshëm 0 1 100 20 Vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë 1 1 0 21 Posedim i mjetit të rrezikshëm 0 2 100 22 Sulm verbal 1 1 0 23 Tregti e ndaluar 12 17 41 24 Keqpërdorim i targave 1 3 200 25 Veturë e braktisur 0 2 100 26 Modifikim i automjetit 1 0 -100 27 Mundësim i kryerjes së kontrollit kufitar 1 0 -100 28 Qëndrim i paligjshëm 0 2 100 29 Të tjera: 1 2 100

TOTALI 265 343 29

43 Moslajmërim i veprës penale 0 1 100

44 Kontrabandë me automjete dhe shmangie e taksave doganore

0 1 100

45 Dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale 0 1 100 46 Vjedhje e veturës 0 1 100 47 Shpërdorim i pronës së luajtshme 0 3 100 48 Mosdeklarim i mallit (para) 0 1 100 49 Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm 0 1 100 50 Vënie në qarkullim e mallrave me prejardhje të dyshimtë 0 1 100 51 Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit 0 1 100

TOTALI 756 747 -1

Page 22: Republika e Kosovës - Kosovo Police · shënuar një rënie të lehtë të veprave penale, si dhe rasteve të raportuara në përgjithësi, jemi të angazhuar në mënyrë aktive

22

RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017 RapoRti vjetoR i punës i policisë së Kosovës 2017

Kontakto Policinë e Kosovës/ Kosovo Police Contact/ Kosovska policija Kontakt:

Nga telefonia fikse dhe mobile/ Od linije mobilni linije / From the fixed line By mobile:

Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale Svi pozivi su anonimni broj 080019999 , besplatan i poverljiv/ All calls are anonymous number 080019999, free and confidential

Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike/ Takođe možete da pošaljete svoje podatke

na e-mail adresa/ You can also send your information to the email address: [email protected]

192 038 550 999

www.kosovopolice.com https://www.facebook.com/KosovoPolice